Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PROZE- nga autore te ndryshem.

Shko poshtë 
+4
Dr!lj@
zeriatdheut
Eva0506
Orfe@
8 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 9:54 am

Albert ZholiDJALI NGA MIRDITA



Qante dhe pinte lotët. Mund të ishte 13 ose 14 vjec. Vinte trup i imët e i dobët. Rreth djalit ishin grumbulluar shumë shqiptarë. Të tjerë kalonin indiferentë. Ishim tek sheshi Dhafni (Athine). Djali qante dhe duke pirë lotët tregonte. Ja se c’munda të kapja nga tregimi i tijë: “...Jam nga Mirdita. Mbrëmë erdhëm nga Kakavija, bashkë me vëllanë... Erdhëm me një makinë të madhe, pa dokumenta ....Ishim aq shumë sa nuk lëviznim dot as këmbët... Në Athinë kemi dajon, por nuk e gjetëm dot ...Paratë që kishim ia dhamë shoferit ...Në shtëpi ishit që të gjjithë pa punë. Paratë e udhës i morëm borxh tek axha ... Mbrëmë fjetëm në një qoshe shtëpie që po ndërtohej ,,, Ja kështu fjetëmn me këto rroba... Vëllai më mbështolli me trupin e tij se është më i madh vëllai ... Në fakt nuk fjetëm se kishim ftohtë ,,, Sa zbardhi, dolëm këtu tek sheshi për punë. Vëllai
e dinte se kishte ardhur edhe herë të tjera...Por erdhi policia dhe i zuri katër vetë ... Edhe vëllanë tim e zuri. Ai nuk ka asnjë dokument, nga ato që do policia... Edhe unë s’kam, por nuk më zuri... Tashti nuk di nga të vete? Ku të punoj? Ku të ha e ku të fle? ...Edhe dajon nuk e gjej dot vetëm... Më mirë të më merrte mua policia e jo vëllanë...”
 Dhe djali tregonte e qante, mes grupit të shqiptarëve... Një rast si të shumtët këtu në Greqi…
 
Athine 
1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 9:55 am


  • Albert Zholi
MANUSHAQIA



skice
 
  Me nënë Esmanë ishim komshinj në Shqipëri. Hyja e dilja në shtëpinë e saj si në shtëpinë time. Një nënë e dashur, e dhëmbsur. Te fëmijët e saj më shumë shikonte e kritikonte të metat se vlerësonte të mirat. Kush godet të metat ai është prind i mirë-thoshte. Kishte pesë vajza të bukura e të zgjuara, që i rriste me shumë kujdes. Midis të pestave binte në sy Manushaqia. Siç kishte emërin ashtu ishte.
  Si shumë familje shqiptare edhe Nënë Esmaja me burrin e vajzat erdhi në emigracion. Hallet dhe puna nuk më linte që ta vizitoja shpesh, di dikur. Një mëngjes shkova për të marrë një pako që më kish sjellë nga Shqipëria. E gjata vetëm. Të gjithë ishin në punë. Më shtrëngoi fort në gjoks e s’po më lëshonte. Në faqe ndjeva lotët e saj të nxehtë. Nuk e kuptoja pse qante.
  -Nënë Esma, të lutem çfarë ke? Mos ke qejfmbetje nga unë?
  Ajo fshiu lotët me cepin e shamisë së zezë,që e mbante në kokë, dhe më tha:
  -Jo mor bir jo, nuk i ngelet qejfi nga ty nënë Esmasë, por kam hallin e Manushaqes.
  -Pse ç’ka Manushaqia?
  -S’ka asgjë dhe ka shumë. Eh, ç’të të them. Më turpëroi…
  -Të lutem shpjegohu!
  -Ah, mor djalë. Javën tjetër do ta fejojmë. Shumë mirë do të thuash ti, po me kë fejohet se? Me një të zi nga Nigeria. Ajo si bore e pashkelur ai si bythë e kusisë. E, kë të ftoj në tryezë?! Të bëhem gazi i botës?-dhe më zgjati një fotografi.
  Në fillim u befasova edhe unë. Manushaqia dhe ai po putheshin. Ndoshta puthja e tregonte aq shumë kontrastin bardhë e zi?!
  -A e do Manushaqia?
  -Është bërë si e çmendur pas tij. Me siguri i ka bërë ndonjë magji. Kush nuk ma ka kërkuar atë vajzë! Po ti do e merrje një të zezë?
  -Po ta doja, s’ka asgjë të keqe.
  U hap dera. Hyri Manushaqia. Unë kisha mbetur me fotografinë në dorë. Pasi më takoi, morri fotografinë, e pa, e përkëdheli dhe tha:
  -Punoj në një dyqan ku shiten mallëra me shumicë. Kam kontakt me shumë djem të rinj. Shumë prej tyre më kanë propozuar, por kot. Ndërsa me këtë, dhe tregoi zioshin në fotografi, ndryshon puna. Kishte mbi pëesë muaj që vinte në dyqan e blinte mallra me shumicë. Sa hynte ai ndryshonte menjëherë ambienti. E ka shumë të zhvilluar sensin e humorit. Një ditë më ftoi të pinim një kafe. E pashë me inat, gati-gati me përbuzje. I thashë prerë: Jo! Të nesërmen erdhi, bleu dhe iku. Nuk më ftoi përsëri siç prisja unë. Kështu vazhdoi rreth dy muaj. Unë kisha propozime por as i llogarisja. Mbas dy muajve durimi arriti në padurim. Më dukej vetja e fyer, e poshtëruar, që s’ma varte më. Mezi prisja ta shihja. Kisha nisur ta doja. (Nënë Esmaja ndukte faqet me duar). Me një shokun e vet e ftova për kafe. Ai më refuzoi dhe jo një here, por tetë herë me rradhë. E ftova përsëri(nënë Esmaja po
zalisej, tek dëgjonte) dhe po të mos kish pranuar nuk di se ç’do të bëja. Pranoi. Ishte dita më e bukur e jetës sime.(Nënë Esmaja kërkoi një gotë ujë, që unë ia çova menjëherë.)
  -Dëgjo Manushaqe, unë nuk jam racist, por në dashuri duhet t’i marrësh parasysh të gjitha. Jeta nuk është fushë me lule…
  -Këto fjalë m’i tha dhe ai. Është i thjeshtë, i sinqertë dhe i sigurtë në jetë. Nuk më detyroi ta besoja.
  E urova, Manushaqen duke qetësuar, disi, edhe nënë Esmanë. Edhe kur u largova më vinin në mend fjalët e Manushaqes: “…është i thjeshtë, i sinqertë dhe i sigurt në jetë… nuk më detyroi që ta besoja…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 9:57 am


  • Albert Zholi
BURRI ME ZEMËR TË MADHE

-skice-

  Ajo ditë shtatori më ka ngelur fort në mendje. Treni elektrik Omonia-Kifisia ishte plot e përplot. Edhe pse ende s’ishte gdhirë, në vagon bënte shumë vapë. Aty pranë meje, një burrë rreth 35 vjeç, duke biseduar me dy gra në shqip, befas bie për tokë. Gratë filluan ulërimat. Në stacionin e parë e zbritën dhe e mbështetën në mur. Sa hapi sytë burri tha:

  -Oh, duhet të shkoj në punë, më shkoi vonë-dhe bëri të ngrihej, por s’kishte fuqi.

  -Kë të lajmërojmë, si mund të të ndihmojmë akoma?-e pyetën dy gratë.

  -Faleminderit, por unë duhet të shkoj pa tjetër në punë. Po humba sot ditën nuk i dihet nesër, pronari mund të më zboi nga puna.

  -Ju ndodh shpesh kështu?-pyeti njëra nga gratë.

  -Oh, kam disa muaj që nuk ndjehem mirë. Vuaj nga astma dhe tensioni. Mjekët më kanë thenë që të mos punoj, por …-sytë iu mbushën me lotë.

  -Po gruaja nuk punon?-e pyeti njëra nga gratë.

  Burri psherëtiu dhe uli kokën.

  -Më duket se të rënduam me pyetje, por duam të të ndihmojmë.

  -Kam dy muaj që jam martuar, ose më mire, që bashkëjetoj me gruan. E kam nga fshati, s’i ka mbushur akoma të tetëmbëdhjetat, kurse unë jam tridhjetë e pesë. Në shtëpi ka babanë dhe tre motra të tjera. Nëna i ka vdekur. Jemi komshinj. Motrën e madhe e gënjyen dhe përfundoi në “parajsën e pistë” të prostitucionit në Itali. Sa here shkoja në shtëpi, me delte para i jati i tyre dhe më thoshte: “E humba vajzën Spiro, e humba!”. Më dhimbte shpirti nga ato fjalë. Nuk dija si ta ndihmoja. Hëna, gruaja ime, është motra e dytë. Hodhi edhe ajo shtat sa hyri në planin e atyre që dijnë të gjuajnë vajza. Një ditë i jati i Hënës më tha:

  -Spiro, jemi komshinj. Njeri të afërt nuk kam. Kjo jetë më ka lënë të zhveshur, s’kam as vëllezër e as djem. Hëna është rritur. Unë s’e mbaj dot siç kanë ardhur kohët. Do më ndodhë ndonjë gjëmë. Kam edhe dy të tjera që po rriten. Po të pëlqen martohu me Hënën, ose merre me vete në Greqi. Vetëm te ti kam besim. Nuk dua ta shfrytëzojnë të tjerët. –dhe qau.

  -Po unë jam i madh në moshë, pastaj edhe nga shëndeti-por ai ma preu fjalën.

  -S’ka gjë, ti do dish si do të bësh me të. Nuk do ta shfrytëzosh e nuk do ta hedhësh në rrugë. 

  Nuk dija ç’t’i thoshja. Atë moment nuk i ktheva përgjigje. U mendova mirë e mire. Natën e tretë i shkova në shtëpi. Ç’të shihja? Një fukarallëk i frikshëm. Dy vajzave të vogla u çova nga një kokakola e nga një çokollatë. U gëzuan sikur iu dhurova qiejt. Ato sa i morrën shkuan nga dhoma tjetër. Babe e bijë më shihnin në sy. Deri në ato momente nuk kisha vendosur. Hodha sytë mbi Hënën. E bukur si hëna në pragmbremje. O Zot, ç’të bëja me atë bukuri?! 

  -Dakord, nesër pa gdhirë, unë e Hëna do të nisemi!

  Erdhëm në Athinë. Dy muaj kështu, si të martuar, por në fakt nuk kam fjetur asnjë natë me të. Më falni që po flas kështu, por ju them një të vërtetë. As e kam puthur. Si ta kem vajzën time. Arsyeja, deri tani, ka fituar mbi ndjenjën. Tani që ka hyrë pak në greqishten dua mos i gjej një punë, si gjithë vajzat e mira shqiptare. Një punë që të fitojë dhe të ndihmojë edhe familjen e varfër në Shqipëri. Prandaj ju lutem të më ndihmoni për një punë për Hënën.

  -Do të të ndihmojmë-i thanë të dyja grate në një gojë. Që nesër do t’i japim nga një ditë pune nga tonat. Telefin keni në shtëpi?

  -Jo-tha ai si i zënë në faj. 

  -Atëhere na shkruaj adresën të vijmë sonte.

  Ai buzëqeshi me zor dhe u shkroi adresën.

  -Çfar të bëjmë? Na vajti vonë edhe për punë.

  -Ma lini mua këtë njeri të mirë-u thashë dy grave.

  Ato u larguan duke thenë:

  -Në darkë na ke në shtëpi, Hënën do ta ndihmojmë.

  Ai, i gëzuar, buzëqeshi…


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 9:58 am


  • Albert Zholi
  • KOSTA


    Atë ditë Fuati më dukej më i çuditshëm se kurrë. As i mërzitur, as i gëzuar. Nuk fliste por as qe i vemendshëm të të dëgjonte. Më telefonoi e më ftoi që të pinim një kafe tek Omonia. Shkova pa mëdyshje. U ulëm në një lokal. Fuati, i përhumbur nuk po fliste. 
      -Ore Fuat. Ç’dreqin ke sot? As mish, as peshk. Je bërë pamje për eksplorim të imët.
      Doli nga mjegulla dhe më pa në dritë të syrit.
      -As vetë s’di ç’kam. Sot kam përjetuar një moment të pabesueshëm. Siç e di, kam tre muaj që punoj me një bojaxhi grek. Jemi katër shqiptarë e një kurd. Ne shqiptarët thuajse i bëjmë të gjitha punët, ndërsa kurdi është për punë të vogla. Pronari-grek është fjalëpak e shumë serioz. Kur ikën për ndonjë punë të tij, si përgjegjës na le Kostën nga Gjirokastra. Me Kostën e ndjejmë veten më të frikësuar se me pronarin-grek. Gjithë ditën bërtet vend e pavend: “lëvizni duart, dembela, ju zuri gjumi, palo alvanozë!”, se veten e mban për grek-disa breza. As cigare nuk na le të pijmë. Kur shihte pronarin nga larg i shtonte të bërtiturat. Kur pronari kontrollonte punën Kosta i shkonte nga pas e i flet në vesh, saqë ai e sheh me bezdi. Këto ditë puna ra. E ndjenim që, në mos sot, nesër, njëri nga ne do të largohej nga puna. Sot, kur na pagoi, pronari na tha:
      -Siç e shihni puna ka rënë. Për tre-katër muaj do të jetë kjo gjendje. Dy vetë do të ikin nga puna-duke na pare në sy. Me të njëjtin shikim po na shihte dhe Kosta.- do të largohen përkohësisht nga puna: Muhameti(kurdi) dhe Kosta.
      Ne mbetëm si të ngrirë. Kosta pa nga pronari dhe s’u besonte veshëve.
      -Mos ngatërruat emrin tim?-pyeti ai pronarin me një ngërdheshje.
      -Jo, jo Kosta, pikërisht ti do të largohesh. Mësohu t’i duash më shumë shokët.
      -Kjo ishte e pabesueshmja e asaj dite-më tha Fuati dhe u kujtua të rrufiste kafen…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 9:59 am


  • Albert Zholi
LYPSI QË NUK ËSHTË LYPËS



-skicë-

E hënë e ftohtë janari. Kodrat përreth Athinës janë mbuluar me borë. Era, që s’dihej nga vinte, të priste si brisk.
Në kryqëzimin e një udhe në Halandri, pronari im ndali veturën, në pritje të semaforit jeshil. Befas, tek xhami u dritares u zgjat një dorë lypsi. Ishte një fëmijë 10-11 vjeçar që në dorë mbante një gotë kaucuku. Ju lutem zotërinjë, më ndihmoni,- foli fëmija dhe uli kokën.
Më bëri përshtypje sjellja e tij delikate. Nga gjuha e kuptova që ishte nga vendi im. Ndjeva se i vinte rëndë për atë që bënte. Ndryshonte nga ata fëmijët, që ishin kthyer në lypsa profesionistë. Nga jeni?- e pyes në shqip.
Ai, nuk e priste që dikush t’i fliste në gjuhën e tij. Uli kokën me turp, sikur nuk donte që dorën e tij të zgjatur ta shihte një bashkëatdhetar i tij. Gota e kauçukut i dridhej në dorën e plasaritur nga të ftohtit. Ashtu kokëulur u përgjigj:
-Jam me babanë, por ai ka thyer këmbën e nuk punon. Nuk më ka nxjerrë babai në udhë, por s’ka tjetër kush të punojë . Mbushi sytë ne lotë dhe foli me inat, sikur donte të mbronte familjen e tij- babai im është më i miri në botë. Po nëna nuk punon? -Nëna iku me një grek, e mori burrë, - dhe ia plasi të qarit.
Semafori ndez dritën jeshile. Veç pronarit zgjata edhe unë dorën për të ndihmuar lypsin fatkeq. Pastaj munda ta përkëdhelja nga flokët. 
Ishte djalë i mirë?- tha pronari kur nisi makinën,- por ja lypës.Nuk ishte lypës – i thashë pronarit- ishte një fëmijë fatkeq.
Ishte rritur para kohe jo vetëm për punë por fhe në mendime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:02 am


  • Albert Zholi
  • Hiret e një gruaje bionde



    -tregim-

    Atë mëngjes u nisa me përtesë në punë. Koha ishte disi e vrenjtur dhe dielli kryente hyrje-daljet e tij mes reve, duke fshehur ngrohtësinë e zakonshme që të bën entuziast. Njerëzit rendnin me nxitim nëpër rrugë dhe dukej se hapat e tyre ishin jashtë normales. Koha e vrenjtur u kishte sjellë pështjellim, pse jo kishin frikë se mos nga çasti në çast do të binte shi. Tirana dukej në një lëvizje të zymtë. I përfshirë në turmë, dy-tri herë kalova rrugët pa respektuar semaforët. Në një kapërcim semafori, midis vijave të bardha u përplasa me një mesogrua. Bërryli im i djathtë goditi pa dashur në ijën e saj të majtë.
    Ajo lëshoi një “oh” të dhimbshme. Ndalova dhe i kërkova ndjesë. Ajo më pa nga koka te këmbët me inat dhe më tha me të njëjtin ton: “Të rroftë tërë ajo kollare që ke në qafë!”. Si duket, të falurën time të sinqertë nuk e mori parasysh. M’u duk e arsyeshme t’i ktheja përgjigje. 
    - Ju faleminderit për urimin që i bëtë kollares sime. E meriton më shumë se sjellja ime e të kërkuarit ndjesë.
    Ajo, ngaqë nuk e priste këtë përgjigje, prishi buzët, shtrëngoi dhëmbët, afroi më fort rreth vetes çantën e dorës, bëri një kthim vrikthi djathtas dhe u nis në të kundërt të lëvizjes sime duke imituar teto Ollgën te filmi “Zonja nga qyteti”. 
    Një vajzë e re, e cila e kishte ndjekur gjithë skenën tek qëndronte buzë trotuarit, qeshi duke vënë dorën para gojës. Unë tunda kokën duke kapsallitur sytë dhe vazhdova rrugën. Shtrëngova kollaren më fort në qafë duke ia vënë fajin kohës.
    Edhe vetë e ndieja që isha po aq i mërzitur dhe pa qejf si gruaja me të cilën u përplasa. Kjo gjendje e brendshme më ndodhte rrallë. Zakonisht në punë shkoja me kënaqësi, duke paraprogramuar çdo gjë. Roja e natës, te hyrja e portës së zyrave, më përshëndeti si çdo mëngjes me atë “Mirëmëngjesi” standard. Ndryshe nga herët e tjera, përshëndetjen ia ktheva nën zë. Hyra në zyrë duke e lënë derën gjysmë të hapur. Qielli nisi të gjëmonte. Një shkreptimë e fuqishme u përplas në xham. 
    Ndeza kompjuterin, vura pak muzikë klasike dhe fillova të kërkoja nëpër emërtimet e dokumenteve. Klikova diku pa një mendim të qartë. Ç’kisha kështu sot? Për të hequr mërzinë mendova të shkoja te zyra përkarshi, ku zakonisht shkëmbeja mendime me një koleg. Trokita. 
    - Hyr! - u dëgjua nga brenda një zë femre. Në fillim shtanga. Tek ajo zyrë deri dje punonte vetëm një kolegu im. Hyra me mëdyshje. Sa hapa derën, në tavolinën përkrah kolegut tim u përballa me buzëqeshjen e një gruaje simpatike. Dera e zyrës kishte ngelur gjysmë e hapur, ndërsa unë, me dorën e djathtë te doreza e derës, rrija ende i dyzuar. Të hyja brenda, apo të largohesha pa e pyetur? E kam zakon që në muhabetet me femrat hyj me vështirësi. Qielli ishte zhveshur nga retë dhe një rreze gjatoshe i jepte një ndriçim ëndërr-ndjellës flokëve dhe gjysmëfytyrës së gruas që kisha përballë. Fytyra e saj ishte e bardhë e limuar, flokët e verdhë gjysmë kaçurrelë i derdheshin në fund të supeve. Një pjesë e kaçurrelave i binin çapkënçe mbi sy dhe e bënin më tërheqëse fytyrën e saj vezake. Buzët, as të trasha, as të holla, që lëviznin me një delikatesë të pazakontë femërore, sikur kishin një 
    lidhje organike të veçantë me mjekrën e vogël, e cila, kur ajo fliste, formonte në qendër një gropëz shumë interesante. Goja nën rrumbullakësinë e fjalëve merrte trajtë ovale, që stigmatizon natyrshëm përpikmërinë. Dritëhija që binte në fytyrën e saj në raportet rreze dielli - vendosje karrigeje, i jepnin fytyrës një shprehje enigmatike, që të përfshinte të tërin në ëndrrën e hulumtimit. Dukej si një studente me atë brishtësinë, lukun tejet femëror dhe tiparet karakteristike të një vajze që pretendon dhe premton në koherencën e kalimit amësor.
    - Nuk ka ardhur Blenardi sot? - pyeta duke mos e tërhequr brenda vetes kërshërinë për ta parë ende me kënaqësi atë pamje femërore. 
    - Jo, sapo mori në telefon dhe më tha se do të vonohet pak. Kishte një problem familjar.
    - Ju mos jeni gruaja e tij? - pyeta pa e kontrolluar veten. Sigurisht, po të ishte gruaja ai nuk mund të telefononte në zyrë për hallin familjar. Ajo filloi të qeshte lezetshëm me hutimin tim.
    - Jo, unë jam kolegia e tij e re. Sot filloj punë për herë të parë. Në fakt në punë jam paraqitur dje, por shefi sa më njohu me punën më tha se mund të largohesha.
    - Keni qenë më parë në punë?
    - Po, kam qenë në një firmë private,- filloi ajo të më sqaronte natyrshëm. Kishte një zë të qetë dhe të ëmbël. Fliste me të njëjtin intonacion si zyrtarët e stazhionuar, të cilët i njohin mirë punët e administratës dhe nuk shqetësohen me gjëra të kota. Herë pas here lëvizte kokën djathtas, për të larguar një bisht flokësh që i binte mbi syrin e djathtë.
    - Pse u larguat? - vazhdova unë bisedën me po atë qetësi sa edhe ajo. 
    Atë mëngjes, për të larguar mërzinë e pakuptimtë që më kishte kapluar qenien, sikur ma kishte qejfi shumë për muhabet.
    - Sepse punonim shumë jashtë orarit. Nuk mund ta përballoja jo se ishte punë e lodhshme, por unë kam një djalë 5 vjeç për të cilin duhet të kujdesem. Isha shumë e larguar prej tij dhe të dy e vuanim largësinë. Ndoshta në shtet…
  • Vijon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:02 am

- Eh! - psherëtiva unë duke vendosur instinktivisht dorën në kollare më shumë për të larguar sytë nga vështrimi i saj zhbirues sesa për ta rregulluar atë në të vërtetë. 
- Edhe puna në shtet ka sikletet e saj, ndoshta dhe më shumë se puna private, por ajo puna e orarit qëndron. Në shtet nuk punohet jashtë orarit,- vazhdova dhe shtrova pas gjoksit kollaren, duke e fërkuar me dorë si me një hekur rrobash.
- Paske kollare të bukur,- më tha kaçurrelsja duke shtuar dozën e ëmbëlsisë së zërit dhe duke anuar kokën djathtas poshtë si lozonjare, për të vërtetuar sinqeritetin e komplimentit.
- Disa kanë kollaret, disa janë vetë. Kryesisht kollare të bukura mbajnë ata që nuk shquhen për këtë veti njerëzore,- thashë disi me inat të brendshëm, pasi të gjithë më shumë pëlqenin kollaret sesa mendimet e mia. Ajo vuri buzën në gaz, pastaj me tonin e komplimentit më tha: 
- Qenkeni interesant. Sikur i keni të parafabrikuara përgjigjet.
- Brenda vetes ndiej se bëhem interesant kur kam përpara njerëz të palexueshëm. Në raste të tjera jam tip i vështirë, madhe mund të them i bezdisshëm, sidomos me femrat. 
- Pse me femrat?
- Sepse nuk kam kohë të tepërt të merrem vetëm me këpucët, kremrat, ngjyrën e flokëve, lartësinë e takave të këpucëve, manikyrin e thonjve të tyre, etj.
- Uaa! - shfryu paksa ajo duke kafshuar gishtin tregues. - Po është në natyrën e grave hapja e bisedave të tilla. Kështu ato pasqyrojnë më realisht gjininë së cilës i përkasin. Në paraqitje tregoni se mund të jeni shumë xhentëlmen me femrat, - vazhdoi dhe vendosi të dyja duart në skajet e anëve të tastierës së kompjuterit.
- Tani që më pe dhe bisedove, vëre vetë notën. Sigurisht, vizitori pritet sipas kostumit dhe përcillet sipas mendjes. Unë besoj se vetëm kollarja nuk e justifikoi intelektin apo komunikimin tim,- iu përgjigja dhe anova edhe unë kokën si ajo.
- Ha ha, ha,- qeshi ajo sërishmi. - Nuk e prisja të njihja një tip të tillë që ditën e parë të punës. Çudi! Tipa të tillë rrallë gjen në jetë. Jeni i martuar?
- Uff! - psherëtiva unë. - S’bëj kompromise me belatë. Unë mërzitem me veten, jo më me gratë. Bëj çudi se sa gjatë po bisedoj me ju. 
- Pse, martesën ju e quani bela?- tha ajo duke vrenjtur vetullat për shkak të fjalëve pa lidhje dhe etikë. E ndjeva se pa dashje, si ato padashjet pa kripë, e kisha fyer. Dukej se, sipas meje, ajo po më lutej të qëndroja. 
- Jo martesën, por gratë ose, më saktë të themi, femrat. Belaja te femrat konsiston në:
Gratë nuk ta falin dështimin.
Gruaja sheh thellë, burri sheh larg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:03 am

Gruaja te burri i mençur kërkon të metat, ndërsa tek i marri prapësitë.
Gratë na frymëzojnë të bëjmë vepra të mëdha dhe po aq na pengojnë t’i realizojmë ato.
Arsyeja e gruas qëndron në bukurinë e saj, bukuria e burrit në arsyen e tij.
Dhe e fundit: Të martohesh nuk është e vështirë, e vështirë është të jesh i martuar. 

Gruaja tashmë më shikonte e habitur. E qeshura i ishte arratisur nga buzët dhe në gojën gjysmë të hapur mbillej habi. Për disa sekonda pamë njëri- tjetrin në heshtje. 
- Si ju quajnë? - e theva unë heshtjen hileqare.
- Ermira, - tha ajo, duke buzëqeshur lehtë në atë formë që femrat kanë dëshirë të nxjerrin në pah formën dhe bardhësinë e dhëmbëve. Me të vërtetë goja e saj ishte për t’i thurur kompliment.
- Mua Elert,- i thashë me një ton të prerë. Me këtë ton i lashë të kuptonte se e kisha zgjatur së tepërmi bisedën. 
- Të më falësh Era që të mora pak kohë nga koha jote e vyer dhe e gëzofsh emrin. Ke një emër interesant, që dikur ka qenë personazh në jetën time. Punë të mbarë - dhe bëra të mbyllja derën.
- Por nuk m’u prezantuat për punën dhe çfarë personazhi ka qenë për ju emri im? – pyeti ajo sërishmi.
- Ah, po. E shikon që fola kot. Kur burri bëhet llafazan, grave u ka më hije serioziteti. Shef jam edhe unë, si shefi juaj, por në një sektor tjetër. Mirupafshim dhe mos më emërto llafazan. Besoj se do të ma bësh këtë lëshim. Ndërsa për të dytën nuk mund të flas. Është një dhimbje…
- Besoj i ke gjetur forcat ta përballosh këtë dhimbje. E dyta, në prezantim të parë llafet janë të domosdoshme dhe, duke pasur parasysh këtë fakt, besoj se e meriton faljen për të të mos marrë për fjalaman. Një burrë llafazan nuk do ta kërkonte një gjë të tillë, - buzëqeshi ajo këndshëm. 
Buzëqesha edhe unë. Në zyrë ra sërish errësira. Siç duket, diellin e kishin zënë retë. Por fytyra e saj edhe në këtë gjysmerrësirë vezullonte. Duke u larguar, brenda vetes ndieja kureshtjen ta shihja çfarë trupi kishte. Ishte hera e parë që brenda vetes ndieja një dëshirë për të parë sa më shpejt trupin e një femre që më ngjall interes. Hyra në zyrë dhe fillova të punoja në kompjuter. Kisha shumë punë për të bërë, por komunikimi me punonjësen e re nuk më shqitej nga mendja. Më vinte inat me veten që fola aq shumë, por më vinte edhe inat me të që më lavdëroi kollaren dhe pastaj më tha interesant. Në kompjuter punoja në mënyrë instinktive. Ishte hera e parë në jetë që isha kaq i trazuar në mendime. Një mëngjes i mërzitshëm, koha e vrenjtur, gruaja te semafori, fqinja e re (sigurisht kolegia) bionde, e qeshur, me dhëmbët rruazë, e qetë si deti në agim… Kaloja gishtat nëpër kompjuter pa 
ditur se ato çka hidhja apo korrigjoja ishin të sakta. Nuk e di se sa orë punova ashtu kuturu, kur papritur trokiti dera.
- Hyr! – thashë pa e hequr vështrimin nga kompjuteri.
Hapjen e derës me atë zhurmën karakteristike nuk e mora në konsideratë. 
- Ju shqetësoj? - ishte zëri pyetës i Ermirës.
- Aspak, mund të hyni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:03 am

- Jo, erdha vetëm t’ju pyes, sepse edhe ju nuk u futët në zyrën time.
- Meshkujt në njohjen apo prezantimin e parë janë të dyzuar, të tërhequr, ndërsa femrat janë më të shpenguara. 
- Pse?
- Meshkujt nga natyra janë në gjurmim dhe kërkim, femrat janë në pritje. Kërkimi është lodhje, seleksionimi nevrikllëk, pritja është komoditet,- fillova të filozofoja sikur të kisha përpara një studente dhe përdorja të gjitha aftësitë e mia për t’i mbushur mendjen. Nuk e di ç’më kishte hipur të flisja kaq shumë. Kaq normalisht mund të flisja për një muaj. Fillova ta kundroja nga koka te këmbët. Kishte një trup mesatar, elegant. Gjoksin e kishte të vogël, por shumë të bukur, me majë të këndshme si mollët starkinge në fillesat e pjekurisë. Pantallonat e zeza të ngjitura pas trupit tregonin këmbët tepër të bukura, të drejta, ku kofshët deri në perëndimin e vitheve ishin në harmoni me belin e hollë dhe me krahët. Vetëm ngjyrën e syve nuk munda ta përcaktoja saktë. Lëvizja e diellit nëpër re, ndriçimi i dobët i dritës, largësia, nuk ma pasqyronin të qartë këtë ngjyrë.
- Shumë keni lexuar mbi filozofinë. Në fakt erdha për t’ju pyetur se ku ka ndonjë dyqan apo klub këtu afër. 
I sqarova me duar dhe me fjalë çka më pyeti. Ajo u largua duke më falënderuar dhe duke lënë pas erën e një parfumi të shtrenjtë. Hiret e trupit edhe nga mbrapa ishin perfekte. Shikimi i syve të mi instinktivisht e mblodhi të gjithë trupin e saj nga mbrapa, duke ledhatuar lakimet perfekte. Në zyrën time mbeti era e parfumit të saj prej jargavani si falënderim për mikpritjen.
Nëpër korridore përhapej zhurma e takave të saj. Ishte një zhurmë e këndshme, që ndoshta i mungonte prej kohësh atij korridori. Tak, tak, tak. Tingulli ishte i prerë, me distancë kohe të barabartë. Në atë ecje dhe tingull nuk kishte zvarritje këpucësh, hapa të gjatë. Ecja kryhej natyrshëm, pa marrë parasysh zhurmën. Thembra e këmbës vendosej fort në tokë, e sigurt dhe pastaj sfumohej me vendosjen e majave të këmbëve. Ishte një ecje interesante, që mund ta dalloje mes mijëra ecjesh po t’i kushtoje pak rëndësi dhe kërshëri në momentet e para të fiksimit. Me atë lloj rendjeje krenare, me siguri që flokët e saj vezullonin këndshëm mbi supe, si kallëzat e grurit të pjekur gjatë një puhize ere mbrëmësore. 
Të nesërmen erdha më shpejt në punë. Në orën 8.00, në korridor dëgjova zhurmën e një troku femëror. Po, ishte zhurma e ecjes së Ermirës. Nga të gjitha ecjet në korridor, ajo ishte më me tingull dhe e veçantë. Për ditë me radhë ne as u pamë, as u takuam. Qysh prej ardhjes së Ermirës, takimet dhe bisedat me kolegun tim Blenardin ishin bërë të rastësishme. Mua më vinte rëndë të shkoja në zyrë, ndërsa ai patjetër që duhej t’i mësonte të fshehtat e punës Ermirës, si dhe duhej të dilte të pinte kafe me të derisa të njihej me shokët e shoqet e tjera të punës. Blenardi nga natyra është i qeshur dhe herë pas here në zyrën e tyre dëgjoja një duet interesant të qeshurash. Kështu vazhduan disa ditë. Në orën tetë pa dy minuta, takat dhe trokitja e veçantë e tyre në pllakat e korridorit më jepnin sinjalin e ardhjes së Ermirës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:03 am

Nga dita në ditë ajo zhurmë karakteristike të ecuri m’u bë pjesë e punës. Nëse nuk do të dëgjoja atë trokitje, ora për mua do të mbetej tetë pa dy minuta. Nuk di çfarë ndieja brenda vetes. Ecja, e qeshura e përmbajtur, të folurit me delikatesë, flokët si çapkëne, zëri që dilte i qartë dhe i rrumbullakosur nga goja e saj, më gërryenin përbrenda si ngrënia e një limoni para buke. Ç’po ndodhte me mua? Një zë brenda vetes më thoshte se në ambientet e punës kishte ndryshuar një situatë e vjetër, me të cilën isha ambientuar dhe që më jepte një normalitet në punë. Ndoshta kishin kaluar dy javë pa u parë me Ermirën, ndoshta më shumë, kur dëgjova të kërciturën e takave në korridor që ndaluan para derës sime. Dëgjova trokitjen e butë të saj, pasi gishtat e saj të hollë dhe delikatë nuk mund të trokisnin më fort.
- Hyr! – thashë pa i shqitur sytë nga kompjuteri. 
- Mirëmëngjesi,- më tha ajo duke më dhuruar buzëqeshjen e ëmbël, që i ngjante ngrënies së një akulloreje pas një ecjeje të gjatë nëpër vapë. E shihja me bisht të syrit për të mos i lënë të kuptonte se e dija ardhjen e saj nga trokitja e këpucëve në pllakat e korridorit.
- Mirëmëngjesi,- i thashë pas disa sekondash, duke hequr shikimin nga kompjuteri dhe duke u drejtuar nga ajo. Ende në buzë kishte buzëqeshjen-akullore. Kishte veshur një bluzë gjysmëgolf rozë, reflektimi i së cilës i jepte një ndriçim më të bukur fytyrës së freskët. Përpara mbante një kuti me amareta.
- Urdhëroni, merrni. Është një qerasje modeste me rastin e fillimit të punës.
- Pse, sot keni filluar punë? - pyeta me gjysmë ironi. Ajo e shtoi dozën e buzëqeshjes dhe më tha:
- Gjithmonë i sertë dhe i pandreqshëm. Më afroi kutinë me ëmbëlsira.
- Mos prishet gjë planifikimi familjar apo shoqëror po të marr dy? Ekonomi tregu është dhe çdo harxhim bëhet i studiuar.
- I kam marrë masat për tipat e vështirë, planifikimi im nuk prishet edhe po të merrni tre. Kjo nuk do të thotë që po të keni uri nuk mund të merrni katër. Nuk besoj se jeni aq llupës sa mundoheni të ma mbushni mendjen me fjalë. Siç duket, nuk ju rrihet pa thumbuar edhe kur ju ofrojnë ëmbëlsira. Çudi, s’kisha parë një mashkull kaq të prapë dhe të pakënaqur me femrat!
- Ndërsa unë s’kisha parë një femër kaq kurnace,- e provokova enkas për ta nxehur apo për ta nxjerrë nga natyra e saj e paqtë që të impononte vëmendje. Më hipi një dëshirë të shija se ç’ngjyrë do t’i merrte fytyra po të nevrikosej. 
- Ç’lidhje ka me kurnacërinë?- ngriti ajo vetullat hark përpjetë për një padrejtësi që mendoi se po i bëhej, por nuk i prishi replikat e qetësisë. 
- Një femre si ti, me këtë luk dhe temperament që mua më duken si ndërthurje e kolerikut me flegmatikun, do t’i shkonte më për shtat ta linte kutinë në tavolinë dhe të thoshte: Merrni sa të doni. 
Ajo puliti sytë, kafshoi paksa buzën e djathtë dhe më tha në mënyrë kurioze:
- Nuk e di nëse ka femër që mund të rrijë më shumë se 10 minuta me ju. Ju sa të krijoni situata, po aq dhe të sfilitni nervat.
- Atë të parën e kishe mirë. Këtë të dytën e the për sport. Se në fakt debatoj dhe nuk lëshoj pe me femrat, pasi ato janë pak nazemadhe dhe duan aq vëmendje sa të prishin llogaritë.
- Pse ndjenja është llogari? - shfryu ajo nën hundë.
- Pse zonjë, nuk e dini se shumë femra ndjenjën e barazojnë me pronën, paranë?
- Pak, ato që kanë mangësi në inteligjencë, performancë dhe njohje shoqërore Por, mesa shoh, inati që ke ndaj femrave buron nga vështirësia e tipit që ke. Ti nuk e merr mundimin t’i njohësh femrat, prandaj ato të duken të papranueshme. Në radhë të parë ti duhet të njohësh veten dhe të pozicionosh mentalitetin tënd në raport me kohën dhe vendin që zënë femrat sot në shoqërinë e ekonomisë së tregut. Ndoshta ju duket ofendim ndaj kryeneçësisë anakronike mashkullore shqiptare për t’i bërë kompliment një femre. Femra ka një natyrë delikate të destinuar për t’i bërë komplimente. Ajo përfaqëson gjallesën dhe delikatesën e jetës njerëzore, ku burrat shuajnë zemërimin, epshin, vrazhdësinë dhe natyra ruan trashëgiminë breznore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:04 am

Për një intelektual kjo është absurde. Femrat nga natyra janë delikate, të brishta që, ashtu si lulet, kanë nevojë për përkujdesjet që të ndriçojnë. Të respektosh një femër do të thotë të respektosh më shumë vetveten dhe jo ta ofendosh atë. Kujdes, mos u sposto nga jeta! Pa një femër në jetën tënde dita të bëhet më e zbehtë, ëndrrat më të pakapshme, jeta më e zymtë, e ardhmja pa perspektivë, e përditshmja inkoherente. Femra dhe dashuria janë si ajo lulja në mes të shkretëtirës, motivojnë dëshirën për jetën, sepse edhe në mes të kësaj shkretëtire ka diçka të bukur që të nxit ta arrish dhe t’i japësh kuptim jetës. Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë. Me kutinë e amaretave në duar bëri një prapaktheu, i dha një lëvizje djathtas-lart kokës duke valëzuar flokët e praruar dhe doli me nxitim nga dera, duke e përplasur atë mbi forcën që lejonin aftësitë e saj fizike. Unë, me 
bërrylat e mbështetur mbi syprinën e tavolinës, shihja ende në drejtim të derës. Ajo la mbrapa erën karakteristike të parfumit (erë jargavani), ndërsa në korridor ende vazhdonte gjëmimi karakteristik i takave të saj. 
- Si iku ajo ashtu?- pyeta veten. Nuk mund ta prisja një largim të tillë nga një femër. Por kryesorja është se asnjëherë nuk më ka bërë përshtypje një largim i tillë. Përkundrazi, ndihesha më i qetë kur ato largoheshin duke më lënë të qetë në punën time. Përbrenda zieja. Ç’kisha kështu? Zagushi kur temperatura jashtë ishte në nivelet e të mbajturit normal të xhaketës. Duart i lëvizja kot mbi tastierën e kompjuterit, duke formuar lloj-lloj fjalësh pa kuptim. Doja të çohesha dhe të shkoja në zyrën e saj, ta bindja se ajo nuk ishte e sigurt në ato që thoshte. Sigurisht, sepse ajo e la përgjysmë debatin. I jepja të drejtë vetes me atë kokëfortësinë time. Nuk isha fare i qetë. Isha i nervozuar, jashtë natyrës sime, që kur kishte të bënte me femrat, indiferenca i kalonte kufijtë e të qenit njeri normal. Mendimet m’i përkeqësuan sërishmi tak-taket e takave të saj në korridor. Si duket, 
i qerasi të gjithë me amareta dhe kthehej në zyrën e saj. U bëra të çohesha dhe ta ftoja të fillonim debatin. Sa vendosa dorën te doreza e derës, ftohtësia e metalit sikur ma davariti tundimin. U ktheva sërish dhe u ula në karrige. Krak - u dëgjua kërcitja e derës që u mbyll. 
- Ç’bën ajo tani? - thosha me vete. Sigurisht që mendonte si unë për debatin e lënë përgjysmë. Nuk e di si iku ai tetorësh sfilitës. Kur nëpër korridor filluan të dëgjoheshin kërcitjet e dyerve dhe të çelësave në brava, unë vendosa të punoja. Kisha një material në dorë që duhej patjetër t’ia dorëzoja eprorit të nesërmen. Sërish në korridor tingulli i këpucëve të saj. Prita mos kthehej të më përshëndeste. Zemra më rrihte fort sa dukej se do të më dilte nga kraharori. Por jo, zhurma e takave pas çdo trokitjeje e shtonte largësinë. Kur ajo zhurmë u shua thuajse fare, iu ktheva punës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:04 am

Atë mbrëmje ika vonë në shtëpi, sikurse të nesërmen në mëngjes erdha më shpejt se herët e tjera. Doja t’i jepja dorën e fundit materialit. U mbylla në zyrë dhe u zhyta në punë. Kur i vura pikën e fundit, pashë orën që çuditërisht shënonte 
09-00. Pra në zyrë kisha 1 orë e 10 minuta. Nuk më besohej. Po Ermira, nuk kishte ardhur sot? Si nuk e ndjeva trokitjen karakteristike të këpucëve të saj në korridor? Me siguri nuk ka ardhur,- thashë me vete. Mos vallë është sëmurë? Dhe brenda vetes ndjeva një alarm të paemërtuar. Asnjëherë nuk isha alarmuar për mungesa të tilla të vartësve të mi dhe jo më për një punonjëse të re që nuk e kisha njohur ende mirë. Ra zilja e telefonit, ishte Blenardi, shefi i Ermirës dhe shoku im. 
- Do të vish të pimë një kafe? Jam edhe me atë punonjësen e re. Dil një herë nga guaska,- qeshi ai në telefon me atë ëmbëlsinë e tij.
- Faleminderit, por kam një material në dorë,- gënjeva, sepse materialin sapo e kisha përfunduar. E ndjeva se u skuqa. Kur gënjej, edhe pa zarar, skuqem deri në vesh. Doja si dreqi të shkoja, por e kuptoja lehtë brenda vetes se do të ndihesha keq. Isha i bindur se në këtë rast, duke pasur parasysh etjen time për të kundërshtuar femrat dhe heshtjen kur nuk jam tek për tek me to, do ta thelloja edhe më shumë bindjen e saj se unë isha një mashkull burracak, kokëfortë dhe i pandryshueshëm në sjelljen me femrat. Unë e di se si e mbajta veten kur dëgjova zhurmën e hapave të tyre në korridor. Një zot e di se ç’më gozhdoi në karrige si mumie dhe nuk më la të turresha drejt tyre si një adoleshent kur i turret së dashurës, e cila largohet pas një zënke banale. 
- Kështu është dashuria?- pyeta veten. 
- Po, kështu është,- më ktheu përgjigje dikush nga brenda meje. 
Pra, unë kisha rënë në dashuri? Unë, mashkulli i pabindur, kokëfortë, që përleshesha me fjalë në çdo çast me to, vjen një moment kohor i paparashikuar dhe bie nën tutelën e dashurisë së panjohur, aq më tepër të një gruaje? O Zot, më kthjello mendjen! Me këto mendime kaluan ditë të tëra. Kërcitje takash në korridor, ndonjë përshëndetje e rastësishme para godinës së zyrave kur ajo ishte e shoqëruar, të rrahura të forta zemre, psherëtima të brendshme dhe të jashtme, imagjinata nga më të pakapshmet. Shkollotitje në punë, hutime në biseda mes miqsh, kujdes më i madh për lukun, veshët pipëz për të dëgjuar kërcitjen e takave, drithërima kur dëgjoja trokitje në derë, prishje humori në dyndjen e herëpashershme të miqve, orë të tëra mendimesh të turbullta..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:04 am

Kështu dy muaj, muaj ankthi dhe pritjeje të një trokitjeje në derë apo të një ftese për kafe, kur në fakt duhej të isha unë ai që duhej ta hidhja një hap të tillë. 
Atë fundjavë të parë prilli, padurimi kishte arritur kulmin. Ishin minutat e fundit të orarit zyrtar. Me Ermirën vetëm sa isha përshëndetur në orët e para të mëngjesit, kur po dilja për të marrë një shishe ujë, ajo po futej në zyrë së bashku me Blenardin. Kur u përshëndetëm, ajo më buzëqeshi ndryshe nga herët e tjera. Ajo përshëndetje kishte një përzemërsi, provokim, afinitet. Atë ditë ajo ishte veshur si asnjëherë tjetër. Një fustan ngjyrë lejla përmbi gju, i puthitur pas trupit, ia nxirrte në pah të gjitha hiret e linjave që Zoti ia kishte falur pa doganë. Beli i hollë, kofshët harkore dhe të ngjeshura, pulpat e hajthme që ndrisnin si qelibar, buzët e ndritshme me një ngjyrim lëkure dhe dekolteja e hapur deri në fillimin e rrumbullakësisë së gjinjve, e bënin tepër provokuese. Nuk mund të thosha se ishte shumë e bukur, por me prezencën e saj të ofronte feminilitet kaq tundues, sa asnjë 
mashkull nuk mund t’i lëshonte pe, qoftë edhe mashkulli më indiferent. Dukej se parapërgatitej për dashuri ose për një vizitë të rëndësishme. Performanca e saj të linte të kuptoje që shijet e saj kërkonin një respekt perfekt midis modës dhe respektit për vendin e punës. Silueta e saj nuk m’u hoq asnjë minutë nga mendja atë ditë pranvere. Rrija i mbështetur në karrige me sytë lart në tavan, duke u dhënë syve imazhe të ndryshme, pamje të lukut të saj, ku objektivi i projeksionit ishte tavani i zyrës. 
Në korridor filluan kërcitjet e bravave. Dalëngadalë zhurmat shterën. Gjithçka ra në qetësi. E hoqa shikimin nga tavani dhe ndërpreva mendimet iluzive me projeksione të lëvizjeve të Ermirës. 
- Po ajo si iku?- pyeta veten. Si nuk e dëgjova ecjen e saj karakteristike në korridor? Mos vallë ajo u sfumua nga zhurmat e tepërta të nxitimit fundjavor? Çudi?! 
Kur në korridor një lëvizje brave, pastaj tak, tak, tak. Ishte tingulli i lëvizjes së takave të saj. Ritmi i rrahjes së zemrës sime ishte i njëllojtë me ritmin e lëvizjes së takave të saj. Tak, tak, tak, zemra! Tak, tak, tak, ritmi takave të saj në korridor. Mos më bënin veshët, apo me të vërtetë ajo zhurmë takash po afrohej drejt derës së zyrës sime? Në derë u dëgjuan dy të trokiturat e saj.
- Hyr! – thashë në një gjendje ankthi. Dera u hap ngadalë dhe në gjysmëderën e hapur u shfaq silueta e asaj që prisja, Ermirës. Ajo qëndroi për disa çaste duke më buzëqeshur te dera, pastaj bëri dy hapa para duke lënë derën hapur.
- Mos keni ndonjë problem? Mund t’ju ndihmoj? - i thashë duke u ngritur në këmbë. Gjaku brenda trupit filloi të më ziente. Ajo ktheu kokën paksa në profil dhe në fytyrë mblodhi një nënqeshje provokuese që, o Zot! Nuk po fliste, por më shihte me atë nënqeshjen provokuese që dukej sikur thoshte: Nuk po më kupton? 
Në korridor një qetësi varri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:05 am

Dera gjysmë e hapur ishte treguesi më i qartë i një mbretërie heshtjeje, sa edhe frymëmarrjet tona ndiheshin aq qartë sa dukej sikur ishim një trup.
- Mos doni t’ju çoj me makinë në shtëpi? - më shkoi goja në të kundërt të mendimit. 
- Jo, kam kohë. Sot jam beqare, fëmijët me burrin janë nisur në mëngjes për në Gjirokastër. Kthehen në darkë. Duke ngritur vetullat harkpërpjetë dukej sikur më thoshte: Nuk të pëlqen?
Humba çdo lloj gjykimi. Instinktivisht dora më shkoi te çelësat që i kisha vendosur mbi syprinën e tavolinës. Me dy hapa u gjenda te dera. E rrotullova vrullshëm çelësin te brava sa ajo mori rrotullimet e mbylljes së plotë. Fika dritën e zyrës. Ajo ra menjëherë në gjysmerrësirë. Ermira më shihte me po atë qëndrimin e mëparshëm. Sa e bukur dukej! Sa delikate dhe provokuese! Organi im mashkullor kishte marrë përmasat më të plota të ngasjes. Si asnjëherë në jetën time nuk isha ndierë kaq i etur dhe i papushtetshëm përpara një gruaje dhe logjikës sime të ftohtë. E kapa për beli me të dyja duart sa m’u duk se e këputa në mes. Pastaj fillova ta mbuloja me të puthura ku të mundja. Buzët e mia nuk reshtën për mëse dy minuta duke u ngulur me kënaqësinë më të madhe epshore në ballë, në sy, faqe e gushë e në buzët e saj qumështore. Ajo nuk po bënte asnjë veprim. Qëndronte ashtu, më këmbë, ende 
me buzëqeshjen dhe indiferentizmin epshor që zor ta komandosh në të tilla raste. Unë hoqa kollaren dhe e hodha mbi karrige. Zbërtheva këmishën dhe e shtrova në shesh si çarçaf. Të njëjtën gjë bëra edhe me kanotierën. Në dyshemenë e zyrës u formua një lloj qilimi improvizues në gjatësinë e trupit të Ermirës. Ajo rrinte po ashtu, duke parë po me atë indiferencë veprimet e mia. Pastaj u sula tek ajo. I hoqa fustanin dhe para meje u shfaq si në përralla ajo grua gjysmëlakuriq. Dukej si statujë. Në atë gjysmerrësirë, ai trup i bardhë të ndillte afshin shtazarak të jetës. Ia hoqa mbathjet dhe sytienat aq rrufeshëm, sa ajo atëherë më pa me çudinë e saj karakteristike, që e shprehte me mbledhjen e vetullave dhe hapjen paksa të gojës. 
E shtriva në dysheme. Mjekrën time e vendosa në fillimet e fundkofshëve, duke puthur atë pjesë të trupit ku brisku pastërtor merr atë pjesë që ndodhet vetëm disa milimetra larg organit aq të pushtetshëm të femrave. Mjekra ime filloi të ngjitej lart me gjithë gjatësinë e trupit që pushtohet nga vendosja e parë e mjekrës deri në buzët e hajthme. Te trupi i saj ndjeva vetëm disa drithërima, por ajo nuk kreu asnjë lëvizje me duar apo me gojë mbi trupin tim. Ekstaza ime kishte kaluar në brimat e shejtanit. Çdo gjë përreth më dukej e errët, si një natë dimri në mes të pyllit. Organi im mashkullor depërtoi në oazin e saj të paqtë me një rebelim komiti, që zbret nga mali prej vitesh të tëra në parajsën e krevatit dashuror.
- Oh! - dëgjova nga goja e saj. Një “oh”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:05 am

si përkëdhelje puhize detare në mesditën pranverore. Asgjë tjetër. Ajo rrinte si statujë, duke mos bërë as lëvizjen më të vogël. Një statujë e mermertë si ato të Butrintit, që të provokojnë t’i shohësh, por jo t’i prekësh. Unë as që mendoja për të, pasi çdo pikë mishtore e trupit tim kishte marrë zjarrminë e ngjizjes brenda trupit të saj. Fillova të lëvizja, ta mbështillja rreth vetes, ta shtrëngoja, ta ledhatoja, ta puthja, ta lëpija, ashtu si kisha lexuar apo parë në filmat pornografikë. Ishte hera e parë që bija si një lugat mbi një qenie kaq delikate. Në filma çdo gjë më dukej e pështirë dhe ofezë për personalitetin tim, nëse do të veproja në jetë në atë mënyrë. Kurrë nuk e mendoja veten në ato raporte ku po bëhesha eksploruesi dhe i pangopuri i një femre. Frymëmarrja po më shpejtohej. E ndjeva se pas disa sekondash nga organizmi mashkullor do të rridhte ai lëngu i bardhë, i 
trashë, që të jepte kënaqësinë më të magjishme mashkullore. Këtë e kisha provuar në adoleshencën time, kur masturbohesha netëve në dhomën time sekretmbajtëse. Frymëmarrja po arrinte kulmin e shpejtësisë. Fillova të rënkoja paksa. Kur ja… Në ato momente ajo më dha një të shtyrë dhe u çua në këmbë. Penisi im, nga ai ndryshim i menjëhershëm i temperaturës, u tkurr menjëherë në momentin më delikat, kur kënaqësia përjashton hidhërimin, kur në kanalet e veçanta të orgazmës qumështi im i bardhë mashkullor kishte arritur afërsisht në pikën e zbrazjes.
Mbeta ashtu me gjunjë në shesh, mbi këmishën time të bardhë, duke kundruar ende me zili lakuriqësinë e trupit të saj të bukur. Për aq kohë sa unë vuaja stepjen e ngrysjes së orgazmës, ajo u vesh, rregulloi me duar flokët, vendosi çantën në parakrahun e majtë dhe u largua pa thënë asnjë fjalë. Nuk më besohej. Isha në ëndërr? Ç’pati ajo? Ashtu me pantallona nëpër duar u zvarra deri te dera. Zgjata kokën, kishte kohë që trokitja e takave të saj nëpër korridor ishte shuar. Mbylla derën me çelës dhe ndeza dritën. Isha mpirë i tëri. Vrapova te telefoni dhe formova numrin e saj. Ajo sikur e priste këtë telefonatë dhe e hapi menjëherë, duke thënë e qeshur: 
- Urdhëroni zotëri! 
Kjo përgjigje sikur më ngrohu, por më lagu pantallonat me qumështin e bardhë që ishte në buzën e zbritjes së organit, në pritje të një veprimi apo zërit të ngrohtë të saj, pavarësisht distancës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:05 am

- Ermira, pse ike ashtu?
- Ika ashtu si e meritoje.
- Pse? - pyeta me gjysmë zëri.
- Sepse ti nuk di si të sillesh me femrat. Ti nuk di t’i trajtosh dhe t’u japësh vendin e duhur. Ti je një mendjemadh, që e shikon gjininë femërore si një vegël pa vlerë, vetëm për të shfryrë epshet mashkullore, për të gatuar apo larë, i sheh me përçmim. Ti me femrat flet aq mekanikisht, sa ato të duken si pjesë e tepërt dhe e padëshirueshme e një shoqërie. Nuk ke ndjesinë e vërtetë të dashurisë, të etikës, të të bërit kompliment si një domosdoshmëri ndaj seksit të dobët. Ti nuk arrin të kapësh arsyen e vlerësimit ndaj qenies femërore, dëshirën për të kultivuar respektin ndaj gjinisë sonë.
- Ermira, çfarë po thua? Përplasa dorën e majtë në tavolinë.
- Ato që më keni thënë ju për femrat muaj të tërë, ato po them.
- Atëherë si e hodhët një hap të tillë që të bënit seks me mua?
- Unë nuk bëra seks. Seks, si një derr i pangopur, u munduat të bënit ju. Unë pranova me koshiencë, duke shkelur një pjesë të personalitetit, një kontakt fizik për të provuar dhe parë nga afër se ku arrin burrnia e një megalomani dhe të ashtuquajturi indiferent ndaj femrës. E patë sa vleni përpara një femre? Mua zëre se deshën të më përdhunonin.
- Ti po bën shaka. Nuk mund të vije tek unë ashtu kot. 
- Erdha e vetëdijshme ashtu kot. Dhe e vendosa skenarin ashtu si desha. Ju lashë në gjunjë përpara një ekstaze mashkullore të pamotivuar.
- Në emër të kujt e bëre këtë gjunjëzim?
- Në emër të respektit për femrat. Të atyre femrave përpara të cilave ju mundoheni të hiqeni fodull, edhe pse jeni kokëbosh. Respekti ndaj femrës nuk shpreh dobësinë e një mashkulli, por shkallën e kulturës dhe emancipimit të tij. Ne nuk jemi të mira, të bukura, të zgjuara vetëm atëherë kur përmbushim dëshirat tuaja shtazore mashkullore. Jo! Ne jemi gjithmonë qenie të brishta, delikate, por me një forcë të brendshme shpirtërore dhe njerëzore që pak meshkuj mund ta kuptojnë sot në Shqipëri.
- Ermira të lutem, unë të dashuroj.
- Pse i thua sot këto fjalë dhe jo ditë më parë? I thua sot, sepse sot provove magjinë, bukurinë, përsosmërinë e seksit. Ndjeve nga afër erën dhe bukurinë e magjisë seksuale femërore. Po mos ta provoje këtë magji, ende do të mendoje si më parë duke na parë me nënvleftësim. Jam e bindur se pa magjinë e pushtetshme të seksit, ti kurrë nuk do ta thoshe fjalën “të dua”. Para kësaj fjale, nëpër kurorën femërore duhet të kalojnë të tjera erëra të ngrohta, puhi ledhatuese, fjalë mikluese. Por ti nuk ke dashur t’i japësh tek asnjë femër, sepse nuk je munduar të kuptosh botën e tyre të brendshme aq të pasur. Prandaj dhe femrat i sheh me indiferencë. Ndërsa unë e kam gjetur dashurinë time dhe nuk kam nevojë për atë dashuri pa ëmbëlsinë e brendshme që ti nuk e ke brenda vetes. Sinjali i celularit u mbyll. Unë rrija ende me receptorin e telefonit në dorë dhe me pantallonat nëpër këmbë. Trashësia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:06 am

e qumështit mashkullor kishte lënë gjurmë në pantallona. U ula në karrige, ku ndjeva ashpërsinë e veshjes prej basme në lakuriqësinë e të ndenjurave të mia. Koka po më bymehej nga inati. Isha gati të çohesha, të bërtisja, të ulërija, të përplasja karrige, tavolina, telefona, tastiera në çimenton e zyrës, ku ende qëndronin të shtrira këmisha dhe kanotiera. Ende te këmisha qëndronte shenja e formës së trupit të saj nga djersët dhe kontakti me çimenton. Nuk më bëhej t’i merrja. Edhe pse ishin bërë pis, do të doja që ato dy rroba të trupit tim, me erën e trupit të saj, të çimentoheshin përjetësisht në atë katror pllakash të zyrës sime si relike të dashurisë sime të parë. Ashtu, me gjysmëlakuriqësinë time, ato rroba aty më dukeshin si dëshmitare qortuese të një prej momenteve më fyese, më përulëse ndaj qenies sime. Kurrë nuk e kisha menduar që do të merrja një mësim dhe një pësim të 
tillë nga një femër. E quajta veten të depersonalizuar shumë, larg atyre instinkteve që i vishja vetes sime në jetën e përditshme si poliedrik, i ekuilibruar, enigmatik, i aftë për të përmbysur situata të disfavorshme. 
Jo! Isha një hiç. Një dështak dhe krejt i ofenduar qysh në dashurinë e parë. Aq më tepër me një grua. Nuk e di sa orë ndenja ashtu duke kuvenduar me rrobat e vendosura në dysheme, nën hijen e pantallonave nëpër këmbë. Sa turp! Burri me pantallona nëpër këmbë. Burrë që nuk është i aftë të mbrojë dashurinë. Kur i mora për t’i veshur, këmisha dhe kanotiera ishin bërë për faqe të zezë. I shkunda, i spërkata me pak livandë dhe i vesha. Trupi m’u rrëqeth. Në ato rroba qëndronin bashkë dashuria dhe dëshmia e dështimit tim. Nga zyra dola natën, që njerëzit të mos më shikonin gjurmët dhe njollat e zeza në këmishë. Rojës së natës iu vodha duke bërë të paparin. Në rrugë thuajse vrapova për në shtëpi. U vidhesha njerëzve. Sa hapa derën e shtëpisë u futa në banjë. Pyetjes së nënës se pse isha bërë pis, iu përgjigja se më ra nga një ballkon uji i pistë që vinte nga ujitja e luleve. 
Të nesërmen, pantallonat, kollaren, të mbathurat, kanotierën, këmishën dhe çorapet e asaj pasditeje i mblodha në një qese celefoni dhe i hodha te mbeturinat. Vetëm ashtu, duke mos i parë më, duke mos i veshur më, nuk do të më kujtohej më ajo ditë. Ditë kur unë njoha rëndësinë femërore, të përçmuar instinktivisht nga dëshira idiote për të nxjerrë në pah superioritetin e pabazuar dhe idiotesk mashkullor apo, më mirë të themi, njoha sinqerisht sa dhe si duhet të qëndrojnë raportet e vërteta ndërmjet gjinive të bazuara mbi arsyen, rëndësinë, individin, kohën, vendin, intelektin, dashurinë... Veten e ndieja të pazotin për të qenë i sinqertë me personalitetin. E ndieja që shkolla më kishte larguar nga jeta reale, nga njerëzit, nga koha, nga zhvillimet. Jeta ishte më e gjallë, më e bukur, më e vështirë, më interesante, më e zhurmshme, më e pasigurt, më... Indiferenca dhe fodullëku im brenda katër 
mureve të zyrës dhe shkollës, pastaj shtëpisë, jetesa vetëm me rezultatet e shkollës, disiplina në punë dhe korrektesa e tepruar, më kishin hequr të drejtën e të parit dhe të vlerësimit real të shoqërisë.Albert Zholi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:07 am

Albert Zholi  
  
 


Çami i Filatit dhe kosovari i Mynihut



“... GJUHA JONË SA E MIRË...”

Bashkë me një mikun tim hymë në një lokal të vogël, në rrugën “Zinono” , Athinë, dhe porositëm nga një birrë. Kamarieri ishte një mesoburrë i shkurtër e i shkathët. Ne akoma nuk kishin këmbyer dy fjalë, ai u gjend me dy birrat që i mbante majë gishtave të dorës së majtë, në një tabaka, në dukje argjendi. 
-Shqiptarë jeni zotërinj ?- foli kamarieri duke na përshëndetur me kokë.
-Po, po juve, mos jeni nga Gjirokastra?
Ai qeshi, na pa në sy me dashamirësi dhe na tha se ishte shqiptar, por jo nga Gjirokastra. 
-Nga dialekti dukeni si gjirokastrit, ia ktheu miku im.
Por unë s’kam qenë asnjëherë në Shqipëri ,-sqaroi kamarieri.
- Si s’keni qenë në Shqipëri ?- pyeta unë. 
- Jam çam nga Filati,-shpjegoi përsëri kamarieri. Ndërsa kamarieri vajti tek një klient i porsaardhur, ne mbetëm disi të shushatur.
- Epo të ka faj çami ?! Është më shqiptar se shqiptarët –foli si me shaka miku im dhe e gjysmoi birrën me një frymë.
- I rritur dhe i lindur këtej dhe e flet shqipen më mirë se disa emigrantë që më shpejt kanë harruar shqipen se kanë mësuar greqishten- fola unë me mikun e tavolinës.
Në këtë kohë ia mbërriti kamarieri.
-Nuk dua t’ju lë vetëm, por puna ...
-Si ka ndodhur që nuk e keni harruar shqipen?- e pyeti sërish miku im.
-Ndonjë i ikur nga Shqipëria mund ta harrojë, kurëse ne e kemi folur brez pas brezi . Atë që do shumë nuk e harron – dhe ai përsëri qeshi miqësisht.
- Kini vite këtu tek kjo punë ?- pyeti miku im sa për të vazhduar bisedën.
- Kam katër vjet. Më parë kam qenë në kurbet. Në Amerikë, në Gjermani ...edhe andej shqipen nuk e harruam, se do bëheshim harram...
- Pse thua “ nuk e harruam”?-fola unë.
- Se nuk kam qenë vetëm . Isha në punë me një kosovar në Mynih .Ai kosovari mbante ca libra në shqip dhe lexoja edhe unë bashkë me të ... “Gjuha jonë sa e mirë / sa e ëmbël, sa e dlirë ...” recitoi ai vargjet e Naimit dhe fluturoi tek një klient i porsaardhur ...
Duke marrë vargjet e Naimit me vete , dolëm nga lokali të mrekulluar.

Athinë 1997
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:07 am

Albert Zholi  
  
 


NËNA



Pranë muzeut qëndror të Athinës, në kthesën e një udhe, gjithmonë shihja një grua plakë që lypte me një tas kaucuku mbi gjunjë. E veshur në të zeza, me kokën të rënduar nga mosha e nga hallet, e me sytë nën këmbët e kalimtarëve, ajo heshtëte me dhimbjen në gjoks, duke pritur lëmoshën.
E shihja dhe e shihja atë plakë të heshtur dhe, sa herë dora ndjente monedha metalike në xhep, përkulesha mbi tasin kaucuku pa i mbajtur këmbët. Por një ditë plaka i ngriti sytë, nga nënkëmbët e kalimtëarëve për t’i dhënë një cast pushimi a një cast lirie, apo për të treguar se akoma jetonte dhe kishte fytyrë njeriu.Sa i pashë sytë e saj, në atë fytyrë ikone, mbeta. I njihja ata sy. Edhe atë fytyrë e njihja. E njihja të gjithën atë plakë, atë nënë të dhimbsur, që ishte bërë e gjitha dhimbje. Djalin e saj e kisha shok dhe sa e sa herë i kisha shkuar në shtëpi, e kisha përqafuar si nënën time e më kish përqafuar si Spiron e saj ... Sa më pa, lëshoi tasin mënjanë e bëri të ngrihej, por gjunjët s’e mbanin. Edhe duart, që i dridheshin, nuk e ndihmuan dot. Edhe loti, që iu këput nga syri, nuk e çliroi dot shpirtin e dridhur.
E mbërtheva nga dy supet e ajo cuditërisht m’u gjend në gjoks. Edhe unë në gjoksin e saj u gjeta.
U ulëm në një stol aty pranë. Ajo shihte malluar, më fërkonte duart me duart e saj të reshkura dhe përsëri heshtëte.
Edhe unë nuk guxoja t’a prishja atë heshtje malli, dhe pse në tru më godisnin pyetjet: “Ç’është bërë Spirua ?...Pse e ka lënë kështu nënën??? Nga të gjithë ato pyetje, që më godisnin trurin, asnjëra nuk arriti tek fjala. Vec kur dëgjova nga nga gjuha ime, atë që truri nuk e kishte ndjerë goditjen e saj: “Spirua është martuar ?”Ajo i hoqi sytë nga fytyra ime, e kërkoi frymë nga fundi i shpirtit dhe më nje zë të trembur u përgjigj :”Është martuar”. Dhe përsëri e lëshoi frymën në fund të shpirtit e ra në heshtjen e saj të zakonëshme. Nuk e lëndova më zemrën e saj të dhimbur... Pyeta veten e ajo mi tregoi të gjitha ...
Aty tek anë e udhës, tasi prej kaucuku mori pamjen e një arkivoli të zbrasur, që mezi priste këtë plakë të sosur, që ta treste gjer në fund .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:08 am

 Albert Zholi  
  
 


GJASHTË SY



-skice-

Hyri në shtëpi, gati në përhumbje të plotë. Gjymtyrët nuk i bindeshin. Në fytyrë i qe salduar një nënqeshje abstrakte. Çdo gjë përreth dukej e turbullt dhe e paqartë. Sa hyri, u plas në kolltuk. Babai, nëna dhe motra trembëdhjetë vjeçare e shihnin si të mpirë. Asnjëri nuk guxonte t’i afrohej. E shihnin dhe mendonin se ai kish marrë mbidozë heroine. 
Arturi kishte mbi gjashtë muaj që kish hyrë në grupin e narkotikëve. Kohë me dhimbje, ankth, para të vjedhura në shtëpinë e tyre. Befas lëshoi një klithmë të përgjysmuar:
-Ujë!
Si me komandë u çuan të tre, por e jëma u gjend më pranë me godën në dorë. Ai e mori godën, instiktivisht, dhe e afroi në buzë. Dora i dridhej aq shumë sa gjysma e ujit u derdh në trup. Atë gjysmëujë e thithi me një të kthyer. Godën e lëshoi pa përgjegjësi. E motra e shihte me keqardhje, me lotë në sy. Në atë heshtje, shtëpia dukej si një burg-bunker pa asnjë rreze drite. Pas disa minutash dremitje sikur u përmend. Edhe gjashtë sytë që ishin mbi të sikur morrën jetë. Ai hapi sytë plotësiht dhe i ndaloi me rradhë tek nëna, babai, motra. Te motra ndaloi më gjatë. Si duket i bënë përshtypje lotët në sytë e saj.
-Pse më shikoni kështu, nuk ju pëlqej?! Eh, sot kam marrë diçka më tepër, por do të më kalojë. Si duket ju shqetësoj, atëherë po iki dhe nuk vij më që të mos më shihni-tentoi që të ngrihej. Ata u sulën dhe e ulën në kolltuk.
-Faleminderit, kjo tregon se më doni. Mos qaj ti motër, unë s’i bëj dem njeriu veç vetes sime.
-Po, pse kështu mor bir, nesër mbush nëntëmbëdhejtë vjeç. Ti duhet t’i dalësh krahë familjes tani-i foli babai me ton të butë.
-Unë krah familjes?! Unë s’jam i zoti i vetes. Unë dua vetëm drogë dhe gjumë. Nuk jam i aftë as të mësoj as të punoj. 
-Ne lame atdheun për pak ekonomi e ti u katandise kështu pa një udhë në jetë?!
-Po, ne, ne, atdheu, ekonomia, turpi, nuk i njoh këto fjalë. Nuk i njoh morët vesh! Vetëm pluhurin e bardhë, ai është gjithëçka. Vetë më late të lire. As më flisnit nga veja e çfar bëja. Të më kishit futur në punë më parë…
Gjashtë sy e shikonin me dhimbje. 
Gjashtë sy s’e besonin.
Gjashtë sy, që dikur e adhuronin…

Glifadha, 27.8.2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:08 am

Albert Zholi  
  
 


TAKOHEMI NË KOSOVË



Vërini poshtë interesat, grindjet dhe egoizmat e veçanta dhe përmbi gërmadhat e këtyre gjarpërinjve, ngrini statujën e hijëshme të interesit të përgjithshëm të Kombit.
FAN NOLI

Kemi mbaruar të tërë po qe se, secili mendon për vete e jo për kombin.
MARIN BARLETI

TAKOHEMI NË KOSOVË
-skice-

Me E.M., nga Gjirokastra, isha njohur rastësisht, te kioska “Everest” në Athinë, ku shiten gazetat shqip. Ishte fundjanari 1998. Ato ditë shoqatat shqiptare në Athinë po bënin përgatitjet për pritjen e gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare. 
Atë ditë E.M ai rrinte disi i tërhequr, jashtë natyrës së tij. 
-Nuk je ai që të kam njohur-i them.
Ai më pa në sy, rrotulloi kokën dhe psherëtiu. Ajo psherëtimë nuk tregonte lodhje, por diçka midis sigurisë dhe ankthit.
-Po ja, pronari grek ku punoj është fanatik i mbrojtjes së serbëve. Millosheviçi ka të drejtë-më thotë. Akoma më i tërbuar është djali i tij që punon me mua. Ai thotë se ortodoksët sllave kanë shumë të drejtë që të mbajnë ndënë thunder kosovarët. Feja ortodokse është më e besueshmja dhe më e përparuara sot në botë. 
Unë mundohesha t’i sillja për ne fakte që vërtetonin të kundërtën e këtij problemi, por … Dhe tashmë kur problemi kosovar e ka marrë në dorë NATO, dje me tha se do të nisej për në Kosovë që të luftonte përkrahë forcave të Millosheviçit. Kur e pashë se ishte verbuar deri në indet e trurit, iu përgjigja:
-Takohemi në Kosovë. 
Ai nuk u besoi syve e veshëve. Por edhe unë e vendosa. Shkova mora paratë për sa kisha punuar. Ja tani ndodhem para teje. Do të marr pjesë edhe në këtë demostrim dhe në mbremje do marr udhë. Do takoj prindërit në Gjirokastër dhe të nesmën do shkoj në Kosovë. 
E dëgjoja i përlotur. Dhe ashtu e përqafova.
Dhe ai iku. Nuk mora asnjë njoftim për njeriun e mire E.M.nga Gjirokastra. Ditën e Bajramit të vitit 2000, rastësisht, u ndodha në plazhin e Durrësit. Miku që shoqërohesha më tha që të shkonim të vizitonim një lokal me emërin “Drenica” të vëllezërve KAPITI, i cili, gjatë luftës në Kosovë u bë qendër e grumbullimit të vullnetarëve. Kishte dhe një arsye tjetër që më shtyu të shkoja aty. Data 5 mars është data e vrasjes të legjendarit Adem Jashari. E sosëm frymën te ai lokal i thjeshtë. U befasova. Ishte një lokal-muze, ku paraqitej gjithë aktiviteti i këtij lokali për mobilizimin e shqiptarëve të diasporas, që shkonin në frontin e luftës në Kosovë. Në faqen kryesorte të lokalit ishte fotografia e Adem Jasharit, me një mitroloz qëë nxirrte zjarr pa ndëprerë, dhe pranë tij flamuri kombëtar shqiptar. Duke pare fotografitë e shumta u përballa me një fytyrë të njohur. Ishte E.M. nga 
Gjirokastra. U përqafuam të malluar. Pastaj ai më prezantoi me të fejuarën. Ajo ishte nga Drenica legjendare e Kosovës.
-Nga ky lokal u nisa për në Kosovë. Shkova, luftova bshkë me shokët, fituam dhe u fejova. Sot duhej të isha në Drenicë, por ashtu e pata një hall dhe erdha te “Drenica” Kapiti. Vetëm një gjë më ka ngelur merak gjatë luftës, se nuk e takova djalin e pronarit grek. Dua të shkoj në Athinë sa t’ju them se me kë ishte e drejta dhe kush fitoi, pastaj nuk dua të shkoj më në Greqi. Me gjithatë ndoshta dhe ai e ka kuptuar...

5 Mars 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:09 am

Albert Zholi  
  
 


NDËRGJEGJE



Ata të tre ecnin pa folur. Ecnin, pas njëri-tjetrit, në distancën 2-3 metër. Secili në shpinë mbante nga një çantë sportive të mbushur me ushqime e me ndërresa. Të tre ishin nga një fshat dhe ishte hera e dytë që e bënin këtë rrugë. Herën e parë, para një viti, kishin udhëtuar dymbëdhjetë orë, në këmbë e kishin mbërritur në një fshat, në periferi të Athinës. Zunë punë në një fermer. Ai u dha pa lekë, një dhomë përdhese, që përdorej si depo veglash. Ata e rregulluan aq mire sa të nesërmen pronari nuk u besoi syve. Jetuan për një vit, si një familje me tre vëllezër. Punonin njësoj, paguheshin njësoj, ushqeheshin njësoj. I kishin mësuar me imtësi huqet e njëri-tjetrit. Pronari, fjalëpak e kërkues, bënte çudi me “tre shokët-vëllezër”. Emërat as që morën mundim t’i ndërronin, ishin Doriani, Albani e Kreshniku. Edhe në moshë ishin njëzetë e shtatë vjeçarë. Albani e 
Doriani ishin të martuar, kurse Kreshniku akoma beqar. Ai ishte edhe më hokatari e më i shkathëti edhe në punë. Pronari disa here donte ta paguante më tepër nga shokët, por ai i kishte thënë “Jemi njësoj të tre”. Pasi mbushën vitin dhe vunë disa para mënjanë, vendosën të shkonin në Shqipëri e të shmalleshin. Morrën lejë nga pronari dhe u nisën. U cmallën dhe …
Të tre, morën sërish, rrugën drejt Greqisë. Sigurisht në këmbë se për vizë as mund të bëhej fjalë. Përsëri kaluan nga Konispoli. I ishin afruar Filatit, pranë rrugës automibilistike kryesore. Ora ishte 04-30 e mëngjesit. Tek-tuk dëgjoheshin të lehura qensh dhe këngë këndezash. Pjesën më të rreziksjhme të rrugës e kishin kaluar, pikën kufitare greke. Koha ishte freskuar së tepërmi, në atë mes shtatori.
-U çmenda për një cigare-tha Doriani me të avashtë.
-Edhe unë-ia priti Albani.
-Pa më pyesni mua?-vazhdoi Kreshniku.
-Tani me kujdes-tha Albani që ecte i pari,-është e përpjeta shkëmbore.
Donin edhe disa metra që të mbërrinin te rruga matanë, kur Kreshniku rrëshqiti me një “oh” të zgjatur. Kur iu afruan, panë Kreshnikun që mbante gjurin e djathtë me të dy duart dhe shtrëngohej nga dhimbja. Çdo sekondë që kalonte ia shtonte dhimbjet e gjurit, sa këmba filloi t’i mpihej. Në fillim mendoi se do të ishte një goditje e zakonshme, por problemi ishte më serioz. Këmbën nuk mund ta urdhëronte dot më. Ishte jashtë funksionit të trupit. Po zbardhëte. Qëndrimi i gjatë aty, në anë të udhës, ishte i rezikshëm. Mund të binin pre e policies. E kapën nga krahët shokun e tyre dhe e fshehën në një guvë jashtë vrojtimit. I ngritën pantallonin e këmbës së djathtë dhe pane me kujdes. Këmba kish nisur të enjtej
-Po zbardh.
-Do na kapin.
-Ikni ju-foli me dhëmbë të shtrënguar Kreshniku-më mirë të më kapin mua se të treve. Ju jeni më hallexhi se unë.
Ata pane njëri-tjetrin në sy. Sytë u shkëlqyen. Si duket mezi e prisnin atë “lejë” të shokut të plagosur. Përgatitën çantat, duke hequr ushqimet e Kreshnikut dhe pasi u përshëndetën, me shokun e mbetur, u larguan. Ai i ndoqi me sy deri tutje pas kodrës. Dhimbja po i shtohej. Gjuri po i enjtej edhe më. Nxorri nga çanta bidonin e ujit dhe lagu buzën që i digjte. Ishte zbardhur plotësisht. Makinat po shtoheshin nga çasti në çast, duke e mbushur rrugën me zhurmën e motorave. Këmba i dhimbte egër, sa nuk mund ta prekte as me dorën e vetë. Poa orën e dorës. Ishte 11-të. Kishte pesë orë që qe ndarë nga shokët. Me siguri do të kenë mbërritur në Janinë-mendoi. Do zoti nuk i ka kapur policia. Ky mendim e gëzoi dhe sikur e lehtësoi ca. Lëvizi nga vendi. Donte t’i shmangej disi diellit. Befas dëgjoi tingullin e një zileje. Nuk qe kope dhënsh apo dhish, ishte zile e vetmuar. Zilja sa vente e po 
afrohej, deri sa u dëgjua edhe zhurma e patkonjve. Ishte një fshatar me mushkë të kuqe. Edhe donte edhe s’donte ta shihte fshatari me mushkë. Sa po rrotullonte këto mendime, mushka mbërriti aty te këmba e tij. Fshatari zbriti nga mushka me një kërcim atleti dhe i foli:
-Apo pu ise pedhi mu? (Nga je djali im?)
-Nga Shqipëria-iu përgjegj ai greqisht.
-Pse rri ashtu?
-Kam vrarë këmbën e s’mundem.
Burri rreth të 55 vjetët, me një pamje babaxhani, me mustaqe të trasha e të zverdhura nga duhani, iu afrua e i pa gjurin me kujdes. Gjuri ishte enjtur e nxirë, sa fshatari u shqetësua.
-Ç’pak më thua, ky është bërë katran. Vetëm ke ardhur?
-Vetëm-gënjeu.
-Si të quajnë?
-Kreshnik.
-Nuk e them dot atë emër, Niko do të të thërras. Mua më quajnë Llambi. Tani do të të marr me mushkë dhe do shkojmë në shtëpi.
Xha Llambi ecte duke tërhequr mushkën. Njerëzve që e përshëndesnin rrugës nuk u jepte shumë sqarime. Sa hyri në oborrin e shtëpisë foli me zë të trashë:
-Eleni, shpejt ujë të vakët dhe një govatë!
Sa i ngjan babait tim!-tha Kreshniku me vete.
Eleni doli tek dera dhe pa me kurreshtje djaloshin mbi mushkë. Zbriti shkallët për të ndihmuar….

***
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:09 am

Atë mbasdite Kreshniku do të dilte nga spitali i Janinës. Plot tetë ditë kishte qëndruar në atë spitalë. Nënë Eleni i kish ndenjur te koka. “Edhe nëna ime nuk do kujdesej kështu” mendonte Kreshniku dhe nuk dinte si ta falenderonte. Ajo i tregonte për djalin e vetëm që ishte shpërngulur në Amerikë. Ata, burrë e grua, jetonin vetëm në atë fshat kufitar me Shqipërinë. Ajo i përgatiti valixhen me roba për të dale nga spitali dhe priste të shoqin që të vinte. Ai erdhi së bashku me infermieren. Ajo solli fletëdaljen dhe faturën, që shënonte 150 mijë dhrahmi.
-Do paguhen në katin e parë-foli infermierja me buzë në gaz.
-Shëndet të mbarë-uroi ajo Kreshnikun duke i rrahur shpatullat.
Atij sa nuk i ra pika. Kush do t’i paguante gjithë ato para? Ku do t’i gjente? Kjo dhimbje ishte më e madhe se ajo e gjurit para një jave.
-Eleni, merre djalin dhe më prisni te makina. Ja erdha unë-dhe si një djalë i ri nisi të zbresë shkallët.
Iu afruan qendrës së Janinës.
-Këtu afër është një lokal i një fshatarit tone, marrim diçka për të ngrenë dhe bisedojmë-tha xha Llambi dhe ndaloi me kujdes makinën. Hynë në lokal dhe zunë vend. Lokali ishte i thjeshtë, por të binte në sy një pastërti tërheqëse. Pronari i lokalit përshëndeti nga banaku. Kamarieri solli menjëherë gjellët dhe tre birra “Amstel”.
-Të shkuara të harruara!-uroi xha Llambi dhe përplasi goten me “Nikon”.
Uroi edhe nënë Eleni.
-Faleminderit shumë për gjithëçka, që bëtë për mua!
-Dëgjo mor bir, punën tënde e diskutuam së bashku me gruan. Ti për punë ke ardhur në Greqi. Ne na duhet një njeri për punë. Kemi vreshta, kemi edhe bagëti. Mire do të paguhesh, me ne do të hash, me ne do të jetosh, si një familje. Kemi pesë dhoma, njëra është dhoma jote. Ky është mendimi ynë, ti bëj si të të dalë më e mira.
Ky propozim ishte i papritur për Kreshnikun. Kish menduar të nisej sa më pare në Athinë, të punonte dhe t’ju kthente borxhin e spitalit. Me siguri shokët dhe pronari e prisnin. Ç’të bënte?
-Dakord do të rri të punoj te ju, por sot do të shkoj në Athinë të takoj dy shokë-pune, që më ruajnë punën së bashku me pronarin. Dua t’i sqaroj, që të mos dal i pabesë. Pas dy ditësh do të kthehem. Xha Llambi ngriti kokën nga pjata dhe e pa në sy. Sytë e tij shprehnin mosbesim. Por e pranoi arsyetimin e djaloshit.
-Atëhere të mbarojmë së ngrëni dhe të nxitojmë të zemë autobuzin e fundit për në Athinë-tha ai dhe u ngrit vetë i pari.
***
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:10 am

Në Athinë mbërriti rreth ores 21-30. Autobuzi eci për mrekulli. Sa mbërriti shkoi te gabina për të marrë pronarin në telefon. Tre karta telefoni ia kish dhenë xha Llambi para se të hypte në autobus. Merak-plaku, mendoi Kreshniku. Formoi numërin:
-Ne(po)–u dëgjua zëri i tij i vrazhdë.
-Zoti Filip, jam Kreshniku, Kristua, siç më flisni ju.
-Si, Kristua, shqiptari, punëtori im? Po ku je mor bir, shokët më kanë thënë se nuk do të vije tani shpejt.
-Flas nga stacioni i autobuzëve, jam këtu në Athinë, të lutem eja e më merr se nuk kam asnjë dokument dhe …
-Erdha, për njëzetë minuta jam aty.
Morri dhe xha Llambron në telefon, i tha se u gjend mirë në Athinë dhe do kthehesh sipas fjalës.
-Pse nuk erdhe me shokët-e pyeti z. Filip sa u takuan.
-Kisha një problem familjar.
-Ndihet mungesa jote. Tani kemi edhe shumë punë.
Makina ecte me shpejtësi drejt shtëpisë ku ishin edhe dy shokët-bashkëfshatarë. Kur Kreshniku hyri në dhomën e tyre, ata ishin shtrirë dhe dëgjonin muzikë. U shtangën sa e panë. Kreshniku, për të mos e dhënë veten i përqafoi me mall dhe i pyeti për shëndetin. 
-Ne jemi fajtorë ndaj teje-foli Albani pa e parë në sy. 
-Tani do sjell diçka për të ngrenë. Nesër kemi punë të reja. Tani erdhi edhe Krtistoja me fuqi të reja.
-Zoti Filip, unë erdha vetëm për t’ju takuar. Nuk do të punoj më këtu.
-Si, ku do të punosh?
-Në një fshat të Janinës.
-Oh, sa do të të paguajnë aty. Unë do të të paguaj mire.
-Nuk kam bërë Pazar, por do ma vlerësojnë mire punën që do të bëj.
-Pyete në telefon pronarin sa do të paguaj dhe unë do të jap më shumë.
-Jo zoti Filip. Ata m’u gjendën në kohën më të vështirë. Kur u ktheva vetëm u rrëzova dhe vrava gjurin keq. Mbeta në udhë. Zoti Llambro më mori, më shtroi në spitalë e më trajtoi si djalin e betë. U kam shumë detyrime atyre. Nga juve jam shumë i kënaqur, ndaj edhe erdha t’ju falenderoj, por më duhet që të kthehem në Janinë…
Z.Filip tundi kokën. Shokëve u kish ikur ngjyra e fytyrës.
-Mirë, të të vejë mbarë! Punëtorët si ti, gjithëmonë e hapin vetë rrugën e jetës-uroi z.Filip. Tashti ejani ta kalojmë bashkë darkën…

Brahami, 6.9.2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. EmptySat Oct 18, 2008 10:10 am

Albert Zholi  
  
 


GËZIMI



-tregim-

Me Gëzimin jemi vërsnikë. Bashkë mbaruam shkollën e mesme dhe shkollën e lartë, paçka se në degë të ndryshme. Edhe pas universitetit na caktuan në punë në qytetin ku banonim. Gëzimi ishte i pashëm e shumë inteligjent. Të gjithë ndjenin kënaqësi që të shoqëroheshin me të, sidomos vajzat. Kisha shumë shoqe-pune që më kishin kërkuar t’i njihja me Gëzimin. Kishte trup të bukur dhe vishej hijshëm. Kishte me dhjetra raste për fejesë, por qëndronte indiferent. Në mesin e vitit 1989 unë shkova në Tiranë për specializim. Një ditë më lajmërojnë se më kërkonte një shok. Dola dhe shikoj Gëzimin me një vajzë brune. Ajo e kish mbërthyer për mesi dhe kokën e kish vendosur në gjoksin e tij. Ishte hera e parë që shihja një Gëzim kaq intim me një femër. U gëzova se më së fundi e kish hedhur tej indiferentizmin femëror. Pasi u përqafuam ai më prezantoi:
-Lida, një shoqja ime, ose më shumë se një shoqe…
Ajo më zgjati dorën, gjithë delikatesë, pa ia hequr dorën tjetër nga mezi Gëzimit. E ka nga dashuria e tepërt-mendova. Dhe kështu vazhduan për shumë kohë. Sa herë dilnin bashkë Lida thoshte “E dua më shumë se jetën!”
Erdhën vitet e demokracisë. Lida i lutej Gëzimit që të shkonin në Greqi, megjithëse ai ishte në një punë të mire. Erdhën në lagjen ku banoja unë. Në Athinë lindën edhe një djalë. Shkonim e vinim rregullisht te njëri-tjetri. Gëzimi mundohej të punonte ditë e natë. Do punoj tani sa kam fuqi thoshte megjithëse vuante nga stomaku. Edhe Lida, derisa lindi, punoi në disa punë. Më vonë ia vari fare. Kur dilja të bleja diçka e shihja me djalin për dore deri vonë në rrugë. Gëzimi vetëm në punë. Kur shkoja në shtëpinë e tyre Lida ngrihej me përtesë. Në kolltukun ku ulej do gjeje një deng me roba të pahekurosura ku mbizotëronin të brendëshmet e saj. Mbante përpara një filxhan të madh me kafe, përtypte kore-buke me kërcitje që të nervozonin. Robat prisnin aty sa të vinte nëna e saj, pasi Lidës i prishej manykyri i gishtave. Në shtëpi gatuhej rrallë. Gëzimi, i shkretë, më shumë hante ushqim 
të thatë edhe pse stomaku e mundonte. Bizhuteritë e Lidës nuk i linin paratë e mezimarra që të grumbulloheshin. Gëzimi kishte një vit pa blerë një pale këpucë. “Ai Gëzim që vishej me aq shije kur ishte djalë!”. Lida kish harruar që ta puthte me aq dashuri e ta mbante prej mezi Gëzimin e saj.
Një ditë nuk m’u durua dhe i thashë Lidës ato që mendoja.
-Kanë ndryshuar kohët-m’u përgjigj. Duhet t’i përshtatemi jetës greke. Duhet të bëjmë banjë edhe në mëngjes, bile, shpesh, duhet të hamë edhe jashtë.
Gëzimi ishte prerë në fytyrë. Ajo fliste vetëm greqisht, edhe pse bënte aq gabime sa mezi gjente fjalët.
-Dëgjo Lida, ti për dhjetë vjet ke nxjerrë nga goja vetëm fjalët “Gëzimi, Gëzimi, e di Gëzimi, si të dojë Gëzimi”, ndërsa sot, më mirë të mos të të kisha njohur!-dhe ika i turbulluar. Duke ikur m’u kujtua një thenie e Niçes: “Zgjodha gruan më të hidhur se vdekja!”… këtë thënie ndoshta e dinte edhe Gëzimi, por akoma nuk e dinte fëmija e tyre…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PROZE- nga autore te ndryshem. Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PROZE- nga autore te ndryshem.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Prozë popullore nga trevat shqiptare
» POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: