| HUMOR(piper)ESKA - nga Jorgo S. TELO | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 11:47 pm | |
| SHERR ME NJË POLITIKS “DOLLIBASH”
Sa hipe në post, të thashë”
Dollibash, aman, më qafsh,
Mbaje “dollinë” avash,
Ndryshe… kokën do të hash!...
Sot s’ka më pambuk e mëndafsh.
Ka tritol edhe kallash… | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 11:48 pm | |
| RUHEM PREJ LLAFAZANES
Boll bluan broçkulla mokra jote:
llafe pambarimisht…
Të ruhem, vallë, prej një shqote,
Të ruhem sfidash ndjellamorte,
apo llafeve me bisht? | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 11:53 pm | |
| RUHEM PREJ EGOISTIT
Vështirë të ruhesh nga ty.
Nëndheza punon si urith…
Të “rrok” me dorë, të “puth” me sy
Eh, shpirtin ndyraz ta rrëmih… | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 11:54 pm | |
| RUHEM NGA PSEUDODEMOKRATI
As me Zog as me Enver.
E kthen shpirtin nga fryn “era”.
Përbetohet për “X” Lider.
Do honorare të tjera...
Çdo vit ndërroke partitë.
Zgjedhje kërkoke çdo vit… | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 11:55 pm | |
| BARTËSI I LIGËSISË
Nuk i gjen gjë të këtillët.
Edhe pse tmerrojnë këtë jetë…
Vetëm për keq janë të prirët
Vdekja s’u avitet, se trembet vetë. | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 11:56 pm | |
| MONSTRA POLICËSH
Gjersa s’paska pyll pa derra,
“Pa “derr” s’ka Komisariate.
Ca të paktë si halera
Ve’ me pisllëqe kenaqen....
Se... të kishin paksa gramë,
Nuk do lypnin si lypsarë
Dhe të shfrynin si kafsharë... | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 10:31 am | |
| KUR KUJTOJ PRIFTIN
Sa kujtojmë priftin,
Në shpirt zjen kambana...
Mjerë ata që ikin
me shumë belara... | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 10:33 am | |
| INICIALET: (SH.I.SH.-i)
Ne pak vjet, sa hap-mbyll sytë
Ndërroi emrat lloje-lloje....
Nuk ndryshoi dot traditë.
Namkeq mbeti në kto troje...
Bëb-ç’bën...vete nga shkon rryma;
Ndaj i bie erë “fryma”... | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 10:33 am | |
| INICIALET: (O.J.Q-të)
Sëjashtmi kanë goxha emër.
Së brendshmi – s’e dimë.
Nuk dimë ç’kanë më për zemër:
Vetveten e njerëzinë. | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 10:35 am | |
| INICIALET: (K.E.SH.- i)
Kur s’ka shira dhe rrebesh,
Ti ngren duart, zoti KESH!
Shpejt, vur dorë, o i shkretë,
Se do ngresh “këmbët” përpjetë…! | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 10:35 am | |
| KUR TROSHITET MËMËDHEU
Memëdhe na quhet toka,
Ku nuk di ku gjendet koka.
Ku rrjedh djersa, s’del paraja.
Ku dhemb shpirti nga belaja.
Ku gjithkish ka fis e prind;
Ku t’ngrin qeshja , qysh kur lind... | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 10:36 am | |
| NJË LLOJ BABAI
Është burrec e grua s’ka.
E thërrasin dhe “baba”.
Ngado struket, ngado vete;
Ca “këlyshë” pas i qepen.
“Baba kini atë shpirt mizori, -
U thotë femra që i polli… | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 10:38 am | |
| NJË LLOJ MAMAJE
Lëshon bebe poshtë e la…
Vetes nuk i thotë “mama”.
Bën - ç’bën në local a ferrë;
Tjetërkujt ia lë në derë…
Më në fund dikujt i ngecet
Dhe i thotë: “S’jam dhi, po kece!” | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 10:39 am | |
| RADIOT E TIRANËS
Vjen çdo gjë nga anë e anës,
Vijnë dhe zërat e Tiranës...
Herë të plotë, të dëshiruar,
Herë-herë të komanduar.
Ndonjë broçkulla server.
Dëgjoj me hir a pahir.
Ndodh që valët ngecin rrugës.
Meken nga “Ligjet e Xhunglës”… | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 10:40 am | |
| “ZËRI I AMERIKËS”
“Zeri i Amerikës”
S’është Amerika.
Janë zëra “shëtitës”,
Si’ç rrjedh politika… | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 11:19 am | |
| ZËRI I QYQES
E dëgjojmë mot pas moti.
S’dimë kur qan e kur gëzon.
Mundet i është tharë loti
për ç’shikon e për ç’dëgjon… | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 11:21 am | |
| ORATORË DELIRANTË
Turma përballë u duket kunguj.
Ca idhuj ngrënë gjer në fetish.
E ç’bëjnë?... veç topa si brumbujt;
E kurrë s’arrijnë në finish. | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 11:23 am | |
| ORATORË SNOBISTË
Edhe qiellin rrëzojnë për tokë.
Edhe Zotin bëjnë mëkatar.
Me kërkënd s’gjejnë karar.
Veç të huajës
s’ua mbush synë kurrgjë.
Janë gati t’ia mbathin e të mos kthehen më. | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 11:24 am | |
| TRAFIKANTI NË MESNATË
“Vërtet po bëj gjumin e qenit
për sa më tepër lekë;
Përpak do njehem si azgëni.
Lumin do kthrej përpkjetë… | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 11:25 am | |
| TRAFIKANTI NË MESDITË
(Pejzazh në lëvizje)
Mbaron një vilë e tjetrën nis.
Me qejfe s’ka të lodhur.
Shton e shton emrat në listë.
Mandej “puth” “grepin” e përsosur. | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 11:26 am | |
| TRAFIKANTI NË MËNGJES
(Portret në mëshikëz)
I shapravitur, i tejlodhur,
sa gati fle në këmbë.
E ndien që çoç i atrdhka rrotull...
Fët-fët i bien pendët... | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 11:27 am | |
| PARTIA DEMOKRATIKE
Linde si e bukur shpresë.
“Klithja” jote ndolli kthesë...
Pse u trete porsi vesë?!
Kafshon veten brenda llojit.
Blu që merr n gjyrën e ftoit. | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 11:29 am | |
| PARTIA SOCIALISTE
Gjithandej për ty – ankime
për premtime dhe mashtrime..
Edhe për manipulime…
Don të hiqesh “Zonj’ e rëndë”
Të rrëshqet dheu ndën këmbë… | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 11:30 am | |
| L.S.I-ja
Si brinjë e shkulur prej Adamit
u sule në “shesh të mejdanit”.
Mblodhe ç’kishin rën’ nga froni,
për të rimarrë “timonin”… | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sun Jun 01, 2008 11:31 am | |
| PARTIA REPUBLIKANE
Sit ë famshmit Kapedanë
Majtaz-djathtaz jataganë.
E më rrept majtaz godet.
Me të tjerat flirton shpejt…
Pret ndokush lolën të hajë,
Që të ngjitesh vetë në “majë”… | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: HUMOR(piper)ESKA - nga Jorgo S. TELO | |
| |
|
| |
| HUMOR(piper)ESKA - nga Jorgo S. TELO | |
|