Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zagoria, publicistikë

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 12:14 pm

“Atdhe me male të lartë,


Ti që më rrite që djalë,


dërgomë një grusht
me dhe,



ta puth t’i kërrej mallë”



A. Z. Çajupi






Sheperi





Organ
periodik historiko - kulturor. Botohet n
ë kujdesin e Lidhjes së
Krijuesve “PEGASI”
ALBANIA, Viti i dytë i botimit Nr. 1 (002) Çmimi 30 lekë, muaji gusht 2008


E-mail: stavrocapi@yahoo.com, aleksnashi@yahoo.com





Gazeta “Sheperi” është gazetë periodike. Numri i dytë i saj përkon këtë
vit më rastin e festës së “Takimit të
brezave”, i cili organizohet
çdo vit në fshatin Sheper me pjesëmarrjen
e të gjithë sheperiotëve, kudo që jetojnë dhe që kanë mundësi të jenë të
pranishëm. Numri i parë i gazetës doli në vitin 2007 me inisiativën dhe
sponsorizimin e zotit Kleanth Mandi.






Njoftim


Më datën 17 gusht 2008, ditëne diel, ora 10.00, te Pallati i Kulturës organizohet takimi i
përvitshëm i brezave, traditë kjo e vyer
e sheperiotëve.



Sheperiotë, kudo ku
jeni, merni pjesë në këtë takim të madh.



Komisioni i festës


Foto Bici, Kryetar, Sofokli Çapi N/Kryetar


Ilia Laska, Mitro Vaiti, Kleanth Mandi,
Koço Idrizi, Miço Dano, Piro Mandili anëtarë.






Në vend të editorialit








Takimet e brezave





Nga Sofokli Çapi


Ilia Laska
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 12:14 pm

Takoheshim shpesh në Tiranë
ne brezi i moshës 50-60 vjeç, sigurisht pa përjashtuar edhe të tjerët dhe duke
diskutuar për punën, jetën e fshatit, u hodh ideja për t’u takuar sëbashku edhe
atje në fshat. Një ditë u mblodhëm te hotel “Arbana” për një kafe me
disa bashkëfshatarë me banim në Tiranë e konkretisht: Sofokli Çapi, Ilia Laska, Koço
Idrizi, Vasil Muzha, Jano Ziso
e ndonjë tjetër që të na falin, nëse i
kemi harruar. Aty u hodh ideja që takimi
të mos bëhej vetëm me brezin 50-60 vjet, por me të gjithë fshatarët e të gjithë
brezat, kudo që janë, brenda dhe jashtë atdheut dhe këtë takim ta organizonim
në muajin Gusht, që kombinon me festën fetare të Shën Mërisë. Kjo koicindon dhe me muajin e pushimeve, për ata, që janë në
punë e që janë, jo pak, por shumica e njerëzve brenda dhe jashtë vendit. Dhe
kështu u bë, u ndërtua plani i punës e u caktuan detyra për secilin. Sigurisht
që detyrat kryesore i takonin komisionit, që u ngrit për këtë punë. Në të
merrnin pjesë fshatarë me banim në Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër dhe në
fshat. Ata që ishin në qytetet, u morën
me njoftimet dhe sigurimin e pjesëmarrjes, ndërsa ata në fshat me sigurimin e
kushteve për mbarëvajtjen e festës. Ditët iknin njëra mbas tjetrës, pa u ndier
fare, anëtarët e komisionit punonin kudo që ishin dhe kanë një meritë të ve
çantë,
sepse ishte herë e parë që organizohej një takim i tillë. Dhe ja erdhi dita e
takimit. Ajo ishte lënë për të dielën e
fundit të muajit gusht të vitit 2000. Fshatarët e ardhur nga të gjitha rrethet
e vendit si dhe nga jashtë shtetit, të rinj e të moshuar, ishin shumë të
përmalluar e të gëzuar, na uronin për organizimin e këtij takimi. Nuk na hiqet
nga mendja miku ynë dhe djali i fshatit, Landro Bodia, që kishte, pothuajse 40
vjet pa ardhur në fshat, sesi derdhte lot e me ngashërim lëvizte mëhallë më mëhallë për të shkelur çdo
skutë e gur të vendlindjes së tij, por ky nuk ishte i vetmi. Ky mall e kjo
nostalgji shpërtheu te dreka e organizaur nën hijen e rrapit të madh dhe ujit
të ftohtë të Gjinecit. Aty nuk pushoi kënga e vallja zagorite, deri në orët e
vona të mbasdites. Mishi i pjekur me mjeshtëri nga Spartak Muzha, Rako Dedja,
Stavri Pina dhe rakia e rrushit me birrën “Tirana”, të sjellë nga kryeqyteti, i
jepnin tonin muhabetit dhe gjallëri të madhe këngëve dhe valleve.
Ishim
shumë entuziastë për këtë takim që na u duk i mrekullueshëm, por, meqënëse
ishte takimi i pare, natyrisht pati dhe
ndonjë mungesë. Prandaj aty u vendos që ky festim të jetë i përvitshëm dhe “Takimi
i brezave” të kthehet në një festë tradicionale për fshatin. Gjithashtu po aty
u diskutua dhe për mundësitë që secili nga fshatarët, sipas dëshirës e takatit,
të kontribuojë sadopak për fshatin. Kështu me kontributin e fshatarëve, u
ndërtua muzeu i fshatit, i pari muze në krahinë, ku brezat e sidomos të rinjtë
shikojnë kontributin e brezave, njihen
me historinë e lavdishme të fshatit të tyre. U ngrit busti i “Mësuesit të Popullit” ,Ilia Dilo Sheperi, rruga te ish dyqani,
rruga në mëhallën e “Poglliaj”, u bë rikonstruksioni i kishës së fshatit,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 12:15 pm

u
dha kontribut për rrugën automobilistike e tjerë. Në vitin 2000, siç thamë,
ishte takimi i brezave që bëmë. Përvoja e këtij viti na shërbeu për të
përmirësuar punën dhe për t’i organizuar më mirë këto takime, të cilat, mbas
Sheperit,u organizuan në të gjitha fshatrat e krahinës dhe sot janë kthyer
në festa tradicionale të fshatrave
. Në vitin 2001 u mblodhën rreth 230
vetë. Erdhën fshatarët nga të gjithë anët. Pallati i Kulturës, megjithëse i
parregulluar, u kthye në një qendër të jashtëzakonshme hareje.
Para e
gjatë festës oshëtinte kënga zagorite nga grupi i mrekullueshëm i vajzave dhe
nuseve të reja të fshatit, të veshura me kostumet e bukura karakteristike të
zonës, organizuar nga Pirro Mandi. Gjatë gjithë takimeve, që janë bërë çdo vit,
natyrisht me përmirësimin në rritje, e rëndësishme është pjesëmarrja sa më e madhe
e njerëzve, veçanërisht e të rinjve, të cilët duhet të mos harrojnë vendlindjen
e tyre ose të prindërve të tyre, të njihen me njëri -tjetrin dhe me traditat e
zakonet e bukura të fshatit dhe krahinës së tyre. Këngët dhe vallet e bukura të
kënduara nga djemtë dhe vajzat e fshatit
me mall e dashuri janë melhem për të gjithë. Bilbilat si: Jano Ziso, Vasil
Muzha, Thimjo Duda, Pal Muzha, Mileka Leka (vajza e Odhise Lekës), Agathokli
Danaj e shumë e shumë të tjerë i japin jetë e gjallëri fshatit.



Duke
përfunduar kemi mendimin: Të gjithë
sëbashku të punojmë për të ruajtur këto tradita e për t’i çuar ato më tej.



Jemi para takimit të 17 gushtit.
Ju bëjmë thirrje fshatarëve, kudo që janë, të marrin pjesë e të kontribuojmë të
gjithë që festa të na dalë sa më mirë.









Programi iu veprimtarisë


Datë 17.08.2008


1. Përshëndetja e mirëseardhjes,
Foto Bici



2, Vizitë në muzeun e fshatit Sofokli
Çapi



3. Dhënia e titullit “Qytetar Nderi i ZagorisëSotir Papulit ( nga Mitro Vaiti)


Ceremonia festive (dreka) Sofokli Çapi, Vasil Muzha, Kleanth Mandi


Aktivitet kulturor nga grupi i fshatit Pirro Mandi


Për komisionin e festës


Kryetari


Foto Bici


Sheper , 05 korrik 2008





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 12:16 pm

Sheperi


Është fshati i parë i Zagories, në anën e djathtë të
lumit, po me këtë emër. Dokumentohet për herë të parë me këtë emër në vitin
1419 dhe me 38 shtëpi. Në vitin 1583 kishte 173 shtëpi dhe përmendet si fshat
derbend, ku 200 burra të tij ruanin rrugën Gjirokastër- Gryka e Selckës-
Përmet. Në vitin 1852 kishte 150 shtëpi dhe 1200 banorë në vitin 1898. Nga 650 banorë që kishte fshati më
1913, zbret në 529, më 1927 dhe kishte 95 familje më 1939. Më 1906 -1907
funksiononte një shkollë e fshehtë në gjuhën shqipe. Shkolla e parë shqipe u çel në vitin 1917 me përpjekjet e Ilia Dilo
Sheperit.



Sheperi ka qenë një ndër
bazat e para dhe të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në
Sheper u krijua njësiti guerril i
fshatit me komandantin Filip Lekën, çeta “Koto Hoxhi”, çeta “Andon Zako
Çajupi”, batalioni “Naim Frashëri” si dhe Brigata e 8 dhe e Br14 Sulmuese. Në
Këshillin ANÇL të fshatit kanë marrë pjesë: Nasho Idrizi, Vangjel Kaso, Sotir
Papuli, Harito Nashi,Vasil Pite, Sokrat Nashi, Seve Ngjela, Andon Golemi e
tjerë.


U internuan nga gjermanët: Aristish Duli, Milo Rako, Sotir Koçiu,
Theodhori Duli, Spiro Xhamballo
.( Internuar dhe pushkatuar në Prishtinë). Gjatë operacionit gjerman të
janarit dhe të qershorit të vitit 1944 u dogjën 78 shtëpi, 38 kasolle
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 12:18 pm

dhe u grabitën 250 krerë bagëti, 20 pendë qe,
20 lopë dhe 70 zgjoj bletësh.



Më 1957 Sheperi kishte 245 banorë. U krijua kooperativa
bujqësore. Rruga automobilistike Poli
çan - Sheper u çel më 1960, ndërsa shkolla 7 vjeçare e fshatit u çel në
vitin 1947.






Kufijtë e Sheperit


Përcaktohen saktësisht në fermanin e datës 13 rebine Evel 1173
(4,11,1758), që është regjistruar në Merkufat. Ata përfshijnë territorin: “…
nga maja e atij mali Rapavica deri në ujët e ftohtë dhe
që andejmi deri në “Bugazin” (vend i thellë) i Varikoit;
së andejmi deri në vendin e “Saeagaç-
tasi”,
i Varikoit; së andejmi deri në vendin e quajtur “Shtrunga”, (me sa duket në brinja”Therqez”), së andejmi në Gurin e Madh, që ndodhet brenda në pyll në
rrugën e Përmetit (Guri i Dyfekut); sa andejmi dhe nga Xibal-Tas, (Guri i malit, mesa duket në Bisej), në këto vreshta
(vreshtat në Lugje të Rakanje - gropa kufi me Nivanin) dhe së andejmi në atë
vend që quhet “Bujark Luk” (Lugu i
Madh, i thellë, është kufiri i Sheperit).



Ky dokument është nxjerrë nga Regjistri i Kadastrës së Gjirokastrës me nr. 289, datë 21.02.1321 në vitin 1905 me
ndërmjetësinë e Jorgji Çakos dhe Ilia Dilo Sheperit që vlerësonin rëndësinë
dokumnetare historike, të cilët gëzonin autoritetin e nevojshmë për të
shfrytëzuar arkivat e kohës dhe që janë marrë konkretisht me problemin e kufijve
të Sheperit. Dokumenti në fjalë përfundon: ‘Tokat
(erazi) që ndodhen brenda këtyre kufijve janë të katundit Sheper”.






Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 12:19 pm

Andon Zako Çajupi





Poet i shquar i letërsisë dhe i kulturës sonë kombëtare, veprimtar
dhe atdhetar i përkushtuar.
Në Manastirin e Nivanit kreu mësimet gjysmë të
mesme, të cilat i përfundoi në një lice francez në Egjipt. Studimet e larta i
kreu në Zvicër, ku mori dhe titullin Doktor në Drejtësi. Veprimtaria e tij e shquar
Atdhetare u bë më e njohur, kur më 1902, botoi “Baba Tomorri”, njëra nga veprat më të shquara të letërsisë së
Rilindjes Kombëtare.



Çajupi me mënyrën novatore poetike, që lëvroi, krijoi një traditë
të re, duke kapërcyer në mënyrë origjinale nga romantizmi në realizmin,
gjithashtu origjinal të tij.



Në krijimtarinë e tij ai
trajtoi problemet e kohës, çlrimin e vendit nga zgjedha osmane bashkimin e shqiptarëve
kundër ndasive fetare, dashurinë për gjuhën, temat shoqërore, plagën e
kurbetit, por edhe ato erotike e historike.



Ai e zëvendësoi Naimin, duke pasqyruar jo vetëm poetin e kohës,
më tepër akoma, duke dalë jashtë kuadrit të tyre, por edhe atë të luftëtarit për
liri, që është tipike për të.



Çajupi përfaqëson njërën nga figurat e mëdha të Letërsisë
Shqiptare dhe Kulturës sonë Kombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 12:19 pm

Ilia Dilo Sheperi








Gjuhëtar, autor tekstesh, metodist dhe “Mësues i Popullit”.
Mbaroi “Zosimenë” e Janainës me rezultate të shkëlqyera.
Ndoqi me vëmendje Lëvizjen Kombëtare, duke qenë pjesëmarrës
aktiv në të. Bashkëpunoi me vëllezërit
Frashëri dhe me Çajupin.



Më 1909 ishte anëtar i Shoqërisë
së fshehtë atdhetare “Kandili”. Ishte nismëtar i themelimit të Shoqërisë “Vëllazëria”
dhe Sekretar i Përgjithshëm i saj.



Më 1917 i ktheu në shqip
shkollat e Zagories. Kreu detyrën e Inspektorit të Arsimit në Drejtorinë
Arsimore të Gjirokastrës dhe të Vlorës.



Është pjesëmarrës aktiv në Kongresin Arsimor të Lushnjës më
1920 dhe në atë Tiranës më 1922,
duke dhënë një kontribut të çmuar për arsimin dhe
shkollën shqiptare.



Është autor i librit
“Gramatika dhe Sintaksa e Gjuhës shqipe” që u shërben gjuhëtarëve edhe sot.



U shqua në fushën e pedagogjisë
dhe të didaktikës si dhe në kontributin
për njësimin e sistemit arsimor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 12:20 pm

Pano Xhamballo


Biri i Sheperit, Pano
Xhamballo, të mesmen e kreu në Shkollën Teknike të Tiranës.



U bë një luftëtar dhe
veprimtar i vendosur në Luftën ANAÇL. Si oficer artilier, braktisi ushtrinë
pushtuese dhe u hodh në lëvizjen partizane në mars të vitit 1043.



Ishte pjesëmarrës në shumë aksione dhe beteja si në ato të
zhvilluara në Libohovë në Kurvelesh, në Përmet, në Këlcyrë (në betejën e
Mezhgoranit), në Sarandë e tjerë.



U ngarkua me detyra të ndryshme si Komandant i çetës “Koto Hoxhi”
e më pas si komandant i Grupit të Pestë partizan. Me formimine Br4S caktohet si
zëvendëskomandant i saj.



U dallua si kuadër i vendosur dhe i aftë, gjithnjë në lartësinë e detyrave që shtronte koha.


Ra në fushën e betejës më 1 shtator 1044, në fushën e Vjerthit,
Mirditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 12:20 pm

Peço Kagjini





Arsimin fillor e kreu në Gjirokastër,
kurse të mesmin në Gjimnazin e Tiranës…
Qysh në bangat e shkollës hyri në veprimtarinë revolucionare antifashiste. E
ngriti veten gjer në shkallën e veprimtarit
të dalluar të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare
dhe të rindërtimit të
vendit.



U ngarkua me detyra të
ndryshme si me atë të Sekretarit politik të ish Qarkut të Gjirokastrës dhe atë
të Kryetarit të Këshillit ANÇL të ish qarkut të Gjirokastrës, kur sapo mbushte
20 vjet të jetës së tij.



Pas çlirimit kreu
funksionin e Kryetarit të Komitetit
Ekzekutiv të Prefekturës së
Gjirokastrës
si dhe atë të Tiranës. Kreu gjithashtu edhe detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Tregtisë dhe në Ministrinë e
Bujqësisë.



Në konferencën e Partisë të
Tiranës, në prill 1956, parashtroi një alternativë novatore,
reformatore dhe liberale. Për këto pikëpamje u dëbua nga Tirana, u persekutua,
u
burgos dhe u internua sëbashku me familjen e tij për 35 vjet. Gjatë viteve të
internimit dhe të burgut si dhe pas vitit 1990 ka shkruar dhe botuar disa
libra. Është ndër inisiatorët kryesorë për krijimin e Shoqatës “Çajupi” dhe
kreyetar i parë i saj.






“Të falem , o fshat i dashur!”


Malli për Sheperin


Nga Prof. Dr. Jorgo Bulo, Akademik


Mali për Sheperin nuk është thjesht malli për fëmijërinë tonë, por është
shumë më tepër se aq. Ky mall i përjetshëm është pjesë e gjithë qenies sonë,
sepse Sheperi i ka dhënë identitetin qenies sonë; na ka dhënë gjithçka që të
jemi këta që jemi. Në çdo qelizë të qenies sonë, të karakterit dhe të formimit
tonë, është Sheperi, është shpirti dhe morali i të parëve tanë si një trashëgim
gjenetik. Sheperi është brenda secilit prej nesh. Ai herë flë brenda nesh si një mall i pashuar, herë zgjohet dhe
rrebelohet dhe kështu ne mbetemi sheperiotë kudo që të na hedhë jeta.



Po para së gjithash Sheperi
është fëminia jonë, mjedisi ku hodhëm
hapat e para në jetë, ku folëm së pari gjuhën tënë, ku morëm mësimet e para dhe
ku njohën gëzimet dhe hidhërimet e para.
Shkolla e familjes dhe pastaj ajo shkolla e vogël e fshatit na përgatitën
për të dalë në botën e madhe. Kujtoj se
vjershat e para i kam mësuar prej Mëmës sime, dhe jo vetëm vjershat e Çajupit,
që ishte poeti i çdo familje në Sheper, por edhe vargjet për Skënderbenë të
Llongfellorit (përkthyer mjeshtërisht nga Fan S. Noli) , të cilat Mëma ime i
dinte përmendësh. Asaj ia kishte mësuar gjyshi që ishte një fanolist i thekur
dhe që u kthye në Atdhe nga Amerika me
bandën frymore “Vatra” për të ikur e për të mos u kthyer më, pas fitores së “legalitetit”
në dhjetor të 1925-ës.



Kështu nuk pata fat të njoh
gjyshin tim të mençur e të dëgjoj përrallat prej tij, e as të gjyshes, të cilën
“e mori lufta”, si më thanë prindërit, se kur u kthyen nga Rapavica, pas operacionit
të qershorit 1944, ndërsa në kopsht kishin çelur trëndafilat, jeta e gjyshes
ishte shuar mizorisht dhe Mëmës dhe Hallës sime iu ishte dashur të zbrisnin natën
fshehurazi nga mali për t’i bërë shërbimet e fundit. E kërkova gjatë, gjersa
kuptova se e mori lufta. Kjo do të thoshte se s’do të kthehej më kurrë.
Po kujtimi, malli dhe dhimbja
për të më kthehen vazhdimisht e vazhdimisht dhe, kur vij në Sheper, kërkoj
varrin e saj.



Klasën e parë të shkollës së
shtetit e nisëm në hajatin e kishës së djegur. Menjëherë pas luftës, pa ndërtesë,
pa banga, pa libra, lapsa e fletore.
Po shpejt u sajua një klasë në
shtëpinë e Çajupit dhe kështu nisi shkollimi im i rregullt dhe nisi jetën Shkolla “A. Z, Çajupi” e Sheperit, ajo
vatër e dashur e dijes nga dolën breza të tërë djem e vajzash të mësuara. Qe
fillimi. Libra po s’kishim, mjete didaktike jo se jo (e vetmja hartë e Shqipërisë e varur në klasë ishte qendisur
nga Kolo Nashi), lapsa e pena jo,
mbaj mend vetëm ca lapsa e katërshore që i dërgonte si ndihma Koço Suli nga Amerika, por kishim mësuesit e shkëlqyer që, me dijet dhe përkushtimin e
tyre kompesuan gjithë mungësat e tjera. E kam filluar shkollën me Mësuesen e mirë
Vitori Dilon (sa bukur dinte ajo të
tregonte përralla), pastaj kam vazhduar me mësuesit e paharruar: Seve Ngjela, Vangjel Kaso, Andon Golemi e
Lefter Stefani.
Të gjithëve u detyrohem shumë. Nëse zgjodha gjuhësinë në jetë, dhe në është e vërtetë
se shkruaj pa gabime shqipen, këtë ia detyroj mësuesit tim të gjuhës Andon
Golemit.



Libri i parë veç “Baba Tomorrit” që e patëm mësuar përmendësh, që kam lexuar në
Shepër është “Zemra “ e De Amiçit; e
gjeta në bibliotekën e burrit të hallës sime Rako Rucit (në mos gaboj ishte një
përkthim i K. Gurakuqit). Më pas që më ka furnizuar rregullisht me libra ishte
Seve Koçi, ky burrë i mençur dhe i
zgjuar që atje në Sheper, ku nuk di si
vinte libri, jam i bindur se pat lexuar
më shumë libra se ç’lexon sot një qytetar në mes të Tiranës.



Fëminia ime në Sheper nuk mund
të kuptohet pa këtë ushqim që më jepte Sevja. Nuk di a e kanë pasur dhe të tjerë
bashkëmoshatarë të mitë këtë privilegj, të cilin unë e gëzoja ndoshta dhe nga që
familjet tona ishin shumë të lidhura, im atë dhe Sevja, mbanin njëri - tjetrin
në kohë të mira dhe të këqia, punonin duhanet bashkë, ndanin hallet dhe mençurinë
bashkë.



Burrat e Sheperit! Ata
ishin burra të rrallë!



Po ku shkruhen në kartë, fjalët
e mallit e të nderimit për ta dhe për
Sheperin?! Prandaj po i mbyll këto radhë me një varg të Pushkinit, poetit të dashur
të rinisë sime: “Të falem , o fshat i
dashur!”



14 korrik 2008








Mirësevini !





Është bërë traditë prej vitesh tek ne
që, kur takojmë një mik, shok apo të afërm t’u themi :
« Mirëseerdhët ! »
Kështu themi edhe kur takohemi me bashkëfshatarët tanë, që vinë nga larg
për të marrë pjesë në takimin tonë të përvitshëm. Tashti është bërë traditë
ardhja e tyre në festën tradicionale « Takim brezash » që organizohet
në çdo muaj gusht. Vinë ata të përmallur me fëmijët dhe familjet e tyre për të
festuar sëbashku me bashkëfshatarët e tyre. Por njëkohësisht edhe të preokupuar
për të kontribuar sadopak për ndërtimin e insfrastrukturës së fshatit, me
qëllim që çdo vit ta gjejnë atë më të bukur e më të rregullt. Me kontributet e
tyre modeste dhe të fshatarëve, që banojnë këtu janë realizuar disa objektiva
për përmirësimin e infrastrukturës së fshatit dhe të krahinës si: riparimi i
rrugës automobilistike Suhë- Zagorie, u ngrit muzeu i fshatit, i pari në
krahinë, busti i Mësuesit të Popullit, Ilia Dilo, rikonstruksioni i plotë i
kishës së fshatit, rregullimi i rrugës te kthesa e shkollës e para saj,
rregullimi i pjesës malore të rrugës në mëhallën « Poglliaj » e
tjerë. Për rrugën automobilistike kontribuan të gjithë banorët e fshatit, si
ata me banim këtu, por një ndihmesë të madhe dhanë dhe sheperiotët me banim në
qytete të ndryshme të vendit si dhe ata me banim jashtë vendit ( në
emigracion). Për ndërtimin e muzeut të fshatit kontribuan në mënyrë të veç
antë sheperiotet me banim
në Tiranë si: Sotir Bulo, Spartak Haxhiu, Ylli Kuro, Aristidh Muzha, Jano Ziso
e të tjerë. Me nisiativën e sheperiotëve dhe kontributin e veçantë të familjes
Dilo e të afërmëve të tyre, u realizua busti i Ilia Dilo Sheperit.
Rikonstrukturimi i kishës u arrit me kontributin e veçantë të fshatarëve
si : Theodhori Çupe, lindur dhe banues në Greqi, djalit tonë, Spiro Çapi,
si dhe me kontributin modest të Aleks Nashit, Stefan Koçiut, Gole Kuros, Ziko
Nito dhe interesimin e madh të këshillit të kishës e veçanërisht të z. Stavri
Çapi. Për ndjekjen e të gjitha këtyre investimeve dhe administrimin e ndihmav
edhe kontributeve kanë punuar e ndjekur me devotshmëri kryesia e fshatit me
zotërinjtë : Foto Bicin, Rozel Idrizin, Thoma Kuron.



Krahas riparimeve, që
janë bërë me kontributet, janë realizuar dhe disa ndërtime me fondet shtetërore
që administrohen nga pushteti vendor dhe Komuna e krahinës. Kështu mund të
përmendim ujësjellësin e fshatit, rikonstruksionin e Pallatit të Kulturës,
riparimi i rrugës përpara ish dyqanit, rruga e varrezave, ambulanca e fshatit,
rregullimi i kroit të mëhallës « Poglliaj », dritat e rrugëve e disa
mureve rrethuese të fshatit. Ndihmesë të madhe për realizimin e këtyre
investimeve ka dhënë kryetarja e komunës, zonja Anastasi Dushi, e cila i ka
ndjekur hap pas hapi punimet dhe, kur përfundonin ato, gëzonte sikur të jetë
sheperiote.



Gjatë takimeve që
organizohen çdo vit, sheperiotët i shohin dhe i prekin këto ndërtime e
njëkohësisht urojnë nga zemra ata dhe ato, që kanë kontribuar dhe ato, ata, që
i kanë ndjekur këto.



Të dashur bashkëfshatarë ! Kudo që jeni, mirë se
të na vini në fshatin tonë të dashur, në shtëpinë tuaj, të
çmalloheni
e të kalojmë disa
çaste të gëzuara sëbashku !
Dhe të gjithë të punojmë që kjo traditë e mirë të trashëgohet te brezat e rinj
që edhe ata të ruajnë malin e dashurinë për vendlindjen e tyre.


Kryetari
i Këshillit të fshatit Sheper



Foto
Bici
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 12:21 pm

Gruaja sheperiote





Nga Stavri Çapi


Gruaja
sheperiote, si të gjitha gratë e Zagorisë për periudha të tëra kohore, përbënte
pothuajse forcën e vetme dhe kryesore njerëzore edhe shoqërore në fushën e
prodhimit bujqësor dhe blektoral. Me dorën e saj të stërvitur dhe me zgjuarsi
ajo diti të mbillte dhe të korrte, të mblidhte bar në mal, të kosiste gjethe, të
shquhej për pastërti, të gatuante me shije, të administronte shtëpinë. Këto kërkonin
qëndrueshmëri të veçantë, këmbëngulje të vijuar, karakter të fortë dhe vullnet
të pashoq. Kjo veprimtari ishte e veçantë në kushtet e mungesës së burrit,
pothuajse në shumicën e familjeve të fshatit, për shkak të emigracionit
ekonomik, për shkak të kurbetit, temë, të cilën e trajtoi me mjeshtëri dhe me
dramacitet Çajupi i madh. Në ato kushte tepër të vështira, gruaja sheperiote,
si të gjitha shoqet e saj zagorite ishte grua dhe burrë në shtëpi, në shoqëri,
në punë, në jetë. Ishte nënë dhe babë për fëmijët, që rriteshin e burrëroheshin,
pa e parë dhe pa e njohur të atin. Nga duart e atyre nënave kanë kaluar dëshmorë
dhe heronj, dijetarë, shkencëtarë dhe poetë, atdhetarë të mirënjohur, me të cilët
është krenuar dhe krenohet Sheperi. Në kujtim dhe si homazh për stërgjyshet,
gjyshet dhe nënat tona të nderuara dhe të respektuara, përmendim disa nga ato që
ruhen qartësisht në kujtesën time, ashtu siç m’i kanë treguar dhe i kam njohur
burrat e të cilave i treti kurbeti.



Mili Kagjini,
rriti gjashtë fëmijë. Taliko Cala
(Calatja) rriti katër fëmijë. Nico Kagjini:
rriti katër fëmijë. Burri i vdiq dhe fëmijët i la të vegjël, mandej njëri pa
lindur akoma. Vangeli Kënau, rriti
tre fëmijë, burrit nuk i eci kurbeti. Lekso
Nikolla
(Bregu), rriti gjashtë fëmijë Ika
Jani
rriti tre fëmijë. Kalope
Xhamballo
, rriti tre fëmijë, pasi burri u ekzekutua nga gjermanët në
Prishtinë. Veno Bode rriti katër fëmijë,
pasi i shoqi u vra nga bombardimet, gjatë luftës italo- greke. Veno Duka rrit katër fëmijë, pasi burri
i vdiq i ri.



Sofi Mandi
rriti dy fëmijë, pasiburri i iku në kurbet dhe vdiq në Egjipt. Athina Duli rriti tre fëmijë.



Agathi
Mallta
rriti dy fëmijë. Aspasi
Kaso
rriti dy fëmijë, mbasi burri i iku
në kohën e luftës dhe nuk u mor asnjë lajm nga ai. Areti Nashi rriti katër fëmijë. Kalope Capari rriti katër fëmijë, burri u largua qysh gjatë luftës
në Greqi. Froso Nashi rriti katër fëmijë.
Tiko Bici rriti tre fëmijë Veno Mandili: rriti dy fëmijë



Çevo Laska,
rriti dy fëmijë. I shoqi vdiq i ri. Keno
Mandili
, rriti dy fëmijë. I shoqi vdiq në Greqi i ri.



Areti Kaso
rriti një djalë, të cilin i ati e la të vogël. Krisi Pina rriti pesë fëmijë, që i shoqi i la të vegjël. Ai vdiq në
Greqi. Folite Qatipi, rriti një vajzë.
I shoqi vdiq i ri. Çoki Kënau rriti
një vajzë, pasi të shoqin e vranë në Tepelenë. Dhoksi Volli rriti një fëmijë, pasi i shoqi mbeti në Greqi. Taliko Zisi (Kopani) rriti një djalë,
pasi burri i vdiq në Greqi. Lekani Duli,
rriti tri vajza, pasi burri i vdiq në Greqi. Folite Llufi, rriti një djalë. Burri iku në Greqi ku dhe u martua për
sëdyti. Athina Nashi, rriti tre fëmijë.
Burri i vdiq në Greqi.



Folite Koçi,
rriti tre fëmijë. Burri i vdiq në Greqi, duke i lënë fëmijët të vegjël.



Përmenda
më lart emrat e atyre grave fisnike sheperiote, që ruhen në kujtesën time.
Mendoj se është detyrë e historianëve, shkrimtarëve, gazetarëve e kujdo
sheperioti, për të shkruar për këto dhe të tjera si këto për punën, mundin dhe
përpjekjete tyre vigane për të mbajtur gjallë jetësën dhe vijueshmërinë e jetës
së fshatit tonë. Më e pakta që mund të bëjmë është që me këtë rast takimi të të gjithë sheperiotëve të përulemi me
nderim dhe me veneracion pranë varreve të tyre duke vendosur një tufë me lule.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 12:23 pm

Portret


Profesionisti i vërtetë,
njeriu human dhe me kulturë të gjerë



Doktor Qirjako Lesho


nga Aleks Nashi


E kisha njohur që kur isha fëmijë, në vitin 1940.
I ati, Stefan Lesho punonte gjykatës në Peqin dhe ne familjarisht të dielave
shkonim nga Kavaja, ku edhe babai im, Gole Nashi, punonte në Gjykatën e qytetit
të Kavajës. Si dy familje zagorite, sheperiote, shkonim e vinim me njëri-
tjetrin. Por më mirë e njoha, kur nga fundi i vitit 1963, e prunë në Lushnjë.
Në fakt, me urdhër nga lart, e hoqën nga Tirana me motivin për thellim të
luftës së klasave në spital, ku ai punonte si kirurg i parë dhe dhe si nëndrejtor i Spitalit Nr. 2. Kur erdhi
në Lushnjë Qirjako Lesho, qyteti nuk kishte as spital dhe as maternitet. Si
maternitet shërbente një godinë njëkatshe me pak dhoma, ku shërbente vetëm një
mami. Në Lushnjë Qirjakoja pati
përkrahje të madhe nga ish sekretari i parë i partisë Qemal Myrseli, një ish
shok partizan i Qirjakos. Kontributi i Qirjakos në Lushnjë ishte i
jashtëzakonshëm, i papërsëritshëm. Mbi bazën e aftësive të tij, si kirurg i
dorës së parë, u ngrit spitali me sallën e kirurgjisë dhe materniteti po me
sallën e kirurgjisë, të cilat i mbulonte vetë Qirjako, mbasi në ato vite nuk
kishte akoma specialistë të tillë. Nuk ka shtëpi në rrethin e Lushnjës që
doktor Qirjakoja të mos ketë operuar një pjesëtar të familjes, ose të mos ketë
pritur një fëmijë me lindje të vështirë, të mos
këtë mjekuar plagët apo kockat e thyera. Ishte i papërtuar ditën dhe
natën, pa asnjë lloj interesi veç devotshmërisë si profesionist i cilësisë së
lartë. Kjo realizohej nga humanizmi i
tejskajshëm, që e karakterizonte si njeri me kulturë të gjerë dhe pastaj si
mjek i rrallë. Por edhe në Lushnjë nuk i
shpëtoi cmirës së aparatçikëve të atij qyteti. E hoqën në vitin 1974 për dy
vjet atë dhe disa mjekë të tjerë dhe ata shumë të aftë, por me biografi të njollosur.
U detyruan ta sjellin prapë në Lushnjë, sepse populli i Lushnjës ikte nga puna
dhe shkonte për vizitë tek ato fshatra, ku ishin këta mjekë.



Kishte dhe një tipar tjetër Qirjakoja. Ishte
shumë i dashur dhe i malluar me fshatarët e tij. Në Lushnjë ishin disa familje
zagorite, por vetëm tre sheperiote, familja e
e Gole Nashit, familja e Vasil Levanit dhe familja e Qirjako Leshos. E
shoqja e Qirjakos, Silvana, ishte mjeke pediatre, një grua e mrekullueshme, që
rriti dhe edukoi dy vajza: Mimin ish arsimtare, sot në pension në Tiranë dhe
Gordonën, inxhiniere mekanike që është akomoduar në Amerikë. Një merak e ka
ndjekur gjithë kohën Qirjakon si e qysh e hoqën nga Tirana. Oraganizata e
Partisë e mbrojti. Ai e kishte të kaluarën e tij me lëvizjen, duke dhënë një
kontribut të madh me çetën e Myslim Pezës. Në muzeun e Peqinit për kontributin
e familjes së Stefan Leshos ka një stendë të veçantë. Edhe motra, Krista,
kishte qenë partizane. Mbas ndryshimeve të vitit 1990 takoi Vera Ngjelën, e
cila si ish Zv. Ministre, ajo i tregoi
se kish dhënë urdhër për të Haki Toska me një telefon dhe brenda 24 orësh ai u
gjend në Berat. Në Berat nuk ndënji asnjë javë, sepse u interesua Qemal
Myrseli, i cili mori urdhërin po nga Ministria e Shëndetësisë dhe e solli në Lushnjë.



Kam pasur fatin të lexoj gjithë prodhimtarinë e
Qirjako Leshos si shkencëtar, si linguist (gjuhëtar), hulumtues, poet. Më bëri
përshtypje ditari i mbajtur gjatë Luftës
ANAÇL, por edhe fundi i tij, i cili mohon vetë luftën, sepse idetë demokratike
të saj u tradhtuan nga lideri i Partisë Komuniste. Në poezitë e tij të shkruara në rini, mora dhe po botojmë dy prej
tyre.






Por nga zemra
ime kurrë s’të largova.



Vangjelit


Vëlla ! Ku të kam ? Askush nuk e di.


Të morën të futën në Spaçin e Zi ,


prej nga zor të dilte i gjallë njeri.


Edhe Dantja vetë do ta kishte zili,


aq sa do të shkruante për një ferr të ri.


Ti nuk mund të duroje jetë në robëri,


se doje të jetoje vetëm në liri.


Irina tënde e vogël nga
larg të kujton



dhe varrin e babait të nderojë kërkon.


Ku vajti ai trup i gjatë si selvi ?


ku vajti ajo mendje plot dituri ?


Vjet gjashtëmëbëdhjetë me ata luftove,


por asnjëherë nuk u dorëzove


dhe kockat t’i thyen një nga një !...


Mbi trupin
tënd, vëlla, masakër u bë,



por ti ngele si pishtar, shëmbull për rininë


dhe i flakët luftëtar për demokracinë.


Më i vogli ti ishte në shtëpinë tonë,


por më i madh mbete tani për gjithmonë,…


Në vjetët e ferrit tënd nuk të vizitova,


por nga zemra ime kurrë s’të largova.


E di që
kjo për ty të ka munguar,



e di që vazhdimisht më ke kërkuar,


zemra ma
di brengën që për ty ka,



brengë që askurrë shërim nuk ka.


Dhe tokën
ku prehesh askush nuk ma thotë.



E kërkoj kudo, por ah, më të kotë ,


se Kryexhelati urdhër kishte dhënë


që mbi trupin tënd shënjë të mos
lënë.



Por ti mbete vigan, ai i turpëruar


nga populli që
e shtypi, mbeti i mallkuar.



Nuk të hodhën dot kurrë në harresë,


Ty, or shok dhe mik i Kadaresë.


Mijëra të tjerë dëshmorë të lirisë.


Ju shtuan dhe mijra të demokracisë.


Midis tyre, vëlla, mbetsh dhe ti


për jetë i nderuar në demokraci.





« Molla »


Mu te uji, te burimi


që dilte nën një mollë


tek po lante faqet trimi


po kalonte një bel-hollë ;


Faqe kuqe, sy gështenjë


dhe gërshetat si kurorë,


dhëmbët
ebardhë si thelpinjë



edhe këmbët si dëborë.


Mbi burim ajo qëndroi


dhe kur trimin posht’ e pa,


një mollë seç e këputi


dhe të bjerë poshtë e la.


Kur ngriti kokën djali,


Vash’ ebukur qe larguar


dhe ai mbet’ i mahnitur


me mollën e saj në duar…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 12:24 pm

Burrat e nderuar me origjinë vllahe


Nga Sotir Koçiu





Asqë duhen harruar Foto Kuro dhe Stavro (Tavo) Nita Këta
të dy burra vëllej u
vendosën familjarisht në
Sheper të ardhur nga Mexhideja e Greqisë. Fotoja erdhi në vitin 1928,









dhe Stavroja pak më vonë.
Këta dy burra dhe familjet e tyre u ambientuan shumë shpejt me traditat,
zakonet e fshatit; fituan zemrat e
banorëve
vendas dhe, si rrejdhojë, ata u
vlerësuan dhe u nderuan duke i respektuar në gëzime dhe hidhërime. Kryesorja
ishte se ishin njerëz punëtorë dhe dinin të komunikonin me fshatarët. Fotua
erdhi në Sheper me të dy djemtë e tij; Miçon
dhe Kolën
që edhe këta ndoqën rrugën
e babait të tyre dhe u martuan me vajza sheperiote. Miçoja u martua me Veno Laskën, një grua shumë e mirë,
gojëëmbël, ndërsa Koloja me Lushe
Ngjelën, vajza e mësuesit Odhise Ngjela
dhe
kjo me karakteristika të njëjta si Venoja. Për fat të keq të dyja patën
të njëjtin fat: vdiqën në moshë të re dhe të dy burrat nuk u martuan më. Fotoja
përveç djemve erdhi dhe me dy vajzat e tij: Vasillon dhe Tanën. Atij i ndodhi fatkeqësi se i vdiqën tre gra,
por ngrohtësia e sheperiotëve e qetësonte dhe i lehtësonin dhimbjet. Me gruan e
dytë, nga Sheperi, bëri një vajzë Ifen
dhe që u martua në fshat. Është shembull
në familje si babai. Me gruan e tretë, Aleksandrën,
(Lekson)
një grua kjo nikoqire, punëtore dhe mikëpritëse, rriti tre barqe
njësoj si fëmijët e saj, e cila lindi dy vajza Polinë dhe Ulinë, martuar
këto me sheperiotë dhe dy djem: Malen
dhe Arqilenë.
Edhe këta martuar me vajza sheperiote. Fotua la fëmijë të
nderuar: Në mëhallë të tërë me fëmijë, me nipër dhe mbesa. Kam para syve të mi
Foton. Një burrë i gjatë, rrinte me një qostek në mes dhe nipi i tij , Foti, i
cili i ka marrë dhe emrin, më çmall me gjyshine tij, i gjërë nga fytyra si ai,
trupi dhe të gjitha tiparet e gjyshit, punëtor, gojëëmbël, i sinqertë dhe i
ndershëm, po si ai madje dhe fjalëpak. Fotua dhe fëmijët e tij ishin të
pasionuar me blektorinë. Të gjithë fëmijët e Fotos ndihmuan me punën e tyre të
gjithë fshatarët për zhvillimin e blektorisë së fshatit dhe kishin edhe
bagëtinë e tyre për rregullimin e ekonomisë së tyre vetiake…



Disa fjalë për Tavo Nitën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 12:25 pm

Burrë punëtor, i ndershëm, gojëëmbël, punonte qiraxhi në Sarandë
– Sheper; fitoi zemrat e sheperiotëve. Nga kurbeti dërgonin para për t’u çuar
sheperiotëve, misër dhe lëndë ndërtimi nga Saranda dhe këto ua çonte Tavoja.
Pra kishin një besim të madh , pasi i plotësonte me kafshët e tij të gjitha
porositë e nevojat e sheperiotëve. Kështu që edhe Tavoja ishte i pranishëm kudo
dhe i respektuar. Edhe fëmijëtë e fshatit shprehnin dashurinë për të, duke e
konsideruar si njeri të dashur të tyre. Mbi të gjitha ishte dhe muhabetçi dhe
besnik. Për fat të keq gruaja e tij vdiq e re dhe ai i rriti vetë fëmijëte tij,
tre djemtë: Vasillaqin, Naqen dhe Kriston (Kitën) dhe një vajzë të quajtur
Marinë. Nuk u martua më, por mbeti i ndershëm. Fëmijët i kishte të vegjël, i
martoi të gjithë në Sheper me zakonet e Sheperit. Djemtë e Tavos dhanë një
kontribut të madh në zhvillimin e blegtorisë së fshatit. Duke u nisur nga
trajtimi, që u bëhej këtyre dy burrave, të cilët ditën të futen në komunitetin
kulturor të Sheperit, në vitin 1957, pa u njohur nga fshatarët, por vetëm duke
njohur Foton dhe Tavon, erdhën në fshatin tonë edhe familje të tjera vllehe që
më parë ishin shëtitës si: Kol Jankulla,
Ilia Koça dhe Vasil Fuqi
dhe u stabilizuan përfundimisht në Sheper dhe këta
me gjithë fëmijëte tyre të zgjuar dhe punëtorë. U pritën mjaft mirë nga
sheperiotët dhe patën të njëjtën përkrahje si të parët e vëllenjëve: Fotoja dhe
Tavoja. Vëllejtë, nga vetë natyra, janë mjeshtra të blegtorisë, ndërsa
gratë u morën me bujqësi, bashkë me
vajzat. Duhet evidentuar kultura e madhe e banorëve të Sheperit, etika e tyre
si dhe sjellja për t’u admiruar, e cila hapi
rrugën e një lidhje të re dhe shumë të ngrohtë e miqësore. Kontributi i
dhënë nga vëllenjtë e ardhur bëri që Sheperi të jetë fshati prioritar me shumë blegtorë në Zagorie dhe këtu
predominonin vetëkuptohet vëllenjët, kjo erdhi edhe nga që ata u ambientuan
mjaft mirë, pasi profesioni i tyre i blegtorit mundësohej dhe nga kullotat e
pasura që disponon Sheperi.



Këto ishin disa grimca
kujtimesh, që i shkëputa nga lidhësia, tashmë e
çelnikosur,
midis banorëve të fshatit Sheper dhe të ardhurve vëllenj në këtë fshat, që u
shkrinë organikisht dhe patën dhe kanë një traditë të pasur marrëdhëniesh
pozitive, që do të mbahen mend dhe do të transmetohen në të ardhmen te brezat
që vijnë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 12:26 pm

Grimca jete nga fëmijëria


nga
Stefan Bulo, “Mësues i Merituar”






U
linda dhe u rrita në Sheper, prandaj dhe kujtimet e mia të fëmijërisë janë të
lidhura pazgjidhshmërisht me Sheperin.



1.
Zagoritët kanë qenë dhe janë njerëz humanë



Duhet
të ishte fundi i gushtit ose fillimi i vjeshtës i vitit 1938. Nuk e mbaj mend
me saktësi. Unë isha pak më pak se katër vjeç. Një mbasdite, (duhet
të ishte e premte, këtë e kujtoj nga gjyshja ime, e cila, atë që më ndodhi mua,
e lidhte me të premten që ka një orë të zezë),
duke shkuar rrugës për
në Gjinec (si ndodhi, nuk më kujtohet),
por tek dy fiqtë e egër, poshtë shtëpisë
së Rrucit, mushka e Qirjako Koçit më qëlloi me shkelm (ndoshta
unë e ngacmova
). Ajo mbahej për mushkë xanxare. Goditja ishte tamam
poshtë hundës dhe rrethi i poshtëm i patkoit më preu në formë harku, pothuajse
krejt buzën e sipërme, (shenjën e kam edhe sot) dhe pjesë e djathtë e saj varej
duke zbuluar rrënjët e dhëmbëve të parë.
Unë me siguri që humba ndjenjat, por se ç’kishte ndodhur e mora vesh më vonë.
Mesa
dukej, ndaj rruge, kalon Theodhori Mastora, që në atë kohë ishte shërbëtor në
familjen e Rrucit. Kur unë u përmenda, mbaj mend që u ndodha në duart e
Theodhoriut, i cili ishte ulur në një karrige
hekuri (kjo ishte përshtypja ime) në shtëpinë, (klinikën) e Dr. Kondit
në Nivan. Me sa duket doktori më kishte bërë anestezi lokale dhe vazhdonte të
më qepte buzën e prerë. Pasi mbaroi së mjekuari doktori, Theodhoriu më mori
përsëri në krahë dhe më solli në shtëpi. Më zuri gjumi. Mbas disa kohe, në
darkë vonë, kur përmendem, shikoj që bashkë me të tjerët, tek koka ishte Dr.
Kondi, i cili, me sa duket, kishte frikë se, ngaqë goditja ishte në kokë dhe e
fortë, mund të kisha ndonjë komplikacion natën, prandaj kishte ardhë dhe atë
natë qëndroi në shtëpinë tonë. Të gjitha këto vetëm për humanizëm se nuk kishte
asnjë përfitim material. A ekziston sot një humanizëm i tillë, të paktën në
shërbimet mjekësore?
Mesa kam
dëgjuar në Zagori po. I tillë thonë ka qenë i papërtuari dhe i kudondodhuri Dr. Dhimo Shituni, ndonëse jo zagorit.
Fjalë të mira fliten edhe për mjeken pensioniste zagorite Vergjini Çela (Vasi) nga
Nivani. Urojmë që kjo tarditë të vazhdojë edhe në brezat e ardhshëm.






2. Shkolla e Çarroku


Ishte
pranverë e vitit 1944. Vite lufte. Sheperi ishte qendra e shtabit të zonës së
parë Operative Vlorë - Gjirokastër, ishte qendra ku ishte Misioni Anglez, vendi
ku zbarkoheshin ndihmat që u vinin partizanëve nga aleatët e tjerë. Këto, ndër
të tjera, ishin dhe arsye plus që ai të bombardohej nga avionet e koalicionit
armik. Dhe në fakt kështu ndodhi. Nga këto bombardime u vranë Olimbi Kaso,
nënkoloneli Lik, efektiv i Misionit Anglez, u shkërmoq rrapi i Rakajve e tjerë.



Me
që shkolla ishte djegur, u mendua menjëherë që mësimin ta bënim në godinën e
papërfunduar të shkollës së re, por meqë ajo ishte një nga ngrehinat më të
mëdha në qendër të fshatit, madje dhe e vetmja godinë e mbuluar me tjegulla,
ishte e rrezikuar që të bombardohej, prandaj mësuesi i talentuar dhe i
përkushtuar Vangjel Kaso, na largoi nga fshati dhe na shpuri në Çarrok ta bënim
mësimin nën hijen e lisave. Çdo mëngjes grumbulloheshim te shkolla, viheshim në
rresht, sipas klasave dhe në kolonë për dy, me çanta në shpinë niseshim për në “Shkollën e Pyllit”. Kështu e quanim
ne. Kuptohet që orendi në këtë shkollë nuk kishim. Gati të gjitha mësimet i
bënim me shënime. Zakonisht, sipas porosisë së mësuesit, merrnim edhe drekën me
vete dhe në shtëpi ktheheshim mbasdite vonë, kur mendohej se nuk kishte rrezik
nga bombardimet.Po rrogë a merrte ky
mësues?
Kush ia paguante?
Këtë nuk e kam ditur asnjëherë. Kam krijuar
bindjen se në atë luftë, kur shtet nuk kishte, mësuesi ynë punonte pa pagesë,
vetëm e vetëm që të mos humbisnim asnjë vit shkollor. Dhe, jo vetëm mua, por
edhe bashkënxënësve të mi ky mendim na ka rritur edhe më tepër respektin dhe
mirënjohjen për mësuesin tone të paharruar Vangjel Kason.



3. Loja në kishë





Një
ditë pranvere të vitit 1944, në prag të Pashkëve të Mëdha, mësuesi nuk hyri në
klasë si zakonisht në orën tetë, por më vonë. Me të hyrë në klasë na tha:
“Vini çantën me libra në bangë dhe rreshtohuni për dy se do të shkojmë në
kishë”.
Mbetëm disi të befasuar, por menduam se po shkonim të bënim orën
e mësimit të fesë, ashtu siç e bënim zakonisht, megjithëse atë ditë nuk kishim
mësim feje dhe këtë orë mësimi e bënim të fundit dhe jo të parën. Kur hyjmë në
kishë shikojmë se ajo kishte një pamje disi të ndryshuar. Në të dy anët e pjesës
qendrore, në karriget gjysmëportative ishin ulur bashkëfshatarët si zakonisht,
por dera e ajodhinës ishte e mbyllur dhe prifti nuk dukej askund. Diku aty,
para shkallëve gjysmërrumbullake, që të shpien në ajodhimë, ishin disa govata (magje)
dhe legena dhe pas tyre, dy nga ato mbajtëset e rënda metalike, ku vendoseshin
qirinjtë e ndezur, rreth katër – pesë metra larg njëra - tjetrës, por të bashkuara midis tyre
me një spango (apo tel të hollë) në të cilin ishin varur disa qese të vogla
prej letre.



Vendosemi
në rresht në fund të pjesës qendrore të kishës dhe mësuesi na thotë se sot nuk
do të bëjmë mësim feje, por do të bëjmë disa lojëra, që i ka organizuar një nga
pjesëtarët e Misionit Anglez, z. Tilman. “Ato govatat dhe legenët që shikoni
janë janë mbushur me ujë, ku notojnë fruta të ndryshme si: mollë, portokaj, e
tjerë. Ju, në fillim rreshti i parë, pastaj i dyti, do të vini dhe do të uleni
në gjunjë para tyre dhe do të mundoheni të kapni me dhëmbë ndonjerën nga frutat “. Dhe ashtu vepruam. Por ishte
shumë e vështirë t’i kapje me dhëmbë se ato rrëshqitnin në ujë. Unë nuk kapa
dot asnjë. Më kujtohet që vetëm Hile Pina kapi një portokalle, të tjerët s’e
di. Pastaj u kthyem prapë, ku ishim rreshtuar dhe mësuesi na vuri në rresht për
një. Të gjithëve na futi në thasë nga mesi e poshtë, na i lidhi
fort mes
që të mos na binin, dhe na tha të vraponim drejt qeseve të varura para ajodhimës.
“Ai
që do të arrijë i pari do të marrë dy qese, ndërsa i dyti, i treti e tjerë nga
një qese, deri sa të mbarojnë, ndërsa ata që do të arrijnë të fundit,…”.

(Një nga të cilët isha dhe unë, ishim pa fat, u kthyem duarbosh, pasi qeset
ishin mbaruar. Por shokët edhe nuk na lanë pa gjë. Hapën qeset dhe na dhanë
dikujt një karamele, dikujt një biskotë,
një çokollatë e tjerë.






4. Vallja e Shejtanëve


Atë vit bëri një dimër i madh. Dëbora kishte mbuluar gjithçka aqsa dhe egërsirat
e pyllit për të gjetur ndonjë gjë për të ngrënë u detyruan të afroheshin në
periferi të fshatit. Leonidha Rruci vrau me çifte, mu te kroi i
Çino Hënës një lepur goxha të
madh. Peço Rakua, farmacist, kishte helmuar te Gjeshtra nja dy dhelpra. Për
çome Thanasin thuhej që veç lepujve dhe thëllëzave, kishte vrarë edhe një
kunadhe e tjerë. Të gjitha këto na ngacmonin edhe ne fëmijëve, tani nxënës në
shkollën 7 vjeçare. Disa nga shokët tanë kishin kapur me grackë ndonjë harabel
ose edhe mëllenjë. Me Lilo Danon, shokë fëminie, rritur bashkë si fqinjë që
ishim, shokë bangoje në shkollë nga klasa e I-VII, vendosëm që të kapim edhe ne
ndonjë dhelpër apo kunadhe, por jo me lak, siç thuhej që mundohej Men Mandi,
edhe ky shok klase, por me dhokan, (çark) dhe ashtu vepruam. Unë gjeta në ato
rrangullinat e shtëpisë një dhokan të madh që mund të kapte dhe ujkun. Një
mbrëmje dhokanin në dorë dhe me një copë kole’ (një lloj sallami që e bënim vetë)
që e kisha marrë fshehurazi nga shtëpia (se mish s’kishim ku të gjenim) bashkë
me Lilon shkuam dhe e ngrohëm dhokanin në përroin e Lilos afër arës së Lake
Rigos, së andejmi thuhej që futeshin dhelprat në fshat. Që të mos ndodhte që ta
merrte me vete ndonjë dhelpër e rënë në grackë dhokanin e siguruam duke e
lidhur pas një rrënje shkurreje me një zinxhir, që ai kishte vetë. Atë natë në
fshat bëri një furtunë e tërbuar, por as unë, as Lilua nuk morëm vesh gjë sesi
fëmijë kishim rënë në gjumë të thellë. Në mëngjes Lilua erdhi në shtëpinë time
që të shkonim bashkë të shikonim nëse kishte zënë gjë dhokani. Në atë kohë vjen
edhe Ranua, motra e babait, që e kishte shtëpinë shumë afër përroit, ku n e
kishim ngritur dhe dhokanin dhe na thotë: « A e dëgjuat se çfarë kanë bërë
shejtanët mbrëmë ? Kanë ulëritur, kënduar e kërcyer gjithë natën te Përroi
i Lilos ». Unë dhe Lilua u pamë në sy, por s’thamë asnjë fjalë. Sa iku
halla, u nisëm shpejt e shpejt për te Përroi i Lilos për të parë se ç’kishte
ndodhur. Kur ç’të shohim. Dhokani kishte kapur gjuhën e qenit të Seve Koçit! Ai
po ulërinte e përpiqej të largohej, por ishte e pamundur. Kjo menduam ka qenë
ulërima e kënga e shejtanëve dhe shpejt e shpejt lëshojmë qenin nga gracka, ku kishte rënë,
por ama për të nuk i thamë asgjë asnjeriut se kishim frikë se na ndëshkonin.
Qeni, duke mos ditur se ne ishim shkaktarët e asaj torture, që kaloi, mesa
duket na quajti shpëtimtarë të tij dhe me shenjë mirënjohje e falenderimi, nuk
lehte e nuk na kanosej më si më parë, kur kalonim pranë portës së Koçajve, por
tundte bishtin e na shoqëronte një copë rrugë.









Bërthama Folklorike


Qarku Gjirokastër Muzeu Sheper, Zagorie





Kapedan, more Vangjel1)


Kur mirrje Qafën2) përpjetë


Kapedan , more Vangjel (refren)


Më ngjitesh si ngjiten retë.


Në Dhëmbel 3)kishe limerë,


Te Pusi4) dimër e verë,


Te Shpella5) ndizej martina


E dëgjon tutje Janina6)


E dëgjon vetë Veliu 7)


Me Hanin 8) të daroviu


Kapedan more Vangjel.


Topovë, 1950



Sipas Jani Levanit






1. Vangjel Muzha, kapedan nga Sheperi, koshadhë i vënë vetë nga Ali Pashë
Tepelena për të ruajtur grykat dhe Qafat e kalimit nëpër Zagorie.2. Qafa e Dhëmbelit 3. Dhëmbel, mali me të nëjtin
emër.4. Pusi me ujë të pijshëm për njerëz
e gjënë e gjallë që veronin në këto anë. 5. Shpella e Dyfekut. Shkëmbi që
kufizon Prapamalisn (Zagorinë) me Përmetin, aty ku mbaron Qafa e Dhëmbelit. 6. Janina,
kryeqendra e Pashallëkut në kohën e Vezir Aliut. 7. Valiu, Asllani, Pashai, Veziri,
tituj që i mbiviheshin në këngë nga populli Ali Pashë Tepelenës .8. Hani i
Muzhajve në Përmet, atje, ku sot ngrihet shtëpi e ushtarakëve, dhuratë e Ali
Pashës për shërbime te Muzhajve ndaj tij.



Shënim : Levani mësues, që u
mor me një historik të Zagories, flet edhe për një këngë tjetër për Vangjel
Muzhën. Levani mblodhi mjaft këngë historike, sidomos ato që lidhen me Ali Pashë
Tepelenën, mik i përjetshëm i zagoritëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 12:36 pm

Ngushëllime

Gjatë këtij viti u ndanë nga ne : Leandro Bode, Etjen Dilo, Vasil Nashi

Redaksia e Gazetës « Sheperi» familjeve të tyre u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, duke marrë pjesë në hidhërimin e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 12:38 pm

Sponsorë të gazetës “Sheperi”Nr. 2





Aleks Gole Nashi(1935), Agllai Nashi(1937)

Familja e Aleksit i përket familjeve atdhetare dhe intelektuale të fillimit të shekullit XX. I ati i tij kreu detyra të rëndësishme në fillimet e administratës së shtetit të ri shqiptar. Aleksi arsimin e lartë e kreu në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ixhinierisë mekanike. Pas diplomimit kreu detyra të rëndësishme në qytetin e Lushnjës. Organizoi dhe drejtoi me përgjegjësi, kompentencë dhe profesionalizëm të lartë sektorë ekonomikë të rëndësishëm të shoqëruara me rezultate të admirueshme. Meritoi konsiderata dhe vlerësime të vijuara për korrektësinë karakteristike të tij dhe rezultatet e arritura. Edhe sot gëzon admirim dhe respekt në qytetin e Lushnjës, në Sheper e Zagorie dhe të shokëve dhe të miqve të tij të ngushtë.

Agllai, bashkëshortja e Aleksit, gjatë gjithë jetës ka manifestuar karakteristikat tipike të zagorites së mençur, urtësi dhe dashuri për vendlindjen.

Redaksia e gazetës “Sheperi “ i falënderon për këtë akt qytetar.



Drejtor dhe botues i gazetws: Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S Mobil ++3558692553056

Kryeredaktor: Stavro Çapi Mobil ++3550682363279 , ++355052222201

Zëvendkryeredaktorë: Aleks Nashi ++355 22148, Mobil ++355693259888, Petrit Idrizi

Redaktor përgjegjës: Kleanth Mandi++3558465301, Mobil 0692268015

Këshilli botues: Stefan Bulo(Kryetar),Ylli Kuro, Sotir Koçiu , Foto Bici, Miço Dano, Koço Idrizi, Sofokli Çapi, Ilia Laska,Fori Bici.

Adresa e redaksisë:

Lagjja 11, Rruga e Dëshmorëve”, Apart.1014 Durrws, Stavro Çapi

Lagjja “18 Shtatori” Dyqani i luleve” Kleanth Mandi Gjirokastër Telefon ++3558465301

Gazetën do ta gjeni: nw Tiranë Sofokli Çapi, Stefan Bulo

Durrës: Miço Dano, Gjirokastër: Kleanth Mandi, Fier: Odhise Leka, Sarandë: Petrit Idrizi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyWed Aug 13, 2008 9:40 pm

2.





Lum , o Zhej, kam thënë, në ato brigje, në ato maja,

te bukur fushë ke zenë, që sa u çudit dynjaja!...



Kur në endërr më kujtohe, më vjen të flas, o Zhej,

në këtë mërzi të largët, i mjeri ku të të gjej !...



Ti je Zheji plot me lule, zogj e dritë ,

Ti je Zheji ku jetojnë perënditë…
Zheji





Organ periodik kulturor- historik. Botohet nën Kujdesin e Lidhjes së Krijuesve "Pegasi", Albania, Gjirokastër, muaji korrik 2008, numri 2 (001)





Editorial



Le të kthejmë sytë nga vendlindja jonë e dashur

Nga Mitro Vllahu



Po mbushet një vit, kur u shfaq në rrjetin mediatik gazeta “Zheji”, organ periodik, e cila ka pasur e ka synim të japë kontribut në pasqyrimin e jetës dhe botës shpirtërore të zhejotëve, kudo që ndodhen. Kaloi një vit dhe ende diskutohet, ende kërkohet që të pasqyrohet jeta e gjallë e komunitetit zhejot. Gazeta lojti një rol të madh impulsues në shtimin e komunikimit dhe lidhësisë, në njohjen me ecurinë e jetës në fshat si dhe në problemet që ndeshen. Objekti është i qartë: Fshati Zhej duhet të gjallërohhet, të konstruktohet, të ndërhyhet për të mos firuar vlerat. Dhe për këtë të përpiqen të gjithë, duke kaluar një pjesë të kohës në Zhej, paçka se banohet në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Vetë prezenca e një klime të shëndetshme e impulsion këtë, vetë ekzistenca e “majës së gjërit” e impulsion këtë dhe mbi të gjitha e impulsion vendlindja, balta më e e ëmbël se mjalta. Të marrësh nisma të tilla për të pasur një gazetë periodike është nismë e madhe, pasi këto kërkojnë harxhe dhe predispozita, që shumë i kanë qejf, por që u mungon nisma dhe vullneti. Ne menduam ta nxjerrim këtë numër e sidomos tani, kur kemi edhe festën tonë të përvitëshme. Le të mblidhemi të gjithë, kudo ku ndodhemi, le të festojmë sipas traditës dhe le të hapim dritën jeshile për të projektuar më mirë të ardhmen e Zhejit tonë. Ky është një apelim për të gjithë për të drejtuar sytë nga vendlindja jonë e dashur! Le të kujtojmë njerëzit tanë që bënë aq shumë për Zhejin dhe le të marrim më mirë mbi supe përgjegjësitë tona. Të luftojmë të gjithë që kjo kujtesë të përcillet në breza.



Njoftim



Njoftohen të gjithë zhejotët se më datën 15 gusht 2008, ditën e premte në fshatin tonë, Zhej, festohet Shën Maria. Mos e harroni këtë datë të madhe të festës, të gjallimit, të kujtimit dhe të projektimit të së ardhmes sonë.



Nga Komisioni i festës

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyWed Aug 13, 2008 9:45 pm

Shkurt

“Ne jemi të “akomoduar” në Janinë dhe jemi shumë të lidhur njëri me tjetrin. Takohemi, bisedojmë, çmallohemi, ndihmojmë . Në Janinë është me familje:Akile Kllapi, Arqile Menkshi, Jorgo Meçi, unë,… na thotë Filip V. Menkshi dhe pastaj vazhdon: “Jeta në komunitetin zhejot na jep forcë… Jemi në Janinë, por mendjen e kemi këtu në Zhej… Duam të vimë herë pas herë, të shikojmë njerëzit dhe të çmallemi. Madje Arqile Menkshi është shumë nostalgjik dhe i kujdeshsmë. Do të fiksojë gjithçka këtu në Zhej , kur vjen dhe pastaj e shikojmë të gjithë… Çdo gjë e Zhejit na rrëmben… Me Zhejin kemi lidhur vitet e jetës sonë. Si thonë kot vendlindje, atje ku të ka rënë koka…”.



*

Pilo Qendrua ka qenë kaq vjet i punësuar në KESH, në Tiranë dhe një nga privilegjet e tij është se ai banon në një pallat me Kryeministrin aktual. “S’kemi ndonjë privilegj të madh,- thotë ai -, por të paktën ujë dhe drita kemi. Edhe regjimi i ruajtjes së pallatit tonë është i madh…”.

Vitin e kaluar ai kish dy muaj që kish ardhur në Zhej dhe nuk ndahej dot prej tij… Fjalët e tij janë thelëlsisht bindëse dhe mbushamendëse:

“Këto ditë janë të fundit për këtë vit… Unë gjithmonë kur iki , mendoj se kur do të kthehem… Është dashuria e madhe, që më sjell në vendlindje, njerëzit që banojnë këtu, por edhe lidhja e madhe, që kam me fëmijët e vëllait Thomain, dhe dy mbesat:”







Jorgo Dhespa



***

S'e shuaj dot

mallin,

Vitet ikin,

Ne,

zogj me plagë...


KU JAM UNË TANI





Mërzia, brenga më pushton,

Shpeshherë, s'di me mua ç'po ndodh...

Me dorën e djathtë

fshij ballin,

mërzibrengën largoj...

Tek unë kurrë s'do gjeni qetësi,

jam gur i fortë, jam gur i zi!

Ne s'e njihni fortësinë e tij,

Kthehuni atje,

Ku jam unë tani!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyWed Aug 13, 2008 9:46 pm

Nga potencialet turistike të Zagorisë



FUSHA OSE PLLAJA E ÇAJUPIT



Fusha karstike e Çajupit, ose pllaja e Çajupit, shtrihet rreth 1200 m mbi nivelin e detit. Ajo pozicionohet midis majës së Çajupit, maleve të Topovës, kullotave të Karagjozatëve, maleve të Labovës dhe malit të Bucelthit. Maja e Çajupit është një majë në malin e Lunxhërisë me lartësi 1536 m, i përbërë nga shkëmbinj gëlqerorë, me dukuri e tipizime të shumta karstike.

“Porta” hyrëse nga Zagoria për në fushën e Çajupit është gryka e Shënepremtes, e cila krijon lidhësi me Hijen e Mallkuar, një vend i ndritur historikisht, ku Kapllan Pasha me dy sejmenë të tij, gjetën vdekjen nga tehu i shpatës së kapedanit zagorit Kiço Vlashi nga Hoshteva, i motivuar figuracionalisht nga populli i Zagorisë “Dreri i maleve”. Arsyeja e dhënies së këtij motivimi lidhet me faktin kokëfortë historik, pasi në sheshin e Çajupit në këtë teatër të veprimit luftarak Kapedani trim Kiço Vlashi me çetën e tij asgjësoi një hordhi të tërë turke, e cila humbi në këtë akt luftues dhe drejtimin e saj, pasi komandanti i saj, Shapllo Beun, mbeti i vrarë.

Formëzimi i Fusha e Çajupit është pak a shumë i rrumbullakët. Si rrjedhojë e rrethimit me maja malesh krijohet mundësia e prezencës së ujërave dhe burime të shumta, katër burime, të cilët kanë një ujë tërësisht të kristalizuar dhe emërtohen: burimi i Papalepurit, uji i ftohtë dhe shumë i lehtë; burimi “Janko”, “Ojen” dhe mbreti i burimeve Brati, i cili dallohet për ujin e tij shumë të ftohtë, por edhe me vlera të mëdha kurative të provuara për kurim sëmundjesh të ndryshme dhe kryesisht për kurimin e sëmundjeve nga tuberkulozi. Kjo aftësi “burimore” është tipizuar edhe në folkloristikën e zonës, e cila është me emër jo vetëm në rreth, por edhe në vend e më gjerë. Ja si shprehen cilësitë ujore të këtyre burimeve: “Brati me ujë të ftohtë, ç kur e pi të rrjedhin lot, ç “Gropë e lotëve” rrëzë malit, ç“Papalepuri”, ujë zallit .“Jankua” me “Buzën e Rripës”, çSa lezet që janë sipër çedhe “Ojen” kur shikon,çnë anë të rrugës buron.

Pozicionimi i tillë, prezenca e ujërave, klima e shëndetshme me një ajër të pastër, lulet shumëngjyrëshe, bimët medicinale, prezenca e bimës aromëkëndshme të çajit, pazazhet natyrale të magjishme e bëjnë këtë pllajë një qendër të rëndësishme klimaterike, të pashfrytëzuar deri tani. Kjo “magji” ka një sipërfaqe rreth 200 ha. Fusha e Çajupit është futur shpesh në lakmitë e të pasurve, të cilët kërkonin ta bënin pronë të tyre. Në fund të shekullit të XIX u shpenzuan mijëra napolona flori për të shpëtuar këtë pasuri kaq të vyer nga lakmia e Sabri bej Gjirokastrës, i cili pretendonte se ishte e tij. Vlen të përmendet mbështetja ligjore që pronarët e ligjshëm, banorët e fshatrave Lliar, Zhej gjetën tek Ilia Harito, një personalitet në fushën e jurisprudencës, i cili, veç ndihmës që ju dha atyre, duke ua siguruar pronësinë mbi Çajupin edhe me vendim gjyqi, u dallua edhe si një atdhetar me veprime të shquara në shërbim të çështjes sonë kombëtare. Barin e fushës së Çajupit e korrnin dhe e korrin me kosë. Është fakt historik dhe i provuar që në kohën e Ali Pashë Tepelenës nga bari i Çajupit furnizohej edhe kavaleria e tij në Tepelenë me një sasi të konsiderueshme. Tashmë fusha e Çajupit ka kaluar në pronësi të pronarëve të saj të ligjshëm. Shembuj të shfrytëzimit turistik të kësaj fushe, të këtij mjedisi mund të përmendim edhe përçapjet, kur në Çajup pat qenë ndërtuar edhe një hotel dhe një bar - kafe. Banorët e fshatrave Zhej e Lliar si dhe mjaft zagoritë të tjerë e disa gjirokastritë e kalonin pothuaj gjithë verën duke jetuar në Çajup, për klimën dhe ujërat e tij të mrekullueshëm. Karakollet rrugore, të ndërtuar në shtigje dhe qafa malore, përveç vjeljes së taksës së kalimit nga tregëtarët dhe kalimtarët me karvanë të ndryshëm, kishin për detyrë edhe mbrojtjen e tyre nga grabitësit e ndryshëm. Ruhet edhe sot një karrakoll i tillë rrugor, ndërtuar në fund të shekullit të xVIII nga Ali Pashë Tepelena. Ky është karakolli në Qafën e Çajupit, gjatë rrugës Gjirokastër – Erind – Çajup – Zagorie – Përmet, i cili nga zagoritët njihet me emrin “Taborri i Çajupit”. Është një ndërtim i ulët cilindrik me kupolë sferike. Përbëhet nga mure të trashë, pa asnjë dritare. Ka vetëm një derë, që mbrohet nga dy fërngji të pjerrëta në të dy anët e saj.

Emri i Çajupit është shumë i njohur. E ka përdorur si pseudonim poeti i shquar i Rilindjes sonë Kombëtare, Andon Zako Çajupi. Këtë emër e mbajnë gjithashtu dhe shumë institucione arsimore, kulturore e shoqërore. Me emrin “Çajupi” është pagëzuar dhe Shoqata atdhetare, arsimore e kulturore, e themeluar më 19 maj 1995. Shoqata “Çajupi” ka dhe organin e vet periodik, gazetën “Zagoria”, e cila botohet në Tiranë, një herë në muaj. Në krijimtarinë folklorike të Zagorisë, kjo luginë ka hyrë si: O Çajup, o vend i bukur, çO baçe e luleve !



Disa të dhëna për Dërmazin e Çajupin

Pak histori si vende banimi

Dërmazi

Dërmazi shtrihet në mes të fshatrave Lliar dhe Topovë. Është vend i përthyer me kodra e përrenj, me pyje ku dominon: lisi, shkoza, dëllinja e tjerë. Dërmazi ka qenë një nga vendet e banuara në Zagorie, qysh nga fillimi i mijëvjeçarit të dytë të erës sonë, ashtu si dhe Çajupi. Banorët e Dermazit merreshin më shumë me blegtori dhe më pak me bujqësi, për arsye se kishte fare pak tokë. Enët dhe orenditë shtëpiake i punonin vetë prej druri dhe i gdhendnin me merak e mjeshtëri. Enët e zjarrit i merrnin në Erind, ku kishte poçare, duke i blerë ose me këmbim me prodhimet e tyre blegtorale e bujqësore. Sipas të dhënave gojore vërtetohet se në Dërmaz bëhej çdo vit një panair, ku vinin tregëtarë dhe nga trevat e largëta si: Mallakastra, Tepelena e tjerë. Dermazi, si zonë malore përshihej nga dimra të fortë e të zgjatur, gjë që vështirësonte jetesën. Kështu fshatarët e Dermazit u detyruan të shpërngulen në drejtim të Jugut, ku gjetën një vend të përshtatshëm, përtej kufijve të sotëm shtetëror me Greqinë dhe atje themeluan fshatin e tyre të ri, me pak ndryshim nga emri i parë Dermaz. Sot ky fshat quhet Dhermadhez, sepse në greqisht, për arsye fonetike, nuk shqiptohet Dermaz.

Në Dermaz dhe rreth tij ka pasur shumë kisha e faltore si Shëndellia, Shën Mëria, Shën Mitri e tjerë dhe që gërmadhat e tyre gjenden edhe sot, duke ruajtur emërtimet e tyre. Aty ka qenë një kishë me emrin Shën Mëri e “Murtajës” dhe kjo quhej e tillë se ka një arsye. Njerëzit e asaj kohe nuk i njihnin epidemitë në mënyrë shkencore. Ata kujtonin se u vinin nga Perënditë, prandaj për të zbutur sëmundjet ndërtuan kishën me këtë emër, ku bënin, natyrisht, dhe kurbane duke ia dedikuar Zotit, që t’i ruante nga e keqja. Rreth këtyre faltoreve mblidheshin dhe kremtonin shenjtët e ndryshëm.



Çajupi

Ka qenë i banuar qysh nga fillimi i mijëvjeçarit të dytë. Madje, mendohet se banorët në këtë fshat kanë qenë nga Dermazi. Banonte më pak popullsi se ajo e Dermazit se edhe vendi ku ishin vendosur, ishte i kufizuar. Banorët e Çajupit merreshin me blegtori e bujqësi. Këtu mbillej elb, thekër, thjerëza, qiqëra, qep, patate e tjerë. Lidhjet me Valarenë i mbanin të mira, madje, bëheshin edhe shkëmbime tregëtare. Dimrat e egër bënë, që një pjesë të vendosen në Erind dhe një pjesë në rrëzë të Malit të Zhejit, ku ngrihen vendbanimet e tyre dhe kultet fetare si: Shën Todhri, Shëne Diela, aty ku varrezat vërtetojnë vendbanimet e tyre. Veshmbathja sigurohej nga blegtoria. Përdorej shumë leshi i dhenëve dhe lëkurët e gjedhëve për opinga. Mendohet se banorët e Çajupit janë vendosur në Zhejin e sotëm nga vitet 1500. Fiset kryesore këtu njihen: Garajt, Sevajt, Dadajt. Pati më vonë të ardhur nga Kurveleshi për t’i shpëtuar presionit turk, të cilët nuk donin të ktheheshin në fenë myslimane dhe u “ngulën” në këto troje si fiset: Qenaj, Cakaj e tjerë.

Çajupi kurdoherë ka qenë pronë e Zhejit dhe e Lliarit, për të cilin më vonë janë bërë shumë pazare, për ta marrë bejlerët, por ky është një problem i mëvonshëm.

Marrë nga libri i autorit “ Intelekt 2001...” 2, shkrimi i shkruar nga Jorgo Garo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyWed Aug 13, 2008 9:46 pm

Strakaveci (Shkëmbi i Zhejit)

Shtrihet në lartësi 1958 m ndërmjet Qafës së Çajupit në J dhe Malit të Golikut në VP. Është formuar nga gëlqerorë të paleogjenit dhe më pak nga ata të kretakut. Relievi është tepër shkëmbor dhe me pjerrësi të madhe, sidomos ana L që merr pamjen e humnerave. Ai dallohet për përhapjen e gjerë të formave karstike dhe lidhet ngushtë me ngritjen e fuqishme neotektonike me amplitudë të madhe si dhe me thyrje e shkëputje të shumta. Asimetria është e theksuar dhe mjaft e ndërlikuar nga ana tektonike. Aty janë kafshë të rralla si sorkadhja e sidomos dhija e egër dhe me pakicë në Bredhin e Zhejit, rriqerbulli. Në rrëzë të tij është ndërtuar kisha e Shën Ilisë.



Bredhishtja e Zhejit

Shtrihet në lartësinë 500 - 1900 m mbi nivelin e detit. Sipërfaqja është rreth 1500 ha dhe shtrihet përballë fushës së Çajupit. Kati drunor i pyllit përfaqësohet nga formacione të bredhit të Maqedonisë, nënpylli përfaqësohet nga shkoza, dëllinja, mëlleza. Grumbullimi kryesor ka moshë rreth mesatare, rreth 110 vjeçare, lartësi mesatare të drurëve 14 m dhe diametër mesatar 30 cm.

Bredhishtja e Zhejit është relativisht e ruajtur mirë dhe përfaqëson pjesë të rëndësishme të biodiversitetit të Shqipërisë jugore. Në habitatet floristike rezulton se mund të takohen lloje bimore e shtazore të veçanta dhe unikale, si dhe lloje endemike si Forsythia europaea, Festucopsis serpentini. Nga studimet floristike rezulton se rriten rreth 15 taksone bimore të rralla dhe të kërcënuara. Toka është e murrme pyjore dhe gjendet mbi formacionet flishore dhe gëlqerore. Është kategoria e tretë e IUCN- Monument natyre, zonë e menaxhuar kryesisht për ruajtjen të karakeristikave të veçanta natyrore.



Pylli i Dërmazit

Shtrihet ndërmjet përroit të Selës në V, rrjedhjes së poshtme të lumit të Zagorisë në L dhe Dërmazit e Shën Mitrave në J dhe JP. Ka gjatësi afër 3 km dhe gjerësi 2,5 km. Përshkohet nga tre përrenj të vegjël e të thatë (i Picurit, Qytezës dhe Kospinecit). Është pyll i dëndur, i mbuluar me drurë të ndryshëm, si: shkurre, shkoza, frashër, cermedel, lis e tj., të cilat janë me vlerë për bagëtitë e imta.



Konstatime, mendime dhe ardhmëri



#.Është bërë një punë e mirë për të lidhur Zhejin me Zagorinë, një rrugë e brendshme (infrastrukturore e brendshme) , por që lot rol edhe në lëvizjet e lidhjet me Gjirokastrën. Një nga parësitë e mëdha, që duhet të kihet parasysh në të ardhmen është rruga e Çajupit për në Gjirokastër. Kjo rrugë është e programuar në programin e Komunës për këtë katërvjeçar. Kjo do të sjellë efektin pozitiv që, mjetet disponuese dhe çdo mjet tjetër të shkojë shumë shpejt në Zhej. Me gjithatë rruga ka nevojë për kanalizime, zhavorrime, me qëllim që të mos pësojë grryerje nga shirat.

# Duhet të merren masa që ish Vatra e Kulturës së Fshatit Zhej, e cila ka qenë një vatër model të riparohet, pasi asaj i kanë mbetur veçse muret.

#. Shkolla 9 vjeçare është një pasuri e madhe e Zhejit, në të cilën kanë filluar jetën aktive shumë nxënës, të cilët mandej, duke vijuar shkollat e tjera të larta të vendit, kanë arritur të shquhen në të gjitha fushat. Kjo godinë e madhe , për të cilën është harxhuar djersa dhe puna edhe e vetë banorëve të fshatit, duhet të bëhen përpjekje të mëdha për mirëmbajtjen e riparimin e saj. Për këtë kërkohen fonde, të cilat duhet të gjenden.



@. Në Zhej ka qenë një bibliotekë shumë e pasur, fondi i të cilës ekziston dhe është i ruajtur, por ajo duhet të mirëmbahet e mirëadministruar, pasi është një pasuri shumë e madhe.

Sot zhejotët duhet të angazhohen dhe të kontribuojnë për fshatin e tyre, për ta mbajtur ekzistuesin, por edhe për të avancuar më tej.

#. Duhet theksuar se në Zhej po rikonstrukturohen shtëpitë, po ndërtohen të reja (këto me pakicë), por jeta, sidomos në vjeshtë, është e pranishme dhe prezenca e zhejotëve është e madhe. Peshën më të madhe e mbajnë ata që banojnë atje. Duhet luftohet që t’i kthehet bukuria këtij fshati, i cili ka qenë një nga fshatrat më me zë të Zagories.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyWed Aug 13, 2008 9:48 pm

Retrospektivë e bukur

Letër e Vangjel Priftit(Garo) dërguar I. Shytit*



Vinchina (Argjentinë),10 prill 1914



“Marrim lirinë‚ ju dërgoj zotnisë tuaj brenda në këtë letër 10 franga dhe ju lutem atdhetarisht të bënit mirë, t’ua jepni e t’ua dërgoni zotërinjve Kotti plus Xoxe (Mihal Xoxe merrej me botimin e gazetës A.P) për pajtimin tim tek e përkohshmja “Zgjimi“, të cilët kam marrë numrat 1 dhe 4. U lutem Z. Kotti dhe Xoxe të më dërgojnë numërat 2 dhe 3 dhe të tjerar që të kenë dalë. U bie në qafë zotërisë tuaj se nuk di mirë ku ndodhen sot ata zotërinj dhe pastaj di që zotëria juaj jeni një Atdhetar nga të rrallët dhe jam i sigurt që do ta mbaroni këtë barrë.

Jam nga fshati Zhej i Tepelenës dhe kam shumë vite që ndodhem në këto vise të larguara dhe jam zhuritur të mësoj të ratë e të dashurit tonë Atdhe. Këtu jam i vetëm dhe s’kam se kujt t’i them dhëmbkat ezemrës sime. Duke kërkuar ndjesë për barrën q ë po ju bëj, përfundoj Atdhetarisht me nder“.

Juaji me besë

Vangjel prifti



Patrioti Ibrahim Shyti (1879- 1972) jetoi dhe punoi në Janinë, Athinë, Stamboll dhe Vlorë. U bë përhapës i flaktë i gjuhës dhe i librit shqip dhe korrespodent i shumë gazetave që botoheshin brenda dhe jashtë Shqipërisë. Korrespodencat e tij që arrijnë në rreth 300 përmbajnë probleme të pavarësisë kombëtare, të arsimit, kulturës dhe personale. Numri më i madh i tyre është shkruar gjatë viteve 1909-1924.



E dha për të botuar në gazetën
“Zhej“ Dr. Apostol Pango.




Veprimtari të Lidhjes së Shkrimtarëve, poetëve dhe Artistëve « PEGASI »



Këto ditë ishte në Zhej shkrimtari dhe poeti Kristaq F. Shabani, Anëtar Nderi dhe Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë me qendër në Ohajo të SHBA si dhe Anëtar i Poetëve bashkohorë të Globit, njëkohësisht Kryetar i Lidhjes së Krijuesve « PEGASI » ALBANIA, me qendër në Gjirokastër. Ai mori takim me shumë zhejotë , të cilët janë lexues pasionantë të librit , të shquar , njerëz të analizës dhe të dhënies të mendimeve të gjalla për ecurinë letrare. Zoti Kristaq vlerësoi plejadën e njerëzve të kontributit të dalë nga komuniteti zhejot gjatë gjithë kohëve dhe veçoi dyshen Garo, po kështu kontributin e familjes Ballo(Zheji), e cila e ka lartësuar emrin e Zhejit me vendosjen e mbiemrit Zheji.

« Shkrimtari, studiuesi Gjergj Zheji, përkthyesi i talentuar, studiuesi, hulumtuesi Petro Zheji, shkrimtari, publicisti, analisti Artur Zheji dhe spikerja idhullore e gjithë shqiptarëve Vera Zheji, një vlerë e vërtetë bukurore shqiptare, janë kulme apo maja të arritjes së mendimit në lëmin kombëtar. Me ata, jo vetëm ju zhejotët duhet të krenoheni, por krenimin ta mbajnë të gjithë së toku, e gjithë krahina inteligjente. Këto maja ne duhet t’i nderojmë, sa s’është vonë, duke filluar që nga Këshilli i Komunës Zagorisë, i cili njerëzit e kontributit të madh duhet të fillojë t ‘i nderojë dhe t’i vëjë në Altarin e Nderit ». Shkrimtari dëgjoi me vëmendje dhe mori mendime e vlerësime për disa nga librat e tij « Perla, profil i biskuar (ZAGORIA) », « Pulsi i Dhimbjes », « Kryefjala e Fatales » si dhe për veprën antologjike « Virtyti i Gënjyer » nga Anastas Çarka, Mitro Vllahu, Harrillo Lena, Kiço Llaka, Jorgo Q. Menkshi, Thoma Ballo, Marko Stefo, Ilia Taçi, Kristostom Llane,Arian Çarka, Foto Mekshi e të tjerë. Po kështu shkrimtari, në emër të krijuesve që përfaqëson, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të njeriut të ndriçimit », siç e motivoi ai elektriçistin e talentuar dhe krijuesin Koço Mino, i cili është ndarë nga jeta para dy vjetësh. Po kështu ai dha porosi që njerëzit që krijojnë t’i zbulojnë krijimete tyre dhe t’i reklamojnë. Madje për krijimet e Koço Minos të bëhet një libërth, pasi ai e kishte që kur jetonte këtë obligim qytetërues.

Foto Menkshi, korrespodent i gazetës « ZHEJI »





Arian M. Vllahu, intelektual, informaticien. Ka shkelqyer gjithmonë gjatë studimeve të të gjitha rangjeve. Është pedagog i jashteë në Universitetin "Eqrem Cabej" Gjirokastër, për lëndën INFORMATIKË.

Është specializuar për fushën e tij në: SHBA, Zvicër si dhe në disa vende të Evropës Lindore. Ushqen një dashuri të madhe për vendlindjen, Zhejin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyWed Aug 13, 2008 9:50 pm

Një jetë e tërë me pyjet



Portrete inteligjente



Në aspektin jetësor shumë njerëz shquhen për aftësitë e tyre njerëzore si dhe për talentin profesional. Njëri prej syresh, që ka dhënë një kontribut të madh në disa fusha të Ekonomisë, është dhe Ing. Filip Konomi. Gazeta “Zhej” e fokuson në numrin e parë .



Një shkurtesë biografike



Lindi në fshatin me emër Zhej të krahinës së Zagories, Gjirokastër. Shkollimin shtatëvjeçar, sistemi i atëhershëm i studimit, e ndoqi në fshatin e lindjes. Mandej vijoi studimet e mesme në gjimnazin me emër “Asim Zeneli” Gjirokastër. Etja e Filip Konomit ishte vijimi i studimeve të larta, duke i vënë vetes si qëllim parësor arritjen në nivelin e një kuadri përkushtues. Kështu filloi studimet në Universitetin Bujqësor Tiranë për inxhinier i përgjithshëm i pyjeve, të cilin e përfundoi në vitin 1968. Inxhinieri i ri qëndroi një vit në dispozicion të Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa prej vitit 1969 deri në vitin 1980 u caktua në Ndërmarrjen Pyjore Tepelenë si kryeinxhinier i kësaj ndërmarrjeje. Puna plot pasion e përkushtim në specialitetin e vet e radhiti ing. Filipin në rangun e njerëzve, të cilët iu përkushtuan tërësisht profesionit. Me cmirën e tij të mirë iu përvesh me zell punës kërkimoro- shkencore. Kështu, ai gjatë kësaj periudhe punoi intesivisht në studime dhe projektime për pyllëzimet, përmirësim pyjesh, sistemime malore, ndërtime ujëmbledhësash e tjerë. Si dhe punoi me profesionalizëm në organizim dhe drejtim për studimin e mbarështrimit të pyjeve të bredhit në Byronë e projektimeve Pyjore Tiranë (në vitin 1970-1971). Pas një pune intesive dhe afërsisht rreth 12 vjet në Tepelenë , në vitin 1981 transferohet në Gjirokastër, pranë ish Ndërmarrjes së Grumbullimit. Edhe në këtë ndërmarrje vijon përkushtimin e tij për të studimet. Kryen studimin mbi gjendjen përhapjen dhe mundësinë e grumbullimit të bimëve medicinale e tanifere në rrethin e Gjirokastrës për rritjen e eksportit.

Në vitin 1986 -1987 caktohet K/Inxhinier në ish Ndërmarrjen e Përpunimit të Drurit Gjirokastër dhe që nga viti 1987-1992 Drejtor i kësaj ndërmarrjeje, duke punuar me përkushtim për futjen e teknologjisë së re në prodhimin e mobiljeve duke rritur prodhimin dhe asortimentet e tjera.

Nga viti 1992 -1993 caktohet Drejtor i shërbimit pyjor Gjirokastrës. Nga viti 1993 deri në vitin 1999 e sot është në detyrën Shef i Policisë së shërbimit Pyjor Gjirokastër.

* * *

Në se bën një analizë të kësaj veprimtarie vëren se Ing. Filipi e meriton pjesëmarrjen në këtë rubrikë të “Intelektit 2001…”, pasi ai ka qenë një nga impulsuesit dhe promotor i lëvizjes studimore në profesionin e tij. Inteligjencën dhe lartësinë e tij profesionale e ka vënë në shërbesë të vendit, duke kryer studime që marrin vlera kombëtare. Fokusimi i këtyre kuadrove është i nevojshëm për kujtesë të brezave dhe për evidentim të vlerave. Një nga veçanësitë e tij karakteristike është pjesëmarrja aktive në të gjithë ecurinë e jetës së Shoqërisë Civile në Gjirokastër, duke dhënë kontributin e tij intelektual në të gjitha lëvizjet e ndërmarra. Ai e do vendlindjen e tij dhe ka nostalgji për Zhejin dhe Zagorien dhe në këtë kuadër interesi i tij ka qenë i përhershëm për rritje.

Marrë nga gazeta „Intelekt2001...“

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyWed Aug 13, 2008 9:50 pm

Fjala e lirë



Pak fjalë për doktorin

nga Melpomeni Shaka

Në fakt Gjirokastra ka pasur mjekë shumë të mirë dhe vazhdon të ketë. Njëri nga këta është dhe mjeku Dhimitër Çuçi Para disa muajsh më shpuri fati te doktori. Kur unë shkova tek ai për t’u vizituar, të them të drejtën m’u duk pak i ashpër ose si ta shpreh më ndryshe “tip i rëndë” Por doli e kundërta. Ishte një person shumë i mirë nga shpirti. Në profesionin e tij ose në detyrë ishte pak nervoz. Doktor Dhimitri tek unë do të kryente një operacion. Ai më foli pak rreptë, pse unë isha vonuar shumë dhe s’kisha shkuar më parë. Kishte shumë të drejtë, por ne të tilla i kemi kushtet dhe e lëmë veten pas dore. Kaloi një ditë, dy, pesë deri në një muaj. Më në fund më shtroi. Operacionin e kreu me sukses. I jam shumë mirënjohëse. Më qëndronte shumë afër. Ai kujdesej shumë si për mua ashtu dhe për të gjithë pacientet e shtrura. Përshtypje më bëri personeli i Spitalit, që punonte aty që nga mamitë, infermieret e deri te sanitaret. Ato janë shumë të mira që të gjitha. Aman më i miri, sipas meje është doktori që u kërkonte llogari. Kur vinte ndonjë e sëmurë rëndë doktori bënte të pamundurën deri sa ta shëronte dhe, vetëm atëherë, ai qetësohej dhe ndiente një kënaqësi në veten e tij. Pra i tillë është doktor Dhimitër Çuçi. Prandaj unë atë e uroj: “Suksese dhe sa më shumë suksese, doktor Dhimitri!”

Zhej, 22.09.2007



Zhejit

Ti je perlë që mbyll vargun në luginë,

je si dritë që e ndriçon Zagorinë.

Jano Ballo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyWed Aug 13, 2008 9:51 pm

Homazh për të nderuar poetin Anastas Bita në Lliar 15 Qershor 2008





Lidhja e Krijuesve « PEGASI » Gjirokastër më datën 15.06.2008 organizoi një veprimtari të madhe letrare në fshatit Lliar të Zagories për prezantimin e shtatë veprave të autorëve me origjinë nga Lliari : Spiro ( Lush) Nakaj, Kristaq F. Shabani, Kristofor Llane, Mari Ristani, Ark. Koço V. Miho, Aleksandra Shabani, Harillo Miho. Në fillesë të veprimtarisë u mbajt një minutë heshtje për të nderuar dhe respektuar poetin zhejot Anastas Bita, i cili është ndarë nga jeta para pak kohësh. Poeti Agron Shele, njëkohësisht N/Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Poetëve « PEGASI » Albania, pasi foli shkurtimisht për veprimtarinë poetike të Anastasit, i ftoi pjesëmarrësit për këtë akt nderimi. Në këtë veprimtari ishte e pranishme edhe Kryetarja e Komunës së Zagories zonja Anastasi Dushi, Kryeredaktori i gazetës « ZHEJI » Dr. Mitro Vllahu, Mësuesi veteran Koço Vllahu, fotografi i talentuar lliariot Petrit Ristani si dhe mjaft zhejotë të tjerë. E qënësishme është se në këtë ceremoni merrnin pjesë shumë lliariotë nga gjithë Shqipëria të ardhur për të festuar festën e Shëntriadhës.

Kryeredaktori i gazetës « Zheji », Dr. Mitro Vllahu, u shpreh : « Të gjithë njerëzit nderohen, por nderimi që iu bë sot njeriut tonë zhejot, gojëmjaltit dhe vargjezjarrtit, Anastas Bita, ishte një akt nderimi i domosdoshëm dhe kuptimplotë… Kjo tregon forcën e madhe të përkushtimit si dhe të vëllazërimit të njerëzve të artit, të cilët na mësojnë se si duhet të nderohet. Recitimi edhe i vargjeve të poetit Anastas Bita për fshatin Zhej nga nxënësja Kateriana Q. Taçi në këtë veprimtari të realizuar shumë bukur ishte një veprim shumëdomothënës dhe bindës. »
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 EmptyWed Aug 13, 2008 9:51 pm

Portret



Duke biseduar me Petro Bratin

Njeriu që shpirtërisht është i lidhur me Zhejin



Pse Malëshova, Limari, Leskajt nuk pasqyrohen etnikisht në luginën e lumit të Zagorisë, kur kanë tradita të përbashkëta?



Një njeri tepër interesant, gazmor, me trup fiskulturist, paçka se i ka kaluar të gjashtëdhjetat të befason me gjithçka thotë. Na tregon për stërgjyshin e tij Gjok Bratin. Një tregim interesant dhe motivues. Një mbiemër, që përkon apo thjesht ngjan me Bratin (çezmë e dëgjuar në Çajup). Dhe shpalos historinë e transmetuar:

“Gjok Brati, stërgjyshi im, ishte ai që eliminoi, duke i nxjerrë shpirtin një çikë e nga një çikë Priftit spiun të Limarit, i cili ishte informatori i turqve dhe jepte emrat e të gjithë djemve që kishin arritur moshën për t’i marrë nizamë. Dhe gjithmonë, sipas informacionit të priftit, turqit operonin dhe shumë djem vajtën dhe s’u kthyen më nga shërbimi osman. Prifti ishte një element, në këtë kuadër, shumë i rrezikshëm, ndaj të parët e fshatit Malëshovë menduan ta “eliminonin” informatorin dhe këtë ia besuan Gjok Bratit, i cili ia “mori” shpirtin priftit, sipas një plani të organizuar mirë në Brat të Çajupit, ardhje nga stërlodhja. Kështu u elimiminua kjo pikë e fortë informacioni.

“Thuhet, - thotë Petro Brati, - se ne e kemi pasur më parë mbiemrin Zaharia. Ndoshta një përkim tjetër me principatën e Zaharinjve të dëgjuar. Është fakt lëvizja e brendshme e diktuar, ku shpesh herë familjet shqiptare për hir të pasigurisë lëviznin dhe vendoseshin nga një vend në vendin tjetër”.



Kush është Petro Brati? Ai ka lindur në Malëshovë dhe shprehet guximshëm e pa paragjykime: “Malëshova, Leskajt, Limari dhe Kalaja, nuk duhet të jenë krahinë më vete, pasi ato janë “pjesëtare” të luginës së Zagorisë dhe kanë përbashkësi në zakone, doke, tradita… Kjo dallohet së qarti. Dhe kështu duhet të jetë krahina e Zagorisë si “etni kulturore”… Kjo shihet dhe faktohet edhe tek lidhjet e shumta, përafërsitë fisnore… Brenda një lugine lëvizin banorët e saj, por s’duhet mohuar edhe imigrimet”.

Dhe me të vërtetë kjo duhet të shihet mirë nga historianët, studiuesit për të dhënë këtë shkrepëtimë realiteti domethënës. Vendosjet administrative shpesh herë “trondisin” kufijtë etnorë.

Po kështu ai shprehet se në lagjen e tij, ku ishte bazuar familja e tyre bëheshin kuvendet malëshovite (Lagjet Thanas Brati, Fshat, Vagalat dhe Gropa (lëmi). Ka nostalgji për fshatin dhe përmend toponimet: Lugë i Thellë, Klelavare, Shën Thanasi e tjerë

Petroja u shkollua në shkollën industriale të Shkozetit. Mandej vijoi shkollimin në Politeknikumin “7 Nëntori” në Tiranë (për Mekanikë), duke u diplomuar në fushën tregtare. Më vonë vijoi filialin e Universitetit të Tiranës, por nuk pati fat ta përfundonte. Ka punuar 20 vjet instruktor në Durrës. Është i martuar me Teftën (Çarka), e cila ka ushtruar profesionin e edukatores, duke sprintuar që nga Zheji i saj.

Ai flet për mbiemrine tij Brati, të pranishëm edhe në disa vende të Greqisë, sidomos në Pire, por që kanë marrë mbiemrin “Bratis”, ku është interesuar dhe, sipas të dhënave që ka hulumtuar, ka vërtetuar se familjet, që mbajnë këtë mbiemër i janë shprehur se ato kanë rreth 800 vjet, që mbajnë këtë mbiemër, prandaj ky është një mbiemër i vjetër, i cili mund ta këtë rrjedhojën nga Malëshova.

Petroja ka lindur në vitin 1942, më 2 maj.

Shkollën tregtare e kambaruar në vitin 1968. Pas mbarimit të shkollës ka punuar si revizor në Durrës. Një kontribut të madh në formimin e tij profesional ka dhënë, siç shprehet ai, intelektuali i dëgjuar Koço Garo, i cili kishte qenë edhe partizan në formacionet e Br8 S. Fëmijët e tij Sofia, Etleva, Ariani, Merita dhe Gazmenda.

“Edhe Banajt e kanë kthyer tashmë mbiemrin e tyre në Brati, shprehet ai për gazetën Zheji…”.

Tregon për vështirësitë në Greqi, për trajtimin që u bëhet emigrantëve shqiptarë, të cilët për të fituar një vit qëndrimi paguajnë shumë Euro. Po kështu ai evidenton si shembull pozitiv pritjen që iu bë në Greqi në vitin 1991 tek Zaharijtë, të vendosur 200 vjet më parë në këtë vend (Thomai, Kosta dhe Kristo në Borizano).

Doni që të ecim përpara? Atëhere, nëse doni, duhet patjetër që të shkruhet ashtu siç është historia, të përpiqemi të gjithë të lëmë pas gjithçka, që dimë, të shkruar.Vetëm kështu do ta realizojmë më së miri detyrën, që kemi ndaj brezave të ardhshëm.

Doni të komunikoni me Petro Bratin dhe të mësoni shumë gjëra prej tij? Shfrytëzoni telefonat që na ka vënë në dispozicion.

Në Shqipëri: Mobil 0682512407; Mobil në Greqi 0682512407
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zagoria, publicistikë
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Vijon Zagori Publicistikë
» GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA
»  "Zagoria of beyond life". by Elda Dilo
» ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq
» Lidhësia në trinomin: “Poeti, Zagoria, Kombi" nga Elda Dilo

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: