Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA DHE “ DITA BOTËRORE E LIBRIT”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA DHE “ DITA BOTËRORE E LIBRIT” Empty
MesazhTitulli: PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA DHE “ DITA BOTËRORE E LIBRIT”   PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA DHE “ DITA BOTËRORE E LIBRIT” EmptySun Apr 28, 2013 4:27 am

23 PRILLI I VITIT 2013 DO TE MBAHET NE KUJTESEN PEGASIANE SI NJE DITE E ARTE ...

Jemi të gjithë Ëngjëj... Ejani të bashkojmë krahët dhe të fluturojmë së bashku...

POETET , SHKRIMTARET , STUDIUESIT PEGASIANE FESTOJNE DITEN BOTERORE TE LIBRIT NE LOKALIN FANTAST "JURGEN" LINZE
NJE FESTIM I JASHTEZAKONSHEM ME NJE PROGRAM MJAFT TE PASUR TREKAHESH

”POLEART PEGASI INTERNACIONAL TIRANË 2013 ”
Lidhja Ndërkombëtare e Poeteve , Shkrimtarëve dhe Artistëve
“PEGASI” ALBANIA
The International Association of Poets , Writers and Artists
“PEGASI” ALBANIA
23 PRIL 2013
PROGRAMI I VEPRIMTARISE
“POLEART PEGASI INTERNACIONAL TIRANË 2013”
DITA BOTËRORE E LIBRIT ”
PEGASI DHE 23 PRILLI , DITA BOTËRORE E LIBRIT
PJESËMARRES POETE DHE SHKRIMTARE, STUDIUES, ANETARË TE AKADEMISË PEGASIANE NGA SHQIPËRIA, KOSOVA , MAQEDONIA, SI DHE TE FTUAR


“DITA BOTËRORE E LIBRIT ”
Datë 23 prill

*Ekzekutimi i Himnit Kombëtar

*Mandej shfaqja e një filmi me diapozitiv me objekt “ DITA BOTËRORE E LIBRIT”, ku del ne pah biografia e shkrimtarëve dhe artistëve të mëdhenj të lidhur me këtë ditë :
Servantes, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca.
Maurice Druon, K. Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.
VEPRIMTARITË PEGASIANE SIMPOZIUME , KONGRESI DHE VEPRIMTARI TW TJERA PËRMASTIVER, INTERVISTA …




E përkëdhel,
si fëmijën e vetëm ,
i numëroj flëtët,
si ditët, si vjetët…
Qetohem,
pas lindjes së krijesës:
“Habent sua fata Libeli”.*
Më sjell
Horacin:
Mauri Terenc…
Fatin
• Secili libër ka fatin e vet
• Marrë nga libri “VIRTYT I THYER” i KRISTAQ F. SHABANIT


*FJALA HYRËSE DHE CEREMONIALE E VEPRIMTARISË
PEGASI DHE 23 PRILLI , DITA BOTËRORE E LIBRIT
Nga Kristaq F. Shabani , President i “Pegasi” Internacional ALBANIA
23 prilli i përvitshëm, një datë simbolike për literaturën botërore.
Një përsjellje historike:
Në këtë datë të vitit 1616, vdiqën fizikisht Servantes, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca.
Çuditërisht 23 prilli shënon edhe lindjen ose largimin jetësor dhe të shkrimtarëve të tjerë si: Maurice Druon, K. Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.
Këto lindje dhe ikje sollën homazhin e madh të përkujtimit të Ditës Botërore të librit, e cila e ka zanafillën origjinore e vet në Spanjë, në zonën productive të Katalonjës…
Vetëm simbolika: Kush blente një libër i dhurohej një trëndafil… Kjo flet qartësisht për këtë vlerësim. Një simbolikë e tejbukur për të nxitur kulturimin njerëzor.
Vetëm libri ka një forcë të tillë të madhe dhe gjërësore… A nuk janë librat ato, të cilat hapin horizonte të reja dhe e plotëformojnë NJERIUN?… A nuk janë librat ato, të cilat të përgatitin për jetën dhe shpërndajnë përvojat jetësore të brezave? …

23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor, etj.

Një arsye dhe një argument tejet bindës, për të cilën kjo datë kulmore festimi për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë,të talentuarit, të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor njerëzor hapësirëgjerë.
Shqipëria dhe trevat shqipofolëse, gjithë Kombi ynë shqip, natyrisht homazhon në këtë ditë të madhe .
Letërsia shqipe po lëvrohet gjithnjë e më shumë, falë përhapjes së madhe të shtëpive botuese, të cilat po pësojnë reformime të thella në drejtim të kualifikimit të botimit të librave, si dhe mundësive për distribuimin dhe tregtimin e librit.
Ky inkurajim, kjo nxitje e gjeneratës së re duhet të marrë përmasa më të mëdha, me një punë e veprimtari më të vrullshme; duhet të ngrihet në një shkallë më të lartë, pasi kultura e arti i të lexuarit, sidomos sot, ka përballë saj prezente kulturën e informacionit të shpejtë dhe të përmbledhur, i cili ofrohet nëpërmjet rrjetit internetik. Libri është gjithmnonë i gjallë, veprues, dinamik dhe luajtës I një roli të madh.
Në këtë kontekst, nga të gjithë ne krijuesit dhe organizmat e ngritura për librin, duhet të shtohen përpjekjet për të nxjerrë, më në pah, vlerat e mirëfillta të kësaj pasurie të madhe të kujtesëss së shkruar njërëzore me art, librit.
Duhet të rritet në shkallë të lartë procesi ndërgjegjësues në plan kombëtar, duke organizuar Panaire në shkallë kombetare, praktika që ndiqen hera - herës, apo Panaire Ekspoze, publikime librash të karakterit kombëtar dhe universal, për të realizuar universialitetin e vlerave.. Po kështu duhet të rritet ndërgjegjësimi në tregtimin e librit, jo vetëm nga ata, të cilët e kanë pasion të tyre, apo përpiqen ta tregtojnë atë…, por edhe nga e gjithë shoqëria, duke filluar nga familja, që duhet të ketë bibliotekën e saj . Dëshirën pë rtë kontaktuar gjërësisht me librin duhet ta ushqejnë edhe vetë krijuesit e të gjithëv gjinive krative, duke krijuar vlera të mirëfillta; parësi e puëns së vetë institucioneve, medias së shkruar dhe elektronike Rol luan ., natyrisht vetë Qeveria, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Duhet të ngrënë në nivel veprimtarinë e tyre të kualifikuar të gjithë mësuesit, pedagogët, profesorët, studiuesit si dhe të gjitha organizmat e tjara, të cilat merren me kulturën. Veçanërisht, prindërit mund dhe duhet t’u ushqejnë këtë dëshirë fëmijëve të tyre.
Ndërkohë, Qeveria dhe Ministria e Arsimit, Lidhjet e shkrimtarëve , klubet dhe shoqatat e shkrimtarëve si dhe organizatat e tjera, të cilat merren me kulturën, duhet të punojnë vazhdimisht dhe intesivisht me hartimin dhe implementimin e politikave të qarta dhe afatgjata në drejtim të punës me librin , duke u marrë seriozisht me këtë problem kryefjalë…
Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve ‘Pegasi “ Albania ka 15 vjet që ka punuar intesivisht për librin dhe letërsinë e mirëfilltë. Vetë organizimi I veprimtarisë përmastive “POLEART” këtë vit e ritregon këtë vlerësim dimensional me një program me gjetje , të spikatur dhe efektprurës…
Ne nisemi nga parabola gjermane: “ Çdo libër ka fatin e vetë”. Ne librin e trajtojmë si krijesë që lind dhe kurrë nuk vdes…” Ndaj këtë vit ne po i japim parësi veprimtarive me ardhmërinë.


LIBRI I NDJENJËS
Poet , ”Harresë e mjegulluar”
shfaqu dhe ik si një yll i largët ndjenje,
Jepu shkëlqim pllakave të mermerta,
Mbill trëndafilin e kujtimit në Perëndinë e Njëshit…
Kambana të vargjeve bjeru,
t’i dëgjojnë si kambana kishe Miliarderët,
në Bibliotëkën e tyre të vilë të hapin vend për
LIBRIN NDJENJËS…
Poet, lodhja e vetvetes,
vërshëllimat s’e përthyejnë Ndjenjën,
Vargu lind si krijesë Zoti,
O njerëz , ju thërras e të më dëgjoni:
“Mos i vrisni foshnjat” vargje
në bark
Gjirokastër 1991
Marrë nga libri “PULSI I DHIMBJES” i KRISTAQ F. SHABANIT





*REFERENCË
“ÇDO LIBËR KA FATIN E VET”
FLUTURA MAÇI, SEKRETARE E PËRGJITHSHME E LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA
*POEZI PER DITEN BOTERORE TE LIBRIT NGA POETE SHQIPTARE DHE NDERKOMBETARE ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA DHE “ DITA BOTËRORE E LIBRIT”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: