|
| PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 1:16 am | |
| KOMPANJOJA Në spitalin partizan të Vithuqit, përveç doktorit italian, ishte dhe një partizan italian. Ai ishte një ushtar nga Apeninet e Italisë. Sa herë hidhte sytë nga malet tona thoshte: “Apenine, buono, buono!”Faktikisht ai kryente punët më të vështira në spital. Mbartte ujë në krahë me dy bucela. Sa çonte njërën, linte tjetrën të mbushej e kështu ec e jak e furnizonte papushim spitalin me ujë. Shpinte boshen e sillte ploten…Bënte dhe dru nga koriet e fshatit, të cilat i çonte në spital në krah ose në duar. Ishte një person i papërtuar. U bindej urdhërave të xha Vitos, i cili e dinte mirë italishten. Xha Vitua, kur ishte me nge, kishte qejf të bisedonte me Kompanjon, i cili kur llafosej me xha Viton, qante me ngashërim. Shpesh i tregonte xha Vitos fotografitë që mbante me vete dhe i thoshte: “Ah, sikur të vete gjallë dhe t’i takoj njerëzit e mi të shtrenjtë e shumë të mira!Na i tregonte edhe neve.Kishte lënë në Apenine gruan dhe pesë fëmijë. “Të gjithë si yje i kam.” (na thoshte përherë) Kishte në foto vajzën e madhe, që ishte dhjetë vjeçe, dy djem që i ngjanin shumë njeri – tjetrit dhe dy vajza më të vogla. (Ne i shihnim me shumë kureshtje në fotografitë që na tregonte Kompanjoja. Ai i thoshte gjithnjë xha Vitos: “Ti je mbret i vërtetë dhe jo unë.”Xha Vitoja e shikonte duke i dhënë ushqime vazhdimisht, se Kompanjoja hante shumë. Herë i jepte bukë me gjalpë, herë një tas me gjellë. Kompanjoja duhan dhe raki nuk pinte. Xha Vitua i thoshte të mos hante mane përdhe, se ishin të pistë, por të hipte e të hante në pemë. “Jo – i thoshte Kompanjoja – është ligji e të vret bum – i drejtohej tjetrit, sikur gjasme e qëllonte. “Mor hip e ha pa frikë, se është mani im! – përsëriste xh Vitua. Atëherë italiane hipte në pemë, hante dhe shpesh përsëriste fjalët “Gracie!, gracie!”Ushtari italian ishte rreth 35 vjeç. Me xha Viton u familjarizua shumë. Gjente ngushëllim tek fjalët e urta që i thoshte herë pas here xha Vitua i rrahur me jetën dhe i gjezdisur nëpër botë. Kompanjoja qe i veshur keq. Kishte veshur një xhaketë të grisur, një këmishë sidokudo e pantallona të vjetëruara. Xha Vitos i vinte keq për të, ndaj bëri ç’bëri, i dha pantallona dhe xhaketë, të përdorura por të mbajtura. I veshi i shkreti Kompanjo dhe bënte ç’bënte, vështronte veten i gëzuar, që kish hequr qafe ato rrecka… Dhe ashtu i kënaqur, i hidhej xha Vitos me kënaqësi, mirënjohje, respekt e dashuri dhe e pushtonte me krahët e veta, si ta kishte baba.Edhe xha Vitoja kënaqej me tipin e italianit dhe i thoshte: “ Të bëra dhëndërr, ndaj ruaji, sa të mundësh!”.Për gjestin që bëri xha Vitua karshi Kompanjos, fitoi dhe respektin e nderimin e doktor Manatait. Doktori kishte respekt për xha Viton edhe më parë, por gjesti i atij burri të urtë lidhur me Kopmanjon, e gëzoi edhe më shumë doktorin. Kuptohet më i gëzuari e më i kënaquri ishte vetë Kompanjoja. Filloi ta mbante veten si të ishte në vend të vet. Mbahej pastër dhe një ditë erdhi edhe me ne në lumë, për t’u larë. Ne zinim edhe peshq e laheshim, ndërsa kompanjoja, kur pa në lumë bretkosa, u gëzua porsi një fëmijë. I zinte dhe u këpuste shpejt e shpejt kofshët.Nuk përtoi, por mblodhi shkarpa të thata e ndezi zjarr në anë të lumit. Piqte me merak e durim të madh kofshët e i hante me mjaft oreks. Ai hante me qejf, kurse ne e shikonim e na vinte anicirë.E ku t’ua dinim ne në atë kohë vlerën bretkosave! | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 8:31 am | |
| RROBAQEPSIA
Në spital, qysh në fillim, doli si shqetësim dhe problemi i veshmbathjes, sidomos për të brendëshme e këmisha për partizanët; si për të plagosurit edhe për të sëmurët e ndryshëm. Pasi u shoshit ky problem, u arrit të ngrihej rrobaqepsia.
Partizani Perikli Kondili ngushtoi mjediset e familjes së vet dhe liroi odën e madhe. Thirrën Lush Kristanin nga Hoshteva për rrobaqepës. Makinë qepëse morën të shtëpisë sonë. Me atë filluan të qepnin këmisha, mbathje, kapele partizane.
Mirëpo nuk përballoheshin dot shpejt nevojat e shumta. Prandaj gjetën dhe një makinë tjetër qepëse nga Hoshteva. E morën tek Mitro Dilogjika. U fut dhe një shoqe partizane si rrobaqepse. Atë e quanin Efttimi. Ishte nga Leskoviku.
Këmishët e mbathjet i bënin me material nga parashutat. Erdhën dhe këpucë nga Poliçani; bile edhe rroba të jashtme si xhaketa e pantallona. As që e morëm vesh, se nga i gjenin e ku i qepnin. Kryesorja ishte që partizanët filluan të visheshin mirë.
Bukur u vesh edhe i gjithë personeli, i cili nuk ishte i pakët, por dhjetë – dymbëdhjetë vetë. Kompanjos nuk i dhanë. Mirëpo Xha Vitua ndërhyri me urtësinë dhe mençurinë e tij dhe bëri që edhe Kompanjos t’i jepej një këmishë me mëndafsh parashyte si dhe një kapele me yll të kuq e një palë këpucë të mira. Xha Vitos nuk i thanë gjë partizanët.
Sa u gëzua Kompanjoja, tek sa ndjeu për të dytën herë interesimin e xha Vitos përsa i përket veshjes…E pushtoi fort dhe e ngriti lart, duke qarë nga emocionet. Nuk mbahej fare.
Edituar për herë të fundit nga Jorgo S. TELO në Sun Jun 22, 2008 8:33 am, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : sistemim) | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 8:33 am | |
| [b]U RRIT PUNA NË SPITAL[/b]
Gjatë një periudhe arriti një moment që në spitalin partizan u shtruan shumë partizanë, aq sa nuk kishte se ku të shtroheshin të tjerë. Si rrjedhim, përkohësisht dy partizanë u vendosën në shtëpinë e xha Vitos, ndërsa dy të tjerë i sollën në shtëpinë tonë.
Tek ne njëri nga ata ndënji dhjetë ditë, ndërsa tjetri pesëmbëdhjetë ditë. Ushqimin ua sillnin nga spitali shoqet partizane, të cilat ishin bërë si të shtëpisë. Ato hynin dhe delnin pa teklif tek ne.
Tek xha Vitua ishte ndryshe. Ai ishte më në gjëndje se ne dhe u jepte ushqim dy të plagosurve prej gatimeve që bëheshin brenda familjes.
| |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 8:35 am | |
| NEVOJAT PËR AKULL E morëm vesh që duhej akull në spital, por se për çfarë duhej, nuk e dinim. Ata u morën vesh me xha Viton për kërkesën e tyre. Njeriu i mirë thirri menjëherë Dhionis Londin nga Zheji, i cili ishte çoban në fshatin tonë dhe i tha: “Niçe, më ngjan se po qëndron si larg këtyrë punëve që po bëhen në fshatin tonë… Ti ke edhe motrën partizane. Prandaj do ta bësh një punë…”Niçe çobani, që nuk kish haber se ç’bëhej përreth, pyeti me naivitet: “Po ç’të bëj unë i shkreti? Të dal dhe unë partizan? Po fëmijët kush do t’i mbajë më bukë pastaj?”“Jo, ore, jo! – i tha xha Vitua – nuk të kërkojmë partizan, por na duhet dëborë… dhe ti e di se ku ka dëborë në male, apo jo?”“Për dëborë?!… Unë në mal vete ditë për ditë. Dëborë u bie unë, sa të doni. Por dua një kazmë, sepse nuk shqepet kollaj. Do të më duhet edhe një mushkë që ta ngarkoj me dëborë dhe ja, nisem që sonte dhe nesër në mëngjes më kini këtu.Kështu gjatë dy – tre ditëve Niçja e furnizoi mirë spitalin me dëborë. Doktor Manatait iu bë zemra mal për gatishmërinë që tregonin fshatarët e Vithuqit dhe gjithë zagoritët në tërësi në ndihmë të Luftës Antifshiste Nacionalçlirimtare. | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 8:37 am | |
| PARANTESË
Kur isha ushtar në repartet e Korçës u caktova si shkrues batalioni. Më kujtohet që isha në vitin e dytë, kur u njoha rastësisht me Komisarin e Regjimentit, Eqerem Alinë nga Kajca e Këlcyrës. Më pyeti: “Ti, Trifon, nga cili fshat i Zagorisë je?”
“Nga fshati Vithuq.” – iu përgjigja menjëherë.
“Si, more, qënke nga Vithuqi? Po unë kam qënë në fshatin tuaj edhe para se të bëhej spitali partizan edhe kur ishte ai spital aq i domosdoshëm për partizanët e plagosur e të sëmurë. Ruaj akoma një respekt të veçantë për xha Viton, për atë plak të imët, por mjaft të madh nga mendimet e punët. Ai njeri s’kishte të lodhur kurrë. I shërbente Luftës për çlirim me mish e shpirt. Veçanërisht nuk do të harroj atë kohë kur ikëm nga fshati Nivan dhe Sheper dhe u vendos që të strehoheshim në Kala., tek bredhat e Gropës së Derrit. Morëm rrugën drejtim Konckë, Vithuq, Lliar, Zhej e drejtim tatëpjetë për te Gropa e Derrit. Dhe nuk qemë pak por një kolonë e tërë. Kur kaluam tek Xha Vitua, ai bëri çmos të na jepte përvëlak të ngrohtë me vete. Se nga e gjeti, ai e dinte… Bëmë një pushim të shkurtër në përruan tuaj me rrepe. (Vazhdonte të më rrëfente Eqerem Aliu) Pas operacionit mbeta i plagosur dhe më shtruan nja 18 ditë në spitalin e Vithuqit.
…Ju “kaçatorët” na njomnit gojën me fruta… Një mëngjes na erdhi xha Vitua me një tepsi të madhe, që e kishte me një bisht. Dukej si një tigan i madh. E shikonim kur vinte më të përpjetë. Mezi po e mbante atë tepsi me bisht. Pasi erdhi, na tha: “Si jeni sot, more djelmosha?”
“Mirë jemi.” – folën disa nga ne.
E lëshoi atë tiganin e madh mbi sofat. Në të kishte domate të grira, vezë, gjizë dhe gjalpë. Kishte skuqur edhe mish. Na tha: “Kaq m’u ndodh, sa t’u krreni mallin…”
“Shumë, shumë faleminderit!” – i thamë ne.
Kurse një partizan nga Skrapari u shpreh: “Paç e dhënç, more xha Vito!”
E kështu, që thua ti, Trifon, ato që kishte tigani u ndanë nga shoqet partizane në sytë tanë. Vetëm hoqën një pjatë të vogël për doktorin. Ne ngjyenim fetën e bukës në tigan. O, sa e shijuam!…” | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 8:39 am | |
| KONTRIBUTI i KËSHILLTARËVE Nuk mund të harrohet veprimtarie këshilltarëve (sidomos e kryetarëve dhe sekretarëve të këshillave nacionalçlirimtarë të fshatit Konckë e Hoshtevë, të cilët bënin çmos t’i kombinonin veprimet e tyre edhe me këshillin e fshatit tonë.Ishin shokë të zgjedhur që prisnin e përcillnin ditë e natë korrierë. Puna e tyre qe e përhershme dhe konkrete e jo me llafollogji.Te këshillat nacionalçlirimtarë, si në fshatin Konckë dhe Hoshtevë, që drejtoheshin nga xha Jorgo Duka dhe Orest Semi (Koncka)dhe Sofokli Kristani dhe Sotir Andoni (Hoshteva).Ne “kaçatorët” gjenim përherë përkrahjen e duhur dhe mbaronim punë shpejt. Punë të madhe bënte dhe korrieri i papërtuar Sotir Kristani.Shpinim letra, merrnin përgjigje të shpejta e të sakta e vazhdonim kryerjen gjer në fund të misionit…Pra,ndihma e atyre këshilltarëve qe e madhe dhe neva na ngjante, se ata i kishin vënë krahat njeri – tjetrit dhe së toku çështjes së madhe të lirisë së shumëdëshiruar e të shumëpritur.Për ta rezervoj respektin më të madh. Qofshin të paharruar e ndjesë paçin! | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 8:43 am | |
| NJË DASMË NDRYSHE Në fshatin tonë filluan përgatitjet për dasëm.. Martohej motra ime në fshatin Ndëran.Ajo dasëm u bë partizançe, sepse në të morën pjesë shumë partizanë dhe partizane nga krahina të ndryshme të vendit.U kënduan shumë këngë sipas krahinave dhe këngë partizane e patriotike. Peshën më të madhe të alegrisë e mbanin shoqet korçare, sidomos partizania Ollga. Ndërsa Iloja nga Korça sa linte një këngë, zinte tjetrën. E ndihmonte rrobaqepsja Eftimi nga Leskoviku dhe këngët u shkonin mjaft bukur.Këndoi Sherua nga Kardhiqi, Delua nga Prongjia e plot shoqe të tjera. Një këngë e mori dhe Zyraka. Prej burrave më shumë këndoi Muftaz Shehu nga Borshi. Ai këndoi edhe këngë dasme e këngën: “Mu te Borshi më të dalë..."dhe këngë humori: “Qenë dy u bënë tre…” ose “Moj kasolle, ku na mblodhe!” e të tjera.Gjithë java e dasmës kaloi me këngë e valle. Në dasmën e motrës nuk ishin të pranishëm vetëm ata që ishin rëndë nga këmbët dhe nuk ecnin dot.Xha Vitua në atë dasëm e shprehu hapur gëzimin e tij të madh. Sipas zakonit zuri këngën”Moj nuse, të jap porsinë!…” Ishte një këngë nga ato që mbartnin mesazhe për mirësjelljen e nuses kur të shkonte te shtëpia e burrit…Akoma dhe sot më shfaqet gjallëria që u krijua në atë dasëm që dallonte, se ishte krejt e veçantë nga dasmat që ishin bërë gjer atëherë në fshatin dhe krahinën tonë. ***Gjirokastra u çlirua më 18 shtator 1944.Spitali po boshatisej, jo vetëm se një pjesë e partizanëve po shëroheshin, por edhe sepse një pjesë që donin ende mjekim, po transferoheshin. Shpërngulja u bë në ditët e para të tetorit.. Zunë ca shira të mëdha. Shira që s’kishin të sosur. Ne ndjemë një boshllëk.Megjithatë partizanët e gjithë të tjerët që u bënë banorë të përkohshëm të fshatit Vithuq nuk ka se si të harrohen nga mendja ime dhe e gjithë atyre që i përjetuan nga afër ato kohra e ngjarje… | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 8:45 am | |
| PARTIZANË E PARTIZANE QË U SHTRUAN, U MJEKUAN DHE SHËRBYEN NË SPITALIN PARTIZAN TË VITHUQIT JANË TË SHUMTË: 1) Thoma Tola – nga Fieri.( Ishte i pari partizan që erdhi në spital)2) Andon Kote – intedent dhe përgjegjës i spitalit.3) Elmazi nga Skrapari – i plagosur në shpatull.4) Thimjo Gaba – infermier nga Selcka e Gjirokastrës.5) Doktor Manata – italian 6) Zyraka – e përgjithëshme, infermiere, farmaciste, aktiviste e grupit kulturor të fshatit, përkthyese e italishtes, komuniste e palodhur, krahu i djathtë i doktor Manatait.Para se të fillonte lufta kishte qënë në Itali.7) Ylvija e Madhe – partizane nga Tërbaçi.Ca kohë u bë përgjegjëse. Ylvija e Vogël – e sëmurë.Iku kur u prish spitali.9) Ibrahim Dervishi – doktor nga Brataj i Vlorës.Ndënji dy javë në Vithuq. Më pas kaloi në Kosovë – Përmet.10) Ollga Ilo – nga qyteti i Korçës e plagosur në Operacionin e Janarit.I kishin rënë gishtat e këmbës dhe detyrohej të ecte me thëmbrat.Shërbeu në spital, duke larë rroba, fasho.U largua e dëmtuar me këmbët e pamundura drejt Oparit.11) Beqare Muharremi – nga Kuçi, sanitare. Edhe kjo iku e fundit nga Vithuqi.Bile i erdhi edhe i shoqi i plagosur, por u shërua shpejt e vazhdoi luftimet…Donte edhe Beqarja të shkonte në radhët partizane, por nuk e pati aprovimin e burrit. 12) Partizania Shero – nga Kardhiqi. U shërua shpejt.13) Deloja – nga Prongjia.14) Kompanjoja – italian, kryente çdo punë që i ngarkohej. Dëshira e tij ishte të kthehej sa më shpejt pranë familjes, rrëzë maleve Apenine. Falej ditë e natë të gjente gjallë gruan e fëmijët.15) Perikli Kondili – partizan nga fshati Vithuq ku u vendos spitali partizan. Punonte pa u lodhur për të furnizuar spitalin me ilaçe, ushqme, veshmbathje etj.16) Dhionis Londi – bari i fshati, i gatshëm për të furnizuar spitalin me borë mali. ”Kaçatorët” – djemtë 12 – 13 vjeçarë të fshatit: Jani Nika, Dhori Nika, Koli Duri, Polikron Duri, Trifon Nika.Jano Duri – si kryetar i këshillit nacionalçlirimtar u qëndroi shumë pranë problemeve të spitalit. Ishte i papërtuar dhe dha çdo gjë në ndihmë të luftës…Xha Vito Vito – vendalli që mbeti në kujtesën e të gjithëve për karakterin e lartë, për bujarinë, mençurinë, gjithçka të mirë që e karakterizonte. (Ia vlen të flitet veçanërisht dhe më gjërë për xha Viton.) | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 8:46 am | |
| PJESA E DYTË NJË NJERI i VEÇANTË (XHA VITUA) Xha Vitua qe njeriu i veçantë i fshatit Vithuq që dinte të komunikonte me të mëdhenj e të vegjël. Qe i ditur dhe zotëronte me shkrim e me gojë shqipen e greqishten; dinte edhe italisht e anglisht. Në fshatin tonë qe burri më i mençur, korrekt me të gjithë. E karakterizonte mençuria dhe urtësia, veti këto që e bënin të dashur me të gjithë.Fjalët e xha Vitos qenë si gozhda në dru të lisit. Ishte një njeri që nuk harrohet lehtë që me takimin e parë që mund të kishte edhe një i panjohur më parë me të.Më kujtohet kur na mësonte gjëra që ne nuk kish nga t’i mësonim më parë… Na mësoi se si Prometeu i dha zjarrin tokës për herë të parë, duke treguar shpirtin e tij të lirë karshi urdhërave të Zeusit. Dhe e dënuan se i shërbeu njerëzimit.Pa zjarr nuk do të kishte përparim shoqëria njerëzore dhe jeta e njeriut nuk do dallonte nga ajo e kafshëve…(Dhe vazhdonte rrëfimin xha Vitua): E dënuan Prometeun, duke e lidhur tek një shkëmb duar e këmbë, për ta ngrënë shqiponjat. Prometeu thoshte: “I bëra të mirë botës dhe po vuaj vetë.”Ne mbeteshim gojëhapur dhe e dëgjonim me vëmendje. Na tregonte xha Vitua për matematikanë të mëdhenj, si për atë që shpiku “zeron”. “Pa zero, na thoshte, s’mund të bëhen veprime, nuk shumëzon dot dhe as veprimet e tjera s’bëhen.Na thoshte për ata që shpikën rrotën, karrocën e dorës e deri tek treni. Shpesh na fliste për shëndetin: “Po të kesh shëndet, i ke të gjitha…Doktori më i madh i të gjitha kohërave po shkonte drejt fundit të jetës së tij. Nxënësit e tij i thanë: “Na thuaj atë fjalë që s’na e ke thënë gjer tani!” Dhe doktori u tha: - Shkruani numrin “Një” (1).Ata e shkruan menjëherë. - Shtoni pas njëshit sa të doni “zero” Kuptohet që do të bëhen numra me vlerë të madhe, por po të heqësh “njëshin” të gjitha zerot mbeten pa vlerë…Edhe në jetë këtë duhet të kemi parasysh: Njëshi është shëndeti e pastaj vinë pretendimet e tjera që mund të ketë njeriu…”Pa shëndet pasuria nuk ka vlerë” përsëriste njeriu i urtë xha Vito.Xha Vitua ishte edhe gjysmë doktor, në një kohë kur doktorët ishin shumë të paktë, siç qenë të pakta edhe ilaçet. Në fshatin tonë, gjatë muajve të verës, fëmijë e të rritur mbusheshin me puçra, të cilat ishin shumë të bezdisshme.Xha Vitua sajoi një melhem, me të cilin u arrit të shëroheshin puçrat e të lehtësoheshin të sëmurët. Ky detaj tregon se xha Vitua kishte horizont të gjërë dijesh. Njihte mirë gjeografinë dhe popujt. Na fliste për kinezët, indianët, japonezët.Për japonezët na thoshte se vetsakrifikoheshin me gjithë aeroplanë mbi vaporrët amërikanë në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.Për kinezët na thoshte se ishin si miza e lisit. Për të argumentuar një fakt të tillë na tregoi një bisedë që kish mbetur në histori në formë barcolete: Në Lidhjen e Kombeve u bë kureshtar Çan Kai Shia, se ç’përfaqësonte një prift me mjekërr në atë Mbledhje. E kishte fjalën për të madhërishmin Fan Noli. Dhe i thanë kinezit: - Pyete vetë, se ai di edhe kinezçe!Dhe Çan Kai Shia iu afrua Fan Nolit dhe e pyeti: - Kë përfaqësoni ju këtu, zotëri?- Përfaqësoj Albaninë – u përgjigj aty për aty Noli me krenari.- Ku bie kjo Albania? – pyeti sërish tjetri.- Në Europë, në Ballkan. – u përgjigj Noli.Çan Kai Shia nuk po e kuptonte akoma dhe e pyeti Fan Nolin se sa popull përfaqësonte. “900.000 njerëz liridashës” - ishte përgjigja e Nolit. Tjetri u habit dhe kur mori përsëri të njëjtën përgjigje tha: “Mua 90.000 vetë m’u mbytën brënda një dite në lumin Jance.” - E di – ishte përgjigjur Noli – por unë nuk i kam miza, që t’i shkel me këmbë, por i kam shqiponja që fluturojnë.)Këtë episod xha Vitua na e tregonte me entusiazëm e tepër krenar për popullin të cilit i përkiste.Xha Vitua qe takuar personalisht me Fan Nolin, ndaj dhe fliste për të me një dashuri e respekt të madh.Xha Vitua ishte rregullator i fshatit. Me mençurinë, gjakftohtësinë e urtësinë që e karakterizonon, zgjidhte halle të ndryshme të bashkëfshatarëve, sheshonte mëritë e grindjet që mund të kishin njerëz të ndryshëm me njëri – tjetrin. Nuk ishte nga ata tipa që i hedhin benzinë zjarrit, por e anasjellta…Xha Vitua nuk i honepste ata njerëz që shkaktonin sherre kot së koti, ata burra që ziheshin me gratë e të tjerëve. Ndaj përsëriste; “Është turp për një burrë që të grindet me një grua. Unë këtij burri i them i marrosur dhe kuptohet… të marrosurit hapi udhë…: Bëj sikur s’e sheh, sepse, sa më shumë ta xërrisësh m…, aq më shumë erë lëshon… Prandaj lëreni të zërë cipë dhe të qelbet, sa ta lajë shiu. Tipa të tillë janë kapadai, mburravecë… dhe kur i bëjnë një të keqe gjitonit a ndokujt tjetër, e quajnë për nder…”Fjalët e mençura të xha Vitos nuk kishin të sosur:- Kur ka keq gjitoni, ke keq edhe ti. I dituri e urren njëherë të paditurin, kurse i Padituri e urren njëqind herë…Kujdesej shumë për kishën. E pastronte dhe e ajroste të shtunë më të shtunë. Kur hynte në kishë thoshte: “Baba shënkoll, si m’u erre? Ti sheh të mirat e të ligat që kemi ne dhe shumë i durueshëm je… Falej dhe ikte..Shpirtgjerësia e xha Vitos ishte një nga virtutet më të dukshmë e të spikatura të tij. Për ta konkretizuar këtë vlerë ka shumë, por do të sillja para lexuesit një rast: Meqë i vinte shumë keq për fukarenjtë, nuk kursehej në çfarëdo situatë që të ndodhej familja e tij.Qe prishur mulliri i blojës. Koha e keqe dhe lumi i mbushur nuk të lejonin për t’u hedhur tek mulliri i Topovës. Një grua nga fshati fqinj trokiti në shtëpinë e Vitajve dhe kërkoi hua një tas me miell. Hyri në shtëpi pa teklif.Mamaja, kunata e xha Vitos ishte cingune. Ajo as kërkonte e as jepte. Sa dëgjoi kërkesën e hallexheshës, mundohej të gjente arsye që të mos i jepte. Mirëpo xha Vitua që i nuhaste gjërat, e kuptoi menjëherë dhe i tha kunatës: “Bëji një kafe mysafires dhe, sa të pijë ajo kafen, eja pak, se të dua unë.”Mamaja e vrejtur, pasi bëri kafenë, iu afrua xha Vitos.- Jepi tenxheren me miell dhe mos prashit shumë! – i tha ai.- Nuk i jap – këmbënguli në të sajën ajo.- Dëgjo këtu! Jepi dhe mbushja plot. Dhe t’i thuash që të vijë të marri prapë po pati nevojë.- E ç’thua kështu? – fliste Mamaja e nevrikosur.- Jepi dhe i thuaj ta sjellë kur të ketë. Pa mendo, moj, sikur, me këto që nxjerr ti nga goja, të vijë ai çapkëni i saj dhe ta na gostiti me ca bomba!… Ku do futesh ti dhe e tërë shtëpia pastaj?!…- Bobo! Edhe kjo të na bëhat pastaj dhe!…- Pse, ç’pandeh ti? – filloi ta sqaronte xha Vitua – mos janë të gjithë njerëzit të butë?!Dhe nuk kundërshtoi më kunata, por mbushi tenxheren me miell dhe ia dha asaj që po priste mjaft e mërzitur. Huamarrësja falnderoi me gjithë shpirt xha Viton, duke i premtuar, se do t’ua kthente sa më parë dhe u largua kokëulur. Xha Vitua i tha qetë: “Ta hani me shëndet dhe bjere kur të duash dhe, po pate nevojë, eja të marrësh tjetër, se jemi njerëz e do të huemi me njëri – tjetrin. Pastaj edhe kohë lufte është, moj motër!Ajo që mori miellin, ia ktheu xha Vitos pas katër – pesë ditësh. Dhe ai thirri kunatën e i tha: - Hë, e pe? E solli. E ti doje të mos i jepje… do na nxije faqen…- Unë ia dhashë, se më trëmbe ti me punën e atyre bombave, pa… - E si të ta gjeja mendjen tya?! – i tha kunatës xha Vitua dhe qeshi lirshëm. | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 8:47 am | |
| INCIDENTI
Për të madhin dhe për të nderuarin xha Vito m’u kujtua edhe një ngjarje, kur u kthye ng Amerika. Nuk i eci mirë kurbeti, sepse u sëmur dhe erdhi në fshat. Kur erdhi në Sarandë, që të zhdoganonte plaçkat, nuk i kishte tamam paratë. Doganierët nuk ia dhanë plaçkat.
Ai me gjakftohtësinë dhe urtësinë që e karakterizonte këtë burrë të madh, u tha nëpunësve: Mos i prekni sendet e mia, se do t’i lë këtu. Një mistrec, një kapadai në doganë i thotë me krenari dhe mëndjemadhësi:
- S’ke turp! Vjen nga Amerika dhe s’ke para të zhgoganosh plaçkat e tua?! Xha Vitoja iu përgjigj fort dhe prerë: “Turp për mua do të qe, po të isha në doganat e jashtme dhe jo këtu, ku jam midis shqitarëve, por ti dukesh që s’je shqiptar, që më bën pazar në vendin tim. U largua pa i marrë plaçkat dhe shkoi tek patrioti Lipe Kasapi nga Hoshteva për të marrë hua ca të holla. Kur e pa Lipe Kasapi, u gëzua që erdhi shëndoshë e mirë. E priti dhe e gostiti. Duhet të them se Lipe Kasapi, patriot, atë kohë kishte influencë të madhe në Sarandë. Tek ky burrë gjenin përkrahje të gjithë zagoritët që shkonin në Amerikë ose ktheheshin prej Amerikës. Kur i tha xha Vitoja si e kishte hallin, qeshi me të madhe dhe i tha: “Hajde të vemi bashkë në doganë. Kur vajtëm në doganë, fjalët e xha Vitos e kishin bërë të vetën.
Drejtori i doganës e kishte pezulluar nga puna mistrecin, sepse nuk e kishte për herë të parë që ofendonte kurbetllinjtë.
Kur panë Lipe Kasapin u ngritën në këmbë dhe i thanë: “Na fal që të shqetësuam! Patrioti yt le t’i marrë plaçkat pa paguar. Këtë e bëjmë për t’i vënë nderin në vend, sepse e fyen një i pacipë. Për xha Lipen vlen të bësh një shkrim më vete. Më kanë folur shumë në Sarandë për këtë patriot, por ata që dinin gjëra konkrete, kanë vdekur.
| |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 8:57 am | |
| NJË MBRESË E VEÇANTË
Partizanët donin të delnin në fotografi në fshatin tonë. Donin ta kishin kujtim nga vitet e Luftës. Ne që atëherë kishim në fshat një fotograf të pasionuar. Ishte xha Koço Duri. Ai bënte dhe fotografi të çastit (alla – minutsh). Një ditë partizanët na dërguan neve për ta njoftuar. I thamë dhe erdhi menjëherë.
I rreshtoi në moçalin e Ruçanje, afër spitalit. Atje dolën në fotografi shumë partizanë, të plagosur e të sëmurë. Edhe pertsoneli shërbyes në spital bëri një pozë kujtimore.
Shikonim se fotografin Koço e thërrisnin të dilnin në fotografi individë, dyshe, grupe të vogla e grupe më të mdha, sipas dëshirave…
Sa u gëzuan partizanët, kur e panë veten veten e tyre në fotografi! Disave iu shpejtua shërimi, aq të gëzuar e entuziastë dukeshin. Gëzoheshin me njeri – tjetrin. Shumë prej tyre kishin qejf të dilnin në pozë me armë dhe me gjerdanë fishekësh apo shall të kuq.
Ata folën fjalët më të mira për xha Koçon. Unë, shkruesi këtyre radhëve, për fat të keq, atë ditë nuk u ndodha atje, që të kisha dhe unë kujtimet fotografike me partizanë e fshatarë të tjerë, që i njihja dhe më njihnin..
Edituar për herë të fundit nga Jorgo S. TELO në Sun Jun 22, 2008 9:13 am, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : SISTEMIM) | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: T Sun Jun 22, 2008 8:58 am | |
| FILLIMET E PUNËS SË SPITALIT PARTIZAN Pas dy a tre ditësh erdhën së bashku me Thomanë edhe dy shoqe partizane. Ato dy shoqe menjëherë filluan kontaktet me gratë dhe të rejat e fshatit. Ato u lidhën ngushtë me njëra – tjetrën. Së toku bënin goxha punë në spital: lanë shpejt dyshemetë, rregulluan kuzhinën.Më pas erdhi dhe intedenti i spitalit.Mirëpo përpara se të shtjelloj më tej për këtë, më duhet t’i rikthehem asaj pyetjes që na bëri që në fillim partizan Thomai, nëse e dinim ç’ishte Lufta Nacionalçlirimtare… Ne i thamë se e dinim. Bile Pelua i tha: “ Unë vëllanë tim, Koço Kondilin, e kam partizan si dhe ti. Është në Brigadën e Tetë Sulmuese, e cila u formua në Sheper në prill të këtij viti. Edhe ky e ka vëllanë partizan (vazhdoi Pelua, duke drejtuar dorën nga unë) E ka andej nga Peza e Tiranës, Koli Nika quhet. Bile kemi edhe një partizan tjetër që i thonë Stefan Rroshi. Edhe ky në Brigadën e Tetë është. Kurse vëllai im, Koçua, doli partizan që kur dolën çetat partizane…” Pasi mbaroi së foluri Pelua, vumë re që partizan Thomai mbeti shumë i kënaqur, duke e shprehur dukshëm gëzimin për ato që i tha shoku ynë i dashur, Pelua. Bile, ai iu drejtua Pelos, duke i thënë se ishte shumë i komunikueshëm dhe se i priste goja hekur… Si ndënji pak i menduar, iu drejtua përsëri Pelos: “Ke qejf të vish dhe ti partizan, po jo në vijën e parë, ama?! Ja, kështu siç jam edhe unë.” Pelua nuk priti të mendohej pak, por entuziast tha: “Që tani jam gati, po më pranuat.”“Me një kusht, - i tha Thoma partizani – të rrish në prapavijë, sepse ti e ke një vëlla në luftë.”“Po mirë, po në prapavijë, a do quhem partizan? – e pyeti Pelua.“Si, ore jo! Posiii, partizan quhesh – iu përgjegj Thomai. – Bile partizan me yll të kuq në ballë.”Që atë ditë soku ynë i dashur u rreshtua në radhët e forcave të prapavijës partizane, ku shërbeu me devotshmëri bashkë me shokët e tjerë partizanë. Në spitalin partizan ai u bë krahu i djathtë i itedentit të këtij spitali, që vepronte në fshatin tonë, Vithuq. Për detyrën e itedentit të spitalit erdhi një partizan tjetër që e quanin Andon Kote. Ishte nga Përmeti. Ai bënte punën edhe të përgjegjësit të spitalit partizan për të gjitha anët administrative. Andoni bashkëpunoi shumë me të madhin xha Vito.Në spital prunë shtretër tekë dhe portativë. I vendosën afër e afër që vendi të mirrte sa më shumë krevatë. Ca ishin të mbushur me pambuk e ca me kashtë nga kasollja e xha Vitos. Me këto punë u mobilizuan shoqet partizane të prapavijës. U gjendën dhe enë kuzhine, më të shumtat e të cilave i shpuri familja e xha Vitos.U mblodhën nëpër fshat gjithçka duhej për kuzhinën e orendi të tjera, nga ato që përdoreshin edhe nëpër dasma. Të gjithë Vithuqotët, pa përjashtim, dhanë dhe ushqime. Filloi gatimi fillimisht për ata që shërbenin. Në fillim gatuanin shoqet partizane. Më vonë u caktua kuzhinier Thoma Nika. Pastaj erdhi dhe doktori me gjithë infermieren. Doktori ishte italian, i cili kishte shërbyer në disa spitale partizane para operacionit të Qershorit. Doktori ishte një burrë shtatmadh me mustaqe spic. Nga pamja e jashtme ishte shumë simpatik, por dhe nga zanati ishte i përsosur, siç thoshnin shpesh vetë partizanët e plagosur.Doktorin e quanin Manata. Emër e kishte a mbiemër, nuk u mor vesh saktë. Emri i tij ishte i veëantë për ne e nuk harrohej kurrë. Pranë doktorit rrinte infermierja dhe një kryeinfermiere që e kishte emrin Zyraka.Mbiemrin nuk ia mbaj mend. Ajo zotëronte italishten shumë mirë. Kishte qënë në Itali para çlirimit për studime. Këto na i thoshte ajo vetë. Kishte kulturë profesionale të përgjithëshme. Ajo kryente punën e farmacistit edhe të përkthyesit edhe të mjekut edhe të infermieres , sipas rastit. Gjendej përherë pranë doktorit që të lehtësonte sadopak komunikimin e tij me të plagosurit.Zyraka ishte dhe veprimtare në grupin e fshatit, i cili vepronte një a dy herë në javë. Luante shumë role të bukura, prandaj thoshnin për të, se ishte e përsosur dhe e përgjithshme; e komunikueshme me nuset dhe gratë e fshatit, sidomos për aspekte të higjienës personale të fëmrave, për mirërritjen e fëmijëve e të tjera. | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 8:59 am | |
| AKTIVITETI I SPITALIT Dhe erdhën të plagosurit e parë, pjesëtarë të forcave partizane. Fillimisht i shtruan tek nimat e odës. Më pas erdhën dhe partizanë të tjerë. U mbush oda dhe filluan në shtëpinë e madhe. Doktor Manatai dhe Zyraka kishin punë natë e ditë. U shtuan edhe dy infermiere të tjera partizane si dhe një infermier partizan nga Selcka e Pogonit, që e kishte emrin Thimjo Gaba.Partizanët e shtruar nuk ishin të gjithë të plagosur në luftime, mbasi shtroheshin dhe shumë me malarje, ethe të ftohti, temperaturë të lartë etj.Meqë nuk përballohej puna me të sëmurët e shumtë, në ndihmë të doktor Manatait u dërgua dhe një doktor tjetër, Ibrahim Dervishi nga Vlora. Doktor Mesnati nga natyra qe shumë i qetë, ndërsa doktor Ibrahimi ishte i dashur, por dhe shumë i rreptë për hir të rrëgullit në detyrë.Shtëpitë ku qe vendosur spitali kishin një hyrje, sepse nga porta e madhe nuk punohej, mbasi në divanin e odës së mirë qe bërë një ndarje për farmacinë dhe qenë bllokuar shkallët. Detyrimisht si të sëmurët ashtu dhe personeli i shërbimit, kishin një hyrje sipër në kuzhinë edhe për në odën e mirë edhe për në dhomën e madhe. Si rrjedhim, dashur pa dashur, mund të bëhej dhe zhurmë, që mjekët nuk e dëshironin kurrë.Doktor Ibrahimit i shkrepi mendimi që të bëhej pushim në drekë, të paktën një orë pas ngrënies. Ky mendim nuk u realizua edhe pse doktor Ibrahimi këmbënguli rreptë. Ardhja e doktor Ibrahimit, konsulta e tij me doktor Manatain, bëri që partizani Sofo Bane nga Topova, të transferohej në spitalin partizan të Kosovës (fshat afër Përmetit). U shmang kështu rreziku për t’ia prerë këmbën e nekrotizuar. Partizani Sofokli (Çofo) qe plagosur nga anët e Lunxhërisë. E kishin transportuar natën para një jave. Kishte marrë i shkreti tre plumba në pulpë të këmbës, të cilët i kishin ciflosur fyellin e kërcirit. Plaga nuk po i përmirësohej edhe pse mjekimi i parë i qe bërë. Meqë nuk po përmirësohej ende, duhej të transferohej drejt një spitali më të paisur, pra drejt Kosovës së Përmetit. U vendos që trnsportimi të bëhej me barelë. U lajmëruan transportuesit, më të shumtët e të cilëve ishin nga fshati Konckë, afër fshatit tonë. Konkretisht mbaj mend se ishin këta konciotë: Çefe Spiri, Jorgo Konomi, Thoma Haxhiu, Teli Telo, Koçi Duka dhe Kiço Spiri. Ishin caktuar gjithashtu edhe pesë hoshteviatë si: Pane Andoni, Koço Kalaja dhe Pandeli Gjika. Qenë edhe dy të tjerë, por nuk më kujtohen saktë.Dua të them se Çofo Bania më tha mua, në koefidencë, që t’i shpija një letër në Topovë, duke m’u lutur që ta çoja në familjen e tij atë letër. I thashë, pasi u mendova ca:- Unë vete, por kam frikë se mos më rrahin djemtë e Topovës… (Se kështu qe atëherë… Kishte nga një grindavec në çdo fshat. Edhe në Topovë qe Dhio Zëra dhe një tjetër, që s’e mbaj mend mirë.Letrën e Sofos e mora dhe e shpura tek motra e tij, që e kishte shtëpinë në fund të fshatit. Porta e Peko Vashës qe e hapur dhe hyra brenda në oborr. Edhe dera e shtëpisë qe e hapur nga pashë motrën e Çofos që po bënte një petanik në saç. Sapo më pa, u prish menjëherë në fytyrë dhe më tha: - Nga vjen, more djalë?- Vij nga “Fshati i Vogël” – i thashë (Se fshati ynë, Vithuqi njihet edhe me këtë emër, ngaqë ka pak shtëpi. - T.N.)Ajo mbushi sytë me lotë dhe duke klithur, tha: - Na vdiq vëllai?Mezi po e mbante veten.- Jo, moj, jo! – i thashë prerë e me zë të lartë. – Erdha se më dha këtë letër për mëmën e tij (Dhe nxora menjëherë letrën)E mori veten dhe, me një gëzim të madh më tha: - Pa këndoje, ç’thotë?Më shumë ia thashë përmendësh, se sa e lexova: “Dëdë, nesër nisem për në spitalin e Përmetit, prandaj, po munde, hajde që të takohemi…”- Të lumtë goja! - më tha e zonja e shtëpisë, motra e partizanit të plagosur. Bile m’u lut që të rrija edhe ca , që të më jepte petanik. Me ngut ngriti saçin; preu më shumë nga ç’e mendoja dhe ma dha në një sahan, që të mos më digjeshin duart. Ishte mjaft i nxehtë.- Merre! – më tha – dhe mos ki turp, se më prure lajm të mirë. Prit të ftohet njëçikë.”Ika me petanikun në dorë, pasi e falnderova dhe rrugës fillova ta haja. Nuk e ndjeva lodhjen e rrugës. I thashë partizanit Çofo se porosinë ia mbarova, duke i rrëfyer për të motrën, që mori letrën e që i dha dhe petanik.Të nesërmen u gjend me të gdhirë mëma e Çofos në Vithuq. Erdhi së bashku me të bijën dhe me një grua tjetër. Erdhën shumë shpejt dhe u takuan me djalin në orën e caktuar.Ndërkohë mbritën edhe transportuesit nga Koncka e nga Hoshteva. | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 10:37 am | |
| DHEKATARI
Kishte shumë vjet që në gjithë fshatrat e krahinës; edhe pse ishte larg qyteteve dhe zonave administrative, mblidheshin të dhjetat për prodhimet bujqësore. Njeriu i autorizuar dhe i paguar posaçërisht, për ta mbledhur atë taksë në natyre quhej “dhekatar”. U kish mbetur ai emër që nga koha e sundimit turk. Ashtu thirreshin edhe në periudhën e mbretërisë. Dhekatari edhe në vitet e Luftës e vazhdonte punën e tij, pa se ku shkonte prodhimi, nuk merrej vesh.
Ai, për periudhën që po flasim, ishte nga fshatrat e Zagorisë së sipërme. Pasi mblidhte “të dhjetën” në fshatrat lart, caktonte vetë ditët që do zbriste në fshatrat poshtë.
Për t’u gjendur në fshatrat Liar e Zhej nisej që herët prej fshatit të tij dhe e kish bërë zakon të kthehej në shtëpinë e xha Vitos. Pinte kafe, raki, hante dhe mëngjesin dhe pastaj nisej për të vjelë “dhekatinë”
Edhe kur kthehej prej Zhejit për në shtëpi, e njëjta gjë përsëritej; do kthehej nga shtëpia e xha Vitos se s’bëhej ndryshe… Me sa dukej e kishte mësuar xha Vitua si “mace mulliri”
Mirëpo një herë xha Vitua kishte ca punë në zyrat e Komunës dhe u desh të shkonte në Sheper. Dhe u kthye burri i urtë tek shtëpia e dhekatarit:
- Mirë se të gjeta, or mik! – i foli që nga jashtë.
- Mirë se erdhe dhe të lumçin këmbët! – ia ktheu dhekatari. Dhe nuk priti ta pyeste xha Vitua, por ia nisi vetë i pari: “Si jeni? Si shkoni?” E plot pyetje të tjera… Pastaj i bëri një kafe dhe i vendosi edhe një gotë në sini. Por shishen e rakisë nuk e nxori. Burri i urtë pinte kafenë e vazhdonte muhabetin me dhekatarin. Bisedën e drejtonte vetë i zoti i shtëpisë., duke e hedhur fjalën nga Zheji në Lliar, duke këputur pallavra, gjasme të nxirrte në dukje zgjuarsinë e vet… Mirëpo ai “bukëshkalë” e harroi si shpejt mikpritjen e xha Vitos, harroi se si e priste e përcillte sa e sa herë… thuajse çdo javë, duke e bërë shtëpinë e xha Vitos si ta kishte shtëpinë e tij, ku pinte kafe, tre – katër filxhanë raki, të ngrënat me bollëk, si vezë me gjalpë e ç’të ndodhej… e të tjera.
Pa ç’pa e bëri ç’bëri xha Vitua, tundi njëherë kokën dhe, si shprehu fjalët “të më falësh, se më erdhi koha të iki, se më ngordhi dhe mushka për të ngrënë” – bëri të ngrihej.
- Si të duash – i tha i zoti i shtëpisë dhe u ngrit vetë i pari, pa pritur të ngrihej më parë miku.
- Eh, - tha xha Vitua me vete - i paskam rënë patkoit me këtë “goxha burrë”, që nuk ka pikë turpi…”
Dhe erdhi prapë vjeshta. Dhe doli përsëri dhekatari për të mbledhur të dhjetat. Ditët që do shkonte në fshatrat poshtë nuk harroi të kalonte nga vatra e tij e përzemërt…
Me paturpësinë më të madhe u kthye prapë te porta e xha Vitos.
Me një buzëqeshje të shtirur filloi të pyeste: “Si jeni? Si shkoni?”
- Mirë, faleminderit! Urdhëro dhe ulu!” – i foli ftohtë xha Vitua.
I dha vetëm një gotë raki, por kafe nuk i bëri.
- Nuk kam kafe dhe kafe elbi s’mund të të bëj, sepse nuk dua të bëhem gazi i botës…Do të të bëj për të ngrënë, se ma merr mendje që si gjithnjë do kesh ikur pa ngrënë nga shtëpia?”
- E kupton vetë ti – foli duke dredhuar në përgjigjen e drejtpërdrejtë dhekatari. - Me ç’të ndodhet…”
- Ke shumë të drejtë – i tha xha Vitua – por sot, për fat të keq më ke zënë ngushtë, sepse nuk më ndodhet bukë e grynjë (gruri T.N.) dhe nuk mund ta ul veten, duke të dhënë që në mëngjes përshesh me dhallë e bukë misri. Do ishte turp për shtëpinë time… Kot sa të vonohesh, prandaj hidhu, se dy orë e gjysëm rrugë mban Zheji prej këtej…bile ti e bën më pak, se je i mbajtur… Dhe jepu këmbëve, se rrezik të prishet koha e mbetesh nëpër Lumrat e Hoshtevës…”
Dhekatari qelepirxhi punoi dhe një vit në anët tona, por shtëpinë e xha Vitos nuk e pa më. Nuk kish më sy e faqe t’i dilte përballë atij bujari, që e mbante dhe e mban ende në mend për mirë një krahinë e tërë.
KAZANI PA TAKSË
Në fshatin tonë thuajse vit për vit prodhohej goxha rrush nga të gjitha llojet. Një nga pijet më të preferuara të fshatit e të krahinës ishte rakia. Mirëpo për ta zier rakinë, si kudo, duhen kazanë të posaçëm. Në Vithuq ishin dy kazanë rakie. Njëri ishte i xha Vitos ndërsa tjetri i Jano Durit.
Cilido që kultivonte rrushra, por që s’kish kazan, shkonte e mirrte një nga këta kazanë për ta zier rakinë në një vend ku kish një rrjedhë uji. Për këtë bashkëfshatari qe merrte kazanin duhej t’i jepte të zotit të kazanit gjysëm litri raki për çdo kazan që ngrihej.
Xha Vitos iu duk e rëndë kjo “taksë” (sipas traditës), prandaj i tha dhe Janit që ta hiqnin fare.
“Po shpenzimet për të riparuar e kallaisur kazanin nga do nxiren?” – e pyeti Jani.
“Ne vetë do ta nxjerrim – e sqaroi xha Vitua – Ne nuk e shesim rakinë, por e pimë sipas rastit… dhe rastet nuk janë të pakta në fshatin tonë.
Jani e mirëkuptoi shpjegimin e xha Vitos dhe kështu u hoq ajo taksë simbolike e kazanit të rakisë për fshatin tonë.
***
VIYHUQI NUK U DOGJ NGA GJERMANËT
Vithuqi, edhe pse për ca kohë ishte fshati ku u vendos spitali partizan, nuk arriti të digjej e të bëhej shkrumb e hi si fshatrat e tjerë të Zagorisë. Kjo mrekulli e pabesueshme ndoshta, nuk ish gjë tjetër, veçse rrjedhim i mençurisë së xha VITOS.
Xha Vitua kishte djalin e vëllait, Themon, në Gjermani.
Themua ishte arratisur prej ushtrisë turke nga Stambolli dhe kishte shkuar në Gjermani, ku kish përfituar të drejtën e strehimit politik (Apo azilit politik, si thonë sot. - T.N.)
Dërgonte letra në fshat dhe gjithnjë i kërkonte të falur baba Mihalit për telashet që i kish krijuar vetes e familjes…Sepse mund ta syrgjynosnin në shkretëtirat e Anadollit.
Kjo nuk ndodhi falë një mikut të tij, i cili e lajmëroi që të largohej brënda pesë orëve prej Turqisë, ndryshe do ta pësonte…
Kështu xha Mihali la dyqanin, krejt pasurinë e prokopinë dhe erdhi në Vithuq. Ndërkohë Themua dërgonte letra nga Gjermania.
Xha Vitua mbante korrespondencë të rregullt me nipin. E dinte shumë mirë adresën e tij atje ku ishte, në Berlin.
Xha Vitua thoshte: “Kur të shohin gjermanët adresat gjermanisht mbi zarfet e nipit, do të mendojnë se në këtë fshat kanë miq…”
Dhe kështu do ketë ndodhur vërtetë, sepse zarfet nuk u gjetën në vendet e lëna më parë, por ishin lëvizur…
Ajo korrespodencë, pra e kish bërë efektin e vet në dobi të fshatit Vithuq. Shpëtuan shtëpitë e gjithçka e vyer që ishte trashëguar brez pas brezi për fshatarët vithuqotë… | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 10:40 am | |
| PJESA IIIDUA TË DËSHMOJNuk dua të mburrem, por të dëshmoj vetveten dhe punën e të gjithë atyre që u takon të evidentohen. Për gjashtë muaj rresht populli i fshatit Vithuq dhe spitali partizan ishin si një trup i vetëm. Sakrifica ishte kolektive. Aty nuk pati as asnjëanës as indiferentë, por kontribues pa kurrfarë interesi për një çështje njerëzore siç ishte trajtimi e shërimi sa më mirë e më shpejt i të plagosurve në frontin e luftës. Të gjithë bashkëfshatarët e mi ato gjashtë muaj ndihmuan me çfarë kishin mundësi për transformimin e shtëpisë së banimit në spital; ndihuan me ç’t’u vinte në dorë për paisjen e spitalit, që partizanëve të plagosur të mos u mungonte asgjë e domosdoshme. Të mos harrohet se edhe veprimet në prapavijë ishin një front mjaft i rëndësishëm, porsi dhe fronti i luftës në vijën e parë të luftimeve.Në spital kishte dhimbje, plagë që kullonin gjak e që lypsej humanizëm e përkushtim, për t’i reabilituar ata të plagosur. Nga sa shihnim e dëgjonim ne që e përjetuam më nga afër veprimtarinë e spitalit, konstatonim se dallohej lehtë vullnetarizmi e fryma e kolektivitetit në përballimin e detyrave imediate që delnin ditëpërditë.Fshati ynë, megjithëse i vogël, në luftën për çlirim hodhi në radhët e formacioneve antifashiste nëntë djem: 1) Koço Kondili; 2) Koli Nika; 3) Stefan Rroshi; 4) Harillo Rroshi; 5) Dhiogjen Vito; 6) Llukan Nika; 7) Vasil Duri; Perikli Kondili; 9) Vangjel Vito. E ndjej për detyrë që të paraqes ata bashkëfshatarë që ranë në luftë në krye të detyrës apo që më pas u vranë edhe pabesisht. Dhe konkretisht janë: 1)Koço Kondili; 2) Koli Nika; 3) Dhiogjen Vito; 4) Vangjel Vito.
Edituar për herë të fundit nga Jorgo S. TELO në Sun Jun 22, 2008 10:41 am, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : rregullim) | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 10:42 am | |
| KOÇO THANAS KONDILI Një grua e veshur me të zeza (ne e thërrisnim “nënë Folitja”) qëndronte para hyrjes së Ministrisë së Brendëshme.Në krahë mbante trajstën e bukës, që nuk po mund t’ia jepte ende të birit të saj të burgosur. Ishte krejt e dëshpëruar dhe shumë e vrarë shpirtërisht ajo grua, ngaqë nuk ia nxorën të birin në takim.Tek porta e burgut i thanë, se të të birin nuk do ta takonte kurrë.Ç’të kishte ndodhur, vallë?! E megjithatë nëna shpresonte, ndaj me zemër të dridhur priste e priste para ministrisë, me qëllim që të merrte vesh për fatin e të birit…Duke pritur gjatë, pa që doli zëvendësministri dhe, pasi i doli përpara, i tha: “Jam ëma e Koço Kondilit. Erdha të pyes: “ Ku a kam djalin?”Zëvendësministri, sikur të kishte përpara një trung e jo më një njeri – nënë, iu përgjigj me patëkeq: “Ai doli armik dhe ne e prishëm.”Nënë Folua (Folitja) mblodhi forcat dhe e pyeti tërë mllef: “Ku e qëlluat? Mbi plagët që i kishte hapur armiku, more egërsira, more bisha të zeza?”Dhe, duke u larguar nga hyrja e atyre zyrave gjëmëmëdha, po thoshte me vete: “Eh, mor bir, korba unë! Ta shuan jetën… Për kë luftove, o shpirt i nënës?”Koço Kondili ishte i vitlindjes 1924. Ishte i shkathët, i zgjuar dhe shumë i dashur me të gjithë, me pleq e plaka e bashkëmoshatarë.. Ishte gojëëmbël dhe bujar në shpirt. Nuk linte njeri pa qerasur. I kishte lezet dorëdhënia atij djali. Ishte i drejtë. Nuk i donte grindjet, se i urrente grindavecët, që bënin sherr e shamata për hiçgjë.Koçua u aktivizua shpejt në dobi të çështjes së atdheut të pushtuar nga të huajt.Ishte 18 vjeç kur u aktivizua për herë të parë në celulat komuniste. Provoi herët burgun e Gjirokastrës. Por burgu nuk ia zbehu dëshirat për liri; përkundër ia përsosi më shumë. Pas burgut u rreshtua në radhët e Brigadës së 8 -të – Sulmuese. Bile nuk kaloi shumë dhe u emrua zëvendëskomisar i një kompanie. Për trimërinë dhe guximin në fushën e betejës do të mbetej në kujtesën e shokëve bashkëluftëtarë. Për të kanë dëshmuar: Hodo Bushi nga Erindi, Jano Vlashi nga Hoshteva, Eqerem Alia nga Kajca e të tjerë…Në luftën për çlirimin e Tiranës Koço Kondili u plagos në shpatull, në atë kohë ishte zëvendëskomisar batalioni. U gradua toger. Në fillim të vitit 1945 u emrua shef i degës së rekrutimit në Delvinë. Më pas u transferua në Tiranë, në Ministrinë e Mbrojtjes.. Pas kësaj Koçon do ta shohim në degën ushtarake në Lezhë. Atje u gradua “kapiten i parë”.(Më 1952 isha ushtar në Korçë. Kisha dhe një shok nga Lezha. Quhej Sulmet Sula. Ai e njihte mirë Koçon. Një tjetër nga shokët e mi të besuar të ushtrisë shkoi me lejë dhe kur u kthye, më tha se Koço Kondilin, shefin e Degës Ushtarake, kapitenin e parë, e kishin arrestuar. Sigurisht nuk më erdhi mirë për ç’më tregoi … Mendoja me vete: “Si është e mundur, që një luftëtar me plumb në shpatull të jetë armik i popullit?” Një ditë, gjatë një bisede intime, e pyeta shokun “kryesor”, se si ishte e mundur… dhe i shpreha xhëngun që kisha në shpirt për bashkëfshatarin tim. Ai më këshilloi që ta qepja gojën… se do të ta qepim…Por, për mua dhe bashkëfshatrët e mi Koço Kondili ishte një hero. Ai donte gjithçka të mirë e të bukur dhe s’kishte pse të tradhtonte atdheun. Më vonë rreth këtij trimi, që s’e peshonte jetën e vet për çështjen e atdheut, u krijuan versione nga më të çmendurat për të justifikuar ekzekutimin. Ne e njohëm për atdhetar të vërtetë ndaj dhe do të mbetet i paharruar kujtimi i tij. Nderim pastë!
Edituar për herë të fundit nga Jorgo S. TELO në Sun Jun 22, 2008 10:43 am, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : rregullim) | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 10:44 am | |
| DHIOGJEN KIÇO VITO
Një grup burrash nga fshati po gërmonin për zhvarrimin e Dhiogjenit. Në tokën e butë kazma pothuajse nuk dëgjohej. Punonim me kujdes dhe më të rrallë shkëmbenim ndonjë cigare, që na i zgjaste i biri, Janua. Me shumë kujdes i vendosëm eshtrat e të ndjerit në arkivolin e posaçëm. Kafka e kokës u vendos e fundit. Shënja e plumbit ishta mjaft e dukshme dhe e lexueshme… Plumbi e kishte marrë në ballë. M’u kujtua një thënie e Tare Mevlanit nga Golemi: “Dhiogjeni ka qënë trim. Merrte guximin e luftonte më këmbë së bashku me një luftëtar tjetër.Buzë xhadesë në Fier – Shegan ngrihet një lapidar, i cili dëshmon për një luftë të përgjakshme të atyre viteve… Dëshmon për betejën e kompanisë së tretë të Brigadës së 16 – të Sulmuese. Ishte lufta kundër një autokolone gjermane e zhvilluar më 6 tetor 1944. Pas shumë orë luftimesh të ashpra, mbetn të rënë në fushën e betejës: Rrapo Luci, komandant i kompanisë, Nako Bozo – zëvendëskomandant, Liri Gero (Heroina e Popullit) dhe trembëdhjetë partizanë të tjerë, midis tyre edhe Dhiojen Kiço Vito nga Vithuqi i Zagorisë, i cili ishte tridhjetë vjeç.Tek sa po shkruaj për fshatin tim dhe bashkëfshatarët e mi, më sillet në mend edhe familja e Dhiogjenit, e cila si të vetmen pasuri kishte skamjen. Kujtoj xha Kiçon emigrant, Lenicën e mirë, një grua që merrej me punët e shtëpisë dhe kryesisht punë bujqësore. Po ashtu kujtoj Dhiogjenin, të birin e tyre që duke u rritur mes varfërisë u detyrua të provonte shumë punë dhe larg vendlindjes: provoi si bari lopësh në periferi të Tiranës, punoi shofer në Përmet, pjatalarës e më pas kuzhinier në Tiranë, çirak në Durrës…Iu desh të kthehej katër herë në fshat, duke mbetur pa punë, mbasi pushohej prej padronëve tek ishte punësuar.Takimi me Mihal Zoton nga Koncka bëri që ta linte përfundimisht çdo punë dhe të vihej në shërbim të Levizjes… duke vepruar fillimisht si ilegal nën maskën e rojes së financës.Nga mesi i vitit 1944 u rreshtua në radhët e Brigadës së 16 – të Sulmuese dhe, pas shumë luftimesh, mbeti dëshmor i atdheut në Fier – Shegan | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 10:45 am | |
| KOLI ALEKS NIKA Shumë dëshpërim e dhëmbshuri ndjejmë zakonisht për plagët e të tjerëve… Por kur bëhet fjalë për plagë në trupin e familjes sate, dhimbja e pikëllimi i tejkalojnë caqet…E njëjta gjë po ndodh edhe me mua tani që po përpiqem t’i jap vetes forcë, për të shkruar edhe për vëllanë tim të shtrenjtë e të paharruar, për dëshmorin e Luftës për liri, KOLI NIKËN. Xxx
Brezi më i afërt i familjes përfaqësohej nga gjyshi, Rako Nika dhe gjyshja Zoica, bijë e Kostandin Stefanit nga Lliari. Këta rritën tri djem dhe një vajzë: Ilinë, Aleksin, Foton dhe Agathinë. Ilisë i vdiqën nga një sëmundje e rëndë të tre djemtë dhe gruaja. I mbetur vetëm, u nis drejt Amerikës, nga nuk u kthye më.Vëllai i dytë, Aleksi, u bë prift dhe shërbente në kishën e Topovës. Ishte i përkushtuar ndaj fesë dhe shërbente me pasion. Aleks Nika ishte i ati i dy djemve dhe një vajze: Sotirës (Çotes). Kolit dhe Trifonit. Aleksi jetoi fare pak. Shkoi në Greqi dhe mbeti atje në vitin 1931.Të tre ne fëmijët mbetëm jetimë. Me vështirësi shumë të madhe na rriti nëna jonë, Lekania, e cila ishte shumë punëtore dhe e durueshme ndaj vuajtjeve që iu krijuan në jetë. Nëna jonë jetoi gjer në vitin 1970.` xxxKoli u lind në Vithuq në vitin 1928. Vitet e fëmijërisë i kaloi në fshatin e lindjes. Fëmijëria e Kolit kaloi e varfër dhe pa gëzime. I mbetur qysh i vogël jetim, provoi mbi supet e njoma peshën e fukarallëkut… E megjithatë, edhe pse i njomë në moshë, ishte plot gjallëri, i mençur, i shkathët, guximtar dhe me kërkesa ndaj vetes… I pëlqenin shumë lodrat fëminore. Duke u rritur admironte natyrën me kontraste të krahinës së Zagorisë e të fshatit, ku u lind. Pëlqente krijesat e natyrës, kafshë e shpendë e sidomos lëndinat, kopshtijet dhe korijet e fshatit.Si i lidhur me jetën e kërkesat e saj, detyrohej të ndihmonte shpesh nënën në punët bujqësoree blegtorale. Kështu ai ishte shumë i angazhuar me kullotjen e shqerrave e kecërrve në korijet e fshatit, lart nga Shënthanasi, poshtë e deri anës së lumit e përtej në Dërmaz.Koli e filloi shkollën fillore në fshatin Hoshtevë, në vitin 1936. Si nxënës dallohej për sjelljen, zellin e zgjuarsinë.Pas mbarimit të fillores vazhdoi më tej arsimimin në jetimoren e Ersekës, ku nuk ndenji më shumë se dy – tre vjetë.E ndjente përherë e më tepër vobektësinë e familjes, duke u mbajtur vetëm nga krahët e së ëmës. Kështu, me ndërmjetësinë e xhaxhait Foto Nika , në vitin 1941 shkoi në Tiranë dhe gjeti punë si çirak në shtëpinë e një mjeku si ndihmës në farmaci. U largua nga Vithuqi i imponuar nga kushtet ekonomike, për të mos e parë më fshatin dhe Zagorinë.Dhe ishte vetëm 13 vjeçar, kur në duart e tij ra në dorë një nga Traktet që bënin thirrje për t’u angazhuar i madh e i vogël në luftën për jetë a vdekje me okupatorët e huaj, në emër të lirisë së atdheut. Edhe pse i vogël, filloi të mirrte pjesë në aksionet që do të kryenin njësitet guerile të Kryeqytetit. Veprimtaria e tij ra në sy të doktorit ku shërbente. Ai e “këshilloi” që të ndërronte rrugë, por Koli iu përgjigj: “Për çështjen që kemi nisur shokët e mi po hanë plumba, kursi ti më mban ilaçet në inventar… Ke merak se mos të marr ndonjë shishe me jod… Jo, zoti doktor, kur t’i kërkoj, ilaçet m’i jep, se nuk i dua për vete, që t’i ha në vend të bukës dhe as të bëj tregti me to… I dua për ata që po hanë plumba…”Dhe ia thyente zemrën doktorit, duke siguruar barnat që i duheshin për shokët e idealit. Mbas kësaj aktiviteti i tij në ndihmë të luftës u rrit së tepërmi… Me zgjuarsi tërhiqte ilaçe nga farmacia e doktor Banushit (patolog), duke i dërguar nëpërmjet shokëve në mal, ku vepronin çetat partizane.Por edhe kjo veprimtari ra në sy të spiunëve të shumtë, të cilët shkuan ta arrestonin Kolin. Në tentativë për t’u shpëtuar duarsh, u plagos në krah. Më pas iu desh të përballonte e duronte dhunimin që iu bë deri dhe me tortura, të cilat nuk e thyen. Përkundër Kolit iu shtua urrejtja kundër fashizmit. Mbas disa ditësh, për mungesë provash u lirua.Dhe përsëri nuk e ndërpreu veprimtarinë edhe pse spiunët e survejonin vazhdimisht. Atëherë me porosi të shokëve ilegalë, u detyrua të linte punën dhe Tiranën, duke përfunduar partizan (fillimisht në radhët e Batalionit “Dajti” që më 10 korrik 1943--në grupin e Pezës.Në shtator 1944 u bë efektiv i Kompanisë së dytë të Batalionit IV në Brigadën e 22 – të Sulmuese. Me mitraloz në krahë shkeli të gjitha shtigjet ku kaloi duke luftuar kjo brigadë. Çlirimi i atdheut e gjen brenda të njëjtës Brigadë në marshim, ku me urdhër partizanët shqiptarë, përkrah partizanëve jugosllavë do ishin në ndjekje të armikut në tokat e Jugosllavisë. Megjithëse fare i ri, Koli nuk e hoqi asnjëherë mitralozin nga dora. xxx … Dimri i 1944 – 1945 –sës ishte mjaft i ashpër. Luftohej në frontin e Vishegradit. Binte borë e madhe.Luftëtarëve shqiptarë u ra radha të hidheshin në vijën e parë të asaj lufte të egër, ku sipas marrëveshjes së fshehtë gjermano – serbe, armiku pozicionoi gjithë potencialin luftarak me synimin kryesor shfarosjen e çdo kundërshtari edhe pse me çmim të lartë edhe nga pala e vet… Ishin ditë të stuhishme ato kur forcat e Brigadës 22 – të zunë pikat dominuese të kodrave të Vishegradit. Bile në pikën më të lartë ishte mitralier Koli Nika. Objektiv i armikut ishte asgjësimi i asaj qëndre zjarri që e mbante të ndezur mitralier Koli, mitralozi i të cilit nuk pushonte së paralizuari lëvizjen e forcave armike.U deshën dy – tre sulme të forcave gjermane deri edhe përdorimi i kamuflazhit,(maskim me rroba të bardha), për të thyer qëndresën e atyre forcave partizane që rezistonin me këmbëngulje edhe pse po shuheshin shumë jetë njëra pas tjetrës… U desh, pra që forcat gjermane të godisnin edhe mbi trupat e tyre, pleksur me ato partizane në atë terren të zbardhur krejt nga bora e madhe.Në atë fushë beteje mbeti i vrarë edhe Koli ynë. U ndje vrasja e tij, se pushoi menjëherë “kënga” e mitralozit që nuk e ndalte kollaj askush.Fjalët e fundit “Rroftë Shqipëria!” që shqiptoi kur mbylli sytë, për të mos i hapur më, më buçasin në thellësi të shpirtit, sikur t’i kisha dëgjuar me veshët e mi e jo sikur të kishin ardhur gojë më gojë si amanet i tij…(Historiografët dhe biografët aso kohe nuk kishin “nge” të shkruanin mbresat e freskëta për martirët e Kombit, që mbetën në fushën e betejës nga radhët e partizanëve të thjeshtë në emër të lirisë së shumëdëshiruar e shumëëndërruar. Kalemxhinjtë shkruanin deri edhe volume të tëra për figura të gjalla, që ngjiteshin nga njëra shkallë në tjetrën në hierarkinë shtetërore apo partiake e për figura që i zgjidhnin sipas gustos, afërisë familjare apo urdhrave që jepeshin nga lart… pra krejt subjektivitet që linte në harresë vërtetësinë e atyre viteve të përgjakshme…)Na mbeti së fundi neve, të zotëve të atyre që u lanë për vite të tëra pas dore, që të shkruanim të vërtetën… se neve na dhëmb në shpirt martirizimi i njerëzve tanë të dashur. Kjo po ndodh aktualisht edhe me mua në këto çaste që dua të shkruaj për tim vëlla, Kolin. E duke imagjinuar plagët e tim vëllai, më sillet para syve babai ynë që vdiq larg Shqipërisë. Të njëjtin fat pati dhe Koli. Më sillet në mëndje nëna, Lekania, që nuk arriti t’i mbyllte sytë të birit, që nuk arriti ta qante në një varr … Koli, Koli i dashur!Sa shpejt u largove nga gjiri ynë, nga fshati!…Ti ishe një djalosh 13 – vjeçar atëherë kur u lidhe me një çështje të madhe mbarëshqiptare… Për ne e të gjithë ata që të njohën do mbetesh një 17 - vjeçar sa të jetë jeta. xxxI dashur, vëlla Koli,Ti humbe larg vendlindjes në emër të një ideali njerëzor. Humbe në kodrat me dëborë të Vishegradit, duke mbetur pa varr, ku ne do vinim përherë për të të kujtuar ty dhe shpirtin tënd të bardhë si bora që të mbajti të mbuluar kushedi se sa ditë…Këto kujtime që po ua lë brezave le të shërbejnë si një homazh dashurie, respekti e dhimbjeje për ty… le të jenë një përmendore e përjetshme për fshatin ku jemi lindur e rritur, për bashkëfshatarët e për ty, vëllai im i paharruar!…Sot që po shkruaj po bie borë e madhe… | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 10:46 am | |
| VANGJEL JOSIF VITO
Fshati Vithuq, megjithëse i vogël e me shumë pak banorë, krahasimisht me fshatrat e tjerë të krahinës, lindi dhe rriti djem që edhe pse vetëm vitet e fëmijërisë kaluan në vendlindje, ikën nga kjo jetë ende pa e shijuar jetën, vetëm e vetëm se iu përkushtuan atij ideali që e kam përmendur shpesh në këto kujtime, pra, idealit të shënjtë të lirisë.
Njëri nga partizanët e fshatit tim, që doli me pushkë në dorë qysh fëmijë ishte dhe Vangjel Vito.
Vangjeli u lind në vitin 1928, duke thithur qysh në fëmijëri ajrin e pastër të Vithuqit, duke u rritur në ato shtëpi që rrinin ngjitur pranë njëra tjetrës, duke lojtur në ato oborre të mbyllura me porta e në ato rrugë të shtruara me kalldrëme të shtruara me merak. U rrit në ato lëndina të bukura e në ato korije përreth tij apo në atë lumë poshtë fshatit, ku u rritëm edhe të tjerët, me të veçantën se u rritën të gjithë mes një vobektësie të pashëmbëlltgjë që i detyroi t’i linin shpejt lodrat dhe bredhjen pas kecërrve e të kërkonin punë larg, shumë larg fshatit, jo vetëm për të siguruar bukën e gojës dhe ca tesha për vete, por edhe për të ndihmuar sadopak familjen në fshat.
Me sa po i analizojmë me gjykimin e sotëm ato vite, na del se për shkak të izolimit të Zagorisë nga dimrat e egër, duhej të shfrytëzohej kurbeti i largët dhe ai i brendshmi, për ta mbajtur në këmbë jetën në ato rrëzë malesh. Rrjedhimisht në të njëjtën kohë që burrat për punë më shumë merrnin arratinë duke kaptuar dete e oqeane, djelmoshat, kaptonin male e fusha për ta gjetur “kurbetin” brenda Shqipërisë. E njëjta gjë ndodhi edhe me djaloshin trupvogël, Vangjel Vito, për të cilin nuk vazhdoi shumë koha e punës për të fituar diçka, sepse filluan përçapjet e popullit për ta shporrur thundrën fashiste që okupoi vendin. Pra, Vangjeli i imët u angazhua qysh herët me njësitet guerilje të Tiranës, falë shkathtësisë e mençurisë, për të vepruar nën hundën e armikut e për të mos rënë aq lehtë në grackë…
Shumë i gjallë dhe veprimtar i zoti u tregua në luftën për çlirimin e Tiranës. Ai i dinte rrugë e rrugica, porta e kopshtije, ndaj punën e korierit e kryente saktë dhe shumë shpejt, duke fituar admirimin e bashkëpunëtorëve, që e kishin aktivizuar. Arriti që, edhe kur beteja për çlirimin e Kryeqytetit të ashpërsohej, ta rritte më tepër veprimtarinë antifashiste e në favor të lëvizjes, duke shpërndarë urdhëra luftimi të Shtabit Operativ përmes fishkëllimit të breshërive të armëve nga të dy palët. Një çast fatkeq, në njërën nga aksionet e zakonshme, kur po ndjente se armiku po përpëlitej në grahmat e fundit, u plagos rëndë në njërën këmbë, gjë që e frenoi aktivitetin e tij të mëtejshëm si gjithë të tjerët. U desh të ndërhynin urgjentisht mjekët e asaj kohe. Dhe zgjidhja më e mundëshme ishte prerja e e këmbës së shpuar nga predha. Nuk pati fatin të shërohej edhe pse do mbetej me një këmbë. Ende pa mbaruar plotësisht lufta për çlirimin e Tiranës i mbylli sytë përgjithmonë në spital. Nuk kish se si t’i rezistonte asaj ndërhyrjeje kirurgjikale ai filiz që edhe pse aso kohe po kalonte të pesëmbëdhjetat, nga shtati nuk dukej me shumë se një 12 vjeçar.
Gjaku që rrodhi pandërprerje prej këmbës së tij, ia sfiiti rrufeshëm shtatin deri sa vdiq në spital…
Shënim: Duke mbyllur këtë pjesë të librit për martirët e Vithuqit, nuk mund të mos shpreh njëkohësisht dhe admirimin tim të veçantë për aktin e tyre sublim për çështjen e atdheut, të cilin e deshën të lirë e të begatë.
Gjithashtu shpreh dhe krenarinë për faktin se këta dëshmorë i nxori fshati im edhe pse ka qënë një fshat mjaft i vogël.
Shpreh dhimbjen dhe respektin për ata që luftuan dhe ranë. Nderim paçin për jetë! | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 3:06 pm | |
| BIJTË E VITHUQIT DHE ARTI I FOTOGRAFIMIT Po e them që në fillim të kësaj pjese se nga Vithuqi dolën mjeshtra të vërtetë të artit të fotografimit, që u bënë të njohur jo vetëm brenda fshatit e Zagorisë por edhe në krejt rajonin jugor e në gjithë Shqipërinë.Është e udhës t’i shkruaj për mjeshtrat: Koço Duri, vëllezërit Filip e Jorgo Vito.Vithuqi ka patur një traditë të hershme në artin e fotografisë, pionier i parë i këtj arti ka qënë Koço DURI, i cili që pas viteve të luftës së Parë Botërore e ushtronte artin e fiksimit në celuloid, të larjes e të stampimit me një aparat “alla – minut” (të çastit) Ai hodhi i pari rrënjët e kësaj tradite… | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 3:08 pm | |
| FOTOGRAFI I TRI EPOKAVE (Filip Vito) Po e nis me ç’më ka rrëfyer vetë Filipi: “Kam lindur në Stamboll (Turqi) në vitin 1917. Kam ardhur në Shqipëri në moshën pesë vjeçare më 1922.Ne kishim një lokal dhe shtëpinë disi larg nga qyteti. Ishte një kafene shumë e mirë që frekuentohej më shumë nga nëpunësit e pallatit. Kur ikëm me nxitim nuk kishim mundësi ta shisnim dhe ia dhamë në kujdestari kushëririt të parë të babait. Ne u kthyem dhe u vendosëm në fshatin tonë të lindjes.Më bënë menjëherë përshtypje të fortë gjithçka që shikoja e sidomos kontrastet e forta ttë natyrës, prej nga, besoj se m’u krijua dhe dhuntia e fokusimit të gjërave të veçanta, të cilat më pas do t’i hidhja me merak në celuloid…” xxx …Luftohej për çlirimin e Kryeqytetit rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi. Beteja ishte e ashpër me sulme e kundrasulme. Luftohej barrikadë më barrikadë.Një djalosh i gjatë, simpatik dhe i shkathët ecte me nxitim e me mjaft kujdes nga njëra rrugicë në tjetrën, nga njëra lagje tek tjetra, nga një barrikadë në tjetrën… Dhe ai djalosh nuk kishte si shumica që vraponin nëpër Tiranë as pushkë as mitraloz dhe as granada në dorë, por vetëm një aparat fotografik, varur në qafë, që e merrte në dorë sa herë e shihte të volitshme…Atje ku beteja ndizej e ashpër, atje ku fishkëllenin plumbat vdekjeprurës, atje do të shkrepte edhe aparati fotografik i Filipit. Shkrepej aparati prej një dore që po mjeshtërohej nga dita në ditë, që aso kohe ishte një djalosh guximtar dhe i mençur, që arriti t’i jepte Kombit dhe historisë së vendit të vet dokumente me vlerë të pallogaritshme.Fiksimi në celuloid i shumë aspekteve nga lufta e madhe për çlirimin e Tiranës ishte padyshim një akt sa atdhetar aq dhe njerëzor dhe heroik.Pas luftës Nacionalçlirimtare me fotografitë e nxjerra prej tij u mbushën faqet e gazetave e revistave, ku përjetësoheshin fakte nga betejat e përgjakshme realisht, që tregonin heroizmin e atyre ditëve, që në thelb kishin lirinë e shumëdëshiruar.Me ato fotografi u mbushën më pas stendat e muzeumeve, ekspozitave , ku njerëzit shihnin pamje të pabesueshme nga fusha e betejës… Por shikuesit e shumtë nuk po arrinin të shihnin një gjë: kush i kish fiksuar ato pamje? Cili ishte ai fotograf që kish guxuar t’u qasej aq pranë grykave të kryqëzimit të zjarreve, për të arritur të kapte në fokus të aparatit pamjet që po i shihnin??Pra, kush i kish fiksuar, larë e stamposur fotografitë?Nuk dallohej asgjëkundi. (?!) Gjithçka mbetej anonime…Dikush mund të kish urdhëruar që ato fotografi të ekspozoheshin si vepra të prodhuara prej një anonimati dhe aq…Në fakt ato e kishin autorësinë e tyre. Autori i tyre nuk mund të mbetej për shumë kohë anonim.Ai ishte Filip Vitua nga Vithuqi i Zagorisë.Ishte koha kur kushëriri i tij, Jano Ristani nga Lliari (I përkushtuar prej kohësh në profesionin e fotografit) ishte kthyer nga Stambolli dhe kishte hapur në Tiranë një dyqan fotostudio.Jani me shumë dëshirë e mori në punë dhe Filipin, të cilit ia mësoi menjëherë zanatin, se e pa që Filipi ishte shumë i vëmendshëm dhe i pasionuar, për ta thithur atë mjeshtëri me shumë vlera për kohën e për të ardhmen. Filipi shumë shpejt e përvetësoi profesionin që ia deshte shpirti dhe nga viti ne vit u bë një artist i vërtetë, një mjeshër i rrallë.U bë aq i dëgjuar sa që u thirr si fotograf edhe në ceremonialin e martesës së Zogut të Parë, ku, sipas kujtimeve të vetë Filipit: “Në atë dasëm ishin thirrur fotografët MARUBI, RISTANI dhe UNË.”Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste Filipi u thirr nën armë dhe u nis tok me të tjerët drejt frontit italo – grek, nga ku nuk u fut në luftime, por preferoi të arratisej dhe u kthye përsëri në Tiranë.Duke u ndjerë dhe vet se ishte aftësuar të punonte edhe i pavarur si fotograf, u shkëput nga kushëriri dhe hapi fotosdtudion e vet së toku me të vëllanë, Jorgon. Në dyqanin e tyre dallohej dukshëm afisha Fotostudio “VITO”.Dyqani i vëllezërve Vito u bë shumë shpejt një qendër ku mblidheshin bashkëfshatarë e zagoritë për çdo problem që kishin.Ata i tërhiqte çiltërsia, shakatë dhe buzëqeshja e Filipit si dhe talenti dhe gatishmëria e tij për t’i fiksuar në celuloid cilëtdo që kishin dëshirë. Shumicës së të njohurve Filipi e Jorgua ua jepnin fotografitë falas.Vëllezërit Filip e Jorgo Vito qëndruan në Tiranë deri në vitin 1948.Sa ishte atje, Filipi u aktivizua edhe në radhët e BRASH – it.Prej Tirane u vendosën dhe u stabilizuan në Gjirokastër. Pa punë s’mund të rrinin, prandaj, morën masat dhe hapën menjëherë dyqanin e tyre fotografik, i pari dhe i vetmi pas luftës në qytetin jugor dhe me shtrirje veprimtarie për krejt rajonin e jugut. Filip Vito me profesionin e vet foli aq shumë gjatë jetës me ato mijëra shkrepje të aparatit të tij, sa nuk llogaritet… Por për të u fol aq pak nga instancat, sa nuk mund të konceptohet se pse!… Populli po i mbante në gojë të dy vëllezërit dhe punën e tyre cilësore që nuk besoj të ketë familje pa e patur në mjediset e veta një e më shumë fotografi të asaj studioje me famë.Gjatë gjithë viteve pas stabilizimit të mjeshrave fotografë në qytetin e Gjirokastrës, merret me mend, se sa punë kolosale kanë kryer, për të evidentuar e nxjerrë në pah vlerat e jashtëzakonshme muzeale –arkitektonike të këtij qyteti – muze, duke nisur nga kështjella me shumë famë e histori, me shumë bukuri mahnitëse, që përngjan si një vaporr gjigand mbi kreshtat e dallgëve shkëmbore të malit Të Gjerë.Ishte fat i madh për Gjirokastrën që, si me porosi u gjendën dy mjeshtra zagoritë për ta pasqyruar çdo gjë të bukur, çdo shtëpi karakteristike, çdo veprimtari masive në “SHESHIN E ÇERCIZIT”, çdo veprimtari masive nëpër shkollat e qytetit e të fshatit, çdo kremtim popullor në krahina e qytet, çdo aktivitet kulturor e sidomos aktivitetet folklorike, duke nisur që nga stadiumi, sheshet e gjer në kala. Të rralla janë familjet që nuk e shohin veten, që nuk i shohin pjesëtarët e ikur dhe të gjallë nëpër dhjetra e dhjetra fotografi të madhësive të ndryshme, që përbëjnë një thesar të rrallë për këdo, thesare që ruhen për dekata të tëra në sepete, në sirtarë, albume.Cilido që hynte në moshën madhore do t’i duhej që sa herë hapte “Letrën e njoftimit” të sillte para syve mjeshtrit vithuqotë të fotografisë…Të tillë, madhorë do mbeten ata në jetë të jetëveKohët e fundit në moshë të thyer u arrit t’i vlerësohej sadopak puna këtij mjeshtri të fotografimit, duke i akorduar titullin “A.Z.ÇAJUPI” .(Nuk mund të rrija pa shkruar për Filipin, që për mua ka qënë një artist i vërtetë , të cilin unë me plot gojën do ta krahasoja me Marubin, por me indovidualitetin e vet. Dhe ndjehem i kënaqur që tradita nuk u ndërpre, mbasi atë po e vazhdon me dinjitet e nivel mjaft të lartë dhe bashkëkohor i biri. Do ta ftoj Torin që të hapi një ekspozitë me punimet e Koços. Filipit e të tjerëve fotografë Vithuqotë)) Të nderuar e të dashur bashkëfshatarë, bashkëkrahinas e dashamirës,Kam shpresë se kur ta merrni në dorë këtë libër, do të kemi mundësinë të kuvendojmë bashkë si të ishim ulur nën hijen e rrepeve tek Kroi i Dardhë…Duke përfunduar gjithçka ma fliste shpirti, më përngjet se lashë pas vetes një përmendore, që do të vlejë për të kujtuar gjithsaherë fshatin tonë të lindjes, Vithuqin ashtu dhe njëri – tjetrin…I përshëndes të gjithë lexuesit e mi! Trifon NIKA Vithuq. Shkurt – shtator 2000 | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: TRIFON NIKA (FRAGMENTE NGA MBRESAT E KUJTIMET) Sun Jun 22, 2008 3:09 pm | |
| TRIFON NIKA (C.V. e permbledhur)
Trifoni është lindur më 9 janar 1931 në fshatin Vithuq të Zagorisë. Shkollën fillore e kreu në fshatin Hoshtevë.
Mbaroi shkollën teknike në Kavajë. U emërua agronom i mesëm në Tepelenë dhe Gjirokastër.
Kthehen në Zagori me kolektivizimin e bujqësisë, duke punuar në sistemin drejtues (ekonomi e pushtet) deri sa doli në pension. Hobi i tij leximi i librit artistik e të çdo lloji si dhe zotërimi i artit të të treguarit me elokuencë.
Edituar për herë të fundit nga Jorgo S. TELO në Sun Jun 22, 2008 3:13 pm, edituar 3 herë gjithsej (Reason for editing : rregullimet e duhura) | |
| | | akili56 Fillestar/e
Numri i postimeve : 2 Registration date : 22/06/2008
| Titulli: Re: PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO Sun Jun 22, 2008 3:56 pm | |
| pershendetje jorgo telos poetit ng zagoria e gjirokastres nje burim i pashtershem ne krijimtarine e tij. | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: fALENDERIME E MIRENJOHJE Tue Jun 24, 2008 1:00 pm | |
| - akili56 shkruajti:
- pershendetje jorgo telos poetit ng zagoria e gjirokastres nje burim i pashtershem ne krijimtarine e tij.
FALEMINDERIT E MIRENJOHJE, ARQILE HILA, O LEXUES I ZELLSHEM I POSTIMEVE TE KRIJUESVE ZAGORITE NE INTERNET. JE ME TE VERTIETE NJE INKURAJUES I MIRE QE MERITON NDERIME E RESPEKT TE NDERSJELLTE PERSHENDETJE NGA JORZAGORITI. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO | |
| |
| | | | PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |