Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi të krijuara nga forumistët

Shko poshtë 
+90
Dreni Drenova
gentiana lohaj
dodgjeka
......
shefqet
mujota
zana.
xhema
BashKom
agim__barja
Driniiiii
play
meri
ILTA
Sema
dibranja
delick
Psikologu
veletini
VetetimaAL
Eklips
Muja e Halili
klodian
Xili
paioni
Blerim1
Aleks J. Zhapa
Kristaq Th. Gushi
lepurush
egzona-
spirito
Uskana
E_Bukura
sela-mi
tina
elisa
Blerti_Gashi
Leka i Madh
Albona
Veneta
anila
Fjona
Nezir Myrta
shqip0nja
Trimi
beti
cristal
Parapsikologu
Martina
zeriatdheut
Eva0506
Poeti
liri_b
mall
metiii
Tesa
Riki30
**Embelsira**
Lanetja
Mergimtarja
ficam
bukla
Mysafir
Begu
Guximi
interesant
Jorgo S. TELO
eri M
gjakushi
Orfe@
feneri
Ago Muji
Delia
Albea
Edonis
vjollca
Adem Berisha
petritkola
Beton
Euridika
rrebelja
Lejla
Arta
tom sojer
Urata
Aquila
shaban cakolli
Kosovarja
besa-bese
Sofra
94 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 21 ... 36  Next
AutoriMesazh
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyMon Apr 07, 2008 10:37 pm

Pergezime i nderuar Ago Muji...poezitë shume te mira .. sidomos me pelqeu poezia "Toka e Shqipes"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyMon Apr 07, 2008 10:59 pm

... ecje luftëtarësh....
Ti qan erresiren drejt agut,
fantazmat te rrethojne,s'te trembin dot
Pishtarin e lirisë mban lart me krenari..
I patrembur Ti ecën drejt cakut..
e mban fort..dorë-me-dorë,prez-pas-brez ..

Kalon urat e shembura ,qan tej-per-tej bjeshket e nalta
Pishtari s'duron te t'fiket , dore-me-dore ..e percjell
brez-pas-brez ,deshmor-pas-deshmori i shtohet flaka
eshte besë e dhënë qe duhet quar ne vend ...
Nënës i duhet drita....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyTue Apr 08, 2008 1:25 am

Euridika shkruajti:
... ecje luftëtarësh....
Ti qan erresiren drejt agut,
fantazmat te rrethojne,s'te trembin dot
Pishtarin e lirisë mban lart me krenari..
I patrembur Ti ecën drejt cakut..
e mban fort..dorë-me-dorë,prez-pas-brez ..



Kalon urat e shembura ,qan tej-per-tej bjeshket e nalta
Pishtari s'duron te t'fiket , dore-me-dore ..e percjell
brez-pas-brez ,deshmor-pas-deshmori i shtohet flaka
eshte besë e dhënë qe duhet quar ne vend ...
Nënës i duhet drita....

Ju grisni errësirën drejt agut - liri
fantazmat u rrethojnë - e su trembin dot !

Pishtarin e lirisë e mbani lart me krenari
tek ecni sypatrembur drejt cakut
shtërnguar në kolona - dorëmëdorë pusitë !

Kaluat urat e shembura dhe u ngjitët bjeshkëve të larta
Nuk fikej Pishtari ! Dorëmëdorë - bartej ,
siç bartet ndër breza dhe i shtohet flaka
besa e dëshmorëve që ranë për Atdheun,
Ta shpienin në vend amanetin se :

Nënës i duhej drita e lirisë !

Ps. Nuk desha të të kaloj për vargjet, por u përpoqa të të jap një pasqyrë se si e ndjeva unë atë që desha të të them se do korrigjim! Sukses !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyTue Apr 08, 2008 10:33 pm


Ecim bashk

Pas shiut mbi lëndinë
Ecim bashk ne dy

kokën mbështetur e ke
ti n' krahrorin tim,

Sodisim bashk ylberin
për ngjyrat e tij më flet...


Pas dimrit të ftohtë
pranverës i gëzohesh
ëmbël më buzëqesh
nga dashuria e ngrohtë


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jul 19, 2008 11:56 am, edituar 6 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyWed Apr 09, 2008 12:52 am

gjakushi shkruajti:
Ps. Nuk desha të të kaloj për vargjet, por u përpoqa të të jap një pasqyrë se si e ndjeva unë atë që desha të të them se do korrigjim! Sukses !

i/e nderuar gjakushi , te pershendes dhe te falenderoj po ashtu ...sepse keni radhitë kuptimin e poezise shume mire.. me erdhi mire pasi qe pikerisht edhe ai ishte kuptimi qe une e kam mendu kur e kam shkru ... .. personalisht me pelqen te perdorë figuracionin ne "poezi" nese mund t'i quaj keshtu ....
ju pershendes, dhe uroj qe te lexojme poezi sa me shume tek kjo teme sepse vertete e ka te veçanten e vete dhe me knaqesi i lexoj cdo poezi qe shkruhet ne kete teme ..


nderime per te gjithe


Edituar për herë të fundit nga Euridika në Wed Apr 09, 2008 1:13 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyWed Apr 09, 2008 1:11 am

Poezi shumë e mirë Euridika suksese pas sukseseve.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Wed Apr 09, 2008 3:32 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyWed Apr 09, 2008 1:17 am

Falemnderit i nderuar Sofra ,
gjithashtu ju urojme Juve vazhdim te mbare ashtu si edhe e keni filluar, sepse vertete thone shume poezitë e Juaja .
nderime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyThu Apr 10, 2008 6:10 pm

Ago Muji shkruajti:
Shqipëri

Vite e shekuj,luftë e batërdi,
E bukur prapë,je o Shqipëri,
Trime,moj tokë burrash,luftash për liri,
Enderr e cdo kuj,djep jete Shqipëri,
Vend ku lindi Leka,Pirro e Skënderbeu,
E pamposhtur n'beteja,t'rrepta legjendare,
Ndër zjarr e hekur,dole fitimtare,
Dimri sjell pranverën,lufta bjen lirinë
O djep i qytetrimit,nëna Iliri,
Skllave kurr nuk bëhesh,s'duron robëri,
Je flakadan lirie,bashkohu Shqipëri,
E me këmbë në fyt,shkel fatin e zi.

Ago muji kjo poezi shumë e mirë pos tjerave... suksese shoki edhe në të ardhmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyThu Apr 10, 2008 6:24 pm

Gjithkah shkoj botes rretheqark
vetem ti Nene Shqiperi me ndez mall
jam shnderruar shigjete e vene ne hark
dhe s'dua kurre asnje hap te ndal !

Te arrij tek ti o e shtrenjta - heroine
aty tek sheshi ne Tirane,
se meditimet u treten e lash edhe rinine
duke te bartur Ty o nene !

Ata qe na ndane sot bejne plane roberie
te mbesim te ndare edhe ne shekuj qe vine
ku munden ta ndajne shpirtin dhe lirine
ta flakim dashurine per Shqiperine ...!

Per ty lindem dhe shtigjeve per ty jetuam
edhe ne zgafella te Goli Otokut , Idrizoves
Megjithat sot te lire shprehemi , shkruajme
edhe per pavaresine e Kosoves!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyThu Apr 10, 2008 6:43 pm

Pergezime gjakushi shume poezi e mire suksese te uroj edhe ne te ardhem te na sjellish ne kete teme poezi te bukura si kjo .......

Vetem nje gje .!!

Nuk kuptova apo keni gabuat ka poezi pa Titull.!?

Pse poezia juaj nuk ka titull.???

Jam gabim ,apo une jama gabim ,apo nuk ma kap hiq.!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyThu Apr 10, 2008 11:06 pm

LIND-VDEKJA JOTE !

( Bijës sime Arianës që ndërroj jetë
më 31 dhjetor 1982 )

Lindja jote mbeti pa uruar
ndër mote që vijnë !
Çdoherë në kujtime - e praruar,
si lulet në saksi kur mbijnë !

Sa shpejt erdhe në jetë
dhe ike pa lamtumirë !
Në zemrën time ka mbetur
hija - e shpirtit tënd - e shkrirë !

Si mundem të ndahem nga ti
kur ndërrimin e viteve festoj ?
Urimin për Ty ! Se di !
Për ku ? E, si ta emëroj ?!

Lindjen tënde - dhjetori
çdoherë e shfaq me borë !
Ndërrimi i viteve për Ty
më mban t' vetmuar çdo orë !

Dhe kurrë s'kam prehje
kur vitet sjellin agime !
Ti mbetesh pëllumb i ngrirë !
Urim i padërguar i zemrës sime...!

13 dhjetor 1983, Shkup
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyThu Apr 10, 2008 11:09 pm

NË PËRVJETORIN E 25 TË ARIANËS !


Akrepët e orës s'lëvizin !
I mbulon heshtja në pafundësi !
Kjo natë e përmortshme - si çdo përvjetorë
më pushton me mall , më gri !

Jam unë babai i përdëlluar
Çfarë hije do të kishe Ti Arianë ?
Lahuria e nusërisë të vezullonte anësië
e gëzimi të mbulonte çdo anë !

Një çerek shekulli më pushton malli
në ndryshimmote ku të gjej gëzim,
diçka e padukshme më gërryen nga brendia
janë vullkane që shkojnë rrëmbim!

Janë furtuna që më zgjojnë kujtime
dhe Ti bija ime Arianë
një çerek shekull me akull në shkrime
më shfaqesh pranë ! Pranë !

Përpiqem të të shoh a je rritur
në cilin fakultet i vijon studimet !
Dhe mbetem në pritje i tronditur
se ftohtësia ndarje - m'i mbulon krijimet !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptySat Apr 12, 2008 4:39 pm

KOSTANDINI DHE DHOQINA

(Nga Jorgo S. TELO)



(Tablo isopolifonike e mbeshtetur

tek gjithe linjat e baladës

burimore zagorite

me te njejtin titull)



Në tablo marrin pjesë:

  • Kori isopolifonik
  • Nëna dhe grupi isopolifonik
  • Kostandini dhe grupi
  • Dhoqina dhe grupi
  • Nje grup vajzash në valle






KORI:

Ditën-o, mor ditën-o,

ditën e pashkës në drekë.

Therën-o, mor, therën-o,

therën-o një ka të sertë.



NËNA MARINË:

Vajta, moj, vajta

mora një okë mish.

Zjarrin, moj, zjarrin,

i vura kusisë.



KORI:

Te shtëpia lart te brinja

krisi kuja, ulërima…

Pa dëgjoni, ç’thotë Marina!



NËNA MARINË:

Sterra, moj, oiiii, oiii,

doli gjarpëri stihi;

m’u hodh brenda në kusi.

Më lëshoi helmin e zi…

Helmin e zi ma lëshoi,

nëntë djentë m’ì helmoi.

Nëntë djem e nuse nëntë;

Korba, si s’më ikën mendtë.

Djem e nuse vanë e shkuan.

Të gjith’ me djepe në duar.

Nëntë dyfekë më ikën

Nëntë djepe m’u gremisën…



KORI:

Nënëzezës nga trishtimi

mendt’ ì vanë te Kostandini…

Si Dhoqinën fill të vetme

e martoi, ku dot s’e gjendte?



NËNA:

Kostandin,

Kostandin, të zënrtë nëma;

Bijën pse,

bijën pse hoqe nga mëma?

Ç’më bëre,

ç’më bëre, o more djalë?

Më dhe bes’,

më dhe besë, më dhe fjalë.

Bijën-o,

motrëm do sillje me kalë.

Srerra un’,

sterra malli ç’më ka marrë!



KORI:

Ditën e Pashkës së Madhe

Midis shoqesh si sorkadhe,

Kapërcyer dy-tre male

Na hidhte, moj

na hidhte

na hidhte Dhoqina valle…

(SHpërthen vallja e vajzave

të veshura me kostumet karakteristike)



DHOQINA NË VALLE:

Më martoi vëllai larg-o,

Ejani, motrani,

Ejani, motrat e mia!



Jam në hall e në merak-o,

Ejani, motrani,

Ejani, motrat e mia!



Nuk më lën’ malet e lartë;

Ejani, motrani,

Ejani, motrat e mia!



Nënëmirën ta shoh pak-o;

Ejani, motrani,

Ejani, motrat e mia!



As vëllezërit varg e varg-o;

Ejani, motrani,

Ejani, motrat e mia!



KORI:

Fjal’e nënës shkoi te varri…

Kostandini u ngrit ì pari.

Balta e zezë iu bë kalë,

Guri ì murrmë iu bë shalë.

Tek Dhoqina tha dy fjalë:



KOSTANDINI:

“Mirëdita, moj Dhoqinë;

Ç’më vjen mirë, që qenke mirë!

E dredh vallen dhe shaminë

Si një flutur në lëndinë.



DHOQINA:

“Mirëseerdhe, o im vëlla,

Eja pak, vallen ma mba!

Në ke ardhë për të mirë,

Të vishem si gjeraqinë.

Në ke ardhë për të keq,

Të vishem si kallogre.



KOSTANDINI:

“Jo, motër, sikundër je, motërz-o!

Bëju një lajm shoqeve, motërz-o!

Na pret nëna në fole, motërz-o!

Ku e lamë e ku na le, motërz-o!



KORI:

Fjalët e fundit sa dëgjoi,

Vallen Dhoqina ndaloi.

Veshi xhoken-o.



Vëlla-motër përmbi kalë;

Një ì vdekur, një ì gjallë

Marrin rrugën-o.



Zogjtë cirren “cili-viu!

Jo me gaz por prej vetiu;

Çajnë ajrin-o.



DHOQINA:

“Kostandin, je zverdhur shumë,

more im vëlla!

Këta zogj ç’flasin kështunë,

more im vëlla!



KOSTANDINI:

“Oh, Dhoqinë, motra ime,

motra ime

Zogjtë kanë gjuhën e tyre,

motra ime!



TË DY:

“Zogjtë këngë,

zogjtë këngë le të thonë.

Se ne kemi,

se ne kemi gjuhën tonë.



KORI:

Sikur të kish rënë bisha,

Kali seç u ndal.

Afër mureve te kisha

Kostandini tha:



KOSTANDINI: (recitativ, duke rënkuar)

- Vazhdo rrugën, moj Dhoqinë;

Do shkoj pak në Adhojimë.

Aty, motër, lash’ shaminë.



KORI:

Nëpër xëc e nëpër natë

Shkon Dhoqina nëpër fshat.

E stolisur dhe mallplotë

Tak-tak-tak troket në portë.



NËNA:

- Ç’je ti mortje, që troket natën-o?

Tremb një qyqe, që ka mbet’ vetëm-o!

Mos je gjarpri që më hëngri

djemt’ e mi?

Nëntë djem e nëntë nuse

me fëmij’…



DHOQINA:

- Ç’flet kështu, moj nën’ e mrë,

Nënë-zo?

Unë jam jotja Dhoqinë,

Nënë-zo!



NËNA:

- Me kë erdhe, moj Dhoqinë,

Bijëzo?!

Nëpër natë ç’të solli y-në,

Bijë-zo!?



DHOQINA:

- Sa erdha me Kostandinë,

Nënë-zo!

Mbajti fjalë vëllai ì mirë,

Nënë-zo!



NËNA:

- Ç’Kostandin moj fjalëdjegur,

Ka tre vjet që më ka vdekur!

Me të tjerët është tretur.

Qyqja, korba unë!

Nata, sterra unë!



DHOQINA:

- Çfarë flet kështu, moj nënë,

Oh, e mjera, oh!

Ç’’është kjo hata e gjëmë,

Oh, e mjera, oh!





KORI:

(Kënga e parë)

Nëna e gjorë, nëna e mjerë

Puthi bijën faqeverdhë.

Një në prag e një në derë

Plasën si qelqe me verë…

(Rrëzohen të dyja)



KORI E TË TJERËT:

Nënë e bijë mbyllën synë,

Sosën shpejt në Ajodhimë.

Dhe kërkuan Kostandinë.



Kostandini ish larguar

Si një engjëll krahëshkruar.

Lëshon dritë pashteruar…

(Mbyllet perdja)

(Zagori, qershor-korrik 2000)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptySat Apr 12, 2008 8:04 pm

feneri shkruajti:
LIND-VDEKJA JOTE !

( Bijës sime Arianës që ndërroj jetë
më 31 dhjetor 1982 )

Lindja jote mbeti pa uruar
ndër mote që vijnë !
Çdoherë në kujtime - e praruar,
si lulet në saksi kur mbijnë !

Sa shpejt erdhe në jetë
dhe ike pa lamtumirë !
Në zemrën time ka mbetur
hija - e shpirtit tënd - e shkrirë !

Si mundem të ndahem nga ti
kur ndërrimin e viteve festoj ?
Urimin për Ty ! Se di !
Për ku ? E, si ta emëroj ?!

Lindjen tënde - dhjetori
çdoherë e shfaq me borë !
Ndërrimi i viteve për Ty
më mban t' vetmuar çdo orë !

Dhe kurrë s'kam prehje
kur vitet sjellin agime !
Ti mbetesh pëllumb i ngrirë !
Urim i padërguar i zemrës sime...!

13 dhjetor 1983, Shkup


Poezi shumë e thurur mirë feneri me përmbajtje të fort dhe të dhimbëshme e cila të bënë të të mbushen syt me lot gjat të lexuarit.

Ne duhet që sot dhimbjet t'i bashkojm dhe t'i përballojm bashkarisht që të ecim të sigurtë drejt idealit dhe qëllimit tonë të përbashkët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
interesant
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
interesant


Male
Numri i postimeve : 606
Age : 38
Vendi : Tokë
Registration date : 11/04/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyMon Apr 14, 2008 12:02 pm

Jetimi

Dite e nate ne pikellim
duke pritur babain tim
ku eshte ai... a ka per te kthim?
e pres cdo dite me padurim.

Nje dite ne ender fytyren ja pash,
zemra ime me gezim filloj te trokas
e perqafova me nje mallengjim
por me doli gjumi dhe prap jam ne pikellim.

A thua valle askush nuk me do,
A thua valle askush nuk me ndihmon,
A thua valle per te gjithe jam penges,
Kthehu Babai im vetem ty te pres.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyMon Apr 14, 2008 6:00 pm

Poezi nuk kam shkruar kurre vetem ese e nuk po mundem ta gjej temen ku ti postoj eset e mija, do te kisha deshire tua degjoj mendimin tuaj per krijimtarin time.

Ju pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyMon Apr 14, 2008 10:52 pm

z.guximi,kemi dëshirë të flakët të njihemi me krijimtarinë tuaj,aq më tepër esse,që rrallë këtu shkruhen,por që vërtetë e vlejnë të shkruhen e të lexohen.Ja bash te rubrika e Letërsisë,hap një temë tënden,esse nga guximi,apo doni ti jepni me emër dhe mbiemër kjo është e njejtë.Dëshira ime personale,por besoj edhe e të tjerëve ëshjtë ti kemi esset tuaja në këtë rubrikë dhe ti lexojmë ato.

rrespekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyTue Apr 15, 2008 12:02 am

Te pershendes z.Shaban Cakolli.

Mire do ta hap nje tem me titullin "Ese nga forumistet" me duket me estetike, te falenderoj per perkrahjen qe me jep.

Tung
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyTue Apr 15, 2008 11:39 pm

Plaget

Plage plot me plage
shpirti im i rrenduar

Plage qe djegin, dhembin
Duke frymuar kudo me percjellin

Plage qe me cingerojene
kur jam zgjuar- edhe nga gjumi me zgjojne

Plage dashurie
Me logun engjull mbi koke hije

Dite e nate me rodhi me jane bere vrage
Me dogjen, me treten keto plage

Aqe shume te dhimbshme jane
Neperkat, plaget e mia

Ndaj do te me djegin e djegin
gjersa te me pushtoje agonia


Edituar për herë të fundit nga biligoa në Wed Apr 16, 2008 6:49 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Begu
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 62
Registration date : 15/04/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyWed Apr 16, 2008 12:16 am

biligoa shkruajti:
Plaget

Me plage
shpirti im i rrenduar !

Djegin, dhembin
Ashtu kudo me percjellin !

Plage qe përvlojnë
e nga gjumi me zgjojne !

Plage dashurie
Me engjuj rretheqark!

Jane bere vrage
e rrjedhin pa ndal dhembje


Ndaj le t'me djegin e djegin
gjersa t'më trokasish me buzëqeshje


Duke menduar se ju do të shkruani ndonjë varg me nivel, u zhgënjeva ! Jam i detyruar t'u them publikisht se e keni krimbur poezinë me teprime shprehjesh! Dhe ajo duket si ndonjë femër që ka shumë kilogram ! Bile fjala, si Halla Sanie ndjesë pastë e ngrata, ishte 120 kg.

Mendoj se do të pajtohesh me këte krasitje! Vendos vetë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyWed Apr 16, 2008 6:22 am

Desha

Desha pak jete per rrugen tone
Po ti spate kohe te me falish

Nje kohe re dhe ne gjunje
Dhurate te me sjellish
Dashuri te me ofrosh
Por ishte vone
Ike pergjithmone

Tani me c'faqeah ne kujtime
I krusur ne mendime
sikure falje te me kerkosh.!
Qe me le ne venine time
Por une s,kam kohe per te te fale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyWed Apr 16, 2008 6:47 am

Perpiqem te mos dorezohem

Perpiqem te mos dorezohem
Por durimi po me humb
O zot falme!
Nbushme me qendrese e shprese
Te dalloj diten
Te mos me torturoje nata
O zot falme force mbijeten
Largoma vetmine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyWed Apr 16, 2008 7:03 am

Pres

Pres me ankth nje takim
e pres shpirtndridhur Yllin Tim

Por ai ne sprove do me veje
se s'do te vie, jo z'do te vije

Dhe zhytem thelle ne vetmi
Ne heshtje dhe e trishtuar
Ne dhimbje e pershkruar

Rri e heshtur e menduar
Ne plage dermuar
Sikure shpirti im
Dashurine e adhuruar
Te mos kishte merituar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyWed Apr 16, 2008 10:28 am

Duke menduar se ju do të shkruani ndonjë varg me nivel, u zhgënjeva ! Jam i detyruar t'u them publikisht se e keni krimbur poezinë me teprime shprehjesh! Dhe ajo duket si ndonjë femër që ka shumë kilogram ! Bile fjala, si Halla Sanie ndjesë pastë e ngrata, ishte 120 kg.

Mendoj se do të pajtohesh me këte krasitje! Vendos vetë !



Begu pershendetje ;

Duke menduar se ju do te beni koplimente per antaret , u zhgënjeva!
Jam i detyruar t'u them publikishte se me mire te pergezoish antaret se sa te thuashe e keni krimbur poezin , nuk ja vlen te humbin vullnetin antaret te marin lapsin ne dore te krijoin poezi ne te ardhmen nese ju vazhdoni t'ju thuani se kan krimbur poezit, se nuk jane gjithe poet/e ketu.


Pergezime per gjithe antaret me poezit qe krijoin suksese ju uroj jeni shume te mire vazhdim te mire ju uroj ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 EmptyWed Apr 16, 2008 11:00 am

pershendetje vlla beton me te vertet ke te drejt sepse begu nuk ka te drejt te thot ashtu por sic me duket esht krimb vet e per at arsye i ka dhimtur kur poezia e motrushes biligoa ka qen ashtu te uroi motrushe gjdo te mir ne jet dhe lumturi te metejshme dhe suksese ne jet motrushja ime biligoa se me te vertet je nje motrushe qe ke vler shum te madhe ketu ne forum

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 7 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi të krijuara nga forumistët
Mbrapsht në krye 
Faqja 7 e 36Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 21 ... 36  Next
 Similar topics
-
» Poezi te krijuara nga Gurbetqarja?....
» Ese nga forumistët!
» Poezi - Eva Sotiri
» POEZI
» Hajk

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: