Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 13 ... 23, 24, 25 ... 32 ... 41  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:32 pm

Të faleminderit, Kristaq F. Shabani!
Ju faleminderit edhe juve që më dëgjuat!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:32 pm

Shënim kritik
“Udhëve të jetës”
Në udhën e vështirë drejt tempullit të poezisë ka dhënë provën e parë dhe, jo pa sukses, Kristofor Llane me librin me poezi “Udhëve të jetës”, botuar nga Shtëpia botuese “albin” 2000. Me pasionin për artin e fjalës, për poezinë që i ri, K. Llane shkroi dhe botoi vjersha në revista dhe gazeta letrare të kohës, pa iu ndarë asnjë çast poezisë. Poeti kokëulur dhe modest shkruan se nuk është mjeshtër vargjesh, veç dhëmbëve u jep formë dhe i modelon dhe në gojë bën çdo dhëmb të flasë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:32 pm

Nëpër shekuj brezat që do të vinë,/ për studim do të hapin një varrezë,/ librin tim s’do gjejnë në vitrinë,/ por në varr do të gjejnë një protezë.
Libri me poezi “Udhëve të jetës” tërheq vëmendjen për atë fllad të butë lirizmi që fryn i qetë e pa klithma retorike, për ndjenjat holla e të sinqerta, për ato vibrime romantike, ëndërrimtare plot dashuri për jetën, për njeriun, për tokën mëmë, për dashurinë e pastër e të shëndetshme, e cila, e zhveshur nga notat e sentimentalizmit qarraman, ka dhe ajo hallet e saj: Porse jeta shtrigë udhët na i ndan, si vesë e mëngjesit u tret mall i parë. Dhe qershia - vishnjë shumë u hidhërua, ndaj sot po më duket sikur është tharë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:32 pm

Dashuria në vargjet e K.Llanes jo rastësisht jeton në sfondin e peizazhit të virgjërt fshatarak. Nga kjo duket se sa e pastër dhe ideale është ajo, e zhveshur nga çdo lloj sensualizmi. Nëpër këtë natë, muzg e ftohtësirë/ prapa plepit mikja rri e më pret,/ pellgjet nga thëllimi akull kanë ngrirë,/ porse dashuria dhe akujt i tret?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:33 pm

Edhe pse i vogël me 50 faqe libri ka larmi tematike. Në të poeti i këndon ndjenjës së atdhedashurisë, mallit të vendlindjes, motive këto që përshkojnë thuajse të gjitha vjershat, i këndon heroizmit, dashurisë për vashën, fshatit me njerëz të mirë dhe me natyrë të bukur, por që fishket dita ditës nga vala e emigrimit, plagë e hershme kjo që i këndoi aq përmallshëm Çajupi. Motivit të kurbetit i kushtohen disa nga poezitë më të bukura të vëllimit. “Kënga e qiraxhiut” në këtë motiv është antologjike tronditëse për fatin tragjik të shqiptarit. Nuk është vendi këtu për të cituar vargje, sepse është e tëra e përkryer. Veç duhet lexuar për t’u bindur që
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:33 pm

është një lule e luleve më të bukura të poezisë shqipe.
Në vjershat e librit “Udhëve të jetës” të bie në sy prirja e autorit për t’i dhënë mbështetje emotive idesë themelore përmes imazheve dhe metaforave që vijnë natyrshëm në vargje, pa i kërkuar ato me përdhunë për efekte hermetike e modernizimi në modë. Ndaj në këto poezi diçka tingëllon me një logjikë estetike kombëtare. Poezia e Kristofor Llane shquhet për nga shprehja figurative, gjuha e rrjedhshme, për nga ritmika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:33 pm

dhe muzikaliteti i vargut, të gjitha këto në funksion të sërës poetike. Fjalën e fundit e ka natyrisht lexuesi, pasi të ketë lexuar këtë poezi të drojtur, që guxoi të dalë në dritë në shtatëdhjetëvjetorin e lindjes së autorit.
Prof. Muzafer Xhaxhiu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:33 pm

Pas këtij libri Kristofor Llane ka botuar edhe librin e dytë me titull “Mbrëmje në Çajup”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:35 pm

Vite të largëta
nga Ksenofon Dilo*

Mësuesi i parë
Kur hymë në klasën e parë të shkollës fillore në Topovë, mësuesin e kishim nga Hoshteva dhe, siç e mbaj mend, e quanin Qiro Toto. Pas tij na erdhi Peço Stanaj nga Sheperi, ndërsa më herët në Topovë ka dhënë mësim një tjetër mësues filloreje, Isai, një kosovar që aso kohe s’dihej pse e kishin degdisur deri në këto anë. Mosha jonë atë nuk e arriti. Siç tregonte ndonjëri para nesh, ai ishte njeri fjalëpakët, korrekt dhe banonte në familjen e Mihal Nikës. Merrte të tatëpjetën për në shkollën e vjetër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:36 pm

“fundosur” disi nën muret e hajatit të kishës së vogël të Shën Marisë. Në këto banga, pra, nisëm të mësojmë gërmat e para të alfabetit, me nga një “çantë” lecke ku përveç abetares, pllakës së zezë dhe ndonjë “katërshoreje”, shpinim edhe nga ndonjë copë dru të prerë me masë për t’u ngrohur në sobën prej llambarinë të klasës së parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:36 pm

Rrodhën kaq vite, por figura e mësuesit të parë çuditërisht më ka mbetur e skalitur në kujtesë, me atë kostumin e zi tejet të përdorur, me syzat e rrumbullakta dhe sahatin me zinxhir që e nxirrte nga xhepi i vogël i jelekut. Në qoshen e klasës, pranë dritares që binte nga lart, rendiste thuprat e thanës që ia sillnim vetë dhe pas “ndonjë” prapësie të ndokujt do të pajtoheshe me refrenin gati të përditshëm, “hape dorën”. Në pushimet ndërmjet orëve, ai dilte në oborrin e vogël të merrte pak ajër bashkë me ne. Ishte vitit i dytë i shkollës dhe në qiell filluan të vërtiten tufa avionash. Siç flitej, sapo kishte nisur lufta italo- greke dhe tej, thellë në drejtim të Pogonit, avionë dykrahësh dukej sikur i “turreshin” njëri –
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:36 pm

tjetrit duke bërë ca fluturime të çuditshme. E pyesnim mësuesin dhe ai na shpjegonte pamjen me fjalën e huaj “bëjnë ajromahi”. Ndërsa edhe për mësuesin tonë të mirë, me sa dukej, nuk ishte ende e qartë për këto lëvizje avionësh nuk ishin “stërvitje”. Ndërmjet dy ushtrish të huaja nëpër gërxhe e brinjat tona sapo kishte filluar një kasapanë e vërtetë. Lufta kishte pllakosur në pragjet tona. Shpejt edhe fshati ynë, në një dimër të acartë, u mbush me ushtarë grekë, fillimisht të uritur që kërkonin derë më derë “psomi” dhe hanin kungullin të gjallë. Në shtëpinë tonë u vendosën pesë ndërlidhës, që punonin më shumë natën. Ishin djem të rinj prej të cilëve mbaj mend mirë njërin me emrin Miço, por, siç mësuam më pas, kur fronti u shty thellë drejt Këlcyrës dhe Tepelenës, në ato anë, që të pestë kishin mbetur të vrarë. Prej andej gjer tek ne natën vinte gjëmimi i shurdhët i topave. Ai dimër do të ishte vërtet i rëndë. “Larashët” filluan gjuetinë e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:37 pm

mishit mbi mushkat “ushtarake” të ngordhura brinjave…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:37 pm


Rrëzimi i aeroplanëve

Me dy nga shokët e mi të mëhallës, më duket me Dhion dhe Çeçin, s’e mbaj mend mirë, po zbrisnim nga “Kroi i Mikut” kur, befas, në qiell mbi fshat u fanit një aeroplan që fluturonte fare ulët. Kaloi mbi Rrapin e madh, mori drejtimin drejt shesheve të Konckës dhe vate e ra në arat mbi lumë. E kam të gjallë edhe sot në sy ceremoninë e varrimit të tre pilotëve të vrarë në këtë avari. Ushtarët grekë të rreshtuar te Rrapi i Madh i fshatit i
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:38 pm

përcollën arkivolët për në Kishën e Shën Kollit aty pranë dhe i varrosën bri njëri – tjetrit, nën këmbanoren apo më saktë rreth dy metra nga një lofatë që ndodhej buzë murit rrethues të kishës. Në vitet e para të pasluftës kryqet e drunjta ishin ende aty, por më pas u kalbën dhe u fshinë nga koha. Aeroplani ishte anglez dhe siç thuhej pilotët e vrarë e të varrosur ishin një anglez dhe dy kanadezë. Para dy vjetësh ia pata treguar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:38 pm

këtë episod një miku tim skocez, i cili mbajti shënim me interes gjithë hollësitë e ngjarjes, por me sa di unë sot e kësaj dite, nën tokën e asaj ish kishë, të shkatërruar plotësisht më pas, së bashku me eshtrat e stërgjyshërve tanë, prehen edhe ato të atij ekipi pilotësh të huaj. Duke rrëmuar në kujtesë, më duket se avioni ra përtej lumit, në brezaret e Konckës, më dy janar të vitit 1941.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:38 pm

Rrapi i Madh
Topova kishte Rrapin e Madh, sigurisht që nga emri, tepër të moçëm dhe Rrapin e Vogël aty më poshtë në Dedaj, sikundër edhe sot, por me ndryshimet e kohës. Ndërsa "plakut" po i bien degët e thara një nga një, i vogli krekoset pasi gjelbëron si levend nga ujët që derdhet pa kursim nëpër rrënjë dimër e verë. Rrapi i Madh aso kohe ishte i rrethuar me mure si një lëmë. Nën hijen e tij të rëndë, mbi rrasat e gurta të sofatit mblidheshin dhe kuvendonin burrat e fshatit, të kremteve apo kur “dilte” kisha, duke qarë hallet e dertet e kohës. Aty por edhe në oborrin e dyqanit të Vasilit e në hajatin e sipërm të kishës, burrat flisnin për politikën e madhe, për kurbetin prej nga shumë syresh ishin kthyer, për një shenjtor
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:38 pm

që na paskej thënë se do të vijë një kohë dhe një vaht që do të hajë njeriu njerinë… Dhe ia thoshnin katrahurën e kemi para derës! Ne të vegjëlit që dëgjonim sa pak mënjanë na dukeshin këto muhabete si magjira të mëdha që hera - herës diçka nga ato kuptonim, ndërsa herë të tjera të bëhej sikur flitej për një botë që ishte diku prapa malit tonë me emrin e çuditshëm Katal, ku fshiheshin edhe ca “Thesarë të Bilbilenjve”, siç qarkullojnë edhe deri në ditët tona kjo thashethemnajë. Ishte kohë e mbushur me një tis të rënduar hallesh, frike dhe ankthi. Për ne më të vegjlit koha e magjive të çuditshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:39 pm

Nga sipër mëhallës sonë zbriste tatëpjetë Lipe Dilua, trupmadh e që në “divanin” e shtëpisë së tij, duke punuar në mengene, vërshëllente pa ndërprerje të njëjtin avaz, mbathte mushkat me potkoj, bënte “ballco” për të pushuar dhimbjen e dhëmbëve dhe jo rralë t’i shkulte ato me darë… Kishte mësuar shumë zanate praktike në kurbet. Nga “kulla” mbi sheshin e fshatit, pranë vështit të Lekos, ku skuqte hekurin me kaçup, zbriste poshtë “Xhoxhi”, Jorgo Diloja, hokatar dhe me ato shpotitë e tij tërë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:44 pm

romuze e humor të gëzuar. Nga skaji tjetër, nga Dedajt, ngjitej përpjetë Rakua, kryeplaku i fshatit dhe i urti erudit Levani, njeriu i librave që hera herës psallte bukur në kishë. Në hajatin e madh të kishës mblidheshin burrat, ndërsa në hajatin e poshtëm gratë. Mblidheshin aty Pelo Pangua e Naço Pangua, Dhame Dilua e Lliko Murati, Vasil Dilua,Themo Vasha e Peko Vasha që u ndanë nga jeta para pak kohe. Aty vinte Rako Londi që më pas do të kishte një fat tragjik. Vinin nga Mëhillajt, Dheftajt, Dhesmëvitajt… Por aty do të gjendeshin dhe më të rinjtë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:44 pm

S. Bane, V. Pango, Ndreko e Thoma Dilon e plot e plot të tjerë, të cilët u përfshinë pastaj në ngjarjet e viteve që pasuan me fate apo reperkusione të ndryshme, ata që u rreshtuan në luftën për çlirimin e vendit e që do të kishin shumë për të treguar mbi ngjarje dhe ndodhi të hershme e më të reja të Topovës sonë. Të vjen keq dhe nuk na falet ajo pakujdesi e madhe që nuk mbetën dot të grumbulluara bejtet tërë humor të Vangjel Tolit, siç dëgjonim nga goja e atyre që ikën nga kjo botë, të heshtur njëri pas tjetrit…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:45 pm

Tek ky rrap mblidheshin edhe nga familja e madhe e Aleks Dilos e Mihal Dilos që bënin në Gjirokastër dhe në Përmet e që të parit ia mbante gjallë shtëpinë “Çeno Jevgjiti” që nga musliman Përmeti u pagëzua me emrin Dhimosten për të ruajtur nurin ortodoks të fshatit. Më rrallë në këto kuvende mblidheshin Nikajt, pasi ishin gjithmonë në mal me bagëti. Duke zbritur tatëpjetë me kecërr Pilua i Dilanje mërmëriste refrenin e një kënge me motive biblike: “Doli shejtani nga dheu,/ Edhe Evën e gënjeu/ dhe Eva më pastaj gënjeu burrin e saj/. Që atë ditë, që atë natë,/ burrat bëjnë ç’thonë gratë/. Edhe gratë qoftë larg, /kanë shejtanin në bark…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:45 pm

“Qoftë larg” thoshte në muhabet e sipër edhe Papa Nikolla Duri që vinte ashtu i kërrusur avash- avash që nga Fshati i vogël, Vithyqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:45 pm

Në vend të mbylljes
Dhe jeta rridhte dhe rrodhi ashtu si për të gjithë vendin. Rrapi i Madh siç e kam vënë re para pak vjetësh vazhdon të lëshojë eshtrat. S’ka faj, është lodhur e ka parë shumë. Ndërsa bandilli i vogël bleron. Kjo është logjika e jetës edhe për brezat njerëzorë, që ikin dhe vinë. Ku janë, ku shkuan gjithë këta njerëz?!… Nga kjo largësi dhe huqet e tyre të duken tipare të profilit njerëzor ku shpaloset ajo mirësi e pafund që ndiej gjithmonë për njerëzit e fshatit tim, ai fllad ngrohtësie që të pushton e që vjen pa dyshim nga larg. Dhe në këto kujtime të cunguara mungon natyrisht kapitulli më i dashur,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 EmptyThu Sep 23, 2010 12:45 pm

më i dhimbshëm, por edhe më madhështori në dramën e vet, ai i gjysheve dhe nënave tona, me emra një nga një veshur qëkur s’mbahet mend në të zeza, si të dala nga tragjeditë e madha antike. Silueta madhështore të dhimbjes dhe ripërtëritjes së pashtershme të jetës…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 24 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq
Mbrapsht në krye 
Faqja 24 e 41Shko tek faqja : Previous  1 ... 13 ... 23, 24, 25 ... 32 ... 41  Next
 Similar topics
-
» Zagoria, publicistikë
»  "Zagoria of beyond life". by Elda Dilo
» Lidhësia në trinomin: “Poeti, Zagoria, Kombi" nga Elda Dilo
» PEGASI NR. 55 RRUGETIM PROFIL PETRO DUDI
» PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: