Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Shko poshtë 
+18
Luki
blerim
shaban cakolli
voglushja
murturi
Eva0506
Kristaq F. Shabani
meli
zeriatdheut
Guximi
Orfe@
E_Bukura
Kosovarja
Urata
Euridika
Arta
NetSerseri
Sofra
22 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 15 ... 23  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptySun Jun 22, 2008 5:12 am

Henri Longfellow



Shpesh kujtoj një qytet të bukur,
Që ndodhet te bregu në det
Shpesh atje në ëndrra përkundur,
Në rrugët e dashura në qytet
Më kujtohet rinia dhe gëzimet e saj,
Një këngë e Leplendit kënduar me zjarr.
Ajo më thotë prapë, përherë:
"Dëshira e fëminisë, ikën si erë,
Kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Hijet e pemëve para syve më rrinë
Duket sikur ngadovezullojnë
Dallgët dëgjoj, në detin - oshëtimë,
Ishujt Hesperajde që më thonë
Për ëndrrat e bukura që ndrijnë si ar.
Ajo këngë e vjetër më djeg si zjarr.
Ajo drithma më fut kudo, përherë:
"Dëshira e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Kujtoj sorkadhe dhe zogj të harbuar,
Dallgë deti që sjellin gëzim.
Detarë spanjollë mustaqembuluar,
Bukurinë e anijes që është në lundrim.
Magjinë e detit me ngjyra si ar, Magjinë e këngësplot afsh e zjarr
Atë këngë e kujtoj përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
I kujtoj dallgët që sulen në det,
Fortesën mbi kodër që rri mënjanë.
Krisma gimi që rrahin në breg,
Që mbushin hapësirën në çdo anë.
Mbrëmjet e bukura me ngjyra si ar,
Melodinë e këngës kur merrte zjarr
Ajo dhe tashmë më rrënqeth përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Kujtoj gjithmonë betejat ditë e natë,
Gjëmime lufte si dallgë - tërmet.
Kapitenë të vdekur, luftëtarë pa jetë.
Në varret që shohin vetëm det.
Tashmë valë ka në çdo an'
Dhe ajo këngë vajtimi thënë me zjarr
Me drithma më thotë përherë:
""Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Era rreh mbi kupola gjethesh të blerta,
Hije të zymta ka në Pyllin e Drerëve
Miqësi të lashta dhe dashuri të vjetra,
Një këngë sabati që shkon drejt qiejve.
Që këndohej me mall në ato an'
Më kujton vargje me push dhe me zjarr.
Melodia e tyre më ndjek përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Kujtoj shkëlqime dhe trishtime që vijnë,
Në mendimet e fëmijëve tanë në shkollë
Heshtjen dhe këngët që në zemër rrinë
Dhe profecitë që mbushin shpirtin tonë
Ato janë kujtime që shtrihen pa cak
Që ajo këngë m'i sjell prapë me zjarr.
Ajo këngë që të shqetëson përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".

Për shumë gjëra nuk mund të flas,
Shumë ëndrra mbetën pa jetë..
Shumë mendime zemrën e bëjnë të plasë
Dhe fytyra merr ngjyrë të zbehtë.
Para syve mjegull ka në çdo an'
Dhe fjalët fatale të asaj kënge zjarr
Shpirtin ma zgjojnë për herë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Tashmë vetëm hije që ngjallin habi,
Shoh në qytetin tim të vjetër
Po në ajër ka shumë dashuri,
Dhe hijet e tij më futen në çdo zemër.
Drurë të dashur shoh në çdo an'
Duket se këndojnë atë këngë zjarr.
Dhe zemrës i pëshpërit përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Pylli i Drerëve ka shumë hijeshi,
Po gëzimi atje si dhimbje të ngjan
Zemra ime në ato vende rri,
Mes ëndrrash dhe endjesh që nuk janë!
Rininë e humbur gjej në ato an'
Dhe kënga e bukur me magji dhe zjarr
Mes degësh dhe fletësh përsërit përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptySun Jun 22, 2008 5:13 am

Sergej Esenin



O mik, i dashur mik!
I sëmurë tashmë lëngoj!
Nuk di, kjo dhimbje nga vjen,
Era kudo fishkëllen.
Mbi fushën e zbrazët gjëmon!
Si lëndinat bari në shator,
Trurin alkooli pushton!
Veshët në kokë më tunden,
Si krahë zogu në fluturim
Koka nga qafa kërkon të shkëputet.
Të rrijë më, s'ka durim.
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Në shtrat je ulur tani
Njeri i zi!
Dhe gjumi s'më vjen në sy.
Njeriu i zi!
Sjell një libër - çudi
Dhe ulet tek unë, aty
Si mbi një murg të ngrirë
Lexon dhe psherëtin
Për një rrugaç që s'ka nder
Dhe mall në shpirt të sjell
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Dëgjo, dëgjo!
Më thotë ai.
Nga libri mëso
Planet e ëndrrat, që ky njeri
Pati aty!
Ku sharlatanë ka plot,
Në atë vend-neveri.
Por dëbora në këtë vend të zi,
Në dhjetor shtrihet, plot bardhësi.
Dhe tufanet që fryjnë,
Sjellin gaz-lumturi
Horr i poshtër, ish ky njeri,
Po prapë, lezet kishte plot.
Nga soji më i mirë që ka kjo botë.
Ishte i hijshëm,
Madje dhe poet
Më i fuqishëm se
Njerëzit e tjerë.
Një farë gruaje
Mbi dyzet vjet
E quante të ndyrë. Po,
E kish miken e vet.
Njeriu i shkathët
Është i lumtur,
Thotë ai.
Po kush e di,
Ai që nuk ka shkathtësi
Nuk ndjen lumturi.
Nëse guxim do të kesh
Gazin e jetës, patjetër do të gjesh.
Në shi dhe furtunë,
Në dallgët e jetës
Kur halle ke shumë
Qesh...dhe patjetër,
Gëzimi vjen prapë
Ky është arti më i lartë.
Njeri i zi!
Qëndro tani!
Ti s'ke mësuar vërtet
S'je zhytës që futesh në det.
Ç'më duhet mua të di,
Për një skandaloz poet,
Të lutem ik dhe shko
Një tjetri ia thuaj këto!
Njeri i zi!
Vështron me neveri.
Sytë tashmë ia mbulon
Një vrer që jeshilon
Sikur do të më thotë
Që jam horr dhe kusar.
Që vetë vjedh në këtë botë.
Pa turp, ç'ka tjetri ia marr.
O mik i dashur mik,
I sëmurë tashmë lëngoj,
Nuk e di kjo dhimbje nga vjen,
Era kudo fishkëllen,
Mbi fushën e zbrazët gjëmon.
Si lëndinat, bari në shtator,
Trurin, alkooli pushton.
Nata krejt e acartë
Udhëkryqi i heshtur qëndron,
Dhe unë i vetëm n'dritare
As shok, as mik nuk kërkoj.
Stepa krejt e mbuluar,
Me pluhur të butë, gëlqere,
Drurët në kopsht kanë qëndruar
Të heshtur, si kurrë ndonjëherë.
Tutje-tëhu dëgjohet,
Një zog i orëve të liga
Dhe drurët - kalorës marrin,
Trokthin e çmendur, nga frika.
Po ja, duket njeriu i zi,
Ulet në kolltuk përsëri,
Cilindrin nga koka e heq,
Kostumin me forcë zbërthen.
Dëgjo! Dëgjo!
Po gërhet ai.
Më afër më vjen
Të më shohë më mirë
Dhe vazhdon:
Nuk kam parë njeri, më të poshtër se ti
Që pa gjë pa shkak
Të rrijë në gjumë, çdo natë.
Ndoshta i gabuam jam!
Shih si duket lart hëna.
Pra lëri o mik, këto gjëma
Lëri proçkat mënjanë.
Ndoshta tashmë ajo vjen.
Me shalat tamam si kërcu.
Dhe ti fillon e lexon
Vjershat që shkruan këtu.
Ah! Sa i dua poetët!
Këdo ata e zbavitin.
Sa herë takohen me njerëzit,
Avazet e tyre nisin.
Një vajze fytyrën me prenka
Poeti me flokë të lëshuar
I flet për botë të tjera
Për epshin që s'ka të mbaruar.
Nuk e di, aspak s'e kujtoj
Atje diku në një fashat
Jetonte një djalë në kalugë
Apo ndoshta, ish në Rjazan.
Tashmë akoma s'e di...
I kishe sytë e kaltër.
Dhe flokët të verdhë flori.
U rrit,
I hijshëm,
Madje dhe poet,
Më i fuqishëm
Se njerëzit e tjerë.
Një farë gruaje
Mbi dyzet vjet,
E quante të ndyrë. Po,
E kish miken e vet.
Njeri i zi!
O mik i ndyrë
Fama jote tani
Kudo ka hyrë
Këtë famë e ke ti,
Njeri i zi!
Me tërbim i sulem,
Me bastun e qëlloj
Në fytyrën e poshtër
Dhe krejt e dërrmoj.
Hëna tashmë ka vdekur
Në dritare zbardh agimi
Ah! Moj natë,
Natë e tmerrshme trishtimi!
Me cilindrin në kokë qëndroj,
Askush nuk është me mua
I vetëm jam
Para pasqyrës, që kam copëtuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptySun Jun 22, 2008 5:13 am

Edgar
Allan Poe

Korbi

Një mesnatë i trishtuar, po mendoja
I drobitur i dërrmuar
Dhe qëndroja mbi një vëllim të harruar,
Me kokën mbi të.
Një trokitje kam dëgjuar, një goditje shumë
Të lehtë.
Që ishte gati në të shuar te dera, përmbi të.
Ndonjë vizitor troket te dera, po mendoja
Për këtë
Kjo do të jetë, asgjë më.
Ah e kujtoj mirë, atë natë dhjetori krejt të nxirë.
Thëngjijtë duke u shuar, hijen linin dhe terr
sillnin në çdo orë.
Isha në ankth të vinte dita, më kot gjithë natën
Prita.
Që librat të qetonin plagën për të dashurën
Lenorë
Vajzën rrezezjarrtë që në qiell quhet Lenorë
Po në tokën tonë, pa emër përgjithmonë.
Perdet e purpurta, të lehta, prej mëndafshi,
me fëshfërimë,
Po me futnin drithërimë që s'e kisha ndjerë
kurrë, si atë.
Kur zemra dridhej krejt, që të ishte më e qetë, i thoja se një mysafir, kërkon të vijë tek unë,
tashmë.
Ndonjë vizitor pa shpresë, kërkon të hyjë
tek unë tashmë.
Kjo do të jetë, asgjë më!

Ndërkohë mora zemër, të mos prisja asgjë
tjetër.
Dhe i thashë: "Zot a zonjë s'e dëgjova atë
zhurmë.
Atë trokitje aq të lehtë, po dremisja krejt i
qetë.
Kërkoj të falur, që në fillim asgjë s'dëgjova
unë"
Pas kësaj i tronditur, i habitur, derën hapa unë.
Errësirë, asgjë më shumë!
Po vështroja i hutuar, nëpër drithma i tmerruar.
Po dyshoja, ëndërroja, ç'të ishte ajo zhurmë.
Shihja ëndrra që askush s'i kishte parë, në
qetësinë e heshtur nga ç'do anë.
Veç një tingull kisha ndjerë, që e thoja si në
gjumë,
Dëgjoja Lenorë, si jehonë-zhurmë, që e
pëshpërisja i përgjumë.
Vetëm kaq, asgjë më shumë!
U ktheva në dhomë, me shpirt të përvëluar,
i hutuar
I shqetësuar, befas trokitje më të fortë dëgjoj
unë.
Në dritaren mbyllur mirë, po troket ky
fatnxirë,
Do vështroj, që të gjej kush e solli këtë
zhurmë,
Ta zgjidh këtë mister, të qetësohem nga
kjo zhurmë.
Është era, asgjë më shumë!
Dhe s'e zgjata, dritaren e hapa, me flatra plot
me pende,
Hyn një korb si i shenjtë, hijerëndë pa thënë
asgjë,
Pa qëndruar, si një zot a zonjë, i lashtë si
atëherë,
Mbi një bust Palade përmbi derë, pa bëre gjë.
Ulet në të, pa një zhurmë, pa kërkuar tjetër gjë.
Vetëm ulet, asgjë më!
Ky korb plot shkëlqim, solli gaz në tmerrin
tim,
Nga kjo pamje kaq krenare që e mban
korbi me zor,
"E shoh që të kanë qethur, po nuk je zog
i trembur,
Pa ma thuaj korb i zi, emrin tënd mbretëror
Në brigjet e nxira të Plutonit, ku je zot
mbretëror. "
Kërret korbi "Nevermore"
Mbeta krejt i habitur kur dëgjoj të ketë
thërritur,
Korbi fjalë që dridhen brenda në kraharor.
Askush nuk mendon të dëgjojë zog të zi, që
flet si njeri
Dhe kërret pa pushuar, i tmerruar mbi bustin
skulpturor,
Me zë këngëtor, përmbi bustin skulpturor.
S'e ka emrin "Nevermore"
Ky korb kaq krenar që rri vetmitar, vetëm thotë,
Ato fjalë, që i solli nëpër botë, në acarin dimëror.
Ato vetëm ka në shpirt, vetëm ato pëshpërit.
Po do të ikë në agim, të më lërë të pashpresë,
në terror.
Si të tjerë do të shkojë, që të mbetem në terror.
Kërret korbi "Nevermore"
Tashmë i trembur nëpër natë, që qetësia u
prish prapë
S'ka dyshim me vete thashë, që ky korb
pa humor.
Këto fjale vetëm di, këtë refren kaq të zi.
Ndonjë zotëri i shkretë, ia ka thënë atë prorë,
Dhe tani, mbushur me melankoli, korbi thotë
prorë.
Vetëm "Never, nevermore"
Ai vazhdonte atë avaz, dhe në fytyre më sillte gaz.
Një kolltuk që ngjallte shumë kujtime, në këtë orë.
E çova para derës sime, i zhytur në ëndërrime. Kërkoja të mësoja, ç'do të thotë ky korb-horr.
Ogurzi, i drobitur, i vrenjtur, faqezi,
ky korb-horr.
Me kërrkërimën "Nevermore".
E vështroja si i ngrirë, i zhytur në mendime,
Korbi me sy prej vetëtime, në dritën e përkorë.
Po e digjte zemrën time, mbi mbulesën kadife,
Që një llambë e ndrinte atë atje me ndriçim
shkëlqimor,
Në ngjyrën vjollcë thosha: ajo në ndriçimin shkëlqimor
S'do të ulet "Nevermore"
Papritmas kisha ndjerë, një arome, një si erë,
Që një engjëll e kish sjelle me temjanin mbretëror.
Me tingëllima, po pa u dëgjuar, mbi qilimin
pushmbuluar.
Fatkeq, zoti nepenthë të ka sjellë dhe lëng qiellor,
Lenorën të harrosh, pra pije tashmë lëngun qiellor!
Kërret korbi "Nevermore"
Profet thirra shpirtnxirë, zog a djall i pamëshirë,
Po profet je, ndonëse tashmë ke nur djallëzor.
Je i trishtë, po i patrembur, ke ardhur ti tani,
Në këto brigje me vetmi dhe magji, në shpirtin e gjorë,
Ne Galad a ka balsam të qetojë zemrën e gjorë.
Kërret korbi "Nevermore"
Profet thirra shpirtnxirë, zog a djall i pamëshirë,
Po profet je, ndonëse tashmë ke nur djallëzor.
Për këtë qiell dhe për këtë zot, që të dy
i falemi sot,
Thuaji shpirtit a do të gjejë kur të shkojë
në qiellin engjëllor,
Vajzën rrezezjarrtë që quhet Lenorë në qiellin
engjëllor.
Kerret korbi "Nevermore"
Le të jetë kjo tingëllimë për ndarjen tonë,
thirra nëpër dhomë.
Shko përsëri, te Plutoni sterrë i zi, nëpër terrin
shkëmbor.
Pendë ti mos lër asnjë, mos më mashtro më.
Lëre bustin ti tani, të jem në vetmi,
ti korb - horr,
Hiqe sqepin nga zemra ime, hiqe formën
e mallkuar o zog - horr!
Kërret korbi "Nevermore"
Dhe mbi bust qëndron përherë, pa lëvizur
korbi sterrë.
Mbi Paladën ngjyrëzbehtë, me vështrimin
tmerr - terror,
Qëndron i hutuar, me sy të përvëluar, duke ëndërruar.
Dhe drita që mbi të bie, lëshon poshtë një si hije, me valëzim drithmor.
Dhe shpirti që më mori theror, në valëzimin drithmor,
S 'do te ngrihet - nevermore.

Përkthyer nga Aleko Ballauri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptySun Jun 22, 2008 5:16 am

Sergej ESENIN

Letër nënës

Si ia shpie moj nënokja ime?
Mirë jam dhe unë. - Të përshëndes!
Në atë izbën tënde paç bekime
Mbrëmjeve kur muzgu zë të zbresë.

Po më thonë se fort je merakosur,
Bëhesh vrere për fatin tim të nxirë,
Del e sheh tej rrugës së pasosur,
Mbledhur shuk me shallin cop' e grirë.

Dhe kur bie mbrëmja rreth e qark,
Një vegim i shkretë të shtika frikën:
Se në një mejhane diku larg
Vjen një horr edhe më ngulka thikën.

S'ngjet asgjë, nënoke! - Mbaje shpirtin:
Është veç një makth që po të shtar.
Aq i lig nuk jam sa ç'dërdëllisin
Dhe s'do vdes me sy pa të parë.

Foshnjarak kam mbetur si dikur,
Me një ëndërr që gjithnjë më grish.
Jetandrallash mos mu shpiftë kurrë;
Veç në atë shtëpi të jem sërish!

Do të kthehem kur do gjethen degët,
Kur të harlise kopshti në blerim;
Veç nga gjumi mos më ngri kaq herët, -
Si tetë vjet më parë në agim.

Mos e zgjo atë që iu shpurritën
Ëndrrat e një moshe patravajë.
Ti s'e di sa jetën ma sfilitën
Vuajtjet, që s'gjej dot prehje në asnjë skaj.

As të falem, - më ti mos më cit,
Siç ma bëje shumë vjet më parë.
Vetëm ti çdo dhimbje ma fashit,
Vetëm ti je gazi im i rrallë!

S'ka pse bëhesh njësh ti me trishtimin,
As të të hajë brenga e nxirë.
S'ka pse del e rrugës humb vështrimin,
Mbledhur shuk, me shallin cop' e grirë.

Shqipëruar nga luan rexhepi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptySun Jun 22, 2008 5:16 am

Cila është nata midis netëve
(Quelle est la nuit parmi les nuits)

Venus Khoury - GHATA

* * *

Hëna e shtatorit përhumbur në
re bën të ulen fundet e vajzave
lulëkuqja është njollë gjaku në gjurin e verës
punëtori sezonal mbështetet mbi kizën e tij
dhe harron të marrë frymë
dëshira e tij e vazhdueshme tingëllon si tespija e besimtarit
ai lut zotin e natës që ta shkurtojë ditën

* * *

Dy gjethe dhjoze për sytë
dy kokrra kafeje për gjinjtë
dy petale për gojën
ai u bën strehë midis mureve
bën me to një grua që të qëndrojë në shtëpi
i vizaton një zjarr midis drurëve
pak borë për të zbardhur flokët e dimrit
cakton pozicionin në raport me lindjen
dhe perëndimin
dhe erën që do shtyjë njerëzit në portën e saj

"Ja gruaja ime" do t'u thotë ai
e rrudhur nga gjithçka që i ka munguar
dhe lagështia

* * *

Ajo hyn në ëndrrat e fqinjëve të saj pa trokitur
u kërkon shkrepëse një vezë një mace
vjedh në kujtimet e tyre të njohur që në fëmijëri
fjalët e tyre të përditshme
që ajo i vendos së bashku për ti njohur më mirë
pastaj kërkon daljen në errësirë
ku zëri i saj fryn flakën e llampës

* * *

Të vdesësh ke përshtypjen se vrapon
thotë ajo
bëjmë një vrimë në mjegull
ecim përgjatë një muri pa e prekur
për respekt të mushllinxës
nxitojmë në të gjitha drejtimet
kryqëzojmë siluetat e shfaqur nga librat e vjetër
një filozof
një profet
një fëmijë
që shfletojnë të njëjtën faqe
që përtypin të njëjtën frazë
ripërtypur nga një kalë
pastaj nga një gomar që nuk e do kalin

Pas shpinës së filozofit profetit fëmijës gomarit dhe kalit
engjëjt djegin krahët e tyre që të ringrohen

Pra të vdesësh është vetëm kjo
thotë ajo duke kthyer fletën e gjumit të saj

* * *

Thërrimet e bukës nën tavolinë
fidanë zemërimi janë mbjellë nga plaku
ai përmbysi ditën
përmbysi vatrën
mbyti macen që pinte zjarrin

Qielli thotë ai është një qilim i djegur
nga bishtat e cigareve
toka ka vdekur por ajo ende s'e di
por koha do t'i vijë

* * *
Dy hëna si dy gra të të njëjtit fshat
ndalin në hyrjen tonë
ato e njohin famën e pasqyrës sonë

Ne duhet ti kuptojmë qëllimet e tyre
në hurdhën e dritës mbi pllakat e kuzhinës
të kuptojmë praninë e tyre tek ne ndërkohë
që fqinjët tanë i ngacmojnë me zell

* * *

Janë dy si vetulla të së njëjtës fytyrë
dy roje zbaticash
që godasin muret tanë në çdo ekuinoks
dhe bëjnë të rrjedhin plagët e nënës dhe të shegës

* * *

Ajo thotë
ka udhëtime më të gjata se rrugët
shtigje të ngushtuara në dimensionet e këmbëve
vetëm gomerët dinë ta lexojnë hartën
e rrugëve të atij vendi

ajo thotë por ndalon në imazhin e vetëm
të një pellgu uji
ndërkohë që kurrë nuk është mbytur ndonjëherë
ndalon para hullisë së vetme ndërkohë që ajo
kurrë nuk ka ngritur as plisin më të vogël
as ka varrosur ndonjë zhuzhak

* * *

Ajo ka zërin e frashërit në erë
është nënë e shtatë vajzave që shkojnë nga magjja e saj
gjer te gishti i pemës së dardhës
nuk u martua por mbeti e ve e të gjitha pemëve
të pyllit
nuk ka as fqinj as dëshira për të plotësuar
por një gjilpërë për të qepur muret e krisur
nga vështrime përvëluese

nga një lidhje pa fat me një rrëshinor
ajo pati një djalë
një luledielli të vërtetë në diell

.........
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptyTue Jun 24, 2008 1:10 am

Fisi im është pikë e pesë

Kokrra të pa shprishura në Fushë-djegur
nëpër Itakën time – endur jam atje
në kërkim të damarëve të gjakut
rrënjët e fisit tim të braktisura
prej livadheve të Topalles
deri në fushë-djegur
ku është koka e të parëve të mi.
Gjithandej Arbërisë në pesë-cep
një tokë e robit me tapi të Kryezotit
sa i gjerë dhe i gjatë dhe i madh
secili arrin në Itakën e vetë
por, pikë e pesë është fisi im.
Kush di t’i deshifrojë hieroglifët
pa i parë fare analizat ADN
Gjen në këngët e djepit, dasmave
Këngët e trimërisë e të pagëzimeve
nëpër ato fara të pa shprishura
ninulla e testamente
secili kërkon Itakën e vetë
aq sa e ka hise
si edhe Homeri i verbër
Fisi im është pikë e pesë

Nijazi Ramadani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptyTue Jun 24, 2008 1:15 am

Ata ikën në përjetësi

Një tog u nda prej nesh
kur krisën pushkët epara
dhe u tund mali përnjëherë
njerëzit prapë enden malit
si zgjua bletës për Amën e vetë.
Disa vajtën përtej malit
prapë nuk u ndanë prej nesh
desh ikën ku bren miza hekur
por u kthyen si miza pas mizës
ranë në vend të vetë.
Një tog që u nda prej nesh
ata që shkuan në përjetësi
të ringjallur nëamshim
i varrosëm pranë njëri-tjetrit
në tokën
tonë
në dheun që si tretë
i pagëzon të lindurit
prapë me emrat e të Et
që ti ngjaj atyre që i lanë
të rilindur edhe brezi i tretë

Nijazi Ramadani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptyTue Jun 24, 2008 1:18 am

19 pranverat e Arbrit

Sikur është tërhequr për veshi i rritur
shtatlartë
i hajthëm
hijerëndë
për 19 pranverat e Arbrit.
Mali iu bë konaku i fundit
mendjendritur
i buzëqeshur
i heshtur
i dashur
për të gjitha 19 pranverat e Arbrit.
Fusha me lule parajsë e amshueshme
i dijshëm
i lirshëm
i sjellshëm
për të gjitha 19 pranverat e Arbrit.
Kthehej prej andej
do të dilte në tjetrën
i pari ia le tjetrit amanetin
për këtë cep tokë
liria është cak i fundit.

Nijazi Ramadani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptyTue Jun 24, 2008 1:18 am

Kopshti i dashurise

0 pëllumb' i shkruar,
do t'të marr në duar
dhe duke kënduar
gjetkë do t'të shpie:
Në një vend t'uruar
dhe të lulëzuar,
në uj'të kulluar
edhe nën hie;
Afër tek një lumë
ku ka lule shumë,
të biem në gjumë,
hena të na ndrijë;
Yjtë të shikojnë,
zogjtë të këndojnë
edhe të na zgjojnë
dita kur të vijë.
Pa ngrën' e pa pirë
s'mbetemi, moj mirë,
se u'ndaj të gdhirë
dërgoj e na sjellin:
Qumështë të dhirë
dhe djathë të mirë
pa uj' e pa hirrë,
dhe rrush kur të vjehn;
Ngjalë nga Janina,
mjaltë nga Kanina,
verë nga Voshtina
ujë nga Sopoti;
Mollë nga Horia,
mish nga dhënt' e mia,
desh nga Labëria,
na e faltë zoti'

Anton .Z.Cajupi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptyTue Jun 24, 2008 1:37 am

Deshire

I
Kush lë mikenë që ka
edhe ndahetë me shokë
për të fituar para,
nuk i ka mëntë në kokë.
Ikëni, more të mjerë,
ikni deti tek t'u nxjerrë,
se për mua dashuria,
ara, vështi dhe shtëpia
më bëjnë të rroj me gas,
se s'dua të lë gjë pas.
S'dua të iki si përpara,
dua të rroj nëpër ara,
mikja pranë të më ketë,
të punoj aratë vetë.
Fatmirosh, mot e nga mot
grur' e misër të kem plot,
të kem raki, të kem verë
të ëmbëlë si sheqerë.
Të vete me bagëti,
me qe, me dhen e me dhi,
dhe t'i shpie rrëzë malit,
të hanë majën e barit;
dhe kur të pjellë një dhi
do t'i vë kecnë në gji.
Nuk iki nga Shqipëria
si punojn' ata që s'dinë,
mos e dhëntë perëndia,
të ndahem me dashurinë,
sa të mund të rroj më pak,
po këtu të bëhem plak.
Dhe në vuaj, le të vuaj,
të mos vdes në vënd të huaj!
Të shoh mëmën._ e babanë,
të kem dhe motratë pranë,
dhe kur të vdes, të më qajnë
pas zakoneve që kanë:
Të më marrënë në duar,
të qajnë me lesh lëshuar,
dhe mikia, kur të vijë,
ta qaj' e të ulërijë.
II
Ku janë vaftet e parë,
stërgjyshët sa mirë qenë
shkonin jetënë pa ndarë
edhe dojnin mëmëdhenë.
S'kish pampor e s'kish gjemi,
nukë vinin të fitonin,
atdhenë s'c lij njeri,
po punonin edhe shkonin.
Kau nukë kishte zgjedhë,
as fre për kalin e fortë,
dhe si s'kish njeii të vjedhë,
shtëpitë qenë pa portë.
Aratë s'kishnë sinuar,
s'kish të pasur e të varfër,
dheu qe i Julëzuar,
kafsh' e njerz rronin të afër.
Nukë kishte njerz të liq,
se Jufta s'kishte dhe daJë
gjithë bota qenë miq,
qenë vëllezër në baIJë.
Po tani, zot' i vërtetë,
njeriu ngjan me arinë!
Nukë hiqetë kjo jetë,
se njeriu ha njennë'
sot s'mbretëron dashuria,
nukë kemi dashuri,
s'na mbeti as trimëria,
sot rrojmë në robëri.
III
Sot e tutje në shtëpi
mikia të mbretërojë,
cilido nga miqt' e mi
për zonjë duhet ta njojë.
Kur të vete nëpër ara,
kur të korr e kur të mbjell,
të kem mikenë përpara,
kur të shij e kur të vjel
Dhe në stan kur të më shotë,
me qe, me dhën e me dhi
mikia t'i numërojë
se mos m'i vjedhë njeri,
të më zbukurojë stanë,
të bëjë djathë të butë,
t'u hedhë qënet të hanë,
të na ruajn' nga hajdutë.
Edhe nata kur të vijë
të marr mikpnë në gji...
Dhe hënëza të na ndrijë
dhe të na kenë zili.
IV
0 shokë, ç'u prish dynjaja
si për burra dhe për gra,
tani shitetë sevdaja,
mjer' ai që s'ka para.
I pasur, të palltë varri,
ti që bleve dashurinë
dhe nuk e le si në pari,
të martë djalli shpirtinë!
Ndëgjoni, more të ri,
ndëgjoni dhe ju të ra:
duani atë që di,
jo atë që ka para.
Duani dhe vjershëtorë
barabar me perëndinë,
se rri me lule në dorë
edhe këndon dashurinë.
Ata që janë lëvduar,
me këngë nga vjershëtori,
janë burra të ndëgjuar
dhe rrojënë sa Tomori
0 ju të ra e të ri,
u lutem të më këndoni,
që të kini dashuri,
kur të vdes të më kujtoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptyTue Jun 24, 2008 1:47 am

Gjuha Shqipe

Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S'i muar, që s'i muar.

Në bedena poemash
Popullore mbetën
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur panë se gjuhës
S'i hodhën dot prangat,
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash...

Në përçartje ta kthenin
Në delir në jerm,
Ishin vite të rënda,
Ishin shekuj plot helm.

Të të bënin ty, donin
Shqipëri memece,
Po ja erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.

Dorën e zbehtë
Mbi ballë të vuri,
Të të hiqte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.

Dhe vdisnin pjesëzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

Kjo gjuhë, që provoi
Akrepët e shkretëtirës,
Ç'do të thotë përçartje
E di, oh, e di mirë.
E di ç'do të thotë

Kllapi hermetizëm,
Qoftë e ardhur nga Roma,
Qoftë e ardhur nga Parisi.

Kjo gjuhë martire,
Lehonë e përjetshme
Që lindi mes dhimbjesh
Art të pavdekshëm.

Ismail Kadare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptyTue Jun 24, 2008 1:48 am

Unë pashë lulet e para
që çelen kudo përmbi dhe
Pashë zogjtë e parë shtegtarë
q'u kthyen sërishmi tek ne

Unë pash lulet e para

Në brigje, në kopshte, në ara
gjithçka është e parë, gjithçka
Ndërmend dashuria e parë
ato kur i pashë më rà.

Do vyshken të gjitha të parat
dhe prap do kthehen ato
përveç dashurisë së parë
as vyshket, as kthehet ajo...

Ismail Kadare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptyTue Jun 24, 2008 1:50 am

Trup i ndarë

Në hartën e Evropës
Prerje shpirtërore
Glob i ndarë
Ç`ligështi pikëllimesh
Mugëtirë
Flakë e ndezur
Shumëzim katrahurash
Shkëlqim pëllumbash plisëbardhë
Hartë e Evropës
Relief i deformuar.

Ilaim Berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptyTue Jun 24, 2008 1:51 am

(Adem Jasharit)

Lindje që s`vdes
as sot as më vonë
udhërrëfyes parajse
do t`jetë përgjithmonë.

Kombit ju përkushtua
Në zjarr u tret
Ferrin kundërshtoi
Lindje që s`vdes mbet

Ilaim Berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptySat Jul 19, 2008 12:19 am

POPULLIT TIM

Deshta, shum’ kam dasht-dishrue
që me këng të trimnoj, me fjalen tënde të ndrydhun
të ngrej fuqitë prej gjumit...
Këndova (dhe kur m’ishte ndalue)
se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun.

Këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun,
n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti,
mbi forc të bashkimit mbarë:
mbi vrullin tand të mëshehun
-unë, biri yt dhe-poeti.

Po! N’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi,
ndëgjova thirrjet që të bana me dal n’dritë-
pse për liri-me tjerë
ke dhanë dhe ti
djers e gjak si etnit.

Kam dhanë, i dashtun...Dhe sot, në liri-
kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa
pranga mbeti,
me ty këndoj mbi fuqinë e ngjadhun nën yllin që na pri’
-unë, biri yt besnik dhe-poeti.

Esat Mekuli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptySat Jul 19, 2008 1:07 am

Te lumte moter dhe vertet je nje njeri shum i perkryer kam respekt dhe nuk kame cka flase para njerzeve si ty kaq te matur po edhe te menqur me urtesine tnede fiton gjithcka perkulem EURODIKA para njerzeve si ju se duke vlersuar ty e respektoj vetveten time ja vlen qe te jeshe gjithmone dhe te degjojme TE PAQIM GJITHMONE EURODIKA RESPEKT QOFSH E NDERUME GJITHMONE TUNG
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptySat Jul 19, 2008 1:19 am

KËNDO OSE VDIS PA KLITHMË

Bëhu i blertë si unë
më tha bari një natë


këndo derisa të vallzojn yjet
rreth diellit


si fëmijët rreth zjarrit në tokë
e pastaj dëgjo oshtimën
pa fjalë nër botë


lart do të mbesin kodrat duarthatë
e gurë breg rrugëve në mendime çarë


Këndo derisa të pëlcasiësh
si kripa në flakë
vajto po të duash


kosave të egra s'do të mundesh t'u ikësh kurrë
kur çmenden kohërat në furtun...


Bari ma tregoi ëndrrën e vet:
--majet më të larta e hëngrën qiellin


e zjarrtë


e shteku i rrezeve kërkon veten në breg...
e bregu bregun pas bregut në breg....


I bukur është vetem zogu në fluturim
që me puhin e krahëve të rreshk


këndo ose vdis pa klithmë....

Din Mehmeti



Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jul 19, 2008 2:47 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptySat Jul 19, 2008 1:28 am

ORA

Semaforët klithin
zjarr!...

gozhda dritaret
gjarpërinj rrugët
nga tufa e zezë
e stinëve gjola
sheshet

thirra derisa u bëra
pështymë e ngrirë

kur erdhën zjarrfikësit
ora krenare luftonte
me frymën e fundit
nëpër tym
ora pa akrepa
si fëmijë i çmendur
udhëtonte diku jashtë kohës.


Din Mehmeti



Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jul 19, 2008 2:46 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptySat Jul 19, 2008 1:31 am

AVULLI I ZI

Bulevardeve të mënyrës dëftore
zjarri e uji luftonin përsëri

maskat engjej maskat thike
shkelinin pushtonin çdo pikë

në mesnatë salla mbeti e zbrazur
e karriga mbi karrigë
fjalët krijonin ide nëpër shi
plehu u rrigeve avull i zi.

Din Mehmeti


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jul 19, 2008 2:46 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptySat Jul 19, 2008 10:58 am

SYTË QË SHKREPIN DASHURI

nga Din Mehmeti


M'janë shkimë dritat e syve të gjallë
kthinave të mbrëmjeve luginave të nxira
e vragëve të fëtyrës së shterrur
derdhi pust e fryrë të shpiertit
në shtratin ku të rrita ,o fëmij.



--Eja ,biro,
të mbledhi rreth stomit të gjinjëve të brenjtur,
ti ngrohu brinjët e kërrusura
ulrimave të fërfëllazave të mallkuara
eja,bir-o,ta ndijë gjakun duke vluar!...


Eja në dashurinë e thithmave të rjepur
se me dhëmbë të rinjë në gjakë mi i ke skurruar
e kurr s' të kam terratuar ballin
me shuplak mallkimi
e kurr s'të kam shkrumuar jetën me
me nam e rredhime,
eja bir-o,ta ndijë gjakun duke të vluar!...


Të kam përkundur buz vatrës
nën flaken e zbeht të një une
e shpesh kamë ikur përrenjve
me djepin tand ngarkuar
në tojt e një plunge.


Eja,bir-o,ta ndij gjakun duke vluar!...
bregores sime të lulëzuar
eshtërat le të më kallen nur
për tokë e diell
se në sytë e tu që shkrepin dashuri
është gjaku i vatres së re
duke vluar...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptySat Jul 19, 2008 11:01 am

PAKEZ NE ZHGENDERR


Jam pakez i ndrydhur pakez i cliruar
Duke vrapuar pas emrit
Pakez i zverdhur pakez i frikesuar

Jam pakez i ngrire pakez i shkrire
Duke kenduar per ty
pakez i rrahur pakez i ndjekur jam.

Jam pakez i perbuzur nga Dielli
Kenga jote me ka ndezur
E me ka sterpikur me lot
Pakez i vrare edhe nga ylli jam.

Jam ne enderr pakez zhgenderr
Pakez femije kur fluturojne zogjt

Jam pakez endacak-shtegtimin e kam ne gjak
Duke ecur me ty kalistrok
Pakez i cuditshem kur qelloj rete.

Jam pakez i dyshimte pakez kokeforte
Kur shqelmoj zotrat qe s'dine te ngopen kurre

Pakez dicka neper zjarr dicka neper uje
Dicka qe hyn ne te ardhmen
Per te ikur nga vdekja jam...


Din Mehmeti


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jul 19, 2008 2:45 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptySat Jul 19, 2008 11:04 am

QENTE E DIELLIT

Lakuriqesia kendon
Majave te shemtimit
E syte rrjedhin gaz te huaj

Qente e diellit
Vrapojne kah grykat
Ku as rrezet s'shpetojne.


Din Mehmeti


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jul 19, 2008 2:44 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptySat Jul 19, 2008 12:52 pm

NATA E POETËVE

Kur heshtja mbulon çdo gjë
Kur të gjithë flenë
Zgjohen poetët
Për t’u djegur nëpër vargje

Ata ia shtrydhin
Gjakun e keq mendimit

Shpirti i tyne shesh betejash

Nga temperatura e fjalëve
Vdesin ngadalë pa klithma


Din Mehmeti


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jul 19, 2008 2:44 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptySat Jul 19, 2008 2:06 pm

zeriatdheut shkruajti:
Te lumte moter dhe vertet je nje njeri shum i perkryer kam respekt dhe nuk kame cka flase para njerzeve si ty kaq te matur po edhe te menqur me urtesine tnede fiton gjithcka perkulem EURODIKA para njerzeve si ju se duke vlersuar ty e respektoj vetveten time ja vlen qe te jeshe gjithmone dhe te degjojme TE PAQIM GJITHMONE EURODIKA RESPEKT QOFSH E NDERUME GJITHMONE TUNG

ZeriAtdheut .. me ke bërë të s'kuqem ... te falenderoj nga zemra per nderin dhe desha te them se.. Jeni Ju ata qe meritoni nderimet me te larta .. nuk po shtoj me shumë sepse bëhem e tepërt ..

kjo poezi më poshtë (nuk e dij autorin e saj )iu kushtohet luftëtarve te lirisë kudo që janë..e në mesin e Tyre jeni edhe Ju i nderuar..

PUSHKËS I BESOJ
(pjesëtarëve të UÇK-së)

Ata kohës i bënë ballë
Kaluar po shalojnë,
S'u gënjynë nga loja
As nga përralla në shkallë.
Ata nuk priten në radhë rehat,
Që liria të vie me qerre,
E mbështjellur nga të tjerët,
Por,sikur dhuratë.


Ata besuan dhe u betuan:
Në pushkën e gjatë.
Për fat!...


Edituar për herë të fundit nga Euridika në Sat Jul 19, 2008 2:13 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 EmptySat Jul 19, 2008 2:11 pm

Poezi nga deshmori VALON GASHI
( 10.07.1977 – 29.01.1999 )

Si yll i parë i mbrëmjes
Kur terri fillon të bjerë
Luftëtari zbret nga mali
Atdheut lirinë t’ia sjellë

Vetë e hap istikamin
Atdheut borxh mos t’i mbesë
E mbush me gjak
E lag me djersë

Rrugëton Shqipëri – Kosovë
Kosovë – Shqipëri
Supet ngarkuar me armë
Të luftojë për LIRI

Midis bjeshkëve të larta
Në borë dhe në shi
Shtigjeve plot rreziqe
Oh Kosovë imja Shqipëri

Gjaku i rrodhi prore
Në lulen e rinisë
Deri në fitore
Lavdi Luftëtarit të Lirisë


Edituar për herë të fundit nga Euridika në Sat Jul 19, 2008 2:13 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 7 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
Mbrapsht në krye 
Faqja 7 e 23Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 15 ... 23  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Lutfi coka/Cikel poezishe
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» poet të mëdhenj shqiptarë
» Nga poet Aleks J. Zhapaa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: