|
| POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO Thu Apr 24, 2008 4:08 pm | |
| BOTA E PAFUND E ZEMRËSDashuria – yll ì këngës, Bota e pafund e zemrës. Dashuria – dallg’ eprush cep më cep jetën e mbush. Dashuri, më shih në sy; Çdo të ligë e hedh me ty, Më qëndro te buza pak. Mos u tremb nga puthja e zjarrt’. Puthja ësht’ lezeti yt. Të hap rrugë, nuk të mbyt. Puthja ësht’ si çelës porte, s’do tamtame, s’do konforte. Puthja e çdo dashurie- një dhurat’ prej Perëndie. Një ilaç që zemrat ngroh, që largon acar e lloh…" border="0" alt=""/> Dashuria yll ì këngës, Bota e pafund e zemrës.
Edituar për herë të fundit nga Jorgo S. TELO në Thu Apr 24, 2008 4:45 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: Re: POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO Thu Apr 24, 2008 4:30 pm | |
| [b]MOJ E BUKUR VETULLHËNA!
“Moj e bukur vetullhëna, s’ta them dot, ç’ma thotë zemra!
“Të ndjej kur më shkon te porta, o blbil me shumë nota.
“Nuk më ndez kënga siç dua, që të prek telat e tua.
“Djalë, si s’më ke kuptuar. Syt’ e mi e kanë të shkruar.
“Mos ma lodh zemrën, moj mike, se të di që s’je nazike!
“Jo më pak të njoh dhe unë dhe në jetë dhe në punë.
Të mos shkojmë monopatit; mespërmes t’ì biem fshatit.
“Rreth e rreth do na këndojnë zogjt’ e shumt’ që na rrethojnë.[/b]
Edituar për herë të fundit nga Jorgo S. TELO në Thu Apr 24, 2008 4:43 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: Re: POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO Thu Apr 24, 2008 4:34 pm | |
| HEDHJA E ZAREVE
(Roman nga Jorgo S. Telo) (Fragment nr.1)
- M’u lodhën sytë jashtëzakonisht, Sotiraq! – iu drejtua Gjergji mikut prej qyteti. U bë gati të fikte kompjuterin. - E sigurove materialin që hodhe? – doli zëri ì merakosur dhe pyetës ì mikut. - Sigurisht, - tha Gjergji dhe u ngrit të dilte prej dhomës. - Të të shoqëroj? – shfaqi gatishmërinë mysafiri kaçurels e simpatik. - S’ka problem. Nuk vonohem. Mos u mërzit! - Te dal unë? – e pyeti Ksanthi. - Besoj se s’ështe e nevojshme. Qetësohu. Në njërin cep të oborrit të shtruar me çimento Gjergji u rrëzua rrezikshëm. Ra aq keq, sa koka iu përplas lemerishëm tek një qoshe e gurtë muri-dere. Pasthirrma e vetvetishme dhe e dhimbshe “Ooooh!” dalë prej llahtarës, nxori në oborr së pari gruan që po dremiste (pas disa punëve ne kopshtra) në dhomën poshtë. Thirrja e dëshpëruar me fjalët”Ç’më bëre, Gjergj?!” nxori nga dhoma dhe mysafirin që ishte në dhomën lart. Ai zbriti me ngut shkallën, ashtu me çorape, siç ishte brenda. - Mos bërtit! Nuk kam pësuar gjë! – iu drejtua ì plagosuri Gjergj së shoqes, me merakun se mos griste sërish faqet si disa vjet më parë…Ai ì fliste asaj kurajoz, por nuk po e shihte veten si ishte mbuluar me gjak te freskët e mbivetullën të hapur si shegë e çarë. Gjakun, qe po ikte vrushkull, e ndali sakaq Sotiraqi. Ai nxori rrufeshëm një kartopecetë të papërdorur nga xhepi. Ia vendosi mbi plagë, të mos vijonte gjakrrjedhja. Zërin tërë ankth të Ksanthit e dëgjuan fqinjët. Vëlla e motër ia behën sakaq brenda oborrit. Mezi e ngritën Gjergjin me peshë të rritur nga jeta e stërgjatur spitalore. E çuan në dhomën poshtë. Gjergjit ì dukej sikur po vetëtinte qielli në të kthjellët. -Ti ke shpëtuar nga vdekja në fije të përit sot, mor burrë! – u dëgjua zëri ì Ksanthit ì sapo çliruar prej makthit të disa minutave m parë… - E kuptova që kisha mbetur gjallë, ndaj të fola, moj e gjorë! – u shpreh si nëpër dhëmbë Gjergji. Sa u rrëzova, vura dorën në balloren e djathtë, ku ndjeva më tepër dhimbje.Vërtet m’u mbush dora me gjak, por, ama, kuptova që trutë nuk ishin hapur; ndryshe nuk do kisha logjikën e domosdoshme të kontrolloja veten e më pas te te flisja ty… - Mirë, boll! Ç’ndien tani? – pyeti Sotiraqi me një çehre te prishur e fytyrë ngjyrëlimoni. - Dhimbje dhe aq… Jam mësuar me dhimbje unë…Tani kam merakun e gjakrrjedhjes e të tëtanozit, pa vdekjen do ta lodh, sa të mërzitet me mua… Kushedi, ndoshta heq dorë për ca kohë… Ju lutem lajmëroni të vijë Koçinia sa më parë. Të marrë me vete dhe sendet e urgjencës e kapsa për qepje. Ja që m’u desh ta bëja dhe këtë provë…! - Ç’provë? – pyeti e shoqja dhe disa zëra njëherësh. - Hë, provë nëse në këtë vapësirë daljebehari është pjekur ky bostani im, apo jo… - u përgjigj Gjergji, duke treguar kokën e vet me dorën e saktë. – E ç’provë tjetër? Mos harro, grua, se unë e kam korruptuar vdekjen: ì kam dhuruar çdo fëlliqësirë që mund të mbajë një organizëm… Kompromise, de… Nuk ka ç’ì duhet Qoftëlargut një ì sëmurë si unë… Fytyrat e zbehta të të pranishmëve të sapo rritur ne numër, u qeshën si me pahir prej atij humori të improvizuar nga ì aksidentuari në atë situatë tragjike… Tjetër Gjergj shihnin e tjetër Gjergj dëgjonin. | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: Re: POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO Thu Apr 24, 2008 4:36 pm | |
| HEDHJA E ZAREVE
(Roman nga Jorgo S. Telo)
Fragmenti nr. 2
Nga DITARI
18 tetor 1995: Mot ì përshtatshëm në një ditë sublime për jetën time të troshitur nga idhnimi fizik e makthi shpirtëror. Mes nesh sot ne në spital u gdhi dhe Gori, vëllai ì Ksanthit. U shtri në dysheme mbi ca shtroje të mbledhura nëpër pacientë të ndryshëm. Sot operohem… (Këtu ndërpritet të shkruarit në faqen e ditarit të për të kaluar në ditën pasardhëse) 19 tetor: Kur më doli plotësisht narkoza, kërkova të më sillnin orën e dorës, protezat dhe bllokun “Ditari”, ku vështirë e me shkrim të madh e mjaft të keq po hedh: Sapo më transferuan në repartin e ri të mikroneurokirurgjisë, godinë shtesë e Neurologjisë. Ì pari veprim ishte qethja e rruarja me brisk e krejt kokës nga po ai brber që ma kreu këtë proces edhe në tetor 1992. Në korridorin jashtë …sërish shumë nga fytyrat e njohura. Kanë marrërrugetim të gjatë per te ardhë posaçërisht për mua. Ndoshta me mendësinë se po më shohin për të fundit herë syçelë. Çdo operacion konsiderohet si punë shorti… Ose… Hajde gjej ç’kam une brenda grushtit te mbyllur…! Më pranë meje vazhdojnë të jenë Ksanthi, Petriti, Tomi e të tjerë. M’u desh edhe këtë herë përsëritja në latinisht e shprehjes “Alea jahta est.” (Zaret u hodhën) dhe ì përshëndeta me dorë. Në parasallë më ngritën me zor të dukshëm dy-tre infermiere në një shtrat të ngushtë e të lartë me rrota. Për dy minuta e pashë veten në sallën e operacionit. Krejt ì vetëdijshëm ì hodha një vështrim atij mjedisi të mbushur me aparatura gjithfarëlloj. Zerin e Profesorit e njoha, teksa po u jepte disa porosi asistentëve për një tjetër pacient që sapo kish përfunduar nga ndërhyrja kirurgjikale. - E bëtë gati Gjergjin? – dëgjova pyetjen e Doktor Petrelës në adresë të Orestit anestezist e disa infermiereve që merreshin me mua. - Për pesë minuta gati jemi, - ishte përgjigja e Orestit. Ai, pa ma dhënë ende narkozën, bënte shaka me mua, sikur të isha më ì sakti brenda atij mjedisi të frikshëm. Ndërkohë anestezisti vepronte me shkathtësi e saktësi në rrëzën e kofshës sime të djathtë, për të më fiksuar agen-flutur. Ajo do të shërbente gjatë operimit e më tej për serumin, me ç’mbaja mend nga operacioni ì parë. Mjekun tjetër që ndihmonte Orest Gjinin nuk e mbaj mend me emër. Mund të ketë qenë Vasoja. Tani që më ka dalë narkoza kujtoj si nëpër tym se ky mjek bëri goxha llafe me një nga infermieret (ndoshta me kryeinfermieren). Zënka me fjalë arriti gjer te përdorimi reciprok ì epiteteve “debile!”; “debil je vetë!” e të tjera. Ishte një si ngutje për të mos u nxehur Profesori që kish kërkuar gatishmërinë e mjeteve të punës… E durova si unë e di… sëmbimin e nxjerrjes së venës nga trupi në rrëzë të kofshës… - Gati gërshërët? – kumboi sërish zëri ì Profesorit. Ai u afrua një grimë pranë meje dhe u largua sërish, sikur të ish kujtuar për diçka tjetër. E dallova saktë si ishte veshur: me kapuçin e blertë si biçim plasmasi rreth kokës. Vetëm një pjesë e fytyrës ì dallohej. Sytë e qeshur ishin fshehur pas syzeve optike.. Kish fiksuar dhe maskën mbi gojë e hundë. Po shtrëngonte më fort dorezat në duar. - Gërshërët e Jashargjilit? – më doli vetvetiu pyetja në atë gjendje të shtrirë siç isha. Nuk e di, se si e pse m’u kujtua një faqe revistes së dikurshme “YLLI”, që e kisha lexuar me kërshëri gjatë gushtit, kur isha kthyer në shtëpi, para se të shkoja në Janinë për të bërë kontrollin në “skaner”. E dija kush do më operonte; ndaj atë fletë e grisa dhe e mora me vete. Në të ishte një shkrim i Mentorit, një foto e tij me Venturën italian, neurokirurgun turk Jarshargjil dhe diçka për arsimimin pasuniversitar dhe specializimin e vetë Profesorit në Francë Unë isha mbuluar me çarçafin e bardhë. Fleta e revistës ndodhej në një nga xhepat e xhaketës që kishim lënë në dhomën e shtrimit. Ta kisha me vete edhe mund të kaloja në shaka duke ia treguar atij qi kish në dorë jetën time. Megjithë gjendjen e ngarkuar emocionale që kish para ndërhyrjes në kokën time, do të ma pranonte shakanë për hir të afinitetit që kishim krijuar disa muaj me njëri – tjetrin…
- Edhe këto ì ditke?! – pyeti ì çuditur Oresti. Disa infermiere qeshën me zë. - Nevoja të nxit të zgjerosh dijet, duke gërmuar, - fola me zë si të mekur. Ende po dalloja se si po më “prangosnin” kokë, këmbë e duar. Nuk më lejonte çarçafi dhe koka e fiksuar si në morsë që të shihja më tepër. Mbi fytyrën time mbi gjysmë metër largësi qëndronte stoik “prozhektori – saç” (S’ia mësova dot emrin shkencor edhe më pas këtij aparati, që simbolizon më së shumti sallat e kirurgjisë gjithandej.) Nuk pata kohë të numëroja sa llampa verbuese kishte ai “saç” dritash, mbasi një tjetër aparat u avit drejt fytyrës sime, duke ma zënë krejt pamjen. Më tej nuk ndjeva kurrgjë… ………………………………………………… …Nuk di sa zgjati koha nga hyrja në operacion e gjer te rikthimi ì ndijimeve fillestare në fazën e “Ringjalljes” sime të dytë. Si nëpër tym mezi ndieja pickimet e të thirrurat shumë herë të emrit tim nga ana e reaminatorit Orest. Ì ndieja të ashpra pickimet. Me jepnin goxha dhimbje ato pickime alarmuese. Synonte mjeku të më nxirrte nga gjumi përhumbës prej narkozës. E kuptova këtë situatë, se m’u kujtua qe e kisha një përvojë vetiake…E kuptova që po zgjohesha pas operacionit dhe që kisha mbetur gjallë. Përpëlitesha në shtrat me ndjesinë e tejskajshme të tharjes së gojës. Fillova të kërkoja me lutje ujë dhe amita. Më gënjenin me dy lugë të vogla e iknin. - Hapi sytë, Gjergj! – bërtiste Oresti. Doja e doja t’ì hapja, po s’mundesha… Më pas ai zë ì njohur u largua prej meje. E dëgjova sërish disi më larg: “Suzana! Suzana! Hapi sytë, Suzana!” Atëherë përmblodha forcat dhe ì hapa sytë. Në fakt m’u çelën kur deshën vetë. Jashtë ishte errësirë. E kuptova nga ndriçimi ì fortë i dritave brenda dhomës. Gjendesha në raminacion. Dëgjohej periodikisht aparati që tregonte pulsasionin e zemrës sësaj vogëlusheje që e quanin Suzana. Kuptova që ende nuk po ì dilte narkoza. Ende ne gjumë. Apo në gjendje kome. Nga ta merrja vesh? Duke hedhur vështrimin nga dera e shamtë, vura re një paciente të re. Ajo klithte vazhdimisht e kërkonte të pinte ujë.Madje hiqte me vrull mbulesën e mbetej pothuaj në një lakuriqësi të ndyrë…Ktheja kryet nga ana e dritares. Te muri përballë ndodhej një sì ato hapësirat midis mensës e sallës së ngrënies; pra një dritare horizontale me xham. Matanë saj ishte një tjetër pacient. Edhe ai ì porsa dalë nga salla e kirurgjisë. Ishte më ì ri se unë dhe tepër energjik. Dukej që kish ndërhyrje të lehtë e se tumori nuk e kish rënduar shumë para operimit, siç ka ndodhur me mua…Djaloshit përballë ì qëndronte e ëma pranë. - Po mua pse nuk m’ì lejojnë të mitë brenda? – pyeta me ngashërim kryeinfermieren e papërtuar Zoicë. - Nuk na lejonë shefat, pa jo se s’dua unë, - më tha ajo. Kur hyri Ksanthi me Petritin, me Lefterinë e më pasi Berti me një kushëri nga Tirana, nuk e përmbajta dot veten Rashë në ngashërim, e dënesë sa u mbyta ndër lot… M’u kujtua që po ai kushëri kryeqytetas ca ditë më parë më kish takuar duke më zgjatur ftohtë vetëm dy gishtrinjtë e zgjatur para, sikur ruhej se mos ì ngjitja zgjeben… Sot u përkul e më puthi në prani të të tjerëve qe kishin mundur të hynin me mjaft të lutura e… “Mos ndoshta ì shkon ndërmend se po më puth për herë të fundit, teksa po më sheh në këtë gjendj prej meiti?” pyeta veten ne ato çaste përlotjeje të pandalshme. Prapamendimet e lindura brenda trurit të “kashaisur” ì mbajta për vete… “Unë do rroj. Do t’ia hedh dhe këtë herë”murmurita dhe, si u përgjigja e piva ca lugë amita, fshiva lotët e rashë në qetësi. Kur u larguan vizitorët, provova këmbët e dorën, sa e si lëviznin. Më dhanë shpresë për mirë. Reagonin. Kjo ndjesi m’ì hapi me mirë sytë. Sipër kokës më të djathtë dallova stativën e serumit e lëngun që pikonte ritmikisht. Më pas ndjeva djegie të fortë në rrëzë të kofshës. Mendova se mos shkak ishte katoteri që ndoshta nuk e mbante urinën e shumëfishuar prej glukozës së shumtë qe po marr nëpërmjet venave. Hedh një vështrim të vagulluar nëpër dhomë. Vetëm fare. Shoh ditarin në tryesën në të majtën time. Këtej është dhe dritarja. E marr dhe hedh me ngut këto mbresa të freskëta. E lë pak bllokun e hedh sytë nga dera, me dëshirën e ardhjes së shumëpritur të njerëzve të mi të dashur ose të Profesorit. Tej xhamit Ksanthi me pyeste me lëvizje kuptimplote të dorës: “Si je?”. M’u rikthye ngashërimi e dënesa. Si teli ì hollë ì violinës më janë bërë telat e shpirtit… Pasoja të pritshme, që nuk më habisin. Ì bëj shenjë djaloshit mustaqelli matanë dritares hrizontale: Je mirë? Më dha të kuptoja se ndihej mirë. M’u pastrua më mirë shikimi. Kundruall meje u avit një infermiere bukuroshe fytyrëqeshur. - Si je, Gjergj|? - ,më pyeti, sikur të njiheshim prej kohësh. Ka një zë të ngrohtë shërues. Nga që ì ka buzët me buzëkuq iu drejtova: - Gjendja ime nuk ka nevojë për koment, zonja…! - Lira. – plotësoi ajo. - Të lutem, lejojeni gruan time të hyjë! - Ja, se po vjen kryeinfermierja Zoicë. Hyri Zoica. - Ç’thotë Gjergji? – hodhi pyetjen ajo në vetë të tretë. - Ç’të thotë? – fola unë në të njëjtën vetë gramatikore. – Dyshon se mos nuk e ka fare katoterin. Po ì jepja bisedës një sens humori. Kryeinfermieria ì hodhi një vështrim pyetës Lirës. Më ngritën pak çarçafin. - Katoteri nuk ka lëvizur, - më tha Zoica. - Ndoshta, po unë kam djegie të forta dhe ndihem ì lagur komplet, - fola me vështirësi. Më pas u verifikua se kish shkajtur agia-flutur e serumit dhe glukoza kishte marrë shalët e mia Pra, ishta glukoza që më përvëlonte e po më lagte. U njoftua urgjent Oresti. Ai bëri menjëherë riparimin e filloi të shakatonte me dashamirësi me mua, duke më sjellë të fala të freskëta dhe nga Ilia Laska, (miku ynë ì përbashkët). - Po kofsha e majtë pse po m djeg kaq shumë? – e pyeta. - Të kemi marrë pak material për lëkurën e kokës, - më shpjegoi ai. E pabesueshme, por e vërtetë. Kur mbetem vetëm e hedh vështrimin nëpër muret e dhomës Më formësohen imazhe nga më të çuditshmet që më trembin e më kredhin në mendime ogurzeza… Më sajohen gojë të hapura me buzë të trasha që vërdallosen në hapësirën boshe të dhomës; kurse njollat e mureve shndërrohen në figuorina lëvizëse si në filmat vizatimorë… (situata vampirësh) !! Përndiej një të keqe më të madhe: “Mos janë simptomat e ndonjë sëmundjeje psikike në trokitje?” – them me vete dhe benda trurit tim te plagosur përtyp dhimbshëm situatën që më shkakton makth të pashembullt… Shoh orën. Ka mbërritur mesnata. Kaq për sonte. E lë bllokun mbi tryezë, ku gjenden një sasi barnash Jane barna të shumta që ua di emrin. Madje ì kam shkruar në faqen e pasme të kapakut të bllokut – ditar, qe me ka shoqëruar nga pavijoni në pavijon…. | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: Re: POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO Thu Apr 24, 2008 4:40 pm | |
| “MYSAFIRET E RINJ TE CAJUPIT
(Nga Jorgo S. Telo)
Fragment nga Fantareportazhi
- E kam dëgjuar shumë këtë emër, - u hodh Andon Çakoja, sapo dëgjoi emrin e profesor Bulos. Jam krenar që Sheperi ynë po nxjerr djem të shquar për vete e për gjithë vendin. Kam dëgjuar e lexuar nga dora e tij… Në Tiranë vazhdon të jetë? - Pikërisht aty vazhdon të banojë e të punojë fisnikërisht në dobi të letërsisë e gjuhës shqipe, - u dëgjua zëri ì Evjenit. - Hë, më i lumtë mendja e shpirti i pasur! Kësaj i them dashuri të vërtetë për mëmëdhenë unë, - uroi me gjithë shpirt Çajupi. - U ka ujdisur të tillë uji i Gjinecit e gjithë ujrat e Dhëmbelit, që u ngritët të tillë ju të atij krahu, - përforcoi Evieni thelbin e bisedës, që me sa po shihej ishte si prelud i një kuvendi më të plotë që parashihej të zhvillohej gjatë orëve të qëndrimit te burimi i Bratit në Çajup… Ky…Jorgo koncioti më ka vënë në dije për një “Intervju”, siç thotë frëngu; Në rregull, pajtohem me çdo më pysni, veç t’ia kemi pa hile njëri-tjetrit, se boll u nginja me ca gjepura që më erdhën pandërpreë , kur nxora “Baba Tomorrë”… - Sos kemi për të ndarë gjë tapitë e letërsisë…që të sillemi të pafytyrë si ata, - përforcoi idenë e kuvendit Buloja. - Përkundër neve më shumë do na flasi sot zemra me Ty, zoti Andon, - sqarova unë, që lumturisht aty për aty u quajta nga poeti Jorgo Koncka. - Zgjodhëm muajin më të bukur të viseve tona, kur blerimi, lulëzimi e këngërimi i zogjve s’kanë të reshtur; kur bizbizimat e bletëve tahmaqare për nektar e polen s’njeh lodhje nga çasti që çel syrin e artë dielli e gjer sa e mbyll atë. Zoti Andon po pinte dollinë e fundit, ku gjendeshin shëndetet e të tërëve emër për emër. Urimet e ndërsjellta përcilleshin më njëfarë zhurme karakteristike që krijohet natyrshëm në kësi rastesh, kur pjesëmarrësit me zë të ngritur urojnë shoqi-shoqin e gatiten të ngrihen për ta mbyllur gostinë mbresëlënëse. Si për habinë tonë e sikur të kishin marrë urdhër nga zotat e padukshëm ia krisën këngës një tufë thëllëzash malore-pllajore. Ne ndaluam gjithçka e mbetëm si të ngrirë, për të dëgjuar me etje atë sinfoni shpirtndjellëse… Unë rashë në meditime të menjëhershme e vetvetiu bëra lidhëzimin tokë-Parajsë përmes tingujsh thëllëzorë që mund t’ì konvertoja kështu me gjuhën njerëzore: “O njerëz, ku ishit sot? U mblodhi ì madhi Zot! Këtë botë e atë botë… Ju te Brati keni qenë, keni pirë e keni ngrënë. Të gjithë keni hapur xhanin për Çajup margaritarin. Le të thonë, si të thonë, do këndojm’ siç kem’ zakonë për bilbil poet Andonë! Neve na zgjodhi behari i artë për mysafirë të ballkonit të jugut shqiptar, pllajës së Çajupit e sidomos të “njeriut mal”, Andon Zakos. Të nderuar lexues, mundet qëndruam ca kohë brenda një aventure tokë-qiell, ku nuk besoj se keni humbur, por keni përfituar diçka njerëzore në dobi të shpirtit tuaj. Ju lutem mos u pendoni për kohën që harxhuat duke më lexuar. Edhe sajesat e imagjinatës e fisnikërojnë shpirtin e vërtetë… Autori Gjirokastër, mars – korrik 2006 FUND
Shënim: Ky fragment është shkëputur nga “fantareportazhi” ì autorit Jorgo S. Telo me titull: “Mysafirët e Rinj të Çajupit” Botim ì shtëpisë botuese “ARGJIRO” Red. Izet S. Çulli ISBN: 978-99943-48-09-1 Fq. 102 | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: Re: POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO Thu Apr 24, 2008 4:52 pm | |
| Esse:”HODHI SHENJA VALLEN-O!”
(Meditim rreth valleve tradicionale zagorite)
Duke përndjerë zbehjen graduale, që mbart dhe rrezikun e shuarjes së valles zagorite si vlerë tradicionale, marr shkas të shtjelloj shkurtimisht diçka të qëmtuar, apo edhe të përjetuar për këtë dukuri të këndshme të folkut zagorit, që më së tepërmi ka lidhje të drejpërdrejtë me isopolifoninë e trevave jugore (toske e labe). Dihet nga gjithkush që në krahinën tonë nuk arriti të masivizohej të kënduarit apo të vallëzuarit e shoqëruar me saze. Instrumentet popullore arrinin gjer në kufijtë e improvizimeve imitativë të disa prej veglave përbërëse të orkestrinave popullore.Nga ç’kemi dëgjuar, mund të ketë sjellur dikur një lliarjot ndonjë gajde rastësisht e mbeti si gojdhënë shprehja “Si gajde e Mitro Vavos” duke ì dhënë edhe ngjyrime emocionale, sipas rastit…Mbaj mend që në dasmën e Thanas Kllapit në Zhej nxirrte tinguj joshës një instrument si fizarmonikë, por me kacekun që hapej e mbyllej lart e poshtë dhe jo përanash siç e pashë një vit më pas në shkollën shtatëvjeçare të Sheperit në krahët mësuesit pasionant Evien Peri. Mund të ketë qenë viti shkollor 1956-57. Tepër vonë hynë më bujshëm veglat muzikore, por jo me fuqinë të shoqëronin të kënduarit me gojë as vallet e kënduara; por vetëm si nxitëse për vallet popullore të mbartura nga krahinat e tjera në ziafete të ndryshme e mbrëmje vallëzimi të rinisë. Të gjitha vegla të importuara ishin…. Nga fëmijëria kujtoj që boshatia e madhe shpirtërore që krijonte koha kur po rriteshim brenda një krahine disi të izoluar nga qytetërimi, nxitte fëmijët të sajonin lloj – lloj lodrash, që nga ato që trashëgoheshin e gjer në sajesat e çastit sipas rrethanave e mundësive. Ishin me dhjetra lodrat popullore, që ushqenin jetën shpirtërore të të gjitha moshave; që nga ato përreth vatrës gjer tek lojnat lëvizore në vende të hapura. Mes tyre kish dhe të atilla që merrnin trajtesën e valles së mirëfilltë. Kësisoj përmend vallen “Aman pata – pata!” - valle humoristike me gota: “Aman, pata – pata! Aman, shyqyr – shyqyr! Ti ku e ke tënden – o? Ja ku e kam timen-o! Merre në dorë, mbushe plot vure në kokë!...”
Si valle – lodër kish arritur gjer tek ne edhe vallja ballkanase “Si e shtypin piperë”. Ndikonin jo pak dhe prurjet e kurbetllinjve të shumtë, shpërndarë prej vitesh nëpër botë… Ishte periudha kohore 1978 – 1988, kur mbuloja zhvillimin kulturor e sidomos atë folklorik në Zagori. Atëherë gjetëm mjaft këngë homofonike e polifonike disazërëshe e disa lloj vallesh…. Kjo valle (Aman pata – pata!) interpretohej në kulmet e gostive e ceremonialeve të gëzueshme nga individë të spikatur e të aftë si improvizues humoristë, por edhe të shkathët në nuancat koreografike e zhdërvjelltësinë e lëvizjeve të gjymtyrëve, shoqëruar me mimikë të kuptimshme e pantomimikë komunikative brenda grupit improvizues. Nga kjo valle-lojë e hershme e ruajtur në fshatin Lliar si një relikë e harruar, ariitëm në përtëritjen e disa lëvizjeve domethënëse. U arrit të rizgjoheshin disa pjesë përbërëse të kësaj valleje nga të paharruarit Kiço Llane, Mitro Hila,Lono Miho, Leko Koçi e nga të tjerë që vijojnë të jetojnë me imazhin e atyre provave pragfestival…si Aristotel Stefani. Kiço Muçi, Lliko Hila, Jorgo Meçi, Fone Taçe e të tjerë. Mirëpo, meqë nuk e krijuam bindjen e duhur për arritjen cilësore të kësaj valleje, u kalua në një tjetër valle, (edhe kjo e qëmtuar po në fshatin Lliar.) Ishte pikërisht vallja e kënduar humoristike “Rashë e theva shtëmbën”, interpretuar me lezet nga grupi ì burrave e të rinjve të fshatrave Lliar – Zhej e të tjerë zagoritë ku dominonin korifeu ì valles Aristotel Stefani, pasuar nga Kiço Llane, Lono Miho, Thoma Stani, Sotir Mekshi, Kostandin Sterjo, Fatmir Pali, Thoma Ndreko e Dhame Xhamballo, një tetshe kjo që mbushi dhe ì dha një dritëzim të veçantë Kalasë së Gjirokastrës si dhe skenave të tjera ku u interpretua brenda sensit të saj humoristik dhe lirik. Nuk mund të harroj kurrsesi që në Zhej dhe Liar, veç dhjetra këngëve të hershme isopolifonike, që na ì bëri të njohura ì papërsërirshmi bartës folklori, Xhako Kapetani (Kështu e thërrisnin më së shumtin të moshuarin e atyre viteve, Thanas Kapetanin) gjenden edhe këngë e valle të tjera.valle të tjera. Kujtoj mirë që Xhakoja na e interpretonte këngën “Na ftoi mbreti në dasmë…/ në bodrumet e kalasë…/”. Ishte e habitshme që ai e deklamonte këngën sipas ritmit të lëvizjes së zdrukthit mbi dërrasë. Mjaft domethënëse kjo për çfarëdo zejtari vendas apo kalimtar… Një nga vallet e kënduara që mundëm ta çonim gjer në festival të rrethit, por meqë ishte disi masive për nga numri ì interpretëve, nuk shkoi më lart që të njihej nga publiku ì gjërë ishte “Vallja e zogave”, ku merrnin pjesë gra e vajza. Tradicionalisht kërcehej nga femrat të shtunën ose të dielën e dasmës. Kjo valle e kënduar nisej kështu nga interpretja kryesore: - Unë kam zogëza shumë, o bilbil-o! - Ì ke ti, por t’ì marr unë, o zogëzo! Si bartëse virtuale e kryesore të kësaj valleje argëtuese ishin të ndjerat Ollka Kllapi dhe Polikseni ose Pako e Kllapaj, siç e thërrisnin më dendur. Ato edhe pse të moshuara paksa në krahasim me shumicën e valltareve të reja, nuk përtonin t’ua mësonin atyre “vallen sustë” dhe “vallen me dy gjurmë” si dhe vallen e zhdërvjellët “Hap e mbyll”, të cilën e interpretoi mjeshtërisht Kostandina Shabani nga Lliari dhe dhe Eli Meçi nga Doshnica në skenën e Kalasë, sipas ritmit që ì jepej valles prej këngës së interpretuar nga Hoshteviatja Kostandina Prifti(Dushi) Duhet thënë se kjo valle nisi me variantin e zakonshëm “çalthi” të shtruar me vargjet: “O lule, moj lule, o lule, rritur në male, Dil, folu, moj lule, folu shoqeve me radhë…” Kjo valle u rinovua mbi bazën tradicionale: “O moj fletë , ti moj flet’, o moj flet’ e hudhërësë”; me interprete vezulluese Katerina Gjikën e pasueset e tjera të saj. Si u realizua një rreth ì plotë me këtë lloj kërcimi u kalua në të dytin variant: në vallen “Hap e mbyll”: “Po vinë shoqet, po vinë, hape vallen, moj lule, mbylle vallen moj lule, bukur më kërcyeke!”
Si bartëse, improvizuese dhe deklamuese cilësore e këngëve vendçe dhe valleve sustë ishte Afrodhiti Telo. Kombinimi ì evoluar ì “fletës së hudhrës” me motive të reja krijoi si në mënyrë të beftë situata të tjera hareje në sheshin e Kalasë së Festivalit, ku dalloheshin dy interpretet që porsa theksuam si dhe të tjera të reja nga shkolla e mesme e nga fshatrat. Nuk mund të anashkaloj cilësimin e interpreteve më të spikatura të këngëve dhe valleve tradicionale që përfaqësojnë më tepër e bindshëm krahinën e Zagorisë për elegancë, larmi motivesh, shkathtësi e përpikmëri lëvizjesh koreografike: Po e nis nga ç’kam njohur vetë në provat qëmtuese e veprimtari të drejpërdrejta në mjedise familjare apo në në ish vatrat e kulturës: Ollga Kllapi, Anthulla Çarka, Froso Stefo, Rina Mino, Sofi Lena, Juli Garo, Stefani Çarka, motrat Meseli, Fotini Saqellari, Froso Ndreko Afërdita Meçi, Hariklo Llane, Drita Hila e të tjera nga fshatrat Zhej – Lliar si dhe të rejat e shkollës së mesme Nivan: Margarita Kllapi, Afërdita Meçi, Vasilika Mboqe, Eli Stani, Florica Ndreu, Aleksandra Ndreko, , Anketi Kondi, Marianthi Kuro (Mandi), Kostandina Çoku, Eli Meçi, Katerina Gjika (Buzi) Ermira Telo (Koxhioni), Vjollca Gjika (Hoxha), Donika Ngjela, Jolanda Kuro, Eli Ndreu, Elida Telo (Dilo), Tefta Dilo, Folite Konomi (Marka), etj. Vazhdonte “vallja e zogave” kënduar sipas të kërcyerit tradicional “çalthi” me lodra fjalësh e vargje “hidh e prit”, duke u shkëputur vajzat një nga një prej valles. Kur mburrej nëna e djalit me fjalët: “Të mora zogën më të mirë”, interpretja e kreit të valles që simbolizonte nënën e vajzës kalonte në humor gati grotesk me domethënien: “Ti s’more të mirën/ as zogë gjeraqinën,/ po më more breçkën,/ atë turifeçkën/…” Për një tjetër valle me motivet e çalthit, por tepër e shpejtë në ritëm, në kujtesë më ka mbetur një grua zhejote me moshë mesatare atëherë e pikërisht Vitori Londi. Atë e pikasa në një dasmë dhe nuk vonoi ta merrja t’ua mësonte të rejave, gjersa u përgatit vallja e gëzuar dhe e hareshme mbi refrenin tradicional “Jasem tarnana, jasem tarnane!” (Pak a shumë kjo valle (1983) ishte një imitim ì zagoritizuar ì valles me saze “M’u te borshi më të dalë, lule, Zaho, lule djalë!”, por pa orkestër. “Në sy më qëndroi drita, jasem tarnana, jasem tarnane! dhe në buzë ca bilbila jasem tarnana, jasem tarnane! Më thonë: “Hiqe vallen shpejtë!” jasem tarnana, jasem tarnane! Porsi flutur krahëlehtë, jasem tarnana, jasem tarnane! Hidhe vallen , o moj flutur! jasem tarnana, jasem tarnane! Si dhe vallja je e bukur, jasem tarnana, jasem tarnane!”
(Të larmishme kanë qenë pothuajse edhe të gjitha vallet zagorite të burrave, të grave dhe ato të përzierat që realizoheshin kryesisht kur ngrihej nusja në valle, të dielën në mbrëmje pas darkës. Porse mbahet mend si vallja më masive vallja e emërtuar “Hodhi shenja vallen-o!”Bëhet fjalë për një nga vallet më të spikatura, më kuptimplote, përmes së cilës përcillen mesazhe të bukura njerëzore sidomos ato të dashurisë e harmonisë brenda familjes, farefisit e komunitetit lagje, fshat e më tej, gjer te shoqëria e miqësia… Fjalët e “valles dyshe” tradicionale, kur në krye të valles del nusja e pasuar nga të tjerë dasmorë (meshkuj – femra të çdo moshe) janë ato që ì deklamon njëra nga të afërmet e dhëndrit, e cila me një dozë pompoziteti të përligjur grish ata-ato që, për pozicionin që kanë ì “detyron” të ngrihen në valle, të dytët pas nuses. Valltarja grishëse, që ka mbajtur peshën e fragmentit më kryesor të ceremonialit të dasmës këndon, duke e drejtuar vështrimin e shaminë që mban në dorën e zgjatur përpara: “Hodhi shenja vallen-o përmbi babo Nunin-o etj etj…
Grishen me të kënduar shumë persona, qoftë me emrin që kanë ose me ofiqet: babo, nëne, mama, dajo, xhaxha, kunat, kunatë, hallë, krushk(ë) etj. Pasi ka zënë ì ftuari nusen përdore, grishësja vijon me fjalët: “Ç’na ka lezet valleja, /kur kërcen sorkadheja/ me babanë kra për kra!...”
E kështu me radhë për gjithë të tjerët. Ndërsa kur grishet dhëndri në valle, një nga kryesorët ia shkrep me humor: ‘Ç’u zu Qeleshi në valle, hop qeleshi! Vetullat si katraveshi, hop qeleshi! Me mustaqe gjer te veshi, hop qeleshi! Kjo valle goxha argëtuese e spektakolare kërcehet me llojin “çalthi” ose “me dy gjurmë”nga femrat e fshatrave Zhej, Lliar, Doshnicë, qoftë edhe në Hoshtevë e Vithuq e me dyshen e zakonshme të thjeshtë në fshatrat e “Zagorisë së Sipërme”. Kurse burrat, jashtë valleve humoristike kanë kërcyer zakonisht vallen e thjeshtë “Dy hapa para, një mbrapa” (Kjo është vallja e thjeshtë “vendçe”më e përhapura në trevat isopolifonike jugore). E theksoj që vallet e inetrpretuara nga gratë e vajzat zagorite nëpër vite kanë demostruar këndshëm në gjithë vendin vlera të rralla folklorike të papërsëritshme në asnjë trevë tjetër shqiptare apo ballkanike. Vallen tjetër humoristike “O moj dhelpëra ajdhore, tuj – tuj – dhelpëra!” që thuhej se e kish më për qejf Kristo Gjika nga Koncka, nuk arritëm ta rroknim të plotë. Ndoshta mbetet për të “gërmuar”…kjo e sa të tjera që quhen të humbura… Të kuptohemi, kryevallja që përfaqëson denjësisht shumë vlera të botës shpirtërore e fizike të zagorites është “Vallja çalthi”, të cilën në FFK – 1978 e paraqitëm të titulluar natyrshëm “Vallja jonë valë – valë” e më pas me të tjera emërtime,sipas përmbajtjes, përherë sipas kërcimit tradicional. Për “vallen çalithi” e vlerat e saj që dilnin më në pah me kostumin tradicional, ishte ì interesuar në mënyrë të veçantë koreografi ì shquar shqiptar, Artisti ì Popullit Panojot Kanaçi në fillim të viteve ’80.Interesimi ì tij për ta vënë këtë lloj valleje me trupën e valltareve virtuoze të Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve, ishte ì dukshëm. Me sytë e mi pashë se sa shumë iu desh artistit të madh t’ua mësonte valltareve profesioniste “Sustën” zagorite. Pashë se sa vështirë e kishin ato të imitonin sadopak valltaret që ishin puro zagorite e pikërisht nxënëset e përzgjedhura të shkollës së mesme: Frederika Kriso nga Doshnica e Kostandine Fociro nga Ndërani, të cilat, si dhe Katerina Gjika ishin gati profesioniste në shprehitë e shkathtësinë e lëvizjeve të harmonishme. Vetëm Artistja e Merituar,Kryevalltarja Liliana Cingu arriti të kapte rreth tetëdhetë përqind të valles sonë. Të tjerat pothuaj “u dorëzuan” përballë vështirëesisë në koordinimin e lëvizjeve në unison me suspacionin karakteristik. Me ç’pashë më vonë në ekran, grupi ì valleve të Ansamblit Shtetëror dha diçka, por jo me përsosmërinë që e interpretonin vajzat zagorite, të cilat e kishin në gen vallen dhe e përtypnin më bindshëm e më saktë prej nënave e gjysheve të tyre.Shpreh hapur keqardhjen se ashtu si shumë avaze këngësh të traditës sonë të hershme edhe vallet më të zëshme tradicionale mjerisht po veniten gjer në caqet e shuarjes edhe nga praktika e të kërcyerit nëpër dasma, sepse shumë zakone po ì “mbyt” bashkëkohësia, duke zvetënuar majat e së shkuarës tradicionale; që nga procedura spektakël e dollisë e gjer te aksesorët që përmbushnin gati gjithë javën e dasmës, aq të larmishëme e të pasur me veprime… të gjitha të shoqëruara me këngët e vallet përkitëse…
Nuk di, nëse do marrë ndokush iniciativën për organizim sado të vogël në krahinë apo në qytetet ku ka zagoritë me shumicë; që të “Rilindin” të paktën disa nga bukuritë domethënëse të folkut zagorit. Shpresën nuk e humbas, se e kam besimin që ata inerpretë dhe ato interprete që në vitet ’70 – ’80 kanë qenë nën 18 vjeç, do të gudulisen në shpirt e në kujtesë, për të rinxitur e rinisur diçka të shumëpritur, duke lehtësuar paksa etjen për këto trashëgimi shpirtërore shumëvlerëshe… Së paku këto vlera në forma të ndryshme t’u përcillen brezave të pritmë, sa të jetë e mundur… | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: POEME SATIRIKE Sat May 03, 2008 9:41 am | |
| Poemë-Satirë: HIQU, SE NA PLASE, POLITIKË FALSE! Zgjatet tranzicioni, pa kuruar ethet… Dhe pse buzë honit, nuk po zgjidhim zgjedhjet.
Ky popull ì lashtë vetes ì jep famë: Si lopa mbi kashtë pjell politikanë.
Ende e papjekur politika jonë. Herë del e djegur, herë del e “njomë”.
Ca politikbërës synojnë kolltuqe. E nisin si nxënës; më pas qesin huqe…
False politika - në krahun e djathtë. “Rend” me paterica edhe an’ e majtë…!
Le kur mblidhen tok të zgjedhurit tanë: Herë gërricen fort, herë puthen mënjanë.
Ndarë tufa – tufa porsi në bixhos, sa s’nisin nga lufta brenda “detit – kos”…!
Sit e mos gatuaj Reformën zgjedhore. Vuaj, popull, vuaj në rrugën “malore”…!
Ne prodhojmë zgjedhje, sa shkundet krejt vendi… Në mitingje, mbledhje tufa-tufa rendim. xxx Zgjedhim kryeplakun; pjesëtohet fshati. Kujt t’ì jepet “haku”? Dreqit a lugatit?
Zgjedhim kryetarin. Pjesëtohet lagjja. Të bësh inventarin; Ndërron ngjyrat faqja…
Zgjidhen këshilltarët për Këshillin Bashkiak. Klithim si të marrët në një qorrsokak!
Zgjedhim dhe Kuvendin, Pra, çdo deputet. S’e dimë marifetin, kush fiton vërtet!
Për kë hedhim votën e kush del fitues?! Po çudisim botën si manipulues.
Dhe standarteshkelur qeshim si moskurrë. Çelësin kemi gjetur: mutin lajmë me shurrë…
Kuti e votimit ngjan si prostitutë. Gjithkujt i shkel syrin, për gjithkënd – e butë. xxx U zgjodh Presidenti; Rrotull, mendja rrotull. Ç’u bë prush Kuvendi, Shndërruar në vorbull.
Dhe vrapuan muajt, vapa shkoi në kulë. Bluaj, mulli, bluaj: kujt t’ì jepnin vulë?
Ngul e shkul afate, rrahën ujë n’havan… Në Kuvend rropatje; Hiç - në sheshmejdan.
Qep-shqep propozime nga bash – kryetarët… Oreks’n e partive s’ mbanin dot kandarët.
Tund e shkund piketa, Djersinë partitë. Rama, Sala, Meta thartuan turinjtë.
Një biçim dueli: Mes Topit dhe Nanos, oreksin ì çeli Cekë Neritanos…
…Gjepurat nuk sosen. Rroft’ e qoft’ Kuvendi! Pa “Gurin e qoshes” Desh e lanë Vendin.
(Një që lypte skeptër u dashkish votuar. Në Kuvend ka kecërr, gjen dhe të moshuar.)
Në një mendje s’bien jo,jo, kurrsesi; As ditën më diell. As në terr të zi.
- Ç’bluan, Parlament në mokrën e ndryshkur?! - Më parë ç’të përmend? Vota do “troisur”…
…Mbi tetëdhjet’ vota Dashkish Presidenti. Po s’qenë të plota, kriste precedenti…
Precedent për krizë lypnin ca parti. Seç heq mbi kurriz ky popull e di…
Për të ndukur votën në Kuvend, o popull! Po çudisim botën, pupthi vijmë rrotull.
Stinë e celularit ngarend e vret kohën. Vapa e beharit na trullosi kokën. 30
Duhej zgjedhë ì Pari, kur shteruan rreshjet. Me syt’ nga ekrani ngrinë buzëqeshjet.
Për të bërë zgjedhje sa kemi dëshirë. Për to lëmë mbjelljet, ngel toka lëndinë.
Për të bërë zgjedhje me “vullnet të lirë”, sulim prapa skene krejt intrigërinë…
Ae dini, njerëz, ç’kullufitin zgjedhjet?! Miliona njëherësh, pa përmendur vjedhjet… xxx Mbi tetëdhjet’ “lima” Dashkish Presidenti. Troisje pa kthina Donte Kreu ì Shtetit.
Thonë se ato vota shpejt u rregulluan, se dolën ca monstra që veten tradhtuan.
Thonë e ç’nuk thonë për ata të gjashtët. Ata trumbetojnë: “Jemi më të pastër!”.
Kanë të drejtë të flasin; u eci zullumi. Gishtrinjtë kërcasin, se e hodhën lumin…
Nga kreu Pozitës morën buzëqeshje, por prej Opozitës morën... veç ngërdheshje.
U thanë: “të pabesë”, domosdo “të shitur”. Ì trembën me “fshesë”, për t’ì rrokullisur 40 xxx Politiksit tanë ngjajnë si të shtirë. Rogën e përlajnë, pa korrur, pa shirë.
Mes tyre gjen monstra pa tru e pa cipë. Lëpirës për vota bëjnë politikë…
Sulu e tërhiqu… Farsë e çfarë farse! O piqu, o digju, politikë false!
As një ligj për zgjedhjet nukpo nxiros dot. Dëfrehesh me “sherret” me sot e me mot… 44
Popull, shtrëngo kokën! Ç’ gënjen veten tënde!? Kur si qorr fal votën, n’daç pirdhe, n’daç fënde…!
Teksa na guç terri, dhemb koka, stomaku… Prap’ na plasi sherri për çështjen Sollaku…
Le të çirret Ngjela: “Ndal, po shkelet ligji!” Me të qesh Biberaj, qesh Kryeministri…
Salës ì qan syri: “Mos pyet për ligj! Kartonët shpërfilli vetshpallu Luigj!”
Zgjatet tranzicioni, duke shtuar ethet. “Rendim” buzë honit, pa ì zgjidhur zgjedhjet.
Politik’ e fishkur na pjell tragjedi… Borxh s’u ka, lum miku, e gjora Shqipëri!
Te ky vend ì lashtë. Durim ì pasosur - “Festja ì vjen rrotull dhe foshnjës ne bark.
Ky vendiì stërlashte ne klimën e re rreket’eci bashkë me NATO, BE…
Mirëpo politika përngjan e trullosur. Mendësit’ e pista nuk kanë të sosur…
Vetes seç ia rrase me rrena, me mbase. Hiqu, se na plase, politikë false! | |
| | | Mysafir Hero anëtar
Numri i postimeve : 3456 Age : 50 Vendi : **Mergim** Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit..... Registration date : 19/11/2007
| Titulli: Re: POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO Sat May 03, 2008 10:23 am | |
| te lumt vlla Jorgo,S,Telo poezit shum te bukura te uroi suksese vetem keshtu vazhdo |
|
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO | |
| |
| | | | POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |