Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zagoria, publicistikë

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyWed Aug 13, 2008 9:52 pm

N ë vend rë reportazhit



Jetëgjatësia e zhejotit

Koço Dafa

Faktet flasin vetë dhe në studimin demografik që realizohet përvitshëm nga studiuesit, sidomos për raste të veçanta ata ndalen dhe analizojnë jetëgjatësinë. Në Tërbuq jeton zhejoti Koço Dafa. Çuditërisht ai po i drejtohet shekullit dhe gëzon shëndet të mirë. Vetëm për dy muaj ai mbush 98 vjet.

Ai lindi në kohën kur Shqipëria ishte nën sundimin otoman, në përpëlitjet e fundit të kësaj perandorie, e cila po binte nga froni. Pastaj përjetoi vendosjen e disa sistemeve në shoqërinë shqiptare, të cilat u shoqëruan me ngjarje e transformime shoqërore madhore. Ai përjetoi që i vogël shpalljen e pavarësisë, Luftën e Parë Botërore, vendosjen e sistemit monarkik, pushtimin italian, Luftën e Dytë Botërore, Luftën Antifashiste Nacionaçlirimtare, sistemin komunist dhe së fundi vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Për të gjitha këto transformime ai, njeriu që po arrin shekullin vetëm për dy vjet, të flet natyrshëm dhe qetë me një kujtesë të admirueshme… Por krahas ngjarjeve madhore ai mban në kujtesën e tij historinë e fshatit Zhej, të cilën e gërsheton me episode të mëdha kombëtare e ndërkombëtare. “Fshati i lindjes Zheji është zemra dhe shpirti im…, - të thotë ai rrjedhshëm. Zheji dikur kishte 120-130 shtëpi. Me të vërtetë një çerdhe shqiponjash, ishte shtëpia e përbashkët e zhejotëve, të cilët me zgjuarsi e zotësi ndër shekuj kanë ditur të ndërtojnë jetën e tyre. Ky fshat me 5 -10 shtëpi dikur në Vërri, iku prej andej për arsye të gjarpërinjve dhe u vendos në Shëngjergj dhe më vonë mori formë aty ku është sot, në atë vend ku ishte një pyll i dendur, i cili u përshtat… Në kohën e rinisë sime Zheji arriti në 600 frymë duke u vendosur në gjashtë mëhalla. Eh, ç’burra ka pasur ky fshat, të mençur dhe trima, humanë, punëtorë. Kanë mbrojtur me armë trojet e tyre dhe të drejtat e tyre në luftën kundër komitëeve rebelë, kundër hajdutëve; po kështu për mbrojtjen e Çajupit që grabitej nga pasanikët gjirokastritë….

Edhe jeta jonë ishte e vështirë, por luftë e ndershme për ekzistencë dhe tek jemi edhe sot… U martova me Veno Vlashin, vajzën e Ligor Vlashit nga Hoshteva dhe nga kjo martesë patëm djemtë: Sofon, Qirjakon, Kolon dhe vajzën Panajon. Pikë në zemër më ka mbetur ikja e djalit Kolo në moshë të re…”.

E pyesim pastaj për këtë jetëgjatësi se cilët janë faktorët kryesorë që kanë luajtur rol, ai vijon rrëfimin: “ ‘Klima, ushqimi, lënia mënjanë e duhanit dhe pijes. Marrja gjithë jetën me punë dhe faktori më i fortë, që më ka bërë të jem i tillë e të gëzoj shëndet është lëvizja. Vetëm me lëvizje dh e pa spekulluar me jetën tënde, vetëm kështu arrin të jetosh sa më gjatë… Pastaj ne jemi nga Zagoria, e cila ka një klimë të hatashme dhe kjo ka influencuar pozitivisht në jetën tonë… Dhe mendjen top e kemi, - thotë ai dhe qesh.- Sa të jetoj kam këtë qëllim dhe lus Zotin që të jem kështu me këmbë e duar. .. Jam këtu me djalin, Qirjakon, por mendjen e kam prapa malit… edhe tani më merr malli për Zhejin dhe gjithmonë hedh vështrimin lart, se e di që diku me një shpim mali mund të shkoj në Shkëmbin e Zhejit…

Gole Zogua, vjershëtori zhejot i këndon kështu baba Koço Dafës:

Baba Koço sorkadh mali,

i fortë si lule e borës,

për ty gëzon gjithë familja,

të mban në pëllëmbë të dorës…



Në këtë botë të shkretë

dhe pse shumë halle të ranë,

por ti prapë i fortë mbete,

je si mal e det;’ pa anë.

O Koço ujë i bekuar,

që të bëri Zoti vetë,

A e di me mendjen tënde,

si është bërë kjo jetë…

Dua të ta dëgjoj zënë,

të të thom:

“Të rrosh për jetë me fëmijë!”

Të ngrë shëndenë

dhe 100 vjet të tjerë!





Ollga Mino



Ollga Minua është rreth 87 vjç e. Ajo banon në lagjen “18 shatori” nën kujdesin e djalit të saj, Filipit, por edhe me kujdesin e vajzës Katerinës, apo siç i flasin shkurt Rina. “Kryesorja është se ne mbahemi. Kemi kujtesë të forte, more djalë… E di si e përfytyrojmë Zhejin , ashtu siç ka qenë i bukur, i ashpër, me lodhje dhe mundime për jetën..,, por s’kishte gjë që të mos bënim ne zhejotet… I dilnim zot punës dhe ishim shembull. Punë në arë, në krua, në Çajup, për dru e karthia, për bar e për kosë, për bagëti e për bletë… Bënim çdo gjë jashtë shtëpisë, por edhe të zonja brenda shtëpisë. Kur gatuanim me atë kuzhinën karakteristike zagorite fëmijët dhe miqtë, kur kishim lëpinin duart nga byrekët, ngasrat, petanikët, bukët e ardhura dhe ëmbëlsirat, … Vite kanë kaluar tani, por ne jemi krenare që bëmë diçka, lamë vulën tonë në jetën e atij fshati plot traditë dhe kulturë. Fashti ynë ishte i madh , burrat punonin jashtë tij, shumica ishin në mërgim, kur vinin vinin dhe rrinin si zotërinj. Gjallëronin rrugët e fshatit sikutr të ishte kasaba, Vinte kultura nga jashtë dhe Zheji, Zagoria, gjithmonë kanë kohë që mirrnin kulturë, ndaj janë të zotë, të sjellshëm dhe ta ka ënda të bisedosh me ta, të këndosh me ta, të jesh në ziafete, me ta…. Ollga Minua flet dhe të shikon me sytë e saj të shkëlqimtë, që e ruajnë shkëlqimin dhe bukurinë e saj të dikurshme…



Eleni Konomi



Eleni Konomi, kjo grua që po shkon drejt të tetëdhjetë e shtatave, flet me pasion. Ka edhe kjo një kujtesë fenomenale… Flet për Zhejin, Lliarin , sikur ka qenë dje atje. I rradhit gjërat aq bukur. Në sytë e saj vërehet edhe ndonjë lot shkëlqimtar nostalgjik. Na thotë se këto ditë shtëpia nuk i ka pushuar. E kanë vizituar shumë njerëz, të afërt, nga fshati dhe ata që banojnë në Gjirokastër. Të flet se këta ditë i bëri vizitë edhe një nga nipat e saj, Petrit Ristani. “U çmalla me të, sikur u takova me Vasil Ristanin, kushëririn tim… Më nxori mallin që kisha këtu përbrenda… Unë mendjen e kam në Zhej… Më faniten gjithmonë njerëzit e mrekullueshëm të atyre anëve, gratë zonja dhe fisnike, vendet për të cilat jamë e malluar… Ju faleminderit juve që s’pushoni së shkruyari edhe për Zagorinë , por edhe për Zhejin… Të shkruani sa më shumë se kështu ne jemi të gjallë dhe na ndritohet shpirti… Nënë Elenica flet me pasion, me zjarr dhe duke e vështruar këtë grua –zonjë, vështron një gjyshe, që kujdeset për niprit dhe mbesat e i do si sytë e ballit; nuk i ndan nga njëri tjeri. Ajo është edhe stërgjyshe dhe shpesh viziton mbesa e saj, Matilda, vajza e Filipit me vogëlushin e saj. I gëzon syri stërgjyshe Elenicës…

Sa njerëz të mrekullueshëm. Ata sjellin kujtesën historike të një shekulli të pastër dhe të freskët… T’u marrim gjithçka sa s’është vonë… Kujtesa është në “këmbë”. Ajo duhet shkruar… T’i “vjelim” për të mirë, t’i filmojmë dhe të kemi në kujtesën vizive dhe të folur fjalën dhe fizionomine tyre, pasi janë krenaria jonë, krenari, jo vetëm e Zhejit, por edhe e gjithë Zagorisë së mençur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyWed Aug 13, 2008 9:52 pm

Po ngrihen shtëpitë e reja …

Vasil Kllapi

Vasil K. Kllapi është një burrë thatim nga paraqitja , por mjaft vital… “Tani e kemi kthyer kokën andej, më thotë…”,- dhe drejton vështrimin e tij nga Qafa e Çajupit… Ia kuptoj vështrimin dhe nënkuptoj se e ka fjalën për Zhejin…

Çova material për të ngritur shtëpinë. Çdo gjë këtej nga Gjiropkastra,… Vetëm pllakat në Zhej. Do t’i ringrëmë themelet, t’ua lëmë brezave. Kështu vendosën të tre Vangjeli unë dhe ………… Do ta ngrëmë shtëpinë e Kiço Kllapit… Në mendjen e tij ka projektin dhe kur do të realizohet ky projekt. E rëndësishme është se kjo shtëpi do të jetë përpjkeje e përbashkët, jo vetëm e ne djemve të saj, por e dhe e familjeve tona, të cilat e duan tashmë. Do të rregullohet rruga. Kemi shpresë këtej nga Çajupi dhe hop do të hidhemi të pushojmë në atë klimë… Klima e vendlindjes të rinon , të freskon dhe të jep vrull. Tani është koha që ne kemi nevojë., - të thotë Vasili. Pastaj vazhdon: “Në Zhej janë ngritur edhe shtëpi të tjera. Ja vëllezërit Menkshi Jorgoja, Leonidha, Filipi kanë tashmë bazën e tyre. Shtëpia e i pret… Vasil Konomi ka rregulluar shtëpitë. Alqi Kllapi është i papërtuar dhe çdo vit rregullon dhe projekton gjëra më të bukura… Mitro e Koço Vllahu bashkë me Malen interesohen që shtëpia e familjes Vllahu të jetë gjithmonë e hapur…

“Sa gjë e bukur! Po i drejtohemi fshatit,” - na thotë duke buzëqeshur Vasili dhe në fytyrën e tij vërejmë gazmimin.







Mjeshtrat e rinj të gurit



Ai s’ka nevojë për trajnime, siç veprohet me fillestarët, por ai të jep leksion “Gdhendje guri”



Roland Çarka është një njeri i pasionuar pas gurit, ai e bën gurin të flasë me një një gjuhë jo të zakontë, por gjuhën kodike, fantaziste, artistike të zbukurimit, të lules. Detyrimisht ai, si çdo gdhendës, e ka shfaqur talentin në punimin e gurit qysh në moshë të vogël. Të thonë për të shprehimisht: “Çfarë i sheh dora i bën syri!” Është njeri poliprofesional. Por jeta e tij është lidhur me gurin, paçka se është vetëm 36 vjeç. Ai ka rikontrukturuar gjithë ato shtëpi në zonën e krahinës së Zagories, Pogonit (së toku me të palodhurin dhe që “i zë dora”, siç shprehen në Zagori, Foto Menkshin, mësues nga Zheji, por reformat në arsim e lanë pa çuar deri në fund profesionin e tij dhe me Akile Mihon), është mjeshtër në mbulesën e çative… Një mbulim, të cilin do ta kishin zili dhe mjeshtrat më të mëdhenj dhe do të ishte shumë i domosdoshëm që Rolandi të punonte me INSTITUTIN E MONUMENTEVE, për restaurimin e objekteve. Shpesh merren në punë të tilla njerëz që s’ia kanë idenë. Ata nisin këtë proces pune në fazat e para të dilentantizmit. Çatia e ndërtuar e shtruar aq bukur, në arkitekturë të flet dhe patjetër që të magjeps… Përveç të tjerash Roland Çarka është i zoti të modelojë, të arkitekturojë oxhakë të bukur, të cilët ruajnë traditën, por është i aftë të bëjë kombinacione të tilla me të moderuarën. Këto e thonë artistikisht 12 të tillë të ndërtuar artistikisht dhe shumë funksionalë në krahinën e Lunxhërisë e të Pogonit. Punon me shumë vullnet në gur e duke zbukuruar gurin. Dhe guri flet me ngjyrë. Tashmë artisti gdhendës me origjinë nga Lliari i krahinës inteligjente të Zagorisë është i kërkuar në gjithë rrethin e Gjirokastrës, pasi ai shquhet edhe në arkitekturimin e çezmave, të cilat i “qan” dhe artistikisht. Rolandi, njeri i vullnetshëm, artist në kuptimin e plotë të fjalës, ka realizuar një sërë punimesh arti dhe në fshatin e tij, Lliar. Talentin e tij e ka shprehur edhe në objektet e kultit si në Kishën e bukur, të madhe të Shën Triadhës të fshatit Lliar.

“Njerëz të tillë s’kanë nevojë për reklamime, pasi puna e tyre dëfton vetë. Ata janë shumë të talentuar dhe realizojnë punime të ndritshme. Rolandi është njëri prej syresh, që të emocionon, gjatë punës dhe kur mbaron punimin. Ai është me shpirt artisti,” - na thotë për të Prof. Dr. Vasil Bakuli.

Vetëkuptohet një vlerësim i tillë është natyrisht vlerësim i një intelektuali potent, i cili, krahas të tjerave, është dhe shumë i lidhur me traditën lunxhote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyWed Aug 13, 2008 9:53 pm

Për relaks



Xha Çomja i Zhejit e tundi me këngën e tij të preferuar...



Nga Fredi Miho



Çuditërisht ai është shumë i qeshur, një natyrë dinamike me një humor prezent, shpërthyes, por që të gjithë i shkojnë pas, pasi është mjeshtër i stisjeve të bukura i lidhjeve vëllazërore dhe i humorit fin. Dikur, para shumë kohësh, një ekonomist i talentuar, por ka pasur dhe një pasion të tij të madh apo një hobi: këngën, të kënduarit e saj. Thuhet se Thoma Balua është mjeshtër i interpretimit të këngës erotike që dikur ishte e ndaluar të këndohej në sy të të gjithëve. Ndaj shpesh thonë : “Merre një këngë nga repertori i Thoma Ballos... Ai ka shumë , por përzgjidhe njërën...“ Dhe kënga buçet:

Ç’u nisa për në mulli/Në Magjer më dolli ai.../Bëmë poshtë që të dy. /Në të hyrë në Bathi,/ na zuri një vesë shi. U futëm të dy në shpellë,/ e zeza se çfarë kam heqë./Më shtriu më bëri petë, /ai ishte dem i vërtetë..

Në një konkurs të improvizuar enkas në çast në vatrën e kulturës së Lliarit, para tre vjetësh Thoma Ballua e këndoi këtë këngë në konkurs midis 10 këngëve të tjera para shumë pjesëmarrësve, mbi 20 vetë. Kur juria e shpalli fitues të çmimit të parë, ai u emocionua, duke thënë : ‚“I faleminderit jurisë për vlerësimin që i bëri këngës sime. Është me të vërtetë një juri prestigjoze që vlerëson!“...

Kishte të drejtë për herë të parë në historinë e këngës i jepej çmimi i parë një kënge “rreptësisht të ndaluar“, që në kohënë e parë Thomai do të humbte edhe vendin e punës!...

Sipas traditës u këndua dhe u kërcye kënga fituese... Thomai ishte çakërqejf. Filmime, shkrepje celuloide... Në valle enë këngë ishin: Koço Vllahu, Mitro Vllahu, Kiço Dado, Miço Miho, Roland Çarko, Arqile Miho, Pirro Dado, Fone Taçi, Fone Menkshi, Fone Qendro, Thoma Qendro e të tjerë... Lliari atë ditë, gjer vonë, ndjeu bukurinë e këngës dhe të gjithë thoshnin: “Po këndon Thoma Ballo me zërine tij të bukur...“

Xhaxha Thomai është dhe mjeshtër i valles karakteristike:Do t’ju tregoj këtë herë /qysh e shtypin piperë/që të mësoni të gjithë /piperin e shtypim me b.../Jo ashtu, po kështu, /ejani ua tregoj U, /hidhe këmbën përmbi gju......

Në valle ai është luftarak ,pasi në dorë mban rripin e pandallonave të tij, të gatshëm për të qëlluar..., ndaj pa dyshim që kërkohet mbrojtje...





Reklama

Doni të siguroni një dhuratë të bukur që të të emocionojë dhe të realizojë qëllimit tuaj të dhurimit?Atëherë drejtohuni te dyqani, i cili është ngritur posaçërisht për të realizuar një procedurë të tillë nga Sokrat Konomi te lagjja “18 Shtatori“, bulevardi kryesor, kur shkon për në lagjen “Granicë“.



Frekuentoni Bar- Bufe "FERUNI"

Në këtë lokal do të gjeni një mjedis të këndshëm, modern, për të shijuar pijet që ju dëshironi si dhe do te gjeni gjithashtu një shërbim tejësisht të kulturuar. Eshte i pajisur me DIGIT ALB, programi SAT+ për të ndjekur Kampionatin Botëror i futbollit. Vend më të bukur për të ndjekur kampionatin se ky ambient nuk ka. Pronari i lokalit eshte zhejoti Kristaq M. Vllahu.

Lokali ndodhet përballë stadiumit "Gjirokastra", në rrugën që shkon për në Universitetin "Eqrem Çabej".

* *

Në Pazarin e Vjetër të Gjirokastrës, në Bar - Bufe Restorant "Festivali", me pronar Niko Ballon do të të gjeni një menu të pasur dhe me asortimente të traditës zagorite. Shpejtoni të kontaktoni dhe do te mbeteni tejësisht të kënaqur.

Mund te komunikoni me pronarin e lokalit ne numrin e telefonit Mobil.....................

* * *

Në lagjen “18 shtatori” pranë Kopshtit “Soros” ndodhet Bar - Bufe “Garo” me pronarë Thoma dhe Julia Garo. Në këtë lokal do të gjeni përveç një shërbim të traditës zagorite edhe pije, raki Mani” e prodhuar në Zhej, e cila është mjaft kurative.



Doni të merrni ushqime dhe asortimente të tjera ushqimore me çmimet e shumicës? Atëherë drejtohunu te magazina „Vllahu“ lagjja „18 Shtatori“ ku në çdo çast ndesheni me shërbimin ekujdeshëm dhe plot etikë të Katerina Vllahut. Këtu mundtë gjeni edhe gjithë rrjetin mediatik të Zagories, duke filluar që nga gazeta “ZAGORIA“ , organ i Shoqatës Atdhetare Kultuore “Çajupi“ si dhe libr atë autorëve zagoritë.



Qendra e degës së Shqotaës Atdhetare – Kulturore “Çajupi“ ndodhet në Lulishten „Mandi“ , pranë Urës së Lumit, Gjirokastër.

Doni te shkoni ne Zhej? Mjafton një telefonatë në numrat e mëposhtem me telefonin mobil dhe ju do të realizoni dëshirën tuaj. Prenotim udhëtimi dhe lëvizje e sigurt në Zhej dhe kthim.



Vasil Vlashi

Apostol Kosta

Vasil Konomi







Homazh i madh

Nderim dhe respekt për të gjithë ata, që janë larguar nga jeta në shekullin e fundit, të cilët u përpoqën dhe kontribuan për vendlindjen e tyre dhe bënë emër. Të gjithë ata dhe ato luftuan dhe u përpoqën, lanë emrin e tyre në kujtesë të brezave, ndaj sot ne homazhijmë dhe ndezim qiri në shenjë kujtimi dhe nderimi në Kishën e Shën Kollit Zhej.







NGUSHËLLIME

Gjatë këtij viti u ndanë nga jeta : Anastas Bita, Ifijeni



Redaksia e gazetë, këshilli i saj botues, ngushëllojnë sinqerisht familjet që humbën njerëzit e tyre të afërm . Humbja e tyre është egjithë komunitetit zhejot. Bashkohemi sinqerisht me hidhërimine tyre dhe nderojmë me respect kujtimin.

REDAKSIA E GAZETËS “ZHEJ”





Sponsorë të numrit 2

Sofokli Dafa, vëllezërit Konomi : Andrea, Filipi dhe Sokrati dhe nëna e tyre Eleni, Jani Ballo, Vasil Kllapi



Drejtor dhe botues i gazetes: Kristaq F. Shabani 0692553056

Zëvendësdrejtor: Trifon /arka

Kryeredaktor: Dr. Mitro Vllahu Gjirokastër Mobil

Zëvendeskryeredaktore: Eftimi Mila, (Durrës), Qirjako Menkshi,

Për informacionin: Jorgo Q. Meksi (Athinë), Jano Lena, Qirjako Zogo (Gjirokaster), Vladimir Kllapi (Fier), Kiço Llaka( Sarandë), Llukan Garo (Tirane), Filip Meksi (Angli). Sofi K. Meksi (Krujë), Ksenofon Bita (Vlorë)



Keshilli botues i gazetes: Gjergj Zheji (Kryetar Nderi i Këshillit botues), Anastas Çarka, Vera Zheji, Arben Meksi, Filip Konomi, Klement Konomi, Irena Garo, Liri Kllapi, Andon Bita, Trifon Çarka, Arjan Vllahu , Sofokli Dafa

Redaksia e gazetës: Lagj

ja "18 shtatori", Kristaq Vllahu, afër Farmacive qendrore Gjirokastër, rruga që shkon për te busti i Andon Zako Çajupit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:16 pm

“Intelektin 2001…”

Nr. 2 Qershor – Gusht 2004



Editorial

Po fryn një “erë e mirë”…

nga Kristaq F. Shabani dhe Thoma P. Koçi

Tashmë në Zagori po krijohet një traditë e bukur, e cila është shpërthesë e dëshirës së mirë për të realizuar kontakte shpirtërore mes njerëzve të origjinuar nga një fshat. Realizime të tilla kanë vlera të jashtëzakonshme shumëplanshe në planin moral e shpirtëror, në rifreskimin e kujtesës historike, në riafirmim të traditës, në realizimin e kontaktit me ata që banojnë ende në fshat dhe e mbajnë atë gjallë, në lindjen e interesit për vendin e të parëve dhe për traditizimin dhe përcjelljen e dashurisë për vendlindjen në breza. Kështu “Nostalgjia” e krijuar “derdhet” dhe njerëzit çlirohen, duke rifituar aftësi të mëdha në fushën ku derdhin energjitë. Ata bëjnë një kthim të bukur në retrospektivë dhe në këto takime përkujtojnë e nderojnë veprën e të parëve. A nuk e tregoi këtë edhe takimi i organizuar bukur në fshatin e vogël Lliar? Apo takimi i bukur i fshatrave Nivan Konckë – Ndëran dhe në takimet e tjera në Hoshtevë, Sheper, Topovë e Zhej ? Përvoja në këto takime tashmë është rritur. Të gjitha fshatrat e Zagories kanë organizuar takime të tilla me vlerë. Iniciuesit e këtyre lëvizjeve ka qenë intelektualët, të cilëve u dhimbset Zagoria dhe kanë vizion të qartë për ardhmërinë. Biznesmenët zagoritë kanë dhënë kontribut për ndryshimin e Zagorisë, por kontributi i tyre duhet të rritet. Shembëlltyra pozitive në këtë drejtim mund të përmenden Edmond dhe Thoma Dilo, Arqile Nika në Topovë, Kiço Londo në Lliar, të cilët kanë kontribuar me mundësitë e tyre për të rikonstrukturuar elemente të arkitektonikës së fshatit, për t’i shërbyer komunitetit. I rëndësishme është investimi i realizuar nga shumë familje që nuk banojnë në fshat, por kanë shtëpitë në fshat, duke i sjellë në parametra të kohës. Ky proces rindërtimi e rikonstrukturimi ndodh se është krijuar një ide shumë e qartë për vlerat që mbart krahina, e sidomos në kalimin e pushimeve dhe përdorimin e trevës për “turizëm veror”. Ky proces ka ndodhur e ndodh në të gjitha fshatrat. Duhet patjetër që edhe Fshati i Vogël (Vithuqi] të organizohet. Një gjë e bukur është që takimet zgjidhen në ditë të shënuara historike e sidomos fetare. Nga këto “kuvende” po përfiton edhe komuniteti që jeton në krahinë. Shfrytëzimi i vlerave të krahinës duhet të bëhet i organizuar dhe Kryesia e Komunës së Zagorisë duhet të kontaktojë me intelektualët si dhe të gjithë zagoritët që banojnë kudo në Shqipëri. Në këto kontaktime duhet të tërhiqet mendimi me vlerë dhe të organizohet puna dhe t’i jepet fund konceptit se “ju jeni të larguar nga fshati” e të tjera koncepte “apendisit” si këto. Një kryesi, apo Këshill Komune është i respektuar dhe i votuar, kur zgjidh në kohë problemet e komunitetit, realizon premtimet elektorale me cilësi. Kjo bëhet në bazë të një planifikimi korrekt, duke u nisur nga gjendjet. Pse të heshtet për arterien “infrastrukturore” të Çajupit. “Magelani” inteligjent zagorit për të shkuar më shpejt në Krahinë do të shfrytëzonte rrugën Gjirokastër - Erind- Korez- Çajup – Topovë – Nivan. Kjo nuk do të thotë që rruga tjetër të jetë dytësore…Kur u zhvillua një takim në Gjirokastër, në muajin qershor në Universitet me objekt: “Jetoni midis nesh”, një kuadër gjirokastrit tha: “Çudi të gjithë zagoritët në sallë janë me arsim të lartë… Njëri më i mirë se tjetri. Një “pasuri” e madhe . “Po kush e shfrytëzon pasurinë intelektuale në favor të zhvillimit? Inteligjenti dhe jo i mefshti? Po pse përpara na dalin gjithmonë të mefshtit?!

Karakteristikë tjetër është se zagoritët, përfaqësuesit e botës shkrimore po shkruajnë kujtesën historike e Zagorisë, pa përtuar në këtë gjendje jo të mirë ekonomike ata po sakrifikojnë të ardhurat e pakta. Madje po konkurrojnë denjësisht edhe në rangje kombëtare e ndërkombëtare në poezi e prozë, publicistikë. Mund të rreshtojmë shumë prej syresh si: shkrimtari dhe poeti Kristaq F. Shabani, shkrimtari dhe poeti Pirro Loli, shkrimtari dhe poeti Jorgo Telo, publicisti Irakli Koçollari, poeti Kristofor Llane, publicisti Ilia Laska, studiuesi dhe hulumtuesi Evjen Peri, studiuesi Viktor Dervishi, publicisti Stavri Çapi, poetja Eftimi Mila, publicisti Peço Kagjini, prozatorja Sofi Meksi, poeti Anastas Bita, publicisti Harillaq Koxhjoni e shumë e shumë të tjerë. Por duhet evidentuar se Zagoria ka një bërthamë të madhe shkencore, e cila po të evidentohet të trondit emocionalisht me figura të ndritura të kontributit si: Emil Qirko, Hektor Peçi, Thimjo Kondi, Spartak Ngjela,Gjergj Zheji, Jorgo Bulo, Kristofor Peçi, Stefan Bulo,Eduard Andoni, Ylli Pango. Kiço Londo …… .

Në këtë kuadër po fryn një “erë e mirë”. Le ta thithim këtë aromë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:16 pm

Vlerësim për Andon Zako Çajupin enkas për “Intelekt 2001…”

Dr. Zymer Neziri, Instituti Albanologjik, Prishtinë

“Çajupi ishte dhe mbetet poet i madh. Është shumë i nderuar në Prishtinë dhe në Kosovë. Vepra e tij letrare është në programet mësimore. Ai në artin e tij letrar solli freski në Letërsinë shqipe. Nota realiste në krijimitarinë e tij e bën të veçantë në mesin e bashkëkohanikëve.”





Redaksia e gazetës “Intelekt 2001” në analizën e bërë në kuadrin e daljes së numrit të parë u mëshoi fort:

Kërkohet rikonceptim i ri i organizimit të gazetës që t’i shërbejë komunitetit dhe jo vetvetes. Dhënia e materialit lëndor lexuesit duhet të bëhet me profesionalizëm dhe natyrshmëri. Evidentimi i vlerave të bëhet me sy nëne dhe jo me sy njerke!

Të shmangen separatizmi dhe t’I jepet parësis lidhësisë.

Gazeta të jetë e hapur për të gjitha shkrimet profesionalë, që trajtojnë probleme që t’i shërbejnë komunitetit dhe për dhënie mendimesh për ecuri, për të ardhmen.

Të abonohen ata që e dëshirojnë këtë gazetë si dhe të sigurohet sponsorizimi i vijueshëm i saj si një gazetë periodike tremujore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:17 pm

Përkrahje dhe impulsim, urim për detyrën

Zagoriti Anesti Deçka në postin e Prefektit të Qarkut të Gjirokastrës



Profesionalistë të tillë duhen përkrahur

Emërimi në postin e Prefektit të Gjirokastrës të zagoritit Anesti Deçka është një vlerësim i madh që i bëhet inteligjencës prezente zagorite, e cila i ka të gjitha mundësitë për të dhënë kontribut të gjithanshëm në progresin e shoqërisë, po kështu edhe një vlerësim individual për një nga kuadrot më të suksesshëm të vendit, i cili ka ditur që më intuitën dhe inteligjencën e tij të japë sprova dhe të bëjë emër në sistemin që po përpiqemi të ndërtojmë. Lënia në heshtje e në hije e specialistëve zagoritë të profileve të ndryshme, që kanë përvojë drejtimi, organizimi dhe aftësi reale bashkëpunimi dhe që shquhen për impulse në jetën e komunitetit, të vendit, rrethit, qarkut është një tendencë negative e 14 vjetëve të fundit, ku grupohen në drejtim njerëz, që kanë konsumuar vetveten dhe qëndrojnë në krye jo falë aftësive profesionale që kanë. Komuniteti zagorit është i bindur se Prefekti i ri, Anesti Deçka, do të punojë me ndjenjë të lartë përgjegjësie për të zbatuar detyrat e tij dhe do të fitojë admirimin e të gjithëve dhe do të krijojë lidhësi reale me partnerë seriozë, investitorë të vendit dhe të huaj për ndryshim në kahje pozitive të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit.

Kryesia e Degës Atdhetare - Kulturore “Çajupi” fton komunitetin e madh zagorit inteligjent të përkrahë nismat dhe avantazhet që do të ndërmarrë Prefekti në favor të gjithë popullsisë së Qarkut të Gjirokastrës dhe ta ndihmojë atë në realizimin sa më cilësor të detyrave të tij.



KRYESIA E SHOQATËS ATDHETARE – KULTURORE “ÇAJUPI”, DEGA GJIROKASTËR
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:18 pm

Takim i madh brezash në Lliar tëZagories

Kuvend për ndryshim e progres

reportazh

***

Sot më 30 maj 2004 ata erdhën për të filluar një rikthim të bukur.

Petrit Ristani fiksoi gjelbërimin, i cili qeshte natyrshëm dhe njerëzit që gazmoheshin: Aristotel Stefanin, Pirron Dadon, Pilon e Magali Stefanin dhe mbesën e tyre, Froso, Kristostom, Koço, Stefan, Ilia Hilën, Thoma Koçin, Kiço e Pilo Muçin, Koço, Mitro e Mihal Vllahun, Mitro Çarkën, Evën, Sofikën, Marianën; Llazo dhe Nico London, Janaq Meçin, Kostandin Dadon, Qirjako Sotir Taçin, Ilia , Aleksandra Taçin dhe vajzën e saj, Llukan Taçin,...

Fiksoi në celuloid fjalën e mirë se ardhjes për bashkëfshatarëve në shtëpinë e bukur, të qëndisur nga Rolandi, tashmë edhe Kryetar i Kryesisë së fshatit Lliar. Nusja, Leta, mbesa e Kronikanit Hila me vajzat e shtëpisë: Marianën dhe Sofinë u shërbejnë njerëzve. Miço Çarka gjithonë e kishte dëshiruar një ngjarje të tillë të madhe. Athinaja dhe Poli i vogël befasohen nga njerëzit e shumtë dhe në duar mbajnë tufa lulesh. Llazo Londua tregon një histori të bukur. Doktor Mitro Vllahu dhe vëllai i tij, Koçoja, e dëgjojnë me kujdes.

“Kjo është dita e ripërtëritjes sonë...”- përkufizon aktori Aristotel Stefani.

Kambana e Kishës bie për Shën Triadhë me tingëllimin e saj të bukur.



Epilogu medalion



Zëri derdhi nektar

mbi fytyrë Ëngjëlli,

Buza puthje të bronztë

mbi partneren e pjekur;

Duart tokin

ARUSHËN E MADHE ME TË BIJTË,

Fjala i kreh baluket

Yllit të harkuar,

Syri çudit 24 orë Diellin,

Ditën e ngjiti me ditën...!

Çudia magjepse ndodhi...



Shënim i Redaksisë: Duke u nisur nga kërkesat e shumta që ka redaksia për të pasqyruar këtë veprimtari të bukur po paraqesim disa materiale me epiqendër: LLIARIN.




Fjala e mirë se ardhjes e Kryetarit të Kryesisë së Fshatit

z. Roland Çarka



Te nderuar bashkëfshatarë!

Mirë se erdhët në fshatin tonë të përbashkët! Dita e sotme është një ditë e veçantë, e cila do të ngulitet në kujtesën dhe në historikun e fshatit tonë, si një ditë ku do të manifestohet dashuria, respekti për origjinën, do të sillen në kujtesë gjithë njerëzit e tij të nderuar që kanë lindur e jetuar me përkushtim në këto troje të bukura, apo që janë nisur në punë të mira prej këndej dhe do të rievidentohen njerëzit e mençur dhe tipikë, që kanë dhënë kontribute të mëdha për këtë fshat, që ai të përcillet në kohëra me historinë e tij të gjallë. Gjatë gjithë kohërave njerëzit tanë kanë qenë të lidhur ngushtë njëri me tjetrin, kanë dhënë ndihmesë në rritjen e forcës së komunitetit, në përcjelljen e traditës, të zakoneve të mira dhe të kulturuara. Shumë bashkëfshatarë kanë dhënë kontribute të mëdha në Kulturën, Artin dhe në fusha të tjera jo vetëm në vend, por edhe jashtë tij, kanë bërë emër dhe kujtohen sot me respekt të madh nga ne.

Fshati ku ke lindur ose je i lidhur me të nëpërmjet origjinës së gjyshërve, prindërve është përherë i bukur. Ke dëshirë të kontaktosh me origjinën dhe unë e shoh mirë sa të malluar jeni ju në këtë kontakt të sotëm! Në emër të banorëve aktualë ju uroj juve mirëseardhjen në fshatin tuaj! Ju uroj juve gëzime në familjet tuaja, në edukimin e brezave të rinj me dashurinë për fshatin tonë Lliarin. Ndoshta ndonjeri mund të shprehet se jemi të vonuar në takim, jo jemi në kohë dhe sot ne mund të bashkëbisedojmë e të vendosim për të ardhmen e Lliarit.

Doja të ngrija një dolli për fshatin tonë, për njerëzit e tij, për ata që ndodhen sot këtu dhe për ata që s’patën mundësi të vinin!

Këtë kuvend të madh lliariot në emër të kryesisë së fshatit e deklaroj të hapur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:18 pm

Përshëndetje nga larg:

“Ta mbajmë të ndezur emrin e nderuar

të fshatit tonë, Lliar!...”



Boston, 25.05.2004



Të dashur bashkëfshatarë lliariotë!



Me kënaqësi mësuam lajmin e gëzuar për t’u mbledhur dhe kremtuar këtë festë tradicionale fetare në fshatin tonë. Do të donim me gjithë shpirt të ishim atje, mes njerëzve të mirë dhe patriotë lliariotë. Largësia shumë e madhe nuk na lejon të vijmë. Në radhë të parë falënderojmë të gjithë ata që e menduan dhe e organizuan këtë festë të bukur. Do të ishte një nga momentet e bukura të jetës sonë. Rrënjët tona janë atje në fshatin tonë Lliar dhe dhe ne i nderojmë e i respektojmë gjithë jetën tonë. Ne urojmë që Shën Triadha të vazhdojë të kremtohet çdo vit. Festimi është pjesë e respektit të traditës dhe, nderimi për të kaluarën është një virtyt i madh e i shenjtë. Njerëzit që dinë të nderojnë të kaluarën, kanë krijuar një bazë të shëndoshë për të ardhmen. Po kështu, duke festuar çdo vit, do të na krijohet mundësia të takohemi me të gjithë ju. Këtë vit nuk do të marrim dot pjesë, por, do të na gëzonte shumë çdo fotografi ose filmimi i ngjarjes. Urimet më të mira përcjell tek ju dhe dajua ynë, Vasil Duka. Gjithë kujtimet e tij për Shqipërinë janë të lidhura me të vetmin vend, ku ai jetoi vetëm 14 vjet, Lliarin, por që nuk e harron kurrë. Ai shpesh përlotet nga malli dhe dëshira për ta parë dhe njëherë.

Përshëndesim nënë tonë Sofi, që e do më shumë se kushdo fshatin e saj. Përfitojmë nga ky rast për të nderuar kujtimin e babait tonë shumë të nderuar e të reapektuar, Pelos, që nuk është më! Përulemi me respekt për të gjitha virtytet morale të tij, sidomos për dashurinë që kishte për vendlindjen. Gjithashtu nderojmë me respekt kujtimin e hallave dhe gjyshërve tanë të Koçajve dhe Dukajve, që nuk janë më, por të gjithë ata ishin pjesë e krenarisë së vendlindjes së tyre dhe të familjeve tona.

Ju urojmë : “Gëzuar festën e Shën Triadhës! Ju urojmë gjithë të mirat në familjet tuaja! Ta mbajmë sa më të nderuar emrin e fshatit tonë! Të njëjtin urim dërgon te ju edhe Violeta Koçi, vajza e Kozmait dhe Thianosë.

Urimet përcjellin tek ju dhe bashkëshortët e fëmijë tanë: Mili, Liza, Iliriana, Erta dhe Genti.



Me respekt për të gjithë Ju

GËZUAR!



Paskali dhe Stefan Koçi

***



Në sallë shpërthejnë duartrokitje të stuhishme. Lliari i vogël bashkon njerëzit në “Kontinente”, “Kontinentet” bashkohen me Lliarin. Z. Thoma Koçi me leximin elokuent dhe pasionant të përshëndetjes sjell në sallë emocione të mëdha. Gazmohet Qirjako Sotir Taçi, i cili kërkon që banorët aktualë të fshatit të kujdesen për të ndërtuar dhoma”turistike” për të larguarit, që duan të pushojnë në fshat dhe për t’u kënaqur me prodhimet bujqësore, blegtorale dhe frutat e shumllojshme. “Kjo do të shërbejë edhe për rritjen e tyre ekonomike, pra aplikim të turizmit malor. E ku në fshatin tënd! S’ka më bukur!” Kostandin Dado emocionohet. Ka shumë kohë që nuk ka qenë në fshat. “Sa mirë është kur takohesh me njerëzit e tu!”- shprehet ai. Në këtë çast shpërthen një brohorimë e bukur dhe një urim zemre: “Rroftë Lliari!” Kujtohet me respekt ai që brohoriti i pari, xha Jano Hila, kur po emigronte brenda vendit të tij… Froso e Hilaj shpërthen në këngën e bukur në të cilën aktivizohen të gjithë pa përjashtim. Eva Çarka(Pone) me zërin e saj melodioz, me aftësinë dhe talentin e saj në stisjen e vargjeve dhe këngëve shpërthen, duke të kujtuar perlat e bukura të konkurrimit zagorit. Një dhunti e madhe për këngë, për punë. Një kombinim i harmonishëm, një partiturë e bukur notash. Nga qiparizi i fshatit niset një fluturim i ëmbël zogjsh, të cilët homazhojnë mbi njerëzit që prehen në “varrezën e përjetësisë”. Miço Mihua ka mbajtur peshë të rëndë në supe për të realizuar pritjen e bashkëfshatarëve të nderuar. Mishi lliariot mban erë trëndelinë, e cila shpërndahet si “thimjamë”… Pirro Dado ngrihet dhe uron, përfaqëson në këtë takim familjen Dadaj . Trokitje gotash, urime njëra pas tjetrës. Petrit Ristani, profesionalist i vërtetë fikson momentet e bukura. Ka tre ditë që fikson e fikson elementë të bukur. Në mendjen e tij ka thurur plane të bukura. Kristostom Llane bën një ligjëratë duke sjellë në kujtesë të të pranishmëve burrat më të mençur që kanë kontribuar nëLliar. Çdonjëri përkujtohet me respekt. Në muret e sallës të konstrukturuar me këtë rast me fondet e Komunës, janë varur pankarta, që i bëjnë jehonë këtij Takim brezash, i quajtur “Kuvendi i madh lliariot”. Bie në sy një thirrje e bukur: “Lliariot! Kudo që jeton, kujto vendin e origjinës tënde dhe bëj kujdes për përparimin e tij duke dhënë kontributin tënd!” Për të realizuar qëllimin e takimit dhe të Kuvendit janë pasqyruar tabela me çfarë është bërë deri tani në Lliar dhe çfarë është emergjente që duhet të bëhet në të ardhmen. Kryetare e Komunës Anastasia Dushi jep “planin perspektiv”…Takime të tilla janë me mjaft interes se ato, - theksoi ajo, - të japin ndihmesë dhe të shtojnëkëmbënguljen për të realizuar para elektroratit premtimet e bëra…” Kërkohet ardhja e rrugës automobilistike brenda në fshat. “Është planifikuar dhe do të realizohet shumë shpejt… Mund të filloi në muajin tjetër…,” - shprehet e sigurt Kryetaria e Komunës. Ëndrra lliariote e kahershme do të realizohet. Sa ëndrra u thurën për rrugët, por “njerka” nuk kujdeset për jetimët! Ah, ç’sy ka njerka!… Kërkesë emergjente: “Pse Lliari dhe Zheji nuk shohin stacion televiziv tjetër veç TVSH dhe atë jo pastër… Informacioni është i nevojshëm. Për këtë kemi luftuar. As s’është Artur Zheji, djali i këtij vendi që sot është në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH… Kryetaria dhe këtu tregohet energjike dhe merr zotim: “Lliari dhe Zheji do ta shikojë dhe stacione të tjerë kombëtarë…” (Sipas informimeve që ka Redaksia e gazetës “Intelekt 2001..” të dy këto probleme emergjente po fillojnë të realizohen!) Ç’bëjnë kuvendet! Teli Stefani ndez këngën e papa Aleksit :Vezirit vanë e i thanë…”

Simbolet e vendosura në pllakën e mermertë” Libri, pena, stralli, masati, gjethja përherë e gjelbër, dhe përrroi inteligjent që origjinohet nga ky fshat buzëqesh… Fshati duket sikur ka të gjithë njerëzit e tij që nga krijimi… Trëndafilat e bardhë dhe të kuq kanë shpërthyer këtë pranverë. Jeshilja ka shpërthyer dhe shpresa për ndryshesë klorofilizohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:19 pm

LLIAR, I BUKUR LLIAR



Ditë e majit tridhjetë,

lliariotët shtrojnë drekë.

Lliar i bukur Lliar,

në mes zonjën Shëntriadhë

Lliar i mirë Lliar

ke patur burra me famë,

Ata sot nuk janë,

vepra e tyre është e gjallë.

O mor ti, fshati Lliar,

për ty malli na ka marrë,

I mblodhe nga çdo anë…

Dhe ne nga do që jemi,

Takim brezash do t’i themi.

Vallë kush e tha këtë fjalë,

Kristaq Shabani nismëtar,

Teli Stefani e me radhë.

Kiço Londo i miri djlaë,

po jep ndihmë për Lliar.

O vëllezër, o fshatarë,

dua t’u them nja dy fjalë:

Në keni mall për vatanë.

Jepni ndihma për lliarë,

xhadenë në Shënharrallambë,

Amaneti i prindërve tanë.

E përgatiti dhe e këndoi në Kuvendin e madh lliariot FROSO M. HILA(ÇONI)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:19 pm

Pritje në fshatin Lliar



Mbremjen e datës 29 Maj bashkëfshatarët e ardhur për të marrë pjesë në Kuvend e kaluan te shtëpitë e fshatarëve, që kishin organizuar pritjen e tyre. Kështu në familjet e Miço Mihos, Ilia Hilës, Miço Çarkës, Arqile Mihos, Llukan Meçit, Lono Mërtirit, Kristostom Llanes, Ilia Nikollit, Ksenofon Taçit kaluan mbremjen mysafirët nga Tirana, Lushnja, Gjirokastra, Përmeti, Saranda,Fieri (Patosi) dhe nga Athina e Janina



Kujtime të bukura të fiksuara



Gjatë gjithë itinerarit të lëvizjes lliariotët e ardhur për Takimin e Brezave u ndalën në vënde pikante, pozuan dhe filmuan, duke arkivuar në “fototekën” e tyre dhe “celluloid” aspekte të mëdha jetësore. Stërpeni, Koreza e sidomos Çajupi, “Hija e Mallkuar”, “Dermazi” ShëMitrat, ShënMërtiri, ShënHarrallambi, Lliari, shtëpitë e gjithë familjeve u blicuan.. Ai që fiksoi ishte profesionist i vërtetë, fotografi dhe telekronisti Petrit V. Ristani.











Redaksia e gazetës “Intelekt 2001..” falënderon të gjithë lexuesit e saj dhe të gjithë ata intelektualë studiues, gazetarë, brenda dhe jashtë vendit, që përshëndetën daljen e këtij organi periodik në kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, Albania. Gjithashtu falënderon TV “AntenaJug” për publikimin e numrit të parë të gazetës. Gazeta jonë është e hapur për të shprehur mendimet për Zagorinë dhe komunitetin zagorit.

Kryeredaktori Ing. Jorgo Ndreu

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:20 pm

GJIROKASTËR

Homazh i madh për njerëzit e ditur

“Jetoni në kujtesën tonë…”





Dega e Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Çajupi” Gjirokastër organizoi në mjediset e Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër një veprimtari homazh “ Jetoni midis nesh” për Prof. Assoc. Dr. Vasil Bici, ish Kryetar i Degës dhe për fotografin e talentuar e me emër të madh Filip Vito. Kjo veprimtari u udhëhoq nga Kryesia e Degës “Çajupi” Gjirokastër dhe morën pjesë shumë zagoritë, të ftuar nga Shoqatat e tjera simotra, intelektualë, përfaqësues të pushtetit vendor, kolegë, bashkëpunëtorë të Vasilit nga Universiteti e tjerë. Në këtë veprimtari mori pjesë edhe Prefekti i qarkut të Gjirokastrës z. Anesti Deçka, Kryetare e Komunës së Zagorisë znj. Anastasia Dushi, Kryetari i Këshillit bashkiak të qytetit të Gjirokastrës Dr. Kirurg Roland Karalli, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Atdhetare- Kulturore “Çajupi” z. Evjen Peri.






Ndahet nga jeta intelektuali, miku dhe bashkëkrahinasi energjik dhe potencial Prof. Assoc. Dr. Vasil Bici.

Komuniteti zagorit humbi një nga njerëzit më të devotshëm dhe më inteligjent



Dy figura të ndritura të Zagories e më gjerë

Zagoritë të mençur me biografi të pasur

Fjala e z. Kristaq F. Shabani, poet,shkrimtar





Të nderuar zagoritë, miq e të ftuar në këtë veprimtari homazh me titull: “Jetoni mes nesh!” sa simbolik aq dhe domethënës!

Padyshim dita e sotme për ne është ditë e dhimbjes dhe e forcës, e respektit dhe e nderimit, e kujtesës dhe e obligimit ndaj ish Kryetarit tonë të Degës së Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Çajupi” Gjirokastër, Prof. Assoc. Dr. Vasil Bicit, i cili u nda prej nesh në një moshë të re, i pajisur me mjaft energji potenciale intelektuale për t’i vënë në shërbesë të progresit të krahinës, Gjirokastrës, Jugut dhe vendit me një objeksion “Ndryshe”. Komuniteti zagorit humbi një nga njerëzit e tij më të devotshëm dhe më inteligjent.

Ne humbën aksidentalisht Vasilin, inspiratorin, nismëtarin, angazhuesin, mendimtarin, impulsuesin, zagoritin e mençur, humanin, njerëzorin, konsultuesin dhe një personalitet të formuar e me mjaft ardhmëri në fushën e politikës së moderuar, që shumëkush do ta kishte zili të arrinte në këtë stad, por ky stad arrihet vështirë. Zagoria, Ne, familja, të afërmit, farefisi, kolegët, bashkëpunëtorët e tij duhet të krenohemi për të dhe ta ruajmë të freskët fizionominë e tij të dashur.

Gjithashtu është evidente të pohojmë se Zagoria kohët e fundit humbi Fotografin e madh e të talentuar, Filip Vito, njeriun që gjithë jetën e tij ia përkushtoi Artit të Fotografimit, duke shkruar me një mënyrë të bukur e të stilizuar “me dritë”. Filip Vito ishte fotografi “çuditbërës”. E kanë quajtur “Marubi i Jugut”, por ai ka pasur individualitetin e vet të padiskutueshëm. Jeta e tij është një përkushtim i madh ndaj Artit të Fortografimit, duke evidentuar vlerat e kujtesës historike.

Zonja dhe Zotërinj, ju ftoj të nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e tyre si dhe të gjithë zagoritëve të tjerë , të ndarë kohët e fundit nga jeta Perikli Zike, Miltjadh Kllapi, Amalia Gjika. “I paharruar qoftë kujtimi i tyre!”

Vasili lindi më 15.03.1950 në Sheper të Zagorisë. Arsimin 8-vjeçar e përfundoi në fshatin e tij të lindjes. Mandej, vazhdoi studimet e mesme në shkollën e mesme të Përgjithshme “Asim Zeneli” Gjirokastër. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës, Fakultetin Gjuhë-Letërsi dhe në vitin 1990-1991 dha provimet plotësuese të Universitetit.

Që nga viti 1970-1990 iu përkushtua tërësisht shkencës gjuhësore. Si rrjedhojë e vullnetit të tij, këmbënguljes dhe aftësisë studiuese, hulumtuese ka pikësynuar për lartësi vetiake në përmasa shumëplanshe. Ka ushtruar profesionin e mësuesit në Tepelenë, duke u vënë edhe në drejtim të shkollave 8-vjeçare. Njihet si metodist i mirëfilltë e i specializuar. Për këtë aftësi dhe nivel me transformimet demokratike u transferua ne Gjirokastër në fillim si metodist në Kabinetin Pedagogjik te rrethit, mandej drejtues i tij; inspektor në drejtorinë arsimore të rrethit dhe që nga viti 1995 kancelar i Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër.

Gjatë një periudhe të gjatë u fut në një proces aktiv veprimtarie duke dhënë ndihmesë në kualifikimin e kuadrove, në dhënien e metodave bindëse për të mësuar gjuhën shqipe nga pakicat kombëtare. Është bashkautor në disa vepra si: “Gjuha Shqipe 1,2,3,4.” Tekste për shkollat e pakicave kombëtare. Këto tekste janë shoqëruar dhe me librat e mësuesit, që rekomandojnë procesin e metodëdhënies, bindëse bashkëkohore dhe operacionale të ndarjes në etapa mësimore. Po kështu për të kuptuar gjerësisht ndërlidhjen gjuhësore dhe enigmat gjuhësore është botuar një fjalor shkollor me titullin domethënës: “Ura e fjalëve" (shqip-greqisht) në të cilin gjenden fjalët e përdorura në të katër librat. Në këto libra është manifestuar koncepti i të mësuarit bashkëkohor. Zoti Vasil krahas këtyre libra është bashkautor në mjaft studime me objeksione të ndryshme në fushën e gjuhës. Ai është duke përgatitur e dhënë shumë leksione jo vetën në trevat jugore apo nën juridiksionin e Universitetit, por edhe në rang kombëtar. Në librat: “Reflektime social-pedagogjike” dhe “Metoda të mësimdhënies” bien në sy studimet e tij të veçanta. Në këtë konteks ne i uronim sinqerisht suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tij në dhjetor të vitit 1999 kur ne e quanim “KRENARIA GJUHËSORE” DOKTORI I RI ‘’URA E FJALËVE”, i cili Më 16.09.1999 Juria e Universitetit të Tiranës i jep z. Vasil Aristidh Bicit gradën shkencore: ”Doktor në fushën e Gjuhësisë”me vlerësimin “Shumë mirë”.Tema e mbrojtjes: “Çështje të Gjuhësisë në Shkollat e Pakicave Kombëtare “.

E ritheksoj që ky ishte urimi që i bënim ne intelektualit, njeriut të talentuar e plot virtyte të larta e shumë të dashur, njeriut model të komunikimit dhe të shpirtit të gjerë, eruditit dhe bashkëbiseduesit tonë të mençur, i cili pas fitimit edhe të titullit tjetër Profesor i assoc. dhe qëndrimit vetëm dy javë në postin e Prefektit të Qarkut të Gjirokastrës, ndahet aksidentalisht nga jeta, kur ishte në kulmin e inteligjencës së tij për t’i shërbyer jetës akademike dhe politike të vendit, duke treguar epërsitë e tij si një shkencëtar dhe politikan i kohës moderne. Vasil Bici u largua nga jeta në moshë të re, por emri dhe vepra e tij është e gjallë, e pranishme. Ai do të kujtohet me buzëqeshjen e një njeriu që di t’i buzëqeshë njeriut për të vijuar jetën impulsive dhe të përkushtuar; do të kujtohet për pjesëmarrjen active në grupet nisiatore, nisiativat dhe impulsimet e kahjeve pozitive si: vendosja e bustit të poetit të madh kombëtar Andon Zako Çajupi në Gjirokastër,vendosjen ebustit të Heroit të Popullit Themo Vasi dhe Ilia Dilo Sheperit , që është në process në Sheper, për kontributin që do të jepte në vendosjen e figurave të ndritura të Historisë në Gjirokastër, në sheshin para Qendrën Kulturore “Dorian”, për konferencat, simpoziumet, sesionet shkencore për Andon Zako Çajupin, për pasurinë folklorike, për juristin e talentuar Kleanth Koçin, për promovimet e librave të disa autorëve zagoritë, për kontributin me shkrime që dha në Kolanën , apo siç e quajnë Enciklopedinë e vogël zagorite “Intelekt 2001…”, për organizimin e disa takimeve intelektuale për të dhënë mendime për ecurinë e shoqërisë civile, për sinqeritetin dhe modestinë, për thellësinë e mendimit dhe për afrimitetin me njerëzit, kolegët, studentët. Dhimbje e madhe për të gjithë, të cilën e tregoi dhe Kryeqendra e Intelektit Shqiptar, Gjirokastra , ditën e përcjelljes së tij në banesën e fundit. Unë pata rastin që të njihem shumë afër me Vasil Bicin, qysh në rininë tonë të hershme,kur ai kryente shërbimin ushtarak në Librazhd dhe unë kryeja praktikën si student i Akademisë së Forcave Tokësore dhe më vonë kur të dy ndiqnin fakultete të ndryshme qytetin e Shkodrës. U ribashkuam përsëri në Gjirokastër në vitin 1991 dhe ngushtësisht punuam për Zagorinë tonë prej vitit 1999 deri n ë 2 prillin e dhimbshëm 2004!… E ardhmja mund ta “gdhendë” figurën e tij në botën shkrimore…

Vasil Bici dhe Filip Vito, këta dy zagoritë të mençur kanë një biografi të pasur veprimtarie të mirëfilltë në fushat e tyre, kanë dhënë një kontribut të madh, të cilat do të zbërthehen edhe nga referues të tjerë sipas programit të hartuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:20 pm

PËR NJERIUN TONË TË MIRË, QË NA MUNGON...


“Ne zagoritët mburremi me Krahinën tonë jo se mburrjen, krenarinë e kemi tipar karakteristik, jo se Krahina jonë është një “parajsë” ku mbretëron begatia, por se në atë Krahinë fisnike, rrethuar me male hijerëndë, kanë “mbretëruar” në fatin dhe lirinë e tyre njerëz me dinjitet, kulturë, traditë dhe mënyrë jetese për t’u admiruar”.

Këto janë fjalët e Profesorit, mikut, të afërmit tonë të nderuar në fjalët përcjellëse të librit “Zagoria, zakone dhe tradita”.

I citova këto fjalë të tij, jo vetëm për faktin se ai nuk e kishte menduar ndonjëherë se këto do t’i shkonin për shtat shumë mirë atij vetë, por edhe për arësyen se ishte pikërisht ky libër që më dha rastin mua të njoh më nga afër atë, Profesor, sa i ditur aq edhe modest, sa fisnik po aq dhe Zagoridashës, sa intelektual po aq dhe “fin”, sikundër i thoshnim ne të katedrës së Gjuhëve të huaja. Pa dashur të mohoj punën e askujt tjetër, që është interesuar që ne zagoritëve të na organizonte dhe të na bënte të mos e harronim Krahinën tonë, ka qenë Profesori, ai që më ka antarësuar në shoqatën tonë, ka qenë ai që më ftoi të shkruaja një punim për veprën e të nderuarit Ilia Dilo Sheperi, ka qenë ai që më kontaktoi i pari me mësues Evjenin, për bashkëpunim në librin “Zagoria, zakone dhe tradita”. Kur përmenda veten, kam parasysh çdo zagorit që, vetëm ai me mënyrën e tij dinte se si ta afronte, që vetëm ai i njihte çdo hall e çdo lidhje, që vetëm atë mund të kishe pikë referimi për Zagorien. Pra e thënë në pak fjalë, ishte një njeri që çdokush do ta kishte zili. Në të vërtetë, pothuajse, për të gjithë njerëzit pas vdekjes thuhen vetëm fjalë të mira, duke i kapërcyer ato të pakta gabime që të gjithë bëjmë në jetë, por për Profesorin nuk flet mirë vetëm Zagoria e zagoritët, por edhe të gjithë ata, që e kanë njohur atë, ata që kanë punuar me të kudo që ka qenë. Kështu duke shfletuar “Librin e ngushëllimeve”, hapur në 3 prill, gjejmë fjalë të shkruara nga personalitete, institucione, kolegë, miq, shokë, studentë që në momentet më të dhimbshme, duke kapërcyer lotët, shkruajnë fjalë zemre. Kështu po citoj, disa pa përmendur autorësinë:



“Për të gjithë ata që e kanë njohur, Vasili ishte e mbetet njeriu i ndershëm, i cili me përkushtimin dhe aftësinë e tij profesionale dha një kontribut të çmuar në mendimin shkencor dhe universitar”; “Dhjetë vjet njohjeje, një jetë kujtime të bukura”; “Vasil Bici, njëri nga pedagogët më në zë të Universitetit, që punoi me përkushtim për përgatitjen e brezit të ri”; “Do të mbetet e paharruar fjala jote e ëmbël dhe e zgjuar”; “Humbëm një shok, një mik, që rrezatonte vetëm qytetari...” “Njeriu që diti të japë dituri dhe respekt”; “Vasilit tonë, që fjalët s’i la fjalë, po i bëri vepra, që ëndrrat s’i la ëndrra, po u dha jetë, që ëndrrat e reja i la dhimbje”.



Ato ëndrra që krijoi ai dhe i realizoi, për ne, tashmë janë realitet, por kuptohet ëndrrat kërkojnë mund, djersë, sakrifica. Dhe këto, ai nuk i derdhi vetëm për ato vetiaket, por edhe për Zagorien: kështu iu desh të përpiqej shumë derisa busti i Çajupit të zinte vendin që duhej. Por një ëndërr -projekt të tij, ende të parealizuar, është detyra jonë ta çojmë në fund: atë të bustit të Gjuhëtarit të nderuar Ilia Dilo Sheperi.

Të dashur miq, shokë, kolegë dhe të afërm të Profesorit! Të ishe pranë Profesorit ishte privilegj, sepse në çdo fjalë të tij përfitoje, ndaj këto rreshta të miat, janë vetëm një copëzë e thjeshtë në realizimin e mozaikut të bukur të figurës së tij, të cilën ne do ta gdhendim sot dhe në vite të gjithë së bashku.

Faleminderit!
ELI VITO




Pedagoge pranë Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:21 pm

Znj. Violeta Duri mbajti kumtim për Filip Viton, fotografin e talentuar e me emër të madh. Këtë kumtim do ta botojmë të plotë në numrin tjetër.

Në këtë veprimtari emorën fjalën prof. Dr. Mihal Kaso, Vasil Muka, pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej”, poeti Murat Memallaj, i cili recitoi dhe një poezi të vetën kushtuar Vasil Bicit. Poezitë elegjike të poetit Jorgo Telo i recitoi Ana ThomaDilo. Kryeredaktori i gazetës Ing. Jorgo Ndreu sintetizoi figurat si dhe lexoi pazazhe nga libri “Intelekt 2001...” për këto figura. N ë fund e mori fjalën Prof. Assoc. Dr. Thoma Dhima, i cili solli kopjen e librit të ri të sapodalë nga botimi dhe foli për figurën e Prof. Assoc. Dr. Vasil Bicit. Fjala përmbyllëse e kësaj veprimtari u mbajt nga studiuesi Evjen Peri.

Prof. Assoc. Dr Vasil Bici shpallet Kryetar Nderi i Degës “Çajupi” Gjirokastër

Kryesia e Shoqatës Atdhetare - Kulturore”Çajupi” me propozim të Kryesisë së Degës së Gjirokastrës dhe me miratim të gjithë anëtarëve të Degës shpall Vasil Bicin, Kryetar Nderi të Degës së Gjirokastrës, ndërsa Filip dhe Jorgo Vito, Anëtar Nderi të Shoqatës.

E përgatiti: Antoneta Mallta







INFORMIM



Dega e Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Çajupi “ Gjirokastër në mjedise e BAR- BUFE “ZHEJI” të z. Thoma Garo zhvilloi


Mbledhja e Përgjithshme e degës “Çajupi”


Të vijojmë mendimin e ri për ecurinë e Degës sonë



Të nderuar bashkëkrahinas pjesëmarrës në këtë takim!

Sot ne jemi mbledhur të zhvillojmë zgjedhjet e reja në Degën tonë “Çajupi”. Natyrisht në kësisoj rastesh bëhen bilance, përmenden fakte kokëfortë, realë, arritje si dhe mosrealizime, duke u nisur nga ballafaqimi konkret me Statutin dhe programin e Shoqatës Atdhetare – Kulturore. Shkurt dhe qartë duhet përmendur:

Dega “Çajupi” e Gjirokastrës ka qenë në nivele të larta dhe mund të themi padyshesën më të vogël se është bërë tepër e njohur për veprimtaritë e saj të zhvilluara në këto gjashtë vitet e fundit në Gjirokastër, duke treguar se si duhet punuar me përkushtim në një degë të këtij profili. Kjo është shpalosur katërcipërisht në veprimtarinë e grupuar e me nerv si dhe në veprimtarinë e secilit anëtar të Shoqatës, i cili ka treguar aftësitë, inteligjencën dhe rrokjen e ideve të kohës.Kjo është e pasqyruar në të gjitha fushat jetësore apo në të gjitha frontet investuese inteligjente a reale. Zagoriti ka treguar se është një nga më të përgatiturit për t’ju përshtatur sistemin që ne po ndërtojmë, një nga më sfidantët, një nga më zbatuesit e ligjit dhe mbështetës real i shtetit juridik, një nga prurjet dhe kristalizimet më të bukura të shoqërisë. Kjo tregon edukatën në tërësi dhe atë profesionale në të gjitha fushat të mendimit inteligjent, të kulturës, të artit, të investimit, të biznesit.Janë dalluar mjaft anëtarë të degës sonë si: Aristotel Stefani, Jorgo Telo, Petro Dilo, Jorgo Ndreu, Filip Konomi, Josif Lekgjiku, Qirjako Zogo,Antoneta Mallta, Qirjako Andoni, Taualant Bita, Mitro Vllahu, Froso Hila, Eli Vito, Kristo Semi, Harillaq Koxhjoni, Sofokli Peri, Mihal Kaso, Arqile Llaka, Thoma Dilo, Pirro Dilo, Koço Ndreko, Julia Garo, Kristaq Vllahu Thimjo Peçi, Vergjini Çela, Argjir Luzi, Kiço Muçi e shumë e shumë të tjerë. Por duhet të tërheqim vëmendjen për disa inaktivë, të cilët duhet të lidhen më shumë me komunitetin zagorit, të cilët I kemi përmendur si emra në mbledhjet e mëpërparshme dhe ka filluar reflektimi.

Një nga arritjet më të mëdha ka qenë vendosja e bustit të patriotit dhe poetit të madh kombëtar Andon Zako Çajupit, zhvillimi i sesioneve shkencore për folklorin zagorit, për Andon Zako Çajupin, për emisione te zhvilluara në Radio Gjirokastra, për përkujdesjen e treguar për figurat e mëdha të historisë dhe kulturës zagorite, për nxjerrjen në pah të figurave të sfumuara me dashje, për dhënien e meritave të meriturve, për konkurrimin në letërsi jo brenda vendit, por dhe jashtë shtetit, për promovimet dhe analitikat e bëra, për botimet n ë gazetat periodike dhe në revistat jashtë vendit , për organizimin e homazheve, përshpirtjeve shpirtërore dhe ndjenjësore, për festim përvjetorësh dhe ditëlindjesh me përmasa të mëdha bashkërendimi, për grumbullime njohjeje, për daljen në dritë të “ENCIKLOPEDISË SË VOGËL ZAGORITE “ siç quhet “Intelekti 2001..” Nr 1, 2, propagandimi i tij i realizuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA, KOSOVË, MAQEDONI, ITALI e tjerë; dalja e numrit të parë të gazetës “Intelekt 2001..” me substancë totale zagorite dhe me nivel intelektual duke rritur konkurrimin e ndershëm ; në dhënien e kontributit për daljen e Enciklopedisë me figurat më të njohura të Zagorisë, nga studiuesi I mirënjohur dhe i palodhur, historiani Dr. Apostol Pango, ku edhe nga dega jonë janë një sërë figurash, që janë shquar e shquhen në të gjitha lëmet.duhet thënë këtu seKryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Çajupi” duhet të jetë më e kujdesshme për të realizuar shëmbëlltyrën positive, pasi Dega jonë ka respektuar punën e zagoritëve të veçantë edhe në Tiranë. Madje, duhet thënë që në verpimtaritë e përmasave të mëdha është prezantuar puna dhe veprimtaria e tyre. Anëtarët e Degës sonë kanë dhënë dhe japin kontribut kudo që punojnë apo që kanë ngritur në mëyrë funksionale bizneset e tyre. Ato janë dritëdiell në qiellin e biznesit gjirokastrit ku thuhet: “ Te dentistët zagoritë, te fotografët zagorite, te shkrimtarët zagoritë, te ndërtuesit e talentuar zagoritë te… te…” Dega jonë është shquar për nivelin e lartë të mendimit, e cila e ka kaluar disa herë mendimit e Kryesisë së Shoqatës Kulturore –Atdhetare e “instaluar” n ë Tiranë me një forcë disponuese përpjekjeje, por edhe me normative tashma jo të efektshme, që nuk i përgjigjen niveleve të Kohës dhe organizimit funksional të Shoqërisë Civile. Në këtë kuadër është i domosdoshëm rifreskimi, për të mbyllur “ciklet” e për të përdorur forma të reja avantazhi për ecuri, q ë i disponojnë intelektualët e mirëfilltë që me medimet e tyre avancojnë kohën. Shoqata duhet të kuptohet si një lidhësi njerëzish që inspirojnë të bëjnë gjera të mëdha për krahinën, traditën, zakonet, kujtesën historike. Shumë veprimtari të kalibruara të Degës sonë nuk janë pasqyruar në faqet e gazetës “Zagoria” , e cila ka nevojë për rritje të profesionalizmit dhe qëmtimit dhe ngritjes së probleve të rëndësishme, duke shmangur cingërimat epërplasjet, për t’u bërë gazetë e të gjithë lidhësisë harmonike, duke u nisur nga barra e madhe që ka marrë në shpinë. Natyrisht kërkohet profesionalizëm, bashkëpunim, këshillime shkencore e profesionele si dhe vërejtje për të mirën e punës, kontaktime dhe të mos lihet ajo në dorë të një a dy vetëve, të cilët për të eliminuar mangësitë përdorojnë “pseudonime” krahinore për rritje “nostalgjie”.

Ne e kemi theksuar se puna nuk organizohet dhe çohet më tej nga pamundësia apo nga dëshira e mirë, apo për të zënë një vend nga njerëz që nuk kanë shkëlqyer edhe më parë, por që kanë”qejf” të bëjnë një punë “pasionante” dhe të mos dinë të evidentojnë vlerat, a po të përdorin parcelimet, ulje – ngritjet, pra puna e shoqërisë civile nuk bëhet me njerëz të mefshtë që s’thonë asgjë…

Në lidhje me këto probleme për të metat dhe dobësitë e reflektuara edhe nëdegën tonë kemi zhvilluar mjaft kontaktime individuale. Zagoriti, pavarësisht se nga ç’fshat origjinohet, është zagorit; “skeptri” do t’I takojë atij, I cili përpiqet në vijueshmëri dhe I dhëmb për krahinën dhe problemet esaj. Probleme ngrihen ,por si ngrihet dhekryesorja është si zgjidhen,

Veprimtaritë e Degës sonë janë pasqyruar në Tv lokale me insistimin tonë, por shpesh paçka se në ndonjë televizion kemi patur edhe përfaqësuesit tanë është përdorë cungimi, kur ne ndriçojmë tej komunitetit tonë…

Të nderuar zonja dhe zotrinj!

Kujtomë me respekt punën e madhe dhe pasionante të kryetarit të degës Vasil Bici, i cili ka vetëm pak muaj që është ndarë nga ne dhe që ne e nderuam dhe e respektuam dinjitozin me dinjitet. I paharruar qoftë kujtimi i tij dhe puna e bërë për Shoqatën Atdhetare - Kulturore “Çajupi”. Kryesia e re që do të zgjidhet duhet të ketë parasysh shumë ide të hedhura nga lidhja jonë pë r Zagorinë, zagoritët, që përbëjnë një komunitet model në Gjirokastër dhe që pa ndihmesën e kualifikuar inteligjent të këtij komuniteti Gjirokastra e ka shumë të vështirë të hedhë hapa progresive dhe të ndryshohet. Kjo duhet të fiksohet në mendje të gjithësecilit. Kryesia e re që do të zgjidhet duhet të këmbëngulë së toku me Komunën që folklori zagorit të përfaqësohet denjësisht në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës që zhvillohet këtë vit në Gjirokastrën tonë. Mendojmë se anëtarët tanë me përvojë si Aristotel Stefani dhe Jorgo Telo të japin kontribut maksimal për përfaqësimin. Është e domosdoshme që të realizohet një evidentim i saktë i të gjithë familjeve, që banojnë në Gjirokastër dhe që kanë mundësira të mëdha për t’i shërbyer komunitetit zagorit në veçanti dhe shoqërisë në përgjithësi. Duke përdorur evidentimin të zgjojmë dëshirën për t’i shërbyer Zagorisë sonë me autoritet e dashuri, të ngrëmë në një stad më të lartë krenarinë e të qenurit zagorit. Në këtë kuadër në Gjirokastër ne në bashkëpunime dhe me ata që dëshirojnë të bëjmë njësimpozium shkencor me objekt Zagorinë, ku të marrin pjesë përfaqësues të Zagorisë nga gjithë vendi dhe nga jashtë shtetit si nga Kosova e tjerë. Kryesia e re që do të zgjidhet të rishikojë edhe plan programin e hartuar për vitin në vijim dhe perspektivën. Mendojmë që kryesia e re , duke u nisur edhe nga detyrat e reja të shtruara e për ta bërë më aktive duhet të ketë një “organikë” që t’i përgjigjet detyrave të shumta vullnetare që do të kryejë. Puna e filluar për të evidentuar e zgjidhur problemet e komunitetit duhet të vijohet.

Të nderuar bashkëkrahinas!

Dita e sotme merr rëndësi të veçantë ndaj duhet të procedojmë më mirë se kurrë,,pasi kërkesat gjithmonë janë në rritje. Një nga preokupimet tona dhe synimi ynë është që në Këshillin e Degës, në Kryesinë e saj të zgjidhen intelektualë me reputacion që t’i shërbejnësë artdhmes,kërkesave të reja që shtron zhvillimi.



Në këshillin e Degës u zgjodhën:

Mihal Kaso, Violeta Duri, Eli Vito, Antoneta Mallta, Jorgo Ndreu, Aristotel Stefani, Mitro Vllahu, Josif Lekgjiku, Kristo Semi,Thoma Dilo, Qirjako Zogo, Qirjako Andoni, Eli Vito, Vangjel Mallta, Ylli Çapi, Jorgo Kasapi, Petro Dilo, Kristaq Shabani, Altin Dova, , Jorgo Telo, Mihal Nasi, Fori Bici, Petro Dilo.



Kryesia e Degës

Kryetar i Degës “Çajupi” Gjirokastër Kristaq Shabani, shkrimtar, poet

N/kryetare Violeta Duri gazetare TV “Gjirokastra”

N/Kryetar Thoma Dilo ekonomist, bizesmen

N/Kryetare Antoneta Mallta, mësuese

Sekretar Josif Lekgjiku

Sekretar për veprimtaritë historike Prof. Dr. Mihal Kaso, pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër

Sekretar për veprimtaritë kulturore Jorgo Ndreu,inxhinier pyjesh



Financier Vangjel Mallta, ekonomist

Jurist i Degës Jorgo Kasapi, avokat

Anëtar i Këshillit për filmimet dhe arkivin e Degës Ylli Çapi, kameraman,TV “Gjirokastra

Mbajnë lidhje të vijueshme me Kryesinë e Shoqatës në Tiranë: Prof. Dr. Mihal Kaso dhe z. Josif Lekgjiku

Komisioni për lidhjen dhe bashkëpunimin me Degët e tjera të Shoqatës “Çajupi” dhe korrespodenca: Violeta Duri, Kristo Semi mjek stomatolog, Qirjako Zogo, veteriner, Petro Dilo topograf.

Komisioni për organizimin e bashkëpunimin me pushtetin vendor; Thoma Dilo, Qirjako Andoni, Aristotel Stefani, Jorgo Kasapi.

Komisioni për integrim dhe lidhje me simotrat: Eli Vito pedagoge në Universitetin “Eqrem Çabej”, Antoneta Mallta, Altin Dova,mësues anglishte

Komisioni për evidentim vlerash dhe propozime stimujsh: Jorgo Ndreu, Jorgo Telo, poet, Mihal Nasi.

Komisioni për probleme ekonomike: Fori Bici, Vangel Mallta, Ylli Çapi

Kryeredaktor i gazetës “Intelekt 2001...” Jorgo Ndreu, Zëvendëskryeredaktore Antoneta Mallta.

Adresa e Degës: Klinika Dentare: “Zagoria” Tel. 0355846

Kryetari i degës: Mob. O692553056

Znj.Violeta Duri

Z. Thoma Dilo

Z.Jorgo Ndreu

Z. Mihal Kaso

Z.Josif Lekgjiku

Për çdo problem që kanë dhe duan të takohen e të këshillohen anëtarët e Shoqatës komunikojnë me telefonët e mësipërm.

E përgatiti: Qirjako Zogo

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:22 pm

TËRHEQJE VËMENDJE



“Ju drejtohemi ju që e keni në “dorë”...

Komuniteti zagorit në Gjirokastër ka treguar vlerat e tij në çdo drejtim të jetës shoqërore, duke qenë shëmbëlltyrë pozitive e model për gjithë komunitetet e tjera. Ai zbaton me fanatizëm ligjet e shtetit dhe ka kërkuar e kërkon të vendoset një shtet i fortë juridik për ecuri progresive të Gjirokastrës dhe të gjithë vendit. Nuk ka zagorit të evidentuar që të ketë shkelur apo të shkelë ligjet e shtetit shqiptar, por zagoritët shquhen edhe jashtë shtetit atje ku kanë emigruar për kulturë, profesionalizëm, etikë dhe për nivel të lartë në shoqërinë civile. Kjo vjen si rrjedhojë se zagoritët janë të civilizuar dhe njohës të sistemit që po ndërtohet në Shqipëri si rrjedhojë e përvojës së transmetuar nga paraardhësit e tyre. Zagoriti lufton për trevën e origjinimit dhe ka kërkuar në vijueshmëri infrastrukturën e nevojshme për të rritur kontaktin me trevën e bukur. Pra disa kohësh në Gjirokastër u zhvillua dhe një takim intelektual ku u ngritën mjaft shqetësime për komunitetin dhe trevën e Zagorisë. Theksi u vu në rritjen e përgjegjshmërisë të planifikuesve të projekteve për të shfrytëzuar klimën dhe gjithë begatinë pasurore të Zagorisë, e cila “prodhon” kulme. Sa mirë shfrytëzohen kullotat dhe klima e Çajupit, por sa dobët veprohet duke mos planifikuar një “rrugë” normale për në Çajup që t’i shërbejë edhe komunitetit zagorit , Gjirokastrës dhepse jo gjithë vendit. Dihet dhe njihet klima kurative. Një shoqëri demokratike duhet të jetë e interesuar për kurimin e njerëzve të saj... Në planifikimet që bëhen realizohen “copërzime”. Zotërinj pushtetarë mos e shikoni Çajupin dhe Zagorinë me syrin e njerkës, por vendosni pikën mbi i. “Nërast se propogandohen mirë vetitë klimaterike dhe bollëku kualitativ i Çajupit, Zagorisë, siç shprehej njëzagorit i mençur, do të shkulej EVROPA dhe BOTA!”



APEL SHOQËROR

Të bëjmë përpjekjet për një brez të ardhshëm të mençur e inteligjent



Paçka se shkollat në Zagori si rrjedhojë e numërit të paktë të nxënësve janë “mbyllur” duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për t’i shkolluar fëmijët, se duke i shkolluar ata shkollojmë të ardhmen tonë. Prindër bëni ç’është emundur dhe sakrifikoni që zagoritët të jenë në ballë të arsimit siç kanë qenë gjatë gjithë ekzistencës së vet. Po kështu edhe në qytete fëmijët tanë që kanë përfunduar e përfundojnë shkollat e mesme të vijojnë Universitetin. Vetëm kështu do të transmetojmë inteligjencën dhe mençurinë tonë të pranishme. T ëkontaktojmë me veprat e shkrimtarëve,poetëve, studiuesve, shkencëtarëve zagoritë që janë të shumta dhe të përhapur kudo në Shqipëri dhe ne Botë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:22 pm

FIGURA TË ARTIT SKENIK



Eli Bici regjisore .

Ka përfunduar studimet e mesme në Tiranë . Më vonë vijoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve Tiranë(Sot Akademia e Arteve të Bukura) , Dega Regjisurë , të cilin e përfundoi në vitin 1984 me rezultate të larta . Filloi veprimtarinë e saj në Teatrin e Gjirokastrës . Duke kontribuar në vendosjen e mjaft veprave në skenë .

Që nga viti 1984 ka vënë në skenë mjaft pjesë nga dramaturgët shqiptarë dhe të huaj .

Apogjeun e vet regjisorial e arriti me pjesët “Lojtarja e bixhozit” ”Transferimi i personalitetit” “Lavirja e denjë për respekt” etj .

Shquhet për talentin e saj , intuitën në anën regjisoriale dhe interpretative . Me erudicionin e saj plot finesë krijon botë të reja personazhesh dhe përvijon me mjeshtëri atë ç’ka kërkon të sjellë e kërkon të thotë autori . . . Është kritike letrare dhe drejtuese e emisioneve letrare . Është shëmbëlltyrë e njeriut të moderuar , bashkëkohor dhe me pëlqesë nga njerëzit me intelekt të zhvilluar . Është regjisoria e parë e Gjirokastrës me origjinë nga Zagoria . Eli, falë talentit të saj, arriti të jetë për një periudhë kohe regjisore në Televizionin Publik shqiptar. Gjithashtu ajo ka dhënë një kontribut të veçantë në drejtimin regjisorial të filmave dokumentarë për Zagorinë dhe Lunxhërinë.





ELI BICI



“E K S P L O R I M I NË ARTIN SKENIK , SHPËRTHIMI DHE INTERPRETIMI . . .”



E virtytshmja Zagori , brenda virgjërisë së shpirtit tim kishte mbjellë një farë ëndërr të paarritshme , por që flija dhe ngrihesha me të. Një botë e mbushur me personazhe , heroina . Edhe marrëdhëniet në jetën e përditshme i ndërtoja mbi këto imitacione . Rastësia më çoi në shkollën e Kulturës në Tiranë , e ndihmuar nga miku , kolegu shumë i respektuar, Aristotel Stefani . Ndryshe nga ai realitet i kufizuar i fshatit , Tirana hapte për mua hapësira të reja , të panjohura , por që intuita ime i ndiente dhe i bënte të vetat . Me shumë këmbëngulje e vullnet punoja që të hyja në konkurs për aktore , të cilin e fitova me rezultat “shumë të mire” . Kur mbarova vitin e dytë për aktore , për herë të parë u hap dega e regjisurës pranë I.L.A. dhe kalova në atë degë . Kam punuar me emra të mëdhenj të rregjisurës shqiptare si: Pirro Mani , Dhimitër Anagnosti , aktorë të kalibrit si Vangjush Furxhi etj , për të cilët isha një studente e talentuar dhe dinjitoze . Mbasi mbarova Institutin dhe mbrojta diplomën u emërova në Teatrin e Gjirokastrës. Para meje hapej një periudhë e re.

Me guximin dhe inisiativën që më karakterizonte punova për kurorëzimin e shumë pjesëve në skenë . Gjatë periudhës 15 vjeçare kam lëvruar gjininë e dramës , komedisë , varietesë dhe teatrit të fëmijve . Kam bashkëpunuar me autorë vendas si: dramaturgun Ruzhdi Pulaha , romancieren Diana Çuli , shkrimtarin për fëmijë Tasim Gjokutaj, për të cilët ruaj kujtime të paharrueshme .

Përveç regjisurës dashuria ime ishte dhe është interpretimi . Kam interpretuar role në të gjitha gjinitë , duke i dhënë secilit rol një pjesë të qenies sime . Si në regjisurë dhe në interpretim kam rendur gjithmonë ndaj temave shoqërore me problematikë , duke menduar se me aq sa bëj e them do të ndihmoj sadopak në emancipimin e shoqërisë .

Një kënaqësi tjetër e imja është televizioni ku kam punuar si një spikere lajmesh , përgatitje emisionesh për figura artistësh të qytetit e deri tek drejtuese thjesht emisionesh të natyrave të ndryshme.

Ne intelektualët jemi ndeshur e ndeshemi përditë me një realitet të egër psikologjik , mungesë emancipimi shoqëror e individual. Në një shoqëri që vëndin kryesor e zë paraja , forca e intelektualit nuk duhet të fashitet , por duhet të jetë sunduese mbi paranë , mbi interesin. Vetë realiteti, që përjetojmë e interpretojmë , nxjerr në pah densitetin e veprimit dhe mëkatin që ka ndaj nesh që kërkojmë të ushqejmë këtë realitet me jetë. Për të mos rënë në pozita pesimizmi ne do të mundohemi të bëjmë detyrën tonë , por dhe shteti , shoqëria, i interesuari duhet të bëjë mirë detyrën e vet . Përkushtimi ynë do të jetë i padiskutueshëm e sidomos tani që po futemi në mijëvjeçarin e ri . Vepra të reja do të pasojnë , nga fondi i Artë që , padyshim do të tërheqë njerëzit që do të kalojnë çaste të magjikshme në sallat e teatrit të harruara nga “shoku” dhe gjendja e ngrirë .

Plane të reja të mëdha , horizonte të reja , inteligjente na presin , por ndihma duhet të jetë nga NJERIU ZEMËRMIRË e kulturëdashës.

( Ky shkrim është shkruar nëvitin 2000 për “Intelekt 2001..” Nr 3)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:23 pm

Kronika e kohës




“Fliste një shqipe për merak”





*. Koço Taçja në specialitet ishte guzhinier dhe profesioni i tij i kishte dhënë të drejtën të njihej me shumë njerëz. Një nga njerëzit e tij më të preferuar me të cilin ka pasur kontakt ka qenë prof. Eqerem Çabeji, për të cilin fliste me admirim të paparë: “Ai njeri ishte shumë i ditur dhe i urtë. Njerëzit e ditur janë gjithmonë të urtë. Fliste një shqipe për merak. Me të folurën e tij të tërhiqte dhe bëheshe shumë shpejt mik me të. Kështu më ndodhi edhe mua. Dhe lidhja jonë quhej gjuhë- guzhinë.”



“Xherahët”





.* Në Zagori ka funksionuar në kohërat e para sistemi dentar , i cili përfaqësohej nga “xherahët”( shkulës dhëmbësh ), të cilët u hiqnin dhëmbët e semurë me darë të posaçme dhe pas heqjes futnin në vendin e hequr kripë për të penguar hemoragjinë . Heqja me darë nga “xherahu”ishte torturë , por tortura e heqjes ishte më e vogël se ajo e dhimbjes . Xherah të tillë në Zagorie ka patur në çdo fshat , por më të përmëndurit kanë qënë : Theodhori Koxhgjoni , Mitro Hila , Thanas Kapetani , Jano Pango etj . Tani që Zagoria po “humbet” dentistët e saj do të rishfaqen prapë “xherahët” ?


“Mjeshtri i urave të derdhura”





Dentisti i parë i Zagorisë është Kristofor Llania nga Lliari , i cili fillimisht punonte si çirak , mandej ndoqi shkollën e mesme dhe pastaj Universitetin Pedagog i shkollës së Laborantëve . Përgatitës i buletinëve shkencore dhe i studimit : “ PËR NDËRTIMIN E URAVE TË DERDHURA”. Ai përveç kontributit në profesion ka lëvruar edhe poezinë .



Miltiadh Miho i apasionuari i librit ka qënë gjuajtës i “librit apo blloqeve” të rralla . Në vitin 1960 “ gjuan” bllokun e profesor Filip Shabanit .



“Ky është shkencëtar…”



Napolon Semi , farmacist me emër të madh , përpilon një listë kërkesash për medikamente për një NJËSI TREGËTARE FARMACEUTIKE në Zvicër . Farmacistët e specializuar të perëndimit të zhvilluar pyesin të çuditur : “ Nga është ky dhe kush është ky ?” I çuditi aftësia shkalla e madhe e njohjes , pastaj thanë : “Ky është shkencëtar !”. Kjo skenë ripërsëritet në një vend fqinj me ne . Në bibliotekën “SEMI”gjen Anuarë , Katalogje , Treguesa të Farmaceutikës të viteve të fundit . Krahas tij po rritet edhe i biri , ENKEL i cili po përfundon studimet po për FARMACI .



“Laboratori më i saktë është Bleta”



Ndoshta edhe Klintoni do të shijojë mjaltin e koshereve të mjeshtrit “ PANDELI ÇAVE”. Të gjithë laboratorët që kanë “ patur fatin”të kontrollojnë e analizojnë “Mjaltin – Çave” kanë mbetur të tronditur : “ MJALT FIN I PASTËR “. Kur e pyesin Çavenë për këtë mrekulli ai ripërgjigjet : “ Kështu duhet të ndodhë . Laboratori më i saktë është vetë Bleta ! Kur e ripyet se ku ju zë gjumi më mirë ai s’mënon të përgjigjet : “ Në kosheren që ka më shumë zhurmë !” S’diskutohet me kokë pranë saj . Ka një muaj që Pandeli Çaveja është qytetar i qytetit të Tiranës . Atij i ka ardhur përgjigja firmosur nga vetë kryetari BROJKA . Kështu ai fiton të drejtën ekskluzive banor i Gjirokastrës , i Tiranës i “kosheres së bletës”. Ndonjë ditë ai mund të marri dhe shtetësi amerikane ! (shkruar në vitin 2001)



Amerikë

Zagoritët po i ngjiten Amerikës dhe Kanadasë : Pilo Bita , Pirro Kllapi , Thoma Kllapi , Stefan Koçi , Vasil Zogo , Violeta Koçi , Koço Andoni, Thanas Kllapi

“Në plantacionin Llane”

Në “plantacionin” Kristostom Llane do të ndesheni të habitur me çudirat më të mëdha të botës në shartime . . .

Kampi “Çajupi” i Garulit

Ëndrra për ta kthyer Çajupin në një vend klimaterik të shfrytëzuar eshte e kaherëshme . Përpjekje të mëdha qysh në kohë të para , por mospërballimi i kushteve të vështira atmosferike të dimrit ka bërë që banorët të heqin dorë me zemër të thyer duke realizuar rënien si në Dërmaz , ku janë mbeturinat e sotme të qytezës , që u “shpleks nga emigrimi dhe emigrimi në pozitat e sotme. Garuli ngriti Kampin e Çajupit për të pushuar si dhe një pulari me 150 pula . . .



“Operacioni jashtë sallës së operacionit”

Një lajm mjaft interesant është për z .Ilia Taçi ( Nikolli , ndihmësmjek , i cili pasi bëri operimin çudibërës në Zhej në kushtet e një dimri të jashtëzakonshëm , pa asnjë lidhje me Gjirokastrën u quajt me plot të drejtë “doktor” , mbasi ai ka vazhduar edhe Universitetin , por kushtet familjare nuk e lanë të përfundonte . Si ndodhi ? Një djalë i vogël ishte rrëzuar mbi një gardh dhe kishte çarë barkun . Në rast se nuk jipej ndihma djali rrezikohej të vdiste . Ilia me aftësitë e tij , ndërhyri si një kirurg i vërtetë , deri në qepjen e plagës dhe djali nga Zheji në ditarin e tij sot ka të shkruar “ Shpëtimtarin e tij”. Ai ka qënë dhe është mjeshtër i kurimit të Epilepsisë . Sot Ilia Taçi ka një mori kërkesash jo vetëm në rrethin e Gjirokastrës , por edhe në atë të Lushnjës ku kalon gjysmën e vitit , ndërsa pjesën tjetër e kalon në Zagorie , në fshatin e tij . Në vitet e para të hapjes nga izolimi z. Ilia me saktësi profesionale bëri një ndërhyrje plot talent , duke shëruar një të huaj, i cili u befasua në aftësinë e “doktor Ilisë”! Tani është duke shkruar kujtimet e tij .



Doktori popullor i Hoshtevës

Kini dëgjuar për Sokrat Ndrekon ? Natyrisht që po . Sokrati ishte “doktori popullor” i Hoshtevës . Ai shëronte njerëzit , por kujdesej edhe për shërimin e kafshëve . Thonë se kishte një darë që hiqte dhëmbë me një formë të çuditshme si kokë e gjarpërit . Ç’nuk shëronte xha Sokrati “ekzemën” , veshkat duke përdorur lëngun e zjerrë të një bari , që rritet në Zagori dhe kudo , ka ngjajshmëri me krisjen , por s'ë’htë ajo . Ai studjonte gjithmonë një "qitap"siç shprehen të parët , në greqisht të një doktori popullor , kallojer . Zotëronte në mënyrë të përsosur greqishten e vjetër . Ishte mjeshtër në heqjen e “plevitit” tek kafshët . . . Një ish ushtarak , i cili kishte qenë në Kinë , ishte çuditur që për veshkat i kishin rekomanduar të pinte të njëjtin lëng të një bime që i kishte rekomanduar një doktor kinez . Lind pyetja e natyrshme Kina ka kopjuar Hoshtevën , apo Hoshteva Kinën ?



Heqja e shushunjës

Mitro Thimjo Ndreu ishte “ xherah”, shquhej për ngjitje kockash , duarsh të thyera . Një herë tregon një i moshuar tek pija ujë mu fut shushunja në gojë dhe mu bazua në grykë . Kisha dhimbje . Shushunjat të pijnë gjakun . Unë e kam provuae këtë . Shushunja “ ime” duke qëndruar në grykë më thithte gjakun . Më çuan tek “xherah” Mitrua . Ai me një tël me majë të kthyer ma hoqi shushunjën nga gryka dhe ja tek jam . . .”



Kontribut në fushën e mësuesisë

Në se do të motivojmë se ç’ koncept duhet të kemi për një intelektual të formuar , që këta nuk i kanë munguar dhe nuk i mungojnë Zagorisë .Duhet të marrim një shembull “ KOLO NDREUN” nga Hoshteva , i cili kishte nivel të lartë dhe dha një kontribut në fushën e mësuesisë si dhe në edukimin e fëmijve të vet : Stefanin , Llazon , Stathin , Froson dhe Josifin , që pati me bashkëshorten e parë Dhimitrullën , por s’duhet harruar dhe fëmijtë me Efthiminë . . .

Panajo Kalaja ishte mjeshtre e prerjes së verdhëzës në qiellzë !



Ndihmësmjek dhe orëndreqës



. Këto lajme donim t’i përfundonim me një figurë mjaft të dashur , popullore dhe këmbëngulëse , që ka dhënë kontribut në shërimin e njerëzve qoftë si ndihmës mjek , por që kishte cilësi të veçanta edhe si njeri i mirë , që edhe para se të “ikte” s’ përtonte të jepte ndihmesë . Është fjala për Gaçe Dedin , i cili krahas profesionit të tij ushtronte dhe atë të orëndreqësit !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:23 pm

Pyetje që kërkojnë përgjigje?



Pse heshtet për prezantimin e librave të autorëve prestigjiozë zagoritë?

Zagoria ka mjaft krijues të talentuar në të gjitha fushat, por shpesh herë vërehet një tendencë: “Nuk bëhet prezantimi i këtyre veprave që krijojnë vlera.” Kohët e fundit ka një pasuri të madhe të fondit të Krijimit. Duhet të eliminojnë ndonjë shfaqe të zilisë për arritjet e gjithsecilit, jo vetëm brenda vendit ,por edhe jashtë vendit. Ka patur raste që në krahë të krijuesve të mirëfilltë e reputativë rreshtohet edhe ndonjë krijues që s’mbart vlera, por “monumentalizohet” dhe i krijohet një lavdim artific, kur krijimi është proliks dhe s’thotë gjë… këto praktika duhet të eliminohen, mbasi krijohen antivlerat. Nisma e ndërmarrë nga Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, e cila është një Lidhje e mirëfilltë krijuesish me emër në të gjithë Jugun ka marrë nisma që të japë ndihmesë në analitikë të veprave e jo duke bërë vetëm prezantime lëvduese të autorëve të rinj. Koha e kërkon këtë, sepse duhen shmangur dhe krijimet “mediokre” . Edhe Shoqata Atdhetare- kulturore “Çajupi” duhet të “shkundet” nga plogështia, duke prezantuar e analizuar veprat më mezë të krijuesve zagoritë.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:24 pm

SHEPER









Një veprimtari konkrete analitike për veprat e publicistit Ilia Laska në vendlindje

Nisiatore Lidhja e Krijuesve “PEGASI” GJIROKASTËR

Një mjedis i bukur, pjesëmarrje e mirë dhe e kulturuar



Më datën 20.07.2003 u zhvillua një analitikë për veprat e publicistit Ilia Laska në Sheper të Zagorisë në mjediset e bukura të Shkollës 8 Vjeçare “Andon Zako Çajupi”. Në fokus ishin veprat “Zagori, histori dhe tradita”, “Çajupi njeri, apo njeriu mal” si dhe “Sheperi” me bashkëautor z. Stavri Çapi. Në këtë analitikë, e cila u drejtuame nivel të lartë nga shkrimtari dhe poeti Petro Dudi, N/Kryetar Koordinativ i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” u referuan një referencë dhe disa kumtime. Poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani , Kryetar i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër mbajti referencën: “Kontributi i publicistit Ilia Laska nëevidentimin e vlerave të trevës së Zagorisë, nxitje për pëfaqësuesit e botës shkrimore”; Kryeredaktoria e gazetës letrare “PEGASI”zj. Mirela Dudi mbajti kumtimin: “Evidentimi historiko- letrar kontribut në kujtesën e trevës dhe të vendit.”. Z. Osman Buzo, regjisor i karrierë, njëkohësisht edhe Drejtor dhe botues i gazetës për fëmijë “Dorian” mbajti kumtimin: “Zagori dhe tradita” , një vepër që përmbush një obligim dhe nxit kthimin e bukur te vendlindja”. Kumtimin: “Këndvështrim mbi një vepër të re për poetin e madh kombëtar, Andon Zako Çajupi”[Njeriu mal, apo mali njeri] të poetit Jorgo Telo, zëvendëskryredaktor i gazetës “Pegasi” e lexoi mësuesi Koçi Sterjo. Ai solli gjithashtu para pjesëmarrësve të shumtë nga gjithë krahina e Zagories emocionet e një vjershe homazh për poetin e madh kombëtar, Andon Zako Çajupin, krijuar nga poeti Jorgo Telo. Në këtë analitikë diskutuan mjaft pjesëmarrës. Hysen Ali Hormova, mik i Ilisë, drejtor dhe botues i njohur i gazetës “Rreze Aleviane” si dhe përkujdesës i botimit të veprave të Ali Sheh Hormovës, solli pasazhe dhe mbresa për punë me Ilinë si dhe bëri zbërthim për veprën “Zagori,histori dhe tradita”. Për vlerat e veprave folën Dhimitër Vaiti,…. Leka, Gligor Fociro, Vangjel Kaso, Aristomen Mandi e të tjerë. Nga ana e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” u dha vlerësimi me çmim special “PEGASI 2003” për veprën “Zagori, histori dhe tradita” të fituar në konkursin me rastin e 5 vjetorit të krijimit të Lidhjes.Çmimin e dorëzoi mësuesi veteran Lame Çapi.

Publicistit Ilia Laska iu dhuruan 15 libra të autorëve të rinj të Pegasit nga Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Delvina dhe Fieri. Z. Kristaq F. Shabani përshëndeti edhe në emër të Degës së Shoqatës Atdhetare- Kulturore “Çajupi” Gjirokastër si kryetar i sapozgjedhur.

Në fund të analitikës fjalën e mori publicisti Ilia Laska, i cili falënderoi pjesëmarrësit për vlerësimin e bërë, për analitikën e realizuar me profesionalizëm nga Lidhja e Krijuesve “Pegasi”. Gjithashtu ai falënderoi edhe për urimet e bëra me rastin e 6o vjetorit të ditëlindjes së tij. Në fund të gjithë pjesëmarrësit morën pjesë në një kokteil të organizuar nga familja.

Në mjediset e shtëpisë të ngritur me preokupimin e Ilisë u shtrua një drekë pune, e cila u zhvillua sipas traditës zagorite me miq, shkrimtarë,të afërt të Ilisë, në kuadrin e 6o vjetorit të lindjes.



Pse?

Pse Tv lokale dhe publike nuk prezantojnë vlerat e botës së shkruar, që janë pasuri e kujtesës kombëtare. Me shumë vështirësi kjo ndodh edhe në Gjirokastër. Të rrallë janë ata publicistë apo gazetarë të mirëfilltë që kanë libër të vetin, apo analitikë. Poetët e mirfilltë, shkrimtarët dhe gazetarët nuk janë të punësuar… Si mund të ecet?…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:24 pm

Përvoja të reja



A s’do të ishte mirë që në çdo fshat të ngrihej edhe një komision i veçantë nga bashkëfshatarë që banojnë në qendra të tjera rurale e urbane dhe të interesoheshin për origjinën e tyre, duke zgjidhur problemet deri në instancat më të larta të pushtetit. Një nismë e tillë e admirueshme e fshatit Lliar:

Komision për të ndjekur problemet e origjinës:

Kiço Londo, Thoma Koçi, Aristotel Stefani, Ilia Taçi, Pirro Dado, Kristaq Shabani, Janaq Meçi, Qirjako Sotir Taçi, Petrit Ristani, Magalia Vito, Viktor Llane, Pilo Miho, Llazo Londo, Froso Hila.





ZHEJ



FIGURË QENDRORE E RADIOFONISË



Vera dhe portretizimi i saj nëpërmjet cilësish, refleksione dhe dëshira

Emri i Vera Zhejit është emri që njihet në gjithë Shqipërinë , por nuk ka asnjë dyshim se valët e Radio Tiranës dëgjohen edhe në kontinent !

Familja Zheji ka përfaqësues të lartë : Gjergjin , Petron , Arturin dhe spikeren e talentuar Vera. Një verë e vërtetë në foni !

Mikrofoni : Partneri më i rëndësishëm i jetës së saj .

Dëgjuesi : Vlerësuesi i saj .

Konsiderata zyrtare : Zero !

Sadisfaksioni më i madh i saj : Komunikimi me popullin !

Respekti më i madh : Për atë që e dëgjon !

Dashuria më e madhe : Vajza e vetme Lea . . .

Spikerja më e preferuar e saj sot : Mirela Milori . . .

Pëlqesa më e madhe e saj : Fëmijët . . . Përrallat e “gjyshe Verës” .

Cila gjuhë i ka pëlqyer : Italishtja, të cilën e zotëron .

E filloi profesionin e spikeres së Radio Tiranës qysh në moshën e pubertitetit . Zëri i saj melodioz , tejet i qartë , “pushtues” dhe magnetizues . Në ato fillime të para radiofonike ku radiua lozte rolin epror spikerja Vera Zheji ishte “pjesëtare” e çdo familje shqiptare . Por, kurrë radiua nuk e humbet rolin , edhe kur Televizioni fillon “konkurrencën”. . .

E kemi parë Verën edhe duke interpretuar në skenë dhe jemi befasuar. Ka një kombinacion të fuqishëm midis Verës si stinë dhe Verës sonë si emër ! E njohur Vera edhe si pedagoge me nivel të lartë profesional.

Në vitin 1991 erdhën në Shqipëri ca miq , të cilët midis pyetjeve kurioze , që na bënë, pyetën edhe për spikeren e talentuar Vera Zhejin . Me sa dinim iu përgjigjëm pyetjes së tyre.

Naseri , kështu quhej miku ynë, që banonte në Zvicër, na tha shkurtimisht : “Nga Andon Zako Çajupi dhe spikerja Vera Zheji kam mësuar e njohur Zagorinë . Vera nuk është vetëm juaja , por ajo është e jona dhe e gjithë Kombit . . .”

Gjuha e folur me theks të përkryer në shqip ka sjellë që zagoritët të jenë të preferuarit e FONISË :

Amalia Dhamo (Çala) - spikere e televizionit shtetëror , redaktore dhe gazetare ;

Roland Roshi - spiker dhe regjisor në RTSH ;

Golemi - spiker për disa vjet në Radio Tirana .

Një kuartet i madh . “Koha mban mend” thotë një poet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:24 pm

Kristaq F. Shabani



AMANETÇUARËSI

“Shërbim postar në shekuj”



skicë - e bazuar në një ngjarje të jetuar



Ndërsa secili kishte zgjedhur profesionin, zagoriti trim kishte përzgjedhur një profesion disi të çuditshëm : Atë të amanetçuarësit. Duke u nisur nga cilësia e trimit dhe virtyti i lartë i besnikërisë ai përcillte mesazhe, letra dhimbjeje , urimi, informacioni , letra bashkëshorti , kujdesi , testamenti; letra që sillnin vaje e gjëma si dhe dërgesa të hollash e plaçkurina të tjera të domosdoshme për jetesën në trevë . Njerëzit dërgues kishin besim se “AMANETÇUARSI” do t’i çonte amanetet në destinacionin e caktuar. Përvoja këtë kishte treguar. “Grabitsit” e futën në “optikën” e tyre . Studjuan veprimtarinë e tij . U njohën me mënyrën e “sjelljes dhe të transportimit të amaneteve”, itinerarin e lëvizjes, mënyrën e organizimit të ruajtjes dhe të kujdesit për të zbatuar amanetet.

E dinin që amanetxhiu , ose amanetçuarësi ishte trim. Vetë natyra e kësaj pune të rrezikshme i merrte parasysh rreziqet evidente , ndaj edhe ai merrte masat e veta.

E nga s’ishin dërgesat ?… Për çdo amanet një taksë me të cilën mbante shtëpinë. “Grabitësit” , të cilët ishin perfeksionuar në kësisoj punësh hartuan “taktikën” e asgjësimit të amaneteve . Për këtë përzgjodhën variantin e “pritës” në një vend të tillë të favorshëm si Qafa e Çajupit, duke preçizuar detyrat e secilit për fitimin e presë së majme . Ata kishin parasysh më shumë pikat e dobëta se sa anët e forta të “Amanetçuarësit”. Me t’u dhënë lajmi se në filan ditë vinte “Amanetçuarësi”, dolën në vendin e përzgjedhur për pritë. Me qëllim që të ruhej sekreti i veprimit këtë aksion do ta realizonin me forca shumë të pakta , vetëm dy .

. . . Amanetçuarësi po i afrohej vendit, ku ishte organizuar prita . Ishte i lodhur , por kjo nuk do të thoshte se i ishte lodhur dhe zgjuarsia . Dëgjoi, me të arritur pranë Qafës, një thirrje të fortë :

“ Amanetxhi, je i rrethuar! Mos lëviz!... Do të veprosh si do të themi ne, në daç që të mos sakrifikosh veten… Të gjitha ç’ke do të na i japësh neve, pa bërë kundërshtimin më të vogël!…” Kështu i thoshte zëri .

Ai e dëgjoi mirë zërin dhe e kuptoi se ishte para një prite . Duhet të shpëtonte me çdo kusht dhe të çonte në vendmbritje “ amanetet”. Përpunoi kundërveprimin në kokë dhe filloi me një ton lutës:

“Amani , ore “vëllezër” , të miat ç’kam t’i merrni të gjitha , por do t’ju lutesha të mos më prekni “amanetet”, se dua t’ua çoj në vend porositë! . . .”

“Ç’farë thua , more trim, ne përse i kemi lënë punët dhe kemi dalë këtu kot ? Si thua zotrote , kemi dalë për sevda?!”

“ Unë këtë di t’u them , qofsha në besën tuaj… Në rast se ju thoni kështu “unë do t’ua lë të gjitha, po turpi ?… ”

“ S’është dhe aq trim si na e përshkruan,”- i tha i pari të dytit .

“Hidhe armën ! . . .” - dha urdhër të prerë i pari .

“Ku ta gjej armën ? Unë “armë” kam vetëm amanetin. Ai më mbron dhe më vret mua . . .”

Të dy grabitësit qeshën. Lanë pritën dhe u afruan , por përsëri pa u shkujdesur, me kujdes .

“Nxirr të hollat, mor “mik”, dhe hidhi në tokë para këmbëve të tua ! “ AMANETXHIU” hodhi paratë dhe gjithçka kishte .

I dyti iu afrua dhe qeshi me të madhe: “ U sa trim . . . , qenkërka !”- dhe filloi të rrëmojë në sendet e hedhura , pa treguar kujdes, për të kontrolluar AMANETXHIUN , i cili vazhdonte me tonin lutës : “Amani bre miq , nga të miat merrni ç’të doni , por amanetet jo . . .”

“ Atë e thamë njëherë,”- foli kokëfortë i pari dhe filloi të grumbullojë të gjitha sendet para syve, që e çonin në një tejkënaqësi .

“ Po të paktën më qëlloni dhe më leni vetëm listën e amaneteve , që të kem dhe unë të drejtë që të shfajësohem . . . Më qëlloni në mish , të më rrjedhë gjak , të gjakosem , të thonë se luftova si trim , paçka se nuk jam !. . .”

“ Jo, - i tha i Pari , lere tani ik! Pse të të vrasim ? Ti nuk na bëre rezistencë.”

“ Të justifikohem…, ”- ia ktheu Amanetxhiu .

“ E po mirë , meqënëse do , qëlloje një herë .” e urdhëroi i dyti të parin .

“ Ne thamë të mos të plagosim, se këtë gjë e bëjmë lehtë. Armën në dorë e kemi... Hë pa na thuaj, ku e do të qëlluarën...”

“Ja këtu …,” dhe tregoi vendin e mishtë pas xhaketës.

I pari e qëlloi atje ku i tha “Amanetxhiu”, por nuk shkaktoi asnjë plagë , veç hapi një vrimë të madhe në pallto .

“ S’të thashë kështu, - ia ktheu “Amanetxhiu”, - por në mish që të më rrjedhë gjak . . . - Të lutem, eja ti, - iu drejtua të dytit , - një burrë sarahosh, më qëllo me njëshen tënde…”

I dyti me shenjë kapadajllëku e qëlloi në kofshë , por të qëlluarit sa e preku…

“ Këtë radhë të zuri, - i tha i pari , - edhe këtë kërkesë tënden e plotësuam. Tani vrap...”

Por nuk arriti të mbaronte frazën , kur një dygrykëshe iu drejtua në fytyrë . Zgjuarsia gjithmonë del fitimtare. Shkathtësia e mendjes e kombinuar me shkathtësinë dhe elasticitetin të bën që t’i rimarrësh shpejt e shpejt situatat. Amanetxhiu serioz urdhëroi: “ Grumbulloni të gjitha sendet nëpër vendet e tyre. Ngarkoni kuajt dhe pastaj nga majat thëmbrat dhe më të mos ju shoh më fytyrën. Këtë radhë po ju fal , rradhën tjetër do ta paguani me kokë!…” I pari dhe i dyti ishin habitur. Ngarkuan kafshët duke mos dalë nga kjo gjendje habie dhe u drejtuan për në Korez… .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:25 pm

KONCKË

ANDREA KOSTANDINI (NDREKO DHASKALI )

TAKOHET ME POETIN E MADH .



1 .

Atë të premte të zezë , që “Dhaskali” i madh, Andrea, u vra, përcillet në kohëra dhe vetë koha e vajton dhe thur vargje elegjiakë. Ai njeri i dashur , serioz, plot kulturë, që përpiqej për arsimin shqip dhe marrjen e kulturës në përgjithësi në Zagori dhe në mbarë vendin nuk jetonte më , por vepra nuk mund të vritej , pavarësisht se duan disa të “sfumojnë” veprimtarinë...

Mbaroi Andrea i vogël shkollën në fshatin e tij Konckë , pastaj djaloshi vijoi studimet në një shkollë të mesme gjermane në vëndin fqinj, Greqinë. Mbaroi me nota mjaft të mira , por gjithashtu mësoi në mënyrë prefekte gjermanishten dhe greqishten, të cilat i thelloi me përfundimin dhe të Universitetit, në degën e mësuesisë. Rektorati i Universitetit kishte vendosur që Andrea të fillonte si pedagog në këtë Universitet. Si thonë shaka që, pas përfundimit të një Universiteti, të caktohesh për të dhënë mësim!. Kush e merr përsipër këtë rol? Vetë caktimi i tij tregon se ai ishte “AJKA” , duke u shprehur me fjalorin e bukur zagorit për njerëzit e rendimentit të lartë kulturor ! Djali i ri kishte bërë përshtypje të madhe për zotësinë e tij .

Nëna, kur mori vesh, se djalin e saj të vetëm e kishin emëruar në Universitetin e vendit fqinj, vajti të lutet në Rektorat se djalin e donte pranë e mundësisht në vendin e lindjes dhe këtë e realizoi. Ai u caktua N/drejtor në Manastirin e Nivanit. Andrea filloi me pasion të madh punën e tij, me një zell të jashtëzakonshëm si dhe duke ruajtur dhe lidhjet me Universitetin , drejtorinë dhe ekipin e shkollës së mesme (gjimnazin gjerman në Greqi ). Kështu ai ishte i lidhur ngushtësisht dhe kishte informacion bashkëkohor. Tregojnë se “Ndreko Dhaskali” ka punuar dhe në Nartë të Vlorës si drejtor i shkollës së atëhershme .



2 .

“Nëse do të merrje një firmë, për të ndjekur gjimnazin në vendin fqinj nga “Dhaskali”, do të preferoheshe!... Kjo falë njohjes dhe personalitetit të tij...” tregonte një bashkëkohës i Ndrekos .

3 .

Qysh para një shekull në Zagori aplikohej “Mësimi privat” i gjuhëve, ose të mësuarit në përgjithësi. Një rast tipik i azhurnimit të tillë ishte dhe ai i Andrea Kostandinit. Çdo njeri , që kishte dëshirë të kulturohej dhe të arsimohej zgjidhte Ndrekon! Është karakteristike dëshira e zagoritëve, të cilët kishin objekt të mësonin gjuhët e mëdha të botës , sa që nga zotësia që tregonin i ngatërronin , duke i quajtur sikur ishin vendas. Dhe të mësosh gjuhën në mënyrë të tillë, do të thotë të kesh intelekt , dëshirë dhe vullnet të madh. Ai jepte leksione te Haritejtë, Colajt e tjerë . Ndoshta, ishte i pari Ndrekua ai , që aplikonte këtë formë të studiuari ? Natyrisht që jo, Zagoria e atëhershme kishte “Kolosë”!

Në shtëpinë e Ndreko Dhaskalit kishte ardhur “POETI”… Kështu ishte shprehur shumë kohë para nëna e tij dhe vijonte… Poeti erdhi , siç mbaj unë mend, rreth tre herë. Diskutonin që nga mëngjesi e deri atëhere , kur dielli kishte perënduar. Siç mësova unë dhe dëgjoja ndonjë fjalë , që ma kapte veshi, ata diskutonin për të ngritur shkolla shqipe , për të zhvilluar arsimin në Zagori , për të luftuar së toku , për të sjellë libra shqip si dhe për t’u lidhur me botën e për të sjellë të rejat në krahinë... “POETI” më çudiste se e dëgjonte me shumë vëmendje Ndrekon, pastaj diç fliste dhe ai . . . Ishin si moshatarë. Andon Zakos i interesonte edhe libri në gjermanisht dhe nga Biblioteka e madhe e Ndrekos merrte libra, si duket për vete dhe për fëmijën e tij . Edhe për të ngrënë nuk dilnin. Unë s’dija se si të veproja. Kur e shihja që ata s’kishin ndërmend të dilnin dhe të hanin drekë, unë futesha në dhomë , ku bisedohej dhe pyesja : - More derëbardhë, nuk keni ndërmend të hani një kafshatë?” Ndrekua më thoshte : “Dedë na e sill këtu… Kemi qejf të hamë në ballkon, por jemi shumë të zënë. Nuk na shikon ? - më pyeste dhe më vështronte në sy. Poeti Andon Zako Çajupi qeshte bukur me atë fytyrën e tij aq simpatike, duke hedhur një shaka të natyrës së tij : “Dedë do të na kesh gatuar ndonjë gjë të mirë nga të vendit ,se ato na pëlqejnë… ” “Po, zotërote ke për të mbetur i kënaqur...” Çajupi ndiqte çdo lëvizje timen. Unë e dija seç bluante koka e tij, ai vërente me kujdes çdo gjë, kur vinte në fshat dhe pastaj krijonte e shkruante dhe ne kur i lëçitnim fjalët e tij , thoshim me njëra -tjetrën: “Shi , moj shpirte, si e ka thënë tëpkë, si e foli Marua në aksh ziafet!…”

Dola nga dhoma dhe pastaj drekën e përgatitur ua çova në dhomë, ku të dy vazhdonin të bisedonin dhe filluan të cimbisnin nga pak… Çudi s’më harrohet ai çast: Të dy ngjanin si pëllumba , që kërkonin të shpërndanin diturinë. Kur iku, Poeti mori me vete dhe disa libra në gjermanisht dhe më ngjatjetoi. Këto kujtime janë të pashlyeshme për mua . Nuk më harrohet përsëri karta e dërguar nga larg, ku Andon Zako Poeti më dërgonte për të më ngushëlluar për humbjen e tim biri. Edhe bibliotekën e madhe të tij na e dogjën gjermanët në operacionin e dimrit . Morën flakë gjithë ato libra që ishin kujtim i madh i tim biri !

***

Një bashkëkohës i tij ka thënë dy fjalë, që do të shërbejnë si ulje perde , sepse figura e këtij mësuesi duhet të zbulohet. E, ndoshta, do të ishte shumë interesante nëse do të gjëndeshin njerëz, të cilët të dinin mirë se në ç’pika është biseduar midis Ndrekos dhe Çajupit. Esenca dihet , por hollësirat duhet të zbulohen . Nëna e tij ka shpjeguar se çdo bisedë, që bënte “DHASKALI” e shënonte në katërshoren e tij .

Semi ka thënë : “ Mësues jemi dhe ne, por Ndrekua ishte i veçantë…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:25 pm

ZHEJ



ËNGJËJT QË “KANË LINDUR” BIBLIOTEKAT

Zheji



Zheji ka qenë dhe është një fshat gjithmonë i bukur, ku në të gjarpërojnë rrugë e kalldrëme. Shtëpi të rrethuara me mure mbrojtës dhe me porta të zbukuruara, ku kolori i ngjyrave është i tejëmbël. Vetë ky mjedis i bukur në të gjitha kohërat ka lindur krijesa të bukura dhe që kanë bërë epokë. Duhet ta shikosh nga një pikë e lartë Zhejin që të futesh në labirinthin e tij, por përsëri me shumë vështirësi. “G” e tij e dikurshme ka humbur gjatë rrugës kohore dhe është zëvëndësuar me një “J” të bukur, melodioze. Zheji ka qenë një nga qendrat ku lindën elementë të zhvillimit shoqëror kapitalist në krahinë. Pjesë e këtij zhvillimi tërësor social e ideor shpirtëror janë “të mëdhenjtë” e Zhejit. Madhështia e këtij “komponenti njerëzor shprehet qartazi tek disa njerëz, që duam sot t’i veçojmë në një analizë të vogël. Studiuesit janë befasuar nga dy zhejotët e mëdhenj: Gaçe Ballo dhe Petro Garo, të cilët në fillim të këtij shekulli, që po i rrëzohet fleta e fundit, botuan në Turqi përmbledhjen në shqip “Këtu -Atje”. Dihet se ky është një kontribut i të zgjuarve, i cili i përket vitit 1924. Të dhënat botuese të nxjerra nga arkivi tregojnë se të dy botuesit kanë bërë një punë të madhe. Vetë “zhanret”, që përmblidhen në këtë “Biblioteke Popullore” Nr. 1 si: vjersha, rrefenja popullore, tregime letrare, anekdota per zbavitje, si dhe epigrame konkurruese e tregojnëmë së miri këtë. Autorët i kanë vënë vetes një qëllim të madh, të cilin e parashtrojnë në parathënien e kësaj “Biblioteke”: “Gjithë bota sot në të shumtën e shkojnë me lëçitje. Seicili po të mos lëçitë dy gazeta në ditë dhe dy të përkohëshme në javë ësht’ e pamundur të mbetej i qetë, dhe kjo është një shënjë përparimi dhe zhvillimi. Qëllimi ynë është që këtë libër ta botojmë në volume të veçanta që të bëhet një bibliotekë popullore mbaruar e nevojëshme për vatrën e çdo shqiptari, se brënda në këtë, aty do të gjejë: rrëfenja të zgjedhura të marra prej shkrimtarëve te çquar të ktij shekulli, anekdota të ndryshme, vjersha, konkurse etj… Ndonëse në ky volum i parë do të gjënden përkthime ttë huaja, po rezervohemi se nga librat e tjera përpiqemi të përmbajmë më tepër tregime dhe idile nga ajo rrojtje fshatarake e Shqipërise dhe këtë do ta bëjmë me ndihmën e shkrimtarëve bukur të gjuhës sonë, duke shpresuar se do të kemi të plotë ndihmën e tyre morale. “

Kjo ndërmarrje e Ballos dhe e Garos, në këto përmasa dhe në këtë forcë erudicioni, duhet të merret shëmbull. Ideja për një bibliotekë popullore me larmitet flet dhe për qëllime të larta në mbrojtje dhe përhapje të gjuhës kombëtare.



2.Kush ishte Vangjel Garua? Në bisedat e ndryshme, kur flitet për veprimtari letrare, për veprimtari skenike, për organizim lojrash sportive Vangjel Garua është “Flamurtari”. Shkrimtari Vangjel Garua i pagëzuar me një pseudonim “Tito Toska” është auto i tri veprave: “Tre Yjet e Shqipërisë”, “ I burgosuri” dhe “Kurbeti”. Të bije në sy fakti që shpreh dhe patriotizmin e tij të flaktë për trajtesën që ju bën frashërllinjve të mëdhenj: Abdyl, Naim dhe Sami, apo trajtesës së temave të mëdha të kurbetit -plagë , që e ka vuajtur mbi shpinën e tij dhe të veprës tjetër që rrok temë e me subjekt nga burgu, duke nxjerrë protagonist kryesor Mihal Gramenon.

Edhe kur je në kurbet, je i prangosur, edhe kur përpiqesh të ndryshosh kursin e mjerimit… A nuk është një burg i vërtetë të punosh në diskriminim me vlera të ulta shpërblimi dhe përdorimi? Veprat e Garos përmbajnë “tharmin” e jetës së tij, protestën dhe vuajtjet. Vitet njëzet të këtij shekulli e gjejnë në Argjeninë si emigrant ekonomik; merr pjesë në lëvizjet punëtore fuqishëm. Për inteligjencën dhe aktivitetin e tij bie në sy të autoriteteve qeverittare. Nga presionet e ushtruara ndaj tiij, detyrohet të mërgojë në Kolumbi. Por s’rreshti të marrë pjesë në organizatat e punëtorëve dhe në këtë vend. Dhe këtë radhë njeriu me pikpamje demokratike ra në burg. Ndihmohet nga organzata punëtore me ushqime e të holla. Si i huaj lirohet nga burgu në vitin 1927 dhe përsëri në mënyrë ilegale “u stacionua” në Argjenitnë. Filloi lidhësitë me zagoritët dhe me picariotë, që ishin punësuar dhe jetonin në Argjentinë. Në Zhej u kthye në vitin 1932. Filloi përkushtimin e tij në drejtim te zhvillimit dhe të civilizimit të mendimit ne Zhej dhe ne krahinë. U martua dhe nga kjo martesë pati një vajzë. Burri energjik, i dituri Vangjel, u lidh për të kurorëzuar idetë e tij me një gjeneratë të rinjsh ku me ta organizoi Shoqërinë “Shyta”, e cila në planifikim kishte ndriçim në kulturë, arsim e në fusha të tjera. Me inisiativën e tij u vu në skenë “Shërbëtori i dy zotërinjve”, të cilën e realizoi me grupin teatral të ngritur, por ndaj pjesës u ushtrua çensurë për të mos e dhënë në fshatrat e tjera te Zagories. Shtetarët dyshuan se mos bëhej propagandë ndaj Mbretit, pasi e njihnin mirë kush ishte Vangjel Garua! Por shpjegimi i subjektit nga ana e tij bëri që “pjesa “ të shpëtonte nga çensura dhe të fillonin shfaqjet.

Me tri libra të botuara, të cilat janë dhe në fondet e Bibliotekës sonë Kombëtare, me organizime te tilla progresive për kohën, veprimtari arti, skenike dhe zhvillim kampionati të lojrave sportive, Vangjel Garo, ka shkruar emrin e tij të artë në Altarin e Zhvillimit dhe të Përparimit të Kombit, duke mbetur një “vigan” i mendimit progresiv…



***

Ecim mbi tokën e Zhejit dhe meditojmë: Zheji ecën bashkë me të mëdhenjtë dhe të mëdhenjtë ecin me Zhejin… Duket sikur toka e këtij fshati, shtëpitë e gjithëçka njerëzore thotë: “Krahas punëve, ejani ndonjëherë të çmallemi, o djem të zgjuar dhe vajza sorkadhe!”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:26 pm

HOSHTEVË



D R E R I Z A G O R I T


KUSH ISHTE KIÇO VLASHI DHE Ç’PERFAQËSONTE AI ?





H oshteva në vitin 1735 lindi një kapedan të ardhshëm. Thonë se nëna e tij i këndoi një këngë të bukur ninulle, që ëndërronte kapetanërinë e djalit të saj. Dhe kishte të drejtë mëma të këndonte se familja Vlashi përfaqësonte një familje, që nxirrte kapedanë dhe prodhonte “kryengritësa” Osmanët e kishin evidentuar këtë familje, që u hapte punë!

I brujtur me kreari vendlindjeje dhe me pëlqesë për bëmat e heronjve të origjinuar nga kjo krahinë si dhe për të gjithë Shqipërinë, Kiçua u edukua me ndjenjën e lirisë së trojeve. Krahina e tij ishte një nga vendet e sigurisë më të lartë për kundërshtuesit e rregjimit osman, ku këta gjenin sigurinë, mikëpritjen dhe inteligjencën, që u shërbente.

Përçarja që donte të realizonte shteti osman nëpërmjet formave të kamufluara për të sjellë ndarje dhe vëllavrasje ishte një pikësynim i madh.

Një formë e aplikuar ishte kthimi i besimit fetar, bërja me forcë i detyruar “ mysliman”. Kiçua në këtë kontekst, në bazë njohurive që zotëronte, shtonte urrejtjen për okupatorin, perandorinë e madhe… Kjo perandori si gjithë pushtuesit e tjerë nuk arritën kurrë të pushtonin plotësisht Zagorinë. Zagoria s’ka qenë kurrë e pushtuar në darë të fortë. Pozicionimi i saj ( në djall, siç shprehet një kronikan turk, i cili në kujtimet e tij, midis të tjerash, thotë:

“Shqiptarët ( nënkupton dhe zagoritët), të ngjiten prapa si djalli! Shpata nuk ua prek trupin dhe heshta duart. Në momentin, kur ti pandeh se çdo gjë ka përfunduar në favorin tënd ata të godasin rrufeshëm në prapashpinë dhe sa hap sytë çdo gjë ka përfunduar në favor të tyre!...” Pra kjo taktikë ka qenë mjaft lakmuese për veprime luftarake dhe aplikimi në këtë teatër ka sjellë vetëm disfata. Konfiguracioni i tij të lejon që të bësh aq manovra në forca e në mjete të diktuara dhe kjo siguron që “ terrenasi”, që njeh këtë pozicion, të jetë superior në shkallë taktike.

Tentativat e armiqvë (turqve) për të siguruar okupimin e plotë të Zagorisë janë thyer disa here në periudhën që jetoi dhe kapedan Vlashi, si në betejat e zhvilluara në Çajup.

Sipas konceptimit të tij ushtarak dhe armatimit që dispononte, Vlashi kishte shfrytëzuar dhe gjetur koncepte taktike të aplikueshme, që tashmë ishin transmetuar dhe nga eksperienca Skenderbejane, por edhe nga zgjuarsia prezente. Disa herë kapedan Vlashi mposhti forcat armike në Qafën e Çajupit, të cilat si rrjedhojë e mbrojtjes së organizuar u kthyen disa herë mbrapsht.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:26 pm

BETEJA E ÇAJUPIT



Kapedan Kiçua u njoftua për situatën në të cilën ndodhej. Zuri Qafën e Çajupit me shpejtësi. Kur diktoi përbërjen e forcave të armikut, sasinë e tyre numerike, ai sipas planit të tij taktik urdhëroi tërheqjen taktike, për të lënë qafën në mënyrë graduale e për të realizuar një tërheqje kurthimi. Kështu armiqtë osmanë u tërhoqën në drejtim të fushës së Çajupit. Me veprimet e tij manovruese ai e tërhoqi armikun deri në brendësi të krahinës në drejtim të Topovës, në një vend me mbulesë vegjetale tërësisht shkurre e një konfiguracion të thepisur .

Tërheqja e zgjuar taktike e Kapetanit Vlashi bëri që armiku të kaloi në një eufori të tillë duke menduar se kjo çetë ishte në “epilogun” e saj. Në një moment të volitshëm, në saj të zgjuarsisë së tij individuale ai pikësynoi asgjesimin e komandantit të forcave turke. Në rast asgjësimi të kundërshtarit, që drejtonte forcat, Ai do të çorientonte forcat e kundërshtarit, duke u prishur drejtimin. Ky veprim me mend, por sakrifikues, e hodhi atë si “ dre” me thirrje të fuqishme, me flokë të shpupurisura si trim së bashku me shokët në drejtim të “komandantit” turk. Me jatagan në dorë Kiço VLASHI nënshkruante vdekje sejmenësh, duke u çarë kokat atyre. Edhe Kapedani u rrezikua disa herë, mbasi “turku” kishte marrë masa të rrepta për mbrojtjen e tij. Sulmi i rrufeshëm, përdorimi i jataganëve i kombinuar me përgatitjen fizike dhe me etjen për të mboshtur armikun e urryer bëri që Kapedani me trimat të vriste komandantin turk. Pazazhet luftarake të përleshjes së dy komandantëve ishin nga më të rreptat. Një hedhje e trimtë midis sejmenëve ruajtës dhe jatagani ia ndau kokën më dysh komandantit turk. Ushtarët e tij mbetën të habitur dhe nuk patën kohë nga tmerri të merrnin as trupin e komandantit të vrarë. Ju drejtua Gjirokastës, jo që nga Qafa, por nga thellësia e Zagorisë, afër Topovës……………. Mbeturinat e “ushtrisë” disfatiste u kthyen në Gjirokastër. Pashanë e Gjirokastrës s’e mbante vendi. Ai i pezmatuar urdhëroi që këto mbeturina ushtarësh të burgoseshin në Kalanë e qytetit. Rrjeti i informacionit të atehershëm informoi për këtë ngjarje. Turqit heshtnin. Zagoritët festonin dhe përgëzonin kapitenin e tyre Vlashi.

Dhespoti tregoi fytyrën e tij reale, duke e quajtur vendin e betejës “HIJA E MALLKUAR” ku u vra komandanti turk.” Hija e mallkuar” mban edhe sot këtë emër legjendë, duke sjellë të freskët histori trimash. U vunë në përdorim njësitë ndëshkuese. U zhvilluan luftime të ashpra. Filloi nje proçesion i gjërë vrasjesh, grabitjesh, dhunimesh, ndëshkimesh. Kacafytje me armiqtë, luftë e fortë, por armiqtë ishin të shumtë në numër, Kapetan Vlashi u tërhoq me luftëtarët e tij në vendin e quajtur “Katal”, në fshatin Topovë. Mjaft fshatarë, të cilët nuk treguan vendstrehimin e Kapetanit Kiço, u torturuan. Por si rrjedhojë e një “spiuni” turqit mund të siguronin vendin ku ndodhej Kapedani me ata trima të mbetur, pasi shumë prej shokëvë të tij të çetës kishin rënë heroikisht në përleshjet e zhvilluara.

Gjetja e vendit, ku ishte strehuar, bëri që të përpilonin planin, duke afruar forca të shumta që rrethuan vendstrehimin. Edhe këtu shumë shokë të Kapedanit, luftëtarë u vranë. Vëtë Kiçua me disa shokë të tij tentoi të çante rrethimin në drejtim të LAJTHISHTES, mbi fshatin Nderan, por këtu, njeriu që ngriti kaq kurthe dhe fitoi kaq luftime, ra në kurthin e fortë të armikut. Luftoi heroikisht dhe u vra po barbarisht. Mbi trupin e Kapetan Vlashit ra dhe u grumbullua gjithë zemërata e armikut.

Në moshën 35 vjeç, në vjeshtën e vitit 1770, Kiço VLASHI pushoi së marruri frymë, por heroizmi i tij u bë i përjetshëm në kujtesën e madhe popullore dhe u bë frymëzuesi dhe ndezesi i shkëndijave të tjera për liri në krahinë e më gjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 EmptyTue Aug 26, 2008 9:27 pm

Qirjako Andoni



DYLBIA



KALLO Qirjaqi , ndoshta e ka origjinën semantikore nga greqishtja që fjalë për fjalë do të thotë “Zotëri i Mirë”. Në biseda të ndryshme mënçurie Kallo Qirjaqi zinte vende “presidiumesh”. Të mënçurit dhe të Urtët e Zagorisë e respektonin. Gruan e parë e mori nga Lliari , e donte mjaft , por e meta e bashkëshortes së tij ishte : ZIHEJ ME TË VJEHRRËN. ( MAMANË e Kallo Qirjaqit ) . Kur e pa se ajo, pavarësisht nga këshillat e tij , nuk ndryshonte sjellje ,Kallo Qirjaqi vendosi të “eleminojë” nusen e tij me një metodë shumë domethënëse. E thirri dhe i tha: “ Ti do të shkosh në Lliar. Merr me vete dhe këto dylbi , që zmadhojnë shumë. Në rast se të merr malli për mua , nxirr dylbitë dhe shikomë nga Lliari.” Nusja e re heshti. E kuptoi se çfarë do të thoshte të mos i doje nënën Kallo Qirjaqit. Me zemër të thyer mori ca plaçka të saj dhe u nis , për të mos u kthyer më. E mirrte malli , nxirrte dylbitë dhe shihte Hoshtevën, shihte Kallo Qirjaqin , që tani ishte i saj vetëm me dylbi. Kallo Qirjaqi ishte i mëmës dhe ngeli po i Dedës.

Nusja shikonte me dylbi, kur kishte mall dhe një ditë, kur pa me dylbi Kallo Qirjaqi po kërcente me nusen e dytë, e cila mbante për dore vjehrrën. Ajo e dinte historinë e nuses lliariote dhe s'kishte ndërmend të merrte dylbi për të parë Kallo Qirjaqin se ishte nga Përmeti. Kallo Qirjaqi në sënduk kishte disa dylbi... por, përmetarja s’gaboi.

U këndua kënga:

Bijë nga Përmeti ,

Martuar në Hoshtevë ,

Tek Kallo Qirjaqi ,

Derë o proto derë .

Ky Kallo Qirjaqi

Hahej me bejlerë ! . . .

Shpesh, kur nuset e reja kishin ndonjë mos kuptim me vjehrrat ato u përmendnin Kallo Qirjaqin. Emri i tij është i përhapur dhe në kohë të sotme në Zagori dhe në vendet ku banojnë zagoritët.

“ Kujdes , nuse , silluni mirë me vjehrrat se Kallo Qirjaqët u japin dylbi !...”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Zagoria, publicistikë   Zagoria, publicistikë - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zagoria, publicistikë
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Vijon Zagori Publicistikë
» GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA
»  "Zagoria of beyond life". by Elda Dilo
» ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq
» Lidhësia në trinomin: “Poeti, Zagoria, Kombi" nga Elda Dilo

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: