Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zagoria, publicistikë

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 12:55 pm

Sad



“Intelekt 2001…”organ periodik kulturor, letrar dhe historik i intelektualëve zagoritë nw Gjirokastër. Botohet në kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA Viti i Katërt i botimit Nr. 8 Dhjetor 2007 – Janar 2008 E-mail pegasi2003@yahoo.com , kristaq_f_shabani@yahoo. com





Lajm mediatik

Dalin edhe dy gazeta të tjera periodike, pas botimit të gazetave “Hoshteva”, ‘Lliari”, “Nivani”, Sheperi”. Ato janë “Zheji” dhe “Doshnica”. Një lëvizje tërë nerv mediatik, e cila duhet të impulsohet edhe nga gazeta “Zagoria”, e cila duhet të “kënaqet” për simotrat e saj të vogla dhe t’i propagandojë, pasi këto janë vlera të mediatikës zagorite. Nisma të gjera të intelektualëve zagoritë prestigjiozë në Gjirokastër. Lidhja e Krijuesve “PEGASI”, Albania, me gazetën e saj kryesore “PEGASI” ka impulsuar edhe gazeta të tjera si: “Labova e Kryqit”, “Rrëza- prolog”, “Katundishta”, “Dorian”, “Impuls”, “Sprova” e tjera. Shfaqet dhe një botim i ri periodik i gazetës “Fshati perandor- Qestorati”. Por nuk mbaron me kaq nuk duhet harruar gazeta tjetër periodike “Çiltër” dhe “Falim e shpresojmë”. Një bum mediatik.









Editorial



Shfaqja e parë e bukur dhe e ngjyrshme me diell

Çfarë ka ndryshuar dhe çfarë nuk ndryshon?

Shpesh herë ka debate të karakterit impulsiv, të cilat i japin frymëmarrjen jetës sociale, ku determinojnë edhe përfaqësueset tipike të saj, Shoqatat. Këto Shoqata kanë tashmë edhe organet e tyre folëse, mediatike, të cilat flasin duke përcjellë te komuniteti, të cilin përfaqësojnë e më gjerë vizione, objeksione si dhe pasqyrojnë jetën aktive… Por krahas dukurive pozitive vërehen edhe mangësi, të cilat vijnë si rrjedhojë e mos gjallërisë, e mos organizimit të veprimtarisë me një planifikim real dhe të mundësuar. Shumë pak pasqyrohet jetesa e emigrantëve , kudo që ndodhen, të cilët janë integruar në komunitete, që posedojnë civilizim, qytetërim dhe kulturim të tejskajshëm. Këta natyrisht janë njerëzit e avangardës kulturore dhe ata, që sjellin të mira materiale, pasi kur “krijohet buxheti” shtetëror gjithmonë shtohet + e ardhura ekonomike, që vjen si rrjedhojë e punës së madhe, të ardhurave financiare të tyre. Kjo duhet evidentuar dhe duhet reklamuar… Po shteti çfarë bën që të ruajë këtë të ardhur financiare të vijueshme? S’i procedohet që të fitojnë “statuse” të emigrantit” në ato vende në të cilat është emigruar. Në këtë aspekt bëhet pak, për të mos thënë aspak. Zëri nuk ngrihet, por mjaftohet me hapat, që hidhen e çhidhen nga qeveritë e vendeve, ku ka emigrantë të shumtë edhe shqiptarë. Kësaj i thonë të fitohet çfarë të fitohet! Por problemi ynë shqetësues është si e përballojmë ne urinë kulturore, që krijohet me distancimi nga vendi amë. Çuditërisht edhe media të nivelit të lartë elektronik si TOP CHANNEL, që përhapin disiplinarisht dhe me nivele shumë të larta transmetimi, duke poseduar një logjistikë, që shumëkush nga vendet e tjera do ta kishin zili, shënjestrohet? Ky sens është i papranueshmë. Por ne kemi si qëllim që të pasqyrojmë si punohet për të siguruar lidhje me emigrantë, që banojnë në SHBA, Itali, Greqi, vendet perëndimore e tjerë? Ndërsa tek ne bëhet një punë e mirë në organizimin e dërgimit të kujtesës së shkruar të librave të ndryshëm zagoritë, të cilët janë të shumtë, që emigrantët të kontaktojnë dhe të ndjejnë frymëmarrjen e vendit, jo vetëm ata, por edhe ata, që janë në formim kulturor, për përcjellje të traditës. Kështu është realizuar njohja me traditën, me zhvillimet e letërsisë zagorite, rolin, që jep ajo në lëtërsinë e vendit si dhe konkurrimi i saj në aspektin kombëtar, ku është sinkronizuar një shkëmbim universal vlerash. Po kështu në Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Sarandë, Fier, Durrës bëhet një punë e organizuar për të propaganduar vlerën e librave të shkruar, organet, që dalin dhe substrati i tyre. E theksojmë se në qendër, në metropol, Tiranë, ku është dhe qendra e Shoqatës “Zagoria” , bëhet një punë e plogët , për të shfrytëzuar në interes të reklamimit dhe publikimit të veprave dinjitoze ku sot krenimi është i dukshmë. Shpesh reklamohen mediokritete, që në kontekstin e vlerës mbeten mjaft prapa. Kështu mund të thuhet edhe për prezantimet e librave të reja, forma të gjetura analitike që të tregojnë inteligjencën prezente të krijuesve zagoritë… Kësaj duhet t’i mëshohet, për të mbrojtur pronat intelektuale. Ai ose ajo, që është e para duhet t’i hapet rrugë dhe të mos vijojmë me mendësira sakate, duke stimuluar dhe nxjerrë në faqet e gazetës edhe “Zagoria” krijime të karakterit jo profesional dhe jo përfaqësues. Krahas kësaj duhet të evidentojmë se duhet t’i mëshohet edhe prezantimit apo analitikave të librave në vendet, ku jetojnë emigrantë. Pra vlerësim të vlerave reale e jo të pëlqesave dhe akrobacive të dështuara. Ka kërkesa nga komunitetet e ndryshme të emigrantëve për të pasqyruar jetën gjallësore të tyre; ka gjithashtu mendime, që sjellin risi në shkollimin, kulturimin dhe format e veprimtarisë, në hapjen e faqeve të Internetit për të mësuar brenda kohëve rekord të reja nga treva dhe ku veprojnë komunitetet zagorite. Është e pafalshme që gazeta jonë “Zagoria” nuk ka E mail (postë elektronike). Pse mendësi të tejkaluara? Hapja e një E- mail është ushqyese. Po kështu tashmë është e kapërcyer formati i shkrimeve, të cilat s’thonë asgjë dhe shkruhet sa për të mbushur faqet me një gjatësi lumi e me fjalë lumi! Është e mira që nga komuniteti të përzgjidhen njerëz, që janë adapt, por shpesh herë në faqe të gazetës edhe tonës shihen njerëz, të cilat e kanë thënë dikur fjalën etyre dhe tashmë, duhet të lirojnë vendin. Gazeta “Zagoria” është gjithëpërfshirëse dhe e të gjithëve, pa separatizma dhe idhullime. Duhet të kthehet në një gazetë komuniteti që të flasi ëmbël dhe qartë, me një dinamikë të madhe dhe me një arsenal më të madh evidentimi. Këto që shprehim nuk do të thotë që eliminojnë edhe punët e mira, që janë bërë. Domosdo që do të flitet edhe për traditën dhe përfaqësuesit e saj, por duhet të duken shkrepëtime të së resë, që kërkon studim analik dhe një psikologji të re mendimi dhe trajtesë morale, për të folur bukur e gjallë. Shumë krijues kanë botuar te “ALBIN”, por çfarë ka bërë “Albini” për të propaganduar këtë zell të madh të krijuesve, që botojnë te kjo shtëpi botuese? Format janë të shumta, nuk duhet t’i mëshohet vetën përftesës , por edhe reklamës. Shpesh herë në gazetën “Zagoria” shfaqen disa “orakuj”, të cilët hedhin probleme, apo lavdërojnë punët e tyre, duke treguar një superioritet “mendimor”, siç e gatuajnë ata në mendësitë e tyre, por flet e kundërta. Ata zhduken si kometë! Është koha për të marrë kthesimin si dhe për të tërhequr në Shoqatrën “ Çajupi” njerëz të moshave të reja, për të bërë një harmonizim të këndshëm dhe shumë ekzigjent, pasi zagoriteët dhe zagoritet gëzojnë reputacion intelektual dhe janë buronja të intelektualizmit, zbatues të normave më të përparuar të civilizimit, qytetërimit. Kjo buron edhe nga shëndoshja fine e mendësive të tyre konkurruese në çdo fushë. Duhet të eliminohen ca “llafollogë”, që s’kanë mendim dhe që parashikojnë si “orakuj Delhi” se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e Zagorisë, duke hedhur e hedhur letrat me “xhol” si dhe duke kthyer filxhanet për fatin e Njerkës! Këta njerëz , s’kanë lidhej fare me “organogramën “ zagorite dhe vetë çuditen me lindjen etyre në një truall të panjohur e pa ‘identitet”. Disa të tjerë tundin kokët e boshuara dhe bëjnë liderin, kur kanë kohë që i ka zënë fushata e plasaritjes!



22 korrik 2007
Mungojnë VIPAT dhe PUSHT+ TETARËT në festën e KRAHINËS INTELIGJENTE





Zhvillohet festa e çlirimit të krahinës, por mungojnë VIPAT…

S’mund të hidhen VIPAT një ditë në krahinën e tyre… të takohen me bashkëkrahinasit e tyre që banojnë në krahinë dhe nuk e lënë këtë vend të bukur , të virgjër, të zbrazet. A mund të zbrazet vendi i bukur? Të gjithë pusht+ tetarët nuk kanë kohë, pasi e diela është ditë pushimi. Mungon Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës, mungon Kryetari i Këshillit të Qarkut, mungojnë VIPAT! Prezent vetëm deputeti aktual z. Vangjel Tavo… Themi që pasi përfundojnë zgjedhjet vendoset “Mbreti”, “Mbretëresha”, “Torrja”, “Kali “ dhe Ushtari” nëpër vende. (Çudi si nuk ka ujk fusha e shahut!” Ata, që janë zgjedhur, apo emëruar janë të të gjithëve dhe punojnë për të gjithë…

Zagori, 22 korrik 2007, asnjë pushtetar të gëzojë me zagoritët… në festën e tyre. A janë ata të çliruar apo ende mbahen të lidhur me “zinxhirë”?

Shpesh herë krenohen edhe disa VIPA, të cilët thonë : “Jemi nga Zagoria!” Si duket kapardisen me Andon Zako Çajupin, që e njohin të gjithë, ndërsa VIPAT e SOTËM, DO TË SHNDËRROHEN NË ÇVIPA TË NESËRM!… Zagoritët prapë do të festojnë edhe pa ta. Çlirimi është çlirim dhe nuk i vendosim emërtim tjetër! Çuditërisht mungonin dhe përfaqësuesit e të zellshmëve organizata veteranësh dhe familje dëshmorësh! Po partitë ku i kishin përfaqësuesit e tyre? Do të vijë prapë koha e votës….

Fjala e rastin e Kryetares së Komunës, fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës Çajupi, përshëndetje nga Dr. Emil Qirko (Përshëndetja e fundit që do të mbahet mend nga ky intelektual i nderuar dhe i papërsëritshëm,…). Gëzim, këngë dhe valle, ujë të freskët të gurrës së Nivanit, drekë dhe gëzim zagoritësh të ardhur nga gjithë vendi, publikim të veprës së fundit të Peço Kagjinit, shpërndarje gazetash si “Sheperi”, “Nivani”, “Lliari” si dhe libra të autorëve zagoritë, ngritje shëndetesh për LUGINËN E KATËR GRYKAVE…. Këshilli i Komunës në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare – Kulturore Çajupi” organizoi, megjithë mungesën e vipave të vegjël, një festë entuziazte…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 12:56 pm



Një veprimtari që duhet ripërsëritur

« Balta më e ëmbël se mjalta »

« Zagorinë ta kujtoni se atje është embrioni… »

nga Dr. Mitro Vllahu, kryetar i këshillit botues

Fori Bici, ekonomist i lauruar me « Çmimin e Karrierës »

Komuniteti zagorit në Gjirokastër më datën 22.12.2006, në orën 18.00, organizoi te Restorant « Arra », në Gjirokastër, një veprimtari me titull shumë domethënës : « Balta më e ëmbël se mjalta », me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe festës tradicionale të Vitit të Ri. Dega e Shoqatës Atdhetare – Kulturore « Çajupi », e shquar në ndërmarrjen e këtyre veprimtarive pikante, arriti që, në këtë veprimtari të kombinuar, të përcjellë mesazhe të një komuniteti intelektual, i cili po jep një kontribut të madh në komunitetin gjirokastrit. « Ne me punën gjallore, intelektuale dhe dimensionale kemi treguar, parasëgjithash, se ç’mund të bëjë një komunitet i zgjuar, i cili jo vetëm ecën me progresivitet në rrugën e demokratizimit të shoqërisë, por është dhe shembull në të gjitha drejtimet. Këtë e vërtetojnë më së miri treguesit demokratikë. « Zagoritët në Gjirokastër shquhen për potencialin intelektual, për aftësinë profesionale, për kontributin shoqëror, për përcjelljen e traditës dhe të kujtesës historike, për respektimin e gjithë legjislacionit e mbi të gjitha për qytetërimin dhe etikën, » - u shpreh Sekretari i Degës së Shoqatës, Ing. Jorgo Ndreu, njëkohësisht edhe Kryeredaktor i gazetës « Intelekt 2001… » . Mandej ai vijoi : « Viti 2007 për komunitetin zagorit ka pasur mjaft evenimente dhe kontribute. Përmend këtu daljen e një sërë veprash, duke shquar librin monografik « Perla - profil i biskuar » (ZAGORIA) i shkrimtarit Kristaq F. Shabani, që është një kontribut madhor në të gjitha fushat dhe trajton katërcipërisht Zagorinë dhe pontecialet e saj. Ky libër duhet të jetë pronë e bibliotekës të çdo zagoriti. Po kështu gjatë këtij viti në dorë të lexuesit kanë rënë edhe botimet e tjera të zagoritëve Pandeli Suli « Ëngjëlli dhe demoni », « Balta më e ëmbël se mjalta » e autorit Koço Mandi si dhe libri i zhejotit Jani Ballo « Po nis bletën ». Këto vepra shpalosin faqe të reja në historinë zagorite, duke dhënë një panoramë tjetër njohëse . Ne duhet të krenohemi që në Gjirokastër zëmë vendin e parë në procesin botues, në përcjelljen e kujtesës historike te brezat ».

Në këtë kuadër autorët shprehën falënderimet për pritjet, që u kanë bërë veprave të tyre dhe dhuruan mjaft libra te veprimtarë të shquar e të dalluar në veprimtarinë e shoqatës. Pjesëmarrja në këtë veprimtari e zonjës Shaniko Bici dhe dhurimi i disa librave monografikë « Jetari » të shkrimtarit Kristaq F. Shabani, ishte shumë i motivuar dhe domethënës, pasi Vasil Bici është shpallur « Kryetar Nderi » i Degës Gjirokastër.

Në këtë takim interesant dhe me karakter dëfryes u ngritën mjaft dolli për lidhësinë, për traditën dhe për ecurinë. U bënë mjaft përshëndetje dhe urime për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2007. Domethënëse ishte fjala e këngëtarit të dëgjuar Sotir Menkshi, i cili kishte përgatitur edhe një tekst kënge për grupin, tashmë të krijuar në Gjirokastër të këngës zagorite me përfaqësues tipikë të vjetër e të rinj për të vijuar traditën e këngës. Në sallë shpërthyen emocione, kur Sotir Menkshi me këngëtarët e tjerë morën këngën e re : « Qasuni, shokë, të këndojmë një këngë të re, për Zagori e për Mëmëdhe… » ose refreni aq i bukur e kuptimplotë : « Zagorinë ta kujtoni, se atje është embrioni… ». Atmosferë shumë festive, këngë, interpretime këngësh spontane nga profesionistë të vërtetë, djegia e shamisë së dhëndrit, të kënduar, interpretuar me natyralitet e me art nga Thoma Garua, kënga « Vezirit vanë e i thanë » dhe « Rashë e theva shtëmbën -o » të kënduar nga aktori, tashmë në pension, Aristotel Stefani ... Buçitën zërat melodiozë e të spikatur të Fori Bicit, Filip Minos, Sotir Menkshit, Mitro Vllahut, Vasil Kllapit, Filip Konomit, Jani Ballos, Nonda Andonit, Petro Dilos, Qirjako Menkshit, Jani Çarkës, Hektor Joanidhit, Arqile Luzit,Andrea Konomit, Simon e Kristofor Puravellit, Sofokli Perit, Koço Mandit e shumë e shumë të tjerëve, prezent në këtë takim interesant, duke përmendur edhe më veteranin e takimit z. Thanas Puravelli. Telekronisti Ylli Çapi, anëtar i Kryesisë së Degës, për median, fiksoi momente shumë të bukura nga ky takim, që edhe iu përcoll urimi tradicional gjithë gjirokastritëve, nëpërmjet TV « Gjirokastra ». Në këtë veprimtari u fol për kontributin zagorit edhe të intelektualëve potentë që janë me banim në qytetet e tjera të Shqipërisë. Po kështu në këtë veprimtari mori pjesë edhe zonja Anastasia Dushi,Kryetare e Komunës, e cila përshëndeti në emër të zagoritëve, që banojnë në krahinë dhe njëkohësisht evidentoi edhe punën angazhuese të degës së Shoqatës « Çajupi » në Gjirokastër si dhe bëri një ekspoze të punë së madhe të bërë nga Komuna për Zagorien, duke treguar shkurt e qartë të gjitha ndryshimet e bëra dhe ato të programuara për të ardhmen.

Kryetari i Degës së Shoqatës Atdhetare - Kulturore, z. Kristaq F. Shabani, përshëndeti gjithë zagoritët, kudo që ndodhen dhe u uroi atyre: « Gëzuar Festat e Mëdha » si dhe çlirim më të madh të energjive inteligjente për vitin 2007 ». Këtë urim ai e përcolli për të gjithë komunitetin gjirokastrit, nëpërmjet TV Gjirokastra.

« Ky takim i realizuar aq bukur e lirshëm sot, le të të bëhet traditë e përvitshme dhe në të të marrin pjesë më shumë zagoritë e zagorite që të shpalosin vlerat e tyre të padiskutueshme dhe modelare…, » - tha ai. U dha dhe një program i shkurtër i degës për vitin 2007, duke i dhënë theks veprimtarive të organizuara mirë si dhe daljes herë pas herë të gazetës « INTELEKT 2001… » I papërtuari Kristo Semi realizoi fiksime në celuloid për t’i pasur në fototekën e Degës.

Ishte një mbrëmje e gëzuar, një shembull i mirë dhe përgjithësues e përfaqësues, ku u derdhën bukur urimet për një vit të mbarë e gëzime të shumta familjare.



?

Sa misionarë të dijes zagorite u evidentuan në ceremonialët e zhvilluar në kuadrin e ditës së mësuesit, 7 Marsit?

Një pyetje që mbetet në retorikë. Hapni dosjet dhe vlerësoni propozimet që bën Shoqëria Civile dhe në këtë rast edhe Shoqata jonë Atdhetare - Kulturore “Çajupi”
Ç’na thanë për nderimin e Misionarëve të Dijes?


“Sillni ju pa ne e vëmë firmën…”.



Ne i çuam, por ju s’e vutë firmën!

Duhet, pra, që këta pushtetarë t’i kujtojmë për njerëzit që kanë dhënë në një fushë të madhe.

* * *

Për arsye të mungesës së fondit financiar të botimit të gazetës “Intelekt 2001…” ajo po rishfaqet përsëri. Dhe padyshim që nuk mund të lërë pa përmendur dukuri, të cilat kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe të mungesës së saj, kur veprimtaritë kanë vijuar… Bizneset nuk ndihmojnë “identitetin” e tyre. Megjithatë “Intelektit 2001…”, nuk mund t’i “mbyllet” goja.





Shqetësuese: Pse mënjanohen gjithmonë njerëzit e vlerës
Mediokriteti mund inteligjencën…


1. Luku frazeologjik dhe luku “rekuizitë”



Telespektatori shqiptar me banim brenda dhe jashtë vendit ndoqi, para disa kohësh, emisionin e drejtpërdrejt me z. Spartak Ngjela. Ne s’kemi ndërmend të tërheqim vëmendjen për aftësitë e tij në sferën politike, por duam të evidentojmë disa faktime, që kanë lidhje me të. “Ai luan mjaft bukur me fjalën e arsyetuar. Logjizmi i tij është i shpejtë dhe mjaft veprues që e “neutralizon” dëgjuesin. Para tij edhe gazetarët, të cilët hiqen si profesionalistë të fjalës, në atë emision “Shqip”, ishin shndërruar fare papritmas në “belbakë”. “Mungonte“ drejtuesja e emisionit “zonja” Rudina. Stafi i gazetarëve Stefani, kurdistir -pyetësi Çani dhe i “kudogjenduri“ Nano heshtnin; thoshnin ndonjë fjalë dhe elozhonin për lukun Ngjela, “lukun – frazeologjik dhe “lukun“ rekuizitë, duke e shndërruar në një mundësi potenciale Krye………”. Zagoria e ka për shtat që nxjerr njerëz me aftësi të mëdha. Spartaku, përveç të tjerash, është dhe sugjestionues. Kjo është rrjedhojë e nivelit sipëror kulturor, që një i mençur e vëren menjëherë dhe kur matet me të. Por duhet thënë se ai është dhe dancues. Dancon në pistë me aftësi të mëdha kavalieri edhe kur koefiçenti i vdekshmërisë është i lartë…


Një letër e paarritur te Ministri



Ministrit të Kulturës dhe Sporteve
2. A mund të heqësh një profesionist të tillë tipik si Kiço Londoja nga Drejtor i Teatrit Popullor?


Më vonë e vuan pasojën nga aprofesionalizmi i një tjetri që zëvendëson...



(Ky shkrim ishte shkruar shumë kohë më parë, kur ndodhi kjo ngjarje. Ne shpesh herë kishim shkuar në Teatrin Kombëtar dhe kishim vërtetuar se ç’punë efikase kishte bërë regjisori Londo për mjediset, ambientet e Teatrit Kombëtar. Ai hiqet, mënjanohet, duke lënë një begati te pasardhësit. Atij i ndodhi edhe një aksident i mëvonshëm. I urojmë shëndet të plotë Kiço Londos!)

Ndjekim me interesim dhe zgjedhjet e përzgjedhjet e reja që bëhen në zëvendësim stafeve drejtuese. Na ka bërë përshtypje që edhe Drejtori i Teatrit është shenjëzuar apo rrethuar për t’u ndryshuar. Ne të “Intelektit 2001…” nuk mbajmë qëndrime partiake, por mendimin tonë e shprehim haptas apo çiltër. Kush më shumë se Kiçoja punoi në drejtim të rritjes së nivelit, futjes të elementeve të reja të aktrimit, si dhe të “prurjeve “ të reja skenike, duke shtuar kapacitetin shikues me vendosjen në efiçencë të ambienteve të reja? Edhe ai u gjet me vonesë, pasi shkëlqeu me kompaninë teatrore “Çajupi”. Duhet të shfrytëzohen në sensin e mirë dhe praktik të mirët, të talentuarit. Dhe ky është një rast! Aktorët që janë propozuar, disa prej syresh, janë tërhequr, pasi ata e kuptojnë mirë "përparësinë e drejtorit aktual'’, jo se është me origjinë nga Zagoria, por e thënë troç: "Është i zoti". Dhe kësaj periudhe projektuese për ecuri dhe në këtë fushë i duhet një dorë e fortë “Londo”. Talentin mezi e zbulon, po e zbulove , impulsoje. Kjo është e sensit profesional. Ai është i ri dhe “Globi” rrotullohet sërish.

(Si u paraqit gjendja më vonë edhe drejtori që e zëvendësoi, paçka nga programi i avancuar që paraqiti, nuk ishte shumë “jetëgjatë” në post. Në mos gabohemi e kishte mbiemrin “Bora”. Ai shkriu shumë shpejt si bora ...)



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 12:57 pm

Duke iu kthyer një retrospektive


Vëzhgim


Pse kanë humbur fotografitë e Çajupit të madh?


Niko Dede autor i librit “Pranga Prangave”


Koço Mandi , autor i librit “Balta më e ëmbël se mjalta”



Na e dëgjuan fjalën dhe bënë një emision, Resul Llogo, Kryeqarkari i Gjirokastrës tha: “S’kemi fonde për Kodrën e Rilindasve”... Fundja le të heqi nga programi një “këngë”, apo një “rrugë për vajtje vizitash” dhe rregullohet problemi! Kështu i kanë të huajt Kodrat e të Mëdhenjve të tyre?! Pyetje e fortë kjo. Pyetje force që të heq dhëmbët. S’thonë kot që inteligjenti bën pyetje të forta dhe të stopon! Çudi me këta të zgjedhurit apo të emëruarit. Edhe kur caktojnë vartësit me punë, caktojnë ata që s’hapin punë! Kjo është receta! Kush i planifikon fondet për të mbrojtur identitetin kombëtar dhe rilindasit ? Më pak disa metra beton dhe pak më shumë nderim, zotërinj! Ne nuk po kuptojmë se ku po shkëlqehet?

Vendosje emri dhe pa emër. Kontradiktë. Shkolla kishte dikur emrin « 29 Nëntori”, ditë kjo që ka qenë e respektuar, por me një vendim iu ndërrua emri me emrin e gjigandit të letrave shqipe polidimensionalit, Rilindasit të madh Andon Zako Çajupi. Kush ishte drejtori i shkollës, tash kaq vjet, që s’vuri një emër shkolle dhe një fotografi në mur?! Drejtori i ri s’ka faj, ai u angazhua për ta festuar 140 vjetorin, por vetëm një gabim pati që, kur mori detyrën t’i kishte thënë ish drejtorit: “Ku janë fotografia dhe emri i shkollës. Vetëm në deftesa?!!!…”. Thonë që Drejtori është ngritur në detyrë ! Është bërë drejtor më i madh. Një meritë e ngritjes duhet të jetë dhe kjo! Ne të Intelektit nuk ja dimë emrin. Ndoshta ia mësojmë një ditë! I lumtë që u ngrit në detyrë! Ndoshta zotësi profesionale! Suksese në detyrë!!… Pse apo që nuk vuri emrin e Rilindasit në fasadë të shkollës?! Në programet shkollore, dikur, Çajupit i jepej një rëndësi e madhe dhe orë mësimore më shumë, tani që nga klasa e pestë deri në të tetën sa pak orë dhe ç’mund të mbajnë përmendësh nxënësit e shkretë! Tashmë duhet të mësojnë Çajupin në “Detyrat e Shtëpisë”. Heshti Bashkia, heshti Qarku, heshti Prefektura për 140 vjetorin e Çajupit. Vetëm ne zhvilluam dy veprimtari bashkë me Shkollën “Andon Zako Çajupi”.. Jemi pranuar në UNESKO. Po presim turistët e shumtë. Po ç’do t’u themi, kur të na kërkojnë: “Ku e keni identitetin dhe Rilindasit e mëdhenj ku prehen?“ Vetëm te busti i Çeços do t’i çojmë, në qendër të qytetit? Kjo është e patolerueshme. Le ta njohin mirë historinë tonë të madhe. Të mos harrohet embrioni, rruga nga erdhëm. Busti i Çajupit të çohet te shkolla. Mos u frikësoni se, po e lëvizët, nuk do t’u thotë njeri gjë, sidomos tani që erdhi Koha për Ndryshim! Përkundrazi do t’ju përgëzojnë. Zotërinj, edhe sikur pesë lekë nga xhepi tuaj të nxirrni, rregulloni Kodrën e Rilindasve dhe shkruani emrin me shkronja ari të Çerçizit, Bajos, Çajupit, Kotos, Pandeliut. Rrethojini bukur dhe çoni tufa me lule. Po u sulmua identiteti gremiset, zotërinj dhe zonja, edhe shteti, shprehet një poet me emër! Mësojeni këtë, në rast se nuk e dini, nga ne të “Intelektit 2001…” U zhvilluan veprimtaritë, u lajmërua media dhe ajo s’erdhi. Çudi që s’erdhi, kur ajo vete edhe atje ku s’prodhohet gjë! Mos të merakoseni se ne flasin shpesh për Çajupin! Ne jemi të Shoqatës Atdhetare - Kulturore” Çajupi” dhe ne s’bëjmë shaka, vëllezër dhe motra ! Kur të futemi në Evropë plotësisht, Evropa na do me identitet, moralitet, natyralitet, me fizionominë tonë kombëtare… Ku janë mbrojtësit e flaktë? As veteranët s’po i shikojmë…Ata bërtasin ndonjëherë për ndonjë veteran që s’ka dhënë gjë dhe s’thonë gjë për një kolos të madh si Çajupi…
Megjithatë kohë keni… Sivjet drejtoria e shkollës “Çajupi” ka emër dhe kënd të tij, falë përpjekjes të Drejtorisë së shkollës. Ndonjë çalaman historik mund ta godasi me fjalë Çajupin kështu e ashtu… Çajupi njihet kush është.


Marsi çajupian po afron… Ju të Drejtorisë Arsimore, mos u trëmbni këtë vit si vitin e kaluar, që qëndruat në zyrë dhe nuk erdhët në festimin që u bë në shkollën 9 vjeçare “Andon Zako Çajupi”, se nuk u tërheq njeri veshin! Nderojeni Çajupin qoftë edhe …



Shënim: Edhe pas njëviti gjendja në kodrën e Rilindasve është e njëjtë.



Shkurt

Nga veprimtaritë e vitit të kaluar të Degës “Çajupi” Gjirokastër

*Përkujtohen me një emision të titulluar “Jetari” zagoritët Prof. Assoc. Dr. Vasil Bici dhe fotografi i talentuar Filip Vito dhënë nga TV “Gjirokastra”. Për një orë e gjysmë teleshikuesit u njohën për nderimin e bërë nga Shoqata atdhetare - kulturore Çajupi”, dega Gjirokastër. Në këtë dokumentar, i cili pasqyronte një veprimtari të shoqatës si dhe librin “Jetari” të shkrimtarit Kristaq F. Shabani në një hark kohor 2004 – 2006, ndriçonte veprimtarinë e dy protagonistëve të mësipërm. Në këtë veprimtari masive morën pjesë miq e të afërm të Prof. Assoc. Dr Vasil Bicit si dhe të familjes Vito.

*Doli në qarkullim libri “Po nis bletën” i autorit zagorit Jani K. Ballo, i cili krahas vlerave modeste poetike, ka dhe një vlerë tjetër të karakterit historik, pasi evidenton Zhejin me pozicionin gjeografik, vlerat e tij krijuese, protagonistë kryesorë të lëvizjeve gjatë dy shekujve të fundit. Një stisje e veçantë dhe që duhet të impulsohet për kompozimin.



Është e nevojshme të rikujtohet:

· Për nder të 140 vjetorit të lindjes së Poetit të madh kombëtar Andon Zako Çajupi, në kuadrin e veprimtarive për këtë përvjetor Shoqata Atdhetare – Kulturore “ Çajupi” dhe Drejtoria e shkollës “Andon Zako Çajupi” Gjirokastër përgatitën një veprimtari letraro - kulturore- historike, ku folën drejtori i Shkollës z. Orest Lulo, poeti Jorgo Telo, aktori, tashmë në pension, Aristotel Stefani si dhe djali i përkthyesit të Andon Zako Çajupi të librit “Besa- Besë”, z. Koço Mandi. Në varrin e Andon Zakos u vunë kurora me lule si dhe u respektuan gjithë rilindasit e mëdhenj. Nxënësit e shkollës recituan vjersha të Andon Zako Çajupit si dhe të poetëve të tjerë që kanë shkruar për Çajupin. Bibliotekës së shkollës nga poetët e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” iu dhuruan libra.

· Më datën 27 mars 2006 u bë homazh në bustin e Andon Zako Çajupit, pranë Kino- Tetarit, lagjja “18 shtatori” nga zagoritë, poetët e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” nga Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Saranda, Delvina, Fieri, Tirana dhe Durrësi. Fjalën e rastit e mbajti z. Mitro Vllahu. Edhe këtu u recituan krijime të Andon Zako Çajupit nga nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Andon Zako Çajupi” Gjirokastër dhe u vendosën buqeta me lule.

Këtë vit do të bëjnë vallë homazh tek i vetmi bust i bukur që ka qyteti i Gjirokastrës?...



Me çfarë duhet të merremi: “Me fjalë apo me veprim praktik për ndryshesë”

Problemore

Zgjaturia e kthimit të pronave të ligjshme

Kohët e fundit është nxitur kërkesa për të marrë pronat që u takojnë pronarëve të ligjshëm. Ende mbizotërues është “ndarësia” e quajtur apo e motivuar “kooperativiste”. Disa, që s’kanë qenë pronarë, janë favorizuar nga ligji ndarës dhe janë “fryrë” duke marrë pronat që kullojnë “flori” të të tjerëve. Hedhja në sulm e hoshtevjatëve që kërkojnë pronësinë për malin duket e organizuar dhe është një shëmbëlltyrë pozitive, që kërkon të drejtën e mohuar të pronës. Me marrjen e pronës zbatohet parimi: “Fitojnë të gjithë…”. Po kështu mund të flitet edhe për ndarësinë në fushën e Çajupit, ku pronarët e ligjshëm janë në “disfavorin” e tyre! Është koha, kur duhet të japim sinjalin e kthimit të pronësisë sonë! Në mënyrë të qartë po përdorim një ilustracion model me vjershat e mëposhtme, që aludojnë për këtë problem, të marra nga libri poetik “Trinomi i cicërimës” të poetit Kristaq F. Shabani.



Tri poezi që kapin tre probleme pikante
Mbyllje e syrit



Njeriu harron në çast,

thotë guximshëm:

“Jam pronar i jetës…”

Njeriu jeton në botë

me mendimin se Botës i ka tapitë.

Dhe Bota ashtu tinës, e qetë

i pëshpërit në vesh:

“Unë jam gjithmonë këtu!”

Njeriu ikën…

Me duart e saj të pavdekshme

i mbyll me ngadalë njeriut sytë…

Gjirokastër, 1985


Lakonike



Si gotë e qelqtë

mendimin thyen si qelq,

vetë i divorcuari 7 herë…

Në një kafene “Varosh 98”

“Sergei” pinte vodkë,

“Floberi” qortonte zonjën Bovari,

“Balzaku” mbronte kostumprerësin e tij,

“Hasan Zyko Kamberi”

i shkelte syrin Emin Zolas,

“Sejfullai” me shqipe të bukur

pështynte “Leon Blumin”,

“Fransi” me frëngjishten stil

citonte Stendalin…

Luku i hipte revan kalit

dhe Pam, pum, pam, pum, pam….

“Varosh98”

Kafe turke s’ kish

as për vetë “turqit”,

kafe ekspres

pinin vetëm “ebrejtë”…

1987


Qesendia



“Ç’më qesh

me ata dhëmbë të plasaritur,

të verdhë,

bukurinë nga trupi e kanë flakur…”

“Për çka më duhen, të mirë janë,

- tha Profeti,

paçka se tashmë jam plakur…

Eh, zotrote, ke dhëmbë të bukur

dhe qeshja të ka lezet në buzë!…

Fjalët e mençura

si dhën kërkon t’i kapësh;

ndryshojmë në dhëmbë

ti dhe unë…”





Përgatiti: Qirjako Zogo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 12:59 pm

Komuniteti veprues

Çezma e Bratit do të kthehet në identitet dhe do të rikonstrukturohet në bazë të projektit të hartuar nga arkitekti i talentuar lliariot Koçi Dado.



Një shkëndijë e dhënë nga lliariotët e Tiranës të kryesuar nga Kryetari i tyre z. Koço Vllahu, solli « triumfimin » dhe arritjen e miratimit të projektit për ndërtimin e Çezmës së famshme të Bratit, i cili do të filloi zbatimin që në këtë vit dhe do të përfundojë në vitin 2008 me një fond prej rreth 1.100.000 lekë, të miratuar nga qeveria. Kjo do të realizohet nën drejtimin e N. Pyjore dhe Kullotave, Gjirokastër. Takimi i Lliarit, në festën e përvitshme të Shën Triadhës për të kontribuar në restaurimin e vlerave solli rikrijimin e një vlere të madhe solli natyrshëm këtë lëvizje të re, të studiuar.

Duhet evidentuar dhe puna plot pasion e lliariotit Aristotel Stefani, i cili paraqiti projektin e hartuar nga arkitekti Koçi Dado në N.Pyjore dhe të Kullotave, në Gjirokastër dhe mundësoi realizimin e kësaj ambicieje të madhe e potenciale.



Mjeshtrat e rinj të gurit



Ai s’ka nevojë për trajnime, siç veprohet me fillestarët, por ai të jep leksion “Gdhendje guri”



Roland Çarka është një njeri i pasionuar pas gurit, ai e bën gurin të flasë me një një gjuhë jo të zakontë, por gjuhën kodike, fantaziste, artistike të zbukurimit, të lules. Detyrimisht ai, si çdo gdhendës, e ka shfaqur talentin në punimin e gurit qysh në moshë të vogël. Të thonë për të shprehimisht: “Çfarë i sheh dora i bën syri!” Është njeri poliprofesional. Por jeta e tij është lidhur me gurin, paçka se është vetëm 35 vjeç. Ai ka rikontrukturuar gjithë ato shtëpi në zonën e krahinës së Zagories,Pogonit (së toku me të palodhurin dhe që “i zë dora”, siç shprehen në Zagori, Foto Menkshin, mësues, por reformat në arsim e lanë pa çuar deri në fund profesionin e tij dhe me kile Mihon), është mjeshtër në mbulesën e çative… Një mbulim, të cilin do ta kishin zili dhe mjeshtrat më të mëdhenj dhe do të ishte shumë i domosdoshëm që Rolandi të punonte me INSTITUTIN E MONUMENTEVE, për restaurimin e objekteve. Shpesh merren në punë të tilla njerëz që s’ia kanë idenë, ato nisin këtë proces pune në fazat epara të dilentantizmit. Çatia e ndërtuar e shtruar aq bukur, në arkitekturë të flet dhe patjetër që të magjeps… Përveç të tjerash Roland Çarka është i zoti të modelojë, të arkitekturojë oxhakë të bukur, të cilët ruajnë traditën, por është i aftë të bëjë kombinacione të tilla me të moderuarën. Këto e thonë artistikisht 12 të tillë të ndërtuar artistikisht dhe shumë funksionalë në krahinën e Lunxhërisë e të Pogonit. Punon me shumë vullnet në gur e duke zbukuruar gurin. Dhe guri flet me ngjyrë. Tashmë artisti gdhendës me origjinë nga Lliari i krahinës inteligjente të Zagorisë është i kërkuar në gjithë rrethin e Gjirokastrës, pasi ai shquhet edhe në arkitekturimin e çezmave, të cilat i “qan” dhe artistikisht. Rolandi, njeri i vullnetshëm, artist në kuptimin e plotë të fjalës, ka realizuar një sërë punimesh arti dhe në fshatin e tij, Lliar. Talentin e tij e ka shprehur edhe në objektet e kultit si në Kishën e bukur, të madhe të Shën Triadhës të fshatit Lliar.

“Njerëz të tillë s’kanë nevojë për reklamime, pasi puna e tyre dëfton vetë. Ata janë shumë të talentuar dhe realizojnë punime të ndritshme. Rolandi është njëri prej syresh, që të emocionon, gjatë punës dhe kur mbaron punimin. Ai është me shpirt artisti, - na thotë për të Prof. Dr. Vasil Bakuli. Vetëkuptohet një vlerësim i tillë është natyrisht vlerësim i një intelektuali poteent, i cili, krahas të tjerave, është dhe shumë i lidhur me traditën lunxhote.







*

Lidhja e Krijuesve “PEGASI”

ALBANIA, me qendër në Gjirokastër

Krijuar me vendiminNr. 661

Datë 23.07.1998

Tel. Mobil 003550692553056

Tel 003558465867

003558462910

Nr . Prot. 298

Gjirokastër, më 28.12.2007

Këshillit bashkiak të qytetit Gjirokastër





Kërkesë publike



Lënda : Kërkojmë akordimin e një fondi të nevojshëm për botimin e një libri me vlerë, kujtesë të nevojshme për Gjirokatrën

Në emër të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania, me qendër në qytetin e Gjirokastrës, ju kërkojmë juve të akordoni një fond , i cili të shërbejë për mundësinë e botimit të librit “ Gjirokastra në muajt e parë të lirisë nga okupacioni nazistofashist” kujtime, meditime, refleksione, të autorit Peço Kagjini , i cili është një libër me një substrat shumë interesant historik, që përmbledh dhe hedh ndriçim në periudhën disamujore (18 shtator 1944 deri në 26 prill 1945), një mangësi në kujtesën e shkruar historike të këtij qyteti. Peço Kagjini, njihet si një nga kuadrot kryesore të Luftës Antifashiste Nacianalçlirimtare në qarkun e Gjirokastrës, si drejtues i parë aktiv i pushtetit vendor në Gjirokastër, veprimtar, dëshmitar okular i ngjarjeve të kësaj periudhe, por që, më vonë, ai iu nënshtrua një kalvari të rëndë persekutimesh, duke u prangosur dhe internuar, për shkak të poetencialit të madhe intelektual dhe të oponencës së tij aktive ndaj sistemit të instaluar në Shqipëri.

Peço Kagjini, i origjinuar nga krahina e Zagories, pas përfundimit të persekucionit, ka dhënë një kontribut të madh në publistikën shqiptare, ka botuar disa libra, ka një biografi të pasur shkrimore. Tashmë ai është në emigracion në SHBA, në moshën e pleqërisë dhe punon pareshtur për të hedhur refleksionet e tij të mençura, që do të jenë një pasuri e madhe në të ardhmen e zgjuar. Në kuadrin e respektit ndaj veprave të këtyre njerëzve të përkushtuar dhe për të ndriçuar atë pjesë të fshehur të historisë të qytetit tonë ju kërkojmë të mundësoni botimin e këtij libri meritues, pasi gjendja ekonomike e publicistit Peço Kagjini nuk e ka mundësinë e daljes në dritë të librit. Libri është i redaktuar nga Minella Dajlani dhe tërësisht i përgatitur për të parë dritën e botimit. Në rast miratimi të kësaj kërkese, e cila është e obliguar të miratohet, të krijohet një grup specialistësh të fushës së botimit, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të Lidhjes sonë, që ka të drejtën ekskluzive të procesit botues të dhënë nga autori, të procedohet për të realizuar këtë botim të ndritshëm.

Mendojmë se Këshilli Bashkiak i Qytetit të Gjirokastrës do ta marrë në shqyrtim këtë kërkesë të botuar në gazetën tonë publikisht.

Për Lidhjen e Krijuesve “PEGASI” Albania

Sekretari i Përgjithshëm Kryetari

Lumo Kolleshi/ shkrimtar, poet Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar, botues

Anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë W.P.S Anëtar i Lidhjes së Shkrimatrëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë I.W.A,

Anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë W.P.S



Këtë kërkesë e përkrah edhe Komuniteti zagorit në Gjirokastër, i cili e konsideron të drejtë veprimin aktiv të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” për një vepër të tillë…

Për Kryesinë e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Çajupi” , Dega Gjirokastër

Sekretari i përgjithshëm Sekretari për çështje historiko- kulturore

Dhe z/ drejtor i gazetës “Intelekt 2001…” dhe Kryeredaktori i gazetës “ INTELEKT 2001…”/Josif Lekgjiku/ d.v
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 12:59 pm

Nëse kërkohet një profesionist i vërtetë , i cili mund të rikthejë jetën lulësore si dhe të realizojë panoramën gjithvjetore të prezencës së luleve në Gjirokastër dhe më gjerë, ateherë duhet që të çelësh “pranverën” që çel lule shumëngjyrëshe: Ing. e luleve Kleanth Mandin.



1. Mëkimi i dashurisë

Në Gjirokastër pasionanti i profilizuar për të “prodhuar lulet” ka ngritur mjedisin prodhues, i cili të befason me shumëllojshmërinë e luleve, të pemëve dekorative. Në këtë mjedis çuditbërës lulesh punojnë me pasion babai i tij, agronomi i njohur Koçoja, nëna Agllaia. Motra….. dhe hera herës edhe djemtë e tij, sidomos Dhiogjeni dhe fëmijët e të vëllait, Petros. Një familje e tërë që prodhon lulen.

Kleanthi, që në fillesë të jetës së tij, ka qenë adhurues i luleve. Natyra e bukur e Zagorisë dhe njerëzit e saj i mëkuan dhe i kultivuan atij një dashuri për bukurinë e lules natyrore dhe në hapësirën e tij mendimore lindi një vizion i bukur: Përkushtimi për t’u marrë me të bukurën. Natyrshmëria dhe karakteristikat tipike të këngës zagorite me prezencën e shprehjes të tejfiguracionuar : “Ç’i flet lulja lules-o…” “Çajupi , baçeja e luleve” etjerë i rritën dhe e nxitën për t’ju përkushtuar luleve.



2. Pasioni për lulet dhe bimët dekorative

“Të kultivosh lulen, apo ta “prodhosh” lulen është një nga pasionet e mia më të mëdha. Si lindi ky pasion? Fare natyrshëm. Lidhësia me lulet është e hershme e lidhur direkt me bukurinë natyrore të trevës sime, Zagorisë. Lulja ndikon haptas në gjendjet shpirtërore të njerëzve, ka efektin e vet të psikologjisë së mirë që të relakson, të mban pushtetshëm në ca kapsa të çuditshme të mahnitjes. Pra vendlindja ime pati një efekt mahnitës që më çoi në rrugë pasioni. Edhe vijëmësia, ndjekja e shkollës së mesme në Teknikumin Pyjor të Shkodrës, ku mjediset shkodrane rrisnin lulet me bollëk. Edhe gjatë udhëtimeve në itinerarin veri – jug dhe ndërsjelltas lulet më flisnin dhe mua më dukej se merresha vesh mirë me to. Edhe qyteti i gurtë Gjirokastra, përkujdesja e aneve gjirokastrite për lulet, më ka përforcuar pasionin tim. Përfundimi i Universitetit në Fakultetin e Pyjeve dhe emërimi si inxhinier gjelbërimi në Gjirokastër më realizoi pikësynimin tim.

Lulja gjithmonë të rrok me pushtetin e saj. Karafilat, luleshqiponjat, zambakët, fikusat, luleborat, manxuranat, begonjat dhe gjithllojshmëria e luleve, realizon një vegjetim të përjetshëm dhe klorofilizimi është prezent në të gjithë stinët e vitit… (Perifrazon letrarisht Kleanthi). Qysh në fillesë të ushtrimit të profesionit unë u përkushtova binshëm në këtë profesion dhe sipërfaqet e gjelbëruara apo të lulëzuara në Gjirokastër u shtuan. Parqet, lulishtet patën vulën tonë të përbashkët: ideim dhe realizim harmonik. Njerëzit, lindin me dashurinë ndaj luleve, pasion dhe dashuri kjo, që u kultivohet nga prindërit, të cilët u transmetojnë edhe artin e kultivimit të bukurisë së lules.

Projekte të realizuar, ideime e skicime, lindje të natyrshme, afekte profesionale, rritje të sipërfaqes gjelbëruese, kontaktime dhe marrje mendimesh për të lulëzuar, kështu kaloi ushtrimi i profesionit të inxhinierit, tashmë me emër të luleve, Kleanth Mandit.



3. Emigrimi i inxhinierit të luleve

Kanë kaluar shumë vite qysh në fillim të ushtrimit të profesionit. Dhe shpesh ai përsëri me idetë e tij konturon e skicon “hapësira gjelbëruese”. Kleanth Mandi ka lindur për të gjelbëruar, për të lulëzuar. Ai ka një “barometër tip” që ka aftësi matëse të gradienteve të dashurisë njerëzore për lulet. “Kur rrit lule dhe merresh me lule, kthehesh te vetvetja, kujdesesh për vetveten si dhe rrit nivelin e jetesës. Lulja transmeton tek njerëzit atë që nuk e transmeton asgjë tjetër: kënaqësinë për të jetuar. Ai, për shumë kohë, për arsye të shkurtesës së vendit të punës iu drejtua emigrimit. Bashkë me emigrimin mori me vete dhe profesionin e tij të bukur, të cilin filloi ta ushtrojë në Greqi dhe kjo dalje në “oqeanin “ e luleve e afirmoi dhe i rriti edhe erudicionin lulësor. Njëkohësisht, këtu, ai u ballafaqua me arritjet në këtë fushë të bukur. Inxhinieri, paçka se i emigruar, pra, mbeti ixhinier lulesh. Ai skicoi, projektoi dhe ideoi e materializoi gjelbërim në mjaft vila e hotele moderne, apo ambiente, të cilat i stilizoi dekorativisht duke përsosur artin teknik. Kontaktimet dhe përvoja, hapja e bukur e nxitoi atë që të fillonte përçapjet për të krijuar një biznes për ta pasur zili. Dhe i lindi ëndrra për të hapur një biznes të tillë në qytetin e Gjirokastrës. Dhe pas një pune pasionante ai sot është i gjalluar.

Inxhinieri që merret me lule, drurë dhe bar kërkon që idetë e tij të materializohen. Dhe serra e tij është një nga më të mëdhatë e jugut për nga përmasat, ose mund të themi më e madhja, apo e vetmja që kërkon dhe prezanton cilësinë. Një familje që merret me lulet, drurët dekorativë. Në ambintet ku tregtohet lulja gjen gjithë llojshmërinë e tyre. Ai tashmë është në lëvizje për aplikime të reja, për zbatim projektesh në ambiente dhe lokale që pajisen me lule, apo që pasurohen dekorativisht. Lidhësitë me miqtë e tij në Greqi apo në Itali realizojnë prezencën e luleve dhe të bimëve dekorative. Ekziston një lidhësi e bukur dhe e frutshme.



4. Edukimi estetik nëpërmjet lules

Ai është gjithmonë në nxitim për të realizuar hapësira të reja gjelbëruese. “Lulja sot është bërë një traditë e prezencës për të reflektuar e ndriçuar mendjet, shtëpitë gjirokatrite dhe më gjerë, Njerëzit nuk mund ta kuptojnë jetën e tyre pa lulet, trëndafilin dhe hapësirën e gjelbëruar, e cila është futur bukur deri në poret e tyre. Edukimi estetik nëpërmjet lules, tashmë ka nisur të realizohet.



5. Ju kërkojeni atë dhe ai do t’ju vijë me projekte të bukura dhe me stilizime e teknika të reja



A duhet që këtë inxhinier lulesh ta lësh në hije dhe të mos e aktivizosh për të rritur hapësirat gjelbëruese dhe për të realizuar e rigjeneruar sipërfaqet e dikurshme gjelbëruese? A nuk duhet tërhequr mendimi i tij fin dhe të realizosh shtytësinë për të lënë në hapësirën e tij për bukurim të këtij qyteti, tashmë si pasuri botërore? Drejtuesit e qeverisë vendore duhet të këshillohen, të konsultohen dhe të mbështetin projektet e tij, pasi Kleanthi ka realizuar profesionalisht shumë projekte me stilizime t ë veçanta e të bujshme në vendin fqinj dhe këtu.

“Projekti për Viroin është ëndërr e madhe dhe pse unë të mos jem realizatori i tij? Është një ëndërr e hershme imja, të cilën dua të ky vend i mahnitshëm të tërheqi njerëzit dhe t’i pushtojë me bukurinë tij...

Kleanth Mandi ecën në hapësirën lulore e gjelbëruese plot frymë, vrull dhe zjarr... Ju kërkojeni atë dhe ai do t’ju vijë me projekte të bukura dhe me stilizime e teknika të reja, i përkushtuar për të realizuar idetë për të luluar qytetin e bukur dhe një nga çuditë botërore...







* * *

Ndarjet nga jeta janë të paevitueshme. Para disa kohësh u nda nga jeta Dr. Kristofor Llane, një zë i madh i stomatologjisë shqiptare, i cili dha një kontribut të madh në aplikimin e urave të derdhura në Shqipëri. Përveç se një stomatolog i aftë dhe pedagog i sa e sa studentëve, Kristofori ishte dhe një poet me një shpirt të madh lirik, i cili i këndoi me zjarr dhe pasion vendlindjes së tij. Me këtë rast redaksia e “Intelekt 2001…” ngushëllon pjesëtarët e familjes së tij dhe të afërmit, në emër të gjithë zagoritëve të Trevave të Jugut, për këtë humbje të madhe…

Shënim kritik

Udhëve të jetës”

Në udhën e vështirë drejt tempullit të poezisë ka dhënë provën e parë dhe, jo pa sukses, Kristofor Llane me librin me poezi “Udhëve të jetës”, botuar nga Shtëpia botuese “albin” 2000. Me pasionin për artin e fjalës, për poezinë që i ri, K. Llane shkroi dhe botoi vjersha në revista dhe gazeta letrare të kohës, pa iu ndarë asnjë çast poezisë. Poeti kokëulur dhe modest shkruan se nuk është mjeshtër vargjesh, veç dhëmbëve u jep formë dhe i modelon dhe në gojë bën çdo dhëmb të flasë. “Nëpër shekuj brezat që do të vinë,/ për studim do të hapin një varrezë,/ librin tim s’do gjejnë në vitrinë,/ por në varr do të gjejnë një protezë”.

Libri me poezi “Udhëve të jetës” tërheq vëmendjen për atë fllad të butë lirizmi që fryn i qetë e pa klithma retorike, për ndjenjat holla e të sinqerta, për ato vibrime romantike, ëndërrimtare plot dashuri për jetën, për njeriun, për tokën mëmë, për dashurinë e pastër e të shëndetshme, e cila, e zhveshur nga notat e sentimentalizmit qaraman, ka dhe ajo hallet e saj: “Porse jeta shtrigë/ udhët na i ndan,/ si vesë e mëngjesit u tret mall i parë./ Dhe qershia - vishnjë /shumë u hidhërua,/ ndaj sot po më duket, /sikur është tharë”.

Dashuria në vargjet e K. Llanes jo rastësisht jeton në sfondin e peizazhit të virgjërt fshatarak. Nga kjo duket se sa e pastër dhe ideale është ajo, e zhveshur nga çdo lloj sensualizmi. “Nëpër këtë natë, muzg e ftohtësirë/ prapa plepit mikja rri e më pret,/ pellgjet nga thëllimi akull kanë ngrirë,/ porse dashuria dhe akujt i tret?”

Edhe pse i vogël me 50 faqe libri ka larmi tematike. Në të poeti i këndon ndjenjës së atdhedashurisë, mallit të vendlindjes, motive këto që përshkojnë thuajse të gjitha vjershat, i këndon heroizmit, dashurisë për vashën, fshatit me njerëz të mirë dhe me natyrë të bukur, por që fishket dita ditës nga vala e emigrimit, plagë e hershme kjo që i këndoi aq përmallshëm Çajupi. Motivit të kurbetit i kushtohen disa nga poezitë më të bukura të vëllimit. “Kënga e qiraxhiut” në këtë motiv është antologjike e tronditëse për fatin tragjik të shqiptarit. Nuk është vendi këtu për të cituar vargje, sepse është e tëra e përkryer. Veç duhet lexuar për t’u bindur që është një lule e luleve më të bukura të poezisë shqipe.

Në vjershat e librit “Udhëve të jetës” të bie në sy prirja e autorit për t’i dhënë mbështetje emotive idesë themelore përmes imazheve dhe metaforave që vijnë natyrshëm në vargje, pa i kërkuar ato me përdhunë për efekte hermetike e modernizimi në modë. Ndaj në këto poezi diçka tingëllon me një logjikë estetike kombëtare. Poezia e Kristofor Llane shquhet për nga shprehja figurative, gjuha e rrjedhshme, për nga ritmika dhe muzikaliteti i vargut, të gjitha këto në funksion të sërës poetike. Fjalën e fundit e ka natyrisht lexuesi, pasi të ketë lexuar këtë poezi të drojtur, që guxoi të dalë në dritë në shtatëdhjetëvjetorin e lindjes së autorit.

Prof. Muzafer Xhaxhiu.

Pas këtij libri Kristofor Llane ka botuar edhe librin e dytë me titull “Mbrëmje në Çajup”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 1:00 pm

Humbi një njeri

Një pazazh portretizimi, për një njeri që kujtohet

nga Dr.Laver Stroka



Dhimitër Dhima është një mik i familjes sonë. Ai është një njeri duarartë dhe i papërtuar. Me humorin e hollë dhe bujarinë e tij është mjaft i këndshëm. Edhe pse i vetëm dhe i moshuar shtëpia e tij nuk dallon nga ato ku jetojnë çiftet e reja. Muret jashtë e brenda me gëlqere, rrugicat po ashtu anash, avllia plot me lule lloje- llojesh. Dhima është mjeshtër i gatimit të shumllojshëm. Kur gjej sofrën plot e pyes: “Pse je munduar kaq shumë?… Akoma të shëndoshem unë?”

“E di që je i shëndoshë, por ç’t’i bëj Dhimës që i ka bërë…, “- ma kthen me humor. Sa herë që vjen vjeshta dhe pranvera, me Gogon më dërgon pakon e vjeljes dhe të mbarimit të frutave. “E shikon si e ka ujdisur, - më thotë ime shoqe, duke dashur të më thotë të mësoj prej tij.

Ky është zagoriti tipik që kam lexuar në dokumente të hershme historike.

Po citoj dy historianë: “Zagoritët janë në përgjithësi punëdashës dhe të dhënë pas përfitimeve tregtare… Ata janë mjeshtra të bujqësisë, vreshtarisë dhe kuzhinës…”

“Në vitin 1815, treqind e pesëdhjetë familje u shpronësuan nga Ali Pashë Tepelena… pjesa që ushqen shtypësit do të mbetet vetëm për të vuajtur dhe për të vaditur fushat me djersën e tyre”.

Folkloristikë

KIÇO LLANE





1. Këngë kurbeti

Dola një çikë më la,

mu te shkëmbi në saba,

tre kunata kra për kra

më e vogëla po qan,

burrin aty s’e ka,

i ka ikur për para,

në vende të huaja.

Hesht, moj nuse,

mblidh fiqirë

se mund të vijë taninë.

Në mos ardhtë për një javë,

merr shoqet e dil në shkallë.

Në mos ardhtë për një muaj,

merr shoqet e dil e luaj.

Në mos ardhtë gjer në vjeshtë,

merr gërshërën e pre leshtë.

Në mos ardhtë si tanimë,

merr urën e digj shtëpinë.

Unë të thoshja, moj lanete,

se ti je zabit mbi vete,

mbushur rrobat me surrete.



2. Ajo qaj dhe unë qaj

Vij një ditë nga mali,

nëpër vapë a rrënjëdali,

gjeçë miken te varri,

ja kish shkrepur së qari.

Ajo qaj dhe unë qaj,

lotët me shami i mbaj.







Ndoshta duke parë këtë fotografi të gjithë do të gjallohen dhe pa dyshim ai është tepër i njohur në një periudhë të gjatë, kur në Zagorinë tonë shkonte veç një autobuz, që quhej, aso kohe, me një emër të prerë “Korrierë“, në kontekstin se nisej për në një krahinë të largët. Një udhëtim i vetëm brenda ditës nisje nga Zagoria dhe kthim. Atij i thërrisnin shkurt “NAÇI“. Ai vijon të jetë në profesionin e tij të dashur.



Thanas Mallta





Takime zagorite vijojnë, ato po ecin në rrugën e mbarë…



Shpaloset më tej nostaligjia e mirë. Tashmë është traditëzuar festimi në bazë fshatrash, një nismë kjo që në fillesë dukej se do të humbiste, por për fat, ishte e menduar dhe është sinkronizuar… Lliari e çel përvitshëm këtë festim me takimin e madh të ShënTriadhës dhe mandej vijojnë të tjerët me radhë Nivani, Zheji, Topova, Hoshteva, Sheperi, Koncka, Fshati i vogël, Doshnica…Janë përshkruar disa herë mediatikisht këto “inkursione “ të bukura” të quajtura dhe takime apo kuvende… Këto gjallojnë jetën zagorite, por krahas anëve të mira të reflektuara del dhe një tipizim, më të nostalgjikuarit, më të ngrohtët , më të “përvëluarit” në këto takime janë mosha që i dhimbset krahina, por shfaqen në këto takime pak figurina të reja me të cilat është e nevojshme të punohet për të “injektuar” dashurinë për vendlindjen, pavarësisht se në çdo zagorit ekziston në embrion dashuria e zjarrtë për vendlindjen. Është kjo një përcjellje në deje që s’rresht kurrë. Megjithatë këtu duhet të përqëndrohet veprimtaria jonë shumëplanshe. Në këto takime duhet të shfaqen dhe ata, të cilët janë sot në “frymëmarrjen e kohës”, apo në “drejtime” dhe kanë reputacion aktiv, por nuk po e lozin rolin e tyre për krahinën. Le të përpiqemi të grumbullojmë këtë “nektar” inteligjent dhe ta vëmë në shërbesë të krahinës sonë të virgjër, që ka një mijë e një të mira. Nuk duhet të vijohet më rruga e të ashqujturve “udhëheqës” e tashmë “lider” që të mos kthejnë sytë nga krahina, infrastruktura dhe gjithçka e saj. Është e mira që në çdo fshat të ekzistojë një këshill të urtësh dhe në krahinë një Këshill i madh të Urtësh për të dhënë kontribut të tejskajshëm gjatë gjithë kohës dhe të lozi rol impulsues.

Një intelektual gjirokastrit një ditë na u drejtua: “Ju zagoritët jeni në avangardë të gjithçkaje, duhet ta lozni mirë këtë rol që ua ka dhënë privilegj natyra dhe që e keni përfituar me zotësinë tuaj. Nga kjo avancë mendimi kemi përfituar dhe ne të tjërët. Po kështu keni një forcë të madhe eksploruese dhe gjithmonë inteligjenca juaj përdoret në kahje pozitive…”. Një thënie e urtë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 1:01 pm



Një veprimtari intelektuale, prezantuese, reklamuese, të cilën e zhvillon vetëm Shoqëria Civile e vërtetë përfaqësuese



Shoqata Atdhetare –Kulturore “Çajupi“ Gjirokastër, zhvillon një nga veprimtaritë më të madhe të zhvilluar gjatë gjithë ekzistencës së saj për prezantimin e vlerave të krahinës së Zagorisë. Larmitet prezantimesh: bota krijuese, shkrimore, biznesi i luleve dhe i xhamave, kornizave dhe pasqyrave në fokus. Ilustrime me fotoekzopzitë nga pamjet fantastike zagorite, nga veprimtaritë plot nerv të kësaj shoqate në Gjirokastër si simpoziume, sesione shkencore, veprimtari kulturore, veprimtari promovuese. Në këtë veprimtari festive promovuese vlerash marrin pjesë zagoritët dhe shumë miq të trevës sonë, jo vetëm nga Gjirokastra, trevat gjiroksatrite, Lunxhëria, Labova, Dropulli, Pogoni, Lazarati, Rrëza, Libohova, por edhe nga rrethet: Përmeti, Tepelena, Saranda, Delvina, Fieri, Tirana e tjerë, por edhe emigrantë nga Greqia. Një veprimtari që do ta kishin zili ta zhvillonin dhe vetë organizmat shtetërore, por...

Çajupi, i fokusuari kryesor në këtë veprimtari. Prezantim dhe të vlerave turistike të Zagories, i rrjetit të madh mediatik shpërthyes të gazetës “Zagoria“,“Intelekt 2001... si dhe i gazetave të tjera periodike “Sheperi“, “Zheji“ „“Nivani“, “Lliari“, „“Zheji“, “Hoshteva“. Prezantohen librat: “A zbrazet shpirti nga kënga“ i autores dhe këngëtares Katerina Kulo, “Sklupturë dëshirë në qiell manovrimi“ i Aleksandra Shabanit, “Mysafirët e rinj të Çajupit“ i Jorgo Telos,“Pronori A.B dhe Astma e lindur“ i poetit dhe shkrimtarit Kristaq F. Shabanit, “Balta më e ëmbël se mjalta“ i Koço Mandit, “Sheperi“ i Dhame Çapit, “Fillimet e Luftës së madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare në krahinën e Zagorisë „ i autorit Peço Kagjini e tjerë.

Në mjediset e serës lulishtes “Mandi“ u zhvillua Panair –Ekspozeja e librave dhe e gazetave si dhe u prezantua fotoekspozita: “Zagoria- “Veprimtaritë e shoqatës“ si dhe Fotoekspozita “Udhëtim në projektimin gjelbërues dhe lulëzues Mandi (Shqipëri, Greqi). U zhvillua ceremonia e prezantimit të biznesit të luleve si dhe u vizitua Mandi “Garden“. Në ambientet hyrëse të dyqanit të luleve u ekspozuan mbi 100 libra të autorëve kryesorë zagoritë, të personaliteteve nga fusha të ndryshme të Letërsisë, Artit ,Kulturës, shkencës e tjerë.

Duhet theksuar se në këtë veprimtari që ngjante me një simpozium të mirëfilltë shkencor dhe realizim praktik folën mjaft inxhinierë lulesh, pasionantë të luleve si dhe mjaft poetë të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi“, të cilët recituan edhe vjersha për lulet, të thurura enkas për këtë veprimtari. Pjesëmarrësit e shumtë vizituan mjediset e “Mandi – Garden“ dhe u befasuan me teknikën, koloritetin lulor, pastërtinë e mjediseve si dhe lulëzimin e vërtetë të shkencës lulore.

* * *

“Një përpjekje e bukur dhe e frytshme, që përhap kulturë dhe bukuri të pashoqe! E ç’kanë të tjerët më shumë se kaq jashtë vendit?! Projektet e realizuara nga inxhinieri i talentuar Kleanth Mandi janë një pasqyrë e vullnetit të tij të pashoq. Ky biznes është i kategorisë së vogël dhe natyrisht do ndihmesë, por është i veçantë se ai i përket një djali të zgjuar të komunitetit tonë. Ai duhet të inkurajohet pa masë edhe nga komuniteti ynë dhe komunitetet e tjera. Ne kemi të drejtë të krenohemi me Kleanthin për këtë nismë të tij private, që i shërben komunitetit. Kapja dhe trajtimi i këtij fokusimi të sotëm është një objektiv i gjallë dhe shumë përcaktues. Kjo tregon se Shoqata “Çajupi“ , këtu në Gjirokastër, po realizon punë shumë të mira dhe të vlefshme, që duhet përgëzuar. Ajo po u jep impuls bizneseve të anëtarëve të saj dhe sidomos sot që ka një shkëlqim të madh që edhe, pas këtij fokusimi do të fokusohet edhe biznesi tjetër të djalit hoshteviat Viktor Stavri Zike me origjinë nga Hoshteva ,që ka hapur biznesin e xhamave, pasqyrave dhe kornizave. Një punë e frytshme e mençur, e cila duhet të vijohet edhe në të ardhmen.“... u shpreh zagoriti Sokrat Pango , i cili sapo është kthyer nga emigracioni dhe është stabilizuar në qytetin e Gjirokastrës.





* * *

“Gjelbërimi është zbukurimi imjediseve, është një kërkesë e nevojshme gjithmonë në rritje. Gjelbërimi dhe lulet kanë vlera të mëdha estetike jo vetëm në mjediset publike, por edhe në ato shtëpiake, pasi krijojnë një gjendje shpirtërore e shëndetësore më të mirë. Mjedisi i bukur dhe me lule çlodh vështrimin, ndihmon drejtpërdrejt në qarkullimin e gjakut, në qetësimin e sistemit nervor e për rrjedhojë në rritjen e rendimentit të punës. Këto mjedise siç do të shikoni këtu janë burim frymëzimi për artistët dhe për këdo dhe vetë për njeriun e thjeshtë, i cili, dashje padashje, me këtë shtysë bëhet krijues. Mjedise të tilla janë të pazëvendësueshme për fëmijëe të moshuar. Bimët e lulet janë mbrojtësit më të mira për mjedisin. Ato pengojnë pluhurin, rrezatimin e fortë diellor, zhurmën, pengojnë erërat e rregullojnë lagështirën, mbrojnë tokën dhe krijojnë mikroklima të përshtatshme jetese. Pra, përhapni për të zbukuruar mjedisin kudo që jeni. Kjo nuk është një parrullë snobe.

Koço Mandi, agronom i lartë.







Data 24.11.2007 çelja e bibliotekës së vogël “Çajupi” në Gjirokastër.

“Pa libër nuk ka sy të ndriçuar dhe të ardhme”



Zagorit dhe zagorite! Për herë të parë në historinë zagorite, në Gjirokastër, është krijuar një bibliotekë e vogël në dispozicion të komunitetit zagorit për t’u njohur e kontaktuar me pasurinë shkrimore zagorite si dhe rrrjetin mediatik. Këtu ju do të merrni informacion të hollësishëm për gjithçka, që ka të bëjë me të rejat për krahinën tonë. Mund të gjeni gazetat periodike si dhe librat e reja të krijuesve zagoritë.

Të gjitha gazetat periodike dhe librat e rinj do të përcillen edhe në Internet për t’u njohur.

Me këtë veprimtari komunitare merret i pasionuari Koço Mandi, autor i librit “Balta më e ëmbël se mjalta”, ndërsa me informacionin në Internet Dionis Mandi. Është një përkushtim i gjallë i familjes Mandi ndaj kulturës dhe Artit dhe një respekt për përkthyesin e A. Z.Çajupit, Petro Mandin.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Zagoria, publicistikë vijim   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 1:07 pm

Lulet dhe misteri i tyre



nga Kristo Stoja,publicist

N/Kryetar i Këshillit Koordinativ të Shoqërisë Civile të Trevave të Jugut



Bota e luleve është shumë e bukur. Lulet nxisin ndjenjat; lulet frymëzojnë poetët, lulet pasurojnë shpirtin. Kur dalim në fotografi përqafohemi me lulet. Kur shkojmë për të blerë dhurata, blejmë parfum me aromë lulesh. Kur vizitojmë një ekspozitë, hutohemi pas një pikture me lule. Kur hyjmë në një dyqan lulesh, magjepsemi dhe s’dimë këtë marrim. Lule shkëmbejnë çiftet e të dashuruarve. Lule shpiem për festa dhe gëzime. Lule u çojmë njerëzve tanë të sëmurë. Lule u vendosim dhe të dashurve tanë të ndarë nga jeta. Pra, lulet janë të pranishme gjithandej. Ato janë bashkëudhëtaret tona. Ulemi në restorant. Në tavolinë një tufë lule të freskëta, shumëngjyrëshe e plot aromë. Ne e konsumojmë ushqimin me oreks. Na ndryshon humori. Ndihemi të frymëzuar. Ecim rrugës. Përpara na shfaqet një lulishte e kompozuar bukur. Na rrëmben. Na gjallëron. Na zbukuron dhe ne. Një oborr i stolisur me bimë dekorative, një ballkon i mbytur nga lulet shumëngjyrëshe, një interjer i kombinuar hijshëm me dekorin e gjelbër dhe të gjallë, na bën të ndihemi komodë, të freskët dhe të lumtur. Kulturat dekorative janë aq të ndryshme dhe njëra më e bukur se tjetra. Njeriu ato ia “vodhi’ natyrës, i seleksionoi, i kultivoi dhe i vuri në shërbim të tij për të zbukuruar jetën. Njëra shquhet për bukurinë e luleve. Tjetra gjë e spikatur format e larmishme nën zhdërvjelltësinë e të veçantë. Njeriu, që merret me lulet është i privilegjuar. Nga jashtë puna me lulet nuk duket e lodhëshme. Gabohesh. Të kultivosh lule do punë, mund, djersë. Ajo fillon me mbjelljen dhe përfundon me mbledhjen e farës. E që t’i kryesh të gjitha proceset dhe operacionete punës do përqëndrim, lodhje, fantazi. Por e bukura e kësaj veprimtarie është që kopshtari nuk e ndien lodhjen. Madje, në shumicën e rasteve, puna vetë të rrëmben, sa harron kohën.

Luleve u kanë thurur vargje poetët, kanë ”pleksur” pentagramet kompozitorët, u kanë kënduar me ndjenjë këngëtarët. Për lulet ka shumë tregime, legjenda, përralla… Me lule zbukurohen veshjet dhe bizhuteritë e femrave. Artistët e gurit, e drurit, metalit shkrijnë gjithë ditën fantazinë e tyre dhe në gdhendjet e ndryshme krijojnë lule nga më të bukurat. Prandaj ne na ndodh të shtangemi para një porte, në të cilën mjeshtri ka “derdhur” me daltë një lule të veçantë. Prandaj ne mbajmë këmbët pranë një rrethimi kangjellash, të cilat ustai i hekurit i ka kompozuar harmonishëm. Prandaj ne na “këputet” qafa duke kundruar rozetat prej druri në tavane. Martohen vajzat. Njerëzit diskutojnë me njëri – tjetrin: “Sa e bukur ka dalë nusja, si një lule!” Hyjmë në një vilë. Gjëja e parë që na bie në sy: “Ç’lulishte të bukur që ka krijuar!”

Përfytyroni ditën e parë të vitit shkollor dhe ditën e parë të çeljes së kopshtit të fëmijëve. Njomzakët, me buqeta në duar, të qeshur e të gëzuar, mezi presin që kënaqësinë e tyre ta ndajnë me mësueset dhe edukatoret, duke iu çuar atyre sa më parë dhuratat që kanë përgatitur për to, pra lulet e tyre të bukura. Unë që po iu tregoj, ç’thashë më lart, jam dhe vetë i privilegjuar dhe i lumtur se pjesën më të madhe të jetës e kalova midis lulesh. Po a jam “ngopur” me to? Po ua them pa zbukurime: “Jo!” Edhe pse gjithmonë përmes luleve, përsëri ato më rrëmbejnë, më pushtojnë me atë magjinë e tyre, më bëjnë për vete. Unë te lulet gjej kënaqësi, te lulet gjej çlodhje, te lulet gjej frymëzim. Po ju them dhe një sekret që besoj se nuk do ta thoni diku gjetkë. Te lulet unë gjeta dhe shoqen e jetës. Ajo i donte lulet sa edhe unë, duke vizituar shpesh serat e luleve, një ditë ndjeu se ngeli në “çark”, u dashurua me kopshtarin e luleve dhe si bleta që ngjitet pas mjatit, ajo mbeti në “polenin “ e luleve. Se i dashuroj lulet, prandaj kam ardhur sot këtu, zotërinj, miqtë e mi të firmës “Mandi – Graden”, të cilët bëjnë një punë të lavdërueshme duke ndikuar fuqishëm në zbukurimin e qytetit e më gjerë. Ata derdhin gjithë pasurinë për t’u dhënë njerëzve të bukurën, lulet, ato aq shumë të kërkuara nga qytetarët. U uroj atyre mbarësi në biznesin e bukur, që kanë zgjedhur dhe gjithë pjesëmarrësve të këtij aktiviteti shëndet, gëzim dhe t’ju shikojmë të gjithëve si bimësia që na rrethon!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 1:08 pm

Viktor Stavri Zike



Një shkathtësi e brendshme dhe një pasion i madh për aktivitetin e xhamit

nga Josif Lekgjiku,sekretar i përgjithshëm i Shoqatës, Gjirokastër

Ishte një nga objeksionet tona të Shoqatës që të impulsojmë bizneset e vogla, por që kanë një ardhmëri të mirë dhe që janë të drejtuara nga zagoritët. Një mendim me shumë vlerë dhe i spikatur, duke u nisur nga çka duhet të ndërtojmë. Në këtë jetë aktive shumë kanë ngritur me predispozicion të plotë dhe kanë vënë atë fond monetar që kanë pasur në efiçencë për të realizuar pikësynimet e tyre. Edhe zagoritët, që janë nikoqirë dhe me shumë talent në fushën e aplikimit zgjedhin preferencën e tyre për të ushtruar. Një nga këta në qytetin e Gjirokastrës është dhe i riu zagorit Viktor Zike sëbashku me bashkëshorten e tij Elenin nga Mashkullora. ”Është një biznes i ri, të cilin kam vetëm një vit që e kam ngritur në aspektin funksional… Juve ju intereson se cilat ishin shkrepëtimat e para të kësaj nisme. Unë, që në moshë të re, emigrova në Greqi dhe u bazova në ishullin e bukur të Rodhosit. Këtu më ra fati të njihem me një pronar të një firme punimesh xhami me aplikime të shumëllojshme, i cili ka rreth 40 vjet që merret me xham dhe quhet Vasil. Atje unë mësova këtë profesion të bukur, u shkollova, si të thuash, duke u marrë me të gjitha proceset si prerje, montime, matje, transformime, bombardime e tjerë procese aplikative dhe fitova mjaft, sikur isha në një shkollë të vërtetë, pasi z.Vasil na kërkonte llogari edhe për t’u aftësuar në drejtim të zanatit.Kështu që unë arrita të rris mjeshtërinë në gjithë artin e punimeve. Kështu mund të them që u bëra usta në prerje,në bizhute’, në kare’, në trase’, rode’ dhe në bombardime. Atje ne arritëm të kryenim të gjitha proceset dhe të realizonim edhe përgatitjen e pjatancave , tavëllave të duhanit, e lulërina të tjera të domosdoshme për jetën….

Në veten time kisha një objektiv, një dëshirë të brendshme, e cila më ndriçonte herë pas herë që këtë, të cilën bëja këtu, duhet ta reallizoja në vendin tim. Në këtë aspekt iu përkushtova edhe njohjes së funksionimit të makinerive të shumta me të cilatrealizon të gjithas proceset në aktivitetin e xhamit. Ishte dhe një objektiv që ia kishim vënë vetes, pasi edhe vëllai im, Anastasi, ishte profilizuar për gdhendjen e drurit dhe ai kishte arritur suksese. Në këtë proces pune të artit ai kishte punuar dhe në ish Ndërmarrjen Artistike të Gjirokastrës. Edhe me punën këmbëngulëse të babait , i cili mbi bazën e shtëpisë eksistuese zgjeroi përmasat e godinës, ne mundësuam të siguronim edhe ambientin, ku do të punonim, natyrisht sipas ligjeve të shtetit. Unë u ktheva nga emigracioni dhe, siç e shikoni, kam çelur këtë repart xhami. Kjo natyrisht do përsosje në drejtim të sjelljes së aparaturave, mekanizmave, deri tash kemi sjellë disa shumë të nevojhshme dhe që realizojmë proceset. Janë makineri italiane, që janë prodhuar në vitin 2005. Ne këtu realizojmë disa procese, të cilat do t’i shumojmë në të ardhmen. Realizojmë bombardimin, shpinim, dopjo xhamin, kornizat me xham, pasqyrat e tjera. Kontakti me ne siguron klientët për cilësi punimi dhe garancitë cilësisë. Ne kemi siguruar lidhjet tona, duke sjellë xham të cilësisë së lartë. Po kështu ne kemi krijuar klientelën tonë, duke kooperuar frytshëm me ata që janë të interesuar për xhamin, punimet në xham. Unë, tashmë, i përballoj vetë me bashkëshorten dhe me një punëtor këto procese, të cilat, për vetë natyrën e punës, janë edhe të vështira edhe duhet pasur shumë rregull, duke marrë masa të sigurimit teknik”.

Ky djalë i qetë në të folur, por me një shkathtësi të brendshme të bën për vete dhe sidomos, kur flet për xhamin, me të cilën është lidhur jeta e tij.



Gjatë prezantimit të veprimtarisë për biznesin e Viktorit, djalit të Stavrit, s’kishte si të mos kundroje buzëqeshjen dhe kënaqësinë e Stavrit, i cili ishte shumë entuziazt nga kjo vizitë e bashkëkrahinasve dhe qytetarëve të Gjirokastrës në shtëpinë e tij trekatëshe, e cila kishte hapur kanatën e portës së modeluar zagoritçe. Në portën e stisur, apo të improviauar si në Hoshtevë me një mbishkrim ‘Vëllezërit Zike”, ai jepte një mesazh të madh, jo vetëm që kishte improvizuar portën me efektet dhe afektet arkitektonike, por edhe një “stampim”katrakteristik të traditës zagorite të përcjelljes. Duke u futur në territorin e tij befasoheshe nga tre fiq , të cilët e kishin origjinën nga Lumrat e Hoshtevës. Auditori u befasua nga kjo gjetje e bukur dhe mandej u ribefasua nga prezencae bletëve, parku “Zike” nga një “bostanore me perime “ të kultivuara me kujdes, nga një bllok i vogël pemësh. Hoshteviati kishte ndërtuar një mjedis profilik e tipik zagorit.

“Nuk më kishte vajtur në mend një gjë e tillë…, - u shpreh një pjesëmarrës… - Ata që kërkojnë, gjejnë gjeratë bukura!”

Gostitje zagorite… Pastaj raki mani nga manet me nam të Zagorisë, Hoshtevës, por edhe të pjergullave të Stavrit, këtu në Gjirokastër… Urime të shumta. Përgëzime. Kureshtje e madhe. Maks Kulua lëvizte gjallësisht kamerën. Ai është një mjeshtër në përdorimin e këtij “aparati”marrës që mban në brendësi të tij figura zëra, çudira, fikson momentet emocionante. Ai është i gëzuar, pasi sot është prezantuar edhe libri i parë i bukur i Katerinës. Trifon Dushi, mësuesi veteran, ka ardhur nga Zagoria së bashku me Pirro Mandin për të marrë pjesënë këtë ceremonial të organizuar mjaft bukur.

Vizita në repart. Viktori u shpjegon proceset, makineritë disponuese…

E ka pak vështirë se nuk është mësuar ta vizitojmënë kaq njerëz përnjëherësh. Midis tyre është dhe Koço e Kleanth Mandi, të cilët sapo e kapërcyen “provën e tyre” të suksesshme… Të gjithë interesohen, pyesin, kundrojnë dhe marrin ngarkesën për të reklamuar në të gjithë jugun punën ekëtij dhjali të pasionuar pas xhamit

* * *

Kjo familje ka transmentim të aftësive profesionale. Anastas Zike, babai i Stavrit, i Pilos, Perikliut, Thomait, fillimisht përfundoi shkollën e Fulcit në Tiranë, duke u profilizuar për ndërtimet. Mandej vijoi tre vjet specializim në Itali, duke fituar kështu të drejtën e ushtrimit të profesionit në një shkallëzim më të lartë si Ing. Asistent. Zotëronte italishten dhe greqishten. Mbas çlirimit të vendit Anastas Zike u caktua në grupin e projektuesve për një Tiranë të re, duke dhënë një kontribut të madh në këtë objektiv të madh.. Ai ka marrë pjesë në grupin projektues të “Tri Urat”, Përmet, në urën e Livadhjasë, skicimin e rrugës së Balshit, e cila është projektuar qysh në kohën e Mbretërisë sëZogut. Meqënëse bashkëshortja e tij donte të ishte pranë vendlindjes, Zagorisë, Anastasi që nga viti 1950 u kthye në Gjirokastër, ku gjatë gjithë kohës ishte në Ndërmarrjen “Rruga Ura”, ku punoi me shumëpasion dhe kontribut në të gjitha projektet e hartuara.

Vetë Stavri mëson dhe ushtrohet në profesionin e elektroautit, mandej ndjek dhe shkollën pa shkëputje natën dhe fillon ushtrimin e këtij profesioni në Njësinë Ushtarake (Brigata e Pestë) ,Gjirokastër, ku shquhet për vullnetin dhe përkushtimin në profesion, deri sa del dhe në pension.Stavri gjithmonë i qetë në kohën e tanishme stis dhe improvizon mjediset e tij te shtëpia, ku është dhe reparti i porsahapur i Viktorit. Ai ndërton portën, siç theksuam më lart, me ndërtim arkitektonik si porta e shtëpisë së tij në Hoshtevë. Kjo realizohet me gurë të gdhendur të zinj nga Pali Toslluku, dhëndër në Hoshtevë.

“Dy djemtë e mi, shyqyr Zotit, iu përkushtuan profesioneve të tilla si ajo e xhamit dhe e gdhendjes dhe janë mirë. Viktori këtu dhe Anastasi vazhdon emigrimin, ndërsa vajzën e kam të martuar në Greqi, në Rodhos. Gëzohemi këtu bashkë me Anastasinë, bashkëshorten…”. Stavri është kujdesur që emrat brenda familjes të transmetohen dhe te nipërit dhe mbesa…Gjatë zhvillimit të aktivitetit pjesëmarrësit njohën dhe Janin e vogël, nxënës në klasën e tretë dhe Anastasinë e vogël,fëmijët eViktorit.



Adresa e Repartit “XHAMA, PASQYRA, KORNIZA ZIKE” NDODHET NË LAGJEN “GRANICË’, PRANË ISH FUSHËS SË DRUVE.

DONI TË KOMUNIKONI ME VIKTORIN? TELEFONI FIKS 00355846506 DHE MOBIL 0692267426.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 1:09 pm

Albumet fotografikë pasuri vitale që shpalos të kaluarën dhe të sotmen



Ne të “Intelektit 2001…” jemi të përshtypëzuar nga një kontakt, që kemi pasur me njerëz , të cilët kanë emigruar në vendin fqinj, Greqinë dhe që ruajnë traditën dhe zakonet zagorite, flasin shqip pastër dhe bukur, madje një pikat më të forta të tyre është mbajtja gjallë e periudhës, që shkoi në celuloid, pra kujtesës fotografike. Të tregojnë albume fotografikë, rreth njëqind vjeçarë, të mbajtur me mjaft kujdes dhe që flasin mjeshtërisht për artin e fotografimit të përfaqësuesve pa ekzagjerim të Artit të Dritës, njërit prej syresh , Jano Ristanit, lliariotit tronditës,emoncionues, i cili është klasifikuar edhe si Dekan i Fotografisë Shqiptare. Fotografi të blicuara bukur, tërë nerv, inteligjencë e dritë; brenda kanë fantazinë dhe ruajnë realitetin e atëhershëm… Sa punë e madhe kolosale fotografuese! Ç’kujtesë e gdhendur! Kur i pyet këta posedues fotografish se kush është në këtë fotografi. Ata buzëqeshur, por edhe me lot në sy të thonë: “Ja ky është strëgjyshi im, kjo është stërgjyshja, gjyshi, gjyshja, babai, nëna, motra , vëllai, miqtë tanë, filani dhe filani… Këtu është pagëzimi im i fiksuar, këtu dasma imeë, këtu fëmijët e mi… Këtu është balta ime, vendi im… Këtu është kisha, shkolla e fshatit, bregu, lumi i Zagories e të tjera e tjera”.

A s’është emocionante që ata zbrazin mallin dhe kanë të drejtë t’u rrëshqasin lotët në ktë pleqëri që ende ecën…Atyre do t’u falet edhe ndonjë mendim dhe që nuk kanë ecuri me transformimin dhe ngjizjen, që kanë në shpirt apo botëkuptimin e tyre të gatuar dhe të formuar?! Po të shkosh në Zagorie, në çdo shtëpi, do ta gjesh këtë pasuri të fotografimit, çdo shtëpi ka albumin e saj, të cilin e ruan si gjenë më të shtrenjtë, si një thesar. Të ruash fytyrat e njerëzve të tu atë dashur, të fshatit tënd , të krahinës tënde dhe më gjerë është kulturë dhe gjest shprehës inteligjente. Zotërinj dhe zonja, ne do t’u paraqesim dy fotografi, që i zbuluam tashmë së fundi: Një vajzë e veshur me veshjen karakteristike të krahinës së Zagorisë, veshje stërgjyshes së saj dhe ajo ka një emër , ndoshta si të saj, Urani… Ajo tashmë ka qejf të pozojë dhe kthehet në traditën e të parëve dhe ka një krenari koketë dhe së dyti të shpalosim vlerën e një fotografie tjetër, ku shfaqet edhe fotografi emërmadh Jano Ristani. Këto fotografi janë simbol i kujtesës. Le ta ruajmë ne zagotirët këtë kujtesë të edukuar, le të fiksojmë parreshtur gëzimet tona dhe jetën tonë. Ajo është një pasuri e madhe, që pasqyron në mënyrë shprehëse identitetin tonë, të qenurit zagorit dhe me nivel të lartë… Ne jemi shumë përpara. Le ta shfrytëzojmë këtë mendim të avancuar në fovor të krahinës dhe të vendit…





Kur kthehesh nga hapësira evropiane…

Me Dhimitër Vaitin

Nga Kristaq F. Shabani



Dhimitër Vaiti është Kryetar i Këshillit të Komunës së Zagorisë i rizgjedhur përsëri. Ai, krahas ushtrimit të profesionit të tij, jep kontribut në zbatimin e planit strategjik të zhvillimit të krahinës, duke drejtuar Këshillin e Komunës. Kohët e fundit ai ishte për një vizitë në Itali, në Milano, ku ka dhe të afërmit e tij, andej nga e ka edhe origjinën, por Dhimitri, apo siç i thërrasin shkurt “Mitroja”, është shumë i lidhur me krahinën, ku u rrit, u shkollua, u përpoq për të stisur jetën dhe përcolli në të nesërmen me bashkëshortene tij, Florën, cicërrimat, tashmë të rritura dhe të drejtuara në jetë.

Biseda jonë është e qartë , e shkurtër dhe koncize. Na flet për Italinë, befasinë që sjell kontakti me të, rregullin dhe jetesën e dimensioneve të mëdha, për rregullsinë që ka në administrata, në dokumentacion… Ndalet sidomos te niveli qytetar, te respekti që i bëhet individit të shoqërisë italiane, ku të gjithë janë të barabartë, për harmonizimin dhe vlerësimin e familjes nga italianët, për përpjekjet, që bëjnë ata për të arritur në nivele të mëdha jetese dhe aludon e krahason analitikisht gjendjen me vendin tonë. Midis të tjerash thotë: “Italia, është një befasi e plotë për çdo vizitor. Unë u befasova me rregullin dhe disiplinimin në ambientet mjekësore të shëndetësisë italiane. Paraqitje, kërkesa në to, seriozitet dhe caktim takimi. Atje flet vetëm numri. Le të jesh çfarë të duash. Vlerësimi është i njëjti, sipër njeriun e thjeshtë dhe për titullarin apo deputetin, i rëndësishëm, pra është numri. Çdo gjë është saktike. Nuk ka “xhepe”, të të kërkohet honorar, metoda pra korruptive. Një shërbim për t’u admiruar. Unë u vizitova nga syri, një konsultim e vizitë shumë e kujdesshme, pavarësisht se kush je. Nuk ka rëndësi se je i bardhë a i zi, se je shqiptar apo nga ndonjë vend tjetër. Respektohesh si pacient, si vendasit. Një diçka, që më bëri përshtypje ishte shërbimi shëndetësor i kualifikuar, rregulli dhe zbatimi i orarit, por edhe vleftat e ilaçeve. Një shembull konkret: Ilaçi (Medikamenti), që kurorhem unë, këtu në Shqipëri kushton 3200 lekë të reja, në Itali ky ilaç kushton 20 euro! Më pëlqeu shumë l idhësia, që ka komuniteti, por edhe shqiptarët, që janë atje, të cilët kanë hyrë në jetën e Italisë, si qytetarë të vërtetë.”

Kur e pyesim se ç’përfitoi nga pikëpamja e përfaqësuesit vendor në kontaktet, që pati apo që i ranë në sy, ai të flet me një respekt të madh për qytetarët italianë , të cilët respektojnë të zgjedhurit e tyre dhe këta të fundit kujdesen për komunitetin.

“ Në të gjitha ambientet, ku shkova, zyra e tjera, përshtypëzohesh nga prania e një logjistike të nivelit të lartë. A s’do të ishte e nevojshme që, edhe ne të futim në jetën e përditshme të qeverisjes vendore kompjuterizimin, të paktën në qendër, në Nivan… Kjo duhet të jetë një detyrë akute…”. Më pas ai ndalet te kujdesi, që ushtrohet për kontrollin falas në aparatura moderne, që u bëhet femraave në Itali dhe propagandës masive për kontrolle të gjoksit e tjera dhe vlerësimi i femrës italiane n ëkëtë kuadër, që shpesh tek ne nënvleftësohet.

Mitroja pastaj të flet edhe për fillimin e vitin të ri shkollor për Zagorien , ku sivjet, aktulaisht, shkollat e Zagories në: Sheper, Ndëran , Hoshtevë dhe Zhej gjithsej kanë 15 nxënës dhe janë të punësuar 7 mësues me drejtor Thoma Qirkon. Behët një punë pasionate nga ana e tyre, pavarësisht se punohet me klasa kolektive.

Dhimitër Vaiti ka se ç’ të re të sjellë dhe mund të luftojë që edhe nga njohësitë që ka, lidhjet, të realizojë apo të tentojë të realizojë një binjakëzim me ndonjë krahinë të Italisë e pse jo në rajonin e Milanos, ku kjo do të ketë vlera edhe për shkëmbimin e përvojës në turizmin malor, një nga pikat më nevralgjike të Zagories, që është folur e flitet shpesh, por përpjekjet janë të mefshta.



Kryeredaktori i gazetës “Intelekt 2001…” Ing. Jorgo Ndreu i kërkoi zonjës Anastasia Dushi, Kryetare aktuale e Komunës së Zagorisë, e cila kandidoi për herë të tretë në këtë post dhe u shpall fituese, të japë një pasqyrim konkret të veprimtarisë së Komunës gjatë gjashtë vjetëve të mandateve të saj si dhe për vizionin, që ka ajo për mandatin e tretë , i cili ka disa muaj që ka filluar.

Gazeta jonë me një motivim intelektual është e hapur për të pasqyruar vizionet, jo vetëm të Kryetares së Komunës, por të të gjithëve. Kjo tregon më së miri etikën dhe paanësinë e gazetës sonë për ecurinë dhe zhvillimin tërësor të krahinës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 1:10 pm

Çfarë ndryshoi dhe cili është vizioni për të ardhmen e krahinës



nga Anastasi Dushi

Është e mira që gjithçka e realizuar të pasqyrohet natyrshëm. Në këtë kuadër po u drejtohemi realizimeve të ndodhura në krahinë në periudhën intesive të realizimeve: 2000 -2006. Faktet flasin qartë dhe janë të prekshme.

Infrastrukturë rrugore

1. Rikonstruksioni i rrugës Suhë – Poliçan (me mjetet e bxh të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe me ndihmesë e kontribut të komunitetit zagorit dhe pogonas).

2. Rikonstruksioni i rrugës Poliçan - Nivan (Fondi i Zhvillimit).

3. Rikonstruksioni i rrugës Nivan – Hoshtevë (Buxheti i shtetit).

4. Rikonstruksioni i rrugës Nivan- Ndëran - Hoshtevë (Buxheti i shtetit, Mjetet e ushtrisë).

5. Rikonstruksioni i rrugës Topovë – Zhej (me fondet e Komunës).

6. Hapja e trasesë baxho (Shën Mitra) – Lliar (Fondet e Komunës).

7. Rikonstruksioni i rrugës Hoshtevë – Doshnicë (Fonde të Komunës)

8. Rikonstruksioni i rrugës Zhej - Erind (Komuna, deputeti, fshati Zhej).

9. Hapja e trasesë dhe shtrimi me çakëll i rrugës Kroi Dardhë -Vithuq (Fondet e Komunës).

Për ujësjellësat

1. Rikonstruksioni i ujësjellësit të fshatit Nivan (rrjeti i brendshëm) me fonde nga buxheti i shtetit.

2. Ndërtimi i rrjetit të jashtëm të ujësjellësit Sheper (fonde nga shteti)

3. Ndërtimi i rrjetit të jashtëm të ujësjellësit Nderan (financuar nga Kisha Ortodokse, Kryepeshkopi Anastas).

4. Me fondet e komunës është financuar për pjesën e ujësjellësit, që furnizohen me ujë godina e ish Spitalit.

5. Në Hoshtevë është vendosur elektropompë re.

6. Në fshatin Zhej është bërë përmirësim i rrjetit të brendshëm.

Për shkollat

Janë realizuar meremetime me fondet e Komunës në të gjitha shkollat, që funksionojnë sot. Në shkollën e Ndëranit është bërë ndërtimi i çatisë me fonde nga shteti.

Për shërbimin shëndetësor

Sot në Komunë shërben një mjeke me arsim të lartë, zonja Vergjini Çela.

Të gjitha fshatrat e Zagories mbulohen me shërbimin e mesëm shëndetësor. Janë ndërtuar qendra shëndetësorë në Sheper, Topovë dhe Zhej.

Është bërë rikonstruksioni i Zyrës Postare (buxheti i shtetit); rikostruksioni i Urës së Hoshtevës (po nga buxheti i shtetit), rikonstruksioni i shtëpisë së kulturës Sheper (buxheti i shtetit).

Me fondet e Komunës janë krijuar ambiente në fshatra si në: Konckë, Lliar, Topovë, të cilët lozin një rol të qenësishëm deri në takimet e përvitshme të fshatrave. Me fondet e komunës janë përmirësuar qendrat e fshatrave. Po kështu janë përmirësuar kullotat, janë ndërtuar lera dhe prita malore, janë bërë përmirësime për sinjalin televiziv. Veç TVSH është futur kanali privat kombëtar i Top Channel. Në Zagori sot kemi sinjalin e telefonave celularë të kompanive “Vodafon” dhe “AMC’. Komuna ka ndihmuar për krijimin e grupit folklorik të fshatit Sheper. Veç fondeve të shtetit dhe komunës, një kontribut ka dhënë edhe komuniteti zagorit brenda dhe jashtë Zagorisë si dhe biznesmenë zagoritë. Kontribut i konsiderueshëm u dha për rikonstrukturimin e rrugës Suhë – Poliçan dhe Poliçan – Nivan. Biznesmemi Andon Pango ka sponsorizuar për kanalin Top Channel. Sponsorizime të shumta janë bërë edhe nga biznesmenët: Edmond e Thoma Dilo, Agron Papuli, Spartak Haxhiu, Jani Ziso e shumë të tjerë, të cilët janë falenderuar dhe propoganduar nga ana jonë. Gjatë kësaj periudhe u vendosën bustet e Themo Vasit në Nivan dhe Ilia Dilo Sheperit në Sheper. Po kështu është dhënë një kontribut i qenësishëm financiar për dokumentarët e regjisores Eli Bici për Zagorien dhe të Mimoza Kostares “Ti që më rrite që djalë” si dhe janë zhvilluar shumë veprimtari të karakterit letrar, historik, shoqëror e tjerë. Për herë të parë është botuar një libër me substrat shumëplanësh “Perla, profil i biskuar “(Zagoria) i shkrimtarit Kristaq F. Shabani, i cili, veç të tjerash, pasqyron edhe të gjitha veprimtaritë e zhvilluara gjatë periudhës së demokracisë.

Cili është vizioni i së ardhmes?

Vizioni im për të ardhmen është konkret dhe vijon në ato vende e pozicione ku e kam lënë punën në fund të këtij mandati. Kryesorja është se vizioni im është i qartë , pasi e njoh mirë gjendjen dhe në çdo veprimtari kam qenë në krye të punëve dhe të zbatimit të të gjithë projekteve, duke ingranuar të gjitha organizmat që drejtoj.

1. Rikonstruksioni i rrugës Erind – Çajup - Reç.

2. Rikonstruksioni i rrugës Baxho – Lliar.

3. Lidhja me rrugë automobilistike e fshatit Zhej me Lliarin.

4. Rikonstruksioni i rrugës Hoshtevë – Doshnicë.

5. Asfaltimi i rrugës Libohovë- Suhë- Poliçan.

6. Rregullimi i rrugëve brenda të gjithë fshatrave të komunës.

Për ujësjellësat

1. Për fshatin Hoshtevë do të bëhen të gjitha studimet, për të siguruar ujë të rrjedhshëm, si i vetmi fshat që furnizohet me ujë me ngritje mekanike (me pompa).

2. Rikonstruksioni i rrjetit të brendshëm të ujësjellsave në fshatrat e komunës, i cili është i amortizuar si në Sheper, Ndëran, Konckë, Doshnicë , Zhej.

3. Rregullimi i të gjithë çezmave që ndodhen nëpër fshatra.

4. Rregullimi i qendrave të fshatrave.

Për ndërlidhjen telefonike

Përveç sinjalit të telefonisë celulare, gjatë mandatit të ri, do të futet sistemi kabllor me prefiks. Do të krijohen ambientet në çdo fshat me kushte sa më të mira, ku organizohen festat tradicionale të përvitshme, apo takime të ndryshme.

- Përkujtimi i ngjarjeve të rëndësishme si dhe i figurave të ndritura të Zagories.

Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe rikonstrukturimi i monumenteve të kulturës.

Krijimi i grupit folkorik të krahinës mbi bazën e përurimit të grupit më datën 22.12.2007, në Gjirokastër.

Përgatitja e një guide për Zagorien.



Mbështetja e biznesit të vogël.

Thithja e bizneseve të reja për resurset që ka Zagoria.

Mbështetja e fermerëve, që mbarështrojnë blektorinë e imët dhe gjedhin.

Binjakëzimi i Komunës me komuna të shteteve fqinj Greqi, Itali.

Përmirësimi i pyjeve dhe kullotave, sipas planifikimit perspektiv të hartuar e miratuar.

Gjetjen e tregjeve për grumbullimin e bimëve medicinale.

Zhvillimi i turizmit në pika turistike si në Çajup e tjera.

Ndërtimi i QSH në fshatrat që sot nuk ka të tilla.

Futja e stacioneve të reja televizive private.

Tërheqja e mendimeve për ndryshim të Zagorisë nga të gjithë intelektualët që banojnë në Zagori dhe në qendra të tjera të vendit.

Rritja e bashkëpunimit me shoqatën Atdhetare - Kulturore“Çajupi” dhe gjithë shoqatat e tjera, të cilat tregojnë kujdes për krahinën.

Nxjerrja e një buletini informativ për zhvillimin e Zagories, tre herë në vit.

Përgatitja e një guide turistike për Zagorien si edhe e një dokumentari, ku të pasqyrohen vlerat shumëplanshe dhe ndryshimet e ndodhura në trevë gjatë viteve të demokracisë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 1:11 pm

Çfarë ndryshoi dhe cili është vizioni për të ardhmen e krahinës



nga Anastasi Dushi

Është e mira që gjithçka e realizuar të pasqyrohet natyrshëm. Në këtë kuadër po u drejtohemi realizimeve të ndodhura në krahinë në periudhën intesive të realizimeve: 2000 -2006. Faktet flasin qartë dhe janë të prekshme.

Infrastrukturë rrugore

1. Rikonstruksioni i rrugës Suhë – Poliçan (me mjetet e bxh të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe me ndihmesë e kontribut të komunitetit zagorit dhe pogonas).

2. Rikonstruksioni i rrugës Poliçan - Nivan (Fondi i Zhvillimit).

3. Rikonstruksioni i rrugës Nivan – Hoshtevë (Buxheti i shtetit).

4. Rikonstruksioni i rrugës Nivan- Ndëran - Hoshtevë (Buxheti i shtetit, Mjetet e ushtrisë).

5. Rikonstruksioni i rrugës Topovë – Zhej (me fondet e Komunës).

6. Hapja e trasesë baxho (Shën Mitra) – Lliar (Fondet e Komunës).

7. Rikonstruksioni i rrugës Hoshtevë – Doshnicë (Fonde të Komunës)

8. Rikonstruksioni i rrugës Zhej - Erind (Komuna, deputeti, fshati Zhej).

9. Hapja e trasesë dhe shtrimi me çakëll i rrugës Kroi Dardhë -Vithuq (Fondet e Komunës).

Për ujësjellësat

1. Rikonstruksioni i ujësjellësit të fshatit Nivan (rrjeti i brendshëm) me fonde nga buxheti i shtetit.

2. Ndërtimi i rrjetit të jashtëm të ujësjellësit Sheper (fonde nga shteti)

3. Ndërtimi i rrjetit të jashtëm të ujësjellësit Nderan (financuar nga Kisha Ortodokse, Kryepeshkopi Anastas).

4. Me fondet e komunës është financuar për pjesën e ujësjellësit, që furnizohen me ujë godina e ish Spitalit.

5. Në Hoshtevë është vendosur elektropompë re.

6. Në fshatin Zhej është bërë përmirësim i rrjetit të brendshëm.

Për shkollat

Janë realizuar meremetime me fondet e Komunës në të gjitha shkollat, që funksionojnë sot. Në shkollën e Ndëranit është bërë ndërtimi i çatisë me fonde nga shteti.

Për shërbimin shëndetësor

Sot në Komunë shërben një mjeke me arsim të lartë, zonja Vergjini Çela.

Të gjitha fshatrat e Zagories mbulohen me shërbimin e mesëm shëndetësor. Janë ndërtuar qendra shëndetësorë në Sheper, Topovë dhe Zhej.

Është bërë rikonstruksioni i Zyrës Postare (buxheti i shtetit); rikostruksioni i Urës së Hoshtevës (po nga buxheti i shtetit), rikonstruksioni i shtëpisë së kulturës Sheper (buxheti i shtetit).

Me fondet e Komunës janë krijuar ambiente në fshatra si në: Konckë, Lliar, Topovë, të cilët lozin një rol të qenësishëm deri në takimet e përvitshme të fshatrave. Me fondet e komunës janë përmirësuar qendrat e fshatrave. Po kështu janë përmirësuar kullotat, janë ndërtuar lera dhe prita malore, janë bërë përmirësime për sinjalin televiziv. Veç TVSH është futur kanali privat kombëtar i Top Channel. Në Zagori sot kemi sinjalin e telefonave celularë të kompanive “Vodafon” dhe “AMC’. Komuna ka ndihmuar për krijimin e grupit folklorik të fshatit Sheper. Veç fondeve të shtetit dhe komunës, një kontribut ka dhënë edhe komuniteti zagorit brenda dhe jashtë Zagorisë si dhe biznesmenë zagoritë. Kontribut i konsiderueshëm u dha për rikonstrukturimin e rrugës Suhë – Poliçan dhe Poliçan – Nivan. Biznesmemi Andon Pango ka sponsorizuar për kanalin Top Channel. Sponsorizime të shumta janë bërë edhe nga biznesmenët: Edmond e Thoma Dilo, Agron Papuli, Spartak Haxhiu, Jani Ziso e shumë të tjerë, të cilët janë falenderuar dhe propoganduar nga ana jonë. Gjatë kësaj periudhe u vendosën bustet e Themo Vasit në Nivan dhe Ilia Dilo Sheperit në Sheper. Po kështu është dhënë një kontribut i qenësishëm financiar për dokumentarët e regjisores Eli Bici për Zagorien dhe të Mimoza Kostares “Ti që më rrite që djalë” si dhe janë zhvilluar shumë veprimtari të karakterit letrar, historik, shoqëror e tjerë. Për herë të parë është botuar një libër me substrat shumëplanësh “Perla, profil i biskuar “(Zagoria) i shkrimtarit Kristaq F. Shabani, i cili, veç të tjerash, pasqyron edhe të gjitha veprimtaritë e zhvilluara gjatë periudhës së demokracisë.

Cili është vizioni i së ardhmes?

Vizioni im për të ardhmen është konkret dhe vijon në ato vende e pozicione ku e kam lënë punën në fund të këtij mandati. Kryesorja është se vizioni im është i qartë , pasi e njoh mirë gjendjen dhe në çdo veprimtari kam qenë në krye të punëve dhe të zbatimit të të gjithë projekteve, duke ingranuar të gjitha organizmat që drejtoj.

1. Rikonstruksioni i rrugës Erind – Çajup - Reç.

2. Rikonstruksioni i rrugës Baxho – Lliar.

3. Lidhja me rrugë automobilistike e fshatit Zhej me Lliarin.

4. Rikonstruksioni i rrugës Hoshtevë – Doshnicë.

5. Asfaltimi i rrugës Libohovë- Suhë- Poliçan.

6. Rregullimi i rrugëve brenda të gjithë fshatrave të komunës.

Për ujësjellësat

1. Për fshatin Hoshtevë do të bëhen të gjitha studimet, për të siguruar ujë të rrjedhshëm, si i vetmi fshat që furnizohet me ujë me ngritje mekanike (me pompa).

2. Rikonstruksioni i rrjetit të brendshëm të ujësjellsave në fshatrat e komunës, i cili është i amortizuar si në Sheper, Ndëran, Konckë, Doshnicë , Zhej.

3. Rregullimi i të gjithë çezmave që ndodhen nëpër fshatra.

4. Rregullimi i qendrave të fshatrave.

Për ndërlidhjen telefonike

Përveç sinjalit të telefonisë celulare, gjatë mandatit të ri, do të futet sistemi kabllor me prefiks. Do të krijohen ambientet në çdo fshat me kushte sa më të mira, ku organizohen festat tradicionale të përvitshme, apo takime të ndryshme.

- Përkujtimi i ngjarjeve të rëndësishme si dhe i figurave të ndritura të Zagories.

Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe rikonstrukturimi i monumenteve të kulturës.

Krijimi i grupit folkorik të krahinës mbi bazën e përurimit të grupit më datën 22.12.2007, në Gjirokastër.

Përgatitja e një guide për Zagorien.



Mbështetja e biznesit të vogël.

Thithja e bizneseve të reja për resurset që ka Zagoria.

Mbështetja e fermerëve, që mbarështrojnë blektorinë e imët dhe gjedhin.

Binjakëzimi i Komunës me komuna të shteteve fqinj Greqi, Itali.

Përmirësimi i pyjeve dhe kullotave, sipas planifikimit perspektiv të hartuar e miratuar.

Gjetjen e tregjeve për grumbullimin e bimëve medicinale.

Zhvillimi i turizmit në pika turistike si në Çajup e tjera.

Ndërtimi i QSH në fshatrat që sot nuk ka të tilla.

Futja e stacioneve të reja televizive private.

Tërheqja e mendimeve për ndryshim të Zagorisë nga të gjithë intelektualët që banojnë në Zagori dhe në qendra të tjera të vendit.

Rritja e bashkëpunimit me shoqatën Atdhetare - Kulturore“Çajupi” dhe gjithë shoqatat e tjera, të cilat tregojnë kujdes për krahinën.

Nxjerrja e një buletini informativ për zhvillimin e Zagories, tre herë në vit.

Përgatitja e një guide turistike për Zagorien si edhe e një dokumentari, ku të pasqyrohen vlerat shumëplanshe dhe ndryshimet e ndodhura në trevë gjatë viteve të demokracisë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 1:12 pm

Mjafton një telefonatë dhe ju do të filloni të udhëtoni në rrugën, që dëshiron të udhëtojë dhe Zoti...



“Alo, Coli, kam një problem... Dua të nisem urgjentisht për në Zhej...”

“Mos u mërzit, sa të ndez makinën dhe erdha... Të çon vëllai”.

Nga Andrea Konomi



Të gjithë e njohin, pasi papërtesa e tij dhe dinamizmi e kanë shoqëruar së bashku me angazhimin total gjatë më shumë se një dekadë në lëvizjen Gjirokastër- Çajup- Zhej - Lliar. Një marrëveshje e bukur e buruar nga një lidhësi humane me një marrëdhënie kontraktuale besimi e zemre. Makina e tij me ngjyrë të kuqe njihet edhe nga rruga, (pale nga njerëzit) e cila nuk përfundoi kurrë, pavarësisht nga premtimet për të lidhur Gjirokastrën me perlën e Çajupit, por edhe rruga e njeh këtë makinë, e cila ia di kthesat, gropëzimet... Nëse nuk do të ishte Apostol Kosta, apo emri i shkurtuar, Coli, ne do ta kishim shumë vështirë... Ai u tha ndal mundimeve të mëdha të rrugës së “Magelanit” për Zagorinë e Poshtme nuk do t’i thuhej ndal një herë e përgjithmonë... Dikur kishte dhe një urban, që të çonte në Hoshtevë, por tani nuk është më... Tashmë ka ndryshuar rregulli i lëvizjes: lëvizet me rregullin e lëvizjes së akrepave të orës. Ngriheshin dikur lliariotët, zhejotët, qysh në orën 3.00- 4.00 mëngjesit për të arritur në Hoshtevë... Lumi, ngjitja në të përpjetën e Hoshtevës, ngjitje me shpirt nëpër dhëmbë; mezi mbërritnin te stacioni i Hoshtevës. Edhe kostumet apo rrobat e pastra që vishnin, pasi zagoritët, kudo që shkojnë shkojnë si dhëndurë e si zonja, bëheshin të ndotur nga balta e rrugëve... Coli u tha ndal këtyre vuajtjeve me makinën e tij të kuqe, që e mban në gjendje në çdo kohë. Telefonët e tij Fiks 8466585 dhe telefoni mobil janë përherë në gatishmëri. Presin sinjalizime , prenotime udhëtimesh. Dhe ai u përgjigjet të gjithëve me dashuri dhe i falënderon për besimin që kanë për të. Është bërë si i fshatit, ose mund të themi më mirë i fshatit. Edhe në takimet e mëdha popullore, që bëhen në Zhej apo në Lliar, në muhabete, apo gëzime, apo në hidhërime, Coli është i pranishëm. Kanë ndodhur raste urgjente, sidomos, në rast vdekjesh Coli është i gatshëm dhe në shërbesë të padiskutueshme, në kohën dhe në vendin e caktuar. Kjo shërbesë sot është ngritur në art. Por shpesh ai thotë: “Si nuk u mor një masë , si nuk u planizua dhe të ndërtohet kjo rrugë, e cila dhe bllokohet për makinat e tjera, por për mua janë të pakta ditët, që mund të bllokohet në dimër. Edhe në kushte të vështira makina me sfond të kuq ngjitet në të përpjetat e Kores, i bie borisë në Qafën e Çajupit, zbret nëpër Hijen e Mallkuar, bën kryqin te Shëne Premtja, kjo është në modë.

“ O Zot i madh që je në qiell na sill mbarësi!” Ndal tek çezma e Bratit për të pirë ujin e Qiellit, ilaçin e të sëmurëve, ndal në Shën Mitra dhe në Shën Mërtir, shfaqet Dërmazi, dikur i populluar dhe uturon zhurmshëmte kondizma e Zhejit... “Lëvizet me makinën e Colit dhe qiejt bashkohen e ngjatjetohen njëri me tjetrin, - na thonë të gjithë. -Kemi një porosi, i themi Colit. Manej dhe kartat e telefonit, paketa cigaresh e gjëra të tjera më të vogla, por të nevojshme i zgjidh Coli i papërtuar”.

“Ne na kënaqi, - thonë barinjtë e Çajupit... Ne ndërrohemi një herë në javë a në dhjetë ditë dhe e kemi të siguruar lëvizjen



“Na ka shpëtuar Coli,” - thonë të gjithë... Emri i tij është mësuar përmendësh. E dinë dhe fëmijët e vegjël. Urimi është i vlefshëm në çdo kohë: “‘I faleminderit për gjithçka bën!....” Është urim për atë, që hapi rrugët për në Zagorie, nga Çajupi. Do të mbetet në historinë e udhëtimeve dhe të sjelljes së mirë Apostol Kosta.


E pyes: “Coli, dhe sa vjet ke për të dalë në pension?...”


“Lere mos e nga, - thotë duke qeshur: “Kam dhe dhjetë vjet e gjysmë...”.


Ka rreth 12 vjet që shërben plus dhe kohën që mendon të shërbejë...: Një çerek shekull. Një njohje mal i tërë... Një përpjekje madhështore... Një mal urimesh... Një pleksje e mirë, e cila nuk do të shplekset kurrë...


‘Doni të shkoni në Çajup, në Zhej, në Lliar? Mos nguroni, një telefonatë dhe nga ana tjetër abonenti, që ju kërkoni quhet Apostol Kosta. Le të jetë në çdo orë ditë, natë... ju do të realizoni objektivin tuaj...



* * *

Është një transmetim i bukur që emrat sot të përzgjidhen dhe të kenë identitet, ndaj dhe prindërit e rinj u vendosin fëmijëve emra të bukur. A nuk është i bukur i shndritshëm emri Liara, të cilin Petrit Qori dhe bashkëshortja e tij, ia kanë vendosur vajzës së tyre të vogël, e cila më 03.10.2007 mbushi një vit ? Nesër vajza me emër Liara do të krenohet me emrin e bukur të saj…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 1:12 pm

Portret



Duke biseduar me Petro Bratin



Pse Malëshova, Limari, Leskajt nuk pasqyrohen etnikisht në luginën e lumit të Zagorisë, kur kanë tradita të përbashkëta?



Një njeri tepër interesant, gazmor, me trup fiskulturist, paçka se i ka kaluar të gjashtëdhjetat të befason me gjithçka thotë. Na tregon për stërgjyshin e tij Gjok Bratin. Një tregim interesant dhe motivues. Një mbiemër, që përkon apo thjesht ngjan me Bratin (çezmë e dëgjuar në Çajup). Dhe shpalos historinë e transmetuar:

“Gjok Brati, stërgjyshi im, ishte ai që eliminoi, duke i nxjerrë shpirtin një çikë e nga një çikë Priftit spiun të Limarit, i cili ishte informatori i turqve dhe jepte emrat e të gjithë djemve që kishin arritur moshën për t’i marrë nizamë. Dhe gjithmonë, sipas informacionit të priftit, turqit operonin dhe shumë djem vajtën dhe s’u kthyen më nga shërbimi osman. Prifti ishte një element, në këtë kuadër, shumë i rrezikshëm, ndaj të parët e fshaitit Malëshovë menduan ta eliminonin informatorin dhe këtë ia besuan Gjok Bratit, i cili ia mori shpirtin priftit, sipas një plani të organizuar mirë në Brat të Çajupit. Kështu u elimiminua kjo pikë e fortë informacioni.

“Thuhet, - thotë Petro Brati, - se ne e kemi pasur më parë mbiemrin Zaharia. Ndoshta një përkim tjetër me principatën e Zaharinjve të dëgjuar. Është fakt lëvizja e brendshme e diktuar, ku shpesh herë familjet shqiptare për hir të pasigurisë lëviznin dhe vendoseshin nga një vend në vendin tjetër”.



Kush është Petro Brati? Ai ka lindur në Malëshovë dhe shprehet guximshëm e paparagjykime: “Malëshova, Leskajt, Limari dhe Kalaja, nuk duhet të jenë krahinë më vete, pasi ato janë pjesëtare të luginës së Zagorisë dhe kanë përbashkësi në zakone, doke, tradita… Kjo dallohet së qarti. Dhe kështu duhet të jetë krahina e Zagorisë si “etni kulturore”… Kjo shihet dhe faktohet edhe tek lidhjet e shumta, përafërsitë fisnore… Brenda një lugine lëvizin banorët e saj, por s’duhet mohuar edhe imigrimet”.

Dhe me të vërtetë kjo duhet të shihet mirë nga historianët, studiuesit për të dhënë këtë shkrepëtimë realiteti domethënës. Vendosjet administrative shpesh herë “trondisin” kufijtë etnorë.

Po kështu ai shprehet se në lagjen e tij, ku ishte bazuar familja e tyre bëheshin kuvendet malëshovite (Lagjet Thanas Brati, Fshat, Vagalat dhe Gropa (lëmi).

Ka nostalgji për fshatin dhe përmend toponimet: Lugë i Thellë, Klelavare, Shën Thanasi e tjerë

Petroja u shkollua në shkollën industriale të Shkozetit. Mandej vijoi shkollimin në Politeknikumin “7 Nëntori” në Tiranë (për Mekanikë), duke u diplomuar në fushën tregtare. Më vonë vijoi filialin e Universitetit të Tiranës, por nuk pati fat ta përfundonte. Ka punuar 20 vjet instruktor në Durrës. Është i martuar me Teftën (Çarka), e cila ka ushtruar profesionin e edukatores, duke sprintuar që nga Zheji i saj.

Ai flet për mbiemrine tij Brati, të pranishëm edhe në disa vende të Greqisë, sidomos në Pire, por që kanë marrë mbiemrin “Bratis”, ku është interesuar dhe, sipas të dhënave që ka hulumtuar ka vërtetuar se familjet, që mbajnë këtë mbiemër i janë shprehur se ato kanë rreth 800 vjet, që mbajnë këtë mbiemër, prandaj ky është një mbiemër i vjetër, i cili mund ta këtë rrjedhojën nga Malëshova.

Petroja ka lindur në vitin 1942, më 2 maj.

Shkollën tregtare e kambaruar në vitin 1968.Pas mbarimit të shkollës ka punuar si revizor në Durrës. Një kontribut të madh në formimin e tij profesional ka dhënë, siç shprehet ai, intelektuali i dëgjuar Koço Garo, i cili kishte qenë edhe partizan në formacionet e Br8 S. Fëmijët e tij Sofia, Etleva, Ariani, Merita dhe Gazmenda.

“Edhe Banajt e kanë kthyer tashmë mbiemrin e tyre në Brati, shprehet ai për Intelektin 2001…”.

Tregon për vështirësitë në Greqi, për trajtimin që u bëhet emigrantëve shqiptarë, të cilët për të fituar një vit qëndrimi paguajnë 1600Euro. Po kështu ai evidenton si shembull pozitiv pritjen që iu bë në Greqi në vitin 1991 tek Zaharijtë, të vendosur 200 vjet më parë në Greqi (Thomai, Kosta dhe Kristo në Borizano).

Doni që të ecim përpara?Atëhere, nëse doni, duhet patjetër që të shkruajnë ashtu siç është historia, të përpiqemi të gjithë të lëmë pas gjithçka, që dimë, të shkruar.Vetëm kështu do ta realizojmë më së miri detyrën, që kemi ndaj brezave të ardhshëm.

Doni të komunikoni me Petro Bratin dhe të mësoni shumë gjëra prej tij? Shfrytëzoni telefonat që na ka vënë në dispozicion.

Mobil 0682512407 Mobil në Greqi 0682512407 Rubrika



Inteligjencë



Shkrimtari dhe poeti Kristaq F. Shabani pranohet në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë, me qendër në Ohajo të SHBA. Një sukses i madh i poetit dhe i gjithë komunitetit zagorit e më gjerë. Shkrimtari ftohet të marrë pjesë në shumë evenimente të letërsisë botërore



Sukses tjetër i poetëve zagoritë:

Poetët Kristaq F. Shabani, Jorgo S. Telo, Aleksandra (Majlinda) Shabani pranohen në Lidhjen e Poetëve Bashkohorë Ë.P.S.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 1:14 pm

Një fillesë e bukur: “I fokusuar libri i studiuesit Evjen Peri “Zagoria zakone dhe tradita”



ELI VITO

Pedagoge e gjuhës italiane në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër

N/Kryetare e Shoqatës “Çajupi”, Dega Gjirokastër



LIBRI “ZAGORIA ZAKONE DHE TRADITA” – KONTRIBUT

I RËNDËSISHËM PËR KULTURËN KOMBËTARE

Hyrje

Botimi i librit “Zagoria, zakone dhe tradita” i autorit Evien Peri, përbën një ngjarje të shënuar, jo vetëm për krahinën tonë e popullin e saj, por edhe më gjerë, për opinionin shoqëror, kulturor e shkencor në mbarë Shqipërinë.

Ky botim është në vazhdën e disa librave të tjerë, që kanë dalë kohët e fundit nga autorë zagoritë, që flasin për Zagorien, kulturën, historinë e traditat e saj. Në këtë kuptim libri në fjalë plotëson, zgjeron dhe pasuron njohuriëe dhe punën e deritanishme të këtyre punimeve e në të njëjtën kohë, vendos një gur të çmuar me shumë në mozaikun e kulturës kombëtare. Libri ka vlera autentike dhe pavarësisht se ai i drejtohet me modesti vetëm lexuesit zagorit, ai e kapërcen ndjeshëm këtë kufi për shumë arësye. Së pari: është nga librat e parë të kësaj gjinie. Së dyti: pozicioni gjeografik i krahinës në juglindje të vendit, në një territor, ku ndahen dy etni të ndryshme, e bën shumë interesant librin. Së treti: largësia, “izolimi” brenda një fortese natyrore, ka bërë që aty të ruhen, mbrohen, zhvillohen elemente të traditës, të ruhet “pastërtia” e zakoneve tipike autentike, që shkojne deri në thellësi të shekujve. Pra ky libër shërben si një provë e fuqishme e autoktonisë dhe vazhdimesisë së jetës në këtë territor të Shqipërisë.

Së fundi: libri shërben si një etalon, si një njësi me vlerë për krahasimin e etnokulturës së kësaj krahine me zonat e tjera të vendit, qoftë të jugut, qoftë me gjerë. Pra shërben si një urëlidhje me kulturën e përgjithshme kombëtare.

Autori, materialin bazë, “lendën e parë”, “materien” e librit, nuk e ka gjetur nëpër arkiva, biblioteka, kartoteka vendase apo të huaja. Arkivi, qe ai ka shfrytëzuar është jeta e gjallë e popullit të Zagories, shpirti i tij, ku janë depozituar e rrojnë prej shekujsh vlera të pavdekshme, që janë percjellë brez pas brezi, deri në ditët tona. Imagjinoni se sa më mirë do të ndjeheshim sot po të kishim botime të këtij lloji, të shkruar shekuj më parë, që të kishin të njëjtën problematikë, të njëjtin subjekt, të njëjtën natyrë! Por, asnjëherë nuk është vonë, prandaj le ta përshëndesim nxehtësisht autorin dhe punën e tij shumëvjeçare.

Lashtësia dhe përkatësia

Zagoria, siç “dihet” është një emërtim sllav (pas malit) dhe nuk dihet se kur ka hyrë për herë të parë në përdorim. Nga historia dimë se kur osmanët pushtuan Shqipërinë (Gjirokastrën) dhe krijuan sanxhakun e Arnavit -ëve dhe me shtrirje nga Preveda deri në Mat, krahina e Zagories tashmë e gëzonte këtë emër. Ajo figuron si nahije (komune), brenda së cilës përfshiheshin dhe disa fshatra të Pogonit. Theksojmë se toponimia sllave në Shqipërinë e Jugut, është e dendur, rezultat i pushtimit relativisht të gjatë bullgar, përkatësisht gjatë sundimit të car Simeonit dhe car Samuelit, shekujt VIII -XI. Pra, emri Zagorie ka hyrë në përdorim si një emërtim administrativ, i imponuar nga pushtimi sllav. Pyetja që shtrohet këtu është: “Po para kësaj periudhe çfarë emri kishte krahina? Cilat fise të lashta e banonin këtë trevë? Ç’përkatësi etnike kishin ata?” Natyrisht, përgjigja e këtyre pyetjeve kërkon studime të thelluara dhe del jashtë natyrës së këtij diskutimi. Ne po mjaftohemi me disa të dhëna që sigurisht kanë rëndësi jo të vogël.

Në prehistori Zagoria përfshihej në grupin e madh të kulturës jugore vendase, të njohur nga autorët e vjetër si “Pellazgjik”. Dëshmitë jo të pakta historike të disa autorëve, kohët e fundit kanë gjetur konfirmimin nga zbulimet arkeologjike, të cilat nuk lënë vend për interpretime ekuivoke, apo hipoteza të konsideruara si “mitike”. Një kryeqendër e kesaj kulture (pellazgjike) për tërë trevën e Ballkanit, ka qenë Maliqi, rrezatimi i së cilës është shtrirë që nga Thesalia, Maqedonia e sotme, Bosnjë - Hercegovina, Kosova, etj. Gjurmët e kësaj kulture gjejnë dokumentim qysh prej mijëvjeçarit të gjashtë para erës sonë (kulturat neolitike dhe eneolitike) dhe që vazhdojnë pa ndërprerje gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit, duke krijuar lidhje të drejteperdrejtë me popullsinë e njohur si ilire në periudhën historike.

Është koha, kur babai i historisë, Herodoti, shekulli VIII p.e.s. gjithë popullsitë, që shtriheshin që nga lumi Sava në veri e deri te gjiri i Ambrakisë (Artë) i cilëson me një emër të përgjithshëm “barbarë”. Barbarë kishte kuptimin: popullsi e huaj, pra etni e ndryshme nga ajo helene. Hesoidi, shekulli VII p.e.s. përmend krahinën e Helopisë, e cila shtrihej në pellgun e Janinës së sotme pa dhënë ndonjë përcaktim të qartë gjeografik. Ndërsa dy shekuj më pas, edhe Tuqididi, ai që përmend disa emra fisesh, që zinin jugun e vendit, të cilët në shekullin e katërt do të pagëzoheshin si fise epirote nga autorët greke. (Epir = sterë, kontinent, tokë, hitrland). Ne sot njohim rreth 14 fise epirote, ndër të cilët mund të përmendim: thesprotët, mollosët, kaonët, athamanët, antitanët, tymfejtë, paruejtë, perrebejtë, ethikët, kasopët, orestët, prasaibët, antigonët, sellët, hellopët, etj. Ndërsa është e sigurtë që rrethi i Gjirokastrës banohej nga kaonët, Zagoria, po të krahasojme burimet e autorët antikë, duhet të jetë banuar nga fisi i perrebejëve. Etimologjinë “perr” mund ta afrojmë me fjalën “berr“, në evoluimin gradual perr > berr = bagëti, të imtat, gjë e gjallë. Kjo fjalë është e gjallë sot në Zagorie me variacione të ndryshme përdorimi si berr, berrat etj. Nga ana tjetër, gjuhësisht është provuar se kjo fjalë është autentike shqipe dhe ka një origjinë shumë të lashtë, është një kompozitë onomatopeike.

Zona përreth Zagories, le të themi më mirë gjithë pellgu i Gjirokastrës, ka qenë bartës i një kulture dhe qytetërimi të lartë dhe të pasur. Në këtë pellg ka patur disa qytete antike, si Antigonea e ndërtuar nga Pirrua i madh i Epirit, Adrianopoli dhe disa qytete të tjera ende të paidentifikuara. Sipas disa autorëve latine, Paulus Emili, shkatërroi rreth 150 qytete në Epir, mori robër rreth 150.000 banorë dhe grabiti “male” të tëra me pasuri e plaçkë.

Por, nga gjithë kjo e kaluar e largët, nga gjithë kjo trashëgimi, çfarë risi sjell libri i autorit tonë zagorit, çfarë njohurish e kontribute jep ai në mbështetje të të dhënave historike, gjuhësore e arkeologjike?

A. Dëshmi e jetës qytetare

Që Zagoria është banuar në lashtësi, këtë e provon edhe kalaja ilire, në veri të krahinës, që i përket sh. IV – III p.e.s. Pra, dëshmohet ekzistenca e një kulture qytetare, krahas asaj fshatare e blegtorale. Ky qytet, ende i paeksploruar, është i njëkohshëm me Antigonenë dhe paraqet interes të madh shkencor.

Ekzistenca e “Qytezës”, që përmend autori, përbën një tjetër dëshmi të jetës qytetare në krahinë. Unë nuk e di nëse Qyteza ështe e njëjtë me Dermazin, që ruhet si toponim në afërsi të Topovës. (?)

B. Dëshmi e vëtëqeverisjes lokale

Autori në këtë libër shtjellon elemente të vetëqeverisjes, autonomisë relative, e cila është ruajtur deri vonë në krahinë si një traditë e trashëguar nga e kaluara. P.sh. “Kuvendi i Krahinës” përmendet si një institucion shumë i rëndësishëm i qeverisjes, më saktë i vetëqeverisjes. Në këtë kuvend shtroheshin për diskutim të gjitha çështjet, që lidheshin me jetën e përditshme, me administrimin e pronave, me zgjidhjen e konflikteve, me vendosjen e drejtësisë, me marrjen e vendimeve të rendësishme, pra me një fjalë me administrimin e gjithë jetës ekonomike -shoqërore. Për mendimin tim, ekzistenca e kësaj tradite është tipike shqiptare dhe e ka origjinën në prehistori, në fillimet e jetës së përbashkët shoqërore, të organizuar rreth bashkësisë. Pra, kjo traditë është me e vjetër se sa data e lindjes së shtetit të parë në historinë njerëzore. Tradita e vetëqeverisjes lokale mbi bazë krahine, ka mbijetuar sa për shkak të traditës, lashtësisë dhe jetëgjatësisë së saj, para lindjes se shtetit, aq dhe në sajë të mungesës së shtetit dhe organizimit shtetëror për periudha të gjata kohore. Për më tepër, në kushtet, kur shteti dhe organizimi shtetëror ka qenë i huaj, i pushtuesve të njëpasnjëshëm, ekzistenca dhe veprimi i kësaj tradite, i këtij institucioni është bërë i detyrueshëm e ka qenë i vetmi institucion demokratik i ligjshëm dhe i pranueshëm nga popullsia. Ekzistencën e “Kuvendit” si institucion vetëqeverisës, e dëshmojnë dhe autorët e lashtë, të cilët theksojnë se këshillat lokale tek epirotët quheshin “Plakonia”, se një pjesë e mirë e tyre vetëqeveriseshin. Kjo është provuar edhe me histori, dihet se ekzistenca e kësaj tradite është jo vetëm lokale (brenda fisit, krahinës), por edhe brenda njësive me të mëdha territoriale, fiset epirote qeveriseshin të organizuara ne një lloj Federate që ata e quanin Koine.

C. Rite dhe festa me prejardhje pagane

Kapitulli, që flet për ritet, lojërat dhe festat është nga më interesantet e librit. Ekzistenca e këtyre riteve, (që disa janë të përbashkëta me gjithë pjesën tjetër të vendit) është një tjetër dëshmi e lashtësisë dhe autoktonisë se banorëve të Zagories. Kështu p.sh. riti i ruajtjes së zjarrit dhe betimi “Për këtë zjarr”, të sjell ndërmend tragjedinë e famshme të Eskilit, Prometeun, i cili ua vodhi zjarrin perëndive për t’ia dhuruar popullit. Kjo logjikë të çon në kohën, kur zjarri sapo ishte shpikur dhe konsiderohej nga banorët e atëhershëm si “i shenjtë”, si një arritje dhe zbulim i madh, etj.

Te njëjtën gjë tregojnë dhe festimi i Ditës së Verës, e cila simbolizon ardhjen e pranverës dhe ripërtëritjen e natyrës dhe jetës, festa e 1 Majit, që lidhet me blegtorinë dhe prodhimet blegtorale, kremtimi i ditës së ardhjes së qyqes dhe dallëndyshes, që lajmërojnë largimin e dimrit, etj. Këto festa të çojnë në periudhën para lindjes së krishtërimit, pra, para erës sonë, në paganizëm.

Tradita e festimit të Karnavaleve të kujton lojërat Pithike e Nemeane të Greqisë së lashtë, që sipas disa autorëve të sotëm, e kanë origjinën në Epir, pra në Toskëri. Ruajtja e kësaj tradite në jug, është një gjë e rrallë dhe shumë e bukur, një mënyrë origjinale për t’u zbavitur e dëfryer, një lloj teatri popullor. Ekzistenca e kësaj tradite, pra e festimit të Karnavaleve, sipas një skenari të caktuar, ku luanin personazhe dhe karaktere në role të ndryshme, në mënyrë indirekte, i jep përgjigje pyetjes së shtruar disa herë apo të nënkuptuar se çfarë pjesë luheshin në amfiteatret e qyteteve të lashta të vendit dhe në ç’gjuhë interpretoheshin ato.

Lashtësia dhe vazhdimësia e jetës në krahinë, gjatë periudhës romane, dëshmohet nga ruajtja e toponimeve të fiksuara nga autori, “vila”, “vilëza”, etj. Ky toponim lidhet me sistemin e Viletit, i cili ishte një institucion politik e qeverisës, i vendosur dhe zbatuar gjatë sundimit romak. Gjurmë të prezencës së këtij institucioni gjenden edhe në treva e zona të tjera të vendit, të paktën në jug, ka dëshmi të shumta.

Vazhdimësia e jetës në Zagorie dëshmohet në libër edhe për periudhën bizantine. Ekzistenca e mbeturinave të legjislacionit bizantin tërthorazi, provon se zona ka qenë e banuar dhe se jeta ka vijuar pa ndërprerje. Pushtimi osman shënon të dhëna të sakta për popullsinë, fshatrat, pronat, etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 10:31 pm

Traditat dhe institucionet fetare

Zagoria është një nga të paktat zona, që ka ruajtur të pandryshuar besimin fetar, traditën fetare, festat dhe institucionet fetare, që nga koha e përhapjes së krishtërimit.

Hershmërinë e përhapjes së krishtërimit e dëshmon dhe “Shëndelliu”, Shën Ilia. Trajta gjuhësore “Shendelli” është një formim i hershëm i shqipes e ngjashme me Shendertat, të lokalizuara në harkun kohor, mes shekujve IV-VI të erës sonë.

Sigurisht, ne nuk dimë shumë gjera për jetën fetare dhe organizimin kishtar të krahinës për Mesjetën e hershme. Autori përmend vetëm një kishë të epokës bizantine, atë të Hoshtevës, viti 999. Lashtësi tregon edhe manastiri Spilesë, i ndërtuar me dekret të perandorit bizantin Aleks Komneni….. (1-1185). Numri i madh i kishave, manastireve, institucioneve, festave fetare, etj. tregojnë për një traditë të pasur kishtare, traditë të ngulitur fort në mendjet dhe shpirtrat e banorëve zagoritë.
Prurjet gjuhësore



Libri ka vlera edhe në fushën e linguistikës, në ligjërimin dialektor, në fjalët e strukturat e rralla të shqipes, që aty rrojnë të gjalla. Shqyrtimi i dukurive gjuhësore kërkon një studim me vete, por po mjaftohemi vetem me disa fjalë të rralla e të panjohura deri tani. Një nga këto fjalë është sikavicë, të cilën unë e identifikoj me fjalën “sika”, që përmendin autorët e vjetër, si një fjalë epirote. Gjuhëtaret tanë, fjalën “thika” të shqipes së sotme e bien të prejardhur drejtpërdrejte nga fjala epirote “sika”. Le t’u shtohet edhe kjo dëshmi argumenteve të tjera për prejardhjen ilire të këtyre banorëve. Po kështu fjalë të rralla me duken edhe trikuli = sfurkë, pejke = kazmë, etj.
Veshja


Veshja zagorite, si për burra dhe për gra, është tipike ilire dhe përbën një element të përbashkët me gjithë pjesën tjetër të vendit. Këmisha e bardhë prej pëlhure të kujton veshjen Dalmate, e cila u bë veshja zyrtare e papëve të Romës, veshje, që është ende në përdorim. Fustanella zagorite është e njëjtë me fustanellën toske dhe mbart në vetvete një bukuri madhështore. Objektet arkeologjike të zbuluara në trevat jugore të vendit, Bylis, Olimp, etj. Paraqesin njerëz me veshje krejt të ngjashme ç’ka tregon ekzistencën e një tradite të vjetër vendase. Fustanella dhe veshja ilire u bë modeli i veshjes ushtarake romake, kelte, greke në mesjetë e, madje, më vonë, edhe e osmaneve…



Libri ka mjaft material të pasur edhe në fusha të tjera të jetës shoqërore si: organizimi i jetës në familje e krahinë, zejet dhe llojet e tyre, tradita e gatimit, ritet që lidhen me lindjen, martesën, vdekjen, emigracionin, traditat në fushën e arsimit, edukimit, traditat atdhetare, figurat dhe personalitetet e krahinës, etj.

Natyrisht, një vend të veçantë zë folklori dhe krijimtaria gojore popullore. Zagoria është djepi, ku janë ruajtur disa balada të vjetra a motërzime të tyre si “Kostandini e Dhoqina”, “Balada e murimit”, e Ymer Agos, e kurbetit e tj. Poezinë « Punë e mbarë, o moj grua » do ta kishte zili çdo poet që ta kishte në faqet e vellimeve të tij etj.

Kur thua: “Jam nga Zagoria!”



1. Dy bukuritë dhe për pak përqasje me Liceun…



Saranda është një nga vendet e mia më të preferuara, pasi, kur isha ende i ri, kam debutuar në skenën dhe podiumet sarandiote në rol të prezantuesit apo të recituesit, që ka qenë një nga preferencat e mia: fusha deklamuese, krahas dhuntisë dhe talentit tim në fushën e letërsisë. Ndaj, sa herë kthehet Saranda tek unë, apo unë kthehem në Sarandë, kam të drejtë të kthehem në një retrospektivë të bukur, duke kujtuar edhe Delvinën e portokalleve, të limonave dhe të çiçibuneve si dhe Teknikumin e Delvinës. Isha i prirur për lartësi të mëdha dhe në këtë shkollë kisha ardhur, pasi si nxënës i talentuar nuk m’u dha e drejta të vazhdoja shkolla të tjera dhe unë preferova: Teknikumin e Delvinës(dhe për çudi dhe atë me pagësë, të cilën ma paguante gjyshi im Athanas). Më kujtohet edhe se si, për pak, vitin e tretë do të filloja në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë, pasi drejtoresha e kësaj shkolle, tek më pa në interpretim, ma vuri syrin dhe u tha drejtuesve të shkollës: “Këtë djalë do të ma jepni mua… E dua në shkollën time… Është artist, shumë i aftë”. S’pata fat. Drejtori i shkollës nuk e aprovoi këtë kërkesë… I duhesha atij dhe shkollës unë poeti i vogël, që shkruaja në të gjitha gazetat e kohës. Kisha kaluar shumë bukur në Delvinë. Të gjithë më donin për shkathtësinë time. Më vinin ndërmend fragmente nga kontaktimete mia me ish Kryeministrin e asaj kohe Mehmet Shehun, kur më pyeti për procesin e revolucionarizimit të rinisë. Unë iu përgjigja pyetjes së tij, por ai më tha: “Procesi i revolucionarizimit të rinisë është një proces i gjatë, i gjërë dhe i vështirë… Do shumë ujë ky pilaf, sekretar!…” Unë e pashë në sy Kryeministrin e rreptë. Ai bëri me ne disa fotografi, por fatkeqësisht ato u dogjën bashkë me “tablon sinoptike”.Kujtoja pjesët e teatrit të vëna në skenë, repertoret e estradës, detyrën e përgjegjësit të bibliotekës së shkollës, provimet e fundit të vlerësuara me dhjeta të forta…

Këto mendoja, kur me shokët e mi poetë po shkoja në Sarandë për një eveniment përkujtimor.

2. Hyrësi

Në muajin tetor të vitit 2003 u ndodhëm në një veprimtari letrare befasuese dhe të konceptuar mjaft mirë në përkujtim të shokut tim, poetit Muço Muho. Njohja me të ishte përvijuar dukshëm në qytetin e Barjam Currit.

Këto u njoha dhe me Maksi dhe Katerina Kulen, të cilët janë konsideruar me të drejtë drejtues dhe marrës kënge virtuozë në grupin polifonik “JONIANËT” të Sarandës, që janë njëkohësisht edhe laureatë të Festivalit të vetëm të Beratit me këngën e”Ali Pashë Tepelenës”.

3. Katerina – Maksi

Katerina, një grua e hedhur zagorite nga fisi i Dushajve të Topovës, që ka marrë dhe profile “Joni” e prejardhur nga një vajzëri po e hedhur për të mira: këngë dhe valle, por edhe thurse tekstesh për këngë. Ajo dhe “kompozon” këngën labe. Zagoria i ka dhënë asaj veti dhe cilësi shumë të bukura. Me të qeshurën e saj natyrale e pushtuese të afrohet dhe prezantohet. Flet me pasion për këngën si gatuhet ajo në magjen e krijimit, si punohet për të arritur kuotën e lartësisë dhe si paraqitet para popullit… Një rrugë që në pamje duket e lehtë, por ka vështirësi që nga hedhja e idesë e deri në prezantim. Një kompozicion i tërë siç i themi ne krijuesit, një rrugë e vështirë që bukurinë e ka vetëm në “epilog” që baravleftësohet me konkretizim dinamik e të bukur, këtu derdhet dhe pëlqehet polenizimi.

Jeta e saj dhe e Maksit është e mbushur plot “precipipate’ të bukura, plot lulësi, të dhënë tërësisht ndaj këngës. Përfaqësime dinjitoze në Festivalin Folkloristik Gjirokastër. Një orë e gjysmë inçizim të këngëve të kënduara nga Katerina dhe Maksi në Radio “Gjirokastra”. 10 të tilla! Katerina dhe Maksi dinë të këndojnë bukur zagoritçe, por në grupin e tyre ata këndojnë në polifoninë labe, ku brenda saj janë ngjizur profilet e vendeve në një profil të bukur Bregu, Nivica e Fterra, Delvina dhe Tatzati, gjithë Kurveleshi, por edhe Zagoria e tyre.

Tematika e këngëve të tyre: e larmishme

Meloditë: plot dritë dhe ngjyrime

Preferojnë edhe: këngën humoristike.

Madje me një të tillë të dy befasuan dhe u befasuan.

Ç’aftësi ka kënga në të dy kahjet! Të përsërit, kur interpretohet mirë. Këtë e tregojnë duartrokitjet dhe nxitjet publike.

Ata të dy bashkë me gjithë grupin e tyre të harmonizuar tashmë, ndiejnë një kënaqësi të jashtëzakonshme, kur dëgjojnë kasetat e tyre. Një rrugë e gjatë krijimi, formimi, rritje artistike, interspretuese, kur njerëzit të ngrohur nga kënga thonë: “Këndojnë Jonianët” dhe dy nga jonianët janë Kateriana dhe Maksi Kule, që lozin një rol kryesor në këtë grup.

Kur filloi apo buisi kënga tek dy zagoritët? Maksi filoi ta këndoi polifoninë që në shkollën e mesme ekonomike në Sarandë me grupin e shkollës. Pastaj më vonë u “çiftosën” jo vetëm në jetë , por edhe në këngë dhe u quajtën “Çifti Kule i këngës”, biblilijnë në Polifoninë labe”..

A luajti rol parësor krahina e Zagorisë dhe folklori i saj i bukur në këtë ngjitje “polifonike”? Natyrisht që po. Zagoria të gjithë bijtë dhe bijat e saj i mësoi të këndojnë në shkollën e saj të këngës në natyrën e saj të bukur, ku thuren ëndrra të magjishme dhe zëri bëhet i bukur dhe melodioz, i cili përcillet në kujtesën e madhe të kohërave.

Grupi “Jonianët”, i cili para disa kohësh humbi dhe poetin aktiv të tij Muço Muhon, tashmë është në dorë edhe organizatore të çiftit Kule.

Hodhën kaseta të tyre në qarkullim. U pranuan anëtar në CIOF (Organizatë Ndërkombëtare e Organizimit të Festivaleve Folkloristike).

Grupi “Jonianët” ka marrë pjesë në disa festivale folklorike brenda dhe jashtë vendit dhe ka arritur suksese.

Në vend të përfundimit

“Sapo u kthyem nga një Festival i organizuar në Gjermani, ku qëndruam rreth tre javë… Një mrekulli e vërtetë. Grupi ynë tashmë njihet…, kjo na gëzon dhe na shton besimet, “ – më thotë i emoncionuar Maksi.

Dhe mua duke iu uruar suksese Maksit dhe Rinës, m’u kujtua shkrimi im në mes vitet ’80 me një titull domethënës: “Kur thua jam nga Zagoria!”, në të cilin shprehet katërcipërisht krenaria për trevën, të qenit prej saj, kthimlargimet prej saj për t’u krenuar gjithmonë për kontributin gjithplanësh të dhënë nga bijtë dhe bijat e saj.

“Ndoshta një ditë në Zagori ku do të zhvillojmë ndonjë veprimtari të madhe historiko - kulturore do të bashkojmë Tefta Dudën, Mimoza Kostaren, Rovena Dilon, “Jonianët” dhe ….
Përfundim



Puna e pasionuar disavjeçare e autorit, mësuesit Evien Peri, është një kontribut i madh për krahinën e Zagories dhe popullin e saj, një akt i lartë vetëdijeje e qytetarie, një gjest fisnik e frymëzues. Autori, nëpërmjet mbledhjes, sistemimit dhe dokumentimit të të gjithë pasurisë popullore, na ka dhënë kodin gjenetik dhe shpirtëror të popullit, kushtetutën, ligjet e gjithë trashëgimisë të të parëve tanë, në një moment të vetëm, qe e them me bindje është i pavdekshëm. Urime dhe punë të mbarë autorit të librit!



Gjirokastër, 12. 09. 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 10:31 pm

ti 87/4 Gjirokastër Telefon 0Adresa:

Qendra e Shoqatës Atdhetare –Kulturore”Çajupi”, Gjirokastër “Mandi Grand” Ura e Lumit “Dyqani i luleve” Nr.Tel. 003555846301

Mobil: Kristaq F. Shabani 00355692553056, Kleanth Mandi 06922680



Urim nga zemra

Zj.
Antoneta Mallta, zëvendëskryeredaktore e gazetës “INTELEKT 2001...” si
dhe për një periudhë Kryeredaktore e gazetës letrare “Pegasi”, organ i
Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”, me qendër në Gjirokastër, në profesion
mësuese e përkushtuar , e aftë profesionalisht, njohëse e mirë e
letërsisë dhe krijuese, lidhi jetën e e saj me z. Lorenc Duro Lengo. Me
këtë rast, në emër të gjithë zagoritëve që banojnë në Gjirokastër dhe
të gjithë krijuesve të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” në mbarë jugun e
më gjerë, i urojmë të trashëgohet dhe, siç shprehen zagoritët, jetën me
lule ta kalojë”. Antoneta është e njohur për të gjithë ne si një
krijuese femër e jetës së sotme, si një kontribuese në zhvillimin e
arsimit e në veçanti në lëmin letrar. Ajo edhe me krijimin e kësaj
lidhjeje jemi të sigurt se nuk do ta ndalë pasionin e saj për letërsinë
dhe do të vijojë të kontribuojë me përvojën dhe talentin e saj!

Kristaq F. Shabani, Kryetar i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”



Ngushëllime

U ndanë nga jeta Pandeli e Vasilika Çave, Urani Mërtiri, Robert Andoni

Redaksia
e Gazetës « Intelekt 2001… » familjeve të tyre u shpreh ngushëllimet më
të sinqerta, duke marrë pjesë në hidhërimin e tyre.

U
nda nga jeta elektriçisti i talentuar, njeriu, që punoi gjithë jetën me
pasion për ndriçimin, Niko Vito. Nikua ishte një prind dhe një bashkort
shumë i mirë, që gjatë gjithë jetës manifestoi cilësitë dhe virtytet më
të larta. Ai do të kujtohet për seriozitetin e tij, për ndershmërinë
dhe për gojën e ëmbël,për dashurinë njerëzore që tregonte.



* * *

Para
disa kohësh familja Eda dhe Ari Koçi humbën vogëlushen Erika,
pavarësisht nga përpjekjet për shërimin e saj, ëngjëllorja ishte e
pafat. Me këtë rast në kuadrin e përkujtimit të humbjes së saj
ngushëllojmë familjen dhe gjyshin e vogëlushes Z/drejtorin e gazetës
tonë, Thoma Koçi.



Redaksia e gazetës “Intelekt 2001…” falenderon
të gjithë lexuesit e saj në Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Sarandë,
Delvinë, Fier, Durrës, Tiranë e tjerë, të cilët kanë shprehur mendimet
e tyre për këtë gazetë, siç e quajnë ata “intelektuale” , që trajton
probleme të kohës dhe ju lutet për rubrikat e saj të dërgojnë shkrime
që tërheqin.

Te Mandi GRADEN do të keni mundësi të gjeni

Fidana dekorativë

Lule të shumëllojshme

Vaditje të kompjuterizuara

Makina të vogla kopshtarie

Plehra pesticide



Zagori this intelligent region
Zagori
is e very potential region, geographically situated in the South of
Albania. It is part of the district Gjirokaster. It’s famous not only
for its geographical position, its nice climate, pure air, cold and
vital water, astonishing picturesque places, but above all this zone
has always been producing: INTELLIGENCE. This happens due to the fact
that Zagorie and the people of Zagorie ëere never “closed” or
“suffocated” inside the “mythic bag”. Out of the imposed closing it has
grown up like the silk-warm and has constantly produced silk,
presenting “MODA PARADE”… Along the centuries, Zagorie has established
relations with the world Continents, which have “accepted” in into
their bosom. The contacts of the geographical Zagorie have been present
and evident even in this half- century. The real extension of its
intellectual and mental potential is very great and serious efforts for
a wide activity both within the region and out of it, in the favor of
the region itself. The scholars and researchers who have been and are
still interested in the progressive thinking, make these efforts. This
initiative might well open new horizons in the future, so that the
good- vicinage people of encyclopedic works could achieve this high
peak.


The work started for the presentation of this glorious activity of the
long- hidden figures, figures which are central and pride- reflecting
for the whole of the region, as well as the treatment of these
intellectual “ëorks” in writing, truly ensure the attraction of the
attention. This finding is realized through serious researches of
contemporary level, contacts with objects and people, whose energies do
not sleep, even in frozen state, because they don’t like lethargy. It
is realized through people who are distinguished for cultural level,
but ëho are also polyglots. These people, not only nowadays, but also
in the past have been numerous, because in Zagorie there will always be
someone in every family who speaks several languages, not to think that
there are also incredible examples of persons who “ know thirteen
languages”. An Eiffel tower of languages!


In
addition there are scholars, historians, writers, publicists, poets
originating from the region, who keep the “HISTORY” alive in the
memory. By living with this moment, we remember with respect the
generation of the great people of all the fields and activities of art,
culture and science. Andon Zako Çajupi, the great poet National
Renaissance, Ilia Dilo Sheperi, who showed how the mother tongue can be
taught, Filip Shabani who vas considered Minister of the Education of
Immigration, great philologist who has contacted the “star” of Albania
philosophy, Sami Frasheri. Then to our mind continue to come Jorgji
Çako, the talentend man in jurisprudence, winner of the French Academy
of Dijon, the winner of the juridical bid for the Constitutional packet
in the French clones of North Africa: the great painter of icons, Dhimo
Dhima; the famous painter Polikron Niçe, the polyhdedric figure of
Sokrat Dervishi, the well- known Haritos, the Garos of the drama, the
Dilogjikajts dedicated to the national question. Others follow, like
the typical representative of the youth intelligence, Alqi Kondi, the
democrat ëith crystal thinking, Themo Vasi, the great writer Gjergj
Zheji and the great professor Kristian Bukuroshi, the lawyer Kleanth
Koçi, as well as the visionary of the contemporary jurisprudence
Spartak Ngjela etc. In the book “INTELLECT 2001…” ore can find an all-
round description of the life aspects and corners, with the elements of
a civilized wold and a civil society. The very selection of the right
Zagorian color to very high peaks, up to the throne of minister of
justice… but of course, one can not mention all those things at one
time.


Priority
is given to the vieë point in an intellectual progressiveness, thus
kicking away the old mentality and thinking in a different, which is
the property of intellectuals possessing no intellect.


Zagori
must be propagated not only for its own good, but for the good of all
people, who want to lengthen their life in this beautiful region,
especially in contact with one of its pearls, Çajupi, this magic of
nature. The foreigners ëho have visited it have always been astonished,
but they have never had the possibility to taste this miracle for long.
As improvement in the infrastructure could make this natural miracle
become human.


Gjirokaster, Albania September 1999


Kristaq F. Shabani







Sponsor i “Intelekt 2001…” Nr. 8 z. Akile Puraveli, Petro Brati, Stavri Zike

E kush nuk e njeh Akilenë, njeriun e papërtuar të ndriçimit dhe mjeshtrin e madh bletërritës? I
vullnetshëm, profesional, i papërtuar dhe me pikësynime të qarta.
Ndërani dhe Sheperi janë dy “kryeqendrat e tij”, por ai ka një dashuri
të veçantë për të gjithë krahinën. Shqetësohet për ecurinë e saj.
Kërkon që ajo të mbushet me njerëz, që të ketë më shumë frymëmarrje, të
zhvillohet infrastruktura, të zhvillohet biznesi. Një merak të madh ka
që mjalti i Zagories të jetë gjithmonë konkurrues si deri më tani, pasi
prezenca e luleve të bukura, aromatike vendos në këtë proces
mjaltëzimi. “Këtu, në këtë vend të virgjër që quhet Zagori, - thotë
Akileja, - është ulur përrallorja dhe tregon për cilësitë dhe virtytet
e saj… Ç’prisni, shpejtoni, ejani të ndërtojmëtë mirën së bashku!”



Redaksia e gazetës “Intelekt 2001... “ falënderon z. Akile për këtë akt qytetar.









Drejtor dhe botues: Kristaq F. Shabani Mobil 0692553056, 00692239594

Zëvendësdrejtor: Thoma Koçi

Kryeredaktor: Ing. Jorgo Ndreu

Zëvendkryeredaktorë: Antoneta Mallta (Gjirokastër), Anastas Bita (Vlorë), Jorgo Telo (Gjirokastër)

Redaktor përgjegjës: Qirjako Zogo

Redaktorë për informacionin: Kiço Muçi, Kateriana Kulo (Sarandë), Jonida Nika (Gjirokastër), Ylli Çapi (Gjirokastër)

Korrespodentë
Ilia Laska, Marika Ristani Tiranë Kleanth Mandi Gjirokastër , Ksenofon
Bita Vlorë, FierMaksim Kllapi,, Mihal Vlashi, Kiço Loli Durrës, Ilia
Taçi Lushnjë, Kleanth Caca Zagori, Sofia Meksi Laç , Ksenofon Kllapi
Përmet, Dhimo Ndreko Tepelenë, SHBA Dr. Koço Andoni

Këshilli
botues: Mitro Vllahu (Kryetar), Prof. Dr. Mihal Kaso, Kiço Londo, Dr.
Apostol Pango, Alqi Jani, Viktor Dervishi, Thimjo Peçi, Josif Lekgjiku,
Violeta Duri, Eli Vito, Dhimitër Joanidhi, Vasil Minga, Aleksandra
Shabani, Petrit Idrizi, Peço Kagjini.

Fotografë: Viktor Vito, Petrit Ristani, Mihal Vllahu.

dresa e redaksisë: Lagjja “18 Shtatori” Palla03558465867
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 10:32 pm

“Doshnica” organ periodik kulturor, letrar dhe historik për fshatin Doshnicë të Zagories Gjirokastër. Botohet në kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA Viti i Parw i botimit Nr. 1, Nëntor 2007 E-mail pegasi2003@yahoo.com



Editorial
"Jemi nga Doshnica"


Mirë se erdhe gazeta jonë “Doshnicë”!







Niko Dede, Kryeredaktor i gazetës



Njerëzit e përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm duhet të japin energji të nevojshme të akumuluar për vendlindjen. Pra, diçka duhet të bëjnë për vendlindjen e tyre dhe sidomos tani, kur thuhet se ka filluar procesi i boshatisjes së krahinës (fshatit), kjo falë edhe ndikimit të lëvizjes së lirë të shtetasve. Megjithatë, siç është shprehur një profet, natyrisht i mençur, kur lëshoi pyetjen në një retorizëm të deshifrueshëm në mendje: “Po themelet janë?!” Doshnica është atje, te vendi i saj, e konturuar, e patjetërsueshme, bindëse, prezente. Shtëpitë, rrethinat e tyre, portat, pemët, jo vetëm që janë, por ato tregojnë identitetin e saj. Është e pranishme gjithçka me emërtim vendesh, objekte kulti, me burime, rremën e saj, pyjet, arat, lumi dhe të gjitha objektet, që dëshmojnë identitetin dhe të gjitha këto konturojnë një fshat, që jeton dhe kjo është meritë, kryesisht e atyre që kanë banuar dhe jetojnë atje, por edhe e të tjerëve, që nuk e harrojnë kurrë fshatin, por vijnë në mënyrë sezonale.

Ne duke realizuar një zë mediatik të formatit të vogël duam të lozim një rol, nxitës, bashkues dhe veprues për Doshnicën, duke mos harruar kurrë detyrimet, detyrat, që kemi për vendin që kemi lindur, që me këtë emër jemi mburrur kudo, ku kemi qenë punuar apo vuajtur.

Edhe doshnicarët kërkojnë para sëgjithash që vendlindja e tyre të jetë e njohur, e ndritur dhe e rrezatueshme në breza.

Të parët tanë u përpoqën për vendlindjen dhe luftuan me përkushtim për progresin e saj. Shumë evenimente të rendësishme u shënuan në historinë e fshatit Doshnicë, të cilat janë të fiksuara, jo vetëm në historinë e krahinës, të rrethit, por edhe në rang kombëtar. Doshnica është një emër i dëgjuar dhe krenimi për të është në çdo shpirt dhe zemër, jo vetëm të doshnicarëve, por edhe të gjithë zagoritëve. Doshnicarët, nga vetë natyra janë njerëz të zgjuar, me temperament aktiv, të lidhur ngushtësisht njëri me tjetrin; njerëz që e thonë të vërtetën në sy, që dinë të përcjellin bukur traditën dhe zakonin, që thurin vargje të brishta, të zjarrta dhe ia marrin këngës, duke futur në të ngjyrimin doshnicar, të muhabetit në trapeza dhe të zotët në "kultivimin" e traditës, procesit social, të produktit shoqëror dhe prodhues. Qëllimi ynë në këtë rast është që këtij komuniteti të zjarrtë t'i "shpalosim" zërin e tij, t'i dëgjohet ky zë i mençur dhe inteligjent. Sot doshnicarët janë të shpërndarë anë e mbanë Shqipërisë, por "demografia" e tyre është dhe në vende të ndryshme të Botës. A nuk duhet që këta doshnicarë, që banojnë në një shtrirje të madhe gjeografike sot të jenë të bashkuar, të informohen ç'ndodh në "vendin e mëmës" dhe ne vendet e tjera, ku ka grupime të rëndësishme të komunitetit doshnicar? Natyrisht që po. Ata kërkojnë të dinë për gjasitë, mbresat dhe rritjet, për përvijimet artistike, për librat e shkruar nga doshnicarët me talent dhe me emër si Eftimi Mila, Stavri Mila e tjerë mjeshtra të interpretimit të këngës si:

Doshnicë: Motrat Mila, F. Dede, S. Rrumbullaku, motrat Masho, M. Kristo, F. Kristo, Sh. Hyso. D. Hyso, E. Meçi, motrat Dine, J. Meçi, O. Dine, J. Dine. Në Doshnicë ka ekzistuar dhe ka qenë me emër Grupi i përzier Doshnicë.

Krahas rrjetit të madh te informimit, që sot është prezent dhe mjaft i sofistikuar, le te jetë dhe mjeti informatik, gazeta me emrin e fshatit tonë, e cila do të hapë hapësirë për të komunikuar me njëri - tjetrin, për të lënë kujtesën njerëzore të shkruar me shkronja kapitale, produkt i këtij fshati. Kjo është një nismë e mirë, pasi do të na bashkoi më ngushtë, do të dimë të kujtojmë, të respektojmë dhe të festojmë së bashku; të qajmë hallet e përbashkëta, të dimë të kujdesemi për pronën tonë, të kujdesemi për zhvillimin infrastrukturor të fshatit dhe lidhjen e tij brenda përbrenda Zagories, duke përmirësuar ndjeshëm rrugën ekzistuese si dhe duke siguruar edhe lidhejn nga krahu tjetër me Klëcyrën. Zgjerimi i lidhjes infrastrulturore do të sjellë edhe një lëvizje më të mirë dhe më të gjerë, duke shfrytëzuar bukuritë e Doshnicës.

Një nga qëllimet tona kryesore duhet të jetë evidentimi vlerave si dhe të ëprpiqemi për Doshnicën, të restaurojmë shtëpitë tona, të ngrëmë objektet ekultit, të regullojmë infrastrukturëne fshatit, ta kemi fshatin si themi ne zagoritët ‘në këmbë”. Kjo kërkon një punë të madhe dhe me vullnet.

Me daljen e numrit të parë të gazetës sonë fillojmë një epokë të re të lidhësisë dhe të shërbesës ndaj vendlindjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 10:33 pm

Gjerdan i valles



Vallja e Zagorisë



1. Doshnica po dredh shaminë

poshtë rrasës ndënë shkëmb,

të tjerët prapa i vinë,

lum si ne për atë vend!

2. Hoshteva po ia kthen mirë

dhe ja mban si kërcimtare,

janë njerëz me shpirt të dlirë,

hedhin valle me ngadale.

3. Koncka ison e vazhdon

në këmbë fshati është,

ka gurrën që gurgullon,

tokë e mbushur plot me vështë.

4. Fshat i vogël, pak i futur,

Bythyqi me pak shtëpi,

hidhet dhe kërcen si flutur,

plot me rripa, por verri.

5. Ja Nivani në ballore

po kërcen për mrekulli,

hedh vallen e tij kohore

të ëmbël me madhështi.

6. Madhështor fshati i Çajupit

këngë dhe e valle gjallëron

është koka dhe trupi

i Zagories që ushton.

7. Ndërani me iso mbush

edhe vallen ai dredh,

i jep asaj flakë e prush,

shiheni se si e hedh!

8. Ja Topova në të dalë

dredh shaminë dhe këndon,

hidhet zagoritçe valle.

Lum, ky popull që e lëvron!

9. Lliari i harkuar në gropë,

çalthi vallen po e hedh,

Zagoria është Evropë,

bijtë e saj rreth i mbledh!

10. Ja Zheji këtej nga “fundi”

bukur po e dredh shaminë,

Zagoria vendin tundi,

vend i aromës trëndelinë.

* * *

Tunde Zagorie tunde,

vallen kurrë mos e pusho,

mos të heqtë njeri prej hunde,

në ballë të valles qëndro.



Zagoritët kudo që janë,

punojnë e për ty mendojnë,

Mëmë ty ata të kanë,

duam të të kemi zonjë!



Vrion, 25 qershor 1986

Marrë nga vëllimi “Pranga prangave” i Niko Dedes





1.Doshnica

nga Dr. i shkencave historike Apostol Pango

Fshat në V të Zagories, shtrihet në lartësinë 540 m mbi nivelin e detit. Lartësohet rrëzë malit të Dërrasës, në rrjedhën e djathtë të lumit të Zagories, rreth 800 në Lindje të tij. Vendi ku është pozicionuar shumë kohë më parë ka qenë Senova, rreth 2 km në P të vendosjes së sotme dhe një km në krahun e majtë të lumit të Zagories. Nga burimet historike poseduese dhe dokumentuese Doshnica përmendet për herë të parë në regjistrat osmane të vitit 1583 me 15 shtëpi dhe më 1678 evidentohet për protestën kundër pagesës së taksës së xhizes kazasë Tepelenës. Më 1852 e ndeshim me 15 shtëpi, më 1889 me 220 banorë; ndërsa në 1913 me 122 banorë dhe 1927 me 137 banorë, nga të cilët 24 me fe myslimanë. Është i vetmi fshat ku ka pasë prezent edhe besimin mysliman. Prezenca e myslimanëve mendohet të jetë pas vitit 1913, pasi, sipas regjistrimeve të këtij viti, popullsia e Doshnicës dëshmohet të ketë qenë e gjithë e besimit kristian.

Pas çlirimit (1944) filluan lëvizjet demografike (imigrim i brendshëm) pesë familje të besimit islam u vendosën në Leskaj. Sot ka mbetur vetëm një familje e besimit islam në Doshnicë. Më 1898 ka pasur shkollë në gjuhën greke me 14 nxënës, ndërsa në gjuhën shqipe shkolla e parë u çel në tetor të vitit 1944. Para këtij viti arsimi fillor merrej në shkollën e fshatit Leskaj, në VL të Doshnicës. Popullsia e këtij fshati ka marrë pjesë aktive në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1946 kishte 29 shtëpi me 155 banorë, më 1959 - 22 shtëpi. Deri në fillim të shek XX ka pasur 12 kisha dhe festonte shenjtorin çdo 19 shtator. Në vitin 1956 u krijua kooperativa bujqësore dhe në vitin 1959 përfundoi kolektivizimi i bujqësisë. Në fund të vitit 1960 u ndërtuan 2 ujëmbledhësa; u bë telefonizimi (1967), elektrifikimi (1969) dhe Ujësjellësi (1972), nga i cili mori ujë çdo shtëpi. Drejtimi kryesor i ekonomisë janë drithërat e bukës, blegtoria e imët, pemëtaria dhe rritja e bletës. Në vitet ‘90 të shek XX popullsia është larguar në emigracion, kryesisht në Greqi, ku sot janë larguar rreth 100 familje. Ndër familjet më të vjetra dëshmohen: Dedaj, Kozdhimaj (Tingo), Gjicaj, ndërsa ndër më të mëdhatë dhe ndër më të përmendurat: Kristajt, Pangajt, Milajt, Hysajt, ku dallohet Sheh Dalipi. Si rrjedhojë e lëvizjeve emigrative dhe imigruese popullsia e Doshnicës ka ndryshuar. Gjithashtu vlen të përmendet se kohët e fundit, po si rrjedhojë e punës së bërë nga Komuna e Zagorisë, është mundësuar lidhja me rrugë automobilistike me qendrën e komunës, Nivanin, duke investuar në lidhësinë rrugore Hoshtevë - Doshnicë.



Lagjet dhe familjet e Doshnicës

Doshnica ka dy lagje: lagja e sipërme dhe lagjja e poshtme.

Në lagjen e sipërme : Dedaj, Tingo, Hysaj, Kristaj, Gjicaj, Prokaj, Masho, familjet Pango, Dine, Bita, Duka, Dine, Kote, Meçaj

Në lagjen e poshtme: Meçaj, Miço Pango, dy familjet e Kristaj, Çolaj, Milaj.



Kishat e Doshnicës:

Fshat me dymbëdhjetë kisha, të cilat sot janë të rrënuara, por që ruhen edhe sot emrat e tyre: Shën Metoqin (veri), në perëndim të Doshnicës: Shën Thanasi, Shën Varvara, Shene Premte; në Senovë: Shën Kolli, Shën Oresti, Shën Mitri, në anën lindore: Shëndëlliu dhe Shën Gjergji, ndërsa në fshat brenda: Shën Mëria.

Guri “Menhir”

Ndodhet në VP të Doshnicës, pranë fshatit Leskaj. Është gur gjigand me bazë në formë piramide, i ngulur në tokë me majë drejt hapësirës qiellore. Studiuesit mendojnë se i përket mesit të mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Thuhet se popullsia e kësaj krahine (treve) rreth këtij guri festonte ardhjen e pranverës dhe vendoste lule e dafina.



Peshturi

Ndodhet në malin e Doshnicës, rreth 200 m poshtë kurrizit të anës L të tij dhe në kufi me malin e Hoshtevës. Është e gjatë në hyrje afro 4 m dhe e lartë rreth 3,5 m. Brenda zgjerohet me kthesa dhe arrin gjatësinë mbi 90 m. Gjatë Luftës ANÇL ka shërbyer si vendstrehim i njerëzve.



“Qyteza”

Ndodhet rreth 400 m në V të Doshnicës. Mendohet se i përket periudhës antike, të shekujve të parë pas Krishtit. Aty është zbuluar qeramikë dhe fragmente të enëve prej bakri. Ka ndonjë studiues që mendon se në Qytezë përpunohej dhe shkrihej bakri.



Rrema (Ujëvara) e Doshnicës

Ndodhet mbi lumin e Zagorisë, rreth 800 në P të Doshnicës, në lartësinë 350m. Ka lartësi 16 - 17 m. Mendohet se aty gjatë periudhës së mesjetës dhe më pas punohej bakri. Rrema e Doshnicës pengon kalimin e peshqve nga lumi i Vjosës në atë të Zagorisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 10:34 pm

Dërrasa e Doshnicës

Gur i madh gëlqeror që shtrihet mbi Doshnicë, 250m në L të saj. Ka gjatësi mbi 1km dhe gjerësi rreth 300 m. Ka bimësi të rrallë me gjelbërim të përhershëm venjën ( që i ngjan pishës dhe dëllinjës me kokrra të zeza) dhe ilqen. E para është e rrallë në vendin tonë, ndërsa e dyta e vetme në Zagorie. Rritet dhe mbretja dhe susami. Këto bimë janë ushqim i nevojshëm për bagëtitë e imta, sidomos në stinën e dimrit.



Vënjat e Hoshtevës

Grumbull pyjor halor i vetmuar me sipërfaqe rreth 6 ha. Shtrihet pranë Gjurmë Mushkës dhe shërbejnë për mërzimin e dhënve në verë. Mbrohet me ligj nga shteti, por fatkeqësisht po nga shteti kohët e fundit është dëmtuar, duke u prerë për lëndë ndërtimi. Edhe në VL të Dërrasës së Doshnicës, midis bregut të Bazhures në V dhe Qafës së Udinit në L. ndodhet një grumbull i konsiderueshëm vënjash të dendura me lartësi më të vogël se ato të Hoshtevës.



Kalaja e Limarit

Ndodhet rreth 3 km në VP të fshatit Zhej, në një kodër mbizotëruese me mbrojtje natyrale. Kodra ka thuajse formën e trapezit dhe është ngritur në faqen JP të saj. Kalaja përbëhet nga dy radhë muresh rrethimi. Zona ndërmjet dy mureve është shkëmbore dhe e pjerrët, ajo ka një gjatësi rreth 60 - 70 m dhe gjerësi afër 40 m. Muri rrethues shërbente edhe për nivelimin e terrenit për ta bërë të përshtashme për banim. Pjesa më e lartë e qytezës, që quhet “akropol”, është e sheshtë. Ajo ka një gjatësi 60 m e gjerësi rreth 15 -20 m, ndërsa linja e mureve rrethuese të kalasë dhe akropolit arrin në 2.50 m gjatësi dhe po aq gjerësi. Si në të gjithë kalatë ilire dhe aty muret janë ndërtuar me blloqe gurësh të palidhura midis tyre, por ndryshon masa e gurëve, e cila është më e vogël, për shkak të formacionit gëlqeror të kodrës. Gjerësia e tyre është 1m, lartësia 0.30 – 0.50 m dhe pranë portës 0.60- 0.70 m. Faqet e tyre janë të gdhendur drejt, duke siguruar një puthitje të mirë me njëra - tjetrën. Gurët janë të vendosur në dy rreshta. Transeja e murit ndërpritet nga mure transvesalë (murelidhëse), që lidhin paretin e jashtëm me të brendshmin. Në sistemin e saj të fortifikimit faqet e kodrës janë të rrethuara me mure të drejta. Vetëm në mesin e gjatësisë së faqes JP, vërehen gjurmat e një kulle e dalë nga muri rrethues afër 9 m me ballë të gjerë 5. 35 m. Kulla lidhet me hapësirën e kalasë me një portë 1.20 m të gjerë. Në skajin më jugor të kësaj faqeje muri, ndodhet hyrja e vetme për të kaluar në kala. Porta e hyrjes është e gjerë 1.40 m. Ajo kontrollon gjithë gjatësinë e rrugës, deri te hyrja, dhe nuk është e parë e nevojshme për forcimin e saj me kulla, si në kalatë e tjera ilire. Edhe muri i akropolit nuk ka asnjë kullë. Gjerësia e portës në akropol është 2.20 m.

Arkeologët mendojnë se muret rrethuese të kësaj kalaje i përkasin një periudhe të vetme ndërtimi, shek. III para Krishtit. Bazuar në sipërfaqen e vogël të kësaj kalaje ata kanë arritur në përfundimin se, kalaja duhet të ketë qenë më tepër një qendër e fortifikuar e kësaj krahine se sa qendër banimi. Kalaja e Limarit ka rëndësi si vendbanim që tregon popullimin e luginës së Zagorisë në periudhën e dytë të hekurit.

Guri Pani, Llazar Papajani “Një qendër ilire në krahinën e Zagories “

Monumente historike në vendin tonë” 1978, faqe 115,119.




Saraji i Doshnicës



Ali Pashë Tepelena ka patur lidhësi të mira me zagoritët. Zagoria me fshatrat e saj ka qënë “rezidenca” e Ali Pashait. Lëvizjet e tij në këtë trevë kanë qenë të sigurta dhe të siguruara. Në këtë kuadër mjaft zagoritë kanë qenë të preferuarit me poste në qeverinë e Ali Pashës. Njëri prej syresh ka qenë dhe Hilë Deda.

Saraji dykatësh i ndërtuar në Doshnicë nga Ali Pashai ishte shpërblesë për kontributin e Hilë Dedës në eliminimin e kundërshtarit te Pashait në Berat. Ky pallat ishte ndërtuar me mjeshtëri sipas stilit të kohës, pasqyrohej funksionalisht, krahas shërbesës si saraj, banesë. Ishte konceptuar edhe si një kështjellë që si bazë kishte rrethimin e gjithë territorit me mure të lartë, të trashë, rezistues dhe ideuar realisht me dy porta të rënda prej druri. Zgjedhja e vendosjes së sarajit ishte një pike dominante në fshatin Doshnicë. Porta e parë loste rolin e hyrjes në territor, ndërsa e dyta rrethonte oborrin e pallatit dhe siguronte kontaktimin direkt me të. Pallati, veç korpusve dhe anekseve të tjera, kishte dhjetë dhoma. Për të realizuar vëzhgimin dhe vrojtimin e pandërprerë ishte ndërtuar një kullë vrojtimi me përmasa 3x3 m, e cila ishte e ngritur disa metra mbi lartësine e pallatit për të kryer rolin vrojtues. Ndërtimi i një kulle të tillë ishte bërë me koncept ushtarak të kohës, e cila kontrollonte çdo hyrje të fshatit. Kjo kullë ishte e konceptuar për të organizuar edhe luftime mbrojtëse kështjellore si dhe ishte e pajisur me një dalje të fshehtë për të përpunuar taktika e për të mundësuar dalje të shpejtë nga rrethimet e mundëshme e të befasishme.

Duhet të nxjerrim disa konkluzione.

Së pari: të ndërtohet një “korpus” i tillë në një vend si Doshnica është i zgjedhur me pikësynime të qarta ushtarake. Kjo për vetë faktin se është në thellësi të vendit, në një vend ndërlidhës, i cili siguron lidhje, por që dhe është i vështirë për t’u afruar kundërshtari.

Së dyti: ndërtimi tipik, i cili flet për një ndërtim që siguron siguri të fortë dhe në këtë bazim, duke u nisur dhe nga lidhësitë shpirtërore dhe ushtarake. Ali Pashai ka pasur tendencën për ta përdorur vetë këtë saraj me shtabin e tij në situata tepër të ndërlikuara.

Së treti: Hilë Dede personifikon njeriun me rol të madh funksional dhe nxjerr në pah se ka qenë një nga besnikët e Pashait, apo një nga shtyllat qendrore të tij.

Së katërti: pallati i ndërtuar i kontributit e Dede është i argumentuar dhe i lidhur me “ndërtimin e infrastrukturës” që konsiderohen investime të Ali Pashës në Zagori. Këto “investime” përfshijnë: urën e Nivanit, urën e Hoshtevës, që lidh fshatrat Liar e Zhej; rrugën këmbësore që të çon në Gjirokastër apo urën e Kalasë; rrugën këmbësore që të çon në fshatin Peshtan. Kjo infrastrukturë jeton dhe sot dhe qëndron në ato parametra jetësore, kur kemi hyrë në mijëvjeçarin e tretë, si “dhurata” të Pashait. Nga tregimet si dhe nga kujtesa popullore e transmetuar Ali Pashai ka qenë i strehuar edhe në Zhej te Kapetanajt, i cili siç quhet ka qenë “konaku i Ali Pashait”. Një fakt kokëfortë është se rruga kryesore e Doshnicës ka mbajtur gjithmonë në shenjë respekti emrin “Ali Pasha”.

Ç’u bë pallati “saraj”?

Duke mos mundur të mbahej në ato përmasa u restaurua dhe u transformua nga stërnipi i Hilë Dedes, Koço Dede, teknik ndërtimi, i cili në vitet 1930 - 1940, e modifikoi pallatin duke e shndërruar atë në shtëpi të vogla funksionale. Ky fakt dhe të tjerat të pasqyruara në rrjetin mediatik shërben për të argumentuar mbështetjen e fuqishme që pati Ali Pashai në krahinën e Zagories.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 10:34 pm

Nëpërmjet këtij cikli të vogël me vjersha duam të nxjerrim në pah karakteristikat e fshatit Doshnicë



Shenjtëria e fshatit tim

Doshnicës



Mes dy përrenjsh qëndron,

sipër vetes rrasë,

kënaqesh kur të kundron

me bukurinë si vashë.

Shën Metou në të djathtë

dhe Shën Gjergji përkarshi,

vend i mbuluar me mjaltë,

shenjtorët të mbajnë në gji.

Shën Varvara e Shëndilliu

në pëqi ty të mbajnë

dhe në brinjë dy Shën Mëri,

ty të krehin dhe të lajnë.

Shën Mëhilli shenjt në fshat

të ruan për bukuri,

ti, Doshnicë, je një cfrat,

për Perëndi e shenjtëri.

Dhe Naimi në ato ditë,

kur kaloi në Zagori,

tha: “ Këtu rrinë Perënditë!

S’kam parë të tillë bukuri!”

Jemi bij të Perëndive,

jemi bij të Zagorisë,

jemi zotër të gjithësive,

jemi zotër të Krenarisë.



Himni im për Zagorinë



Ec, dodole, të priftë e mbara!



Sipër në qafë kam dalë e po rri,

Kundroj Zagorinë nga kreu në fund,

në pëllëmb të dorës nga poshtë në Vërri

e ngjitem lart malit, ku nuk duket gjëkund.

Zogjtë ligjërojnë poshtë në korije,

kurse në qiell shqiponja lart,

me gjarpër në sqep vërdallë e bie

ta përplas në shkëmb dhe jo në baltë.

Kështu, duke medituar, vetes i them:

“Zagoriti këtu është vërtet shqiponjë

se e vret gjarprin të mos hedhë helm,

pas përplasjes asnjë njeri të mos kafshojë.”

Nga Kodra e Sinorit deri në Malëshovë

rradhiten fshatrat gjashtë + katër,

punën dhe nderin kanë këta banorë,

qysh kur u vendosën në kohëra të lashta.

Pastërtia, puna, nderi, dashuria,

e bëjnë zagoritin të mbajë lart kokën,

të papërkulur, të hekurt i bën besnikëria,

ndaj për Zagorinë s’llogarisin Botën!

Ec, Zagori e dashur, ec përpara,

ashtu si ke ecur gjithmonë,

ec, Dodole, të priftë e mbara,

qëndro Virgjëreshë, asnjëherë lehonë!

24 korrik 2002





Nuk e njoh filozofinë

as metrikë, as vargëzim,

dua të them historinë

si e shikon syri im.



Zagorinë e dua Zonjë

gjithmonë të jetë

se për mendje s’ke ç’i thua,

atë e prodhon vetë.



25 janar 2001
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 10:35 pm

FSHATI IM DOSHNICË



Nga SOKRAT MILA





Fshati Doshnicë është më në veri të luginës së Zagories dhe kufizohet nga veriu me fshatrat Leskaj dhe Malëshovë të rrethit Përmet . Relievi i vendit është shumë i thyer në përgjithësi . Në fund të fshatit kalon lumi i Zagories, rreth 800m larg, aty ku kalon rruga për në Zhej , shtrihet katarakti (Rema) me një thellësi mbi 10m .

Mbi fshat ngrihet mali i Dërrasës, pingul përpjetë. Rrugëtarët që shkojnë përfund saj që venë në Këlcyrë , u vjen frikë se mos shëmbet. Mbi të rriten drurë halorë vënja e dëllinja . Dimrin e kemi pak më të butë se fshatrat e tjera të Zagories .

Data e themelimit të fshatit nuk dihet , por sipas gojëdhënave, duhet të jetë shumë i lashtë .

Sipas gojëdhënave të pleqve, thuhet se një pjesë e mirë e Doshnicës, prejardhjen e ka nga fshatrat e Kurveleshit , si Progonati , Golemi , Gusmari, Kardhiqi e Prongjia, të shpërngulura në periudha të ndryshme. Ujin e pijshëm e kemi patur larg, apo 1km mbi fshat. Burimi që quhej Gurra , të cilin në vitin 1972, e morëm me tuba dhe është shpërndarë në të gjitha shtëpitë e fshatit . Për vaditjen e tokave në periferi të fshatit, kemi ujin e përroit të madh, që është fare pranë fshatit. Aty para 35 vjetëve janë ndërtuar dy rezervuare me kapacitet për ujin që derdhet. Doshnica njihet si fshati më i vogël në Zagorie, pas atij të Vithyqit, me 20 deri 30 familje . Shkolla e parë u çel në tetor të vitit 1944, në godinën e kishës së grave me pak modifikime. Në vitin 1946, me një aksion të madh nga i gjithë fshati si në të holla edhe me punë u bë i mundur, ndërtimi i shkollës fillore me tri dhoma, në qëndër të fshatit. Pak familje nga të fshatit tonë që kishin miq në fshatrat fqinje si Zheji, Hoshteva apo Malëshova ,i çonin fëmijët të mësonin e të qëndronin atje. Në vitin 1936 në fshatin Leskaj u çel shkolla fillore. Atëhere dhe për fëmijët e Doshnicës lindi një farë shprese, sepse e kishin atë më afër. Fillimisht aty vinin vetëm djemtë. Për vajzat kishte ca vështirësi si nga largësia, por edhe nga fanatizmi .

Brenda dhe në periferi të fshatit tonë ka patur 12 kisha. Ato janë të rrëzuara prej kohësh, u zhdukën një pjesë e mureve dhe u kthyen në gërmadha, ndërsa kisha e madhe, në mes të fshatit, me emrin Shën Mëhill, ku dikur kryheshin gjithë ritet fetare, në vitin 1974, u prish me urdhër të dhënë nga titullarë që drejtonin Kooperativën Bujqësore në ato vite, për të ngritur një magazinë. Kështu që të gjitha fshatrat e Zagories e kanë nga një kishë në fshat, që besimtarët të venë të falen, ndërsa në Doshnicën tonë shohim yjet... Gëzim të madh ndjenim ne fëmijët e atëhershëm, sidomos, kur bëheshin dasmat ; ato zgjatnin gjithë javën; valonte kënga e vallja darkave deri në ora 12, apo më shumë, bënin dhe lodra të ndryshme , si lodrën e millonait , atë me tura dhe kungulleshkën .

Doshnica festonte shënjtorin “Shën Mëhill” më 19 Shtator, që kish dhe emrin kisha e madhe. Grumbulloheshim miqësia, ngado që ishim, mbasi delte mesha fillonin vizitat nga fundi në ballë të fshatit, piqeshin mishra në hell, cjep e deshë nga një e nga një në çdo familje; ziente kënga e muhabeti . Të gjitha ato burra apo gra zagorite, të cilat kanë pasur rastin të kenë asistuar në Shën Mëhillin e Doshnicës, tregojnë madhështinë dhe kënaqësinë që kalonin në atë shënjt. Gëzim të madh ndjenim ne fëmijët e atëhershëm, kur vinte Pashka e Madhe, sepse do vishnim ndonjë rrobë të re, po të na kishin blerë prindërit, do të ndiznim lambadhat e bukura me lule, do kungonim, do thyenim vezët e kuqe, do prishej kreshma e do hanim kos, qumësht e ushqime të tjera të ndaluara .

Fshatit tonë, thuajse gjithmonë i ka munguar prifti , për të bërë shërbesat fetare. Prifti sikur qe lezeti i gjithshkaje në aspektin e fesë. Në ritet fetare me rëndësi si dasma, Pashkë e Madhe, pagëzim etj. na vinte prifti nga Lliari , papa Aleks Shabani. Për Pashkën e Madhe na vinte me vonesë të madhe, sepse do kryente atje më parë shërbesën , kështu që ngjalljen e Krishtit e bënim në ora 9.00 apo më vonë në vend që ta bënim atëherë, kur bëhet sipas rregullit fetar. Ne ish fëmijve na ngeleshin sytë gjithë mëngjezin nga rruga e Zhejit, se mos dukej prifti.

Papa Aleksi ishte plak, me një mjekër të bardhë, me një fytyrë të ëmbël e të qeshur, shumë i qetë dhe i dashur për ne fëmijët. Na përkëdhelte nga koka dhe kur na takonte portave apo rrugëve, na jepte nga një copë meshë që e mbante me vete dhe na thoshte : “Aferim , aferim !”

Vlen të përmënden dervish Bedua dhe dervish Meçia , të dy vëllezër , burra të urtë , të thjeshtë e të zakoneve e shumë humoristë. Kur bëheshin dasma apo festa të tjera fetare në fshat, ata ishin të pranishëm në çdo tryezë, dhe jo vetëm këta të dy, por të gjitha familjet e Hysajve. Fetë e ndryshme s’na bënin aspak dallim, përkundrazi solidariteti dhe dashuria vëllazërore ishte më e madhe. Në dasma Xhako Bedua dhe Xhako Meçia ishin në qoshe; ata i jepnin lezet muhabetit , këngës e valles .

Në prag të çlirimit , viti 1945, fshati ynë përbëhej nga 29 familje me 155 frymë. Burrat e fshatit për kohën që flasim, shumica merreshin me artizanat si: muratorë, kallanxhinj, këpucarë , marangozë, millonej dhe blegtorë dhe pak me bujqësi .

Një kontribut të madh ka dhënë fshati ynë në luftën Nacional Çlirimtare për të shtuar rreshtat e brigadave partizane me djemtë e fshatit siç janë : Dhame Çoli dhe Vasil Kote në Brig. 8 S ; Stavri Mila dhe Ligor Tingo në Br. 12 S ; Vasil Pango në Br. 3 S; Thanas Dine në Br. 6 S ; Spiro Duka në Br. 20 S dhe Qiro Kristo në Komandën e Vendit .

Në Batalionin territorial Zagorie Malëshovë, që komandohej nga Kristaq Ceka (Peshtani), i cili kryente funksion në mbrojtje të krahinave tona, ishin angazhuar të gjithë burrat e fshatit tonë që gjëndeshin aty. Doshnica u dogj e gjitha nga fundi në krye nga ushtëria gjermane, në operacionin e qershorit 1944 . Mbas çlirimit të Shqipërisë, e sidomos mbas krijimit të kooperativës bujqësore, nga fshati ynë u larguan shumë familje nëpër qytete të ndryshme të republikës. Në këto vite i është dhënë prioritet emigracionit në Greqi. Po të japim një shifër, aty sot numërohen mbi 70 persona . Zagoritët e kanë patur në traditë kurbetin edhe më parë, por nuk ish braktisur fshati kështu si sot. Sigurisht, zagoritët nuk largohen nga të mirat nga familjet e tyre, atyre diçka u mungon! Mungon infrastruktura, rrugët automobilistike dhe ato që ekzistojnë, s’janë për të qënë, pa le 3 fshatrat tona që s’kanë fare rrugë; dyqane s’kemi , vështirësi të mëdha kemi në lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.

Djemtë dhe vajzat, kur na vijnë nga Greqia na thonë : “Nga Athina në Kakavie vimë shumë mirë, ama nga Kakavia në Hoshtevë e dimë ne se ç’heqim , vetëm që sorollatemi rrugëve me orë të tëra , po na rrjepin dhe lëkurën taksixhinjtë .



Marrë me shkurtime nga gazeta “Zagoria”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 10:36 pm

Doshnicë

1. Takimi i parë i doshnicarëve u realizua shumë bukur. Rreth 70 doshnicarë u mblodhën në sallën e kulturës së fshatit. Ishte një takim nostalgjik, i cili të kujton zhurmimin e madh të këtij fshati që tashti numuron vetëm tetë familje. Pritësit e kishin organizuar mirë pritjen. “Kish lezet, thotë një pjesëmarrës në takim. U hapën të gjitha shtëpitë e fshatit dhe u manifestua dashuria ndaj njëri - tjetrit. Malli dhe nostalgjia bën punën e saj. U morën dhe angazhime konkrete për veprimtari intelektuale në favor të zhvillimit të fshatit si dhe për rregullimin e sallës së kulturës nga Robert Masho dhe Kryetaria e Komunës, e cila ishte prezente dhe në këtë fshat, duke realizuar takime të domosdodhme me bashkëkrahinas, të cilët bashkëveprojnë, japin mendime për ndryshimin.



2. Nusja filipineze me emrin Mikaela në Doshnicë

Nuk duhet të duket e çuditshme që një filipineze është martuar me Konstandin J. Deden nga Doshnica. “U njohëm para disa vjetësh në Athinë, në një restorant, ku ajo ishte kuzhiniere. E pëlqyem njëri tjetrin dhe takoheshim shpesh, deri sa një ditë vendosëm të lidheshim përgjithmonë. Mikaela është jetime. Origjina e prindërve të saj: babai nga Meksika ( nga fisi I Zapatës) dhe nëna nga Filipinet. Kemi dy fëmijë: Jorgon dhe Patricien. Tani në verë banojmë në Zagori. Mikaela e pëlqen shumë klimën e Zagorisë dhe ajrin e saj. Është shumë e emocionuar nga pritja, kultura zagorite dhe mënyra e jetesës së zagoritëve.” Kësaj i thonë lidhësi e bukur.





3.Përfundoi rikonstruktimi i Kishës së Shen Mërisë në Doshnivë nën kujdesin e Joan Llakës dhe Arshi Hysos. Kontribut të veçantë financiar për realizimin e këtij rikonstruktimin ka dhë z. Stamatis Kacudhontis nga ishulli grek Hios, të cilin gjithë doshnicarët e falënderojnë për këtë akt fisnik të tij. Po kështu një kontribut tjetër të madh ka dhënë edheAt Kristoforis i Jero Nau Evangjelistras të Hios, i cili ka ndihmuar me materiale dhe të holla me një vlerë rreth 1600 E, por duhet theksuar se shumë materiale dhe të holla u përvetësuan arbitrarisht nga Prifti i Poliçanit, Efthimjo Kallama. Për këtë ekzistojnë dëshmi okulare, faturat e ardhura nga Greqia, që vërtetojnë përvetësimin e mallrave për Kishën e Doshnicës.
Marrë nga gazeta “Intelekt 2001…”Nr 6







Ngushëllim

Ngushëllojmë z. Mitro Masho dhe familjen e tij për humbjen e bashkëshortes së tij, e cila u nda nga jeta para një muaji. Humbja e saj ka prekur





Reklamë

Në lagjen “18 Shtatori” funksionon një njësi tregtare mishi me emrin “Zagoria” me pronar Altin Dede, i cili e furnizon njësinë e tij me mish cilësor nga treva e Zagories, një mish, i cili është mjaft i kërkuar nga qytetari zagorit, për cilësitë e tij. Shpesh herë në Gjirokastër përdoret emërtimi “mish nga Treva e Zagories” me spekulim, kur mishi, që tregtohet nuk është prej kësaj treve.

Doni mish cilësor? Atë e gjeni te Altin J. Dede në lagjen “18 Shtatori”, afër Drejtorisë së Higjenës.



M. Sponsorë të numrit 1

Niko Dede, kryeredaktor gazetës “Doshnica”

E mora këtë nismë mediatike për të kontribuar sadopak për vendlindjen, apo siç shprehem unë në librin tim “Pranga Prangave” “Dëdolen”. Duke pasur një gazetë të tillë ne kemi mundësi që të shkëmbejmë mendime dhe të mbajnë, jo vetëm në transmetim me mend të kujtesës historike, por ta përcjellim atë në breza me shkrim, atë çka kanë bërë parardhësit tanë dhe atë që kemi bërë e do të bëjmë ne në të ardhmen, që brezat e ardhshëm të kenë se ku të referohen. Këtë nismë mund ta marrë çdokush, por vendosa ta nis unë, duke u kujdesur që kjo të vijojë në të arthmen. Këtë ide ma shfaqeën në festimin e ditëlindjes sime në vitin 2006, ku poetët e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”, lidhje në të cilën dhe unë jam anëtar, më uruan jo vetëm ditëlindjen në prezantimin e librit, por më inkurajuam se mundtë bëj shuëm për vendlindjen time Doshnicë.



Drejtor dhe botues i gazetes: Kristaq F. Shabani 0692553056

Kryeredaktor: Niko Dede Sarandë

Zëvendeskryeredaktore: Eftimi Mila, (Durrës)



Këshilli botues i gazetës: Harrilla Bita (Kryetar i Këshillit botues), Koço Pango, Jorgo Dede, Robert Masho

Redaksia e gazetës: Lagjja "18 shtatori", Anastas Masho.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyMon Jul 21, 2008 10:42 pm

Duke hapur këtë rubrikë të re kam si objekt që nëpërmjet medias së shkruar periodike të realizojmë zbulesën e kujtesës historike. Zagoria është një trevë shumë inteligjente, ku vijueshmërisht "prodhon" INTELIGJENCË. Në rast se do të vijohet me predispozitë nga bota shkrimore të evidentohet natyrshëm vlera, atëherë do të jemi në lartësi të prezantimit të aftësisë dhe talentit të KOMBIT...
Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë EmptyTue Jul 22, 2008 11:07 pm

Do të ishte interesante në rast se ne pëfaqësuesit e botës shkrimore do të luftonim për te ruajtur kujtesën historike...
Krist
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Zagoria, publicistikë Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zagoria, publicistikë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 6Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Vijon Zagori Publicistikë
» GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA
»  "Zagoria of beyond life". by Elda Dilo
» ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq
» Lidhësia në trinomin: “Poeti, Zagoria, Kombi" nga Elda Dilo

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: