Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Analizë politike - historike

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:24 pm

Ai që e kërkon shpëtimin e jetës me indiferencë ndaj jetës së të tjerëve, nuk do ta jetojë me nder!” ( Mr.Ukshin Hoti )

Në vend të hyrjes



A ishte Ibrahim Rugova: „Gandi i Kosovës“,“i pathyeshëm

përballë regjimit serb…“ , “profet i shqiptarëve“,

“Skënderbe i dytë“, …?!



Më 21 janar 2008, u bën dy vjet që kur ndërroi jetë Ibrahim Rugova. Në kuadër të këtij përvjetori me moton: "Dita përkujtimore për Presidentin Rugova", kryetari Fatmir Sejdiu, nën patronazhin e të cilit janë zhvilluar të gjitha aktivitetet përkujtimore, gjatë homazheve (së bashku me kryeministrin Hashim Thaçi) te varri i tij, para gazetarëve Rugovën e cilësoi si një ndër figurat më të ndritshme të vendit tonë. "Kemi ardhur këtu për të bërë nderimin e merituar për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, për personalitetin që i dha vulë kohës që jetoj dhe që llogaritet themeltar i shtetit të pavarur të Kosovës, që ishte nga personalitetet e fuqishme të historisë sonë dhe të tashmes dhe për të ardhmen tonë" - ka thanë Sejdiu. Fatmir Sejdiu edhe në në fjalimin e tij të lexuar në tubimin përkujtimor që u mbajt në Teatrin Kombëtar, Ibrahim Rugovën i cilësoi si: „Burrin më të madh të Kosovës“, se „ka qenë dhe mbetet Zoti i kësaj Shtëpie“, „…Ati i Kombit tonë, do të mbetet fryma e këtij vendi“, „Ibrahim Rugova e nxori Kosovën prej kaosit në organizim, me rend të brendshëm demokratik“, „udhëheqës popullor“, „Ai nuk u dorëzua kurrë, para asnjë sprove, veç vdekjes…“, „është udhëheqës sui generis në Evropë“, dhe krejt në fund Sejdiu theksoi fuqishëm se „Ibrahim Rugova është heroi i Kosovës“.






Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi, pas homazheve të bëra te varri i Rugovës (më 21 janar) thekson, se: „Kosova po ndërton traditën e respektimit të bartësve të institucioneve të vendit. Është vlerësim për punën në vazhdimësi të presidentit Rugova për realitetet që ka kaluar Kosova andaj ne do të vazhdojmë përkushtimet tona për të përmbyllur procesin për shtet të pavarur dhe demokratik të bashkuar si politikë, institucione dhe si popull".



Më 24 shkurt 2008 ( vetëm një javë pash shpalljes së pavarësisë) Hashim Thaçi, sërish e viziton varrin e Ibrahim Rugovës, dhe me këtë rast para gazetarëve, është shprehur: ”Me rastin e pavarësisë kam bërë nderim shtetëror për personalitetin e ish-presidentit Rugova, për angazhimet në kontinuitet në procesin e pavarësimit dhe demokratizimit të vendit”. Thaçi pastaj ka theksuar se një pjesë të këtyre angazhimeve i ka bërë bashkë me Rugovën, në procesin e para Rambujesë dhe pas ardhjes së administratës ndërkombëtare në Kosovë.”( Gazeta Express, E hënë 25.02.2008, fq.5).



Zhvillimet politike gjatë viteve 1990-1999…, dëshmojnë se Hashim Thaçi si pjestar i UÇK-së as para Konferencës së Rambujesë, as gjatë dhe pas mbajtjes së kësaj konference, deri në vitin 2004, nuk ka pas kurrfarë bashkëpunimi të mirëfillt me Ibrahim Rugovën. Përkundrazi Ibrahim Rugova e ka sfiduar në mënyra të ndryshme Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, madje Ibrahim Rugova e ka mohuar dhe s´ka marrë pjesë në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës të kryesuar nga Hashimi, e cila ka dal si produkt i marrëveshjes së përbashkët në Rambuje, më 23 shkurt 1999 etj.etj ( Lexo këtu: Marrëveshjen e Rambujesë për formimin e Qeverisë)



Prandaj, Hashimi para varrit të Ibrahimit duket se ka gënjyer, dhe gënjeshtrat nuk mund të merren si fakte historike, ato janë dhe mbeten vetëm si gënjeshtra!



* * *



Ashtu sikurse këtë vit (2008) edhe në vitin 2006 kur vdiç Ibrahim Rugova (21 - 26 janar 2006), por, edhe me rastin e një vjetorit (21.01.2007) të vdekjes së tij, gjatë tubimeve përkujtimore u thanë në mënyrë rituale fjalët më të përzgjedhura për figurën e tij.



- U tha se Ibrahim Rugova ishte „udhëheqës trim e i guximshëm...” ,ndërsa mbahet në mend, si politikan, që mbillte frikë e defetizëm në popull, me deklaratat e çuditshme, se : “ Serbia është e fortë...”, ”se nuk mund të luftohet me Serbinë..”, ”se për 24 orë na bënë rrafsh me tokë...”, ”se , do të mund të na shkatërronin të gjithëve si popull...“ etj

- U tha se Ibrahim Rugova ishte “Gandi i Ballkanit”, “Gandi i Kosovës“…, ndërsa veprimet e tija politike s´kishin asgjë të përbashkët me rezistencën gandiste. Derisa Gandi ka bërë rezistencë aktive e sakrifikuese duke e sfiduar regjimin kolonialist anglez në çdo fushë të jetës, me bojkotimin e çdo gjëje që ishte angleze, nga produktet ushqimore deri te dokumentet e lëshuara nga ky regjim, „Gandi i Kosovës“ nuk lëvizte nga vendi për ta kundërshtuar regjimin gjakatar serb. Madje, edhe kur organizonin të tjerët protesta( studentët, sindikalistët…) kundër regjimit, Rugova i pengonte në forma të ndryshme ato. Ibrahim Rugova duke i ikur përballjes me regjimin serb, pëlqente rezistencën pasive, krejt pasive (vetëm me fjalë gjatë konferencave të të premteve me gazetarë), pra pëlqente mosveprimin aktiv. Duke qenë i tillë ai s´i bojkotonte produktet serbe, madje ai s´i bojkotonte as dokumentet e regjimit serb, sepse të gjitha udhëtimet, me karakter „kombëtar“ jashtë vendit i bënte me pasaportën serbe. Bile kur i dilte afati shkonte vet në sportelet e UDB-së për ta vazhduar këtë dokument udhëtimi. (Për këtë fakt lexo më tepër te libri „Pa protokoll“ Bisedë me Adnan Merovcin, „Zëri“, Prishtinë 2003 , faqe.37. Adnan Merovci për dhjetë vjet rresht ishte shef i sigurimit dhe i prokollit i kryetarit Ibrahim Rugova .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:24 pm

U tha se Ibrahim Rugova ishte “politikan që kultivonte unitetin…“, ndërsa veprimet e tija politike dëshmonin në vazhdimësi të kundërtën e unitetit. Rugova, deri në shtator 2005 kur kumtoi se vuante nga kanceri në mushkëri, nuk mbahej mend se ka mbajtur ndonjë takim gjithëpërfshirës me lidershipin politikë e institucional shqiptar, për ta kultivuar këtë unitet, ndërsa njihej si prijës autokrat, duke mos i përfillur këshillat e politikanëve tjerë shqiptarë. Për më keq, edhe kur ftohej në ndonjë takim me karakter uniteti nga partitë tjera, Ibrahim Rugova nuk merrte pjesë, i bojkotonte dhe i injoronte paturpshëm ato. Derisa ky profil politikani i injoronte kështu të tjerët, nuk hezitonte të shkonte në takime me partitë shqiptare, kur i organizonte UNMIK-u apo zyrat e huaja në Prishtinë.

- U tha se Ibrahim Rugova ishte “i pathyeshëm përballë regjimit serb të Millosheviqit“, ndërsa nuk mund të fshihen nga kujtesa jonë: Marrëveshja për arsim Millosheviq-Rugova (01.09.1996), takimet dhe buzëqeshjet e tij me Millosheviqin më 15 maj 1998 dhe të gjitha takimet me këtë kriminel, gjatë muajve prill-maj 1999, të zhvilluara në Beograd.

- U tha se Ibrahim Rugova ishte “pararendës i UÇK-së dhe pasues i saj.”, “luftëtar i denj i lirisë…“..., ndërsa dihej botërisht se asnjëherë nuk i kishte zënë në gojë tri shkronjat e arta UÇK, dhe luftëtarët e vërtet të lirisë, s´e ka vizituar asnjë familje të dëshmorëve. Për më tepër ky „luftëtarë i denj i lirisë“ s´e kishte vizituar asnjëherë Prekazin historik, familjen e jasharajve. Ky njeri që i thoshte vetes president nuk ishte përkulur as njëherë para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari (edhe pse disa herë ka gënjyer duke thënë se së shpejti do të shkonte në Prekaz), ndërsa përpara varrit të Adem Jasharit dhe të dhjetra varreve të familjes Jashari shkuan dhe me respekt u përkulën, shumë burrështetas, diplomatë dhe ushtarakë të huaj.

- Në të gjitha ato ceremoni përkujtimore u tha se Ibrahim Rugova ishte: ”Ndërtues i strukturave të qëndrueshme të shtetit të Kosovës”, se ishte “Ismail Qemali i Kosovës“, “profet i shqiptarëve“, “Skënderbe i dytë“, “burrështetas i madh dhe arkitet i pavarësisë së Kosovës“, “politikan, që i ndërroi rrjedhat e historisë“, “…shpëtues i substancës shqiptare nga shkatërrimi i planifikuar nga regjimi fashist i Beogradit“, “profet i shqiptarëve“, “Engjëll i Kosovës”, “forcë e ndryshimit”, “udhëheqës shpirtëror i një populli”, “…vigan i pamposhtur…“, “simbol i ndryshimeve në Ballkan“, “vizionar i rrallë…“, “…mishërim i aspiratave kombëtare…“…. e për më tepër u theksua se “Rugova është pararendës i UÇK-së dhe pasues i saj” - citat i marrë nga monografia "Presidenti Rugova“, që u botua me rastin e një vjetorit të vdekjes së Rugovës, nën përkudesjen e mikut të tij Sabri Hamiti, e shumë e shumë epitete tjera mbersëlënëse !



Pra, për Ibrahim Rugovën u tha e çka s´u tha se ishte, edhe për ato veti që kurrë në jetë, s´i kishte...!



Prandaj, në vijim në analizën time politike-historike, do të përpiqem të shpërfaq në mënyrë të argumentuar, realpolitikën e Ibrahim Rugovës, ndryshe nga ç´kemi lexuar e dëgjuar nga pasardhësit e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:25 pm

Përmbajtja e lëndës



- Cilës elitë intelektuale i takonte Ibrahim Rugova, në epokën e Titos?!

- Shembëlltyra e J.B.Titos në studimet Ibrahim Rugovës!

- Cila ishte fytyra e vërtet e Titos në sytë e shqiptarëve?!

- Sekretari i OTh të LKJ-së Ibrahim Rugova - diferencues i intelktualëve që përkrahën kërkesën “Kosova Republikë!”,

- Kush e zgjodhi Ibrahim Rugovën, Kryetar të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës?!



Shkruan: Sheradin BERISHA /03. 05. 2008



Roli politikë-shkencor...i Ibrahim Rugovës, gjatë

periudhës së regjimit të Titos!



* * *



Cilës elitë intelektuale i takonte Ibrahim Rugova,

në epokën e Titos ?!



Ndonëse parimet themelore të Lidhjes Komuniste të Kosovës dhe të politikës autonomiste në Kosovë u ndërtuan mbi bazën e besnikërisë ndaj Jugosllavisë socialiste vetëqeverisëse të Titos, klasa politike shqiptare (në krye me Fadil Hoxhën, Xhavit Nimanin dhe Mahmut Bakallin) që ishte vënë në shërbim të këtij regjimi, me kohë ka profilizuar edhe një Elitë (klasë) intelektualësh shqiptarë, e cila fillimisht kishte kaluar nëpër “sita” të organeve pushtetore të regjimit, duke dhënë kështu prova lojaliste ndaj doktrinës “titiste - socializmit vetëqeverisës jugosllavë”. Kjo elitë intelektualësh, ndonëse vepronte nën ombrellën e strukturave të regjimit, i drejtonte dhe i kontrollonte institucionet shkencore, mediat: RTP-në, gazetat dhe revistat informative – shkencore, shtëpitë botuese etj, me një fjalë kontrollonte të gjitha institucionet akademike shqiptare në Kosovë! Dhe, pikërisht kësaj elite intelektuale i takonte edhe Ibrahim Rugova.







Ibrahim Rugova, përveçse ishte student i dalluar, ai në Fakultetin Filozofik u shqua edhe si aktivist i Lidhjes së Rinisë Socialiste të Jugosllavisë (LRSJ-së). Pas një kohe, kur dëshmoi përkushtimin e tij të madh ndaj politikës së regjimit komunist, u propozua dhe më pastaj u pranua si anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë - LKJ-së. Rugova më 1971 diplomoi në Fakultetit Filozofik të Prishtinës në Degën e Albanologjisë. Si komunist i devotshëm, atij iu besua detyra redaktorit në gazetën studentore “Bota e re” dhe në revistën “Dituria” (1971-1972). Qysh në fillim të viteve të 70-ta, z. Rugova u mor edhe me kritikë letrare dhe në këtë drejtim ka shkruar disa libra, ku kryevepra e tij është libri për Pjetër Bogdanin. Në vitin 1976/77 atij do t´i mundësohet specializimi në fushën e teorisë letrare në Paris, tek prof. Roland Barthesi. Ibrahim Rugova për afro dy dekada rresht, punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë edhe kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Rugova përveç punës shkencore, në Institutë ka pasur edhe një funksion politik atë të sekretarit të LKJ-së, përmes të cilit ka ushtruar gjegjësisht ka funksionalizuar politikat programore të dala nga forumet partiake-shtetërore të KQ të LKJ-së.



Në biografinë zyrtare të Ibrahim Rugovës thuhet se: “Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatuan babain e tij, Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës”. Për mënyrën se si janë vrarë babai dhe gjyshi i Rugovës kam lexuar shumë versione, por, nuk dua të merrem fare me to.



Nëse është i sakt citati zyrtarë lidhur me vrasjen e tyre, atëherë natyrshëm shtrohet pyetja logjike:



- Si ishte e mundur që Ibrahim Rugova, (të cilit partizanët e Titos ia kishin vrarë të atin dhe gjyshin “si nacionalistë, ballistë…”), qysh në rininë e tij studentore u bë një nga aktivistët më të zellshëm të LRSJ-së, dhe më vonë të pranohet si anëtarë i LKJ-së, dhe si tillë t´i gëzonte të gjitha privilegjet politike, intelektuale etj., po nga ky regjim antishqiptar?! Ndërsa, dihet mirëfilli se mijëra fëmijë, të atdhetarëve shqiptarë (që u burgosën, u vranë e u ekzekutuan pas luftës së dytë botërore, nga regjimi i Tito-Rankoviqit), përndiqeshin këmba-këmbës nga syri e veshi i UDB-së, dhe familjet e tyre konsideroheshin si armiq të rrezikshëm të shtetit jugosllavë ( !!! )…



Shembëlltyra e J.B.Titos në studimet e Ibrahim Rugovës!



Ibrahim Rugova krahas punës në fushën e kritikës latrare në Institutin Albanologjik të Prishtinës, me përkushtim ka shkruar edhe studime shkencore-letrare kushtuar shëmbëlltyrës së Josip B. Titos. Më 9 e 10 dhjetor të vitit 1977, kur në Prishtinë u mbajt simpoziumi me moton: “Tito për Kosovën, Kosova për Titon / Tito o Kosovu, Kosovu o Titu”, Ibrahim Rugova mbajti referatin kryesor me titull: “Tito në letërsinë shqipe në Jugosllavi”.( Shiko kopjen e studimit të Rugovës për Titon ) Në këtë studim “shkencor”, z. Rugova kryetarin Tito e cilësonte si njeri “gjenial”, “si simbol i së Mirës, i heroit, i mësuesit dhe i edukuesit”, dhe sipas tij ai “gëzon një unanimitet të jashtëzakonshëm e të përgjithshëm, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit (Jugosllavisë), çfarë e gëzonte vetëm Lenini”.



Sakaq Ibrahim Rugova në këtë studim ndër të tjera thekson se: “Tito, duke qenë vazhdimisht në krye të shoqërisë sonë, krijoi një liri të vërtetë arti e krijimi në kuptim të realizimit të plotë të lirisë, çfarë nuk gjendet në ndonjë vend tjetër socialist, e cila ishte e pranishme vetëm në kohën e Leninit, kurse te ne kjo u bë parim shoqëror e kulturor”.



Ky studim i Ibrahim Rugovës në vitin 1979 u botua në një libër voluminoz në faqet 407 - 410, në gjuhën shqipe dhe serbokroate. Ndërsa pas demonstratave të pranverës 1981, u botua edhe në “Zërin e rinisë” të 16 e 23 maj 1981 në faqet 20-21 etj.



Lexo të plotë studimin e Ibrahm Rugovës:

“Tito në letërsinë shqipe në Jugosllavi”



Cila ishte fytyra e vërtet e Titos në sytë e shqiptarëve?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:25 pm

Ndërsa Josip Broz Tito, për Ibrahim Rugovën dhe elitën intelektuale pro-titiste të cilës i takonte ai, ishte “simbol i së mirës, i heroit, realizues i plotë i lirisë”..., nuk mund të thuhet (në asnjë mënyrë) se ishte i tillë edhe për popullin e përvuajtur shqiptar, përkundrazi ai ishte përdhunues i lirisë dhe i dinjitetit tonë kombëtar.



Për të argumentuar këtë gjë, po i referohem fakteve historike:



Dihet mirëfilli se pas Luftës së Dytë Botërore, populli shqiptar në Kosovë dhe në vise të tjera etnike (që mbetën padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë londineze), u persekutua në format më mizore nga regjimi jugosllav i Titos.



- Tito me shtabin e tij gjakatarë, nga viti 1944 e këndej, ka përndjekur, burgosur, vrarë e ekzekutuar mijëra shqiptarë, të cilët nuk u pajtuan me sundimin e Jugosllavisë së re të AVNOJ-it dhe si ideal patën bashkimin kombëtar; ( Shiko foton: Shtabi i Titos gjatë LDB: Bakariq, I.Milutinoviq, E.Kardel, J.B.Tito, A.Rankoviq, S. Vukmanoviq-Tempo, M.Gjilas )

- Sipas të dhënave të atdhetarit Xheladin Hana( i cili më 15.12.1948 vritet mizorisht nga UDB-a famëkeqe ), rezulton se deri në vitin 1947 OZN-a dhe forcat pushtuese ushtarake jugosllave të J.B.Titos, kanë vrarë mizorisht rreth 86.000 shqiptarë, prej të cilëve 36.000 në Rrafshin e Kosovës; 23.000 në Rrafshin e Dukagjinit dhe 27.000 të tjerë në trevat etnike shqiptare në Maqedoni. Gjatë kësaj periudhe janë kryer 220.000 bastisje në familjet shqiptare (duke i përfshirë këtu edhe bastisjet e përsëritura në të njëjtat familje); Pastaj mbi 200.000 shqiptarë kanë kaluar nëpër duartë e OZN-ës famkeqe si dhe janë zhvilluar tetë operacione me përmasa të gjera ushtarake të ndihmuar edhe nga OZN-a (më vonë UDB-a) dhe të gjitha këto operacione janë kryer, kundër shqiptarëve, por jo edhe ndaj serbëve, malazezëve apo maqedonasve.

- Ishte Tito ai që në shkurt 1953, në Split të Kroacisë, me ministrin e jashtëm turk Fuad Kyprili, nënshkroi “marrëveshjen gjentelmene” me anë të së cilës ripërtëriu konventën jugosllave-turke të vitit 1938, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi;

- Ishte Tito ai që për realizimin e kësaj marrëveshjeje antishqiptare ngarkoi ministrin e brendshëm federativ, famëkeqin Aleksandër Rankoviç, ku ky i fundit pastaj themeloi një shtab operativ të përbërë nga oficerë e udbashë të sprovuar kundër shqiptarëve; Dhe ky Shtab i Tito-Rankoviqit duke përdorur të gjitha strukturat shtetërore(në nivelë federativë, republikan e krahinor), në periudhën 1953-1966 i detyroi me dhunë të shpërngulen 452. 371 shqiptarë për në Turqi; Dhe kjo shpërngulje është bërë me këtë dinamikë:

Më 1952---------------------------- 37.000 veta

Më 1953---------------------------- 19.300 “

Më 1954---------------------------- 17 500 “

Më 1955---------------------------- 51.000 “

Më 1956---------------------------- 54.000 “

Më 1957---------------------------- 57.710 “

Më 1958---------------------------- 41.300 “

Më 1959---------------------------- 32.000 “

Më 1960---------------------------- 27.980 “

Më 1961---------------------------- 31.600 “

Më 1962---------------------------- 15.910 “

Më 1963---------------------------- 25.720 “

Më 1964---------------------------- 21.530 “

Më 1965---------------------------- 19.821 “...



Ndërkaq gjatë kësaj periudhe kohore me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga trojet etnike shqiptare në Mali të Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike



- Shtabi i Tito-Rankoviqit ishte ai që në dimrin e acartë të vitit 1955/56 shpiku aksionin për mbledhjen e armëve, ku gjatë ekspeditave të policisë / UDB-së, në format më çnjerëzore i rrahu, u keqtrajtoi e i persekutoi mbi 30 mijë shqiptarë. Në këtë operacion kriminal shtetëror UDB-a i mbyti me torturë 103 shqiptarë, ndërsa 10 mijë të tjerë u gjymtuan për jetë. Dhe ky aksion famëkeq kishte nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Rugovës, atje ku kishte lindur dhe kaluar një pjesë të rinisë Ibrahim Rugova.

- Tito - ky “simboli i së mirës” së Ibrahim Rugovës, ishte ai që në periudhën 1945-1966 burgosi e dënoi mbi 280 mijë atdhetarë shqiptarë, ndonëse burgosjet e shqiptarëve nuk u ndalën dot deri në vitin 1999. Dhe po t´i referohemi të dhënave policore jugosllave, del se vetëm gjatë viteve 1979-1991 qenë burgosur e keqtrajtuar rreth 900 mijë shqiptarë, prej tyre 750 mijë në Kosovë dhe 150 mijë të tjerë në Maqedoni, Mal të Zi, në Kosovën Lindore etj. ( ...) ...

- Lexo një fragment: Ndjekjet, burgosjet dhe persekutimi i shqiptarëve nga regjimi i Titos, gjatë viteve 1948 – 1968



Kjo është fytyra e vërtetë e Josip Broz Titos, i këtij simboli “të së mirës, i heroit, i mësuesit dhe i edukuesit ” të Ibrahim Rugovës...!



Sekretari i OTH të LKJ-së Ibrahim Rugova - diferencues

i intelktualëve që përkrahën kërkesën

“Kosova Republikë!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:25 pm

Ibrahim Rugova, ndonëse ishte anëtar i dalluar i LKJ-së, me vendim të KK të LK të Kosovës emërohet sekretar i Organizatës Themelore të LKJ-së në Institutin Albanologjik në Prishtinë dhe këtë funksion politik e ushtron deri në vitin 1987. Pas demonstratave gjithëpopullore të pranverës së vitit 1981, z.Ibrahim Rugova duke qenë në krye të kësaj organizate partiake, pa hezitim është përfshirë edhe në realizimin e “Platformës politike të Komitetit Qëndror të LKJ-së për Kosovën”. Në këtë situatë të jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalonte populli shqiptar në Kosovë, z. Rugova do të gjendet në krye të komisionit për diferencimin dhe luftimin e “nacionalizmit dhe separatizmit” shqiptar në institut, pra të të gjithë atyre që në një mënyrë a tjetër u solidarizuan me kërkesën studentore “Kosova Republikë!” dhe për këtë aktivitet të tij ka shkruar edhe shtypi i kohës: “Rilindja”, ”Jedinstvo” etj



Kështu, ta zëmë, në gazetën „Rilindja“ të datës 30 shtator 1982 në artikullin me titull „Akademikut dr. Rexhep Qosja iu shqiptua vërejtja partiake“, Kryetari i komisionit për diferencim Ibrahim Rugova në diskutimin e vetë theksoi se „procesi i diferencimit duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i gjithanshëm, kurse sa i përket masës së propozuar, si anëtar i sekretariatit të OTH të LK propozoj që Rexhep Qosjes t'i shqiptohet masa - vërejtja partiake, sipas propozimit të grupit të punës të të dy kryesive, të cilin e kemi miratuar edhe ne“. (!!!)



Kush e zgjodhi Ibrahim Rugovën, Kryetar të Shoqatës së

Shkrimtarëve të Kosovës?!



Në vitin 1988 Ibrahim Rugova nga strukturat pushtetore të LKJ-së, emërohet Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (pavarësisht se shkrimtarët kishin propozuar që Anton Pashku të jetë kryetar i kësaj shoqate) dhe këtë funksion e “ushtroi” deri në vitin 1999, krahas shumë funksioneve të tjera politike, të cilat s´ishin aspak funksionale. Ibrahim Rugova në cilësinë e Kryetarit të SHSHK-së, në qershor të vitit 1989, pikërisht në kohën kur po mbahej tubimi famëkeq i Gazimestanit (me rastin e 600 vjetorit të Betejës së Kosovës) intervistohet nga gazetarja proserbe Renate Flotao dhe kjo intervistë (që në thelb s´´kishte tone të theksuara patriotike) u botua në revistën gjermane “Der Spiegel”. Atë vitë Ibrahim Rugova është intervistuar edhe nga disa gazeta tjera perëndimore, si: “L´Unita”, “Veçer”, “Telex”, “Start” etj., dhe kjo ka bërë që ai të afirmohet në botë si një intelektual me botëkuptime liberale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:26 pm

( 3 )



Përmbajtja e lëndës



- Kush e themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës?!

- Kush ishin themeluesit e LDK-së, që iu shitën falas UDB-së?!

- Cili ishte misioni intern i udbashit Jusuf Buxhovi në Gjermani ?!

- Si e mori në pyetje Hysen Gegën, udbashi Jusuf Buxhovi në ambientet e UDB-së, në janar 1981?!...



Shkruan: Sheradin BERISHA / 04. 05. 2008



Kush e themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës?!



Euforizmi pluralist që e kishte kapluar ish-Jugosllavinë në vitin 1989, (pas fillimit të shpërbërjes së “perandorisë” sovjetike të quajtur BRSS), pashmangshëm u reflektua edhe në Kosovë. Dihet mirëfilli se në vitet 1989/90 Kosova ishte përfshirë në protesta gjithëpopullore për të mbrojtur të drejtat kombëtare, dhe pikërisht në këtë situatë kur kishte filluar të luhatet ushtrimi i pushtetit komunist, u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës. Për të përkujtuar zanafillën e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndoshta do të ishte mirë t´i referohemi zëdhënëses mediale të LDK-së - Qendrës për Informim të Kosovës (QIK) e cila ka publikuar historikun e themelimit të kësaj partie. Për themelimin e LDK-së, QIK-u shkruan si vijon( Po citoi) :



“Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore te ne, u pajtua, gati spontanisht, që të themelonte një parti politike, e cila do t'i artikulonte kërkesat politike të shqiptarëve dhe do të bëhej nismëtare e proceseve të pluralizmit, që ishin në nismë në vendet e bllokut të atëhershëm socialist. Iniciativa për themelimin e një partie që do të pagëzohet Lidhja Demokratike e Kosovës, doli nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa( të gjithë gazetarë të Rilindjes – vërejtja ime). Pas shumë bisedash, ata angazhuan koordinator të Këshillit nismëtar Jusuf Buxhovin, i cili mori përsipër kontaktimin me intelektualët e tjerë dhe hartimin e programit dhe statutit të partisë.“ - përfundon citati i qik-ut.



· Foto: Jusuf Buxhovi, Koordinatori Këshillit Nismëtar të LDK-së

· Foto: Pamja nga Kuvendi themelues i LDK-së , më 23.12.1989



Kush ishin themeluesit e LDK-së, që iu shitën falas UDB?!



Në Kuvendin themelues të LDK-së që u mbajt më 23 dhjetor 1989, sipas QIK-ut „morën pjesë 96 veta“, ku shumica prej tyre i takonin elitës intelektuale shqiptare që deri dje ishin anëtarë të LKJ-së dhe njerëz me pozita të ndryshme si shkencore ashtu edhe politike në institucionet akademike. Kjo elitë intelektualësh gjatë viteve të 70-ta e 80-ta duke qenë pjesë e sistemit politik-institucional, kishte nën kontroll të gjitha institucionet shkencore, informative, kulturore, botuese etj., në Kosovë dhe madje shumica prej tyre ishin bërë edhe argat të Shërbimit Sekret jugosllavë ( UDB-së).



Për të argumentuar këtë argatllëk, në vijim po përpiqem t´i vë në pah disa fakte. Në vitin 2000 në Shkup është botuar libri „Ballë për ballë me vdekjen“ i Nafi Çegranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 - deri në vitin 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetëror, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në Shkup. Në këtë libër ish-udbashi Çegrani në mes tjerash spikatë hapur veprimtarinë e këtij shërbimi famëkeq në hapësirat shqiptare në ish-Jugosllavi, dhe i bënë publike disa nga emrat e „elitës intelektuale“ që iu „shitën“ falas këtij shërbimi sekret.



· Shiko: Autori dhe ballina e librit „Ballë për ballë“



Çegrani në faqen 129 - 130 të librit „Ballë për ballë me vdekjen“ shkruan (po citoi): „Edhe pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së Rankoviqit, vazhdon spiunazhi në mes shqiptarëve si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Gati të gjitha redaksitë e gazetave dhe të radiotelevizioneve në Maqedoni dhe Kosovë shndërrohen në qendra rezidente, me të cilat SDB-ja( UDB-ja – vërejtja ime) vite me radhë e sinkronizonte veprimtarinë e vet të errët kundër shqiptarëve.“ - përfundon citati.



Ndërkaq z.Çegrani vijon: "Në kohën kur në SDB të Kosovës vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, këtij shërbimi sekret iu "shitën" falas edhe shumë gazetarë të "Rilindjes", si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndërsa në Televizionin e Prishtinës - Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa të punësuar në Arkivin Historik të Kosovës etj.“ - përfundon citati.



· Lexo: kopjen e tekstit nga libri „Ballë për ballë“



Nafi Çegrani në vazhdim thotë se „në redaksin e emisioneve në gjuhën shqipe pranë Televizionit të Shkupit tregohen mjaftë aktivë Luan Starova dhe Alush Kamberi,…“ dhe „në radhët e tyre hynë ndërkohë edhe majori rezerv Menduh Ajdini, dhëndër i Meti dhe Nushi Kërliut *, si edhe dhëndri i tyre Ali Aliu“. (Për më tepër lexo te libri i N.Çegranit fq.130).

* Nushi Kërliu është një mik i Ibrahim Rugovës, në shtëpinë e të cilit ka ndenjur për dhjetë vjet rresht, gjatë shkuarje-ardhjeve të tij nga Shkupi apo Tirana, për në vendet perëndimore.)


Siç vihet në dukje në këtë shënim të ish-udbashit Çegrani, SDB-së (UDB-së), këtij shërbimi famëkeq sekret, iu paskan shitur krejt falas Jusuf Buxhovi, Sabri Hamiti * , Mehmet Kraja, Ali Aliu,… të gjithë këta anëtarë të elitës intelektuale të afërt me regjimit komunist jugosllavë, e që në vitin 1989 ishin “ideatorë” për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës !!!

( * Sabri Hamiti aktualisht është anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane. (Shiko pozitat e Sabri Hamitit Këtu ) Sabri Hamiti është mik i gjithanshëm i Ibrahim Rugovës, dhe konsiderohet si njëri më me ndikim në LDK.)



Madje, në kuvendin themelues të LDK-së kishte edhe pjestarë të kësaj “elite intelektuale” që në vitin 1958 denoncuan (në UDB) aktivitetin patriotik të Adem Demaçit, siç ishin Zekeria Cana, Ali Aliu etj., dhe nga dëshmitë e tyre, më 17 mars të vitit 1959 baci Adem u dënua me 5 vjet burg të rëndë.



· Lexo shkrimin: Kush ishin denoncuesit e Adem Demaçit në UDB, në vitin 1958-59?! Për më tepër lexoni librin “Dosja Demaçi”, Prishtinë 2003, faqe 54-55)



Cili ishte misioni intern i udbashit Jusuf Buxhovi

në Gjermani ?!



Koordinator i Këshillit nismëtar të LDK-së, Jusuf Buxhovi - është një prej prozatorëve më të njohur në Kosovë. Qysh si student, në vitin 1967, punësohet në gazetën "Rilindja", si gazetar në rubrikën e kulturës, ku fillimisht pasqyron filmin, e më vonë letërsinë, duke shkruar për disa vite si recenzent. Në vitin 1976, pas një konkursi intern, caktohet si korrespodent i gazetës "Rilindja" në Gjermani, duke u bërë kështu gazetari i parë i akredituar i një mediumi nga Kosova në këtë vend perëndimor. Jusuf Buxhovi, ky korrespodenti i gazetës “Rilindja” i caktuar me konkurs intern për këtë “punë” në Gjermani, duket se atje ka shkuar me një mision intern nga shërbimi sekret jugosllavë, për të survejuar veprimtarinë e organizatave politike shqiptare që vepronin kundër regjimit jugosllavë në Gjermani. Për të argumentuar këtë mision intern me karkater udbesk të Jusuf Buxhovit të kamufluar me punën e “korrespodentit të gazetës ”Rilindja” po i referohemi dëshmive të bashkëveprimtarëve të Jusuf Gërvallës: Ibrahim Kelmendit dhe Hysen Gegës.



Në janar të vitit 2007 ( me rastin e 25 vjetorit të vrasjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka ) Ibrahim Kelmendi boton romanin “Atentatet” dhe ato ditë ai ndoshta, ishte njeriu më i intervistuar nga mediat shqiptare, për faktin se, në romanin e tij (që sapo kishte dalë nga botimi) lexuesit kanë mësuar për herë të parë të gjitha rrethanat e panjohura të vrasjes së Jusufit, Bardhoshit e të Kadriut, në natën e kobshme të 17 janarit 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë. Madje në libër bëhet i njohur edhe emri i vrasësit ( të mundshëm) të tyre. “Ai që vrau Jusuf Gërvallën jeton në Kosovë, në një fshat të komunës së Suharekës. Është shqiptar dhe e ka emrin Rezil, thotë Ibrahim Kelmendi, në intervistën ekskluzive për gazetën Express”.



Në një intervistë me titull: ”E njoh vrasësin e Jusuf Gërvallës” dhënë gazetës “Expres” ( më 11 e 12. III. 2007 ) Kelmendi spikatë aktivitetin e kamufluar të Jusuf Buxhovit nën petkun e korrespodentit të gazetës “Rilindja”. Ibrahimi me këtë rast duke shpjeguar përplasjet e Klubit shqiptarë në Dyseldorf me përfaqësuesit e konsullatës jugosllave vë në pah involvimin e korrespodentit të “Rilindjes” në këtë situatë.



Kelmendi thotë se (po citoi): Ato (konsulli...- vëretja ime) insistonin që ta fusnin nën tutelë Klubin e shqiptarëve aty, dhe ky, i kamufluar si gazetar, angazhohej pro konsullatës.” Ibrahim Kelmendi sakaq konstaton se, “ai ndonjëherë ishte më brutal se vet konsulli jugosllavë”!



Më shumë se në intervistë, I.Kelmendi, aktivitetin e korrespodentit Jusuf Buxhovi e sqaron në librin e tij “Atentatet” . Në faqen 159 të këtij libri ai për Jusuf Buxhovin shkruan (po citoi): ”Sa për ilustrim po sjell shembullin e korrespodentit të gazetës “Rilindja”. Ky farë korrespodenti qe më brutal se ata të përfaqësuesit jugosllavë. Konkretisht, ai këmbëngulte që në emërtim të Klubit të mos përmendej cilësimi punëtorë “shqiptarë”, por “jugosllavë”. Kërkonte që Klubi atje të quhej “Klubi i punëtorëve jugosllavë”, siç po quhej Klubi “Rilindja” në Mynhen, “Përparimi” në Bruksel dhe ndonjë klub i ngjashëm.”- përfundon citati.



Në intervistën dhënë të përditshmes “Expres” Ibrahim Kelmendi shpërfaq edhe një moment shumë interesant lidhur me korrespodentin e “Rilindjes” Jusuf Buxhovi, që ka të bëjë me burgosjen e Hysen Gegës, një nga bashkëveprimtarët e Jusuf Gërvallës, i cili në librin e tij “Atentatet” është personazhi me pseudonimin “Vasili”.



Hysen Gega (Vasili), pasi kishte shkuar për t´i kaluar pushimet nga Gjermania në Kosovë, në 31 dhjetor 1980 arrestohet nga UDB-a.



Kelmendi lidhur me arrestimin e Hysen Gegës saktëson (po citoi): ”...kur Vasilin( Lexo - Hysen Gegën) e arrestuan në Kosovë, gazetarin në fjalë (Lexo - Jusuf Buxhovin) e sjellin nga Gjermania për ta marrë në pyetje gjatë procesit hetues, meqë duhet të jetë vlerësuar si njohës më i mirë i veprimtarisë sonë në Perëndim.”- përfundon citati.



Si e mori në pyetje Hysen Gegën, udbashi Jusuf Buxhovi në

ambientet e UDB-së, në janar 1981?!



Këtë pohim të Ibrahim Kelmendit, më së miri e sqaron vetë ish i burgosuri Hysen Gega, në një intervistë me titull ”Asgjë nuk harrohet” të publikuar fillimisht në gazetën “ZiK” e pastaj është botuar edhe në librin “Terror, dhimbje, qëndresë”, të autorit Faridin Tafallari në faqet 342-344.



Hysen Gega në këtë intervistë shpërfaq gjithanshëm rrethanat e marrjes së tij në pyetje nga Jusuf Buxhovi etj., në zyrat e sigurimit shtetëror - UDB në Prishtinë.



Në pyetjen e gazetarit të njohur B.Elshani: ”Hysen, a të kujtohet se kur je arrestuar me t´u kthyer prej Gjermanisë dhe kush të ka marrë në pyetje pas arrestimit?” Hysen Gega përgjigjet: “Posi. Po ato janë gjëra që nuk harrohen. Më kanë arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit, diku kah ora 5 - 6 sapo kishte filluar pakëz të zdritej. Hetimet e mija kanë zgjatur rreth 6 muaj. Pothuajse gjatë gjithë kohës së hetimeve më kanë marrë në pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe Adem Ibrahimi. Por në fillim të janarit 1981, data e saktë nuk më kujtohet, po ashtu më ka marrë në pyetje edhe Jusuf Buxhovi. Kështu ma kanë prezentuar atë. Për Jusuf Buxhovin kisha dëgjuar më parë se ishte korrespodent i „Rilindjes“ në Bon, por nuk e kisha parë kurrë me sy. Për herë të parë e kam parë aty, në lokalet e Sekretariatit në Prishtinë.”



Në pyetjen vijuese: ”Sa herë e ke parë gjithësejt Jusuf Buxhovin në jetën tënde?”, Hysen Gega saktëson: “Dy herë. Një herë në fillim të janarit 1981 kur më ka marrë në pyetje dhe një herë tjetët në fillim të vitit 1991 në Lokalet e lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.”



Ndërkaq në pyetjet, lidhur me sjelljet e z.Buxhovi gjatë hetimeve dhe për çka interesohej më së shumti të dinte, Hysen Gega thotë: ”Qëllimi i tij ishte që unë të pendohem për aq sa kisha bërë. Më thoshte se më kishte përcjellur atje (në Gjermani – vërejtja ime) dhe se i dinte të gjitha gjërat. M´i përmendi disa lokale, por për fat në ato lokale unë s´kisha qenë kurrë. Në këtë mënyrë bile ai më ndihmonte, ma bënte me dije se s´dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me çështjen time. Më bënte presion psikik. M´i ofendonte shokët, vëllezërit Gërvalla … me sharje nëne e me fjalë të cilat as me laps nuk shkruhen”. Në fund Hysen Gega, sqaron edhe një ofertë të udbashëve për vrasjen - likuidimin e vëllezërve Gërvalla …!



Lexoni të plotë intervistën e Hysen Gegës:

“Asgjë nuk harrohet”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:27 pm

Dr.Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.



* * *



A ishin: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova përgjegjës për burgosjen e parë dhe të tretë

të Mr. Ukshin Hotit?!





Shkruan: Sheradin BERISHA / 04. 05. 2008



· Trionomi: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova



Pas demonstratave të mars - prillit 1981 regjimi komunist jugosllav ndërmori një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njejtën kohë filloi diferencimin ideo-politik në të gjitha institucionet publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore - akademike të Kosovës. Dhe, në shënjestër të këtij diferencimi gjithpërfshirës ishin padyshim dy institucionet më të rëndësishme: Instituti Albanologjik dhe Universiteti i Prishtinës.



· Pamje nga demonstratat e pranverës së viti 1981: kliko 1 - 2 - 3



Prandaj, jo rastësisht KQ i LKJ-së dhe strukturat tjera pushtetore të këtij regjimi në Kosovë, Institutin Albanologjik dhe veçanërisht Universitetin e Prishtinës e quajtën si “Bastion të nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”.



Derisa në Institutin Albanologjik në krye të komisionit për diferencim, të të gjithë intelektualëve shqiptarë që kishin dalë në mbrojtje të demonstratave studentore dhe të kërkesës “Kosova Republikë”, ishte emruar Sekretari i OTH të LKJ-së në këtë institut Ibrahim Rugova, Komiteti Krahinor, për mbikëqyrjen dhe diferencimin e profesorëve në Universitetin e Prishtinës kishte autorizuar: Azem Vllasin, Agim Zatriqin dhe Hajredin Hoxhën, kështu thotë Shemsi Reçica në një intervistë dhënë të përditshmes “Epoka e Re” në mars të vitit 2006. Shemsi Reçica, atëkohë ishte ligjerues në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik të UP-së.



„Fillimisht kërkesat e studentëve janë përkrahur, me ndonjë përjashtim, nga të gjithë profesorët, gjatë bisedave të lira në grupe. Në ndërkohë UP - ja, përfshirë edhe Fakultetin Filozofik, u vërshua me punëtorë të sigurimit dhe aktivistë të LKJ-së dhe, në mbledhje të njëpasnjëshme, kërkohej nga ne, profesorët, që t’i pranonim vlerësimet e Komitetit Qendror të Jugosllavisë për demonstratat dhe t’i gjykonim demonstratat dhe kërkesat e tyre.”- thotë Prof.Shemsi Reçica .



Në këtë situatë ka ndryshuar qëndrimi i shumicës së profesorëve, për shkak të presionit mbi ta, nga ana e inspektorëve të UDB-së dhe aktivistëve të KK të LKJ-së dhe në fund kanë mbetur vetëm pesë profesorë që nuk i pranuan vlerësimet e KQ të LKJ-së se demonstratat kanë qenë armiqësore, nacionaliste – separatise, kundërrevolucionare etj., e ata ishin: Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Muhamet Tërnava, Shaqir Shaqiri dhe Shemsi Reçica.



Shemsi Reçicës i kujtohet mirë mbledhja e mbajtur në 19 nëntor 1981 në Fakultetin Filozofik dhe diskutimi i argumentuar i Mr. Ukshin Hotit që Kosova duhet të jetë Republikë. “Kur kemi mbajtur mbledhje në Fakultetin Filozofik, kanë qenë të pranishëm Azem Vllasi, Agim Zatriqi, Hajredin Hoxha, etj. Aty ka pasur edhe kërcënime, sharje, edhe me nanë kanë sharë ata ish funksionarë duke thënë se “këtu e kanë çerdhen demonstratat”- kujton z.Reçica.



Ish ligjeruesit në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë, i kujtohen mirë veprimet antikombëtare të anëtarëve të Komitetit: Zatriqi, Vllasi e Hoxha në këtë mbledhje si dhe diskutimi i guximshëm i Prof.Ukshin Hotit në mbrojtje të studentëve dhe të kërkesës që Kosova të jetë Republikë.

„Pasi i gjykuan demonstratat, ata kërkuan fjalën e profesorëve, por rreth 20 minuta askush nga profesorët nuk e merrte fjalën. Ishin para një dileme të madhe. Kishin frikë, sepse diheshin pasojat. Pas atyre që i dënuan demonstratat fjalën e mori Ukshin Hoti, i cili tha: “Ne duhet të diskutojmë hapur për kërkesat e studentëve tanë” dhe vazhdoi diskutimin e tij. Midis të tjerave tha tekstualisht, fjalë për fjalë: “ Sa e di unë, në Jugosllavi, jo vetëm që nuk është zgjidhur në praktikë çështja shqiptare, por as teorikisht nuk është zgjidhur kjo çështje si duhet”, dhe filloi që këtë konstatim ta argumentojë nga pikëpamja e tij, nga shkencat politike. “Të gjithat shkrimet që janë botuar për çështjen kombëtare, tha ai, edhe ato nga pikëpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanë zgjidhur as teorikisht çështjen shqiptare në Jugosllavi” dhe vazhdoi: “Unë mendoj që kjo është kërkesë e arsyeshme, e drejtë...”, dhe me një tonë të lartë përfundoi: “ Kosova duhet të jetë Republikë dhe ne duhet ta përkrahim Republikën”.



Gjatë diskutimit të Ukshinit, kujton Reçica, aktivistët e komitetit Azem Vllasi e Agim Zatriqi mbanin shenime dhe e kundërshtuan fjalimin e tij. “Më kujtohet sidomos Agim Zatriqi, të cilit, në atë qetësi të hekurt që u krijua pas fjalës së Ukshin Hotit, i kërcitnin dhëmbët nga shtrëngimi i nofullave. Pas përfundimit të mbledhjes, neve na arrestuan.”- përfundon Shemsi Reçica.



Dhe vërtet ndodhi arrestimi dhe burgosja e Ukshin Hotit, Halil Alidemajt, Shemsi Reçicës, Ekrem Kryeziut etj, të cilët u denuan si “Grup i intelektualëve”. Pas tetë muajve sa zgjati procesi i hetuesisë, u ngrit aktakuza PP. nr. 281/81, datë 31. V. 1982, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ngriti një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Isak Nishevci, Ismet Emra e të tjerë, dhe në procesin gjyqësor të mbajtur më 21 korrik 1982 „në emër të popullit“ u denuan këta intelektualë:



- Halil Alidemaj me 11 vjet burg të rëndë;

- Ukshin Hoti me 9 vjet burg të rëndë;

- Ekrem Kryeziu me 8 vjet burg të rëndë;

- Mentor Kaçi me 7 vjet burg të rëndë;

- Halil Ratkoceri me 3 vjet burg të rëndë;

- Ali Kryeziu me 5 vjet burg të rëndë;

- Nezir Haliti me 2 vjet burg të rëndë;

- Shemsi Reçica me 7 vjet burg të rëndë; dhe

- Muharrem Fetiu me gjashtë muaj burg të rëndë.



· Foto: Pamje nga gjykimi i grupit të intelektualëve, më 21 korrik 1982



Trupi gjykues, duke u bazuar paraprakisht në gjykimin politikë që ia kishin bërë këtij grupi intelektualësh, soji i keq Vllasi, Zatriqi, Hoxha etj., në aktgjykim ka konstatuar se ata kanë kryer vepruar “...vepra penale të drejtuara në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore dhe të punonjësve, thyerjen e “vëllazërim-bashkimit”, prishjen e barazisë së kombeve e të kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të RSFJ-së...” (!!!) sllogane këto që përsëriteshin në të gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve që dënoheshin asokohe.


Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme del se përgjegjësit kryesor politik për linqimin dhe burgosjen e Mr.Ukshin Hotit dhe të tjerëve, në vitin 198, ishin:

- Azem Vllasi njëri nga ish-funksionarët më të lartë komunist të kohës,

- Agim Zatriqi njëri nga bashkëpunëtorët e UDB-së gjatë punës së tij në RTP, dhe anëtar i Komitetit Krahinor të LKJ-së ( Lexo këtu tekstin ku: Agim Zatriqi me sojin e tij Buxhovi, Hamiti, Kraja, Gunga, Aliu etj., ishin vënë falas në shërbim të UDB-së ). Agim Zatriqi aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së), qysh nga themelimi i këtij mediumi “100% i varur” nga UNMIK-u dhe institucionet vendore (!!!) dhe

- Hajredin Hoxha, i cili ka ikur nga kjo botë me faqe të zezë.



Pas daljes nga burgu, Mr.Ukshin Hoti kthehet në fshatin e tij të lindjes në Krushë të Madhe dhe rrethanat e kohës, atë e detyrojnë të izolohet në atë mënyrë që të mos mund të ndikojë në rrjedhat politike në Kosovë… Për nëntë vjet rresht (1985 – 1994) ndaj Mr.Ukshin Hotit, siç e thotë vet Ukshini, - është përdorur një ostracizëm … nga “elita intelektuale” shqiptare pro-titiste, e cila decenie me radhë ishte në shërbim të regjimit komunist dhe kundër intelektualëve atdhetarë që përpiqeshin të çliroheshin nga thundra e egër jugo(serbo)sllave.



Në kapërcyellin e viteve të 90-ta Mr.Ukshin Hoti ishte mjaftë aktiv në sensibilizimin e çështjes Kombëtare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti, përmes shkrimeve të tija shkencore - politike, që botoheshin në revistat e kohës ”Alternativa”, “Demokracia Autentike” etj. Mr.Ukshin Hoti në aspektin politik, fillimisht do të angazhohet në Degën e LDK-së në Rahovec, mirëpo për shkak të injorimit që i bëhet atij nga Kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, vendos të tërhiqet nga kjo parti për të gjetur forma tjera të angazhimit politik.



Në vitet 1991 - 94 Ukshini merrë pjesë në shumë takime e tryeza të mbajtura në qytete, fshatra, UP etj., ( shiko një foto këtu ) dhe në disa simpoziume me karakter gjithëkombëtarë që u mbajtën në Shkup, Tetovë…, dhe aty i elaboron bindshëm tezat e tij tashmë të njohura politike, duke shtuar edhe një fakt me rëndësi, se në rrethanat e reja ballkanike, kur nuk ekzistonte tashmë shteti federativ siç ishte Jugosllavia, opcioni i vetëm rreth të cilit do të duhej të koncentroheshin Shqiptarët ishte bashkimi i gjithë kombit Shqiptar në Ballkan në një shtet të vetëm. Ky bashkim sipas Ukshinit, do të duhej bërë në mënyrë demokratike dhe paqësore, sepse do të ishte në interes të të gjithë rajonit.



· Foto: historike e figurës emblematike Mr.Ukshin Hoti



Meqenëse atëkohë këto teza të Ukshinit, i përfaqësonte edhe një parti legale në Kosovë, Partia e Unitetit Kombëtar të Shqiptarëve(UNIKOMB-i) atëherë me propozimin e kreut të kësaj partie Mr.Ukshin Hoti pranon të bëhet Kryetar i saj. Pa humbur kohë ai harton një deklaratë politike të UNIKOMB-it, me të cilën do t´i bëhej me dije opinionit Shqiptar dhe atij ndërkombëtar, për aktivizimin, freskimin, rigjallërimin dhe luftën politike të kësaj partie për bashkimin e kombit në një shtet të vetëm në Ballkan.



· Lexo të plotë: Deklaratën politike



Mirëpo, çka ndodhi ?

Pikërisht, në kohën kur politikani dhe filozofi i shquar Ukshin Hoti po bëhej gati ta merrte në dorë timonin e kësaj partie, më 14 maj 1994 gjatë rrugëtimit nga Prizreni për në Prishtinë arrestohet nga policia serbe, e cila, siç do të merret vesh më vonë, kishte qenë në dijeni të plotë për aktivitetin e tij gjatë atyre ditëve.



Pas katër muaj e gjysëm hetimesh, saktësisht më 28 shtator 1994, në Gjyqin e Qarkut në Prizren - Mr.Ukshin Hoti, në bazë të aktgjykimit K.br.28/94 datë 28.IX.1994, dënohet me 5 vjet burg të rëndë. Dhe, si për çudi, po të lexohet me kujdes aktgjykimi, duket qartë, se gjyqtarja Nada Haxhi-Periq këtë dënim e ka mbështetur kryesisht në pohimet e fjalës mbrojtëse të Mr.Ukshin Hotit, se sa në provat materiale që i ka përdorur trupi gjykues gjatë këtij procesi të montuar politik. Prej gjashtë faqesh e gjysëm sa ka aktgjykimi, tri faqe i ka vetëm nga fjala mbrojtëse.



· Lexo të plotë: Fjalën e mbrojtjes së Mr. Ukshin Hotit



Është interesant të thuhet se, Mr.Ukshin Hoti në fjalën e tij të mbrojtjes, para gjyqit serbë, deklaron hapur se kush e ka arrestuar-burgosur dhe cili ishte shkaku i vërtet i mbajtjes së këtij gjykimi ndaj tij.



Ai, me këtë rast ka thënë: “Më ka arrestuar policia e Republikës së Serbisë, ndoshta me kërkesën e një pjese të alternativës shqiptare të Republikës së Kosovës. Shkaku i drejtpërdrejtë i këtij arrestimi sigurisht ka qenë frika iracionale e kësaj pjese të alternativës shqiptare se me shkuarjen time në Prishtinë në krye të UNIKOMB-it pas 9 vitesh të ostracizmit dhe të izolimit, do të çrregullohej baraspesha e forcave politike dhe do të krijohej një gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe është shkaku i vërtetë i mbajtjes së këtij gjykimi për të cilin personalisht kam besuar se nuk do të ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndërsjellë të dy republikave ose të organeve të tyre përgjegjëse kompetente, gjersa shkaqet juridike që i përmban aktakuza s'mund të qëndrojnë absolutisht …" - përfundon citati.



E kreu i asaj pjese të “alternativeës shqiptare” për të cilën ka deklaruar Mr. Ukshin Hoti në mbrojtjen e tij, ishte padyshim Dr. Ibrahim Rugova.



Dr. Ibrahim Rugova në kohën e arrestimit dhe mbajtjes së procesit gjyqësor kundër Mr. Ukshin Hotit, në Prizren, ishte kryetar i “alternativës shqiptare” gjegjësisht ishte kryetar i disa “organeve me përgjegjësi politike”, përmes të cilave ka vënë nën kontroll gjithë aktivitetin e partive politike shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi e në Kosovën Lindore (Luginë të Preshevës).



Sa për ilustrim, Dr. Ibrahim Rugova ishte:



- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;

- Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;

- Kryetar i Republikës së Kosovës;

- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Kosovë;

- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi dhe

- Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.



Prandaj, Dr. Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:28 pm

Konsultimet e Jusuf Buxhovit me “klanin e vjetër politik”

- Kush janë politikanët e “klanit të vjetër politik” që morën pjesë në themelimin e LDK-së?!

- A ishte Jusuf Buxhovi përpilues i programit të LDK-së?!

- Si u zgjodh Ibrahim Rugova kryetar i LDK-së?

- Çfarë përmbajtje kishte Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës?!

- Cilat janë ngjashmëritë e LDK-së me Lidhjen Komuniste të Kosovës ?!



* * *



Kush janë politikanët e “klanit të vjetër politik” që

morën pjesë në themelimin e LDK-së?!



Shkruan: Sheradin BERISHA / 07. 05. 2008



Konsultimet e Jusuf Buxhovit me “klanin e vjetër politik”



Sipas dëshmive të bëra publike, promotor i angazhimeve për themelimin e LDK-së ishte Jusuf Buxhovi, i cili jo rastësisht është bërë edhe koordinator i Këshillit nismëtar. “Buxhovi ishte energjik dhe më i shkathtë në punë të komunikimit dhe kristalizimit të idesë” – thotë bashkëthemeluesi i LDK-së, Mehmet Kraja në librin e tij “Vite të humbura”, botuar më 1995 në Tiranë, fq.166.



· Foto: Mehmet Kraja, Bashkëthemelues i LDK-së



Kur bëhet fjalë për hartimin e programit dhe emërtimin e partisë si “Lidhja Demokratike e Kosovës“, z.Kraja, sërish spikatë emrin e Jusuf Buxhovit. “Tashi nuk e them dot se e kujt ishte ideja që partia të quhej “Lidhje”, e ndonjërit prej nesh, apo e atyre me të cilët Buxhovi konsultohej vazhdimisht, por e di se asnjërit nuk na pëlqente kjo “lidhje” për shkak të asociacionit që krijonte me Lidhjen Komuniste. Sido që të ishte, ashtu sikundër ishim marrë vesh dy - tri ditë para mbajtjes së Kuvendit Themelues, Buxhovi solli programin dhe statutin. Që në fjalinë e parë e hetova se programi nuk ishte shkruar nga Buxhovi dhe as nga ndonjë “ekip” më i gjerë, por nga një person “pa emër” që i takon klanit të vjetër politik, autonomist, dhe i cili, nga prapaskena edhe sot e kësaj dite tërheq shumë hapa politikë në Kosovë. Programi ishte i mbushur me fraza politike, me periudha të gjata e konfuze, pra, një tekst i shkruar pa sintaksë shqip dhe pa mendim të qartë politik”. - kështu shkruan Mehmet Kraja në “Vite të humbura” faqe 167.



· Foto: Jusuf Buxhovi, Koordinatori Këshillit Nismëtar të LDK-së

· Lexo: Kush e themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës?!



Mehmet Kraja, siç vihet në pah, shpërfaq aktivitetin e Buxhovit në këtë drejtim, por nuk i sipërfaqëson aktorët kryesor të “klanit të vjetër politik” komunist në prapaskenë, me të cilët Jusuf Buxhovi…konsultohej vazhdimisht.



Kush janë politikanët e “klanit të vjetër politik” të cilët

morën pjesë në themelimin e LDK-së?!



Zyrtarisht është thënë se: “Iniciativa për themelimin e një partie që do të pagëzohet Lidhja Demokratike e Kosovës, doli nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa ( të gjithë gazetarë të Rilindjes – vërejtja ime)”, ndërsa Mehmet Kraja, Koordinatorin e Këshillit nismëtar të LDK-së z. Jusuf Buxhovi, e paraqet si person që ka pas konsultime të vazhdueshme me njerëz të tjerë, edhe nga radhët e regjimit komunist që ishte akoma në fuqi.



Opinioni publik shumë pak e dinë, por përfaqësuesit e “elitës intelektuale” gjegjësisht “nismëtarët” publik për themelimin e LDK-së, e dinë shumë mirë, se inicuesit e vërtet (në prapaskenë) për themelimin e LDK-së si një “parti alternative” nga LKJ-ja ( e cila askohe po i numëronte muajt e fundit deri në shpërbërje), ishin pikërisht zyrtarët e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës: Rrahman Morina, Kryetar i KK të LKK-së *, Agim Mala, anëtar i Kryesisë së KK të LKK-së dhe drejtor i RTP-së, etj.



· Foto: Agim Mala

· Rrahman Morina qysh në fillim të vitit 1989 pas “dorëheqjes” së Kaqusha Jasharit, duke qenë njeriu më i besuar i Sllobodan Millosheviqit emrohet Kryetari KK të LK të Kosovës, ndërsa karierën e tij e kishte nisur në Beograd si kuadër i sigurimit të shtetit. Ishte zëvendës i sekretarit Federativ të Punëve të Brendshme Franjo Hërleviqit. Pas demonstratave të pranverës së vitit 1981, Morina dërgohet në Kosovë po në pozitën e zëvendësit të Sekretarit të Sekretaritat Krahinor për Punë të Brendshme, Mehmet Maliqit, një kuadër i UDB-së që nga koha e Rankoviqit, dhe më vonë vihet në krye të këtij sekretariati.

· Foto: Binomi i deformuar Sllobodan Millosheviq – Rrahman Morina



Jusuf Buxhovi dhe buxhovët tjerë e din mirë, se Agim Mala (gjatë periudhës së formësimit të LDK-së si “parti alternative”) e luante rolin e ndërmjetësit, në mes të partisë në pushtet (LKJ) dhe atyre (elitës intelektuale) që po “lindnin” një parti të re, LDK-në.



Agim Mala, në një dokumentar televiziv të përgatitur nga Baton Haxhiu dhe Andi Bushati, krejt sipërfaqësisht flet për angazhimin e tij ( në prapaskenë) për themelimin e LDK-së dhe kontaktet që ka pas me “nismëtarët” publik të kësaj partie, prandaj i mbetet Jusuf Buxhovit dhe të tjerëve për ta sqaruar këtë çështje deri në fund.



A ishte Jusuf Buxhovi përpilues i programit të LDK-së?!



Me rastin e një vjetorit të vdekjes së Ibrahim Rugovës (Janar 2007) në një emision të natës (në Radi Kosovë) që e drejtonte gazetari Mentor Mripa, Jusuf Buxhovi, ka deklaruar se programin e Lidhjes Demokratike e ka hartuar vetë, ndërsa Mehmet Kraja duke pas parasysh se ky program “ishte i mbushur me fraza politike, me periudha të gjata e konfuze, pra, një tekst i shkruar pa sintaksë shqip dhe pa mendim të qartë politik” ka dyshuare se është shkruar nga Buxhovi dhe ka theksuar se, ky program është shkruar “nga një person “pa emër” që i takon klanit të vjetër politik, autonomist…”. Prandaj, duhet thenë shkurt e shqip se, programi dhe statuti i Lidhjes Demokratike të Kosovës është përpiluar diku në zyrat e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës dhe si i tillë është miratuar unanimisht në kuvendin themelues të LDK-së më 23 dhjetor 1989.



Si u zgjodh Ibrahim Rugova kryetar i LDK-së?!



Në tetor-nëntor 1989 nismëtarët publik për themelimin e LDK-së kanë mbajtur disa takime “publike” kryesisht në kafenenë “Elida” në qendrën tregtare "Boro-Ramizi”, dhe pasi i kanë harmonizuar qëndrimet e tyre me ato të “klanit të vjetër politik - autonomist” , se kush duhet të jetë kryetar, dhe çfarë duhet të përmbajë programi i “partisë së re alternative” që po konturohet së bashku, në dhjetor është caktuar dita dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.



Ja si e përshkruan QIK-u (zëdhënsja mediale e LDK-së) ecurinë e mbajtjes së Kuvendit themelues të LDK-së: “Kuvendi themelues u vendos të mbahej në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku rëndom asokohe zhvilloheshin që të gjitha vlimet shoqërore dhe politike. Koordinatori i grupit( Jusuf Buxhovi – vërejtja ime) u angazhua ta bënte paraqitjen ligjore të mbajtjes së kuvendit themelues në polici, me tërë dokumentacionin, ashtu si e kërkonte ligji i atëhershëm për mbajtjen e manifestimeve dhe tubimeve publike. Policia nuk njoftoi se do ta ndalonte kuvendin themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por as nuk dha pëlqim për të (…)Të shtunën, në mëngjes, diku rreth orës 9, në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, u mblodh tash në përbërje të zgjeruar Këshilli nismëtar për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.



Të gjithë u pajtuan me Programin dhe Statutin e saj. U bisedua bukur shumë për strukturën udhëheqëse të partisë. Që të gjithë ishin të mendimit se kryetar i saj duhej të bëhej dr.Ibrahim Rugova, ndërsa sekretar Jusuf Buxhovi. Grupi nismëtar nguli këmbë që dr.Rugova duhej të propozohej për kryetar dhe u deklarua që këtë ta parashtronte Kuvendi themelues, me çka ai u pajtua (…) Pikërisht në orën dhjetë, lokali i vogël i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës mezi i zuri ata që kishin vendosur të merrnin pjesë në mbledhjen e Kuvendit themelues të LDK-së. Ata ishin gjithsej 96 veta, të cilët me nënshkrimet e veta dhe me deklarim të lirë u përcaktuan t'ia vinin themelet partisë së parë politike shqiptare të pagëzuar Lidhja Demokratike e Kosovës…



Në emër të Këshillit nismëtar dhe të Kryesisë së punës, Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Statutin e saj e lexoi Jusuf Buxhovi. Të pranishmit dëgjuan me vëmendje Programin dhe Statutin e LDK-së dhe miratuan me duartrokitje të gjatë përmbajtjet e tyre. Askush nuk ishte kundër.” – shkruan QIK-u



Ndërkaq aktin e finalizimit, pra, atë të emrimit të udhëheqjes së LDK-së, QIK-u e përshkrun si më poshtë: ”Kryesuesi ia dha fjalën Milazim Krasniqit, që në emër të Këshillit kandidues të propozonte udhëheqësinë e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai bëri këto propozime:

- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës - dr.Ibrahim Rugova * ,

- Sekretar- Jusuf Buxhovi,

- Anëtarë të Kryesisë:

- dr.Fehmi Agani,

- dr.Bujar Bukoshi,

- dr.Ali Aliu,

- Nekibe Kelmendi,

- Mehmet Kraja.



Propozimet u miratuan me duartrokitje të gjata nga të pranishmit. Pastaj, fjalën e mori dr.Ibrahim Rugova, i cili falenderoi për besimin e dhënë dhe u zotua se do t'i kryente detyrat që dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.”



* „Z.Rugova, nëse nuk gaboj, gjatë vitit 1989 është marrë në „bisedë informative“- nga Sigurimi Shtetëror i Serbisë“- Kështu thotë Adnan Merovci, njeriu më i afërt i Ibrahim Rugovës, në librin “Pa protokoll – Bisedë me Adnan Merovcin“, B.Shala-B.Hamzaj, faqe.36.(Kjo „bisedë informative“ duket se është bërë gjatë periudhës së inicimit-themelimit të „partisë së re alternative“ LDK)



· Foto: Pamja nga Kuvendi themelues i LDK-së , më 23.12.1989



Çfarë përmbajtje kishte Programi i Lidhjes

Demokratike të Kosovës?!



Programi dhe statuti i LDK-së (si dy dokumente bazë - udhërrëfyese për politikëbërjen e saj) nuk dallonin shumë në përmbajtje nga platformat politike të KQ të LKJ-së, që hartoheshin deri në vitin 1989 për zhvillimet politike në Kosovë.



Për ta bërë të qartë esencën e programit të LDK-së, që u miratua pa asnjë kundërshtim në kuvendin themelues të saj, në vijim sjellë disa pjesë të programit:



Në Programin e LDK-së, ndër të tjera thuhet (po citoj):

- Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, ngase ajo është themeluar me vullnetin e lirë të të gjithëve, edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës dhe se për çdo rregullim të ri të federatës është e drejtë imanente që të vendosin lirisht edhe qytetarët e Kosovës.

- Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për një Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.

- Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në federatë, duke e kuptuar atë si bashkësi të subjekteve të barabarta të republikave dhe të krahinave, si bashkësi të qytetarëve dhe të nacionaliteteve të barabarta. Pra, angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve, të republikave dhe të krahinave, për sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votimit të lirë, të drejtpërdrejtë e të përgjithshëm, për Kuvend Federativ të përbërë nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarëve.

- Lidhja Demokratike e Kosovës është: “kundër manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare. Lidhja Demokratike e Kosovës përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi”. etj etj



· Lexoni të plotë: Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës



Siç vihet në dukje, LDK-ja dhe vetë Ibrahim Rugova si kryetar i saj që në Kuvendin themelues u zotua se do t'i kryente detyrat që dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Jugosllavinë e konsideron si “shtëpi” të ndërtuar me vullnetin e lirë edhe “të popullatës së Kosovës”. Kosovën e cilëson si “krahinë”, “angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve, të republikave dhe të krahinave” dhe se është kundër “manipulimeve nacionaliste me çështjen kombëtare”!



Se sa është i vërtetë ponimi, i definuar në programin e LDK-së, se “Jugosllavia është themeluar edhe me vullnetin e lirë të shqiptarëve”, këtë e dinë më së miri vetë shqiptarët, çfarë kanë përjetuar mbi kurrizin e tyre nga kjo “Jugosllavi demokratike”.



Që të mos zgjatemi më shumë në këtë drejtim, LDK-ja si e tillë, sipas ligjeve kushtetuese republikane e federative në fuqi u regjistrua në Beograd, ndërsa në vitin 2000 regjistrohet në Kosovë. Sipas deklarimit të Milazim Krasniqit ( njërit nga themeluesit e LDK-së) LDK-ja me këtë program( të pandryshuar) ka vepruar deri pas luftës në Kosovë (!!!)



Cilat janë ngjashmëritë e LDK-së me Lidhjen

Komuniste të Kosovës ?!



Siç vum në dukje Programi i LDK-së nuk dallon shumë nga platformat politike të LKJ-së, pra, janë shumë të ngjashëm. Për të shpërfaqur këtë fenomen po i referohemi Akademik Rexhep Qosjes. Qosja në një shkrim analitik: ”Ngjashmëria fatale”, shkruan:



”Ngjashmëria, thuhet në fjalorët gjuhësorë, është afria shumë e madhe e vetive të qenieve, sendeve, dukurive. Si të gjitha qeniet, sendet e dukuritë, ngjashmëri shumë të madhe mund të kenë edhe bashkimet politike e të tjera të njerëzve. Ngjashmëria shtrihet në hapësirë, por edhe në kohë. Këtu është fjala për ngjashmërinë e dy bashkimeve tona, që ka shtrirje në hapësirë dhe në kohë: për ngjashmërinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me Lidhjen e Komunistëve të Kosovës (LKK).”



· Foto: Akademik Rexhep Qosja



Akademik Qosja për ngjashmëritë në mes LDK-së dhe LKK-së thotë:



”LDK-ja është parti që LKK-në e ka trashëguar me çdo gjë: me anëtarët, me organizimin, me mentalitetin. LDK-ja është parti që në jetën politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Kosovë sillet sot siç është sjellë LKK-ja dje.



LDK-ja është parti politike që ka strukturë organizuese shumë të ngjashme, gati të njëjtësuar me strukturën organizuese të LKK-së. LKK-ja kishte Kryesinë dhe Komitetin Krahinor të LKK-së; LDK-ja ka Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së! LKK-ja kishte Lidhjen Socialiste të Popullit Punues të Kosovës si kryese të punëve të saj të infrastrukturës, në gjirin e së cilës vepronin edhe Lidhja e Rinisë, Lidhja e Grave, Lidhja e Sindikatave, Lidhja e Pensionistëve... Edhe LDK-ja e ka Lidhjen e saj Socialiste, në të cilën bëjnë pjesë Forumi i Grave, Forumi i Rinisë, mandej Partia Socialdemokrate (nr.2), Partia Shqiptare Demokristiane, Partia Popullore, Partia Liberale e Kosovës...!



LDK-ja bën politikë që, nga pikëpamja metodologjike, nuk ndryshon shumë, kur e kur nuk ndryshon fare, prej politikës së LKK-së! LKK-ja bënte politikë që mbështetej në një numër të vogël termash dhe togfjalëshash terminologjikë, sikundër janë bashkim-vëllazërimi, barazia e kombeve dhe e kombësive, vetëqeverisja socialiste, autonomia e Kosovës si element konstiutitiv i Federatës Jugosllave, politika e mosinkuadrimit! Edhe LDK-ja bën politikë që mbështetet në një numër të vogël të termave dhe të togfjalëshave terminologjikë siç janë: të drejtat njerëzore njësoj për të gjithë, demokracia, pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës, politika e faktorëve ndërkombëtarë.



Termat dhe togfjalëshat terminologjikë të LDK-së janë vetëm një anasjellë gjuhësore dhe kuptimore e termave dhe e togfjalëshave terminologjikë të LKK-së! LKK-ja thoshte se fati i Kosovës është në duart e Federatës jugsollave; LDK-ja thotë se fati i Kosovës është në duart e faktorëve ndërkombëtarë. LKK-ja betohej në politikën e mosinkuadrimit; LDK-ja betohet në politikën e faktorëve ndërkombëtarë! LKK-ja thoshte se kombësia shqiptare duhet të jetë urë bashkëpunimi me Shqipërinë si shtet amë; LDK-ja thotë se Kosova duhet të jetë neutrale karshi Serbisë dhe neutrale karshi Shqipërisë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:29 pm

LKK-ja nuk i lejonte vetes të përzihej në punët e shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë - sepse për ta bëjnë kujdesin komunistët e atjeshëm shqiptarë, malazez e maqedonas; LDK-ja nuk përzihet në punët e shqiptarëve në Maqedoni e në Mal të Zi, madje as të shqiptarëve në Kosovën Lindore - sepse atje për ta kujdesen partitë e tyre dhe pushteti sovran maqedon, malazias dhe serb! LKK-ja kishte gazetat e saj; edhe LDK-ja ka gazetat e saj, në të cilat nuk shkruan se janë të sajat, që popullarizojnë politikën e saj, që gabimet e saj i shpallin mençuri, që dështimet e saj i shpallin suksese, që mashtrimet e saj i shpallin të vërteta!



LDK-ja është parti politike që ka një moral politik që nuk ndryshon prej moralit politik të LKK-së! Udhëheqja e LKK-së thoshte se është udhëheqëse e ligjshme e popullit shqiptar të Kosovës, madje e Kosovës si element konstituiv i Federatës jugosllave, por nën sovranitetin e Serbisë dhe të Jugosllavisë; edhe udhëheqja e LDK-së thotë se është udhëheqje e ligjshme e popullit shqiptar të Kosovës, madje e "Republikës së Kosovës", por nën pushtimin e Serbisë dhe të Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi)!



LKK-ja i dënonte të gjitha konceptet dhe të gjitha veprimet e tjera që nuk përputheshin me të sajat në lidhje me të drejtat e shqiptarëve dhe me fatin e Kosovës! Për këtë arsye, ajo i ka dënuar si armiqësore demonstratat e vitit 1968 dhe 1981! Edhe LDK-ja i dënon të palejueshme konceptet dhe veprimet e tjera që nuk përputhen me të sajat në lidhje me strategjinë për çlirimin e Kosovës dhe statusin e saj! Për këtë arsye, ajo është kujdesur t'i "komprometojë" të gjithë ata që kanë kërkuar që politikën e saj të nënshtrimit ta zëvendësojmë me lëvizje popullore vepruese;…



Në kohën e pushtetit të LKK-së, burgjet e Kosovës dhe të Serbisë ishin plotë të burgosur politikë shqiptarë; edhe në kohën e "pushtetit paralel" të LDK-së burgjet e Kosovës dhe të Serbisë janë përplot të burgosur politikë shqiptarë. Për këtë arsye "pushteti paralel" i LDK-së mund të quhet po aq "atdhetar" sa ishte "atdhetar" edhe pushteti i LKK-së! Udhëheqja e LKK-së vozitet në mercedesë shtetërorë; edhe udhëheqja e LDK-së vozitet në vetura të "Republikës së Kosovës", që nuk kushtojnë më pak se mercedesët e LKK-së!



LDK-ja është parti politike që edhe konceptin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës e ka të ngjashëm, fatalisht të ngjashëm, me konceptin e LKK-së! LKK-ja, atëherë PKK-ja në fund të dhjetorit 1943 dhe në fillim të janarit 1944 është deklaruar për bashkim me Shqipërinë, por më vonë e ka pranuar bashkimin e Kosovës me Serbinë dhe me Jugosllavinë, përkatësisht statusin e Kosovës qark i Serbisë! Edhe LDK-ja, në fillim të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë është deklaruar për bashkim me Shqipërinë, por më vonë është pajtuar me shpalljen e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, përkatësisht republikë në kuadrin e Jugosllavisë!



LKK-ja e ka çuar Kosovën deri te autonomia e gjerë e vitit 1974; edhe LDK-ja e ka çuar Kosovën deri te premtimet e faktorëve ndërkombëtarë për një autonomi të gjerë (ç’është e vërteta deri aty Kosova ka qenë e çuar më parë) së cilës ende askush nuk ia di „gjerësinë“. Po të mos ishin futur në Kryesinë dhe në Këshillin e Përgjithshëm të saj edhe disa ish të burgosurë politikë, përfaqësuesit e „ligjshëm“ të popullit shqiptar të Kosovës sot pa dyshim se do të ishin në Parlamentin e Serbisë dhe të Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi).



LKK-ja ishte një parti e disiplinuar në ish-Jugosllavi; edhe LDK-ja është një parti e disiplinuar në Jugosllavinë e shkurtuar (Serbia dhe Mali i Zi)! Prej aspektit historik e shikuar, LKK-ja del parti e projektuar si mjet për paqësimin e Kosovës! Prej aspektit historik e shikuar, edhe LDK-ja del parti e lejuar, përkatësisht e projektuar, si mjet për paqësimin e Kosovës nën sovranitetin serb!



Prej shtjellimit të sipërthënë del, besoj qartë, se ngjashmëria mes LKK-së dhe LDK-së është rrënjësore, thelbore. Këto argumente nuk mund të fshehen, sepse nuk thuhet kot plagët që fshehen shumë vështirë shërohen! Prandaj, edhe të këqijat që fshihen shumë vështirë mënjanohen!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:29 pm

Pse Rugova, LDK-në e quante Shoqatë politike - kulturore?!

- Ibrahim Rugova ishte kundër protestave paqësore!

- Beograd 1991 / Ibrahim Rugova diplomatit gjerman i thotë: „Ne duam të qëndrojmë brendapërbrenda shtetit serbë. Ne duam vetëm të na rikthehet autonomia…“

- A ka udhëtuar Rugova edhe herë të tjera në Beograd, gjatë viteve të 90-ta?

- A ishte Ibrahim Rugova nismëtar i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, i Kushtetutës së Kaçanikut dhe i mbajtjes së Referendumit të vitit 1991?!



* * *

A ishte Ibrahim Rugova nismëtar i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, i Kushtetutës së Kaçanikut dhe i mbajtjes së Referendumit të vitit 1991?!



Shkruan: Sheradin BERISHA / 10. 05. 2008



Pse Rugova, LDK-në e quante Shoqatë politike - kulturore

dhe ishte kundër protestave paqësore?!



Qysh në ditët e para, pas themelimit të LDK-së, kryetari Ibrahim Rugova, dëshmon qartë zotimin e vet se, do t'i kryej me përpikëri detyrat që dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Më 30 dhjetor 1989, në një intervistë telefonike dhënë “Zërit të Amerikës”, z. Rugova ka deklaruar si vijon: “Ne para disa ditësh (23.12.1989-vërejtja ime) themeluam Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo është momentalisht shoqatë politike dhe kulturore. Në të ardhmen do të shikojmë se, kur të legalizohen me ligj këtu në Jugosllavi këto çështje të pluralizmit politik, ajo edhe mund të jetë edhe parti politike, kulturore etj. Megjithatë, kjo është organizatë e Prishtinës, mandej do të formojë degët e saj edhe në qendrat e tjera të Kosovës dhe të Jugosllavisë. Anëtarë të Lidhjes mund të jenë pjesëtarë, që pranojnë programin tonë. Programi i Lidhjes është mjaftë i gjerë. Ai përfshin të gjitha problemet që rëndojnë në momentin e tanishëm në Kosovë dhe në Jugosllavi. Për shembull kemi programin për çështjet sociale, për punësimin dhe zhvillimin ekonomik, pastaj për lirinë e shtypit dhe të të drejtave të njeriut, të kulturës, pastaj për pastërtinë e mjedisit dhe për çështje të tjera që janë aktuale në Kosovë, si dhe, natyrisht, qëndrimet tona politike, siç janë ato për demokraci, për zgjedhje të lira, të drejtpërdrejta. Ne konsiderojmë se Jugosllavia duhet të jetë Federatë Demokratike e kombeve dhe e kombësive, që duhet të ketë organizimin shtetëror të republikave dhe krahinave, pra, edhe Kosova të ketë vendin e vetë të barabartë në federatën e Jugosllavisë.”- përfundon citati.



Siç vihet në dukje, për Ibrahim Rugovën, LDK-ja fillimisht nuk ishte parti, por një shoqatë politike dhe kulturore, për të cilën thotë se, në të ardhmen me ligjet e Jugosllavisë mund të jetë edhe parti politike, kulturore etj (!!!) Për më tepër, kryetari Rugova, LDK-në, këtë shoqatë kulturore dhe politike, e cilëson si organizatë të Prishtinës, me synim të shtrirjes së saj jo vetëm në Kosovë, por edhe në qendrat tjera të Jugosllavisë, ashtu siç ishte e organizuar Lidhja Komuniste e Jugosllavisë, e cila në fillim të vitit 1990 ishte futur në fazën e shpërbërjes së saj.



„Programi i Lidhjes është mjaftë i gjerë“ dhe „përfshin të gjitha problemet që rëndojnë në momentin e tanishëm në Kosovë dhe në Jugosllavi“, konstaton politikani realist Ibrahim Rugova. Ai, fillimisht ka vu në spikamë programin „për çështjet sociale, për punësimin dhe zhvillimin ekonomik“, pastaj „për lirinë e shtypit dhe të të drejtave të njeriut, të kulturës, për pastërtinë e mjedisit…“, ndërsa qëndrimi i tij politik, është „për demokraci, për zgjedhje të lira, të drejtpërdrejta“, pa e thënë qartë statusin politik të Kosovës. Në të vërtet, Ibrahimi, ishte për një federatë demokratike jugosllave të kombeve dhe kombësive, me një organizim shtetëror të republikave dhe krahinave…“, ashtu siç ishin të definuara në Kushtetutën e RFJ-së, atë të Republikës së Serbisë dhe në Kushtetutën e KSA të Kosovës.



Pra, Ibrahim Rugova, edhe pas protestave gjithëpopullore të vitit 1988 - 1989 kur kërkohej avansimi i statusit politik të Kosovës, duket sheshazi se, Kosovën e konsideronte akoma si “krahinë”, ndërsa popullin shqiptar si „kombësi“. E, dihet mirëfilli se, me Kushtetutën në fuqi „kombësit“ trajtoheshin si pakica, përkundër faktit që shqiptarët ishin populli i tretë shumicë, pas serbëve dhe kroatëve!



Ibrahim Rugova ishte kundër protestave paqësore!



Në kohën e kthesave të mëdha në Kosovë 1988-1990, populli shqiptar nëpërmjet demonstratave kundërshtoi pushtimin klasik të Kosovës nga Serbia, u zgjua i madh e i vogël në këmbë, jo për ta mbrojtur “autonominë e suprimuar” më 23 mars 1989, por për ta mbrojtur në radhë të parë dinjitetin e nëpërkëmbur kombëtar dhe avansimin e statusit të Kosovës në Republikë, qoftë edhe me sakrifikimin e jetës së tyre.



Derisa, në dimrin e acartë të vitit 1990, populli protestonte nëpër rrugët e Kosovës, kundër regjimit pushtues serbë të Millosheviqit, kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, doli kundër këtyre protestave. Kështu, më 31 janar 1990, nëpërmjet një deklarate të bërë në RTP (ku drejtor ishte Agim Mala), Ibrahim Rugova i bënte thirrje popullatës “që të hiqte dorë nga grumbullimet”, duke theksuar se: “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e përkrah këtë formë të veprimit”.



Këto deklarata Ibrahim Rugova i përsëriste shpesh, shumë shpesh edhe në mediat e shkruara. Ai, madje përmes deklaratave i bënte thirrje popullit që të mos dalë në rrugë dhe t´i ndërpresin demonstratat, ndërsa shfajsonte veten dhe LDK-në se nuk janë organizatorë të demonstratave. P.sh. më 3 shkurt 1990 në gazetën “Vjesnik“ të Zagrebit, lidhur me demonstratat deklaron (po citoi): „Pas grumbullimeve dhe demonstratave të shqiptarëve përpara ndërtesës së Komitetit Krahinor, më 23 janar (1990), pasoi një ortek i vërtet dënimesh dhe diskreditimesh politike dhe të gjitha këto në fillim që alternativat, në radhë të parë LDK-ja, e cila ka më shumë anëtarë se sa Lidhja e Komunistëve të Kosovës, të eliminohet nga skena politike. Prandaj u bënë përpjekje që ta shpallin atë (LDK) si organizatore të këtyre demonstratave. Ne u përpoqëm, me anën e njoftimeve dhe thirrjeve, drejtuar opinionit publik, që qytetarët t´i ndërpresin demonstratat” (!!!)



Kjo nuk është as hera e parë as e fundit, që z.Rugova ishte kundër protestave të qeta dhe luante rolin e shuarjes së ndjenjës tek shqiptarët për t´u çliruar një herë e mirë nga sundimi shekullor serbë.



Ibrahim Rugova gjatë gjithë karierës së tij politike ka dëshmuar se është kundër organizimit të demonstratave paqësore, ndërsa ndiqte dhe propagandonte me fanatizëm një politikë krejtsisht pasive, madje shpesh herë në konferenca me gazetarë bënte thirrje, “për durim, që të mos tensionohet situata dhe të dalë nga kontrolli, sepse kemi ndërtuar tashmë një rend demokratik”, atë rend demokratik nën sundimin klasik të Kosovës nga regjimi policor-ushtarak i Millosheviqit (!!!)



Pra, kjo ishte realpolitika e Ibrahim Rugovës, e ndërtuar mbi bazën programit të LDK-së…



Beograd 1991 / Ibrahim Rugova diplomatit gjerman i thotë:

„Ne duam të qëndrojmë brendapërbrenda shtetit serbë.

Ne duam vetëm të na rikthehet autonomia…“
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:30 pm

Ibrahim Rugova gjatë periudhës sa ishte shef i Institutit Albanologjik dhe sekretar i OTH të LKJ-së në këtë institut dhe së fundi Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ( nga 1987), shpesh ka udhëtuar për në Beograd. Udhëtimin e fundit e ka bërë në verën e vitit 1988, në cilësin e kryetarit të SHSHK-së në kuadër të një takimi që u mbajt në Beograd, në mes të shkrimtarëve serbë e shqiptarë.



Ka të dhëna që tregojnë se, Ibrahim Rugova edhe gjatë viteve të 90-ta ka udhëtuar për në Beograd, tani jo më në cilësinë intektualit- shkrimtarit, por në cilësinë e polikanit.



Sipas një dokumenti të Bundestagut gjermanë, në vitin 1991 Kryetari i Ibrahim Rugova, gjatë qëndrimit në Beograd ( në kuadër të disa takimeve) ka pasur një takim të veçantë edhe me diplomatë gjermanë.



Në pyetjen e diplomatit gjerman Leni Fischer, se: a mendoni, që dikur Kosova t´i bashkohet Shqipërisë, me kusht që situata e atëhershme në shqipëri të përmirësohet? Ibrahim Rugova përgjigjet:„ Jo, ne nuk mendojmë në përgjithësi për këtë. Ne duam të qëndrojmë brendapërbrenda shtetit serbë. Ne duam vetëm të na rikthehet autonomia. Ne duam, që të na respektojnë si njerëz dhe pakicë kombëtare. Ne duam që të na mundësohet ta flasim gjuhën tonë, të botojmë dhe lexojmë gazetat tona etj.“



Saktësisht në dokumentin origjinal të shkëputur nga libri zyrtar i Bundestagut gjermanë, lidhur me këtë takim thuhet si vijon:



“Als wir im Jahre 1991 in Belgrad mit Herrn Rugova gesprochen haben, habe ich ihm die Frage gestellt:

Denken sie daran, irgendwann den Anschluß des Kosovo an Albanien zu fordern, vorausgesetzt daß - aus damaliger Sicht – sish die Situation in Albanien verbessert? - Das war vorübergehend ja der Fall, - Darauf hat er gesagt: „Nein, wir denken überhaupt nicht daran. Wir wollen innerhalb des serbischen Staatenverbundes bleiben.

(Beifall der Abg.Leni Fischer (Unna) (CDU/CSU)

-Wir wollen nur unsere Autonomie wiederhaben. Wir wollen als Menschen und als nationale Minderheit geachtet und respektiert werden. Wir wollen uns entfalten können, unsere Sprache sprechen dürfen, unsere Zeitungen drucken und lesen dürfen usw”.



(Citat i shkëputur nga libri zyrtar i Bundestagut gjerman-Deutscher Bundestag - 13. Wahlperiode - 200. Sitzung Bonn, Donnerstag, den 30 Oktober 1997, seite 18139)



· Lexo këtu: këtë dokument të shkëputur nga faqja zyrtare

· Shiko këtu: faqen e plotë të këtij dokumenti në origjinal





Se kryetari LDK-së dhe përgjithësisht i „alternativës shqiptare“ Ibrahim Rugova, ishte kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ky fakt nuk ishte i panjohur, por se kërkonte, që Kosovës t´i rikthehet autonomia dhe të mbetet në kuadër të shtetit serbë, për t´i gëzuar vetëm të drejtat si pakicë kombëtare etj., edhe pas shpalljes së deklaratës së „2 korrikut“ dhe Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator 1990, këtë fakt asokohe shumë pakë shqiptarë e kanë ditur.



A ka udhëtuar Rugova edhe herë të tjera në Beograd,

gjatë viteve të 90-ta?!



Kur bëhet fjalë për shkuarjen e Ibrahim Rugovës në Beograd (edhe pas 2 korrikut e 7 shtatorit 1990), s´mund të thuhet se ky ka qenë itinerari i tij i fundit në relacionin Prishtinë - Beograd. Tashmë dihet publikisht se Ibrahim Rugova më 15 maj 1998 është takuar me Sllobodan Millosheviqin në Beograd ( në rezidencën e tij në Beli Dvor), por ekzistojnë disa fakte tjera, që hedhin dritë për kontaktet e vazhdueshme të Ibrahim Rugovës me Beogradin.



Për të dhënë një pasqyrim sipërfaqësor, me këtë rast po i referohem gazetës „Epoka e Re“. Në një shkrim të kësaj gazete me titull: “Rugova do të ketë telashe me faktet - Këto janë thënë në LDK…dhe janë bërë nga LDK“, thuhet (po citoi): “Mendon Rugova se nuk e dimë sa herë ka fjetur në shtëpinë e Millosheviqit? Mendon Rugova se shoqëruesit e tij (njëri i vrarë gjatë luftës, tjetri pas luftës, tjetri largë tij…) nuk kanë lënë asnjë gjurmë për vozitjet që ia bënin për në Beograd, ndërsa në Kurshumli ata mbeteshin e tutje vazhdonte rrugën me policinë serbe për Dedinje? Mos t´ia hajë mendja! Ne, dimë se është financuar nga Millosheviqi në aferën e telekomit serb. Paratë kanë përfunduar në Dardania Bankë, në fund.” ( Burimi: gazeta “Epoka e re”, E enjte 27 shkurt 2003, fq.11.)



Ky informacion bën të kuptosh se Rugova ka pasur edhe takime të tjera me Millosheviqin dhe implikime në afera të pista. Ndërsa lidhur me takimet sekrete në mes të palës serbe dhe asaj shqiptare, të organizuara nga binomi Millosheviq - Rugova në periudhën 1994 – 1997, dhe rreth aferës së telekomit serbo-italian, do të bëjmë fjalë në një kapitull të veçantë.



A ishte Ibrahim Rugova nismëtar i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, i Kushtetutës së Kaçanikut dhe i mbajtjes

së Referendumit të vitit 1991?!



Me rastin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2006, u mbajtën disa tubime përkujtimore dhe aty u ritheksuan shumë “merita” të tij.



Ta zëmë, më 23 janar 2006 në një fjalim përmortor, nënkryetar i LDK-së Kolë Berisha, (që u transmetua drejtpërdrejt në RTK), ndër të tjera thotë: “Në këtë janar, Kosova humbi nismëtarin e Deklaratës Kushtetuese të njohur si Deklarata e 2 Korrikut (1990), të Kushtetutës së Kaçanikut, të referendumit për Pavarësinë e Kosovës, organizatorin e zgjedhjeve të para nacionale dhe presidenciale, shumëpartiake, akte këto që vunë bazën e fortë formale-juridike për ndërtimin e institucioneve të para të pavarura në Kosovë dhe shënon fillimin e fundit të një regjimi satrap të fundshekullit XX”.- përfundon citati.



Sa janë të qëndrueshme këto konstatime të z.Berisha ?

Po t’i referohemi librit të Mehmet Krajës “Vitet e humbura” (njërit nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ibrahim Rugovës deri në vitin 1995, dhe pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet e LDK-së, së fundi edhe “ambasador” në Zyrën e Kosovës në Tiranë (1994), del se Ibrahim Rugova dhe LDK-ja si parti, nuk kanë marrë pjesë në asnjë mënyrë, në hartimin e “Deklaratës së 2 Korrikut”, të “Kushtetutës së Kaçanikut”! e as në aktin e shpalljes së vendimit për mbajtjen e referendimit në shtator 1991!



Ja se, çka shkruan M. Kraja Lidhur me këtë çështje:

“Delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallin Deklaratën Kushtetuese, teksti i së cilës është bërë i njohur që atëherë. Dy muaj më vonë, në një mbledhje të fshehtë në Kaçanik, po këta delegatë miratojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe detyrohen të dalin në ekzil. Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet edhe njërën edhe tjetrën. LDK-ja qëndron fuqimisht pas këtyre akteve. As njërin e as tjetrin nuk i ka hartuar vetë, nuk ka marrë pjesë në hartimin e tyre dhe vendimi për shpalljen e tyre, merret vesh, nuk është marrë nga LDK-ja. E di me saktësi se kryesia e LDK-së ishte e informuar pjesërisht për njërën dhe për tjetrën dhe as nuk mbajti mbledhje për këtë punë dhe as që kërkoi prej dikujt ndonjë shpjegim. Ajo kryesi, madje nuk shtroi as ndonjë pyetje të vetvetishme e as nuk bëri vërejtje, të cilat kishte arsye t´i bënte, sepse dihej që atëherë se pikërisht prej saj do të kërkohej t´i realizonte praktikisht dispozitat e po asaj Kushtetute, të miratuar pa dijen dhe pa vendimin e saj. ( Lexo: M.Kraja: “Vite të humbura”, faqe 230) Pra, LDK-ja nuk e shpiku as Deklaratën Kushtetuese dhe as Kushtetutën e Kaçanikut. - thotë Mehmet Kraja.



Kjo besoj, nuk do koment tjetër!



Ibrahim Rugova nuk ka marrë pjesë në asnjë mënyrë, as në hartimin e as në marrjen e vendimit për mbajtjen e referendumit në shtator të vitit 1991. Këtë fakt e sipërfaëson dukshëm vendimi i legjslaturës së vjetër i Kuvendit të Republikës së Kosovës (01Nr. Prishtinë, më 22 shtator 1991) që kryesohej nga Ilaz Ramajli. Në këtë vendim përcaktohet qartë edhe teksti i pyetjes së Referendumit lidhur me statusin politik të Kosovës.



Në këtë vendim thuhet::





R E F E R E N D U M I



REPUBLIKA E KOSOVËS

Kuvendi i Republikës

01 Numër

Prishtinë, më 22 shtator 1991



Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bazë të nenit 97 alineja 1 pika 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 22 shtator 1991, pas miratimit të Vendimit mbi mbajtjen e Referendumit në Kosovë,



P Ë R C A K T I M



Tekstin e pyetjes në Referendumin mbi Republikën e Kosovës si Shtet Sovran dhe i Pavarur, me të drejt të pjesëmarrjes konstituive në Lidhjen e shteteve - republikave sovrane (në Jugosllavi) mbi bazën e lirisë dhe të barazisë së plotë të republikave-shteteve në lidhjen e tyre.



Teksti i pyetjes që u përcaktua nga Kuvendi është përsa vijon:



NË BAZË TË DEKLARIMIT TUAJ TË LIRË, LUTENI QË TË PËRGJIGJENI (DUKE RRETHUAR FJALËN ”PO” OSE “JO”) SE A E PRANONI, SI VENDIM TË VULLNETIT TUAJ POLITIK, REZOLUTËN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS MBI REPUBLIKËN E KOSOVËS SI SHTET SOVRAN DHE I PAVARUR, ME TË DREJT TË PJESEMARRJES KONSTITUIVE NË LIDHJEN E SHTETEVE-REPUBLIKAVE SOVRANE (NË JUGOSLLAVI )



PO ............................................... JO



KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS,

Ilaz Ramajli, d.v



Lexo: vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, 22. 09. 1991
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:30 pm

A e ka ditur Ibrahim Rugova rrugën që të çonte kah çlirimi i Kosovës dhe si e survejonte Zyra e LDK-së në Tiranë veprimtarinë ”terroriste” të UÇK-së në Shqipëri?!



Shkruan: Sheradin BERISHA / 13. 05. 2008



A e ka ditur Rugova rrugën që të çonte kah çlirimi i Kosovës?!



Ibrahim Rugova, politikën e vet paqësore, të mosveprimit e të ndejtjes rahat, e konsideronte si të paalternativë, dhe duket se nuk ka menduar asnjëherë seriozisht në përgatitjen e popullit për çlirim edhe në rrugë tjera. Në të vërtet ai gjatë kontakteve me personalitete të huaja ka marrë edhe mendime të prera se si mund të çlirohet Kosova nga Serbia. Ta zëmë, Kristina Fon Kohl, në librin e saj ”Ballkani faktor qëndrueshmërie apo pështjellimi në Evropë” shkruan:

“Pothuajse menjëhere mbas shfuqizimit të së drejtës për autonomi, disa politikanë kosovarë, midis të cilëve dhe Ibrahim Rugova, kërkuan mendimin e ekspertit austriak të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare, Feliks Ermakora (Felix Ermacora). Ata donin të dinin se cilat ishin mundësitë në rrafshin e së drejtës ndërkombëtare për një përkrahje ndërkombëtare të "luftës" së tyre kundër pushtimit serb… Feliks Ermakora, pas një shoshitjeje të thelluar dhe shfletimit të materialeve të ndryshme, u përgjigj me keqardhje: ”Sa kohë që në Kosovë nuk do të derdhet gjaku, në rrafshin ndërkombëtar nuk do të angazhohet askush“ - përfundon citati.





· Lexo këtu më tepër për Felix Ermacora + Literaturë nga z.Felix



Dhe kështu ka ndodhur, sepse lufta e lavdishme e UÇK-së dhe gjaku i derdhur i mijëra dëshmorëve… futi në lëvizje diplomacinë ndërkombëtare dhe forcën veriatlantike të quajtur NATO…!



Nga kjo mund të kuptojmë se Ibrahim Rugova, qysh në fillim të karierës së tij politike, si shef i LDK-së dhe i “alternativës kosovare“ e ka ditur shumë mirë, se cila ishte rruga që të çonte kah çlirimi përfundimtar i Kosovës !



Çka u bisedua në Takimin e Luganos në mes Xhavit

Halitit dhe Ibrahim Rugovës ( 1991 ) ?!



Ndonëse realpolitika e Ibrahim Rugovës për “çlirimin” e Kosovës niste dhe përfundonte me konferencat e të premteve me gazetarë, kjo nënkuptonte padiskutueshëm edhe mosbashkëpunimin e Rugovës me të gjithë ata që ishin të gatshëm ta përgatisin popullin për luftë çlirimtare. Xhavit Haliti-Zeka, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri i ditës”, kujton një takim që ka pasur me Ibrahim Rugovën në vitin 1991 në Lugano të Zvicrës, ku e ka njoftuar atë lidhur me përgatitjet që po bëhen për luftë të armatosur.

Xhaviti thotë:

“Me Rugovën jemi takuar në Lugano. Kjo ishte një ndejë miqësore, në të cilën ishin të pranishëm edhe kryetarët e degëve të LDK-së. Dhe, të nesërmen, pas asaj darke shoqërore, kërkova të bisedonim veç me Rugovën. I sqarova atij se ne po përpiqemi që të bëjmë diç në këtë drejtim dhe e informova se jemi duke futur armatim në Kosovë”. Në vijim z. Haliti nënvizon: “Biseda ishte normale, pa tension, shumë miqësore. Në fund, Rugova më tha: ‘Unë nuk i futem kësaj veprimtarie. Unë s’mund t’ju pengoj, por mos i thoni kujt se jeni marrë vesh me mua, sepse unë nuk dua të kem punë me këtë çështje!”- përfundon citati.

(Lexo më shumë në gazetën “Zëri i ditës”, datë 8 shkurt 2001 faqe 11)





· Foto: Xhavit Haliti – Zeka në mes të dy miqëve

· Lexo: Kush është Xhavit Haliti sot - kliko faqen zyrtare të kuvendit



Ibrahim Rugova ( edhe pse nuk ka dasht të merret me këtë çështje) nga ky takim ka mësuar se si po bëhen përgatitjet për luftë të armatosur, duke u futur armatimi në Kosovë. Se Ibrahim Rugova ka ditur për përgatitjet që po bëheshin për luftë të armatosur, e pohon edhe Adnan Merovci, njëri nga njerëzit më të afërt të tij për dhjet vjet rresht. z. Merovci kujton një takim që ka pasur në Tiranë me Avni Klinakun, njërin nga veprimtarët e strukturave ilegale ushtarake.

Merovci deklaron:

„Avni Klinaku “erdhi në vilën ku banonim në Shqipëri, u takuam në oborrin e vilës, bëmë një ndejë në kafene një kohë të gjatë dhe, me një besim shumë të madh, ai ma bëri me dije që ekzistojnë grupe të armatosura në Kosovë, grupe të cilat janë të gatshme për luftë. Më tha se kemi nevojë për komunikim dhe bashkëpunim. Ai më obligoi t´ia përcillja këto informata z. Rugova. Tani, thotë z.Merovci,- nuk mund të themi se nuk është ditur asgjë, sepse kemi ditur që ka pasur grupe të armatosura dhe që ka pasur armë.”-përfundon citati.

(Lexo librin “Pa protokoll”, Bisedë me Adnan Merovcin, Zëri - Prishtinë 2003, fq. 88.)





· Foto historike: Adnan Merovci + polici serb = truproja të Rugovës!

· Foto: Avni Klinaku ish drejtues i LKÇK-së



Se Ibrahim Rugova ka ditur për krerët e UÇK-së dhe aksionet e kryera në Drenicë, Dukagjin, Llap etj., këtë e pohon edhe znj. Edita Tahiri njëra nga bashkëpunëtoret më të afërt e tij.

Në një intervistë të botuar në librin „Libri i lirisë“, fq.224, në pyetjen për aksionet e sinkronizuara të UÇK-së dhe se çfarë është biseduar për këtë gjë në Kryesinë e LDK-së, Edita Tahiri përgjigjet: “Ne e kemi ditur se nga vijnë këto arsione. Kemi pasur kontakte me Sali Çekun, i cili ka qenë udhëheqës i aksioneve që janë zhvilluar në pjesën e Dukagjinit. Pastaj me kontaktet e pjesëve të tjera të Kosovës, kemi qenë të njoftuar për aksionet që zhvilloheshin në Drenicë, Llap dhe në pjesë të tjera, si dhe është ditur për Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e për figura të tjera që kanë qenë bartës të këtyre aksioneve” - përfundon citati.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:31 pm

Nga këto fakte sa i vuna në pah, mjafton të konkludoi se Ibrahim Rugova e ka ditur saktësisht se kush qëndronte pas aksioneve të armatosura ndaj objekteve dhe forcave policore-ushtarake serbe, (gjatë viteve 1994 - 1998), dhe përkundër dijes së tij të plotë, nuk hezitonte të hidhte baltë mbi njerëzit e sakrificës, e të akuzonte UÇK-në, si: ”dorë e zgjatur e Serbisë”; ”Krijesë e shërbimit sekret serbë”, “individ të frustruar”, e çkamos tjetër.

Pavarësisht nga këto deklarime të Ibrahim Rugovës, UÇK-ja tashmë ishte realitet dhe hapi një faqe të re në arealin politik-ushtarak shqiptar, dhe këtë fakt e ka pohuar zëshëm edhe analisti i njohur anglez Tim Judah *. z. Judah në librin e tij “Kosovo – war and revange” shkruan: “Më në fund u bë e qartë për të gjithë se UÇK-ja është realitet e jo, siç insistonte Rugova, formë e vazhdimësisë konspirative të Serbisë”.

* Tim Judah is a journalist, author, and ISN Security Watch’s senior international correspondent. Based in London, Mr. Judah continues to cover the Balkans for the Economist and the New York Review of Books and other publications. In recent years he has also reported from Iraq, Iran, Afghanistan, North Korea and Africa. He is the author of "The Serbs: History, Myth and the Destruction of Yugoslavia" and "Kosovo: War and Revenge". Click here to send email

· Lexo këtu disa nga librat e analistit Tim Judah





Si e survejonte zyra e LDK-së në Tiranë, veprimtarinë

“terroriste” të UÇK-së në Shqipëri?!



Ibrahim Rugova tashmë e ka ditur mirë se kush është Xhavit Haliti - Zeka, me çka merret ai në Zvicër dhe në Shqipëri, e ka ditur madje se në Shqipëri përfaqëson Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe se është njëri nga njerëzit më përgjegjës për fuqizimin dhe armatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës etj. Ibrahim Rugova e ka ditur edhe kush është Avni Klinaku dhe cilës organizatë ilegale i takonte. Pra, Ibrahim Rugova i ka ditur të gjitha zhvillimet rreth përgatitjeve të UÇK-së për luftë të armatosur, i ka ditur sepse për këtë punë është përkujdesur Shërbimi Informativ i LDK-së (dorë e zgjatur e UDB-së) gjithandej nëpër Kosovë, ndërsa në Shqipëri çdo gjë e ka mësuar përmes zyrës së LDK-së në Tiranë, e cila më vonë u shndërrua në Përfaqësi të Kosovës për tu mbikqyruar edhe nga “kryeministri” në exzil Bujar Bukoshi. Fillimisht shefa të kësaj zyreje ishin Ali Aliu, Mehmet Kraja, Anton Kolaj etj.



Kjo përfaqësi e Kosovës përpos punëve rutinë, në qendër të aktivitetit të saj ka pasur edhe survejimin e veprimtarisë së atyre që e quanin veten UÇK. Për të argumentuar këtë gjë, me këtë rast po i referohemi një dokumenti sekret të Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH) i cili shpalon një bisedë të inspektorit A.K të SHISH-it me shefin e përfaqësisë së Kosovës në Tiranë, në periudhën kur Sali Berisha ishte president i Republikës së Shqipërisë (1996).



Në dokumentin e skeduar nën numrin AT 317/ b të datës 21 janar 1996, e të protokolluar tri ditë më vonë (24 janar ´96), lartë në cepin e majtë të tij, është vënë shënimi i zëvendësshefit të SHISH-it: “Të kalojë për informim në presidencë…” ( është fjala për presidencën në Shqipëri)



Në këtë dokument thuhet:

”Në një informacion që ka paraqitur një inspektor i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, A.K, pas bisedës në përfaqësinë e Kosovës, në Tiranë, mes të tjerave, shefi i tij ka nënvizuar:

“Mendimi i zyrtarëve të Prishtinës (Lexo: Kreut të LDK-së me Ibrahim Rugovën në krye) është se kemi të bëjmë me njerëz të organizuar mirë dhe që kanë disa baza në Shqipëri, sidomos në Tiranë, Durrës – plazh, dhe në Tropojë. Veprimet e deritanishme të saj, që e quan veten UÇK, kanë qenë të përqëndruara në Drenicë dhe në rajonin e Dukagjinit, që mund të përkufizohej në vijat Prizren – Shtimje dhe në rrugën Pejë – Mitrovicë. Tash, me aksionet që janë zhvilluar para pakë ditësh, zyrtarët e Prishtinës mendojnë se ajo po vepron në një hapësirë krejt tjetër, që është më e gjerë. Gjithnjë sipas tyre, UÇK-ja është në tri zona, mirëpo nuk kanë dijeni të sakta se cilat janë shtrirjet e zonave, vetëm se, më parë, zoti A.A (Ali Aliu), u kishte thënë se zona e dytë është në Maçedoni. Në takimin që ka pasur njeriu i tyre, R.GJ (Rexhep Gjergji), me një përfaqësues të qeverisë serbe është pasur parasysh se aksione terroriste duhen pritur edhe në të ardhmen. Mendimi i tyre ëshët se fjala vjen për disa njerëz të veçantë, që mblidhen në organizata ilegale e që duhen survejuar, sidomos në Tiranë. Disa prej tyre nuk duhen lejuar të veprojnë në Shqipëri. Pas kërkesës sime, zyra e Kosovës do na paraqes një listë të emrave të njerëzve që dyshojnë se fshihen pas kësaj organizate terroriste”.

(Burimi: B.Islami “Enigma e një vrasje të trefishtë”, Focus, Prishtinë, 2007, faqe.129)



Çdo koment rreth këtij dokumenti duket se është i tepërt.



Disa ditë pas dhënies së këtij informacioni, zyra e përfaqësisë së Kosovës në Tiranë, SHISH-it ia ka dorëzuar një listë me emra të personave që mendohet se janë bartës të UÇK-së dhe që kryejnë veprimtari “ilegale subversive” në Shqipëri. Atë periudhë, disa nga të dhënat që i ishin dorëzuar SHISH-it, do të prezentoheshin edhe në një informacion të përgatitur nga ish - Shërbimi i Sigurimit ushtarak jugosllav me emrin e quajtur KOS, në të cilin janë shtuar edhe disa karakteristika të tjera, si gjendja shoqërore e atyre që e përbëjnë Grupin e Drenicës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, arsimi i tyre, vendndodhja, karakteristikat e zonës etj etj.



Këto argumente flasin qartë se njëshi i “institucioneve të Republikës së Kosovës” Ibrahim Rugova së bashku me “institucionet e Republikës së Serbisë”, e kanë përcjellur në vazhdimësi veprimtarinë e bartësve të UÇK-së në Kosovë, shqipëri dhe në vendet tjera perëndimore.



Prandaj, duke pas parasysh të gjitha këto arguente, natyrshëm mund të thuhet se Ibrahim Rugova me institucionet e tija ”fiktive”, me asnjë veprim konkret, nuk ka treguar gatishmëri se është për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Kryetari i “Republikës së Kosovës” dhe i një vargë funksioneve të tjera, Ibrahim Rugova, madje ishte edhe kundër demonstratave paqësore që i organizonin studentët e Universitetit të Prishtinës, duke u arsyetuar tashmë me slloganin e shumëfamshëm, se “duhet të jemi të kujdesshëm e të mos e tensionojmë situatën pa nevojë, në mënyrë që të mos e prishim rendin e krijuar demokratik”. (!!!) Po, për cilin rend demokratik e kishte fjalën ky gajlegji i kujdesshëm se ?! Për atë rendin demokratik të krijuar nën sundimin klasik të Kosovës nga regjimi pushtues i Millosheviqit, ku mbretëronte vetëm frika, dhuna e përditshme, ku ndodhnin tmerrshëm burgosjet, persekutimet, vrasjet e shpërnguljet masovike të shqiptarëve nga Kosova etj, ndërkohë që atij personalisht por dhe elitës së tij politike (që rrethohej) s´i hynte asnjë therrë në këmbë, për më tepër ai me shpurën e tij dilte nga Kosova, shkonte kahmos nëpër botë dhe kthehej sërish në Kosovë (pas qëndrimit në Shqipëri të presidenti Sali Berisha) pa pasur pasoja nga regjimi pushtues serb!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:34 pm

Babaxhani Ibrahim Rugova - kryetar i pesë organeve politike…dhe injoranca e tij!!!



Shkruan: Sheradin BERISHA / 14. 05. 2008



Sa funksione politike kishte Ibrahim Rugova



Siç kam vu në pah edhe një herë tjetër më lartë, Ibrahim Rugova ka ushtruar disa funksione politike.

Ka qenë:

- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;

- Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;

- Kryetar i Republikës së Kosovës;

- Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës;

- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Kosovë;

- Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi;



Pra, z. Ibrahim Rugova siç duket kudo ka qenë “koka” e piramidës politike ! “Një kumulim i tillë postesh njihet vetëm në sistemet diktatoriale, mirëpo z.Ibrahim Rugova nuk e ka as pamjen e diktatorit, as zemrën e diktatorit, as shpirtin e diktatorit. Ai është njeri i butë, më i butë se pambuku; ai deri më sot, askujt as “dreq” me gojë nuk i ka thënë! Ai është aq i butë sa që ka pranuar t´ia ngarkojnë të gjitha përgjegjësitë mbi shpatulla, si Krishtit kryqin dhe të gjitha ky i bart pa fjalë, duke mos pasur kohë as që të kujtohet se si pat pësuar Krishti në kohën e vet.” – ka thënë Adem Demaçi, në një intervistë “Mungesë serioziteti, apo vetmashtrim” Zëri Shqiptar, Nr. 11, 17 tetor 1995, fq.16.



Lidhur me këtë çështje edhe kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama ka bërë një konstatim gjenial për Ibrahim Rugovën. Kur ishte në Prishtinë (pas luftës) e takoi edhe Rugovën, dhe më pas pat deklaruar: “Shyqyr Zotit që nuk jeton në Shqipëri, se do të ishte kryetar derisa të merrte frymë. Jo pse ky njeri di diçka, por është babaxhan ashtu si shqiptarët e donë. Ky do të vdes si kryetar.“ ( !!! )



Sa ishin funksionale, funksionet politike të “kokës” Ibram Rugova?!

Ibrahim Rugova ishte kryetar i shumë organeve, por, shtrohet pyetja sa kanë qenë funksionale këto organe të “Kokës” Ibrahim Rugova? Koha ka dëshmuar tashmë se nuk ishin qenë aspak funksionale.



Për të argumentuar këtë gjë, po i analizojmë dy funksionet e fundit të tij., që kishin karakterë gjithëpërfshirës.



Më 22 korrik 1991, u formua Këshilli Kordinues i Partive Politike shqiptare të Kosovës i përbërë nga:



- Lidhja Demokratike e Kosovës,

- Partia Parlamentare e Kosovës,

- Partia Fshatare e Kosovës,

- Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës,

- Partia Socialdemokrate e Kosovës dhe

- Partia Republikane e Kosovës dhe

kryetar i këtij këshilli u zgjodh Ibrahim Rugova.



Ndërkohë themelohet edhe Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare në ish- Jugosllavi, dhe përfshiheshin:



- Lidhja Demokratike e Kosovës,

- Partia e Prosperitetit Demokratik,

- Lidhja Demokratike në Mal te Zi,

- Partia për Veprim Demokratik,

- Partia Fshatare e Kosovës,

- Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës,

- Partia Parlamentare e Kosovës,

- Partia Socialdemokratike e Kosovës,

- Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar,

- Partia Popullore Shqiptare, dhe

- Partia Demokratike Shqiptare dhe

kryetar i këtij këshilli zgjidhet kush tjetër pos Ibrahim Rugovës.



Formimi i këtyre dy këshillave politikë gjithëshqiptarë u prit me entuziazëm në popull, sepse u mendua se tashmë do të punohet bashkarisht për ndërtimin e një platforme të qartë, për çlirim nga pushtuesit sllavë. Por, duket se ky entuziazëm nuk zgjati shumë kohë.



Injoranca e Ibrahim Rugovës!



Në fillim u mbajtën disa mbledhje, por, në ato mbledhje nuk u vendos asgjë, sepse kryetari Rugova as rregullore apo programe të punës nuk kishte hartuar dot. Me kalimin e kohës Rugova i rralloi takimet, madje edhe kur partit tjera kërkonin që të takoheshin, ai ju thoshte së shpejti do të mblidhemi dhe kështu i shtynte ose i sabotonte ato, pra, nuk shkonte fare në takim. Dhe, me kalimin e kohës vetevetiu këto dy këshilla, ndonëse ishin jofunksional gjatë gjithë kohës, u amortizuan, për të mos thënë u shuan plotësisht, sepse në letër ato vazhdonin të ekzistonin si organe mashtruese për popullin në duar të kokës „piramidale“ Ibrahim Rugova.



Një shembull: Në janar të vitit 1995 personalitete të ndryshme politike, së bashku me intelektualë të shquar patën shkuar te Ibrahim Rugova për t‘u takuar me të (në selinë e LDK-së), me qëllim të konsultimit dhe gjetjes së rrugëve të përbashkëta politike, në një kohë kur Kosova dhe populli shqiptarë po përjetonte ditët më të rënda nën pushtimin serbë. Mirëpo, për fat të keq „koka“ – Ibrahim Rugova nuk mori pjesë, i injoroi të gjithë…!



Po kështu edhe me rastin e organizimit të protestave paqësore nga ana e studentëve, një delegacion studentësh shkuan së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës, dr. Ejup Statovci për tu takuar me Rugovën, por edhe kësaj radhe, Rugova nuk ishte i gatshëm t´i takonte ata, me arsyetimin se „nuk ka kohë“, ndërkohë që gjente kohë t´i takonte grupet joformale të studentëve në krye me të afërmin e tij Naser Rugova. Madje ai gjente kohë për tu takuar edhe me sportistë, këngëtarë etj., por nuk gjente dot kohë t´i takonte përfaqësuesit legjitimë të studentëve, udhëheqësit e Unionit të Pavarur të Studentëve të UP-së!



A e meriton selia - Baraka e LDK-së të jetë “shtëpi e pavarësisë”?!



Ndër funksionet e lartëpërmendura të Ibrahim Rugovës radhitet edhe funksioni i Kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ibrahim Rugova duke e shfrytëzuar këtë pozitë jopolitike (nga viti 1988), pasi zgjidhet Kryetar i LDK-së në Kuvendin themelues, më 23 dhjetor 1989, i cili u mbajt në ambientet e selisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, shtëpinë e shkrimtarëve e shndërron në shtëpi të LDK-së. Dhe, për çudi pasardhësi i Ibrahim Rugovës, kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, më 23 dhjetor 2007 me rastin e 18 vjetorit të themelimit të LDK-së, me një vendim të veçantë presidencial, këtë shtëpi të partisë e shpalli në “Shtëpi të Pavarësisë”.



Nuk e di se çfarë kriteresh ka përdorë z.Sejdiu kur e ka marrë këtë vendim „historik“, për ta shpallur selinë e LDK-së si „shtëpi të pavarësisë“ por, dihet mirëfilli , se nga kjo seli e LDK-së ka dalë:



- marrëveshja e famshme për arsim e nënshkruar në mes Rugovës dhe Millosheviqit,

- në këtë „shtëpi të pavarësisë“, vetëm shtatë ditë pas takimit Millosheviq-Rugova më 15 maj 1998 në Beograd, saktësisht më 22 maj 1998 është mbajtur takimi i negociatorëve shqiptaro-serbë për çështjen e arsimit etj., ku nga pala serbe ishin: Nikolla Shainoviq - nënkryetar i Qeverisë së RFJ-së, Ratko Markoviq - nënkryetari i qeverisë së Serbisë ( të cilët aktualisht po gjykohen në Hag për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë), pastaj ishte Tomisllav Nikoliq, nënkryetar i Partisë Radikale të Sheshelit, i cili gjithashtu në Hag po gjykohet për krimet e kryera në Kosovë nga njësitë çetnike të kësaj partie etj.

- Në këtë „shtëpi të pavarësisë“, janë bojkotuar shumë takime që kishin për qëllim unifikimin e faktorit politik shqiptarë, madje janë bojkotuar edhe takimet konsultative të kërkuara nga Unioni i Studentëve të UP-së për organizimin e protestave paqësore kundër pushtimit klasik të objekteve shkollore-univerzitare etj,

- nga kjo barakë kanë marrë udhë qindra deklarata akuzuese në adresë të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bartësve të kësaj lufte, madje

- në këtë „shtëpi pavarësie“ janë shkruar edhe vendime për kriminalizimin e UÇK-së, siç është vendimi i 19 nëntorit 1998 i nënshkruar nga Ibrahim Rugova, për formimin e “Komisionit për hulumtimin e krimeve të luftës”, etj etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:34 pm

Dokumenti: Marrëveshja (Dogovori) Millosheviq-Rugova, për arsim!

· Dokumenti: Vendimi i Rugovës, për hulumtimin e krimeve të luftës

· Foto: Takimi i famshëm Rugova-Millosheviq në Beograd, më 15.05.98

· Foto: Takimi serbo-shqiptarë në selinë e LDK-së, më 22.05.1998

( Ndërkaq për të gjitha këto foto-dokumente më gjerësisht do të

shkruaj në kapitujt e mëposhtëm)



Se ka pasur deklarata akzuese në adresë të UÇK-së që kanë dalë nga kjo shtëpi, këtë fakt e pohon edhe Adnan Merovci, ish - shefi për protokoll dhe Siguri i Ibrahim Rugovës. “Pas intensifikimit të veprimeve të UÇK-së 1995 -1997”, - thotë z. Merovci “ Me prononcimet e shumta, me paraqitjet publike që kanë qenë nga ajo shtëpi aty, shpeshherë është thënë që nuk duhet përjashtuar mundësia e improvizimeve të rasteve nga shërbimet serbe, për shkak të krijimit të një alibie që të komprometohen shqiptarët dhe rruga e tyre paqësore…Më vonë kur filluan të dalin komunikatat e para (të UÇK-së), gjërat nisën të sqarohen”, por edhe atëhere ”politikanët e kohës mendoj se nuk ishin në nivel të detyrës për t´i

shpjeguar dhe për t´ia plasuar këto gjëra, si popullatës ashtu edhe diplomacisë ndërkombëtare” - përfundon Adnan Merovci

(Lexo librin “Pa protokoll”, Zëri, Prishtinë 2003 , fq.73)



Kjo është “shtëpia e pavarësisë” së shpallur nga pasardhësi i Ibrahim Rugovës, z.Fatmir Sejdiu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:35 pm

Cili ishte qëllimi i themelimit të LDK-së në shtetet perëndimore?

- Greva e 3 shtatorit 1990 dhe antigrevistët!

- Për ç´arsye LDK-ja zhvilloi fushatë të egër ndaj kryetarit të BSPK-së Prof.Dr.Hajrullah Goranit?!

- A kishte konflikte interesi midis binomit Rugova-Bukoshi ?!

- Bujar Bukoshi: Shkaku kryesor për dështimin e realizimit praktik të pavarësisë ishte dhe është Ibrahim Rugova!



* * *

Pse u themelua LDK në perëndim, si u shantazhua dr.Hajrullah Gorani nga kjo parti dhe cili ishte

konflikti midis binomit Rugova-Bukoshi!



Shkruan: Sheradin BERISHA /19. 05. 2008



Cili ishte qëllimi i themelimit të LDK-së në

shtetet perëndimore?


Në vitin 1990, pas shtrirjes dhe strukturimit të LDK-së me degë e nëndegëza gjithandej nëpër Kosovë, kryesia e LDK-së gjegjësisht kryetari “historik” i saj Ibrahim Rugova, merrë vendim që kjo parti të formohet edhe në shtetet perëndimore. Me këtë rast si përgjegjës për formimin e Degëve të LDK-së në Evropë, SHBA, Australi e gjetiu, është caktuar anëtari i kryesisë qëndrore të LDK-së Ali Aliu. Është ky Ali Aliu, ai i cili në vitin 1959 ishte njëri nga denoncuesit e Adem Demaçit në UDB dhe po i njejti që “falas” iu ka shitur shërbimit sekret serbë në kohën e udbashëve Xhevdet Hamza, Selim Brosha, Mehmet Maliqi, Rrahman Morina etj.



Adresa e parë e Ali Aliut në perëndim ishte Gjermania. Pas disa kontakteve dhe konsultimeve paraprake me mërgimtarët tanë në Gjermani, formon një këshillë nismëtarë për themlimin e LDK-së në Gjermani. Ky këshillë ndërkohë pasi i bënë përgatitjet e nevojshme, më 1 shtator 1990 në Frankfurt mban Kuvendin e parë të LDK-së për Gjermani, ku për kryetar do të zgjidhet Hafiz Gagica. Dega e LDK-së në Gjermani fillimisht ishte selia e LDK-së jashtë Kosovës, por, shumë shpejt ajo do të shndërrohet në epiqendër të LDK-së për të gjitha shtetet perëndimore. Dhe, prandaj Hafiz Gagica përveçse ishte kryetar i Degës për Gjermani, ai u zgjodh edhe kryetar i të ashtuquajturit „Kolegjium i degëve të LDK-së për Evropë, SHBA, Kanada e Australi”.


Ndonëse qëllimi parësor për formimin e LDK-së në Gjermani ishte çështja financiare, pra, grumbullimi i parave nga mërgimtarët tanë atje, atëherë qysh në kuvendin nismëtar të Frankfurtit u hodhën bazat për hapjen e një fondi në qytetin Achen, që shumë shpejt do të njihet si ”Fond i Achenit”. Në të vërtet ky fond më 8 tetor 1990 u zyrtarizua edhe pranë autoriteteve gjermane si “Fond humanitar për Kosovën”, dhe përgjegjës të këtij fondi u caktuan kryetari Hafiz Gagica, Marjan Tunaj e të tjerë. Fondi i Achenit, edhe pse ishte themeluar për qëllime humanitare, (për t´i ndihmuar, punëtorët e larguar me dhunë nga puna si dhe një armatë të tërë nevojtarësh në Kosovë), drejtuesit e tij shumë shpejt e specifikuan destinimin e këtyre mjeteve, vetëm për nevojat financiare të kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova dhe të strukturave të partisë.



Greva e 3 shtatorit 1990 dhe antigrevistët!



Në fillim të viteve të 90-ta kur regjimi pushtues serbë i Millosheviqit, i largoi me dhunë qindra mijëra punëtorë shqiptarë nga vendet e tyre të punës, ishte imperativ i kohës themelimi i një organizate sindikale pa ngjyrime partiake, që do t´i mbronte interesat e punëtorëve shqiptar dhe kështu do t´i ndihmonte në aspektin financiar. Dhe, më 31 qershor 1990 pas shumë konsultimesh paraprake, në Gjakovë u mbajt Kongresi i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ku kryetar zgjidhet Dr.Hajrullah Gorani, një punëtor i shquar i shkencave ekonomike dhe ligjerues i lëndës „teoria dhe analiza e bilancit“ në Fakultetin Ekonomik të UP-së. Kryetari Dr.Hajrullah Gorani, pikërisht kur Kongresi po i fillonte punimet, merret nga policia( e cila e kishte bllokuar vendin ku mbahej kongresi) dhe ata kërkonin që ky tubim i madh i punëtorëve shqiptar të mos quhet kongres, por Dr.Gorani, nuk e pranoi këtë kërkesë, me arsyetim se nivelin dhe emërtimin e një tubimi nuk mund ta përcaktojë SPB-jë(sigurimi shtetëror serb). Përkundër presionit nga regjimi pushtues serb, Kongresi pas një shtyerje i zhvilloi punimet deri në fund.



BSPK-ja si organizatë sindikale që në fillim u zotua se do të punoi guximshëm në drejtim të realizimit të kërkesave të punëtorve shqiptarë, që ishin larguar me dhunë nga vendet e tyre të punës. Dhe, ky zotim u mbajt me organizimin e grevës një orëshe gjatë javës së fundit të gushtit, e cila kulmoi me grevën e përgjithshme më 3 shtator 1990 në gjithë Kosovën. Grevës së përgjithshme ju përgjigj në mënyrë plebishitare i gjithë populli, por jo edhe kreu i “alternativës kosovare” Ibrahim Rugova, i cili në forma të ndryshme u përpoq ta pengonte mbajtjen e kësaj greve, ashtu sikurse ka bërë në të gjitha rastet tjera kur organizonin protesta, studentët, punëtorët e arsimit etj.



Përkundër thirrjeve e veprimeve antigrevë të krye “alternativistit” Ibrahim Rugova, greva e përgjithshme u mbajt me sukses, ndërsa Dr.Hajrullah Gorani u burgos dhe me procedurë të shpejtë u denua me gjashtëdhjetë (60) ditë burg, nga gjyqtari për kundërvajtje Zoran Ristiq!



· Foto: Dr.Hajrullah Gorani, kryetar i BSPK-së



Për ç´arsye LDK-ja zhvilloi fushatë të egër, ndaj kryetarit

të BSPK-së Prof.Dr.Hajrullah Goranit?!



Pas daljes nga burgu dr. Hajrullah Gorani nuk ndejti duarkryq. Meqë punëtorët e larguar nga puna jetonin në gjendje të mjerueshme, BSPK-ja duke kërkuar rrugë për t´i ndihmuar ata, vendosi të organizohet edhe në shtetet perëndimore. Në nëntor 1990 Dr.Gorani vizitoi mërgimtarët tanë në Zvicër dhe më 17 nëntor 1990 (pas një sërë tubimesh) në Surse themeloi BSPK për Zvicër. Gjatë kësaj kohe ai bëri përpjekje që aktivitetin e BSPK-së ta shtrijë edhe në Gjermani.

Mirëpo, çka ndodhi?!

Që në nismë të këtij misioni humanitar e kombëtar, dr. Hajrullah Gorani me bashkëpunëtorët e tij u pengua në forma të ndryshme nga degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në të vërtet aktivistët e LDK-së për të shantazhuar punën e BSPK-së, në teren filluan të përhapin lloj-lloj shpifjesh me karakter denigrues në adresë të dr. Hajrullah Goranit. Madje nga 7 dhjetori i vitit 1990 në emër të Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Ibrahim Rugova, aktivistët e degëve të LDK-së në Gjermani e Zvicër kanë vu në qarkullim një Komunikatë, në të cilën kontestohet organizimi i BSPK-së në perëndim. Në komunikatë, kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, tërheq vërejtjen se formimi i degëve të BSPK-së në shtetet e Evropës ka shkaktuar „probleme dhe konfuzione“ dhe me këtë rast z. Gorani i përkujtohet se: „Organizimi i Sindikatave të Kosovës në formën e tillë në Perëndim është në kundërshtim me normat sindikale dhe ligjore të atyre shteteve dhe të konventave ndërkombëtare…“, ndërsa, „Për këtë është tërhequr vërejtja edhe nga disa unione sindikale të shteteve të Evropës Perëndimore, pasi që punëtorët shqiptarë ashtu vehen në pozitë të vështirë për realizirnin e të drejtave sindikale në vendet ku jetojnë.“(!!!) – thuhet ndër të tjera në komunikatën e kryetarit Ibrahim Rugova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:36 pm

Ibrahim Rugova e kunërshton katërcipërisht organizimin e BSPK-së jashtë Kosovës, sepse sipas tij, ky organizim na qenka „në kundërshtim me normat sindikale dhe ligjore të atyre shteteve dhe të konventave ndërkombëtare…“(!!!) Si rrjedhim i këtij konstatimi, shtrohet pyetja: Poo, mbi cilat norma ligjore është themeluar partia e tij LDK, në të gjitha shtetet perëndimore, kur dihet mirëfilli se partit politike të një vendi janë të ndaluara të funksionojnë si të tilla në një vend tjetër?!



Më gjerësisht në këtë komunikatë kryetari Ibrahim Rugova shkruan:



LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVË – PRISHTINË



K O M U N I K A T Ë



Sipas informatave të vërtetuara, formimi dhe veprimi i degëve të Sindikatës së Pavarur të Kosovës në disa shtete të Evropës Perërndimore ka shkaktuar probleme dhe konfuzione, për të cilat kemi tërhequr vërejtjen me kohë. Organizimi i Sindikatave të Kosovës në formën e tillë në Perëndim është në kundërshtim me normat sindikale dhe ligjore të atyre shteteve dhe të konventave ndërkombëtare. Për këtë është tërhequr vërejtja edhe nga disa unione sindikale të shteteve të Evropës Perëndimore, pasi që punëtorët shqiptarë ashtu vehen në pozitë të vështirë për realizirnin e të drejtave sindikale në vendet ku jetojnë.

Lidhur me manipulimet e ndryshme dhe me prezentimin nga njerëzit e painformuar të Hajrullah Goranit si anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratke të Kosovës dhe si bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës, njoftojmë antarësinë dhe opinionin se Harjullah Gorani as ka qenë ndonjëherë dhe as nuk është anëtar i Kryesisë së LDK-së.

Në afatin më të shkurtër Kryesia e LDK-së do të bisedojë me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Kosovës lidhur me sqarimin definitiv të paqartësive që po krijohen me organizimin sindikal të punëtorëve tanë në Perëndim.

Ftojmë anëtarësinë tonë që të mos përzihet në organizimet e tilla të Sindikatës së Pavarur të Kosovës, në mënyrë që të mos krijohen përçarje, të cilat nuk do të ishin në të mirë të LDK-së, të Sindikatës, të Kosovës dhe të mbarë popullit tonë.

Lidhur me emisarët e shumtë që pa kurrfarë autorizimesh të LDK-së veprojnë në mesin e mërgimtarëve tanë në Evropën Perëndimore, duke kërkuar ndihma, duke krijuar shpenzime të panevojshme, bëjmë me dije se të tillët këtë e bëjnë krye në vete dhe për levërdi personale. Kjo i bën dëm të madh autoritetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të gjitha grupacioneve opozitare në Kosovë, që synojnë sigurimin e ndihmave në mënyrë të organizuar për familjet e rrezikuara. Emisarëve të tillë nuk duhet besuar dhe nuk duhet ofruar mikpritje.



Prishtinë, më 7 dhjetor 1990



KRYESIA E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Kryetari,

Dr. Ibrahim RUGOVA



· Lexo këtu: Komunikatën e LDK-së të dt. 7 dhjetor 1990





Kjo komunikatë asokohe ka nxitur përçarje dhe indinjatë të thellë në mesin e mërgimtarëve tanë, për faktin se BSPK-ja dhe vetë dr.Hajrulla Gorani nuk e kishin nisur këtë aktivitet për të shkaktuar probleme dhe konfuzione në mesin e bashkëatdhetarëve tanë, apo për të fituar gjë personalisht.



Dihet mirëfilli se, plaku i urtë dr.Hajrullah Gorani, tërë jetën kishte punuar me nderë dhe si i tillë nuk i ka takuar asnjëherë klaneve të ndryshme apo elitës intelektuale shqiptare pro-titiste që ishte vënë prej kohësh në shërbim të regjimit komunist. Përkundrazi, Prof.Gorani i takonte radhëve të intelektualëve të persekutuar po nga ky regjim antishqiptar. Prof.Hajrullah Gorani, qysh në moshën rinore (19 vjeç) u rreshtua në radhët e organizatës patriotike „Bashkimi Shqiptar“ dhe pas aktivitetit një vjeçar, më 19 shkurt 1950 arrestohet dhe për shtatë muaj rresht torturohet mizorisht në kthinat e errëta të UDB-së famëkeqe titiste-rankoviçiste.



Më 18 shtator 1950, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë filloi procesi gjyqësor kundër organizatës “Bashkimi Kombëtar”, nga trupi gjykues: Arif Korapi si kryetar i kolegjit dhe gjyqtarët porotë: Ali Abdullahu e Ismail Xhemaili ( si anëtarë të kolegjit), e me pjesëmarrjen edhe të procesmbajtësit Abdyl Doda. Pas pesë seancave gjyqësore, më 3 nëntor 1950, trupi gjykues në bazë të aktgjykimit K.149/50 në “emër të popullit” Hajrullah Goranin e dënoi me 6 vjet burg të rëndë.



Duke u nisur nga këto fakte historike, mund të thuhet se, derisa komunisti Ibrahim Rugova i gëzonte të gjitha privilegjet nga regjimi i Titos, Hajrullah Gorani dergjej nëpër burgjet e po këtij regjimi antishqiptar, derisa Hajrullah Gorani ishte rreshtuar në radhët e klasës intelektuale – patriotike shqiptare, Ibrahim Rugova ishte rreshtuar në radhët e elitës intelektuale që ishte vënë në çdo aspekt në shërbim të regjimit komunist jugosllavë!



A kishte konflikte interesi midis binomit

Rugova-Bukoshi ?!


Më 19 tetor 1991, u themelua „Qeveria e Republikës së Kosovës“ dhe kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, për kryetar të saj emroi mjekun Bujar Bukoshi. Kjo “qeveri” në vend se të veprojë në Kosovë, ajo mori ikën dhe u përqëndrua në Gjermani e Zvicër. Kryeministri i ekziluar Bujar Bukoshi, pas vendosjes në qytetin Ulm të Gjermanisë nis punën për themelimin e të ashtuquajturit ”Fondi i Republikës së Kosovës”, që shpesh herë quhej si “Fondi i 3 %”, apo edhe si ”Fondi i Bukoshit”. Xhirollogaria e parë e këtij fondi do të hapet më 26 nëntor 1991 në Gjenevë nga z.Xhafer Shatri ish-ministër për informim në qeverinë Bukoshi, për të vazhduar pastaj në Gjermani – Ulm e në vendet tjera të Evropës, në SHBA e gjetiu.



· Foto: Tagrambledhësi i 3 % - shit Bujar Bukoshi!


Fillimisht kontribut të veçantë në formimin dhe forcimin e këtij fondi dhanë degët e LDK-së në Gjermani, Zvicër, Austri, shtetet e Beneluksit etj, mirëpo nga viti 1995 kur plasi konflikti për shkaqe interesi politik e financiar në mes Rugovës dhe Bukoshit, shumica e degëve të LDK-së të prirë nga dega e Gjermanisë, filluan ta bojkotojnë këtë fond. Deri sa mbretëronte kjo gjendje konfliktuoze (kjo zgjati deri 1998), Dega e LDK-së në Gjermani, do t´ju bëj thirrje mërgimtarëve që mjetet e grumbulluara me destinim për Fondin e Qeverisë së Kosovës, të derdhen në “Fondin e Achenit“, i cili administrohej plotësisht nga LDK-ja.



Bujar Bukoshi: Shkaku kryesor për dështimin e realizimit praktik

të pavarësisë ishte dhe është Ibrahim Rugova!



Qeveria e Kosovës në exil edhe pse ishte formuar nga „presidenti historik“ i Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova, ky i fundit shpeshherë nuk hezitonte të thoshte se kjo qeveri “është një qeveri sa për sy e faqe”. Gjatë viteve 1995-1997 marrëdhëniet ndërmjet „presidentit“ Rugova në Prishtinë dhe „kryeministrit“ Bukoshi në Ulm të Gjermanisë (aty e kishte selinë Bukoshi) u acaruan në përmasa shqetësuese, për shkak të mosrespektimit dhe injorimit të Qeverisë nga ana e Rugovës dhe degëve të LDK-së në Gjermani etj. Në të vërtet epiqendra e konfliktit Rugova-Bukoshi ishte çëshjta e parave (financave). Bujar Bukoshi duke qenë i injoruar nga Prishtina, një kohë ia bllokoi të gjitha mjetet financiare „presidentit“ Rugova dhe tarafit të tij politikë, i cili abuzonte tmerrshëm me paratë e mërgimtarëve, që i grumbullonin tagrambledhësit e Bukoshit në perëndim.



· Foto: Bartësit e institucioneve fiktive: I.Rugova dhe Bujar Bukoshi



Në këtë periudhë konflikti në realcionin: „president“ – „kryeministër“, Bujar Bukoshi i zemruar, shfaq edhe publikisht qëndrimet e tij kundër Ibrahim Rugovës, për monopolin e krijuar politik…, dhe dëmet që po ia shkaktonte jetësimit praktik të pavarësisë së Kosovës etj, në një komunikim të hapur me lexuesit e revistës javore „Zëri shqiptar“.

- Në pyetjen e lexuesit I.S nga Gjilani:

”Sa e ndien veten fajtor kryeministri Bukoshi dhe qeveria të cilin ai e drejton për gjendjen e krijuar në Kosovë?”

- Bujar Bukoshi përgjigjet (citoi):

“Ndihem fajtor se shumë më herët do të duhej të kisha deklaruar se shkaku kryesor për dështimin e realizimit praktik të pavarësisë ishte dhe është Ibrahim Rugova. Ndihem fajtor se shumë më herët do të duhej të isha shumë më kritik ndaj monopolizimit total të jetës sonë politike dhe kombëtare nga ana e një personi; të isha kritik edhe për efektet negative, ndoshta katastrofale të një dukurie të tillë. Por, duke qenë koshient për mungesën e traditës demokratike, kam hezituar ta bëjë këtë, me qëllim që kjo të mos interpretohet si krijim i një tereni për përçarje. Tashmë shihet çartë se përçarjet ekzistojnë vetëm midis atyre që në Kosovë të vazhdojë sundimi serb dhe atyre që luftojnë për Kosovën e lirë.”- përfundon citati.



- Në pyetjen e I.M me qëndrim në Zvicër:

”Duke e ditur rëndësinë e institucioneve shtetërore dhe duke qenë i bindur për angazhimin tuaj, ju pyes se kush janë ata që pengojnë forcimin e këtyre institucioneve?”

- Bukoshi pa hezitim përgjigjet:

“IBRAHIM RUGOVA, me disa servilë rreth tij. Nuk është gabim shtypi: Ibrahim Rugova me disa servilë rreth tij. Ai ka refuzuar dhe refuzon të institucionalizojë Kosovën dhe në këtë mënyrë është njëri nga shkaktarët kryesorë të kësaj gjendjeje në të cilën jemi. Ai në mënyrë të çuditshme shkatërroi komunikimin me Qeverinë dhe jo vetëm me të: ai nuk komunikon as në Prishtinë si duhet me të tjerët. Në interpretimin tim janë disa faktorë dhe veti të Rugovës që sollën një gjendje të këtillë:

- deliri i tij i madhështisë që ndeshet me inkompetencën e tij, me deficitin intelektual dhe moral, me frikën e tij;

- mungesa e koordinimit të politikës dhe moskokëçarja ndaj zhvillimeve;

- dyshimi mbi njerëzit që sinqerisht kanë menduar dhe mendojnë të angazhohen për çështjen tonë, por edhe dyshimi edhe mbi vet çështjen;

- aventurat politike për të hyrë në marrëveshje diletante si ajo e arsimit;

- papërgjegjësia për të mbrojtur qytetarët e Kosovës të cilët, ndryshe nga ai angazhohen dhe flijohen për pavarësi të saj. Kështu mund të vazhdohet gjatë dhe shumë prej këtyre aspekteve janë të njohura fare mirë.” –përfundon citati



- Ndërkaq në një pyetje të V.A – në Zvicër:

“A mendoni se me qëndrimet tuaja karshi presidentit Rugova e keni dëmtuar çështjen kombëtare?”

- Bujar Bukoshi do të përgjigjet:

“Jo, aspak nuk mendoj ashtu, bile mendoj të kundërtën. Mos bëni gabim të identifikoni presidentin Rugova me çështjen kombëtare, sepse këto janë dy gjëra të ndryshme. E kundërta është e vërtetë: qëndrimi injorues i z.Rugova ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës e ka dëmtuar çështjen.” - përfundon citati.

· Burimi: Revista avore “Zëri shqiptar“ Nr. 5 – 6 Viti 53/22 qershor 1997.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:36 pm

Ibrahim Rugova në vazhdimësi ka refuzuar të pranojë UÇK-në;

- Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova;

- Ibrahim Rugova njeriu që minoi formimin e qeverisë së përbashkët;

- LDK-ja, parti private e Rugovës, e cila punon me programin e vitit 1990!

- Smirëziu Ibrahim Rugova!

- Rugova nuk njeh këshillë që i vjen në gjuhën shqipe!



* * *

Ibrahim Rugova minues i unifikimit të shqiptarëve

në kohë të vështira



Shkruan: Sheradin BERISHA / 21. 05. 2008



Ibrahim Rugova në vazhdimësi ka refuzuar të

pranojë UÇK-në



Milazim Krasniqi, shkrimtar dhe publicist i shquar, dhe njëri nga themeluesit e LDK-së, i pakënaqur me politikën diletante të Ibrahim Rugovës, në qershor 2000 largohet nga LDK-ja. Shkaqet e tërheqjes nga LDK-ja z. Krasniqi i bën të njohura në një konferencë me gazetarë më 16 qershor 2000. Ai para gazetarëve vuri në pah se “njëra nga çështjet, e cila ka filluar dhe po përfundon kontestin ndërmjet nesh, është çështja e vlerësimit të UÇK-së, kontributet e saj për çlirimin e Kosovës, për dimensionin dhe rolin historik që ka pasur UÇK-ja për çlirimin e vendit dhe për historinë më të re të Kosovës” - ka thënë Milazim Krasniqi.



· Foto: - Shkrimtari dhe publicisti Milazim Krasniqi



“Siç e dini, Ibrahim Rugova në vazhdimësi ka refuzuar të pranojë edhe ekzistencën e kësaj Ushtrie, madje edhe pasi që është transformuar dhe demilitarizuar ajo, ai nuk ka pranuar t'ia shqiptojë as emrin e plotë, por ka vazhduar në mënyrë fanatike t‘i quajë grupe të armatosura ose grupe të frustruara”. – thekson bindshëm Milazim Krasniqi. Sipas tij, ky qëndrim fanatik i Ibrahim Rugovës, është edhe njëri nga shkaqet kryesore të tensionimeve të tashme në skenën politike të Kosovës.



· Foto: Pamje nga stërvitjet e luftëtarëve të UÇK-së



“Nëse një parti, e cila për dhjetë vjet ka qenë partia më e madhe, e cila ka pasur edhe mandatin që të udhëheqë popullin, nuk pranon se në Kosovë kanë rënë mijëra dëshmorë në mbrojtje të atdheut, atëherë shtrohet dimensioni moral se a ia vlen të angazhohesh dhe të punosh në një parti të tillë siç është LDK-ja”, thotë z. Krasniqi.



Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë

Ibrahim Rugova



Sipas Milazimit, mospajtimet e tij me Rugovën, kishin filluar, atëherë kur ai ishte përpjekur të ndikoi në ndryshimin e qëndrimit të mbrapshtë të Ibrahim Rugovës për UÇK-në. “Gjatë kohës së luftës, unë kam marrë njëherë një gjysmë miratimi për të kontaktuar me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Kam qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që kam shkuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe jam përpjekur për të vënë një kontakt, që të bëjmë një proces unifikimi dhe e them me përgjegjësi se fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova. Këtë e them jo se e kam dëgjuar, por e them se kam qenë palë në mes”, thotë para gazetarëve z. Krasniqi. Milazim Krasniqi theksoi po ashtu se ka qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që ka reaguar ndaj takimit të Rugovës me Millosheviqin pa prani ndërkombëtare më 15 maj të vitit 1998.



Ibrahim Rugova njeriu që minoi formimin e

qeverisë së përbashkët



Në konferencën me gazetarë Krasniqi shpërfaq edhe veprimet e dëmshme të Rugovës gjatë vitit 1998, kur improvizonte lloj-lloj grupe negociatorësh për dialog me Serbinë duke shpërfillur kështu rolin e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Me kët rast z. Krasniqi iu drejtohet gazetarëve, si vijon: “E dini se çfarë përpjekjesh janë bërë nga faktorët ndërkombëtarë veçanërisht nga diplomacia amerikane, për të formuar një grup negociatorësh të shqiptarëve. E dini se çfarë improvizimesh banale bënte Ibrahim Rugova me lloj-lloj grupesh në kohën kur faktori që determinonte jetën dhe realitetin në Kosovë ishte UÇK-ja. Fatmirësisht u arrit me presione politike të faktorëve ndërkombëtarë të aleatëve, tani që të formohet një delegacion shqiptar dhe aty u arrit edhe një marrëveshje për formimin e një qeverie të përbashkët (në krye me Mehmet Hajrizin - Sh.B), e cila do të ishte shpëtimi i vetëm i Kosovës në kohën e luftës dhe pas saj, mirëpo përsëri ishte Ibrahim Rugova njeriu që minoi formimin e asaj qeverie”.



LDK-ja, parti private e Rugovës, e cila punon me

programin e vitit 1990!



Milazim Krasniqi, më pastaj pasqyroj me argumente edhe gabimet e Ibrahim Rugovës në planin partiak: “Në planin e brendshëm partiak z. Rugova ka bërë privatizimin e plotë të Partisë deri në masën sa sinqerisht po ju them, ajo mund të quhet parti private e Rugovës”. Sipas Krasniqit, Ibrahim Rugova nuk është duke lejuar që të bëhen ndryshime në program dhe statut të partisë, duke rikujtuar se “statuti i vjetër i Partisë, neni 24, kryetarit të Partisë i jep të drejtën të propozojë 55 kandidatë për Këshill të Përgjithshëm, ndërsa Kuvendit, i cili është organi më i lartë i Partisë, i jep të drejtën që t’i propozojë vetëm 20 kandidatë. Kjo, vlerësoi Krasniqi, e vë kryetarin e LDK-së mbi Partinë”.



· Foto: Milazim Krasniqi, kur ishte akoma në oborrin e Rugovës



Ai po ashtu tërhoqi vërejtjen para gazetarëve duke e bërë të ditur “se LDK-ja ende punon me programin e vitit 1990”, nga i cili program citoi një fjali, “LDK-ja angazhohet për Jugosllavi federative, ose konfederative dhe për reformën e këtij sistemi politik në këtë drejtim”, dhe më pastaj theksoi “se ky është programi zyrtar i LDK-së”.

Po ashtu në këtë rast ai shprehu edhe pakënaqësinë e tij me politikën e kuadrove në parti, anëtar i së cilës ishte edhe vetë. “Ekziston vetëm një klan rreth zotëri Rugovës, i cili harton lista, dërgon njerëz nëpër departamente, krijon borde dhe asnjë zgjidhje nuk bëhet në organet drejtuese të Partisë, të cilat kanë mandat statutor për të marrë vendime”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:36 pm

Smirëziu Ibrahim Rugova!



Në vazhdim z. Krasniqi pa hamendje vuri në pah edhe faktin se në ditën e çlirimit të Prishtinës, Ibrahim Rugova u ka dhënë urdhër aktivistëve të LDK-së, që të mos dalin në qytet as për ta përshëndetur marshimin e TMK-së dhe as për të marrë pjesë në gëzimin për ditën e çlirimit të vendit, vetëm për shkak të faktit se këto manifestime ishin organizuar nga faktorë të tjerë, sipas tij. Ndërsa përpjekjen e dështuar të LDK-së, për të organizuar një kremte të 12 qershorit në Prishtinë, e quajti disfatë totale. Milazim Krasniqi, gjithashtu fajëson z. Rugova edhe për një deklaratë të papërgjegjshme të tij, ku thotë se “ka informata të sigurta se të burgosurit shqiptarë do ta kremtojnë ditën e çlirimit në burgjet e Serbisë. Për një njeri normal kjo është një deklaratë e pakuptueshme dhe e pamoralshme, sepse sipas kësaj deklarate të z. Rugova del se burgjet serbe janë aq humane sa lejojnë edhe kremtimin e ditës kur ata kanë kapitulluar”- përfundon Milazim Krasniqi, njëri nga ish-themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.



Rugova nuk njeh këshillë që i vjen në gjuhën shqipe!



· “Sekreti i parë për të ditur me folë në shoqëri, qëndron në të diturit për të dëgjuar” - thotë H.G. Watson.

Duke u bazuar në këtë thënie, për temën që po shtjelloj, shtrohet pyetja:

- A ka ditur, dhe a ka dashur Ibrahim Rugova t´i dëgjoi deri në fund, kur i flisnin njerëzit e oborrit të tij?!

Bashkëpunëtorët e tij të brendshëm thonë JO, katërcipërisht JO! Për të argumentuar këtë JO, po marrë një shembull konkret.

Regjisori i njohur Fadil Hysaj, njëri nga bashkëpunëtorët shumëvjeçarë i „presidentit historik“ Ibrahim Rugova, në një intervistë dhënë revistës “Kombi“, flet shumanshëm për politikbërjen e Rugovës, gjatë viteve kur ishte pjesë e oborrit të tij politikë.



· Foto: Fadil Hysaj, ish-bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës



Në pyetjen e gazetarit :

- “Kuluareve politike flitet se Rugova në fakt nuk ka këshilltarë të mirë dhe se as që di çfarë ndodh rreth tij. A mendoni se është e vërtetë kjo?”



Fadil Hysaj përgjigjet (citoi):

“Rugova nuk njeh këshillë që i vjen në gjuhën shqipe. Ai nuk njeh këshillë që i flitet në shqip. Është kjo një sindromë e çuditshme. Ai të njëjtën këshillë mbase mund të dëgjojë nga dikush i cili nuk i flet shqip, por shqip jo. Ai nuk ka sens, nuk ka nerv dhe nuk mund të të dëgjojë që t´ia thuash mendimin deri në fund nëse i flet shqip. Unë e kam këtë përvojë të komunikimit me të. Ai bëhet nervoz kur të dëgjon sepse i flet shqip. Në të njëjtën kohë e kam dëgjuar se kur t´i vijë një administrator i huaj dhe ky ka pasur durim që ta dëgjojë me orë të tëra, edhe pse nuk ka thënë asgjë, ka folur bosh. Ndërsa nga ana tjetër edhe sikur Robert Doll t´i fliste shqip, Rugova kurrë nuk do ta dëgjonte. Unë pandeh se këtu ekziston një kompleks historik. Ai nuk e beson se ekziston shqiptar në rruzull që do të dinte këtij t´i jepte këshilla. Sepse ai mendon se është i vetmi shqiptar që di. Por, për të qenë fatkeqësia më e madhe, ka edhe mjaft shqiptarë që mendojnë se ky është shqiptari që di ndërsa shqiptarët tjerë nuk dinë asgjë. Kjo do të thotë se ne jemi viktimë e një koncepti injorant në politikë, të një mazohizmi në këtë plan, sepse ne mendojmë se jemi të mjerë dhe dikush tjetër duhet të na lëkundë e të na rrisë si jetimë. Pra, është ky kompleksi i jetimit”. - përfundon citati. (Burimi: revista “Kombi”, Viti IV Nr. 29, datë 05. 08. 2000, faqe 30). Mos t´ju vjen çudi, ky është Ibrahim Rugova i vërtet, sipas bashkëpunëtorëve të tij më të afërt !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:37 pm

Cila ishte aftësia e panjohur e Ibrahim Rugovës në komunikim më të huajt ?!

- “Edhe kur Rugova heshtte, heshtja e tij fliste...!”thonë kasnecët e LDK-së!



* * *

Cilat ishin cilësitë e komunikimit të Rugovës me shqiptarët dhe të huajt!



Shkruan: Sheradin BERISHA / 23. 05. 2008



Cila ishte aftësia e panjohur e Ibrahim Rugovës në

komunikim më të huajt ?!



Kryetari “historik” i Kosovës Ibrahim Rugova do të mbahet në mend si politikan, që ka folur relativisht pak, shumë pak në karrierën e tij politike. Po t´i radhisim, (pa i ripërsëritur) të thënat e tij në intervista, kumtesa, deklarata…apo edhe në konferencat e të premteve me gazetarë, ato do të mund të përmblidheshin jo në më shumë se tri faqe gazete.



Ibrahim Rugova edhe në takimet me përfaqësues dhe zyrtarë të huaj, ishte fjalë pakë, i paqartë e si i tillë reprodukues i fjalëve të njejta. Këtë sens politikë të z.Rugova, më së miri e sipërfaqëson Shkëlzen Maliqi, një mik i hershëm i tij, gjatë një turneje politike nëpër disa shtete perëndimore.



· Foto: - Shkëlzen Maliqi



Sh.Maliqi për herë të parë (gjatë këtij itinerari politik) ka zbuluar disa aftësi të panjohura të Ibrahim Rugovës. Gjatë takimeve thotë Maliqi: ” Ajo që më ka befasuar më së shumti në profilin e politikanit që përfaqësonte Rugova, të cilin e njihja mirë, ishte një aftësi e tij deri atëherë e panjohur për mua e përsëritjes deri në përpikëri të „tregimit“ të njëjtë politik. Në çdo takim që mbajtëm, e ne i kishim rreth 60 (takime) ato ditë, ai i fliste gjërat e njëjta, me të dhëna, konstatime e kërkesa të njëjta, madje krijohej bindja se edhe akcentet gjenerale dhe intonimet brenda fjalive i kishte të njëjta. Dhe e gjithë kjo përsëritje, që mua më duket pak e bezdisshme, kishte diçka prej përsëritjes automatike të gramafonit në të cilin sillet vazhdimisht e njëjta pllakë, ku mekanizmi kujdeset që pllaka, sapo të përfundojë një takim, të rikurdisej nga filllimi për takimin tjetër. Ndodhte shpesh që Rugova as që i dëgjonte me vëmendje pyetjet, por ia niste aty ku ishte i kurdisur...”, konstaton Maliqi. (Për më tepër lexo te revista „Zëri shqiptar“ nr. 5-6 Viti 53, 22 qershor 1997, faqe 5).



Dhe, gjatë krejt karierës politike, pak gjëra kanë ndryshuar në atë pllakën monotone të Ibrahim Rugovës. Në të vërtet, kohë pas kohe në diskursin e tij janë bërë ca ndryshime dhe stërhollime të vogla, ku në disa raste janë futur edhe nocione të reja. Dhe kjo mbetje në formulimet në dukje të ngurtësuara, e kombinuar me strategjinë e pritjes dhe të mosveprimit, ka qenë gjithnjë një moment iritues jo vetëm për kundërshtarët dhe rivalët e tij politik, por shpeshherë edhe për vetë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Ata, nuk e kishin të qartë se cila ishte porosia e kësaj përsëritjeje, e këtij emitimi të vazhdueshëm monoton, sikurse ajo pllaka e gramafonit. S´ka dyshim se ky “ritual magjik” i Rugovës pasqyronte plotësisht pafuqinë dhe kotësinë e strategjisë politike që proklamonte në opinion.



· Karikaturë e Sakra-s: Shumësia e opsioneve të Ibrahim Rugovës!



“Edhe kur Rugova heshtte, heshtja e tij fliste...!”

- thonë kasnecët e LDK-së!



Artikulimi i porosive (qëndrimeve politike) të z.Rugova, shpesh herë me fjalë gjysmake, e të palidhura mirë, janë përpunuar dhe konkretizuar nga bashkëpunëtorët e tij të afërt, dhe këto qëndrime pastaj janë interpretuar në format më të pranueshme tek anëtarësia e gjerë e LDK-së. Në të vërtet, zëdhënësit / kasnecët e LDK-së i kanë interpretuar në bazë, ato qëndrime politike që z.Rugova i ka ripërsëritur shumë herë, duke ia përshtatur vullnetit të tyre (bazës). Sakaq, në shumë tubime me anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së, zëdhënësit e Rugovës, konkludonin duke thënë, se „ka disa gjëra që kryetari s´mund t´i thotë dot publikisht dhe ato që s´mund t´i thoshte hapur i thotë me heshtje“ (!!!) Pra, sipas kësaj logjike “edhe kur Rugova heshtte, heshtja e tij fliste“ (!!!! Ky sllogan magjeps e stereotip, nga anëtarësia e LDK-së…do të përceptohet si vlerë e veçantë e kryetarit Rugova.



Edhe përfaqësuesit e LDK-së në shtetet perëndimore, heshtjen e kryetarit të tyre e interpretojnë si cilësi të rrallë që rrallë kush prej politikanëve dhe diplomatëve mund ta ketë në botë. Këtë cilësi të Rugovës, zhurmaxhinjtë e LDK-së e arsyetonin me të folurit e tij të butë, të qetë, të ngadalshëm, me zë të ulët, pa nervoz etj etj. Në këtë kuptim, përquesit e mesazhit politikë të Rugovës, për të sforcuar bindjen e anëtarësisë së LDK-së, se kryetari është melaqja e zotit, shpesh herë do të përsërisnin edhe sollganin, se: “Presidenti Ibrahim Rugova edhe kur është kritikuar apo akuzuar nga kundërshtarët e tij pa të drejtë, ai asnjëherë nuk i është përgjigjur kritikave dhe akuzave, por veç ka shikuar punën e vetë.“ (!!!)



Ky sllogan, thënë realisht sikur i ka parapëlqyer anëtarësisë së gjerë të LDK-së..., të cilët për një decenie rresht jetuan edhe me iluzionin e mbjellur pikërisht nga z. Rugova, se “lirinë dhe pavarësinë do ta fitojmë me durim, duke ndenjur urtë, pa e provokuar situatën, që të mos dalë nga kontrolli,..,, apo, se në “Evropë do të hyjmë me laps në dorë” etj, ndërsa dihej mirëfilli se, po të mos ishte sakrifica sublime e luftëtarëve të UÇK-së dhe gjaku i mijëra dëshmorëve që ranë në altarin e lirisë, me politikën e „durimit e të mosveprimit“ të kryetarit „historik“ Ibrahim Rugova, Serbinë me tërë aparatin pushtues shetëror të saj do ta kishim edhe sot e kësaj dite këmbë kryq në Kosovë.



Nëse të folurit e kryetarit Ibrahim Rugova, si cilësi, do të shpërfaqte profilin e tij prej demokrati, sikur heshtja e tij të ishte tregues i demokracisë, atëherë kongresmenët dhe senatorët amerikanë, parlamentarët anglezë, francezë, gjermanë, që kanë traditë të gjatë demokratike, nuk do të ishin aspak demokratë, sepse shpeshherë ata dinë të flasin me zë të lartë, të kritikojnë oponentët politikë me ashpërsi, madje, madje të tillët ndonjëherë dinë edhe ta grushtojnë tavolinën !!!



Prandaj të folurit dhe heshtja e Ibrahim Rugovës si „cilësi“, s´ka lidhje me demokracinë dhe si të tilla ato s´mund të jenë përcaktues që do ta bënin atë demokratë.



Këto formula duket se janë përdorur më shumë, si përpjekje për t´i diciplinuar shqiptarët, dhe për të krijuar kështu një „kulturë të ashtuquajtur demokratike“ që do t´ia zgjaste jetën „sundimit“ absurd - kësaj klase të papërgjegjshme politike, edhe përkundër dhunës, burgosjeve, vrasjeve etj., të shqiptarëve që organizoheshin në forma të ndryshme aktive deri në luftë të armatosur, për tu çliruar nga regjimi pushtues i Sllobodan Millosheviqit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:37 pm

“Dora e fortë” e Ibrahim Rugovës!

- Kush ishte ndëmjetësues i marrëveshjes Millosheviq-Rugova për arsim?

- Për çka janë marrë vesh Millosheviqi me Rugovën?!

- Pse aq lehtë Ibrahim Rugova e shkeli vullnetin e popullit?

- Nënshkrimi i marrëveshjes hap kapitullues për Ibrahim Rugovën?

- Përpjekjet e Vincenzo Paglias për realizimin e marrëveshjes Millosheviq - Rugova!

- Çka përmbanë aneks-dokumenti ”Masa të akorduara për zbatimin e marrëveshjes për arsim, të 01.09. 1996, të nënshkruar më 23.03.´98”?!



* * *

“Dora e fortë” e Ibrahim Rugovës dhe dogovori “historik”

Millosheviq-Rugova!



Shkruan: Sheradin BERISHA / 26. 05. 2008



“Dora e fortë” e Ibrahim Rugovës!



Dihet mirëfilli se, deri në fillim të vitit 1998 në “teatrin” e hapur politikë të Kosovës së pushtuar nga regjimi fashist i Millosheviqit, përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës, aktronin edhe disa parti simotra të saj, si: Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Partia Liberale e Kosovës, Partia Socialdemokrate e Kosovës, Partia Republikane, Partia Liberale Shqiptare, Partia Fshatare e Kosovës, pastaj Partia Parlamentare e Kosovës, Partia e Unitetit Kombëtar (si opozitë) etj., ekzistonin dy kuvende: Kuvendi i nomenklaturës ish-komuniste në krye me Iljaz Ramajlin dhe Kuvendi i pakonstituuar i Republikës së Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e “lira dhe demokratike” të 24 majit 1992; “vepronin” dy këshilla koordinues të partive politike shqiptare, Qeveria e Bujar Bukoshit në exil etj. etj., pastaj botoheshin dhjetra gazeta ditore, revista… e kështu me radhë.



Nga ky pasqyrim, krijohet përshtypja sikur në Kosovë ka dominuar një demokraci e mirëfillt pluraliste, ani pse Kosova dhe populli shqiptar jetonte nën pushtimin klasik, me kërbaçin e shkaut në çdo moment mbi kokë!



Duke pasur parasysh këtë gjendje, natyrshëm shtrohet pyetja:

- kush e ka menagjuar në këtë periudhë “pluralizmin politikë e medial” në Kosovën e robëruar?!



Të gjitha argumentet e shkruara, elektronike, arkivore…, flasin qartë se zhvillimet legale politike në Kosovë, pothuajse në mënyrë absolute ishin nën kontroll të “presidentit” të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova dhe të shërbimeve sekrete serbe! Në këtë kontekst, për dominimin e “dorës së fortë” të Ibrahim Rugovës në skenën politike shqiptare, kanë ndikuar edhe qarqe të caktuara politike jashtë Kosovës.



Ibrahim Rugova duke qenë në majën e politikbërjes , atëherë vetë vendoste, e vetë vuloste për çdo gjë në Kosovë, madje pa i përfillur as ekspoziturat e oborrit „politikë e institucionalë“, siç ishin: kryesia e LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Kuvendit i pakonstituuar i Kosovës, Qeveria e Bukoshit etj. ( Për injorancën e tij lexo këtu: 8 - 10 )



Këto veprime të Ibrahim Rugovës sipërfaqësonin dukshëm profilin e një politikani të mveshur me “pushtet” të paprekshëm (nën pushtimin serbë!), që zakonisht i kanë vetëm politikanët autokrat, të cilët ushtrojnë pushtetin absolut apo ata autoritar, që kërkojnë nënshtrim të verbër e pa kundërshtim ndaj autoritetit të tij absolut (!!!) Situatë absurde kjo apo? Vetëm në Kosovë ka ndodhë kjo, askund tjetër në botë!



Kush ishte ndëmjetësues i marrëveshjes

Millosheviq-Rugova për arsim?



Për të argumentuar këtë gjë, me këtë rast po i referohem Marrëveshjes - Dogovorit Millosheviq-Rugova për arsimin shqip ( për lirimin e objekteve të pushtuara shkollore dhe kthimin e nxënësve, të studentëve dhe të arsimtarëve shqiptar në shkolla e në universitet), të nënshkruar më 1 shtator 1996!



*Foto: Ibrahim Rugova dhe Sllobodan Millosheviqi



Ndonëse Ibrahim Rugova në konferencat e të premteve me gazetarë e ripërsëriste shpesh slloganin, se: “Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet vetëm me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si e vetmja garancë e sigurt”, negociatat për arritjen e kësaj marrëveshjeje me Millosheviqin i kishte nisur e bitisur nën monitorimin e misionarit të Shoqatës kishtare italiane ”Shën Exhidio” Monsignor Vicenzo Paglia, i njohur ky prej kohësh si mik i Millosheviqit…!



*Foto: Ndërmjetësuesi i marrëveshjes Monsignor Vicenzo Paglia



Pra, “i plotëfuqishmi” Ibrahim Rugova (edhe pse nuk ishte konsultuar me faktorët tjerë politik shqiptarë) pa ndërmjetësimin e faktorit relevant politikë ndërkombëtar, pranon të nënshkruaj marrëveshjen, me ndërmjetësimin e një kishtari që përfaqësonte një shoqatë humanitare, e cila si e tillë ( përveç autoritetit moral) nuk kishte kurrfarë mekanizmi ndikues në realizimin e kësaj marrëveshjeje të nënshkruar.



Edhe pse kjo marrëveshje në esencë antihistorike u nënshkrua nga Ibrahim Rugova, ajo, kurrë nuk u implementua në praktik. Nuk u implementua kjo marrëveshje për faktin, sepse krimineli Millosheviq nuk e kishte bërë këtëgjë, për të mirën e shqiptarëve. Jo! Këtë marrëveshje, kryebarabari serb, e bëri me Rugovën, vetëm sa për t´i treguar bashkësisë ndërkombëtare se Serbia me shqiptarët po bënë dialog, dhe se problemet e tyre po zgjidhen hap pas hapi. Dhe, kjo marrëveshje i tregoi rezultatet e veta në një planë tjetër, e shpëtoi Serbinë nga sanksionet e reja dhe iu zbut muri i jashtëm i sanksioneve që ishte vënë më herët nga SHBA-të (!!!) dhe zatën ky ishte synimi kryesor i varrmihësit të shqiptarëve - Sllobodan Millosheviq!



Për çka janë marrë vesh Millosheviqi me Rugovën?!



Në marrëveshjen (dogovorin) Millosheviq-Rugova të datës 1 shtator 1996 shkruan:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:38 pm

M A R R Ë V E S H J E


Tash disa vjet mbarë sistemi edukativo-arsimor në Kosovë prej atij fillor e deri në atë universitar nuk funksionon normalisht. Në bazë të marrëveshjes së përbashkët, të nënshkruarit më poshtë, Kryetari i Republikës së Serbisë Slobodan Milosheviq dhe dr. Ibrahim Rugova arritën marrëveshjen për të filluar normalizimin e sistemit edukativo-arsimor për nxënësit, për studentët dhe për të rinjtë e Kosovës.



Kjo Marrëveshje parasheh kthimin e nxënësve, të studentëve dhe të arsimtarëve në shkolla e në universitet. Për arsye të rëndësisë shoqërore dhe humanitare, kjo marrveshje është jashtë çdo debati politik. Kujdesi për ardhmërinë e nxënësve dhe të studentëve që ndiejnë nënshkruesit, i udhëhoqi ata për të nënshkruar këtë Marrëveshje.



Ata po ashtu i falënderojnë miqtë e përbashkët nga Komuniteti Shën Exhidio për ndihmën dhe për përkrahjen që dhanë për realizimin e këtyre negociatave.


Nënshkruesit janë të bindur për gatishmërinë e të gjithëve që janë të obliguar ta zbatojnë Marrëveshjen për normalizimin e sistemit edukativo-arsimor. Për realizimin e kësaj marrveshje do të formohet grupi i përbashkët (3+3).


Duke iu qasur me seriozitet ngritjes së tyre arsimore dhe kulturore, të rinjtë bëhen qytetarë përgjegjës, kështu fiton qytetërimi, e jo njëra palë mbi tjetrën.


Prishtinë, më 01. 09. 1996 Beograd, më 01. 09. 1996

(Nënshkrimi) (Nënshkrimi)

Dr.Ibrahim Rugova Kryetari i Republikës së Serbisë

Sllobodan Milosheviq



Lexo këtë dokument në origjinal:

Marrëveshja (Dogovori) Millosheviq-Rugova, për arsim!



***



Marëveshja Millosheviq-Rugova në anglisht:



01/09/1996
STATEMENT

Since some years now, the educational system of Kosovo - from elementary schooling to university - does not work in a normal way.

By mutual consent the undersigned, Mr. Slobodan Milosevic, President of the Republic of Serbia and Dr. Ibrahim Rugova have decided to proceed to the normalisation of the educational system of Kosovo for Albanian youth (at all levels).

On this line the agreement reached foresees the retum of the Albanian students and teachers back to schools (and Faculties).

The present agreement, because of its social and humanitarian value, takes its place bey'ond political debate. Thc concern for the future of the Albanian youth of Kosovo, a concern that both undersigned feel very strongly, has lead them to reach such an agreement.

Both undersigned thank their joint friends of the Community of S. Egidio for the generous commitment and the valid help and support they have given to dialogue.

Both undersigned are furthermore certain about the commitment of all those who are in charge in the implementation of the agreement for the normalisation of the educa- tional system. There wil1 be a mixed group (3+3) established for the realisation of this agreement.

When young people do commit themselves with serenity to their cu1tural formation so to become responsible citizens, we face a victory of civilisation itself, not the victory of one side on the other.

Prishtina, September 1, 1996
Dr. Ibrahim Rugova


Belgrade, September 1, 1996
Mr. Slobodan Milosevic
President of the Republic of Serbia



Lexo këtë dokument: KETU



Siç vihet në dukje, “humanistët” Millosheviq - Rugova në këtë marrëveshje, shprehin në mënyrë të veçantë kujdesin për ardhmërinë e nxënësve dhe të studentëve, dhe theksojnë se: ”Për arsye të rëndësisë shoqërore dhe humanitare, kjo marrveshje është jashtë çdo debati politik.” ndërkaq dihet mirëfilli se, shkollat shqipe u mbyllën dhe nxënësit e studentët shqiptarë u flakën në rrugë, pikërisht me dhunë e diktat politik nga Krimineli Millosheviq.



Kjo marrëveshje e binomit Millosheviq - Rugova, sikur ta kujton deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vlladan Gjorgjeviq, menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, dhënë vëzhguesve ndërkombëtarë në Kosovë, përkitazi me ekspeditat e dhunshme serbe mbi popullatën shqiptare në Drenicë. Shovenisti Gjorgjeviq me këtë rast thotë, se: “Serbia e bën pacifizimin e këtij regjioni, sepse shqiptarët janë popull i egër, me bisht dhe ky pacifizim bëhet për qëllime humanitare dhe civilizuese”. (!!!)



Pse aq lehtë Ibrahim Rugova e shkeli vullnetin e popullit?



Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, mediat e shkruara që ishin nën kontroll të LDK-së këtë akt e cilësuan „historik“, ndërsa „vizionarit“ Ibrahim Rugova i arrinin telegrame urimi nga partitë simotra, degët dhe degëzat e LDK-së në Kosovë dhe gjithandej ku shtriheshin nëpër botë.



Për këtë marrëveshjen të turpit “Millosheviq - Rugova", pati edhe reagime kunërshtuese, largpamëse e dinjitoze.



Në një prononcim për “Zërin e Amerikës“ më 2 shtator 1996 (vetëm një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes) Akademik Rexhep Qosja lidhur me marëveshjen Millosheviq-Rugova, deklaron( citoi):

„Gjatë tërë ditës më 2 shtator 1996, në TV të Beogradit është dhënë në tërësi (fotografuar me kamera) teksti i marrëveshjes, si thuhet në të, për normalizimin e sistemit të arsimit për fëmijët dhe rininë shqiptare dhe janë treguar emrat e nënshkruesve të saj. E kanë botuar në tërësi atë tekst edhe shumica e gazetave në gjuhën shqipe. Pse? Sigurisht për t´u treguar shikuesve dhe lexuesve se nënshkrues të tij janë: Sllobodan Milosheviçi dhe një qytetar i Kosovës, i nënshkruar si person pa kurrëfarë funksioni politik. Jo rastësisht gazetat tona të përditshme edhe nuk e kanë botuar këtë tekst, por e kanë komentuar kryesisht sipas qefit dhe si ta botojnë atë tekstin e pajtimit me kapitullimin. Shqiptarët që e kanë kokën për të menduar lirisht domosdo shtrojnë pyetjen: Pse me një nënshkrim u hoq dorë prej qëllimit të shpallur. Pse aq lehtë u shkel vullneti i popullit?”- përfundon citati.



Nënshkrimi i marrëveshjes hap kapitullues

për Ibrahim Rugovën?



Për marrëveshjen “Millosheviç-Rugova”, prononcohet edhe Adem Demaçi në të përjavshmen ”Zëri”. Demaçi me këtë rast thotë (citoi):

“Kështu si u bë dhe si doli, kjo nuk është kurrëfarë marrëveshje, por është vetëm një leje e Milosheviçit që shqiptarët mund të kthehen në godinat e veta shkollore, varësisht nga tempoja e rrëshqitjes së tyre drejt autonomisë kulturore. Kështu si u bë dhe si doli, ky nuk ishte një dokument për normalizimin e arsimit në gjuhën shqipe, por ky është një dokument politik me të cilin Dr.Rugova në mënyrën më të mirë bëri hapin e vet fatal kapitullues përpara regjimit hegjemonist dhe policor të Beogradit. Të merremi vesh, s´ka njeri që s´e di se as Rugova, as Millosheviçi kur e nënshkruan dokumentin nuk ishin udhëheqës të arsimit, por ishin udhëheqësit më të lartë të dy kombeve që janë në ngatërresa serioze dhe dramatike tash e një shekull.

-Dhe ç´ndodhi?

-Ndërsa Milosheviçi dokumentin në fjalë e nënshkroi në cilësinë e Kryetarit të Republikës së Serbisë, Rugova dokumentin e nënshkroi në cilësinë e një qytetari me doktoratë (...) Ai që nuk linte konferencë për shtyp dhe emision televiziv pa theksuar deri në gërdi se si ”Kosova e ka presidentin e vet”, se si ”vetëm ai ka të drejtë dhe është i autorizuar që të përfaqësojë shqiptarët në bisedimet me të tjerët”, se si ”vetëm ai ka mandatin e popullit për të zhvilluar negociata me të tjerët”, pikërisht ky njeri, i cili me aq arrogancë sa e sa herë na përbuzi të gjithëve, pikërisht ky njeri, ku nuk ishte as koha as vendi, kur as nuk priste as nuk dëshironte askush nga shqiptarët ky njeri me dorën e vet, me nënshkrimin e vet, hoqi dorë nga mandati i popullit, mohoi se është president dhe rrjedhimisht mohoi se Kosova është Republikë, mohoi zgjedhjet e 1992-tës, hodhi poshtë vendimin e popullit të shtatorit 1991 për pavarësi, dhe përsëri po ia mban nderi që disfatën e tij politike ta shesë si sukses.”- përfundon Adem Demaçi.



Përpjekjet e Vincenzo Paglias për realizimin e marrëveshjes Millosheviq – Rugova!



Në marrëveshjen Millosheviq-Rugova të datës 1 shtator 1996, thuhet, se (citoi): “Për realizimin e kësaj marrveshje do të formohet grupi i përbashkët (3+3).” Dhe grupi i përbashkët 3+3 është formuar nga palët respektive Millosheviq-Rugova, me të cilët ka vazhduar punën “garantuesi” i marrëveshjes Monsignor Vicenzo Paglia.



Me këtë rast (pa u futur në angazhimet intensive të këtij grupi implementues, në periudhën shtator 1996 - shkurt 1998), vë në pah finalizimin e një dokumenti të grupit 3+3, i quajtur si “aneks” për realizimin e marrëveshjes së 1 shtatorit 1996 Millosheviq-Rugova, i cili asnjëherë nuk u implementua në praktik, sepse kjo është parë qartë, ishte një lojë e Millosheviqit dhe e miqëve të tij italian…!



Kur u nënshkrua ky aneks?



Më 23 mars 1998, grupi 3 + 3 me ndëmjetësimin e Vincenzo Paglias, në Prishtinë nënshkruan aneksin për realizimin e marrëveshjes për arsim, të arritur më 1 shtator 1996 në mes Millosheviqit dhe Rugovës.

Vini re!

Ky aneks u nënshkrua më 23 mars 1998, vetëm një ditë pas mbajtjes së “zgjedhjeve të lira e demokratike” në Republikën Kosovës (zgjedhjet u mbajtën më 22 mars 1998) të organizuara nga “presidenti” i Republikës Ibrahim Rugova.



Pra, derisa të dielën më 22 mars 1998 u mbajtën zgjedhjet e Republikës së Kosovës, ku “presidenti“ Ibrahim Rugova fitoi 99.88 % të votave, të elektoratit shqiptarë (!!!) të nesërmen, dmth të hënën më 23 mars, grupi punues prej 3 vetash, i emruar prej tij, në Prishtinë nënshkruan aneksin me Republikën e Serbisë (me një shtet tjetër) për zgjidhjen e çështjes së arsimit shqip në shtetin e Republikës e Kosovës. (!!!)

Çfarë absurdi antihistorik e antikombëtar njëkohësisht!!



Çka përmbanë aneks-dokumenti ”Masa të akorduara për

zbatimin e marrëveshjes për arsim, të 01.09. 1996,

të nënshkruar më 23.03.´98”?!



Më 23 mars 1998 “Grupi 3 plus 3 dhe ndërmjetësuesi nga Shën Egjidio nënshkruan aneksin për realizimin e marrëveshjes për arsim” - kështu shkruante informatori ditor i QIK-ut, edicioni i dytë i orës 16:00, nr.206 - B datë 23 mars 1998



Në këtë informacion të QIK-ut thuhet( citoi):

“Sot në Bibliotekën Popullore dhe Universitare të Kosovës, Grupi 3 + 3 me ndërmjetësimin e palës së tretë, përfaqësuesit të bashkësisë katolike "Shën Exhidio" nga Vatikani, Vinçenc Palia nënshkroi një aneks për realizimin e marrëveshjes për arsim të nënshkruar nga presidentët Rugova e Millosheviq. Para gazetarëve këtë dokument e nënshkruan, në emër të grupit të Kosovës: prof. dr. Fehmi Agani, mr. Abdyl Rama dhe mr. Rexhep Osmani, në emër të grupit të Serbisë: Ratomir Vico, Goran Perçeviq e Dobrosav Bijeletiq dhe në emër të ndërmjetësuesit nënshkroi Vinçenc Palia. Pas nënshkrimit të aneksit, Vinçenc Palia mbajti një konferencë për gazetarë. Ky i njoftoi në italisht gazetarët me përmbajtjen e aneksit, ndërsa zëdhënësi i Shën Egjidios Mario Marazziti e lexoi dokumentin në gjuhën angleze.”- përfundon citati.



* Fotodokument: Akti i nënshkrimit të aneksit për arsim, më 23 mars 1998 në ambientet e Bibliotekës kombëtare në Prishtinë.

*Lexo këtu: Kush është Vicenzo Paglia

*Foto: Zëdhënësi i Shën Egjidios Mario Marazziti



Në dokumentin me titull: “Masa të akorduara për zbatimin e marrëveshjes për arsim të 1 shtatorit 1996”, prej nëntë pikash, janë përcaktuar edhe afatet për implementimin e këtij aneks - dokumenti.



Në këtë dokument thuhet:



1. Masat e mëposhtme miratohen përkohësisht për zbatimin e marrëveshjes për arsim të nënshkruar nga Presidenti Sllobodan Millosheviq dhe Dr. Ibrahim Rugova më 1 shtator 1996.

2. Instituti Albanologjik i Prishtinës do të rihapet për shfrytëzuesit e mëparmë më 31 mars 1998.

3. Brenda datës 31 mars 1998, Komuniteti Shën Egjidio, duke marrë parasysh propozimet e paraqitura nga të dyja palët në Komisionin "3+3", do të zgjedhë tri fakultetet e para të Universitetit të Prishtinës në të cilat studentët dhe profesorët shqiptarë do të rikthen deri më 30 prill 1998. Parimisht, kushtet për rikthim do të jenë si vijon: studentët të cilët tani studiojnë normalisht në objekte dhe studentët shqiptarë do t’i shfrytëzojnë në mënyrë alternative hapësirën dhe objektet/mjediset universitare, sipas sistemit të dy turneve që do të këmbehen çdo semestër. Në semestrin e parë të zbatimit të këtyre masave, studentët të cilët tani studiojnë normalisht në objekte do t’i shfrytëzojnë mjediset paradite (deri në ora 14:00) ndërsa shqiptarët pasdite. Në semestrin e dytë, turnet do të këmbehen, studentët shqiptarë do të jenë paradite ndërsa studentët të cilët tani ndjekin mësimet në objekte pasdite, dhe kështu me radhë në semestrat vijues. Përveç përdorimit të dhomave të mësimit për ligjërata, studentët dhe profesorët shqiptarë do t’i kenë në dispozicion mjedise/objekte përkatëse në secilin Fakultet për funksione administrative dhe trupin e mësimdhënësve (nëse kjo nuk është e mundshme, do të gjinden zgjidhje të tjera).

4. Brenda datës 30 prill 1998, Komuniteti Shën Egjidio, duke marrë parasysh propozimet e paraqitura nga të dyja palët në Komisionin "3+3", do të zgjedhë tri fakultete të tjera të Universitetit të Prishtinës në të cilat studentët dhe profesorët shqiptarë do të rikthehen deri më 31 maj. Kushtet për këtë rikthim do të jenë të njëjta si ato për fakultetet në pikën pararendëse.

5. Studentët dhe profesorët e tjerë shqiptarë të shtatë fakulteteve të tjera do të mund të kthehen në mjediset/objektet e Universitetit të Prishtinës deri më 30 qershor 1998, simbas kushteve të njëjta për fakultetet pararendëse, që shtrohen në pikën 3 dhe 4. Brenda datës 30 shtator 1998, studentët dhe profesorët shqiptarë do të mund të përdorin në mënyrë adekuate mjediset universitare (mensat, bibliotekat, konviktet, etj.). Komuniteti i Shën Egjidios do të ofrojë zgjidhje, pasi të ketë dëgjuar propozimet e të dyja palëve, për problemet që mund të dalin eventualisht. Sidoqoftë, viti akademik duhet patjetër të fillojë normalisht më 1 tetor 1998.

6. Brenda datës 30 qershor 1998, studentët dhe profesorët shqiptarë do të mund të përdorin mjediset e shtatë shkollave të larta pedagogjike, ekonomike dhe teknike, në Prishtinë dhe në qytetet e tjera të Kosovës. Përdorimi i tyre do të bëhet simbas kushteve për ripërdorim të objekteve/mjediseve universitare, sikur në pikën 3, po qe se këto shkolla përdoren.

7. Komisioni "3+3", i ndihmuar nga Komuniteti Shën Egjidio, nënvizon domosdonë e sigurimit të fondeve për ndërtim të shpejtë të objekteve / mjediseve të reja, me qëllim të shtimit të hapësirës për mësimdhënie, për kërkime dhe për administratë, që do të jenë në dispozicion të të gjithëve. Ndërtesa të reja universitare, që do të mund të ndërtoheshin shpejt, do të mund të strehojnë, në kushte të barabarta, …(…)…





Lexoni këtë dokument në anglisht:



TEXT OF AGREED MEASURES
FOR THE IMPLEMENTATION
OF THE AGREEMENT ON EDUCATION



1. The following measures have been temporarily adopted to enable the implementation of the Agreement on Education signed on September 1 by President Slobodan Milosevic and Dr. Ibrahim Rugova.



„Dialogu“ serbo-shqiptar sipas marrëveshjes Millosheviq-Rugova nuk përfundon këtu, ai vazhdon edhe mëtutje me takimet tjera madje të mbajtura edhe larg syrit të opinionit !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:40 pm

Lexoni këtë dokument në anglisht:



TEXT OF AGREED MEASURES
FOR THE IMPLEMENTATION
OF THE AGREEMENT ON EDUCATION



1. The following measures have been temporarily adopted to enable the implementation of the Agreement on Education signed on September 1 by President Slobodan Milosevic and Dr. Ibrahim Rugova.

2. The Institute for Albanology in Pristina will be open for its previous users on March 31.

3. By March 31, the St. Egidio Community will, in view of the proposals submitted by the two sides in the 3+3 Committee, determine the first three faculties of the Pristina University where the Albanian students and professors will be reintegrated by April 30, 1998. In principle, the following is a condition for reintegration: students currently normally conducting their studies at the University and the Albanian students will use the University facilities and equipment alternately, through a system of double shifts which will change every semester. During the first semester of the application of these measures, students currently normally studying in the University facilities will use them in the morning (until 2 p.m.), and the Albanian students in the afternoon; in the second semester, the shifts will change and the Albanian students will be in the morning and the students now studying in the University facilities in the afternoon, and this order will change in the following semesters. Apart from using facilities for holding classes, Albanian students and professors will also have at their disposal the corresponding space at each faculty for administrative functions and the teaching staff (if this is not possible, another solution will be found).

4. By April 30, 1998, the St. Egidio Community will, taking into consideration proposals submitted by the two sides in the 3+3 Committee, determine the next three faculties of the Pristina University where the Albanian students and professors will be reintegrated by May 31, 1998. The conditions for this will be the same as for the faculties in point 3.

5. Albanian students and professors of the remaining seven faculties will be able to re-enter the facilities of the Pristina University by June 30, 1998 according to the same conditions as the faculties in points 3 and 4. By September 30, 1998, Albanian students and professors will be able to use University facilities (cafeterias, libraries, student dormitories, etc.) in the corresponding way. The St. Egidio Community will, after hearing the proposals of both sides, reach a solution for possible problems which could occur. In any case, the school year must start normally on October 1, 1998.

6. By June 30, 1998, Albanian students and professors will be able to use the facilities of seven schools of higher learning in Pristina and other cities in Kosovo which are specialized for teaching, economic and technical subjects. Their use will be regulated in keeping with the conditions for the renewed use of University facilities, as in point 3, if these schools are to be used.

7. The 3+3 Committee, with the support of St. Egidio, underlines the need for securing funds for the faster construction of new facilities in order to make more space for holding classes, research and administration, and which will be at the disposal of all. New University buildings, which can be built speedily, will be able to accommodate, under equal conditions, all structures of the University. This will be the subject of a special program, which will contain deadlines and the financing of its realization in keeping with real needs and material capabilities.

8. Similarly, by March 31, 1998, Albanian pupils of elementary and high schools will be able to return to elementary and high schools which are currently not is use, in keeping with a list to be prepared by the 3+3 Committee. St. Egidio will find a solution for possible problems which could emerge. Albanian pupils of elementary and high schools will return to those elementary and high school building which are partially in use by April 30, 1998. Their use will be regulated in keeping with the conditions for the renewed use of University facilities mentioned in point 3, or in another mutually acceptable way.

9. The 3+3 Committee, assisted by St. Egidio, will meet by March 30 at the latest to guarantee the implementation of the transitional normalization measures. The 3+3 Committee will immediately set up working groups for each faculty. The 3+3 Committee will examine the remaining problems which are concerned with the normalization of the education system (funding, administration, languages, programs, diplomas, status questions of employees).



In Pristina, March 23, 1998



Fehmi Agani
Abdulj Rama
Redzep Osmani


Ratomir Vico
Goran Percevic
Dobrosav Bjeletic


In the presence of the members of the St. Egidio Community

Monsignor Vicenzo Paglia
Prof. Roberto Morozzo della Rocca
Dr. Mario Giro
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:40 pm

Takimet sekrete Prishtinë - Beograd

(1994 - 1997)



Shkruan: Sheradin BERISHA / 29. 05. 2008



Sa takime të fshehta janë mbajtur në mes Beogradit dhe

Prishtinës gjatë viteve 1994 – 1997?!



Dihet mirëfilli se, më 1 shtator 1996 u nënshkrua marrëveshja për arsim ( për lirimin e objekteve shkollore dhe kthimin e nxënësve, të studentëve dhe të arsimtarëve shqiptar në shkolla e në universitet), në mes të Kryetarit të Republikës së Serbisë Sllobodan Millosheviq dhe Ibrahim Rugovës si individ (pa pozitën e Kryetarit të Republikës së Kosovës), por, ajo që nuk është ditur asokohe, është mbajtja e negociatave sekrete, në mes të ekipit negociator të Rugovës dhe qeverisë së Serbisë, gjoja në funksion të gjetjes së zgjidhjes politike të çështjes së Kosovës.



Se ka pasur bisedime të tilla, para dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes famoze për arsim (më 1 shtatorit 1996), këtë fakt për opinion e ka bërë të ditur, ish-zëdhënësi i partisë serbe “Nova Demokratija”, Radomir Taniç, i cili ishte i përfshirë drejtpërdrejtë në këto bisedime, ngase partia e tij gjatë viteve të 90-ta ishte pjesë e koalicionit në qeverinë e Serbisë, të përbërë nga,

- Partia Socialiste e Serbisë (SPS),

- E majta Jugosllave - JUL e gruas së Millosheviqit, dhe

- Nova Demokratija.

Radomir Taniç, në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë (Radio Free Europe), shpalon detaje të panjohura nga këto bisedime të fshehta, të cilat ai i cilëson si biseda “diskrete”. Taniç bënë të ditur se, gjatë periudhës 1994 - 1997 janë mbajtur “diku rreth 50 takime diskrete në qytete të ndryshme prej Prishtinës, dhe Beogradit, deri në Romë, Vatikan dhe Nju Jork.” me përfaqësuesit e Rugovës.



“Pasi bisedimet zhvilloheshin hap pas hapi, hapi parë ishte angazhimi dhe aprovimi i një varg masash për formimin dhe forcimin e besimit. Një nga këto masa ishte edhe marrëveshja për arsim.” thotë ish-negociatori serb Radomir Taniç. Taniç thotë se në vazhdën e këtyre negociatave sekrete/diskrete, “u definua një pako masash për krijimin dhe forcimin e besimit. Kjo pako masash konsistonte në laminë e arsimit, shëndetësisë, në media, kulturë dhe, në fund, përfshinte masat e sigurimit.”



Cila ishte kjo “pako masash” e definuar nga z.Taniç?!

Ishin pikërisht ato masa për të cilat kryetari “historik” Ibrahim Rugova vazhdimisht dërdëlliste në konferencat me gazetarë (1994-1998), se, Kosova ka ndërtuar tashmë instiucione të qëndrueshme paralele në: arsim, kulturë, shëndetësi, sport, media ...(!!!), që duket qartazi, se kanë qenë të limituara në ato përmasa që i ka përcaktuar qeveria e Serbisë! (Për këtë fakt lexo shtypin e kohës: Bujku, Rilindja, Bota Sot, QIK-un etj., të viteve 1993-1998)



Foto: Ibrahim Rugova gjatë një konference me gazetarë



Për çka janë marrë vesh nergociatorët e Rugovës dhe të Millosheviqit?

Në vazhdim, Radomir Taniç thekson: “Në princip u morëm vesh për zgjidhje politike të tërësishme për Kosovën, me të cilën shmangej konflikti dhe lufta.” Dhe sipas tij “kjo zgjidhje, praktikisht, ishte e definuar.” - “…fjala ishte për të ashtuquajturën Autonomi të gjerë të Kosovës ose, nëse doni, për Vetëçeverisje lokale të shqiptarëve të Kosovës, që është përafërsisht e njejtë.” - ka thënë z.Taniç.



“Në këto marrëveshje morën pjesë edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”- kujton Taniç, dhe konstaton: ”Gjatë këtyre takimeve, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare ishin kundër çdo ideje për secesionin dhe pavarësinë e Kosovës. Kur përfaqësuesit shqiptarë vërejtën se bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrah secesionin, heshturazi i çuan duart nga një ide e tillë, duke gjetur një formulë të lumtur për pavarësinë e Kosovës si qëllim afatgjatë, për të cilin duhet të bijnë dakord të gjitha palët, edhe Beogradi, edhe bashkësia ndërkombëtare, e që praktikisht, do të thoshte kurrë, sepse një gjë e tillë ishte e papranueshme dhe në heshtje u tërhoqën përgjithmonë nga kërkesa për pavarësi.” (!!!)



Ish-negociatori serb Taniç, me këtë rast zbardh edhe një detal të panjohur për opinionin shqiptar. Ai, thotë se:

“Pjesa më e madhe e rezultatit të marrëveshjes që e kemi filluar kah fundi i vitit 1994, deri në mes të vitit 1997, me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës, ka qenë e përfshirë në marrëveshjen ndërmjet Millosheviqit dhe Hollbrukut, të nënshkruar më 13 tetor 1998” për një “Autonomi të gjerë” ku decidivisht thuhet: “Që shqiptarët të kenë vetëqeverisje dhe të munden të formojnë institucione të pushtetit lokal, policinë lokale, të kenë zgjedhje korrekte dhe të lira, nga të cilat do t´i zgjedhin përfaqësuesit e vet në Kosovë dhe që të dy palët të përmbahen nga dhuna dhe, si një nga masat për krijimin e mirëbesimit, të formohen efektivat e përbashkëta të sigurisë.”



Në të vërtet në shtator-dhjetor 1998, ky definim që shpërfaq z.Taniç, është thënë se ka dalë si rezultat i bisedave maratonike që i zhvilloi ambasadori Hollbruk me Millosheviqin (ku u përftuan katër drafte për arritjen e ashtuquajtur të “marrëveshjes klamitare” për Kosovën), ndërsa tani del se kjo çështje është kristalizuar gjatë bisedimeve sekrete ( 1994-1997) në mes Rugovës dhe Millosheviqit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike EmptyWed May 27, 2009 8:42 pm

Ajo që dihet me siguri të plotë, është fakti se, kryetari i shumëfisht Ibrahim Rugova, pas nënshkrimit të marrëveshjes Hollbruk-Millosheviq më 13 tetor 1998( ku parashihej që Kosova të jetë pjesë e Serbisë, dhe si e tillë do t´í kishte 20 deputet në Kuvendin e Serbisë dhe përfaqësues në qeverinë federale dhe republikane etj.), ka përkrahur këtë marrëveshje kalimtare për Kosovën, dhe në këtë sens ka afirmuar formimin e policisë lokale në Kosovë, pikërisht atëkohë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte në fazën e konsolidimit politik e ushtarak të saj, në teren! (Për këtë fakt lexo shtypin e kohës tetor-dhjetor 1998)



Në vazhdim lexoni të plotë intervistën e z.Radomir Taniç.



* * *



Intervistë ekskluzive e Radomir Taniçit (zëdhënës i partisë

Nova Demokratija) dhënë Radios Evropa e Lirë



Gjatë viteve 1994 – 1997 u mbajtën rreth 50 takime diskrete!



Foto: Radomir Taniç



Radio Free Europe: Z. Taniç, pak dihet lidhur me atë se në kohën e pushtetit të Millosheviqit kishte bisedime ndërmjet Serbisë zyrtare dhe përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës. Bisedimet e vetme për të cilat opinioni publikisht ishte i informuar, ishin ato lidhur me rikthimin e nxënësve dhe studentëve shqiptarë në shkolla, që i ndërmjetësoi bashkësia katolike “Shën Exhidio”. Thuhet se bisedimet dhe marrëveshjet e fshehta ekzistonin qysh nga koha e krijimit të krizës në Kosovë. A është kjo e vërtet?

Taniç: Kjo është plotësisht e vërtet. Vetëm se unë këto kontakte do t´í përshkruaja si diskrete, sepse fjala “kontakte të fshehta” tingëllon pak më ashpër. Pati procese diskrete ndërmjet Beogradit zyrtar, në të vërtet, të koalicionit treanëtarësh të Millosheviqit dhe të përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Kosovës, që nga fundi i vitit 1994 e deri në verën e vitit 1997. U mbajtën diku rreth 50 (pesëdhjetë) takime diskrete në qytete të ndryshme prej Prishtinës, dhe Beogradit, deri në Romë, Vatikan dhe Nju Jork.



Radio Free Europe: Kush ishte në ekipin negociator nga pala shqiptare?

Taniç: Në procesin negociator, nga pala serbe morën pjesë përfaqësuesit e koalicionit qeveritar në Serbi, SPS, JUL dhe Nova Demokratija, ndërsa nga pala shqiptare përfaqësuesit e Rugovës, sepse Millosheviqi ishte shumë i qartë dhe Rugovën e konsideronte si përfaqësues zyrtar të shqiptarëve të Kosovës. Përfaqësuesi kryesor i shqiptarëve ishte Fehmi Agani. Një ekip solid i ekspertëve e përbënte ekipin negociues të Rugovës.



Radio Free Europe: A mund të na i thoni emrat e palës serbe që morën pjesë në negociata?

Taniç: Më së tepërmi ishin të angazhuar:

- Ratko Markoviq,

- Dojçillo Maslovariç,

- Ratomir Vico,

- unë (Ratomir Taniç),

- kohë pas kohe Dushan Mihajlloviq dhe

- Vuk Drashkoviq, pa marrë parasysh se ky nuk i takonte koalicionit qeveritar, si dhe një grup i ekspertëve me në krye Predrag Simiqin.



Radio Free Europe: Cili ishte roli juaj në këtë grup, që të mos them në këtë ekip negociues?

Taniç: Thjesht, u morëm vesh që SPS, JUL dhe Nova Demokratija, si anëtarë të koalicionit në pushtet, të punojnë në përgatitjen e zgjidhjes politike për Kosovën. Të bëhem tërësisht preciz, këto negociata ishin në funksion të përgatitjes së zgjidhjes politike të çështjes së Kosovës. Çdo palë në ekipin negociues kishte nga një ose dy përfaqësues. Në këtë grup nuk kishte përfaqësues kryesorë ose sekondarë. Përgatitjet për marrëveshje filluan kah fundi i vitit 1994, ndërsa më 1995 bisedimet u zhvilluan me hov të madh. Në atë kohë përgatitej marrëveshja paqësore e Dejtonit. Ishte qartë se në Dejton problemi i Kosovës nuk do të vendoset në rend të ditës. Kjo iu la palës serbe dhe asaj shqiptare që ndërmjet tyre ta zgjidhin këtë çështje. Ndërsa, marrëveshja për arsim, ishte vetëm rezultat i atyre bisedimeve. Pasi bisedimet zhvilloheshin hap pas hapi, hapi parë ishte angazhimi dhe aprovimi i një varg masash për formimin dhe forcimin e besimit. Një nga këto masa ishte edhe marrëveshja për arsim.



Radio Free Europe: Sa e di unë, marrëveshja për kthimin e nxënësve dhe studentëve shqiptarë në shkolla, ishte nënshkruar më 1 shtator 1996, por kjo marrëveshje kurrë nuk u implementua. Pse?

Taniç: Nuk është e vërtet se nuk u implementua. Implementimi i saj filloi, por, pastaj u krijuan disa obstruksione të ndryshme. Në ndërkohë, Millosheviqi vendosi që t´i asgjësoi rezultatet e marrëveshjes, kështu që për të nuk ishte e rëndësishme që kjo marrëveshje të realizohet.



Radio Free Europe: Çka u arrit në negociata ose, siç thoni ju, në kontakte diskrete?

Taniç: U definua një pako masash për krijimin dhe forcimin e besimit. Kjo pako masash konsistonte në laminë e arsimit, shëndetësisë, në media, kulturë dhe, në fund, përfshinte masat e sigurimit. Të theksoj, në princip u morëm vesh për zgjidhje politike të tërësishme për Kosovën, me të cilën shmangej konflikti dhe lufta. Për opinionin e gjerë kjo zgjidhje u paraqit më vonë, në mënyra dhe forma të ndryshme. Fjala ishte për të ashtuquajturën AUTONOMI TË GJERË TË KOSOVËS ose, nëse doni, për VETËQEVERISJE LOKALE TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS, që është përafërsisht e njejtë. Pos kësaj, këto marrëveshje mbanin nivelin e ulët të tensionit, kështu që, në atë kohë, kishte shumë pak incidente në krahasim me periudhën pas hedhjes poshtë të marrëveshjes nga ana e Millosheviqit. Ajo që u arrit me marrëveshje ishte mëse e mjaftueshme për ta evituar luftën dhe që ndërmjet Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës të gjendej një zgjidhje paqësore për çështjen e Kosovës. Kjo zgjidhje, praktikisht, ishte e definuar. Në këto marrëveshje morën pjesë edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Natyrisht, në mënyrë diskrete, gjë që do të thotë se nuk ishin vetëm takime bipatrite në mes të palës serbe dhe asaj shqiptare, por marrëveshje tripatrite, në të cilat morën pjesë edhe përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit si dhe organizata të ndryshme joqeveritare, të cilat përfaqësonin në formë jozyrtare diplomacitë e vendeve të tyre. Gjatë këtyre takimeve, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare ishin kundër çdo ideje për secesionin dhe pavarësinë e Kosovës. Kur përfaqësuesit shqiptarë vërejtën se bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrah secesionin, heshturazi i çuan duart nga një ide e tillë, duke gjetur një formulë të lumtur për pavarësinë e Kosovës si qëllim afatgjatë, për të cilin duhet të bijnë dakord të gjitha palët, edhe Beogradi, edhe bashkësia ndërkombëtare, e që praktikisht, do të thoshte kurrë, sepse një gjë e tillë ishte e papranueshme dhe në heshtje u tërhoqën përgjithmonë nga kërkesa për pavarësi.



Radio Free Europe: Çka nënkuptohej me autonominë e gjerë?

Taniç: Autonomia e gjerë, praktikisht nënkuptonte atë që më 13 tetor 1998 u nënshkrua ndërmjet Millosheviqit dhe Hollbrukut, të cilën do ta citoj decidivisht: “Që shqiptarët të kenë vetëqeverisje dhe të munden të formojnë institucione të pushtetit lokal, policinë lokale, të kenë zgjedhje korrekte dhe të lira, nga të cilat do t´i zgjedhin përfaqësuesit e vet në Kosovë dhe që të dy palët të përmbahen nga dhuna dhe, si një nga masat për krijimin e mirëbesimit, të formohen efektivat e përbashkëta të sigurisë.”



Radio Free Europe: Kjo ishte përmbajtja e marrëveshjes Millosheviq – Hollbruk?

Taniç: Pjesa më e madhe e rezultatit të marrëveshjes që e kemi filluar kah fundi i vitit 1994, deri në mes të vitit 1997, me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës, ka qenë e përfshirë në marrëveshjen ndërmjet Millosheviqit dhe Hollbrukut, të nënshkruar më 13 tetor 1998, mendoj në pjesën politike të marrëveshjes, e jo në atë pjesë që ka të bëjë me verifikuesit ( e OSBE-së). Në atë pjesë politike të marrëveshjes, Millosheviqi është zotuar që zgjidhja e përkohshme për Kosovën do të arrihet më së largu deri më 2 nëntor 1998. Mirëpo, ai kurrë nuk i realizoi dhe as që kishte ndërmend t´i aprovonte ato, sepse kishte shkelur mbi rezultatet e marrëveshjes dyvjeçare. Kjo ishte vetëm taktikë manovruese për të përfituar në kohë.



Radio Free Europe: Thoni se Millosheviqi i refuzoi rezultatet e fshehta ose, siç thoni ju, rezultatet e negociatave diskrete. A u bënë këto negociata me njohuri të plotë të Millosheviqit dhe a konsultohej ai për të gjitha?

Taniç: Apsolutisht. Për këtë nuk ka kurrfarë diskutimi.



Radio Free Europe: Pse, atëherë, i ka zhvlerësuar rezultatet e marrëveshjes?

Taniç: Millosheviqi, gjithmonë e ka aplikuar taktikën e nxitjes së konfliktit. Së pari krijon konfliktin etnik, pastaj paraqet qëllimet pseudopatriotike, që i shërbejnë për mbajtjen e pushtetit. Ju e dini se pas Dejtonit, një vitë e gjysmë situata ka qenë e qetë. Millosheviqi luajti rolin e faktorit të paqes dhe Serbia hyri në periudhën e qetësisë relative. Mirëpo, atëherë u parashtrua pyetja e legjitimitetit të qeverisë së tij dhe përgjithësisht qëllimet e kësaj qeverie, sepse në kohë të paqes u vërejt se qeverisja e Millosheviqit është historikisht e shpenzuar. Millosheviqi, gjatë demonstratave, në dhjetor të vitit 1996, tentoi të nxisë turbullira qytetare në Beograd. Kjo nuk i shkoi për dore, sepse e penguan gjenerali Perishiq dhe armata, Nebojsha Çoviq dhe policia e Beogradit. Kur vërejti se nga kjo nuk ka asgjë, atëherë iu kujtue çështja e Kosovës, si burim i konfliktit të ri. Anuloi të gjitha rezultatet e marrëveshjes, sepse ju nevojit një luftë e re dhe që me vlera pseudopatriotike të luajë rolin e mbrojtësit të serbëve.

( Radio Evropa e Lirë / Radio Free Europe, datë 27 shkurt 2001)



* * *



Në vitin 2003 gazeta “Epoka e re” ka publikuar dokumente të LDK-së (pjesë të procesverbaleve, vendimin e Ibrahim Rugovës për hulumtimin e krimeve të kryera në Kosovë etj) si dhe ka bërë të njohur fakte, të cilat sipërfaqësojnë bashkëpunimin e fshehtë të Ibrahim Rugovës me Beogradin.

Ta zëmë, në një shkrim të kësaj gazete, me titull: “Rugova do të ketë telashe me faktet - Këto janë thënë në LDK…dhe janë bërë nga LDK“, thuhet (citoi): “Mendon Rugova se nuk e dimë sa herë ka fjetur në shtëpinë e Millosheviqit? Mendon Rugova se shoqëruesit e tij (njëri i vrarë gjatë luftës, tjetri pas luftës, tjetri largë tij…) nuk kanë lënë asnjë gjurmë për vozitjet që ia bënin për në Beograd, ndërsa në Kurshumli ata mbeteshin e tutje vazhdonte rrugën me policinë serbe për Dedinje? Mos t´ia hajë mendja! Ne, dimë se është financuar nga Millosheviqi në aferën e telekomit serb. Paratë kanë përfunduar në Dardania Bankë, në fund.” ( Lexo më gjerësisht gazetën “Epoka e re”, ditë e enjte, datë 27 shkurt 2003, faqe.11.)





Cila ishte afera e telekomit serb?



“Ibrahim Rugova është financuar nga Millosheviqi në aferën e telekomit serb” dhe këto para “kanë përfunduar në Dardania Bankë…”,- shkruan “Epoka e re”. Sa për dijeni, Dardania Bankë, ishte hapur në Tiranë, dhe kontrollohej nga institucionet fiktive të Republikës së Kosovës. Pas luftës kjo bankë heshtazi është mbyllur. Për të verifikuar se a ka pas të hyra në llogarinë e Dardania Bankës nga afera e telekomit serb, mund të shikohen dokumentet e kësaj banke, të cilat duhet të jenë në duart e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi.



Kush ishte ndërmjetësues në aferën e telekomit, nga pala serbe?

Gazeta italiane “La Repubblica” spikatë emrin e Dojçilo Maslovariçit.

Kush është Dojçilo Maslovariçi?

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë z. Radomir Taniç, deklaron se, Dojçilo Maslovariçi, ishte pjesëmarrës aktiv në takimet e fshehta me ekipin negociator të Ibrahim Rugovës. z. Maslovariç gjatë viteve të 90-ta ishte ambasador i Serbisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, dhe duke qenë pjesë e palës serbe në bisedimet e fshehta, së bashku me shefin e shoqatës “Shën Exhidio” Monsinjor Vicenzo Paglia, përgatiti takimet me palën shqiptare të Kosovës në Romë dhe në Vatikan.



Pas luftës në Kosovë, gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica” (shkurt 2001) ka publikuar një shkrim lidhur me aferën e Telecom-it serb dhe implikimin e zyrtarëve italian në këtë aferë, në të cilin përfshihet edhe z. Dojçilo Maslovariç. “La Repubblica” ka shkruar se: ”Dojçilo Maslovariç ishte mik personal i Sllobodan Millosheviqit dhe kanali sekret i komunikimit midis Romës dhe Beogradit para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë si dhe në periudhën e aferës së Telecomit serb me atë italian”.



Lexo këtu: gazetën “La Reupublicca, për aferën e telekomit serb + edhe :këtu



Dojçilo Maslovariç, ndonëse kishte lidhje me Giulio Andreottin, në saje të tij takohet me presidentin e Bankës së Romës, Cesare Geroncin të cilin më 13 qershor 1996 do ta shoqëronte në një takim ceremonial që pati me Sllobodan Millosheviçin në Beograd. Më 10 qershor 1997 Telecomi italian, kishte firmosur hyrjen e tij tek Telecom-i i Serbisë me 29% duke e blerë me 893 milionë Marka gjermane, ndërsa grekët kishin blerë 20% të Telecom-it serb me vlerën 624 milionë marka gjermane dhe 52 milionë tjera për telefoninë mobile. Pra 29% Telecom-i i Italisë dhe 20 % Telecom-i Ote i Greqisë derdhën në kontot e Millosheviqit saktësisht 1 miliardë e 517 milion maraka gjermane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Analizë politike - historike Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Analizë politike - historike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Shpalime historike
» politikë
» Video historike
» Kenget historike
» Shpalime historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: