Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush ka qenë Enver Hoxha?

Shko poshtë 
+60
cristal
Gjura
shpendo
el43
Himalaja
Luki
Ibrahim Rugova
istogalia
Kushtrimi86
ELIE
Xili
murturi
Delia
katunari
MUHAMETII
njonidrenica
Pirro i Epirit
Kosovarja
Ademi85
Martina
Eva0506
stabili
dibranja
Argent
Shqipja
malesorja e Kosoves
mall
fina
lilu
Mister
MARY
metiii
luan mreti
**Lumi_
paioni
nardlushnja
Kasper
gent
echo
idol
Orfe@
genta
USHTARILIRIS
Ago Muji
Mergimtari
xhavo_
besim78
rolling
aurora jasini
rroni
Leka i Madh
zeriatdheut
tom sojer
Guximi
LISI
Sofra
Riki30
E_Bukura
Beton
loredana
64 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 26 ... 40  Next
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptyFri Jun 27, 2008 12:16 am

loredana shkruajti:
a dini qfar tipi paska qen pra enveri. i ka vra njerz edhe para kamerave ju paska kerku falje me falni se ju kam vra por nuk e kam ba me qellim te keq po per tmiren e shiptarve hahahahaha...
po dal edhe une po e vraj ni njeri edh epo i tham me fal se te vrava nashta dal edhe une ne histori sikur enver hoxha??
nejse ika une nga kjo tem tung e bashi..

loredana

Eshte kategoria e chit -chati vetem per humbje kohe
je ne adres te gabuar ne kete teme ,apo nese Enveri paska qen ai tip sjell fakte ne kete teme qe paska vera njerez para kamerave dhe paska thene per trimirin e shqiptareve .FLM.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptyFri Jun 27, 2008 12:29 am

loredana shkruajti:
o xhavo sa her po ja baj vetes me beh mos me fol ma per ket tem. ama prap po me ngrehin perguhe. qetsou o shoki lej te folin shka te dojn kryesorja asht se ai enver hoxha tash ma ka vdeke hahahaha.. ska tash e kan marr tjert ne dor.. xhavo te pershendes edhe mos i thi ma nervat ne ket tem se kot e ki apet se apet kta bajn qmose me dal fitush. shkojn marrin barcoleta neper net e nuk folin me fjal te veta hahahaha.. ju pershendes gjithve.

kuku permu kqyrne tash qysh kan me mu gjujt me kretika hahahaah...

Loredana, po te imagjinoje se qysh ke qesh, kur i ke shkru keta rreshta, sidomos kete rreshtin qe te kam hijezu, e di se qka ke mendu, ahahahah.

Loredana, njeher kam intervenu per ty....Kete here "Zoti" te ndihmofte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptyFri Jun 27, 2008 12:44 am

Të gjitha që jan bër në emer të Partis ,apo Popullit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptyFri Jun 27, 2008 1:18 am

A e din ti E_bukura se ç'është revolucioni kulturorë? Është pikërisht ai per te cilin ke folur vete, ai që shkatërroj te kaluaren dhe trashegiminë shpirtërore. Në vitet e 60-ta u fut edhe maoizmi pas revolucionit kulturor kinez, në kuadrin e politikës "për revolucionarizmin e gjithë jetës së vendit". Ndërsa për kulturë mos flasim. Aty është shkuar drejt kulturës masive, që në fakt nuk është kulturë, por thjeshtë manipulim masiv. Prej mjeteve te shkruara kishte vetëm një gazetë - zëri i popullit - e cila ishte e popullit vetëm me emër, por qe ne realitet ishte zëri marksist-leninist, zëri i partisë. Një gazetë është e popullit atëhere kur shprehen mendimet e tyre, shqetësimet e tyre, vuajtjet e nevojat e tyre, idetë e tyre te lira. I popullit mund te konsiderohet edhe ky forum, ku unë e ti flasim te lirë pa kurrfar frike se do te denohemi nga pushteti për mendimet tona. Po pikërisht këtu shihet se si diktatura enveriste ka manipuluar me termat: popull, komb, shtet - këto kanë qenë vetëm fasada.

Në atë kohë dënohej çdo gjë që ishte kundër ideologjisë marksist-leniniste (jo kombit) te PPSh-së. Te gjithë njerëzit duhej te mendonin e vepronin sipas politikes se PPSH-së dhe me mendimet e E.Hoxhes. Kur ndodhte ndryshe atëher ndërhynin organizatat e partisë, ndërhynte edhe Sigurimi i Shtetit. Në vitet 70-ta u shpallen grupet armiqësore në letersi, ekonomi, ushtri. Madje ushtria pësoj grushtin me të rënde, sepse nga radhët e saj, në forma te ndryshme, janë detyruar te largohen gjeneral e oficier madhorë, pjestar te luftës nacional-çlirimtare. Po ku i hante më partisë e Enverit për luftën nacional-çlirimtare. Ajo ishte vetëm preteks për t'u shtirur si ish-luftetar, e për t'a "arsyetuar" dhunën e diktatin.

Si pasojë kësaj politike ka pasur rritje te dukshme te te dënuarve dhe te perndjekurve politik veçanarisht mbi bazen e nenit "për agjitacion e propagandë kundër shtetit". Ky nen famëkeq zbatohej për gjithçka edhe po të shprehej një mendim fare i rëndomt si p.sh. për mungesën e një produkti në treg apo çmimin e lartë të tij.

Kush janë tradhtarët? Në komunizëm tradhtar ke qenë edhe nëse ke thënë se janë rrite çmimet e produkteve te tregut. Tash s'jemi ne atë kohë, folni e mendoni çfarë të doni!


Edituar për herë të fundit nga xhavo_ në Fri Jun 27, 2008 1:44 am, edituar 4 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptyFri Jun 27, 2008 1:18 am

Loredana pse moj moter po thu se ka vra enveri enveri na bashkoj enveri na beri bashke i detiroj fondamentalistet bajraktaret e zogut e qe shqiptaret ortodokse e katalik me i dashte se jemi nje gjak e sote dali disa fondamentalist me histori arabe e na thone ketu poshte katalicizmi apo ku ta dij une nuk shkon ne te qe jemi shqiptare por shkon ne ate qe ai eshte mysliman arabije e duhet mu fal krejt ne pas ty po jo noter nuk ke arsyje ps e shane enverin por ti duhet ta duash enverin jo me sha se ka mbrojte dinjitetine e kombit dhe nuk eshte si thua ty
po e ka vra kriminelin dhunuesin hajdutin plaqkagjine por jo njeriun qe ka dashte vendin e vete e popullin e vet ka vra bajraktaret me cifligje po i ka vra se jane kene nje populli nenshtruar nga nje injorante sepse ai e ka pas forcen dhe lidhje te ngushta me armikun
po ti qiko mere veten me te mire e lexo pa k me shume per enverin edhe pse ti kemi sjell shum matriale por vetem si paske lexu fare
ok me respekt loredana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
loredana
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
loredana


Numri i postimeve : 886
Registration date : 24/04/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptyFri Jun 27, 2008 2:15 pm

hahahaha... ooo bre po sa merrem me enverin mamir me lexu shka po ndodh tash.
enver hoxha asht e shkuar e harruar per mu po e!!

premtim ski nevoj me intervenu hiq per mu loqki, edhe pse jam e vogel di me dal vet prej situate sjam qaq tabullaras. hahahah..

na rroft enver hoxha more :fla:hahahahah..
ej beton flm shum se me vlersove pa fol me mu asnjeher live, ani de e pranoj se nuk e di mir politiken shiptare ama nuk asht edhe shum shtir me dallu te mirin edhe te keqin. kaq pata me than une.
tash beton po iki ne chit-chat se aty ma dha postin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptyFri Jun 27, 2008 2:43 pm

Besimi 78, ti pajtohesh me gjithcka qe e theme ne kete teme, por ke frike ta pranone, sepse nuk do te mbetesh nje musliman i mire. Ketu cendron esenca!

Xhavo, shume sinpatike jeni ne menyren se si i perpilon pyetjet. Ate pyetje qe me keni drejtuar mua, dhe shumecka tjeter qe mundoheni t'me shpjegoni, e keni shume gabim, ngase i kam kuptuar qe moti, bile edhe me shume se kaq. E din pse? Sepse, disa gjera pas te cilave eshte hutuar rinia jone sot, une i kam dytesore. Per mua, turpi me i madhe ka qene ( qe kur jame bere me dite ABC-ne) e deri tek sot, qe mos te di te pergjigjem para cdo profesori, apo kujte do tjeter, per dicka te caktuar...Ate qe nuk e perjetoje sot, si cdo e\i ri tjeter, mund ta perjetoje nje dite ( jeten e rinis ne pergjithsi), ndersa kete qe nuk mund te arrije sot, nuk mund te arrije asnjeher. Andaj, mos mu drejto me ato pyetje te kota, sepse e keni gabuar personin.

Premtimi shkruajti..."Loredana, njeher kam intervenu per ty....Kete here "Zoti" te ndihmofte.

Jo, Premtimi njeher kam gabuar dhe i kerkoj falje Loredanes, nuk e kam pas iden se kush eshte. Pasi qe kuptova se jeton ne mergim, e pash se kisha gabuar kur e kam kritikuar heren e pare, sepse gabime te tilla bejne edhe ata qe jane lindur dhe jetoj ne Kosove, bile edhe nxehnes dhe studente te mire. Dhe Loredanes, pa dyshim qe i falen gabime te atilla. Njeher kam gabuar dhe nuk gaboje per te dyte. Perkundrazi me vjene mire qe eshte treguar e guximshme dhe ka shkruar disa fjale ne kete teme.

Kajlojme ne teme.

Cili ishte koncepti enveriste mbi lirine e kombite shqiptar, dhe cili ishte kocepti titiste mbi lirine e kombit shqiptar??

"Titoja ishte me i mire nga Enver Hoxha, sepse ai ishte nje marksist liberal". Sali Berisha.

Enver Hoxha perpunoi, konceptin per lirine kombetare te shqiptareve, i dha perparesi, clirimit dhe lirise kombetare, dinjitetit dhe personalitetit kombetar. Lirine e individit ai e pa ne funksion dhe ne varesi te lirise se vendit, apo per fitimin e lirive dhe te drejtave kombetare. Ai ishte per cdo lloj cungimi të lirise se individit, kur vinte puna per clirimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e lirise kombetare, deri ne sakrificen me te larte: dhenien e jetes. Me kete Enver Hoxha shprehte dhe mbronte nacionalizmin e tij.( Loredana, per ty jane keta rreshta).


Per 45-vjet, ai, punoi dhe luftoi, qe Shqiperia, te kishte ne gjirin e vendeve dhe popujve te Evropes, vendin e saj te merituar, dinjitetin dhe personalitetin e saj. Ai nuk pranonte dhe nuk pranoi qe vendi i tij te ishte koloni apo vasal i te huajve. Enver Hoxha e arriti nje gje te tille. Mjeshter i kombinacioneve dhe taktikave diplomatike në arenen nderkombetare, shfrytezues i mrekullueshem i kontradiktave ndermjet fuqive te medha te botes apo blloqeve qe ato perfaqesonin, ai arriti qe vecanerisht pas viteve 1960-te, t`i siguronte Shqiperise vendin e saj shume te merituar ne mardheniet nderkombetare. Shqiperia e Enver Hoxhes sic quhet sot ishte nje partnere e barabarte, kishte mendimin e saj per probleme te ndryshme te zhvillimit te botes. Brenda nje prapambetjeje te theksuar ekonomike, brenda nje territori te cunguar tmerresisht, brenda nje ftohtesie siberike evropiane, brenda nje bajraktarizmi dhe kapadajlleku te pergjithshem, brenda nje xhelozie dhe karrierizmi te perhershem, me kulturen, zgjuarsine dhe aftesine psikologjike të jashtezakonshme; ai arriti qe per 45-vjet ta bashkonte popullin t`i shkonte pas, ta miratonte vijen e tij, t`i pranonte privacionet dhe sakrificat personale per hir te dinjitetit kombetar. Shqiperia e vogel, e varfer per 45-vjet brenda organizimit te jetes se saj politike dhe shoqerore mendoi dhe foli shqip ne mardheniet nderkombetare. Sot, njerez te ndryshem qe e mbajne veten per patriote, per teoriciene apo analiste, per te shvleftesuar kete periudhe, kete dinjitet dhe autoritet te vendit te tyre ne mardheniet nderkombetare, pohojne neper shkrimet qe shkruajne apo intervistat qe japin se ky qendrim i Shqiperise spjegohet me faktin se bota dhe Evropa e kishte braktisur dhe harruar kete vend, nuk donte te dinte per ate. Pallavra shqipfolesish. Njerez qe per te fshehur kozmopolitizmin, nuk ngurojne te hedhin balte mbi vendin e tyre. Njerez qe mendojne anglisht, frengjisht, arabish, greqisht, serbisht apo italisht per hir te shtratit te ngrohte personal, fyejne vendin e tyre. Njerez te paafte menderisht per te drejtuar nje shtet, nje komb, nje popull, por te afte per te sunduar nje grumbull shkretanesh pa dinjitet kombetar. Parti politike qe luten, lypin, shtrijne doren duke aktualizuar Migjenin "Me jep pak, zoti te dhashte". Parti politike qe leshojnë interesa kombetare, copa Shqiperie per te ekzistuar, per te fituar pak pushtet, qe marrin lloj-lloj preferencash te huaja, por asnjehere shqiptare, per te gezuar kredibilitet politik. Te verber qe nuk e shohin lengaten kombetare, por vazhdojne te shesin ne kazanet e Evropes, "geshtenja demokracie". Mjerane qe jane te pafuqishem te kundershtojne nje punonjes te thjeshte ambasade, qe dridhen nga cdo i huaj. Pagane qe nuk u intereson kurre e nesermja e vendit te tyre, qe prapa kishave dhe xhamive fshehin filisteizmin e tyre. Tregetare historie qe predikojne se vetem nga periudha 1990, shqiptaret u bene shqiptare te mire dhe stabile per Evropen. Pasi deri ne kete periudhe, qysh nga koha e Teutes, Pirros, Skenderbeut, Ismail Qemalit, Hasan Prishtines, Sulejman Vokshit, Abdyl Frasherit, Isa Boletinit, Qemal Stafes e Zenel Hajdinit, Vojo Kushit e Ramiz Sadikut etj, ata paskishin qene destabilizues dhe grindavece. Matrapaze politike dhe karieriste, qe per hir te reputacionit te tyre personal, per hir te emrit te tyre mohojne historine e vendit te tyre, duke perdhunuar dhe poshteruar nje lufte gjiganteske 50-vjecare. Sharlatane politike, qe per hir te luftes kunder komunizmit, preferojne te bashkejetojne me servilizmin, me korrupsionin, hipokrizine, mashtrimin, genjeshtren, me ashqiptarizmin, me perdhosjen e karakterit, boll te kete hedhur nje firme mbi antikomunizmin dhe antienverizmin e tij. Kaq dhe asgje tjeter.Tragjedi kombetare!

Megjithate le te kthehemi ne aresyetim. As Evropa dhe as Amerika, nuk e kishte harruar Shqiperine, nuk e kishte lene ate ne harrese. Kancelarite Evropiane dhe boterore flasin ndryshe. Arkivat e tyre flasin ndryshe. Per nje kohe te gjate ato u perpoqen ta gjunjezonin Shqiperine me cdo mjet dhe cdo forme, por deshtuan. Prandaj u terhoqen, duke lene ne avanposte te tyre shovinizmin serb dhe grek me detyre : "Te ndeshkohet Rebelja qe kerkon te matet me te medhenjte".

Ne vazhdim po u le juve: Xhavo, Besim 78 dhe Loredana, t'na tregoni se cili eshte koncepti titiste mbi lirine e kombit shqiptare. Pasi qe te tre jeni nga Kosova, nese nuk gaboj. Nese jo, ateher vazhdoje te shkruaj une edhe per kete, ne heren tjeter.

P,s: Po me cudite nje fakte interesante. Nuk po e shoh te lajmerohet ne kete teme antaren dhe admin e nderuar, Kosovarja, e cila e ka hape kete teme, me pretendimin per te mesuar me shume per kete figure, dhe nese jo me shume te pakten duhet t'na thuash nje " faleminderit", pavaresishte nese nuk keni arritur te ndani nje mendim te mire apo te keqe per Enver Hoxhen.

Shendet edhe kete here.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptyFri Jun 27, 2008 3:59 pm

xhavo_ shkruajti:
O guxim ti spo e njifshe fare komunizmin e marksizmin. Markzimi në teori e ka sulmuar vazhdimisht familjen edhe shtetin, por ne praktikë ka mbetë tek ato. Ne komunizem nuk ka individ, sepse ka vetëm shoqëri. Aty nuk përfillet njeriu dhe interesat e nevojat e tij, por vetëm shoqëria. Aty nuk ka kulturë, por vetëm kulturë masive që ndryshe mund te përkthehet në manipulim masiv. E gjithë filozofia e komunizmit është luftë kundër moralit, etikes edhe fesë, pra në teori. Mirpo në praktikë asnjëhere s'ka mund te largohet nga këto botëkuptime, edhe pse ndoshta në ndonjë formë tjetër. Prandaj është utopik, i pamundshem. Sepse unë e ti mund të shkruajm çfarë te duam nëper internetkafe apo prej shtepiave, por sa përkon kjo me realitetin e botës në të cilen jetojmë?

Une edhe me lartë te shkrova: Problemi nuk është se a mundet ateisti, komunisti, marksisti te synoj, te mbrojë moralin dhe humanitetin, por a mund t'i bëj te gjitha këto e të mbetë ai që është, pra në suazat e materializmit.

Po ashtu komunizmi është projeksion i ligjeve te botes materiale në jetën njerëzore e shoqërore. Edhe me heret te kam shkruar se ligjet natyrore s'mund te aplikohen në shoqëri, në sociologji. Kjo sot është e mirëditur dhe e pranuar nga te gjithë sociologet bashkëkohorë. Kjo ndodhë për faktin se individi dhe raportet ndërindividuale e ndërnjerëzore ndodhin me vetëdije, me vullnet, me qellim etj. pra me diçka çka s'mund ta arrij shkenca natyrore me asnjë eksperiment, me asnjë metodë te saj materiale. Dukuritë natyrore mund te shkaktohen artificialisht, por ato njerëzore e shoqërore është shumë vështir apo fare e pamundur. Fenomenet natyrore ndodhin shpesh dhe perseriten ne mënyrë identike, por jo ato njerëzore. Hulumtimet e shkencave natyrore janë te zhveshura nga aksionet e vetëdijshme. Madje disa sociolog pohojnë se historia dhe sociologjia s'mund te quhen shkenca (ne kuptimin natyror) sepse operojnë me fenomene individuale, te paperseritshme, prej te cilave nuk mund te abstrktohen ligjësitë.

Për këto arsye komunizmi është i pamundur. Po ku don ti argument me te fortë sesa praktika. Në praktikë ka prodhur vetëm diktatura, kudo. Atëhere përse ngul këmb ti në komunizëm, në një sistem te dështuar dhe antinjerëzor në esencën e vet?

PO c'lidhet shteti me familjen? A e din ti pse ne komunizm nuk ka shtet? Tash meperkatesisht: A e di se ceshte shteti? Ja po te tregoj se nuk e di, e po me thua nuk po kupton marksizem.

Shteti eshte aparat dhune ne duart e klases borgjeze ose ne duart e te pasurve, qe perdoret per ti shtypur proletaret e klasen puntore.
Prandaj kete baze komunizmi don ta prishe, dhe mos ta lejon te zhvillohet.
Ne komunizem nuk ka shtet, sepse te thash se shteti eshte shume negativ per shoqerine, pse eshte i nevojshem shteti, po flas kur te arrihet vetedisjimi shoqeror, nuk eshte i nevojshem, prandaj komunizmi nuk zhvillohet mbi kete baze.Ne komunizem nuk ka arritur asnje shtetet, a ne socializem po, si faze paraprake.
Pershembull ne nje rrethin shum te madhe te Shqiperise ne kohen e xhaxhait ka pasur gjithsej tre police, ky eshte ni fakt shum i fort, qe edhe ne Shqiperi ka arritur nje shkall e vetedijesimit, por jo aq sa te mberrij ne Komunizem, sepse ketu nuk ka nevoj per polic fare, haha.
E ketu familja pse hyn? Cka ka pune ketu familja?
Nese do te tregoj pse ne kapitalizem tentohet te prishet zingjiri familjar, a ne komunizem jo, se nuk ka nevoj te behet kjo.

Pershendetje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptyFri Jun 27, 2008 8:02 pm

XHavo Besim 78 me falni bejeni kete krahasim ju lutem ne kohen e tashme dhe flisni realitetin nse e shifni kete video ju lutem behuni te sinqert ne kete realitet ok
https://www.youtube.com/watch?v=QewLlrDPJ1U
Imbetet rollingut me ja u sjell ate te kohes ENVERIT dhe beni krahasimet ROLLINGE vendoje videon me respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptyFri Jun 27, 2008 9:54 pm

zeriatdheut shkruajti:
XHavo Besim 78 me falni bejeni kete krahasim ju lutem ne kohen e tashme dhe flisni realitetin nse e shifni kete video ju lutem behuni te sinqert ne kete realitet ok
https://www.youtube.com/watch?v=QewLlrDPJ1U
Imbetet rollingut me ja u sjell ate te kohes ENVERIT dhe beni krahasimet ROLLINGE vendoje videon me respekt
Jane maxhyp,jevgjit e arixhij ata qe sheh,shikojini mire jane esmere ose te zinj ne fytyre,Ka plot shqiptare te varfer por kane seder dhe dinjitet,hane miser kallamoq te zier por femite i dergojne ne shkolle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptySat Jun 28, 2008 12:07 am

PO mire bsim keto arixhinj evgj maxhup pse nuk ju pel qen realiteti po qyteti ne ate menyre edhe ai mos ishte qytet arixhij apo maxhup po le pash zotin besim se duhet te pajtohemi me realitetin o besim mos vella se nuk them nje gje qe nuk eshte por eshte ki turpi i demokracise se keto ne kohen e te madhit ENVER nuk i kishe nuk egzistonin keto gjera jo po tani nuk ju vine mire gjenat me qit nje realitet si ky te qe ka qene ne kohen e te madhit ENVER hajde qe une te besoj pse nuk e sjellni te pakten nje gje te tille si un si ta solla qofshin edhe arixhij apo maxhup sot arixhijt ne ELBASAN ME TE PASUR
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptySat Jun 28, 2008 12:14 am

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 50198105dm7
kjo gje ka ndodhe vetem ne kohen e migjenit, kur sundonin ballistat e xhavos dhe besimit, tek enveri ndryshe ka qene......
Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 24163565ir1
ky femij i shkrete i ulur ne rruget qe nuk jane ndrequr qe ngfa koha e enverit....

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 92903907ur5
kjo gje nuk ka ndodhe kurre ne shqiperi gjate atyre 50 viteve"te errreta"
Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 59127660pz0
a me mire te punosh per shtetin a te hjeksh si ky??
Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 92420070dr6
po kete maxhypet e kaen bere??
[/img]https://2img.net/r/ihimizer/img61/211/52698722bq1.jpg[img]
na ishte dikur nje vend ku kishte rruge te mira.....
[img][img][/img]https://2img.net/r/ihimizer/img122/9225/31101590zz7.jpg[img][/img]https://2img.net/r/ihimizer/img122/9225/31101590zz7.jpg
[/img]https://2img.net/r/ihimizer/img122/9225/31101590zz7.jpg
edhe mbi shtepi ka hipur berrllogu
Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 59689001nj3
ne ate kohen "e erret" shqiperia eksportone rryme tash...


shikoni se ku jemi[img][/img]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptySun Jun 29, 2008 2:00 am

Jam nje dashamir i zjarrte i Shefqet Musarajt dhe romanit te tij dypjesesh: Para Agimit' ku trajton zanafillen e revolucionit anifashit qe nga rrenjet.

Diku ka mesi i romanit Shefqeti ve ne gojen e kryepersonazhit revolucionar Qemal Dracinit keto fjale: 'Ustai i kulles sone do te dije qe kulles ti veje frengji te sigurta nga ku nuk do te kaloje kurren e kurres kemba e tradhtarit dhe bukshkelesit'.

Enver Hoxha, kryestatisiti i historise shqiptare ishte ai Ustai i letrarizuar i romanit qe Shqiperise i vuri frengji te sigurta nga ku kemba e tradhtareve nuk kaloi kurren e kurres per sa qe gjalle ai.

Sali Berisha, ky pleh i evolvuar, ishte ai 'Ustai' me nder me than, qe i hoqi keto frengji nga kulla jone, dhe nga ku kaluan pa therre ne kembe tradhtari e mangupi politik, UDB -a dhe sherbimi Grek.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptySun Jun 29, 2008 2:14 am

Enver Hoxha ishte rrjedhim i shpresave dhe vullnetit te masave shqiptare per nje jete me te mire. Tek Enveri qe ngjizur tipikisht njeriu i revolucionit me pushke e draper ne dore.

Enveri qe nje gjeni i rralle, nje politolog i mbaruar, largpames legjendar, parashikimet e te cilit gjithhere ndodhin me siguri. Nje filozof freng pati thene diku: 'Po e lexuat dhe e kuptuat mire historine, e keni pare te ardhmen dhe profilin e saj'.

Enver Hoxha qe ai njeri qe studioi te kaluaren dhe njohu te ardhmen. Demagjojia antienenveriste tani ka mberritur zenithin: por siqodoqete jete kjo eshte ogur i mire. Perse? Sepse, mbasi e ka arritur kulmin kjo propagande e shpelare tani edhe do te bjere saora. Ndaj, nje pjese jo e vogel e opinionit publik ne Shqiperi por edhe ne Kosove po indoktrinohet me nje fryme denigruese ndaj Enver Hoxhes.

Mirepo, gjendja e shqiptareve ne Ballkan heperhe do ti bind shqiptaret per falsitetin e ngrehinave 'demokratike' europiane e amerikane dhe per orgjinalitetin e pakundershtueshem te sistemit socialist shqiptar.

Mjaftohuni e kundrojeni aspektin ushtarak ne Gadishull. Serbet e Greket jane armatosur gjer ne dhembe edhe me arme berthamore, nderkaq ushtria shqiptare eshte bllokuar gjer ne palce si rrjedhoje e carmatimit dhe gureve nen rrota nga 'standartet'. Kosova eshte rroposur si ne politike ashtu edhe ne aspektin e sigurise, per shkak se nuk posedon nje force ushtarake. Merreni me mend FSK - ja e shumperfolur eshte nje karikature e ushtrise, ajo ka sall 2500 pjesetar me arme te lehta (se ato te renda mezallah) karshi ushtrise 70 mijeshe serbe.

Enver Hoxha ishte njeriu qe krijoi ne te gjalle te tij nje ushtri madheshtore qe do te mbronte tere kauzen shqiptare ne luften perfundimtare kunder armiqeve jetik te populli shqiptar. Ne kohe te Enverit, Shqiperia llogaritej si vendi i trete ne bote per lufte mbrojtese. Dhjetera oficere e gjenerale ushtarak qe jane graduar e profesionalizuar ne kohe te Enverit kane sherbyer me nder ushtrive kryengritese shqiptare si ne Kosove, ashtu edhe ne Iliride e ne Presheve.

Po te kishte Shqiperia e 99'es nivelin e ushtrise se Enverit (me nje efektiv te gjithmbarshem prej 120.000 ushtaresh aktiv dhe 250.000 rezervistesh, pa perfshire ketu mbrojtjen gjithepopullore), Serbia do te sprapsej gjer ne Nish.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptySun Jun 29, 2008 2:29 am

shkrim shume i mire leke, i ke permbledhur pothujase te gjitha

por nuk pajtohem ne disa raste, demagogjia antienveriste me nuk eshte ne zenith, ajo ka filluar te bjere me te madhe. dhe ndoshta ke te drejte kur thua se serbet e greket jane te armatosur shume mire, por shqiptaret jane te pregaditur me mise se ata, mos e shiko ti ushtrine, shiko sa asratim ka ne shqiperi e ne kossove ne duar te popullit."shtepia e shqitptarit pa pushke, nuk eshte shtepi" shqiptaret tash jane ne gejndje ta rrotullojne ballaknin e ta hedhin ne oqeanin indian.



vetem kane nevoje per nje ENVER qe di ti bashshkonte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptySun Jun 29, 2008 2:46 am

TE lumte ROLLINGE sa do pushke te kete serbija e greku nuk na e nine po duhet te kete zemren tone andaj na ka kalit lufta neve e nuk na tutin fjalet e lloj lloj shpijunave hahahaahh a asht ashtu ROLLING
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptySun Jun 29, 2008 11:25 am

rolling shkruajti:
shkrim shume i mire leke, i ke permbledhur pothujase te gjitha

por nuk pajtohem ne disa raste, demagogjia antienveriste me nuk eshte ne zenith, ajo ka filluar te bjere me te madhe. dhe ndoshta ke te drejte kur thua se serbet e greket jane te armatosur shume mire, por shqiptaret jane te pregaditur me mise se ata, mos e shiko ti ushtrine, shiko sa asratim ka ne shqiperi e ne kossove ne duar te popullit."shtepia e shqitptarit pa pushke, nuk eshte shtepi" shqiptaret tash jane ne gejndje ta rrotullojne ballaknin e ta hedhin ne oqeanin indian.



vetem kane nevoje per nje ENVER qe di ti bashshkonte

Nese eshte ashtu si thua ti Rolling, se demagjogjia antieneveriste nuk eshte me ne zenith, atehere aq me mire eshte. Rolling, edhe kurdet kane arme personale shtepi me shtepi mirepo nuk kane ushtri. Dhe kur nuk ke suhtri nuk ke mbrojtje te organizuar. Kur nuk ke mbrojtje te organizuar nuk ke asgje. Me ca bicim pushkesh qe shkrepen ne kohe dasmash nuk mbrohet Kosova.

Ne Kosoce ka armatim. Por tere armatimi eshte i kategorise se dasmave dhe aferimeve. FSK - ja nuk ka as tankse, as fluturake, e shume as te tjera.

Serbia dhe Greqia kane pergatitje superiore ushtarake, duke pase parasysh sherbimin e detyrueshem ushtarak per cdo te ri, kurse 99% e rinise shqiptare ne Kosove nuk kane haber ne perdorimin e armes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptySun Jun 29, 2008 11:30 am

Enver Hoxha tungjatjeta!!!!
Enverit i kan kenduar, po i kendojn dhe do i kendojn prap

kjo eshte veq nje nga to
https://www.youtube.com/watch?v=mC_BlGfduwY

ndersa tradhetarve si sali berisha po i thurin vargje poshteruese, aq poshteruese sa nuk do dihet se kush ishte me vone.
E Enver Hoxha sa te jet populli shqiptar gjall do e mbaj ne mend
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptySun Jun 29, 2008 11:49 am

Vrana Kontin do ta pyesja se ku mund ta gjeje kengen kushtuar "Bardhok Bibes"

Kurse sa i perket vepres se te madhit Enver Hoxha e tregon rrjedha e ngjarjeve kur ai ishte perball fashisteve, bashkpuntorve te tyre gjate dhe pas LNC-re, te gjitha i perballoi me sukses duke dal fitimtar.

Duan apo nuk duan kundershtaret e tije, ky eshte realiteti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptySun Jun 29, 2008 12:31 pm

://www.youtube.com/watch?v=soPOVDRURsU&feature=related qe i nderuar sofra kenga e bardhok bibes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptySun Jun 29, 2008 1:21 pm

Leka i Madh shkruajti:


Nese eshte ashtu si thua ti Rolling, se demagjogjia antieneveriste nuk eshte me ne zenith, atehere aq me mire eshte. Rolling, edhe kurdet kane arme personale shtepi me shtepi mirepo nuk kane ushtri. Dhe kur nuk ke suhtri nuk ke mbrojtje te organizuar. Kur nuk ke mbrojtje te organizuar nuk ke asgje. Me ca bicim pushkesh qe shkrepen ne kohe dasmash nuk mbrohet Kosova.

Ne Kosoce ka armatim. Por tere armatimi eshte i kategorise se dasmave dhe aferimeve. FSK - ja nuk ka as tankse, as fluturake, e shume as te tjera.

Serbia dhe Greqia kane pergatitje superiore ushtarake, duke pase parasysh sherbimin e detyrueshem ushtarak per cdo te ri, kurse 99% e rinise shqiptare ne Kosove nuk kane haber ne perdorimin e armes.

leke
kurdet kane arme personale ne cdo shtepi por nuk jane i gjithe populli sic po mendoj qe duhet te jemi ne shqiptaret. pastaj ne jemi popull u mesuar me lufta, kemi bere nje pervoje te mire dhe kjo na ndihmon shume.
ne nje nga filmat me te mire te kohese te enverit, "balle per balle" ai filmi me nendetese, permnedet kur ai oficeri rus thote se me kete ushtri do ta shtypte nje ushtri si ajo e shqiperise, nje nga njerezit e i thote se ketu ka pune me gjithe popullin.
dhe ai qe ishte ne gjendje ta bashkonte popullin ka vdekur, vetem na duhet nje udheheqes aq i mire sa enveri, ne ditet e sotot nuk ka asi udheheqesi, vetem fatmir limaj, jo thaqi, do te ishte ne gjendje te beje dicka me shume se tjeret.

kurse per ekte perdorim te armes nuk ka shume problem, kur na vie rreziku te dera shume shpejt mesojme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptySun Jun 29, 2008 2:22 pm

Nejse, Rrolling po te diskutonim per aftesirat ushatarke te Fatmir Limajt na nevojitet te flasim ne ndonje teme tjeter dhe jo ne kete. Sa per Fatmir Limajn dhe afetesite e tij ushtarake le te flasim ne ndonje teme. Mirepo, Fatmiri nuk i avitet as deri te thoni i kmbes Deshmorit legjendar Ismet Jashari - Kumanova i cili la emer te pashuar ne malet e Berishes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptySun Jun 29, 2008 2:51 pm

po ky eshte problemi, qe ata te miret nuk jane ma me neve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptySun Jun 29, 2008 6:09 pm

Premtimi shkruajti:


Zeriatdheut, te thashe me heret te lutem shume. Edhe njeher po e perseris, sepse asgje nuk vendoset ketu per Enver Hoxhen, thjeshte mbesin mendime te njerit apo tjetrit. Po te theme vetem dy fjaper per Enver Hoxhen, qe mos te behesh merak ti dhe qdo kush tjeter. E njejta gje i ka ndodhe Skenderbeut pak a shume, pas vdekjes. Por sot, kush flete keq per Skenderbeun? E njejta kohe vjen edhe per Enver Hoxhen.

.

Pajtohem plotesishte me kete mendim. Sepse jo rralle ne historine e njerezimit lufta per te nenshtruar nje popull,lufta per te harruar e denuar nje epoke behet nepermjet lufteskunder individeve simbolik.Kete kemi pasur mundesi ta shohim ne vete, me syte tane. Nese pas vdekjes se Skenderbeut, mbi te cilin shqiptaret nuk vinin as zotin, pati edhe nga ata-sidomos feudal, qeper interesa vetiake u munduan te denigrojne vepren e tij te mahnitshme, duke mallkuar luften e tij si aventure kunder perandorise se madhe turke, qe paskesh ndare shqiptaret me Turqine, qepaskesh bere mbeten nuset pa burra e te tjera dhe qindra mijera shqiptare u perfshine ne valet e nje eksodi te madh drejt vendesh te huaja,pothuajse e njejta tablod ndodhi me Enver Hoxhen pas 500 e me shume vjetesh. Ku lufta per te denuar nje epoke nisi me luften per te denigruar njeriun simbolik te kesaj epoke, Enver Hoxhen. Mbi te cilin shqiptaret per 50 vjet nuk vinin as zotin, nje kontigjent shqiptaresh antishqiptare hodhen balte mbi te, duke e konsideruar aventure luften e tij kunder armiqve te Shqiperise, se gjoja na izoloi e na ndau nga perendimi e te tjera dhe disa qindra mijera shqiptare u perfshine , si ne vitet pas vdekjes se Skenderbeut, ne valet e nje eksodi te madhe drejte Evropes.
Nese Skenderbeu i nxuarr ne rrethana qe kane mbetur akoma te pa njohura nga varri, gjithashtu edhe Enver Hoxha u nxuarr me dhune nga varri,vecse tani ne rrethana qe mbeten te njohura per shqiptaret. Kjo eshte shkruar ne fletoren e zeze te Partise Demokratike.
Per sa ka ndodhur me Skenderbeun dhe Enver Hoxhen, na ben te mendojme e te gjykojme se vdekjet e medha te prijesve te medhenje krijojne termete te medha kombetare, qe sigurishte nuk mund te riparohen lehte,madje disa pasoja mbeten te perjetsishte te pariparuheshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 EmptySun Jun 29, 2008 8:40 pm

Para nje nje viti, une per here te pare kam nisur te kembej mendime ne internet. Mendimi (postimi) im i pare qe shpalosa ne nje forum ka qene ky (si vijon) qe nuk i heq as edhe nje presje:

SEGREGACION NDAJ
HISTORISË


Pse sot shumica e shqipfolësve trishtohen kur flasim për komunizmin,
Enver Hoxhën, Shqipërinë e pas 1945’ës?

Përgjigja është e thjeshtë: Nuk ekziston periudhë më e falsifikuar në
historinë tonë kombëtare sesa historia e pas Çlirimit qe po trajtohet ne tekstet zyrtare te Hiçhistorise. Ky është krimi më i
keq, më shëmtaq që po i bëhet padrejtësisht një periudhe të ndritur në
kapitujt e historisë sonë, realizimit dhe njemendësimit të revolucionit
popullor.

Revolucioni socialist popullor që shporri bishen më gjakatare të shekullit XX -
nazismin hitlerian me forca të gjalla të popullit shqiptar. Revolucioni më i
njemendët gjatë periudhës antifashiste në tërë Evropën.

Jon Haliday - historian anglez ka të drejtë kur thotë se lufta antifashiste në
Shqipëri, e përbashkuar rreth lëvizjes partizane arriti që të shëndrrohet në
revolucion të mirfilltë antikolonial, përderisa në vendet e tjera evropiane
lufta antifashiste kishte karakter sall rezistues.

Shqipëria arriti që me
forca partizane shqiptare ta çliroje më se 55 mijë km katrorë të Shqipërisë
etnike. Divizionet shqiptare arritën që pos Shqipërise torzo të çlirojnë; tërë
kompaktësinë etnike shqiptare. Në fund të nëntorit 1944 ushtria nacional çlirimtare
kish në zotërim trevat etnike që nga Konispoli - Çamëri deri në Sanxhak -
Novi Pazar.

Shqipëria e pas revolucionit arriti që të mbrojë sovranitetin e
vet nga tentativat e disa fuqive lakmiqare, që të pakta nuk ishin - por me
sherr te bollshëm e me qëndrim dashakeq ndaj shqiptarisë. Sot shume njerëz
trishtohen budallakishit duke psallur: Ah , Enver Hoxha ishte kundër përëndimit,
bile u ktheu pushkët. Qëndrimi më pragmatik, më i gjithkohshëm ishte ai i
mbrojtjes së sovranitetit te tokës së Shqipërisë pëllëmbë për pëllëmbë. Këtu
arsyetohen fare mirë pse Enveri i degdisi desantet e errët që ia mësynin
Shqipërisë nga toka, deti e qielli. Paqka që ishin Angli e SHBA. Ato patën qëndrim
shoven dhe grabitqar ndaj Shqiperisë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 13 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush ka qenë Enver Hoxha?
Mbrapsht në krye 
Faqja 13 e 40Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 26 ... 40  Next
 Similar topics
-
» Enver Hoxha dhe partizanet e tij....
» Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
» sigurimi i enver hoxhes se si ruhej E .HOXHA
»  Kush ka qenë Skendërbeu!
» Kush ka qenë Isa Boletini?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: