Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PROZE- nga autore te ndryshem.

Shko poshtë 
+4
Dr!lj@
zeriatdheut
Eva0506
Orfe@
8 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 12:07 am

Ejup Ceraja  
  
 


MUAJT E VITIT LAVDËROHEN



TREGIM PËR FËMIJË

Muajt e vitit seç krenohen, në prani të tjerëve si shumë lavdërohen. Sikur gjelat ata krekosen, kur mes vete ashpër llafosën. Secili dëshiron të jetë i parë, pa i vënë gjërat fare në kandar. Si t’i qesin vlerat në peshore, kur janë në varg si dorë për dore? I pari të fundit se dëgjon se largësia i pengon. Andaj të gjithë tok sikur brumbull, vendosën për një çast të bëhen grumbull. Për të mos iu larguar së mbarës, vendosën të flasin sipas radhës. Sipas renditjes në kalendar, foli janari muaji i parë. Dhe, ashtu si është pritur, u ngrit në këmbë e qëndroi gatitur. Në ballë të gjithëve sapo u doli, me krenari nisi e foli:

“- Me mua s’ka lojë e mahi, se unë i prij Vitit të Ri. Këndej të gjithë hapni veshët e mirë më dëgjoni, sipas urdhrave të mi duhet të punoni. Unë më shumë – u tha – s’po e zgjati, të mbretërojë arsyeja e jo inati...”

“- Jo, i thanë në një gojë, kot e ke, kemi hyrë në një epokë të re....”

 Ndër të gjithë si më i urti, nuk vonoi shumë e foli shkurti: 

“- T’ua them, tha, sa më herët, i kam dy veti që nuk i keni ju të tjerët. Më së miri nga fëmijët dihet, me mua dëbora fillon të shkrihet. Por edhe në çdo të katërtin vit, jam më i zgjatur për një ditë. Këto veti ju s’i keni dot, të krahasoheni me mua e keni kot...”

Duke u bërryl në ballë u doli, shumë krenar marsi u foli: 

“- Gjykoni vetë sa e kam vlerën, jam i vetmi muaj që e sjell pranverën. Vlera ime matet me okë se ua sjellë uncën në tokë. Pra, unë jam pa të meta, me mua fillon të ngjallet jeta...”

“- Unë rrezatoi si ylli, me butësi u foli prilli. Kudo unë ua zdriti fytyrën, si nuse me lule e stolisi natyrën...”

“- Unë të qeshurit mezi po e mbaj, me krenari u foli maj. Kurrë unë ritmin nuk e ndali, me mua fillon të mugullojë mali. Dita e parë imja është si kurorë, ditë pushimi për punëtorë...”

“- S’ka asgjë për t’u çuditë, me mua fillojnë të piqen qershitë. Këtë e tha me mburrje qershori, sapo fjalën ai e mori. Por edhe dita ime e parë është ditë e të Drejtave për fëmijët mbarë. Andaj kudo e gjithmonë, më së shumti fëmijët më donë...” 

Duke e ngrënë një kokërr fiku, e mori fjalën krenar korriku: 

“- Jam flori e shkuar floriri, andaj jam muaji më i miri. Vlera ime nuk ka fre, unë jam muaj i bukës së re...” 

  Duke i shkuar rrëke lotët sa grushti, pak me mburrje u foli gushti:  

“- Ngado të shkoni e kudo të veni vlerën time ju s’e keni. Unë jam muaji i pushimeve, po për fëmijë edhe i dëfrimeve. Për t’u shërbyer sa më mirë shëndeti, gjatë kohës sime shkohet në deti...” 

Me krenari u krekos shtatori, sapo i erdh radha që të foli: 

“- Ditët e mia janë fjolla-fjolla se i tuboi nxënësit nëpër shkolla. Me mua nxënësit vit për vit fillojnë t’i zgjerojnë diturit. Sa shumë fëmijët mua më donë, pyetni ata e do t’ju tregojnë...” 

“- Unë – tha tetori – s’do të mburrem shumë, po për një orë më gjatë fëmijët i lë të bëjnë gjumë...” 

Kur i erdhi radha që të foli, me këso fjalish iu drejtua nëntori: 

“- Në ditët e mia kanë ndodhur ngjarje me shumë rëndësi, që kanë mbetur vulë në histori. Më 28 Nëntor 1443 me gëzim e bujë, Skënderbeu e ngriti krenar flamurin në Krujë. Që në histori njihet si Nëntori i parë, andaj kurdoherë jam me këmbë të mbarë. Po me të njëjtën datë më 1912, duke i vënë çështjes shqiptare kurorë, Ismail Qemali me Isë Boletinin e ngritën serishmi atë flamur në Vlorë. Që njihet si Nëntori i dytë, e që rrezatoi e rrezaton dritë. Në ditët e mia, që janë si ditët e hirit, u mbajt Kongresi i Alfabetit Shqip i Manastirit... Pra, po e shihni sa të rëndësishme i kam vlerat, pa i numëruar edhe ato të tjerat.” 

“- Unë kam rëndësi të posaçme, ndërhyri dhjetori, i cili sipas radhës i fundit fjalën e mori. Mund t’ju them me krenari, kudo natyrës i sjell bardhësi. Pastaj mos harroni si asnjë muaj tjetër, ua sjell Vitin e Ri, duke ua përcjellë Vitin e Vjetër...”

Cili nga ata epitetin e më të mirit e kishte hak, vendosën ta pyesnin një gjysh plak. Dhe, sapo gjysh plaku të gjitha i dëgjoi, me fjalë bujare mes vete i pajtoi:

“- Ju duhet të jeni të bashkuar e të lidhur me unitet, secili e ka vlerën e patjetërsueshme në kohën e vendin e vet. Mos e tumirni atë që ju dëmton, po synoni ta zgjedhni me këmbëngulje atë që ju bashkon. Që të jeni të hareshëm e pa brenga të rrini, kujdesuni me tërë qenien aty ku vendin e kini...”  

“- Të faleminderit – i thanë – i nderuari gjysh, këshillat tua gjithnjë do t’i kemi parasysh!...”

(2007)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptySun Oct 19, 2008 12:08 am

 Ejup Ceraja  
  
 


PALLATI MBRETËROR NË MES TË PYLLIT



TREGIM PËR FËMIJË

“Pylli ishte mbuluar i tëri me gjelbërim. Ndërsa poshtë tokën e kishte mbuluar tokën e kishte mbuluar një qilim mijëra e mijëra ngjyrësh të llojllojshme nga lulet e shumta. që sapo kishin çelur... Kudo natyrës i vinte erë e këndshme mimoze e borziloku. Më dukej sikur në çdo degë, po edhe në çdo gjeth, kishte nga një zog të vogël, që ia thoshin këngës si në një kor gazmor. Nga kjo bukur përrallore kisha mbetur gojëhapur... Dhe, papritmas, u shuan ato melodi gazmore... Çdo gjë ra në heshtje, si ta kishte ndërprerë ndokush me një sustë radioje... “Ua! Ç’u bë tash?!...” - thash më vete... Sakaq u dëgjua një zë i thellë thuajse vinte nga thellësia e një tuneli të nëndheshëm:

“- Të gjitha shtazët dhe shpezët e pyllit të vijnë tek unë sa më parë, kuptuat?!...” -u tha ariu babaxhan, duke rrahur tokën me putrat e para...

Dhe, pa një e pa dy, sa çel e mbyll sytë, u rreshtuan përpara ariut, duke u dridhur si thupra në ujë: ujqër, dhelpra, lepuj, derra të egër, dhi të egra, kaproj, ketra, shqartha, bukla, gera, urithë...; sorra, laraska, çuktha, pëllumba, turreca, vremça, strinca, harabel, skifterë, madje edhe qyqja dhe shpend nate si bufa, huta etj. Shqiponja erdhi e fundit, krenare dhe tërë naze. Shpendët u ngritën në këmbë pa dallim... Madje edhe ariu u lëkund nga vendi sipas zakonit për ta nderuar ardhjen...

Pasi u tubuan të gjitha... dhe zunë vend, ariu, me një zë prej basi e plot autoritet, u tha:

“- Ju kam ftuar që të gjithë së bashku, ta ndërtojmë në mes të pyllit Pallatin mbretëror të shtazëve dhe të shpezëve, që mos ta ketë shokun në anë të anëve...”

Ra një heshtje e plotë, çile guri gojën, asnjë s’pipëtinte...

“Po - ku do ta ndërtojmë?...” - pyeti më në fund ujku plak, që ishte mbështetur mbi bastun sa mezi mbahej..., më shumë për ta larguar frikën, sesa për ta kuptuar vendin...

“- Vendin e përshtatshëm dhe projektin do të na i tregojë arkitekt dreri...” - tha ariu, duke u ngritur në shputa të prapme e që ua kalli datën të gjithave. Vetëm shqiponjës s’i bëri syri brof, as që luajti qerpikët. 

“- Vendi le të jetë aty ku jeni Ju, Lartmadhëri, kurse projektin e kam gati që tani, do të jetë një pallat mbretëror tërë shkëlqim...” - tha dreri, duke iu dridhur buza për t’ia mbaruar qejfin ariut... 

“Unë, para se t’jua caktojë detyrat se kush çka duhet të punojë, kërkoj nga ju që të betoheni, përpara meje, këtu, për dy gjëra:

- se do ta ruani, ta doni e ta nderoni njëri-tjetrin, dhe

- se do të punoni me nder e pa hile, pasi vetëm kështu mund ta ndërtojmë Pallatin mbretëror që synojmë - shtëpinë tonë të përbashkët - ashtu siç na ka hije neve...

“- Betohemi!...” - u dëgjuan mijëra zëra ngjyrash e lartësish të ndryshme...

“- Ashtu, pra, ju lumtë!...” - tha ariu, duka marrë laps e fletore...

“- Soji i ujqve, - tha ariu, duke shënuar me laps në fletore, - të bartin gurë, tulla, tjegulla, hekur, rërë e të tjera, që duhen për murosje; soji i derrave t’i gërryejnë kanalet e themeleve dhe të bëjnë betonimin e tyre; soji i kaprojve ta bëjnë murosjen sipas projektit; soji i lepujve ta bëjnë e ta sjellin horasanin; soji i dhelprave t’i bartin lëndët nga pylli dhe ta vejnë pullazin; soji i dhive të egra t’i vejnë dyer e dritare; pastrimin dhe pajisjen me orendi të Pallatit ta bëjnë së bashku soji i vjedullave, i ketrave dhe i shqarthave; suvatim nga brenda dhe nga jashtë ta bëjnë të gjitha shpesët pa dallim, me përjashtim të sojit të pëllumbave, që janë piktorë të talentuar dhe do t’i mbushin muret nga brenda me piktura e afreske nga më të bukurat, që vetëm ata dinë t’i bëjnë të tilla; kurse mbikëqyrjen përfundimtare do ta bëjë Zonja Shqiponjë...”

- Beni! - më erdhi si nëpër dhe zëri i nënës, së b ashku me kuisjen e derës, që hyri brenda, duke më thënë:

- Zgjohu, biri i nënës, mos po vonohesh për orë të parë...

I tregova nënës për atë që kisha parë në ëndërr, duke u veshur fët e fët... 

- E sheh, pra, biri im, se të gjithë duhet të punojnë... – më tha nëna, duke m’i përkëdhelur flokët dhe doli... 

____________

*) Ky tregim është nderuar me Çmimin e parë në konkursin për tregim për fëmijë në 56-vjetorin e daljes së gazetës më me renome ndër ne këtu në Republikën e Kosovës, “Rilindja”...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyMon Oct 20, 2008 12:41 am

 Din Mehmeti  
  
 


Në thellësitë joshëse



Valët e liqenit i stolis britma e fëmijëve si kundërvlerë për freskin me të cilën ato përkëdhelin trupat e tyre të njomë. Kalamajtë ia zbukurojnë njëri – tjetrit trupin me pika uji, të cilat hijeshojnë lëkurën e tyre si lule të lagështa dhe të ndritshme. E pranishme është edhe kënga e bilbilave e cila herë pas here pushon, thuajse dorëzohet dhe humb betejën që ua ka shpalluar qeshjeve dhe britmave lazdrane. Atje larg, një barkë e vogël e cila ka ngarkuar diellin me vete dhe zvarrit rrezet e tij duke i derdhur mbi valët e kaltra si toptha kristali. "Shihni barkën që bart diellin!" – bërtet një vogëlushe bjonde. "Ajo nuk bart diellin, por zvarit rrezet e tij!" – e korigjon mocaniku i saj dhe merr qëndrimin e burrit i cili nuk lejon fjala t’i bëhet dy. "Mirë de, ajo i bie njësoj!" – tërhiqet vogëlushja ashtu si i ka hije zonjës e cila mund të prek të paprekshmen – sedrën burrërore. Po, dielli pas një kohe u ngjit edhe më lart në qiell, u lodh nga ai lundrim i ngadalshëm në barkën e ngushtë dhe shtoi buzëqeshjen.

Zogjtë këndojnë pandërprerë. Ndalen vetëm sa të hanë mëngjesin e rëndomtë; ndonjë mizë të pakujdesshme në fluturim e sipër e cila, pa ia varur veshin rrezikut që i kanoset dhe joshur nga lartësitë, ishte nisur t’i shohë rrezet e diellit nga më afër. Edhe fëmijët nuk lëshojnë pe; të ledhatuar nga valët e liqenit me mjeshtëri u ikin duarve të nënave dhe qortimeve të prindërve që të kenë kujdes nga thellësitë e errëta.

Përnjëherë këngët e bilbilave e gulçoi britma e një nëne. Ajo jehonte e dhembshme, shtangu qeshjen e lazdranëve të vegjël, frenoi fuqishëm gëzimin e tyre dhe i la të shtangur buzë liqenit.

Gruaja që dëneste buzë liqenit ishte nëna e trimit i cili, i joshur nga freskia dhe thellësitë, kishte vendosur të kridhet deri në fundin e errësisë më të dendur ku rrezet e pakëta që depërtojnë i ngjajnë kristalit të copëtuar, xixave që të shkaktojnë marramendje dhe të ndalojnë frymëmarrjen. Pas një kohe, koka e tij e pashpirt u paraqit mbi syprinën e ujit si lule e posaçelur. Buzëqeshja e tij në fytyrën e shtangur fshehte tërë bukurinë që i kishte parë atje poshtë, aty ko frikoheshin të depërtojnë edhe rrezet e diellit sepse terri i thërmonte në xixa. Buzëqeshja e tij mori me vete tërë qeshjet e lazdranëve të tjerë që me frikë shikonin trupin e shtangur të atij trimi që pati guxim t’i ndërprejë të gjitha lojërat fëmijërore vetëm që të kënaqet duke soditur lojën që zhvillonin në fund të liqenit terri dhe drita. Sytë e tij të mbyllur shprehnin pmundësinë që ajo lojë të shpjegohet. Dhe e çuan rrugës së qytetit të shoqëruar nga kuja e nënës së tij.

Të gjithë ia lëshonin rrugën sepse ia ishte udhëtimi i fundit i një engjulli të cilin e shoqëronin fluturat e tejdukshme me flatra të kristalta.

Po, bukuria ende kishte që të tri rrathët e veta të mëparshme; qiellin nëpër të cilin diell nuk ndalte udhëtimin, harkun e largët të liqenit ku kaltërsia e tij derdhej në kaltërsinë qiellore dhe degët e plepave të lartë të mbushur me këngën e bilbilave. Por asaj tani askush nuk i gëzohej e as që e vërente; e mbuloi pëlhura e tejdukshme e vdekjes dhe kukama e një nëne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyMon Oct 20, 2008 12:42 am

 Din Mehmeti  
  
 


Tanusha



Ajo nuk ishte Tanusha e këngëve popullore, por vashë e vërtetë. Ndoshta edhe më e bukur se ajo e këngëve popullore, sepse ishte e pranishme, hapëronte pranë nesh dhe nuk kishte nevojë t’ia trillonim bukurinë. Erdhi në lagjen tonë si freski mpirëse, si lule në lule, si ëndërr në ëndërr, bukuri që zbukuronte të bukurën. Erdhi dhe na bëri të gjithëve t’i harronim vashat me të cilat me vite kishim thurrur kështjellat e kënaqësisë e dashurisë sonë. Prishi foletë e dashurisë rinore me kujdes të thurura. Përnjëherë na bëri me dije se as bukuria e as kënaqësitë kanë fund. Se ne ishim si peshq të cilët as në detin e bukurisë e sa në atë të dashurisë nuk ishin zhytyr në thellësitë marramendëse. Ajo na detyroi të pyesnim veten se si kishim mundur t’i dashuronim vashat që donim, si kishim qenë aq të verbër të mos i hetonim të gjitha ata të meta që kishin krahasuar me ecjen e saj, me lëvizjen e shtatit, me ngritjen e duarve që t’i rregullojë flokët..., me rrezatimin magjepsës që na la pa gjumë dhe ua ndryshoi drejtimin ëndërrave tona. Të gjithë ne e dashuronim ndërsa ajo e gjora ishte vetëm një. Në kënd të dashurohej kur ne të gjithë njësoj gjunjëzoheshim dhe ishim në gjendje t’i premtojmë se hëna do ta ndriçonte dhomën tonë të dhëndërrisë e jo poçi elektrik vetëm nëse ajo pranonte të bëhej nusja jonë. Dhe nuk ishte premtim i kotë; Tanusha do të ishte hëna që duhej të shëndriste dhomën e dhëndërrisë.

Sa dashuri shumëvjeçare shkatërroi Tanusha, sa vasha e mallkonin dhe sa djem i dorëzoheshin gjumit dhe zgjoheshin duke përmendur emrin e saj. Tanusha mori përmasat e lutjes së dashurisë, dashuri që na e shuante etjen njësoj si gota e parë e freskisë së mëngjesit pranveror. Ajo ishte lulja nga e cila mblidhnin propolisn shërues bletët e dashurisë dhe shëronin varrët tona djaloshare.

Tanushë, moj Tanushë, t’u thefshin ato këmbë që të mundësojnë të ecish si hyjneshë dhe që na i shkatërrove foletë vështirë të ndërtuara të dashurisë!,

mallkonin vashat e lëna pas dore nga dashnorët e vet.

Tanushë, moj Tanushë, pse nuk pranon të të më bëhesh lule në shpirt që do të kundërmojë këndshëm nëpër dhomat e qenies sime rinore?, klithnin djemtë.

Vallë kishte ndonjë djalë që nuk ëndërronte Tanushan ta ketë në shtrat? Vallë ekzistonte mashkull që do t’i kishte thënë jo Tanushës sikur ajo t’i kishte propozuar takim?

Ku është nisur Tanusha? Kush e ka lënduar zemrën e saj? pyesnin djelmoshat e lagjes sime njëri tjetrin kur e panë Tanushën me valixhet në dorë si largohej drejt stacionit hekurudhor duke dënesuar. I bekukar qofsh o Zot që na shpëtove prej saj, murmurisnin vashat duke e shikuar me bisht të syrit.

Unë qëndroja ulur në këndin e rrugës që çonte drejt stacionit hekurudhor. Dënesja në vete. Askush nuk e dinte pse asaj dite qanim unë e Tanusha. Një natë më parë ajo më pyeti se a e dua. Më tha se më dashuronte për së tepërmi. Iu përgjigja se fare nuk mendoj në të, se as që e vërej kur kalon rrugës. Çka nuk i thash, dhe çka nuk gënjeva me qëllim që sa më shumë ta ofendoja dhe ta shuaja zjarrin e dashurisë së saj ndaj meje. Më hutuan fjalët e saj, nuk dija çka të bëjë me tërë atë bukuri verbuese të cilën ajo posedonte. Thjeshtë, bukuria e saj ishte trishtuese, mallkimi më i madh që bartte Tanusha me vete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyTue Oct 21, 2008 6:33 pm

 Petraq Kote  
  
 


GJAKMERRËSI



ISHIN NE GJAK.
Ishte agresiv fisi që kishte hyrë në gjak.
Nuk ishte fare tjetri.
Një dhe’ i rriste, një bukë, një ujë, një frymë.Një hije bënin prapa vetes.Një gjuhë, një zë. Një gaz, një vaj.
Vitet shkonin.Shkonin dhe gjaku thahej.
Thahej, thahej, thahej.
Por…binte shi.
Tek këta, që gjaku paqtonte, kishte shumë djem.
Kishte edhe një plak.
Plaku kalonte të tetëdhjetat. Ura që e lidhte me jetën ishte ende e fortë. Ura nuk shëmbej.
Ç’të bënte?!
Nuk vdiste.
Nuk vdiste se binte edhe shi. Nuk vdiste se gjaku ç’ thahej. Se gjaku…
Djemtë vazhdonin jetën. Vazhdonin frymëtarinë…
Ç’ punë kishin me të djeshmen? Ç’ punë kishin me të ikurën? Gjakun s’e shikonin dot me sytë e gjakmarrjes.
Gjaksit s’ i urrenin dot.
Të gjithë të martuar. Pa kishin pjellë edhe fëmijë.
Pa ishin edhe fidanuarë. Pa ishin bërë dhe pyll.
Pa kishte dhe një këngë pylli.
Pa mateshin edhe me stuhitë drurët.
Por …prapë binte shi!... dhe gjaku…
Dhe plaku thirri nusen e të voglit.
Nusen e oxhakut. Nusen e trarit. Nusen e shtyllës.
Nusen e pragut. Nusen e gurit të shtëpisë. Se çdo shtëpi, ka gurin e vet.
Se çdo shtëpi është vetgur. Se çdo shtëpi është vetgjarpër, vetruan…
- Nuse , dua që nga… ajo…familje, të më vjedhësh një djalë!
Po, po, të më vjedhësh një djalë!
Askush të mos e dijë. Unë, ti dhe varri.
Varri, ti dhe unë!
E kupton?
E dëgjon?
Nusja u flakërua në gjithë qënien. U bë prush i turpit. Po ndizej…
Po si ta bëj baba?
Po si ta bëj?
Po, po do ta bësh!
Vetëm varrit tregoja!
“ Thonë se edhe varri tregon”! – shkoi mendësh, ajo…
Dhe nusja shkoi në “ shtrat “ me djalin e gjaksit.
Dhe nusja, vodhi… 
Dhe djali i hajdutosur, lindi.
Dhe plaku u gëzua.
Nuk e la në gji të s’ëmës. E pelenosi në gji të vetë.
Dhe po shtatej fëmija. Dhe u bë nishantar fëmija.Tre vjeç, lozte me sytë e pushkës.
Dhe djali mbushi shtatë vjeç. Dhe viti mbushi shtatë muaj.
Dhe …binte shi.
Dhe dolën në korije të tre. Djali, pushka, plaku.
A mban mend si të shënosh o bir? – Pyeti plaku.
Pyeti gjyshi.
Pyeti urëpaprishuri.
- Mbaj gjysh. Si nuk mbaj!
- Mirë.
A e sheh atë burrin në majë të asaj çatie, atë që është duke zënë pikatën e… gjakut?
- Ku gjysh?
- Ja, ja.
- Po e shoh, gjysh.
- Po a mund ta shënosh?
- Po, gjysh.
Dhe djali e shënoi.
- E shënova gjysh.
- Atëherë, shkrepe.
Dhe burri ra i vdekur nga çatia. Nga maja e shtëpisë. Nga maja e gjaktrimit. E ku ta dinte djali se gjyshi i kishte futur fishek në gojë armës?!
E ku ta dinte djali se kishte vrarë babanë?!...
Dhe në fshat u hap: Gjaku u mor.E mori shtatë vjeçari dhe viti shtatë muajsh.
E pritën djalin.
E vranë djalin.
U rigjakën.
Gjakosën, kur djali mbushi tetë vjeç dhe viti tetë muaj…
E ku ta dinin se vranë nipin e tyre “dy herë gjaksit” ?!
…Binte shi…

Fier, pranverë 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyTue Oct 21, 2008 6:44 pm

Preç Zogaj  
  
 


Dita kur u ndalua Berisha



Kishte kaluar mesnata dhe njerezit ishin rralluar ne seline e PD-se. Kishin mbetur tre kater drejtues te forumit rinor, dy tre punonjes te administrates, nenkryetarja Jozefina Topalli, zedhenesi Edi Paloka... Natyrisht edhe Berisha me oficeret e rinj te shoqerimit. 

Gjate gjithe pasdrekes, deri vone ne mbremje, Berisha ka marre lajme, ka pritur njerez. Por mysafiri me i afert qe nuk ka levizur asnje cast nga ajo zyre ka qene pikellimi - nje krijese himerike qe sikkur mbahet ne ruajtje vetem brenda atyre kater mureve duke lene gjurmet e prarimit te vet mbi pikturat, orendite dhe vete driten miturake te asaj zyre. Pikellim i shfaqur si melankoli, kjo eshte gjendja qe perjeton rendom Sali Berisha kur numeron ne vetmi plaget qe merr apo shkakton. Publiku e njeh shume pak ne kete pamje qe tradheton nje natyre te ashper, te paperkulur dhe, ne dukje, pa ndjenja. Ai vete kujdeset ta fshehe. Ka frike se do te duket sentimental, se do te percoje dobesi. Madje jo rralle kreshperimet e tij te skajshme politike nuk jane gje tjeter vecse jehonat e nje dyluftimi te rrepte me pikellim kryengrites ku jane tretur mendime dhe dije te tjera per jeten dhe boten. 

Edhe tani se si i duket qe nje njeri eshte vrare dhe dhjetra te tjere jane plagosur ne Tropoje ( diten e 28 nentorit 2000) per kauzen e tij, madje me pak se kaq, per emrin e tij. Ajo jete e humbur, ato plage te hapura, tere ata njerez te rrahur dhe te poshteruar jo me larg se njeqind metra nga selia e PD-se... Jane pesimi i tij i radhes qe nje qeveri brutale dhe kundershtaret e tij brutale ia hedhin mu te kembet per ta sfiduar e ligeshtuar, jane mesimi qe kerkojne t'i japin, jane paralajmerimi dhe lajmerimi i ndeshkimit perfundimtar te nje opozite dhe autoriteti, jane restoja e radhes qe u dashka te ktheje per te shlyer bemat e kohes kur ka qene ne pushtet. Berisha i njeh gabimet qe ka bere, por refuzon te kete borxhe per te shlyer, ca me pak borxhe te papercaktuara qe i lejojne pales tjeter pretendime pa cak. Ato, qe disa social-komuniste i kane konsideruar dhe vazhdojne t'i konsiderojne borxhe te ish presidentit, kane qene kryesisht teprime apo edhe lajthitje tipike te nje natyre shelbuese qe projekton ne mendjen e vet nje republike te virtytit. Keto natyra te fuqishme levizin malet, por bejne edhe deme teksa mitizojne frymezimin dhe injorojne permbajtjen. Dhe vjen nje cast kur, sic thote Stefan Cvajg, "prirjet e tyre shpirterore dhe intelektuale per moralin, per te verteten e drejtesine shformohen per shkak te mungeses se sensit te mases: dashuria per drejtesine shndrrohet ne prepotence, dashuria per te verteten ne fanatizem te mundimshem, nevoja per moral ne nje dogmatizem te akullt, gervishtes... Perhere synojne pertej vetvetes dhe perhere koka e shigjetes, ne rrugen e kthimit, u mbetet ngulur ne mish". 

Sali Berisha i ka paguar gabimet dhe teprimet. Ka dorezuar pushtetin, por nuk mund te dorezoje edhe opoziten, ca me pak t'ua dorezoje opoziten atyre qe i kane marre pushtetin. Pikellimi i tij i rende, tani qe po shtyn minutat i vetem ne zyren e tij, kalon mbi kujtimin e te vrareve, te plagosurve e te torturuarve dhe ndalet ne pallatet e regjimit. Qeveria, a kush djalli e merr vesh, ka vene kamera te fshehta ne pemet para selise se PD-se dhe mban ne pergjim cdo levizje. Trupat e policise jane rreshtuar ne skalione deri ne thellesi te rruges se Elbasanit. Si eshte e mundur qe sillen keshtu kur e dine shume mire se kush ka hyre e kush ka mbetur ne zyrat e partise demokratike? Si eshte e mundur qe kryeministri e marrka kallep informacionin sikur ketu paskan zbarkuar kriminelet me te regjur te Shqiperise? Cfare duan? Nje alibi per te terhequr kembezat e automatikeve? 

Sali Berisha e ka te qarte se Kryeministri Ilir Meta dhe Ministri i Rendit Ilir Gjoni u kane dale per zot operacioneve te asaj dite per shkak te posteve qe mbajne, por protagonistet e prapaskenes jane dy-trefishi i tyre. Ai i njeh me emer e mbiemer. Atyre u ruhet me shume. 

Ka kaluar mesnata. Ne fakt Berisha eshte vonuar qellimshem. Ka dashur t'u jape kohe pushtetareve te qetesohen; ka dashur te evitoje nje ballafaqim te tensionuar me policine qe pret ne rruge. Pritja mund t'i c'mobilizonte ata njerez te manipuluar. Pritja mund t'u tregonte absurditetin dhe kotesine e misionit qe u ishte ngarkuar. 

- Ikim tani, s'kemi c'te rrime me! - shkojne dhe i thone Topalli dhe Paloka. 

- Mire, ikim! - pergjigjet Berisha. Ne dalje nuk harron te porosise serish oficeret e grupit te shoqerimit te ruajne gjakftohtesine. 

Jashte ne oborr ishin rreshtuar makinat qe do t'i conin ne shtepi. Ne te paren hyn Berisha, Paloka, dhe njeri prej truprojeve. Ne te dyten oficeret e grupit te shoqerimit, ne te treten Jozefina Topalli dhe dy punonjese te administrates. Makinat u nisen dhe sakaq nje levizje e zhurmshme si e nje rreshqanori te stermadh pushtoi rrugen nga do te kalonte eskorta e shefit te opozites. Shenjat e kesaj levizjeje shumekembeshe dhe shumekraheshe u ndien edhe ne taracat e pallateve rreth e rrotull dhe ne pemet e parkut perballe, ku ishin pozicionuar snaipere dhe kameramane te sherbimeve sekrete. 

Ne thellesi u ngrit nje oshetime e mbytur kepucesh qe perplaseshin ne asfalt. Ishin trupat speciale qe po pozicionoheshin ne forme hinke ne sheshin e Ibrahim Pashes, disa metra pertej monumentit te ushtarit te panjohur. Por zhurmat e zhvendosjes andej kendej te trupave u mbyten nderkohe me fishkellima gomash dhe kollitje autoblindash. Rruga qe kalonte perbri monumentit te ushtarit te panjohur ishte zene. Makinat e PD-se ndaluan dhe sakaq u gjenden nen nje rrethim te ngjeshur mjetesh dhe policesh me maska. Nje oficer i specialeve u perkul te xhami i makines ku ndodhej Berisha. 

- Ju do te vini me ne ne polici! 

Berisha i kerkoi urdherarrestin e prokurorit. Oficeri i specialeve ia beri me duar "s'kam" dhe shkoi t'i thoshte dicka dikujt qe nuk i dukej fytyra. Shperthyen ca sharje te renda, tensioni i bluve me maska u ngrit. "Kane mendje te keqe" mendoi Berisha, teksa urdheroi shoferin e tij te mbyllte nga brenda dyert e makines se blinduar. Do te qendronte aty pa levizur dhe pa shkembyer asnje fjale me ata oficere dhe police te panjohur, qe ashtu sic nuk dinin nga t'ja fillonin, nuk dinin as ku te ndaleshin. Tani fati i daljes pa probleme nga kjo situate absurde varej nga sjellja e oficereve te grupit te tij te shoqerimit. Maskat e kishin rrethuar makinen e tyre Toyota. Komandanti i forcave speciale, pa maske ne fytyre, u njoftoi kete urdher: 

- Sic jeni, do t'ju cojme ne komisariat per kontroll. 

Arjani, komandanti i grupit te shoqerimit te Berishes, doli nga makina dhe pas tij edhe oficeri tjeter, Brahimi. 

- Zoti Berisha ka statusin e ish Presidentit te Republikes dhe ruhet nga Garda e Republikes. Ne nuk jemi lajmeruar nga Komandanti i Gardes... 

Komandanti i specialeve nuk e kishte parashikuar nje pengese te tille. I kishin thene "merri ne komisariat, po hodhen vickla zbato ligjin". 

- Ti je oficer i Ministrise se Rendit, ne jemi oficere te Ministrise se Rendit. Ti je te specialet, ne te Garda. Ne nuk mund te vijme atje ku thua ti pa urdherin e Komandantit te Gardes, - po vijonin sqarimin dy oficeret e Berishes. 

- Une duhet te zbatoj urdherin qe me eshte dhene mua, - ua ktheu jo pa medyshje komandanti i specialeve. Shkembyen ca batuta per ligjin, per kompetencat... Njiheshin me njeri tjetrin dhe se si u vinte qe po ballafaqoheshin ne ato rrethana. Sakaq policet me maska filluan kontrollin e imet te bagazheve dhe sediljeve te makinave. Dyert e makines se Berishes ishin te mbyllura dhe ata po e nxirrnin dufin ne dy makinat e tjera. Asnje arme, asnje gje e dyshimte. Nga hija e erret e nje pishe te madhe aty afer vinin te shara te renda kunder opozites, Berishes, bashkepunetoreve dhe truprojave te tij. Keta i degjonin, e merrnin me mend se dikush kerkonte t'i acaronte per te provokuar sherr. Por nuk e kthenin koken. Arjani po provonte per disaten here te lidhej me Komandantin e Gardes, por ky i fundit e kishte fikur celularin. 

- Mire, - i tha me ne fund komandantit te specialeve. - Na lejoni te cojme Doktorin ne shtepi dhe pastaj po vijme ku te doni ju! Dakord! 

Edhe ky propozim ishte i papritur per komandantin e specialeve. Ky u hoq dy tre metra menjane dhe u lidh me dike me telefon. Instiktivisht, teksa degjonte pergjigjen e eprorit, e largoi celularin nga veshi. Kishte kerkuar sqarime dhe po merrte te bertitura. E mbylli biseden dhe u kthye serish nga oficeret e Berishes, kesaj radhe me i vendosur se me pare. 

- Jo, jo! - ia beri. Dhe shtoi me ze te larte: Duhet te vini te gjithe ne komisariat. Dhe tani asnje diskutim. 

Brahimi u rrek ta trembte, duke i kujtuar se politika dhe politikanet e gjejne gjuhen nje dite, kurse dhuna e oficerit te policise mbetet e nuk harrohet. 

- E c'do te thote kjo? 

- Do te thote qe kusuret i lajne te vegjlit. 

Ata harxhuan edhe disa minuta te tjera duke u ngrene me fjale dhe ja ku nga shtabi i operacionit mberrinte si furtune nje oficer tjeter, i nje rangu me te larte dhe me nje mandat me te forte se komandanti i dyzuar i specialeve. Ishte Niko Brahimi. Me vone u tha se kishte ardhur ne vendngjarje drejt e nga zyra e Kryeministrit, ne paradhomen e te cilit kishte harruar edhe pistoleten nga nxitimi. Sic e kerkonte lartesia e misionit qe kishte marre persiper, zoti Niko iu drejtua fillimisht makines me dyer te mbyllura, ku po qendronte Sali Berisha. 

- Zoti Berisha eshte nje qytetar i zakonshem! - thirri me ze te larte qe ta degjonin te gjithe. Pastaj leshoi urdherin per specialet qe vinin rrotull: Kryeni punen! 

Urdheri i tij pati efekte kontradiktore. Ne nje ane, maskat e vijes se pare, te etura per t'u dukur, u leshuan mbi oficeret e grupit te shoqerimit te Berishes, te cilet i carmatosen dhe i futen me force ne nje makine policie Iveco. Ne anen tjeter, trupat e vendosura ne forme hinke ne sheshin "Ibrahim Pasha" zbuluan nje mashtrim. I kishin marre me urgjence nga qytete te ndryshme dhe u kishin thene se operacioni special i asaj nate ne kryeqytet drejtohej kunder nje bande shume te rrezikshme qe levizte me makina te blinduara. Detyra e tyre ishte te hapnin zjarr nese makinat e krimineleve do te tentonin t'i shpetonin kontrollit te policise se Tiranes. Mirepo kur degjuan emrin e Sali Berishes ne gojen e Niko Brahimit u stepen dhe kuptuan se ne cfare misioni te ulet ishin thirrur. 

Forcat besnike te Brahimit nuk po dinin si t'ia benin me dyert e mbyllura te makines ku rrinte Sali Berisha. I vinin rrotull si nje disku alienesh, e godisnin me grushta, shanin, kercenonin... Dikush hodhi idene e marrjes se makines me vinc. Kerciten telefonatat per ta gjetur ne fund te dheut mjetin shpetimtar qe do ta ngrinte ne hava Berishen me makinen e tij. Oh, kjo menyre e transportimit te shefit te opozites atje ku donin ata ishte me spektakolare dhe me argetuese se cdo menyre tjeter. Atje, ne vendin e duhur, do ta nxirrnin pastaj si zogun nga levozhga, ose, sic po thoshte nje kuader me kulture i prefektures, i pranishem ne vendngjarje, do t'ja hiqnin kemishen e blinduar qe kujtonte se e mbante si Herkul. 

Vijon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyTue Oct 21, 2008 6:45 pm

Ndersa disa rrugace te veshur police vetem per ate mbremje po e zhvillonin ne stilin e tyre idene e transportimit te Berishes me vinc, dikush ia doli te hapte deren e pare te makines se tij. Maskat leshuan klithma gezimi, kater pese duar u zgjaten dhe shkulen me force shoferin nga sedilja. Ne sediljen bosh u ul nje punonjes policie qe mbante ne koke nje kapele te ngjeshur shume per te mos u njohur, kurse ne ndenjesen e pasme zune vend dy oficere te tjere te cilet e futen ne mes shefin e opozites. 

- Po beni rrembim personash, ky eshte nje krim i denueshem, - tha Berisha, por askush nuk u pergjigj. Trupat me kallashe qe kishin zene sheshin u hapen, forcat dhe mjetet e disklokuara ne zone u vune ne levizje, personi qe kishte zene vendin e shoferit te Berishes ndezi makinen dhe u nis drejt drejtorise se policise se Tiranes. 

Me nje miresjellje cinike dy oficere te panjohur i thane zonjes Topalli se ajo ishte e lire te shkonte ne shtepi tani. Por Topalli e mbajti drejtimin andej nga po conin perdhunshem kryetarin e partise demokratike. "Nuk e kisha vene re se kishim kaluar reth dy ore ne rrethim", me tha me vone: "Dhe kur mberritem ne drejtori na lane te prisnim perseri gjate ne nje aneks te rendomte. Ndiheshin levizje gjithandej, venin e vinin njerez me uniforme dhe civile, diku me zune syte edhe Prefektin e Tiranes, Taulant Dedjen, i cili kishte ndjekur nga afer te ashtuquajturin operacion te policise. Me erdhi cudi kur e pashe, i fola me ton sigurisht, por ai kaloi pa me kthyer pergjigje". 

Me ne fund drejtori i Policise se Tiranes, Veli Myftari, e thirri Berishen ne zyre. E nisi biseden me sforcim, sipas rregullave te ndalimit te shtetasit ne polici, por gjithcka dukej me shume se absurde ne ate vend, ne ate ore, ne ato rrethana. 

- Emrin 

- ... 

- Emri i babait 

- ......... 

- Mbiemri 

- ........... 

Ashtu si koleget e tij te Ushtari i Panjohur pak me pare dhe si shefat e tij ne qeveri qe po ndiqnin me celularet ne vesh "marrjen ne pyetje" te shefit te opozites, zoti Myftari, kerkonte t'i mbushte mendjen pikesepari vetes se tij se Berisha ishte thjesht nje qytetar i zakonshem. Kjo ishte filozofia e re e fermes "ligjore" ne fuqi: kulti u perkiste policeve, kurse kreret e opozites ishin me te zakonshem se te zakonshmit, sic do te thoshte Xhorxh Oruell. 

- I thuaj atij horrit qe ke te veshi...! - Berisha nuk permendte emra, por Veli Myftari dhe vartesit e tij e dinin ke kishin te veshi, e dinin kush i merrte ne telefon dhe kush i orientonte per cdo gje. Fakti qe Sali Berisha guxonte t'i drejtohej me ate gjuhe kapos se tyre, ne vend qe t'i acaronte, i ligeshtonte, madje edhe i trembte. 

- Perse ne mitingjet tuaja qellohet me gure mbi institucionet? 

- Sepse u rrahin femijet neper komisariate... More zoterinj! Pa te flasim pak se bashku per te drejten e protestes si nje e drejte ligjore, universale. E drejta e protestes... 

- Cdo te na thoni per perpjekjet per te organizuar nje 14 shtator te dyte ne Shqiperi? 

- Une nuk kam informacione, por po te jete keshtu, eshte e palejueshme dhe shihni se mos po e organizon Kupola. Kupola eshte armiku me i madh i rendit dhe qetesise se nje vendi. Pse eshte Kupola armiku i rendit? Jua shpjegoj une... 

- Domethene ju e keni braktisur idene e marrjes se pushtetit me dhune? 

- Nuk e kam patur dhe s'do ta kem kurre nje ide te tille. Nje pushtet qe merret me dhune s'mund te jete ndryshe vecse i dhunshem. Por kjo eshte ne kundershtim me pikpamjet e mia per zgjedhjet e lira dhe shtetin e se drejtes. Une do t'ju them ju disa gjera per shtetin e se drejtes... Po, po! Keni nevoje t'i degjoni. 

Me keto muhabete ku s'merrej vesh cila pale po shijonte talljen me palen tjeter kaluan plot nje ore. Drejtuesit e policise besonin se gjithsesi, edhe pse Berisha po u jepte leksione demokracie, i kishin dhene nje goditje te forte autoritetit te tij duke e ulur ne karrigen e nje qytetari te zakonshem. Nga ana tjeter, Berisha, duke pas patur nje ide te veten per skenarin e asaj nate, ndihej shume me i qete dhe shume me i sigurte se ne rrethimin afer monumentit te Ushtarit te Panjohur. Ne ate zyre, me Veli Myftarin perballe, ishte ne duart e policise se shtetit, e cila kishte detyrimin ta mbronte. 

Jashte prisnin ne ankth bashkeshortja e tij Liria, nenkryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, dy prej truprojave te tij, qe ishin shkarkuar qysh ate nate nga detyra me vendim te Ministrit te Rendit, Ilir Gjoni. Kishte kaluar ora tre e nates. Qyteti dukej sikur po bluante mbeturinat e fundit te nje endrre me makthe para se te jepte shenjat e para te nje zgjimi te ri. 

Kur Berisha po dilte qete-qete nga ndertesa e drejtorise se policise, i percjelle me kortezine e nevojshme kesaj radhe, ne seline e kredhur ne heshtje te Partise Demokratike po hynte ndihmesja e tij, Linda Hisani, nje grua e kultivuar, perkushtimi i se ciles per Sali Berishen zhvleresonte akuzat standarte qe i beheshin atij njeriu. Ishte rikthyer ne zyre per te thirrur shtypin dhe per te dhene shenjen e daljes ne breg te opozites pas "black aut"-it. Disa minuta me vone mberriti edhe Jozefina Topalli dhe mandej drejt e nga shtepia ku kishte qendruar fare pak sa per t'u mbushur me fryme, edhe vete Berisha. Ne mbarim te nje nate, ata ishin kthyer ne pune, qofte edhe per te vertetuar pranine e tyre para nje numri te vogel gazetaresh. 

Ndersa kryeministri Ilir Meta po shkonte te merrte nje sy gjume me ne fund. Lavdi zotit, gjerat kishin shkuar me mire se sa mund te shkonin. Ai do ta perseriste shpesh, edhe shume kohe me vone, kete fjali. Po. Gjerat kishin shkuar me mire se mund te shkonin. Ne Tirane nuk ishte vrare askush dhe selila e partise me te madhe te opozites nuk ishte prekur. Mendimi se Sali Berisha do ta akuzonte te nesermen me emer dhe mbiemer nuk i bente ndonje pershtypje te vecante, madje i dukej nje gje e pashmangshme, gati-gati normale. Ai duhet t'i thote ato, shtoi me vete dhe, sic me tha me vone, i behej te besonte se edhe shteti, edhe qeveria, edhe opozita, edhe vete Berisha kishin kaluar e shpetuar se bashku buze nje humnere. 

Lajmi se pergjate nates ishte "kapur" Sali Berisha shenoi zgjimin e Shqiperise me 29 nentor. I serenditur me lajmet e nje dite me pare, ky per Berishen ishte me sensacionali, me turbulluesi, por edhe me i paqarti, gje qe shumefishonte kureshtjen, ankthin, keqkuptimet. Cfare? Ku? Kush? Si? Pse? Ne mungese te njoftimeve zyrtare, qarkullonin lloj-lloj variantesh me baze keqinformimet ose fantazine. Diku thuhej se policia e shtetit e kishte arrestuar Berishen ne flagrance gjate nje takimi sekret me nje bande kriminelesh te armatosur, te cilet kishte patur ne plan t'i hidhte gjate nates apo ne te zbardhur kunder Kryeministrise, Presidences dhe institucioneve te tjera! Kriminelet ishin bllokuar menjehere ne perpjekjen e tyre per te mos u kapur me presh ne duar, Berishes i ishin hedhur prangat ne vend dhe, sefte, sa per te marre cak, e kishin derguar ne qeline e dikurshme te Fatos Nanos ne burgun 313 para se ta trasferonin ne nje vend tjeter shume me te sigurte. Ky variant dukej sikur ishte qendisur per te gezuar shpirtrat e "socialisteve te vertete" dhe njeheresh disa shoqata joqeveritare ne sherbim te qeverise, qe drejtoheshin nga ish ministra dhe ish funksionare te Partise Demokratike. Varianti ne fjale, shto ketu edhe arsenalin e madh te armeve qe kishte bllokuar policia si prova materiale, vertetonte plotesisht raportet dhe opinionet e ketyre shoqatave prane "Grupit te Miqve" per shnderrimin e Partise Demokratike te Sali Berishes ne nje organizate te dhunshme! 

Por "arrestimi i Berishes ne mbledhje me kriminelet", megjithese i mirepritur sepse si i thone fjales, kur s'ke pulen duhet te hash edhe sorren, i kishte lene disi te helmuar dhe madje te cuditur ekstremistet e majte qe votonin si socialiste, por qe mburreshin si komuniste. Keta enderronin prej kohesh ekzekutimin e shefit te opozites. Dhe ku do gjendej rast me i mire per t'ja numeruar ne lule te ballit se sa duke e kapur ne mbledhje me cubat! Te nesermen do te dilte komunikata e qeverise: kriminelet qelluan te paret, policia u detyrua te kthente zjarrin ne vetembrojtje, pergjate betejes mbeti i vrare edhe shtetasi Sali Berisha. Populli do ta besonte kete deklarate dhe qetesia do te binte ne kete vend edhe per pesedhjete vjet te tjera! Ah, cfare rasti kane humbur, mor aman! E kane patur zogun ne dore dhe s'kane ditur t'ja kepusin koken! Nuk te besohet, per ideal nuk te besohet! 

Gjithsesi, qofte "socialistet e vertete", qofte komunistet fanatike ishin ne nje mendje se dollia e pare ate mengjes duhej ngritur per Ilir Meten, djalin trim dhe me perspektive! "Edhe per te tjeret, edhe per te tjeret, se si i thone asaj fjales se urte te popullit: Trimi i mire me shoke shume". Keta fatkeqe nuk dyshonin fare ose dyshonin fare pak ne variantin e tyre; aq shume i kishte droguar propaganda, sa nuk e perfytyronin asgjekundi tjeter Sali Berishen vecse perkrah krimineleve te armatosur! 

Ne krhaun tjeter, demokratet gjithashtu ishin konfuze per te verteten. Arrestuar apo ndaluar? Eshte i lire apo mbahet brenda? E kane marre me dhune apo me letra? Me te flaktit nder ta, ndersa nxitonin te shkonin vete ne seline blu apo te lidheshin me miqte e tyre atje, krahasonin arrestimin e Berishes nje nate me pare me arrestimin e Fatos Nanos ne vitin 1993. Dhe ketu gjenin konstrastin midis "burrerise" dhe "skutherise". Me faj a pa faj, qeveria jone e arrestoi Fatos Nanon me letra, ne mes te dites, kur rruget e Tiranes ishin plot e perplot me mbeshtetes te tij. Kurse keta kane frike nga hija e tyre, arrestojne vetem naten, kur tjetri eshte vetem! 

Edhe tastiera e "zones gri" merrte pjese me zerat dhe tingujt e vet ne uverturen e perzishme te atij mengjesi. Per te paanshmit shteti kishte kaluar masen nje dite me pare. Asnje argument nuk perligjte rrahjen e qytetareve ne rruge. Gjokset e fryra dhe tonet e ngritura te zyrtareve nuk tregonin force, por arrogance, nuk ngjallnin besim, por frike, nuk jepnin sigurine e mencurise, por pasigurine e aventures. Dhe ja, si te mos mjaftonin teprimet e dites dhe te mbremjes, ne oret ne vijim shteti kishte shkuar me tej ne lajthitjen e vet duke poshteruar e arrestuar kreun e opozites politike te vendit. E gjithe kjo i ngjante nje filmi te pare njehere, madje nuk ishte i njejti film, por plagjiatura e tij e shemtuar. Origjinali dhe plagjiatura mund te trajtoheshin vec e vec thjesht per te diferencuar autoret, por shtysa apo motivi i skenarizimit te tyre buronin nga i njejti handikap i kultures politike shqiptare: mazhoranca dhe qeveria e saj nuk dinin te silleshin me opoziten, gjersa vinte nje moment kur e shihnin te tepert, te panevojshme, te demshme. U dukej me mire te punonin pa te se me te dhe keshtu, si pa e kuptuar, punonin kunder saj. Partite opozitare ne Shqiperi, te cdo kohe dhe ngjyre, megjithe vlerat dhe rendesine e tyre te padiskutueshme, nuk kane mundur ende te krijojne modele sjelljeje. Por nuk ka qene dhe nuk eshte opozita problemi i madh i Shqiperise. Nje opozite e keqe paguan ose thyen koken e vet ne ndeshjen me nje qeveri te mire. Nje opozite destruktive perballe nje qeverie te korruptuar eshte brenda rolit te saj. Nje opozite e moderuar, ne nje vend ku ligji ka humbur cdo vlere, eshte fasada e kalbezimit, pra eshte shume me e keqe se nje opozite destruktive. Opozita shqiptare nuk mund te jene nje perjashtim nga keto aksioma politike. 

Problemi i madh i Shqiperise pluraliste eshte Qeveria, veshtiresia e saj per ta pranuar opoziten ashtu sic eshte, tundimi i saj per ta mposhtur - tundim atavik ku jehon kushtrimi i diktatures ose i rudimenteve te saj. Ne fakt, me 28 nentor, me alibine e lehte te luftes kunder krimit, pushteti u sul te rrezonte opoziten qe kishte prodhuar elektorati shqiptar. 

Nuk ishte e nevojshme te ishte pro Sali Berishes - madje fare mire mund te ishe kunder modeleve te sjelljes se tij - per te perceptuar brenda ngjarjeve te 28 nentorit, kanosjet e reja te pushtetit dhe degradimin e rrezikshem te demokracise shqiptare. 

Rreth ores 11.00 te paradites Berisha dha nje konference shtypi ne hotel Rogner. E shoqeronte Jozefina Topalli, fytyra e hijshme por e serte e se ciles reflektonte kryelartesi dhe sfide. Kurse Berisha ishte qete dhe madje paksa melankolik - nje portret qe tradhetonte perfytyrimet e gazetareve skematike, te cilet prisnin acar, tym dhe duman nga goja dhe syte e tij. Ai kishte sjelle me vete filmimet e dhunes policore te nje nate me pare mbi qytetaret tiranas, te cilat i shfaqi me videoprojektor. Shumicen e kohes e harxhoi duke komentuar skenat e asaj dhune, teksa kishte identifikuar edhe protagonistet e saj. 

- Ky me pelice qe po pergezon xhahilet eshte komandanti i Gardes se Republikes, Albert Cuko. Mbajeni mend kete emer. Ju do te pyesni: Cdo ky njeri ketu ne kete ore dhe pse po i pergezon tontonmakutet e tij? Mos isha une i kercenuar si ish-President i vendit dhe komandanti i gardes ka ardhur te me mbroje ne baze te detyres qe ka? Jo. Ka ardhur te me heqe mua mbrojtjen qe duhet te me jape me ligj, ka ardhur te beje te kunderten e detyres per te cilen paguhet, ka ardhur te dorezoje oficeret e mi te grupit te shoqerimit qe varen prej tij. 

U duk se komenti i serte per Cukon ngriti siparin e komenteve per ngjarjet e pasmesnates. Ne salle ra nje heshtje e thelle sikur te gjithe kerkonin te kapnin ne veze reaksionin e bubullimave qe do te shperthenin pas pak. Por Berisha foli shkurt dhe me njefare percmimi per ndalimin e tij nga policia. Gazetaret e regjimit thane se e kishte marre leksionin dhe s'donte te trazonte uret. Se paku njehere per njehere. Per ata qe e njihnin Berishen, ky shpjegim ishte i siperfaqshem, i njeanshem. Ai i perkiste races se stoikeve qe nuk i tregojne plaget qe marrin vete. As kur ua shkaktojne te barabartet, pale kur ua shkaktojne te vegjlit. Natyrisht, Berisha nuk ishte prej atyre qe turren t'i bien murit me koke per t'u dukur i fuqishem. Llogariste, shkaktonte edhe ai martire dhe viktima ne altarin e ambicieve te veta. Por kur goditjet dhe kundergoditjet binin drejt e mbi te, behej i kursyer ne fjale dhe nuk i kallezonte hollesite, a thua se nuk i kishte pare. Per kete arsye, besoj, i dukej e padenje te deshmonte me imtesi per skenat e nates se njezet e tete nentorit duke gdhire njezet e nenta...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyWed Oct 22, 2008 8:23 pm

Prozë

 

Qytetit Bregdetar

 

  Shkruan: Have ELEZAJ / 30. 06. 2008 

 

  Agonte herët në qytetin bregdetar, puhija e ngrohtë që sillte deti të guduliste organet e frymëmarrjes. Mëngjeset ishin të veçanta në qytetin bregdetar, të zhurmëshme, dëgjoheshin buritë e makinave, zëra të shumtë njerëzish, secili shpejton dika, dikush në punë e tjetri ku me ditë se ku! Shikoja nga dritarja, e cila binte në rrugën kryesore të qytetit, qyteti frymonte, gjallërohej, njerëzit dhe kalimtarët e rastit përshëndesnin njëri-tjetrin, tregtarët vendosnin tavolinat e tyre, dëgjohej rrapëllima e hapjes së dyerve të dyqanëve, dikush pinte me ngut kafenë e mëngjesit, qytet me plot jetë e ngjyra e kundërta me qytetin që kisha lënë mbrapa, krahasoja zymtësinë e tij dhe hijen e zezë kanosëse mbi të me qytetin bregdetar... Një gjuhë, një kulturë një traditë çdo gjë e njejtë, vetëm një dallim kishte këtu, qyteti frymonte lirshëm dhe njerezit e tij thithnin ajrin e lirisë së tij...  

 

  Po shkilja për herë të parë mbi tokën e apostujve tanë: Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Naim Frashërit etj. Jetë joshëse, grishëse edhe pse në brendi secila mbanë stuhitë e veta. Pasi mbaronim mëngjesin, niseshim për në plazhë, ku kalonim të shumtën e kohës. Aty fillonte ritmi i vrullshëm i ditës, shpërthente jeta me shumë ngjyra, secili bënte ç’ti donte qefi, po ju tek ja thotë këngës, lozte me top, me domino, bixhoz e lloj-lloj lojërash. Edhe unë si ndonjëri aty më pëlqente të lexoja libra dhe ndërkohë soditja detin e kaltërt, valët e tij tek përplasnin bregun e mbushur me rërë, njerëzit në mes të kësaj kaltërsie dukeshin si pika të zeza... Shpesh harroja zhurmën rrethit, të qeshurën çapkëne të ndonjë vajze të re që ngahej nga çunat e ri, apo të qajturën e ndonjë fëmije të lodhur për gjumë që nga nxehtësi e madhe nuk mund të flinte apo gërhitjen e ndonjë gjyshi tek ngrohte kocat në diellin verorë.

 

  Por, njëra që më binte në sy dhe me bënte të ndieja valët e jetës së mundimëshme ishte shitësi i vogël i misrave dhe thirrja e tij:, ,ejani, misra-misra,, Ky çun i brishtë, por i rrahur nga jeta e i kalitur para kohe më kujtonte prozën e Migjenit ,,A don qymyr zotni,, - ende jetonim në kohën migjeniane! Sa doja të zgjasja dorën të merrja misrat çuni më buzëqeshte me kënaqësi që arriti të më mbushë mendjën edhe sot. Ky ishte rituali i tij i përditëshëm e unë u bëra pjesë e ritualit të tij edhe pse unë nuk isha zotëria që doja të blija qymyr, ishte çuni që donte e duhej të shiste misrat për të mbijetuar. Kur fillonte të afrohej muzgu dhe dielli rrokullisej si lëmsh i zjarrtë në të perënduar, të gjithë bëheshin gati më rrëmujë të iknin nga plazhi,mua më pëlqente të shikoja diellin në perëndim, më mahniste kjo pamje. Deti nga kaltërsia shndërrohej në të kuqërremtë, rrezet e diellit dukeshin, sikur laheshin në valet e tij, vet dielli dukej, sikur lante trupin në detë e nga flakët e tij edhe uji merrte ngjyrë të përflakur, me largimin e tij kjo ngjyrë zbehej dhe deti errësohej, dukej i mistershëm.

 

  Me rënien e muzgut anijet në pritje nuk dalloheshin mirë, ngjanin me nimfat e ujit të mitologjisë, i krahasoja me to sepse nuk afroheshin buzë detit, por nga largë ndonjëra lëshonte reflektorët, herë lajmëronin nisjen e ndonjëra edhe arritjen! Kur errësira kaplonte plazhin ishte qetësi, dëgjoheshin valët e detit tek përplaseshin mes veti, sikur garonin me njëra tjetrën. Kujtoja vetën në mesin e tyre që ditën u dorëzohesha, i leja të loznin me mua dhe mendoja që ajo lojë aq sa e këndëshme mund të ishte edhe fatale për mua, por për çudi të nesërmen harroja dhe futesha edhe më thellë në brendësinë e tyre !

 

  Nga këto meditime me nxirrte zëri i ndonjë qifti të ri që kishte dalë për shetije buzë valëve të Adriatikut, të cilët me siguri thurnin planet për të ardhmen e tyre se si të jetë më e ndritur, apo serenada e ndonjë këngëtari që vinte nga lokalet e natës ndanë rrugës... Humbisja kështu në mendime shikoja detin dhe më kujtoheshin historitë dhe bëmat e trimave të kohërave që rreziku vinte gjithmonë nga andej, nga deti dhe e krahasoja me jetën e qetë momentale, por në veshët e mi kisha vringëllimen e shpatave, mbrohej toka arbnore nga bajlozat e zinj, skuqej deti nga gjaku, lufta ende nuk kishte përfunduar qysh atëherë vazhdonin të kërcënonin e të sundonin ende tokat arbnore baloza të zi, tash jo vetëm nga deti, por nga të katër anët !

 

  Shkundësha nga këto mendime ngadalë dhe niseshim për në banesë për të filluar të nesërmen të njejtin ritual, deri sa një ditë u dëgjun daullet e shiut, kishte kaluar koha e plazhit, valët e detit ishin trazuar dukeshin si re të bardha, të rrëmbyeshme ! Bashkë me ikjen e kohës së plazhit ikëm edhe ne, athua vallë ku do jetë çuni i misrave, vazhdon ai ende refrenin e vet ?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 3:04 pm

Jakov Xoxa  
  
 


Lumi i Vdekur I



Koha, atë mëngjes, aty qante, aty qeshte.
Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanikës dhe po pritshin të kalonte përtej vargu i gjatë i grave. Me kanistrat bosh në duar, po me gojën plot llafe, ato kthehesin nga kisha e Shën-Gjergjit për në shtëpi. Shiu sa kishte pushuar, megjithatë, nga ijet e teruara të buajve, nga halat e gjata të qepallave të tyre, nga lelet e shkurtëra, nga veshët llapushë të qenit që kishte zënë vend atje poshtë qerres, rrëshqisnin rrëke të holla uji që vinin e binin mbi llucën e rrugës. Rrogozet prej kashte frytje, që mbulonin qerret dhe ruanin robt e plaçkat nga kullimi i reve, si kishin pirë e ishin fryrë tërë rrugës me shi, të ngopur, po villnin tani ujët e tepërt. Lart, në qiell, nga një dritare e madhe hapur përmes reve, dielli po vërviste mbi qytet tufën e rrezeve të tija, që ngjanin me vandakë zhukash të thata, të arta, që një dorë e fshehtë i flakë poshtë në fushë.
-Tyt, të marrtë djalli, të marrtë!... foli Pilo Shpiragu, në krye të qerres, kur bishti i kaut, ngarkuar me një baltë, i spërkati mustaqet. Po kafsha s'i kishte faj. Një mizë kali, e kishte gudulitur keq nën vehte.
Qetë, sikur t'u kishte folur njeri në gjuhën e tyre, morën përpara. Qerrja hyri në urë. Gratë, që ndjenë në vithe frytjen e vakët të kafshëve, bënë mënjanë të lemerosura. Një kanistër fluturoi në lumë. Një tufë borziloku mbetur nga gjithë ç'pati ena e përshpëritjes, shkoi të pagëzohet në ujët e turbullt të Gjanicës.
-Po këta të flamosur nuk shikojnë njëherë ç'kanë përpara, po çajnë kështu si të ndërliqur!... foli një nuse duke hequr mënjanë vjehrën.
-Sikur i preu gjëkafshë, që i preftë pika, i preftë!... mallkoi plaka.
- Na hodhët në lumë, o të mallkuar, që më ju hedhtë perëndia në ndonjë hendek, o zot!... Që mos i vafshi të gjallë, O Shënmëri!... truante e nëmte një tjetër, duke u mbajtur fort pas telave të çkundisur të parmakëve të urës, kur Gjanica e trubullt, që shkonte atje poshtë, po ia mirrte mëntë me vehte.
Qerret vazhduan në udhë të tyre, si lumi atje nën urë, që shkon pa i vënë veshin njeriut. Vetëm kur dolën përtej e morën drejt rrugën e Semanit, Piloja hoqi frymë e mërmëriti me vehte, sikur në qerre të mos kishte tjetër veç tij:
- Qëkur na mallkoi zoti, s'kanë ç'na bëjnë munxët e robit... - Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen në të dhëmburat e lindjes e s'është mirë... S'bën të na gjejë ajo orë me mallkim në buzë.
Kjo që foli ishte plaka e Pilos.
Në qerren e parë të karvanit, ngushtuar nga rregullinat e shtëpisë, përveç Pilos që e ngiste, ishte edhe e reja me të vjehrën. Plaka e ndënjur te koka e nuses, te koka i thënçin, se gruaja që po çaplehej në të dhëmburat e hidhura të lindjes (ku vinte kokën, s'vinte këmbët) kishte kryqosur duart në krahëror me një pikëllim të madh dhe s'dinte ç'të bënte. Vetëm kur ranë kambanat e Shën-Gjergjit, që lajmëronin se po dilte kisha, plakës iu kujtua zoti i madh dhe filloi t'i lutej shenjtit t'i lehtësonte dhëmbjet së resë e t'i ipte lirim të mbarë. Me gjithë të keqtë e atij çasti nuk harroi të falej që t'i gëzonte shtëpinë me një djalë.
Të gjithë këto i bëri me mënt e saj, vetëm këtë të fundit e tha me zë, sikur kërkonte që ta dëgjonte dhe e reja.
Nusja që kishte rënë një hop në atë qetim të shkurtër në të cilin bien rëndom gratë shtatzëna kur janë duke mbledhur fuqi për shtërzimin e fundit, u dha buzëve të mavijosura një fije gazi të hidhur. -Ashtu, vërtet, moj nënë, djalë qoftë, çupë mos u bëftë, se ne gratë na ka nëmur zoti qëkur na bëri gra...
Qerrja që hidhej sa më një krah, më një krah nga një herë në tjetrën, po bënte të sajën, lehtësonte dhe afronte orën e madhe të dritës e të qetësisë.
Atë hop, kur Piloja shpoi rëndë kazilin që të bënte djathtas e të linte mënjanë një pellg të thellë me ujë, nusja lëshoi një klithmë të thekëshme:
- Uf, nëno moj! - sikur hosteni të ishte ngulur në trup të saj e jo në lëkurën e argasur të kaut.
Kio ndjenjë e çuditshme e zaptoi menjëherë Pilon, që në hop hoqi hostenin nga vithet e kafshës dhe ktheu kokën të shikonte ç'kishte e shoqja. Qetë, lënë në punë të tyre, i ranë lerës përmes.
Shtatzëna në të dhëmbura e sipër, u shpëtoi duarve të plakës që e mbanin të mos briste e ta dëgjonin bota dhe u kthye më krah, sikur ashtu do të gjente lehtësimin që kërkonte. Gjunjët, mbledhur mbi bark, iu përpoqën në faqen e një dengu me plaçka. Rrangullat e shtëpisë u rrokullisën nëpër qerre dhe një trastë shkau e ra në tokë. Trahanaja e imët dhe e thatë kërckë u përhap mbi baltë.
-Uaha kazil, uaha kuqo! U foli Piloja qeve që të ndalojnë dhe vetë, si pështeti hostenin në tokë, u hodh poshtë.
Edhe qerrja e dytë pushoi së qari. Qetë duke shfryrë jashtë avullin e dendur e të ngrohtë, zhytën turinjtë në trahana dhe nisën të përtypen me qejf. Një shkumë e bardhë filloi t'u rrjedhë si zlnxhir i hollë nga të dy anët e bulgive.
Nga bishti i qerres së pasme kërceu në rrugë dhe ndau drejt së parës një vajzë nja gjashtëmbëdhjetë vjeçe. Pa ngjeruar asgjëkundi, i ra baltës përmes dhe doli në krye të karvanit. Ishte Vita, çupa e madhe e Pilos.
- Ç'kërkon, moj bijë, që erdhe!... i foli gjyshja. - Nuk bën të rrish, këtu, po shko... je çupë e rritur tashti...
-Nëna, ç'ka nëna?,...
Prindi, pasi u vuri qeve përpara e më këmbë hostenin e gjatë, si shënjë që s'duhej të lëviznin nga vendi, i ra qerres rrotull dhe doli në bisht të saj.
_Po ty, moj, kush të thirri të vish?
Kur vajza pa t'anë kaq të ngrysur e tek vetulla e mëngjër i epte fët-fët poshtë e lart si për kohë të lirë, uli kokën dhe mërmëriti:
-Erdha se mos më do gjëkafshë nëna... dhe, sikur të kishte në duar ndonjë palë kriga, kapërceu gishtërinjtë me njëri-tjetrin pa ditur ç'të bëjë tjetër.
-Shko, shko te qerrja, se s'mbeti jot'ëmë për ndihmën tënde! i foli i ati, duke i bërë me kokë, sikur kërkonte ta shtynte tutje.
Si u largua çupa, Piloja iu afrua s'ëmës.
-E, plakë, si duket puna, a do të mbajë dot gjer në Seman?
-Zor, o bir.. Më duket se po e mundojmë e po hyjmë në gjynah me zotin dhe me të... Ktheje më mirë qerren për në Bishtanakë, tek hani. Gjyshja ngriti kokën dhe pa të birin në sy, si për t'i zgjidhur mendjen.
-Ma desh zemra të lindte fëmija në dhè të ri, se, kush e di, mund të na sillte të mbarë... Po, nejse, kur s'do perëndia, s'ka ç'bën robi... - tundi kokën dhe u largua drejt kreut të karvanit. Mori hostenin, hodhi lart dhe shpoi kuqon që të kthente, më të djathtë.
Qerrja e parë u nis. Me të luajti nga vendi dhe mori rrugën edhe e dyta.
Vita, si ngriti fustanin nja një pëllëmbë mbi gju, pështeti kërcinë mbi kapitalin e pramë, mbërtheu shtizën e madhe, i dha vehtes dhe u hodh brenda. Mori pastaj në dorë tërkuzën me të cilën ishte pas rrapinës lopa e vetme e shtëpisë dhe e tërhoqi për të shkurtuar pashin e lirë. Qerrja po kthente udhë dhe ishte frlkë mos lopa mirrte nëpër hendek.
-Pse qan ata, mos e rrahu tata?... pyeti vëllai i vogël zgjuar në kohën kur qerrja kishte pushuar së tunduri e përkunduri.
-jo, vëllaçko, nuk qan ata, por prit dhe pak, të shohësh se kush do të qajë:vëllai apo motra... iu përgjigj Vita, duke tërhequr me një dorë tërkuzën e lopës dhe me tjetrën duke shtrirë të vëllanë.
Qerrja filloi të lëkundej përsëri dhe boshti i palyer ia nisi vajit të tij: "criu-criu flq..." avaz që po e mbante që atë mëngjes kur i zoti i harroi, apo s'pat nge, t'hedhë masën e katranit. Kjo e qarë zvarrëzvarrë, si ajo tërkuza e lëshuar e lopës që Vita e kish lënë nga dora, shiu i imët i fushës së Myzeqesë, që s'priti gjersa karvani të zinte Kilin e vogël. Koka, lëshuar gjumit dhe ëndrrave, po i shkonte sa mënjanë nga troshitja. 

Reja e dëndur e shiut, që sa vinte e po afrohej qerreve që çanin në mes të fushës së shkretë, kishte mbuluar si në një shparg me thekë të thinjtë gjithë ç'la pas karvani atë mëngjes: Tomorin, Shpiragun, Shën-Kollin, Fierin. Sytë e vajzës, si kaluan një çast vështrimin e plogët e të qullët të kafshës që vinte pas, u mbushën përnjëherë me lot. Bulzat e ujit mbi faqen e një pellgu të rrahur nga shiu, dukeshin si barka të vogla që kishin ngritur velat për udhëtim, ashtu si lotët e vajzës që kishin marrë teposhtë faqeve. Kapur fort pas hunjve të qerres, kokën pështetur mbi faqen e rrogëzit që mbulonte plaçkat dhe binte gjer poshtë, vështrimin mbytur në atë re të madhe shiu, as Vita s'e kuptonte dot kush ja ndillte gjithë këtë trazim e pikëllim: arratia nga fshati ku kishte lerë e ishte rritur, lëngimi dhe dhembjet e nënës, apo ndonjë duf i ri që s'e pati ndierë gjer atë ditë në kufijt e fshatit të saj, në gjerdhet e kasolles së saj.
E ku kuptohet ndonjëherë nga çastisin rrëketë që mbushin lumin dhe e bëjnë të buçasë nga shtrati dhe udha e tij!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 3:07 pm

Jakov Xoxa  
  
 


Lumi i Vdekur II



Vita, si të gjitha vajzat e bujqve myzeqarë, ishte rritur në mes të pocaqisë dhe varfërisë. Po jeta ka rrugën e vet, që e ka filluar kush e di se ku e kush e di se si, saqë njeriu ngre supet përpara çudive të saj. Grizarakja ishte zhvilluar aq mirë, sa që të kujtonte atë lekoin e bukur të kënetës, që çel si për mrekulli të botës mbi ujët e pocaqisur të moçalit.
Shtatin e kishte pak si më të vërvitur për moshën e saj dhe për kockën pakëz të shkurtër të femrës myzeqare. Këmbët e gjata, (ja, tani, atje, në buzë të qerres, kërcinjtë e saj të varur jashtë sa nuk mirrnin dhè), i dukeshin akoma më gjatë nën fustanin e vjetër, shkurtuar shumë, se shumë ishte rritur brënda këtij viti të fundit. Thimkat e gjinjëve të vegjël, si ai bisku i fasules që ngre kokën e fryn tokën e ardhur nga vakësia e pranverës, ia kishin hedhur kraharorin përpjetë. Vetëm kurrizi i mirrte pak përpara, sikur t'i ishte thyer nga barra e punëve të shtëpisë. Po jo, në këtë moshë, s'ka çi bën puna shtait të një vajze si Vita. Shpatullat e mbledhura varfërisht e sipër të futur e të fshehur nën vehte krahërorin e përhedhur, do të kenë ndonjë shkak tjetër.
Vita ishte vajza më e madhe e shtëpisë së Shpiragajve. Si vajza më e rritur në mes atyre djemve në moshë, ajo ndjente një lloj drojtje, turpi, për ato shenjat e femrës që me ditë po i piqeshin e me orë po i shquheshin. Andaj nisi, një nga një, t'ia fshehë botës: në fillim, nën qepallat e gjata, si halë gruri, mbuloi sytë levarashë, pastaj zgjati fustanin nja dy gisht, për të fshehur kufíjtë e kofshëve dhe më vonë, kur pa se s'po ia dilte me të ndrydhur e me të shtypur të gjoksit që po shpërthente pa e pyetur atë, përktheu kurrizin përpara dhe mundi, një farë kohe, t'i bëjë ballë sulmit të moshës së bukur, po të paturpshme. Po a e dini? ... Vita sikur t'i kishte bërë të gjitha këto për të hequr më tepër sytë e botës: Qerpikët e ulur përgjysmë mbi gropëzat e syve, që lëshuan mbi mollëzat e faqeve një hije të lehtë, thelluan akoma më tepër gjallërinë e bebzave të saj të zjarrtë, pothua ashtu si thellon e nxinë nata grykën e pusit; teksa kurrizi, përkulur pakëz përpara e pajtuar aq mirë me sytë e ulur përgjysmë, i mësoi një të ecur të drojtur, që mori, me kohë, hijen e nazes.
Gjithë djelmuria e Grizës shkallonte pas asaj çupe. Duke fshehur bukuritë që natyra ia kishte falur me të dy duart ajo shtonte akoma më shumë, pa e ditur, nepsin e çapkënëve dhe remashëve të fshatit. Por gjer ahere asnjë s'ia kishte ngritur dot sytë dhe shtatin: siç duket, qerpikët e Vitës kishin qëlluar shumë të rëndë.
Çuditej e linte mëndjen vajza me ato çupat e qytetit: Si bajamet e pranverës edhe ato... që s'presin sa të çelin lulet e para, për të ndjellur në gjirin e tyre bletët që do t'i trazojnë dhe gudulitin!...
Kurse ajo?... Ajo turpërohej edhe nga njerëzit e shtëpisë, edhe nga vehtja e saj.
Po gjer kur do ta fshihte e ndrydhte kraharorin?...
Ja pse buza e poshtme, shpërveshur posi fiera e njomë e trëndafilit në pisk të vapës, po i mirrej atë kohë; ja pse po i mbusheshin me lot atë orë. Shiu i dendur që po fshinte qiellin, fushën, rrugën, thua se donte ta shuante nga bebëzat e vajzës gjithçka që kishte gëzuar e jetuar gjer atë ditë, (njëlloj si shuhen nga dërrasa e zezë, me një të fshirë, shkronjat e bardha) i bëhej se po ja ndrydhte akoma më shumë gjirin, zemrën.
Më duket sikur po e marrim kot nëpër gojë myzeqarkën e vogël. Gjer më sot asaj s'i kishte rrahur zemra për asnjë nga djemtë e fshatit...
Po ah!... Kjo drita e bardhë e dashurisë së parë është posi rrezia e yllit të ditës: duket në qiell e mbush botën me dritë edhe pa dalë dielli mirë...
Karvani i qerreve qëndron përpara hanit të Bishtanakës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 6:20 pm

Me poshte nje nga perlat e prozes shqiptare: Fan Noli.

Fjalim i mbajtur nga Fan S. Noli në Parlamanetin Shqiptar në 1924


E para. Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

E dyta. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burzhuazie. Këtu bujku është më bej se beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta. Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar te shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

E pesta. Anarkia e idealeve : Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushe që mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyMon Oct 27, 2008 10:05 pm

Proza poetike të Midhat Frashërit



AH, PO BIE SHI PRAPË




Eja, mike, se po bie shi.



Më duketë sikur qan qielli, sikur derdh lote të hollë. Edhe zëmra ime sot po qan. Jam vetëm, lotët e qiellit riedhin jashtë qelqevet dhe po ndjej të ftohtët brënda në zëmër.



E mban mënt, mike, kur ishim bashkë sa shum' e donim shinë? E mban mënt gazin që ndjenim afrë dritares kur binin pikat e mbëdha të shiut? Ti i prisnje ato ditë, se e dinje që më pëlqenin; i prisnje ato ditë, më prisnje mua.



Ahere, kur bota mbytësh në lot, ne ishim të gëzuarë; ahere, kur bota mbulohësh me ujë të ftohtë, ne kishim nxehtë në zëmrët.



Po tani, nga kjo odë gjysm' e errët, shikoj pikat që po kullojnë, dhe po mbërdhi.



SHKRETINA



Nga një herë jam si beduini në shkretinë. Më çdo anë shoh qiellin të pshteturë në ran'e skuqurë: kurrkund një nisi shprese; tekdo një qiell i përvëluarë, një tokë shterpë dhe të diegurë.



Po ndiek udhën, i prinur prej yllit të veniturë që më rrëfen shpresa ime. Po ecinj, dit' e natë, dhe shumë herë këmbët më gjakosenë.



Ku vete? Atje tej, më tutje se kjo ran' e shkretë, m'at' anë këti qielli të errët; po shoh një qëllim; ylli im po më rrëfen një udhë.



Po dal! Një zë më pyet: Është një qëllim ay, a po një mirazh?



Edhe shumë herë jam si beduini në shkretinët.



MOT' I RI



Ikë, ikë. Qofsh'i nëmur ti që vjen të më urosh motin e ri.



Një mot akoma! Edhe me qeshje në buzë, me urime, vjen të më thuash se m'u pakësua një mot, më thua për shumë vjet.



Dy-mbë-dhjetë hëna! si dije më duketë ay që shkoj, pastaj edhe ay më parë, edhe tjetri akoma!



Lumi që rrjedh lëshon zallin, deleja që shkon le gjurmën, flaka që digjetë le hinë. Po ti, o kohë, ç'na le? A po këtë hi mi kokët tënë!



Qysh pra, gjithë vuajtjet e mëmës s'ime, gjithë shpresat e saja, shpresat e mija, vuajtjet e mija, gjithë këto kështu do të shuhenë?



Vargu i vdekjes po mbushetë, kur imi çdo mot po afëron më të këputurë. Edhe s'mund ta ndaloj këtë lumë, s'mund ta mbaj këtë jetë!



Edhe ti ironi, me qeshje në buzë, vjen të më urosh. Ikë, ikë këtej, se s'dua urime unë, jam për rënkim.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyWed Nov 12, 2008 12:35 pm

"Bisedë e imagjinuar me një dëshmor të lirisë" 

Syte e tij kishin një qendrim te mprehte, fytyra e tij e ftohet qendronte pa levizur, i mbuluar me nje flamur te bukur dukej madheshtor. Ju afrova ngadalë, nuk frigohesha nga ai, sepse heronjet jane edhe te vdekur te bukur janë. Frymemarja e tij kishte pushuar per te mare fryme nje popull i tere, nje popull qe kishte arritur ne kulmin e poshterimeve dhe malltretimeve, nga armiqet me te felliqur qe mund te kishte. 
Ne imagjinaten time e pashe qe u ngrit ne kembe, shikoi gjate ne te gjitha anet dhe dy pika loti i rane mbi fytyren e tij, kreshnike. Me drejtoi syte e tij te imte me aq dashuri saqe per kete moment do te falja te gjitha çka qe kisha. 

Para se te them nje fjale te vetme, me lejo te te perkulem, me lejo te te falenderoj,te prek doren tende-i thashe. Nuk me erdhi turp te ulem ne gjunj para tij,perkundrazi isha krenar, nje kenaqesi qe nuk do te mund te blihej me te gjitha te hollat e kesaj bote te cuditshme. 
Zgjohu- me tha, zgjohu o vellai im, dua te te shoh te zgjuar, te madh, te lumtur, dua te shoh buzeqeshjen ne fytyren tende, te shoh frymemarjen tende te lire, kjo eshte deshira ime e fundit. U zgjova dhe ne gjoksin tim u mblodhen ndjenja aq te perziera, saqe trupi me dridhej i teri. Ne koken time shihja njerez qe notonin neper ditë, perditshmeria e tyre kishte mare ne rjedhe normale dhe endeshin ne rrugen e tyre duke mos shikuar anash, e as prapa. Me shfaqeshin njerez qe valvitnin flamuj e ju shterrej zeri duke bertitur per demokraci, duke treguar per "trimerite" qe kishin bere; turma qe ju shkonin prapa dhe ne jeten e tyre e sotmja kishte lindur vetem sot, sepse besonin se kishin ndryshuar dhe ishin bere pjese e nje bote moderne, nje modernizem te cilit nuk ja dinin rrenjet. 

Njerez qe kishin bere poshtersine me te madhe, qe do te mund te benin: kishin harruar se shkelnin mbi gjakun e dikujt dhe cdo hap i tyre shkelte mbi trupa trimash qe kishin qendruar dhe rene heroikisht. 
Shikoja fytyra nenash qe ende kishin lote te pathare mbi rudhat e tyre, rudha te jetes e te vuajtjes, te dhimbjes per bijte e tyre. Shikoja njerez qe ngrinin pallate prej tullash, te bukura, te ngrohta...shikoja nerez nen tenda, femije te merdhire, te paveshur dhe nuk mund ta besoja se te gjithe keta jetonin ne te njetin nenqiell. 


E ktheva koken edhe nje here nga vigani i lirise dhe e shikova teper permallueshem, me erdhi aq turp qe isha kujtuar aq rralle per te, me erdhi aq rende kur shikova edhe nje here plagen e tij, aq keq kur pashe rinine e tij te humbur. Qielli sikur m'u ngrys dhe kembet sikur me leshuan. O shpirt i shtrenjte, o jete e pajetuar, ti rruge e jetes sime, si do te mund qe te te harronim? A thua edhe toka e vendlindjes rendohet me hapat tone mosperfilles? Te perkulem o shpirt i paster dhe do te mbaj me vete cdo minute te ekzistenes sime, nuk do te lejoj qe te harroj. 

E di qe kurre nuk do te arrij madheshtine tende dhe une as qe e mendoj kete, por une do te perpiqem qe me cdo hap, me cdo fjale te jem pjese e renies tende, e endrres tende qe po e jetoj une. 
Me shikoi edhe nje here dhe pashe nje dridhje te lehte ne buzen e tij dhe sikur deshironte te me thoshte, jeto o vellai im, sepse tani do te pushoj i qete, sepse tani zemra ime do te ndalet e qete.

Vetem tani do te kuptoj se une kam rënë, për tua sjellur LIRINE. 

Duajeni Lirinë, jetojeni dhe ndertojeni LIRINË, ajo është më e shtrenjt se Jeta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyWed Nov 12, 2008 12:37 pm

Monolog i NËNËS KOSOVË
Mbi qiellin tim notojnë re të zeza, nënëlokja qëndron në këmbë dhe vëzhgon e thelluar në mendime. 
"Nuk ua kam besën këtyre reve, jo"! 
"Nga vijnë këto"? 
"Përse vijnë"? 
"Nuk ua kam besen, jo"! 
"Sa herë ngryset qielli, sikur më sillet vërdallë një parandjenjë e kobshme, se do ndodh diç e ligë, diç e keqe". 

Ja, kështu ishin edhe atë ditë të zymtë kur vraponin retë e zeza në qiellin e hapur dhe ra terri i zi mbi tokën tonë, mbi shtëpinë tonë. Kur vranë Shkëlqimin, që u kthy nga një qëndrim i gjatë, nga atje ku qëndroi me vite, atje ku ishte i dashur dhe i respektuar, atje ku mësoi se çka është liria. U kthy ke nënlokja në vend të vet që edhe populli i tij të fitoi lirinë, ishte aktiv në luftë ballë për ballë me armikun, luftoi dhe qendroi i patrembur. 

Erdhi në tokën mëmë, kaloi dete dhe oqeane, që bashk me shokë dhe shoqe të bëj hapin vendimtar drejt lirisë. 
Ashtu siq ishte; i dashur, i ndrojtur dhe fjalëpak, që vetëm kur e pyesje dëftonte me ngazëllim. 
Nuk mburrej me trimërinë e vet, por lartsonte veprat e shokëve dhe shoqeve. 

Tregonte për Mërgimen - që kur iu vra shoqja e ngushtë Merita, dhe iu hargjuan tromblonet anti-tanks, nxori revolen dhe iu vërsul tanksit me revole në dorë. 
E ç´ti bënte me ca plumba si fasule, ati alamet hekuri që levizte duke mbjellë vdekje kudo. 
Jo jo, ajo nuk deshi ta vriste tankun me dy plumba, ajo deshi ti tregoi se nuk ia ka frikën. 
Iu afrua e preki me dorë dhe sakaq hypi mbi te, ngrti kapakun dhe me shpejtësi të rrufeshme i gostiti armiqt me një bombë dore. 
Pas një krisme trishtuese doli një tym i zi, që e kishte ngulfatë atë kulqedër të hekurt, që mbeti në vend. 
Mërgimja nuk vonoi shumë dhe u kthy në pozicionin e mëparshëm, ku e pritën fjalët qortuese të komandantit 

“ Je e vetëdijshme ti, ata mund të të vrisnin edhe ty”. 

“Ky veprim i yti është i pamatur mirë”. 
"Kjo të mbetet, hera e fundit, kuptove"? 
Ajo, drejtoi shiqimin dhe me një “Ju kuptoi z. Komandant”. Uli kokën dhe bëri hapin e fundit kah pozicioni i saj. Frymoi njëherë shlirshëm dhe mori kontakt vizuel me pozicionet tjera.
Komandanti vëzhgoi edhe për një çast me admirim Mergimen, për aksionin e rrufeshëm që përfundoi me plot sukses. Ndjehej shumë i lehtësuar dhe krenar.

Ishin kohra të vështira, por dëshira për liri sikur i bënte më të fortë se një shkëmb graniti. Ishte dëshira e zjarrtë që edhe populli ynë të jetoi i lirë, në tokën e lashtë të larë në gjak ndër shekuj. 

Dhe vargani i reve të zeza, ecën dhe s´ka të ndalur. 

Por si t´ja kam frikën gjithçkafit, unë e mjera nënë? 
A nuk erdhi ende liria e vërtetë? 
Jo jo, nuk dua të besoi se ende nuk jemi të çliruar. 
Sa gjaku është derdhur dhe ende muzgu është i bezdisshëm, i frikshëm ngase errësira hap krahët dhe gllabron gjithçka, errësirës nuk i zihet besë ende. 
Në errsirë, dora vrastare vepron ende, ajo dorë e zgjatur e armikut, që ka ngulitur kthetrat e saja prej egërsire, në këtë tokë që kurr nuk e la të panjomur me gjak të bijve të mi. 

Zemra ime ende rënkon plagët e rënda, për gjakun që ecte rrëke, për gjëmat e nënave dhe lotët e tyre që rrodhën si lum. 
Tani prap lot, deri kur kështu ato bisha do mbjellin vdekjen e bijve të mi? 
Sa fat të zi që pata, të jetoi në afërsi të një të pa besi, të një armiku që vetëm me gjakun e bijve të mi ushqehet dhe nuk ngopet kurrë. 
Që vetëm me lotët e mi, shuan etjen e tij prej okupatori. 

Edhe sa kohë kjo dorë e ligë qyqare, do sillet vërdallë mbi bijt e mi? 
Atëherë kur t´ju shof të bashkuar, nuk do ia kem më frikën muzgut të mbrëmjeve, as natëve që do shëndreiten nga qirinjtë që u shkrinë për t´ju bër juve pakëz dritë. Drita e lirisë do shëndritë anëmbanë vendin tuaj, Shqipërinë Etnike dhe trojet e mija shekullore, anembanë gadishullit Ballkanik. 

Mbahuni të fortë, o bijt e mi. 
Këto re të zeza, ti luftoni së bashku, të bashkuar do jeni më të fortë, ashtu si na mësoi Historia e Lavdishme, prijësi ynë Legjendar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. 
Vetëm atëherë, do agon dita dhe do vij liria - e njëmendtë. 

Asesi mos drejtoni gishtin nga vëllau, mos shani njëri tjetrin, këte don armiku. 
JU E DINI KËTE? APO KENI HARRUAR - KAQ SHPEJT!?


Luli 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 8:18 am

Elvira Dones  
   
  
 
Më pas heshtja



Andrea mbyll zërat e impiantit të montazhit një e nga një. Kur mbërrin në komandën përfundimtare të fikjes së kompjuterit i duhet të luftojë me dëshirën e ringarkimit të programit. Mbathja që këtu thotë me zë, në vend që të shohësh këto kaseta të mallkuara.
Vë rregull në shënimet e vizionimit të një pjese të materialit të xhiruar. I ndryn me kujdes në sirtarin e parë të skrivanisë. Kalon nga lokalet e tjera të punës për të përshëndetur kolegët që kanë mbetur ende në ndërtesë dhe del, me hap të shpejtë tani.
Kish kohë që nuk shihte material të xhiruar aq bukur nga kontinenti i saj.
Në veturë nuk e hap radion. Gumëzhima e motorit i dhuron pak mirëqënie. Një mbrëmje të gjithën për vete, thotë Andrea me molisje. Një mbrëmje në kujtim të kohëve të shkuara, të epokës paraErik, një litar kohe i nyjëzuar i vetmuar i bukur dramatik mizerabël i përqëndruar për t'u patur zili.
Erik atë mbrëmje është për darkë me një mik të vjetër të vetin. E ajo ndihet çuditërisht e lehtë.
Por kur hap derën e apartamentit, trishtimi i është shtruar mbi ndërgjegje si një qilim i lagur.
Pret deri sa bie terri. Dëgjon kohën që rrjedh: një klesidrë e krisur mes duarve. Ka hequr sandalet. Ka vënë këmbët mbi njerën prej karrigeve dhe vështron ngjyrën e metaltë të thonjve. Ka lënë çantën e punës mbi tryezë. Kjo e fundit ishte krejt e zbrazët para pushtimit nga çanta. Andrea lë kokën për sipërfaqet e padhunuara, të lëmuara, esenciale në ngrohtësinë e drunjtë. Sikur të kish më shumë hapësirë, të paktën një dhomë më shumë, do ta kish shndërruar atë në një dhomë-dollap për t'iu shmangur mobiljeve me kanata në dhomën e gjumit e kuzhinë. Nuk i kanë pëlqyer askurrë dollapet.
Bën ngrohtë. Ajo ngrihet dhe vështron termometrin e murit. Edhe dy gradë më shumë e do të ishte nxehtë. Nuhat sqetullën. Nën aromën e djersëmbrojtësit gjen erën e njohur të lëkurës së vet.
Hap ujin e dushit thuajse të ftohtë krejt, zhvishet me të shpejtë dhe futet në të. Këqyr kokrrizat që i shpëthejnë mbi lëkurë, të befasuara nga aq mardh i papritur.
Më pas del nga apartamenti dhe le çelësin nën qilimthin e fshirjes së këmbëve. Ndoshta Erik mbaron takimin me shokun shpejt dhe e befason me një vizitë. Por mosrespektimi i vullnetit të saj nuk bën pjesë në karakterin e tij. Bëhu i paedukatë, psherëtin Andrea, bëhu madje edhe harbut për një herë të vetme, është kaq e shkretë mbrëmja pa ty.
Nis të vrapojë.
Pylli është i veshur me misteret e tij, ndaj nuk ia vë veshin gruas së re. Diçka hungëron larg, në qytet, apo në autostradën që çon në veri të kantonit. Andrea ka rrasur kapelen e lehtë me vrima që në strehëz mban të fiksuar një llampëzë.
Ai pyll e njeh hapin e saj prej dy vjetësh. Zbrazëtia e tij gjatë ditëve të javës i ka ngjallur ngaherë ndrojtje Andreas. Kërcënimi që fshihet mbas dritëhijes së trungjeve, vrapi i shpejtë i ndonjë qeni ikanak nga shtëpitë rrotull pyllit, kuturisja e saj në gjirin e tij pavarësisht nga frika që ndjen…, Andrea i përjeton këto si një sfidë për të cilën jo rrallëherë e ka quajtur veten budallaqe.
Fundjava është ndryshe, ngaqë vrapuesit derdhen aty nga të katër anët e qytetit. Por atë mbrëmje pylli është i shkretë. Diku në mes të udhës ajo sheh përpara saj një çift vrapuesish të tjerë. E ngadalëson hapin për të ruajtur largësinë. Çifti duhet të ketë një farë moshe, vëren Andrea, siluetat lëvizin me një zhdërvjelltësi të matur. Hijet e reja në moshë lëvizin me arrogancë. Ato më të moshuarat vrapojnë me urtësi: kanë rrumbullakësi në harqet e përshkruara nga krahët, një kujdes gati të dhimbshëm në këndëzimin e supeve.
Dy vrapuesit duhet të kenë pak a shumë moshën e Ezekiel Ramon Garsias, mendon papritur Andrea. Ndoshta disa vjet më të rinj. Ndoshta jo. Ndoshta edhe ai do të vraponte kështu, po ta kish arritur atë moshë. Ase do të ishte një burrë dembel e do të urrente çdo gjë që kish të bënte me ushtrimin fizik?
Çfarë profesioni do të kish zgjedhur ai në jetë vallë, po t’i kishin lënë kohë të dilte nga rinia e parë?
Ishte njëzet e gjashtë vjeç kur ia kishin prerë vrapin në mes: kish qënë student i vitit të fundit në shkencat politike.
Andrea ndalet. Këto përqasje e therin më dysh. Sytë ndjekin shpinat vrapuese të çiftit, largësia mes tyre e saj bymehet me shpejtësi. Llampëzat e vogla mbi ballet lozonjare të të panjohurve tallin errësirën.
Ajo del me hap të ngadaltë nga pylli dhe hap portën e veturës. Kërkon cigaret në sirtarthin nga ana e pasagjerit dhe e ndez një, duke thithur gjatë, pa e lënë tymin t'i dalë nga gryka. Mbështetet në ijen e shasisë dhe vështron natën.

Ezekiel Ramon Garsia do të mbartëte mbi supe peshën e pesëdhjetë e dy vjetëve, po të ishte gjallë. Do të ishte një burrë i bukur, një pesëdhjetedyvjeçar joshës me të cilin ajo, Andrea, do të kish patur mundësinë të grindej; ta kundërshtonte; t'i thosh se ai s'kuptonte asgjë; se kish mbetur mbrapa; se kish ardhur çasti që t'i ftillonte më në fund idetë e tij të ndryshkura; se brezat e tyre ishin aq të ndryshëm, krejt të ndryshëm e ajo s'dinte ç’të bënte me idealizmat e tij.
Quhej Ezekiel Ramon Garsia. Ishte burri që i kish dhënë jetën. Quhet ende Ezekiel Ramon Garsia. Ajo është e bija e Ezekiel Ramon Garsias dhe Monica Lara Garsias. Ia thotë këtë natës me zë të lartë.
Do të kish bërë biseda pafund me atë burrë, po t’ia kishin dhënë atë mundësi.
Andrea Garsia po e kërkon ende të atin, mbas njëzet e gjashtë vitesh nga çasti i ndarjes.
Duhet të jetë diku, një djalë njëzetegjashtë vjeçar në fotografinë e ngrirë në kujtesën prej fëmije të Andreas: një djalë i ngujuar në moshën e tij, një nga të shumtët që nuk mundën të plakeshin dot përveç vjetërimit të dy viteve nën tortura. Masakruar, përplasur nga njeri burg në tjetrin, nga një stadium në tjetrin, nga njeri garazh torturash në tjetrin.
Qe plakur gjatë atyre dy viteve, i ati. Ish e vetmja gjë që Andrea pati mundur të mësonte nga rrëfimet e të paktëve të kthyer nga ferri i viteve të diktaturës ushtarake. Ajo dinte që nuk e kishin vrarë me një plumb pas qafe, si të ëmën, Monikën. Ezekieli kish vazhduar të gjallonte edhe dy vjet më pas, pa e ditur që e shoqja tashmë qe ngujuar në një mur çimentoje në themelet e një pallati.
Ata kishin shkurtuar jetën e Monikës dhe kishin plakur jetën e Ezekielit në elektroda torturash; kishin djegur mishin e tij në netë të ngrohta si kjo.
E ndoshta, mes një torture e tjetrës, ai nuk kish mundur as të varroste pak nikotinë në palat e mushkërive të lodhura. Ndoshta i ati nuk e pinte cigaren? Ajo nuk mbante mend ta kish parë me cigare në dorë.
Çfarë i kish thënë pusit të qelisë netëve, Ezekiel Ramon Garsia?
Do e ketë ulëritur tmerrin e tij?
Do ketë qarë i çliruar, duke ia besuar territ dobësinë e frikës njerëzore?
Do ta ketë pritur natën ai njeri? Apo me avitjen e saj do ketë ndjerë edhe më çmeritje se gjatë ditës?
Ç'ka menduar në ata sekonda, orë, ditë, muaj, vite torturash?
Sa kohë e sa mund u qe dashur xhelatëve para se ta thyenin? E kishin thyer?
Ka ulëritur vallë;
ka kërkuar mëshirë;
ka mallkuar;
është përpjekur të vetëvritet;
ka besuar më në fund në Perëndinë, apo e ka përçmuar këtë më shumë;
ka shprehur një dëshirë të fundit;
apo qe gjallë.
Apo qe gjallë?
Apo është gjallë?
Vallë ende jeton diku, fshehur nga të gjithë, arratisur nga ferri i së shkuarës, nga përçudnimi i ëndrrave, strukur nga vetvetja, tëhuajtur, pështirosur nga e tashmja, arratisur edhe nga ajo vetë, Andrea, bija e vetme që po e pret prej njëzet e gjashtë vitesh.
E kish menduar ai? Kish thirrur emrin e së bijës në terrin e qelive? Apo kish patur frikë mos emri i Andreas lyhej me gjak në katakombet ku jeta përqeshej.
I kish dhënë ndopak forcë shqiptimi i emrit të saj, emër që ai vetë kish këmbëngulur t'i vinte? I kish dhuruar domethënie emri i saj, tek hidhte vallen e vdekjes me elektrodat në testikuj?
Apo tmerri qe më i madh se gjithçka, e kujtesa e tij kish mbajtur veç gozhdën e durimit ngulur në vëmendje.
Përse nuk e kishin dashur aq sa të mos e linin vetëm, prindërit e saj? kish pyetur Andrea veten gjatë gjithë atyre viteve.
Pse nuk e kishin dashur të bijën aq sa të mos e linin veten të arrestoheshin nga xhelatët e Videlës?
E kishin dashur vallë?
Apo Andrea kish qënë veç një aksident në aktin e tyre dashuror, një bezdi e pavullnetshme për të cilën ndoshta mbas kostatimit të shtatzanisë kishin mërmëritur dreqi ta marrë.
E kishin dashur thellësisht më pas, kur Andrea kish lindur? Apo ajo kish qenë thjesht një dhembshuri e hutuar që nëpërkëmbej mes luftës së tyre për të ndryshuar botën?
E kishin dashur vallë, e kishin dashur, idealistë të një bote të përdalë?
Andrea e kish masakruar Abuelën me këto pyetje për vite me radhë. Qenë grindur. Abuela qe zemëruar e qe ndjerë e pafuqishme para dëshpërimit të mbesës.
Në krye e kish qetësuar, i kish treguar dhjetra hollësira rreth atyre gjashtë viteve që kishin jetuar bashkë: Monika, Ezekieli e Andrea. Ia kish pikturuar me ngjyra të ndezura lojrat që prindërit patën bërë me të. I kish treguar fotografitë e tyre: ishin flokëshumë e të qeshur, me vështrime të qashtra. Andrea kish parë veten: një fëmijë me kaçurrela bjondë e sytë e stërmëdhenj që zinin gjysmën e fytyrës; Monika që qesh duke bërë jo me dorë në drejtim që atij që po i shkrep fotografinë; një tjetër Monikë, në profil tani, në të cilin Andrea njeh një kopje të hundës së saj.
Nuk bënin shumë fotografi prindërit e tu, shfajësohej Abuela, ishin si furtuna në verë, të gëzuar e kalimtarë.
Por të kanë dashur zemra ime, oh sa shumë të kanë dashur.
Nuk të besoj, i kish bërtitur ajo. Nuk dua të të besoj. Ti nuk je ata. Ti nuk di asgjë rreth tyre, siç nuk dinë shumë prindër që kanë fëmijë njëzetvjeçarë.
Të lutem besomë. Nuk ke si të mos më besosh. Ti duhet të më besosh. Pse më mundon kështu shpirt i gjyshes? Unë vetëm ty të kam.
Andrea qe ndjerë në faj.
Më fal, e kish përqafuar me dhjetra herë, më fal.
Pak kohë pas largimit të Andreas për në Evropë, Abuela kish vdekur.
Dhe gjithçka kish mbetur pezull në jetën e saj, mbështjellë nga një heshtje pritëse që pritje nuk ish.

Vite më pas, tek udhëtonte në kërkim të një profesioni që të kish sa më pak nevojë për fjalë, bashkë me stazhin për të përvetësuar teknikën e montazhit televiziv, kish mbërritur tek Andrea e shkruara. Qe tjerrë pak e nga pak si një fije mëndafshi në një klimë armike, për t’u shndërruar në një pëlhurë të madhe, brenda së cilës ajo qe ndjerë në mos e shpëtuar, të paktën e ngrohtë. Por sa më shumë shkruante, aq më shumë i rritej malli për të atin.
Ajo e kish kërkuar atë burrë. Të ëmën nuk kish si ta kërkonte. Shpresat e Andreas, sado të verbra e kokëforta, nuk lidheshin dot me Monikën. E ëma kish një varr, nën një pallat prej betoni. Por Ezekieli endej akoma diku, s’kish rëndësi se ku.
Nuk kish kaluar ditë e natë në jetën e saj që ajo të mos e kish kërkuar Ezekiel Garsian.
Ai i pati premtuar se do të kthehej. Ia pati premtuar tek dilte nga dera, tek e shtynin me kondakët e pushkëve drejt daljes: shtëpia një det i përgjakur nga ulërimat e saj prej fëmije gjashtëvjeçar.
Monikën e kishin arrestuar një javë më parë.
Mos u tremb Andrea, unë do kthehem, mos ki frikë, do kthehem patjetër, do shohësh që do e mbaj fjalën, shko te Abuela e më prit atje. Ne do kthehemi! Ne do kthehemi André, shpirt i babit, André, të dua shumë, mos u tremb, ne do kthehemi, na prit te Abuela, unë do vi patjetër!
Andrea e pati pritur. Kish qënë një pritje e gjatë dymbëdhjetë vjet.
E kish pritur deri ditën kur mbushi të tetëmbëdhjetat.
Por Ezekieli nuk kish trokitur më në atë portë.
Shtëpia ndërkohë qe plakur.
Asgjë s'e lidhte më me Argjentinën.
Nuk mund të rrish atje ku të pret asgjëja.
Dhe pati ikur. Për të mos u kthyer kurrë më.
Jo, ajo nuk mund t’ia vinte në fjalë Erikut gjithë këtë. Nuk mund ta linte të dashurin të hynte në ato labirinte. Ish dashuruar thellësisht pas tij, i qe mirënjohëse për faktin që ai kish trokitur në derën e saj, por nuk duhej, nuk mundtëte kurrsesi të shtyhej më tej, ç'ishte e saj le të mbetej e saj.

Ndjemë Erik. I tha me zë në kabinën e veturës, tek kthehej në shtëpi. Llampëza në sedilen e pasagjerit kish mbetur e ndezur e përhidhej sipas ritmit të kurrizeve të asfaltit.
Asnjë prej të dashurve të shkuar nuk kish depërtuar në heshtjen e Andreas ngaqë ajo nuk ia kish lejuar kërkujt. Por ish edhe e vërtetë që askush prej tyre nuk qe shndërruar dot në një Erik, sado që qenë përpjekur.
Vetëm njëri syresh kish këmbëngulur, duke pritur që asaj t'i bëhej e domosdoshmme prania e tij. Por Andrea e kish shkapërderdhur kohën mes duarve, aq sa tjetri kish humbur durimin dhe qe larguar pa dhënë asnjë shpjegim: pa një fjalë përshëndetje, pa zemërim.
Andrea nuk kish ndjerë keqardhje.
Por ti mos ik, Erik, ti nuk duhet të ikësh, tha me të hyrë në prag të shtëpisë së saj. Ik të lutem.
E përfytyroi të dashurin tek flinte, me krahun e majtë nën faqe, ndoshta fjalorin spanjisht-italisht mbi komodinë, për të kuptuar më mirë atë që po lexonte.
Mbas leximit të romanit, ai do të qëndronte?
Andrea iu afrua kompjuterit. Kaloi duart mbi tastierë. Silueta e kokës së vet iu faneps në ekran, e rregullt dhe e errët.
Ajo kish humbur përgjatë viteve kaçurrelat dhe bjondësinë e flokëve. Këta binin tani të drejtë e të rëndë, me një autoritet të ashpër. Nga fëmijëria i patën mbetur vetëm sytë, përjetësisht të alarmuar, të mëdhenj.
Ezekiel Ramon Garsia do ta kish njohur të bijën nga sytë, edhe pse kishin rrjedhur njëzet e gjashtë vite që nga ndarja e tyre.

Nga Romani ''Më pas heshtja''
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 8:22 am

Elvira Dones  
   
  
 
Ditë e bardhë e fyer



Quhem Ilir Bejko. Miku im quhet Maks Bauman e unë nuk di nga t'ia mbaj. Më duket sikur kam para vetes një faqe të bardhë, e gjitha për t'u shkruar. U bënë dy orë që kruaj kokën si guak duke përtypur fillime rrëfimi si kashtë kali e duke u vërtitur nëpër apartament. Sidoqoftë, nuk duhet të stis kurrgjë. Ajo që ka ndodhur ka ndodhur, dua apo s'dua unë. Kjo ngjarje rri e strukur pabesisht brenda stomakut të lodhur nga ulçera shumëvjeçare, që, me sa mbaj mend, duhet të ketë nisur të më torturojë që kur isha në bark të sime mëje, ndoshta edhe më parë. 
Është një ditë e qetë në dukje, nga ato që nuk të zënë frymën me njëmijë gjëra të vogla, si për shembull të mbushësh frigoriferin e zbrazur me ushqime, apo të çosh për mballosje këpucët tek këpucari i vetëm i qytetit e kështu me radhë. 
Është një ditë e çliruar nga detyrimet, dhe pikërisht këtu qëndron poshtërsia e saj. Në këtë strofkë nuk ka mbetur qoftë edhe një vrimë e vetme nga ku të përpiqem të shpëtoj. 
- Rrëfeje një ditë që të jesh më nge, më qe lutur Maksi, filloje kur të kesh kohë, kupton? 
Unë pata tundur kokën mjaft i nxehur atë ditë dhe i nxehur nuk është fjala që ta jep krejt idenë e kacabunëve që më patën ngërthyer. 
Nuk di nëse ai e kishte të qartë se ç'po më hidhte mbi shpatulla duke më kërkuar që të rrëfeja. Nuk di nëse e dinte që kështu po më dënonte me një vuajtje edhe më të madhe se gjithë ajo që bluaja përbrenda prej shekujsh. Por ky ishte Maksi, dhe nuk mund të ndryshonte. Po të mos ishte i tillë, sot do të gjendej vetë i mpleksur me ngjarjen e tij, në vend që të ma hidhte përsipër si një rrjetë në det të hapur e unë të mbetesha si peshk, i vetmi peshk i rrjetës, që hap gojën për pak ajër, të fundit ajër, para se të lëshohet përfundimisht në kuadratet e lagështa të kurthit. 
- Jam i lodhur, - pati deklaruar Maksi, sikur vetëm ai të kishte të drejtën të ishte i lodhur dhe ta shpallte këtë me zë të lartë. Sikur njerëzimi të mos ishte i lodhur nga gjithçka dhe sikur unë të mos isha i lodhur e sikur të mos kisha dëshirën që ta bëja unë atë që po bënte Maksi, sikur unë të mos kisha të drejtë të thosha jam i lodhur, mik. 
- Jam i lodhur, mik, dhe ti do ta rrëfesh këtë… gjë, këtë jetë, këtë miqësi, këtë… Ti do ta rrëfesh, mik! 
Kishte javë që Maksi nuk më thërriste më në emër, por me fjalën mik, sikur kështu t'i siguronte vetes apo mua faktin që, meqë isha mik, meqë më quante mik, kjo do të shërbente si kapistall, do të ishte mjaft lidhëse, detyruese për mua, dhe unë do ta kapja fillin e ngjarjes e do ta tirrja deri në fund. 
- Ti do t'ia tregosh Aleksit të gjitha. 
Më kish gozhduar me sy. 
Ishte një ditë e bardhë. Dielli ishte i bardhë. Retë që i qëndronin rrotull diellit, pa guxuar t'ia zinin fytyrën, gjithashtu. Edhe qielli ishte i bardhë. Maksi kishte veshur një këmishë të bardhë, mbi pantallonat xhins blu të çelët, të ngushta mbi trupin e hollë me muskujt nervozë nën fanellatën e këmishës. Kjo ishte e gjerë. Mëngët i kishte shpërveshur deri sipër bërrylave, por e kishte lënë mjaft të hapur në gjoks dhe lëkura mbi krahërorin e tij, zakonisht e bardhë qumësht, qe nxirë nga dielli i atij korriku aq të pazakontë. Nuk di pse në atë çast e vështrova thellësisht, me intensitet, si do të thoshin nga këto anë. Me një sy ndoshta prej fotografi. Imtësia e atij vështrimi më tha se Maksi ishte një burrë i bukur në kuptimin e plotë të fjalës. Jo se këtë gjë nuk e kisha dëgjuar shpesh nga vajzat që i vinin rrotull, apo nga Aleksi, por kurrë s'i kisha dhënë rëndësinë e duhur. 
Unë e kisha parë Maksin – në ato dy vjet miqësie kishim kaluar mjaft kohë bashkë, netë të thata dimri, netë të dehura nëpër rrugët e shkreta të Luganos, netë të dëshpëruara, kur unë qëndroja mbi kryet e Maksit ndërsa ai flinte duke mos ma lëshuar dorën dhe unë pyesja veten se ç'po bëj këtu, në zemër të natës, kur ky zullap zvicerani fle për shtatë palë qejfe e unë duhet të ngrihem me natë për të shkuar në punë – por nuk e kisha këqyrur Maksin në kuptimin estetik të fjalës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 8:22 am

Nuk di pse në atë çast mora hua një palë sy gruaje dhe e këqyra mikun. Ajo këqyrje kishte diçka femërore. Hollësitë që vura re ishin të tilla dhe u binda se ajo që thoshte Aleksi ishte e vërtetë. Maksi qe i bukur. Flokë biondë në ngjyrë gruri të pjekur plotësisht, të shkurtër, veshë të ngjitur pas kokës, një fije mjekre e sapodalë që ai e rruante me kujdes duke lënë gjithmonë vetëm atë shtresë të hollë, sapo të dukshme.
- Sikur të rruhesha kështu si ti do të dukesha qose e shkuar qoses, - qeshte ai. 
Kishte blerë një nga ato makinat për rruajtje që kushtojnë një djall e gjysmë.
- Do të dukesha…, si i thua ti në gjuhën tënde? 
- Zullap. 
- Tamam zullap. Sekreti i kësaj bote janë hollësitë, një milimetër qime më shumë dhe dukesh mashkull, një milimetër më pak e dukesh zullap e qose. Sekreti i bukurisë së kësaj bote janë hollësitë, jo tërësia. Tërësia, e gjitha, totalja të bën të vjellësh. Pra, ti do t'i rrëfesh hollësitë e kësaj gjëje, mik, apo jo? 
Pata pohuar me kokë, pa mundur të gjeja zë në kordat e grykës, ndërsa kordat e shpirtit po ulërinin pa pikë fuqie. 
- Ti do t'ia rrëfesh Aleksit gjithçka që ndodhi në muajt e fundit? 
Aleksi kishte ikur në Zelandën e Re. Ku të gjeja unë mundësinë të flisja me një femër që kishte hapur një vrimë nën këmbë e kishte depërtuar me një tryelë derisa nga ana tjetër e tokës kishte gjetur Zelandën e Re, vetëm e vetëm që të ishte sa më larg Maksit? Si t'ia rrëfeja Aleksit këto ditë të fundit? Ku t'i gjeja gjithë ato fjalë? Unë isha një picier i thjeshtë, gatuaja pica e aq. Isha edhe një farë zdrukthtari, edhe pak murator. Isha edhe refugjat. Një refugjat i përjetshëm. Por kjo ishte një gjë që nuk të jepte aftësi rrëfimi. Shumë-shumë më pajiste me njëfarë aftësie analizuese të cilën e kisha zbuluar brenda vetes veç kohët e fundit. Por për këtë, ndoshta, do të flas më vonë. 
Të kthehem tek dita e bardhë. 
Nën lëbyrjen e saj bukuria e tij dilte në pah me gjithë të fshehtat e saj. Kishte futur duart në xhepat e xhinseve dhe bardhësia disi e zymtë e ditës i jepte blusë së syve të tij një nuancë të zbërdhylur. Kaltërsia e tyre qe zbehur, si kthesa e fundit në jetën e Maksit. Emri i tij i vërtetë ishte Massimo. Ashtu si Aleksi quhej në të vërtetë Alessia. Nga kjo anë e Evropës e kishin zakon t'i shkurtonin emrat italianë apo mesdhetarë duke u dhënë atyre një theks verior, prusian, celtik apo diçka të këtillë. Emrat me tingull të këndueshëm gjatë cungimit merrnin diçka ushtarake: Alessia kthehej në Aleks, Françesko shkurtohej në Franko ose Frank (ishte një emër me tingull e kthehej në një lemzë), Massimo në Maks, Mikele në Maik apo edhe më zi, Maikh, me h-në gjermane në bisht të emrit që të shkulte bajamet vendit gjatë shqiptimit. Por këto janë gjëra subjektive, ndoshta isha vetëm unë që i shihja kështu ngaqë ndjeshmëria ime qe krejt e ndryshme nga ndjeshmëritë e këtyre anëve. 
Maksi më vështroi e më vështroi, pa folur, ndonëse kjo ishte një ditë nga ato për të folur deri sa të të bëhej gjuha shkrumb nga dërdëllitjet. 
Zot, se ishte një ditë për të folur ajo! 
Mund të flisje pa patur nevojë të kuptoheshe. Edhe pa t'u lipsur që të nxirrje pasaporta e të thoshe: vij nga filan zullum apo fistek parajsë. Ishte një ditë kur mund të flisje, i sigurt se bota do të të kuptonte. Gjithë ferret e gjithë parajsat, nën butësinë prej puplash të atij qielli, ishin njëlloj të rrëfyeshme. Por ne Të Dy e humbëm atë mundësi dhe vazhduam të vështroheshim një copë herë aq të gjatë, sa kjo tinzare na e gëlltiti atë në barkun e vet të thellë sa fundi i oqeanit nëpër të cilin qe zhdukur Aleksi. 
Qëndruam një copë herë kështu, me nofullat mbërthyer, si një çast para se dentisti të të urdhërojë që të tregosh thellësinë e qenies para dritës së ftohtë që të qëndron e pamëshirshme mbi kokë në ndenjësen e studios së tij. Disa adoleshentë mbi patinat me rrota na kaluan përbri duke na hedhur syve një vrundull ajri të nxehtë e të lagësht, por ne nuk ua varëm. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 8:23 am

Maksi lëvizi nofullat dhe unë u ndera përpara si për të lehtësuar lindjen tingullore të atij shterzimi aq të vështirë. Por ai nuk polli fjalë. Të dy hodhëm sytë nga liqeni i Luganos. Barkat sorollateshin si tutkune pa adresa, me turistë të çoroditur lëkurëskuqur përsipër. Pjesa më e madhe ishin gjermanë. Zërat mbërrinin deri në breg. Nuk e kuptoja gjuhën, por dija të dalloja fare mirë theksin e gjermanishtes së gjermanëve të Gjermanisë nga ajo e gjermanëve të Zvicrës. Kot nuk jetoja në këtë vend prej pesë vjetësh. U humba një çast të gjatë, aq sa gati më erdhi gjumë. Kur ktheva kokën unë, e ktheu edhe Maksi. Sërish u gozhduam në bebëzat e shoshoqit.
E pyeta me sy se kush i kishte shpikur fjalët. Ai kishte njëzet e tetë vjet që jetonte nga kjo anë e botës, ca gjëra ndoshta do t'i kishte mësuar më në fund. Por ai, o ngaqë nuk e kuptoi pyetjen time, o ngaqë nuk deshi të përgjigjej, ruajti me kokëfortësi heshtjen. 
Dikur iu zbut vështrimi i inatosur duke iu shndërruar në diçka midis ëmbëlsisë dhe përhumbjes.
- Ajo që unë prisja të më ndodhte ka kaluar, mik, - tha më në fund. - Unë… prisja të hynte diçka në jetën time. 
Vështroi sërish rrotull. Një mjelmë po kalonte madhështore para këmbëve tona, ende e lagur prej ujërave të liqenit. Maksi nxori duart nga xhepat e xhinseve duke i nderur ato përgjatë ijeve si fëmijë i turpshëm, i ngathët.
- Prisja të ndodhte diçka në jetën time, por ajo shkoi pa ardhur mirë. E' passata già, amico. E' già passata, ormai. 
- S'është e vërtetë, - iu përgjigja pa e ditur pse i thashë ashtu.
- Çfarë s'është e vërtetë?
- Që ka kaluar ajo që po prisje. Të flet vetëm dëshpërimi.
- U bë një copë herë që… një copë herë të shkuar, kupton?
Nuk e kuptoja, por nga përvoja dija se në raste të tilla, edhe sikur t'ia pohoja moskuptimin, ai nuk do të më ndihmonte që të kuptoja. Ndaj e lashë atë punë. Prita mos thoshte diçka tjetër dhe, ndërsa prisja, zemra filloi të më rrudhosej si një leckë e qullur. 
- Pse nuk flet, - kërkoi të kruhej Maksi.
- E ç'të them?
- Ç'të duash, atë që të ka qejfi.
- Maks, mjaft tani, po më kall frikën. 
Por këtë ia thashë në shqip. Ai nuk kuptoi dhe kjo e acaroi. Ia përktheva fjalinë.
- Ah, - bëri, - pra po të fus frikën, e pse?
Heshta, dhe sepse më erdhi një shkulm dëshire që të isha larg që aty, ndoshta nga ana tjetër e botës. Do të kishte në këtë rruzull një qoshe të vetme ku unë të qëndroja larg tokës sime, larg kësaj toke ku jetoja prej vitesh e që ende s'i qe mbushur mendja të më pranonte në gji të saj, larg dhimbjeve dhe gëzimeve, atje ku të mund të gjalloja pa gjithë këto, por ama të gjalloja. Fundja kush e kishte thënë se duhej jetuar me kujtime, dhimbje, gëzime e më the e të thashë? Nuk mund të jetohej dhe aq? Pa asgjë. Do të isha i lumtur të jetoja pa asgjë. 
- Ç'po mendon? - u bë kureshtar Maksi.
- Është ca e…, është e koklavitur, nuk di si të ta them. 
- Ti provo të ma thuash.
- Lëvizim që këtu, - iu luta me një zë që doli i përgjëruar, - u bë gjysmë ore që jemi ngulitur këtu si gozhdë të ndryshkura. 
- E pse të ndryshkura?
Sytë e tij qenë bërë të këqij, cytës, gjë që e njihja mjaft mirë dhe me të cilën më qe dashur të luftoja shpesh në vitin e fundit.
- Maks, jam i lodhur vëlla, mjaft tani. 
- Edhe unë, mik.
- Thirrmë në emër, pash zotin.
- Pse, mik të duket një fjalë e papërshtatshme?
Nisa të ec me të shpejtë duke u përpjekur të kontrolloja ankthin që më kishte kaplluar e që po më komandonte këmbët drejt parkingut ku kisha lënë rrangallën. Ai më ndoqi pa më ndalur. Dihaste sikur të ishte në pikat e fundit të oksigjenit. Por nuk më erdhi keq. Vazhdova të eci deri sa ajri i lagësht m'i qulli mushkëritë si tenxhere me avull. Kur u ndala Maksi po i thoshte mirëdita dikujt pas meje. Nuk u ktheva dhe, siç e prisja, ai më doli karshi. Lodhja po më vinte poshtë. Pas një ore duhej të paraqitesha në punë dhe një natë më parë kisha mbyllur sy vetëm dy orë. 
- Më fal. Nuk e di as vetë ç'më zuri kështu.
- Në rregull.
- Mund të vij me ty? 
- Jo.
- Më bën të marr autobusin nëpër këtë vapë?
- Puna jote.
- Do të shihemi sot në darkë? 
- S'ma merr mendja. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 8:23 am

Ia preva, ndonëse dëshira për të ndenjur me të qe e madhe. Sidoqoftë, qeshë aq i lodhur, sa e dija që nuk do të kisha patur fuqi të përballoja digën e përhumbjes së tij dhe ato që doja t'i thosha prej kohësh do të ktheheshin në fjali të rëndomta e pa lidhje. Nuk isha njeri me shkollë e as me ndonjë aftësi të lindur, merre me mend pastaj të lidhja mendime bindëse për të mbushur kokën prej mushke të Maksi Baumanit. Shumë-shumë ajo që i njihja vetes ishte një lloj aftësie për t'i vënë re gjërat. Ishte observimi aftësia ime, por edhe ky mbetej në një shkalle embrionale dhe mjaft vetjake. Kur prej këtij observimi kërkohej që të shprehte vetveten, gjithçka bllokohej. Dhe në vend që të rrëfeja edhe atë pak që kisha kuptuar prej dukurive apo ngjarjeve, tregohesha idiot në fuqi të katërt, më mbyllej goja e, bashkë me të, edhe gryka e rrëfimit. 
- S'ma merr mendja, Maks, përsërita. 
Tani ishim nën hijen e mimozave buzë rrugës që çonte drejt parkingut të madh në deltën e liqenit në lagjen Kasarate. E bardha e ditës kishte marrë një pamje të zymtë, të një grije edhe më të shpëlarë e pa pikë karakteri. 
- Të lutem, - tha ai.
- Jo. 
Iu përgjigja thatë dhe aq prerë, sa ndjeshmëria e tij, që unë e njihja mirë, nuk do të këmbëngulte të më mbushte mendjen per të kundërtën. Kështu ndodhi. Nuk vazhdoi më tutje. 
Tani e di se, po të ma kishte bërë atë lutje edhe një herë tjetër, unë do t'i isha bindur si pulë, duke i falur Maksit netë e netë të tjera, në një zinxhir të mundimshëm zemërhapjeje që tashmë njihja përmendsh. 
Por i lodhur nga endja e kotë që kisha bërë në këtë jetë, e së cilës ende nuk i shihja një fund të qartë, atë ditë u tregova i patundur. Ndoshta për herën e parë dhe të fundit në tridhjetë vjetët që shkela koren e tokës unë u tregova i patundur. 
Thua të ketë qenë hera e vetme kur Nuk Duhej të isha treguar i tillë? Thua po të isha takuar me të atë natë, e nesërmja do të qe gdhirë ndryshe?! 
Ai më nguli gishtin tregues në gjoks. 
Kishte duar prej pianisti, me gishta të gjatë, të fortë, nervozë, ndonëse nuk kisha parë ndonjëhere nga afër duar pianisti, Maksi ma kish fryrë kokën aq shumë me incizime koncertesh për piano, sa kjo gjë më kishte bërë të krijoja një ide rreth duarve të tyre. Sesilë Bauman ishte pianiste. Ajo kishte të njëjtat duar, si Maksi, por në version femëror. Nga koncerti i fundit që kishte dhënë në Nju Jork i kishte dërguar të vëllait para tre muajsh një fotografi ku në plan të parë i kishin marrë duart. Në kurriz të fotografisë Sesila pati shkruar më ka marrë malli, dëshiroj t'i vë në shpatullat e tua, më ka marrë malli për shpatullat e tua vëllaçko.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 8:24 am

Duke e shtyrë gishtin në mes brinjëve Maksi tha: 
- Premtomë që do ta tregosh këtë ngjarje. Për Aleksin dhe për Sesilën. Në rregull?
- Mjaft tani me këto budallallëqe se më çave kokën! 
Kisha ulëritur, por askush nuk ktheu kokën, veç Maksi mbeti një çast në mëdyshje, pastaj iu ndezën sytë. 
- Kur mbaron punën sonte?
- Si gjithmonë, në orën dy.
- Në Nju Jork ora dy e mëngjesit është ora dhjetë e mbrëmjes.
- Dhe çë?
- Domethënë se Sesila mund të jetë në shtëpi e ti mund t'i dërgosh një e-mail nga ana ime.
Kur niste të qahej me këtë ton më vinte ta zija me shuplaka. Sikur të kisha një shtrat a diçka të tillë, do të shtrihesha mu në mes të trotuarit e do t'ia merrja një gjumi nga ata që ndodhte t'i bëje vetëm një herë në jetë. Fërkova qepallat duke u munduar të vija në vete. 
- Shkruaji ti Sesilës, pse më fut mua në këtë mes?
- Mos bëj sikur s'e di.
U pamë si dy gjela deti që i kanë detyruar të zhvokshin shoshoqin me sqepa në një ndeshje klandestine në ndonjë oborr të pocaqisur të ndonjë lagjeje po aq të pocaqisur metropolitane. 
Maksi ia plasi gazit dhe kjo sikur ma nxori pak gjumin. 
- Ç'ka këtu për të qeshur? - e pyeta sa për të thënë diçka.
- Po flasim kodra pas bregut, - m'u përgjigj duke iu mbushur sytë me lot, gjë që ndolli edhe më pezm.
- Ika Maks, duhet të shkoj të ndërrohem dhe të nxitoj për në punë. 
- Do t'i shkruash Sesilës?
- Në rregull. 
- Ma ke premtuar. Mirë mbeç mik, - tha Maksi dhe m'u hodh në qafë. 
Fiiufiuuu, fishkëlleu një grup vajzash që në atë çast po kalonte pas shpinës së Maksit dhe para syve të mi të lagur nga mallëngjimi.
- Nuk kuptoj çfarë do të thuash Maks Bauman, i thashë dhe u shkëputa duke ndier në gishtat e duarve mungesën e dëshirës së shpatullave të tij për t'iu larguar përqafimit. 
Grija e ditës tani i kishte bërë një aureolë rreth kokës dhe unë, pa mundur ta ndaloja veten, iu hodha në qafë sërish, për të mbledhur në kraharorin tim prej shqiptari të vetmuar vetminë e tij prej evropiani, që unë jo rrallëherë kisha patur zili në këto vite, ngaqë më ishte dukur një vetmi e përballueshme dhe disi e kotë. E unë me gjithë shpirt do të kisha dashur të kisha një vetmi të kotë brenda e rreth vetes. A mund t'i thuhej një miku mashkull të dua pa patur frikë se kjo gjë mund të keqkuptohej, apo të merrej si diçka tepër patetike? Natyrisht që nuk ia thashë. Mentaliteti im prej ballkanasi nuk më la ta shqiptoja këtë dashuri që ngrohej prej kohësh mes brinjëve. Por brenda vetes betohem që ia thashë, ia thashë fort, në të dyja gjuhët. Të dua Maks, i thashë në shqip; ti voglio bene Maks, i thashë në italisht dhe tani isha unë ai që me vështirësi shkëputej prej krahëve erëmira të tij. 
- Nuk kuptoj ç'do të thuash me këto fjalë koti, byrazer. Nganjëherë vërtet dukesh sikur të mungon një dërrasë. Do të shihemi nesër mbasdite, mirë? 
- …
- Nesër në mëngjes mos ec të më zgjosh se do të jem i vdekur për gjumë. Nesër mbasdite shkojmë të pijmë diçka bashkë. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 8:24 am

- Maks, në rregull?
- Nesër mbasdite nuk do të shihemi dot, - tha ai me sytë gjetkë. 
Mora të iki duke ndier se si po shqyeja mishrat e shpirtit tim. Këto po zvarriteshin pas, copëra të mbetura në nofullat makabre të kësaj hiene me emrin jetë. Kisha humbur. Në atë çast doja veç t'i shpëtoja dështimit tim. 
Ika. Duke vrundulluar në ajër çelësat e veturës, në tufën e madhe që ndrynte në rrethin e metaltë çelësin e picerisë, çelësin e apartamentit, çelësin e lokalit ku rrinte e ndryrë rrobalarësja e përbashkët e banorëve të pallatit, çelësin e pishinës nëntokësore në të cilën gjatë fundjavëve punoja si pastrues për të rrumbullakosur ca rrogën. 
Maksi më ndoqi prapë. 
Një furgon i Kryqit të Gjelbër ndezi papritur sirenën dhe turfulloi rrugëve si një grua histerike në kulm të nervave. Më mirë që u ndez ajo sirenë, për të mos ndier pas shpine dihatjen prej ndjekësi të Maksit dhe rënkimin tim prej burracaku. 
Kur mbërrita në parking një gjobë më priste mbi xhamin e përparmë të rrangallës.
- Phu, ta dhjefsha racën!
- Ilir, - tha Maksi me zë fare të ulët. 
- Ah, pra e paskam një emër. 
- Ti rrëfeje ngjarjen në vetën e parë, sikur ti të ishe ti dhe ti të ishe unë. 
- Të ka hipur temperatura që flet përçart? 
- Rrëfeje në vetën e parë.
- Unë nuk i ha këto broçkulla, dëgjove? Më ka ardhur në majë të hundës nga dokrrat e tua, deri këtu jam mbushur, - bëra me dorë sipër flokëve. 
Ik, i thashë vetes, ç'pret, nuk je mësuar me kurthet e tij? Ç'pret që s'ia mbath një herë e mirë nga ky i çmendur, nga ky qytet, nga ky kanton, nga ky vend, nga ky kontinent, nga ky qiell, nga kjo galaktikë? Pse nuk i le targën gjithçkaje, edhe vetvetes? 
Por qëndrova aty si më i madhi i tuafëve që kishte lindur nëna ndonjëherë. 
E kam të qartë që s'po kuptoni kurrgjë nga ky rrëfim që i ngjason më shumë një lemze. Ma bëni hallall, unë gjërat që mund të rrëfehen me një rrokje i tjerr një vit të tërë, e ato që lipsen të rrëfehen me hollësi i cungoj për ibret. 
Qëndrova aty, pra, si tuafi më i pafuqishëm i pjellë nga nëna Pafuqi. Dhe për një çast Maksi mori një pamje të qartë, të kthjelltë, të prerë, racionale, që e vishte me autoritetin e një profesori matematike. Zot sa i shkonte ajo pamje, edhe pse binte në kundërshtim me sytë e tij prej fëmije të lindur në një ditë të hutuar. Nuk dukej se po kërkonte të më mbante me fjalë në ato çaste. Pika çuditëse në cepat e buzëve të tij qe definitive, si thuhej nga këto anë.
- Tani po iki, Maks, vërtet, jam aq vonë, sa…
- Po iki edhe unë. Në vetën e parë, mos harro.
- Ma hëngre shpirtin o rob njeriu. Tregoji vetë menderet e tua, dëgjove? Në çfarë vete që të duash, mua më mjaftojnë të miat. Ika tani se u bëmë si ato plakat që s'dinë si ta shtyjnë gallatën e pensionit dhe dërdëllisin gjithë ditën e perëndisë. 
- Të pickoi zekthi që more zjarr kështu? 
- Më pickove ti. Ma bëre trurin dhallë ma bëre, hajt me të mira mbeç.
Hipa në veturë dhe ndeza motorin duke ulur xhamin e dritares, njëkohësisht. Vura marshin retro por Maksi nuk shkulej nga vendi dhe unë nuk mund të lëvizja pa e cikur me ijet e veturës. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 8:25 am

 Hiqu, de, që andej.
- Të kujtohet ai koncerti për piano që të dhurova para një muaji?
- Po, Brahms a ku di unë.
- Koncerti në re minor, opus 15.
- E çë pastaj? 
- Dëgjoje nesër mbrëma.
- Nuk do të shihemi nesër, thamë?
- Ti the, unë s'thashë asgjë.
- Djalo, ti ia ke ngenë, mua më duhet të nxjerr bukën e gojës. 
- Ditën e mirë.
- Dita gati iku.
- Epo mirë, si të duash. Mbeç me të mira.
- Edhe ti. E mos bëj budallallëqe sonte, se s'kam ndër mend të të bredh pas, dëgjove?
- Si urdhëron mami. 
- Mami i sat'ëme.
Maksi qeshi dhe unë ia pasova. Më në fund u spraps e unë dola nga parkingu duke u ndier papritur i lehtësuar, me një lehtësi prej budallai. 
Kështu u ndamë. Ato qenë fjalët e fundit që shkëmbyem në këtë jetë. E pashë nga pasqyra pasvështruese tek zvogëlohej e zbërdhylej në bardhësinë e asaj dite për t'u harruar.
Ngava si i çmendur deri në shtëpi. Bëra një dush të shpejtë, vesha rrobat e punës dhe lava dy pjatat e një nate më parë kur i kisha gatuar Maksit e vetes nga një pjatë spageti me hurdhër, vaj ulliri e piper djegës, gjë që na e kishte vënë shpirtin në vend, ndonëse bënte një vapë prej derri. 
Kuzhina kishte nevojë për një dorë të mirë pastrimi, ndoshta gjatë fundit të javës do të më vinte pak dëshirë për ta sjellë në terezi atë të bekuar strofkull, që shyqyr që e kisha, së bashku me punën në piceri dhe kokën mbi shpatulla. 
Para se të dilja i hodha një sy sirtarit ku mbaja ato pak disqe që kisha blerë nëpër vite, ato pak herë kur ia kisha lejuar vetes të thosha: në dreq të vejë kursimi e gjithë të tjerat. 
Kish raste kur më kapte edhe mua gripi i dorëshpuarjes. Qe e vërtetë që isha refugjat, por kjo nuk ma hiqte deri në fund ndjenjën keqbërëse që ende të isha njeri. Refugjati duhej të mbetej refugjat, dakord. Por çdo rregull kishte më shumë se një përjashtim dhe unë kisha përfituar nganjëherë duke përdorur njërin prej këtyre përjashtimeve. Kisha vendosur që për një fragment të vogël gjallese mund ta quaja veten njeri, se s'bëhej kiameti. Por edhe sikur të bëhej, në të s'ëmës. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 8:25 am

Në të s'ëmës, i thashë apartamentit me mllef. 
Kërkova me duar në gjysmëterr diskun që më kishte kujtuar Maksi. Johannes Brahms, Piano Konzert No.1, op 15, d-Moll. Hajde koklavitje! Edhe klasikja më duhej mua që mezi kisha mësuar marifetet e kësaj ane të botës me gjithë ato formularë për të mbushur, rregulla për të ndjekur, ultimatume për të respektuar e të tjera e të tjera. 
Them në gjysmëterr se nga e nxehta e madhe pata mbyllur grilat përgjysmë, gjë që e errësonte dhomën duke i dhënë pisllëkut dhe rrëmujës një pamje gati fisnike. 
Maksi ma kishte dhuruar atë disk në një vrundull të pafrenueshëm për të më emancipuar nga ana muzikore, sipas tij. Unë kisha luajtur gjithë teatrin që meritonte një dhuratë e tillë, domethënë ide e shkëlqyer vërtet, pse jo? Ku është e shkruar që unë nuk duhet të kuptoj diçka më shumë nga gjithë ato pallavra me të cilat ti hallakat minutat e orët e jetës sime, vëllaçko. (Këtë e kisha thënë në shqip.) Ti ma rokandis që ma rokandis kokën, të paktën të gdhendem edhe unë, të bëhem qytetar i botës, apo jo? 
Por në të vërtetë, ajo dhurate kishte një arsye tjetër. Ai kishte një mall të çmendur për Sesilën, që tashmë qe bërë njujorkeze dhe që ato kohë po luante koncertin numër një të Brahmsit në d-Moll a në re minor apo kush dreqin e di çfarë, në atë të famshmen Juilliard School. Dhe Aleksi qe nisur për në Zelandën e Re. 
Ta vë apo jo këtë disk, i thashë vetes. Vetëm fillimin, sa të kujtoj si është. Ashtu bëra. 
Ai filloi, madhështor e rrëmbyes edhe për një vetmitar si unë. Qëndrova mes pocaqisë së dhomës dhe m'u duk vetja mbret. Mbylla sytë. 
Përfytyrova tokën që nuk shihja prej pesë vjetësh. Sipas rregullave të Zvicrës nuk mund të dilja jashtë vendit bujtës, po të mos doja të humbisja të drejtën të hyja përsëri. 
Më erdhën në mend si një e vjellë e fuqishme aromat dhe ngjyrat e Tiranës, para se kjo të dëshpërohej përfundimisht në marrëzinë e saj vetvrasëse. Atëhere kur Tirana kishte ende shpresë dhe ne gdhiheshim bashkë me të, të dehur, duke rrokur trupin e saj mes një dashurie syhapur, duke gëlltitur si kanibalë të rinj agimet e botës, të kësaj bote që deri atëhere nuk kishte ditur se ne ekzistonim e as që donte t'ia dinte. Por ne këtë nuk e dinim. Nuk e dinim se bota as që e çante kokën për ne, pra injoranca e saj ishte e vullnetshme e jo e imponuar. Po si mund t'i dinim, kush të na i thoshte vallë gjithë këto gjëra? 
Më erdhën në shqisa këto aroma dhe turfullova nga larg me një mall prej luani. Sikur ta kisha Tiranën pranë atë çast do ta kisha shqyer nga dashuria. Fat që ajo ishte larg, ndryshe do t'i kishin mbetur vetëm rreckat e përgjakura.
E solla veten në vete dhe u kujtova që po të mos nisesha menjëherë për në punë mund edhe ta quaja veten një njeri të vdekur. Pasi pushimi nga puna për mua asokohe donte të thoshte dënim me vdekje. 
Shtypa dhunshëm tastin fund, futa kompakt-diskun në kutinë e vet të hollë e nervoze dhe u nisa. 
Ndonëse nuk ndihesha fort mirë, rregulli numër një ishte: mos i dëfte padronit, as kolegut, hallet e tua. Kështu që hyra në restorant me një buzëqeshje prej debili. 
Ishte ora pesë e dhjetë minuta. Duhej të kisha shkelur pragun në orën pesë fiks. Kjo vonesë donte të thoshte se në mbrëmje, pas mbylljes së restorantit, duhej të zvarritesha si kërmill duke dëftyer një zell edhe më të madh se zakonisht, për të bërë që të më falnin dhjetë minutat e vonesës. Ashtu bëra. Ndoshta picat atë mbrëmje më dolën edhe më të mira se herë të tjera. Këtë nuk jam në gjendje ta vërtetoj me siguri, ndonëse u përpoqa. 
Disa herë gjatë orëve të punës buzëqeshja më rrëshqiti nga fytyra si çorape najloni e cilësisë së dobët duke m'u varur nën mjekër. Padroni atë ditë i kishte curullahet edhe më të ngritura se zakonisht dhe kamarierët e shkretë nuk po dinin si t'i shmangeshin. Kështu që m'u desh t'i jepja një të shkundur vetes dhe ta ngjisja buzëqeshjen, bashkë me vëmendjen, në pjesën veriore të qenies sime fizike. Duhet t'ia kem dalë mbanë në një farë mënyre, pasi shefi i kuzhinës nga mbarimi i darkës erdhi dhe më llomotiti një si biçim përgëzimi që vinte nga një tryezë e madhe në fund të sallës, ku kolegët e një qendre pune bënin një picambrëmje nga ato të tipit le të duhemi të gjithë shumë meqë na zuri rrota bishtin, mor aman. 
Në fund unë dhe çiraku i ri që kishte filluar punë para një jave pastruam, vumë rregull, morëm pluhurat, vumë larësen e pjatave në punë, lamë gjithë tenxheret, tavat e të tjera me radhë që nuk po i tregoj këtu me hollësi, ndryshe më merr të qarët, dizinfektuam, mbyllëm thasët e plehrave dhe i nxorëm deri në qendrën e grumbullimit. Dhe shqyem nga trupi përparëset e punës. T'i hiqje këto të fundit pa ndrojtjen se bosi mund të të shihte shtrembër ishte një kënaqësi më vete, që, kush nuk e ka provuar, nuk mund ta dijë se ç'është. Por bosi ndërkohë me siguri flinte, apo grindej me gruan dhe ora ishte tre e mëngjesit e unë, mbasi çiraku u largua duke llomotitur një përshëndetje që më shumë i ngjasonte një plaç-i, i thashë natës:
- Sikur të isha në vendin tënd, o natë, do t'i lija njerëzit rehat e nuk do t'ua haja shpirtin me mendime pa kuptim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 8:25 am

Ja fillove me kopi paste hahahha keshtu e kane tredhetaret humbin toruan tani ruje nazote
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 EmptyWed Nov 19, 2008 8:26 am

Kjo nuk ma vari. Por unë, si njeri i duruar që isha, prita se mos ndoshta ajo ndërronte mendje, në mos për tjetër, për edukatë, meqë të gjithë nga kjo anë e kontinentit pëlcisnin që ta dëftenin veten të edukuar. Por nata hiç. Vazhdoi të mos ma varte, kështu që e pashë të udhës t'i bëja një kërkesë edhe më të saktë, meqë kjo e fundit ishte në thelb gjëja që kisha më për zemër. 
- Mbroje Maks Baumanin sonte, nesër nuk të kërkoj më gjë, - i thashë.
Si duket, natës do t'i ketë bërë përshtypje kjo kërkesë e pazakontë, sepse me sa munda të mbledh më vonë gjurmët e ngjarjeve, kjo e paskej lënë të qetë Maks Baumanin. Madje qenkej shtyrë edhe më shumë: ia paskej zbrazur mendjen nga kruajtjet dhe ai paskej fjetur si engjëll.
Sikur t'i kisha kërkuar edhe të nesërmes që t'i jepte një dorë mikut tim, ndoshta edhe e nesërmja do të më kishte ndihur.
Sikur të kisha pranuar ftesën e tij që atë mbrëmje të shiheshim, që donte të thoshte se ai vinte në restorantin ku punoja, hante një picë që ia paguaja unë me të drejtën e tridhjetëpërqindëshit të uljes së çmimit, priste deri sa unë të mbaroja turnin e më ndihmonte të vija rregull e të pastroja. 
Ishte maniak i madh i pastërtisë, aq sa në apartamentin e tij të zinte lemeria nga steriliteti i objekteve e mobiljeve të pakta në stil esencial. E pastaj më rokandiste kokën me problemet e tij pafund. 
Sikur ta kisha pranuar atë ftesë! Ndoshta sot nuk do të gjendesha në këtë hall të madh që ta rrëfej ngjarjen tonë ku unë të isha unë dhe sikur po unë të isha Maksi.
Sikur Aleksi të mos ishte larguar për në Zelandën e Re dhe marrëdhënia e tyre të vazhdonte, hiq e mos këput, si më parë, por të vazhdonte!
Sikur Sesila të mos gjendej në qendër të Mollës së Madhe e përpirë nga perfeksionimi pianistik në shkollën me emrin Juilliard!
Sikur mua të mos më qe dukur përhumbja e Maksit atë mbasdite njëlloj si të tjera çaste krizash që rëndom kisha hequr mbi lëkurë, sidomos gjatë vitit të fundit! 
Por me sikuret mund edhe të fshija prapanicën se asgjë nuk ndryshonte. Dhe asgjë nuk ndryshon. 
Dikur, para nja tetë a dhjetë muajsh, i kishim premtuar shoshoqit që të mos gënjenim. Ndërkohë ai më ka gënjyer aq herë, sa, sikur të mund t'i depozitoja në bankë profkat e tij, sot do të isha aq i pasur, sa të më dilte kamja për veshësh. Por unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë, se burri për fjale mbahet, të paktën një farë burri në kategorinë e të cilit rrekem ta përfshij veten.
Kështu që më duhet të mbaj premtimin për ta rrëfyer ngjarjen, apo ngjarjet, në vetën e parë njëjës. E, meqë zotëria i tij Maks Bauman ka çarë ferrën, më duhet të vihem edhe në këmbë të tij dhe të shtrydh trutë e mushkëritë për ta bërë këtë gjë.
Po si mund të flas sikur të isha ti kur nuk jam e nuk kam qenë kurrë në kokën tënde?
Kështu si të them unë, bëje e aq!
Një fjalë goje.
Hë mor burrë, mos i fry gjërat kështu si deve me barrë!
Ashtu të duket ty? 
Ashtu është, jo ashtu më duket mua. Gjërat janë më të thjeshta nga sa pandeh. Ti do të mbetesh gjithmonë mbi këtë tokë, kurse unë jam vetëm një kalimtar. Pra, kush mbetet rrëfen, kush ka ikur nuk mund të rrëfejë, pasi gojën e tij e ka marrë me vete. 
Kishim qenë të dehur paq atë natë. Një nga netët e shumta të shkapërderdhjeve, kur unë dehesha për të harruar e ai dehej për t'u ndier esëll. Por edhe kjo është e vështirë për t'u rrëfyer. E vërteta është që tani duhet ta kullandris në njëfarë mënyre e nuk kam forca, nuk kam ku t'i marr hua forcat.
Ato kanë vdekur bashkë me një pjesë të shpirtit tim. Kjo që më ka mbetur është vetëm rezerva e fundit, si mielli i vjetëruar në fund të një sënduku ushqimesh. (...)

Nga Romani ''Ditë e bardhë e fyer''
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PROZE- nga autore te ndryshem.   PROZE- nga autore te ndryshem. - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PROZE- nga autore te ndryshem.
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Prozë popullore nga trevat shqiptare
» POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: