Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës

Shko poshtë 
+80
detektivi
Driniiiii
......
rrimtaf
Tatoo
BashKom
Drini_ku
haxhiu
xhiti
xhema
Agrone
Qerim Klmendi
Muja e Halili
Medalim
Eklips
klodian
ngadhenjimi
Hamitmatjani
dezertori
Tigrina
sela-mi
ramadan mekaniku
Mirushe
Blerti_Gashi
martin
rinesa
Martina
Labinot Drenica
feratkoca
Delia
comeback
Eva0506
anila
katunariplak
Gjura
Nezir Myrta
ELIE
Luki
Ibrahim Rugova
Driola
Kushtrimi86
Mergimtari
Mysafir
Pirro i Epirit
Euridika
blerim
istogalia
stabili
Ademi85
njonidrenica
Arizona
paioni
Riki30
malesorja e Kosoves
MUHAMETII
Mister
metiii
fina
luan mreti
zeriatdheut
voglushja
murturi
petritkola
loredana
xhavo_
USHTARILIRIS
E_Bukura
Guximi
Xili
rolling
albin dibra
fi2a1
rroni
Ago Muji
Kosovarja
Tetovari
Sofra
Leka i Madh
Beton
Orfe@
84 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 18 ... 33, 34, 35, 36, 37  Next
AutoriMesazh
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptyThu Oct 01, 2009 5:44 pm

Dr.Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.
A ishin: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova përgjegjës për burgosjen e parë dhe të tretë

të Mr. Ukshin Hotit?!
Trionomi: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova
Pas demonstratave të mars - prillit 1981 regjimi komunist jugosllav ndërmori një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njejtën kohë filloi diferencimin ideo-politik në të gjitha institucionet publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore - akademike të Kosovës. Dhe, në shënjestër të këtij diferencimi gjithpërfshirës ishin padyshim dy institucionet më të rëndësishme: Instituti Albanologjik dhe Universiteti i Prishtinës.
· Pamje nga demonstratat e pranverës së viti 1981: kliko 1 - 2 - 3
Prandaj, jo rastësisht KQ i LKJ-së dhe strukturat tjera pushtetore të këtij regjimi në Kosovë, Institutin Albanologjik dhe veçanërisht Universitetin e Prishtinës e quajtën si “Bastion të nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”.
Derisa në Institutin Albanologjik në krye të komisionit për diferencim, të të gjithë intelektualëve shqiptarë që kishin dalë në mbrojtje të demonstratave studentore dhe të kërkesës “Kosova Republikë”, ishte emruar Sekretari i OTH të LKJ-së në këtë institut Ibrahim Rugova, Komiteti Krahinor, për mbikëqyrjen dhe diferencimin e profesorëve në Universitetin e Prishtinës kishte autorizuar: Azem Vllasin, Agim Zatriqin dhe Hajredin Hoxhën, kështu thotë Shemsi Reçica në një intervistë dhënë të përditshmes “Epoka e Re” në mars të vitit 2006. Shemsi Reçica, atëkohë ishte ligjerues në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik të UP-së.
„Fillimisht kërkesat e studentëve janë përkrahur, me ndonjë përjashtim, nga të gjithë profesorët, gjatë bisedave të lira në grupe. Në ndërkohë UP - ja, përfshirë edhe Fakultetin Filozofik, u vërshua me punëtorë të sigurimit dhe aktivistë të LKJ-së dhe, në mbledhje të njëpasnjëshme, kërkohej nga ne, profesorët, që t’i pranonim vlerësimet e Komitetit Qendror të Jugosllavisë për demonstratat dhe t’i gjykonim demonstratat dhe kërkesat e tyre.”- thotë Prof.Shemsi Reçica .
Në këtë situatë ka ndryshuar qëndrimi i shumicës së profesorëve, për shkak të presionit mbi ta, nga ana e inspektorëve të UDB-së dhe aktivistëve të KK të LKJ-së dhe në fund kanë mbetur vetëm pesë profesorë që nuk i pranuan vlerësimet e KQ të LKJ-së se demonstratat kanë qenë armiqësore, nacionaliste – separatise, kundërrevolucionare etj., e ata ishin: Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Muhamet Tërnava, Shaqir Shaqiri dhe Shemsi Reçica.
Shemsi Reçicës i kujtohet mirë mbledhja e mbajtur në 19 nëntor 1981 në Fakultetin Filozofik dhe diskutimi i argumentuar i Mr. Ukshin Hotit që Kosova duhet të jetë Republikë. “Kur kemi mbajtur mbledhje në Fakultetin Filozofik, kanë qenë të pranishëm Azem Vllasi, Agim Zatriqi, Hajredin Hoxha, etj. Aty ka pasur edhe kërcënime, sharje, edhe me nanë kanë sharë ata ish funksionarë duke thënë se “këtu e kanë çerdhen demonstratat”- kujton z.Reçica.
Ish ligjeruesit në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë, i kujtohen mirë veprimet antikombëtare të anëtarëve të Komitetit: Zatriqi, Vllasi e Hoxha në këtë mbledhje si dhe diskutimi i guximshëm i Prof.Ukshin Hotit në mbrojtje të studentëve dhe të kërkesës që Kosova të jetë Republikë.

„Pasi i gjykuan demonstratat, ata kërkuan fjalën e profesorëve, por rreth 20 minuta askush nga profesorët nuk e merrte fjalën. Ishin para një dileme të madhe. Kishin frikë, sepse diheshin pasojat. Pas atyre që i dënuan demonstratat fjalën e mori Ukshin Hoti, i cili tha: “Ne duhet të diskutojmë hapur për kërkesat e studentëve tanë” dhe vazhdoi diskutimin e tij. Midis të tjerave tha tekstualisht, fjalë për fjalë: “ Sa e di unë, në Jugosllavi, jo vetëm që nuk është zgjidhur në praktikë çështja shqiptare, por as teorikisht nuk është zgjidhur kjo çështje si duhet”, dhe filloi që këtë konstatim ta argumentojë nga pikëpamja e tij, nga shkencat politike. “Të gjithat shkrimet që janë botuar për çështjen kombëtare, tha ai, edhe ato nga pikëpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanë zgjidhur as teorikisht çështjen shqiptare në Jugosllavi” dhe vazhdoi: “Unë mendoj që kjo është kërkesë e arsyeshme, e drejtë...”, dhe me një tonë të lartë përfundoi: “ Kosova duhet të jetë Republikë dhe ne duhet ta përkrahim Republikën”.
Gjatë diskutimit të Ukshinit, kujton Reçica, aktivistët e komitetit Azem Vllasi e Agim Zatriqi mbanin shenime dhe e kundërshtuan fjalimin e tij. “Më kujtohet sidomos Agim Zatriqi, të cilit, në atë qetësi të hekurt që u krijua pas fjalës së Ukshin Hotit, i kërcitnin dhëmbët nga shtrëngimi i nofullave. Pas përfundimit të mbledhjes, neve na arrestuan.”- përfundon Shemsi Reçica.
Dhe vërtet ndodhi arrestimi dhe burgosja e Ukshin Hotit, Halil Alidemajt, Shemsi Reçicës, Ekrem Kryeziut etj, të cilët u denuan si “Grup i intelektualëve”. Pas tetë muajve sa zgjati procesi i hetuesisë, u ngrit aktakuza PP. nr. 281/81, datë 31. V. 1982, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ngriti një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Isak Nishevci, Ismet Emra e të tjerë, dhe në procesin gjyqësor të mbajtur më 21 korrik 1982 „në emër të popullit“ u denuan këta intelektualë:
- Halil Alidemaj me 11 vjet burg të rëndë;

- Ukshin Hoti me 9 vjet burg të rëndë;

- Ekrem Kryeziu me 8 vjet burg të rëndë;

- Mentor Kaçi me 7 vjet burg të rëndë;

- Halil Ratkoceri me 3 vjet burg të rëndë;

- Ali Kryeziu me 5 vjet burg të rëndë;

- Nezir Haliti me 2 vjet burg të rëndë;

- Shemsi Reçica me 7 vjet burg të rëndë; dhe

- Muharrem Fetiu me gjashtë muaj burg të rëndë.
Foto: Pamje nga gjykimi i grupit të intelektualëve, më 21 korrik 1982
Trupi gjykues, duke u bazuar paraprakisht në gjykimin politikë që ia kishin bërë këtij grupi intelektualësh, soji i keq Vllasi, Zatriqi, Hoxha etj., në aktgjykim ka konstatuar se ata kanë kryer vepruar “...vepra penale të drejtuara në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore dhe të punonjësve, thyerjen e “vëllazërim-bashkimit”, prishjen e barazisë së kombeve e të kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të RSFJ-së...” (!!!) sllogane këto që përsëriteshin në të gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve që dënoheshin asokohe.


Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme del se përgjegjësit kryesor politik për linqimin dhe burgosjen e Mr.Ukshin Hotit dhe të tjerëve, në vitin 198, ishin:

- Azem Vllasi njëri nga ish-funksionarët më të lartë komunist të kohës,

- Agim Zatriqi njëri nga bashkëpunëtorët e UDB-së gjatë punës së tij në RTP, dhe anëtar i Komitetit Krahinor të LKJ-së ( Lexo këtu tekstin ku: Agim Zatriqi me sojin e tij Buxhovi, Hamiti, Kraja, Gunga, Aliu etj., ishin vënë falas në shërbim të UDB-së ). Agim Zatriqi aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së), qysh nga themelimi i këtij mediumi “100% i varur” nga UNMIK-u dhe institucionet vendore (!!!) dhe

- Hajredin Hoxha, i cili ka ikur nga kjo botë me faqe të zezë.
Pas daljes nga burgu, Mr.Ukshin Hoti kthehet në fshatin e tij të lindjes në Krushë të Madhe dhe rrethanat e kohës, atë e detyrojnë të izolohet në atë mënyrë që të mos mund të ndikojë në rrjedhat politike në Kosovë… Për nëntë vjet rresht (1985 – 1994) ndaj Mr.Ukshin Hotit, siç e thotë vet Ukshini, - është përdorur një ostracizëm … nga “elita intelektuale” shqiptare pro-titiste, e cila decenie me radhë ishte në shërbim të regjimit komunist dhe kundër intelektualëve atdhetarë që përpiqeshin të çliroheshin nga thundra e egër jugo(serbo)sllave.
Në kapërcyellin e viteve të 90-ta Mr.Ukshin Hoti ishte mjaftë aktiv në sensibilizimin e çështjes Kombëtare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti, përmes shkrimeve të tija shkencore - politike, që botoheshin në revistat e kohës ”Alternativa”, “Demokracia Autentike” etj. Mr.Ukshin Hoti në aspektin politik, fillimisht do të angazhohet në Degën e LDK-së në Rahovec, mirëpo për shkak të injorimit që i bëhet atij nga Kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, vendos të tërhiqet nga kjo parti për të gjetur forma tjera të angazhimit politik.
Në vitet 1991 - 94 Ukshini merrë pjesë në shumë takime e tryeza të mbajtura në qytete, fshatra, UP etj., ( shiko një foto këtu ) dhe në disa simpoziume me karakter gjithëkombëtarë që u mbajtën në Shkup, Tetovë…, dhe aty i elaboron bindshëm tezat e tij tashmë të njohura politike, duke shtuar edhe një fakt me rëndësi, se në rrethanat e reja ballkanike, kur nuk ekzistonte tashmë shteti federativ siç ishte Jugosllavia, opcioni i vetëm rreth të cilit do të duhej të koncentroheshin Shqiptarët ishte bashkimi i gjithë kombit Shqiptar në Ballkan në një shtet të vetëm. Ky bashkim sipas Ukshinit, do të duhej bërë në mënyrë demokratike dhe paqësore, sepse do të ishte në interes të të gjithë rajonit.
Foto: historike e figurës emblematike Mr.Ukshin Hoti
Meqenëse atëkohë këto teza të Ukshinit, i përfaqësonte edhe një parti legale në Kosovë, Partia e Unitetit Kombëtar të Shqiptarëve(UNIKOMB-i) atëherë me propozimin e kreut të kësaj partie Mr.Ukshin Hoti pranon të bëhet Kryetar i saj. Pa humbur kohë ai harton një deklaratë politike të UNIKOMB-it, me të cilën do t´i bëhej me dije opinionit Shqiptar dhe atij ndërkombëtar, për aktivizimin, freskimin, rigjallërimin dhe luftën politike të kësaj partie për bashkimin e kombit në një shtet të vetëm në Ballkan.
Lexo të plotë: Deklaratën politike
Mirëpo, çka ndodhi ?

Pikërisht, në kohën kur politikani dhe filozofi i shquar Ukshin Hoti po bëhej gati ta merrte në dorë timonin e kësaj partie, më 14 maj 1994 gjatë rrugëtimit nga Prizreni për në Prishtinë arrestohet nga policia serbe, e cila, siç do të merret vesh më vonë, kishte qenë në dijeni të plotë për aktivitetin e tij gjatë atyre ditëve.



Pas katër muaj e gjysëm hetimesh, saktësisht më 28 shtator 1994, në Gjyqin e Qarkut në Prizren - Mr.Ukshin Hoti, në bazë të aktgjykimit K.br.28/94 datë 28.IX.1994, dënohet me 5 vjet burg të rëndë. Dhe, si për çudi, po të lexohet me kujdes aktgjykimi, duket qartë, se gjyqtarja Nada Haxhi-Periq këtë dënim e ka mbështetur kryesisht në pohimet e fjalës mbrojtëse të Mr.Ukshin Hotit, se sa në provat materiale që i ka përdorur trupi gjykues gjatë këtij procesi të montuar politik. Prej gjashtë faqesh e gjysëm sa ka aktgjykimi, tri faqe i ka vetëm nga fjala mbrojtëse.
Lexo të plotë: Fjalën e mbrojtjes së Mr. Ukshin Hotit
Është interesant të thuhet se, Mr.Ukshin Hoti në fjalën e tij të mbrojtjes, para gjyqit serbë, deklaron hapur se kush e ka arrestuar-burgosur dhe cili ishte shkaku i vërtet i mbajtjes së këtij gjykimi ndaj tij.
Ai, me këtë rast ka thënë: “Më ka arrestuar policia e Republikës së Serbisë, ndoshta me kërkesën e një pjese të alternativës shqiptare të Republikës së Kosovës. Shkaku i drejtpërdrejtë i këtij arrestimi sigurisht ka qenë frika iracionale e kësaj pjese të alternativës shqiptare se me shkuarjen time në Prishtinë në krye të UNIKOMB-it pas 9 vitesh të ostracizmit dhe të izolimit, do të çrregullohej baraspesha e forcave politike dhe do të krijohej një gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe është shkaku i vërtetë i mbajtjes së këtij gjykimi për të cilin personalisht kam besuar se nuk do të ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndërsjellë të dy republikave ose të organeve të tyre përgjegjëse kompetente, gjersa shkaqet juridike që i përmban aktakuza s'mund të qëndrojnë absolutisht …" - përfundon citati.
E kreu i asaj pjese të “alternativeës shqiptare” për të cilën ka deklaruar Mr. Ukshin Hoti në mbrojtjen e tij, ishte padyshim Dr. Ibrahim Rugova.
Dr. Ibrahim Rugova në kohën e arrestimit dhe mbajtjes së procesit gjyqësor kundër Mr. Ukshin Hotit, në Prizren, ishte kryetar i “alternativës shqiptare” gjegjësisht ishte kryetar i disa “organeve me përgjegjësi politike”, përmes të cilave ka vënë nën kontroll gjithë aktivitetin e partive politike shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi e në Kosovën Lindore (Luginë të Preshevës).
Sa për ilustrim, Dr. Ibrahim Rugova ishte:
- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;

- Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;
- Kryetar i Republikës së Kosovës;

- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Kosovë;

- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi dhe

- Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Prandaj, Dr. Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptyThu Oct 01, 2009 5:45 pm

Ju ndoshta keni parë që kur flitet për BIOGRAFIN e IBRAHIm RUGOVES pak ose hiq nuk flitet për DAJTë e tij si dhe për prejardhjen e Nënës së tij,,,
A dihet boterishtë në ISTOG që;
Nëna e Ibrahim Rugoves ka qenë ' Savka Radulloviq nga Prije Polje e Malit te Zi e cila ishte serbe, ndersa e therrisnin Nana Sofë.

Për këtë mundë të pyetet cilido nga fshatarët e Cërcës dhe do ta vërtetojnë këtë gjë!

Eshte nje pjese e sterholluar me pak fjale nga Unei,gjithe revanshi i nje hiçi qe perfundoi ne hiç:Rugova dhe demagogjia e klikes se tij.


Fyerje me te madhe kombit shqipetar dhe mbare Kosoves, nuk i ka bere kush me shume se Rugova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptyThu Oct 01, 2009 5:49 pm

xhiti ***** e rugoves ja mesuam emrin
Na trego baba i gruas se rugoves si ja ka emrin dhe kon e ka vra!?Udbashet e shkive i kemi duke jetue paradisin dhe po i dim me emra e mbiemra por po i lem te jetoin,fole thei dhembet ata mish e ne fjale! duhet me veprue mbas fjaleve se u mbus ma kupa!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptyFri Oct 02, 2009 1:57 pm

KU JE, “PRESIDENT”, HE, MAJA E MOLLËS !
Tafil Duraku
Vëzhgues dhe analistë të vëmendshëm e të paanshëm shqiptarë, motikohë, i kanë vërejtuar e hetuar me saktësi ‘interesimet’ “patriotike”, “kombëtare”, “kulturore”, “politike” dhe “shtetërore” të “presidentëve” histe(o)rikë e “institucionalistë” të “Republikës së Kosovës” të viteve 90-ta, sipas logjikës filozofike, se në ç‘drejtim prijnë rrotat e para, edhe të dytat shkojnë pas tyre, por, fatkeqësia “filozofike” e asaj “filozofie” është se tek ne po shkojnë vazhdimisht për së prapthi, prandaj, ato synime perfide “patriotike”, “kombëtare” dhe “shtetërore” të atyre “patriotëve” e “udhëheqësve” i kanë zbardhur në opinionet e tyre, dekada e dekada më parë.


Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 168vlora_imri_shkolla-490x320
T’i biem shkurt kësaj çështjeje. Ditë më parë “presidenti” i dytë i “Republikës së Kosovës”, i cili po shkon hapave “patriotikë” e “kombëtar” të “presidentit” të parë histe(o)rik të “Republikës së Kosovës”, “atedhtari” i paepur, Fatmir Sejdiu&Co e sojesorollapit të tij “patriotik” e bëri hapin e tij më madhor “kombëtar” deri në ditët e sotme, madje, krejt me gjakftohtësi “patriotike”, duke ia hequr një shkolle, në Kërpimeh, emrin e Heroit Kombëtar Shqiptar, AZEM BEJTA, dhe, duke ia vënë “solemnisht” emrin e gjyshit të tij, i cili nuk kishte qenë më shumë se një hoxhë katundi (Bah!)… Po, mos do e heqë ai ‘njeri’ e ‘patriot’ i rryer, si “president” që është, nesër, edhe emrin e Shotë Galicës, për t’ia zëvendësuar me emrin e gjyshes së tij, për kontributin “madhor” për çështje të Atdheut e të Kombit Shqiptar?!...

Dhe, gjesti “patriotik” e “kombëtar” i “presidentit” të ri histe(o)rik të “Republikës së Kosovës”, është për indinjatë të thellë, për shumë arsye kombëtare e shtetërore shqiptare, e para, sepse, emri i Heroit dhe Luftëtarit e prijësit të paepur Kombëtar të Çetave Kaçake, të Kosovës së pushtuar shqiptare, AZEM BEJTA, është emër që për asnjë arsye dhe për asnjë çmim nuk është dashur t’i hiqet shkollës që ka bartur emrin e tij, dhe, e dyta, po, a nuk paska pasë “presidenti”, Fatmir Sejdiu, çka të emërojë me emrin e gjyshit të tij të “njohur” anekënd Shqipërisë së copëtuar, pos shkollës që mabante emrin e Azem Bejtës!?!...

Lëre që një ceremoni e tillë “kombëtare” e “patriotike” nuk është dashur të ndodhë fare, por, për të qenë faji edhe më i madh dhe për të tingëlluar edhe më për të keq e më mbrapsht, është edhe prania e Kryeministrit, z. Hashim Thaçi, dhe Ministrit, z. Enver Hoxhaj, në atë “ceremoni” të një rëndësie ‘histe(o)rike’, ‘përparimtare’ dhe ‘kombëtare’…

Po, a jeni duke e parë sa poshtë ka rënë ky soj “qytetërimi” ‘patriotik, ‘demokratik’ e ‘përparimtar’-‘kombëtar”?!... Thënë shkurt, e, troç, shqip, këtu, në Shqipërinë tonë SHQIPËRI, gjithçka është shëmtuar për çmendi të Zotit, dhe, krejt mbrapsht, shkon duke u shëmtuar edhe më për të keq e më për të zi, dhe, kjo është çudia e Zotit, si ka mundësi të degjenerojnë gjërat deri në këtë shkallë “patriotike”, “kombëtare” e “shtetërore” ‘shqiptare’?!... Si ka mundësi, ë?!...

Ai gjest i “presidentit” Fatmir Sejdiu dhe përkrahësve të tij, për ta kryer atë vepër antikombëtare dhe antishqiptare, vetëm ka dëshmuar botërisht se vetë “presidenti”&Co e tij “shtetërore” është bërë Maja e Mollës (Sic!)… Asgjë më shumë!...

Dhe, nuk na mbetët tjetër, vetëm ta urojmë “presidentin”, me fjalën e urtë shqiptare: Ku je, “president”, he, Maja e Mollës me Co!...
Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 468132792AzmBjta
AZEM BEJTË GALICA




Po, ku do vemi, kështu, o, Tiranë shqiptare !... Hap sy, e, mbaj mend!... Po, me sa mend shqiptare i hiqet emri i Azem Bejtës shkollës së Kërpimehut?... Çfarë të themi më, kur po shihet botërisht se ky soj “patriotizmi” kulimoklanor krahinorist ka dalë fare për fushe dhe nuk ka më asnjë kriter kombëtar e shqiptar në Shqipërinë tonë SHQIPËRI?!...

Burojë, më 2 tetor 2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë
kastriot_mehmeti
Fillestar/e
Fillestar/e
kastriot_mehmeti


Male
Numri i postimeve : 24
Age : 35
Vendi : Ferizaj
Profesioni/Hobi : ---
Registration date : 01/05/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptyWed Oct 07, 2009 3:18 am


Ibrahim Rugova
ne nje kenveshtrim do dukej se ishte me te vertet heroi i pavarsis se kosoves.
Por ne disa kendveshtrime tjera dhe me te verteta aj ishte Trathetari me i madh i kosoves, pas East Pash Toptanit i cili u ekzekutua nga herou zoti Avni Rrustemi ne emer te popullit.
Shum njerz mendojn te kunderten sepse kan munges dijenie, shumica e thone at mendim sepse jan te inspiruar nga ndokush tjeter, ata jan te manipuluar me ose pa dashje nga familja ose shoqeria.
Vetem te lexoj deklaratat e tij dhe te zotit Adem Demaqi ne gazeta prej viteve 80 deri ne 98 , do bindeshin rreth te "berave" te tij per Kosoven. Por ske qi bene smund te bindesh nje popull te tere fanatik, per nje te bere te vertet, edhepse ke mirja fakte per te berat e tij.
Haram i qoft gjaku shqiptar dhe tomli i nenes shqiptare atyne qe e trathetuarn kombin shqiptar gjat luftes, dhe shum njerez pas luftes per perfitime personale

Lavdi Deshmorve dhe Heronjeve te Luftes Clirimtare
Lavdi i qoft Gjakut te derdhur per Liri
Lavdi per UCK-n

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptyWed Oct 07, 2009 10:10 am




SHqiptarë, mos rri po duku SHqiptarë!



SHOQATA ATDHETARE PËR IDENTITET DHE BASHKIM KOMBËTAR

,,SHAIBK“ Prishtinë Evropë -me 7.10.2009









Në vend të reagimit



A u “vra” Azem Bejta edhe një herë?



Është turp dhe jo vetëm turp, por është edhe e pa drejtë, bile bile kjo padrejtësi është në dëm të gjithë llapjanëve, sepse edhe vetë banorët e Kërpimehut ditë më parë kanë reaguar për një gjë që e tronditi gjithë opinionin mbarëkombëtar, sepse pas 67 vjetëve i heqet emri i patriotit, atdhetarit, trimit dhe legjendës së kombit, Azem Bejtë Galica nga Shkolla Fillore e Kërpimehut. Si mund të ketëe ndodhur një gjë e tillë, kur dihet se Azem Bejtë Galica është i pa shoq ndër shqiptarët. Ai i luftoi tre okupatorë, Serbinë e parë (1912-1915), mbretërinë austro-hungareze (1915-1918) dhe mbretërinë serbo-kroato-sllovene (1918-1924). Në vitin 1924 Azem Bejta ka rënë heroikisht në fushën e betejës kundër ushtrisë okupatore. Duke i parë këto vlera të burrit, trimit të madh e legjendës kombëtare, në vitin 1942 Shkollës Fillore në Kërpimeh i vehet emri Azem Bejta, për meritat që i ka pas dhe meritat që Llapi dhe llapjanët nuk ia mohuan. Atë e nderuan duke ia vënë emrin Azem Bejta, dhe në këtë mënyrë e nderuan dhe e lartësuan djepin e dijes dhe të arsimit. Llapjanët plotë 67 vite e ruajtën emrin dhe namin e shkollës, edhe pse ishin nën trysninë e serbo-çetnikëve të Rankoviqit, të titistëve, millosheviqëve dhe armiqve të tjerë të përbetuar. Për këte llapjanët kanë sakrifikuar punën, jetën dhe trysnitë e llojllojshme, vetëm e vetëm që ta ruajnë dhe ta mbrojnë emrin e heroit tonë kombëtar. Për vlerat dhe meritat e heroit tonë në këtë shkrim nuk duam të bëjmë fjalë, sepse ato tashmë dihen botërisht, por nuk dihet se çka e shtyri presidentin tonë, bashkëqytetarin e llapjanëve, “ta vras” në kohën kur Kosova e fitoi pavarësinë dhe kur nuk është dashur fare të ndodh kjo. Mirëpo, sot del në skenë lakmia për të thënë se jam dikush, presidenti i jonë i cili për kapuq të madh, kinse jam kush jam kinse jam llapjan që askush nuk mund të ma prish atë që e them unë, respektivisht për t’ia vënë shkollës emrin e gjyshit të vetë Hamit Sejdiu. Ndërrimi i emrit e ka prek sedrën dhe shpirtin e secilit shqiptar, e në veçanti secilit patriot e atdhetar në Shqipërinë etnike. Në qoftë se nuk është kështu, atëherë presidenti ka forcë të ushtrimit të pushtetit që gabimin ta pranoj botërisht, madje edhe tu kërkoj falje, fillimisht llapjanëve, e pastaj edhe mbarë kombit shqiptarë. Pra, është e udhës të angazhohet t’ia kthej emrin shkollës në Kërpimeh ashtu si e ka pas për 67 vite.



Në Kërpimeh të Llapit, ku ka vepruar dhe edukuar fëmijët tanë në arsim gjyshi i presidentit Hamit Sejdiu, mund t’i dilet hakut për meritat e tij që ka në arsimimin e fëmijëve tanë duke e pagëzuar ndonjë institucion, ndonjë rrugë, ndonjë shkollë…, kudo në Llap dhe jo vetëm në Llap, me emrin e tij, por jo ta emërtojmë institucionin që me dhjetëra vite e ka emrin e një heroi të kombit, siç është Azem Bejta. Sikur të pyetej i tërë populli i Llapit se a do të pajtohej që emrin e Azem Bejtës nga shkolla ta heqim për t’ia dhënë emrin shkollës Hamit Sejdiu, me siguri nuk do të pranonte që t’ia zë vendin një njeriu siç ka qenë Azem Bejta. Zaten këtë ndryshim të emrit presidenti e ka bërë krye më vete, gjë që shkaktoi reagime të ashpra dhe indinjatë nga njerëzit, qofshin ata edhe të rëndomtë.





Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar

Kryetari, Ibush Hetemi

Prishtinë



Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptyWed Oct 07, 2009 11:18 am


Milo: Rugova nuk më foli keq për Milosheviqin
"Më habiti kur më tha se Milosheviqi, Milutinoviqi, Shahinoviqi etj. ishin treguar realistë, se e kishin kuptuar situatën dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje, se edhe këta njerëz janë, njerëz që mendojnë e kërkojnë një zgjidhje, çka do të thotë se pikërisht me këta jo vetëm duhet të bisedohet, por edhe të bashkëjetohet", shkruan në librin e tij, historiani dhe diplomati shqiptar, Paskal Milo
10 Shkurt, 2009
Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Ndarja_nenlajmet
Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 13x13bardh
Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Paskal-milovijon nga numri i djeshëm/

Në Shqipëri njerëzit ende nuk janë plotësisht të ndërgjegjshëm se jemi në prag lufte.
Sot u ndal në Tiranë për rreth një orë e gjysmë delegacioni kosovar, i cili kthehej në Prishtinë përmes Shkupit. Të njoftuar nga ambasadori francez, Kristman, dolëm për t'i takuar së bashku me presidentin Meidani. Nga aeroplani ushtarak zbriti shumica e delegacionit: Thaçi me të UÇK-së, Qosja me të tijtë, V. Surroi, B. Shala, F. Agani, I. Ajeti etj. Mendova se I. Rugova nuk kishte ardhur. Por, nuk kaluan veç 20 minuta kur ai u shfaq në derën e sallës së bashku me dy-tre të tjerë dhe ambasadorin francez.
Rugova nuk kishte dashur të zbriste nga aeroplani, por e kanë detyruar kur i kanë thënë se e priste presidenti Meidani. Erdhi dhe u ul midis nesh si i ndier në faj. Shkëmbyem përshëndetjet e rastit. Meidani nuk e di se për çfarë arsye nuk i kushtoi vëmendje, ndoshta se e kishte ftuar disa herë dhe ai kishte refuzuar. Mua m'u desh ta mbaja në bisedë. Për të ngrohur atmosferën dhe duke e ditur edhe që e pëlqente, porosita dy gota raki kur të tjerët pinin vetëm kafe.
Filloi një muhabet rakie dhe unë angazhova njohuritë e mia të varfra për këtë pije popullore shqiptare e ballkanike. E pyeta nëse kishte pirë ndonjëherë raki mani dhe kur më tha jo, atëherë i premtova se do t'i dërgoja dy shishe nga Boboshtica e Korçës, që shquhet për prodhimin e saj.
Gjeta rastin dhe i thashë se e prita në Ambasadë në Paris para dy ditësh, por nuk erdhi. U përpoq të justifikohej. I thashë gjithashtu se nuk ka arsye pse të na mbesë hatri për njëri-tjetrin, mund të kemi edhe diferenca, por çështja kombëtare na bashkon.
Më tha se nuk kishte deklaruar asgjë në publik dhe gjithë fajin ia hodhi shtypit që ishte shumë i papërgjegjshëm. Sigurisht që nuk tha të vërtetën, veç premtoi se do të kthehej në Tiranë në rastin më të parë që do të dilte jashtë Kosovës, premtim që e kishte bërë kush e di se sa herë.
U larguan në orën 14:30. Në Tiranë mbetën 5 anëtarët e delegacionit të UÇK-së: Thaçi, Krasniqi, Ramë Buja, Azem Syla dhe Xh. Haliti (Zeka). Do t'i takoj të hënën në darkë. Të shohim se çfarë zhvillimesh do të ketë deri atëherë.

Takim në Romë me Rugovën, të liruar
nga Milosheviqi

7 maj 1999, ora 23:15

Sonte, në orën 21:00, u takova me Rugovën në vilën "Panfilio", që është rezidencë qeveritare. Kisha qenë njëherë në këtë vilë, në fund të korrikut 1997, kur shkuam me Nanon të ftuar nga qeveria italiane për të marrë pjesë në konferencën për Shqipërinë. Vila ruhej mirë nga policë dhe njerëz të shërbimeve sekrete italiane. Në takim shkova me ambasadorin Çuçi dhe me E. Sulon. Për rëndësinë që kishte takimi i porosita rrugës për në vilë që të mbanin sa më shumë shënime e detaje dhe që gjithsecili do të shkruante në mënyrë të pavarur informacionin e tij. Doja të merrnim sa më shumë, por edhe saktë.
Na priti Adnan Merovci, roja dhe këshilltari më i afërt i Rugovës. Rugova erdhi disa minuta më vonë. U përshëndetëm dhe pak minuta më vonë zbritëm poshtë, në dhomën e bukës për të ngrënë mocarela dhe domate që italianët na dhanë për darkë.
Unë isha i përgatitur të dëgjoja sa më shumë dhe të kërkoja sqarime nga Rugova për tri-katër çështje për të cilat ai ishte përgojuar kaq shumë ose që kishin nevojë për një përgjigje nga ana e tij. E urova që kishte ardhur shëndoshë e mirë në Romë dhe që këtej e tutje do të bashkojmë përpjekjet nga afër për t'u çliruar sa më shpejt Kosova. I nënvizova se e kisha marrë këtë iniciativë për t'u takuar e biseduar me të dhe për të ndarë mendimet lidhur me të ardhmen edhe në frymën e deklaratës së G8-ës në
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptyWed Oct 07, 2009 11:23 am

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 H_4_ill_866593_app2002050394725
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptyWed Oct 07, 2009 11:24 am

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 20142465344038889ec1ab6010631434
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptyThu Oct 08, 2009 9:32 pm




SHQIPTARËT GJAKPËRZIER DHE SHQIPTARËT GJAKPASTËR


Besnik Hysa | |
Robëria jonë mbi 2000 vjeçare nën sundues të huaj e që ende vazhdon, ishte e pamundur që të mos linte pasoja për të ardhmen e popullit tonë të shumëvuajtur. Pasojat e atyre sundimeve kanë shkaktuar edhe përzierjen e gjakut shqiptar, duke e infektuar atë me lloj -lloj helme, që te disa shqiptarë ka mbjell edhe virusin e luhatjes së identitetit kombëtar. Si rrjedhojë duke mos lënë vend spekulimeve teorike,
realiteti shqiptar e veçmas ai politiko-juridik i shqiptarëve të cilët jetojnë në 6 shtete të copëzuar, i bënë shumë qartë të dallueshëm dy kategori të shqiptarëve sot, ata gjakpërzier dhe gjakpastër. Ja dallimi më i thjeshtë në mes shqiptarëve gjakpërzier dhe gjakpastër që bazohet në të folurit dhe veprat e tyre:


Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 881243nj-sht-shqipria
Gjakpërzier i ke në pushtet dhe media; gjakpastër nuk i ke në pushtet dhe media.
Gjakpërzier angazhohen për mos ndryshimin e statusit juridiko- politik të shqiptarëve;gjakpastër angazhohen për ribashkim kombëtar.
Gjakpërzier përkrahin pakon e Ahtisarit; gjakpastër e kundërshtojnë atë.
Gjakpërzier punojnë për jetësimin e identitetit kosovar e luginas;gjakpastër mbrojnë identitetin shqiptar.
Gjakpërzier thotë jam kosovar e luginas;gjakpastër thotë jam krenar që jam shqiptar.
Gjakpërzier kanë ideologji mëhallore e krahinore;gjakpastër kanë ideologji shtet-formuese.
Gjakpërzier gjithnjë thirren në miqtë ndërkombëtar,gjakpastër thirren në vullnetin e popullit.
Gjakpërzier thotë se flamuri im është i shtetit ku jetojë;gjakpastër thotë se flamuri im kudo që jetojë është ai Skënderbeut.
Gjakpërzier ka rreth veti flamujt e dynjasë; gjakpastër vetëm atë kombëtar.
Gjakpërzier e ka himnin pa tekst;gjakpastër himnin e ka rreth Flamurit përbashkuar.
Gjakpërzier për pak lakmi edhe nderin e gruas së vet e shet e të mos flasim për atdheun; gjakpastër nuk ka lakmi që e bën ta shesin atdheun.
Gjakpërzier thotë interesi personal mbi të gjitha,gjakpastër thotë interesi i atdheut mbi të gjitha .
Gjakpërzier dijen e vë në shërbim të fqinjëve, botës e miqve;gjakpastër dijen e vë në shërbim të atdheut.
Gjakpërzier thotë se çështja shqiptare ka përfunduar; gjakpastër thotë së është e papërfunduar.
Gjakpërzier thotë se të merresh me çështjen kombëtare është humbje e kohës dhe ide e prapambetur;gjakpastër thotë se të merresh me çështjen kombëtare është nder dhe ide përparimtare.
Gjakpërzier hap dosje në polici ndaj veprimtarëve;gjakpastër nderon dhe zgjeron rrethin e veprimtarëve.
Gjakpërzier punon në uljen e vetëdijes kombëtare;gjakpastër punon në ngritjen e vetëdijes kombëtare.
Gjakpërzier thotë çdo përpjekje është e kotë;gjakpastër thotë të gjejmë rrugë tjera.
Gjakpërzier i ke në ballë kudo;gjakpastër i ke të lënë anash, të fyer, poshtëruar e të etiketuar.
Gjakpërzier kanë ideologjitë komuniste, demokratike, kozmopolite;gjakpastër kanë vetëm një ideologji, atë kombëtare.
Gjakpërzier thotë të integromi me Evropën;gjakpastër thotë të integrohemi në mes veti e pastaj me Evropën.
Gjakpërzier thotë ta pyesim Moskën ,Athinën, Beogradin,Brukselin e Uashingtonin ;gjakpastër thotë ta pyesim Piemontin tonë Tiranën.
Gjakpërzier thotë jemi ndryshe;gjakpastër thotë Jemi Një.
Gjakpërzier thotë në koordinim me miqtë tanë;gjakpastër thotë në bashkërenditje me popullin.
Gjakpërzier thotë duamë marrëdhënie fqinjësore me fqinjët tanë;gjakpastër thotë duam Vetëvendosje dhe Dekolonizim.
Gjakpërzier thotë forca është te miqtë tanë;gjakpastër thotë forca është në mesin tonë.
Gjakëpërzier thonë se kurrë ma mirë nuk kemi qenë;gjakpastër thotë si t'ia bëjmë më tutje.
Gjakpërzier kur punon për interesa personale bën zhurmë se po punon për ato kombëtare;gjakpastër angazhohet pa bujë në çështjen kombëtare.
Gjakpërzier fare nuk ngritin zërin edhe kur tradhtia kombëtare është në pyetje;gjakpastër ngrit zërin ndaj të keqes më të vogël.
Gjakpërzier nuk kanë ide të veta ato i marrin nga miqtë;gjakpastër idetë i gjejnë në mesin e popullit.
Gjakpërzier vetëm shkatërron;gjakpastër vetëm ndërton.
Gjakpërzier vuan për Titon, Micotakisin, Gligorovin, Gjukanoviqin e Tadiqin;gjakpastër nderon veprën e Skënderbeut, dhe Adem Jasharit.
Gjakpërzier kënaqet kur e quan i moderuar, pro evropian e pro amerikan; gjakpastër kënaqet kur e quan irredentist, nacionalistë, ekstremist e terrorist.
Gjakpërzier thotë çka na duhet ne ushtria kur e kemi KFORIN dhe NATON; gjakpastër thotë duam Ushtrinë tonë Shqiptare.
Gjakpërzier thotë se luftërat kanë marr fund;gjakpastër thotë se statusi jonë i ngatërruar sjell luftën.
Gjakpërzier thotë lufta është aventurë ; gjakpastër thotë lufta është vazhdim i politikës.
Gjakpërzier krenohet me kuvendin e Jajces, e Ilindenit;gjakpastër krenohet me kuvendin e Lezhës dhe Vlorës.
Gjakpërzier si zyrtarë janë të shumtë;gjakpastër si veprimtarë janë të paktë.
Gjakpërzier flet shqip por mendon si fqinjët dhe miqtë; gjakpastër flet, mendon dhe vepron shqip.

Në mes këtyre dy kategorive kemi popullin. Populli jonë shqiptar duhen të përcaktohen se cilit grup duhet t'i takoj. Nëse i përkrah gjakpërzierit do të punoj më shumë për interesat, greke, serbe, maqedone, malazeze, turke, arabe, evropiane, ruse e amerikane, sesa ato shqiptare.
Por, nuk kemi asnjë dyshim se ti lexues i nderuar do t'i bashkëngjitësh shqiptarëve gjakpastër. Edhe pse janë të paktë vlera e tyre është si ari dhe nuk peshohen me arë. Ata janë në mesin tonë, janë të prekshëm edhe pse bëhemi se nuk po i shohim nga lakmia, fodulluku, kryeneçësia, lokalizmi, mosinformimi i drejtë. Kujdes e mos i fyeni se koha e tyre po vjen. Por, kujdes gjakpastër nga ndonjë gjakpërzier,se mos po futet në mesin tuaj.
Në luftën në mes gjakpërzierëve dhe gjakpastërve do të ngadhënjejnë këta të dytët, dhe menjëherë pas vetit do të kenë popullin. Këta dhe vetëm këta do të përmbushin synimin tonë që quhet Ribashkim Kombëtar.

SQARIM: Disa gazetaruca shqipfolës nga Kosova Lindore, njëri tashmë plotësisht i demaskuar, për qëllime të tyre të fëlliqta e që janë edhe kundër kombëtare, kanë vazhduar të publikojnë shkrime me emrin tim. I njoftojë lexuesit se unë nuk jam autorë i asnjë shkrimi në revistën serbe ''Perspektiva'' që botohet në gjuhen shqipe. Gjithashtu, nuk jam fare i regjistruar në Facebook. Për shkak të rrethanave specifike në Kosovën Lindore unë nuk mund të merrem me këta zuzar, por në kohën e duhur,do të njoftojë lexuesit se kush janë, përse dhe çfarë dëshirojnë të arrijnë e përfitojnë nga një lojë e tillë.

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Arrow_up Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Arrow_down



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Arrow_right Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Arrow_up
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tatoo
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tatoo


Male
Numri i postimeve : 148
Age : 41
Vendi : ne Parajse
Registration date : 23/01/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptyThu Oct 08, 2009 9:36 pm

Qyre qyqani si ka hap dhemet si vampir duke u zgerdhi ai tjetri si me shkute papa uh idijota bre race e flliqur e kancerogjenit edhe zoti edint se kushe eshte dhe ja kajti nenen me kancer hahaha te lumt per ate foto xhiti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptySat Oct 10, 2009 2:47 pm

LARG DUART E ZEZA NGA RIBASHKIMI I SHQIPËRISË ETNIKE DHE NGA FBKSH-JA

[“Jemi bijtë e Nanës Shqipe, ta bashkojmë Shqipninë Etnike” (Dida, Çela, Kovaçi).
Por si ta ribashkojmë se, kur “Armiku i shqiptarit është vetë shqiptari” (Faik Konica
Mos luftoni kundër FBKSH-së! Çka jeni katandisur, mos i luftoni si armiku profesorët dhe akademikët juaj shqiptarë, të cilët janë në mbrojtjen e interesit të juaj të përgjithshëm dhe të Shqipërisë Etnike! Mos e preni degën ku jeni ulur, se do t’iu gllabërojnë ujqit dhe qenët e uritur dhe të qartur të humbëtirës së pafund të sundimit barbarik sllav. Por luftoni pushtuesin shekullor sllav dhe dhe bandat e tij filoserbe, që ua kanë zënë frymën dhe Diellin më se gjysmës së shqiptarisë dhe territoreve të Shqipërisë Etnike(1912-2009)!

Pra, larg duart nga FBKSH-ja, se do të vriteni nga realiteti dhe nga psherëtima e amaneti shekullor i Ribashkimit të Shqipërisë Etnike!

-Luftoni ata armiq terroristë, gjenocidistë dhe kolonialistë barabarikë, që dot nuk u ngopën me viktimat, me tokat, me shtëpitë, me pasurinë shqiptare dhe, dot nuk shuan etjen e tyre me gjakun shqiptar.. Kush është trim dhe patriot i vërtetë shqiptar le t’i vringëllojë shpatat dhe pushkët e heorizmit në mbrotjen dhe në çlirimin e Shqipërisë Etnike, jo duke shtirë, duke shpifur, duke arrestuar, duke burgosur dhe, duke i vrarë pas shpine trimat dhe patriotët e dalluar shqiptarë të FBKSH-së.

-Luftoni kundër shtetrrerthimit të hekurt të armiqve të Ribashkimit të Shqipërisë Etnike, jo kundër FBKSH-së dhe veprimtarëve, zëdhënësëve, mëkëmbësëve dhe drejtuesve të tij, të cilët duke mos kursyer as jetëtë e tyre, janë vënë në shërbim të mbrojtes së interesit të përgjithshëm të gjithë kombit dhe të Shqipërisë Etnike(2002-2009).

- Huliganëve dhe tuxharëve politikë dhe informativë agjenturorë, qe një dekadë jemi duke iu rikujtuar apelin historik, njerëzor, paqësor, kombëtar dhe atdhetar të patriotit, të politikanit dhe të diplomatit të madh shqiptar, Ismail Qemali (babai-themeluesi i Shqipërisë së vitit 1912) – Mos na pengoni në rrugën tonë të shenjtë, se do t’iu mallkojë historia dhe e gjithë Shqipëria Etnike!

Se, mjaft i kemi në qafë dhe mbi kurrizin tonë armiqtë okupatorë kolonialistë sllavë. Mos na shmangni nga vija e Frontit të Ribashkimit, sepse, askush nuk ua ka imponuar dhe, askush nuk po ua imponon këtë rrugë të drejtë dhe të ndritshme të FBKSH-SË për Ribashkimin e Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, siç duket, në bazë të sjelljeve të tyre arrogante dhe shpërfillëse aninjerëzore dhe antikombëtare, ata e kanë futur kokën në rërë dhe, prapë vauhdojnë këngën e vjetër alergjike dhe aversive kundër veprimtarisë së ribashkimit të FBKSH-së dhe të strukturave të saj përkatëse. Por për këtë rrugë të gabueshme dhe pakrye nuk mund t’i akuzojnë të tjerët, veçse vetëvetën. Secili e zgjedh rrugën, fatin dhe taksiratin e vet, ashtu si ia bluan rradakja e vet. Ajo është çështje individuale private, e jo kolektive.

Nën flamurin e Ribashkimit të Shqipërisë Etnike!

Ndryshe nga huliganizmi dekadent dhe armiqësor ANTIRIBASHKIM antishqiptar, ne kemi zgjedhur rrugën e Ribashkimit të Kombit Shqiptar dhe të Ribashkimit të Shqipërisë Etnike nën flamurin e rezistencës politike e paqësore të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar(FBKSH).

Të gjithë atyre huliganëve politikë dhe propagandistikë agjenturorë (të cilët veç akuzave dhe denoncimeve në shqip, i bëjnë edhe në gjuhët e huaja, me qëllim që t’u hyjnë në “zemër” agjenturave të huaja antishqiptare), që po iu pengon kjo rrugë e shenjtë dhe, kjo Platformë kombëtare e RIBASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR DHE E SHQIPËRISË ETNIKE, u themi: - Mjaft më me propagandë terroriste; mjaft më me propagandë dhe me veprime përçarëse të shqiptarëve, larg duart e zeza tinzare nga Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar(FBKSH), se mund të digjeni në flakën e zjarrit të juaj antishqiptar.

Platforma e FBKSH-së (në asnjë rresht të saj) nuk ka sanksionuar luftën kundër të të gjitha llojeve të huliganizmit antibashkim, por kjo nuk do të thotë se FBKSH-ja nuk i ka të përpunuara, të përgatitura dhe të konkretizuara mekanizmat edhe masat prevetive mbrojtlse politike, diplomatike, të sigurisë dhe ato ushtarake kundër çdo lloj terrorizmi, kundër çdo lloj komplloti dhe ataku subversiv ndaj vlerave dhe ushtrimit të veprimtarisë së saj humane, politike dhe kombëtare në fokus të shpëtimit, të mbrojtjes dhe të ndihmës së të gjithë qytetarëve, të goditur nga ndonjë fatkeqësi e tillë nga armiqtë e Ribashkimit të Shqipërisë Etnike.

Prandaj, sa më larg duart e zeza dhe të kobshme nga vlerat kombëtare, politike, ushtarake dhe atdhetare të FBKSH-së, sepse nesër, do të jetë vonë. Shumë vonë. Nuk do t’iu pranojë as dheu e as ferrat e Shqipërisë së Ribashkuar Etnike!

Të gjithë ata kuislingë filosllavë, që janë aliazhuar si aleatë besnikë me amalgamën serbosllave në luftën e tyre të përbashkët kundër FBKSH-së, përkatësisht Ribashkimit të Shqipërisë Etnike, pa dyshim se një ditë, do t’i mallkojë dhe, do t’i ndëshkojë rëndë dhe, pa kurrfarë mëshire historia dhe mbarë populli shqiptar.

Janë të mjerë dhe fatzinj të gjithë ata huliganë-tuxharë politikë dhe propagandistë agjenturorë, që në çfarëdo forme janë implikuar me tendencë, që ta: abuzojnë, minimizojnë, kompremetojnë, kontestojnë, ta nxijnë, ta “arikivojnë” dhe ta mohojnë rolin dhe rëndësinë historike kombëtare dhe atdhetare të Fronitit për Bashkim Kombëtar Shqiptar(FBKSH) në shërbim të RIBASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE.

Të gjithë ata që me sjelljet dhe me veprimet e tyre të publike ose të fshehta kanë luajtur dhe, janë duke luajtur në “letrën djegëse” të FBKSH-së, dihet se, ata të gjithë janë antikombëtarë dhe armiq të egër atavistë jo vetëm kundër FBKSH-së, por edhe kundër RIBASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE.

Lufta e egër e huliganizimit politiko-propagandistik armiqësor në shpërfytyrimin e së vërtetës së FBKSH-së(2002-2009)!

Të gjithë ata, që kanë refuzuar legalizimin zyrtar të FBKSH-së në Tiranë dhe në Prishtinë, si dhe të gjitha ato masmedia, të cilat për shkak të “mbidijes” arrogante “preponderstike-demokratike” dhe të prepotencës së tyre “moderne” i kanë hudhur në koshin e mbeturinave materialet dhe dokumentet zyrtare( platformën, memorandumet, deklaratat, komuniktat dhe informacioent e tjera) të FBKSH-së, as realisht, as ligjërisht, as kombëtarisht, as atdhetarisht, as demokratikisht nuk kanë asgjë të përbashkët me FBKSH-në, sepse qe 10 vjet rresht, si pasojë direkte dhe indirekte e doktrinës dhe e praktikës së huliganizmit të aliazhuar të tyre antikombëtare, antiligjore dhe antidemokratike, FBKSH-ja vepron në ilegalitet (e pa regjistruar formalisht në gjykatat përkatëse të Tiranës, të Prishtinës dhe të Tetovës), e diferencuar, e diskriminuar dhe e izoluar nga skena ligjore, politike dhe demokratike. Vepron dhe mbijeton si “gjahu ndër ujqër”, ndryshe nga statusi legal i partive dhe i subjekteve të tjera politike në Kosovë, në Shqipëri dhe në Iliridë.

Një luftim, një anatemë, një përdnjekje, një burgosje, një diferencim, një izolim, një diskriminim dhe një padrejtësi e këtillë antihistorike, antikombëtare, antiligjore, antihumane dhe antidemokratike FBKSH-së i është bërë, dhe, po i bëhet (njësoj sikurse në Tiranë,në Prishtinë dhe në Tetovë) edhe nga “ligjet”, nga “kushtetutat”, nga “vendimet”, nga “drejtlsia”, nga “demokracia”, nga politika dhe nga propaganda antishqiptare e Shkupit, e Podgoricës, e Beogradit dhe e Athinës, vetëm për vetëm pse Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) është në vijën e palëkundshme historike, kombëtare, ligjore, juridike kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar me ngulmë rikthimin e së drejtës historike dhe ligjore të kombit shqiptar mbi realizimin e së drejtës së vetëvendosjes si komb dhe si shtet i përbashkët shqiptar, ashtu sokurse janë kombet dhe shtetet e tjera në Ballkan. Asgjë më shumë, as më pak.

Ja, kjo është arsyjea dhe argumenti, pse institucioent dhe organet përkatëse ligjore dhe politike në Tiranë dhe në Prishtinë deri më sot nuk kanë pasur guxim, drejtësi, as vizion kombëtar politik, as diplomatik, që nl “tefteret” e tyre, ta regjistrojnë si subjekt legal dhe të rregullt edhe FBKSH-në, ashtu sikurse subjektet e tjera politike në Shqipëri, në Kosovë dhe në Tetovë.

Kompromisi politik-legalizimi i FBKSH-së!

Të të gjithë huliganët dhe tuxharët politikë dhe propagandistikë kuislingë filosllavë, të cilët në çfarëdo forme qoftë e kanë nëpërkëmbur, shfrytëzuar dhe tjetërsuar interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të kombit dhe të Shqipërisë Etnike (1990-2009), duke e goditur kësisoj rëndë, edhe interesin e përgjithshëm të luftës së pakompromis të FBKSH-së për çlirimin dhe ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, duhet ta mbajnë parasysh faktin se, tendenca, mendjemadhësia, kretenizmi, makutëria, karrierizmi, bajraktarizmi, esadizimi, paragjykimi, injoranca, egocentrizmi, lokalizmi, provincializmi dhe gara e ethshme politiko-propagandistike për eliminin dhe për izolimin e FBKSH-së nga skena politike, kombëtare dhe nga gjiri i popullit liridashës dhe atdhedashës shqiptar, në asnjë mënyrë dhe, në asnjë kuptim (të ngushtë, as të gjerë) nuk e përqartësojnë të VËRTETËN mbi FBKSH-në, vetëm se e mjegullojnë dhe e bëjnë terr e zi, ashtu si i konvenon teorisë së komplotit të tuxharëve politikë dhe të huliganizmit politiko-propagandistik si armë e tyre krysore për të luftuar, për ta anatemuar dhe për ta përtrollisur të VËRTETËN mbi qenien e tërësishme të FBKSH-së.

Kjo luftë (pothuajse 1o-vjeçare) e egër e tuxharëve politikë dhe e huliganizmit të tyre medail propagandistik (të blerë, të indoktrinuar dhe të instrumentalizuar për arritjen e qëllimeve të tyre kerrieriste dhe korrupcioniste) për nga mjetet, metodat dhe instrumentet e saj politike, propagandistike, antiligjore, antihumane dhe antishqiptare për eliminimin dhe për zhdukjen nga skena politike, ushtarake dhe kombëtare të FBKSH-së për Ribashkimin e Shqipërisë Etnike, njësoj është e barasvlershme, e egër, dhe e pamëshirshme, sepse shërbehet me të njëjtat instrumente të agjitpropit, të përndjekjes, të arrestimeve , të burgosjeve, të shkurtimit të drejtave dhe lirive elementare të njeriut, të drejtave kombëtare, si dhe të diferencimit të FBKSH-së, për shkak të papërshtatshmërisë politike dhe partiake të veprimtarëve të saj, si dhe të anëtarëve të familjeve dhe miqve të tyre, që në çfarëdo forme janë të ndërlidhur me veprimtarinë e FBKSH-së në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike.

Këtë teori dhe prkatikë të kopjuar dhe të zbatuar nga “ligjet”, nga “drejtësia” dhe nga “demokracia” e sistemit të diferencimit serbsollav të FBKSH-së nga ana e tuxharëve të sotëm politikë shqiptarë, e dëshmon edhe moslegalizimi zyrtar i FBKSH-së në letër nga ana e institucioenve dhe e organeve përkatëse “ligjore”, “kushtetuese” dhe “demokratike” në Tiranë, në Prishtinë dhe në Tetovë.

Moslegalizimi i FBKSH-së në “tefteret ligjore” nga ana e politikës dhe e “drejtësisë” ditore në Tiranë, në Prishtinë dhe në Tetovë, është diskriminim i pajustifikueshëm, është padrejtësia dhe turpi më i madh për të gjithë ata, që drejtazi dhe zhdrejtazi kanë refuzuar, që FBKSH-në, ta regjistrojnë si subjekt politik të ligjshëm, ashtu sikurse subjektete e tjera politike në Kosovë dhe në Shqipëri.

Pavarësisht nga ineteresat dhe nga praktika e deritashme dhjetëvjeçare e ligjit dhe politikës së papërgjegjshme zyrtare shqiptare kundër FBKSH-së, moslegalizimi i mëtejmë i tij, do të jetë një njollë e turpshme dhe e zezë në historinë e ligjit, të kushtetutës, të drejtësisë dhe të demokracisë së sotme liberale pluraliste të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Iliridës.

Nuk ka diploma për antikombëtarizëm-antibashkim shqiptar!

FBKSH-ja nuk është institucion për lëshimin e diplomave dhe të gradave akademike për kombëtarizëm atyre që, në çfarëdo forme e kanë goditur dhe cenuar interesin dhe vlerat e saj në kontekstin e vlerave dhe interesit të përgjithshëm të strategjisë së saj në favor të Ribashkimit të gjithë kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Shkurt e shqip, ideologët, strategjistët dhe drejtuesit e FBKSH-së nuk merren me bilancimin e analizave statistikore dhe matematikore të biznesit të politikës ditore dhe agjenturore të huliganizmit propagandistik se, kush është më shumë, e kush më pak patriot, kombëtar, atdhetar e demokrat, por merren me objektivat dhe me detyrat e interesave prioritare të strategjisë së Ribashkimit të Kombit dhe të Shqipërisë Etnike.

Askush nuk ka nevojë të nxitojë (pavarësisht nga paragjykimet dhe qëllimet e ulta primitive, egoiste dhe lokaliste), që të hyjë ndër të parët në “provimin e fundit kualifikues” se kush është më kombëtar, më atdhetar dhe më demokrat se tjetri, sepse secili do të hyjë në historinë e Ribashkimit të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, sipas meritave të veta, të dëshmuara me vepër konkrete para gjithë kombit dhe para gjithë Shqipërisë Etnike, jo me përralla e shpifje të ndryshme (duke rrotulluar letra pokeri dhe duke luajtur bixhoze në dehjen e rakisë politike, se kë duhet eliminuar politikisht dhe kombëtarisht, kë duhet eliminuar, diferencuar dhe izoluar nga skena politike dhe nga pushteti) me vota të fshehta, të blera dhe të vjedhura nga populli për të jetuar në kurriz të tij, sikurse këtu e 100 vjet më parë nën robërinë shekullore serbosllave.

Këtë lloj “parimi” anitnjerëzor, antiligjor, antidemokratik dhe antikombëtar shqiptar kundër interesit të përgjithshëm të kombit dhe të Shqipërisë Etnike, nuk e njeh Platforma, as veprimtaria kombëtare dhe politike e Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH).

Prandaj, përfoljet, kurthat, intrigat, spekulimet, manovrimet, shantazhet dhe teoria e kompllotizmit e polpotistëve anti-FBKSH dhe anti-AKSH-ANTIRIBASHKIM etj., në stilin e huliganizmit akrobatik “gjuaje gurin e fshihe dorën”, janë të tepërta dhe të dëmshme për shëndetin e veprimtarisë kombëtare dhe atdhetare të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), që pa asnjë kursim dhe, pa asnjë kompromis, janë vënë në funksion të RIBASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE.

Vetëm ata, që me ndërgjegje të lartë njerëzore, kombëtare, etike, profesionale, intelektuale dhe fizike, të cilët qe pothuajse qe 10 vjet janë mishëruar dhe familiarizuar me Platformën ideore dhe me veprimtarinë konkrete të FBKSH-së në shërbim të RIBASHKIMIT TË KOMBIT DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE, ATA JANË MË MERITORËT E KAUZËS SË SHENJTË TË RIBASHKIMIT.

Zëdhënësit e patrembur të FBKSH-së-Ribashkimit të Kombit dhe të Shqipërisë Etnike

Nëse lind nevoja, jo NJËHERË, POR EDHE NJË MILION HERË, do ta përsërisim KONSTATIMIN VLERËSUES, se kush ka kontribuar më së shumti dhe se kush kanë qenë dhe, edhe sot, kush janë ndër më të frytshmit dhe më meritorët në mbështetjen mediale kombëtare, propagandistike, politike, diplomatike, demokratike dhe paqësore të FBKSH-së gjatë dekadës së fundit(2002-2009) të zhvillimit të veprimtarisë së saj në DOBI TË RIBASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.

Ndër masmediat më meritore, që në “vijën e parë të zjarrit” janë dëshmuar me punën e tyre konkrete dhe të jashtëzakonshme për MBËSHTETJEN DHE AFIRMIMIN e FBKSH-së drejt RibashkimiT Kombëtar Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike janë këta lajmtarë të lirisë: Ribashkimi i Shqipërisë(Tiranë), Shqipëria e Bashkuar (Toronto), Liria Kombëtare (Nju-Xhersi), RTVZIK (Kopenhagë), Iliria (Londër), Radio Kosova e Lirë (Prishtinë), Kosova Press(Prishtinë), Zëri i Kosovës (Prishtinë), Dervina-Albania Press (Londër-Vankuver), Ereniku Net (Nju-Jork), Tan Market (Vankuver), Shqipëria Sot (Albania Today), Mekuli Press(Osllo), Nënë Shqipëri, Epoka e Re (Prishtinë) etj.

Të mos keqkuptohemi dhe të mos keq interpretohemi se, as Profesori e as strategjistët e FBKSH-së, nuk pretndojnë të jenë avokatë të masëmediave të theksuara, por moralisht dhe kombëtarisht jemi të obliguar, që botërisht, të vëmë në dukje angazhimin dhe kontributin e tyre frytëdhënës dhe të vlefshëm etik, profesional, kombëtar, politik, demokratik dhe atdhetar në

Masëmediat e tjera shqiptare, pavarësisht se çfarë shkalle të kombëtares, çfarë emërtimesh mbajnë ato, dhe, çfarë përmbajtje të ngjeshur kombëtare, politike e demokratike kanë zhvilluar ato, është vetëm çështje e tyre, jo e jona. Ne nuk jemi dhe, nuk pretendojmë të jemi “avokatë” dhe vlerësues të tyre. Ka kush t’i vlerësojë ato për oreintimin, efektivitetin dhe, për konceptin e të tyre politik, kombëtar dhe demokratik. Ato, nuk janë të ndërlidhura me zhvillimin e aktivitetit tonë në rrafshin e RIBASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR NË KUADRIN E FBKSH-së, sepse , deri tani (2000-2009) nuk kanë publikuar asnjë dokument dhe asnjë informacion zyrtar të FBKSH-së. Prandaj, pavarësisht se në çfarë stadi të kombëtares janë ato masëmedia, ato me plot të drejtë nuk figurojnë në listën prioritare të masëmediave të theksuara të FBKSH-së.

Për margjinalizimin, injorimin dhe bojktomin e FBKSH-së nga skena legale politike dhe nga faqet e masëmediave të tjera, pyetjen dhe përgjigjjen kërkojeni si nga “ligjëvënësit” e rendnit, të drejtësisë, të barazisë, të demokracisë së perosanlizuar dhe të tjetërsuar nga populli, ashtu edhe nga padronët e hyzmeqarët e tyre prepotentë “modernë”, që “ecin me kohën” në shërbim të interesave dhe të mbrojtjes së politikës ditore, por thellësisht dhe gjerësisht në kundërshtimim me logjikën e arsyes së shëndoshë dhe të drejtës së natyrshme historike të shqiptarëve mbi çlirimin, shkolonizimin dhe ribashkimin e territoreve të Shqipërisë Etnike, në përputhje me të drejtën historike dhe me parimet, me rregulat dhe me normat e së drejtës juridike ndërkombëtare, si dhe me Kushtetutën në fuqi të Republikës së Shqipërisë, ku thuhet: “ ...Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen më të thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë vlerat më të larta të njerëzimit... 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.” (Shih: Kushtata e Republikës së Shqipërisë (Preambula, dhe Neni 8, paragrafi 1, pika 1.), Tiranë, 2002, f. 5 dhe 7.

S’ka dyshim se, ai që e do lirinë dhe pavarësinë e Kombit të vet, ai e do edhe lirinë e pavarësinë e kombeve të tjera, me përjashtim të serbëve, të grekëve, të sllavomaqedonëve dhe të malazezëve, të cilët qe më se një shekull (1878-2009) teorikisht dhe praktikisht kanë dëshmuar se duan lirinë dhe pavarësinë e vet, por jo edhe të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Këtë përjashtim e kapitalizoi dhe e dëshmoi edhe hollokausti i fundit i Serbisë gjenocidale dhe kolonialiste në Kosovën shqiptare (1989-1999).Këtë shkrim në favor të së VËRTETËS së FBKSH-së, po e përmbyll me këtë uratë përshëndetëse: - Të gjithë atyre që janë në “vijën e frontit” për Ribashkimin Kombëtar Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, NDERIME dhe LAVDI! ZOTI, KOMBI DHE DREJTËSIA QOFSHIN NË MBROJTJEN E JUA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptySun Oct 11, 2009 11:38 am

Si dhampir zgerdhihet me xhelatin serbe.
Se te dy kishin qellimin elimenimin e Adem jasharit dhe UQK-se.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptySun Oct 11, 2009 1:00 pm

Nena e I.Rugoves quhej Savka Radulloviq nga Prie Polje e Malit te zi e cila ishte serbe, ndersa e therrisnin Nana Sof
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptyWed Oct 14, 2009 3:18 pm

Nip shkau..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptyWed Oct 14, 2009 9:07 pm

R E A G I M

Nga Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare(AKSH), më datën 14 tetor 2009,




,Në edicionin e lajmeve qendrore të RTK-së të orës 19.30 të datës 13 tetor 2009 mësuam se kinse në emër të AKSH-së, një person i pa njohur kishte bërë thirrje telefonike anonime, duke kërcënuar se në objektin e Gjykatës së Qarkut është vendosur një bombë, por më pastaj doli alarm i rrejshëm, ndërkaq në oborr të rektoratit u gjend mjeti shpërthyes. Thellësisht dhe tmerrësisht jemi të indinjuar dhe të shqetësuar për këtë që ka ndodhur. Është hera e dytë që pas Shtajnerit, dikush është shumë i interesuar që AKSH-ën ta paraqes si terroriste dhe të rrezikshme. JO zonja e zotërinj, kjo nuk është e vërtetë! AKSH-ja nuk frikëson, nuk plaçkitë dhe nuk e terrorizon popullin e vetë, i cili e mban dhe e ushqen. Fuqimisht jemi të vendosur që njerëzit e tillë, bartës të dukurive negative të tilla t’i identifikojmë dhe në bazë të akteve normative, vendimeve dhe urdhëresave në fuqi, të merren masa kushdo qofshin ata apo ato. Më herët opinionit i është bërë e ditur se që nga data 17 shkurt 2008 AKSH-ja ka pushuar veprimet në Republikën e Kosovës. Prandaj, çdo veprim i bërë në emër të AKSH-së, është sulm i drejtpërdrejt ndaj vlerave kombëtare dhe të arriturave, e sidomos rolit pozitiv që ka pasur AKSH-ja gjatë periudhës para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Veprimet e tilla dhe të ngjashme janë veprime të individëve apo grupeve njerëzish që nuk kanë asgjë të përbashkët me AKSH-ën, por në emër të tri shkronjave të arta mundohen t’i fshehin veprimet e tyre djallëzore dhe të ndyra, mundohen që duke u fshehur dhe mbuluar fytyrën, të përfitojnë në dy mënyra: e para, të njollosin dhe përlyejnë veprimtarinë e pastër atdhetare dhe kombëtare të AKSH-së së popullit, dhe e dyta, të përfitojnë dhe të kenë përfitime personale. Kërkojmë që për hir të së vërtetës që këta të pafytyrë dhe qyqarë të zbulohen dhe të hidhen para drejtësisë, ndërsa organet e hetuesisë së AKSH-së të ndihmojnë dhe identifikojnë personat e tillë. Me këtë mendojmë se do të fillojë të zhvillohet fija e lëmshit të zi dhe shumë të pa vërtetave që janë thënë dhe shkruar në kurriz të AKSH-së së vërtetë,
Prizren, 14 tetor 2009 SHP i AKSH-së,

, Zëdhënësi, Sokol Deliu,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptySat Oct 17, 2009 12:53 pm

LPK dhe AKSH përsëri në këmbë!
Besnik Prishtina

Mbi LPK-ën!

Duke e lexuar shtypin ditor këto ditët e fundit, në veçanti me ranë në sy këto dy shkrime me të cilat do të merrem në këtë shkrim timin.
- “LPK: Reagim ndaj marrëveshjes Shqipëri-Greqi për kufijtë detarë” të lexuar te www.mekulipress.com dhe - Reagim i AKSH-ës të lexuar te www.albaniapress.com, që mbanin datën 14 tetor 2009.

Së pari heshtja e LPK për një kohë relativisht të gjatë pas shkëputjes së PSK nga gjiri i saj po tregon se ajo e mbijetoi edhe këtë lindje të re. LPK tani më është një nënë nga cila linden shumë parti politike, fatkeqësisht jolojale, që sa herë që linden vet, të amën u munduan të e shpallën të shuar. Dhe megjithatë LPK vazhdon të jeton fal bijve e bijave të këti populli që nuk e lejojnë shuarjen e saj para se ajo të arrin aty ku duhet – në cakun definitiv të bashkimit.

Të përkujtojmë lexuesit se LPK është organizata me e vjetër politike e rezistencës e Popullit Shqiptar në kohën sundimit të ish RSFJ, e cila synonte bashkimin e gjitha viseve shqiptare si dhe krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës. Dhe nëse RSFJ do të refuzonte këtë kërkese ajo do të vazhdonte luftën për bashkimin me shtetin amë Shqipërinë.

Rrënjët historike të kësaj Lëvizje nisen nga koha e Lidhjes së Prizrenit të 1878, gjeneratë pas gjenerate, dhe intensivisht nga koha e demonstratave të vitit 1968 kur për herë të parë në gjitha viset shqiptare u demonstrua me kërkesën për Republikën e Kosovës si dhe me kërkesa tjera të asaj kohe.

Pasi që në vitet e më pasme nga pushteti i atëhershëm u realizuan tëra kërkesat e këtyre demonstratave përveç të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS e cila nuk u realizua as pas Kongresit të X të ish LKJ, në vitin 1975 nga pjesëmarrësit e demonstratave të vitit 1968, pra nga gjenerata e re erdhi deri te krijimi i bërthamës që filloi krijimin e Organizatës së PKMLSHJ e cila do të vepronte në Platformën Politike të krijimit të Republikës Shqiptare të Kosovës.

Kjo Organizatë në vitet e më vonshme do të shndërrohet në një organizatë të mirëfilltë ilegale e cila ne demonstratat studentore të vitit 1981 ia arriti që të e ndryshon kursin e tyre social në kursin politikë të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS. Deri në atë kohe në Kosovë ajo ishte e vetmja organizatë që vepronte në Platformën Politike të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS. Ndërsa organizatat tjera ilegale si LNÇKVSHJ e OMLK e tj. vepronin në Platformën e Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Pas këtyre demonstratave u krijuan kushte më të mira për bashkimin e forcave ilegale dhe kështu me iniciativën e PKMLSHJ dhe me përgjigjen pozitive të palëve tjera me 17 shkurt 1982 e 15 maj 1982 kur në këtë Lëvizje u bashkuan edhe LNÇKVSHJ e OMLK. Në udhëheqjen e PKMLSHJ ishte edhe Mr. Halil Alidemaj, deri sa ishte i gjallë. Në udhëheqjen e LNÇKVSHJ merrte pjese edhe Jusuf Gërvalla. E edhe në udhëheqjen e OMLK merrte pjese edhe Kadri Zeka, deri në vrasjen e tyre në atentatin e UDB-es të 17 Janrit 1982. Ky atentat ndaj tyre u ekzekutua nga ana e UDB-es pikërisht për të penguar bashkimin e këtyre organizatave ilegale, por shokët e tyre vazhduan bisedimet për bashkim me PKMLSHJ dhe një muaj pas atentatit me 17 shkurt 1982 u realizua bashkimi në LRSSHJ, që më vonë do të quhet LPK.

Nga ajo kohë e deri me tani LPK zhvilloi një luftë kolosal politike e të armatosur ndaj armiqve fqinj sllav dhe është meritë edhe e kësaj Lëvizje që sot më nuk ekziston burgu kolektiv i popujve i quajtur Jugosllavi. Por, LPK u ndesh edhe me shumë vështirësi të brendshme që i ngjanin shumë veprimtarisë së Mugoshes e të Tempos në kohën kur u krijua PKSH. Tani ata vepronin jo vet, por përmes të instrumentalizimit të disa njerëzve meskin e kokëshkrete ose përmes disa të tjerëve që mbi lirin e popullit i kishin ambiciet e veta për pushtet. Ata hynin apo dilnin nga LPK me të njëjta ambicie për pushtet personal.

Edhe LPK u ndesh me tendenca që të eliminohen kuadrot kryesore dhe që ajo të mbetet në disa diletant të cilët me kohë do të e përçanin dhe fundosnin LPK në detin e intrigave. Mirëpo, LPK i mbijetoi tëra këto sfida të mëdha në kushte jashtëzakonisht të vështira fal veprimtarëve të tre krahëve që e përbënin atë e të cilët me këmbëngulje vepronin në zbatimin e programit të 17 shkurtit 1982.

Pat raste që të tillët njëherë imponoheshin rrejshëm si “themelues dhe pararojë e majtë” në rastin tjetër e braktisnin LPK dhe e shpallnin “inekzistente” e vet shpalleshin “të djathtë”dhe ngjiteshin në postet e imagjinuara të pushtetit të LDK, e pastaj prapë me akrobacione politike ktheheshin në LPK dhe thurnin intriga për të ndarë nga atë UÇK apo anasjelltas. Kjo dukuri u bë ma masive sidomos në kohën e përfundimit të luftës së armatosur dhe menjëherë pas qershorit 1999 kur u mendua se erdhi koha për të "hipur" në një pushtet të ri vasal edhe pse brenda vendit u instaluan ushtritë e policitë dhe administrata e huaj. LPK nuk mashtrua pas këtij pushteti nën sundimin e huaj diktatorial dhe ajo në kushte teje të vështira e vazhdoi punën e vet. Në momentin kur u shpall pavarësia e rrejshme, planin e Ahtisarit e miratoi edhe një formacion i LPK që hyri në koalicion me partin në pushtet për pushtet vasal nën sundimin e huaj. Kjo klas politike po përpiqet të na imponojnë një demokraci te rrejshme! Ata së bashku po krekosen se Kosova po shkon drejtë integrimeve NËN sundimin e BE dhe të NATO-s, ku politikën ndaj shqiptarëve e diktojnë grekët e miqtë tjerë pro sllav e antiangloamerikan, që po na mbajnë të ndarë në 6 shtete.

Në këtë shkrim të nënshkruar nga Hasan Metaj po thuhet se LPK po jeton dhe se gjallërisht është e interesuar për çdo pjesë të atdheut. Këtu shihet se LPK misionin e vet do të e sheh të përfunduar vetëm kur Kombi i ynë me VETËVENDOSJEN e vet të është nën një Flamur dhe brenda një Shteti. Po shihet qartë se te gjenerata e re trashëgimtare po e merr detyrën e vet!

Mbi AKSH-ën!

UÇK-ën e lindi LPK, ndërsa AKSH është vazhdimësia e UÇK-ës.

Duke e lexuar REAGIMIN e AKSH të nënshkruar “...Prizren, 14 tetor 2009
SHP i AKSH-s Zëdhënësi, Sokol Deliu...”, mu kujtua se këto ditë e kam lexua një shkrim tjetër ku thuhej(po citoj)::

“...Nuk duhet të ndodhë që mbi AKSH të flitet vetëm kur çetniket e Car Lazarit ia mësyjnë Kosovës. Nuk mund të sillemi me ushtri si me shallin, të cilin e përdorim për të shpëtuar kokën nga acari, e kur kalon acari e hedhim të këmbët. Sepse acari kthehet prapë...”!

Pastaj aty në vazhdim thuhej:

“...Heshtet e vërteta edhe pse dihet hapur se AKSH është vazhdim i UÇK-së dhe se ajo përbëhet nga ata veteran që nuk pranuan demobilizimin para së të përmbushet BETIMI, të cilin ata e kanë dhënë me rastin e bashkëngjitjes së tyre në radhët e UÇK-së. Është sekrete publik se një pjesë e UÇK u transformua në TMK ndërsa një pjesë tjetër në AKSH. Dihet se AKSH-ja po akuzohet me po ato intriga sikur është akuzuar UÇK-ja.

Për veprimet për interesa private të individëve nuk mund të ngarkohet AKSH apo ndonjë institucione tjetër por vetëm personat që bëjnë veprime të tilla për interesa egoiste.

Është e çart se rregullat e ushtarake të AKSH janë të ashpra si në çdo ushtri tjetër për ata që në emër të AKSH bëjnë keqpërdorime, dhe të mjerët ata që i thyejnë ato. AKSH-në, si formacion ushtarak, i cili i ka vu detyrë vetit që të realizoj misionin e UÇK-së deri në fund, nuk ka mundësi të veproj pa mbështetjen morale e materiale të popullsisë, për lirinë e së cilës ajo i ka vu në dispozicion edhe jetët e veta që nga hyrja në UÇK. Njerëzit e tillë nuk mundet me i ndal as kush deri në vdekje.

Para shpalljes së pavarësisë në RTK e kemi pa një insert ku AKSH shfaqet në ruajtjen e kufijve të Kosovës në kohën kur vinin kërcime serioze për agresion nga paramilitaret serb të Gardës të Car Lazarit, dhe që nga atëherë mjetet e informimit po heshtin. AKSH ekziston dhe për te opinioni duhet të informohet njësoj si për FSK. Duhet ditur se FSK pas një kohe mund sërish të transferohet në diçka tjetër dhe nga ajo ti nxjerrin edhe ata pak ushtar të UÇK që kanë mbet aty dhe ajo të shndërrohet në një shoqatë të gjuetareve të patave...“ (përfundim i citatit)!

Në REAGIM po thuhej se “AKSH nuk vepron në Kosovë”, megjithatë ky REAGIM i lëshuar në Prizren tregon se ku është selia e SHP të AKSH! Pastaj në kufijtë administrativ të Republikës së Kosovës jetojnë dhe veprojnë numri më i madh i ushtarëve të UÇK. E ata nuk heqin dorë nga BETIMI dhe se në luftë për të e realizuar amanetin e DËSHMORËVE të KOMBIT nuk i kërkojnë leje askujt!

Do të shtoja vetëm faktin se kaluan gati dy vite dhe kufirin verior nuk po e ruan as SHPK, as UNMIK-EULEX-i dhe as KFOR-i! Serbët kufirin e kanë shtyrë brenda Mitrovicës! Për një shekull Serbia e shtyu kufirin në tokat tona nga Nishi në Mitrovicë! Tani po vazhdohet të sulmohen shqiptaret në anën tjetër të Ibrit dhe ata po kërkojnë mbrojtje urgjente! Mitrovica po i thërret Kosovës. Po i thërret Isa Buletinit! Prandaj në çdo lagje në çdo Fshat e në çdo Qytet shqiptar duhet ti krijohen Njësitë e AKSH për bashkimin dhe mbrojtjen e Shqipërisë etnike! Kur të çlirohet e bashkohet Shqipëria e lirë, do të lind demokracia – e vërtetë!
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptySun Oct 18, 2009 12:08 pm

Rugova nkamb kana que uck tuj akuzue.
Me Milloshin tuj bbisedue uck duhet me shkaterrue.
Qoi ushtri e polici Adem jasharit ne shtepi.
Adem jashari trim dai luftoi deri dha jeten per liri.
Uck nisi tuj u shtue Rugova te Milloshi kishte shkue.
Shkoi per me u strehue se uck po do mem vra mue.
haj tradhtare e he medet Milloshi e mbajti ne shtepi te vet.
Shkojke qeni tuj zgerdhi,
Per uck foli me zi.
Kerkoi nato serbin mos me bombardue .
Po badihava u mundue.
SE uck shjaun ka shkaterrue.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptyTue Oct 20, 2009 9:57 am

KOMUNISTËT” – “DEMOKRATË”


Tafil Duraku | |
Në këtë kohë të pluralizmit politik që ka përfshirë edhe vendet ballkanike e më gjerë, të shkruash për “kominustët” pushtetmbajtës dhe të mbrosh krimet e tyre – është njësoj sikur të lidhësh ndonjë aleancë të re kriminale kundër popullit tënd.


T’i quash atë kategori të “komunistëve” të deridjeshëm – demokratë - është njësoj sikur t’i përligjësh diskriminimet (dhunën policore-ushtarake) që i kryen ata gjatë jetës së tyre 45-vjeçare në pushtet, në të gjitha poret jetësore. Po, a nuk ishin një kategori e veçantë e “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë”, ata të cilët e shkërryen dhe e gërryen djersën e këtij populli fatkeq dhe të kësaj punëtorie (flasim për Kosovën), në mënyrën më çnjerëzore?! A nuk ishin një kategori e “komunistve” të deridjeshëm tash “demokratë” ata të cilët heshtën vazhdimisht dhe miratuan çdo të keqe për bijtë dhe bijat e këtij populli? Ata poltronë dhe shërbëtorë të paturpshëm të “komunizmit sllavomadh”. Po, cilët janë bijtë dhe bijat e këtij populli?! Mos, vallë, ata (ato) të cilët (-at) heshtin ose çirren për kolltuqe sa më të mëdha e sa më të buta?! Mos, vallë, janë bijtë dhe bijat e këtij populli ajo kategori e larvave të “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë” që mbetën në pushtet – kudo në vendet kyçe udhëheqëse (në çdo sferë të jetës shoqërore), të cilëve s’u ndihet as zëri ose çirren pa ndonjë masë. Me rëndësi është se veprojnë gjithnjë prapa shpine. Bile, edhe frymëmarrjen e bëjnë shumë perfide. Pakurrizorçe, ashtu siç i kanë këshilluar “komunistët” e deridjeshëm tash “demokratë” dhe jo pa ndonjë levërdi personale. Me moton shumë çnjerëzore, bajate dhe të ndyrë: “Sot të ndihmoj unë ty, po të lë në pushtet, që të më ndihmosh ti nesër”(!). A s’është kjo ftesë publike për mosnjohjen e ligjeve për të gjithë njësoj? A s’është kjo një “formë” shumë perfide për vazhdimin dhe thellimin e përçarjeve të reja kombëtare? A s’është kjo edhe një utopi e llojit të vet?...

Çdo gjë e re që nuk mbështetet mbi traditën pozitive si vazhdimësi popullore, nuk është cilësore dhe se është edhe më pak cilësore kur ndërtohet me materialin e rrënuar, me atë material të stërmykur të kohëve. Po, ç‘të bësh?... Të mos bëzësh para këtij realiteti pervers dhe paradoksal nuk bën assesi. Thënë shkoçur, është koha e fundit që të nxjerrim mësime përfundimtare nga pësimet e kohës së shkuar.

Çfarë të mbjellë – korrë njeriu. Sipas kësaj dialektike logjike pozitive, kështu duhet kundruar gjërat. Nëqoftëse edhe në këto kushte “demokratike” instalohet në pushtet ajo kategori e “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë” dhe ajo kategori e lavrave të tyre, shtrohet pyetja: Çfarë do të korrim nesër?... Dhe, përgjigjja është mëse e qartë: Po, çka tjetër pos korrupsion edhe më të egër, padrejtësi edhe më të mëdha në të gjitha sferat e jetës shoqërore, eksploatim klanoro-shtetëror… Po, nga kush, vallë? Nga kush tjetër pos nga ajo kategori e “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë” dhe nga ajo kategori e larvave të tyre “demokratike”, të cilat janë vënë në veprim perfid diplomatik dhe janë “krah” me popullin… Pra, ta avansojmë atë kategori të “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë” dhe të larvave të tyre, nëpër postet dhe detyrat kyçe-ku, patjetër, do të na kompromitojnë e diskreditojnë nesër, është plotësisht e papranueshme! Por, a duhet të jemi në çdo nivel të dijes, duhet, këtë, në radhë të parë, e kërkon situate gjithëkombëtare shqiptare.

Çdo ide ose çdo ligj që nuk nënkupton zbatimin njësoj për çdo individ veç e veç në nivelin gjithëkombëtar, sipas mendimit tonë, nuk është aspak e pranueshme në suazat e sistemit pluralist, nga ciladoqoftë parti politike që vjen në truallin gjithëshqiptar.

Serbo(jugo)sllavia po kërcënon gjithnjë, bile, me aksione konkrete kundër popullit shqiptar në radhë të parë dhe kundër popujve tjerë në këto hapësira. Mos, vallë, ne, duhet të rrimë duarkryq dhe të presim që gjërat t’i rregullojë ajo kategori e “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë” dhe larvat e tyre që kanë mbetur në postet kyçe për pushtetin e ardhshëm “demokratik”?!... Assesi!... Të presësh është mirë. Të kesh durim është edhe më mirë, sepse, me durim arrihet gjithçka – thonë francezët. Por, në këto kushte, të presësh dhe të durosh e në fund të korrësh humbje – është katastrofë e llojit të vet…

Pesë dekadat e zeza

Çdo intelektuali, pamëdyshje, i kujtohen vitet 1878, 1913, 1943, etj. (Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës, e Jajcës - AVNOJ-it, etj.), kur në mënyrë të pamëshirshme u copëtuan tokat shqiptare. Një pjesë e Shqipërisë iu dha Greqisë, ndërsa, pjesa dërrmuese Jugosllavisë, ku u ricopëtua në tri republika: në atë të Serbisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë, me një autonomi mashtruese që iu dha Kosovës, ku, mbi 90% të popullsisë e përbënin dhe edhe sot e përbëjnë shqiptarët.

Populli shqiptar prej vitit 1875 u persekutua në mënyrë të organizuar nga qarqet shoveniste serbomëdha, nga të cilat persekutohet edhe sot e gjithë ditën – me metodat më perfide të veprimit. E, shqiptarët, pamëshirshëm u lanë në kthetrat e Serbisë, nga qeveritë e atëhershme të Evropës dhe të Amerikës. Ky popull heq të zitë e ullirit dhe është i vetmi popull në Kontinentin e Vjetër që është më i copëtuari dhe i okupuar edhe sot e kësaj dite.

Kryenjerka e këtij populli fisnik mbetet Serbia shoveniste, e cila nuk është e vetmja okupatore e tokave shqiptare. Por, popullit shqiptar në troje të veta gjithmonë i rri mbi kokë – si një kuçedër përbindëshe, e përkrahur nga Moska. Serbisë së ndyrë iu bënë krahë edhe poltronët nga radhët e popullit tonë, të cilët edhe sot e kësaj dite janë shndërruar në kukulla perfide të veprimtarisë okupuese serbe. Kryenjerka, qe 45 vjetë, në mënyrë të papenguar ka bërë punët e veta që do t’i hyjnë në punë sot dhe nesër. Ka prehur kthetrat e dhëmbët dhe ka tëholluar gjuhën në atë masë që t’i mbulojë dy të parat para popujve demokratikë dhe të civilizuar të Evropës dhe të botës. Sipas parashikimeve, një gjë e tillë nuk do t’i shkojë ndoresh, sepse, opinioni ndërkombëtar tashmë e di se e vetmja Kosova dhe populli shqiptar janë të okupuar në Kontinentin e Vjetër. Perfiditeti i kryenjerkës është shtuar edhe më, sepse, kurrënjëherë nuk pushon të flasë për “dashurinë” ndaj “bijve” dhe “bijave” të “veta”…

Të shkruash për periudhën e shkuar dhe të pajtohesh me rrjedhën e ngjarjeve që s’je pajtuar kurrë ose të heshtësh në ndonjë mënyrë, është plotësisht e pafalshme.

Në pesë dekadat e shkuara populli shqiptar i Kosovës dhe viseve tjera të okupuara shqiptare në Jugosllavi, u diskreditua egërsisht. Pikërisht, atë diskreditim të egër e bënë dhe e mundësuan ajo kategori e “komunistëve” pushtetmbajtës të deridjeshëm tash “demokratë”. “Zhvillimi” i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi u bë me planprograme të caktuara dhe ato nuk i kundërshtoi askush nga ajo kategori e “komunistëve” të deridjeshëm. Çdo gjë bëhej dhe ndërtohej sipërfaqësisht (në mënyrë mashtruese) në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Populli shqiptar dhe punëtoria e tij në Jugosllavi u shtyp në mënyrë brutale dhe u shfrytëzua në mënyrën më të egër që nënkupton sistemi serbo(jugo)sllav.

Nga djersa e punëtorisë së Kosovës dhe e asaj shqiptare në Jugosllavi, u ndanë mjete të konsiderueshme për të gjitha fushat shoqërore-jetësore, që nënkuptonin diç më të lumtur. Se, ku treten të gjitha ato mjete, le të përgjigjet ajo kategori e “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë”. Sido që të jetë, një gjë është plotësisht e qartë. Ato mjete nuk u shfrytëzuan aspak për të mirën e këtij populli dhe të kësaj punëtorie.

Punëtoria shqiptare, në Jugosllavi, ndau mjete të konsiderueshme për armatën dhe organet tjera “mbrojtëse” dhe po ajo armatë e ato organe “mbrojtëse” serbo(jugo)sllave e vrau, e masakroi dhe e persekutoi në mënyrën më të pamëshirshme popullin shqiptar. Pra, kush duhet të përgjigjet për të gjitha ato mjete që u ndanë nga djersa e punëtorisë shqiptare në këtë shtet “juridik”? Po, kush tjetër pos kategorisë së “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë”, të cilët nuk zgjedhin mënyra as mjete për ta shfrytëzuar sa më shumë e për ta përçarë maksimalisht këtë popull. Punëtoria shqiptare, si çdo punëtori në botë, ndau mjete për veten e vet, për ardhmërinë e saj më të lumtur. Për t’u lënë pasardhësve sa më tepër, por, për fat të keq të saj dhe të gjithë popullit shqiptar, në krye ndodheshin (dhe ndodhen?!) kuislingët, të cilët, në çdo mënyrë që ditën dhe mundën – në mënyrë të paligjshme e pasuruan vetveten, duke iu bashkuar në këtë mënyrë “komunistëve” sllavë që luftonin për të gllabëruar sa më shumë dhe për të forcuar pozitat e tyre për okupime të reja. Në këtë shtet të huaj për ne, prosperuan (e, a do të prosperojnë dhe sa?...) vetëm ata që shtrinë qafën dhe të vetmen zeje të dijes patën shpifjet dhe gënjeshtrat, e, dorë të djathtë familjarizmin militant kundërkombëtar. Kuzhinat e ndyra klanore të “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë” ende po i përgatisin gjellërat vetë, përmes larvave të tyre, dhe, kërcënojnë seriozisht inaugurimin e çfarëdo shoqërie të mirëfilltë demokratike e pluraliste.

Në ato pesë dekada të “lulëzimit komunist”, shqiptarët ishin të detyruar të punonin kudo e çkado dhe detyrimisht duhej t’u nënshtroheshin “komunistëve” - “demokratë”. Lëre që kryenin punët më të vështira, për çka merrnin dhe marrin të ardhura mizore, por, edhe diskreditoheshin (-hen) si mos më keq. Shqiptarët që me stazh dhe moshë plotësonin kushtet për pension, u thoshin: “Ende mund të punosh”, edhe kur ishin të sëmurë, u thoshin: “Ti, po simulon”… Po, kush e bënte këtë, vallë? Kush tjetër pos “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë” dhe larvat e tyre, të cilët menjëherë janë instaluar në partitë e reja. Po, sa e sa shqiptarë mbetën pa vendet e tyre të punës. Po, sa e sa të tjerë nuk marrin kurrëfarë të ardhurash personale. Po, sa e sa të tjerëve edhe ato të ardhura që i marrin, nuk u dalin për të jetuar as dy-tre ditë. Po, sa e sa familje nuk kanë asnjë të punësuar ?... Pra, kush është fajtor kryesor për gjithë këtë mizerablitet ?... Askush tjetër pos “komunistëve“ të deridjeshëm tash “demokratë“, të cilët deri dje u kujdesën ekskluzivisht (edhe sot kujdesen) për t’i stërmbushur xhepat e tyre të thellë, me të vetmin qëllim që ta pasurojnë vetveten dhe ta varfërojnë punëtorinë dhe shtresat e gjëra të popullit, e, me këtë ta japin “kontributin“ e tyre maksimal për ligështimin e kombit. Sa të ndyra janë edhe sot kuzhinat klanore të Kosovës dhe më gjerë, ku jetojnë shqiptarët !...

Strategjia e koordinuar “komuniste“ – “demokratike“

Të kuptuarit e strategjisë është mëse i rëndësishëm në çdo kohë. Sidomos, në “rastin” tonë, kur kemi të bëjmë me një strategji të organizuar mbrojtëse të kriminalogjisë trashëgimtare “komuniste” – “demokratike”. Me strategjinë mbrojtëse të asaj kriminalogjie klanoro-shtetërore, të cilën e bëjnë kriminelët e parapaguar të asaj kategorie pushtetmbajtëse “komuniste”. Dhe, pikërisht, këtu, na intereson të dimë: Cili, vallë, do të jetë ai ligj, i cili do t’i mbrojë trumpetuesit dhe mbrojtësit e strategjisë së caktuar kriminalogjike klanoro-shtetërore – “kombëtare”?... (!) Mos, vallë, ajo kategori e “komunistëve” të parapaguar dhe e paracaktuar “demokratike” – klanoro-shtetërore, e cila deri dje (e nuk ka ndërruar as sot) ishte dhe mbeti tmerrësisht kundërkombëtare shqiptare, sërish, e vetmja, luftoka dhe u angazhoka për të mirën e popullit dhe kombit?... Jo, zotërinj të privilegjuar “demokratë”, jo! Destruktiviteti i asaj kategorie të “komunistëve” – “demokratë”, nuk ka të sosur. Dhe, këtu, do ta shtronim edhe një pyetje tjetër: Çfarë vepre mbron atë kategori të “shkrimtarëve” të privilegjuar të “komunistëve” – “demokratë”, siç “dëshmojnë” dhe u dalin në “mbrojtje” ca, nëpër mjetet e informimit; disa satelitë të lansuar në hapësirën t
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptyWed Oct 21, 2009 6:43 pm

Plote 5 shekuj nena priti Skenderbeut nje vella ja rriti.... e ky ishte Enver Hoxhe shqiptari, i cili ishte dhe mbeti tmerr per armiqe e tradhtare zogiste, toptaniste e titiste. Mu per kete arsyeje sot jane ngrite peshe titisto-rugovistet, salistet e nano-istet se bashku me langojte e tyre tradhetare me damke hashimo-guxh-iste, me qellim qe ta sh'bejne kete periudhe te rendesishme te historise se kombit dhe atdheut. Sepse shembelltyra e kesaj periudhe eshte vedekje e pa diskutueshme per armiqte e tradhetaret e te gjitha ngjyrave. Eshte e vertete qe shume gjera nuk mund te perseriten ne historine njerezore, sepse kjo eshte logjika e zhvilimit te saj, por nje gje nga ajo periudhe do te mbetet e pa shuar kurre: SA TE JE E GJALLE TRADHETIA NE GOJE FISHEKUN E DO ALLTIA... dhe ky fisheke do te bije pa meshire dhe shpejte mbi kokat tradhetare titisto-rugoviste, salisto-nano-iste, e hashimo-guxh-iste, te cilet jane faqja e zeze e kombit dhe atdheut. Keta jane toptanistet "moderne" me gojen mbushur perendim e demokraci me psikologji e praktike aziatike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptyWed Oct 21, 2009 6:53 pm

hhaaaaaa zeriatdheut kjo me ka pelqye
ja pahe dhane mire ketyre hesato pashtaoptanoviqeve zogoitoviqeve rugoviqthaqoiste sejdio negjatoiste ..
negjmedinoviqeve zatriqoisteve rrahmnanoisteve
pshurro kosovroiqeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptySat Oct 24, 2009 8:54 pm


Guri i Pavarësisë”, një baladë për presidentin Rugova
“Teksti i këngës nuk është politik, ngase nuk merrem me politikë dhe nuk jam e përcaktuar në asnjë parti politike. Presidentin Rugova e kam dashur, sepse ka punuar për vendin. Kënga është një baladë që i përshtatet edhe tekstualisht veprave të presidentit Rugova dhe sa herë që e këndoj më duket sikur e shoh figurën e tij”, ka thënë Shkurtja
25 Qershor, 2009
Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Ndarja_nenlajmet
Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 13x13bardh
Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Shkurte-fejzaKëngëtarja Shkurte Fejza sapo ka lansuar këngën “Guri i Pavarësisë” kushtuar presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Ideja për të realizuar këtë këngë kishte qenë e kamotshme, mirëpo Shkurtes i kishte marrë kohë përzgjedhja e tekstit dhe në fund kishte vendosur që ta këndojë këngën, tekstin e së cilës e ka bërë Faruk Tasholli. Arsyeja përse Shkurtja po i këndon Rugovës është nga dëshira dhe veprat e çmuara të tij. “Ideja për t’ia kushtuar një këngë presidentit Ibrahim Rugova ka qenë e kamotshme dhe ja që tani erdhi momenti i ëndrrës sime. Nuk kam pasur ndonjë qëllim politik për këtë këngë, ngase unë gjatë krijimtarisë sime u kam kënduar edhe shumë heronjve të vendit tonë, kështu që kam pasur dëshirë që t’i këndoj edhe presidentit”, shprehet ajo për “Kosova Sot”. “Teksti i këngës nuk është politik, ngase nuk merrem me politikë dhe nuk jam e përcaktuar në asnjë parti politike. Presidentin Rugova e kam dashur, sepse ka punuar për vendin. Kënga është një baladë që i përshtatet edhe tekstualisht veprave të presidentit Rugova, dhe sa herë që e këndoj këngën më duket sikur e shoh figurën e tij”, thotë ajo. Kompozimin e këngës e ka bërë Naim Gjoshi, ndërsa orkestrimin Naimi bashkë me Mevlan Osmanin nga Tetova. Kësaj kënge Shkurtja do t’ia realizojë edhe videoklipin dhe shpreson që të pëlqehet në publik. E pyetur se a do t’u kishte kënduar Shkurtja edhe politikanëve të cilët i kemi sot, ajo thotë se nuk ndjehet e sigurt dhe nuk preferon të flasë më shumë rreth tyre, në mënyrë që mos të preket asnjëri prej tyre. “Nuk e di se a kemi politikanë që ia vlen t’u kushtohet. Nuk dua t’i mbetet hatri asnjërit prej tyre. Shpresoj se kjo këngë që kam realizuar për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova të pëlqehet në publik. Jam optimiste dhe besoj që 80 % e popullatës do ta mirëpresin, sepse Rugova ka qenë një njeri shumë i veçantë dhe nuk e krahasoj me asnjë politikan tjetër. I dua njerëzit që punojnë për Kosovën”, thekson Shkurtja, e cila gjatë këtij sezoni do ta lansojë edhe albumin e ri, i cili përmban 10 këngë dhe emërohet po me titullin e këngës së presidentit Rugova. “Kam dashur që edhe albumin ta emërojë me këngën e presidentit. Albumi do të jetë shumë shpejt në duar të adhuruesve dhe shpresoj të korrë suksese sikur albumet paraprake”, shton ajo. Në album Shkurtja do të ketë një këngë duet me Gresën, dhe kësaj kënge thotë që do t’ia realizojë edhe videoklipin. Tani ajo është e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit.
K. BAJRAMI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptySat Oct 24, 2009 9:44 pm

Edhe SHkurtia po ti kendoj turpin nuk ia mbulon edhe Elvis Presley te zgjohet bej kenge per kancerogjenin Rugova por turpin e tradhtine nuk e mbulon dot
Te theme te sinqerten se ende nuk po mund te definoi se nga cila pik je duke veshtruar Atedheun dhe kombin tone, nese e mat me mitologjin e pakuptueshme te Rugoves , dhe tanim te ashtuquajtur mitologji te dhuneshme (dhune kjo e imponuar nga vet Sali Berisha ) ateherit Kombin Shqiptar ne pergjethesi e popullin shqiptar te Kosoves ne vecanti je duke e ofenduar shum rande !!!, sepse do te ishte nje ofendim i rend per te gjithe ata heronj ata patriot te cilet dhane ate qe paten gjakun dhe jeten per te ruajtur qenjen kombetar, dinjetetin dhe krenarin kombetare e madje edhe njerzore - ofendim i rend per te gjitha ato famile te deshmorve , Rugova do te mbetet ne histori si nje udheheqs frigacak , udheheqs me politik nenshtrimi , me koncesione te panumerta okupatorit dhe madje edhe si ruajts shpinen Okupatorit , me politiken e tij pacifiste...
E njejta gje por ne menyr pak me tinzare po vepron edhe Salih Koburja i cili tani shfrytzon ca objekte fizike dhe po eshet grekut token si kur me pas mallin me tapite Rame Berishes dhe kohen per te shitur dushk per gogla sic edhe vepron !!!!,
Rugova ,do te mbetet i mire per te gjitha ata te cilet Serbin asenjeher nuk e caktuan si Okupator i Kombit dhe i pjeseve te atedheut te Shqiptarve por vetem si konflikt te shqiptarve me regjimin e Millosheviqt!!!!!, -Rugova me te vertet u angazhua jashtzakonisht shume qe te ndermjetson per tu zbutur ky i ashtuquajtur konflikt , u angazhua madje edhe fizikisht ku beri shume vizita mu ne vlugun e luftimeve te ashpera ne mes Shqiptarve dhe okupatorve SERBE ... mirepo nganjeher nuk kishte kohe te shkonte ne Beograd apo te priste Kryetaret Serb ne Prishtine sepse edhe pse zhvillohej lufta, e populli masakrohej per cdo dite -ai organizonte zgjedhje nen patronatin mu te okupatorit dhe nen ruajtjen e policis dhe ushtris se okupatorit ...... keshtu qe z. Medalim mos te ardhte merzi , ai ne fund ,edhe me ndihmen e Millosheviqit dhe policis dhe paramilitarve te tij iku nga Prishtina e drejt ne Beograd bashk me familjen e tij e ku nga Beogradi e thyen qafen diku per ne Gjermani dhe Itali te marin bekimin e Papes!!!!, Harroe Rugovnen sa ma pare , harroe se ZOTI i MADHE ju ndihmoi Shqiptareve dhe e largoi me dhune nga faqja e dheut , harroe se egziston mundsia ta shofesh anderr si vampir e mos po trishtohesh.....
Salih Berisha , e din ti shum mire veprimtarin dhe marrezirat e tij sepse shum me afer e ke tanim .... po ti rikujtoi vetem PIRAMIDAT FATALE per popullin shqiptar i cili jeton ne Shqiperi !!!, Sali Baerisha e vjedh sy e ne sy popullin e vet !!!, qindra e qindra miliona dollar u derdhen ne konto te ndryshme ne Europ ne emer te atyre kurismeve manipulimeve te Bandes se Salih Berishes te prir, nga kryebanditi Sali Berisha -ku mbeten ata milion ?
Pastaj Tregtia me naft me Serbin (ish Jugosllavin e tret ) , zhdukaj e hekurave dhe hekurishtave (fabrika, binare hekurudhash) dhe shitja e tyre mu Serbis (Malit te zi) ne kohen kur OKB-ja i vuri bllokad ekonomike dhe ushtarake Sebis-Jugosllavis se Millosheviqit !!!!, te mjafton kjo z.Medalim, dhe kur te gjitha keto e shume e shume mariftellaqe si te njerit ashtu edhet tjetrit (Rugovnes dhe Salih Kobures) dhe gjithenje ne dam te atedheut dhe te pupullit -ateherit ata qe mburren me ta- ata ose jan te krisur ose tejet antikombetar !!!!!
apo adhurues te bithes se vet!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptySat Oct 24, 2009 10:21 pm

Zeri
Fushate zgjedhore, as gje me shume, hahahaha sa cudi?
Mu ne ket koh kenga, ewewew sa shum koh iu paska dashur Shkurtes te mendohet?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kasapi
Fillestar/e
Fillestar/e
kasapi


Male
Numri i postimeve : 39
Age : 64
Vendi : prishtine
Registration date : 23/10/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 EmptySat Oct 24, 2009 11:05 pm

Ende nuk kam ndegjuar te kendohen te vdekurit,kjo ndodh vetem te ne shqiptaret.
Dhe ne zgjedhje te dalin me fotografi te te vdekurve kjo askunde ne bote nuk ndodhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 34 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 34 e 37Shko tek faqja : Previous  1 ... 18 ... 33, 34, 35, 36, 37  Next
 Similar topics
-
» Analizë politike - historike
» politikë
» Kenget historike
» Shpalime historike
» Video historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: