Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Myderriz HASAN EF.NAHI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Myderriz HASAN EF.NAHI Empty
MesazhTitulli: Myderriz HASAN EF.NAHI   Myderriz HASAN EF.NAHI EmptyTue Feb 28, 2012 8:09 pm



Botime të reja: Myderriz HASAN ef.NAHI
Jeta dhe vepra
(1905-1991

Këto ditë doli në dritë libri me titull:
Myderriz Hasan ef. Nahi- jeta dhe vepra (1905-1991)
Përmbledhje kumtesash nga sesioni shkencor
(Prishtinë, 5 shkurt 2011)

Librin e botoi:
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës
Shtëpia botuese "Dituria Islame"
Biblioteka "Botime të veçanta"
Për botuesin: Mr. Naim Tërnava
Përgatiti për botim:
Ramadan Shkodra - Sadik Mehmeti

Redaksia:
Mr. Naim Tërnava
Resul Rexhepi
Ahmet Sadriu
Sadik Mehmeti
Ramadan Shkodra - sekretar
Redaktor gjuhësor:
Prof. dr. Hysen Matoshi
Realizimi kompjuterik & Ballina:
Nuhi Simnica

Në fillim të librit, që sapo ka dalë, redaksia ka shkruar këtë - Parafjalë:
Dihet mirëfilli se popujt e qytetëruar kanë hapëruar tutje në saje të respektimit të vlerave të të parëve të tyre. Duke qenë të vetëdijshëm se historia nuk fillon me ta, ata hulumtuan, ndriçuan dhe u morën me arritjet dhe rezultatet e të parëve të tyre dhe i përvetësuan ato; ata ishin mirënjohës dhe falënderues ndaj të parëve të tyre, ndaj jetës dhe veprës së tyre. Natyrisht, arritjet e të parëve të tyre ata i plotësuan dhe i avancuan sipas nevojave, kushteve dhe modeleve të kohës.
Duke pasur parasysh këtë fakt dhe të tjerë, Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve të saj dhe në kuadër të ndriçimit dhe njohjes së jetës dhe veprës së ulemave tanë të mëher¬shëm, më 5 shkurt 2011, në Prishtinë, organizoi sesionin shkencor "Myderriz Hasan ef. Nahi -Jeta dhe vepra- (1905-1991)". Përveç kë¬saj, me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së Hasan ef. Nahit, po atë ditë, u mbajt edhe një Akademi përkujtimore dhe u shfaq filmi dokumentar "Myderriz Hasan ef. Nahi - pishtar i arsimit në Kosovë" kushtuar kë¬tij myderrizi, pedagogu, hoxhe e intelektuali tonë ndër më të shquarit në shekullin e kaluar.
Myderriz Hasan efendi Nahi nuk ka dyshim se është ndër figurat dhe personalitetet kryesore, i cili la gjurmë të pashlyeshme, qoftë si imam, vaiz, qoftë si përkrahës i zjarrtë i shkollës shqipe dhe posa¬çë¬risht si myderriz e pedagog në medresenë "Alaudin".
Po ashtu Myderriz Hasan efendi Nahi, konsiderohet edhe ndër përkrahësit më të shquar dhe të patundur në mbrojte të të drejtave të popullit të tij në kohë të vështira. E në anën tjetër, Hasan efendiu ishte i kujdesshëm, i butë, i dashur, i qetë, i afërt e miqësor si askush tjetër me popullin dhe njerëzit e tij, me talebet, xhematin, intelektualët dhe sidomos me nxënësit e tij, që aq shumë i deshi dhe e deshën.
Hasan efendiu ishte i vetëdijshëm edhe për nevojën e përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe, të cilën punë e kishte quajtur si farz për ule¬manë shqiptare. Edhe këtë detyrë e obligim Hasan efendiu, edhe pse në mo¬shë të shtyrë, e kreu me shumë përkushtim dhe devotshmëri dhe kështu ia mundësoi popullit të tij që kuptimin e Fjalëve të Allahut ta lexojnë në gjuhën e bukur shqipe.
Të gjitha këto që i thamë, e bëjnë myderriz Hasan efendi Nahin një misionar e pishtar të arsimit e edukimit të popullit tonë, e bëjnë një personalitet që duhet të merret si shembull nga brezat e rinj për përkushtimin dhe dashurinë ndaj trinomit Arsim - Fe - Atdhe. Pikë¬ri¬sht këto, e bëjnë Hasan efendiun të veçantë dhe një njeri që do të ku¬jtohet me pietet dhe respekt nga gjeneratat e ardhshme të ulemave gjithandej trojeve shqiptare.
Në sesionin shkencor "Myderriz Hasan ef. Nahi -Jeta dhe vepra-(1905-1991)" morën pjesë 21 studiues të fushave të ndryshme nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët, në kumtesat, kontributet dhe disku¬ti¬met e tyre, vunë në pah dhe shpalosën aspekte nga jeta dhe vepra e myderriz Hasan ef. Nahit, duke filluar nga jeta e tij si nxënës, e më pastaj edhe myderriz në Gjakovë, si myfti në Prizren, student në "Al-Azhar" të Kajros, myderriz në Medresenë e Prizrenit, kryemyfti i Pri¬zrenit me rrethinë, myderriz e pedagog në medresenë "Alaudin", hoxhë, vaiz e tribun i popullit, pishtar dhe përkrahës i arsimit ko¬mbë¬tar e fetar, përkthyes i Fjalëve të Allahut dhe shpjegues e interpretues i tyre, e deri te kujtimet për Hasan ef. Nahin dhe vëmendjen që shtypi shqiptarë i kishte kushtuar Hasan efendiun.
Ç’është e drejta, pati edhe paraqitje të ish-nxënësve, kolegëve e bashkëpunëtorëve të Hasan ef. Nahit, të cilët shpalosen kujtimet e tyre nga takimet dhe aktivitetet që patën me këtë personalitet të njohur e të respektuar. Të gjitha kumtesat dhe kontributet e këtij sesioni, - së bashku me fjalën e hapjes, fjalën përshëndetëse, një album të fotografive të My¬derriz Hasan ef. Nahit dhe një album të fotografive nga sesioni, - bo¬tohen të përmbledhura në vëllimin "Myderriz Hasan ef. Nahi - Jeta dhe vepra (1905-1991)".
Kryesia e Bashkësisë Islame, me organizimin e këtij sesioni dhe me botimin e kësaj përmbledhjeje, edhe njëherë po konfirmon dhe dë¬shmon rolin e këmbënguljen e saj për ndriçimin dhe njohjen e figu¬ra¬ve të ulemave tanë, me qëllim përfundimtar ripërtëritjen e ri¬ngja¬lljen e trashëgimisë sonë të begatë.
Me botimin e kësaj përmbledhjeje dhe të ngjashme si kjo, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës bëhet prijatare e atyre institucioneve përfaqësuese të qytetërimit dhe të kulturës islame-shqiptare në trojet tona.

Libri ka këtë përmbajtje:

Parafjalë, faqe...................................................................................... 5

Mr. Naim Tërnava:
Hasan efendi Nahi personaliteti islam i shekullit të njëzetë............... 9

Dr. sc. Nehat Krasniqi:
Reflekse të traditës kulturore të vendlindjes në personalitetin e Hasan efendi Nahit...........15

Dr. sc. Fahrush Rexhepi:
Myderriz Hasan efendi Nahi - Dijetar e atdhetar i njohur në mbarë Kosovën -............................ 25

Mr. Qemajl Morina:
Hasan ef. Nahi - student në Universitetin "Al-Azharit" në Kajro.... 31

Mr. Sadik Mehmeti:
Hasan ef. Nahi myderriz i Medresesë "Mehmet Pasha" në Prizren (1943-1948).................... 37

Prof. dr. Qazim Qazimi:
Hasan ef. Nahi myderriz dhe pedagog në Medresenë "Alauddin"... 47

Mr. Elez Ismaili:
Myderriz Hasan efendi Nahi - hoxhë dhe tribun i popullit të vet.... 55

Prof. dr. Muhamet Pirraku:
Myderriz Hasan ef. Nahi - pishtar dhe përkrahës i arsimit kombëtar shqiptar
(Gjakovë, 12 mars 1905 - Prishtinë, 5 shkurt 1991)................................61

MA. Alban Dobruna:
Hasan ef. Nahi në mbrojtje të Gjimnazit të Gjakovës..................... 83

Dr. Mehmet Halimi:
Fryma kombëtare në veprimtarinë e myderriz Hasan efendi Nahit. 87

Resul Rexhepi:
Hasan ef. Nahi - përkthyes i Kuranit fisnik.................................... 97

Dr. Ramiz Zekaj:
Kultura e përkthyesit të Kuranit në shqip...................................... 109

MA. Jahja Hondozi:
Si i ka përkthyer Hasan ef. Nahi prezentin dhe imperativin kategorik 123

Elez Osmani:
Kujtime për alimin Hasan efendi Nahi
(Apo momente të veçanta nga jeta e tij)....129

Ramadan Shkodra:
Personaliteti i myderriz Hasan ef. Nahit në shtypin shqiptar......... 139

KONTRIBUTE............................................................................. 147

Mexhid Yvejsi:
Rruga jetësore e Myderriz Hasan ef. Nahit................................... 149

Esat Rexha:
Hasan efendi Xhehnemi - Nahi (1905-1991)................................ 157

Vehap Shita:
Profesor i dashur dhe i respektuar - besnik i popullit dhe i atdheut të vet........161

Prof. Dr. Xhevat Lloshi:
Lëvrimi i shqipes në shërbim të gjuhës së shenjtë të Kuranit........ 165

Ilmi Rexhepi:
Sprovë për klasifikimin teorik të metodës së përkthimit të Kuranit
nga Hasan Nahi............................................................ 171

Lavdim B. Behrami.
Myderriz Hasan ef. Nahi, përkthyes dhe komentues i Kuranit
në gjuhën shqipe........................................................................... 179

Ali Vezaj:
(Ri)lexim “Letër e haptë” e shkruar nga Hasan ef. Nahi më 1978.....183

FOTOALBUM.............................................................................. 187
Foto nga Sesioni........................................................................... 203
Përmbajtja...............................................................................................207

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Myderriz HASAN EF.NAHI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HASAN EFENDI NAHI (1905-1991)
» MYDERRIZ HAKI SERMAXHAJ (1914-1948)
» HAFIZ TEUFIK NAHI (1917-2006)
» Askush se kujtoi
» HASAN DOSTI , NJË JETË NË LUFTË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: