|
| Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës | |
|
+80detektivi Driniiiii ...... rrimtaf Tatoo BashKom Drini_ku haxhiu xhiti xhema Agrone Qerim Klmendi Muja e Halili Medalim Eklips klodian ngadhenjimi Hamitmatjani dezertori Tigrina sela-mi ramadan mekaniku Mirushe Blerti_Gashi martin rinesa Martina Labinot Drenica feratkoca Delia comeback Eva0506 anila katunariplak Gjura Nezir Myrta ELIE Luki Ibrahim Rugova Driola Kushtrimi86 Mergimtari Mysafir Pirro i Epirit Euridika blerim istogalia stabili Ademi85 njonidrenica Arizona paioni Riki30 malesorja e Kosoves MUHAMETII Mister metiii fina luan mreti zeriatdheut voglushja murturi petritkola loredana xhavo_ USHTARILIRIS E_Bukura Guximi Xili rolling albin dibra fi2a1 rroni Ago Muji Kosovarja Tetovari Sofra Leka i Madh Beton Orfe@ 84 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Fri Sep 25, 2009 8:04 pm | |
| Presidenti i pare i kosoves. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sat Sep 26, 2009 2:28 am | |
| edhe me shum nuk ke fjale vetem aqe hahahha Rimffat hajde tregoni per te bemat e kancerogjenit tuaj se ju ka shtije kancerin edhe juve Rugova ja u ka shtije ne palc | |
| | | Drini_ku Fillestar/e
Numri i postimeve : 25 Age : 44 Vendi : Kumanove Profesioni/Hobi : Explorimi Registration date : 15/09/2009
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sat Sep 26, 2009 2:35 am | |
| Nuk kane fakte nga ironia reagojne keshtu mos u brengos zeriiatdheut hahaa | |
| | | Drini_ku Fillestar/e
Numri i postimeve : 25 Age : 44 Vendi : Kumanove Profesioni/Hobi : Explorimi Registration date : 15/09/2009
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sat Sep 26, 2009 12:54 pm | |
| Me keq se me kan ironik s ka | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sat Sep 26, 2009 4:54 pm | |
| jan te peröym vete dhe mbrojne tradhtaret se kinse qenkan patriota. Argumente te gjalla sa te duasj per Rugoviqet.. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Sep 28, 2009 6:40 pm | |
| Shkruan: Ahmet Qeriqi
Gjatë viteve të fundit tekstet e historisë dhe të letërsisë shqiptare për shkollat fillore dhe të mesme, iu kanë nënshtruar një “rivlerësimi” të ri ideologjik nga zyrtarët e arsimit dhe nga disa individë, që drejtojnë politikën e përmbajtjeve mësimore në botimin e teksteve shkollore. Mjerisht, e tërë kjo po bëhet disi fshehtas dhe pa reagime të duhura institucionale, edhe pse Qeveria e Kosovës ka Ministrinë e Arsimit, e cila sipas të gjitha gjasave ose nuk ka qasje në riformulimin e përmbajtjeve të teksteve mësimore nga historia e letërsia, ose vetë kjo Ministri ka marrë përsipër zhvlerësimin e shumë përmbajtjeve kombëtare, mbase në akord me porositë që dalin nga plani i Ahtisarit për devalvimin e identitetit historik, kombëtar të shqiptarëve të Kosovës. Prova e parë për mënjanimin e disa përmbajtjeve kombëtare nga tekstet e historisë, apo për keqinterpretimin e tyre u bë qysh në vitet e para pas luftës sonë fitimtare dhe çlirimtare, në tekstin e Historisë për klasën e nëntë. Botues Ministria e Arsimit. Autorë: Fehmi Rexhepi dhe Isa Bicaj, rezensues: Dr. Emine Bakalli, Dr. Gazmend Riza dhe Frashër Demaj. Redaktor, Osman Zeka, kryeredaktor, Refik Bekteshi. Nga 216 faqe sa ka ky tekst historie, luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kushtohet vetëm një e katërta e një faqeje(!), me një fotografi të legjendarit, Adem Jashari, e cila është vendosur pas fotografisë së Ibrahim Ukë Rugovës. Edhe pse është prezantuar fotografia e legjendarit Adem Jashari, nuk shkruhet as një fjalë e vetme për të, madje as viti i lindjes, apo i rënies, as vendlindja e tij, që sipas metodologjisë së punës profesionale shkencore, nuk do të mund të anashkalohej në asnjë rast. Për luftën dhe rezistencën titanike të legjendarit Adem Jashari dhe të Jasharëve të Prekazit thuhet se ka qenë një masakër!!! Për UÇK-në në këtë tekst shkollor janë shkruar vetëm tri fjali. Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe politikës pacifiste i janë kushtuar tri faqe të plota me dy fotografi. Krahasuar me prezantimin e UÇK-së, në këtë “tekst historie” LDK-ja zë 25 herë më tepër vend. Mënyra e tillë karikaturale dhe nënçmuese e paraqitjes së luftës sonë çlirimtare, në një tekst me të cilin pretendohet të edukohen brezat, shumë prej të cilëve e kanë parë për së afërmi edhe vetë këtë luftë, është fare e papërgjegjshme, kombëtarisht e dënueshme, moralisht e turpshme, njerëzisht e papranueshme. Në tri fjalitë e shkruara në këtë tekst shkollor për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në njërën nga ato shkruan: “UÇK gjatë luftës pati rreth 1500 ushtarë që ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës dhe rreth 2000 të plagosur”. Sipas këtij rezonimi cinik, të gjithë ushtarët e UÇK-së paskan ra dëshmorë, ndërsa paskan mbijetuar vetëm rreth 2000 invalidë.(!) Dhe puna e këtyre dhe varrëmihësve të tjerë të historisë sonë kombëtare nuk përfundoi me kaq. Teksti i historisë për vitin e nëntë ishte vetëm fillimi i devalvimit të qetë dhe eleminimit nga tekstet e historisë jo vetëm të shumë personaliteteve me rëndësi kombëtare, por edhe pretendimet për “rivlerësimin” e tërë historisë sonë kombëtare, bazuar në metodën pacifiste antihistorike. Disa muaj më parë është botuar një shkrim i Vjosa Musliut me titull ”Librat e historisë së Kosovë heqin mitet kombëtare” Nga ky shkrim kemi shkëputur disa "vlerësime" të historianëve zyrtarë të Kosovës, të cilët kanë marrë përsipër të “varrosin” idealin kombëtar duke e paraqitur atë si të tejkaluar dhe të padobishëm për të ardhmen e “kosovarëve”. Grupi i punës për të përgatitur librat është krijuar nga ekspertë të Institutit të Historisë, Fakultetit të Historisë dhe i shkollave të mesme e fillore. "Këta libra janë shumë më tepër objektivë dhe shumë më të mirë se sa librat e historisë së kohës suaj, ka thënë, Sabri Veseli, një mësues historie në shkollën "Ismail Qemali" në Prishtinë, duke shtuar se këto libra historie janë më të zbutur dhe nuk nxisin urrejtje” … Sipas rezonimit të këtij “historiani” e kaluara u dashka të zbutet edhe pse ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e vrazhdë dhe shumë antishqiptare, sidomos nga qëndrimi gjithnjë kolonialist dhe ekspansionist i Serbisë kundër Kosovës. Temat që kanë të bëjnë me luftën shqiptare-serbe, u dashka të zbutën për qëllime humaniste karshi serbëve, që duan të kthehen dhe të jetojnë në Kosovë, sepse, sipas këtij “historiani” serbët qenkan fqinj! Librat e rinj ofrojnë më shumë trajtim të historive të kombeve të tjera, ku një kujdes i veçantë i është dhënë historisë kineze, egjiptiane, persiane dhe greke. “Profesor” Veseli ka thënë se nëse dikush nuk e di historinë e fqinjëve, nuk mund të dijë as të veten”, por nuk ka dhënë asnjë fakt se si trajtohen shqiptarët nga historianët serbë, të cilët i quan fqinj dhe për të cilët porosit që të mësohet historia e tyre madje më shumë se historia kombëtare. "Historia dhe kultura e popujve të tjerë duhet të studiohet dhe të mësohet. Është thesar" shprehet ai. Instituti i Historisë është krenar që ka zgjeruar trajtimin e qytetërimeve të Greqisë së Lashtë, "pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara më Greqinë". Kështu rezonon mendja e robëruar e një historiani, që i helmon me antihistori gjeneratat e reja, të cilat për herë të parë po rriten në Kosovën e lirë dhe të pavarur, pikërisht falë gjakut të derdhur për liri, falë rezistencës aktive me armë në dorë të shqiptarëve liridashës dhe jo falë skllavërisë të neveritshme pasifiste. A thua a ka turp më të madh sesa të ndodh diçka e tillë në këtë kohë, në Kosovën e çliruar nga robëria serbe? Berat Gashi, i diplomuar në histori në Universitetin e Prishtinës, konstaton se miti i Mic Sokolit është bërë prototip për luftëtarët... E parë nga perspektiva e sotme, Mic Sokoli përfaqëson një ekzagjerim të trimërive të një luftëtari dhe është mirë që gjenerata e re të mos mbushet me këto vlera. Çuditërisht ky “historian” e quan vlerë aktin e Mic Sokolit, por mendon se trimëria e tij është ekzagjeruar. Dhe ky njeri kërkon të përjashtohet nga tekstet e historisë një “vlerë” e tillë. Ky ekzemplar i këtij soji të historianëve, e quan ekzagjerim faktin se Mic Sokolin e ka goditur predha e topit turk, duke injoruar faktin se ai kishte depërtuar deri te topi, në çastin e shpërthimit të predhës. Dhe ky merr për të vërtetë një tablo artistike romantike të vënies së gjoksit të Mic Sokolit para topit, për të nxjerrë përfundime se akti i trimërisë së Mic Sokolit qenka ekzagjeruar. Ja ç’rezomin i një mendjeje të robëruar, i cili ka studiuar historinë, madje ka kryer edhe fakultet (!) dhe nuk e njeh fare biografinë e Mic Sokolit, historinë e faktuar, por mbështetet me një tablo, apo në tekstin e një kënge patriotike, për të marrë qëndrim kundër këtij luftëtari të madh të historisë sonë kombëtare, për të cilin janë shkruar sa e sa vepra, romane, monografi etj. Po ka edhe më keq. Ja për shembull si shprehet, Frashër Demaj, një “historian zyrtar” i mirënjohur për këtë nismë të zezë dhe antikombëtare të devalvimit të historisë së rezistencës shqiptare: Jashari, (është fjala për Adem Jasharin, vërejtje e autorit të këtij shkrimi), nuk është portretizuar si supernjeri, por si një nga komandantët kryesorë të UÇK-së. Ai është një simbol i sakrificës, sepse e gjithë familja dhe fëmijët e tij u masakruan", konstaton Demaj, i cili mendon se Adem Jashari ishte vetëm njëri nga 200 e më tepër komandantët e UÇK-së, se sipas tij nuk pati tri ditë rezistencë heroike dhe se ata, (nuk përmenden serbët), i masakruan familjen. Ky farë Frashër Demaj shton se hartuesit e librave të rinj të historisë kanë marrë një vendim të qartë, me qëllim që të përjashtojnë nga tekstet e historisë fjalimet plot urrejtje dhe diskriminimin (!). Gjithashtu, ata janë përpjekur ta bëjnë historinë më të kuptueshme për mendjet e të rinjve, duke mos e ngarkuar atë me tema të luftës e të krimeve. Duke arsyetuar këtë këndvështrim antihistorik të së kaluarës sonë “historiani” Frashër Demaj thotë se qëllimi është të çlirohemi nga konservatorët nacionalistë dhe fjalimet plot urrejtje, hartuesit e librave të rinj të historisë janë të kujdesshëm... Historia serbe i përmend shqiptarët vetëm për t'i etiketuar si elementë negativë dhe shkatërrues, por ne nuk duam të imitojmë këtë sens superioriteti dhe as nuk duam të fyejmë kombet e tjera", ka thënë Demaj. Ky njeri, të cilit, një klan, apo një institucion që punon nën rrogoz kundër historisë së kombit shqiptar, ia ka besuar hartimin e teksteve të reja të historisë, rezonon se qenka fyerje e popujve të tjerë nëse për shembull tregohet se si dhe në çfarë formash brutale antinjerëzore kanë vepruar serbët gjatë tërë një shekulli kundër shqiptarëve. Natyrisht se këtij njeriu Serbia nuk i ka sjellë asnjë te keqe, andaj edhe del shumë i moderuar ky “historian”, i cili shkruan histori sipas bindjeve dhe shijeve të tij, sikur të ishte historia një rrëfim, një reportazh, apo një roman autorial. Ky njeri dhe bajraktarët e tjerë të këtij soji shumë të moderuar, nuk e kanë fare të zhvilluar ndjenjën e përgjegjësisë, obligimit shoqëror dhe kombëtar, kur trajtojnë tema historike, të cilat para së gjithash duhet të jenë të dokumentuara dhe të ilustruara me referenca shkencore, e jo me konstatime autoriale, antihistorike. Dhe vepron kështu ky historian, i cili është në mesin e 15 punëtorëve të Institutit të Historisë, që ka pushtuar mijëra metra katrorë hapësirë të objektit dhe që haptas kundërshton vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’ u larguar nga objekti, ku 15 historianë \, shumica të këtij soji, kanë zënë vendin e mijëra studentëve. Kështu ndodh në një vend ku nuk funksionin ligji dhe ku individi, pa asnjë përgjegjësi morale e kombëtare harton tekste shkollore për brezat, që për herë të parë në historinë e tyre shekullore jetojnë të lirë. Këto fakte tregojnë se në Kosovë kanë mbetur jo pak mendje të robëruara dhe krejtësisht të varura nga ideologjia e dikurshme komuniste titiste, e cila tash po përkthehet si ideologji e multietnicitetit dhe fshirjes nga kujtesa të historisë kombëtare. Kjo plehrë e së kaluarës është ngritur dhe ka “mugulluar” sidomos në periudhën 10-vjeçare të sundimit të UNMIK-ut, kur administrata ndërkombëtare përzgjodhi ish-kuadro të titizmit dhe i vendosi në krye të të gjitha institucioneve. Ajo pati kujdes të madh, që nismën për shpërfytyrimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve ta fillonte me pjesëtarë të këtij etniteti dhe ja ku ka arritur. Kur dëgjon dhe lexon konstatime të tilla nga këta shqip-historian-folës, nuk është për t’ u habitur, se gjenerata ime në tekstet e historisë që botoheshin në Beograd dhe përktheheshin në Prishtinë, mësonte se shqiptarët e kishin prejardhjen prej sllavëve. Edhe atëherë pati rivlerësues të historisë, sipas kërkesave politike të bashkim vëllazërimit të popujve. Këta dhe “historianë” të tillë, me bindje të vonuar internacionaliste dhe anti nacionaliste, antishqiptare, nuk do të huhej të kishin vend në institucionet e Kosovës së çliruar me gjakun e bijve dhe bijave më të mira të kombit. Është turp për Ministrinë e Arsimit, për të ashtuquajturin “Ent” apo institucion për botimin e teksteve shkollore, për Institutin e historisë që lejojnë mbase edhe mbështesin një devalvim të tillë të historisë kombëtare, për hir të interesave vetanake të klaneve të tilla të profiterëve. Disa prej këtyre historianëve në kohën e Titos e të Rankoviqit na mësonin historinë e Sutjeskës dhe Kozarës legjendare, na mësonin për luftën heroike të partizanëve jugosllavë, na mësonin se Azem Galica kishte qenë cub, kaçak, se Shaban Palluzha kishte qenë bandit, se Adem Demaçi ishte një armik i popullit të vet. Kështu na mësonin bajraktarët shpirtshitur te Beogradi në të kaluarën dhe kështu po bëjnë përpjekje të na mësojnë edhe këta historucë, të cilët mendojnë se historia është lënda mësimore, të cilën ata mund ta lakojnë në të gjitha rasat, sipas bindjeve të tyre të sëmura me multietnicitet dhe ahtisarizëm të neveritshëm. Kundër amputimeve dhe falsifikimeve të përmbajtjeve të tilla do të duhej të reagonin edhe mësuesit e historisë, ata që kanë për detyrë t`i edukojnë nxënësit në frymë kombëtare, sidomos ata që kanë qenë përkrahës apo edhe pjesëmarrës të luftës për çlirimin e trojeve të robëruara të Shqipërisë. Do të duhej të reagonin edhe prindërit e nxënësve, do të duhej të reagonin edhe historianët, që i japin zjarr patriotizmit nëpër foltore, kur janë të ftuar të flasin për dëshmorët, por që kalojnë heshtas para këtyre amputimeve dhe falsifikimeve të historisë sonë kombëtare. Kjo zezonë duhet të ndërpritet, sepse nuk guxojmë të lejojmë që lënda margaritare e historisë sonë kombëtare të derdhet para turinjve të disa derrave, sepse të tillët nuk e dinë vlerën e margaritarit, të tillët janë helmuar me HIV-in e multietnicitetit dhe internacionalizmit të perënduar, andaj nuk duhet të lejojmë që fëmijët tanë të infektohen me viruse të tilla. Në rubrikën "Analiza" mund të lexohet i plotë shkrimi i Vjosa Musliut me titull: ”Librat e historisë së Kosovë heqin mitet kombëtare". | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Sep 28, 2009 7:28 pm | |
| PËR VENDOSJEN E EULEX-IT PO VENDOSË BEOGRADI…!
Sunday, November 9. 2008 15:03 rtvzik Comments (0) Shkruan: Xhavit DALLOSHI
(Anëtar i partisë së CDU-së në Gjermani, njëherit edhe koordinator i Shoqatës Atdhetare për Integrim dhe Bashkim Kombëtar (SHAIBK), për Evropë).
Disa herë kam shkruar dhe kam ua tërhequr vërejtjen qytetarëve shqiptarë të Kosovës, se për fatin dhe të ardhmen tonë ende po vendos Serbia, në të njëjtën kohë kam tërheur vërejtjen,se dialog për statusin e Kosovës do të këtë prap, dhe për këtë që kam paralajmëruar para një viti.
Ato që unë kam shkruar para nje viti, mjerisht sot u bënë realitet, ku dihet fare mirë, se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Kimun dhe Bashkësia Evropiane tanimë edhe e kanë përcaktuar ndërmjetësusin për bisedime të reja midis Prishtinës dhe Beogradit.
Dihet fare mirë se, këto bisedime ka një kohë të gjatë që kanë filluar por në mënyrë sekrete, apo siç thuhet kanë filluar prapa shpinës së popullit, në mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë.
Këto bisedime qeveritarët tanë po mundohen ende t’i mbajnë të fshehta për opinionin e gjërë, edhe pse po dihet fare mirë, se përfaquesi për këto bisedime është zyrtarizuar prej kohësh dhe bisedimet kanë filluar.
Por, më e keqja është se politikanët tanë ende po e mashtrojnë popullin shqiptarë të Kosovës ( apo siç po kanë dëshirë ata ta quajnë vetën e tyre dhe popullin e Kosovës si „kosovarë“)
Ky dialog po bëhët në mes Kosovës dhe Serbisë kinse për çështje „teknike”, por dihet fare mirë, se ky dialog s’ka të bëjë asgjë më çështje teknike, por, po bëhën për modalitetet e statusit.
Siç dihet, më 17 shkurt 2008, politikanët tanë dhe qeveria kukull e Prishtinës,sipas planit të Ahtisarit dhe rezulutës 1244 të OKB-së, shpalli kinse Kosovën „shtet të pavarur dhe sovran“.
Ky plan i Marti Ahtisarit dihet fare mirë , se 99% është anti-shqiptar dhe anti-kombëtar, dhe se Rezoluta 1244 e OKB-së mbetet ende në fuqi, dhe dihet qartë se sipas Rezulutës 1244, Kosova ende është pjesë përbërse e Serbisë.
Ky plan i emsarit të OKB-së, Marti Ahtisarit, iu jep ,,kosovarëve” vetëm një lloj autonomie vetëqeverisjeje dhe Kosovën po tentojnë ( me këtë plan famëkeq) ta bëjnë multietnike.
Në këtë mënyrë, barazohet një pakicë serbe me shumicën shqiptare, e cila e përbën 95% të popullatës në Kosovë.
Ky është plani më famëkeq që është bërë ndonjëherë në historinë e Evropës, ku një pakicë nga 3% -she barazohet me një shumicë mbi 95%-she, kuse politikanët „shqiptarë“ të Kosovës e pranuan këtë plan pa kurrfarë kundërshtimi, këta „politikanë“ shkuan madje edhe më larg dhe në bazë të këtij plani ata e shpallën „pavarësinë“ e Kosovës, dhe këtë plan e bënë edhe si „Kushtetutë“ të Kosovës!!!
Dihet fare mirë, që Serbia ia arriti qëllimit të saj shumë lehtë, gjë që as ata vetë (pra, serbët) as që e kanë ëndrruar ndonjëherë se aq lehtë do t´ia ia arritnin qëllimit të tyre dhe që aq lehtë mund të shkatrrojnë identitetin shqiptarë në Kosovë. Por, në këtë drejtim iu kanë ndihmuar edhe vetë „kosovarët“ me nënshkrimet e tyre famëkeqia, dhe që shkatrruan çdo gjë që ishte shqiptare dhe kombëtare.
Këta “shqiptarë”, apo një grup prej disa vetash ( siç e quajnë ata veten „kosovarë“, këta servilë pranuan më dëshirë, që të heqin identitetin shqiptar dhe e zëvendësuan me një identitet të ri, me të ashtuquajturin „kosovar“, e hoqën edhe Flamurin tonë Kombëtar -Kuq e Zi dhe e zëvendësuan më një „flamur“, apo me një leckë serbe , i cili ka shumë ngjyra të flamurit serb dhe që s’ka të bejë asgjë me shqiptarët shumicë të Kosovës.
Këta servilë, ia dhanë trashëgëminë shqiptare pushtuesve serb, dhe e lanë një popull të lashtë që më shekujë është në trojet e veta pa trashegëmi kulturore dhe kombëtare.
Poashtu, këta „politikanë“ formuan edhe disa komuna artificiale për pakicat serbe, që kurrë këta të fundit nuk kishin jetuar me parë në ato komuna, poashtu këta „kosovarë“ pranuan edhe decentalizimin, dhe që mburren më atë „decentralizim“ të pushtetit në baza etnike, gjë që një decentralizim i tillë askund në botë nuk ekziston.
Këta „politikanë“ pozitë dhe opozitë po e mashtrojnë popullin, se Kosova na qenka „ shtet, dhe që ka sovranitet“, dhe proklamojnë, se tërë territorin e Kosovës e kanë nën kontrollë!!!
Tani, këtyre „politikanëve“ po u dalin rrenat në fushë, dhe po shihet fare mirë, se këta nuk kanë asgjë nën kontrollë në enklavat mbrenda territorit të Kosovës, e lëre më në veri të Mitrovicës, ku dihet mirëfilli se qe 9 vite pas luftës këto enklava janë nën kontrollë të serbëve lokalë dhe që kontrollohen drejtpërdrejt nga regjimi i Beogradit.
Kosova e ,,pa mvarur”sipas planit te Ahtisarit po pa sovranitet
Serbët në enklave të Kosovës kanë zgjedhur qeverinë e tyre paralele dhe ata respektojnë vetëm ligjet e tyre dhe vendosin sipas ligjëve të Serbisë, ku në ato enkava serbe të Kosovës valvitet vetëm flamuri i Serbisë dhe nuk shihet askund flamuri multietnik i Kosovës.
Sipas planit të Ahtisarit, sebët në Kosovë do të kenë univeristetin në gjuhën e tyre, do të kenë edhe policinë, që dmth. se policia serbe do të futet në territorin e Kosovës, madje ata do të kenë edhe edhe gjykatat dhe qeverinë e tyre, mbrenda në Kosovë.
Politikanët servilë edhe tani po e mashtrojnë popullin, kinse Kosova është shtet, kurse në anën tjetër BE-ja nën obrellën e OKB-së po bisedon dhe po vendosë së bashku me Beogradin për vendosjen e EULEX-it në territorin e Kosovës.
Thuhet se EULEX-i, do të jetë neutral sa i përket statusit të Kosovës.
Atëherë, më të drejtë shtrohet pyetja, se si mund të themi se jemi të pavarur dhe sovran, ku aty një mision i huaj si EULEX- i, do të na sundojë dhe mund të jetë neutral ndaj një statusi apo shteti (që këta politikanët tanë deklarohen, se jemi si shtet i pranuar nga shumica e vedëve të BE-së, dhe ky dihet se EULEX-i vjen nga BE-ja)?!
Gënjeshtrat nga politikanët tanë, s’ po kanë të ndalur dhe që turpi dhe marrëzirat e tyre s’po ka kufi!...
Kjo lloj ”pavarësie” apo saktë , kjo lloj autonomie, me një lloj vetëqeverisje multietnike tani po na del dardhë me bishtë. Para syve të botës madje edhe nga vetë ndëkombëtarët po rrahen shqiptarët hapur, të cilët kërkojnë të kthehen në shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës, kurse, qeveria e Kosovës po mbyllë sy e vesh, dhe nuk iu dalin në ndihmë qyetarëve apo popullit të vetë, nga të cilët ata e morën votën e tyre, kurse serbët nuk guxon askush as me gishtin e vogël me i prekë, e lëre më me i ndaluar në pronat e tyre.
Vallë, çfarë dallimi ka në mes të regjimit të atëhershëm të Milloshoviqit dhe në këtë shtet të “pavarur” dhe multietnik, të Kosovës?!!
Në Gjermani edhe një qytetar më i thjeshtë e di shumë mirë se, Kosova nuk është e pavarur, por që është një lloj kolonie e re e OKB-së dhe e EULEX-it , apo siç thuhet, një lloj autonomie nën sovranitetin e Serbisë, sipas rez. 1244.
Një ditë në lokalin tim, këtu në Gjermani, ishte një bibliotekiste anëtare e parties së SPD-së, dhe më pyeti; si po shkojnë punët në Kosovë, dhe njëkohësisht më tha - atje çdo ditë po ka probleme?!
Pas bisedës që pata me të, ajo më bëri të ditur se: ” Kosova nuk është shtet sovran, por iu kanë dhënë veç një lloj vetëqeverisje multietnike dhe në fakt kështu është Kosova tani”.
Unë, i tregova se, në Kosovë jetonë mbi 95% shqiptarë dhe i thash se BE-ja dhe disa shqiptare servile po na bejnë multietnike, ajo u habit dhe u çmend fare!
Po pse pranuan politikanët tuaj një gjë të tillë, -me pyeti ajo me habi?
Unë, nuk dija çfarë t’i përgjigjem, -t’i thoja , se politikanët shqiptarë gjithmonë kanë qenë servilë të të huajve dhe karrieristë të shitur dhe që për pushtet gjithmonë kanë tradhtuar popullin e vet, vetëm e vetëm që ata të mbesin në pushtet, t’i thoja, se politikanët shqiptarë janë në gjendje të shesin atdheun dhe kombin e tyre vetëm e vetëm për interesat e tyre personale dhe partiake dhe që politikanët tanë heqin simbolet kombëtare dhe identitetin e kombit të tyre vetëm për një karrigë!!!
Një gjë e tillë ndodh vetem tek ne shqiptarët!!
Çdo luftë në botë bëhet për ruajtjen e identitetit dhe flamurit kombëtar, kurse ne , mos e bëmë luftën që të humbim çdo gjë shqiptare?!!!
Të marrim parasyshë qeverinë e „Maqedonisë“, edhe pse amerikanët ndërmjetësojnë për çështjen e emrit, ata nuk pranojnë një ndërrim të emrit të “shtetit” të tyre, edhe pse dihet fare mirë se Maqedonia është një shtet artificial dhe që edhe emri i Maqedonisë është poashtu artificial i krijuar sipas modelit të Titos.
Madje as me joshjet e BE-së që të hyjnë më shpejt dhe më lehtë ne Evrop, ata nuk pranojnë një gjë të till, kurse “politikanët” tanë pa asnjë joshje dhe asjnë premtim për në BE, pranojnë lojëra të rrezikshme për të ardhmën e kombit tonë.
Në vend që ne të kërkojmë, që të korrigjohen padrejtësitë historike që iu benë popullit tonë me shekuj, të cilët na coptuan dhe na ndanë në shumë gjymtyrë, këta tani prap po na copëtojnë dhe po na saktojnë trungun e Shqipërisë Etnike.
Deklaratat e liderëve tanë, se kinse Kosova do të inkuadrohet në Evropë shumë shpejtë, janë veç deklarata boshe të genjeshtarëve dhe të atëyre që nuk njofin fare politikën.
Nuk mund të inkuadrohet në Evropë një vend apo një popull, që nuk ka as sovranitet dhe as kufinjë të caktuar, aty, ku një kyetar komune është hajdut i korroptuar, ku, një kryetar komune iu kërcnohet qyetatarëve hapur me rrembime madje edhe me vrajse, ku, një kryetar komune është “mbret” dhe pushtet në vete dhe ndërton pallate disa katshe, uzurpon pompa të benzinës dhe që askujt për një gjë të tillë nuk i jepë përgjëgjsi, kur dihet mirë se më parë ata kanë qënë shumë të varfër dhe me të drejtë njerëzit habiten; nga u bënë ata, tani të pasur, nga iu erdhi ajo pasuri përrallore, mbrenda natës?!
Por, siç duket , këta kyetarë komunash po bashkëpunonjë me kriminelët serbë dhe po e vjedhin popullin në mes të ditës, kurse populli i shkretë s’ka as buk´për të ngrënë.
Nuk mundet një vend të inkuadrohet në familjën evropiane, ku siguria është shumë e brishtë dhe ku mbretëron anarkia, ku në atë vend ende është në rrijtje mafia, politike, ekonomike policore, pastaj, është në rritje kriminaliteti, korrupcioni, prostitucioni dhe shumë gjëra negative për shoqërinë tonë.
Dihet fare mirë, se krimi i organizuar nuk luftohet nga kriminelëtt që cilët vet bejnë pjesë në ato krime të organizuara.
Tani është koha e fundit, që ky populli i vuajtur ndër shekuj të zgjohet nga gjumi dhe të kërkojë trungun e vet, pra ribashkimin e Shqipërisë Etnike
Ne, së pari duhet të integrohemi si popull dhe si komb në mes veti, të ribashkohemi në një shtet, dhe në këtë menyrë do ta kemi më lehtë që të integrohemi në strukturat e Bashkimit Evropian.
Sekretari i përgjithshem i FBKSH-së, Mr. Gafurr ADILI, me të drejtë, u bëri një apel të gjithave lëvizjeve çlirimtare në Kosovë:
-Zotit Smajl LATIFI, Kryetar i Lëvizjes për Integrim dhe Bashkim (LIB), - Zotit Avni KLINAKU, Kryetar i Lëvizjes për Bashkim (LBD), - Zoti Emrush XHEMAJLI, Kryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), - Zotit Albin KURTI, Kryetar i Lëvizjes VETËVEVENDOSJE ( LV ),
Që të bashkohemi në një Front, se vetëm bashkimi e bënë fuqinë, edhe unë shpesh kam apeluar një gjë të tillë, që të gjithë ata që më të vërtetë e duan kombin dhe atdheun e tyre, ata që ia duan të mirën fëmijëve të tyre dhe e kanë më të vërtetë në zemër bashkimin e shqiptarëve, që duan liri dhe një të ardhme të ndritshme, duan një shtet demokratik, pa krime dhe pa korrupcion dhe që e duan rend dhe sundim të ligjeve, atëherë le të bashkohen rreth Frontit për Bashkim Kombëtar (FBKSH). | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Sep 28, 2009 7:35 pm | |
| kushe si bjen ne fije shqiptarve kem prezent na deshmitar te luftes vet, dhe nuk po mujm me shtjellu ket histori, jose nga njiher qe po kritrikojm pra 1oo-2oo viteve.fishta mir e ka than, leta dij gjith bota mbar se gjergj fishta s´asht shqiptar. tash po e kuptoj saktsisht, por edhe at e kritikojn se ka qen nji lloj servili ndaj klerikve te vatikanit dhe politikes tyre. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Sep 28, 2009 7:36 pm | |
| e tashe ky fare adil kaka tradhtoi shoket u pasunue dhe fotmoi parti pa anetare.. E shqiptare tradhtare e tradhtare ,lypin plumb ne balle.. Profesor mir e ke shume ,po kujna mi tregue qe kemi plot hesat pasha... | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Tue Sep 29, 2009 3:10 am | |
| Se sa të verbër dhe të shurdhët janë ca njerëz është shumë e çuditshme:ata kurrë njëherë nuk kanë pasë sy e as veshë sepse gjithnjë kanë ëndërruar dhe jetuar me ëndrrën e " vllazrim bashkimit" dhe se atë ëndërr është e vërtet se " krismat e kallashëve" ua prishën!
Kur flitet për 2 miljon shqiptarë ju lutem zbritne atë numer për 100 anëtar të familjes sime ( deri te kusheriri i katërtë ju garantojë) sepse kurrë as njëherë se kemi përkrahë " sherbetorin më perfidë të maskuar nën ombrellen e shqiptarit", që vdiq, dhe i cili akoma nuk e përfundoj misionin e tij e kishte: përcarja në mesin e popullates shqiptare. Ai i cili shkollën e mesme e kishte kryer ( katër vjetë) në Gjimnazin serbishtë të Pejës. Ai, babain të cilit ia vranë NDSH-istat e që më vonë u munduan të paraqesin si diçka krejt tjeter fare...
Askush nuk e ka qajtur me lot" cunga llungen" e Velanisë përpos disa mjeranëve.E, kur jemi te këta mjeranë duhet të themi se këta kur kishte " cofë" titoja i tyre, njësoj kishte vepruar teksa në familjen timë është zier hallve si atëherë e edhe kësaj here; që më në fundë shpëtuam...
Tani do të duhej atij të ia bëjmë edhe një të mirë: ngaqë nuk po ndihej mirë ta vendosim në varrezat Serbe apo edhe ato të Dragodanit sepse edhe vetë e kishte kuptuar që ka qenë në rrugë të gabuar...
Tani parlamentin e bllokuan miqët e tij sepse u ndeshen dy ineteresat jetike njëra me tjetren: kriminaliteti dhe hajnia si dhe poshtërsia dhe dyftyrsia! Jam i bindur që kur ta bëjmë Bshkiminme Shqiperine Nene , zgjedhjet tona do të jenë pak më ndryshe dhe se fituesi do të duket ndryshe. Ja pse! Sepse atëherë do të humbet te shumica, shpresa e vetme se do të mundemi serish te kthehemi mbrapa, nën ombrellen e Serbisë, kështu që ata shpesh do të konvertohen në ithtarë të tjerë dhe do votojnë mandej për të ardhmen e jo për të kaluarën...
Por edhe nga fakti se LDK-ë nuk do të ketë më sepse LKK alias LDk në shtetsin e re të kosovës do të jetë si e huaj.. Prandajë qani edhe pak sa të doni... qane edhe " presidentin" që nuk e latë të varroset afër Rrahman Morinës por pas Bashkimit do t'ua plotësojmë edhe këtë dëshirë të fundit! Amen! | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Tue Sep 29, 2009 1:06 pm | |
| Nuk jane te verber te shurdher ,po jane fare e tyre. | |
| | | rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Tue Sep 29, 2009 4:28 pm | |
| LDK qe 10 vite e ka mbajt balancen e kultures demokratike ne kosove . | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Tue Sep 29, 2009 4:37 pm | |
| LDK qe 18 vite ka mbajte balancen dhe frymen lkk lkj pro serbe. Dhe ende e mbane dhe shume lider te saje kane miqesi te ngushte me serbet e klikes se milloshit. | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Tue Sep 29, 2009 11:39 pm | |
| Ishte Partija e par që u formua në sistemin diktaturës dhe mbajti për nji koh të gjat po thujse nji shumic të madhe të antarve dhe kishte në vete Akademik e që Akamdemia është motori i gjdo Populli , Sod më habit fakti se ku jan Akademia nuk ndihet dot apo nuk ka mbetur a s një për far , kur shofim ne gjith kto gjër aqë po bëhen dhe ne mundohemi të ngerjm zërin , pse valla to shaujn apo ju kan mbill gojen dhe nuk guxoj as të marrin frim unë kët nuk po ekuptoj fare . | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Sep 30, 2009 1:22 am | |
| A mos e krijoi UDB-ja sikurse Partine Demokratike te Berishes | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Sep 30, 2009 1:59 am | |
| Trendafili qenka kthy ne Delia bukur mire se e ka me lehte tani me ligjin e Berishes munde te sjellish lirisht noj Zvicran ne Kosove e Shqiperi se i lire je keshtu beni mire se kete ligje kerkuat bukur shum | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Sep 30, 2009 11:01 am | |
| Nje komuniste nje bashkpunetore i serbise erdhi dhe formoi nje parti kinse demokratike a komunista te vjeter. PO ku behet magari ate. Ky sala erdhe ne pushtet nga nje mik Ambasadori Amerikan mik i serbise.dhe me ndihmen e serbise. PO ne shqiperi dhe kosove maqedoni ,apo ne trojet shqiptare kena njerez te qmendur e shume tradhtare ja bije e bija tradhtaresh qe me deshiren e tyre ne emer te ,,patriotizmit" shkaterrojne qka ka shqiptare. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Sep 30, 2009 12:27 pm | |
| Ju ndoshta keni parë që kur flitet për BIOGRAFIN e IBRAHIm RUGOVES pak ose hiq nuk flitet për DAJTë e tij si dhe për prejardhjen e Nënës së tij,,, A dihet boterishtë në ISTOG që; Nëna e Ibrahim Rugoves ka qenë ' Savka Radulloviq nga Prije Polje e Malit te Zi e cila ishte serbe, ndersa e therrisnin Nana Sofë.
Për këtë mundë të pyetet cilido nga fshatarët e Cërcës dhe do ta vërtetojnë këtë gjë!
Eshte nje pjese e sterholluar me pak fjale nga disa,gjithe revanshi i nje hiçi qe perfundoi ne hiç:Rugova dhe demagogjia e klikes se tij. Kush nuk di te lexoje e kuptoje gjuhen e embel shqipe e nuk kupton as kete shkrim mjaft te qarte e thelbesor ,ku as nuk shan e as nuk fyen por tregon qarte rrjedhshmerine me fakte se si ka funksionuar RRimfat-Fionaa-Vuthjani-Delia aliasTrendafili-Rugova eshte per te vajtuar se si sot njerez te tille si tipi Kiniku akoma flejne me sy hapur!!!!!!!
Fyerje me te madhe kombit shqipetar dhe mbare Kosoves, nuk i ka bere kush me shume se Rugova.
Dheu Dardan qe thoni ju as te gjalle se deshi,se kohet e fundit si kufome jetoi edhe mbi dhe,jetoi dhe mori fryme edhe ca dite, per te vulosur edhe me shume idealin dhe demagogjine e tij duke u bere egersire ndaj popullit shqiptar ,ndaj figurave legjendare,ndaj luftes se armatosur, ndaj emblemes Uçk.
Perse mori valle frike nga Adem Jashari? Nje politikan i ashtequajtur edhe i doktorruar ne Gjuhe -Letersi fliste si mjeran edhe me leter perpara te diktuar e perpiluar nga te tjeret. Adem Jasharit i foli zemra dhe pushka e mori jehone e u be lapidar lirie e frymezimi per mbare kombin shqipetar dhe tejkaloi kufinjte e Kosoves e gjithe bota e mori vesh vdekjen e tij heroike dhe te mbare familse se tij, edhe pa titujt e idhullit tuaj. Mendo nje here se çfar beri Rugova per te mbrojtur familjen e tij te ngushte,shiti Kosoven dhe tregoi fytyren e vertete te nje frikacaku,nje personaliteti te zhubravitur e te shkarravitur pa pike dinjiteti.
Beje nje krahasim te ketyre dy familjeve?
Adem Jashari flijoi mbare familjen per te mos u gjunjezuar perpara fuqise te blinduar te Millosheviqit, Serbise dhe i tregoi mbare botes se cfar terrori perdorte Serbia dhe sherbetoret e tij (klika Rugoviane),njekohesisht duke u bere Flamur i pamposhtur per gjithe ata qe rroken armet dhe u bene flakadan te pashuar per historine e Kombit.
Kola-Fana-Rugova vuri damken e turpit dhe te nenshtrimit (dhe kete e ke pare dhe vete ne mediat televizive) duke shtrenguar duart e duke u qeshur(zgerdhire) me Sllobodanin.Na tregoi edhe nje here publikisht karakterin dhe personalitetin e tij mjeran ne Gjygjin e Hages me gek- meket e tij si analfabet,tregoi injorancen e tij,paaftesine e nje politikani,paaftesine e nje presidenti(te veteashtequajtur),paaftesine per te qene nje shqipetar.
Me pak fjale, dy fjali te bera nje krahasim se nuk kam kohe,por eshte e kote te humbasesh cdo lloj tentative me shume fakte historike te ta mbushim mendjen ty sela-mi e miqeve e mikeshave te Rugoves,sepse ju jeni te dehur nga era e konjakut ,rakise,uiskit qe ka pire Rugova. Aq shume ka pire i ngrati sa qe kush ka qendruar afer tij dhe i ka bere temena, e ka zene era e duhma si opium(droge)dhe me mire keshillojeni vehten tuaj te beni kontroll mjekesor perpara se te jete vone.Nje semundje e tille duhet kuruar ne kohen dhe masen e duhur. Se edhe paraja ste shpeton dot.O kishte para Rugova o skishte njeri ne Kosove por....... A e din ti ate fjalen e urte popullore.
"ME PARA MUND TE BLESH ILACE,POR JO SHENDETIN!!!!!!!!!
Kujdesu per vehten dhe shendetin tend! Meqe paske kompiuter perderisa hyn ne forum, shfleto dhe lexo se gjen plot ne internet,them ta zgjerosh pak horizontin se Historia nuk eshte e kufizuar aq sa e ke te kufizuar mendjen ti dhe diturine se te bjen kanceri si Rugovicit.
Paçi shendet. | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Sep 30, 2009 1:51 pm | |
| REMZI HOXHA PËRGJOI TAKIMIN MILLOSHEVIÇ - BERISHA! | | Shpërfaqja e një historie në „Xhungël“! A janë përgjegjës Sali Berisha dhe Ibahim Rugova për zhdukjen e Remzi Hoxhës?!
Shkruan: Artan Hoxha - Drejtues i emisionit „Xhungël“ në NEWS 24
Emisioni investigativ „Xhungël“ që transmetohet në NEWS 24, solli dëshmi dhe fakte të reja mbi aktivitetin e Remzi Hoxhës, shqiptarit nga Maqedonia, i rrëmbyer dhe i zhdukur pa lënë gjurmë nga agjentët e SHIK-ut më 21 tetor 1995.
Bashkëluftëtarë të Remzi Hoxhës sollën dëshmi për veprimtarinë e tyre në fillimin e viteve '90. Basri Zuka, sekretar i Sindikatës së Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës, njëherësh dhe një nga veprimtarët aktiv të Frontit të Rezistencës rrëfeu në lidhje me dyshimet për një takim të ish-presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, presidentit të Maqedonisë Kiro Gligorov dhe presidentit të Shqipërisë Sali Berisha. Sipas Zukës, takimi është realizuar në ish-rezidencën verore të Josif Broz Titos, në Shën Naum, shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Remzi Hoxha, një nga eksponentët kryesorë të shërbimit informativ të Frontit të Rezistencës e ka përgjuar këtë takim duke njoftuar më pas kolegët e tij për të informuar presidentin e Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova. Sipas Zukës, pa u mbushur mirë dy javë nga ky informacion i Hoxhës, ai u rrëmbye dhe u zhduk pa lënë gjurmë.
Foto: Në sfond, Remzi Hoxha, Ibrahim Rugova, Sali Berisha dhe Sllobodan Millosheviçi
Në fillimin e viteve '90, aktiviteti i Sindikatës së Ekonomisë së Vogël e Zejtarëve të Kosovës kishte tërhequr vëmendjen e organeve policore dhe shërbimit sekret serb (UDB) që u vunë menjëherë në lëvizje. Strukturat represive të regjimit të Millosheviçit kishin dyshime se nëpërmjet aktiviteteve legale të sindikalistëve, fshihej një lëvizje ilegale që po përgatiste terrenin për shkëputjen e Kosovës nga zgjedha serbe. Për ti paraprirë këtij organizimi të ri të shqiptarëve, që po i përgatiste dhe armatoste ata për ngjarjet që ndodhën në vitet e mëvonshme, policia dhe shërbimi sekret serb u hodhën në veprim.
Basri Zuka: „Një rast konkret ka qenë kur policia serbe e kishte marrë në një bisedë informative zyrtare, kështu thuhej atëherë dhe Remziu, ne kolegëve, nuk na tregoi fare. E kishin kërcënuar se do t’ia likuidonin fizikisht familjen, do t'i hidhnin bombë në banesë, do t’ia hidhnin në erë veturën, si dhe kërcënime e shantazhe të tjera. Për këtë shkak ai banonte përkohësisht, më saktë, flinte natën te një koleg i veti sindikalist, te Behar Sherifi. Në një moment Behar Sherifi më tregon mua se çfarë i kishte ndodhur Remziut. Kur ishte zhveshur për të fjetur, ai kishte parë se trupi i Remziut ishte krejt me njolla dhe plagë që ia kishin shkaktuar në stacionin policor në Ferizaj. Në momentin që Behari e ka pyetur Remziun ku i kishte marrë këto plagë dhe si ishte puna, Remziu nuk i tregon. Pasi kështu ishte Remziu, një tip i heshtur, asnjëherë nuk ka fol, madje më shumë ka vepruar sesa ka folur. Por meqë ishte para faktit të kryer u detyrua ti tregonte Beharit se ato plagë ia kishte shkaktuar policia serbe”.
Foto: Remzi Hoxha, gjatë një takimi me ish-kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori
Pavarësisht dhunës dhe torturave që provoi në trupin e tij Remzi Hoxha, ishte i vendosur të rezistonte dhe i bindur se nuk mund të kthehej pas në rrugën që kishte nisur. Ai e vazhdoi aktivitetin duke u përpjekur të mos e ekspozonte këtë rast, gjë që do të ndikonte qoftë dhe moralisht te kolegët apo veprimtarët e lëvizjes ilegale. Ai e cilësoi atë që i ndodhi, thjeshtë si një bisedë informative që u ishte dashur ta kalonin mijëra kosovarëve. Rritja e tensionit në Kosovë për shkak të shkeljes së të drejtave e lirive themelore të shqiptarëve si dhe shkërmoqja e ish-Jugosllavisë e vunë në alarm Serbinë. Agjentura serbe nëpërmjet burimeve të saj arriti të interceptonte një organizatë ilegale të shqiptarëve, e cila po mblidhte fonde dhe blinte armë për një lëvizje të armatosur në Kosovë.
Basri Zuka: "Unë kur e mora vesh çfarë i kishte ndodhur, i kërkova së paku të lëshonte një dëshmi me shkrim që të mbetej në dokumentacionin e arkivit sindikal. Mirëpo Remziu, si Remziu, i mësuar të mos ankohej asnjëherë nuk e pa të arsyeshme dhe nuk e shkroi deklaratën, kështu që edhe sot ajo nuk është e dokumentuar nga lëvizja sindikale. Ai duket donte që të mos e bënte të madhe këtë rast për të mos dekurajuar dhe krijuar panik te kolegët e vet që të vazhdonin aktivitetin normalisht". Arrestimi i një pjese të anëtarëve më aktiv të Frontit të Rezistencës, bëri që të kërkoheshin forma të reja bashkëpunimi me lëvizjen sindikaliste në Kosovë dhe të rritej konspiracioni për të mos përfunduar në duart e policisë serbe.
Basri Zuka: "Gjatë këtyre përpjekjeve për të kontribuar dhe në aspektin luftarak në mënyrë që të përgatitej populli për të ardhur deri te liria, kontaktet më të mëdha të sindikatës së Zejtarëve kanë qenë me Frontin e Rezistencës. Me rënien në burg të 19 aktivistëve, pjesëtarë të Frontit, që njihej në atë kohë si grupi i Pejës, u krijua një panik dhe në mesin e sindikalistëve, sidomos të atyre që ishin drejtpërdrejt të lidhur me Frontin, pasi dihej se çdo denoncim që do të bëhej do ta pësonin dhe ata. Më kujtohet një rast kur Remziu me Shefqet Maliqin patën ardhur te unë në Prishtinë dhe qëndruan një javë. Gjatë asaj kohe u informuan se kishte rënë në burg dhe Afrim Morina. Unë ashtu siç e njihja Afrimin, u mundova ti qetësoj duke u thënë se tani jam "i gëzuar" që është arrestuar dhe Afrimi, pasi sëpaku kanë për tu ndaluar arrestimet dhe burgosja e mëtejshme e shokëve të tjerë. Në të vërtetë u krijua një rrethanë që nuk ranë në burg kolegë dhe shokë të tjerë pas arrestimit të Afrimit, pasi ne e dinim që ai ishte i vendosur dhe nuk do të zbërthehej nga policia serbe". Gjatë qëndrimit në Tiranë, Remziu u angazhua që nëpërmjet delegacioneve të sindikatave që vinin nga Kosova, të përfshiheshin dhe aktivistë të lëvizjes ilegale. Në rastet kur aktivistë të tillë nuk mund të kalonin legalisht kufirin, Remziu merrte përsipër pajisjen e tyre me dokumenta false apo qoftë dhe kalimin ilegal të kufirit shtetëror.
Basri Zuka: "Me rastin e vizitës që bëmë në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1995, si delegacion i Sindikatës së Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës, ne, disa nga pjesëtarët e delegacionit nuk kishim pasaporta. Remziu insistonte se edhe ne duhej te shkonim në Shqipëri. Mirëpo, unë, Shefqet Maliqi dhe Kadri Kuka nuk kishim pasaporta. Unë as që e mendoja sesi mund të kalohej kufiri pa pasaportë. Remziu më siguroi duke më thënë hajde me mua se nuk ka problem. U nisëm dhe ai e organizoi punën duke na kaluar në kufirin maqedonas si jo më mirë. Por kthimi këndej ishte më problematik. Në Tiranë, nëpërmjet lidhjeve që Remziu kishte krijuar me sindikatat e Shqipërisë dhe faktorin politik atje, na e mundësoi që të marrim pasaporta shqiptare. Por kur erdhëm në kufirin maqedonas, menjëherë u hetuam, pasi ushtarët maqedonas dyshuan se ato pasaporta ishin false dhe se ne ishim shtetas kosovarë. Në këto kushte kufitarët maqedonas na kthyen pas në Shqipëri. Ne u detyruam të kthehemi pas dhe të qëndrojmë një natë në Pogradec për të provuar që ta kalonim kufirin në Shën Naum nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Tushemishtit. Kur shkuam në hotel, atë natë kishte qenë aty dhe një skuadër futbolli e Ferizajt, që kishte ardhur për të luajtur në Shqipëri dhe kishin mbetur pa para. Remziu u siguroi atyre para dhe hotel me paratë e veta". Ndërsa Remzi Hoxha ishte angazhuar tërësisht në detyrat që i ngarkoheshin nga drejtuesit e lëvizjes guerile në Kosovë, aktiviteti i tij nuk ishte lënë jashtë vëmendjes nga rrjeti agjenturor i shërbimit sekret serb që vepronte në Shqipëri. Shërbimet serbe dhe maqedone mbase nuk kishin mundësi për ta goditur direkt, por përdorën një taktikë tjetër, duke infiltruar agjentë të dyfishtë që me informacionet e tyre ngrinin dyshime për aktivitetin e tij në Shqipëri. Nuk dihet nga kush u vu në lëvizje Shërbimi Informativ Shqiptar, i cili nisi të përgjonte dhe mbante në vëzhgim çdo lëvizje të Remzi Hoxhës, me pretendimin se ai mund të ishte një agjent i infiltruar nga shërbimi sekret serb. Ngjarja që do të përmbyste përfundimisht fatin e Remzi Hoxhës, ndodhi vetëm dy javë përpara se ai të zhdukej. Remziu ndodhej në Pogradec për të kaluar matanë kufirit në Maqedoni, tre aktivistë të lëvizjes guerile në Kosovë, të cilët nuk kishin dokumente të rregullta.
Basri Zuka: "Kur u çuam të nesërmen në mëngjes për të kaluar kufirin në Shën Naum, u bllokuam rrugës, pasi policia shqiptare kishte bllokuar qarkullimin e automjeteve në drejtim të Shën Naumit dhe Ohrit. Ne u kërkuam policëve pse na keni blloku rrugën, pse nuk po na lini me shku? Ata na thanë se rruga ishte bllokuar pasi do të kishte një vizitë të presidentit të Shqipërisë në atë kohë, Sali Berisha, i cili do të vinte në Pogradec. Kështu që nuk lejohej me kalu në atë drejtim. Ne u detyruam atëherë me shku në Tiranë, ku siguruam pasaporta të tjera me ndihmën e Remziut dhe u kthyem përsëri në kufi, por këtë radhë në Qafë Thanë. Sepse nga Qafë Thana na kishin kthyer një ditë më parë. Gjatë rrugës për në Tiranë, hasëm në kolonën e automjeteve që shoqëronte presidentin Sali Berisha, i cili ishte duke hyrë për në Pogradec. Jemi këmby me eskortën e presidentit diku në dalje të Pogradecit, jo më shumë se 15 minuta me veturë nga qyteti. Atë ditë e mbaj mend se ka qenë dita e Bajramit. Shokët tanë kishin kaluar kufirin për në Kosovë. Pasi kishim mbetur Remziu, unë, Shefqet Maliqi dhe Kadri Kuka. Kur erdhëm në kufi, në Qafë Thanë, për fat të mirë, na lejuan për të kaluar kufirin sepse pasaportat kufitarëve ua tregoi Remziu dhe natyrisht u ofroi diçka, kështu që kaluam pa pengesa. Mirëpo për fat, u ndamë aty sapo kaluam kufirin dhe na humbi lidhja me Remziun. Mbetëm vetëm unë dhe Shefqeti, ndërsa Remziu me Kadri Kukën u kthyen pas". Koeçidenca e vizitës së presidentit Berisha në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin vend ku ishte njoftuar më parë një takim i presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç dhe presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov, e bëri Remziun të dyshonte. Ai pasi kaloi matanë kufirit aktivistët e Frontit të Rezistencës, u kthye për të ndjekur çfarë do të ndodhte në afërsi të kufirit shqiptaro-maqedonas. Takimi Millosheviç-Gligorov pritej të bëhej shumë pranë kufirit, në Shën Naum, ku ndodhet rezidenca verore i ish-liderit të Jugosllavisë Josif Broz Tito. Bllokimi i rrugës drejt Tushemishtit që të nxjerr në Shën Naum e nxiti Remziun të bëhej vigjilent për të zbuluar çfarë do të ndodhte.
Basri Zuka: "Kur mbërritëm në Kosovë, unë mësova se të njëjtën ditë ishte bërë një takim i Millosheviçit me Gligorovin në Ohër (në ish-rezidencën e Titos në Shën Naum). Sapo dëgjova lajmin nga televizori, se Millosheviçi është takuar me Gligorovin në Ohër, më lindi dyshimi se edhe presidenti i Shqipërisë Sali Berisha ka qenë pjesëmarrës në atë takim dhe mbeta në një situatë pak të palakmueshme pasi nuk dija si të veproja. Ta lajmëroj rastin apo të mos e lajmëroj rastin".
Nuk dihet me saktësi se çfarë informacioni arriti të mblidhte atë ditë Remzi Hoxha, por ai njoftoi kolegët e vet të lëvizjes guerile në Kosovë për atë që kishte parë. Për këtë takim ai njoftoi sekretarin e Sindikatës së Zejtarëve të Kosovës dhe njëherësh aktivist i Frontit të Rezistencës Basri Zuka. Remziu i kërkoi Zukës që për këtë takim të vinte në dijeni dhe kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Ibrahim Rugova, në mënyrë që ia të ishte në korent për atë që po ndodhte.
Basri Zuka: "Unë personalisht të nesërmen në orën pesë pasdite, i dorëzova zyrës së presidentit Rugova një shkresë në të cilën e njoftova mbi dyshimin se në atë takim ka qenë dhe presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha. Atë shkresë e dorëzova si sekretar i Sindikatës së Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës. Adresë nuk pata lanë. Në ora 22.30 në mbrëmje shefi i protokollit të presidentit Rugova, Adnan Merovci, më merr në telefon dhe më kërkon një takim. Unë ia konfirmova takimin dhe u takum me të pas një gjysmë ore nga ora 23.00 në mbrëmje. Kur u takuam ai më pyeti pse nuk ke treguar më herët. Unë i thashë se nuk njoftova më herët për të mos shkaktuar telashe mes Rugovës dhe Sali Berishës. Se mund të ndodhte që nuk e kishin njoftuar njëri-tjetrin dhe për shkak të atij dyshimi kam ngurru që ta lajmëroj rastin. Ndërkohë ai më tha se ishte i interesuar që të njihej me mua në mënyrë që ta dinte se a jam person i pjekur apo thjeshtë kam shantazhuar. Unë ia shpjegova rastin se si ka qenë dhe ai nisi të dyshonte se vërtetë mund të ketë qenë një takim i përbashkët ndërmjet Millosheviçit, Gligorovit dhe Sali Berishës". Mbetet mister fakti, nëse pas informacionit të siguruar nga Remzi Hoxha, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova pati ndonjë takim apo informoi presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha. E vërteta është se vetëm pas dy javësh nga ky informacion që iu dërgua presidentit të Kosovës, Rugova, Remzi Hoxha u rrëmbye nga agjentët e Shërbimit Inteligjent Shqiptar, u torturua dhe u zhduk pa lënë gjurmë në bazën sekrete të SHIK-ut në Vain të Lezhës.
Basri Zuka: "Për fat, për fat, ajo shkresë të cilën ia kam dorëzuar QIK-ut (Qëndra për Informim e Kosovës) ashtu quhej më duket, pranë selisë së LDK-së. Kam pasur dhe një kopje të saj, por për fat, pas interesimit të familjes së Remziut, pas arrestimit dhe zhdukjes në vitin 1995, një nga vëllezërit e tij si duket e ka humbur dhe s'kemi mundur me e gjet më atë dëshmi. Ajo dëshmi duhet të jetë gjend diku. Ndoshta, ndoshta dhe ajo mund të jetë një nga pretekstet që kanë çuar në gjurmimin e Remziut se kush ka qenë Remziu. Ndoshta kanë mendu se Remziu qenka një person të cilit nuk i intereson çështja kombëtare, gjë që s'ka kurrfarë vërtetësie. Përkundrazi për këtë takim që e njoftova unë presidencën, atëherë selinë e LDK-së, me qëllimin më të mirë e kam njoftuar që të kordinohen mes vetit dy kryetarët e shteteve, në mënyrë që të mos vijmë në situatë që dikush shkon në një drejtim dhe tjetri në tjetrin drejtim". ________________________________ Në vijim mund të lexoni një bisedë të zhvilluar nga Nebih Hoxha (vëllau i Remziut) me Avdyl Loshajn( personi i cili ishte rrëmbyer nga SHIK’u në vitin 1995)
“Gazeta Shqiptare” boton më poshtë pjesë të transkriptuara nga kjo bisedë: Avdyl Loshaj: “Firmosa çka donte SHIK-u”
Foto: NH (Nebih Hoxha) dhe AL(Avdyl Loshaj) Foto: NH (Nebih Hoxha) dhe AL(Avdyl Loshaj)
Avdyl Loshaj: ”Nëse s’nënshkruaja çfarë më thoshin, kërciste dajaku”. Pas shumë vite kërkimesh familjarët e Remzi Hoxhës kanë mundur ta gjejnë Avdyl Loshajn në Holandë. Vëllai i vogël i Remziut, Nebiu ka kryer një bisedë të gjatë me të. NH (Nebih Hoxha), AL(Avdyl Loshaj) NH: Çfarë preteksti, çka t’kan akuzu, për çka t’kan mundu ma tepër? Ç’ka kan dashtë me nxjerrë prej teje, a t’kujtohet? AL: Vetëm për atentatin e Prel Martini. M’kujtohet emri, atentatin e Prel Martinin edhe Zef Brozit para Gjykatës së Kasacionit. Vetëm për qeto dy sene, m’kujtohet. NH: Qëllimi im asht, nëse ke mundësi, diçka rreth ngjarjes së Remziut. Personat që janë të akuzuar si të dyshimt, nëse ki dijeni e mundsi diçka me m’ndihmu e me m’tregu rreth tyre? AL: Sa i përket atyne emrave që i kum lexue në atë gazetë, n’at artikull a kupto, nuk jamë n’dijeni për asnja, vetëm çka mund t’jem n’dijeni për disa fytyra të tyne, pranë gjykatës, nëse vjen puna që të dalë ndonjëherë para gjyqit. Edhe kur të vjen puna, para gjyqit, kamë dëshirë që të dëshmoj mi at çka asht ushtruar mbi trupin tonë. Se nuk ua falë dot. Personat, ftyrat e SHIK-ut të asaj periudhe duhet të jepin përgjegjësi. SHIK-u, kush ka qenë prezent e krejt të tjerët. Historia e ba t’vertetën, e qet t’vërteten vetë n’shesh. NH: A je i gatshëm, domethanë, nëse e rregullojmë punën e udhtimit, ose nëse i rregullojmë dokumentacionin, me ardhë deri atje në Shqipëri, me ardhë para ligjit në nji mnyrë? AL: Jam i gatshëm, po e kam edhe nji frikë që do t’më ndodhë ndoshta, kam akoma frikë nga ndonji progrek a proserb? NH: Unë, t’them t’drejtën, kam biseduar me njerëz zyrtar atje (në Shqipëri), e m’kan premtu që nëse vjen puna që të dalësh para ligjit, ta sigurojnë d o m e t h a n ë udhëtimin deri atje, prej aeroportit në gjykatë, edhe prapë je i sigurt edhe nga organet shtetërore, sepse tash, në fakt, ligji është duke funksionuar si asnjiherë deri m’tani. E qëllimi im ësht që ky, domethanë nëse veç rregullohet puna e udhëtimit, se unë kam qenë mbrenda ktyre tre katër mujve tre here. E kam njifar garancie, edhe e kam njifar shprese, qi rasti i vllaut tonë mund të ndriçohet. Ja tash ja kurrë, se nëse nuk ndriçohet tash, ajo veç merr kahje tjetër edhe mund t’mos zbulohet asnjiher. Vetëm n’dorë të Zotit, nëse zbulohet ndoj herë. AL: Sa i përket rastit të vllaut tand, i vetmi shpëtim i imi asht që jam hedhë nga tre kate e gjysmë, nga torturat ma çnjerzore që ekzistojnë, që as as çetnikët nuk ti ushtrojnë në trup, të njeriut. E kupto? I vetmi... NH: A t’kan shti me nënshkru diçka? AL: Po, po, çdo deklaratë qe e kanë ndrru, dhe kan dash me e nënshkru. Se bana me dëshirë, pa dëshirë kërsitke dajaki! E dajaki n’Shqypni ishte veç me hu, me shkop druni, nga organet kompetente. M’kan shti me pi, e kan mbushë shishen plot ujë me kripë, dhe e kan perzi. Ma kan dhënë ashtu me pi, që të mbarojsha prej etjes! Nuk e disha ça me ba, a tek me ba?! E njejta gja, e ujit, m’ka ndodhë edhe n’Suboticë! Pra ça t’them!? Kam dëshirë , që një ditë të dali kjo n’shesh. Edhe do të dali. Jam shum optimist për këtë punë. Kam vujt shumë. ( Gazeta shqiptare - 12. 03. 2008) __________________ Edhe pse Avdyl Loshaj, ka thënë se do të vijë në Shqipëri, për të dëshmuar lidhur me rastin e Remzi Hoxhës, megjithatë nuk ka ardhur, sepse kishte frikë nga SHIK’u. | Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit m |
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Sep 30, 2009 1:52 pm | |
| | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 01, 2009 3:34 pm | |
| zeriatedheut Ti shkrove bre burr mire se si quhet nene e Rugoves ?!Une kete e kam shkrue i pari motii ,po nese ja ke qellue. A bene nje pyetje me ta be ?Si quhet baba i gruas se Rugoves ?Dhe nese e din kon e ka vra ta japi doren ,dhe them ;qe ndjek mire historin e shqiptareve!
Kete e din mire Avdia e xili
klm |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 01, 2009 4:04 pm | |
| Sofra Po te pergjigjem mbas nje vitit
Shqiptaret si popull jan si qeshmja Por qeshmes i duhet timonisti sa deshiron ta leshoi ujin!Populli pa qoban ,kerko drite neper tunele pa koke!Keshte edhe tani populli eshte pa qoban dhe pret ti paraqitet nje shqiptar edhe nga varret e tua tregoi rrugen se kurr ma ne nxor nuk ka qen ky i shkreti shqiptar |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 01, 2009 5:40 pm | |
| Cilës elitë intelektuale i takonte Ibrahim Rugova, në epokën e Titos?!
- Shembëlltyra e J.B.Titos në studimet Ibrahim Rugovës!
- Cila ishte fytyra e vërtet e Titos në sytë e shqiptarëve?!
- Sekretari i OTh të LKJ-së Ibrahim Rugova - diferencues i intelktualëve që përkrahën kërkesën “Kosova Republikë!”,
- Kush e zgjodhi Ibrahim Rugovën, Kryetar të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës? Roli politikë-shkencor...i Ibrahim Rugovës, gjatë
periudhës së regjimit të Titos Cilës elitë intelektuale i takonte Ibrahim Rugova, në epokën e Titos ?! Ndonëse parimet themelore të Lidhjes Komuniste të Kosovës dhe të politikës autonomiste në Kosovë u ndërtuan mbi bazën e besnikërisë ndaj Jugosllavisë socialiste vetëqeverisëse të Titos, klasa politike shqiptare (në krye me Fadil Hoxhën, Xhavit Nimanin dhe Mahmut Bakallin) që ishte vënë në shërbim të këtij regjimi, me kohë ka profilizuar edhe një Elitë (klasë) intelektualësh shqiptarë, e cila fillimisht kishte kaluar nëpër “sita” të organeve pushtetore të regjimit, duke dhënë kështu prova lojaliste ndaj doktrinës “titiste - socializmit vetëqeverisës jugosllavë”. Kjo elitë intelektualësh, ndonëse vepronte nën ombrellën e strukturave të regjimit, i drejtonte dhe i kontrollonte institucionet shkencore, mediat: RTP-në, gazetat dhe revistat informative – shkencore, shtëpitë botuese etj, me një fjalë kontrollonte të gjitha institucionet akademike shqiptare në Kosovë! Dhe, pikërisht kësaj elite intelektuale i takonte edhe Ibrahim Rugova Ibrahim Rugova, përveçse ishte student i dalluar, ai në Fakultetin Filozofik u shqua edhe si aktivist i Lidhjes së Rinisë Socialiste të Jugosllavisë (LRSJ-së). Pas një kohe, kur dëshmoi përkushtimin e tij të madh ndaj politikës së regjimit komunist, u propozua dhe më pastaj u pranua si anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë - LKJ-së. Rugova më 1971 diplomoi në Fakultetit Filozofik të Prishtinës në Degën e Albanologjisë. Si komunist i devotshëm, atij iu besua detyra redaktorit në gazetën studentore “Bota e re” dhe në revistën “Dituria” (1971-1972). Qysh në fillim të viteve të 70-ta, z. Rugova u mor edhe me kritikë letrare dhe në këtë drejtim ka shkruar disa libra, ku kryevepra e tij është libri për Pjetër Bogdanin. Në vitin 1976/77 atij do t´i mundësohet specializimi në fushën e teorisë letrare në Paris, tek prof. Roland Barthesi. Ibrahim Rugova për afro dy dekada rresht, punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë edhe kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Rugova përveç punës shkencore, në Institutë ka pasur edhe një funksion politik atë të sekretarit të LKJ-së, përmes të cilit ka ushtruar gjegjësisht ka funksionalizuar politikat programore të dala nga forumet partiake-shtetërore të KQ të LKJ Në biografinë zyrtare të Ibrahim Rugovës thuhet se: “Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatuan babain e tij, Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës”. Për mënyrën se si janë vrarë babai dhe gjyshi i Rugovës kam lexuar shumë versione, por, nuk dua të merrem fare me to. Nëse është i sakt citati zyrtarë lidhur me vrasjen e tyre, atëherë natyrshëm shtrohet pyetja logjike: - Si ishte e mundur që Ibrahim Rugova, (të cilit partizanët e Titos ia kishin vrarë të atin dhe gjyshin “si nacionalistë, ballistë…”), qysh në rininë e tij studentore u bë një nga aktivistët më të zellshëm të LRSJ-së, dhe më vonë të pranohet si anëtarë i LKJ-së, dhe si tillë t´i gëzonte të gjitha privilegjet politike, intelektuale etj., po nga ky regjim antishqiptar?! Ndërsa, dihet mirëfilli se mijëra fëmijë, të atdhetarëve shqiptarë (që u burgosën, u vranë e u ekzekutuan pas luftës së dytë botërore, nga regjimi i Tito-Rankoviqit), përndiqeshin këmba-këmbës nga syri e veshi i UDB-së, dhe familjet e tyre konsideroheshin si armiq të rrezikshëm të shtetit jugosllavë ( !!! )… Shembëlltyra e J.B.Titos në studimet e Ibrahim Rugovës! Ibrahim Rugova krahas punës në fushën e kritikës latrare në Institutin Albanologjik të Prishtinës, me përkushtim ka shkruar edhe studime shkencore-letrare kushtuar shëmbëlltyrës së Josip B. Titos. Më 9 e 10 dhjetor të vitit 1977, kur në Prishtinë u mbajt simpoziumi me moton: “Tito për Kosovën, Kosova për Titon / Tito o Kosovu, Kosovu o Titu”, Ibrahim Rugova mbajti referatin kryesor me titull: “Tito në letërsinë shqipe në Jugosllavi”.( Shiko kopjen e studimit të Rugovës për Titon ) Në këtë studim “shkencor”, z. Rugova kryetarin Tito e cilësonte si njeri “gjenial”, “si simbol i së Mirës, i heroit, i mësuesit dhe i edukuesit”, dhe sipas tij ai “gëzon një unanimitet të jashtëzakonshëm e të përgjithshëm, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit (Jugosllavisë), çfarë e gëzonte vetëm Lenini”. Sakaq Ibrahim Rugova në këtë studim ndër të tjera thekson se: “Tito, duke qenë vazhdimisht në krye të shoqërisë sonë, krijoi një liri të vërtetë arti e krijimi në kuptim të realizimit të plotë të lirisë, çfarë nuk gjendet në ndonjë vend tjetër socialist, e cila ishte e pranishme vetëm në kohën e Leninit, kurse te ne kjo u bë parim shoqëror e kulturor”. Ky studim i Ibrahim Rugovës në vitin 1979 u botua në një libër voluminoz në faqet 407 - 410, në gjuhën shqipe dhe serbokroate. Ndërsa pas demonstratave të pranverës 1981, u botua edhe në “Zërin e rinisë” të 16 e 23 maj 1981 në faqet 20-21 etj. Lexo të plotë studimin e Ibrahm Rugovës: “Tito në letërsinë shqipe në Jugosllavi” Cila ishte fytyra e vërtet e Titos në sytë e shqiptarëve?! Ndërsa Josip Broz Tito, për Ibrahim Rugovën dhe elitën intelektuale pro-titiste të cilës i takonte ai, ishte “simbol i së mirës, i heroit, realizues i plotë i lirisë”..., nuk mund të thuhet (në asnjë mënyrë) se ishte i tillë edhe për popullin e përvuajtur shqiptar, përkundrazi ai ishte përdhunues i lirisë dhe i dinjitetit tonë kombëtar. Për të argumentuar këtë gjë, po i referohem fakteve historike: Dihet mirëfilli se pas Luftës së Dytë Botërore, populli shqiptar në Kosovë dhe në vise të tjera etnike (që mbetën padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë londineze), u persekutua në format më mizore nga regjimi jugosllav i Titos. Tito me shtabin e tij gjakatarë, nga viti 1944 e këndej, ka përndjekur, burgosur, vrarë e ekzekutuar mijëra shqiptarë, të cilët nuk u pajtuan me sundimin e Jugosllavisë së re të AVNOJ-it dhe si ideal patën bashkimin kombëtar; ( Shiko foton: Shtabi i Titos gjatë LDB: Bakariq, I.Milutinoviq, E.Kardel, J.B.Tito, A.Rankoviq, S. Vukmanoviq-Tempo, M.Gjilas )
- Sipas të dhënave të atdhetarit Xheladin Hana( i cili më 15.12.1948 vritet mizorisht nga UDB-a famëkeqe ), rezulton se deri në vitin 1947 OZN-a dhe forcat pushtuese ushtarake jugosllave të J.B.Titos, kanë vrarë mizorisht rreth 86.000 shqiptarë, prej të cilëve 36.000 në Rrafshin e Kosovës; 23.000 në Rrafshin e Dukagjinit dhe 27.000 të tjerë në trevat etnike shqiptare në Maqedoni. Gjatë kësaj periudhe janë kryer 220.000 bastisje në familjet shqiptare (duke i përfshirë këtu edhe bastisjet e përsëritura në të njëjtat familje); Pastaj mbi 200.000 shqiptarë kanë kaluar nëpër duartë e OZN-ës famkeqe si dhe janë zhvilluar tetë operacione me përmasa të gjera ushtarake të ndihmuar edhe nga OZN-a (më vonë UDB-a) dhe të gjitha këto operacione janë kryer, kundër shqiptarëve, por jo edhe ndaj serbëve, malazezëve apo maqedonasve.
- Ishte Tito ai që në shkurt 1953, në Split të Kroacisë, me ministrin e jashtëm turk Fuad Kyprili, nënshkroi “marrëveshjen gjentelmene” me anë të së cilës ripërtëriu konventën jugosllave-turke të vitit 1938, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi;
- Ishte Tito ai që për realizimin e kësaj marrëveshjeje antishqiptare ngarkoi ministrin e brendshëm federativ, famëkeqin Aleksandër Rankoviç, ku ky i fundit pastaj themeloi një shtab operativ të përbërë nga oficerë e udbashë të sprovuar kundër shqiptarëve; Dhe ky Shtab i Tito-Rankoviqit duke përdorur të gjitha strukturat shtetërore(në nivelë federativë, republikan e krahinor), në periudhën 1953-1966 i detyroi me dhunë të shpërngulen 452. 371 shqiptarë për në Turqi; Dhe kjo shpërngulje është bërë me këtë dinamikë:
Më 1952---------------------------- 37.000 veta
Më 1953---------------------------- 19.300 “
Më 1954---------------------------- 17 500 “
Më 1955---------------------------- 51.000 “
Më 1956---------------------------- 54.000 “
Më 1957---------------------------- 57.710 “
Më 1958---------------------------- 41.300 “
Më 1959---------------------------- 32.000 “
Më 1960---------------------------- 27.980 “
Më 1961---------------------------- 31.600 “
Më 1962---------------------------- 15.910 “
Më 1963---------------------------- 25.720 “
Më 1964---------------------------- 21.530 “
Më 1965---------------------------- 19.821 “...
Ndërkaq gjatë kësaj periudhe kohore me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga trojet etnike shqiptare në Mali të Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike Shtabi i Tito-Rankoviqit ishte ai që në dimrin e acartë të vitit 1955/56 shpiku aksionin për mbledhjen e armëve, ku gjatë ekspeditave të policisë / UDB-së, në format më çnjerëzore i rrahu, u keqtrajtoi e i persekutoi mbi 30 mijë shqiptarë. Në këtë operacion kriminal shtetëror UDB-a i mbyti me torturë 103 shqiptarë, ndërsa 10 mijë të tjerë u gjymtuan për jetë. Dhe ky aksion famëkeq kishte nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Rugovës, atje ku kishte lindur dhe kaluar një pjesë të rinisë Ibrahim Rugova.
- Tito - ky “simboli i së mirës” së Ibrahim Rugovës, ishte ai që në periudhën 1945-1966 burgosi e dënoi mbi 280 mijë atdhetarë shqiptarë, ndonëse burgosjet e shqiptarëve nuk u ndalën dot deri në vitin 1999. Dhe po t´i referohemi të dhënave policore jugosllave, del se vetëm gjatë viteve 1979-1991 qenë burgosur e keqtrajtuar rreth 900 mijë shqiptarë, prej tyre 750 mijë në Kosovë dhe 150 mijë të tjerë në Maqedoni, Mal të Zi, në Kosovën Lindore etj. ( ...) ...
- Lexo një fragment: Ndjekjet, burgosjet dhe persekutimi i shqiptarëve nga regjimi i Titos, gjatë viteve 1948 – 1968 Kjo është fytyra e vërtetë e Josip Broz Titos, i këtij simboli “të së mirës, i heroit, i mësuesit dhe i edukuesit ” të Ibrahim Rugovës...! Sekretari i OTH të LKJ-së Ibrahim Rugova - diferencues
i intelktualëve që përkrahën kërkesën
“Kosova Republikë!” Ibrahim Rugova, ndonëse ishte anëtar i dalluar i LKJ-së, me vendim të KK të LK të Kosovës emërohet sekretar i Organizatës Themelore të LKJ-së në Institutin Albanologjik në Prishtinë dhe këtë funksion politik e ushtron deri në vitin 1987. Pas demonstratave gjithëpopullore të pranverës së vitit 1981, z.Ibrahim Rugova duke qenë në krye të kësaj organizate partiake, pa hezitim është përfshirë edhe në realizimin e “Platformës politike të Komitetit Qëndror të LKJ-së për Kosovën”. Në këtë situatë të jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalonte populli shqiptar në Kosovë, z. Rugova do të gjendet në krye të komisionit për diferencimin dhe luftimin e “nacionalizmit dhe separatizmit” shqiptar në institut, pra të të gjithë atyre që në një mënyrë a tjetër u solidarizuan me kërkesën studentore “Kosova Republikë!” dhe për këtë aktivitet të tij ka shkruar edhe shtypi i kohës: “Rilindja”, ”Jedinstvo” etj Kështu, ta zëmë, në gazetën „Rilindja“ të datës 30 shtator 1982 në artikullin me titull „Akademikut dr. Rexhep Qosja iu shqiptua vërejtja partiake“, Kryetari i komisionit për diferencim Ibrahim Rugova në diskutimin e vetë theksoi se „procesi i diferencimit duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i gjithanshëm, kurse sa i përket masës së propozuar, si anëtar i sekretariatit të OTH të LK propozoj që Rexhep Qosjes t'i shqiptohet masa - vërejtja partiake, sipas propozimit të grupit të punës të të dy kryesive, të cilin e kemi miratuar edhe ne“. (!!!) Kush e zgjodhi Ibrahim Rugovën, Kryetar të Shoqatës së
Shkrimtarëve të Kosovës?! Në vitin 1988 Ibrahim Rugova nga strukturat pushtetore të LKJ-së, emërohet Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (pavarësisht se shkrimtarët kishin propozuar që Anton Pashku të jetë kryetar i kësaj shoqate) dhe këtë funksion e “ushtroi” deri në vitin 1999, krahas shumë funksioneve të tjera politike, të cilat s´ishin aspak funksionale. Ibrahim Rugova në cilësinë e Kryetarit të SHSHK-së, në qershor të vitit 1989, pikërisht në kohën kur po mbahej tubimi famëkeq i Gazimestanit (me rastin e 600 vjetorit të Betejës së Kosovës) intervistohet nga gazetarja proserbe Renate Flotao dhe kjo intervistë (që në thelb s´´kishte tone të theksuara patriotike) u botua në revistën gjermane “Der Spiegel”. Atë vitë Ibrahim Rugova është intervistuar edhe nga disa gazeta tjera perëndimore, si: “L´Unita”, “Veçer”, “Telex”, “Start” etj., dhe kjo ka bërë që ai të afirmohet në botë si një intelektual me botëkuptime liberale.
( Vijon ) | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 01, 2009 5:41 pm | |
| Kush e themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës?!
- Kush ishin themeluesit e LDK-së, që iu shitën falas UDB-së?! - Cili ishte misioni intern i udbashit Jusuf Buxhovi në Gjermani ?! - Si e mori në pyetje Hysen Gegën, udbashi Jusuf Buxhovi në ambientet e UDB-së, në janar 1981?!... Kush e themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës?! Euforizmi pluralist që e kishte kapluar ish-Jugosllavinë në vitin 1989, (pas fillimit të shpërbërjes së “perandorisë” sovjetike të quajtur BRSS), pashmangshëm u reflektua edhe në Kosovë. Dihet mirëfilli se në vitet 1989/90 Kosova ishte përfshirë në protesta gjithëpopullore për të mbrojtur të drejtat kombëtare, dhe pikërisht në këtë situatë kur kishte filluar të luhatet ushtrimi i pushtetit komunist, u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës. Për të përkujtuar zanafillën e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndoshta do të ishte mirë t´i referohemi zëdhënëses mediale të LDK-së - Qendrës për Informim të Kosovës (QIK) e cila ka publikuar historikun e themelimit të kësaj partie. Për themelimin e LDK-së, QIK-u shkruan si vijon( Po citoi) : “Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore te ne, u pajtua, gati spontanisht, që të themelonte një parti politike, e cila do t'i artikulonte kërkesat politike të shqiptarëve dhe do të bëhej nismëtare e proceseve të pluralizmit, që ishin në nismë në vendet e bllokut të atëhershëm socialist. Iniciativa për themelimin e një partie që do të pagëzohet Lidhja Demokratike e Kosovës, doli nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa( të gjithë gazetarë të Rilindjes – vërejtja ime). Pas shumë bisedash, ata angazhuan koordinator të Këshillit nismëtar Jusuf Buxhovin, i cili mori përsipër kontaktimin me intelektualët e tjerë dhe hartimin e programit dhe statutit të partisë.“ - përfundon citati i qik-ut. Foto: Jusuf Buxhovi, Koordinatori Këshillit Nismëtar të LDK-së Foto: Pamja nga Kuvendi themelues i LDK-së , më 23.12.1989 Kush ishin themeluesit e LDK-së, që iu shitën falas UDB?! Në Kuvendin themelues të LDK-së që u mbajt më 23 dhjetor 1989, sipas QIK-ut „morën pjesë 96 veta“, ku shumica prej tyre i takonin elitës intelektuale shqiptare që deri dje ishin anëtarë të LKJ-së dhe njerëz me pozita të ndryshme si shkencore ashtu edhe politike në institucionet akademike. Kjo elitë intelektualësh gjatë viteve të 70-ta e 80-ta duke qenë pjesë e sistemit politik-institucional, kishte nën kontroll të gjitha institucionet shkencore, informative, kulturore, botuese etj., në Kosovë dhe madje shumica prej tyre ishin bërë edhe argat të Shërbimit Sekret jugosllavë ( UDB-së). Për të argumentuar këtë argatllëk, në vijim po përpiqem t´i vë në pah disa fakte. Në vitin 2000 në Shkup është botuar libri „Ballë për ballë me vdekjen“ i Nafi Çegranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 - deri në vitin 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetëror, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në Shkup. Në këtë libër ish-udbashi Çegrani në mes tjerash spikatë hapur veprimtarinë e këtij shërbimi famëkeq në hapësirat shqiptare në ish-Jugosllavi, dhe i bënë publike disa nga emrat e „elitës intelektuale“ që iu „shitën“ falas këtij shërbimi sekret. Shiko: Autori dhe ballina e librit „Ballë për ballë“ Çegrani në faqen 129 - 130 të librit „Ballë për ballë me vdekjen“ shkruan (po citoi): „Edhe pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së Rankoviqit, vazhdon spiunazhi në mes shqiptarëve si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Gati të gjitha redaksitë e gazetave dhe të radiotelevizioneve në Maqedoni dhe Kosovë shndërrohen në qendra rezidente, me të cilat SDB-ja( UDB-ja – vërejtja ime) vite me radhë e sinkronizonte veprimtarinë e vet të errët kundër shqiptarëve.“ - përfundon citati. Ndërkaq z.Çegrani vijon: "Në kohën kur në SDB të Kosovës vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, këtij shërbimi sekret iu "shitën" falas edhe shumë gazetarë të "Rilindjes", si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndërsa në Televizionin e Prishtinës - Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa të punësuar në Arkivin Historik të Kosovës etj.“ - përfundon citati. Lexo: kopjen e tekstit nga libri „Ballë për ballë“ Nafi Çegrani në vazhdim thotë se „në redaksin e emisioneve në gjuhën shqipe pranë Televizionit të Shkupit tregohen mjaftë aktivë Luan Starova dhe Alush Kamberi,…“ dhe „në radhët e tyre hynë ndërkohë edhe majori rezerv Menduh Ajdini, dhëndër i Meti dhe Nushi Kërliut *, si edhe dhëndri i tyre Ali Aliu“. (Për më tepër lexo te libri i N.Çegranit fq.130).
* Nushi Kërliu është një mik i Ibrahim Rugovës, në shtëpinë e të cilit ka ndenjur për dhjetë vjet rresht, gjatë shkuarje-ardhjeve të tij nga Shkupi apo Tirana, për në vendet perëndimore.)
Siç vihet në dukje në këtë shënim të ish-udbashit Çegrani, SDB-së (UDB-së), këtij shërbimi famëkeq sekret, iu paskan shitur krejt falas Jusuf Buxhovi, Sabri Hamiti * , Mehmet Kraja, Ali Aliu,… të gjithë këta anëtarë të elitës intelektuale të afërt me regjimit komunist jugosllavë, e që në vitin 1989 ishin “ideatorë” për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës !!!
( * Sabri Hamiti aktualisht është anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane. (Shiko pozitat e Sabri Hamitit Këtu ) Sabri Hamiti është mik i gjithanshëm i Ibrahim Rugovës, dhe konsiderohet si njëri më me ndikim në LDK.) Madje, në kuvendin themelues të LDK-së kishte edhe pjestarë të kësaj “elite intelektuale” që në vitin 1958 denoncuan (në UDB) aktivitetin patriotik të Adem Demaçit, siç ishin Zekeria Cana, Ali Aliu etj., dhe nga dëshmitë e tyre, më 17 mars të vitit 1959 baci Adem u dënua me 5 vjet burg të rëndë. · Lexo shkrimin: Kush ishin denoncuesit e Adem Demaçit në UDB, në vitin 1958-59?! Për më tepër lexoni librin “Dosja Demaçi”, Prishtinë 2003, faqe 54-55)Cili ishte misioni intern i udbashit Jusuf Buxhovi në Gjermani ?! Koordinator i Këshillit nismëtar të LDK-së, Jusuf Buxhovi - është një prej prozatorëve më të njohur në Kosovë. Qysh si student, në vitin 1967, punësohet në gazetën "Rilindja", si gazetar në rubrikën e kulturës, ku fillimisht pasqyron filmin, e më vonë letërsinë, duke shkruar për disa vite si recenzent. Në vitin 1976, pas një konkursi intern, caktohet si korrespodent i gazetës "Rilindja" në Gjermani, duke u bërë kështu gazetari i parë i akredituar i një mediumi nga Kosova në këtë vend perëndimor. Jusuf Buxhovi, ky korrespodenti i gazetës “Rilindja” i caktuar me konkurs intern për këtë “punë” në Gjermani, duket se atje ka shkuar me një mision intern nga shërbimi sekret jugosllavë, për të survejuar veprimtarinë e organizatave politike shqiptare që vepronin kundër regjimit jugosllavë në Gjermani. Për të argumentuar këtë mision intern me karkater udbesk të Jusuf Buxhovit të kamufluar me punën e “korrespodentit të gazetës ”Rilindja” po i referohemi dëshmive të bashkëveprimtarëve të Jusuf Gërvallës: Ibrahim Kelmendit dhe Hysen Gegës.
Në janar të vitit 2007 ( me rastin e 25 vjetorit të vrasjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka ) Ibrahim Kelmendi boton romanin “Atentatet” dhe ato ditë ai ndoshta, ishte njeriu më i intervistuar nga mediat shqiptare, për faktin se, në romanin e tij (që sapo kishte dalë nga botimi) lexuesit kanë mësuar për herë të parë të gjitha rrethanat e panjohura të vrasjes së Jusufit, Bardhoshit e të Kadriut, në natën e kobshme të 17 janarit 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë. Madje në libër bëhet i njohur edhe emri i vrasësit ( të mundshëm) të tyre. “Ai që vrau Jusuf Gërvallën jeton në Kosovë, në një fshat të komunës së Suharekës. Është shqiptar dhe e ka emrin Rezil, thotë Ibrahim Kelmendi, në intervistën ekskluzive për gazetën Express”. Në një intervistë me titull: ”E njoh vrasësin e Jusuf Gërvallës” dhënë gazetës “Expres” ( më 11 e 12. III. 2007 ) Kelmendi spikatë aktivitetin e kamufluar të Jusuf Buxhovit nën petkun e korrespodentit të gazetës “Rilindja”. Ibrahimi me këtë rast duke shpjeguar përplasjet e Klubit shqiptarë në Dyseldorf me përfaqësuesit e konsullatës jugosllave vë në pah involvimin e korrespodentit të “Rilindjes” në këtë situatë. Kelmendi thotë se (po citoi): Ato (konsulli...- vëretja ime) insistonin që ta fusnin nën tutelë Klubin e shqiptarëve aty, dhe ky, i kamufluar si gazetar, angazhohej pro konsullatës.” Ibrahim Kelmendi sakaq konstaton se, “ai ndonjëherë ishte më brutal se vet konsulli jugosllavë”! Më shumë se në intervistë, I.Kelmendi, aktivitetin e korrespodentit Jusuf Buxhovi e sqaron në librin e tij “Atentatet” . Në faqen 159 të këtij libri ai për Jusuf Buxhovin shkruan (po citoi): ”Sa për ilustrim po sjell shembullin e korrespodentit të gazetës “Rilindja”. Ky farë korrespodenti qe më brutal se ata të përfaqësuesit jugosllavë. Konkretisht, ai këmbëngulte që në emërtim të Klubit të mos përmendej cilësimi punëtorë “shqiptarë”, por “jugosllavë”. Kërkonte që Klubi atje të quhej “Klubi i punëtorëve jugosllavë”, siç po quhej Klubi “Rilindja” në Mynhen, “Përparimi” në Bruksel dhe ndonjë klub i ngjashëm.”- përfundon citati. Në intervistën dhënë të përditshmes “Expres” Ibrahim Kelmendi shpërfaq edhe një moment shumë interesant lidhur me korrespodentin e “Rilindjes” Jusuf Buxhovi, që ka të bëjë me burgosjen e Hysen Gegës, një nga bashkëveprimtarët e Jusuf Gërvallës, i cili në librin e tij “Atentatet” është personazhi me pseudonimin “Vasili”. Hysen Gega (Vasili), pasi kishte shkuar për t´i kaluar pushimet nga Gjermania në Kosovë, në 31 dhjetor 1980 arrestohet nga UDB-a. Kelmendi lidhur me arrestimin e Hysen Gegës saktëson (po citoi): ”...kur Vasilin( Lexo - Hysen Gegën) e arrestuan në Kosovë, gazetarin në fjalë (Lexo - Jusuf Buxhovin) e sjellin nga Gjermania për ta marrë në pyetje gjatë procesit hetues, meqë duhet të jetë vlerësuar si njohës më i mirë i veprimtarisë sonë në Perëndim.”- përfundon citati. Si e mori në pyetje Hysen Gegën, udbashi Jusuf Buxhovi në
ambientet e UDB-së, në janar 1981?! Këtë pohim të Ibrahim Kelmendit, më së miri e sqaron vetë ish i burgosuri Hysen Gega, në një intervistë me titull ”Asgjë nuk harrohet” të publikuar fillimisht në gazetën “ZiK” e pastaj është botuar edhe në librin “Terror, dhimbje, qëndresë”, të autorit Faridin Tafallari në faqet 342-344. Hysen Gega në këtë intervistë shpërfaq gjithanshëm rrethanat e marrjes së tij në pyetje nga Jusuf Buxhovi etj., në zyrat e sigurimit shtetëror - UDB në Prishtinë. Në pyetjen e gazetarit të njohur B.Elshani: ”Hysen, a të kujtohet se kur je arrestuar me t´u kthyer prej Gjermanisë dhe kush të ka marrë në pyetje pas arrestimit?” Hysen Gega përgjigjet: “Posi. Po ato janë gjëra që nuk harrohen. Më kanë arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit, diku kah ora 5 - 6 sapo kishte filluar pakëz të zdritej. Hetimet e mija kanë zgjatur rreth 6 muaj. Pothuajse gjatë gjithë kohës së hetimeve më kanë marrë në pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe Adem Ibrahimi. Por në fillim të janarit 1981, data e saktë nuk më kujtohet, po ashtu më ka marrë në pyetje edhe Jusuf Buxhovi. Kështu ma kanë prezentuar atë. Për Jusuf Buxhovin kisha dëgjuar më parë se ishte korrespodent i „Rilindjes“ në Bon, por nuk e kisha parë kurrë me sy. Për herë të parë e kam parë aty, në lokalet e Sekretariatit në Prishtinë.” Në pyetjen vijuese: ”Sa herë e ke parë gjithësejt Jusuf Buxhovin në jetën tënde?”, Hysen Gega saktëson: “Dy herë. Një herë në fillim të janarit 1981 kur më ka marrë në pyetje dhe një herë tjetët në fillim të vitit 1991 në Lokalet e lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.” Ndërkaq në pyetjet, lidhur me sjelljet e z.Buxhovi gjatë hetimeve dhe për çka interesohej më së shumti të dinte, Hysen Gega thotë: ”Qëllimi i tij ishte që unë të pendohem për aq sa kisha bërë. Më thoshte se më kishte përcjellur atje (në Gjermani – vërejtja ime) dhe se i dinte të gjitha gjërat. M´i përmendi disa lokale, por për fat në ato lokale unë s´kisha qenë kurrë. Në këtë mënyrë bile ai më ndihmonte, ma bënte me dije se s´dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me çështjen time. Më bënte presion psikik. M´i ofendonte shokët, vëllezërit Gërvalla … me sharje nëne e me fjalë të cilat as me laps nuk shkruhen”. Në fund Hysen Gega, sqaron edhe një ofertë të udbashëve për vrasjen - likuidimin e vëllezërve Gërvalla …! Lexoni të plotë intervistën e Hysen Gegës: “Asgjë nuk harrohet” | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 01, 2009 5:43 pm | |
| Xhiti
Avanti
Mos ma nguc Hysen Gegen se e kam katundar Dhe ti nuk e din qe Hysen Gega ka qen kryekomandanti i uçk,mos po gaboi a ,? | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës | |
| |
| | | | Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |