| HUMOR(piper)ESKA - nga Jorgo S. TELO | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Fri May 30, 2008 10:51 am | |
| GJËZA E PARË
Të madh oreks kanë për të,
Se nxit epshe, nxjerr para.
Kush e shpiku, s’gjallon më.
Nuk nxen mend kjo botë ala.
(d…a)
Edituar për herë të fundit nga Jorgo S. TELO në Fri May 30, 2008 10:51 am, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : rregullim) | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Fri May 30, 2008 10:52 am | |
| GJËZA E DYTË
Se si lindi dhe nga doli.
Diçka dihet, por s’mjafton.
Në rruzull belanë polli...
Jertë fil... Nmjerë, kush e “fton”…
(S..a) | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Fri May 30, 2008 10:53 am | |
| GJËZA E TRETË
Ka zënë tmerri tokësorët.
Gati të shkojnë në MARS.
Një virus s’përfill “sinorët”.
Ne në shqip i themi (S..s). | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Fri May 30, 2008 10:54 am | |
| GJËZA E KATËRT
Sa i dashur- aq i tmerrshëm.
Nuk dallon të mirë, të ligj.
Pak të jesh i pakujdesshëm,
Të lë fllosh dhe… lakuriq.
(Zj….i) | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: HUMOR(piper)ESKA - nga Jorgo S. TELO Fri May 30, 2008 11:44 am | |
| Jorgo S. TELO urime për këtë temë që e ke hapur dhe ke postuar vargje shumë të mira. Do t'i lexojë me dëshirë të madhe në vazhdim postimet e kësaj teme. Sukses mik i nderuar. | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:29 pm | |
| DIPLOMATI
Shumë urime – letra jote.
Si moskurrë dhe përqafime.
Mes rreshtash fute zotrote
Ironinë tënde “intime”... | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:30 pm | |
| ISH-BURGAXHIU
Ankoheshe në letër me bollëk.
Pa ditur ç’hiqnim ne larg e pranë.
Tani që ne i kemi paret me krrëk,
Ti lot me shpërblesat që t’u dhanë... | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:32 pm | |
| PUSHTI
Çudi, sa tepër ti dyshoke
për tët shoqe dhe të bijën!
Por, flitet, se s’janë, siç mendoke.
S’të ngjajnë ty asnjë thërrmijë... | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:33 pm | |
| [
FATI
Brenda nesh janë binjakë
Fati i mirë e fati i keq...
Prej tokës vijnë a nga lart?
Njëri shtyn… tjetri … tërheq.
Ç’të bëjë njeriu i ngratë?
Pezull rri nga ty, o FAT!
Edituar për herë të fundit nga Jorgo S. TELO në Sat May 31, 2008 5:36 pm, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : korrektim) | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:34 pm | |
| DREQËRIT
Vendi im shumë u molis…
Njëri ndreq e tjetri prish.
Hiqu, djall, e hiqu, dreq
Prej këtij vendi fatkeq!
Sos po na zezoni jetën;
Mos na e merrni të shkretën! | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:37 pm | |
| NJË GRAFOMAN
Më lexon me dhjetra poezi.
Më së shumti as bejte nuk janë.
Çuditërisht nga kjo tollovi
Redaktori të qet matanë…
Nga një stivë vargjesh përplot ujë
Na del “modern” plot lavd e bujë… | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:40 pm | |
| NJË KANTAUTORI RROKU
Më “rrëmben” me zerin tënd.
Imiton një Univers…
Gjithë fansat i le pa mend,
Teksa u vete pas ‘midesë”.
I rrokur pas rrokjeve politike –
Një ditë mund të mbetesh relike. | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:46 pm | |
| NJË QARAMAN
Më flet, se futesh nëpër zyra,
Duke stërlypur ndihmë sociale.
S’të skuqet as zverdhet fytyra,
O “varfanjalu” – karnavale!
Dhe… kur asistencën e more,
Prej garazhit “bencin’ nxore… | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:47 pm | |
| LYPËSI
Të bësh me faj lypësin,
Vrafsh veten, o Pushtet!
Kur tortan ty të “mbysin”,
Ai veç aromën mirëpret… | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:48 pm | |
| ANALFABETI
Ç’faj paskërka i shkreti?
Rehat ndjehet në udhëkryq…
Ai s’di gërmat e alfabetit
E ju e thërrisni në gjyq… | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:49 pm | |
| KLANDESTINI
U përçap të nisej ballëçelë
nëpër rrugët e mërgimit...
Por donin “lyer” matrapazër.
Ndaj zgjodhi rrugët e klandestinit. | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:50 pm | |
| MANIERISTI
Shkruan, ligjëron në rrugë, salla...
Qëllim në vetveta – Paradëfjala.
Përreth
Sy-e-veshë ngrenë;
S’hyjnë dot në temë.
Me leksikun që përdor.
U dukesh jashtëtokësor.
Don të shfaqesh i lartformuar, nivelesh superiore.
Ngele duke strukturuar mori fjalësh tejngjyrore.
Kur fjalët s’depërtojnë në asnjë shpirt,
Shpjegohesh:
“Flas e shkruaj për elitë.” | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:51 pm | |
| KARRIERISTI
Unë të flas për hall e punë.
Ti diçka nuhat me hundë.
Nuhat shtigje…Vë merak:
Sit ë ngjitesh lart pa hak. | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:52 pm | |
| ME NJË ZYRTAR
Sa e zure një karrige,
Sikur kape qiejt e paarrirë.
Na sorollat për një vulë e firmë.
Për një shkresë – ec-e-ik,
Kisha arritur në Amerikë. | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:53 pm | |
| DOLLI PËR PUSHTETARËT
Rrofshi e qofshi, siç doni vet’!
Për ju mos mbift’ asnjë këmbësert’
Me të sertët pretendimeshumë
S’çani kollaj…U prishin punë… | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:54 pm | |
| DOLLI PËR POLITIKËN
Më thanë: “Pije një dolli për veten!”
U thashë: “E ç’më lypsen salltanetet!
Shëndeti, në dashtë, të na vijë pa lutje.
“Bromp! për politikën plot me huqe! | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:55 pm | |
| DOLLI PËR ZOTIN
Për Zotin do ta pi, se më gjykon.
Mes “Ferr-Parajsës” kushdi ç’zgjedh.
Kush di nga dreqihn më dërgon,
Si tufani të ngratin gjeth... | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:56 pm | |
| LAJMI I RREMË
I shkruar në ekran,
Buron nga tifozllëku.
Blu a rozë shpirtrat përthan.
Më i pistë se pisllëku. | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 5:58 pm | |
| TRANZICIONI
Çfarë po ngjet në trojet tona,
Rrallë ndodh në vise të tjera.
Ethet nxjerrin bisqe të njoma.
Bëjmë shtet me syt’ nga dera…
Edituar për herë të fundit nga Jorgo S. TELO në Sat May 31, 2008 6:00 pm, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : boldim) | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: HUMOR(piper)ESKA - Jorgo S. TELO Sat May 31, 2008 6:01 pm | |
| NË PARLAMENT
Sa herë “shiu” rifillon,
Që të reshtë shpesh harron.
Hë, se mbetet sot a nesër;
Shndërrohet në rrebesho-breshër… | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: HUMOR(piper)ESKA - nga Jorgo S. TELO | |
| |
|
| |
| HUMOR(piper)ESKA - nga Jorgo S. TELO | |
|