| Specialitete shqiptare nga Kosova | |
|
+28zeriatdheut njonidrenica beti Xili luan mreti voglushja Mysafir interesant eri M **Embelsira** gjakushi Orfe@ tom sojer bessa njomeza Sy kaltri shaban cakolli Beton Lea_uk dibranja Guximi Arta serena meli Kosovarja Sofra Anna Riki30 32 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova Wed Oct 22, 2008 4:43 pm | |
| Për 4-5 persona nevojiten: Per brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujë, kripë, Per masën duhet: 200 gr gjalpë, 2 filxhana caji ajkë, 3 lugë vaj. Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele .(shih skicën) Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova Wed Oct 22, 2008 4:44 pm | |
| Pastiço pikante me patate të furrës
Përbërësit për katër persona 1 kile patate të zjera lëng i filtruar i dy kokrrave limon 2 lugë majdanoz i grirë kripë dhe vaj ulliri spec i kuq djegës një kokër qepë 200 gr ton një lugë majonez Koha 1 orë.
Përgatitja Patatet e zjera ende të ngrohta, prijini në feta dhe i përzieni shpejt me lëngun e limonit, 2 lugë majdanoz të grirë, kripë dhe specin djegës të grirë hollë. Përzijeni mirë dhe lëreni pak ashtu. Vendoseni mbi një letër zjarrduruese të lyer me vaj ulliri, brenda një bordure për t'i dhënë formë. Bëni një shtresë të parë me patatet duke ushtruar një presion të lehtë mbi to. Shtoni 200 gr ton dhe qepën e grirë dhe pastaj vendosni pjesën tjetër të patateve. Futeni në frigorifer dhe lëreni për të paktën 1 orë. Nxirreni me kujdes nga letra duke hequr dhe bordurën dhe vendoseni pastiçon në pjatë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova Wed Oct 22, 2008 4:46 pm | |
| Speca te mbushura nga Kamargue
Koha e pergatitjes : 95 min
Ingredientet : Per 4 persona - 4 speca te bukur dhe te medhenj - 100 gr oriz - 300 gr mish i skuqur - 2 gota leng mishi - Salce nga domate te fresketa - 2 qepe - Buqete erezash - Stafidhe dhe berthame pishe - Kripe, pipe, vaj ulliri Pergatitja :
Lani orizin (nese eshte e nevojshme) dhe skuqeni ate per disa minuta me pak vaj. Prisni 5 minuta dhe hidhni me pas aq leng mishi sa orizi te mos duket me. Hidhini kripe dhe lereni te zjere pa e mbuluar me kapak. Orizi duhet te jete i lire dhe gati i thate, por jo shume i bute.
Skuqni qepet e prera ne pak vaj. Perzieni orizin, mishin, qepet e skuqura, erezat e prera dhe gjysem gote vaj ulliri ne nje tas dhe hidhini edhe pak salce domate dhe gjysem gote vaj ulliri serish. Bejeni shijen sipas deshires me kripe dhe piper. Shtojini stafidhet dhe berthamat e pishave.
Prisni pjesen e siperme (kapakun) e specave. Hiqni pjesen e brendshme bashke me farat. Hiqini lekuren specave (edhe nga kapelja) duke i lene per 4-5 minuta ne nje tenxhere me 3 litra uje qe valon, per ti bere ato me te buta. Merrni nje tave ku specat do vihen prane njera tjetres, dhe hidhini pak vaj taves. Lerini specat per 5 minuta me pjesen e poshtme lart qe te kullojne.
Vendosini ne rregull specat dhe mbushini plot me miksin qe keni pergatitur me perpara. Vendosini siper kapaket cdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri siper. Mbulojeni gjithe taven me nje leter alumini ne menyre qe letra te mos shtype specat, dhe vendoseni ne furre per 30 minuta me nje temperature 200° C. Hidhini me pas pak leng mishi siper specave dhe lerini edhe nje ore ne furre me nje temperature me te ulet. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova Wed Oct 22, 2008 4:46 pm | |
| Sheqerpare
Për 25 copë duhen: Për brumin: Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gote, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, sodë një majë luge kafeje, pak vanilje, sheqer 1 gotë uji. Për shërbetin duhen: 2 gota sheqer, një gotë e gjysmë ujë.
Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen | |
|
| |
zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova Wed Oct 22, 2008 7:44 pm | |
| UN dote doja qe kjo Teme te quhet specialitet SHqiptare jo te quhet nga kosova e cfare te themi ne qe jemi jashte kosoves | |
|
| |
Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova Mon Oct 27, 2008 10:46 am | |
| - Riki30 shkruajti:
Fli Kosove: Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele . Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.
Për 4-5 persona duhen:
Per brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujë, kripë, Per masën duhet: 200 gr gjalpë, 2 filxhana caji ajkë, 3 lugë vaj. ooh zot sa shum pom haen fliat hmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm | |
|
| |
pcforceshop Fillestar/e
Numri i postimeve : 2 Age : 49 Vendi : france Registration date : 30/12/2012
| Titulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova Sun Dec 30, 2012 11:45 pm | |
| gullash per 4 persona
4 karrota 3 qep 2 thelb huder nje spec te kuq biber te trash biber normal vaj ni lug miell 500 gram
se pari merr karrotat qept dhe hudren dhe i bluan mir, merr nje fertere me vaj dhe i qet i kaverdis per 15 minuta duke i hedhun nga pak uj qe mos te thahen pastaj qe mishin e coptuar ne copeza te vogla dhe i kaverdis se bashku deri sa mishi ta ndrron ngjyren
merr nje tenxhere fut vaj, specin e kuq e grin ne copza te vogla dhe e hudh ne tenxhere e skuq deri sa vaji te merr ngjyr te kuqe , pastaj hedh mishin me karrota qep etj i zien deri sa te zbutet (zihet mire) mishi, pastaj merr qepen e grin e qet ne fertere me vaj bashk me millin e skuq por duhet te keni kujdes mos te digjet milli sepse merr er pastaj kur te skuqet e hjek prej zjarrit ferteren dhe ja hudh nje lug biber e shkrin biberin mir pastaj e hedh uj aj trashet pastaj e bashkon me gullashin dhe e len te zihet edhe gjysem ore ngadal ne temperatur te vogel shporeti i rrymes 1 ose shporeti i druve e largon vetem te vlon ngadal pastaj ju deshiroj nje sill te mir. Mbrapsht në krye Shko poshtë Shiko profilin e anëtarit Dërgo mesazh privat Online | |
|
| |
Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova Mon Dec 31, 2012 12:10 am | |
| | |
|
| |
Burrelsja Fillestar/e
Numri i postimeve : 12 Age : 29 Vendi : Burrel Registration date : 01/01/2014
| Titulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova Wed Jan 01, 2014 3:08 pm | |
| Kungullur Një formë tradicionale dhe e shijshme e gatimit të kungullurit... Harxhi
1 kungull për pite 1 kg miell 0.5 L ujë 1 gotë vaj 1 gotë gjalpë e shkrier 1 gotë mazë 1 gotë sheqer Pregaditja
Brumi i përbërë nga mielli, uji dhe 1 lugë kripë ndahet në 15 kuleçë. Kuleçët hapen sa madhësia e tepsisë. Të zgjëruar kuleçët vendosen një mbi një. Këta kuleçë e formojnë petën apo katmerin, e cila hapet rreth 10 centimetra më shumë se sa madhësia e tëpsisë. Tepsia fillimisht lyhet me gjalpë ose margarinë. Mbi këtë shtresë të yndyrës vendoset peta. Pastaj mbi petë vendoset kungulli. Pjesën e brendshme të kungullit e nxjerrni me lugë dhe grihet me rende, kullohet pak dhe i shtoni sheqer dhe pak kripë (sipas shijes). Pastaj kungulli vendoset mbi petë, skajet e të cilës mblidhen deri tek mesi i tepësisë por nuk e mbulojnë kungullin tërësisht.
Kungulluri zakonisht servohet me specë të fërguar ose me qumësht të ftohtë. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova | |
| |
|
| |
| Specialitete shqiptare nga Kosova | |
|