Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptyMon Jun 02, 2008 12:11 pm

PËRSHËNDETJE PAS MEDITIMESH,
ME RASTIN E NE 60-VJETORIT TE LINDJES SË ILIA LASKËS


Të nderuar pjesëmarrës,

Mospraninë time fizike mes jush po përpiqem ta zbut sadopak me disa mendime të thjeshta që më lindën duke shfletuar librin e Ilia Laskës: “Njeriu mal, apo mali njeri – Çajupi”, i cili më ra në dorë më 16 të vijuesit. Më rroku përnjëherë ngazëllimi dhe u kaplova nga meditacionet e pareshtura…

Të qëmtosh e mandej të sistemosh vlera nuk përbën një veprim rutinë e të rëndomtë, mbasi kërkohet përkushtim, duhen dije, përvojë pune, vullnet e mbi të gjitha kërkohet një trysni e brendshme që i ka rrënjët tek malli e dashuria për objektin frymëzues…

Këto veti i gjejmë në rrëzëllim të plotë tek pasionanti dhe i papërtuari Ilia Laska, të cilit përfitoj nga rasti t’i uroj për 60 – vjetorin e lindjes jo vetëm stabilitet të gjendjes shëndetësore por edhe rinovim siç ka të rinovuar shpirtin e tij të pasur e të pastër.

Teksa po i jep në dorë lexuesit zagorit e më gjerë librin e tij të tretë, Ilia ynë i jep të kuptojë cilitdo shumë e më shumë se sa synimet e një studiuesi të thjeshtë, duke arritur kësisoj në caqet e një studiuesi të mirëfilltë. Pse e theksoj këtë? Së pari, Ilia rreket tepër, t’u dhënë të tjerëve vlerat më të qenësishme (duke u nisur nga personalitetet, vendet, ndodhitë apo dukuritë shpirtërore që përfshin) Së dyti – Ilia di të përzgjedhë esencën përmidis shumë materialesh të qëmtuara. Së treti – Autori Ilia Laska, duke sfiduar gjendjen e vet jo optimale shëndetësore, qëllimisht apo spontanisht lëshon mesazhe luajaliteti e mesazhe të tjera kuptimplotë për gjithkënd që ka aftësi e mundësi të bëjë diçka të dobishme për shoqërinë e sidomos për vendlindjen tonë, Zagorinë.

Duke e marrë me mend se rasti i sotëm ka frymëmarrjen e një mjedisi të ngrohtë, miqësor e gati të familjarizuar, mund të kapërcejmë dhe në kujtime më intime.

Me Ilian jam bashkëmoshatar. Njohur e bashkuar në lojna fëminore, kur vinte në Konckë si mysafir tok me Vironin tek Nenua (Sofi Telo). Qysh atëkohë përvijoheshin tek temperamenti i Ilias ngjyresat e tipit të qetë flegmatiko – melankolik e doza jo të pakta humori e djaloshi alegro, ndërvarur nga mjedisi përreth e nga gjendja shpirtërore e çastit.

Më pas jemi takuar jo rrallë në Memaliaj më të rritur e më miqësorë e të mirëkuptimtë me njëri – tjetrin.

Në kushte të tjera jemi takuar në prag të moshës së tretë. Të dy – tejet të troshitur nga shëndeti fizik i organizmit por mjaft të ndjeshëm e shumëdimensionalë nga shpirti, ku ndonëse shihnim e shohim tek shoqi - shoqi njëfarë shpërfytyrimi të jashtëm, dallojmë qartë optimizmin dhe këmbënguljen për të kompensuar gjallërinë e hershme me krijim vlerash të dobishme e jetëgjata.

Përjetime përafërsisht të ngjashme na grabitën goxha energji fizike, por, me sa duket na dhanë me bollëk energji ndjenjësore në sensin më pozitiv të fjalës.

Këto energji po i shohim të konvertuara në të tre librat e Ilias e në projektet e tij që nuk reshtin kurrë.

Le t’i themi së toku “faleminderit” Ilias e ta përgëzojmë përzemërsisht për çfarë u ka dhënë e u jep bashkëkrahinasve vit pas viti…

Të kesh kësi librash në bibliotekë është një pasuri e nder i veçantë, mbasi ke ku referohesh sa herë e ndien të domosdoshme, ke ç’t’u shtosh dijeve. Me këto e gjithë kolanën e veprave të autorëve zagoritë nuk do kenë kurrë zvetënim resurset e gjithanshme të krahinës sonë të dashur.

Duke shfletuar librin e ri të Ilias, Andon Çakoja i madh na afrohet edhe më , na plotësohet edhe më tepër imazhi i figurës e veprës së Tij.

Siç e kam theksuar edhe në një kumtesë të mëparshme për këtë poet të shquar, që ka pirë në ujërat e gjoksit të Dhëmbelit e është ushqyer me aromën e luleve të shpateve të tij, do të theksoja sërish se Çajupi apo “njeriu – mal, siç e epiteton Ilia, si një “dashnor” i vetëcilësuar, dashuroi së pari vendlindjen e sidomos një nga perlat e kësaj vendlindjeje – kryepllajën e Çajupit. Poeti i madh na shfaqet ndërkohësisht dhe një “grabitës” i kualifikuar i thesareve më të spikatura të folkut zagorit, të natyrës zagorite, derisa arriti të grabiste edhe

emrin e Kryepllajës…

Me sa shihet qysh në fëmijëri e sidomos në rininë e vet poeti i shquar ka patur mjaft hobi në vetvete. Qysh atëherë ka dashur të bëhej pijetari më i mirë i gurrës poetike të popullit. Qysh atëherë synonte që të ishte dhe vetë si një pllajë e stërbukur, me ndryshimin se në kraharor e shpirt do t’i bulonin lule shumëngjyrëshe poetike, ku nuk do mungonin dhe aroma të tjera, të cilat do ishin të padëshirueshme për ata që ai do fshikullonte, për bartësit e veseve, për shushunjat e brendshme, për armiqtë e Kombit e të tjerë.

Pa u zgjatur për idhullin tonë vezulltar, Andon Çakon, bashkohem me të gjithë ju, të nderuar pjesëmarrës në veprimtarinë e bukur në kuadrin e 60 – vjetorit të Ilia Laskës e të prezantimit të librit të tij të ri, duke përsëritur dhe njëherë urimet më të mira për mbarëvajtjen e shëndetit të mikut tone të dashur. I shtoftë Zoti “inatin” t’u lërë brezave sa më tepër krijesa të tjera shpirtërore…

Kalofshi mirë e bukur e veprimtari të mbarë!
Me respekt e dashuri
J. Telo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptyMon Jun 02, 2008 12:14 pm

Lirizmi në poezitë e Frosina Dhimës





Nëse do të mund të personifikoja fatin si përcaktues e superior në ecurinë e jetës sonë, ai më shfaqet me imazhe herë njerëzore e herë iluzore. Brenda nesh ky fat përshfaqet e depërton më së shumti i dyzuar: ndodh jo rrallë që me njërën dorë të dhuron vlera e me tjetrën të ndëshkon atje ku s’ta pret mendja…

Unë kam kohë që po e përjetoj dyzimin e fatit tek vetja. Këtë veçori e shoh të spikatur dhe tek protagonistja kryesor i kësaj dite, tek e ndjera Frosinë, për të cilën përpiqemi të themi shumëçka, pa mundur të ndjejmë reagimin e saj, atje ku ndodhet nëpër trevat parajsore; tjetër se shpirtin e pasur të saj e shohim të mishëruar përmes vargjesh poetikë që la pas ikjes…Njëkohshëm aty çdo lexues qëmton ndjenjësinë komplekse të saj, duke nisur nga përjetimet e dhimbshme e gjer tek ndjenjat më të bukura, të cilat i qëmtonte kudo që të gjendeshin.

Kush krijon vlera shpirtërore e sidomos në rrafshin lirik merr spunto nga përjetimet; qofshin ato të dhimbshme apo ngazëllyese. Frosinën e ngazëllente pasuria gojore lunxhiote, natyra e ëmbël dhe butësore e kodrave të blerta, duke i falur doza të dukshme romantizmi. Ndërkohësisht dora ndëshkuese e fatit i hodhi të padëshiruarat shqetësime e dhimbje, të cilat shpesh krijuesit i japin shtysë të fortë në hedhjet e veta shkrimore…

Do të theksoja se në krejt vëllimin poetik, duke filluar që nga titulli, takohemi me elementë të spikatur të lirizmit, porse lirizmi më i mirëfilltë spikat në poezitë e dy kapitujve: “Xixëllonjë e ndriçuar” dhe “Rrëfimi i sekreteve”, ku do të veçoja disa poezi:

“Dialogim i pemës me gjethe”. Brenda kësaj poezie - fabul burojnë hareshëm disa metafora me sens të spikatur lirik, ku nuk mungojnë dhe sensibilitetet e autores…

“Princi i dashurisë”, ku forca e dashurisë (sipas autores) vetveten e kthen në zemër e princin – simbol e shndërron në shigjetë që shigjeton zemrën për ta bërë të vetën e jo për ta lënduar.

“S’mjafton”. Prej lirizmit rrjedh natyrshëm një aforizëm dalë prej një mendjeje të arrirë: “Të jesh i lumtur s’mjafton vetëm një ditë…/A mund të jetohet / duke marrë frymë një herë në vit?…”

“Larg sa hëna”: Është mjaft e përligjur hiperbola e përdorur, gjersa bëhet jalë për një dashuri, që e bën zemrën të vuajë…

“Mesazh shpirti”: Në këtë lirikë mesazhit thelbësor të zemrës autorja i ka vendosur sfondin joshës të natyrës me pasuritë e veta, ku nuk mungojnë lulet e bajames, puhiza e e lehtë që i nxit fluturzat e bardha të luleve të vallzojnë e të vallzojë dhe ajo(puhiza) me to, duke përndjerë përgjigjen e dëshiruar…

“Më do… s’më do…”: Poetikisht na përcillet këmbëngulja e poeteshës në ndjenjën e saj që është e durimuar deri… “Sa të thonë petalet: PO!”

“Ndriçim vetmie”: Këtu lirizmi vërshon përmes personifikimesh (xixëllonjë e diell) që vetvetishëm fitojnë të drejtën t’i mbushin poeteshës boshllëkun që i krijon qoftë dhe një vetmi e përkohëshme…

“Xixëllonjë që ndriçon mendjet,
Vjen e ndriçon vetminë…



O diell që dënon stuhinë,
Yll në qiellin e shpirtit tim!…”



Kështu shkruan me pathos shpirti Frosina, duke arritur në përgjithësimet e duhura…

“Sfidë dashurisë”: me idealizmin e moshës e të gjinisë që përfaqëson autorja ka vargëzuar më 14 shkurt duke ia dritëzuar ndjenjës së dashurisë atributet më të qënësishme, ku metaforat shpërthejnë furishëm derisa arrin ta quajë këtë ndjenjë njerëzore sfidante fuqiplotë që shemb kështjella, sfidon moshën etj.

“Fluturzë, moj fluturzë!” – një motiv lasgushian i të shprehurit të ndjenjave, ku hasim ëmbëlsinë e vjershërimit e një nga kulmet e lirizmit të poeteshës, kulme që kanë për tharm:

“Syri lot më pikon,
Mendja nis e udhëton



në të bukurat lëndina,

ku të deh çaji e trëndelina;

mbretër janë cicërimat,

fyejt, zilet, blegërimat…”

Madje, parë e shijuar nga pozitat e një krijuesi që veç mbrujtjes me folkun zagorit, kam njohur dhe folkun lunxhiot, arrij në deduksionin se tek lirikat më të spiktura të Frosinës gjendet dhe individualiteti më shprehës i penës së saj. Qoftë dhe si lexues i thjeshtë, duke mëshuar tek mesazhet e shumta e tek lirizmi që përshkon tejet vëllimin, jam bashkuar me brengën disaplanëshe të Frosinës, që kontraston me fytyrën dhe shpirtin ëngjëllor të saj. E përjetësuar dhe e ringjallur në vargjet e veta na jep rast të shprehim edhe njëherë fjalët: “Vezulloftë përherë kujtimi i saj!”
Jorgo TELO
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptyMon Jun 02, 2008 12:17 pm

NJERIU Ì PRIRË PËR PERFEKSION



Ì tillë, në një stad të tillë ka arritur shkrimtari e poeti tepelenas Izet ÇULLI.

Disa krijues tepelenas janë kapluar nga fabulistika e hershme dhe janë të dashuruar me idhujt më të zëshëm nëpër shekuj… (Ezop, Nastradin, La Fonten, Samuel Marshak etj…)

E veçanta e këtyre fabulistëve që vijnë si të tubuar, si një buqetë e sajuar prej ndonjë dore princeshe, sikur t’ì ketë vënë përpara me vrushkull era e Tepelenës përmes bulçive të grykës së Vjosës, është se dalin para lexuesit të tyre me larmi poezish (fabulash, humoreskash etj.) që vibrojnë sipas frymës e ritmit bashkëkohor të tejpërfshirë nga shumëçkaja që ndodh përreth nesh…

Autori tashmë ì mirënjohur në gjithë vendin Izet Çulli themi bindshëm se në orkestrinën zëplotë të trevave të jugut përbën violinën e parë ì meritueshëm në krejt sasinë dhe në nivelin artistik të krijesave të veta…

Izet Çulli e ka plotuar tashmë fizionominë e vet në mjaft gjini letrare dhe përherë vjen më ì zëshëm me prurje të reja gjithmonë e më cilësore, më mesazhore, më tingëlluese…

Duke synuar majat në gjirin e armatës së madhë të përfaqësuesve të letrave shqip, Izeti, ngjan ì papërmbajtshëm si në rrafshin sasior dhe në atë cilësor, me mëtime të tejskajshme në aspektin e një gjuhe të pastër, e një drejtshkrimi korrekt, duke u bërtë në këtë aspekt shembull për shumë krijues që shfaqen të nxituar…

E në këtë suazë edhe unë, ì prirë për korrektësinë gjuhësore, kur u ballafaqova me Izetin dhe këmbënguljen e tij për të qenë besnik ì gjuhës më të pranueshme, mësova shumë prej tij, duke mos iu ndarë “Fjalorit drejtshkrimor të shqipes” e duke iu referuar përherë atij për çdo mëdyshje… Izeti di të na flasë “labçe-vendçe” edhe “nastradinçe” përmes shkrimeve të veta gjithmonë në rroitje të pandërprerë…

Duke lexuar e rilexuar edhe këto poezi- kokteil…duket qartë se lapsi ì mprehtë visional ì Izetit rri përherë në gatishmëri, për të rrokur episode, detaje sa më jetësore e të freskëta.

Kësisoj zoti Izet shfren vrulltaz dhe dufet e arsyes të shpirtit të vet të papajtueshëm me mjegullnajat e kohës, duke u bërë sa më ì këndshëm nga vëllimi në vëllim nga titulli ne titull për lexuesin.

Me bindje e plot gojën shprehem çiltër se edhe këto poezi me sens fabulimi e humorsatire e kanë një motiv, kanë strumbullar figurën e bëmat gati-gati mitiko-legjendare të Nastradin Hoxhës, figurë tashmë e ndërkombëtarizuar për trashëgiminë gojore që la në dobi të shakatimit të antivlerave në shoqërinë njerëzore…

S’ka mbetur gjë pa u përfshirë nga shpotia e Nastradinit.

E këtë fakt e ka kapur me marifet Izeti, duke ì servirur lexuesve poezi satirohumoristike e fabula me tingëllim mjaft tërheqës, ku shumë syresh janë me të vërtetë për t’iu ndërfutur edhe teksteve shkollore. Se na mbetën vetëm disa emra nëpër tekste e nuk lëshojnë vend për të tjerë.

Shpesh poeti në fjalë ngjan sikur jo vetëm në fabulat por në krejt poezinë satirohumoristike të tij nuk resht së foluri “nastradinçe”. Ndoshta edhe buzëqeshja e tij rrezaton diçka nga tipikja e Nastradinit, nga shpotia e çallmës së bardhë, që ì mungon vetëm gomari – simbiozë e efendiut…


Shumë herë Izeti na flet me vargje seriozë (As te vargjet me humor nuk ì mungon serioziteti ì mesazhit që përcjell), herë del me vargje fluturake mjaft befasuese e fshikulluese. Këtë herë vjen zëplotë me këto tufa fabulash e humoreskash që rrokin një gamë shumëdimensionale temash, motivesh, idesh e mesazhesh edukative për tërë moshat.

Të lumtë pena e të buroftë përherë shpirti ì pasur, me thesare të tilla, ì dashur Izet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptyMon Jun 02, 2008 12:18 pm

PLEKSJA E MOTIVEVE NË KRIJIMTARINË POETIKE
TË KLEANTH CACËS





Marr shtysë për të përshfaqur disa mendime për problematikën në poezinë e autorit Caca, duke marrë start nga dëshira e mirë për ta inkurajuar autorin e sidomos nga pozicioni i ndërlidhjeve që kemi: Jemi të dy zagoritë dhe pjesëtarë të shoqatës “Çajupi”. “Në mjedisin zagorit ku më pak e ku më shumë do të gjesh njeriun – poet…”- ka theksuar i mençuri Jorgo Bulo. E kësisoj veprimtaria shkrimore na përafron edhe më tepër me Kleanthin në sensin e lidhjeve miqësore apo në dobi të synimeve në krijimtari…

Pra, si koleg në fushën e vjershërimit, marr spunto e hovëzohem të shpreh para jush:

Kleanthin e kam njohur nga afër në vitet e fëmijërisë sime, kur si nxënës të shtatvjeçares kalonim nëpër Nivanin e tij. Dhe ishin vitet ’50 kur u njoha me një nivaniot riosh, të gatshëm, për të na afruar ne më të vegjëlve rreth vetes, për të na plotësuar dëshirën e qitjes në objektiv me një pushkë sportive që e kishte asokohe në shtëpi. Asaj pushke i thoshnim “SHNUM” (Me siguri emri i saj rridhte nga shënimi që merrej me të)

Për atë hark të shkurtër kohor që na pasuroi me mbresa të bukura për Kleanthin e papërtuar kam shkruar artistikisht në romanin tim “Hedhja e zareve”, ku Kleanthi paraqitet si një protagonist i fëmijërisë së personazhit kryesor.

Përsa i përket laryshisë së temave që kanë kapluar autorin e dy vëllimeve poetikë: “ORTEK MALLI” DHE “Etja shuhet në burime”, po e theksoj që në fillesë se autori i tyre kaditur të përzgjedhë nga shumçkaja që na rrethon gjithçkanë më domethënëse për t’u asimiluar nga dijet, ndjesitë e për t’u konvertuar na vargje e strofa…

Nëse do të rendisnim motivet më të preferuara, do të vendosnim në krye poezitë me motive nga vendlindja, (fshat, krahinë, Shqipëri.) Pas këtyre do gjesh kollaj banorët që përbëjnë tharmin e vendlindjes, duke nisur nga emra të përveçëm që kanë qenë figura të shquara jo vetëm për shpirtin e autorit, por dhe njerëz të thjeshtë, bartës virtytesh e vlerassh që e kanë frymëzuar penën e vjershëtorit, dukearritur deri tek veterani Guri Baze nga Kavaja, që ka qenë në spitalin partizan në Zagori.

Pothuaj tërë poezitë i përshkon tejet një sens i përvijuar romantizmi dhe realizmi, apo gati – gati natyralizmi herë sentimental, herë shpërthyes; pleksur këto aty – këtu edhe me fasha satire e humori si dhe me fjolla flladitëse erotizmi.

Vizioni poetik del me një frymëmarrje më të hovshme, kur poeti shpërthen përmes lirizmit të vet dashuror të përjetuar apo të vëzhguar. (Këtë më saktë e di i zoti….)

Në këtë rrafsh janë trajtuar shumica e poezive.

Me tej autori e thyen monotoninë e mundshme në lirizmin merakçor, që merr spunto nga moria e problematikave të kijuara rishtas apo prej shekujsh në shoqërinë tonë, në thelb të të cilave hëpërhë qëndron tema e iknajës së madhe nga fshati, krahina, atdheu… e që për autorin, si për shumicën e shqiptarëve shkakton dhimbje të padurueshme… trazuar me mallin gërryes e tronditës…

Ne krijuesit përballemi shpeshërisht me tipa të çfarëdoshëm lexuesish: Ka asish që na lexojnë me ëndje e që na përshfaqin mendime, qoftë me sens kritik për përmirësim, qoftë me elozhe të tepëruara që edhe mund të na inkurajojnë edhe mund të na rrisin mendjen duke na hedhur në honestra zhgënjimi nga vetvetja. Ka dhe asish që vërejtjen nuk ta thonë sy ndër sy por ta dërgojnë si predhë mortaje, ku viktima nuk sheh dot vendndodhjen e qitësit sharlatan.

Le pastaj komentatorët që janë mjeshtra për të amplifikuar e ndryshuar sipas oreksit ndonjë mendim të shprehur spontanisht për aksh autor…prej filan – fistëkut…!

Pra, meqë jemi inkuadruar në armatën e krijuesve, duhet t’i njohim kësi tipash e të dimë të vlerësojmë apo të reagojmë drejt sipas llojit…

Tipat më specifikë janë indiferentët, egoistët dhe hipokritët. Sa shumë të tillë kemi përqark nesh!

Konstatoj se protagonisti i kësaj veprimtarie, Kleanthi Caca, nuk shfaqet indiferent përkundrejt krijimtarisë së kolegëve qoftë të atyre të lidhjes e shoqatës, qoftë të atyre që i ka njohur më parë apo rishtaz.

Kleanthi ka parapëlqesë për autorë, me të cilët i lidh stili i përafërt i të shkruarit. Edhe pse me goxha vite mbi supe… si çdokush krijues, autori përçapet të studiojë, të hetojë, të mësojë diçka të re nga ata që admiron dhe… pse jo edhe të imitojë përsëmbari brenda individualitetit të vet pa rënë në plagjiaturë apo shabllonizëm.

Sa i sinqertë aq dhe i ndjeshëm na serviret K. C. përmes vargjeve të larmishëm e motiveve shumëdimensionalë, me të cilat mëton të kënaqë veveten e dashamirësit e tij… Kjo vërehet që tek përzgjedhja e tematikës së poezive e gjer tek lloji i vargëzimit, metrika, ritmi, rimat e tek gjithçka që përmbush veçoritë e stilistikës poetike…

Kur je duke shfletuar e lexuar me zë poezi të shumta të Cacës, ndërçast të vrapon mendimi tek preferencat e autorit e sidomos hamendëson natyrshëm se në cilat burime e shuan etjen autori. Unë kam arritur në silogjizmën se Kleanthi si kryeburim ka pasur dhe ka anonimatin popull, pra folklorin e trevës e të gjithë viseve toske e labe ku lulëzon isopolifonia. Kur ndien se etja nuk i është shuar adresohet tek të zëshmit e kohrave: Çajupi, Naimi, Agolli e gjer tek miqtë e tij krijues nga krahina, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti e më gjerë…

Kur përmend Tepelenën kam parasysh mikun e hershëm të Cacës – shkrimtarin Izet ÇULLI. Këtë e kam ndjerë në një autograf që i ka lënë zoti Izet Kleanthit para shumë vitesh.

Pikëtakimet në krijimtari të miqësojnë me shumë krijues të tjerë. Ndodh dhe e kundërta.

Unë gjej rastin të përmend një konstatim timin: Autorët tepelenas janë më zemër gjerë se ne gjirokastritët. Po ashtu autorët elbasanas janë më komunikues me njëri – tjetrein se sa ata të Kryeqytetit.

Ku ekziston mirëkuptimi dhe mungojnë kulisat, ka dhe arritje më të dukshme si komunitet krijuesish dhe e kundërta…

Rikthehem tek Caca: Aroma e vendlindjes dhe thjeshtësia në të shkruar përbëjnë individualitetin e tij. Dalja e sforcuar prej këtyre kolonave kuptohet lehtë.

Në pamje të parë Caca të krijon pandehmën se nuk është nga ata që i rrëmben kërshëria për të përthithur gjithçka nga dukuritë që na qarkojnë në jetë… Por, kur kap penën e nxjerr nga xhepi fletoren që s’i ndan nga vetja edhe kur është në lumë apo mal, atëherë Kleanthi rreket të prekë tërësoren që ndikon në pështjellimin njerëzor tejembanë… e gjer tek cimbisjet fabulore…

Kuvendimi i autorit me lexuesin është sa i çiltër aq dhe i drejpërdrejtë; ndaj dhe përfton admirimin e bashkëkrahinasve, bashkëfsharëve e më tej.

Teksa rrok motivin, autori vë në punë trurin, për të përcjellë një mesazh të caktuar apo një mori mesazhesh që s’i mban dot përbrenda vetëdijes; duke marrë dashur pa dashur pozicionin e një misionari edukues…

Duke dashur të rendisja mesazhet e shumta që kërkon të lëshojë Caca tek lexuesit, them se nuk ia arrij dot, se ato janë me tepëri dhe burojnë drejtpërdrejt nga motivet nxitëse që ka kapur…

Dihet se meraku i të gjithë ne shqiptarëve është të shohim dritë në tunelin e gjatë të tranzicionit.

Kleanth Caca, si vjershëtor vizionar, na vjen edhe këtë herë me një botë të pasur emocionale, me tendencë për të mos e lëshuar penën nga dora, kur e nxit zemra e kur ia shkrep truri.

Duke u shfaqur gjithëndjesor e duke u munduar të arrijë më të mirën, Caca ndonjëherë edhe tejkalon cakun. Këtë e konfirmoj me ndonjë shembull.

Gjen në të dy vëllimet disa poesi ku autori poshtë titullit vendos në kllapa cilësimin “motiv popullor”.

A nuk është e tepërt një dukuri e tillë, kur lexuesi pothuaj në 90 përqind të titujve e poezive rrëmbehet nga fryma populore që i përshkon ato nga vargu i parë tek i fundit, apo kanë trajtesën e një rapsodie të mirëfilltë?!

Vetë ngjyrimi lokal, vargjet e ngrohta ta krijojnë menjëherë këtë ndjesi. Madje disa poezi kanë dhe refrenet e trajtesës së një rapsodie e prapë nuk e kanë cilësimin që thashë më lart.

Ka raste, ku dhe redaktorët duhet të konsiderohet siç duhet e jo të vënë dorë ku s’u takon.

Edhe pse mosha bën të vetën ne vazhdojmë ta njohim e ta duam K. C. si një krijues që në vijimësi kërkon nga vetja, synon pozitiven, fshikullon të keqen, kënaq veten e përcjell ndjeshmëritë e veta tek të tjerët.



I uroj shoqatës jetë më aktive në vitin pasardhës!

LE T’i UROJMË ZOTIT Kleanthi Caca jetë të gjatë, shëndet e krijimtari të begatë! Faleminderit!


Jorgo TELO





Gjirokastër, më 23 dhjetor 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptyMon Jun 02, 2008 12:21 pm

Lirizmi – një veçanti e vëllimit poetik “Qiej pa faj” të Osman Buzos.



Me daljen në dritë të vëllimit poetik”QIEJ PA FAJ” të autorit Osman Buzo (Libohova) konfirmohet edhe njëherë shpërthimi i kapaciteteve krijuese shpirtërore të këtij artisti të hershëm e të përkushtuar. Me këtë prurje të organizuar merakshëm prej tij, do të theksoja qysh në krye se Osmani i përlindi dhe i përkundi për disa dhjetvjeçarë krijesat e veta poetike, derisa përforcoi bindjen tek vetja për t’u paraqitur tek lexuesi sa më denjësisht.

Jemi mbledhur të shprehemi lirshëm: edhe të lëvdojmë, por edhe të shprehim ndonjë sugjerim të mirëkuptimtë. Kuvendojmë për një vëllim brenda të cilit vallëzojnë harmonishëm fjalë poetike, larmi figurash e motivesh të kuadratuara në vargje, rreshta poetikë të gjithllojshëm, aqsa është e shumëllojtë dhe vetë jeta e veprimtaria e prindit të këtyre poezive.

Kur përjeton krijuesi gëzime apo vuajtje shpirtërore, më e prirë është muza për të thënë shumëçka që duhet përcjellë sa më këndshëm tek gjithkush e gjithkund.

Lirizmi nxitet edhe nga ndjenjat e vrullta e të hareshme të jetës edhe nga ndjesi të trishta që ofron jo rrallë kjo jetë jo pak e pështjelluar dhe e zbërdhylët në disa fragmente e rrafshe të saj.

Sa herë njeriu lëndohet e vuan, do të lindë medoemos për të një mundësi e re, për të qenë i lumtur. Kështu ka ndodhur dhe me Osmanin…Në rastin konkret lumturinë, që shumëkush e interpreton si një ëndërr të pakapshme, do ta konvertoja në buzëqeshje e shpirtngrohje pas evenimentesh të bukura si ky që ndien Osmani sot e që të tjera pret të përjetojë në familjen e vet në të ardhmen e afërt, gjë që ia uroj më gjithë shpirt.

Në vëllim pulsojnë vrullshëm ndjenjat lirike të autorit. Nuk bëhet fjalë për një lirizëm ndjenjash iluzore, por për përjetime të trajtuara lezetshëm me stilistikë të pasur e gjuhë të pastër, ashtu siç e kanë për traditë trevat tona.

Më së tepërmi këtë shpërthim paqësor e tokësor ndjenjash lirike e gjejmë në vëllim porsa kontaktohesh me poezinë e parë në stil klasik të emërtuar “Kalërim”… e veçan tek vargjet:


“Dhe ia nis rrëfimin hijes,
humba detit të Maries!


Bujta hanit të Vitorisë…


Dritës, rob i virgjërisë.”

ku çiltërsia e ndjenjës së bukur përshfaqet gati naivisht e me tone kumbuese. Këto tone i vërejmë pothuaj në shumicën e poezive të vëllimit. Edhe ku trajtohen motive të tjera, do gjejmë përmidis vargje të sensit lirik.



Më masivisht ky tjetërsoj lirizmi me frymëmarrje romantike serviret në poemthin “Pellazgjizëm”, pa anashkaluar poezitë e motivuara tërësisht lirike me kontekstin e sensin e mirëfilltë dashuror si: “Trokitje”, “Kapriçio”, “Udhëkryq”, “Adoleshenca”, “Marramendje”, “Zhgënjim”, “Tradhti”,, “Tundim”, e veçanërisht ato me titull “Pirateri” e “Çiltërsi” ku si lajtmotiv do të veçoja mesazhet e shpirtit lirik të Osmanit: “Të përpijmë bashkë kupën e dashurisë”, apo “Zjarrin e shuaj,/ qepur më janë…/nga imja nuk luaj./” Ndiejmë mes vargjeve edhe sytë verdhanë të xhelozisë, të cilët nga fuqia e kryendjenjës lumturuese zvarren si gjethe vjeshte.

Po të keni vënë re preferencën e autorit për këto lirika, do të evidentoni faktin se krijonjësi i tyre u ka lënë vend parësor, pra në krye të vëllimit, apo “ në ballë të sofrës”, siç shprehemi kur organizojmë gostitë e jetës. Kjo përbën një vecanësi.

Akoma më sfidante na përshfaqet vitlindja e lirikave. Ato janë çertifikuar në moshën më të lulëzuar të poetit, pra, në harkun kohor 1965 – 1969 e ndonjë edhe më pas. Është pikërisht mosha e thekur e njeriut, kur gëlon dufi shpirtëror me të drejtën për t’u shndërruar natyrshëm edhe në poetikën mjaftkomunikuese për zemrat e trazura prej kryendjenjës…

Takohemi gjatë shfletosjes së librit dhe me vargje ku përvijohet shija e hollë përzgjedhëse e elementëve më të qenësishëm leksikorë e stilistikë, përmes të cilëve ndjenja ëmbëlshumë e dashurisë pjalmohet dhe kalëron më bukur.

Jo rrallë ndesh në vëllim vargje e figura të befta, për t’u patur zili edhe nga poetë të zëshëm të vendit. Kjo arritje rrëfen se mendimi i maturuar ideor dhe estetik dhe spontaneiteti ligjërues mund të bëjnë çudira, kur shpirti nuk është bosh. Figuracioni i pasur nuk kërkon shumë mundim për t’u qëmtuar e sidomos metaforat.

Përsa i përket muzikalitetit e ritmit të shumicës së poezive dalim natyrshëm tek adhurimi që do ketë pasur Osmani qysh në fëmijëri e rininë e vet për madhorët Naim, Çajup, Kadare, Agoll, Asllan e të tjerë, që ai mund t’i thotë vetë më saktë. Konstatoj se më komode pena e Osmanit ndihet tek poezia me përmasa të rregullta , kurse tek të paktat poezi, ku mëshohet në vargje të lira e të bardha apo me figura deridiku të mistifikuara, na krijohet prapamendimi i daljes nga vetja. Them se ç’theksova më sipër nuk përbën mangësi, por ndoshta një prirje për vazhdimësinë e ligjërimit të autorit.

Shtoj se Osmani nuk do t’ia venitte vlerat estetike e ndjenjësore librit të parë poetik, nëse do të shtonte brenda tij edhe ndonjë motiv tjetër më intim familjar apo të mëshonte edhe më tepër tek vendlindja.

Them se autori i nderuar ka përjetuar lloj – lloj emocionesh në jetë e kësisoj them se po ma lexon lehtë mendimin… Duke qenë artist apo thënë më saktë kryefamiljar i një familjeje me fizionomi arti, sigurisht ndihet ndikimi edhe tek ky vëllim poetik në bukurinë e ndjenjës, në lezetin e fjalës, në muzikalitetin e vargut, të dukshme këto veçanërisht në poezitë e mirëfillta lirike.

Ì uroj zotit Osman shëndet dhe i qoftë i mbarë fluturimi në hapësirat e artit e të poezisë!



Gjirokastër, 5 mars 2005 JORGO S. TELO
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptyMon Jun 02, 2008 6:27 pm

Jorgo S. Telo përgëzime për temën shumë të mirë që e ke hapur dhe që me shumë kënaqësi po i lexojë.

Në postimin tëndë të fundit përmirësova disa gjëra tua në lidhje me madhësinë e shkrimit. Nëse donë i përmirësoj edhe postimet e tua të më hershme se mund të kenë vështërsi në të lexuar se shkronjat janë shumë të vogla për ndokend.

Kalo mirë dhe sukses të mëtutjeshëm i nderuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lejla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Lejla


Female
Numri i postimeve : 91
Registration date : 27/12/2007

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptyTue Jun 03, 2008 12:50 am

I lexova radhaz postimet e tua JORGO. S . Telo dhe me duken shume te mira.

Suksese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: Respekt per thinjat e mencurine e TRIFON NIKES   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySat Jun 21, 2008 9:55 pm

PARATHËNIE (Nga Jorgo Telo) pwr librin e TRIFON NIKWS “Aty janw themelet”


Ç


dokush që parasheh një sipërmarrje të tillë si kjo e autorit të këtij libri modest, zotit Trifon Nika, meriton qysh në fillim përgëzime e lëvdata plotësisht të merituara prej cilitdo që do ta nisë e ta mbarojë së lexuari.

Për arsye moshe e respekti në këto pak rreshta do ta thërras autorin “xha Trifon”.

Pra, xha Trifoni e ka trurin e shpirtin plot mbresa e kujtime, të cilat herë pas here i xixëllojnë e i përshkënditen brenda vetes, me dëshirën e mirë që të mos mbesin ende të pashprehura. Pasi arsyetoi se boll i mbajti përbrenda, vendosi t’i hidhte në letër, për t’u bërë edhe pronë e të tjerëve, sidomos e gjeneratave të reja, duke nisur që nga familja, farefisi e më tej… tek bashkëfshatarët, zagoritët e gjithë shqiptarët.

Arsyetoi xha Trifoni, se cilido lexues asgjë nuk do të humbiste, nëse do të mund të lexonte diçka më shumë për një fshat të vogël malor si Vithuqi i tij, por vetëm se do do zgjeronte horizontin e vet, se si e sa përpjekje duhen për ta ndërtuar jetën edhe atje ku duket paradoks. Dhe s’bëhet fjalë për një minimum pretendimesh jetësore, por për një jetë me vlera të shumta njerëzore, kulturore, tradicionale, të cilat di t’i pasqyrojë shkurt e qartë pena e autorit. Bëhet fjalë për një fshat e një krahinë me një reliev interesant, me pasuri të lakmueshme natyrore e mbi të gjitha me banorë që kanë trashëguar brez pas brezi resurse të shumta shpirtërore…

Xha Trifoni di të mëshoi në ato fusha të jetës e të veprimtarisë, ku ai e ndjen se brezat e rinj do të dinë ç’të evidentojne e të përthithin për vete…

Dhe mendoj se këtë pikësynim autori e realizon më së miri, sikur të ishte një shkrues, gjeograf, historian e analist me përvojë.

Lexuesi i thjeshtë mund të hamendësojë se si është e mundur që një i moshuar si xha Trifoni, me atë nivel arsimor që ka, të arrijë të sfidojë edhe shumë të rinj, për të lënë një libër për fshatin e vet?

Të kuptohemi… Eshtë zemra ajo që të bën të zotin e të aftë, për të materializuar edhe dëshira që në dukje shfaqen tejet të vështira.Të mos harrojmë që xha Trifoni ka ditur ta kompensojë pamundësinë e shkollimit me qënien një mik i përhershëm i librit artistik, historik e të çfarëdoshëm.

Duke u nisur nga faktori për t’i zgjeruar dijet e veta si autodidakt si dhe nga shtysa që i ka dhënë shpirti i gjerë, që mban brenda dashuri e dhimbje për fshatin ku u lind, u rrit dhe banon… si dhe nga malli për gjithë bashkëfshatarët që s'ka ku t’i takojë, se shumë syresh o s’janë më, o janë larguar prej vitesh nga Vithuqi.

Kësisoj, i mbetur si “I Fundit i Mohikanëve” në fshatin Vithuq, Xha Trifoni e ka ndjerë për nder e për detyrë njëkohësisht që gjithçka që ia fliste zemra, t’i hidhte në letër me plot merak e dëshirë, me një racionalitet të shprehuri edhe brenda mençurisë e filozofisë popullore, pa pretenduar që të bëjë leteërsi me elementë stilistikë, por që shpesh arrin dhe në caqet e shkrimit artistik.

Mendojmë se me këtë përmbledhje kujtimesh, përkushtimesh e opinionesh, ia ka arritur të pasqyrojë me objektivitet, origjinalitet e personalitet ato vrushkullime mbresash të sirtarosura nëpër vite në memorjen e tij…

Falë meritës së autorit, që ka ditur t’i paraqesë këndshëm ato mendime që i ndizeshin vazhdimisht, mund të them se materiali që po merrni në dorë është më se besnik me dorëshkrimin e xha Trifonit.

Merret me mend se, që të shkruash për vendlindjen dhe njerëzit që kanë jetuar e vepruar në harqe kohorë të ndryshëm, do të duheshin dhe libra voluminozë, por, falë të shprehurit konciz të autorit, u arrit në këtë rezultante, që besoj se do të mirëpritet e se nuk do t’i zhgënjejë lexuesit seriozë e dashamirës, sidomos vithuqotasit, zagoritët dhe gjithë të njohurit e autorit.

Duke dëshiruar që ky libër të “pushtojë” zemrat e sa më shumë njerëzve, le t’i urojmë së toku xha Trifon Nikës pleqëri të bardhë e vullnet e forcë për t’u lënë pasardhësve edhe të tjera shkrime…



Jorgo TELO



Gjirokastër, 2 korrik 2003

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySat Jun 21, 2008 9:58 pm



VËSHTRIM FIZIKO - GJEOGRAFIK




Fshati im i lindjes dhe i banimit, Vithuqi, ka një fushëpamje të mrekullueshme në të gjitha stinët e vitit e sidomos në pranverë e gjatë vjeshtës.

Është ngritur qysh në periudhat e hershme në një gropë, e cila është 400 – 500 metra mbi nivelin e detit, duke patur krahasimisht me fshatrat e tjerë të krahinës së Zagorisë një mikroklimë disi më të veçantë e më të lakmueshme…

Fshati im ngjan si i i vendosur në një “follosh” e të krijon imazhin, sikur ta ketë zbritur Perëndia me dorë, duke i dhënë bukuri të veçanta dhe gjelbërim tëpërhershëm – me livadhet plot me bar dhe pyje të përzier, duke filluar nga shkurret dimërore e deri tek lisat gjigandëtë Shën Thanasit e Shënkollit. Bien përnjëherë në sy Korije e Madhe e Korije e vogël, që janë kurora e fshatit dhe deri nëgur tëlumit, mbizotërojnë korije të vogla në çdo ledh are. Këto pyje të vogla të shtrira në gjithë gjatësinë e gjerësinë ec fshatit bëjmë që këtu të jetojnë shpezë dhe kafshëtë egra me shumicë: Bilbilat, harabelat, gushkuqët, thëllëzat, skifterët e të tjera. Kunadhja, baldosa, ketrat, ujku, dhelpra, lundra e lumit etj.

Të përshkruash natyrën dhe sidomos vendlindjen, duhet të kapësh pikat dominuese, ku shikon si në pëllëmbë të dorës jo vetëm pamjet e bukura të afërtat por edhe të largëtat… Dallohen lehtë pamjet e bukura të ambientit përrteth: nga jugperëndimi – vargmalin e Lunxhërisë, në rrëzi të të cilit ndodhen fshatrat Topovë e Ndëran. Përbalë të kap syri Grykën e Çajupit, pyllin e madh të Dërmazit si dhe fshatrat Lliar e Zhej e në vazhdimësi grykën e Mezhgoranit. Pra dallon përherë një panoramë të bukur që të magjeps sa herë që të hedhesh sytë. Nuk ngopesh së pari duke parë pamje të tilla mahnitësem si Shkëmbi i Zhejit që shfaqet me një pamje të egër me gërxhet e shumta të tij që ngjajnë me mburoja natyrore të erërave që sulen nga veriperëndimi.

Po të dalëshnë korije të madhe suri të rrok një hapësirë të gjërë duke parë në të dy anët e luginës gjithë shpatat e malit të Dhëmbelit, fshatrat Konckë dhe Hoshtevë, pyllin e bukur me vënja të Gjurmëmushkës e Shën Sotirit nga ku shkon rruga për Përmet e Këlcyrë.

Fillimi i çdo hyrje në fshatin tim të prezanton me dy kisha të vogla “Shën Thanasi dhe “Shënediela”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySun Jun 22, 2008 12:53 am

VLERAT NDËRTIMORE




Në përgjithësi banesat që ngriheshin me mundin e djersën e vetë fshatarëve ndërvareshin nga mundësitë fizike e sidomos financiare të familjeve. E përgjithëshmja si për gjithë krahinën ashtu edhe për fshatin tonë ishte banesa dykatëshe (Lart për njerëzit e poshtë për gjënë e gjallë) Një katëshe ishin vetëm kasollet e bazës ushqimore dhe ndonjë magjirio gatimi.

Pra banesat e fshatit tonë janë të një stili si të gjitha shtëpitë zagorite: siç e theksova më lart shumica ishin ndërtesa dykatëshe të specifikuara me mençuri për njerëz apo bagëti. Vendbanimet e njerëzve më të shumta ishin me dy e tre dhoma, ku dallohej oda i miqve me tavan e dysheme prej dhoge, me kuzhinë më vete. Nuk kishte shtëpi që të mos kishte furrën e vet, për të pjekur bukën. Më e shumta e tavaneve të odave qenë të zbukuruara aq mirë sa, kur vinin miq nga Zheji apo Lliari dhe ngritnin kokën përpjetë, thoshnin me shaka: “Hajde, hajde! Qani, o oda me tavan!/ Qani për Vasil Stefanë!”/

Me sa kuptohet tavanet e Stefanajve duhet të kenë qënë shumë të bukura, që e thoshnin miqtë tanë, kur bënin vizita për shenjtorë, të cilat bëheshin shtëpi më shtëpi në të gjithë fshatin.

Midis ndërtesave dykatshe dalloheshin thuajse në çdo fshat edhe në Vithuq disa të pakta që shquheshin për arkitekturë, pra për mjeshtëri të lartë të të ndërtuarit, duke bërë që të shquheshin disi nga shtëpitë e tjera të fshatit.

Në Vithuqin tim aso kohe mund të veçohej nga të tjerat shtëpia e Ruçajve.

Shumica e banesave ishin me dy e tre dhoma, njera prej të cilave ishte më e mira e quhej “odë”. Shumë të rralla ishin banesat me një dhomë; kjo falë pretendimeve të vetë bashkëfshatarëve dhe kulturës së tyre që pasurohej vazhdimisht edhe nën ndikimin e botës së qytetëruar prej kurbetllinjve të shumtë, që nuk i mungonin këtij fshati.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySun Jun 22, 2008 12:57 am

OBORRËT DHE PORTAT




Shtëpitë e fshatit tim, pothuajse të gjitha ishin me oborre të mëdha, të thurura me mure. Oborret qenë të shtruara me pllaka guri ose kalldrëme, sipas relievit të oborrit. Oborri ishin me dy porta: një portë e madhe dhe një tjetër ku hynte gjë e gjallë.

Meqë erdhi fjala për portat, duhet të them se porta më e madhe, jo vetëm në fshatin tonë, por duke përfshirë edhe të gjitha fshatrat e Zagorisë, ishte porta e Ruçajve të Vithuqit, e cila kishte përmasa gjigande, me gurë të gdhendur e të zbukuruar e me harqe – qemerë. Kishte tre qemerë. Qemeri i kreut ishte tre metra i lartë nga pragu i portës. Pastaj poshtë tij vinin dy qemerët e tjerë, që i jepnin portës një pamje të mrekullueshme e të papërsëritshme në krejt luginën.

Duke qënë se qemerët – harqe krijonin goxha lartësi, detyrimisht edhe kanatat e portës do të ishin jo të zakonshme por mjaft të mëdha, pra mbi dy metra e gjysëm.

Një portë e tillë qe ndërtuar nga i zoti i shtëpisë,Koto Ruçi me qëllim që ai të hynte e të delte nga oborri i vet hipur në kalë. Tek ajo portë mblidheshin burra për kuvend e kalamaj për të lojtur. Ishte tërheqëse dhe çdo vithuqot krenohej për një punim aq mjeshtëror.

Porta të tjera ishin më të thjeshta, por edhe ato, një pjesë e mirë, ishin me qemer e gurë të punuar me merak e figura. Sofatet para porte ishin kudo ku kish porta të rregullta. Nga brenda, gjatë natës porta mbyllej ose me kanxhë të trashë hekuri ose me lloz të madh druri, që i karfoste mirë të dy kanatet.

Oborret nga brenda ishin të stolisura me lule të mbjella në dheun e lënë posaçërisht ose në kuti, sipas mundësive e shtrirjes së çdo oborri. Dhe, siç e theksova dhe pak më lart, nuk kishte shtëpi pa lule të çdo stine, si: borzilok, menekshe, lule mëllage, trëndafilate shumëllojshëm, barbarozët, livandot e të tjera. Edhe dritaret e shtëpive stoliseshin me lule të mbjella me merak nga vajzat dhe nuset e fshatit.

Bile ishte kthyer në traditë në fshatin tonë që çdo mëngjes të vendoseshin lule të freskëta në një gotë me ujë, e cila vendosej mu në mes të tavolinës ose në parmak të dritares, atje ku nuk kishte tavolinë. Ishte një traditë që u trashëgua brez pas brezi.

Portat ishin të ndryshme dhe me elementë të veçantë zbukurimi dhe me direza të bukura prej bronzi.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySun Jun 22, 2008 12:59 am

RRUGËT




Në përgjithësi rrugët e fshatit ishin të shtruara me kalldrëme guri ose me pllaka. Ato mbaheshin të pastra edhe pse nëpër to kalonin bagëtitë. Gjithsekush një goxha rrugë nga të dy krahët e portës e kish për detyrë ta pastronte përditë dhe ndalohej hedhja e mbeturinave në rrugë kryesore.

Në sokakun që nga cepi i Çipanje dhe deri tek porta e Vitaj mbilleshin lule në bahçe. Lulishtja ishte e thurur me rrjetë teli e me listela të holla druri. Ajo lulishte i jepte gjithë fshatit një pamje qyteti të vockël. Kur vinte Jano Hila nga Lliari, thoshte: “Këtu është si në Paris!”

Një mendim i tillë i krijohej ngaqë i kënaqej syri nga ndërtimet e bukura, duke filluar nga portat, muret e oborreve, dritaret e shtëpive e gjithçka, deri tek pastërtia e blerimi i rrugëve. Gjysma e mureve të oborreve zihej nga stava e druve: kërcunj dhe dru të holla që i binin nga pylli i Dërmazit më shumë që të mos prekeshin koriet përreth fshatit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySun Jun 22, 2008 1:00 am

LUFTRAT NË KUJTESËN TIME


Në moshën që isha unë dhe bashkëmoshatarët e mi, na takoi të përjetonim disa luftra. Lufta është luftë dhe gjithmonë sjell varfëri, vrasje, plagosje, uri të paharruar, djegie, shkatërrime, sakrifica të paparashikuara në të gjithë globin, si për ata që u vranë dhe për ata që mbijetuan…

Varfëria ishte e madhe gjatë kësaj periudhe, sepse ushtritë ndërluftuese ishin të uritura. Si italianët edhe grekërit bridhnin shtëpi më shtëpi, derë më derë, veçmas apo në grupe dhe lypnin bukë, herë me të mirë e herë me forcë. Nuk të shqiteshin nga dera ata, pa u dhënë qoftë edhe një copë të vogël buke. Kur nuk kishje se ç’t’u jepje ose kur s’u jepje gjë, merrnin nga trarët misrin që qe varur dhe e hanin si ashtu siç ishte. Duke ngrënë uronin:”Grazie!”ose “evharisto!”.

Të gjitha ato hordhi të pasosura gjetën mbështetje në fshatin e shkretë.

Mbaj mend një episod që ma thoshte xha Mitro Hila nga Lliari: “Kisha porositur gruan që të mos u jepte bukë, se po ngushtoheshim shumë për vete dhe do më vdisnin fëmijët e mi, por ja që një ditë pashë një ushtar te porta. Ushtari hoqi pushkën nga supi, nxori bajonetën dhe e vuri në majë të dyfekut. Unë u tremba dhe thashë me vete: “Pa të shoh, se ç’ka ndërmend të bëjë…” Zemra ma bënte tik – tak. Ushtari ngriti shufrën që të hapte portën. E hapi dhe u fut brenda, pa folur me gojë e u ul pranë vatrës,duke e mbajtur dyfekun mbi gjunjë. Shikonte zjarrin dhe ngrohej. Plaka diç po thoshte nëpër gojë dhe, kur më pa, m’u afrua e më foli: “Po ç’u bëre?!…. nuk e sheh, se ç’po bëhet?!…” e ku di unë sa llafe grash lëshoi…

Ia bëra me shenjë të pushonte dhe ultaz i fola: “Jepi bukë se më ngordhi morrat mua…. (domethënë do të më vriste se i qenë zgurdulluar sytë nga uria.) Atëherë Pakua preu menjëherë një hënë të madhe të bukës dhe ia dha ushtarit. Ai me të parë copën e bukës, u çel në fytyrë. Nuk e rrëmbeu me harbutëri. Hëngri si i babëzitur dhe, si erdhi në vete, u ngrit e doli pa thënë asnjë fjalë. Sa doli nga dera dhe u gjend te porta e Jano Hilës, e mbaroi copën që kish marrë me vete dhe u kthye prapë, por kësaj here me mirënjohje tha: “Efharisto poli! Nuk do ta harroj kurrë! Jam shkëputur nga shokët e më duhet të vete në front, në Golik, por nuk e di, nëse do t’i arrij dot. “Ora kali!” i thashë dhe pastaj e pyeta: “Po të mos të kish dhënë plaka bukë, ç’do të bëje?” Ma preu shkurt: “Të pabërën do bëja…” Dhe iku. Pra, e parandjeva vetë të keqen….” përfundoi rrëfimin xha Mitrua.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySun Jun 22, 2008 1:04 am

LUFTA KUNDËR PUSHTIMIT NAZI – FASHIST


Pas asaj zallahie me grekë e italianë… nuk mënoi shumë dhe vendi u pushtua nga Italia fashiste. Ishte një pushtim me të gjitha të këqiat: syrgjynosje, internime e “djalli me të birë…”

Pas kapitullimit të Italisë hynë ushtritë naziste gjermane. Nazistët, të rreptë e të pamëshirshëm u treguan kudo që shkelnin. Për një pushkatonin dhjetë të pafajshëm. Me ta nuk merreshe dot vesh fare.

Në zonat ku ishin përqëndruar forca partizane, nazistët filluan operacionet e spastrimit, për të shfarosur partizanët dhe bazat e tyre. Dogjën shtëpi dhe fshatra të tëra. Mbeti vendi “rros e kopos” (Kështu thoshnin të parët tanë) Gjermani edhe kasollet e barit i digjte.

Në operacionin e qershorit të vitit 1944 u dogj dhe spitali i Nivanit, që qe vendosur në shtëpinë e Haritanje. Gjatë operacionit ishin djegur shumica e fshatrave, por ishin plagosur edhe shumë partizanë në njësitet luftarake nga zhvilloheshin beteja. (kuptohet jashtë krahinës) Se Zagoria konsiderohej zonë e çliruar aso kohe.

U vendos që spitali partizan të vendosej në fshatin tonë, në Vithuq. Me sa mbaj mend unë ( e them me keqardhje) asnjë nga kalemxhinjtë e luftës dhe as të mëvonshmit nuk shkruan asnjë fjalë për veprimtarinë e këtij spitali, përveç disa psartizanëve të thjeshtë që ishin shtruar e shëruar në Vithuq… Por edhe këta shkruan shumë me vonesë dhe ishin mjaft të rrallë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySun Jun 22, 2008 1:05 am

NE, “KAÇATORËT” DHE PARTIZANI ME MISION




Ne, dymbëdhjetë – trembëdhjetë vjeçarët e Vithuqit, një ditë të pesëmbëdhjetë ditëshit të parë të qershorit 1944, kur sa kishte mbaruar operacioni, ishim kthyer nga pyjet e Dërmazit tok me të rriturit, që filluan menjëherë nga punët e bujqësisë.

Ne të vegjëlit qemë kthyer nga kullotja e manarëve dhe, kur po bëheshim gati të shkonim në lumë si zakonisht, dalluam tek cepi i Çipajve një partizan me automatik në krahë. Po afrohej drejt nesh dhe me një përshëndetje të ëmbël na tha: “Vdekje fashizmit!” Dhe ne në moment ia kthyem: “Liri e popullit!”

Partizani nuk mjaftoi me kaq, por me një buzëqeshje të ngrohtë na u afrua dhe vazhdoi duke na pyetur: “Po si jeni ,more djem? Si jeni, more kaçatorë? Si shkoni?” Dhe na përqafoi të tërëve me radhë. Neve na mbetën sytë tek arma që mbante varur në sup. Si ajo armë nuk kishim parë gjer atëherë. Ishte shumë e vogël; me një kondak që e kishte si bisht mashani.

Partizani e kuptoi kureshtjen tonë, tek po vështronim me admirim atë armë dhe na tha, po me atë buzëqeshje të lezeçme: “Mirë, pra, bashkë do të miqësohemi edhe më shumë, por kush prej jush do të më lajmërojë kryetarin dhe sekretarin e këshillit?Ne ia pritëm menjëherë, se kryetari e kishte shtëpinë larg dhe se ditën vete në punë, ndërsa sekretarin do ta lajmëronim menjëherë.

- Hajde dhe ti me ne! – i thamë partizanit – se sekretari e ka shtëpinë këtu afër.” Dhe me dorë i treguam shtëpinë e sekretarit. Por ai na tha: “Jo. Unë do të rri këtu, por ju do t’i thoni, se të do një partizan.”

Vajtëm me vrap dhe i folëm sekretarit.

I nderuari dhe i paharruari xha Vito doli menjëherë e i buzëqeshur na foli: “Hë, ç’hall keni, more djem?”

- Të do një partizan.” – foli nxituar dikush nga ne. – Po të pret te porta e Ruçanje.

Ai, xha Vitua, na tha: “I thoni partizanit, se sekretari shtëpinë e ka të hapur për partizanëtdhe bjereni ju. Po të mos bëjë kabull; u pa puna, do të vij unë atje.”

Ia thamë partizanit tekstualisht ato fjalë, si na tha i mençuri xha Vito. Partizani qeshi dhe, kur dëgjoi fjalën “kabull” tha me një respekt të dukshëm, por pa e parë ende xha Viton: “Qënka burrë i mirë dhe i mençur, motamo siç ma kanë përshkruar shokët…”

Dhe na u drejtua neve: “O burra, përpara, te shtëpia e sekretarit! Na prini!” Dhe u nisëm të gjithë së toku.

Xha Vitua kish dalë tek porta dhe po na priste. Sa e pa, partizani e përshëndeti: “Vdekje fashizmit!” Kurse xha Vitua ia ktheu: “Ngordhje fashizmit!”

Të dy qeshën me të madhe, sikur të ishin njohur prej kohësh. U futën në shtëpinë e xha Vitos dhe mbyllën portën nga brenda.

Ne ia mbathëm drejt lumit ku i kaluam nja tre orë të mira.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySun Jun 22, 2008 1:06 am

SHNDRRIMI i SHTËPISË NË SPITAL


Kur u kthyem nga lumi, vumë re se të tria gratë, dy nuset e nipërve dhe gruaja e xha Vitos, po hiqnin plaçkat nga shtëpitë e Ruçanje. Ato shtëpi qenë më të mëdhatë e fshatit Vithuq. Brenda shtëpisë, prej nga po hiqeshin plaçkat, ne dëgjuam një të goditur sqepari dhe të habitur po vështronim andej nga po vinte ajo goditje.

Po në këtë kohë u duk xha Vitua me një tavë që e mbante në dorë. Në atë tavë pamë se kishte perona, çekiç dhe pinca. Kur na pa, na tha: “Po ç’u bëtë, more djem? U vonuat shumë.”Ne i thamë se ishim në lumë. Pastaj ne e pyetëm, se ç’po bëhej në shtëpinë e Ruçaj. XHA Vitua na tha duke qeshur e plot gëzim:

- Në fshatin tonë do të vijë spitali partizan. Do ta na vijnë doktorë dhe ilaçe.Do të vijnë plot të mira në fshatin tonë. Këtë behar do t’u themi etheve dhe sëmundjeve “Na marrçi të keqen!” Po hajdeni me mua!

I ngjitëm shkallët e dhogta, duke ecur pas tij dhe dolëm ballëpërballë me partizanin Thoma, të cilin ne e adresuam dhe e shpumë tek sekretari i këshillit. Emrin ia morëm vesh, kur në atë emër e thirri xha Vitua.

Thomai që mbante në dorë sqeparin, e la përpak atë dhe, si përherë, duke qeshur, na tha: “E, u thashë që do të bëhemi miq e shokë bashkë?! Ja, tani do ta provojmë besën tuaj, se sa më doni dhe ju dua, gjithmonë për të mirë të Luftës. E dini ju, ç’është Lufta Nacionalçlirimtare?”Perikli Kondili, që qe dhe dy vjet më i madh se ne, pra, rreth pesëmbëdhjetë vjeç, i tha: “E dimë.”

- Atëherë mirë!” – tha partizani Thoma. – Bisedojmë duke punuar. Kush prej jush do të më sjellë një shkallë druri, sepse më duhet për të mbërthyer këtë shulin tek ata trarët atje lart?

- Unë. – i tha Theodhoriu, që shkurt ne i flisnim Dodi.

- Vrap! – i tha Pelua.

Sa të hapësh e të mbyllësh sytë, shkalla erdhi.

- Të lumtë! – i tha partizani.

Xha Vitos i ranë këmbët poshtë e lart. Ai plak i papërtuar punonte, sikur të ishte djalë. Thomait i duheshin disa listela, ndaj na tha:

- Kush nga ju do të më sjellë ca listela? Ne fillimisht nuk e kuptuam atë fjalë dhe shikonim me sy njeri – tjetrin. Thomai e kuptoi hutimin tonë dhe na u drejtua duke qeshur e duke iu afruar dritares: “Si u thoni ju këtyre këtu?” dhe na tregoi disa parvaze.

- Parvaze. – i thamë ne.

- Më duhen ca si këto këtu.

- Ou! – shpërtheu Jani Nika – nga këto kam unë plot te kotecet e lepujve.”

- Nuk të duhen? – pyeti Thomai.

- Jo. – i tha Jani. – Nuk kemi më lepuj. I zhdukëm, sepse s’i ngopnim dot me të ngrënë.”

- Mirë. – i tha partizani Thoma – Na sill disa. Le të vijë dhe një nga këta me ty, se nuk i bie dot vetëm.”

- Vete unë me Janin. – fola unë.

Ne e morëm kotecin të tërë. Me ca zor ngjitëm shkallaret. Kur e pa Thomai, tha: “Janë të mrekullueshme!”

Koteci kishte dhe ca rripa prej llamarine si rrathë talri dhe disa perona që hynin në punë. Partizani na sqaroi se atë punë e bënte, mbasi atje do të ngrihej farmacia e spitalit. Ne nuk e kuptuam fjalën “farmaci”, prandaj Thomait iu desh të na shpjegonte konkretisht, se do të bëheshin ca rafte, ku do të vendoseshin ilaçet…

“Ëëë – ia bëmë ne – domethënë do bëhet si dyqani i Qiro Andonit nga Hoshteva!” (Se ne deri atëherë vetëm atë kishim parë)

Partizani Thoma ndënji mes nesh tre – katër ditë.

U takua me kryetarin e këshillit popullor, Jani Durin dhe me kryetaren e gruas, që ishte Eleni Nika. Asaj iu dha detyra që të lyente shtëpitë e Ruçanje brenda dhe jashtë sa më parë.

Nën kujdesin e të famshmit xha Vito, që nuk përtonte as ditën as natën, të nesërmen Eleni Nika, Mangalia, Vitua dhe nusja e Thoma Nikës filluan nga lyerja e spitalit.

Dua të them, se shtëpitë e Ruçanje i shihnim nga jashtë, por nga brenda nuk e kishim parë asnjëherë., sepse gjithmonë ato rrinin mbyllur. Kur vajtëm për herë të parë, me të ndriturin xha Vito, na tha: “Shikojini, se këtej e tutje do t’i shihni gjithnjë!”

Kur u futëm brenda në odë, përshtypje të madhe na lanë dritaret me qemer, sepse ato qenë më të mëdha se dyert e shtëpive tona. Tavani i gdhendur bukur ngjante si një qilim i qindisur. Përshtypje të madhe na bëri ylli në mes të tavanit, i cili qe shumë i madh dhe me gdhëndje të mahnitshme. Çdo gjë na dukej sikur s’qe prej dhoge, por sikur i kishin qëndisur nuset e mira me gjilpërë dhe me lloj – lloj penjsh, me të gjitha ngjyrat.

Të tria gratë që morën detyrë për të lyer spitalin, punuan pa u lodhur dhe lyerja për dy ditë mori fund. Pa lyer mbeti vetëm kuzhina dhe një pjesë e jashtme.

Partizan Thomait iu hëngër shumë muhabeti me të papërtuarin xha Vito. Thomai hante, pinte e flinte atje, në odën e xha Vitos. U bë si i shtëpisë dhe kishin shumë respekt për njeri tjetrin. Dukej sikur nuk do të ndaheshin kurrë ai nga ata dha ata nga partizani i ngarkuar me atë mision të posaëëm.

Por ja që nuk u mbushën më shumë se pesë a gjashtë ditë dhe partizan Thomai, u largua, duke marrë me vete urimet më të mira nga vithuqotët dhe automatikun krahaqafë. Kuptohet nuk e lanë pa i dhënë dhe ca ushqime me vete. Me sa morëm vesh më pas, kish shkuar pranë Shtabit të Zonë së Parë Operative.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySun Jun 22, 2008 1:07 am

FILLIMET E PUNËS SË SPITALIT PARTIZAN




Pas dy a tre ditësh erdhën së bashku me Thomanë edhe dy shoqe partizane. Ato dy shoqe menjëherë filluan kontaktet me gratë dhe të rejat e fshatit. Ato u lidhën ngushtë me njëra – tjetrën. Së toku bënin goxha punë në spital: lanë shpejt dyshemetë, rregulluan kuzhinën.

Më pas erdhi dhe intedenti i spitalit.

Mirëpo përpara se të shtjelloj më tej për këtë, më duhet t’i rikthehem asaj pyetjes që na bëri që në fillim partizan Thomai, nëse e dinim ç’ishte Lufta Nacionalçlirimtare… Ne i thamë se e dinim. Bile Pelua i tha: “ Unë vëllanë tim, Koço Kondilin, e kam partizan si dhe ti. Është në Brigadën e Tetë Sulmuese, e cila u formua në Sheper në prill të këtij viti. Edhe ky e ka vëllanë partizan (vazhdoi Pelua, duke drejtuar dorën nga unë) E ka andej nga Peza e Tiranës, Koli Nika quhet. Bile kemi edhe një partizan tjetër që i thonë Stefan Rroshi. Edhe ky në Brigadën e Tetë është. Kurse vëllai im, Koçua, doli partizan që kur dolën çetat partizane…”

Pasi mbaroi së foluri Pelua, vumë re që partizan Thomai mbeti shumë i kënaqur, duke e shprehur dukshëm gëzimin për ato që i tha shoku ynë i dashur, Pelua. Bile, ai iu drejtua Pelos, duke i thënë se ishte shumë i komunikueshëm dhe se i priste goja hekur… Si ndënji pak i menduar, iu drejtua përsëri Pelos:

“Ke qejf të vish dhe ti partizan, po jo në vijën e parë, ama?! Ja, kështu siç jam edhe unë.” Pelua nuk priti të mendohej pak, por entuziast tha: “Që tani jam gati, po më pranuat.”

“Me një kusht, - i tha Thoma partizani – të rrish në prapavijë, sepse ti e ke një vëlla në luftë.”

“Po mirë, po në prapavijë, a do quhem partizan? – e pyeti Pelua.

“Si, ore jo! Posiii, partizan quhesh – iu përgjegj Thomai. – Bile partizan me yll të kuq në ballë.”

Që atë ditë soku ynë i dashur u rreshtua në radhët e forcave të prapavijës partizane, ku shërbeu me devotshmëri bashkë me shokët e tjerë partizanë. Në spitalin partizan ai u bë krahu i djathtë i itedentit të këtij spitali, që vepronte në fshatin tonë, Vithuq. Për detyrën e itedentit të spitalit erdhi një partizan tjetër që e quanin Andon Kote. Ishte nga Përmeti. Ai bënte punën edhe të përgjegjësit të spitalit partizan për të gjitha anët administrative. Andoni bashkëpunoi shumë me të madhin xha Vito.

Në spital prunë shtretër tekë dhe portativë. I vendosën afër e afër që vendi të mirrte sa më shumë krevatë. Ca ishin të mbushur me pambuk e ca me kashtë nga kasollja e xha Vitos. Me këto punë u mobilizuan shoqet partizane të prapavijës. U gjendën dhe enë kuzhine, më të shumtat e të cilave i shpuri familja e xha Vitos.

U mblodhën nëpër fshat gjithçka duhej për kuzhinën e orendi të tjera, nga ato që përdoreshin edhe nëpër dasma.

Të gjithë Vithuqotët, pa përjashtim, dhanë dhe ushqime. Filloi gatimi fillimisht për ata që shërbenin. Në fillim gatuanin shoqet partizane. Më vonë u caktua kuzhinier Thoma Nika. Pastaj erdhi dhe doktori me gjithë infermieren. Doktori ishte italian, i cili kishte shërbyer në disa spitale partizane para operacionit të Qershorit. Doktori ishte një burrë shtatmadh me mustaqe spic. Nga pamja e jashtme ishte shumë simpatik, por dhe nga zanati ishte i përsosur, siç thoshnin shpesh vetë partizanët e plagosur.

Doktorin e quanin Manata. Emër e kishte a mbiemër, nuk u mor vesh saktë. Emri i tij ishte i veëantë për ne e nuk harrohej kurrë. Pranë doktorit rrinte infermierja dhe një kryeinfermiere që e kishte emrin Zyraka.Mbiemrin nuk ia mbaj mend. Ajo zotëronte italishten shumë mirë. Kishte qënë në Itali para çlirimit për studime. Këto na i thoshte ajo vetë. Kishte kulturë profesionale të përgjithëshme. Ajo kryente punën e farmacistit edhe të përkthyesit edhe të mjekut edhe të infermieres , sipas rastit. Gjendej përherë pranë doktorit që të lehtësonte sadopak komunikimin e tij me të plagosurit.

Zyraka ishte dhe veprimtare në grupin e fshatit, i cili vepronte një a dy herë në javë. Luante shumë role të bukura, prandaj thoshnin për të, se ishte e përsosur dhe e përgjithshme; e komunikueshme me nuset dhe gratë e fshatit, sidomos për aspekte të higjienës personale të fëmrave, për mirërritjen e fëmijëve e të tjera.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySun Jun 22, 2008 1:08 am

AKTIVITETI I SPITALIT


Dhe erdhën të plagosurit e parë, pjesëtarë të forcave partizane. Fillimisht i shtruan tek nimat e odës. Më pas erdhën dhe partizanë të tjerë. U mbush oda dhe filluan në shtëpinë e madhe.

Doktor Manatai dhe Zyraka kishin punë natë e ditë. U shtuan edhe dy infermiere të tjera partizane si dhe një infermier partizan nga Selcka e Pogonit, që e kishte emrin Thimjo Gaba.

Partizanët e shtruar nuk ishin të gjithë të plagosur në luftime, mbasi shtroheshin dhe shumë me malarje, ethe të ftohti, temperaturë të lartë etj.

Meqë nuk përballohej puna me të sëmurët e shumtë, në ndihmë të doktor Manatait u dërgua dhe një doktor tjetër, Ibrahim Dervishi nga Vlora. Doktor Mesnati nga natyra qe shumë i qetë, ndërsa doktor Ibrahimi ishte i dashur, por dhe shumë i rreptë për hir të rrëgullit në detyrë.

Shtëpitë ku qe vendosur spitali kishin një hyrje, sepse nga porta e madhe nuk punohej, mbasi në divanin e odës së mirë qe bërë një ndarje për farmacinë dhe qenë bllokuar shkallët. Detyrimisht si të sëmurët ashtu dhe personeli i shërbimit, kishin një hyrje sipër në kuzhinë edhe për në odën e mirë edhe për në dhomën e madhe. Si rrjedhim, dashur pa dashur, mund të bëhej dhe zhurmë, që mjekët nuk e dëshironin kurrë.

Doktor Ibrahimit i shkrepi mendimi që të bëhej pushim në drekë, të paktën një orë pas ngrënies. Ky mendim nuk u realizua edhe pse doktor Ibrahimi këmbënguli rreptë.

Ardhja e doktor Ibrahimit, konsulta e tij me doktor Manatain, bëri që partizani Sofo Bane nga Topova, të transferohej në spitalin partizan të Kosovës (fshat afër Përmetit). U shmang kështu rreziku për t’ia prerë këmbën e nekrotizuar.

Partizani Sofokli (Çofo) qe plagosur nga anët e Lunxhërisë. E kishin transportuar natën para një jave. Kishte marrë i shkreti tre plumba në pulpë të këmbës, të cilët i kishin ciflosur fyellin e kërcirit. Plaga nuk po i përmirësohej edhe pse mjekimi i parë i qe bërë. Meqë nuk po përmirësohej ende, duhej të transferohej drejt një spitali më të paisur, pra drejt Kosovës së Përmetit.

U vendos që trnsportimi të bëhej me barelë. U lajmëruan transportuesit, më të shumtët e të cilëve ishin nga fshati Konckë, afër fshatit tonë. Konkretisht mbaj mend se ishin këta konciotë: Çefe Spiri, Jorgo Konomi, Thoma Haxhiu, Teli Telo, Koçi Duka dhe Kiço Spiri. Ishin caktuar gjithashtu edhe pesë hoshteviatë si: Pane Andoni, Koço Kalaja dhe Pandeli Gjika. Qenë edhe dy të tjerë, por nuk më kujtohen saktë.

Dua të them se Çofo Bania më tha mua, në koefidencë, që t’i shpija një letër në Topovë, duke m’u lutur që ta çoja në familjen e tij atë letër. I thashë, pasi u mendova ca:

- Unë vete, por kam frikë se mos më rrahin djemtë e Topovës… (Se kështu qe atëherë… Kishte nga një grindavec në çdo fshat. Edhe në Topovë qe Dhio Zëra dhe një tjetër, që s’e mbaj mend mirë.

Letrën e Sofos e mora dhe e shpura tek motra e tij, që e kishte shtëpinë në fund të fshatit. Porta e Peko Vashës qe e hapur dhe hyra brenda në oborr. Edhe dera e shtëpisë qe e hapur nga pashë motrën e Çofos që po bënte një petanik në saç. Sapo më pa, u prish menjëherë në fytyrë dhe më tha:

- Nga vjen, more djalë?

- Vij nga “Fshati i Vogël” – i thashë (Se fshati ynë, Vithuqi njihet edhe me këtë emër, ngaqë ka pak shtëpi. - T.N.)

Ajo mbushi sytë me lotë dhe duke klithur, tha:

- Na vdiq vëllai?

Mezi po e mbante veten.

- Jo, moj, jo! – i thashë prerë e me zë të lartë. – Erdha se më dha këtë letër për mëmën e tij (Dhe nxora menjëherë letrën)

E mori veten dhe, me një gëzim të madh më tha:

- Pa këndoje, ç’thotë?

Më shumë ia thashë përmendësh, se sa e lexova: “Dëdë, nesër nisem për në spitalin e Përmetit, prandaj, po munde, hajde që të takohemi…”

- Të lumtë goja! - më tha e zonja e shtëpisë, motra e partizanit të plagosur. Bile m’u lut që të rrija edhe ca , që të më jepte petanik. Me ngut ngriti saçin; preu më shumë nga ç’e mendoja dhe ma dha në një sahan, që të mos më digjeshin duart. Ishte mjaft i nxehtë.

- Merre! – më tha – dhe mos ki turp, se më prure lajm të mirë. Prit të ftohet njëçikë.”

Ika me petanikun në dorë, pasi e falnderova dhe rrugës fillova ta haja. Nuk e ndjeva lodhjen e rrugës. I thashë partizanit Çofo se porosinë ia mbarova, duke i rrëfyer për të motrën, që mori letrën e që i dha dhe petanik.

Të nesërmen u gjend me të gdhirë mëma e Çofos në Vithuq. Erdhi së bashku me të bijën dhe me një grua tjetër. Erdhën shumë shpejt dhe u takuan me djalin në orën e caktuar.

Ndërkohë mbritën edhe transportuesit nga Koncka e nga Hoshteva.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySun Jun 22, 2008 1:09 am

NJË TRANSPORT I VËSHTIRË


Transportuesit kishin marrë me vete bukë dhe nga një pagure me ujë; me një fjalë qenë përgatitur mirë. Donin të niseshin sa më parë, sepse bënte shumë vapë dhe rruga ishte tepër malore, sidomos deri në majë të malit.

- Gati? – pyerti doktori Ibrahim.

Tri – katër shoqe kishin marrë të plagosurin në barelë dhe u gjendën para transportuesve. Kur e panë konciotët që ishte topovit, u habitën dhe pyetën, se pse nuk e transportonin bashkëfshatarët e tij.

Doktor Ibrahimi nuk duroi, por foli me zë të fortë:

- Dëgjoni! Ky këtu, sot nuk është as topovit, as zagorit, por është partizan i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Është katandisur kështu siç po e shikoni ju, vetëm e vetëm për lirinë e Shqipërisë e të popullit tonë. Ky dhe shumë shokë të tjerë si ky janë të të gjithëve. Kush nuk e kupton këtë, më qafë pastë veten, se lufta ka dhe ligjet e veta.,,

Gjullurdia mori fund.

Barelën e mori katërshja e parë. Të tjerët, pasi bënë dhe pak muhabet paqësor me të dy doktorët, u nisën edha ata pas të parëve. Në një çast Çefe Spiri i tha doktorit: “ Ujët që kemi me vete është i paktë, prandaj le të vijë me ne edhe një nga djemtë e fshatit me ca pagure me ujë, se unë e shokët e mi nuk e durojmë dot etjen. Do të na thahet goja dhe do të na priten këmbët në këtë rrugë të gjatë e në këtë vapë…”

Për këtë punë u ndodha dhe unë atje atë ditë. U gjetën 12 paguret që do të merrja unë plot me ujë në krahë gjatë asaj rruge malore. I mora paguret, duke i mbushur me ujë në krua plot; i ndava gjashtë e gjashtë dhe i lidha, për t’i hedhur në sup: gjashtë përpara dhe gjashtë nga pas. Teli me të cilin kisha lidhur paguret, ishte i hollë dhe m’i griu supet, aq sa fanella m’u fut në mish. Falë konciotëve që nuk pinin nga paguret e tyre, por nga ato që i kisha unë, pesha sa vinte e po më pakësohej…

Kur kaluam Gjurmëmushkën, u duk stani i xha Mitro Naços, i cili ishte një burrë babaxhan dhe mjaft mikpritës në stan.

Koço Kalaja, që kish shumë respekt për atë bashkëfshatar, thirri me zë të lartë: “Kujt i pihet ujë, le të pijë, se ja, do të vemi te stani i Xha Mitro Naços dhe do të ngopemi me ujë.”

Dikush nga turma tha me shaka a me mosbesim: “Jo, more, mos do bëjmë gjë edhe banjo?” Aty për aty iu dha Pandeli Konomit dhe tha: “Po, edhe banjë do bëjmë. Kush do bëjë nga ju, se është lera e dhënve?!”

Koço Kalaja dhe Pandeli Gjika (Konomi) qenë aktivistë të Luftës, por unë nuk e dija aso kohe saktë, se me ç’punë konkrete merreshin në prapavijë.

Arritëm dhe në stanin e babaxhanit xha Mitro, i cili, kur na pa, vuri dorën mbi sy, se po e verbonte dielli. Pranë tij u shfaqëm ne.

- Bobo, more djem! Jeni lodhur shumë. U prek, kur pa barelën. Të plagosurin e ulën me kujdes në haur. Çofua, si gjatë rrugës edhe në stan, rënkonte papushim: “Ah!Ëh!” Plaga i dhimbte shumë. Ai e dinte se si i duronte ato dhimbje…Gjatë rrugës përpiqej shumë, aq sa kish rrezik të binte nga barela. Xha Mitro babaxhani menjëherë preu nja 3 – 4 napa me djathë. Nuk e ndau, por, të prerë e vuri në një tepsi dhe tha: “Hani, se djathi i njomë dhe kosi nuk të japin ujë.” Filluam të hanim të gjithë djathë të njomë. I paharruari Koço Kalaja iu drejtua stanarit: “Xha Mitro, ka stane të tjerë më tutje?” Ai qetë – qetë u përgjigj duke pyetur: “Nga do shkoni, nga Buali apo nga Lipa?”. Koçua iu përgjigj, se do shkonim nga Lipa. “Atëherë nga Lipa janë nja tre – katër stane, që nga Zaceka e Madhe e deri tek e vogla. Është edhe një stan tek Shkëmbi i Lipës.”

- Shumë mirë – tha Koçua. – Atëherë ta kthejmë këtë djalin, se i janë këputur edhe rripat e sandaleve dhe po ia grin këmbët stralli. Si tha këto fjalë, më pa mua dhe më tha: “Merr paguret bosh dhe ik në shtëpi.”

Bosh më kishin mbetur gjashtë pagure. Kur u largova nga të shumtët, thashë me vete: “Xha Mitro Ndrekos nuk do t’ia harrojmë kurrë mikpritjen që, ashtu si dhe dorëdhënia i patën shumë lezet.

Partizanin Sofo Bane e çuan deri në fshatin Lipë, se atje do ta merrnin të tjerë në dorëzim.

xxx



Porsi ai i plagosur erdhi dhe një partizan tjetër, i cili kishte po të atillë plagë, veç nuk e di se kush e kish transportuar. Ai partizan qe nga Luzati i Tepelenës. Emrin ia thoshnin Sami, ndërsa mbiemri i tij nuk më kujtohet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySun Jun 22, 2008 1:10 am

EFEKTET E SPITALIT NË FSHATIN TONË




Vendosja e spitalit partizan në fshatin tonë i dha atij një gjallëri shumëtë jashtëzakonshme. Fshati gumëzhinte jo si zgjua, por si park bletësh. Dëgjoje këngë e valle ditë e natë. Të gjithë qenë entuziastë për lirinë, që po trokiste në mbarë vendin. Bile edhe të plagosurit e të sëmurët nuk mbeteshin jashtë optimizmit e haresë së përgjithëshme…Këngët nuk pushonin fare, që nga dhomat e spitalit prej shtretërve, gjer jashtë nëpër shkallëdhe oborr…

Të nderuarit xha Vito i bëhej zemra mal e i hipte një gëzim i madh, ndaj shpesh thoshte: ”Ja dhe shtëpitë e Ruçanje… nuk u shuan, po u hapën dhe u gjallëruan më shumë nga shtëpitë e tjera të fshatit.”

Këngët që këndoheshin më shumë ishin këngët labërishte dhe ato partizane, si “Ato maja rripa – rripa”, “Një korrier na vjen nga fshati”, “Dalëngadalë po vjen behari”,”Vranishti një rrëzë mali” e të tjera.

Këndohej në fshatin tonë skraparlliçe, oparçe, zagoritçe e të tjera. Mua më pëlqenin shumë avaze që s’i kisha dëgjuar më parë e që s’i këndonim ashtu ne në krahinën tonë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySun Jun 22, 2008 1:11 am

MJALTI




Në spital duheshin nja dy kilogram mjaltë për ca partizanë të sëmurë shumë. Atë vit në fshatin tonë bletët nuk vajtën mirë. Edhe xha Vitos nuk iu ndodh si zakonisht, ndaj me një letër dërgoi në Konckë Dodin. Dodit iu qep mbrapa një djalë i vogël gjashtë vjeç. Qante dhe fliste: “Do vete dhe unë me Dodin…” Qante dhe s’i shqitej. Dikush i tha: “Merre, se këmbët e tij do lodhë!”

Dhe e mori Dodi me vete Arqilenë dhe shkuan në shtëpinë e Kiço Spirit.

Atje gjetën hallë Venon, mëmën e Kiços. Ishte një grua e rrallë, mikpritëse dhe shumë dorëdhënëse. I priti mirë, i gostiti. U mbushi një gavetë artilerie me mjaltë. Arqileja i vogël bënte ç’bënte dhe fët fuste gishin në gavetë dhe thoshte: “Uaa, sa i ëmbël është!” Dhe lëpinte gishtin. Këtë e përsëriti disa herë, por Dodi e pa dhe i tha: “Mos e fut më gishtin në gavetë, se do të na pushkatojnë.” Dhe vazhdonte rrugën drejt Vithuqit Dodi. “Mirë, mirë!”- i tha Arqileja, - po ne këtu nuk na sheh njeri. Lëpi dhe ti, se nuk soset. Ka plot.”

Arqileja u rrit si dhe ne me fukarallëk, por vazhdoi shkollën dhe, shkallë – shkallë arriti gjer nën drejtor i Radiotelevizionit Shqiptar. Fatkeqësisht humbi jetën në një aksident automobilisrik në Kukës, kur ishte me shërbim, së bashku me dy shokë të tjerë.

Sa keq më vjen për atë djalë, që, në lulen e rinisë, në kohë paqeje, u nda nga nëna, vëllëzërit, motra, gruaja dhe fëmijët. E la gruan të re me tri zogj të vegjël. Ishte, pra Arqile Nika nga Vithuqi, i cili do mbetet i paharruar për ne të gjithëbashkëfshatarët e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySun Jun 22, 2008 1:12 am

SHËRBIM MË I GJËRË I SPITALIT


Në spitalin partizan nuk shëroheshin vetëm partizanë. Ai, për aq kohë sa ndënji në Vithuq, i shërbeu dhe popullit… jo vetëm të fshatit tonë, por të krejt luginës. Vinin në fshatin tonë për t’u vizituar që nga Malëshova e Limari.

Mbaj mend se erdhi një grua dhe një burrë që nga Mbrezhdani me dy fëmijë të sëmurë, të plagosur me bombë. Me sa më kujtohet ata fëmijë ishin shumë rëndë dhe duhet të rrinin më shumë nën kontrollin e doktorit. Burri iku për në Mbrezhdan, për të marrë ushqime, kurse gruaja (e ëma e dy fëmijëve) ndënji pranë fëmijëve, ku doktori dhe Zyrakja kryenin mjekimet. Fëmijët nga Mbrezhdani u shëruan. Ishin me mbiemrin Qyra.

Një ditë erdhi në këtë spital një i plagosur nga fshati Hoshtevë, i quajtur Taç Zikja. Ishte plagosur në kofshë prej forcave balliste në Mallakastër. Atje xha Anastasi shpëtoi, kurse bashkëfshatarin e tij, Lipe Kostare e vranë. Bile as varrin nuk ia gjetën dot. Lipja la gruan shumë të re. Ajo ishte motra e shokut tim të dashur, Leko Koçit, nga Lliari. Ajo më vonë u martua me një bashkëfshatarin tonë, Thanas Durin, që banonte në Ndëran.

Partizanët që erdhën në fshatin tonë nuk qenë kalimtarë të përkohshëm, por kish raste që rrinin tek edhe dy javë e lart… Kishte edhe nga ata që ndënjën një dhe dy muaj, aq sa u familjarizuan me fshatarët. Vithuqotasit, të gjithë pa përjashtim, u çonin partizanëve fruta, qershi, pjeshkë, mollë edhe rrush.

Më shumë u shpinte i nderuari xha Vito. Ai porosiste nusen dhe nipin t’ia binin në shtëpi, pastaj i rregullonte dhe ua shpinte partizanëve të plagosur. Dhe një veprim i tillë nuk ishte një herë, por thuajse i përhershëm. Kështu si xha Vitua vepronin dhe bashkëfshatarë të tjerë, kush më shumë e kush më pak, sipas mundësisë…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySun Jun 22, 2008 1:13 am

NJË MBRESË E VEÇANTË




Partizanët donin të delnin në fotografi në fshatin tonë. Donin ta kishin kujtim nga vitet e Luftës. Ne që atëherë kishim në fshat një fotograf të pasionuar. Ishte xha Koço Duri. Ai bënte dhe fotografi të çastit (alla – minutsh). Një ditë partizanët na dërguan neve për ta njoftuar. I thamë dhe erdhi menjëherë.

I rreshtoi në moçalin e Ruçanje, afër spitalit. Atje dolën në fotografi shumë partizanë, të plagosur e të sëmurë. Edhe pertsoneli shërbyes në spital bëri një pozë kujtimore.

Shikonim se fotografin Koço e thërrisnin të dilnin në fotografi individë, dyshe, grupe të vogla e grupe më të mdha, sipas dëshirave…

Sa u gëzuan partizanët, kur e panë veten veten e tyre në fotografi! Disave iu shpejtua shërimi, aq të gëzuar e entuziastë dukeshin. Gëzoheshin me njeri – tjetrin. Shumë prej tyre kishin qejf të dilnin në pozë me armë dhe me gjerdanë fishekësh apo shall të kuq.

Ata folën fjalët më të mira për xha Koçon.Unë, shkruesi këtyre radhëve, për fat të keq, atë ditë nuk u ndodha atje, që të kisha dhe unë kujtimet fotografike me partizanë e fshatarë të tjerë, që i njihja dhe më njihnin..

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySun Jun 22, 2008 1:14 am

TË GJITHË NË NDIHMË TË LUFTËS




Në spitalin partizan duheshin shumë gjëra; duheshin edhe perime si domate, speca, patërxhane, barbunja e të tjera…

Ishte e parashikuar që këto të siguroheshin nga Përmeti. Herë i sillnin me kafshë të fshatarëve, por më të shumtën e herëve shkonin kafshët e fshatit tonë. I merrnim perimet në Leshicë të Përmetit. Rruga qe e gjatë: Vithuq – Gryka e Dhëmbelit – Leshicë. Shkonim nga Sheperi dhe ktheheshim brenda ditës. Mishrat që duheshin për gatim i merrnim në fshatin Ndëran.

Njëherë vajta dhe unë me një partizan nga Nivicë – Bubari i Sarandës. Në Ndëran vajtëm vonë. Më tha parizani: “Rri këtu dhe mos lëviz nga vendi, deri sa të shkoj në Shtab, të marr autorizimin, sepse çobani nuk na e jep pa shënimin e duhur!

Unë duke pritur partizanin, u befasova prej të fejuarit të motrës sime, i cili shkonte në atë rrugë. Edhe ai, sa më pa, u habit dhe u afrua; “Ti Fone je? Po ç’po bën këtu?” Dhe unë ia ktheva shpejt e shpejt: “Po, unë Fonia jam. Po pres një partizan që ka shkuar në Shtab. Ja, tani do jetë duke ardhur dhe do të shkojmë të dy me të për të marrë dhjetë krerë dhën për spitalin partizan.”

Ai, pasi e pa që ishte vonë, më tha: “Eja sonte tek ne dhe ik nesër.”Në atë kohë erdhi partizani që e quanin Lame, bashkëmë një korrier në moshën time, që unë e njihja. Ishte Prokop Gjoni. U takuam së toku. Ndërkaq kunati i tha partizanit Lame: “Po ka mundësi, le të rrijë ky djali sonte tek unë dhe nesër e dërgoj unë atje.” Unë prisja ç’përgjigje do të jepte partizani. “Jo – tha prerë ai – do të nisemi sonte, se jemi vonë.”

U përshëndeta me kunatin dhe u nisëm për rrugë. Po errej. Arritëm në Ndëran. Atje vumë re se kishin vënë një radio dhe po dëgjonin kolektivisht: popull dhe partizanë. Po dëgjonin “Radio – Londrën”. Sakaq më foli parizani Lame: “O Trifon, ne u vonuam që u vonuam… A nuk rrimë dhe ca e dëgjojmë ç’thotë radiua? U duk puna… do ecim natën. Nuk është shumë larg.

Unë gjer atëherë nuk kisha parë radio, por vetëm kisha dëgjuar kur këndonin partizanët: “Edhe radionë ia gjenë, / merrej vesh me Londrënë.”/ Ja, që e pruri rasti ta shihja radion me sy e ta dëgjoja…U habita kur pashë tek dritare e kishës një kuti që nxirrte zë… Dhe thoshja me vete: “Si e kanë lidhur telin që nga Londra deri në Ndëran?! (Brezat e rinj sot mund të çuditem me këto që po shkruaj për radion… Mund të thonë që shtyllat e tensionit kanë mbirë vetë…Por nuk është kështu. Brezat duhet ta mësojnë se gjithëka që është ngritur nuk ka mbirë nga dheu dhe as na e fali kush, por është ngritur me shpatullat e njerëzve dhe me shumë sakrifica…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET)   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO EmptySun Jun 22, 2008 1:15 am

DUKE SHOQËRUAR NJË PARTIZAN


Një mbrëmje, në orët e vona, unë dhe Polikron Duri u ndodhëm në spital. Na thotë Andoni: “Do të shoqëroni këtë partizanin deri atje lart, ku bashkohet rruga me rrugën e fshatit Hoshtevë.

Partizani që do shoqëronim ishtë i Shtabit dhe e quanin Vasil Mici. Ishte nga Labova e Kryqit.

U nisëm më të përpjetë. Vasili kishte një mushkë të mbajtur shumë mirë. Partizani vinte nga pas nesh hipur në mushkë, ndërsa ne ecnim me këmbët tona gati zbatharakë përpara, si udhërrëfyesa.

Duke ecur i thamë partizanit: “Na e jep neve dyfekun, sepse kemi qejf ta mbajmë.” Në fillim ai hezitoi, por pastaj na e dha.

Dolëm karshi vendit, ku dukej rruga e Hoshtevës. Dëgjuam zëra. Pamë dhe një karvan me kafshë. Ata bisedonin greqisht.Vasili, me të dëgjuar greqisht, u dha parrullën “Eqis fotja?”Në moment u kthye kundërparrulla “Fotja ehome.”

Në atë çast, papritur, dëgjuam para nesh: “Ndal!”Ishte një e folur e fortë. Dy burra na dolën përpara me një patickë italiane në dorë.

Partizan Vasili na tha: “U bini e mos i lini të afrohen.” U hodh nga mushka, na rrëmbeu dyfekun nga dora, por burrat që thirrën, e shtruan muhabetin me të mirë. E lanë përdhe pushkën e tyre dhe thanë; “Ne jemi roje të fshatit Konckë. Ruajmë misrat, se na i vjedhin çobanët e malit. Prandaj na falni, shoku partizan, se ju shqetësuam! Ju po shkonit në punën tuaj, prandaj të na falni dhe një herë! Ata ishin Thoma Haxhiu dhe Teli Telo, i cili e kujton edhe vetë sot atë episod. Pas pak partizani Vasil na u drejtua neve: “Ju ikni në shtëpi tani, faleminderit, çuna! Mirë u pafshim!” Kurse konciotëve u tha: “ Kini kujdes, se do veni si qeni në vresht!…”

Para se të ndaheshim me partizanin Vasil, i thamë, se ç’ishin gjithë ato kafshë, gjithë ai karvan… Na tha se ishin nga fshatrat e Pogonit dhe po shkonin të merrnin bereqet për partizanët në Mbrezhdan të Këlcyrës. U përshëndetëm me parrullat e kohës së Luftës: “Vdekje fashizmit!” dhe “Liri e popullit!” .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO   PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: