Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Shko poshtë 
+18
Luki
blerim
shaban cakolli
voglushja
murturi
Eva0506
Kristaq F. Shabani
meli
zeriatdheut
Guximi
Orfe@
E_Bukura
Kosovarja
Urata
Euridika
Arta
NetSerseri
Sofra
22 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 14, 15, 16 ... 19 ... 23  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyWed Aug 27, 2008 12:50 pm

NË KËRKIM DRITE
Flokët më thinjen për njëzet e katër orë,
Sikur t´i kisha dymijë vjet
. Jetë,
në kërkim drite!
Jetë stuhi!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyWed Aug 27, 2008 12:51 pm

MBIJETESA SHQIPTARE
Hijenat hapin kthetrat për tragjedi të reja!
Por, Flatrat e Shqiponjës
, I ndehë rezistenca!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyWed Aug 27, 2008 12:51 pm

VEL DEMAGOGJIK
Plagët nga thyerjet e ndërgjegjës,
po lëngojnë gjak e lot.
Premtimet boshe po lulëzojnë,
Si hije,
gjarpërueshëm horizontin e kristaltë, mjegullojnë!..



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyWed Aug 27, 2008 12:52 pm

ROBËRIA NË KOSTM PAQEJE
Liri e llomotitjes!
Liri e gërmimit!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyWed Aug 27, 2008 12:53 pm

KËNGA MËRGIMTARE

Seç ma vërshojnë shpirtin
tingujt melankolik
të një kënge epike.

Mbrëmjeve në mërgim,
tingujt rrjedhin
vaj!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyWed Aug 27, 2008 12:54 pm

LETRA E NJË MIKU
NGA VENDI IM

Malësorët druvarë
ikën nga malet,
Nga vetmia lisat
nuk rriten, nuk rriten!

Peshkatarët shqiptarë
ikën nga liqenët,
ato nga vetmia
ujin seç e shterrin!

Kopshtarët herakë
ikën nga kopshtijet,
pemët nga mërzia
nxjerrin fryta lotësh!

Bletarët e zellshëm
i braktisën hojet,
bletët u tmerruan
mjaltën e idhëtuan!

Bujqit plisbardhë
ikën nga arat,
toka po mbetet djerrinë,
trishtueshëm shkretohet.

O, këthehuni vëllezër,
këthehuni në truallin e copëtuar:
këtu keni emër e fytyrë,
dhe jeni të nderuar!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyWed Aug 27, 2008 12:54 pm

BIOGRAFI GJEOGRAFIKE

Kujtimet vijnë vërshueshëm
herë më freskojnë,
herë më trazojnë

për fushat e gjera bleroshe
për malet e larta krenare!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyWed Aug 27, 2008 12:55 pm

NDJENJË FAJI

Sa vatra t´i shuam o Atdhe,
kur larg teje ikëm?

Në shtëpitë e braktisura,
zjarrin e lirisë e fikëm!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyWed Aug 27, 2008 1:00 pm

BESËPRERËVE

Revoltë ndaj atyre që veprojnë

kundër Ribashkimit të Shqipërisë!



Me një fytyrë dukeni,

Njëmijë fytyra i keni!

Si minjë labirintheve breni,

Të dështuar jeni!



Jeni të prapë o bukëshkalë!

Me qindra shekuj prapa,

Ecni mbi tokë, si të pa kokë,

Kurrë s´ecni me hapa!



Mashtrues të çoroditur,

Ah! Populli s´po ju njeh,

Juve, o të babëzitur!

Veçse sherrin ua sheh!



Mbaheni me krekosje,

Ngriteni me llafe të kota!

Prej veprave tuaja të poshtra,

Neveritet dhe çuditet bota!



Ju, e shkelni besën, nderin,

E përdhosni dhe flamurin,

Ju lirisë ia pini gjakun,

Atdheut ia prishni nurin!



Gjeni juaj monstër e keqe!

Atdheut po i sjellë veç kobe,

Nga prapakthimet kryeneqe,

Mbytë ideja juaj robe!



Deri kur o ju kokëderra,

Do t´ju shkojë kungulli mbi ujë?!

Të pakurriz, xhelatë përhera,

Jeni vënë n´shërbim të huaj!



Pa menduar e peshuar:

Vala popullin ku e qet,

Ju që shpikni dhe komb tjetër,

Një komb jemi or të shkretë!



Shqipëria e RIBASHKUAR,

Ore horra ju pengon,

Se pastaj nuk mund ta zhvatni,

Pasurinë e atdheut tonë!



Ju, mjeranë besëprerë!

Nuk mendoni për Shqipërinë,

U ka marrë koka erë,

Të mbuluar me marrëzinë!



Shumë të etur për nderimet,

Nga të huajt e zi dinakë,

Si s´po shihni o të uruar,

Që po futeni në batak!



Të verbuar nga premtimet,

Për integrimet në Evropë!

Fatkeqësi me ndarje t´ kombit,

Po përhapni, nëpër botë!



Po harroni o të krisur!

Evropa për ne nuk bashkohet!

Prap këndon këngën e vjetër:

Shqipëria të ricopëtohet!



Pansllavizmi nga Karpatet,

Si kulçedra me gjarprij,

Të uritur me shumë orekse,

Po e kafshojnë, nënën Shqipëri!



Mos harroni o kopukë,

Anemikë, kozmopolitë,

Koha do t´ju dënojë idhshëm,

Po pajtoheni me armik!



Mos provoni të mbani copa!

Kot e ka ai që provon,

Një ditë Kombi do ribashkohet,

Gjithësesi, heret a vonë!



Sot Shqiponja e trazuar,

Kur ju sheh, sa po tronditet!

Kur zgërdhiheni me armiq,

Me flatra rrufeshëm valvitet!



Trupi saj mjaft u copëtua!

Gjatë qëndroi! E ndarë një shekull,

Gjaku ynë kurrë nuk shterret,

Për ta bërë Shqipërinë t´ paprekur!



Ju, Shqipërisë krajata i sillni,

Veç ato në koka i keni,

Me turpe-krimet që po bëni,

Asgjë tjetër veç Hiqër jeni!



Kështu Shqiponja alarmoi,

Ajo kurrë s'e humbë QËNDRESËN!

Kundër saj kush ngriti kokën,

Si tradhtar e vrau veten!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyWed Aug 27, 2008 1:01 pm

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË

Kur një popull e fiton diturinë
ndërgjegjen shoqërore dhe maturinë
zëri i tij do të dëgjohet
mendimi i tij po vlerësohet

Në epokën e terrorizmit një gjë dihet
Pushka si argument ka dështuar
Jeta e fëmijës po prishet
nga burra me armë në duar

Me ligj të ndërtohet bota
Kjo është e vetmja mundësi!
Të gjitha përpjekjet janë të kota
Pa drejtësi dhe demokraci

Evropa dhe gjithë bota do të kuptojnë
se shqiptarët kërkojnë vetëm barazi
Kur të mëdhenjtë të drejtën mbrojnë
s'ka luftë, vetëm vëllazëri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyWed Aug 27, 2008 1:03 pm

NË TOKËN SHQIPTARE

Të errëta burgjet,
të rënda sfidat,
të egra tradhtitë,
të vjetra intrigat,
të shumta pritat.

E madhe, shumë e madhe
Besa,
Qëndresa,
Dashuria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyThu Aug 28, 2008 11:43 pm

Femija i agut
 

Agu hesht per skenen tone:
nje dhome gjumi dhe nje djale,
endrra dhe persiatje.
Ai krekoset, qellon, vuan.
Princi i lirise beson
se duhet te jete mungesa
e dhenieve te dores.
Mbi gjunje te kalter,
qumeshti rrjedh.

Ne gjunje te plagosur,
agu hesht, permbyll
dushkun, aromat,
mushkerite, mbytjet,
siperfaqet.
Dora pikaset e bardhe.
E bardha eshte ngjyra
qe ai kujton prej se emes
dhe e dimrit
kur e kujton ate me qarte.
Veshet e tij nuk i kane shenjat
e dy gishtave te medhenj.
Sipas kesaj, asnje goditje
nuk bie ne peshtyme
rastesisht;
kur ndodh, qumeshti
nuk derdhet.

Nje qetesi e çelet, e kalter, dasmore
mbi agun tone.
Kutite grinden; jane te gjitha
kallaj ne stomakun e tij.
Kapaket i ka rradhitur
sipas madhesise, gjashte prej tyre,
dhe ngjyra, veç dy.
Eshte me i lumtur kur jane te perziera
se sa kur perkojne me kopshtet.
Sythet dhe bari i bakert ia ngrejne alergjite.

Agu yne eshte aq i heshtur.
Djali pyet perse nuk e mban me.
Semundje, pergjigjet.
Ç’eshte semundja? Ç’eshte puthja?

Eshte ç’te thote se liria nuk te perket ty,
qe me lodh, me lodh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyThu Aug 28, 2008 11:46 pm

Peshq
 

Ne kete perrua te ceket
ato plandosen dhe perpeliten
teksa te vdekurit pluskojne
drej tyre. Oh, e di

ç’duhet te them: djegje e forte
ne trup kur vezet e saj shperthejne,
re e qumesht sperme teksa ai i shpejton.

Duhet te qendroj ne ure
me aparatin fotografik,
t’a fus ne kornize shkumen
e pragjeve te lumit,
ku njeri prej tyre per nje çast
harkohet ne hiresine e fundit.

Por duhet te shkoj midis shkembinjve
te lene prej akullnajes
e te ulem ne bisht skajit te ujit

ku nje pirg kundermues i tyre ndodhet,
ku nje sorre zhyt sqepin
ne nje sy te akullt.

Duhet t’i studioj vrimat e vogla
te gdhendura ne lekuren e tyre,
verzat e paperdorshme, fustanet
e tyre prej mizash.

Nuk mund t’i bej te kendojne
edhe pse dua;
ato veçse hapin gojen pak me shume
duke e lene ujin t’u derdhet brenda
derisa mua me behet sikur po mbytem.

Ne ure, autobuzi pret, dikush
ben me dore, therret, Erdhi ora,
dhe rryma ngre lemishte prej fundit
per t’i mbuluar vezet e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyThu Aug 28, 2008 11:47 pm

Perurim
 

Digjmi flokët, pishtarë për ty,
drejt shpellës sime – varr i moralit
me kurora orgazmash hijeshuar,
shto edhe një, pastaj flijohu
në harkun e gjirit, trill kicor,
pendim qumështi i rrënjëve
të shelgut që foshnjen e rradhës
ngadalë pikon, për çdo kafshatë
burrë një gllënjkë grua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyThu Aug 28, 2008 11:49 pm

Jeta ime
 

Shishe me qumesht në grushtin e foshnjes
qe ngutshem therret ‘Me-ko’
Ish lutje a urdher?

Kepuce e shkare prej kembes se te rese
ballkonit tek varet me shikimin drejt qiellit
Historia e Hirushes kthyer kokeposhte

Vule e zeze në parakrahun e bashkeshortes
Tre shpulla per cdo te thithur ne gushe merr
Sistem i vjeter bankar

Karfice qe bie mbi lavaman
me më te dobten trinkellime
Te ralla floket e gjyshes, s’i mban dot me
e duart e saj më nuk mbajne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyThu Aug 28, 2008 11:50 pm

Rrezimet
 

Pas çdo rrëzimi shikojmë hartën
që toka vizaton në gjunjët tanë
gishtat harruar qiejve, duart
duke u kalbur në tregun e lire
të perimeve, trandemi brigjeve
të syrit, ngecim në rrethin e zi-
gjurmë e shputave tona,
nuk blejmë dot një lot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyThu Aug 28, 2008 11:52 pm

Martese
 

Shtjelle e jetes buze lumit-
ura te ndertuara me pole bambush,
gdhendur nga kembet e femijeve-
Varka qe kerconojne
te kthehen serish ne dru-
Uji
i perthyen rrezet e diellit
si nje pjate e sermte nen qiellin bojehiri.
Uji
mbushur me peshq te arte qe dridhen,
vezullojne si thika prapa fronit.
Uji
cipekalter dhe kafnaja poshte tij-
zambaku qe shfletezohet
si nje origam i perkryer
i papritur
si orgazma e pare e gruas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyThu Aug 28, 2008 11:54 pm

Nen-burg
 

Nje hekurishte rrethon ndertesen tullekuqe.
Tela te ndryshkur, te koklavitur,-
ngjyre e gjakut ne kofshe- prehen
per gishterinjte qe drudhen, i lene trupat
te plandosen, çokët zbardhen- cdo vrime
nje kornize fotografie.

Gjunjet kockore mbeshteten tek metali i ftohte
takojne syte e trishte te kujteses, perfytyrojne
rroba te hedhura qosheve, te zhubrosura nen epsh.

Nje dore e flashket prek floket e femijes
qete si gishterinjte qe ferkojne nje liber te shumelexuar,
shfletuar per kujtime. Nje kyç i zbehte pikaset, tatuazhe
pergjate damareve te bute, te kalterreme
te nenave te drobitura, burgosur per marreveshje-
Dhomat e tyre te gazit do te donin vite te vrisnin.

Mijera cigare te kithta, hedhur ne driten e zbrazet te diellit
ose ne oret pritese pas mesnates. Duke u ndjere siperor,
duke u shtyre drejt ardhmerise, renkime mes dhembesh,
syte e saj te mbyllur, floke te kuq qe mbulojne nje thithke.

‘Do te te nxjerr’ – perafersia e premtimit, tapeti grish
gishtat e kembeve te tij.
Nje vater e pandezur prapa kokes se saj-
zgavra peshperit kundershtine e nenes-
premtimi thyhet. Syte prapa telave
perkojne me vajzen e re qe me pas tha:
Ish here e pare.

Ai u arratis teksa ajo qendronte ne trajta pellgu,
degjonte hapat qe mpakeshin. Ne largesi,
nje makine mbyllet – shtepia e babait, serish.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyThu Aug 28, 2008 11:56 pm

Buze detit
 

I rikthehemi
algave ne floknajen tende
shkurreve te blerta qe ndajne naten
dhe varen tek rrezellima e horizontit
ne uje
gjithnje ne mengjesin
e dasmes se dikujt

si motra jote me krelat qe ia prekin kembet
teksa perkulet ne karrige

duke vidhosur llamben
duke vidhosur detin.

Duam te harrojme
por s’mund t’a heqim
njollen e buzekuqit
prej dhembeve

dhe perdet qe dallgezohen drejt stuhise.

Ti nuk je me shume
se dikush qe ka pare nje fotografi
apo ka qendruar prapa nje bije
me shume te fshehta.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyThu Aug 28, 2008 11:58 pm

Paqja
 

Farat e zeza
nuk do te presin per dheun;
zvarriten ne erresire
si fjale te zemeruara
ne veshin e guackte te femijes-
jehona
koklavitur ne mendimet e te rriturit
si rrenjet e farave qe e mbeshtjellin dheun
dhe ajrin
ne shesti besimi.

Ti m’i thur mendimet
si farat e zeza, nje varese
qe tundet teksa flet, thith
driten si te ish nje vrime e zeze
e cila me perpin.

Kelthasim deri kur rrezja e diellit
na vret syte; shkojme ne shtrat-
ti tek carcafet e qashter,
une tek zotethit qe i braktisa
nen letren e varakte te tim eti.

Farat e zeza rrisin peme
me frutin e njerezimit;
paqja eshte hapesira
midis renies se frutit
dhe shperthimit te tij
teksa perplaset ne toke.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyFri Aug 29, 2008 12:01 am

Fundi i botes
 

Buzet e shumeferkuara gerryhen.

Lotet e verbuar prej shembellimit te tyre
nuk kane sy,
veç vijezojne lumenj ne zemer,
mpijne qellimin,
ndertojne turra pendimi, dergojne anije
ne lumenjte tashme te fergelluar
me kujtesen e gjithe ç’humbi.

U gjakosem per njeri-tjetrin;
dolem krah me krah te blinim
radheve te pervuajtjes.
Ti, nje makine
prej flokesh femijesh.
Une, nje shtepi prej mishi grash.

E shtrydhem naten
gjersa pikoi drite.

Ne kindet e rruzullit, shpirtrat ia shitem
kalimatareve qe na i hodhen syte
e burrave te ndershem
ne pellembe;
kishin shijen e ullinjve te kredhur ne mekat.

Ne adoleshencen tone, ndalem se foleri,
thjesht degjonim vetetimen e perdellimit,
shihnim qiejt qumeshtore
hanim rradhiqe
mes barinjve te vathave te kembeve.

Termete per mengjes
veshka alluki per dreke,
mbremjeve uleshim bregut,
shihnim valezat e gjinjeve qe pluskonin.

Mbaroi shpejt-
Mbyllem perdet, shuam dritat,
dhe pime, pime
te vetedijshem per melçite e peshkta.

Pellgjet tane u ngjizen
çarçafeve te feksur.
Ndoshta mrekullite e jeteses
nuk ishin per ne.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyFri Aug 29, 2008 8:37 pm









15. PRIZRENI – DJEP I KULTURËS

O, Prizren i bukur,
O, qytet lashtë,
O, djep i kulturës,
Gjithmonë të kem dashtë!
Udhëkryq i Ballkanit,
Qytet historik,
Qytet i shatërvanit,
Qytet heroik.
Monumente historike,
Muze legjendarë,
Me qëndresë stoike,
Parajsë për shqiptarë.
Vlera kulturore,
Mozaik lashtësie,
Begati shpirtërore ,
Themel historie.
Qytet i zambakut,
Djep reliktesh artistike,
Qytet i Konakut,
Vendimmarrjesh historike.
Nëpër luftërat shkatërrimtare –
Përballove shumë stuhi,
Me Kala, arte gjithë fare,
Ty, çdo kush ta ka lakmi!
Je dëshmi identiteti,
Autoktonisë dhe lashtësisë.
Lum që kemi kësi qyteti –
Dritë e jetë e ardhmërisë.


Me zhvillimet kulturore,
Qendër kulti e urtësie,
Begatia jonë shpirtërore,
Kopsht me lule dashurie.
O, Prizren – qendër tregtare,
Vulë e artë e zejtarisë;
Djep i shkollave fetare,
Diell i parë i diturisë.
Qendra e parë ekonomike,
Edhe qendër ushtarake,
Me kulturën shumë etnike,
Arenë vlerash titanike.
Shumë shoqata artistike,
Qendër qerthujsh kulturore,
Me shkollë t’ parë të muzikës,
Çerdhe librash bibliotekare.
Qendra e parë e shtypshkronjave,
Dhe botimeve gazetare,
Je foleja e shqiponjave,
Që fluturuan me abetare.
N’ ty u nis radioja e parë,
Me fjalë shqipe e këngë gëzimi,
Në ty Kori i parë shqiptarë –
Me emrin e shenjt "Agimi".
Buzë Lumbardhit gjarpëror –
Ke Marashin e mrekullisë .
E ke Rrapin shekullor –
"Platanus orientalis"!
Ke simbole gjithë sa fare,
Krenaria e gjithë vendit.
Me Shtëpi t’ Lidhjes Shqiptare –
Begatia e Prizrenit.
Ura e Gurit – ura e gjakut,
Hamami i Gazi Mehmet Pashës,
Është Xhamia e Bajrakut,
Dhe Xhamia e Sinan Pashës...

Me dhuntitë tua të shenjtës ,
Shumë faltore e shumë teqe,
Bashkë me Kishën e Shën Premtes –
Të bëjnë rojë nga Ora e Keqe!

DEMIR KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyFri Sep 05, 2008 6:43 pm

PSE…PSE…

Pse, pse, pse…
Se, se, se se…
Eeeeeeeeeee...

Pse natën nuk ka ylber
Pse kripa s`bëhet sheqer,

Pse kungulli s`është si shalqiri
Pse çdo lis nuk ka aromë bliri,

Pse në xhep nuk futen retë
Pse lumi nuk rrjedh përpjetë,

Pse në qiell rrufetë shkrepin
Pse dhe kush e kripos detin,

Pse aq shumë yje ka në qiell
Pse aq shumë ka zjarr në diell,

Pse lulet kanë aq shumë ngjyra
Pse aq shumë kodra ka natyra…

PSE…PSE…

Pse, pse, pse…
Se, se, se, se…
Eeeeeeeeeee…

Pse në rrugë kaq shumë gropa
Pse për lojë s`kemi mjaft topa,

Pse fabrikat bëjnë armë të gjata
Pse s`bëjnë më shumë çokollata,

Pse dikush ka pallate-më thoni
Pse tjetri s`ka as tendë najloni,

Pse s`ka banane në Qyqavicë
Pse kaq vetëvrasje në Drenicë,

Pse popullin e mbyt varfëria
Pse aq shumë xhipa ka qeveria,

Eh, vogëlush ke nisë të mërzitesh
Po përgjigjet i gjen kur të rritesh.

HALIL XANI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyTue Sep 16, 2008 6:16 pm

Glosë për Çamërinë

Ne shumë pak kemi kënduar për Ty!
( Jo pse s’të kemi dashur, jo pse s’të kemi
njohur).
Pak kemi kënduar...
Po në zemër një vend gjithmonë e kemi ruajtur
për Ty;
një vend bosh, e dashur,
Çamëri!


(Agim Vinca)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 EmptyTue Sep 16, 2008 6:17 pm

Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë

Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë
Lepenci zvarritet si gjarpër i hollë.
Rrugës patrullojnë uniforma blu,
Me helmetë në sy e helm gjithashtu.
Shtëpizat në shpat pa fjolla tymi,
As borë e bardhë s’e fsheh dot krimin.
Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë,
Lart bjeshkës së sharrtë sogjon
një grykëhollë.
(Agim Vinca)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 15 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
Mbrapsht në krye 
Faqja 15 e 23Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 14, 15, 16 ... 19 ... 23  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Lutfi coka/Cikel poezishe
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» poet të mëdhenj shqiptarë
» Nga poet Aleks J. Zhapaa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: