KUR SHKON HAKA TEK I ZOTI…!
Dhe ja, më në fund bekim dha Drejtësia:
Dhe pse me vonesë… më mirë von’ se kurrë.
Buzëqesh Kosova, ngërdheshet Serbia;
Dhe flatron Shqiponja krenare mbi flamur.
Flatron e hareshme mbi trojet kombëtare
Ëndërruar nëpër shekuj… mot pas moti…
Tash haka iu dha çështjes Kosovare;
Gëzon Shqipëria me flamur kastrioti.
Të ligjshme – Pvarësinë, e lumja Kosovë;
Ecjen mos e step, dhe vrapo lirisht!
Tok, si një familje të rendim dorë për dorë;
Dhe këngët e vallet t’i ndezim shqiptarisht.
Këndo, Pagarusha, mos resht, o Agim Gashi!
Kushtrim zeri juaj … më fort të buçasë…
Hasmët gjithandej të heshtin, të pëlcasin.
Bilbilat, kanarinat me ju të mblidhen bashkë.
U krye sot Kosova dhe me Drejtësi
E mendjes t’i thrrasdin qeverit’ e vonuara.
T’njihet sa më shpejt kjo Pavarësi;
Boll më në pritje me t’drejta të mohuara…
Të bekoi Drejtësia, moj Kosovë
Tani zgjidhi mirë detyrat e tua…
E paqen e brendshme vet’ merre në dorë
Ngadhnjyese t’ngrihesh lart duke flatruar.
Gjirokastër, 23 korrik 2010, ora 6.00 – 7.00