|
| Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
|
+60cristal Gjura shpendo el43 Himalaja Luki Ibrahim Rugova istogalia Kushtrimi86 ELIE Xili murturi Delia katunari MUHAMETII njonidrenica Pirro i Epirit Kosovarja Ademi85 Martina Eva0506 stabili dibranja Argent Shqipja malesorja e Kosoves mall fina lilu Mister MARY metiii luan mreti **Lumi_ paioni nardlushnja Kasper gent echo idol Orfe@ genta USHTARILIRIS Ago Muji Mergimtari xhavo_ besim78 rolling aurora jasini rroni Leka i Madh zeriatdheut tom sojer Guximi LISI Sofra Riki30 E_Bukura Beton loredana 64 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
paioni Anëtar i ri
Numri i postimeve : 128 Registration date : 15/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sat Jun 14, 2008 9:33 pm | |
| EnverHoxha
| | | Figura e Enver Hoxhës është një figurë e madhe poliedrike. Nuk ka fushë aktivitetit politik, ideologjik e shoqëror të PPSh e shtetit që të mos jetë shprehur mendimi i tij filozofik, forca organizuese dhe veprimtaria udhëheqëse. Në krye të Partisë, shtetit dhe popullit shqiptar punoi e krijoi tërë jetën deri në çastin e fundit për të mirën e begatinë e Shqipërisë, si: udhëheqës, revolucionar, komandant ushtarak, burrë shteti, diplomat, publicist, intelektual erudit, edukator masash, orator fjalëzjarrtë, mik i njërzve të thjeshtë, udhëheqës e inspirator i rinisë kosovare,
|
NXENES I ENVERIT TE MADH EDHE KOMANDANTI LEGJENDARE ADEM JASHARI LAVDI | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sun Jun 15, 2008 12:49 am | |
| nardlushnja & paioni
doja vetem me ju pershendet me keta mendime tujat shume aman shume po shume madhore RESPEKT | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Mon Jun 16, 2008 10:02 am | |
| Koha po kalone bashk me te edhe genjeshtrat po dalin ne shesh e po i shkel rinija per cdo dite nga studimet qe po i behen kesaj figure madhore te kombit tone, po i varros genjeshtrat e Sales e Rugoves, egoisteve. Enver Hoxha do te gjeje rehabilitimin e plote ne Histori nga brezat e ardheshem te cilet do te gjykojne nga veprat qe ai ia la popullit dhe popujve ne pergjithsi. | |
| | | rroni Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1721 Registration date : 09/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Mon Jun 16, 2008 10:08 am | |
| Po Sofra, eshte shume e vertet se rinia eshte vetedijsuar shum ne ket drejtim, dhe ende po vetdijesohet gradualisht. Sepse e gjithe puna dhe iniciativat veprimet qe jan bere per tu cliruar nga pushtimi Serb, gjenezen, frymzimin e kishin nga puna, mesimet dhe keshillat e pastra te te madhit Enver Hoxha. | |
| | | xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Mon Jun 16, 2008 1:46 pm | |
| - Sofra shkruajti:
- Koha po kalone bashk me te edhe genjeshtrat po dalin ne shesh e po i shkel rinija per cdo dite nga studimet qe po i behen kesaj figure madhore te kombit tone, po i varros genjeshtrat e Sales e Rugoves, egoisteve. Enver Hoxha do te gjeje rehabilitimin e plote ne Histori nga brezat e ardheshem te cilet do te gjykojne nga veprat qe ai ia la popullit dhe popujve ne pergjithsi.
Kur historia shkëputet nga e koha dhe realiteti, nga personazhet dhe jeta e tyre, ajo "ftohet", e humb primatin e cilësisë, ajo bëhet vetëm shumëzim sasior i rezultateve, objekteve dhe mekanikes. Kur bëhet shumë e njohurive, ajo bëhet pavetësore dhe objektive, prandaj bëhet mospërfillëse. Për perjetuesin e asaj kohe, ajo është synim, flijim, përpjekje, sfidë pra një jetë e tërë. Cilësia nuk ekziston në natyrë, por vetëm në raport ndaj një subjekti, ndaj njeriut. Pikërisht kështu mund te shpjegohet mbështetja e juaj ndaj diktatures komuniste-enveriste. Ju duke bërë shumëzimin sasior te disa kazermave, bunkerëve apo hidrocentraleve (te kuptimit komunist te fjales), anashkaloni jo vetëm cilësinë e këtyre objekteve, por edhe te subjekteve qe kanë drejtuar gjithë shtetin Shqiptar. | |
| | | besim78 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 126 Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 17, 2008 1:01 am | |
| O XHAVO eshte e kote,i them s'kishim uje per te pire nga rubineti i shtepise,sepse mungonte tubacioni per ta ngjitur lart dhe e mbushnim me kova duke mbajtur rradhe tek çesma e mehalles,me permend kanalet vaditese,i them kishim elektrifikim me nji poç llampe,me permend hidrocentralet qe e eksportojne,i them populli mezi ushqehej ne vitet 80 per shkak te renies se vazhdueshme ekonomike,me pergjigjet se s'ka degjuar njeri te vdese per buke,i them se problemi me jetik dhe madhor per shqiptaret ishte strehimi,nuk kishte banesa te mjaftueshme per qytetaret,sepse parate e shqiptareve i beri beton dhe hekura per bunkera,(nje sqarim per te paditurit: ndertimi i bunkereve filloi ne fillim te viteve 80 (81-82) dhe vazhdoi deri ne vitin 1990,edhe pas shembjes se murit te Berlinit), me pergjigjen se bunkeret ishin te dobishem per mbrojtje.I them se u vrane,burgosen,internuan me mijera shqiptare me soj e sorollop,u shkrine familje te tera shume nga te cilat vetem per fajin se nji i aferm i tyre ish arratisur jasht ose kishte tentuar,me pergjigjen se ishin armiq te SHqiperise.PO çmund te presesh prej tyre,thone a eshte me mire Berisha apo Nano se Enveri,por harrojne se keta te 2 ishin bashkpunetoret me te afert te regjimit,e se te gjithe femijet e BYROSE POLITIKE te dikurshme dhe femijet e tyre sot jane BOSA,sepse privatizuan ndermarrjet shteterore,tamamsi ne RUSI ku ish sekretaret e PK SOVJETIKE u kthyen ne oligarke,ata qe vuanin dje vuajne edhe sot,dje ishin vetem sllogane,sot eshte tragjike,asnji s'don t'ja dije. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 17, 2008 1:23 am | |
| besimi 87
Eshte e kote shoku kurre nuke ke njohuri dhe nuk dine per ç'fare flet,eshte e kote shoku nese une te pyes per Bunkerat ti nuk do me pergjigjes sepse nuk ke njohuri nga ishte ajo ide apo dhurat i atyre bukerve ¨! do me japish nje pergjigje te sqarojem buknerat qe u ndertuan ne Shqipri pse dhe si u ndertuan gjithe ata bunkera ? flm . | |
| | | xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 17, 2008 1:37 am | |
| Beton mua me vie shumë keq se si ti e shumë te tjerë këtu përpiqeni te mjegulloni atë që me te vertetë ka ndodhur, te mjegulloni të vertetën, te hidhni pak "pluhur zbukurues" një periudhe te caktuar historike. Ti s'mund ta dish me mirë sesa Besimi i cili dukshëm shihet qe e ka perjetuar një kohë vetë. Por jo vetëm kaq, por ato qe i ka thënë Besimi janë gjëra shumë të verteta, te njohura botërisht. Këtu jemi duke i hedhur gjërat në peshojë, jo vetëm çka është mirë e çka keq, por çka është me e rendesishme sesa një tjetër. Pra për te dhënë vlerësimin e duhur a është me më rëndesi një jetë njeriu, menyra e jetës se tij apo bunkerët qe nuk i hyn kurr në punë kujt? A është me e mirë hapja dhe liria apo dhuna e represioni me pretekse e arsyetime? E me qindra e mijera pyetje tjera qe mund te pasojnë! | |
| | | besim78 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 126 Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 17, 2008 1:50 am | |
| PO he mor Beton na i thuaj ato qe di ti.Kur Skenderbeu hyri ne Kruje i tha shqiptareve lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ketu midis jush. PO ti mor lal Beton kush je qe thua te verteten se keni ju,ate jua sjell une? | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 17, 2008 1:57 am | |
| Xhavo mbi te gjitha jam une ai qe jam kunder te gjithave se ''disa'' shikojn vetem anene negative te Enver Hoxhes e shikojn te mirat e tij i hudhine ne nje berllok.
Xhavo une personlaishte si Beton kam fakte ,kurre theme kam fakte do te thote kam Enciklopedin Shqiptare qe kjo Enciklopedi nuk gjendet sote ne Shqipris nese dikush e ka (botuar 1985 ) do te thote pas vdekjes se Enver Hoxhes kerkoni sa te lipni per kete liber jam i interusuar ta blej po nejse xhavo
Xhavo je dakort ti xhavo qe hudhim poshte te gjithe Akadmein e shkencave ,vetem per per nje besim 78 ?
je dakort xhavo te takohemi une e tij te sjelli shume shoke nga shqipria te flasishe me keta shoke qe i kam afer ,e flas shume ne per kete teme per ç'do dite .?
Je dakort xhavo
qe ketu ne kete teme ka edhe antar shume tjere qe e kan perjetuar ate regjim e nrishe flasin nga besimi 78 ,
je dakort xhavo se tom sojerin ate qe flet nuk te genjene dhe duhet te besuar ate ,je dakort xhavo qe ka edhe shume antare te tjer nga shqipria ,po qe nuk beson te tregoj te gjithe qe kan shkruan ne teme se nga jene , kam njohuri me ti dalluar te gjithe keta antare nga Kosova ,maqedonia ,shqipria ,zvicera,gjermania, amerika etj etj etj etj
xhavo une te kuptoj shume mire ti,dhe shume te tjere por nuk e kuptoj diskutimin sepse meret vetem ajo negative e analizohet ne debat jam kunder kesaj dhe per ate kam fakte qe ta mbroje kam fakte xhavo edhe pse nuk e kam jetuar ate regjim ,edhe pse nuk dua qe te rykthehet ay regjim .
flm per mirkuptim
Edituar për herë të fundit nga Beton në Tue Jun 17, 2008 2:12 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 17, 2008 2:05 am | |
| - besim78 shkruajti:
- PO he mor Beton na i thuaj ato qe di ti.Kur Skenderbeu hyri ne Kruje i tha shqiptareve lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ketu midis jush. PO ti mor lal Beton kush je qe thua te verteten se keni ju,ate jua sjell une?
besimi 78 ke gabuar temem shoku me vjen keqe ,per bes me vjen keqe dalmi tek tema e Skenderbeut bejm mire ,kjo qe thua ti ka nje diference vitesh si Amerika me Afganistanin flitet per vitet e Enver Hoxhes ne kete teme e jo per vitet e Skenderbeut rini ne teme ju lutem dhe po qe keni pergjigje per pytjet kunderpergjigjeni nese jo thuaje mendimin tuaj ne teme e mos veço nicka beton ,xhavo,premtimi,apo te dikuj tjeter . | |
| | | besim78 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 126 Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 17, 2008 2:30 am | |
| Hahahahaha o Beton e imja ishte nje perballje e pa krahasueshme,Desha te them qe gjithe ai Skenderbe pat modesti ndaj shqiptareve kur ju drejtua me ato fjale,ndersa ti kush je qe hedh poshte te verteten e Shqiperise dhe sjell tenden,Kete desha te them por se paske kap,te falet, i ndodh edhe me te mireve. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 17, 2008 2:36 am | |
| Edhe me te keqit i ndodhe ka nj'her se spo kupton ketu flitet per Enver Hoxhen e jo per Skenderbeun shoku te bera nje pyetje nuk mu pergjigje .nga kjo kuptojm se edhe i miri nuk te kupton ka njher . Per temen Ne kohen e Enver Hoxhes kishte nje akademi te oranizuar top fare ,qe sote e kerkojm por nuk e kemi | |
| | | besim78 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 126 Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 17, 2008 3:03 pm | |
| "ZENGINLIK KYLTYR DYR,FUKIRLLIK MASKARALLEK".Pasuria nxit kulturen,varferia injorancen thote populli turk.SHikoni perendimin e pasur ku ka arritur dituria,kultura,arti,shkencat,shikoni Gjermanine e shkaterruar krejt nga lufta,bombardimet aleate,e prapeseprape,pas 50 vjetesh jane kombi me i qytetruar i botes,me nje kulture te jashtzakonshme,e pra nuk jane komunista,nje shoqeri e mireedukuar me shkolla te afta,me solidaritet njerezor,ku te papunet marrin pension social derisa te hyne ne pune,por njekohsisht dhe duke i nxitur qe te kerkojne pune,me moton puna fisnikeron njeriun.Ku prinderit marrin çeqe per femijet,edhe baballaret kane te drejten e lejes se lindjes tamam si nenat,ne menyre qe te rrine sa me afer femijeve,ku zyrat,fabrikat apo kudo kane ngritur çerdhe dhe kopshte per femijet e punetorve apo zyrtareve,qe ti shohin ne çdo moment te dites.Ku te pastreheve Bashkia i jep shtepine pothuajse falas,merre me mend perfitojne keto shtepi edhe emigrantet.KY ESHTE KOMUNIZMI I VERTETE,jo ai morracaku qe deklaroni ju,ju sillni vetem nje film te pare qe perfundon ne tragjedi,larg prej shqiptareve keto ide ogurzeza.Ekonomia eshte motorri i jetes,nje ekonomi e forte financon çdo gje.Po keshtu ne Shqiperi dhe gjithe trojet shqiptare,ashtu si thote NAIMI dite me te mira paskesaj vijne.Eshte nje hallakatje tani per tani e shqiptareve,nje dehje e keqe por qe jam i sigurte do te kaloje,ne çdo moment shqiptaret do te ngrejne koken sepse jane te zot,10-15 vjet emigrim e shumica e shqiptareve punojne ndershmerisht me familjet e tyre,e japin kontributin e vet perendimit dhe vendlindjes.Ka plot shqiptare te ndershem patriote te flakte,jane keta qe do marrin fatin e popullit ne dore.ATDHEU I PERKET POPULLIT,vetem koha eshte e maskarejve,e mjaft me ideologjite sllavo-bolshevike,ideologjia ime dhe atyre qe e mendojne si une eshte çdo gje per memedheun,tamam si rilindasit tane besa-bese prane flamurit kuq e zi.PO ju drejtohem me fjalet e KENEDIT " MOS SHIKONI ç'BEN SHQIPERIA O KOSOVA PER JU,PO JU ç'BENI PER TO. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 17, 2008 3:16 pm | |
| E sotmja e qeshe te djeshmen ,e verteta eshte e vertet por ne kohe e vend te vete ,e verteta nuk i pelqen gjikujt ! sa keqe me vjen por e verteta ekziston ...
Populle ime i dashur une mendoje se eshte shume gabim sepse eshte zotesi e madhe te dish si duhet te trajtuar te nderuarit per te aryte tek 100 duhet te fillojm nga ZEROJ-a ,per te aryte tek ajo ekonomi qe ka cek besimi duhet te ja dime vleren te kaluares te jemi te nje mendimi ,te jemi te bashkuar ,te mbetet e kaluara e haruar, te nderohen te nderuarit, e te paret tane per ndryshe kuptoj me kete ne duhet te fillojm nga 100 e kete nuk e gjem dote ne bote njerzore demokratike ,me vjen shume keq. | |
| | | besim78 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 126 Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 17, 2008 8:56 pm | |
| Se kuptova mire o beton kush eshte i keqi dhe i miri ne ket mes,ai i ndave ti te miret nga te keqite,vetkuptohet ti je i miri apo jo? e une i keqi ? Ani s'ka gajle,me tipa si ty jam mesu,ti je si ai qe pa pa det me sy thu di me notu.Qofsh i mire gjithmone | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 17, 2008 9:21 pm | |
| O bo bo, kush po na mban ligjerat ketu per moralin, lirin, etj. Nganjeher njerezit shkruajn dhe perdorin ate qe as vet nuk e kuptojne. Psh: xhavo, besimi, na shkruan ketu per ato qe i ceka me larte dhe na tregon per objektivitetin, subjektivitetin, koshiencen....etj. Jam e bindur se vetem shkruan qe te bij ne sy ( te atyre qe nuk kuptojne) se ku na qenka i mencur. Po mire, perderisa flet per te drejtat apo cungimin e liris. Ne vendet ku praktikohet feja Islame, nje femre qe i vije koha per te mbajtur shami, dhe nuk mban, cili eshte denimi i saj dhe me c'sy shikohet??? Nuk dua te permend edhe xxxx raste tjera. Ne kohen e Enver Hoxhes, edhe pse disa gjera kan qen te cunguara, kjo eshte bere ne interes te shtetit. Dhe mos harro se shteti eshte mbi individin. Hic nuk po shkojme me large. Mere Ameriken sot, nuk eshte komunizem, por sa e sa njerez vriten ku eshte ne pyetje ceshtja e shtetit?? Sa e sa ushtare po vriten neper bote? Mos do me thuash se vriten per t'i mbrojtur popujt tjere? Mos do me thuash se ne Kosove, erdhen per t'na mbrojtur neve? Aspak, as ne Kosove e as ne ndonje shtete tjeter nuk jane ardhur per ate, por vetem e vetem per interesant e veta. Amerika sa do qe mundohet te jete e mire, nuk e luan as nje pellemb kembe pa patur interes personal. Cdo kund ne bote, eshte mese e natyrshme qe per interesa te shtetit, te mos kursyet nje, dy, tre...individa. E keni menduar se pas renjes se komunizmit ne Shqiperi, deri me sot sa njerez kan vdekur?? Gjeje shifron mos ta sjell une dhe kur ta pjestojme me vitet e demokracis, do del shume me e madhe se ajo gjate komunizmit, gjate gjysme shekulli. Per Henver Hoxhen, E dinte shume mire se cfare kishte ndodhur ne K. e Londres 1912-13, dhe e kishte kuptuar se si ishte poshteruar ne ate kohe Shqiperia. Gjithashtu e dinte sikur cdo kush tjeter se shqiptaret kurre nuk kishin provukuar luftera, por vetem se ishin viktimizuar per te shpetuar Evropen nga lufta, gje qe nuk ndodhi, sepse nuk shpetoj asnjeher. Gjithashtu deri diku, e besoj teorine e botes se trete te Mao Ce Donit. Mendoj se duke e korigjuar ate me aktivizimin e grupeve marksiste-leniste ne Evrope( e cila perkonte me besimin e Leninit per aktivizimin e proletariatit), do ta permbyste sistemin e Evropes, dhe kjo do t'ia mundesonte atij realizimin e qellimit nacional, bashkimin e trojeve shqiptare. Ndersa theksimi i aspekteve militante te socializmit ne Shqiperi, ose socializmi militant shqiptar, sic mund te quhet, ishte poashtu ne funksion te kesaj. Do te ishte absurditeti me i madhe te besoje se kjo ishte e zhveshur nga ndonje qellim i tille dhe se ishte produkt i ndonje sadizmi te vecant te Enver Hoxhes apo te nomenklatures se tij politike. Enver Hoxha, besoj sincerisht se BRSS-ja eshte dashur ti ndihmonte ne qellimet e tij nacionale. Vetem ne prizmen e ketij besimi, ai edhe e vlersoj sistemin komuniste, jo vetem ne BRSS, por ne gjitha vendet. Dhe vetem per kete mund te quhet i njeanshem, subjektive etj., por jo anacional ( sic po mundohen ta paraqesin pseudohistorianet apo tipat sikur ti, Xhavo). Ndersa, si antikombetar do te mund te cilesohej ne masen qe besimi dhe aktivitetet e tij shkaktuan deme ceshtjes kombetare, pavaresisht nga deshira qe t'i ndihmonte, por kjo serish do te ishte nje ceshtje tjeter me vete, pasi qe eshte pak e besuheshme se Evropa vertete e ka ndjere veten te rrezikuar nga besimet dhe aktivitetet etij ne fushen politike. Dhe krejt ne fund, nje pyetje. Nuk po e kuptoj deri me sot se cila forme e demokracis do mund te quhet demokratike, poqe se nje populli te tere, te madhe sa shqiptaet, dhe jo vetem gjysma e tij(se edhe gjysma tjeter deshiron te njejten gje), do t'ia mohonte te drejten e VETEVENDOSJES?? Ne emer te ckafit po e bejne kete ?? Hajt shendet edhe njeher! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Tue Jun 17, 2008 10:12 pm | |
| More xhavo e besim gomarzit, e babastasit Lexo se c'fare ka shkruar per bicimin tuaj Gjergj Fishta; j'u jini plehrat e Shqiperise dhe Shqiperia nuk ka nevoje per ju budallenjte dhe koke tapat. Lexo, o Gomari i Babastasit, Gjergj Fishten:
Gomari i Babatasit (metamorfoza) Ju rrugaca sallahana vagabonda shakllabana rricna t'ndyet, mikrobe të kqi qi të mjerës moj Shqipni kthelltë hi i keni në mushkni pa dhimbë gjakun tuj ia pi, por der kur, bre batakçi! Bre coftina, kalbe mbi dhè der kur ju, tu tallë npër ne, do t'na qelbi fis e atdhè? Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë, se tash ma jemi tue u njoftë, se kush jini e shka jini se kah shkoni e se kah vini plang e shpi se kah i kini e sa pare u ban gjaku: se për ju, po, duhet laku, për me u vjerrë o kund m'do i shpat! Deri dje, pa kmishë mbi shtat, me 'i gjysmë setre t'pa astar, lshuemum krahve kalavar e me 'i komçë t'njtitme nën grykë: pantallonat me "gjyslykë" kto edhe lidhun me nji spagë: shtatit rreshke e ba saragë, t'tanë gordec e berbalec pa ndo 'i msim, pa ndonji dije, me 'i fillore a nji iptadije, erz e shpirt qitun nën themër: turq a sllave a grek me zemër, falun barkut veç Shqipnisë, si ajo marrja e t'gjith njerzisë... tuj u shite ju për gjithë treg, sod na mbahi "Skandërbeg", e ngërdhucë, goditë, limue, rrue, qethë, pipirique, tash n'"smoking", tash në "bon-jour" ju, qi dje s'kishit as ushkuer me lidhë brekët me nder me thanë m'sahan t'huej gjithmonë me ngranë, rrugën krejt na e keni zanë, ke na shkoni pash e m'pash, edhe besa me "gulash" me "afishe" e me "sultjash", me "kjumshtuer" e me "ashurè", "kosha gjelash" si kubure, "tarator", "pilaf me kos", "mish me qepe" e "majdanos" "shish qebap", "brizholla viçi", "kunguj t'mbushum", "kuzuici", "kabuni"- e "mualebi". Barku sod ju rri ju kodër, kargatisë e bamun lodër: der sa ata burrat e dheut, qi për jetë e nderë t'Atdheut kane ra n'luftë si shqipe t'leta, kanë shkri gja e shpija t'veta, kanë tuj dekë rrugave unit, me iu
Përse, po, kta matrahulla, kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula, n'vend qi ju me u vu n'konop, a se brinjt m'jau zbru me shkop, a, mos tjetër, me u ngushtue me xjerrë zhuri kund m'ndo 'i prrue për me shtrue ndo 'i rrugë të shtetit a me dlirë ndo 'i skelë detit, lavjerre buzësh, harru si viça kqyrin m'ju si t'ishi ogiça, për me u pri udhës s'qytetnisë e me i sjellë t'marën Shqipnisë. Ani kush, pra, me i pri kombit: ju, do pyka bijtë prej llomit qi "shqiptarë" vedit i thoni, jo pse ju Shqipninë e doni, jo pse ju ndo 'i send kuptoni shka asht Atdheu e shka asht Liria, shka asht Vllaznija a Parasija, Përparimi e Qytetnia, por veç pse ende der më sot nji tyran s'po e gjeni dot, nën kambë t'cillit ju me u shtrue, se un ma tash ma jam regjë me jue, e jau njof shpirtin der m'palc, pleh i ndytë me u bartun n'shalc e me u qitë jashta Shqipnije. dhimbë gurit e drunit. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Jun 18, 2008 1:21 am | |
| - besim78 shkruajti:
- Se kuptova mire o beton kush eshte i keqi dhe i miri ne ket mes,ai i ndave ti te miret nga te keqite,vetkuptohet ti je i miri apo jo? e une i keqi ? Ani s'ka gajle,me tipa si ty jam mesu,ti je si ai qe pa pa det me sy thu di me notu.Qofsh i mire gjithmone
besimi 78 Sote nje gazetar ju drejtuar Trenerit te kombetares se Frances para fillimit te lojes ,e pyti do te jete kjo loja e fundit per Francen . Pergjigja ishte ; Kete e thae ti e jo une ! Per temen; Mere Ameriken sot, nuk eshte komunizem, por sa e sa njerez vriten ku eshte ne pyetje ceshtja e shtetit?? Sa e sa ushtare po vriten neper bote? Mos do me thuash se vriten per t'i mbrojtur popujt tjere? Mos do me thuash se ne Kosove, erdhen per t'na mbrojtur neve? Aspak, as ne Kosove e as ne ndonje shtete tjeter nuk jane ardhur per ate, por vetem e vetem per interesant e veta. Amerika sa do qe mundohet te jete e mire, nuk e luan as nje pellemb kembe pa patur interes personal. E _ bukura Kam vizituar shume qytet te Amerikes dhe pajtohem me mendimin e juaj repskt | |
| | | xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Jun 18, 2008 3:18 am | |
| "Vija terroriste është e fortë tek Dushani. Ke Aliu (Miladin Popoviçi) kinse Dushani ishte gjoja kundër terrorit, ishte kundër asaj që bëri Mehmeti (Shehu) në Dumre. Por kjo s'e pengonte gjëkafshë te vriste pa gjë te keq me shumë se Mehmeti. Unë në këtë pikë isha pasqyrë e Aliut (Miladin Popoviçit), do me thënë kur vinte ndonjë raport thoshte se ky po bën kështu, atëhere vendosnim ta vrisnim... Sa për Mustafa Gjinishin ne mendojmë se ajo (vrasja) duhej bërë...Shokët tanë mendojnë vetem të zhdukim çdo njëri qe s'është me ne, qe s'mendon si ne, të zhdukim bile edhe njerëz te thjeshtë te popullit, te zhdukim edhe antarë te Partisë, kokat e të cilëve bien pa i peshuar mirë." (Nga fjala e Enver Hoxhes në Plenumin II të KQ të PKSh-së mbajtur në Berat në nëntor 1944) | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Jun 18, 2008 7:52 pm | |
| - besim78 shkruajti:
- "ZENGINLIK KYLTYR DYR,FUKIRLLIK MASKARALLEK".Pasuria nxit kulturen,varferia injorancen thote populli turk.SHikoni perendimin e pasur ku ka arritur dituria,kultura,arti,shkencat,shikoni Gjermanine e shkaterruar krejt nga lufta,bombardimet aleate,e prapeseprape,pas 50 vjetesh jane kombi me i qytetruar i botes,me nje kulture te jashtzakonshme,e pra nuk jane komunista,nje shoqeri e mireedukuar me shkolla te afta,me solidaritet njerezor,ku te papunet marrin pension social derisa te hyne ne pune,por njekohsisht dhe duke i nxitur qe te kerkojne pune,me moton puna fisnikeron njeriun.Ku prinderit marrin çeqe per femijet,edhe baballaret kane te drejten e lejes se lindjes tamam si nenat,ne menyre qe te rrine sa me afer femijeve,ku zyrat,fabrikat apo kudo kane ngritur çerdhe dhe kopshte per femijet e punetorve apo zyrtareve,qe ti shohin ne çdo moment te dites.Ku te pastreheve Bashkia i jep shtepine pothuajse falas,merre me mend perfitojne keto shtepi edhe emigrantet.KY ESHTE KOMUNIZMI I VERTETE,jo ai morracaku qe deklaroni ju,ju sillni vetem nje film te pare qe perfundon ne tragjedi,larg prej shqiptareve keto ide ogurzeza.Ekonomia eshte motorri i jetes,nje ekonomi e forte financon çdo gje.Po keshtu ne Shqiperi dhe gjithe trojet shqiptare,ashtu si thote NAIMI dite me te mira paskesaj vijne.Eshte nje hallakatje tani per tani e shqiptareve,nje dehje e keqe por qe jam i sigurte do te kaloje,ne çdo moment shqiptaret do te ngrejne koken sepse jane te zot,10-15 vjet emigrim e shumica e shqiptareve punojne ndershmerisht me familjet e tyre,e japin kontributin e vet perendimit dhe vendlindjes.Ka plot shqiptare te ndershem patriote te flakte,jane keta qe do marrin fatin e popullit ne dore.ATDHEU I PERKET POPULLIT,vetem koha eshte e maskarejve,e mjaft me ideologjite sllavo-bolshevike,ideologjia ime dhe atyre qe e mendojne si une eshte çdo gje per memedheun,tamam si rilindasit tane besa-bese prane flamurit kuq e zi.PO ju drejtohem me fjalet e KENEDIT " MOS SHIKONI ç'BEN SHQIPERIA O KOSOVA PER JU,PO JU ç'BENI PER TO.
Pershendetje besimi 78 jam nje shoke i Betonit jam nga Barati ,ku kam jetuar regjimin te Enver Hoxhes edhe une . Te maresh nje populle dhe ta udhheqesh duke filluar çdo gje nga zero-ja,nuk eshte e lehet.Te ndertosh shkolle Univerzitete Spitale rruge dhe ta nxjeresh popullin nga erseria nuk e arrine çdo kush te nxjeresh nxenes dhe Student te shkolluar dhe jo si ne gjermanin tende qe e bene sheshe me lule ku te gjithe ne shkoll marin droge nuk ka patur Shqipria. Siguria dhe jetesa nuk mund te krahasohet kurre me keta politikan tene te sotshem qofte te majte apo te djethe ,te pakten te bejen 5% te asaj kohe . Te kthesh kneta ne toka buke ne nje kohe sa po kishte mbaruar lufta ,se bene dote as nje Sali-Edi-Nano. NUK PO ZGJATEM SHUME PO KY KA QENE AI ENVER HOXHA I VERTET ,QE PER JU ESHTE SHUME I KEQ DHE MOS KRAHASO GJERMANIN ME SHQIPRIN POR KRAHASO ENVER HOXHEN ME MORACAKET E SOTSHEM POLITIKAN QE NE KEMI DHE QE NJE BOTE E TERE NA QESH ,DUHET TE MENDOHESH PARA SE TE SHRUASHE DHE TE FLASESHE . | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Jun 18, 2008 9:00 pm | |
| - xhavo_ shkruajti:
- "Vija terroriste është e fortë tek Dushani. Ke Aliu (Miladin Popoviçi) kinse Dushani ishte gjoja kundër terrorit, ishte kundër asaj që bëri Mehmeti (Shehu) në Dumre. Por kjo s'e pengonte gjëkafshë te vriste pa gjë te keq me shumë se Mehmeti. Unë në këtë pikë isha pasqyrë e Aliut (Miladin Popoviçit), do me thënë kur vinte ndonjë raport thoshte se ky po bën kështu, atëhere vendosnim ta vrisnim... Sa për Mustafa Gjinishin ne mendojmë se ajo (vrasja) duhej bërë...Shokët tanë mendojnë vetem të zhdukim çdo njëri qe s'është me ne, qe s'mendon si ne, të zhdukim bile edhe njerëz te thjeshtë te popullit, te zhdukim edhe antarë te Partisë, kokat e të cilëve bien pa i peshuar mirë." (Nga fjala e Enver Hoxhes në Plenumin II të KQ të PKSh-së mbajtur në Berat në nëntor 1944)
Xhavo, mos rasisht ishe para pasqyre ne keto momente, dhe flisje me veten? ah ah ah ah. A edin cilin role je duke luajtur? Sikur njeri qe ishte munduar ta shtyej brjeshken me gjokse!!! Jepi, jepi me forte se nuk i dihet... | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Jun 18, 2008 9:08 pm | |
| E kena diskutu bre niher punen e enverit,skeni pru fakte bre burra allahilja e zotit,mos e merrni neper goj njerin palidhje,secili sistem i ka tmirat e tkqijat e veta mos u kapni veq per tkqiat kqyrni edhe tmirat | |
| | | rroni Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1721 Registration date : 09/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Jun 18, 2008 9:10 pm | |
| un e kam then ne nje postim me heret se po ti qitet veprimtaria e Enver Hoxhes ne peshore ,normal se fitojn punet dhe sherbimet e mira qe i beri Shqiperise. | |
| | | nardlushnja Anëtar i ri
Numri i postimeve : 90 Age : 54 Vendi : Greqi Registration date : 27/04/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Wed Jun 18, 2008 10:14 pm | |
| E ardhmja do ta rehabilitoje Enver Hoxhen. Sa me shume te shani Enverin aq me larte do te ngrihet figura e tij. Sa me shume balte te hidhni mbi te ,aq me i larte do te ngrihet piedestali i tij. Thirrje per te gjithe. Shikoni te sotmen,dhe vrisni mendjen per te ardhmen.Lerini te vdekurit ne boten e tyre. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
| |
| | | | Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |