Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 HASAN DOSTI , NJË JETË NË LUFTË

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

HASAN DOSTI , NJË JETË NË LUFTË Empty
MesazhTitulli: HASAN DOSTI , NJË JETË NË LUFTË   HASAN DOSTI , NJË JETË NË LUFTË EmptySat Feb 05, 2011 8:35 am

HASAN DOSTI , NJË JETË NË LUFTË



http://www.lajmishqip.com/wp-content/uploads/2011/02/hasan_dosti.jpg



Shkruan: Eugen SHEHU

Lindur e kaluar në paqë e begati , një jetë natyrshëm ka hiret e veta. Lindur e kaluar në luftëra, megjithë privacionet e mëdha sërish ka hiret e saj. Për më tej , kur këto luftëra i frymëzon ideali hyjnorë i lirisë së kombit , atëherë jeta e njeriut gjen kuptimin e saj më të shenjtë. Një jetë e tillë është ajo e Hasan Dostit.I lindur në fshatin Kardhiq të Gjirokastrës , në vitin 1895 , Hasani që në fëmijëri do të tregonte dashuri të madhe për librat. Prindërit e dërgojnë në Janinë e posaçërisht në gjimnazin e dëgjuar „Zosimea“ aty ku vite më parë ishin shkolluar edhe Frashërllinjtë. Spektri i gjërë i kulturës që përmblidhte gjimnazi,ndikuan në formimin e një edukate të fortë morale të Hasan Dostit deri sa mbylli sytë në moshën 96 vjeçare. Janina përveç asaj diturie të marrë prej bangave të shkollës , e paisi Hasanin e vogël nga Kardhiqi edhe me një sqisë tjetër,atë të krenarisë kombëtare. Kënga e Birbilenjëve,historinë e trimave shqiptarë të detit , kalaja krenare e Ali Pashë Tepelenës,do të shoqëronin netëve pothuaj gjithë djalërinë e „Zosimesë“ duke iu kujtuar një histori sa tragjike aq edhe krenare të kombit të tyre.Më pas,gjithmonë me nota të larta , Hasani mbaron gjimnazin turk. Diçka ka filluar të zgjohet tani në shpirtin e trimit Kardhiqas. Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore solli një det trazirash e vuajtjesh për shqiptarët. Coptimi tragjik i kufijve të cilit 1913 , sulmet e shkallëzuara të andartëve grekë në Jug dhe egërsia e sllavëve në brigjet e Drinit e komplikonin më tej situatën. Po t’i shtosh këtij tërbimit të fqinjëve pushtues edhe anarkinë e mbrendshme, do të mund të kuptosh fare lehtë se Shqipëria i ngjante një varke prej druri lënë nën mëshirën e dallgëve të rrezikshme mes oqeanit të trazuar.Pa mbrojtje , pa timonier , e vetme , kjo varkë natyrisht që do të bënte çfarë ish e mundur të delte nga vrundujt e stuhisë.Andartët grekë , ndërkohë djegin më tepër se gjysmën e shtëpive të Krdhiqit. Ata po përparonin drejt Tepelenës duke vaditur ëndrrën e tyre të „Vorio-Epirrit“ me gjak të pastër e të pafajshëm shqiptarësh. Familja e Hasanit , së bashku me qindra të tjera gjirokastrite detyrohet të marrë udhën e të largohet prej „tokës së djegur“ që praktikuan ushtritë greke në territorin shqiptar shekullorë. Ata vendosën në Vlorë ku zjarri i shovenëve grekë gjithsesi nuk kishte mbërritur. Tanimë jeta e Hasan Dostit kishte marrë një udhë tjetër. Intuitivisht,djaloshi prej Kardhiqi po e kuptonte se brezit të tij përpos trimëria e dituria do t’i duhej të ushqeheshin parreshtur me ndjenjat e nacionalizmit të ndershëm.Miqtë dhe shokët e Hasan Dostit do të ishin tani djelmëria atdhetare e Vlorës,ata që organizuan dhe udhëhoqën rezistencën greke,ata që në krah të baballarëve shkruan me gjak epopenë e luftës së Vlorës.Duke parë në karakterin e Hasanit mjaft virtyte , Qeveria nën udhëheqjen e Sulejman Delvinës, e emëron djaloshin prej Kardhiqi në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Prefekturës së Gjirokastrës.Këtu , Hasani shquhet jo vetëm për ndershmëri por edhe për korrektesë e maturi ndaj disa elementëve shqiptarë me qëndrime filogreke. Miqtë e tij të kësaj kohe janë Bajo Topulli dhe Kolë Tromara. Së bashku organizojnë edhe një shoqatë,programi i së cilës kishte të bënte përpos të tjerave,me nxitjen e ndjenjës kombëtare,me njohjen e historisë dhe të traditave të krejt trojeve etnike shqiptare,me idenë e bashkimit sa më të shpejtë të këtyre trojeve në trungun e shtetit amë.Ka qënë viti 1922 kur Hasan Dosti merr prej shtetit shqiptar një bursë për të studiur në Francë.tanimë ai është i pjekur në gjykime dhe tepër i aftë të kuptojë gjëndjen aktuale dhe rrugët e ndryshimeve për të ardhmen e Shqipërisë. Mbaron me rezulltate të shkëlqyera degën e drejtësisë në Francë dhe përfundon studimet duke mbrojtur gradën e Doktor në Drejtësi. Gjatë viteve të studimeve,në rrethet intelektuale franceze debaton mbi të drejtat e nëpërkëmbura të popullit të vet duke rikujtuar shpesh historinë. Së bashku me nacionalistë të tjerë që s’ishin pajtuar me regjimin monarkik,Hasan Dosti hedh idenë e një lëvizjeje popullore demokratike ku liritë e njeriut të zinin vëndin që meritonin në jetën sociale.Sado që sfondi social i Shqipërisë në monarki ishte tepër i errët,idetë dhe veprimtaritë e nacionalistëve të emigracionit nuk kaluan pa u vënë re.Me ardhjen në Shqipëri,Hasani realizon një ëndër të vjetër të tijën.Pikërisht t’i shërbejë popullit të vet duke i dhënë (brënda kuadrit ligjor) drejtësinë aq të mohuar nëpër vite.Por duhet thënë se në një masë hierarkitë e shtetit të atëhershëm shqiptar,natyrshëm vuanin prej atij mentalitetit osman të rryshfeteve dhe pazareve.Kështu,duke mos qenë dakord me qëndrimin e shtetit ndaj të drejtave elementare të individit,Hasan Dosti kundërshton hapur disa urdhëra arbitrarë. Për më tej i paisur me llogjikë e guxim,Dosti preferon të gjykojë e publikojë mjaft shkelje me gjykatën e Diktimit ku punonte.Është kjo arsyeja që rebeli Hasan Dosti pushohet me disa kolegë të tij nga puna në këtë gjykatë. Sidoqoftë,idetë e nacionalizmit,nuk do ta dekurajonin askurrë Hasanin.Ai përmes tyre do të lidhej këtej e tutje me burra trima e të mënçur,fjala e të cilëve do të skalitej thekshëm në konturret e viteve të 30-ta.Së bashku me Hysni Lepenicën,Bilal Golemin,Skënder Muçon e të tjerë,në fillim të viteve 30-të,Dosti ndërmerr krijimin e organizatës „Lëvizja e Vlorës“.Përpos kërkesave për demokratizimin e krejt aspekteve shqiptare të kohës,kjo organizatë duke kthyer sytë nga perëndimi,parashihte Republikën si regjim më të përshtashëm të qeverisjes në Shqipëri. Këtë regjim pjestarët e kësaj shoqate e lidhnin sidomos me mentalitetin dhe traditat e popullit tonë.Goditja që mori më pas „Lëvizja e Vlorës“ tregoi për atë çka forca të caktuara në Shqipëri,të përkrahuara edhe prej zyrtarëve dhe ushtarakëve të lartë të administratës,ndosht nuk ishin të afta të kuptonin prosperitetin e kombit të tyre. Për më tej,këto forca shihnin interesat personale duke harruar interesat madhore të atdheut.Në rradhët e të dënuarve të kësaj organizate ishte padyshim edhe Hasan Dosti i cili që nga 15 vjet vuajti më shumë se tre vjet burg,falë amnistive të herë pas hershme të dekretuara prej Mbretit Zog.Ora e madhe e nacionalizmit bie në fillimprillin e vitit 1939.Castet në rrokullime të kohës,kishin mbi supe peshën e madhe të tragjedisë dhe historisë së re të shqiptarëve.Një dokument i zbuluar kohët e fundit hedh në dritë mbi datën e vërtetë të krijimit të „Ballit Kombëtar“ duke përgënjeshtuar historiografinë komuniste që e shpie këtë ditë në fundin e vitit 1943.Në këtë dokument përpos të tjerave thuhet ;“, Siç është e ditur,Shqipëria në 7 prrill 1939,ditën e premte të zezë,u invadua prej italisë fashiste.Menjëherë që në javën e dytë të atij muaji,u formua në Tiranë një Komitet i mshehtë nën kryesinë e patriotit Mid’hat Frashërit i pagëzuar me emrin „Balli Kombëtar“.Komiteti harton një program veprimi që ka përbrënda kufijve të mundësive një farësoj rezistence …. Një nga anëtarët thmelues të Komitetit ka qënë H.Dosti …(„Koha“ 30 maj 1998-„Hasan Dosti ose historia e vërtetë „). Tanimë rruga e patriotit nga Kardhiqi i Gjirokastrës,ishte përcaktuar plotësisht.si një ndër udhëheqësit e „ Ballit Kombëtar“ai dëgjohet kudo ku vete.Fjala e tij ka forcën e gjykimit.Veprimi i tij është i prerë dhe në kohë.Në miqësi të ngushtë me Mid’hat Frashërin dhe Faik Qukun,Hasan Dosti punon për vënien në jetë të programit të tetë pikave të nacionalizmës më vonë me disa korigjime kohore programi i quajtur DEKALOGU,si një ndër thirrjet më të fuqishme të kohës, aktualiteti i së cilës mbetet akoma për ne shqiptarët në këtë fundshekull. Edhe pse kish studiuar për drejtësi, gjeografia dhe historia e lashtë e arbërorëve do të mbeteshin pasioni i madh deri në fund të jetës së tij.Në vitet e okupacionit fashist,krahas detyrave të ngarkuara prej „Ballit Kombëtar“,Hasani bashkëpunon ngushtë me atdhetarin,studiuesin e palodhur dhe nacionalistin Ahmet gashin dhe të dy së bashku përpilojnë hartën e parë etnike të Shqipërisë.Juristët e Kosovës,do të mbeteshin gjithashtu ndër shokët dhe miqtë më të afërt të Dostit.Mukja do të ishte një pikë kulmore në jetën dhe veprimtarinë e krejt nacionalistëve shqiptarë. Të bindur për një bashkim të plotë,të krejt forcave politike kundër okupatorit,nacionalistët u ulën në tavolinën e bisedimeve me disa prej udhëheqësve komunistë njëlloj si vëllai me vëllanë. Ata nuk paragjykuan askënd,por përkundrazi gjetën gjuhën e përbashkët duke rikujtuar kuvendet e mëdha të besës shqiptare. Mukja vendosi krijimin e Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë dhe njëzëri,nga të gjithë pjesëmarësit,unanimisht u votua në krye të këtij Komiteti,Hasan Dosti.Nacionalistët dhe komunistët e Mukjes,parapanë tek Hasan Dosti jo vetëm trimëria e guximi djaloshar por edhe aftësinë e veçantë të tij për gjykimin e ftohtë të krejt situatave.Ajo çka ndodhi më pas me Mukjen,dihet. Miqësia e komunistëve shqiptarë me ata jugosllavë do të shërbente si thikë në shpinë të vëllazërisë shqiptare.Gjaku i rrjedhur prej asaj plage akoma edhe sot nuk ka të ndalur.Plaga rrjedh e rënkon.Brenda këtij rrënkimi që nuk soset kurrë janë jetët e mijëra shqiptarëve të marra prej dhelpërive sllavo-komuniste.Së bashku me ata që muarën rrugët e mërgimit në vjeshtën e vitit 1944 ishte edhe Hasan Dosti Gjermanët,në ikje e sipër i djegin nacionalistit të shquar shtëpinë e vet në Tiranë dhe i pushkatojnë gruan dhe vëllain.Kjo do ta ligështonte trimin e pafrikshëm.por gjithsesi ai ndjen ngrohtësinë e bresit të tij të nacionalistëve që i ngjante atij zjarri të pafikur në ngricat e jetës. Në kampet e refugjatëve kudo ku ish, Hasani do të ulej të punonte,të shkruante,të hidhte dritë mbi të vërtetat. Veçmas,për nacionalizmin shqiptar do të gjente dhe ndriçonte të gjitha rrugët për bashkimin e forcave të djathta si të vetmen mundësi për të luftuar komunizmin. Me vdekjen misterioze të Mid’hat Frashërit,ai do të zgjidhej në krye të Komitetit „Shqipëria e Lirë“. Ky Komitet u bë çerdhe e ngrohtë e krejt shqiptarëve të mërguar dhe bazë e luftës kundër rregjimit komunist.Në funksionin e kryetarit të Komitetit „Shqipëria e Lirë“,Dosti luajti një rol të madh për demaskimin e regjimit të Tiranës. Në një mesazh të transmetuar në Radio Londrën në vitin 1950 , me atë zërin e tij burrërorë,me duart që i dridheshin prej emocioni ai u drejtohej shqiptarëve :„Një vit tmerri komunist,disa vite torturash,gjakësish e vuajtjes,kaluan në kalendarin shqiptar si në kohët më të zeza që ka njohur historia jonë.As vrulli i barbarëve nuk shkatoi kaq mjerime përmbi tokën tonë ku mbretëron uria dhe frika e keqe prej ditës fatale që një grup agjentësh të egzaltuar hipotekuan Shqipërinë në kadastrën e Moskës …

Kudo në Itali,Francë,Gjenevë e deri në Los Anxhellos,veprimtaria e këtij nacionalisti ishte e ndjeshme.Zemra natyrisht i dhimbte sepse Qeveria e Tiranës i kishte mbyllur në brigje djemtë e tij duke mbajtur peng për idetë dhe veprën e të jatit.Por ai s’i shkëmben për asnjë çast hallin e madh të Atdheut me interesat vetiake të çastit.Kështu,derisa zemra i pushoi së rrahuri në janarin e vitit 1991.Cka ndjerë ajo zemër e madhe në rrahjet e fundit të saj ? Vështirë të përgjigjesh.Por sytë janë mbyllur me imazhin e bukur të demokracisë që po vinte në Shqipëri duke rikujtuar shpesh historinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
HASAN DOSTI , NJË JETË NË LUFTË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet
» Kush është Hasan Prishtina-Polaci
» Myderriz HASAN EF.NAHI
» Ditar Lufte
» HAXHI HASAN VUÇITËRNA (1919-1998)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: