|
| Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
|
+60cristal Gjura shpendo el43 Himalaja Luki Ibrahim Rugova istogalia Kushtrimi86 ELIE Xili murturi Delia katunari MUHAMETII njonidrenica Pirro i Epirit Kosovarja Ademi85 Martina Eva0506 stabili dibranja Argent Shqipja malesorja e Kosoves mall fina lilu Mister MARY metiii luan mreti **Lumi_ paioni nardlushnja Kasper gent echo idol Orfe@ genta USHTARILIRIS Ago Muji Mergimtari xhavo_ besim78 rolling aurora jasini rroni Leka i Madh zeriatdheut tom sojer Guximi LISI Sofra Riki30 E_Bukura Beton loredana 64 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 1:41 am | |
| Ja një shembull. per njerdin drenicen dhe istogalne qe e ngrejn aqe larte rugoviqin me e ule ENVER HOXHEN HAJT LALE LEXIM TE KENDESHEM
Më 5 - 7 mars 1998, gjatë kohës kur po vazhdonte operacioni i përgjakshëm i ushtrisë e policisë serbe në Prekaz të Drenicës, (me ç’rast u vranë barbarisht tërë familja e Shaban Jasharit në krye me komandantin legjendar Adem Jashari), në një emision të radios “Deutche Wele”, (datë 07. 03. 1998) u emitua një intervistë e Ibrahim Rugovës dhënë gazetës gjermane ”Der Spiegel”. Në pyetjen e gazetarit: ”A mund të ndalohet fillimi i një lufte në Kosovë?” Rugova përgjigjet: ”Një luftë normale nuk do të ketë, - dhe vijon - “mund të ketë vetëm masakër. Për nga këndvështrimi ushtarak, ne nuk do të kishim kurrfarë shansi, për dy ditë do të mund të na shkatërronin të gjithëve.“
· Foto: Lexoni e shikoni masakrat e regjimit fashist të Millosheviqit, në Prekaz, Likoshan, Çirez etj
Në pyetjen tjetër se “edhe shqiptarët po kryejnë akte terroriste?”“-Nuk e përjashtoj ekzistencën e një grupi shqiptarësh të mllefosur. Mirëpo, njëkohësisht jam i bindur që spekulimet lidhur me një ushtri çlirimtare dhe veprat e kryera prej saj janë ireale, përgjigjet Rugova, - duke shtuar se ai është i bindur për inolvimin e shërbimit sekret serb në këtë çështje se vetë e marrin UÇK-në si pretekst për vrasjet mbi popullatën shqiptare.” (Lexo: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (Dokumente dhe artikuj), botimi dytë, prill 1998, faqe 239/240) Në këtë prononcim lidhur me UÇK-në Rugova theksoi: “Sa i përket këtij grupi unë ende po bëj hulumtime për të zbuluar se kush janë ata dhe nëse ekzistojnë, por kjo mund të jetë lojë serbe”. (Lexo Nikë Xheloshi-Kosova 1999…Tiranë | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 1:45 am | |
| - guximi shkruajti:
- Trendafile sepse Marksizem-Leninizmi ideologjine qe Enver Hoxha e ndjeku sa ishte ne pushtet, thote se feja nuk eshte gje tjeter vec se nje mjet propagande qe perdoret nga borgjezia per te shtypur puntoret, ky eshte fakt historik, per kete arsye duhet eleminuar, eshte e panevojshme por edhe negative. Kjo nuk do te ju pelqeje disave, por ky eshte realiteti, dhe e verteta e pamohueshme.
Te pershendes. Të falemndoj shum për kët sqarim të shkurtër dhe për mua i kjart . | |
| | | Ibrahim Rugova Anëtar i ri
Numri i postimeve : 73 Age : 111 Vendi : (_I_S_T_0_G_) Registration date : 08/09/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 3:20 am | |
| mund te ma thot ndonje forumist qe e perkrah komunizmin se une se kuptoj dot Pse eshtrat e ate GJERGJ FISHTES u nxueren me dhun nga varri ne vitin 1967 nga komunistet?? | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 3:35 am | |
| ky emer i felliqet i tradhetarit ibrahim rugova nuk ja vlen te jete ketu ne kete teme edhe ne forume o i ndejr shkotek tema per ibarhim rugoven shikoje masakrat qe ka bere ki idijote dhe tani fole per enmverin | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 3:56 am | |
| Aty rreh vitit 1980, kam shkue ndër vorre të Rëmajt me u interesue për një vorr të një familjarit tem. Kam takue të Ndjerin Gjon Gjergji, ish roje e vorreve. Mbasi kemi bisedue për problemin personal, Gjoni me një dashamirësi dhe me njëfarë afrimiteti, më mori për krahu dhe u nisëm në drejtim të Kapelës së vorreve.
Mbas pak minuta heshtje, më tha: "Do të shkojmë bashkë në një vend sekret, kam besim se nuk ke me folë me njeri, mbasi kjo që po të tregoj asht gjithmonë me rrezik ba me folë..."
Ecëm nga ana e majtë e Kapelës, kaluam vorrët e motrave stigmatine, numroi 1,2,3,4, selvijat dhe tek e katërta, ndaloi. U afruam tek muri dhe aty më shikoi në sy dhe, më tha: "Fritz, Pashë Shpitnat e Atyne të vdekunve që ke në këte vend, dhe që, nga njohja me Ta, po të besoj edhe ty, të lutem mos me folë me asnjeri pa ardhë ajo kohë që ti ke me pasë mundësi me tregue,... se je i ri e njëditë... këtu, unë kam futë një thes qimentoje me Eshtnat e At Gjergj Fishtës...". DHE MOS U MUNDOH ME SHPIF O IBRAHIM ROGOVNA LEXOJE MIRE | |
| | | Ibrahim Rugova Anëtar i ri
Numri i postimeve : 73 Age : 111 Vendi : (_I_S_T_0_G_) Registration date : 08/09/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 4:08 am | |
| Dëshmia e Isa Boletinit, nipit të heroit: "Hakmarrja e regjimit komunist ndaj familjes sonë filloi që në vitin 1943, kur komunistët shkodranë të udhëhequr nga Vasil Shanto, vranë me atentat djalin e Isës dhe babanë tim Adem Boletinin. Si rezultat i politikës të ndjekur nga Beogradi dhe Tirana komuniste, që pas vrasjes së gjyshit në 1913, nga familja jonë u vranë apo ekzekutuan 15 vetë dhe dhjetë të tjerë kaluan vite të tëra në burgje dhe internime"
Hakmarrja e sllavo-komunistëve ndaj familjes së njohur të Isa Boletinit, filloi që në nëntorin e vitit 1943, kur komunistët shkodranë të udhëhequr nga Vasil Shanto vranë me atentat babanë tim nënkolonel Adem Boletinin, djalin e tretë të Isës i cili kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Vjenë.
Pas kësaj si në Mitrovicë ku jetonte pjesa më e madhe e Boletinëve, ashtu edhe në Shqipëri, familja jonë u gjënd nën një persekucion të egër dhe barbar nga regjimet komuniste të Titos dhe të Enver Hoxhës. Nga ky represion i paparë që u ndoq ndaj djemëve, nipave dhe mbesave të Isa Boletinit, numri i të vrarëve dhe të ekzekutuarëve nga familja jonë arriti në 15 vetë dhe dhjetë të tjerë vuajtën për vite të tëra në burgjet e tmerrshme të Serbisë dhe Shqipërisë. Regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj familjes së Boletinëve ndoqi po atë politikë të cilën kishte ndjekur për shumë vjet regjimi komunist i Titos dhe si rezultat i kësaj vetëm në vitin 1962-in, Isa Boletinit iu akordua titulli i lartë i Heroit të Popullit. Edhe pas kësaj familja jonë vetëm një herë pati ftesë zyrtare për të shkuar në Vlorë në përvjetorët e ditës së ngritjes së Flamurit dhe në 1981 kur u inagurua monumenti i gjyshit tim Isa Boletinit në Shkodër, familjen tonë nuk e thirrën, duke na thanë se na kishin harruar". Njeriu që flet dhe dëshmon për "Gazetën" është 67-vjeçari Isa Boletini, (nipi i Isa Boletinit) ish-mësues i Edukimit Fizik, Mjeshtër Sporti dhe arbitër ndërkombëtar i volejbollit, i cili rrëfen se si u trajtua familja e tij si nga regjimi komunist i Titos në Jugosllavi, ashtu dhe nga ai i Enver Hoxhës në Shqipëri. Po si filloi hakmarrja e regjimit komunist të Tiranës ndaj familjes së Isa Boletinit dhe kush ishin viktimat e asaj familje që u ekzekutuan, vranë, burgosën dhe internuan të nxitur politika zyrtare e Beogradit? Lidhur me këto e fakte të tjera nga historia tragjike e familjes Boletini, na njeh rrëfimi i nipit të tij Isa Boletinit të ri, i cili e ka ndjerë vetë mbi shpatullat e tij peshën e rëndë të dhunës së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Genocidi komunist mbi Boletinët Po si qëndron e vërteta ndaj vrasjes së djalit të Isa Boletinit nga komunistët shkodranë në 1944-ën dhe cili ishte qëndrimi që mbajti regjimi komunist ndaj kësaj familje pas mbarimit të Luftës? Lidhur me këtë Isa Boletini i ri dëshmon: "Vrasja e babait tim nënkolonel Adem Boletinit, u krye në 23 nëntor të vitit 1943 nga komunistët shkodranë të udhëhequr nga Vasil Shanto. Ajo vrasje u nxit dhe u urdhërua nga komunuistët serbë që në atë kohë drejtonin dhe Partinë Komuniste në Shqipëri, si shenjë hakmarrje ndaj gjyshit tim Isa Boletinit i cili luftoi për vite me rradhë ndaj serbo-malazezëve. Në atë kohë vrasja e Ademit, u prit me indinjatë të madhe nga gjithë populli i Shkodrës që e dënoi atë akt barbar, sepse Adem Boletini shërbente si ushtarak dhe nuk ishte përzier asnjëherë në politikë. Ndonëse unë nuk kam qenë më shumë se nëntë vjeç, e mbaj mënd shumë mirë varrimin madhështor, që i bëri populli i Shkodrës babait tim Ademit, ku edhe rinia Antifashiste e qytetit u detyrua dhe solli kurorën e saj. Që nga ajo kohë, për të mbulaur atë krim dhe indinjatën e madhe të popullit të Shkodrës, komunistë hapën fjalë se gjoja Adem Boletini ishte vrarë pa dashje dhe shënjestra e atentatit kishte qenë major Ndrec Prenga, Qarkomandanti i Xhandarmërisë së Shkodrës. Po kjo gjë u hodh poshtë po prej tyre nga dy traktet që ata hodhën menjëherë pas asaj vrasje. Nga ato dy trakte, më kujtohet si tani vetëm i pari që ne mundëm ta gjenim, ku për vrasjen e babait flitej vetëm në dy rreshtat e fundit. Aty thuhej: "Adem Boletini nuk ishte i dënuar me vdekje nga PKSH, por qëndrimi i tij me major Ndrec Prengën ishte i pajustifikeshëm", kujton Isa Boletini rreth vrasjes së babait të tij Ademit, që ishte dhe djali i tretë i Isa Boletinit.
| |
| | | Ibrahim Rugova Anëtar i ri
Numri i postimeve : 73 Age : 111 Vendi : (_I_S_T_0_G_) Registration date : 08/09/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 4:15 am | |
| Qëndrimi që mbajti regjimi komunist i Tiranës pas vitit 1944 ndaj familjes së djalit të Adem Boletinit, tregoi më së miri se vrasja e Adem Boletinit kishte qenë e paramenduar prejt tyre dhe jo gabimisht ashtu si u përpoqën ta paraqesnin ata. Lidhur me këtë hedh dritë dëshmia e Isa Boletinit i cili shprehet: "Sikur të mos mjaftonte ekzekutimi i babait tonë Ademit, regjimi komunist që erdhi në pushtet në 1944, i nxitur nga politika zyrtare e Beogradit vazhdoi hakmarrjen ndaj familjes së Isa Boletinit. Kështu në vitin 1947 u arrestua nëna ime Adile Bekteshi, e cila vuajti pesë vjet në burgjet e skëterrës komuniste, ku nga kushtet e këqia mori dhe disa sëmundje të cilat nuk iu ndanë deri sa vdiq. Burgosja e nënës sime nga komunistët erdhi si pasojë edhe e faktit se motra e saj ishte bashkëshortja e Jup Kazazit, njërit prej antikomunistëve më të njohur i cili në 1947 organizoi dhe revoltën e armatosur që kishte si synim përmbysjen e regjimit komunist. Pas dënimit të nënës sonë, gjykata dha vendimin edhe për sekuestrimin e pasurisë, ndonëse ne nuk kishim asnjëlloj pasurie dhe në Shkodër banonim tek shtëpia e dajës, mjekut të njohur Dr. Selaudin Bekteshit. Deri aty nga fillimi i viteve 60-të, për ne si familje u nxorrën tre vendime që të largoheshim nga Tirana. Herën e tretë ne qëndruam të fshehur për një muaj dhe u desh ndërhyrja e dajës sonë Dr. Bekteshit që të kthehej urdhëri që ishte dhënë për dëbimin tonë nga Tirana. Edhe pas kësaj, qëndrimi i regjimit komunist ndaj familjes sonë ka qenë elastik në varësi të konjiukturave politike. Kështu kishte shumë raste që mua më largonin nga Arsimi dhe më dërgonin të punoja si puntor. Po kështu dhe vëllai Enisi i cili mezi mundi të diplomohej si mjek (nën kujdesin e dajës Dr. Bekteshit) pasi dy vjet shkollë i bëri natën, ndonëse ishte mjek i njohur tre herë e kanë pushuar nga puna dhe e dërgonin në morg. Qëndrimi i regjimit komunist ndaj familjes sonë ndryshoi vetëm pas vendosjes së monumentit madhështor të Isa Boletinit në qytetin e Shkodrës në vitin 1981, ku në inagurimin e tij familjen tonë nuk e thirrën duke na thënë se kishin harruar. Po kështu gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist deri në vitin 1990, familja jonë u thërrit vetëm njëherë të merrte pjesë në përvjetorët e Shpalljes së Pavarsisë në Vlorë, kurse pas viteve 90-të ne nuk na kanë thërritur asnjëherë", e përfundon rrëfimin e tij Isa Boletini duke shtuar se vlersimin që Isa Boletinit nuk ia bëri siç duhet regjimi komunist në Shqipëri, ia bënë në Kosovë, ku me inisiativën e vetë Presidentit Rugova, janë mbajtur disa sesione shkencore dhe janë botuar me dhjetra studime rreth figurës së tij.
| |
| | | Ibrahim Rugova Anëtar i ri
Numri i postimeve : 73 Age : 111 Vendi : (_I_S_T_0_G_) Registration date : 08/09/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 4:20 am | |
| TE VRARE DHE TE BURGOSUR NE SHQIPERI
Adem Boletini vrarë në 1943 Tafil Boletini burgosur në 1945 Adile Boletini burgosur në 1947 Ismet Boletini burgosur në Spaç Enver Dajçi (nip) burgosur në Spaç
| |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 5:48 am | |
| Te thashe edhe me larte mos sjelllni shkrimet percarese te UDBASHEVE vetem e vetem te ulni figuren e PEJGAMERIT ENVER HOXHA kote e keni keto shpifje e trillime nuk haje as nuk pine uje ketu i ndruar se ENVERI I MADHE ka qene dhe dote mbetet si i tille ju mundet te sjellni edhe shkrimet e TITOS qe i ruani neper dhoma si kujtime por munde ti lexoni vetm ju sepse ketu FLET HISTORIJA O IBRAHIM RUGOVA nuk flet me serbija iku koha mikut tend milloshit kure vriteshi shqiptare te pafajshem tani ju iku torta nga goja skeni me ku me mare pasaporta me i detiru ket popull me ju pagu jane nale me darkat e drekat e paguara ne restorane nga populli i shkret iku 3 perqindshi nuk eshte me tani sju ka mbet vetem percaje e sundo kete klike ja u ka mesuar i madhi juaj mesuesi VASAQUBRILLOVIQI dheja u la amanet RUGOVIQI por kote e kenI SE PENGAMERI ENVER KA QENE ESHTE DHE DOTE MBETET ju thashe vtem fakte dhe pse e i ka vrare ENVERI ata kte me thuaj sikur une qe te them qe ENVER HOXHA E VRAU KADRI HAZBINE SE ISHTE TRADHTARE ok tani pres fakte dhe pse i vrau tung | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 8:53 am | |
| Brace, te shkelje ligjet atehere te denonin. Te shkelesh ligjet sot, te denojne. Sot te denojne edhe pa shkelur ligjet. Ti Brace i thjeshtezon gjerat. Duhet t'i thuash ashtu sic jane ne te vertete dhe mos spekullo me serbin. Denimi atehere per shkak te shkeljeve te ligjeve quhet sot "krim". Denimi sot per shkelje te ligjeve quhet shtet. Brace duke marre emrin e Ibrahim Rrugoves me keto mendime qe ke ti po e diskretiton Bracen tjeter. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 1:22 pm | |
| Per te justifikuar pasivitetin e nje alternative per te ardhmen, njerezit flasin per te kaluaren! Dhe kjo eshte shume e demshme. Aman zeriatdheut, Enver Hoxhen mos e quaj pejgamber (profet) sepse nuk ka qene i tille. Profeti, eshte i derguar i Zotit, ndersa Enveri e ka mohuar Zotin. Edhe si po e quani kriminel Muhamedin a.s., kjo eshte shume e tmerrshme pasha Zotin. Shpresoj se do ta nderroni kete mendim. Mua me fyej dite e nate, por profetin Muhamed a.s. mos e njollos me, sepse ai ka qene dhe do mbetet personaliteti me i madhe i te gjitha koherave, njeriu qe aq shume e deshi paqen dhe punoj per te. Ju dha te drejta gjinise femerore, kur ato poshtroheshin, aq shume, trajtoheshin sikurse kafshe. Se dola nga tema... Me t'mira | |
| | | Pirro i Epirit Anëtar i ri
Numri i postimeve : 135 Age : 33 Vendi : maja e madhe perball Registration date : 15/09/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 1:26 pm | |
| Meshira e allahut qofte me ty more zeriiatedheut si mund ti thuash pejgamber nje njeriu qe kishte ndalur besimet fetare zoti te ruj | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 1:31 pm | |
| E shkuara, tregon per te ardhmen, me anen e te shkuares mund t'i parashikojme hapat e te ardhmes, e shkuara eshte baza e se ardhmes. Este fakti qe tregon se cfare do behet pas shume kohesh. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 1:35 pm | |
| Ashtu eshte guximi, e shkurara dhe e sotmja eshte pasqyre per te parashikuar te ardhmen. Edhe une them se nje popull qe e harron te kaluaren i perseritet historia. Por nuk duhet te merremi aq shume sa jemi duke u marre me te shkuares, vetem mund t'ia japim nje shiqim, dhe jo te hyjme ne analiza te thella, sepse e shkuara prap mbetet e shkuar, ne duhet te punojme te ardhmen, dhe nuk duhet te lejojme qe e shkuara te behet shkak e te na pamundesoje te punojme per te ardhmen. Me t'mira | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 1:42 pm | |
| Pajtohem Muhamet.
Me t'mira gjithashtu | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 1:47 pm | |
| Edhe une pajtohem me ju, qe u pajtuat me mua. hahah Me ne fund nje here jemi dakord. Zoti te ndihmofte guximi. E lus Ate, qe te dergoj fakte dhe argumente bindese per ekzistencen e Tij. Por edhe nga ti kerkoj qe te kerkosh nga nje fuqi mbinatyrore, te ta tregoj se Ai me te vertete ekziston. ... dola nga tema... Faleminderit per mirekuptim Me t'mira | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 1:50 pm | |
| Pershendetje.
Muhameti nuk eshte qudi qe u pajtuam sepse nuk jemi persona te kundert, jemi persona qe nuk pajtohemi ne dy pika:
1.Ekzistneca e zotit, dhe ne pergjithesi feja. 2.Dhe qeshtja Marksiste-Leniniste.
Nuk besoje, hahaha:D | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 1:57 pm | |
| hmmmmmmmmmm Pikat me te rendesishme, jane keto te dyja... Pse nuk besoj,... duhesh te kerkosh... nese sinqerisht nje person e kerkon kete nga Zoti, Ai nuk ka mundesi te mos ia pranoj kerkesen, por njeriu ka frike se mos Zoti ia pranon kerkesen, e pastaj duhet t'i zbatoj urdherat e Tij. Guximi kjo ke ne pergjithesi per njerezit. Me t'mira | |
| | | Ibrahim Rugova Anëtar i ri
Numri i postimeve : 73 Age : 111 Vendi : (_I_S_T_0_G_) Registration date : 08/09/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 2:05 pm | |
| - zeriatdheut shkruajti:
- Te thashe edhe me larte mos sjelllni shkrimet percarese te UDBASHEVE vetem e vetem te ulni figuren e PEJGAMERIT ENVER HOXHA kote e keni keto shpifje e trillime nuk haje as nuk pine uje ketu i ndruar se ENVERI I MADHE ka qene dhe dote mbetet si i tille ju mundet te sjellni edhe shkrimet e TITOS qe i ruani neper dhoma si kujtime por munde ti lexoni vetm ju sepse ketu FLET HISTORIJA O IBRAHIM RUGOVA nuk flet me serbija iku koha mikut tend milloshit kure vriteshi shqiptare te pafajshem tani ju iku torta nga goja skeni me ku me mare pasaporta me i detiru ket popull me ju pagu jane nale me darkat e drekat e paguara ne restorane nga populli i shkret iku 3 perqindshi nuk eshte me tani sju ka mbet vetem percaje e sundo kete klike ja u ka mesuar i madhi juaj mesuesi VASAQUBRILLOVIQI dheja u la amanet RUGOVIQI por kote e kenI
SE PENGAMERI ENVER KA QENE ESHTE DHE DOTE MBETET ju thashe vtem fakte dhe pse e i ka vrare ENVERI ata kte me thuaj sikur une qe te them qe ENVER HOXHA E VRAU KADRI HAZBINE SE ISHTE TRADHTARE ok tani pres fakte dhe pse i vrau tung keto shkrime jane te nipit te Isa Boletinit deshmi e gjall qka i beri familjes boletini i cilli u perdjek nga komunistet e jugosllavis duke shkuar ne SHqiperi mirpo fatkeqesisht edhe atje ishte njejt .Keshtu ka qene ENVERI vriste familje patriotike vetem e vetem per ti pasur punt mir me vllezerit e tyre serb ,rus kinez .Vazhdoni ta perkraheni bejeni engjull nje DIKTATOR | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 2:10 pm | |
| Nuk kemi pse ta bejme engjull, pasi i tille ishte ai. te gjithe njerzit e donin, e respektonin, te sygjeroj ti shikosh filmat, dokumentaret, e cdo video te asaj kohe, edhe tani do ta vertetosh se nenloket shqiptare, xhaxhin Enver nuk e perqafonin, pse ai i paska "kercnuar" por nga dashuria e madhe qe kishin per te se djemt e tyre, edhe pse te vrare, Xhaxhi Enver ua ngjalli me kujtimet per ta, me shkrimet per ta... |
| | | Ibrahim Rugova Anëtar i ri
Numri i postimeve : 73 Age : 111 Vendi : (_I_S_T_0_G_) Registration date : 08/09/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 2:18 pm | |
| per cillet filma me flet ti komunist?? dua te di nga ti 1.pse i vrau familjen e isa bolentinit? 2.pse i nxuarr eshtrat e ate gjergj fishtes nga varrri dhe i zdhuku eshtrat? | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 2:23 pm | |
| Ishte nje produkt i pa falcifikuar ne ambientin njerzore Enver Hoxha . Nuk te helmonte produkti i ti' si te helmoin disa produkte te sodit ''del fakto'' ,falcifikime koke e këmbë ! | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 2:51 pm | |
| Nuk eshte tema per Isa Boletinin, e as per At Gjergj Fishten, edhe mos eja ketu me shkrime te shqipfolesve, kaq di te them une |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 2:57 pm | |
| Ketu jane disa nga fjalet e Enver Hoxhes per Kososven, kush tjeter ka folur dhe ka luftuar si ai per Kosoven dhe per Shqiperine?
"Kosova e viset e tjera shqiptare në Jugosllavi, pjesë të Shqipërisë, u shkëputën nga mëma e tyre prej fuqive imperialiste dhe iu dhanë mbretërisë serbe. Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë. Xhelatët serbomëdhenj bënë kërdinë mbi shqiptarët, për t'i shfarosur krejtësisht. Shqiptarët rezistuan heroikisht dhe gjenocidi i praktikuar nga shovinistët serbo-malazezë nuk u dha rezultatet që ata pritnin. Urrejtja e shqiptarëve kundër serbëve dhe malazezëve, me të drejtë, u ngrit në kulm dhe s'ka dyshim që kjo u zhvillua në rrugën nacionaliste. S'kishte si të bëhej ndryshe, në një vend, ku s'kishte fare lëvizje komuniste. Dëshpërimi i bie në këtë rrugë...
...Tash, pse ne i themi hapur këto të vërteta dhe kërkojmë me insistim që ky problem i zgjidhur gabim të ristudiohet me gjakftobtësi dhe të mos shkohet në dhunë e në terror, pse kërkojmë t’u jepet fund persekutimeve dhe të lirohen djemtë dhe vajzat kosovare, na quajnë "shovinistë" dhe RPS të Shqipërisë e akuzojnë se ndërhyn më punët e brendshme të Jugosllavisë, bile atë e akuzojnë se nxit turbullirat në Kosovë e gjetkë! Dhe si i nxit ajo këto turbullira? Nëpërmjet marrëdhënieve arsimore e kulturore zyrtare! Shkohet deri atje sa të thuhet se RPS e Shqipërisë bën kauzë të përbashkët me reaksionin politik shqiptar në mërgim, të cilin me e kemi luftuar dhe e luftojmë me të gjitha forcat tona." - Enver HOXHA | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Oct 04, 2008 3:00 pm | |
| Enver Hoxha per serbomedhenjte:
"Ne u themi serbomëdhenjve, miqve të sigurt e të fshehtë të rusëve, se dy rrugë ka për revizionistët ruso-bullgarë që të sulmojnë Shqipërisë për të dalë në pjesën e Adriatikut tonë. Njëra është rruga e Vardarit dhe e Kosovës dhe tjetra kanali i Otrantos. Në rastin e parë, pa as më të voglin dyshim, gjithë populli shqiptar, që jeton në Kosovë e në vise të tjera të Jugosllavisë, që nga Shkupi, Kaçaniku, nga Tetova e Gostivari, nga Llapi e Plavë-Gucia, do t'i presin agresorët me pushkë. Zjarr do të ndizet edhe tërë Jugosllavia dhc invadorët revizionistë ruso-bullgarë, po të arrijnë në alpet tona, do të vijnë si nazistët gjermanë kur dolën nga Stalingradi. Në rastin e dytë, kyçin e Otrantos e kemi ne, shqiptarët, Sazani dhe Karaburuni, pa pasur frikë se them ndonjë sekret, janë shkëmbinj të veshur me hekur e beton, ku s'kalon dot flota ushtarake sovjetike. Merreni këtë për një "bravadë", kjo është keq për ju dhe mirë për ne. Në të tilla aventura, në rast se dëshirojnë të futen armiqtë ruso-bullgarë e të tjerë, duhet të dinë se shqiptarët nuk janë një shtet prej 3 milionësh, por një komb prej 6 milionësh. Populli i vogël ishte ky yni në Luftën e Dytë Botërore, por, vetëm për vetëm dhe i paarmatosur, theu e likuidoi një numër të konsiderueshëm divizione fashistësh italianë e nazistësh gjermanë. Tash kohët kanë ndryshuar në favorin e Shqipërisë socialiste, prandaj: Larg duart nga Shqipëria!" | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
| |
| | | | Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |