Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi të krijuara nga forumistët

Shko poshtë 
+90
Dreni Drenova
gentiana lohaj
dodgjeka
......
shefqet
mujota
zana.
xhema
BashKom
agim__barja
Driniiiii
play
meri
ILTA
Sema
dibranja
delick
Psikologu
veletini
VetetimaAL
Eklips
Muja e Halili
klodian
Xili
paioni
Blerim1
Aleks J. Zhapa
Kristaq Th. Gushi
lepurush
egzona-
spirito
Uskana
E_Bukura
sela-mi
tina
elisa
Blerti_Gashi
Leka i Madh
Albona
Veneta
anila
Fjona
Nezir Myrta
shqip0nja
Trimi
beti
cristal
Parapsikologu
Martina
zeriatdheut
Eva0506
Poeti
liri_b
mall
metiii
Tesa
Riki30
**Embelsira**
Lanetja
Mergimtarja
ficam
bukla
Mysafir
Begu
Guximi
interesant
Jorgo S. TELO
eri M
gjakushi
Orfe@
feneri
Ago Muji
Delia
Albea
Edonis
vjollca
Adem Berisha
petritkola
Beton
Euridika
rrebelja
Lejla
Arta
tom sojer
Urata
Aquila
shaban cakolli
Kosovarja
besa-bese
Sofra
94 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 20, 21, 22 ... 28 ... 36  Next
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyTue Dec 02, 2008 2:37 am

Eva0506 shkruajti:


I dashur Feneri, une sado fjale mirenjohjeje apo zemre, apo te kerkoj gjithe talentin qe mund te kem per te thurur nje falenderim per Ju, nuk e besoj se mund te arrij t'Ju falenderoj sic duhet per vleresimin kaq te kujdesshem dhe te hollesishem, aq me teper kur vjen nga nje Personalitet si Ju.

Prandaj do kerkoj vetem ndihmen e fjales qe tingellon aq bukur ne gjuhen tone: Faleminderit!


E nderuara Eva0506, unë e besoj se Ju edhe po te " kerkoni talentin per falnderim" nuk do ta arrini. Ndaj mos e kerkoni. Unë ndjehem i falnderuar kur lexoj vargjet që më mbushin jetë.

Nuk e di a eshte modesti të them, por ja kam të drejtë, se në këto rrethana krijuese që ndodhemi, na duhet gatimi speciali i vargut, që sëpaku oreksi ynë të përmbushë dhe plotësojë në menynë e zbrazur specialitetin modern të të shprehurit! Ndaj, me Ju Eva, me Veneta, me Anila, në forum , pa perjashtuar edhe shume shkendija që rrezatojnë, ne jemi të nderuar që e ardhmja do te flasë për individualitete! Të presim pra!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyTue Dec 02, 2008 11:14 am

Cikli i poezive nga përmbledhja e pabotuar " Si të kuptohemi ", u botua edhe në antologjinë e Manifestimit ndërkombëtar letrar "Ditët e Naimit" Tetovë, "Zogj që nuk ngordhin nga helmi" 2006,


Ferit RAMADANI :

SI TË KUPTOHEMI


Si të kuptohemi -
për dëshirat që s'mund t'i shprehim
akoma një muzg
bën hije rrugës sonë
dhe ëndërrat e lumturisë
na i rrëmbejnë furtunat !

Si të kuptohemi -
me fjalë nuk shprehet ajo llavë e gjakosur
që ec padukshëm nëpër trup
dhe na kthen në amulli
të agimeve tona të ashpra
herë- herë të mykura!

Si të kuptohemi -
se dashuruam në terr dhe dashurojmë pa hile
as lajka nuk përdorëm
se s'kemi kohë për to ;
Po t'i harrojmë armiqtë e mblesërinë
atëherë - kuptohemi për Atdhedashurinë !

E botuar në Flaka, më 1977
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyTue Dec 02, 2008 11:17 am

LAKURIQËT E NATËS

Kur errësira i binte përmbi At Dheut
as yjet në lartësi s'lëshonin rreze
suleshin çative marramenthi -
lakuriqët e natës,
për të nisur këngët e kobit !

Shkundeshin e tundeshin atë çast shpresat
që lindnin nga barku i errësirës,
përcëlloheshin në palcë e damar
duke kërkuar netëve -
pak Ditë e Dritë ! Pak Diell !

Lakuriqët e natës ! Lakuriqët e natës !

Zërin kob lëshonin mbi shtyllat e At Dheut !
Dhe linjat e dashurisë për ( I ) liri
i shndërronin në dhembje
i shndërronin në plagë !

S'deshën të dëgjojnë, të shohin kurrë
zë bilbili dhe rreze dielli,
Lulja të shkrumoset në pranverë - kërkuan,
e, nëpër çati të bulëzojë -
skëterra - shfarosja e mallkuar ...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyTue Dec 02, 2008 11:19 am

TRUNGU

I mbetur nga lashtësia -
cung,
përballë kohës dergjet n'acar,
dergjej në vetmi !

As sopat e pykat se çanë,
as zjarri, shirat, erërat
nga vendi -
se ndanë !

Ia prenë krahët
kur ishte lis i lartë
se : Pushuan nën hijen e tij
cubat,
që ngritën zërin kundër Arapit
qëdoli nga det'i zi!
Por,
rrënjët që shpërndau -
damarëve të tokës ,
s'ia përthanë,
as në gjurmë e nishan s'u ranë !

Dhe
qëndron pa krahë
plot durim !
Lashtësia forcë i jep , e rrit
ndaj, Trung - Cung i mbetur
nis në udhëtim,
të futet në shekuj, vite, e ditë...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyTue Dec 02, 2008 11:20 am

DUKE KËRKUAR TË VËRTETËN

U nisa të hap shtigjet
ku fundi nuk dihet.
Muzgu e mbulonte
rrugën kah kish shkuar.

Ec e dil jashtë vetvetes !

I kërkova engjujt
dhe i gjeta xhindët.
Dëshirën e tyre e mësova shpejt :
- Vetëm shpirtëra marrim !

Kurrkush nuk desha
gjakun të ma mposhtë !

Pastaj hyra në stinën
ku përcëllonte flaka !
Me heshtjen në gji
ku ta gjejë blerimin ?

Fanar i kësaj rruge
dua të mbes si guri !
Në zemrën e tij -
t'gurgullojë gjaku im!

Të vërtetën e gjeta
vetëm të trilluar ...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyTue Dec 02, 2008 1:59 pm

Fener.. Te lumt shum poezi e bukur suksesee
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyTue Dec 02, 2008 6:56 pm



Episod i pakuptimte


Vulen e fatit kam varur ne qafe
mbylla porten per te mos u kthyer me
kembezbathur ec ne naten pa hene
rrugeve qe nuk di ku do me lene...

Rrugeve te qytetit tim
qe cdo here me shume i huaj me ngjan
dielli, dimri, toka dhe qielli - jane pllaka varri

megjithese stinet, edhe ato, e gjithat te zymta jane!

Ky shi i inatosur qe flladit naten
cuditerisht sonte nuk me lage
brenda meje vazhdon furtuna
dhe une permes shiut qesharak!

Ec... Vrapoj... Lemerisem dhe mallkoj
rrezohem, ngrihem e lodhur dhe bie pertoke
Pastaj ngrihem prape per te rene akoma me fort!

Dhe godas veten, ҫirrem, por s’ia kaloj dot jetes
Se kamzhiket e saj i japin kuptimin vdekjes,
Egersisht ia ndalin simfonine buzeqeshjes!

Dhe prape une...

ngrihem si hiene, e mllefosur deri ne mekat
pastaj ndalem mu ne udhekryq
...e zhytur ne vorbullen e dhembjes, e pafat!

Dhe e gjithe kjo eshte nje episod i pakuptimte,

me publik shurdhmemecesh,
nje rrugetim i gjate,
por qe i ngjan nje rrethi vicioz, pa fillim dhe fund
nje jete te pa jete, nje nate te pa nate!

Dhe prape une...

E hekurta

Ndjek historine!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyTue Dec 02, 2008 7:15 pm

Se pari, faliminderit per urimin, Ago Muji, Akili, Eva, Fjona, Tina.

Tani, urime per poezite : Eva, Sofra, Feneri, Veneta, ju deshiroje suksese te me tutjeshme... !!

Respekt,
BiBiKiMi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyWed Dec 03, 2008 5:47 pm


Ike ti


... deti pastaj fort trazohet


Dallget e tij peshe ngriten


Une ne breg me dhembjen time


Ne garniture valesh, ne kujtime zhytem!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyWed Dec 03, 2008 9:35 pm

ETYD PËR EVËN


E di se me mallin e atdheut përballesh
e di se plaget e tij i vë në trup Ti

Perherë ma teper se gjithcka përshpallesh
se kanë nevojë për dritë, dioptri !

Në shekuj ata me sy kanë matur horizontin
vetëm dorën mbi vetulla kanë vënë

Me syte e mendjes kanë gjetur gjithe hapësirën
dhe mbrojtën në luftra - të parë ç'u kanë lënë !

Sot, ja në këtë kohë mërgate, ku shterret gjallëria
gjithçka ka nevojë të ringritet , ajo të josh ,

Ti kthehesh Eva, të rishikosh se Arbëria-
ka pasur një lëngatë në pamje, e ta mëkosh !

Kjo është madheshtore, e ne i themi jetë
edhe Homeri çka pa, e shkroi në vargje homerike

Nuk është kot përse gjithë këtë pamje Eva
e shfaq vrulli yt , dhe pak ky Etyd lirike ...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyWed Dec 03, 2008 10:17 pm

Veneta shkruajti:

Ike ti


... deti pastaj fort trazohet


Dallget e tij peshe ngriten


Une ne breg me dhembjen time


Ne garniture valesh, ne kujtime zhytem!




Mirë thonë se të shkruash shkurt do kohë ! Kjo miniaturë e Venetës e dëshmon atë. Pak fjalë por një kompozicion i madh meditimi! Si duket ajo e ka gjet metaforën që hap pyetje e nje shkau : Ike ti ? E pastaj gjithë ajo bëhet një ringritje shqetësimi. Në koordinim të asaj edhe valet ndjejnë trazim dhe krjojnë garniturën e tundimit, kur shpirti i mbetur në pritje hyn thellë në mendime.

Kjo është rruga e frymëzimit ...! Kjo lind margaritarin varg që ne e quajmë poezi! Sepse poezia nuk do narracion!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyThu Dec 04, 2008 12:59 am

Gjethet bien lehtë e lehtë
i lënë degët pa mëshirë
era i shtyen më tej
ulur për to mall ndjej

Ndjej shumë mall për atdheun
shkëputur si gjethe nga ai jam
ne mergim më shtyu era
zemra pelim më është ba.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyThu Dec 04, 2008 3:52 am

Trendafile shkruajti:
Gjethet bien lehtë e lehtë
i lënë degët pa mëshirë
era i shtyen më tej
ulur për to mall ndjej

Ndjej shumë mall për atdheun
shkëputur si gjethe nga ai jam
ne mergim më shtyu era
zemra pelim më është ba.


Trëndafile urime! Motive të një dedësie ku ndërthurren shumë larushi! Vazhdo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyThu Dec 04, 2008 4:09 am

MESNATË


Dikush në këtë kohë prehet , dikush rritet
Unë në forum thurrë vargjet në mesnatë
diçka në errësirë si lahuri më pahitet
për vrragë e për kob më bën mandatë !

Rikthehem lexoj vargjet që jetësohen
përditë në vargan shtohet një poet,
eshte gjuha e bashkimit ku ndërgjegjësohen
Pavarësia e Atdheut ku në shekuj pret !

Po! Janë dhe prangat shekullore që e mbajtën
Janë e çka s'janë në këtë mandatë,
dhe ata qe e deshën , dhe ata që e vranë , e shajtën
Heshtin si mumje në këtë mesnatë !


Heshtin ! Po ! Se e dijnë se afrohet agimi
Aurora e lirisë rrit në çdo moment shtat,
Edhe pak të shkruaj për atë jehonë kushtrimi
se ku e di, më vjedh vdekja në shtrat !


Dhe atë vdekje të hidhur nuk e dua !
Të vdes në logun e luftës kam dëshirë !
Se më jep rrjedhën e jetës sërish një krua
Ashtu siç më ngjallë dhe një varg i lirë...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyThu Dec 04, 2008 6:13 am

Feneri të lumtë për idenë e poezisë që sapo ke krijuar.

33.

Në këtë natë kur shumë kush flen
përdridhet në shtrat ëndërron pa brenga
një dritë nuk fiket vargje na bjen
na hjek etjen që na vlon përmbrenda.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jan 31, 2009 9:55 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyThu Dec 04, 2008 11:02 am

feneri shkruajti:
Veneta shkruajti:

Ike ti


... deti pastaj fort trazohet


Dallget e tij peshe ngriten


Une ne breg me dhembjen time


Ne garniture valesh, ne kujtime zhytem!




Mirë thonë se të shkruash shkurt do kohë ! Kjo miniaturë e Venetës e dëshmon atë. Pak fjalë por një kompozicion i madh meditimi! Si duket ajo e ka gjet metaforën që hap pyetje e nje shkau : Ike ti ? E pastaj gjithë ajo bëhet një ringritje shqetësimi. Në koordinim të asaj edhe valet ndjejnë trazim dhe krjojnë garniturën e tundimit, kur shpirti i mbetur në pritje hyn thellë në mendime.

Kjo është rruga e frymëzimit ...! Kjo lind margaritarin varg që ne e quajmë poezi! Sepse poezia nuk do narracion!
Feneri te falenderoj per vlersimin me delikatese qe i beni vargjeve te mia. Me ngjan sikur jeni marre edhe me kritike letrare, perveq tjerash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyThu Dec 04, 2008 9:23 pm

BOTA E DRITARES SIME


Nëpër muzgje dhe agime
Lidhet bota e dritares sime!

Lidhet bota e dritares sime
Nyja-nyja mendimet mbesin në kokë
T’i shpaloj kanë mbetë pak gëzime
Halle t’mëdha e mbërthyen këtë tokë.

Dhe në radhë vijnë rreze agimi
Me gjallërinë e jetës ndër buzë,
Mbesin pas kujtime trishtimi
Që shkrumosin shpirtëra në shpuzë.

Por, sa vjen flaka bëhet më e madhe
Dritares sime drita i bijë shkrumb,
Diku buzë malit, në livadhe:
- Djemtë e Kosovës goditem me plumb!

Dhe kështu kalojnë kohërat në radhë
Përmes dritares sime si në ekran,
Të kërrusura i mban krahët një dardhë
Që iu rrit trupi në tufan !

Por, ne shqiptarët nga drunjtë rrijmë ndryshe
Edhepse diellin e duam sa ata
E nis përrallën për vogëlushin një gjyshe
Dhe unë Kosovës i them : Mos harro!

Vijnë e shkojnë ushtri gjer në dhëmbë armatosur
Këmbët e tyre rëndë – rëndë trokëllijnë
Mbi trupin tënd Kosovë e gjakosur
Filiza të reja jetë do të ripërtrijnë !

Se ne nga drurët u dalluam
Shkoj e m’u lidh një fjalë në fyt
E di ! Ne në shekuj na shartuan
Të mos i ngjajë trungut ai fryt!

Po ç’dreq fryt do të lindë ?
E dini se trungu ynë i ka rrënjët thellë !
Edhe milijona shartime - s’do ta bindë
Filizin e ri një ujk nga një shpellë!

Se qëndruam krenarë të pa thyer
Unikë për nderin, besën, lavdinë
Dritarja ime shpesh më ka kthyer
Në mendime të thella për njerinë !

Tek bëhet dreq i mallkuar , tiran
Dhe s’ngopet me gjak shqiptari kurrë
Përmes dritares sime Kosova ngrit
Projekt themelin - për një urë !

Urë tek marshojnë ushtri urtësishë
Me uniformë të blertë ! Oh! Ç’gëzime !
Kosova ime e Pavarësisë
Nga muzgjet del për në agime!

Dhe tjetër botë shfaqet përmes tufanit
Poshtë skemat e sërbit kral !
Bacë Ademi tribun i vatanit,
Drenica Heroike i thotë : Ndal !

***

Pas nesh poetët do ta kenë fatin
Me pendë në dorë të shkatërronjë kufinjtë
Pastaj , të ndalen dikund për frymëzimin
Të shkruajnë : Për grurin, misërin ,ulinjtë !



Do të shkruajnë për Kosovën nën roje
Gusinë, Pollogun, e Janinën e pushtuar
Pastaj, tri pika vazhdojnë për këto troje
Për agim të ri të bleruar !

Dhe në shpirtë të botës le të rritet
Ndërgjegja e vrarë e së vërtetës liri
Për Trungun e prerë le të shfaqen filmat
E Kalit të Trojës shpirt Zi!

Ndoshta dikush do të fishkëllojë për ndërrimin
E skenës në skenë nga tradhëtitë
Pastaj të tallet pë zerin e kushtrimit
Me të që nga Pajtimi u shembën armiqësitë !

Atëherë vërtetë do të lindë një fryt
I Trungut të madh : Pavarësia !
Mbase mund të ngriten sërish : Naimi, Noli, Samiu
Të shkruajnë për fatin që ka brezëria !

Dhe Gjergji ynë jehonë ndër shekuj
Që shembi frone e grada sulltanësh gjakatarë
Në botën e dritares sime flamurin,
Ia ngrit Atdheut të prerë e të ndarë !

Turren brezat, token bashkohen !
Mbulesa e Flamurit u jep dritë !
Nën të s’hyjnë ata që praptohen
Të ndarë nga At Dheu duan rritë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tina
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
tina


Female
Numri i postimeve : 2564
Age : 41
Vendi : qka po ju interson juve bre
Profesioni/Hobi : me nga mas topi mujsha me zan
Registration date : 18/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyFri Dec 05, 2008 12:54 am

gjakushi lumshin durt te falenderoj je shum njeri me merita madhaja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyFri Dec 05, 2008 11:23 am

34.

Në Demostrata

Mos ke dert nga pushtetnxinjtë
Shqipëri e jona Nënë
atdhetarët a i sheh si tubohen

me ta liria çdo ditë po afronë

Nga e sotmja po shqetsohen
pushtetnxinjtë, gënjeshtarë
tradhëtia u shihet dhe bashkpunimi
populli nuk ju duron më.


Ne s' do të heshtim, ne veprojmë
pushtetnxinjtë për dhe ti rrëzojmë
drejtësia prehje sa të gjenë
askush s'ka forcë më të na gënjejë.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Dec 06, 2008 1:37 am, edituar 10 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyFri Dec 05, 2008 11:40 am

Sofra, shum poezi e bukur ,Te lumte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyFri Dec 05, 2008 11:59 am

Sofra shkruajti:
Në Demostrata

Mos ke dert nga pushtetnxinjtë
Shqipëri e jona Nënë
atdhetarët a i sheh si tubohen

me ta liria çdo ditë po afronë

Nga e sotmja po shqetsohen
pushtetnxinjtë, gënjeshtarë
tradhëtia u shihet dhe bashkpunimi
populli nuk ju duron më.


Ne s' do të heshtim, ne veprojmë
pushtetnxinjtë për dhe ti rrëzojmë
drejtësia prehje sa të gjenë
askush s'ka forcë më të na gënjejë.

Shume e bukur poezia Sofra! Uroj t'iu shkoje drejt e ne zemer shqiptareve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptyFri Dec 05, 2008 8:32 pm

Vesa dhe Eva 0506 ju faleminderit shumë.

35.

Ti më je e pastër si loti.
si rreze e diellit ti më je,
dritë n' terr je për udhëtarin
nektar lulesh për bletët je .


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Dec 06, 2008 3:05 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptySat Dec 06, 2008 2:59 am

Rrënjët e tokës

Kaliten dhe jetojnë
në brendi të tokës
Por rrisin në lartësi
shtatin e gjithe kokës!

Janë rrënjët Ilire
këndojnë për pranverën
dhe me gjaku ujiten
e luftojnë skëterrën!

Rrënjë lashtësie
që luftuan terrin
me ditë bardhësie
e shuajtën ferrin !


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Sep 28, 2013 11:45 pm, edituar 4 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptySat Dec 06, 2008 4:23 am

ZEMRA KËRKON ZEMRËN


Gjeth i zverdhur lëkundet
degë e tharë tundet !

Era përvesh llërët
ta hedhë në humnerë !

Rrënja e thellë s'dridhet
si zogu në ferrë !

Fryn veriu e hidhet
shpirti i mpirë - vdes!

Zemra kërkon zemrën
ta puthë çdo mëngjes !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 EmptySat Dec 06, 2008 4:26 am

feneri shkruajti:
ZEMRA KËRKON ZEMRËN


Gjeth i zverdhur lëkundet
degë e tharë tundet !

Era përvesh llërët
ta hedhë në humnerë !

Rrënja e thellë s'dridhet
si zogu në ferrë !

Fryn veriu e hidhet
shpirti i mpirë - vdes!

Zemra kërkon zemrën
ta puthë çdo mëngjes !


37.

Ti më je zemra e shqiptarve
gjakun e gjakut që e përcjell

amanetin ua përtrin brezave
vargje te freskëta kur sjell. Wink


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jan 31, 2009 10:02 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 21 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi të krijuara nga forumistët
Mbrapsht në krye 
Faqja 21 e 36Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 20, 21, 22 ... 28 ... 36  Next
 Similar topics
-
» Poezi te krijuara nga Gurbetqarja?....
» Ese nga forumistët!
» Poezi - Eva Sotiri
» POEZI
» Hajk

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: