Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës

Shko poshtë 
+80
detektivi
Driniiiii
......
rrimtaf
Tatoo
BashKom
Drini_ku
haxhiu
xhiti
xhema
Agrone
Qerim Klmendi
Muja e Halili
Medalim
Eklips
klodian
ngadhenjimi
Hamitmatjani
dezertori
Tigrina
sela-mi
ramadan mekaniku
Mirushe
Blerti_Gashi
martin
rinesa
Martina
Labinot Drenica
feratkoca
Delia
comeback
Eva0506
anila
katunariplak
Gjura
Nezir Myrta
ELIE
Luki
Ibrahim Rugova
Driola
Kushtrimi86
Mergimtari
Mysafir
Pirro i Epirit
Euridika
blerim
istogalia
stabili
Ademi85
njonidrenica
Arizona
paioni
Riki30
malesorja e Kosoves
MUHAMETII
Mister
metiii
fina
luan mreti
zeriatdheut
voglushja
murturi
petritkola
loredana
xhavo_
USHTARILIRIS
E_Bukura
Guximi
Xili
rolling
albin dibra
fi2a1
rroni
Ago Muji
Kosovarja
Tetovari
Sofra
Leka i Madh
Beton
Orfe@
84 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 21, 22, 23 ... 29 ... 37  Next
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyThu Nov 20, 2008 6:05 pm

» TRINOMI: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova

Shkruan: Sheradin Berisha

Analiza politike - historike

Realpolitika e Ibrahim Rugovës ( 4 )

Dr.Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.

* * *
A ishin: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova përgjegjës për burgosjen e parë dhe të tretë të Mr. Ukshin Hotit?!

Pas demonstratave të mars - prillit 1981 regjimi komunist jugosllav ndërmori një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njejtën kohë filloi diferencimin ideo-politik në të gjitha institucionet publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore - akademike të Kosovës. Dhe, në shënjestër të këtij diferencimi gjithpërfshirës ishin padyshim dy institucionet më të rëndësishme: Instituti Albanologjik dhe Universiteti i Prishtinës.

Pamje nga demonstratat e pranverës së viti 1981

Prandaj, jo rastësisht KQ i LKJ-së dhe strukturat tjera pushtetore të këtij regjimi në Kosovë, Institutin Albanologjik dhe veçanërisht Universitetin e Prishtinës e quajtën si “Bastion të nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”.

Derisa në Institutin Albanologjik në krye të komisionit për diferencim, të të gjithë intelektualëve shqiptarë që kishin dalë në mbrojtje të demonstratave studentore dhe të kërkesës “Kosova Republikë”, ishte emruar Sekretari i OTH të LKJ-së në këtë institut Ibrahim Rugova, Komiteti Krahinor, për mbikëqyrjen dhe diferencimin e profesorëve në Universitetin e Prishtinës kishte autorizuar: Azem Vllasin, Agim Zatriqin dhe Hajredin Hoxhën, kështu thotë Shemsi Reçica në një intervistë dhënë të përditshmes “Epoka e Re” në mars të vitit 2006. Shemsi Reçica, atëkohë ishte ligjerues në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik të UP-së.

Fillimisht kërkesat e studentëve janë përkrahur, me ndonjë përjashtim, nga të gjithë profesorët, gjatë bisedave të lira në grupe. Në ndërkohë UP - ja, përfshirë edhe Fakultetin Filozofik, u vërshua me punëtorë të sigurimit dhe aktivistë të LKJ-së dhe, në mbledhje të njëpasnjëshme, kërkohej nga ne, profesorët, që t’i pranonim vlerësimet e Komitetit Qendror të Jugosllavisë për demonstratat dhe t’i gjykonim demonstratat dhe kërkesat e tyre.”- thotë Prof. Shemsi Reçica.
Në këtë situatë ka ndryshuar qëndrimi i shumicës së profesorëve, për shkak të presionit mbi ta, nga ana e inspektorëve të UDB-së dhe aktivistëve të KK të LKJ-së dhe në fund kanë mbetur vetëm pesë profesorë që nuk i pranuan vlerësimet e KQ të LKJ-së se demonstratat kanë qenë armiqësore, nacionaliste – separatise, kundërrevolucionare etj., e ata ishin: Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Muhamet Tërnava, Shaqir Shaqiri dhe Shemsi Reçica.

Shemsi Reçicës i kujtohet mirë mbledhja e mbajtur në 19 nëntor 1981 në Fakultetin Filozofik dhe diskutimi i argumentuar i Mr. Ukshin Hotit që Kosova duhet të jetë Republikë. “Kur kemi mbajtur mbledhje në Fakultetin Filozofik, kanë qenë të pranishëm Azem Vllasi, Agim Zatriqi, Hajredin Hoxha, etj. Aty ka pasur edhe kërcënime, sharje, edhe me nanë kanë sharë ata ish funksionarë duke thënë se “këtu e kanë çerdhen demonstratat”- kujton z.Reçica.

Ish ligjeruesit në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë, i kujtohen mirë veprimet antikombëtare të anëtarëve të Komitetit: Zatriqi, Vllasi e Hoxha në këtë mbledhje si dhe diskutimi i guximshëm i Prof.Ukshin Hotit në mbrojtje të studentëve dhe të kërkesës që Kosova të jetë Republikë.

„Pasi i gjykuan demonstratat, ata kërkuan fjalën e profesorëve, por rreth 20 minuta askush nga profesorët nuk e merrte fjalën. Ishin para një dileme të madhe. Kishin frikë, sepse diheshin pasojat. Pas atyre që i dënuan demonstratat fjalën e mori Ukshin Hoti, i cili tha: “Ne duhet të diskutojmë hapur për kërkesat e studentëve tanë” dhe vazhdoi diskutimin e tij. Midis të tjerave tha tekstualisht, fjalë për fjalë: “ Sa e di unë, në Jugosllavi, jo vetëm që nuk është zgjidhur në praktikë çështja shqiptare, por as teorikisht nuk është zgjidhur kjo çështje si duhet”, dhe filloi që këtë konstatim ta argumentojë nga pikëpamja e tij, nga shkencat politike. “Të gjithat shkrimet që janë botuar për çështjen kombëtare, tha ai, edhe ato nga pikëpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanë zgjidhur as teorikisht çështjen shqiptare në Jugosllavi” dhe vazhdoi: “Unë mendoj që kjo është kërkesë e arsyeshme, e drejtë...”, dhe me një tonë të lartë përfundoi: “ Kosova duhet të jetë Republikë dhe ne duhet ta përkrahim Republikën”.

Gjatë diskutimit të Ukshinit, kujton Reçica, aktivistët e komitetit Azem Vllasi e Agim Zatriqi mbanin shenime dhe e kundërshtuan fjalimin e tij. “Më kujtohet sidomos Agim Zatriqi, të cilit, në atë qetësi të hekurt që u krijua pas fjalës së Ukshin Hotit, i kërcitnin dhëmbët nga shtrëngimi i nofullave. Pas përfundimit të mbledhjes, neve na arrestuan.”- përfundon Shemsi Reçica.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyThu Nov 20, 2008 6:08 pm

Dhe vërtet ndodhi arrestimi dhe burgosja e Ukshin Hotit, Halil Alidemajt, Shemsi Reçicës, Ekrem Kryeziut etj, të cilët u denuan si “Grup i intelektualëve”. Pas tetë muajve sa zgjati procesi i hetuesisë, u ngrit aktakuza PP. nr. 281/81, datë 31. V. 1982, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ngriti një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Isak Nishevci, Ismet Emra e të tjerë, dhe në procesin gjyqësor të mbajtur më 21 korrik 1982 „në emër të popullit“ u denuan këta intelektualë:
- Halil Alidemaj me 11 vjet burg të rëndë;
- Ukshin Hoti me 9 vjet burg të rëndë;
- Ekrem Kryeziu me 8 vjet burg të rëndë;
- Mentor Kaçi me 7 vjet burg të rëndë;
- Halil Ratkoceri me 3 vjet burg të rëndë;
- Ali Kryeziu me 5 vjet burg të rëndë;
- Nezir Haliti me 2 vjet burg të rëndë;
- Shemsi Reçica me 7 vjet burg të rëndë; dhe
- Muharrem Fetiu me gjashtë muaj burg të rëndë.

Trupi gjykues, duke u bazuar paraprakisht në gjykimin politikë që ia kishin bërë këtij grupi intelektualësh, soji i keq Vllasi, Zatriqi, Hoxha etj., në aktgjykim ka konstatuar se ata kanë kryer vepruar “...vepra penale të drejtuara në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore dhe të punonjësve, thyerjen e “vëllazërim-bashkimit”, prishjen e barazisë së kombeve e të kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të RSFJ-së...” (!!!) sllogane këto që përsëriteshin në të gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve që dënoheshin asokohe.

Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme del se përgjegjësit kryesor politik për linqimin dhe burgosjen e Mr.Ukshin Hotit dhe të tjerëve, në vitin 198, ishin:
- Azem Vllasi njëri nga ish-funksionarët më të lartë komunist të kohës,
- Agim Zatriqi njëri nga bashkëpunëtorët e UDB-së gjatë punës së tij në RTP, dhe anëtar i Komitetit Krahinor të LKJ-së ( Lexo këtu tekstin ku: Agim Zatriqi me sojin e tij Buxhovi, Hamiti, Kraja, Gunga, Aliu etj., ishin vënë falas në shërbim të UDB-së ). Agim Zatriqi aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së), qysh nga themelimi i këtij mediumi “100% i varur” nga UNMIK-u dhe institucionet vendore (!!!) dhe
- Hajredin Hoxha, i cili ka ikur nga kjo botë me faqe të zezë.
Pas daljes nga burgu, Mr. Ukshin Hoti kthehet në fshatin e tij të lindjes në Krushë të Madhe dhe rrethanat e kohës, atë e detyrojnë të izolohet në atë mënyrë që të mos mund të ndikojë në rrjedhat politike në Kosovë… Për nëntë vjet rresht (1985 – 1994) ndaj Mr.Ukshin Hotit, siç e thotë vet Ukshini, - është përdorur një ostracizëm … nga “elita intelektuale” shqiptare pro-titiste, e cila decenie me radhë ishte në shërbim të regjimit komunist dhe kundër intelektualëve atdhetarë që përpiqeshin të çliroheshin nga thundra e egër jugo(serbo)sllave.

Në kapërcyellin e viteve të 90-ta Mr.Ukshin Hoti ishte mjaftë aktiv në sensibilizimin e çështjes Kombëtare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti, përmes shkrimeve të tija shkencore - politike, që botoheshin në revistat e kohës ”Alternativa”, “Demokracia Autentike” etj. Mr.Ukshin Hoti në aspektin politik, fillimisht do të angazhohet në Degën e LDK-së në Rahovec, mirëpo për shkak të injorimit që i bëhet atij nga Kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, vendos të tërhiqet nga kjo parti për të gjetur forma tjera të angazhimit politik.
Në vitet 1991 - 94 Ukshini merrë pjesë në shumë takime e tryeza të mbajtura në qytete, fshatra, UP etj., (shiko një foto këtu) dhe në disa simpoziume me karakter gjithëkombëtarë që u mbajtën në Shkup, Tetovë…, dhe aty i elaboron bindshëm tezat e tij tashmë të njohura politike, duke shtuar edhe një fakt me rëndësi, se në rrethanat e reja ballkanike, kur nuk ekzistonte tashmë shteti federativ siç ishte Jugosllavia, opcioni i vetëm rreth të cilit do të duhej të koncentroheshin Shqiptarët ishte bashkimi i gjithë kombit Shqiptar në Ballkan në një shtet të vetëm. Ky bashkim sipas Ukshinit, do të duhej bërë në mënyrë demokratike dhe paqësore, sepse do të ishte në interes të të gjithë rajonit.
Meqenëse atëkohë këto teza të Ukshinit, i përfaqësonte edhe një parti legale në Kosovë, Partia e Unitetit Kombëtar të Shqiptarëve(UNIKOMB-i) atëherë me propozimin e kreut të kësaj partie Mr.Ukshin Hoti pranon të bëhet Kryetar i saj. Pa humbur kohë ai harton një deklaratë politike të UNIKOMB-it, me të cilën do t´i bëhej me dije opinionit Shqiptar dhe atij ndërkombëtar, për aktivizimin, freskimin, rigjallërimin dhe luftën politike të kësaj partie për bashkimin e kombit në një shtet të vetëm në Ballkan.

• Lexo të plotë: Deklaratën politike

Mirëpo, çka ndodhi ?
Pikërisht, në kohën kur politikani dhe filozofi i shquar Ukshin Hoti po bëhej gati ta merrte në dorë timonin e kësaj partie, më 14 maj 1994 gjatë rrugëtimit nga Prizreni për në Prishtinë arrestohet nga policia serbe, e cila, siç do të merret vesh më vonë, kishte qenë në dijeni të plotë për aktivitetin e tij gjatë atyre ditëve.

Pas katër muaj e gjysëm hetimesh, saktësisht më 28 shtator 1994, në Gjyqin e Qarkut në Prizren - Mr.Ukshin Hoti, në bazë të aktgjykimit K.br.28/94 datë 28.IX.1994, dënohet me 5 vjet burg të rëndë. Dhe, si për çudi, po të lexohet me kujdes aktgjykimi, duket qartë, se gjyqtarja Nada Haxhi-Periq këtë dënim e ka mbështetur kryesisht në pohimet e fjalës mbrojtëse të Mr.Ukshin Hotit, se sa në provat materiale që i ka përdorur trupi gjykues gjatë këtij procesi të montuar politik. Prej gjashtë faqesh e gjysëm sa ka aktgjykimi, tri faqe i ka vetëm nga fjala mbrojtëse.

• Lexo të plotë: Fjalën e mbrojtjes së Mr. Ukshin Hotit

Është interesant të thuhet se, Mr.Ukshin Hoti në fjalën e tij të mbrojtjes, para gjyqit serbë, deklaron hapur se kush e ka arrestuar-burgosur dhe cili ishte shkaku i vërtet i mbajtjes së këtij gjykimi ndaj tij.

Ai, me këtë rast ka thënë: “Më ka arrestuar policia e Republikës së Serbisë, ndoshta me kërkesën e një pjese të alternativës shqiptare të Republikës së Kosovës. Shkaku i drejtpërdrejtë i këtij arrestimi sigurisht ka qenë frika iracionale e kësaj pjese të alternativës shqiptare se me shkuarjen time në Prishtinë në krye të UNIKOMB-it pas 9 vitesh të ostracizmit dhe të izolimit, do të çrregullohej baraspesha e forcave politike dhe do të krijohej një gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe është shkaku i vërtetë i mbajtjes së këtij gjykimi për të cilin personalisht kam besuar se nuk do të ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndërsjellë të dy republikave ose të organeve të tyre përgjegjëse kompetente, gjersa shkaqet juridike që i përmban aktakuza s'mund të qëndrojnë absolutisht …" - përfundon citati.

E kreu i asaj pjese të “alternativeës shqiptare” për të cilën ka deklaruar Mr. Ukshin Hoti në mbrojtjen e tij, ishte padyshim Dr. Ibrahim Rugova.

Dr. Ibrahim Rugova në kohën e arrestimit dhe mbajtjes së procesit gjyqësor kundër Mr. Ukshin Hotit, në Prizren, ishte kryetar i “alternativës shqiptare” gjegjësisht ishte kryetar i disa “organeve me përgjegjësi politike”, përmes të cilave ka vënë nën kontroll gjithë aktivitetin e partive politike shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi e në Kosovën Lindore (Luginë të Preshevës).

Sa për ilustrim, Dr. Ibrahim Rugova ishte:

- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;
- Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;
- Kryetar i Republikës së Kosovës;
- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Kosovë;
- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi dhe
- Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyThu Nov 20, 2008 6:08 pm

Prandaj, Dr. Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.

5 Maj 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyTue Nov 25, 2008 8:53 pm

DEMAGOGJIA TITIST-RUGOVISTE EDHE NJË HERË MANIPULON ME DËSHMORËT E LUFTËS SË UÇK-SË!
Dje më 19 prill 2008, më orën 12:00, në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore për dëshmorin e luftës së UÇK-së, i rënë gjatë betejës së Kosharës, Sali Cekaj.
Disa herë televizioni publik i Kosovës reklamoi me "besueshmëri" dhe "dëgjueshmëri" transmetimin direkt të këtij aktiviteti, duke ditur se gjithë populli shqiptar ndjen respekt, përkushtim të thellë për UÇK-në dhe për të gjithë ata që u sakrifikuan në luftë kundër Serbisë pushtuese dhe kolonizatorëve. Arsyeja për këtë mediatizim ishte fakti se organizimi pacifist "në patronazhin" e Fatmir Sejdiut e "ngatërroi" edhe një herë qëllimin, duke e shndërruar në një moment deliri të kultit të personalitetit të Ibrahim Rugovës:
Titistët kishin njollosur himnin kombëtar duke e kënduar së bashku me himnin e Rugovës! Ata njollosën edhe simbolet kombëtare, duke vendosur para flamurit shqiptar edhe "flamurin" leckë "multietnik" me dy ngjyra të Serbisë.
Të mësuar të lavdërojnë dhe të gjunjëzohen me respekt para regjimit jugosllav dhe pastaj para zëvendësuesve të LKJ-së në Kosovë, që morën emrin pompoz Lidhja Demokratike e Kosovës (pa pasur asgjë të vërtetë demokratike në ideologjinë e vet), përdorën fjalor druri demagogjik alla titist, duke e ngritur pa arsye deri në qiell Ibrahim Rugovën.

Ata shkuan deri aty sa ia shkruanin fjalimin djalit të Sali Cekajt që kishte slogane të tipit "Rroftë Ibrahim Rugova"!... kurse Ramë Manajt, këtij Sanço Panço të spiunazhit serbo-shqipfolës (nëpërmjet FARK-ut në kohën e luftës, pas luftës nëpërmjet "Sigurimit të Atdheut"), i doli prej gojës shprehja: "Strategu i luftës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova." Se sa "strateg" i madh i luftës ka qenë Rugova në takimet e tij me Sllobodan Millosheviçin e di shumë mirë populli shqiptar. Ai ka qenë "strateg" i pengimit të luftës, të ndalimit të tij, gjithmonë në të mirën e Serbisë! Dhe vazhduesit e kësaj "filozofie politike" të pacifizmit titisto-rugovist, tani deformojnë qëllimin dhe vlerat e luftës, duke pohuar se lufta u bë për "pavarësi" të Kosovës dhe se dëshmorët ranë për të qenë Kosova "shtet". Kjo nuk është e vërtetë, sepse vet beteja e Kosharës ka qenë e konceptuar në strategjinë e UÇK-së për të thyer kufirin shqiptaro-shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
martin
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 62
Age : 59
Vendi : gjermani
Registration date : 09/10/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyTue Nov 25, 2008 9:05 pm

zeriatdheut shkruajti:

me von do ta kesh ket Rugovistin tim qe do perballesh me te se bashku se une nuk mundem ne aso fjalesh te pergjigjem ju kapni shpatat Laughing
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi

Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyTue Nov 25, 2008 9:07 pm

Ksajde jemi thuaj atij martinit tend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyTue Nov 25, 2008 9:08 pm

Hahahaha ke dote me sjellish KADRI MANIN apo ndenjo udbashe si aj ok po te pres Martin ketu jame une
Mbrapsht në krye Shko poshtë
martin
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 62
Age : 59
Vendi : gjermani
Registration date : 09/10/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyTue Nov 25, 2008 9:09 pm

Blerti_Gashi shkruajti:
Ksajde jemi thuaj atij martinit tend.
ok per mua mos i ndalni shpatat me duket asht duke e mbreh sakicen mu luftu me juve Laughing
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyTue Nov 25, 2008 9:10 pm

Hajdee Mic Sokolaaa breeeee,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyTue Nov 25, 2008 9:26 pm

Kurre nuk e perdori Alkoolin,por me ta shtru zullumin Sherbimi sekret i Beogradit,qe vepron dhe operon ne Kosove,jo qe te bene pijanec,por ka ne dore gjitha instrumentat,qe edhe ne dubrav te qone per pik te qefit.
A e dine ti Martin se bashe ne Majat e SHPK,ne Hiarerkin e Larte te saj punojne njerz(Milic te SHPK),qe baben e ka ne Pune sot ne Serbi(Zavendes Drejtor ne burgun e Pozharevacit),e vllau i punon ne Beograd,pra punon ne SUP-in e Beogradit.Familja e keti Polici te SHPK,qe eshte i punsuar ne krime serioze ne Prishtine,kur kane ik forcat paramilitare te Serbise,dhe Milicia e ushtria e Serbise nga Kosova,kjo familje ka ik me ta ne Serbi.Ndersa djali i tyre,pasi ka mbarue pas Luftes ne Kosove,pasi ka mbaruar kriminalistiken ne Beograd,dikush ashte shku atje e ka ftue,dhe e ka punsue ne krimet serioze ne SHPK e Prisahtines.Ky person e ka emrin Gojart Kelmendi,dhe me ju tek kane done te UÇK ja bane kulaqin.Ky [person ma ka mbajt bashke me Fadil Syleviqin,3 vjet vllaun ne Burg,ne Hetime,e ne fund Gjykatesi nderkombtare e la lirue te pafajshem.Sot,si ne Kohen e Serbise,nuk dime ku me kerku ndihme,se ky Gojarti bashke me segmentet e UDB-qe punojne ne SHPK,ne UNMIK dhe ne Sherbimin Sekret te LDK,ia marojne kulaqin njerit qysh ju teket.
Rame Maraj,Genc Kelmendi,Fadil Syleviqi e Gojart Kelmendi,siq kam degjuar neper Gazeta,dhe na deshmit e shume familjareve qe vuajn Burgun ne kete Kosoven e "lire",jane aktoret,projektuesit dhe sendertuesit,pra Ata qe familjet e UÇK i kane vendosur ne aso situata,qe ua perkujtojne,ua shkaktojne dhe ua ripertrin dhembjet e njejta,qfar edhe ua bente dikur ketu kur ishte Serbia.Pra Zemra e Serbise nuk eshte ne Kosove,dhe eshte duke ua shkatrruar jeten Luftetareve te lirise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyTue Nov 25, 2008 9:44 pm

Qyky polici qe pe permend Zeri eshte inspektor i larte ne anti-terrorizem dhe ka gisht ne gjitha arrestimet e ushtareve te UCKs
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyTue Nov 25, 2008 11:12 pm

martin shkruajti:
Blerti_Gashi shkruajti:
Ksajde jemi thuaj atij martinit tend.
ok per mua mos i ndalni shpatat me duket asht duke e mbreh sakicen mu luftu me juve Laughing

Paj veq budall me kon, ose mos me pas hunden ( me henger bari) se perndryshe shume leht eshte me te kuptu se kush jeni ju....E pasket harruar dashnin e jetes per nje moment! Shpresoj e kuptoni me kaq, se veq jam ne dijeni te plote per ju se kush jeni....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
martin
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 62
Age : 59
Vendi : gjermani
Registration date : 09/10/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyWed Nov 26, 2008 6:55 pm

Premtimi shkruajti:
martin shkruajti:
Blerti_Gashi shkruajti:
Ksajde jemi thuaj atij martinit tend.
ok per mua mos i ndalni shpatat me duket asht duke e mbreh sakicen mu luftu me juve Laughing

Paj veq budall me kon, ose mos me pas hunden ( me henger bari) se perndryshe shume leht eshte me te kuptu se kush jeni ju....E pasket harruar dashnin e jetes per nje moment! Shpresoj e kuptoni me kaq, se veq jam ne dijeni te plote per ju se kush jeni....
jo per ma budall se blertin nkrejt forumin skam pa po pshtjellaq i keq ish edhe shum i panjeri me sa duket
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyWed Nov 26, 2008 7:02 pm

Jo kure Blerti nuk eshte Budalle seps e ka thene nje gje te mire per COFTINEN RUGOVE andaj une e quaj Blertin nje Atdhetare qe nuk e done TRADHTINE E VRET ATE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
martin
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 62
Age : 59
Vendi : gjermani
Registration date : 09/10/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyWed Nov 26, 2008 7:45 pm

zeriatdheut shkruajti:
Jo kure Blerti nuk eshte Budalle seps e ka thene nje gje te mire per COFTINEN RUGOVE andaj une e quaj Blertin nje Atdhetare qe nuk e done TRADHTINE E VRET ATE
po qka ti them blertit une kur enveri ka qen komonist kue dim tan se qaj njeri asht si i ka shit trojet shqiptare e sod e ksaj dite jemi te ndar e ate aj lete pranon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyWed Nov 26, 2008 8:26 pm

CKa din ti per Enverin mose hine ne nje ruge pa krye ok po nese ke dicka te flasesh te mbrojshe Coftinen thuaje nese jo mose provoko pa lidhje se nuk ke tru fare mose u ben si coftina edhe ty
Mbrapsht në krye Shko poshtë
martin
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 62
Age : 59
Vendi : gjermani
Registration date : 09/10/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyWed Nov 26, 2008 8:32 pm

zeriatdheut shkruajti:
CKa din ti per Enverin mose hine ne nje ruge pa krye ok po nese ke dicka te flasesh te mbrojshe Coftinen thuaje nese jo mose provoko pa lidhje se nuk ke tru fare mose u ben si coftina edhe ty
provokime nga ime nuk kini po e kallzoj realitetin se qka asht puna e rugovs se enveristat nuk i dojm ma se edin mir se qka ka qen aj m*** kuna la te ndar popllin shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyWed Nov 26, 2008 8:35 pm

PO mire na sjell fakte qe paska ndare popullin tone ather moje hisorian i nderuar na sjell faktet ty nese je aqe i sakte se une ti kame sjell faktet per coftinen e ty na sjell faktet jo qe ke mare nga spijunet por fakte te dokumentuara qe ENveri pasaka bere nje gje te tille po ty me duket je pijave pa raki qe flet keshtu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi

Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyWed Nov 26, 2008 8:36 pm

martin shkruajti:
jo per ma budall se blertin nkrejt forumin skam pa po pshtjellaq i keq ish edhe shum i panjeri me sa duket
Martin a i ke than qeto fjal veq hajt te them diqka apo je kan serioz ne kete?

Nese une jam budall qe nuk i dua UDB-shat dhe qysh si 14 vjeqar jam kan i bashkuar ne UÇK , ateher nuk paska as nje te menqur ne kete Bote.

Por ty te " falenderoj " per keto fjal, sepse njeriu aq sa din dhe flet e shkruan. E nuk kam pse me te then as gje me shum, ishallah ta ruan Zoti rugoven e UDB-shat tjer si S. Berishen, e edhe ty bashk me ta.

Hajde me te mira shoku Martin, vjen vera kah dera pas pranveres?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyWed Nov 26, 2008 8:50 pm

Pashe zotin martin ndaje dicka thuaje te kuptojem dicka se nuk po te kuptoje fare cfare doen me thane po na sjell fakte te thashe mose hyne vetem me provoku se kure te hijshe ne nje teme per debat duhet te keshe fakte te flasesh jo keshtu te kapesh me antaret po hajde na trego fakte ku i ke
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi

Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyWed Nov 26, 2008 8:55 pm

Po po edhe une e "dua" rugoven, jam ai qe shkoj tek varri i tij qdo dit e ke iden se pse qka shkoj?

As qe kam dashur me dit per ate millosh, e as nuk dua, por ti nuk dike as per cilen periudh e kisha fjalen ore martin aga.

Po shifet shum mire se nuk ke qen " kunder " UÇK-se, me thuaj ti ta njofti ky UDB-shi, milloshi, rugova. Por thoshte jo Kosova nuk ka fuqi me pas Ushtri, jemi popull paqesor e duam papen se shkoj tek ai qdo jav i puthi duar e kembe beso edhe ...?

E ti martin aga mos u fut dikund ku nuk din me dal se keta " budallet " qe jemi ketu dijme dhe te jemi te menqur .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyWed Nov 26, 2008 8:59 pm

O Blert leje Martinin Ama ke krye ate amanet qe te thashe ate dite e e kryve mose i le punet per gjyse ok hahahaaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi

Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyWed Nov 26, 2008 9:03 pm

zeriatdheut shkruajti:
O Blert leje Martinin Ama ke krye ate amanet qe te thashe ate dite e e kryve mose i le punet per gjyse ok hahahaaha
Zeri e kam kry, por nga larg i kam gjuajt mbi varr ate qe me ke then, sepse nuk munda as varrin e atij milloshi te shoh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
martin
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 62
Age : 59
Vendi : gjermani
Registration date : 09/10/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyWed Nov 26, 2008 9:08 pm

Rugova legjend e gjall i leht i qoft dheu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
martin
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 62
Age : 59
Vendi : gjermani
Registration date : 09/10/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 EmptyWed Nov 26, 2008 9:09 pm

RUGOVA NJERI SE SKAME PAS MA KOSOVA SI AJ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 22 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 22 e 37Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 21, 22, 23 ... 29 ... 37  Next
 Similar topics
-
» Analizë politike - historike
» politikë
» Kenget historike
» Shpalime historike
» Video historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: