Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: HAFIZ TEUFIK NAHI (1917-2006) Thu Apr 18, 2013 7:17 pm | |
| HAFIZ TEUFIK NAHI (1917-2006)
Hafiz Teufik Nahi, është gjakovar, në Kairo, Egjipt, ka qenë pedagog, akademik, shkrimtar, atdhetar… Sa herë që diktatori i ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito, e vizitonte Egjiptin, hoxha atdhetar, çdo herë arrestohej, derisa ”shoku” Tito nga Egjipti - largohej…!
Teufik Nahi lindi me 6 Prill 1917, në Gjakovë. Është djali i Myderrizit të njohur, Islam Efendi Nahi, i cili ka qenë myderrizi kryesor dhe udhëheqësi i Medresës së Madhe në Gjakovë, gjatë viteve 1920-1930. Është vllai i Myderrizit, dijetarit, atdhetarit, përkthyesit të Kur’anit në gjuhën shqipe, Hasan Efendi Nahi (1905-1991). Mësimet fillestare i kreu në mejtepin e “Halil Efendisë”, në Gjakovë, ku krahas lëndëve të përditëshme, brenda dy viteve, arriti të mësoj përmendësh Kur’anin e Madhnueshëm dhe e fitoi titullin e nderuem: Hafiz. E vazhdoi shkollimin në Medresenë e Madhe të Gjakovës, ku diplomoi, në vitin 1938, pranë Myderrizit të madh, Hafiz Fahri Ef.Iljazi (1903-1985). Vëllai i tij më i madh, Myderrizi, Hasan Efendi Nahi, (1905-1991), i cili sa kishte diplomue në Universitetitn “El-Az-har” të Kairos, me 1934, duke e pa se vllai i tij, Tevfiku, ishte një djalosh shumë i zgjuar, e këshilloi, e ndihmoi, e udhëzoi, që edhe ky në Kairo të shkoi… Një ditë, në vitin 1938, djaloshi 21 vjeçar, Teufik Nahi, shkon në shtëpinë e z.Beqir Malokit, në mahallën e “Haxhi Ymerit”, në Gjakovë, dhe i kërkon ndihmë, si për mahi, tue i thanë, qysh me dalë n’Shqipni? Z. Beqir Maloki, mbasi e pyet i kujne je, çfarë pune n’Shqipni ke, dhe ky i tregoi drejtë: “Jam djali i Myderrizit, Islam Efendi Nahi, po kam dëshirë me shkue n’Shqipni, për me dalë n’Greqi e për n’Egjipt me vazhdue për m’u shkollue…” Atëherë, Beqir Maloki i tha: “ Babën po ta ngjoh, ma t’mirë burrë, jo Gjakova, por nashta as Kosova s’e ka, njashtu e ke edhe vllain, Hasanin, edhe ti insha’Allah, ju ke n’gja.Tash, po t’thom nër sy, mos baj dert se kjo punë u kry…! Beqir Maloki, i cili ishte një burrë i rrym me këto punë, e thirri një djalë trim, besnik, nga një katund afër kufinit, i cili e përcolli Tevfik Nahin, hoxhën e ri, pa’ i’ therrë n’komë, deri në n’kufi, derisa hyni n’Shqipni… Teufik Nahi, përmes Shqipnisë, Greqisë, nëpër Detin Egje, nëpër Detin Mesdhe, arriti në Aleksandri dhe më në fund në Kairo. Pa humbur kohë, me shumë dëshirë, me shumë vullnet u regjistrue në Fakultet, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e famshëm El-Az’har, në Kairo, Egjipt. Në këtë fakultet, në këtë Universitet, studenti nga Gjakova, Teufik Nahi, ishte ndër më të zgjuarit, ndër më të dalluarit, ndër më të shquarit, derisa diplomoi, në vitin 1948. Pasi diplomoi, brenda dy vjetëve, edhe një titull e fitoi, titullin: Gjykatës i Drejtësisë Islame. Në vitin 1951, duke i parë aftësitë e tij, emërohet pedagog në Universitetin “El-Az-har, ku punoi me përkushtim, me devotshmëri, duke u bë shembylltyrë në Universitet për çdo njeri… Pas gjashtë viteve shërbimi, kërkohet, ftohet dhe dërgohet si pedagog në Algjeri, 1967-1969. Pas dy viteve shërbimi, kërkohet, ftohet dhe dërgohet pedagog në Somali., 1969-1972. Pas tri vjetësh shërbimi në Egjipt, kërkohet, ftohet dhe dërgohet si pedagod në Arabi, ku si gjithnjë, shërbeu me devotshmëri, 1975-1978. Në vitin 1978, Hafiz Teufik Nahi, pas 11-të vjetësh shërbimi me përkushtim , me devotshmëri, në Algjeri, Somali dhe në Arabi kthehët sërish në Kairo, ku menjëherë emërohet këshilltar i Ministrit të Vakëfeve të Egjiptit, për katër vjet të plota, deri më 1982, kur, ky burrë i çmuar, doli me nderë në pension të merituar. Hafiz Teufiku, përveç veprimtarisë aq të frytshme arsimore, edukative, pedagogjike, në Afrikë e Azi, ai kurrë nuk e harroi Kosovën e Nanën Shqipni. Është një nga shqiptarët e parë, që me shkrimet e tij profesionale, iu ka kundërvue komunizmit, ka shkrue në vazhdimësi për gjendjen e mjerueshme të Kosovës, të shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe në Shqipni… Në shtypin egjiptian dhe të Lindjes së Mesme, në radio e television, Hafiz Teufiku ka informue ndër vite në vazhdimësi me argumente rreth situatës në Kosovë, për padrejtësitë, persekutimet, krimet, shpërnguljet, burgosjet,dënimet, vrasjet, dhunimet që ju bëheshin shqiptarëve, ndër vite, në ish-Jugosllavinë komuniste-titiste… Për këtë arsye, sa herë që diktatori i ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito, e vizitonte Egjiptin, hafizi atdhetar, çdo herë arrestohej, derisa ”shoku” Tito nga Egjipti - largohej…! Ka shkrue në gjuhën arabe shumë punime, studime, vepra në fusha të ndryshme: fetare, letrare, juridike, politike historike… Për shkak të veprimtarisë së tij fetare-atdhetare, nacionaliste-antikomuniste, dy qeveritë, jugosllave-titiste dhe shqiptare-komuniste-enveriste, nuk e lejuan asnjëherë të viziton vendlindjen, Gjakovën, as Kosovën. Çka është edhe më keq, nuk e lejuan as komunistët shqiptarë faqezi me e pa veç një herë, siç thoshte, Nonën Shqipni…! Hafiz Teufik Nahi ndrroi jetë më 9 Janar 2006, në moshën 89 vjeçare, në Kairo, Egjipt, në mërgim u nda nga kjo jetë e përkohshme tokësore, por aty u varros me nderime madhështore
Mexhid YVEJSI, Gjakovë Shkëputur nga libri: "HAFIZËT E GJAKOVËS-KRENARIA E KOSOVËS" Gjakovë, 2013
| |
|