Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 13 ... 22, 23, 24 ... 32 ... 41  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:22 pm

Pra, atje gumzhit intelekti zagorit, që nga ai i sferave të larta me vlera kombëtare e botërore, gjer tek mendimi i zgjuar e i mençur i atij fshatarit të thjeshtë. Atje bashkëjetojnë në harmoni të plotë, duke ruajtur individualitetin e sferave të tyre gjuhëtari, juristi, punonjësi i administratës, shkencëtari, piktori, oficeri, shkrimtari, muzikanti, këngëtari, inxhinieri, arsimtari, punonjësit e artit kulinar, poeti, aktori, bujku, çobani e tjerë, e tjerë. Shkurt atje përshkruhet me origjinalitet që nga ikonografitë me çmime botërore të piktorit Dhimo Dhima, gjer tek dylbitë e Kallo Qirjaqit, që nga studimet filologjike e gjuhësore të Filip Shabanit gjer te poetët popullorët “burri i vogël, moj kërcure, hidhe moj në djep e tunde…”i Lushit të Nakaj, që nga paketat ligjore të juristit Jorgji Çako, Perikli Shabanit e tjerë gjer tek avokati popullor Ndreko Deshe; që nga Nënkryetarët e Lidhjes së Prizrenit Mihal Harito e Jorgji
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:22 pm

Çako gjer tek kryetari i Komunës; që nga artistët e Artit Kulinar Dhimosten dhe Perikli Konomi gjer tek petanikët dhe ngastrat me dhallë të gruas zagorite; që nga oficeri i shkolluar në Akademinë “Modena” të Italisë Spiro Zheji gjer tek i shkolluari në akademi shqiptare Dhimitër Joanidhi; që nga krijuesi i administratës së gjendjes civile shqiptare Sokrat Dervishi gjer tek administratorët e thjeshtë të komunës; që nga kapedani Kiço Vlashi gjer tek kapedani trim intelektual Themo Vasi, që nga poeti dhe shkrimtari i madh Rilindjes Çajupi gjer tek shkrimtari i ditëve tona, autori i librit që promovojmë sot Kristaq F. Shabani e tjerë. Dhe krahasimet mund të vazhdonin pa mbarim. M’u desh t’i theksoja këto për të kuptuar se autori na përmend një mori pa fund figurash zagorite, disa prej të cilëve do të ishin të denja të zinin vendet plotësisht të merituara në “Fjalorin Enciklopedik Kombëtar”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:22 pm

Por siç e keni parë, janë harruar, janë injoruar, janë mohuar. U janë lënë shteteve të tjera të shkruajnë në enciklopeditë e tyre për ta, kurse në atë tonën, ose nuk shkruhet, pra janë mohuar këto vlera kombëtare ose për ndonjë në është shkruar, është shkruar aq keq, sa nuk e bëjnë dhe ata më keqdashësit e Shqipërisë. E theksoj këtë se në atë enciklopedi ka dhe zagoritë, që kanë shkruar duke u bërë autorë dhe bashkautorë të mohimit të këtyre vlerave. Më jepet rasti t’u them se ne presim që ata të reagojnë sot nëse e ndjejnë, përndryshe mbeten militantë të asaj se historia fillon kur lindi Partia… Por le të shpresojmë për më të mirën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:23 pm

2. Tani natyrshëm vimë te pika që sapo përmendëm. Autori na e pasqyron shumë qartë se historia e mendimit intelektual zagorit është e lashtë, shumë e lashtë. Ajo nuk ndahet siç u bë këto 50 vjet: në atë para formimit të Partisë dhe në atë pas formimit të saj. Nuk përshkruhet me tendencën klasore dhe parimin shkatërrues të luftës së klasave. Intelekti e intelektualët e vërtetë nuk njohin klasa në armiqësi. Armiqësia dhe lufta ndaj njëri - tjetrit janë pjella të injorancës dhe të geneve kainiciane. Po të flisnim drejt në bazë të fakteve historike ai simbol figurativ i shqiptuar në kapakun e librit “zallet” “gorricat” dhe “rripat” do të simbolizonin mirë këtë periudhë të fundit, por nuk është momenti të flasim për këtë. Autori është treguar inteligjent që këto momente historike na i ka paraqitur me kulturë të lartë, duke gjetur pikat e përbashkëta të afrimit dhe tolerancës,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:23 pm

duke na i lënë t’i nënkuptojmë të tjerat. Duke qenë se që në fillim informohemi me fjalën e parë se libri përmban “histori” dhe me që dhe ato “gorrica”, janë pjesë e historisë sonë, personalisht do të isha i mendimit që edhe ato duhet t’i përshkruajmë, të mos i kemi për turp t’i themi. Brezat duhet t’i dinë dhe nuk duhet t’i harrojnë se historia është filozofia e të mësuarit nga shembujt. Shembujt e shëmtuar në historinë e një vendi është mirë të mos ndodhin, por kur ndodhin, ngandonjëherë, sipas rastit, japin leksione shumë më të mira e shumë më të vlefshme se shembujt pozitivë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:28 pm

3.Shkrimtari dhe publicisti i dëgjuar Henry James (1843 - 1916) ka thënë se: “Për të prodhuar një tregim të vogël duhet të merret një sasi e madhe lëndë nga historia”.
Z. Kristaq në veprën “Intelekt 2001…” më duket se e ka zbatuar këtë porosi me zotësi profesionale, thuajse në të gjitha shkrimet. Në renditjen e tregimeve dhe copëzave të veta apo të autorëve të tjerë, njëkohësisht qëllon në dy shenja: në atë historike dhe atë letrare e edukative. Ndonjë mund të kundërshtojë me argumentin se një vepër letrare nuk mund të pretendojë të citohet si një argument i një vepre të mirëfilltë zagorite. Ashtu është. Dhe konkretisht për veprën që prezantojmë sot mund të hapej një debat i gjerë në favor të asaj që një vepër letrare nuk mund të jetë e besueshme si një vepër historike, edhe pse përmban dhe është bazuar në këtë të fundit. Por unë në rastin konkret mendoj ndryshe dhe, jo vetëm kaq, por gjithë veprën, duke përfshirë edhe legjendat, guxoj t’i quaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:28 pm

një panflet historik të mendimit zagorit. Pa u zgjatur do të mundohem ta argumentoj me një shembull se edhe vepra letrare mund të përdoret për vlerat historike. Autori Kristaq Shabani përmend një ngjarje të vërtetë të pjesëmarrjes së juristit Jorgji Çako në konkursin e Akademisë franceze për përpilimin e paketës ligjore të administrimit juridik të kolonive franceze në Afrikë, në përshtatje edhe me traditat zakonore të tyre. Veprën ia përcjell Akademisë me një letër, të cilën e përfundon pak a shumë kështu: “Të nderuar zotërinj!… Ju lutem, të më falni, në se konstatoni ndonjë gabim në frëngjishten “time”… S’kam jetuar asnjë ditë në Francë…”. Akademikët mbetën të çuditur me këtë njeri që në këto kushte e dinte aq mirë frëngjishten me termat juridike, letrare, sindaktike, ndoshta dhe më mirë se shumica e intelektualëve e profesionistëve të shquar francezë. Prandaj dhe meritoi çmimin e parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:28 pm

Kësaj historie, të cilën z. Kristaq e njeh, besoj prej meje, nëpërmjet kujtimeve të babait tim që e kishte njohur të nderuarin Jorgji Çako personalisht dhe për të cilin më ka treguar disa ngjarje, i ka bërë një përpunim letrar dhe një kombinim historik, edhe me ligjin e turizmit të shtetit grek të hartuar nga juristi zagorit Perikli Shabani. Këto ligje, në të dyja vendet janë në fuqi dhe sot. Pra me që thelbi historik nuk humbet, ky tregim letrar mund të pranohet pa hezitim dhe për informacion historik.
Kështu është ndërtuar e gjithë vepra dhe kjo është një nga meritat e autorit, që na e bën këtë vepër kaq të ëmbël dhe të dashur. Kur një zagorit e merr në duar këtë libër për ta lexuar, nuk ndahet dot prej tij deri në fund. Jo vetëm mëson shumë gjëra, por sikur flet personalisht me gjithë zagoritët, të kulturës së lartë gjer tek ai më i thjeshti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:29 pm

4. Kjo vepër, pra, “Intelekt 2001…”, sheh dritën e botimit në një periudhë që unë e mendoj se është shumë e trazuar dhe kritike, lidhur me mohimin dhe diskretitimin e disa figurave potenciale kombëtare. Këto figura janë ato që mbartin tradita shumë të rëndësishme të identitetit kombëtar. Gjatë pothuajse 60 vjetëve, pa përjashtuar edhe periudhën në të cilën jetojmë, të ashquajtur “tranzicion”, u qëllua rëndë nacionalizmi shqiptar. Ai u mohua duke qëlluar figura përfaqësuese kolosë të kombit si: Gjergj Fishta, Konica, Mit’hat Frashëri, Sejfulla Malëshova, Patër Anton Arapi, Lefter Nosi, Ali Asllani, Lasgush Poradeci, akoma e sfumuar figura e Çajupit, e shumë e shumë të tjerë. Kjo flamë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:29 pm

antikombëtare erdhi deri në trevën tonë duke mohuar e persekutuar figura të tilla si: Jorgji Çako, Aristidh Ruci, Petro Harito, Kosta Marko, Dhespoti i Hoshtevës, Sokrat Dervishi, Spiro Zheji e sa e sa të tjerë. Nuk e tepëroj po t’ju them se sot në Shqipëri ka shpërthyer një valë antikombëtare, në injorim dhe minimizim të veprës së ndritur të disa kolosëve të Kombit shqiptar. Kështu p.sh. Nolin na e përshkruajnë si një shkatërrues të shtetit dhe të institucioneve shtetërore, si një komunist, si një nxitës e udhëheqës i revolucionit bolshevik në Shqipëri, si një njeri që ka shitur interesat e Kombit tek Italia Fashiste për pesë kacidhe, si hajdut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:29 pm

veprash, si një person antikanonik në krijimin e kishës Autoqefale Shqiptare, si një person që ka vlerë vetëm si prift. Për Luigj Gurakuqin, pasi vënë në dyshim figurën morale të tij, shkruajnë dhe thonë se vlera e tij qëndron vetëm si arsimtar, pra si mësimdhënës. Për Bajram Currin thonë se ka vlera vetëm si luftëtar, veç të tjerave. Ndërsa për Isa Boletinin është si njeri i lidhur me jugosllavët, Avni Rustemi cilësohet si atentator e vrasës, e tjera. Të tilla shkrime kobzeza sot janë me okë. Populli shqiptar, që për 50 vjet është mbajtur në errësirë për të njohur të vërtetat e tij historike, është çorientuar dhe çoroditur për identitetin e tij kombëtar. Qëllimi është i qartë: çkurorëzimi i Shqipërisë nga kolosët e tij të mendimit, mbytja dhe fshirja e ndjenjës nacionale me qëllim çpersonalizimi të shqiptarëve, rezultat e të cilëve sot, fatkeqësisht, nuk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:29 pm

është vështirë t’i kuptosh menjëherë. Tema është shumë e gjerë dhe nuk dua të zgjatem më tej; vetëm dua t’ju them se nacionalizmi që ata të djeshmit dhe këta të sotmit e quajnë mëkat, është shkencë dhe rruga e shkencës është e vetmja rrugë e së vërtetës dhe përparimit. E ashquajtura shoqëri civile është vetëm një aspekt i kësaj shkence pa të cilën mbetet një çorbë bajate, e rrezikshme, çorientuese dhe e dëmshme. Që nga flamuri i çdo kombi dhe gjer tek elementët e shoqërisë civile, të gjitha pa përjashtim, janë pjesë të asaj shtylle kurrizore që quhet nacionalizëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:29 pm

Na u desh t’i thoshim këto që t’ju tregoj se, Z. Shabani duke vjelë nga treva e Zagorisë legjenda, histori, art, kulturë, mendime e punë serioze në shkencë, ushtri, në profesione të ndryshme, në mendimin filozofik, juridik, tradicional zakonor, sociologjik dhe duke na i dhënë ato si prodhime të një mase të gjerë zagoritësh me emra konkretë, s’ka bërë gjë tjetër, veç ka ngjallur e ka ngritur lart ndjenjën e nacinalitetit tonë, krenarinë për vendin tonë, dashurinë për të. Në këtë mënyrë ai ka vënë një gur të çmuar në atë murin tashmë të rrënuar, në atë shkencën e quajtur nacionalizëm, të cilën disa sharlatanë të shitur duan të na i paraqesin si
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:30 pm

karakatinë të dëmshme të një epoke të kaluar. Këtyre pseudomodernëve do t’u sugjeroja të studionin mirë këtë shkencë që merr fillimin e vetë që kur të tre bijtë e Noes zbritën nga varka e tyre, mbas përmbytjes së madhe dhe u përhapën me nacionet dhe gjuhën e tyre në të gjithë Botën. Që atëherë kanë kaluar mijëra vjet dhe kjo shkencë ka përballuar kohën dhe ka kaluar provat. Ajo është shtylla kurrizore e qëndrimit në këmbë të çdo kombi, ndryshe vendi kthehet në një plastelinë që e shtyp, e deformon dhe e copton kushdo. Mirëpo tradhtarët dhe sharlatanët nën emrin e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:30 pm

“modernes” duan të mohojnë në Shqipëri, në një kohë që askush në botë nuk e bën këtë. Askush nuk e pranon që shkencat vjetërohen, vdesin, Jo! Ato vetëm zhvillohen, përparojnë dhe pasurohen me elementë dhe ligje të reja dhe Z. Shabani e ka dhënë këtë kontribut. Për një vepër të tillë edhe në aspektin, që sapo treguam duhet ta falenderojmë Z. Shabani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:30 pm

Të nderuar zonja e zotërinj! Mund të vazhdoja me analiza më të gjata dhe më të hollësishme për veprën se ajo ka një brumë të tilla që sado të flasim, prapë mbetet, diçka për të thënë. Veç kësaj vepra është ndërtuar në një mënyrë të tillë që të lë shtigje për të analizuar nga shumë drejtime. Unë zgjodha më të pëlqyer këtë, që po parashtroj e mendoj se kam prekur ato që janë më kryesoret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:30 pm

Disa gabime dhe mungesa që duhen eliminuar
Le të themi edhe për nja dy gabime e mungesa që unë mendoj se bien në sy dhe nuk duhet të kishin ndodhur.
Në faqen 43 thuhet se Evien Peri është nga Sheperi. Nuk është ndonjë gabim i madh, por fundja edhe Sheperi në Zagorie është, por për saktësi e vërtetësi historike, e vërteta nuk është kështu.
Ndërsa në faqen 84 të librit shkruhet: “Andrea Marko, apo Kostika i famshëm evidentohet si një nga diamantet e fushës ekonomike me origjinë nga Hoshteva. Ai ka qenë Ministër i Financave në Qeverinë Kuislinge.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:30 pm

Deri këtu kemi të bëjmë me një të vërtetë histroike. Po më poshtë autori vazhdon: ”Në kohën e mëpastajme është aktivizuar nga qeveria e Shehut për probleme ekonomike në sajë të profesionalizmit dhe të teknicizmit të tij në fushën ekonomike”. Kjo thënie është jo vetëm një falsitet historik, por për rregjimin e Hoxhës edhe të Shehut, gjithë përmbajtja e kësaj fraze është një “nonsens”. Besoj jeni të bindur, pa qenë nevoja të japim shembuj, që janë me mijëra se Shehu po ta kishte gjetur gjallë Kostikën do ta piqte në hell si Ali Pasha Caush Hormovën, e jo më ta aktivizonte për probleme ekonomike në sajë të profesionalizmit e teknicizmit të tij. Por Kostika ishte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:30 pm

me fat se vdiq më 1943, duke ia bërë të gjitha nderimet dhe nuk arriti dot të “shijonte” frutet e profesionalizmit dhe teknicizmit të tij nga Shehu dhe rregjimi i tij. Ali Qopeku i parë, siç thotë Noli, ishte nga një soj i veçantë qeni (qopek, turqisht, do të thotë qen) që nuk i duheshin njerëzit e ditur dhe të aftë, por ata që ishin besnikë të Partisë. Madje të aftit e të shkolluar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:31 pm

në Evropë të viteve ‘20-30 e 40 Hoxha dhe Shehu i eliminuan, i burgosën ose i mbështetën diku fermave. Ua dontë puna që çobanin e dhive të Kalivaçit, ta bënin ministër dhe jo modelet e Kostikës, që vërtet ishin brilante, por u vrisnin sytë, se vetë vinin nga honet e errësirës. Shembuj të tillë ka me mijëra, ndaj të cilëve historia jonë hesht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:31 pm

Zoti Shabani me një “deus ex machina” të tillë, mbase kërkon të na bindë për një vazhdueshmëri të “butë” për një preferencë të atij pushteti ndaj aftësive profesionale dhe kulturës, por e vërteta historike nuk ëhtë kështu. Gjëja e fundit që analizohej e që mund, në ndonjë rast, të merrej në konsideratë ishin kultura dhe aftësia profesionale. Jo rrallë herë këta faktorë i hanin kokën dhe atij që i kishte. Shkruesi i këtyre radhëve i ka hequr në kurrizin e vet, gjer në ndalimin e të drejtës së ushtrimit të profesionit. Ja dhe pse vendosja e titullit ireal “Kandidat i shkencave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:31 pm

kimike” m’u duk një shaka e neveritshme e pështirë. Ne ishim të privuar nga tituj të tillë. Kriteri i parë dhe bazë për të merituar një titull ishte kredia politike. Ne duhet të punonim dhe me punën tonë të titulloheshin të tjerë. I përmenda këto që, kur të lexoj ndonjeri historinë e të ndjerit Kostika, apo të ndonjë tjetri të ngjashëm, të mos krijojë iluzione.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:31 pm

Kur 2000 vjet më parë Jezusi propagandonte fjalën e Zotit te njerëzit, në sheshe dhe sinagoga, thoshte: “ Mençuria është provuar e drejtë nga veprat e saj (Mateu, Ilia). Nuk besoj se ka zagorit që të ketë minimumin e pragut të mençurisë dhe të mendojë se veprat tona i kemi bërë gjithmonë të mira. Përkundrazi! Ja pse në historinë e vërtetë janë të domosdoshme të thuhen edhe “zallet” edhe “gorricat” edhe “rripat”. Ne ia sugjerojmë z. Shabani t’i ketë në konsideratë këto të dhëna, kur të shkruaj volumet e tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:31 pm

përmenden në ndonjë ravijizim të zbehtë të dimensionit të tyre intelektual, kulturor dhe profesional, do të ishte mirë t’u portretizohej mirë figura, ndërkohë, p.sh. që mund të mos ishte e nevojshme në këtë libër që, figura e Filip Shabanit, të mbulonte rreth 1/3 e librit. Ndoshta për figura të tilla, ku vlera intelektuale merr dimensione më të mëdha, monografitë do të ishin më të përshtatshme. Megjithatë, jam i bindur se e drejta e shkrimeve të autorit nuk mund të diktohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 EmptyThu Sep 23, 2010 12:32 pm

Një sentencë përfundimtare
Më në fund kam dëshirë ta përfundoj fjalën time me një thënie të filozofit Bacon: “Njerëzit dinakë i përçojnë studimet, njerëzit e thjeshtë i admirojnë ato, ndërsa njerëzit e mençur i përdorin ato” dhe unë ju them: “Merreni në dorë librin “Intelekt 2001…” dhe lus të bëni pjesë në kategorinë e njerëzve të mençur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 23 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq
Mbrapsht në krye 
Faqja 23 e 41Shko tek faqja : Previous  1 ... 13 ... 22, 23, 24 ... 32 ... 41  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: