Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

  PEGASI INTERNACIONAL I FOKUSUAR POETI SKĖNDER KORĒA

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11556
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 PEGASI INTERNACIONAL I FOKUSUAR POETI SKĖNDER KORĒA Empty
MesazhTitulli: PEGASI INTERNACIONAL I FOKUSUAR POETI SKĖNDER KORĒA    PEGASI INTERNACIONAL I FOKUSUAR POETI SKĖNDER KORĒA EmptyTue Mar 29, 2011 10:51 pm

ARTI I THĖNIES SĖ ARTĖ DHE TĖ MENĒUR


Teoritė qė shpėrfillin emrin e popullit i zė dimri i acartė dhe nuk i lexon mė asnjė njeri... Populli ėshtė njeriu im!!!

THĖNIA IME: “Ruaj vlerėn e kulturės tėnde ashtu do Tė jesh mė lehtė i pranuar nė koloritin e kulturės sė tė tjerėve...!!!”

Shteti ka lindur nga kirurgjitė e rėnda, rritet vetėm nėse nuk harrojmė plagėn...!!!

Nėse koha ėshtė pengesa pėr tė jetuar i lirė e i bashkuar si komb, po mallkoj kohėn bashkė me heshtjen e gjitha gjeneratave qė po heshtim edhe mė....(Skėnder Korēa)





( Skender Korēa, 25 dhjetor 2010)

POEZIA E MBIJETIMIT DHE PUTHĖRIMIT HUMAN




Nė shtratin e rrushit tė zi,
kanė lindur tė zezat e shekujve,
tė shtrydhur lėng.
Pjergull e ndarė.




RRUGĖTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
I FOKUSUAR POETI SKĖNDER KORĒA
PJESĖMARRĖS DHE KUMTUES NĖ SIMPOZIUMIN NDĖRKOMBĖTAR “MUZA POETIKE “ PEGASI 2011 ME OBJEKT “ LIRIZMI NĖ LETĖRSI”
TIRANĖ – PRISHTINĖ 15-18 PRILL 2011

SHENJTĖRIMI I TĖ SHKRUARĖS DHE SHĖRIMI PROFETIK GJENERATIV I DITĖS
Nga Kristaq F. Shabani I.W. A, W.P.S
Ditė nė stacione ndalese bebėzash... Ikėsi nga profili, hutėsi pasqyre, falėsi hiri, kohė e boshuar, njėsimi i gjallimit me hijen...
Konceptim interesant pėr shpėrfilljen dhe mesazhimi direkt nė krijimin e profilit tė mentalitetit nė luftėsi me kundėrtitė e shpikėzimet e djallta tė shpėrfilljes… Njė poezi, kjo e poetit Skender Korēa, qė apelon pėr tė mbajtur qėndrim nė rikthimin njeri, siē shprehet poeti, ku kryefjalėzon ndritshėm me atė thėnėsi plot klorofilė: “Populli ėshtė njeriu im!”
Metafora ndihmėson mendimin tė shpalojė vetveten nė njė trajtė tė duhur, por qė tė shokojė tė paaftėt pėr tė zbuluar se ku “bėhet” rrugė... Poeti tregon botėn e tij shpirtėrore, kur “pelerinėn” e tij tė bardhė ia hedh njė foshnje (nėnkupto ardhmėrisė). Njė figurė madhore e pėrdorur nė dy vertikalitete figurative : “Edhe borėn e rėnė e paskan vjedhur sot Ata...” . Njė lodrim i pėrsiatur nė gisht, rrugė, borė tė vjedhur, gjak , fėmi, acar, qiell, dilemė dhe pronori “Ata” i etur nė gjakėsim dhe pėrlarje trojimi, pėr t’ju afruar gjurmės sė gishtit... Gishti nė tregim merr trajtėn e njė busullimi rrugor...
Kjo pleksje dhe ndėrliksje ka kodin e fshehtė enigmatik, qė ia dinė “vendin” tė menēurit” . Nė kėtė rast poeti…profetik…
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk mė sheh lakuriq mua...
Njė trietė vargu e pėrsėritur me tė njėjtėn”konfigurė”, por nė tė gjitha pėrdorimet, tė cilat, nė pamje tė parė, duken sikur kanė njė lojėsi shprehje , nuk janė tė tilla, por kontrastojnė dhe kontraktojnė me tė kthyerat dhe tė arnuarat e atyre, qė janė tė pranishėm egėrsisht, pėr tė “kositur jetimin” dhe pėrkėmbjen, pėr tjetėrsim njerėzor nė ndryshim “gjallesash “ shndėrrimet njeri- djall dhe djall njeri”. Sa shpejt ndodh “tranformimi” shpirtėror i rekuizuar… Moszhveshja - vigjilim pė tė mbrojtur identitetin dhe ditarin historik…
Mosfjetja – vigjilim pėr tė mbrojtur qenien nga ”bushtrimi” dhe “zhvendosja kėrcėnim- gjaksim-pa dilemė dhe sakrificė nga njėra anė e medalljes dhe “arritėsi qėllimore” nga ana tjetėr e medaljes tė pathėnė , por tė shprehur nė “gjakthithje, prangim , eliminim katastrofik”…
Moslakuriqėsimi : ėngjėllim, syhapje e pambyllur kurrėsisht…ndaj “motivim etje dhe mostėrheqje..”
Gjembi nuk fsheh majėn e tij , por shpon faqas botės me tentimetė gjakta dhe mbytėri…
Nė mos gjykimin e gjykimit duke dalė nė det tė hapėt mund tė thuhet…
Nė pamje tė parė tė duket se bėhet njė moralizim dhe njė kėshillim “kodik” moral me “mos “ tė rreshtuar njėra pas tjetrės, ku njėra mbaron kėshillėn dhe ia pėrcjell tjetrės dorėn… apo radhėn “mos” ėshtė “ruajtje e dinjitetit”, e etikės, e kėshillimit tė shenjtė pėr tė ruajtur daljen nė delir, nga vetvetja, njė dalje pėrdaluese,… por edhe pėr tė treguar “purintatizmin e atij qė lėshon “moset” nė kohėn e duhur dhe nė drejtimin e duhur, kur fluturimi i mendjes nga trupi e shndėrron atė qė i drejtohet “mos” vetėm si njė “kurmor” duke u larguar nga frymori…
*Nė mos gjykimin e gjykimit duke dalė nė det tė hapėt mund tė thuhet… ;
Nė pamje tė parė tė duket se bėhet njė moralizim dhe njė kėshillim “kodik” moral me “mos “ tė rreshtuar njėra pas tjetrės, ku njėra mbaron kėshillėn dhe ia pėrcjell tjetrės dorėn… apo radhėn “mos” ėshtė “ruajtje e dinjitetit”, e etikės, e kėshillimit tė shenjtė pėr tė ruajtur daljen nė delir, nga vetvetja, njė dalje pėrdaluese,… por edhe pėr tė treguar “purintatizmin e atij qė lėshon “moset” nė kohėn e duhur dhe nė drejtimin e duhur, kur fluturimi i mendjes nga trupi e shndėrron atė, qė i drejtohet “mos” vetėm si njė “kurmor” duke u larguar nga frymori…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11556
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 PEGASI INTERNACIONAL I FOKUSUAR POETI SKĖNDER KORĒA Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI INTERNACIONAL I FOKUSUAR POETI SKĖNDER KORĒA    PEGASI INTERNACIONAL I FOKUSUAR POETI SKĖNDER KORĒA EmptyTue Mar 29, 2011 11:33 pm

*
Sot, sikur duhet pyetur sa gjatė do mė duash?
Nėse mė ke pėr njė natė, po mbytem mbi ty!
Nėse mė ke pėr njė javė, po vdes pėrgjysmė!
Nėse mė ke pėr njė muaj, po vdes pak!
Nėse mė ke pėr njė vit, tė shoh lakuriq,
kur dua!
Nėse me ke pėr njė jetė tė tėrė, po iki vetė!
VĖLLIMI POETIK “ Tingulli i gjakut tim” njė vėllim domethėnės, ku poeti lėviz me mprehtėsi me aftėsinė e tij mendore…pėr tė drituar tė padritėrusarėn, errėsirėn dhe errėsirėsjellsin pėr ta zbuluar e pėr ta synuar. Njė shpalosje profetike dhe protagonistim. Gjaku me tingull dhe tingulli i gjakut. Tablo fantaste, tė cilat kėrkojnė ndalje dhe studim analitik pėr tė nxjerrė “tė fshehtat” profetike tė poetit…
Do tė kalojnė kohė dhe pjekuria maturore e kėtij poeti tė guximshėm do tė vijojė tė kėtė prurje tė reja poetike , tė cilat do tė fanarėzojnė …. Kjo ecje ėshtė e pandalur dhe e pėrcaktuar qiellėsisht…







Poezi nga Skender Korēa



KOHĖ E PALEXUAR

Ditėt kaluan nėpėr bebėzat e mia
ndaluan nė kapakėt e syve
Profil mė janė bėrė rrudhat
...sytė gropė ku digjen kujtimet
Retė mbarsuan njė energji
Ikjen time nga profili
e sheh edhe urithi
ty kur tė fala hirin
Vjedhur nė gropėn e njejtė
Ku numrova kujtimet
Jam unė i vetėm ...
qė shpartallloj rreze dielli
nė boshllėkun e quajtur kohė
nė hutinė e pasqyrės sime
kur dal unė e kur duket vetėm hija ime
nė kohėn e palexuar
vetėm figura....

Historitė mundojnė njerėzimin pėr tė vėrtetat e zhvillimeve....Histori e vendit tim?!!! (Skėnder Korēa – S.K)








RIKTHYER EMRIN TĖND NĖ NJERI

Antitezė me frikė
Shpėrbėrje...
rrėzuar gurė mė gurė
faqe rrenash qė i lėpin si kockė
atėherė do pėrfundojė loja jote
Nė ditėn e nesėrme ke pėr tė shkruar
Histori...

Mos mendo se nė shumė Zota do besoj
nė frymėn e krijuesit u mbėshteta pėr mur
thashė me zė “ Ti je njė...”
Zjarrin tim vetėm Ty mund ta shuash
pėr shkėmbim besimi nė Ty...
Si tė kanė dhėnė emrin At?

Lutu qė tė mos tė ju thonė se je populli
pagėzimin qė e gėnjejnė mė sė shumti
A thua e sheh?...
Nėse fjalėn tėnde e pėrpin era
mos mė thuaj se me ke dėrguar porosi
njė ditė do mbetemi jetim tė gjithė
Ati pa ne,
dhe ne pa fjalėn Popull....

Nė vend tė dimrit tėnd
vjen Vera ime pa ty
Popull qė do t’i shkrij duart
engjėlli hukatur...
Rikthyer emrin tėnd nė njeri

Teoritė qė shpėrfillin emrin e popullit i zė dimri i acartė dhe nuk i lexon mė asnjė njeri... Populli ėshtė njeriu im!!! (S.K - Skėnder Korēa)






IK KAH GJURMA E GISHTIT TIM

Kėputa gishtrinjėt kur bėra me gisht
Ju tregova pėr acar
Veshur bardhė ju thashė
Kėndej bėhet rrugė...
Andej ecnin si dikur tė shenjtėt
Pėr dallim nga njerėzit qė shkojnė dhe vijnė
Gjurmė shputash humane kam parė
Kur pelerinėn time ja hodha sipėr njė foshnje
Acarin qė e shpiku dora e njeriut tė ngrirė
Qiellin e zemruan pėr mua dhe pelerinėn e bardhė
Edhe borėn e rėnė e paskan vjedhur sot
Ata...
Qė gėnjejnė se po rritin fėmiun e pritur
Marrė me gjak nga kirurgjia shterp
Rritu...
Por ik kah gjurma e gishtit tim

Shteti ka lindur nga kirurgjitė e rėnda, rritet vetėm nėse nuk harrojmė plagėn...!!! (Skėnder Korēa)


ZHVESHUR

Zhveshur...
Mbytur ngadalė nė errėsirė
Pus mendimesh pėr tė shpėtuar
Nė kalimin e akullnajave nė ujė
Muzikė pėr mos dėgjuar zėrin tim
Nė fund ujėvare rri
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...

Zhveshur...
Nė darkėn e djallit,
Pive supėn nga mish njeriu
Rrije nė tryezė plot eshtra
Unė nuk fjeta as mė hėnė...
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...

Zhveshur...
Lugat na shpallėn
Sa tė mjerė ata qė folėn
Sa tė gėzuar ata qė tė dėgjuan
Zhveshur je edhe sot...
Nuk fle ...
Nuk zhvishem...
Nuk mė sheh lakuriq mua...

Zhveshur...
Agimet e kristalta janė gėnjeshtėr
Zhveshur erdhėn edhe ato...
Pėr dekadėn e rrugės sė qumėshtit
Kur djalli u bė njeri
Kur njeriu u bė djall
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...

Zhveshur...
Kur dielli lind nė perėndim
Kur perėndim dielli ėshtė festa jote
Nuk do zhvishem kurrė
As pėr aktin e kėnaqėsisė me ty
Sepse nė fund tė puthjes me fal gjak pėr goje
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...

Zhveshur...
Unė jam ai rob i historisė tėnde
Ruaj dhe kujdes pėr ditarin historik
... se bushtra lavire rri me ne,
Ka pėr tė shpaluar fytyrėn tėnde
Unė sėrish nuk do zhvishem kurrė
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...

THĖNIA IME: “Ruaj vlerėn e kulturės tėnde ashtu do Tė jesh mė lehtė i pranuar nė koloritin e kulturės sė tė tjerėve...!!!” ( Skender Korēa, 25 dhjetor 2010)

MOS GJYKO...

Mos ushqe shpirtin me kėngėn e pa ritėm
Mos u tėrbo nė dėshirėn kozmetike
Mos...
Mos mė bjer nė qafė pėr ēmendinė tėnde
Mos kujto se bota ėshtė vetėm e budallenjve
Mos...
Mos prit kohėn qė vonohet
Mos ik i pari qė nuk tė pret njeri nė cak
Mos...
Mos nxito nė pėrqafimin e horizontit tė largėt
Mos bėrtit kinse pėrqafove profetėt
Mos...
Mos mė gėnje se i ke bėrė tė gjitha kėto
Mos mendo se durohesh nė dheun tėnd kur nuk paske bėrė gjė
Mos..

ASNJĖ VDEKJE NUK NA ZĖ...


Nuk jam fosili i peisazheve tė shurdhėra
... nuk jam kthyer nga profili i tė huajit
Nuk e kam portretin tim nė galerinė tėnde
...as me ngjyra uji nuk jam pikturuar
Zėrin e kam melodi tė lutjes
... kur tingullin tim nuk e kupton
Nuk tretem nė kujtime tė palexuara
... as diellin nuk e lė tė pėrendoj
Engjėll dhe djall nuk le tė mė thonė
...as kur mė lavdėrojnė
Nuk jemi trishtimi i botės
... as qeramikė e pjekur pėr tė shkelur mbi ne
Unė dhe biri im bashkė me birin e tij
Dalim nga hija e rėnė e diellit vėzhgues
...asnjė vdekje nuk na zė

HESHTJA E THYER...

Heshtja nuk ėshtė e vjetėr
Ėshtė sikur unė
Sa epoka ime
...moshatare me tim stėrgjysh
Nė labirinthin e drejtėsisė
kėmbana dėnimesh
...pėr lėkurė,
Kandari i barazisė ėshtė prishur
sipėr tė “drejtės me kėmbė”
Heshtja vazhdon...
A thua a kėrkova dėnim?
Jo parfum...
Apo sipėr kandarit shkela me gjenerata?
Qiell qė rri mbi ne
mos ke turp kur sheh padrejtėsisht
...vetėm lėkurėn time tė larė me tė kuqe
brenda stinės sime...
Brenda mua
...nė epokėn tėnde
Atje kur lahuta e tim gjysh u bė ndalesė
kur kėnga doli pėr gjithė moshatarėt e tij
Jug e veri
Djepit tė madh...
Heshtjes sė thyer....


Nėse koha ėshtė pengesa pėr tė jetuar i lirė e i bashkuar si komb, po mallkoj kohėn bashkė me heshtjen e gjitha gjeneratave qė po heshtim edhe mė....(Skėnder Korēa)



Poezi nga libri "Tingull i gjakut tim" tė Skėnder Korēa
Fjala ėshtė fryma ime

Korp,
zhveshur,
lakuriqėsi,...
Nyje eshtrash qė duken,
sikur pėlhurė ... e qėndisur
qė ėshtė endur me duart mia,
ku shtrihesh Ti...
Njeri po me kafkė...
... me duar tė arta,
qė mė pėrgatit ushqim dashurie...
Sot korpit tim,
i bėhet lėkura blu.
Duart theksojnė eshtrat e dala
Sytė rrinė heshtur nė zgavra
Humori mė ėshtė bėrė himn.
Dashuria, po ky korpi im
Nyjet - miqėsia ime.
...Sikur nuk po ndiej asgjė tė ligė…
Sforcim mė bėhet vuajtja pėr nė fjalė,
Si bukė thekre e ftohtė,
qė nuk hahet me mote...
Unė, njeriu nė fjalėn tėnde,
po endem nė vekun jetė,
Pėr tė lėnė nė muzeun e sė bukurės,
lėkurėn time..., jolakuriqe.
...tė mėsoj Lisin e gjelbėr,
si bėhen miqėsitė e njeriut nė fjalė.
Njeriu qė gabon, kur gabojnė,
Njerėzit nė fjalė...
Kur fjala ėshtė fryma ime!
Mesazhe

Tė pėrzgjedhura mbesin
fjalėt nė mesazh.
Mesazhe tė padėrguara,
tė varura nė litar,
sepse njeriu po vritet pėrditė.

Mesazhet bėhen sot dega rrushi.
Shkulen pa u pjekur mirė,
vdesin nė dhomėn e mbytjes,
pa u kuptuar,
sikur dėrgohen nga njė planet tjetėr.

Kujt i dėrgohen sot mesazhe,
aty, bota ėshtė e njomė…
Do tė piqet me mesazhin tim.
Plaga ime qė po kullon ende gjak,
nuk jep leksion.

Duan tjetėr ngjyrė nė mesazhin tim.
Duan tė ketė shtat tė lartė,
shkronja tė gurta qė t’u bie nė kokė.
…por nėse kam pikėlluar dikė,
dije, se ėshtė mesazhi im qė e ke kuptuar.

Mesazhe do tė sjellė koha, jo unė.
Bota plot tė tillė ka lėnė.
Edhe unė kam arkivuar njė;
Pėr Lisin, pėr Natyrėn dhe Fjollėn e dėborės,
qė tė mėsojnė historinė e stinėve tė mia…

Sa herė lindim …


Bėhemi tė mėdhenj,
asnjėherė tė vegjėl.
Damarėt i copėtojmė me dashuri,
nga ėndrrat njomėzake.
Ferrin e duam sikur Parajsė,
e Parajsėn kurrė si Ferr.


Lindim pa vargje dashurie,
dashurinė e falim dhuratė.
Kode marionetash bėhemi,
na thyejnė ata qė iu besojmė.
Pėr t’u kthyer nė pikėn zero

Sa herė lindim?!
Na duket mė shumė se njė herė,
kur ngushėllojmė veten pėrditė,
me mashtrime adresash,
herė nga lindja e perėndimi.
Kur planetit i prishet dashuria,
pse tė pranoj se kam lindur dy herė?!

Ēoroditje ndjenjash
Sa shumė ēoroditje nė shpirt!
Dashuria bėhet, vetėm, rrugė
pėr tė kaluar nėpėr tė.
Njeriu i ēoroditur gėnjen se dashuron,
kur nuk e do as veten e vet.
Nė botėn e dashurisė ēoroditja ka zėnė fill
Shpirti ėshtė bėrė drithė e miell.
Gjysmė shpirt njeriu e gjysmė lugat.
Ndjenja asnjėherė nuk po ėshtė fisnike,
kalimtare nga njė shpirt nė tjetrin,
sa pėr epsh…
Sot, sikur duhet pyetur sa gjatė do mė duash?
Nėse mė ke pėr njė natė, po mbytem mbi ty!
Nėse mė ke pėr njė javė, po vdes pėrgjysmė!
Nėse mė ke pėr njė muaj, po vdes pak!
Nėse mė ke pėr njė vit, tė shoh lakuriq,
kur dua!
Nėse me ke pėr njė jetė tė tėrė, po iki vetė!
Unė jam shpirti i ndjenjave tė ēoroditura!
Kėshtu sot, dashuria ėshtė bėrė ēoroditje.
Pėr tė mos dashuruar kurrė
nė kėtė shekull tė ndjenjės boshe!
Pėr tė vuajtur nė kėtė ēoroditje
tė modės qė sollėm ne…


Pjergull e ndarė

Nė shtratin e rrushit tė zi,
kanė lindur tė zezat e shekujve,
tė shtrydhur lėng.
Pjergull e ndarė.


Drini i zi vajtoi me lotė tė kuq,
ngjyrosi ndarjen pėr tė zi…
Oshėtijnė pasthirrmat e ujėrave.
Kuje pjergulla e ndarė, shėmti!


Thyhet guximi.
Rrushi rritet edhe nė zonė tė ndarjes.
Pjergulla lėshon diellin nė vend tė hijes,
pėr kokrrėn e shijshme,
qė do tė hahet …njė ditė.


Reēel tė thartė sollėn kohėrat
Dielli i paperėnduar importoi njė tjetėr rrush,
qė bardhėsisht rritet…
Pėrfund pjergullės, ku rri djepi i tim biri.


Rri nė sofrėn tėnde

Edhe sonte do rri nė sofrėn tėnde.
Nuk tė lė vetėm!
Kemi kėrkuar dyerve dhe strehėve,
njė copė bukė, vetėm pėr sonte.
Sonte kur tė gjithė festojnė,
ne jemi bashkė.
Nuk tė lė vetėm!

I dehur jam me vuajtjen tėnde.
Na ka dehur jeta!
Tėrė njė vit tė plotė, nuk iu pa askush.
Sonte po rri me Ty, vetėm unė dhe Ti.
Nuk tė lė vetėm!

Kripa e njelmėt ėshtė ushqimi yt,
Vaji yt ėshtė njėjtė si kripa.
Pantallonat e shqyera janė bėrė
lloje ngjyrash dhe arnash,
ku mbijetesa pėr ty ėshtė bėrė luks.
Nuk tė lė vetėm!

Nuk do flemė as sonte!
Do bisedoj me ty kudo qė jam!
Nė vend tė dollisė,
sonte do pi gjakun tim.
Nuk tė lė vetėm!

Mos thuaj se tė kam harruar!
Jam bėrė sikur Ti,
jam dhe rri nė sofrėn tėnde,
pėr kripėn tonė…
Ushqim i pėrditshėm.
Nuk tė lė vetėm!


Nė erėn e humbjes
Sa lot e malle
nė erėn e humbjes,
ikin me ninulla fėmijėt.
Me erėn e trupit tė nėnės,
pa u ēmallur me vendin.
Shkojnė larg pėr bukėn e gojės,
pėr tė mbetur fėmijė…
Zgjohen si thupra tė dridhura
Para pasqyrave – nėnė.
Kthehen tė thinjur,
me erėn e humbjes nga kujtimi.
As fėmijė e as prindėr.
Nostalgjia ėshtė erė e tyre.
Nė emėr tė humbjes,
pėr kthim tė bėhen prapė fėmijė.

Falje shpirti

Shpirti nuk ėshtė hije, ėshtė energji....(S.K)
Shpirt, nuancė e butė
Akuarel ngjyrash lozonjare.
Mbi gjakun tim rri njė frymė,
ėshtė shpirti yt,
nė falje.
Shpirt!
Nė buzėqeshjen tėnde
lindin bisqe dashurie.
Ligje qė kanė mall…
Edhe tek unė…me falje.
Nė njė kalim
nga shpirti yt dola unė.
Sot, po rrjedh edhe nga sytė e tu.
Me zė thirre emrin tim,
nė dialog shpirtrash
tė ruhet nė galerinė e fjalės,
korniza e shpirtit tėnd qė rri varur mbi mua.

Nga mėkati ka lindur dashuria,
pa mėkat!
Nė kėmbim gjen ringjallje,
pėr tė ruajtur shpirtin tonė.
Nė falje…

Shpirti im rri aty edhe kur nuk jam me Ty …
Kur takohemi, do tė rrimė bashkė,
nė panairin e shpirtrave.
Me falje,do tė nėnshkruajmė
pėrjetėsinė e frymės sonė.

Shpirti tė bartė pluhur polen,
e tė kėndohet njė kėngė,
himn nė falje,
nė shpirtin e njeriut, njeri !

Epitafe mbi shkėmb

Edhe ndėr shkėmbinj buron jetė,
jeta rrjedh nė ritmin e saj...(S.K)

Shkėmb rrezuar me diellin e zjarrtė,
luftė shkėmbinjsh bėn shpirti,
pėr tė shkruar epitafin njerėzor.
Aty, ku luftohet.

Si njė kėshtjellė pa roje dukem.
Nė vend tė mėshirės, kėrkoj dinjitet.
Nė vend tė dinjitetit, qėndrim vertikal,
sepse shkėmbi nuk di ndryshe!

Nė shkėmbin ku rri unė,
pėrplasen gladiatorėt e pabarabartė.
Shpirti me shkėmbin tim.
Shoh ēdo natė nga njė luftė.

Dinjiteti im ėshtė streha e vetme,
qė ruan shkėmbi im, brenda shpirtit.
Pėrvilet moti me zjarr…
Edhe sikur tė fle, ky nuk ėshtė rituali imi!

Rituali pėrfundon.
Thyhet grimcė me grimcė,
vetėm pėr njė epitaf tė shkruar;
Dashuria nė misionin e falur njerėzor!


Autopsi

(Kushtuar kokės pėr tė vendosur vetė)

Prehem nė mbrėmje,
pėr tė qenė gati nesėr.
Me helm pėrmbushur kupat…
Sa ėmbėl tė shohin cezarian tė prerė,
nė luftimin tėnd pa autopsi…

Pėlhura me shumė ngjyra,
nxjerrė nga barku im,
pėr tė arritur nė bregun e largėt,
pa pasion, pa siguri,
pėr njė autopsi tė huaj…

Kundėrshtuar kam lindur.
Me dashurinė time erdha tek ju,
nė gjeneratėn qė mė thėrret rebel,
pėr tė pėrjashtuar njė kirurgji,
kafkėn qė ma presin nė veriun tim…

Arka me kocka tė miat,
kanė lėnė nė oborret e tyre,
kur ndėrtuan pasionin,
pėr tė mė vrarė e gjykuar,
kur doja tė dija varrin tim…

As drejtpeshim nuk do kirurgu!
Pret nė mes tė mushkėrisė sime,
Si tė lėvrojė nė arėn me plot koka,
sėpatat e tyre mprihen pa mejdan.
Pėr tė vdekur… i bukur… trupi im…

Kur nuk je vetja ime nė veri,
aty kisha vetėm kokėn time.
Lisit tim ia hodha ujin me gjak,
nė truallin e autopsisė qė po zbret.
Pėrditė nė lėmshin e thurur nė bisht…

Sa dėshmitarė tė duhen,
pėr rrėfimin tim? Tė botės sime?
Pėr tokėn time veri, ku mė rri pushka
pa decentralizim mendjesh…?
Pėr t`i ikur… edhe njėherė… autopsisė?

Mos mė gjyko pse jam kėshtu,
si thikat qė mė godasin!
Nė konferenca elefantėsh,
pėr tė lėshuar fillin qė mė vari nė litar,
qė ma dredhon… nė autopsinė time.

Bota do pazaret pa mua,
pa lisin tim qė kushton shumė.
Pėr autopsinė qė po e paguajmė vetė,
kur nė dorėn time mė la thikėn,
e mė tha: Preje veten tėnde!

Kam pėr tė vendosur njė ditė.
Autopsi tė mos ketė pėr mua,
sepse po ngrihem pėr fatin tim,
pėr tė ikur nė gjirin e nėnės sime,
sepse ajo, nuk mė do pėrgjysmė…


Kur jam pėrshėndetur

Sot nė ditėn e ikjes,
duar tė ftohta,
sy tė lodhur nga pagjumėsia,
vaje, natėn e fundit dhėndėrr…
Nė ėndrrėn time tė gjatė.
Sa herė qė doja tė vdisja,
e dija se po jetoja pėr tė.
Po shtegtoja nė ēerdhet e reja,
tė bėra nga dashuria,
pėr tė lėnė njė mall atje.
Gjeta njė fytyrė tė njėjtė kėtu,
njė lule me tė njėjtin emėr,
ia kam rrėfyer edhe njė guxim,
pėr lulen e vendit tonė qė e duam tė dy.
Kur jam pėrshėndetur,
kam lėnė aromėn time atje,
sikur mora me vete, aromėn e saj.

Sot...

Karvane lutjesh bėra
pėr ditėn e lindur,
Jam edhe unė me ditėlindje kalendarike
Nuk dalloj nga hija jote njeri
Sot..
I bėra bashkė nė njė pikė edhe lutjet e tua
A thua i drejtova duart kryq nga lart
...o Zot
A mos i hedha nė rrugė e mi shkeli me kėmb njė gjarpėr
... dorėn e zgjatur e fsheha
Tė mos mė shohė asnjė njeri....
As hija jote...
Kam vallėzuar tinzisht me hijen time
... nė ditėn qė buzėqeshja
Kur ti besoje nė lumturinė time
Valle nate ka bėrė dikush si unė?
... me muzikėn e gjėmash?
Sot...
Sėrish Zoti im...
Ty mėsoje se shpirtin nuk e kam me arna
Pse andaj provon tė mė hash kockėn time?
Mbarojnė fjalėt...
Rruga ka pėr tė mė lodhur...
Eca mjaftė... nė pėrqafimin tėnd
Vetės i mbeta borgj
Sot...

Me ty diell...


Me ty diell...

Eja diell tek unė
Shiun dhe ylberin do i takosh tok
Flasim tė tre sikur njė gojė tė kemi
Frikė nuk kemi ne
Me buzėqeshjen tonė
Me zymtėsinė time
Me rrezet tuaja


Ma kujtove rrugėn tėnde o Diell
duke numėruar ditėt e mia
Ke qajtur me mikun tuaj
Shiun pa ylber...
Unė ti fala shokėt
Ti mė fale guximin pėr tė treguar
se tash jam vetėm

***
MENDIM ANALITIK PARAQITES PER VELLI,IN POETIK TE SKENDER KORĒES
NGA VALENTINA DAFA MAJ 2010
Skėnder Korēa ...i njohur si publicist nė fushėn e letrave, starton, tashmė, nė njė tjetėr gjini. “ Tingull i gjakut tim” ėshtė vėllimi i parė poetik i autorit, ku mozaiku i krijuar prej tij ka ngjyra tė gurta, pasi janė rrjedhojė e njė realiteti tė ashpėr. Gjithsesi autori ėshtė tepėr largpamės, i sigurt pėr njė tė nesėrme ndryshe.
Libri ndahet nė pesė cikle, ku secili mė vete ėshtė njė vijė pentagrami dhe nė tėrėsi nė endjen e prurjeve shpirtėrore e mendore, ndihet tingulli i kohės, tingulli i gjakut.
Ekuilibri midis ndjenjės dhe mendimit e bėn tė vėshtirė ndarjen e dy cikleve tė para, sepse poezitė ecin nė lakimin e njė rrjedhe ndėr relieve tė thyera, ku gėrshetohen socialja me emotiven.
Nė ciklin e parė “ Stinėt e mia, belbėzimi im” bota e poetit ėshtė e pėrqėndruar mbi unin qė shpėrthen herė pas here dhe godet muret e realitetit monoton, heshtjen e shekullit tė pagojė, ku zėrin e tij pak njerėz e dėgjojnė dhe e kuptojnė.
Piketat paralajmėruese qė vendos autori pėr tė ardhmen shfaqin karakter polemist midis realitetit dhe unit. Ai ėshtė i aftė tė ngrejė marėdhėnie midis unit dhe botės jashtė tij, ndaj ndjenja kthehet nė mendim, nė mesazh nė secilėn poezi duke fituar gjerėsinė e hapėsirės dhe kohės.
Ky detajim bėn qė tė kalohet lehtėsisht nė ciklin e dytė “Kėngė e kohės sime, kryqėzim tingujsh”, ku vėrejmė tė kryqėzuar jetėn nė pasigurinė e saj, ku autori luan me kahet e kundėrta.
Shpirtkėrkues poeti Skėnder Korēa ngre njė kolazh statik pėrshtypjesh dhe ndėrgjegjėsimesh tė njeriut tė kohės qė kėrkon bashkėshoqėrim nė ēdo hap tė ecjes.
“Pėr dashurinė;
Kėndo kėngėn tėnde!
S`mund tė pėrcaktosh njė hapėsirė racionale tė limituar nė dy ciklet e para, pasi ato mund tė qėndrojnė edhe nė njė cikėl, se autori ecėn nė njė zonė neutrale midis ndjenjės dhe mendimit. Pėrfaqėsimi i individit nė shoqėri ėshtė imazi i unit.
Baladė pa tingull, pantomimė ėshtė kthyer jeta pėr njeriun qė hesht. Po deri kur?
Nata, djalli, forca pa diell,
janė bėrė belbėzimi im,
nė kėtė shekull… pa gojė…
“Belbezime”
Kjo heshtje ka njė shpagim qė del nė revoltėn e ndėrgjegjes nga trysnia e realitetit problematik. Autori nxjerr nga vetvetja pjesėn e munguar nė hapėsirė dhe nė kohė, ėndrrėn, tė nesėrmen e pritshme.
Realiteti kohor historik pėrfaqėsohet me ciklin “ Reliev i thyer i gjakut tim” ku veē ndarjes sė trojeve shqiptare, ndihet ndarja e njeriut nga pragu, nga nėna, nga biri, nga vendlindja pėr shkak tė emigracionit.

Shkojnė larg pėr bukėn e gojės,
pėr tė mbetur fėmijė…
Zgjohen si thupra tė dridhura…
Kthehen tė thinjur…
As fėmijė e as prindėr…
Ēakordimi kohor e bėn autorin tė shpėrthejė nė njė forcė ekstreme, pėr tė sfiduar fatin e orės sė lig, qė troket nė fatet e njerėzve si dhe nė gjakun e tij, rezultat i sė cilės ėshtė intesiteti i ligjėrimit poetik, ku ngrihet monologu i pambaruar qė ndihet gjithkund nė vargje dhe kurorėzohet nė poezinė “Autopsi” nė ciklin “Ora ime edhe pėr ju”
Dhimbje transparente, e pėrcjellshme tek gjithkush qė e lexon poezinė e Skėnderit, nė secilin kėndrrotullim. Dhimbje e unit qė kėrkon tė sillet me diellin, pėr tė pėrcjellė shumė dashuri nė jetė.
Dhimbje dheu tek “Thyer me natyrėn “:
Shtrirė,
ndarė,
pėllėmbė toke,
reliev i thyer,
copėza trungu.
Bėhet histori

Dhimbje mėmėdheu tek i ” I huaj”:

Tė huajt
Tė duan si tė huaj.
Tė huaj sillen,
Tė huaj tė lėnė.
…dhe nė tokėn tėnde…

Ose:

As pėr Lisin nuk iu them, ku e mbolla!
Hija e tij ka pėr t`i verbuar, nesėr.

Dhimbje pėr birin “Pėrmbysur me kusur” , dhimbje biri tek “ Pėr ty baba” dhe “Autopsi“
“ … po ngrihem pėr fatin tim,
pėr tė ikur nė gjirin e nėnės sime,
sepse ajo, nuk mė do pėrgjysmė”
Mes gjithė kėsaj dhimbjeje ka shumė forcė, shumė krenari.
Poezia e S. Korēės ėshtė si njė frymėmarrje, si njė firzarmonikė (njė nga pasionet e tij) qė ritmikisht tingėllon pėr njė tė nesėrme tė bardhė.

“ Njė ditė balada e dashurisė do jetė himni im pėr atdheun gjithandej...(S.K)”
Libri fillon me poezinė “ Po vrapoj” dhe mbyllet me “ Njė mėngjes…dashuri” ku autori vrapon nė stinėt e tij pėr tė trasmetuar shumė dashuri pėr jetėn, vendlindjen, birin,sofrėn dhe vatrėn si elemente pėr tė dashurėn jetė, qė njė ditė do tė bėhet dritė mėngjesi.
Prurja poetike nė “ Tingull i gjakut tim” nuk ėshtė voluminoze, por interesante nė trajtim.
Poezi mendimi ku ndeshim njė gjuhė e figuracion tė pusur, vargėzim tė lirė, ndonjėherė rimė tė rastėsishme. Mund ta quaj poet tė retiēencės pėr vetė monologimin e papėrfunduar qė poeti krijon nė vargėzimin e lirė si dhe pėr faktin tjetėr qė ai ėshtė nė kėrkim tė individualitetit tė thekshėm poetik.






NJĖ DITĖ, DUA NJĖ DIELL QĖ DO RREZATOJĖ NJEJTĖ PĖR TĖ GJITHĖ TROJET SHQIPTARE!

SKENDER KORĒA
Jeton nė Gjilan ... Lindur me O3.O8.1971
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
PEGASI INTERNACIONAL I FOKUSUAR POETI SKĖNDER KORĒA
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: