Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës

Shko poshtë 
+80
detektivi
Driniiiii
......
rrimtaf
Tatoo
BashKom
Drini_ku
haxhiu
xhiti
xhema
Agrone
Qerim Klmendi
Muja e Halili
Medalim
Eklips
klodian
ngadhenjimi
Hamitmatjani
dezertori
Tigrina
sela-mi
ramadan mekaniku
Mirushe
Blerti_Gashi
martin
rinesa
Martina
Labinot Drenica
feratkoca
Delia
comeback
Eva0506
anila
katunariplak
Gjura
Nezir Myrta
ELIE
Luki
Ibrahim Rugova
Driola
Kushtrimi86
Mergimtari
Mysafir
Pirro i Epirit
Euridika
blerim
istogalia
stabili
Ademi85
njonidrenica
Arizona
paioni
Riki30
malesorja e Kosoves
MUHAMETII
Mister
metiii
fina
luan mreti
zeriatdheut
voglushja
murturi
petritkola
loredana
xhavo_
USHTARILIRIS
E_Bukura
Guximi
Xili
rolling
albin dibra
fi2a1
rroni
Ago Muji
Kosovarja
Tetovari
Sofra
Leka i Madh
Beton
Orfe@
84 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 16 ... 28, 29, 30 ... 33 ... 37  Next
AutoriMesazh
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:14 am

Te gjithe keni qenkundra Tugoves a tan i keni marr ne byth ere dhe ju ka knaq!edhe sot pi mirrni ere tek varri!E tere uçk ka qen e krijuar ne ky pis a qe keta e kan shajte Rugoven ka qen paroolla qe keshtu shamni mua a veneroni kush eshte ma i flaket kundra meje a qena qe keni qen dhe jeni !!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:19 am

Në këto rrethana mosuniteti të faktorit shqiptarë, SHP i UÇK-së, me qëllim të komunikimit me opinionin e gjerë, të brendshëm dhe atë të jashtëm, përmes deklaratës politike nr.3, datë 11 qershor 1998, bën të ditur se për zëdhënës të tij ka caktuar Prof.Jakup Krasniqin, nga fshati Negroc i Drenicës. Dy ditë më vonë zëdhënësi i UÇK-së Prof.Krasniqi, në paraqitjen e parë publike që u emitua në RTSH (më 15. 06. 1998), bëri të qartë qëndrimin e SHP të UÇK-së për të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe qëllimin e luftës çlirimtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:20 am

Foto: Jakup Krasniqi, me rastin e paraqitjes së parë publike

Vizita e Richard Holbrookut në Junik


Më 24 qershor 1998 në Kosovë vjen diplomati amerikan Richard Holbrook. Fillimisht z.Holbrook, (së bashku me ambasadorin Hill), të shoqëruar nga dr.Fehmi Agani, Veton Surroi dhe Blerim Shala, të përcjellur nga dhjetra gazetarë vendor dhe të huaj, do të vizitoi rajonin e Dukagjinit. Holbrook e ka vizituar fshatin Junik dhe ishte hera e parë që zyrtarisht, një diplomat i lartë amerikan, takohet me njerëzit që mbanin uniformën e UÇK-së, ndërsa z.Hill, tri javë më parë (29 maj) kishte takuar njerëz të armatosur të UÇK-së, por pa uniforma.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:21 am

Richard Holbrook në Junik u pritë shumë mirë nga UÇK-ja, madje në një odë të madhe të Junikut ai bëri një foto me poetin Hajdin Abazi i njohur si Lum Haxhiu, i cili ishte i veshur me uniformë ushtarake të UÇK-së dhe mbante në dorë një pushkë automatike. Kjo foto ato ditë u publikua në faqet e para të mediave më prestigjioze botërore. Takimi i Holbrookut&Hillit me përfaqësuesit e UÇK-së në Junik, ka ndikuar dukshëm në ripozicionimin e tyre karshi skenës politike shqiptare, dhe tashmë ishte i pashmangshëm kyqja e faktorit UÇK në proceset politike që po zhvilloheshin për Kosovën, në Prishtinë dhe në qendrat tjera vendimmarrëse të botës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:21 am

Derisa Holbrook po qëndronte në Kosovë, Ibrahim Rugova ishte për vizitë në Gjermani ( pas qëndrimit në Londër e Paris), ku u takua me ministrin e jashtëm gjerman Klaus Kinkel dhe Kancelarin Helmut Kohl. Me këtë rast Klaus Kinkel, z.Rugova ia ka përsëritur qëndrimin e Grupit të Kontaktit, për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve me Sllobodan Millosheviqin, ndërsa në takimin që pati Rugova me Kancelarin Kohl, e që e emitoi TV-ZDF’i gjerman më 25 qershor 1998, Kohl i thotë Rugovës: ”Duhet të jesh i matur dhe i qëndrueshëm në kërkesën e një autonomie të zgjeruar në kuadër të Jugosllavisë”, ndërsa Rugova në vend se t’i kundërshtonte me argumente të shumta këto qëndrime që tashmë ju kishte dalur boja (derisa Kosova po digjej e shkrumohej nga ushtria barbare e Millosheviqit), ai u shpreh pro dialogut me Millosheviqin, dhe me këtë rast zyrtarët gjerman i falënderoj për kontributin e tyre që po japin në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.



Në këto rrjedha, më 26 qershor 1998, sipas një raporti të gazetës “New York Times”, i botuar në të përditshmen “Koha Ditore” amabasadori amerikan Gelbard ( i cili tashmë duket të ketë ndryshuar qëndrimin “negativ” që kishte në fillim të vitit 1998 ndaj UÇK-së ), në Zvicër, takohet me dy përfaqësuesit politik të UÇK-së në perëndim, Bardhyl Mahmutin dhe Ramadan Avdiun. Një ditë para se të ndodhte ky takim, James Rubin kishte deklaruar në Departamentin e Shtetit se një takim me udhëheqjen politike të UÇK-së mund të ndodhte së shpejti dhe se Millosheviqi duhet ta pranonte atë fakt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:22 am

Hollbrook: “Zotëri President - Ju duhet të takoheni
me zotin Demaçi”


Po të njejtën ditë, (më 26 qershor), pas qëndrimit një ditor në Beograd, protagonisti i ashtuquajtur i “bulldozher-diplomacisë” ndërkombëtare, Holbrook vjen në Prishtinë dhe së bashku me abasadorin Hill dhe një oficer të lartë amerikan takohen fillimisht me Adem Demaçin. Ndonëse prej disa javësh qyteza e Kijevës mbahej nën rrethim të plotë të UÇK’së, Holbrook atë ditë do ta përsërisë disa herë slloganin “Kijeva është sot vendi më i rrezikshëm në Evropë” dhe prandaj në takimin e tij me Adem Demaçin ka kërkuar që të ndikojë mbi UÇK’në për të zhbllokuar këtë qytezë, (që shtrihej përskaj aksit rrugorë Prishtinë-Pejë), ku prej disa javësh mbaheshin të rrethuar rreth 200 civilë serbë dhe dhjetra policë serbë, nga njësitë e UÇK-së.



Hollbrook më 26 qershor në një takim tjetër që pati me Ibrahim Rugovën do të shfaqte haptazi pakënaqësinë e tij me nivelin organizativ të shqiptarëve. “Ne nuk mund të ecim përpara pa pasur një partner serioz te ju. Duhet të organizoheni shumë më mirë… Duhet t´i lini prapa mëritë dhe inatet personale…“ i ka thënë Holbrook, Ibrahim Rugovës. „Ta zëmë, ju, zotëri President“, kur e keni thirrë për herë të fundit Demaçin për të diskutuar me të problemet në Kosovë…?“ e pyet Hollbrook, Ibrahim Rugovën.



Dhe, Rugova siç e kishte zakon në këto raste përgjigjet: “Paj, e kam thirrë dhe do ta thërras…Por, ne, këtu kemi një rend demokratik të krijuar me zgjedhje dhe duhet ta respektojmë atë…“. Ndërkaq Holbrook i thotë Rugovës: “Shikoni zotëri President… unë ju çmoj si president, edhe pse e dini mirë se as ne, e as dikush tjetër në perëndim, nuk ua ka njohur zgjedhjet…( është fjala për zgjedhjet e 22 marsit 1998 - Sh.B)…Këtu më nuk kemi kohë për të humbur…Ju duhet të takoheni me zotin Demaçi..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:23 am

Ibrahim Rugova, ndonëse prej kohësh ishte mësuar të jetë i pari në krye të piramidës politike shqiptare, nuk dëshironte ta prishte rendin e krijuar demokratik (me ato „institucionet fiktive“ të ndërtuara, pa u penguar nga regjimi pushtues serbë), për të krijuar një organizëm të mirëfillt kombëtar. Ky „president“ duke qenë kundër unitetit politik e ushtarak me faktorët më relevantë shqiptar, vet ishte shndërruar në një faktor të mosunitetit të shqiptarëve, dhe ky veprim gjatë gjithë kohës ka dëmtuar rëndë interesat strategjike të luftës sonë çlirimtare.



Për të bërë më të plotë këtë konstatim, duhet pranuar se për këto veprime të Rugova një pjesë të përgjegjësisë e mbanin padyshim edhe diplomatët amerikan dhe faktorët tjerë ndërkombëtar. Ambasadorët Hollbrook dhe Hill edhe pse këmbëngulnin në krijimin e një trupi të përbashkët „ekzekutiv“ të shqiptarëve, megjithatë ata, Ibrahim Rugovën e konsideronin si njeriun kyç në procesin e negociatave me Serbinë. Pra, thënë qartë, ata përpiqeshin ta krijonin një unitet të shqiptarëve, por, pa e eliminuar Ibrahim Rugovën nga skena politike shqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:23 am

Adem Demaçi: „Ibrahim Rugova politikan i dështuar,
duhet të tërhiqet nga skena politike…“


Në këto përpjekje të diplomacisë amerikane etj., simboli i rezistencës shqiptare Adem Demaçi, nuk shihte organizim të mirëfillt politik e ushtarak me Ibrahim Rugovën në krye (deri sa ai e injoronte skajshmërisht faktorin UÇK), prandaj, disa herë ka kërkuar që Rugova të tërhiqet nga skena politike, për t´i lënë rrugë krijimit të një uniteti të mirëfillt nga forcat politike e ushtarake, pa e përjashtuar këtu as LDK’në si parti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:24 am

Foto: Adem Demaçi dhe Ibrahim Rugova



Këtë qëndrim real, Adem Demaçi do ta artikulojë zëshëm edhe në një takim të partive politike shqiptare, të mbajtur me 1 korrik 1998, nën monitorimin e ambasadorit Hill. Mbledhja e 1 korrikut u mbajt në barakën e LDK’së, dhe duket se ky takim u thirrë nga Rugova, sa për t´iu shmangur akuzave të shumta që vinin nga diplomatët amerikan dhe nga partitë tjera shqiptare, të cilat nuk përfilleshin në asnjë mënyrë nga „presidenti“.



Që në fillim të takimit Ibrahim Rugova shpërfaqi idenë e mbledhjes së Kuvendit dhe formimit të Qeverisë mbi bazën e zgjedhjeve të 22 marsit 1998, ku do të përfshiheshin edhe partitë politike, që i patën bojkotuar ato zgjedhje. Kjo ide e Rugovës nuk u pranua nga Adem Demaçi, Rexhep Qosja dhe Hydajet Hyseni, për faktin sepse zgjedhjet „parlamentare e presidenciale“ të 22 marsit ( të cilat ishin mbajtur me tolerimin e Serbisë), ndonëse ishin burim i vazhdueshëm i përçarjeve politike (tashmë disa mujore) nuk mund të merreshin si pikënisje për të krijuar një unitet të shëndosh politik shqiptar.



Për më tepër, pikërisht Ibrahim Rugova me veprimet e tija skajshmërisht autoritare, kishte shpërfillur edhe vetë idenë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, sepse, tashmë, kishin kaluar njëqind ditë e ca, prej se ishin mbajtur ato zgjedhje, ndërsa brenda kësaj periudhe, ai me tarafin e tij politik ka luajtur tmerrshëm me kartën e përçarjes, duke formuar grupe negociatorësh si: G-15, G-4 e të tjera si këto, për të dialoguar me Serbinë, ndërkohë që ka shpërfillur partitë tjera politike, të cilat kërkonin një bashkim të gjerë politik, duke përfshirë këtu edhe faktorin më të rëndësishëm të kohës: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:25 am

Rugova ka zbatue vendimet e kancellarive gjermane siq i kan zbatue urdherat e qeverise se gjermanise komandoset e uçk qe u niseshin nga gjermania e zvicrra ne kordinim me pis rugoven!Ti mos na maro petlla me uje!Keto foro tregonja kalamenjeve!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:25 am

Duke pas parsysh mbështetjen që i jepnin diplomtatët amerikan, Ibrahim Rugovës, më 4 korrik në zyrën amerikane në Prishtinë, Adem Demaçi, para ambasadorëve: Richard Holbrook dhe Christopher Hill, ka shprehur hapur dyshimet e tij për insistimin e tyre, që Rugova të mbetej në çdo mënyrë lojtari kryesor i skenës politike shqiptare. Demaçi me këtë rast, diplomatëve amerikan shumë hapur ju thotë, se nuk është në interesin amerikan të përkrahet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:25 am

Jakup Krasniqi: „Ibrahim Rugova që moti i ka
shkëputur lidhjet me popullin…“


Ato ditë, zëdhënësi i UÇK’së Jakup Krasniqi, në një intervistë ekskluzive për “BBC World” ka pohuar se ”Ibrahim Rugova dhe njerëzit që e rrethojnë kanë penguar pavarësinë e Kosovës…se politika disavjeçare e udhëhequr nga Ibrahim Rugova është politikë e dështimeve të vazhdueshme…dhe se politikën duhet ta udhëheqin dhe do ta udhëheqin forcat e reja.” Ndërkaq, në një intervistë tjetër dhënë „Zërit të Amerikës“ disa ditë më parë (më 27 qershor 1998) z.Jakup Krasniqi, deklaron, se: „Ibrahim Rugova që moti i ka shkëputur lidhjet me popullin dhe se UÇK’ja e ka pasur dhe e ka krahun politik.“ Ndërkaq në pyetjen, a do të mund Ibrahim Rugova të drejtonte UÇK’në, Krasniqi përgjigjet: “Ibrahim Rugova nuk ka krijuar kapital politik për të drejtuar UÇK’në. UÇK’në nuk mund ta kontrollojnë njerëzit që e kanë akuzuar atë. Rugova do të bënte mirë të pushonte çdo aktivitet që pengon aksionet e UÇK’së dhe përzierjet e tij rreth UÇK’së
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:26 am

Fehmi Lladrovci:Politika e udhëhequr nga Ibrahim
Rugova, nuk solli gjë konkrete…“


Për politikën e Ibrahim Rugovës dhe mënyrën se si duhet të zgjidhet një herë e mirë çështja e Kosovës, në mënyrë të qartë e ka thënë edhe Fehmi Lladrovci, tani dëshmorë i kombit. Në një intervistë dhënë gazetarit të njohur britanik David Loyn, që u trensmetua në kanalin televiziv BBC World, në maj 1998, ndërsa biseda ishte zhvilluar në prill të atij viti, Fehmi Lladrovci lidhur me politikën e Ibrahim Rugovës ka thënë: Politika "paqësore" kosovare, e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, i cili tash e tetë vjet sillet nëpër zyrat e Evropës dhe të Amerikës, nuk solli gjë konkrete. Nuk ka gjë prej kësaj politike... Nuk i kemi marrë armët në dorë nga dëshira, por kjo është një domosdoshmëri. Pa një organizim të tillë askush nuk do të na dëgjojë, as Evropa, as SHBA-të. Po, për çfarë luftoni? e pyet gazetari Fehmiun, ndërsa ai përgjigjet: "Për çlirimin përfundimtar të Kosovës". „Por sot shqiptarët janë në përgatitje të ekipit negociator. Ka të ngjarë që ky ekip mund të pranojë edhe një trajtë të autonomisë në kuadër të "RFSJ"-së. Sa do të ishit të gatshëm të pranonit një gjë të tillë?“ - i drejtohet z.Loyon, Fehmi Lladrovcit. "Assesi, natyrisht. UÇK-ja nuk pajtohet me asnjë zgjidhje, përveç pavarësisë së plotë të Kosovës” - përgjigjet prerë Fehmiu. Kur gazetari Loyon, e pyet: “A synoni të merrni pjesë në bisedime?“ Fehmiu përgjigjet: "Po, jemi të gatshëm të bisedojmë me Serbinë. Por, vetëm për kufijtë. Për asgjë tjetër”.



· Foto: Dëshmori i Kombit Fehmi Lladrovci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:26 am

Richard Holbrook: „Ne e mbështesim presidentin Rugova,
i cili është për një zgjidhje paqësore dhe pa dhunë…“




Ndërsa ky ishte qëndrimi i luftëtarëve të UÇK’së, krejt qëndrim tjetër kishin diplomatët amerikanë për Ibrahim Rugovën dhe për statusin e Kosovës. Më 4 korrik 1998, pas disa takimeve që kanë pasur ambasadorët Holbrook dhe Hill me Demaçin, Qosjen dhe së fundi me Rugovën, Holbrook në paraqitjen e tij para gazetarëve në hyrje të barakës së LDK’së, i drejtohet Rugovës më këto fjalë: “Zotri Rugova, do të përpiqem të të ndihmoj edhe një herë. Sonte do të udhëtoj në Beograd për të biseduar me Millosheviqin dhe përsëri do të kthehem nesër. Amerika nuk i përkrah aksionet e UÇK’së, dhe duhet të ndërpriten menjëherë aksionet e të dy palëve…“ (!!!)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:27 am

Disa ditë më vonë, saktësisht më 9 korrik 1998, në intervistën dhënë kanalit televiziv CNN, Richard Holbrook, përsërit qëndrimin: “Ne e mbështesim presidentin Rugova, i cili është për një zgjidhje paqësore dhe pa dhunë, mirëpo ai nuk pranohet nga të gjithë si udhëheqës i vetëm i shqiptarëve“. Gjendjen në mes të shqiptarëve në Kosovë Holbrook e cilëson si „diçka tragjike“, sepse siç thotë ai „e kemi shumë vështirë të gjejmë negociator të palës shqiptare e sidomos në palën e saj ushtarake ( Lexo - UÇK’së - Sh.B )“.Ndërkaq, sa i përket statusit të Kosovës, duke e tërhequr një diagonale mes Bosnjes dhe Kosovës, Holbrook thotë, se: „Kosova nuk është Bosnjë, nuk është një vend i pavarur dhe komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta mbështeste dëshirën e popullit të saj për të qenë i pavarur…“ “Kudo në botë,- pohonte Holbrook, - ka popuj që kërkojnë sovranitet, si për shembull Tibeti, pastaj kurdët, mirëpo historia dhe kufijtë nuk i lejojnë. Ne mendojmë,- thotë ai,- se ka rëndësi themelore të bëhet një ndryshim në statusin e Kosovës brenda kufijve ndërkombëtarë të Jugosllavisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:27 am

Në këtë frymë u prononcua edhe ambasadori tjetër amerikan Robert Gelbard, gjatë vizitës së tij në Mostar të Bosnjes më 8 korrik 1998. Madje z. Gelbard, me këtë rast UÇK’së ia dërgojë një mesazh me tone kërcënuese. „Ne jemi të përgatitur dhe të aftë për të penguar të gjitha aktivitetet e UÇK’së, sidomos rrugët e tyre të furnizimit. Ne jemi të përgatitur nga kjo anë nëse ata refuzojnë të bashkëpunojnë dhe të marrin masa të tjera të nevojshme“- ka thënë z.Gelbard. Dhe kjo vërtet ka ndodhur. Ato ditë, në Zvicër do të bllokohet nga autoritetet zvicrane zhirollogaria e Fondit: “Vendlindja Thërret“, që e financonte UÇK’në, ndërsa në Shqipëri në kufirin shqiptaro-shqiptarë u shtuan masat e vëzhgimit nga shumë monitorues ndërkombëtar, ndërkohë që në pjesën tjetër të kufirit ishin dislokuar mijëra forca ushtarake serbe!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:27 am

Kush e riciklonte përçarjen brenda faktorit politikë
e ushtarak shqiptarë?!


Derisa në Prishtinë po zhvilloheshin bisedimet intensive për „unifikimin“ e faktorit politik shqiptarë, më 5 korrik 1998 në Tiranë Kryeministri në exil Bujar Bukoshi takohet me Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin, të dy këta anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së. Ndonëse marëdhëniet qeveri e Bukoshit - SHP i UÇK’së ishin të tensionuara, në këtë takim duket se gjendja shtensionohet, sepse merren vesh për të bashkëpunuar në mes vete, mirëpo nuk do të kalojë shumë kohë, kur do të rishfaqen mosmarrëveshjet ndërmjet Bujar Bukoshit dhe SHP të UÇK-së, të cilat do të riciklohen pastaj vazhdimisht, gjatë gjithë kohës së luftës çlirimtare, deri në qershor 1999!



Ky riciklim i përçarjeve brenda faktorit politik e ushtarak zhvillohej çdo kund, si brenda në Kosovë, ashtu edhe jashtë Kosovës, në Shqipëri e në vendet tjera të botës perëndimore. Mirëpo, kjo përçarje më së shumti ndikonte në Kosovë, atje ku zhvillohej lufta kundër njësive ushtarake-policore serbe, të cilat bënin kërdi mbi popullatën shqiptare, duke vrarë, ekzekutuar e masakruar, gra, pleq e fëmijë, ndërsa plaçkisnin, digjnin dhe shkretonin pamëshirshëm pasurinë e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:28 am

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partitë politike të afërta me te, që kishin marrë pjesë në zgjedhjet e 22 marsit 1998, akoma ushqenin iluzione, se kanë ndërtuar institucione të mirëfillta shtetërore në krye me Ibrahim Rugovën dhe duke pasur këtë besim, nuk rreshtnin të thurnin as akuza në adresë të UÇK’së, në adresë të atyre që kishin marrë armët në dorë për t’u çliruar përfundimisht nga ushtria pushtuese barbare e Sllobodan Millosheviçit, e jo siç i quanin ata njësitë dhe bartësit e kësaj ushtrie si “njerëz të frustruar“, „grupe të armatosura që mbrojnë pragun e shtëpisë“, “njerëz që luftojnë sepse u janë djegur shtëpitë e tyre“ etj.etj. Duke ju kundërvënë akuzave të tilla, zëdhënësi i UÇK’së Jakup Krasniqi, në një prononcim të botuar në gazetën „Zëri i Kosovës“, Ibrahim Rugovën e cilëson si: „pashai i kuq i barakës së vogël nga Prishtina“ që „ka për qëllim të shndërrojë UÇK’në në një karikaturë të LDK’së…, i cili asnjëherë nuk arriti në trojet e lira të vendit që ai është president“!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:28 am

Konstituimi i Kuvendit - synim për
defaktorizimin e UÇK-së


Pavarësisht nga rrethanat e luftës dhe lëvizjet gjithëpër- fshirëse për unifikimin e faktorit politik e ushtarak, „presidenti“ Ibrahim Rugova kishte vendosur ta „konstituonte“ Kuvendin e Kosovës.



Më 16 korrik 1998 ( pikërisht në kohën kur forcat ushtarake-policore serbe kishin marrë një ofensivë të gjerë me karakter shfarosës, në zonën e Vërrinit, në drejtim të Rahovecit, të Malishevës etj.), në ambientet e selisë së LDK-së në Prishtinë, Ibrahim Rugova ka mbajtur mbledhjen themeluese të Kuvendit të Kosovës, ku morën pjesë me 75 deputetë, 59 deputetë të LDK-së dhe 16 të partive tjera (nga 130 sa duhet të ishin - Sh.B) të dalë nga zgjedhjet e 22 marsit 1998. Kjo mbledhje konstituive po mbahet pas 115 ditëve, përkatësisht pas tre muajve, tri javëve e tri ditëve, nga dita kur u mbajtën zgjedhjet e “lira dhe demokratike” të 22 marsit 1998. Edhe pse mbajtja e Kuvendit ishte bërë i ditur dy ditë më parë, ai i zhvilloi punimet normalisht pa u penguar nga sigurimi shtetëror serb, pothuajse deri në përfundim të mbledhjes. Me propozimin e Ibrahim Rugovës, Kryetar i Kuvendit u zgjodh akademik Idriz Ajeti dhe tre nënkryetarë: Iljaz Kurteshi nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, krahu i Kaqusha Jasharit; Gjergj Dedaj, nga Partia Liberale e Kosovës dhe Zef Morina nga Partia Shqitare Demokristiane e Kosovës, ndërsa Sekretar i Kuvendit u zgjodh Fatmir Sejdiu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ( aktualisht kryetar i Republikës së Kosovës - Sh.B).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:29 am

Është shumë i çuditshëm fakti se, në momentin e përfundimit të mbledhjes „konstituive të Kuvendit“, në orën 13:05 para hyrjes së barakës së LDK-së ka arritur ambasadori amerikan në Beograd Nikollas Hill. Pas tij janë futur edhe një numër policësh serbë në rroba civile, ndërsa hyrja e barakës u mbush përplotë policë: dy pizgauerë, vetura civile dhe një fugon policie. Në ora 13:13 nga baraka dalin policët serbë „me dokumentacionin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës!“ Para orës 14:00 nga baraka ka dalë edhe Nikollas Hill, kurse pas tij edhe Ibrahim Rugova, i cili largohet nga baraka pa u ndaluar nga policia serbe!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:29 am

Mënyra se si është paralajmëruar për opinion mbajtja e Kuvendit, pastaj ecuria e zhvillimit të punimeve në këtë “seancë“ konstituive dhe ardhja e amasadorit amerikan bashkë me policinë serbe në ambientet e barakës së LDK-së, pikërisht në momentet kur mbledhja po përfundonte, sipërfaqëson qartë faktin se, ky Kuvend u mbajt (sa për sy e faqe) me marrëveshje paraprake në mes të qarqeve diplomatike të huaja, Ibrahim Rugovës dhe Sllobodan Millosheviqit.



Konstituimi i Kuvendit nga LDK’ja bashkë me partitë e vogla që morën pjesë në zgjedhjet e 22 marsit, kishte për synim defaktorizimin e UÇK-së si faktor politik e ushtarak, dhe kjo ka ndikuar dukshëm në thellimin jazit të përçarjes brenda faktorit politik shqiptarë. Kundër mbledhjes së Kuvendit të Kosovës u deklaruan: Partia Parlamentare e Kosovës në krye me Adem Demaçin, Lëvizja Demokratike Shqiptare në krye me Rexhep Qosjen, Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, të cilat këtë veprim e cilësuan si një komplot të Ibrahim Rugovës për të mashtruar popullin me këtë Kuvend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyTue Aug 18, 2009 12:29 am

per demaqin nuk ka nevoj me na tregue asgje vete ne emisioni parrotlla kush e vrau isufin Demaq zeza tha se Fadil Hoxha ka qen patriot por kur me shante mua Fadili popullit i kecejke kantari pse demaqin me shajte!Gjarperit po i tregojn me vones kembet kur po na lene helmin ne shpirt e ne trup!
Na trego per çka luftoi pra uçk ?Ne kosove,ne luginen e presheves e ne maqedoni ?Spjegona detalisht e jo me fenera!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyMon Sep 14, 2009 7:46 pm


Pytjen te cilen e kam bere me pare se ku i ka dajt Rugova (nga cili vend eshte Nena e tij) nuk mu pergjigj askush, perveq Ademit i cili foli per jeten e tij, por jo edhe per dajt e tij.
Mirpo meq askush nuk u pergjigj, atehere jam i detyruar te pergjigjem une dhe tu tregoj atyre qe e perkrahin se perveq gjerave te tmerrshme qe i ka bere ky fare presidenti (qe dihen boterisht), edhe gjaku i ketij njeriu eshte i perzier me gjak serbi, pse them keshtu do ta shpjegoj ne vijim.
Nena e I.Rugoves quhej Savka Radulloviq nga Prie Polje e Malit te zi e cila ishte serbe, ndersa e therrisnin Nana Sof.
Ndersa sa i perket Babait te tij Ukes ai eshte vrare ne shtepin e tij dhe ate duke ju bajtur kasht kafshve, pra ai nuk eshte vrare duke luftuar sepse e shoqja e tij ka qen serbe ashtu siq e kam theksuar me larte, gje qe nenkupton se ai fare presidenti i ka pasur dajt serb.
Tash mundemi me kuptu se pse ky njeri i kapasur punt mire me Serbine, gjithashtu duhet te them se ky fare njeri nuk ishte tradhtar (ashtu siq e kam cek ne disa postime paraprake), por ishte Spiun i Serbise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyMon Sep 14, 2009 8:27 pm

Rugova dhe babe e babegjysh kur si ka pasur ballista,pos partizan kan çen gjere sa i kapi pushka shqipe tradhetaret sepse

nana e Rugoves
Rugova dhe babe e babegjysh kur si ka pasur ballista,pos partizan kan çen gjere sa i kapi pushka shqipe tradhetaret sepse nana e Rugoves ka qen serbe Savka Radulloviq nga Prije Polje e Malit te Zi,qe e therrisnin Nana Sofë
Dhe na tregono dajet e vrajn nipin Rugove apo dhendurret e vete
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 EmptyMon Sep 14, 2009 11:16 pm

Ishte kush dhe qka ishte aji mbeti në Historin e Popullit Shqiptar të ish Jugosllavis ,dhe më vonë Shtetit të Kosovës .
(as kush nuk të pyet si ishe por si je )?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 29 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 29 e 37Shko tek faqja : Previous  1 ... 16 ... 28, 29, 30 ... 33 ... 37  Next
 Similar topics
-
» Analizë politike - historike
» politikë
» Kenget historike
» Shpalime historike
» Video historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: