Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Analizë politike - historike

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:42 pm

Kjo aferë është kryer përmes bankës angleze “Natwest” me ndërmjetësimin e ish-Ministrit të Jashtëm britanik Douglas Hurd dhe ish-drejtorit të tij në zyrën politike të Foreing Office-it Pauline Neville Jones, që të dy miq të Serbisë në kohën kur diplomacia evropiane kishte marëdhënie të mirë me Beogradin.” – ka shkruar “La Repubblica”.Me këto para partia Socialiste e Millosheviqit dhe partia JUL e Mira Markoviqit do t´i fitonin zgjedhjet e shtatorit 1997, pa çarë kryet për protestat disa muajshe që mbaheshin nëpër Serbi. Me këto para Millosheviqi arriti të paguante pensionet dhe rrogat e shtetit. Për më tepër me këto para krimineli Millosheviç shtoi armatimin e ushtrisë dhe të policisë që e kishte dislokuar në Kosovë, ku gjatë luftës 1998 - 1999 kreu krimet më të tmerrshme kundër popullit shqiptar.



Në këtë aferë të Telecomit serb ishin të implikuar zyrtarët me të lartë të shtetit italian si Lamberto Dini etj., prandaj nuk është i rastësishëm( thotë në një intervistë për “La Repubblica”- ish-zëdhënësi i departamentit të shtetit të SHBA-ve James Rubin) propozimi i Dinit që bëri në Rambuje (shkurt 1999), “se nuk ishte e nevojshme që për vendosjen e paqes në Kosovë, t´u imponoheshin serbëve me praninë e trupave të NATO-s”. Për më tepër “Propozimi i Lamberto Dinit ishte rezultati i një këmbimi hartash me Milutinoviçin, të cilit Italia i kishte treguar paraprakisht pozicionet e NATO-s,...dhe “veçanërisht përmes Lamberto Dinit, qeveria italiane, bëri presione të dukshme për një armëpushim të bombardimeve kundër Serbisë gjatë periudhës që koincidonte me Pashkët e 1999.” – ka thënë diplomati amerikan James Rubin.



Gjatë bombardimeve të NATO-s (mars-qershor 1999), miku i Millosheviqit, Dojçilo Maslovariç (ambasador në Selinë e Shejntë) ishte në kontakt të vazhdueshëm me Lamberto Dinin, dhe “ai ka pasur të gjitha privilegjet dhe kudo dyert e hapura.” - shkruan “La Repubblica”. Në kuadër të këtij bashkëpunimi z. Maslovariç kishte organizuar dy takime të fshehta në një apartament të Romës midis Lamberto Dinit dhe Milan Milutinoviqit, pikërisht gjatë periudhës së fushatës ajrore të NATO-s, ndërsa prej pistave të Avianos ngriheshin dhe uleshin pandërprerë avionët B52, Awacs dhe F16 që bombardonin caqet serbe në Kosovë dhe në Serbi. Duke qenë përkrahës i Serbisë, Lamberto Dini më 8 prill 1999 në Luksemburg do të deklaronte se “Italia është për solucion me negociata për zgjidhjen e krizës të Kosovës.”



-Lexo këtu: gazetën “La Republicca”



Dhe këtë deklaratë Dini e mështeste në saje të takimeve që i zhvillonte Qeveria e Serbisë dhe vetë Sllobodan Millosheviqi me Ibrahim Rugovën, gjatë muajit prill 1999 në Prishtinë dhe në Beograd, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me negociata. Në kuadër të kontakteve Beograd-Romë, ka rezultuar edhe marrëveshja për “lirimin” dhe udhëtimin e Ibrahim Rugovës nga Beogradi, me aeroplan special (të dërguar nga qeveria italiane) për në Itali, e cila realizohet në fund të javës së parë të muajit maj 1999.



Sa për ilustrim: Lexo- La Republicca” Rugova-D´Alema maj 1999



Se, si është arritur kjo marrëveshje, kush kanë qenë ndërmjetësues në këtë punë, dhe cili ishte qëllimi i “lirimit” të Ibrahim Rugovës dhe shkuarja e tij në Itali, do të bëjmë fjalë në një analizë të veçantë !?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:43 pm

„Rendi demokratik“ i Rugovës nën pushtimin klasik!

- Rugova me çdo kusht kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve!

- Cili ishte mesazhi i Ibrahim Rugovës drejtuar popullit për zgjedhjet e 22 marsit 1998?!

- A kishin “rëndësi të veçantë historike, kombëtare e shtetërore” zgjedhjet e 22 marsit?!

- Kush ishte kryetar i Komisionit Qendror të zgjedhjeve të 22 marsit 1998?!

- Kush mori pjesë në zgjedhjet e 22 marsit 1998? Lista e kandidatëve;

- Çka shkruajti QIK-u për bojkotuesit e zgjedhjeve të 22 marsit 1998?!

- Fitorja gati qind për qind e Ibrahim Rugovës në zgjedhjet e 22 marsit!



* * *



Loja e Ibrahim Rugovës me zgjedhje të „lira e demokratike”nën pushtimin e regjimit

të Millosheviqit!



Shkruan: Sheradin BERISHA / 03. 06. 2008



„Rendi demokratik“ i Rugovës nën pushtimin klasik!



Dihet mirëfilli se, më 24 maj 1992 në Kosovë u mbajtën për herë të parë të ashtuquajturat “zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale“, ku u zgjodhën 130 deputet për Parlamentin e Kosovës, ndërsa Kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova u zgjodhë kryetar i Republikës së Kosovës. Parlamenti i dalë nga këto zgjedhje nuk u konstituua asnjëherë, ndonëse është bërë një përpjekje pas disa javësh, që të mblidhet Kuvendi në Medresen “Alaudin” në Prishtinë. Në të vërtet ka pasur zëra nga radhët e deputetëve të Partisë Parlamentare të Kosovës për ta konstituuar Kuvendin, por kryetari Ibrahim Rugova i ka mbytur këto zëra të arsyeshëm. Rugova gjatë gjithë kohës, në mënyrë konstante ka mbajtur qëndrim oportunist për këtë çështje, duke u arsyetuar se Parlamenti po e bën punën e vet, përmes komisioneve parlamentare! Për më tepër ky „president“ i zgjedhur nga vota e „lirë“ e shqiptarëve, shpeshherë për të arsyetuar mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në konferencat e xhumave me gazetarë, përsëriste slloganin: “Kuvendi nuk po konstituohet, sepse në Kosovë gjendja e sigurisë është e keqe,…. prandaj kemi krijuar një rend demokratik, dhe nuk dëshirojmë që situata të dalë jashtë kontrollit.“!



- A ishte real dhe i qëndrueshëm ky arsyetim i Ibrahim Rugovës?!

- Gjithësesi jo!

- Sepse, Ibrahim Rugova, vetëm një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, ato zgjedhje i kishte cilësuar si “zgjedhje të lira dhe demokratike”, përkundër faktit, që Kosova ishte vën nën pushtimin klasik nga regjimi fashist i Sllobodan Millosheviqit?!



· Foto: “Presidenti” Ibrahim Rugova: 1 - 2 - 3



Në fillim të majit 1998, gjatë një vizite që i bëra Mr.Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, pata zhvilluar një bisedë të gjatë me te, të cilën më pastaj e botova në revistën “Gurra” Nr. 2 viti I, Maj 1992, faqe 7 - 9.



Në pyetjen time: “LDK-ja ka paralajmëruar se deri në fund të majit do të organizohen zgjedhjet e lira në Kosovë. A do të jenë të suksesshme këto zgjedhje? Mr.Ukshin Hoti, përgjigjet (citoi): ”Varet nga përmbajtja e tyre, rezultati dhe nga ajo se çka dëshirohet të arrihet me to. Në qoftë se synohet rregullimi i çështjeve të brendshme ende të parregulluara në favor të Republikës, në mënyrë të sinqertë, atëherë mund të kenë sukses. Por, nëse synohet avancimi i interesave partikulare të grupeve brenda partive apo partive në llogari të partive tjera, atëherë s´do të arrihet asgjë.” Zhvillimet e mëvonshme në arealin politik të Kosovës, në krye me Ibrahim Rugovën, dëshmuan se Baci Ukë kishte të drejt.



Në prag të përfundimit të mandatit të këtij Kuvendi të pambledhur asnjëherë, kishte edhe ide tjera, veçanërisht nga Partia Parlamentare e Kosovës. PPK vazhdimisht ka insistuar në konstituimin e Parlamentit, në mënyrë që të ndërpritet improvizimi i politikës shqiptare; të ndërpritet politika fisnore e vendosjes në grupacione, klane, apo edhe parti në emër të Kosovës e të popullit; kjo parti ka insistuar që të krijohet institucioni që do ta baraspeshonte forcën e partive politike në Kosovë, dhe ky institucion do të ishte garanti më i mirë i unitetit të politikës shqiptare, me faktin se këtu do të krijohej ajo që quhet “politikë zyrtare e Kosovës“, pavarësisht nga dallimet partiake a klanore.



PPK, madje jo vetëm që ka insistuar, por ka pranuar dy herë ta marrë përgjegjësinë edhe për konstituimin e Parlamentit:

- në vitin 1996, për këtë qëllim deputetët e PPK-së i kanë shkruar një letër Ibrahim Rugovës, dhe

- më 1997, kanë përgatitur një peticion me 57 nënshkrime të deputetëve (kryesisht të nënshkruar nga ish-të burgosurit politikë edhe nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës) për thirrjen e mbledhjes konstituive të Parlamentit.



Por, çka ndodhi?

Njëshi i “institucioneve”, i ashtuquajturi “president” i Republikës së Kosovës - Ibrahim Rugova, për t´i mbrojtur interesat “partikulare të grupit të tij brenda partisë” - siç ka vlerësuar Mr.Ukshin Hoti, i sfidoi të gjitha këto nisma e përpjekje të deputetëve.



Për ta mbajtur rrejshëm frymën institucionale, apo thënë më qartë, për të manipuluar me popullin Shqiptar, se gjoja kemi institucione shtetërore, Ibrahim Rugova, (në vitet 1996/97) tashmë me mandat të skaduar të presidentit, pa u konsultuar me partitë tjera parlamentare i shtynë dy herë zgjedhjet dhe dy herë të tjera ua zgjatë mandatet (në maj e dhjetor 1997) kuvendarëve të pa kuvend të Republikës së Kosovës, dhe përfundimisht më 23 dhjetor 1997 i shpallë zgjedhjet e reja ”parlamentare dhe presidenciale” për datën 22 mars 1998.



Përse ky njeri diletant në politik, shpallë zgjedhje të reja, pa u mbledhur asnjëherë Parlamenti, i dalë nga zgjedhjet e 24 majit 1998? Nëse 130 deputetë të përbërjes ekzistuese s´kanë mundur të konstituojnë Parlamentin, pse do të mund ta bëjnë këtë punë 130 deputetë të rinj…?!



Kjo duket të jetë shumë e qartë!

Ibrahim Rugova nuk kishte për qëllim ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të mirëfillta shtetërore, thjesht ai synonte legjitimimin e mandatit të tij si “president” i Republikës së Kosovës, përmes improvizimit të këtyre “institucioneve” në emër të “votës së lirë” të shqiptarëve me zgjedhje gjithashtu të improvizuara, sepse s´mund të kishte zgjedhje të lira e demokratike, nën pushtimin klasik të Kosovës nga Serbia!!!



Rugova me çdo kusht kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve!



Dalja publikisht e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës më 28 Nëntor 1997 në Llaushë të Drenicës (me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci) ka bërë kthesë historike në vetëdijsimin e popullit, në kuptimin, se UÇK-ja ekziston dhe si e tillë nuk ishte krijesë e “shërbimeve sekrete serbe”,… siç e ka cilësuar shumë herë “presidenti historik” Ibrahim Rugova. Pra, ndodhi vetëdijsimi në popull, por jo edhe te “institucionet e Republikës së Kosovës” që drejtoheshin nga ky njeri i papërgjegjshëm.



Pas daljes publike të UÇK-së, në fillim të vitit 1998 Millosheviqi intensifikojë operacionet policore-ushtarake kundër UÇK-së. Më 22 janar 1998 ndodhi sulmi i parë i forcave serbe në familjen e Shaban Jasharit në Prekaz, ndërsa një muaj më vonë, pikërisht më 28 shkurt, forcat policore - ushtarake serbe sulmojnë fshatrat Qirez dhe Likoshan të Drenicës, me ç´rast u vranë e u masakruan barbarisht dhjetra shqiptarë ta pafajshëm, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, pleq dhe gra shtatzëna, siç ishte rasti me gruan Rukie Nebihu. Vetëm një javë më vonë nga kjo masakër mizore, saktësisht më 5, 6 e 7 mars 1998, forcat militare e paramilitare serbe me gjithë arsenalin ushtarak (tanke, topa, mitralozë të rëndë etj) rrethuan Prekazin dhe sulmuan për herë të dytë familjen e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, dhe gjatë këtyre tri ditëve (sa zgjatën luftimet), barbarët serbë, në format më mizore vranë e masakruan rreth 50 anëtarë të familjes Jashari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:44 pm

Foto: Lexoni e shikoni masakrat e regjimit fashist të Millosheviqit, në Prekaz, Likoshan, Çirez etj

· Dokument: Lista e e Shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga barbarët serbë në periudhën Janar – nëntor 1998!



Në këto rrethana lufte, Partia Parlamentare e Kosovës në krye me Adem Demaçin, kërkojë nga institucionet e Kosovës që drejtoheshin nga Ibrahim Rugova, që të mos i shikojnë këto ngjarje me indiferentizëm mohues, por të unifikojnë faktorin politikë Shqiptar, për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme. Me këtë rast PPK dhe disa parti të tjera, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, kërkuan që zgjedhjet e caktuara për 22 mars 1998 të anulohen dhe të shtyhen për më vonë. “Presidenti” Ibrahim Rugova, në vend se ta shqyrtojë këtë kërkesë të arsyeshme dhe t´i çaset punës për unifikimin e faktorit politik e ushtarak shqiptarë, ai bëri të kundërtën. Pa i përfillur partitë tjera e vazhdoi fushatën parazgjedhore, sikur në Kosovë të mos ketë ndodhur asgjë e jashtëzakonshme.



Pra, Ibrahim Rugova, edhe në këtë situate të rëndë, nëpër të cilën po kalonte Kosova dhe populli shqiptar, me çdo kusht kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve, për t´u rimandatuar si “president”, dhe kështu, në vend se ta nxirrte popullin nga amullia, e futi atë edhe me tepër në mjegull.



Në kohën kur akoma kufomat e masakruara të familjes legjendare Jashari ishin pa u varrosur, në kohën kur mblidheshin para për të blerë arkivole për burrat, gratë, pleqtë dhe fëmijët e masakruar, më 5, 6 e 7 mars, nga forcat kriminale të Millosheviqit, në kohën kur fshatrat e Drenicës dhe të Dukagjinit mbaheshin të rrethuar nga njësitë kriminale serbe, LDK-ja me partitë satelite të saj, pa u penguar seriozisht nga regjimi pushtues serb, bënin fushatë parazgjedhore. Ndërkaq, Partia Parlamentare e Kosovës, së bashku me UNIKOMB-in, PSDK-në (krahu i Luljeta Pulës - Beqirit), Partia Liberale Shqiptare, Këshilli Koordinues i degëve të LDK-së në Prishtinë, Unioni i Pavarur i Studentëve të UP-së, Shoqata e të Burgosurve Politikë, Forumi i Intelektualëve Shqiptarë etj., vendosën që t´i bojkotojnë këto zgjedhje.



Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve edhe Shtabi Kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes komunikatës nr. 46, u shpreh kundër këtyre zgjedhjeve, duke i ftuar partitë politike që zgjedhjet e 22 marsit të anuloheshin, ndërsa ftoi popullin t´i bojkotonte ato.



Cili ishte mesazhi i Ibrahim Rugovës drejtuar popullit për

zgjedhjet e 22 marsit 1998?!



Në vazhdën e fushatës parazgjedhore, të enjten më 19 mars 1998, Ibrahim Rugova i bëri apel popullit të dalin masovikisht në zgjedhjet parlamentare e presidenciale më 22 mars. Në apelin e Ibrahim Rugovës thuhet:



Zonja dhe zotërinj,

Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës. Zgjedhjet Parlamentare dhe presidenciale të 22 marsit në Republikën e Kosovës janë me rëndësi të veçantë historike, kombëtare e shtetërore. Me këto zgjedhje mbahet dhe forcohet rendi demokratik në Kosovë, duke u afirmuar vota e lirë e qytetarëve. Me këto zgjedhje forcohet legjitimiteti i udhëheqjes dhe institucioneve të Kosovës, krijohen mundësi më të mëdha të ndërtimit të shoqërisë dhe të shtetit civil.

Me këto zgjedhje forcohen më shumë lidhjet e Kosovës me miqtë e saj të shumtë në botë, sidomos me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Këto zgjedhje kanë përkrahje ndërkombëtare, sidomos të SHBA-ve, të BE-së, të vendeve të tjera evropiane, të OKB-së, të OSBE-së dhe të shumë institucioneve dhe asociacioneve ndërkombëtare.

Në cilësinë e Kryetarit të Republikës së Kosovës, ftoj të gjithë qytetarët që të dalin në votime. Nga institucionet republikane e lokale kërkoj të bëhen përgatitjet e duhura për realizimin me sukses të zgjedhjeve të 22 marsit.

I ftojë qytetarët të votojnë për kandidatët parlamentarë e presidencial të subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhje, sidomos të LDK-së, dhe të partive tjera që kanë punuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe pavarësisë së tij.

Zonja dhe zotërinj, qytetarë të nderuar,

Me fat zgjedhjet e dyta parlamentare e presidenciale në Republikën e Kosovës dhe presim që ato kosovarët t´i mbajnë, siç tha këto ditë miku amerikan Tallbot, në dritën e diellit, të këtij simboli të Zotit, të njerëzimit e të popullit të lirë shqiptar.



Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj të qëndrueshëm.



Dr. Ibrahim Rugova, Kryetari i Republikës së Kosovës

Prishtinë, 19 mars 1998





Më 19 mars edhe Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një kumtese, fton anëtarësinë e vet dhe mbarë zgjedhësit në Republikën e Kosovës, që të dalin në votimet e 22 marsit për zgjedhjen e kryetarit të Republikës së Kosovës dhe të deputetëve për Kuvendin republikan. Në kumtesë LDK-ja, thekson se këto zgjedhje “kanë vlerën e një referendumi për pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ndërsa “Të gjithë ata që pengojnë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, nga motive të rivaliteteve ose të komplekseve grupore a partiake, sikundër bën Partia Parlamentare e Kosovës dhe repartet e saj parapolitike, marrin një barrë të rëndë të përgjegjësisë para popullit të Kosovës.”-thuhet në kumtesën e kësaj partie.



A kishin “rëndësi të veçantë historike, kombëtare e

shtetërore” zgjedhjet e 22 marsit?!



Ibrahim Rugova, në apelin e 19 marsit, duke i ftuar qytetarët të dalin në votime, ua bën me dije, se këto zgjedhje kanë “rëndësi të veçantë historike, kombëtare e shtetërore”, sepse kështu “forcohet legjitimiteti i udhëheqjes dhe institucioneve të Kosovës”, se “me këto zgjedhje mbahet dhe forcohet rendi demokratik në Kosovë…” dhe se “këto zgjedhje kanë përkrahje ndërkombëtare…” (!!!)

A ishte këshu siç ka thënë Rugova?

Zhvillimet politike (në vitin 1998) në Kosovë dhe rreth Kosovës, katërçipërisht kanë dëshmuar se këto zgjedhje nuk e luajtën rolin historik, kombëtar e shtetëror, as nuk e forcuan legjitimitetin e lidershipit politik e institucional, për shkak të sjelljeve diletante të Ibrahim Rugovës, përkundrazi thelluan përçarjen e faktorit shqiptarë dhe si të tilla prodhuan situata antihistorike, antikombëtare e antishtetërore. Për më tepër, s´kishte asnjë mundësi reale që të forcohet rendi i proklamuar demokratik nga Ibrahim Rugova, në Kosovën e përgjakur nga regjimi pushtues i Millosheviqit. Dhe, përfundimisht mënyra se si i është çasur diplomacia ndërkombëtare zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ka treguar se, këto zgjedhje, nuk e kishin përkrahjen e “SHBA-ve, të BE-së, të vendeve të tjera evropiane, të OKB-së, të OSBE-së dhe të shumë institucioneve dhe asociacioneve ndërkombëtare…”, për faktin se këto qendra të vendosjes ndërkombëtare( siç do të ndodhë gjatë mujve të verës deri në dhjetor 1998) përmes të ashtuquajturës “diplomaci fluturuese” dhe takimeve të drejtpërdrejta Prishtinë - Beograd, pikërisht përmes Ibrahim Rugovës do t´i zhvlerësojnë, insitucionet e dala nga këto zgjedhje, me improvizimin e ekipeve të ndryshme negociatore si, “G15”, “G4” etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:44 pm

Kush ishte kryetar i Komisionit Qendror të zgjedhjeve

të 22 marsit 1998?!



Kryetar i Komisionit Qendror të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të 22 Marsit 1998, ishte caktuar gjykatësi famëkeq Tadej Rodiqi, i njohur ky për gjykimin e qindra intelektualëve shqiptarë, gjatë viteve të 70-ta deri në virin 1990. Sipas KQZ, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 22 marsit 1998 do të zhvillohen në 29 zona - njësi zgjedhore, për tu zgjedhur presidenti dhe 130 deputetë, 100 prej të cilëve dalin në zgjedhje të drejtpërdrejta, kurse 30 vendet tjera shpërndahen sipas proporcionit. Në këto zgjedhje, sipas KQZ-së, morën pjesë dhjetë parti politike, tre asociacione, Shoqata e Juristëve të Pavarur, Lëvizja e të Gjelbërve e Kosovës dhe Lidhja e Qytetarëve e Kosovës, dhe tre kandidatë të pavarur për deputet, dy nga Deçani dhe një nga Dragashi.



Tadej Rodiqi si kryetar i KQZ, për t´i dhënë legjitimitet shtetëror zgjedhjeve në Kosovë, mori vendim që në diasporë të mos mbahen këto zgjedhje! “Komisioni Republikan e mori këtë vendim për shkak të pamundësisë së organizimit dhe të mbajtjes së rregullt të zgjedhjeve në diasporë dhe me pëlqimin e degëve të partive politike në diasporë”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Kryetari i KQZ-së Tadej Rodiqi. Me këtë rast Kryetari i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së Hafiz Gagica mbështeti vendimin që të mos mbahen zgjedhje në diasporë, ndërkohë që ai u bëri thirrje shqiptarëve në diasporë të kthehen në vendlindje për të dhënë votën e vet, për të zgjedhur përfaqësuesit e vet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Kryetarin e Republikës. (!!!) Çdo koment ëshët i tepërt.



Kush mori pjesë në zgjedhjet e 22 marsit 1998?





L I S T A

E PËRBASHKËT E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË SIPAS

ZONAVE NË NJËSITË ZGJEDHORE



Nr.ren. - emri e mbiemri - Përkatësia partiake – Zona zgjedhore

------------------------------------------------------------------------------



PRISHTINË

Njësia zgjedh. PRISHTINË - Zona nr.1

1. Mehmet Reçica PSHDK

2. Behxhet Shala PRK

3. Sabahudin Komoni PNDSH

4. Selim Ismaili PLK

5. Afrim Berisha PNDSHK

6. Adil Pireva LDK



Njësia zgjedh. - PRISHTINË - Zona r.2

1. Veli Bytyqi PSHDK

2. Agim Konjusha PRK

3. Prof.dr.Zekiria Cana PNDSH

4. Dr.Skënder R.Baca PSDK

5. Ahmet Jahiri PLK

6. Ali Bajgora PNDSHK

7. Mr.Blerim Reka Shoqata e Juristëve të Kosovës

8. Ismet Beqiri LDK



Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.3

1. Frok Kristaj PSHDK

2. Rexhep Abdullahu PNDSH

3. Mustafë Rusinovci PSDK

4. Dr.Hysen Hyseni PRK

5. Behxhet Brajshori LDK



Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.4

1. Mustafë Halili PSHDK

2. Baki Statovci PNDSH

3. Iljaz Kurteshi PSDK

4. Skënder Sopi PLK

5. Besim Dumnica PNDSHK

6. Dr.Bardhyl Çaushi Shoqata e Juristëve të Kosovës

7. Shefki Uka LDK

8. Mr.Ilir Hoxha LGJK



Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.5

1. Ak.Mark Krasniqi PSHDK

2. Sabrije Prekaj - Gashi PNDSH

3. Ak.Rexhep Ferri PSDK

4. Feti Limani PLK

5. Osman Krasniqi PNDSHK

6. Sali Kelmendi LDK



Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.6

1. Prof.dr.Kajmak Gazideda PSHDK

2. Mumin Murturi PNDSH

3. Dr.Sadik Rashiti PSDK

4. Halim Mjeku PLK

5. Bardhyl Nushi PNDSHK

6. Haxhi Kelmendi Shoqata e Juristëve të Kosovës

7. Dr.Sali Gashi LDK

8. Dr.Faik Çitaku LGJK



Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.7

1. Greta Kaçinari PSHDK

2. Prof.dr.Zenel Kabashi PNDSH

3. Palok Berishaj PSDK

4. Gjergj Dedaj PLK - LDK (koalicion)

5. Prof.dr.Arsim Bajrami Shoqata e Juristëve të Kosovës



Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.8

1. Ing.Abdullah Mehmeti PSHDK

2. Prof.dr.Skënder Berisha PNDSH

3. Dr.Fehmi Ahmeti PSDK

4. Sejdi Demolli PDK

5. Prof.dr.Riza Smaka Shoqata e Juristëve të Kosovës

6. Prof.dr.Alush Gashi LDK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:45 pm

Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.9

1. Marte Palokaj PSHDK

2. Shemsi Perani PNDSH

3. Prof.Ramush Mavriqi PSDK

4. Muharrem Ahmeti PLK

5. Sabedin Prekazi PNDSHK

6. Arsim Janova Shoqata e Juristëve të Kosovës

7. Prof.dr.Esat Dauti LDK



Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.10

1. Mr.Kadri Sopi PPSHK

2. Albert Mirëdita PSHDK

3. Feti Grapci PRK

4. Pashk Staka PNDSH

5. Bashkim Bokshi PSDK

6. Hysnije Geci-Demi PLK

7. Zymber Krasniqi PNDSHK

8. Kero Bardhaj Shoqata e Juristëve të Kosovës

9. Ak.Nexhat Daci LDK



Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.11

1. Ahmet Pllana PPSHK

2. Sanije Selimi PSHDK

3. Nevruz Musa PNDSH

4. Prof.dr.Agim Hyseni PSDK

5. Mikel Demaj PLK

6. Shpëtim Vokshi PNDSHK

7. Shefki Syla Shoqata e Juristëve të Kosovës

8. Ak.Fehmi Agani LDK

9. Prof.Bajram Bujupi LGJK



Njësia zgjedh.-PRISHTINË - Zona nr.12

1. Mark Nikaj PSHDK

2. Ali Berisha PRK

3. Nexhip Morina PNDSH

4. Dr.Rexhep Gashi PSDK

5. Halim Osmani PLK

6. Ak.Idriz Ajeti LDK



PRIZREN

Njësia zgjedh.- PRIZREN - Zona nr.1

1. Bernard T.Oroshi PSHDK

2. Ibish Gashi PNDSH

3. Ndrec Qollaku PLK

4. Urim Ukimeri LDK



Njësia zgjedh.-PRIZREN - Zona nr.2

1. Agron Lajçi PNDSH

2. Pashk Radi PLK

3. Raif Kryeziu PNDSHK

4. Shemsedin Horosani LDK

5. Turhan Pishmish Partia Popullore Turke



Njësia zgjedh.-PRIZREN - Zona nr.3

1. Tahir Krasniqi PNDSH

2. Viktor Gjera PLK

3. Osman Goranci PNDSHK

4. Dr.Nurishahe Hulaj LDK

5. Zija Kasemlar Partia Popullore Turke



Njësia zgjedh.-PRIZREN - Zona nr.4

1. Marjan Domgjoni PSHDK

2. Daver Haskuka PNDSH

3. Zef Noshi PLK

4. Semahate Mashkulli LDK

5. Zijadin Sakman Partia Popullore Turke



Njësia zgjedh.-PRIZREN - Zona nr.5

1. Mujë Krasniqi PRK

2. Mark Spaqi PNDSH

3. Metë Shatri LDK



Njësia zgjedh.-PRIZREN - Zona nr.6

1. Agim Llugagjiu PRK

2. Rushit Kushaj PNDSH

3. Fadil Kryeziu LDK



Njësia zgjedh.-PRIZREN - Zona nr.7

1. David Kqira PSHDK

2. Bekir Kabashi PNDSH

3. Edita Tahiri LDK

3. Dr.Fahredin Hoti LGJK



Njësia zgjedh.-PRIZREN - Zona nr.8

1. Kujtim Çarkaxhiu PNDSH

2. Fatmir Çollaku PSDK

3. Sylë Hoxha LDK



Njësia zgjedh.-PRIZREN - Zona nr.9

1. Mr.Mahmut Gërmizaj PSDK

2. Njazi Ademaj LDK



GJAKOVË

Njësia zgjedh.-GJAKOVË - Zona nr.1

1. Skënder Barani PSHDK

2. Dr.Gani Efendia PNDSH

3. Behije Dashi PSDK

4. Lulzim Vokshi PLK

5. Dr.Elhami Goranci PNDSHK

6. Mevlude Saraqi LDK

7. Mr.Zeki Vula LGJK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:45 pm

Njësia zgjedh.-GJAKOVË - Zona nr.2

1. Simon Dedaj PSHDK

2. Fatlik Lila PNDSH

3. Xhelal Zherka PSDK

4. Arben Gexha PLK

5. Ahmet Mulliqi PNDSHK

6. Aqif Shehu LDK



Njësia zgjedh.-GJAKOVË - Zona nr.3

1. Prof.dr.Ymer Jaka PSHDK

2. Flamur Gojani PNDSH

3. Zejnel Bardhi PSDK

4. Veton G.Vula PLK

5. Gjon Marku PNDSHK

6. Dr.Fehmi Vula LDK

7. Teki Shehu LGJK



Njësia zgjedh.-GJAKOVË - Zona nr.4

1. Ndrecë Doda PSHDK

2. Kastriot Buza PNDSH

3. Jusuf Jusufi PSDK

4. Pal Prendi PLK

5. Gjergj Sokoli LDK



Njësia zgjedh.-GJAKOVË - Zona nr.5

1. Ing.Zef Morina PSHDK

2. Skënder Tullumi PNDSH

3. Gazmend Hoxha PSDK

4. Kristë Ndrecaj PLK

5. Besim Muhadri LDK



Njësia zgjedh.-GJAKOVË - Zona nr.6

1. Luz Muça PSHDK

2. Ardian Gjini PNDSH

3. Valon Vula PSDK

4. Gjon Luli PLK

5. Tomë Hajdari LDK



PEJË

Njësia zgjedh.-PEJË - Zona nr.1

1. Fuat Kryeziu PSHDK

2. Mehdi Bajri PSDK

3. Feriz Ferizi PLK

4. Qerim Ujkani PNDSHK

5. Shaban Shala Shoqata e Jurtistëve të Kosovës

6. Rashit Gorani LDK

7. Muhamet Dreshaj Lidhja Qytetare



Njësia zgjedh.- PEJË - Zona nr.2

1. Anton Gashi PSHDK

2. Zuhdi Myderizi PSDK

3. Mahir Muhaxheri PLK

4. Zamfir Kryeziu PNDSHK

5. Hamijete Miftari Shoqata e Juristëve të Kosovës

6. Hazbije Krasniqi LDK

7. Riza Sapunxhiu Lidhja Qytetare



Njësia zgjedh.- PEJË - Zona nr.3

1. Ali Kryeziu PSHDK

2. Dr.Jahja Drançolli PSDK

3. Zyhdi Belegu PLK

4. Osman Kollqaku Shoqata e Juristëve të Kosovës

5. Dr.Mahir Morina LDK

6. Mahir Muhaxheri Lidhja Qytetare



Njësia zgjedh. - PEJË - Zona nr.4

1. Lumturije Krasniqi PSHDK

2. Zekë H.Çeku PSDK

3. Mentor Morina PLK

4. Ali Lajçi LDK



Njësia zgjedh. - PEJË - Zona nr.5

1. Halit Mehmeti PSHDK

2. Muhamet Berisha PSDK

3. Qazim Gashi PLK

4. Bekë Lajçi Shoqata e Juristëve të Kosovës

5. Agim Bërdynaj LDK

6. Bekë Zeka Lidhja Qytetare



Njësia zgjedh. - PEJË - Zona nr.6

1. Idriz Qelaj PSHDK

2. Murat Tigani PSDK

3. Kristë Bardheci PLK

4. Ukë Kelmendi Shoqata e Juristëve të Kosovës

5. Nezir Gashi LDK

6. Haxhi Arifi Lidhja Qytetare



Njësia zgjedh. - PEJË - Zona nr.7

1. Angjelina Krasniqi PSHDK

2. Qun A.Lajçi PSDK

3. Metë Krasniqi PLK

4. Sadri Qosaj Shoqata e Juristëve të Kosovës

5. Avdi Kelmendi LDK

6. Bexhet Rushiti Lidhja Qytetare



Njësia zgjedh. - PEJË - Zona nr.8

1. Rrok Berisha PSHDK

2. Dr.Riza Brada PSDK

3. Musë Krasniqi PLK

4. Selim Berisha Shoqata e Juristëve të Kosovës

5. Numan Baliq PAD - LDK (koalicion)



FERIZAJ

Njësia zgjedh.- FERIZAJ - Zona nr.1

1. Simon Augustini PSHDK

2. Adem Metushi PNDSH

3. Ismail Hasani PSDK

4. Njazi Ismaili PLK

5. Hasan Abazi LDK



Njësia zgjedh.- FERIZAJ - Zona nr.2

1. Mr.Qibrije Demiri PSHDK

2. Remzi Goga PNDSH

3. Kaqusha Jashari PSDK

4. Nehat Baftiu PLK

5. Sabri Berisha LDK



Njësia zgjedh. - FERIZAJ - Zona nr.3

1. Zeqir Syla PSHDK

2. Raif Halimi PNDSH

3. Qamil Bytyqi PSDK

4. Remzi Jashari PLK

5. Adem Salihaj LDK



Njësia zgjedh. - FERIZAJ - Zona nr.4

1. Sadri Aliu PSHDK

2. Muhamet Kilaj PNDSH

3. Dr.Sylejman Topalli PSDK

4. Bardh Frangu PLK

5. Sylejman Bytyqi LDK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:46 pm

Njësia zgjedh. - FERIZAJ - Zona nr.5

1. Rizah Reshani PSHDK

2. Shaban Ajvazi PNDSH

3. Halil Ilazi PSDK

4. Fatmir Sylejmani PLK

5. Rrustem Sefedini LDK



GJILAN

Njësia zgjedh. - GJILAN - Zona nr.1

1. Nexhat Zeqiri PSHDK

2. Hetem Bajrami PNDSH

3. Shaban Myrtaj PSDK

4. Dr.Ilaz Poroshtica PLK

5. Osman Arifi Shoqata e Juristëve të Kosovës

6. Dr.Xhavit Hajdari LDK



Njësia zgjedh. - GJILAN - Zona nr.2

1. Mehmet Kurteshi PSHDK - LDK (koalicion)

2. Islam Demiri PNDSH

3. Ibrahim Morina PSDK

4. Dr.Rabit Sadiku PLK

5. Ismet Ukshini Shoqata e Juristëve të Kosovës

6. Prof.Halim Vranoci LGJK



Njësia zgjedh. - GJILAN - Zona nr.3

1. Kurtesh Devaja PSHDK

2. Agron Alidemi PNDSH

3. Mr.Aliriza Selmani PSDK

4. Salih Salihu PLK

5. Agim Mustafa Shoqata e Juristëve të Kosovës

6. Dr.Fehmi Rexhepi LDK

7. Mr.Sabri Tahiri LGJK



Njësia zgjedh. - GJILAN - Zona nr.4

1. Xhemajl Xhemajli PSHDK

2. Hajrush Krasniqi PNDSH

3. Gjangyle Jashari - Iliazi PSDK

4. Luljeta Sylejmani PLK

5. Esmer Ajeti Shoqata e Juristëve të Kosovës

6. Ibrahim Kadriu LDK

7. Dr.Januz Cana LGJK



Njësia zgjedh. - GJILAN - Zona nr.5

1. Besim Ahmeti PSHDK

2. Sabit Kurteshi PNDSH

3. Ramadan Myrtaj PSDK

4. Dr.Naser Aliu PLK

5. Vjollca Jonuzi Shoqata e Juristëve të Kosovës

6. Mr.Abdyl Hoxha LDK



VUSHTRRI

Njësia zgjedh.-VUSHTRRI - Zona nr.1

1. Gani Kadriu PSDK

2. Fehmi Zabërgja PLK

3. Hajzer Krasniqi LDK

4. Salih Gjushinca LGJK



Njësia zgjedh.-VUSHTRRI - Zona nr.2

1. Qerim Pllana PPSHK

2. Shaban Gërguri PSDK

3. Sali Surdulli PLK

4. Bajram Kollari PNDSHK

5. Dr.Zenun Gjocaj LDK



Njësia zgjedhore - Vushtrri - Zona nr. 3

1. Fadil Haxhaj PSDK

2. Hilmi Caka PLK

3. Bajram Mulaku LDK



Njësia zgjedhore - Vushtrri - Zona nr. 4

1. Shefqet Maloku PSDK

2. Afrim Zabërgja PLK

3. Bedri Zaiti PNDSHK

4. Ibush Jonuzi LDK



ISTOG

Njësia zgjedh.- ISTOG - Zona nr.1

1. Dr.Anton Gegaj PSHDK

2. Dr.Kadri Metaj PSKD

3. Ismet Haxhijaj Shoqata e Juristëve të Kosovës

4. Mr.Haki Shatri LDK



Njësia zgjedh. - ISTOG - Zona nr.2

1. Prof.dr.Mustafë Bacaj PSHDK

2. Sylë Sutaj PSDK

3. Sokol Blakaj PLK

4. Halit Ymeri PNDSHK

5. Adem Avdijaj Shoqata e Juristëve të Kosovës

6. Ferat Hajzeraj LDK



SUHAREKË

Njësia zgjedh.-SUHAREKË-Zona nr.1

1. Jashar Bajraktari PNDSH

2. Liman Morina PLK

3. Dr.Musli Bajraktai LDK

4. Ruzhdi Kuqi LGJK



Njësia zgjedh.- SUHAREKË - Zona nr.2

1. Haxhi Z.Bajraktari PNDSH

2. Ukë Bytyqi LDK



Njësia zgjedh. - SUHAREKË - Zona nr.3

1. Skënder Jemini PNDSH

2. Ajet Maksutaj PLK

3. Mr.Abdyl Ramaj LDK



FUSHË KOSOVË

Njësia zgjedh.- F.KOSOVË - Zona nr.1

1. Asllan Qyqalla PSHDK

2. Demush Amagjekaj PRK

3. Dr.Adem Haziri PLK

4. Xhevat Berisha PNDSHK

5. Melihate Tërmkolli LDK



Njësia zgjedh.-F.KOSOVË - Zona nr.2

1. Ing.Halil Xhemnica PSHDK

2. Avdi Avdiu PRK

3. Shahin Idrizi PLK

4. Rexhep Osmani LDK



DEÇAN

Njësia zgjedh.- DEÇAN - Zona nr.1

1. Lulzim Gjonaj PSHDK

2. Rrustem Tetaj PRK

3. Jusuf Ferizi PSDK

4. Fanë Qorraj PLK

5. Zekë Sinanaj Shoqata e Juristëve të Kosovës

6. Dr.Blerim Ramosaj LDK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:46 pm

Njësia zgjedh.-DEÇAN - Zona nr.2

1. Musë Berisha PSHDK

2. Ramë Zemaj PRK

3. Nezir Istrefaj PSD

4. Shpresa Mulliqi PLK

5. Avdullah Mehmeti PNDSHK

6. Feriz Gërvalla Shoqata e Juristëve të Kosovës

7. Mr.Demë Fetaj LDK

8. Mr.Murteza Osdautaj Kandidat i pavarur



Njësia zgjedh.-DEÇAN - Zona nr.3

1. Sadik Miroci PSHDK

2. Zeqë Hasi PRK

3. Sadri Hadërgjonaj PSDK

4. Zejnije Lokaj PLK

5. Zeqë Shehu LDK

6. Shefqet Hadërgjonaj Kandidat i pavarur



SHTIMJE

Njësia zgjedh. - SHTIMJE - Zona nr.1

1. Sherife Qarri PSDK

2. Islam Bajrami PLK

3. Fadil Hysaj LDK



Njësia zgjedh. - SHTIMJE - Zona nr.2

1. Habib Qerimi PSHDK

2. Ali Sadriu LDK

3. Rexhep Dauti LGJK



RAHOVEC

Njësia zgjedh.-RAHOVEC - Zona nr.1

1. Xhemajl Hajrullaga PSDK

2. Shani Mullabazi PLK

3. Dr.Sabahedin Cena LDK



Njësia zgjedh.-RAHOVEC - Zona nr.2

1. Hasan Dulaj PSHDK

2. Nexhat Duraku PSDK

3. Hysni Thaqi LDK



Njësia zgjedh.-RAHOVEC - Zona nr.3

1. Muharrem Sopaj PSDK

2. Hashim Rexhepi PLK

3. Ibrahim Kryeziu LDK



MALISHEVË

Njësia zgjedh.-MALISHEVË-Zona nr.1

1. Ymer Krasniqi PSHDK

2. Mustafë Gashi PNDSH

3. Jusuf Vranezi PLK

4. Behram Hoti PNDSHK

5. Dr.Isuf Telaku LDK



Njësia zgjedh.-MALISHEVË-Zona nr.2

1. Mustafë Krasniqi PNDSH

2. Hafir Shala PLK

3. Agim Krasniqi LDK



DRAGASH

Njësia zgjedh.- DRAGASH - Zona nr.1

1. Muzafer Qaflleshi PSHDK

2. Ruzhdi Berisha LDK

3. Lulzim Firaj Kandidat i pavarur



PODUJEVË

Njësia zgjedh.- PODUJEVË - Zona nr.1

1. Enver Ajeti PSHDK

2. Ali Podvorica PNDSH

3. Hamit Osmani PSDK

4. Haqif Mulliqi PLK

5. Isak Mavriqi PNDSHK

6. Mr.Sahit Sylejmani Shoqata e Juristëve të Kosovës

7. Agim Veliu LDK



Njësia zgjedh. - PODUJEVË - Zona nr.2

1. Nexhmi Rudari PSHDK

2. Abdulla Hoti PNDSH

3. Mr.Fadil Maloku PSDK

4. Zylë Ademi PLK

5. Shemsije Sheholli PNDSHK

6. Shaban Ganiu Shoqata e Juristëve të Kosovës

7. Mr.Fatmir Sejdiu LDK



Njësia zgjedh. - PODUJEVË - Zona nr.3

1. Nazmi Halimi PSHDK

2. Afrim Shala PSDK

3. Sabit Zeneli PLK

4. Ismet Maloku PNDSHK

5. Sylejman Blaku Shoqata e Juristëve të Kosovës

6. Dr.Rexhep Gjergji LDK



Njësia zgjedh. - PODUJEVË - Zona nr.4

1. Shaban Bajoku PSHDK

2. Rifat Kosumi PSDK

3. Nazmi Osmani PLK

4. Njazi Vokrri PNDSHK

5. Hasan Përvetica Shoqata e Juristëve të Kosovës

6. Dr.Sabri Hamiti LDK



Njësia zgjedh. - PODUJEVË - Zona nr.5

1. Isuf Kamerolli PSHDK

2. Shaban Krasniqi PSDK

3. Gafurr Podvorica PLK

4. Isak Maloku PNDSHK

5. Naip Zeka LDK



MITROVICË

Njësia zgjedh. - MITROVICË - Zona nr.1

1. Skënder M.Hoti PRSH

2. Shasivar Bega PSHDK

3. Dr.Bajram Preteni PSDK

4. Shaqir Gashi PLK

5. Selman Mehaj PNDSHK

6. Sadri Ferati LDK



Njësia zgjedh. - MITROVICË - Zona nr.2

1. Shahin Bajgora PRSH

2. Jusuf Xhosha PSDK

3. Bajram Voca PLK

4. Murat Çitaku PNDSHK

5. Afrim Koliqi LDK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:47 pm

Njësia zgjedh - MITROVICË - Zona nr.3

1. Zeqir R.Maxhuni PRSH

2. Dr.Nexhmedin Zeqiri PRK

3. Faik Morina PSDK

4. Bedri Barku PLK

5. Fisnik Gjinaj PNDSHK

6. Dr.Mustafë Pllana LDK



Njësia zgjedh. - MITROVICË - Zona nr.4

1. Ismet R.Pestova PRSH

2. Faik Hasani PSDK

3. Rrahim Peci PLK

4. Hadije Hoxha - Kukleci PNDSHK

5. Prof.Latif Berisha LDK



Njësia zgjedh. - MITROVICË - Zona nr.5

1. Artim Jashari PRSH

2. Agron Balaj PRK

3. Avdi Uka PSDK

4. Hudaverde Gashi PLK

5. Shemsedin Koshi PNDSHK

6. Muhamet Hajrizi LDK



Njësia zgjedh. - MITROVICË - Zona nr.6

1. Nexhmedin Mustafa PRSH

2. Vjollca Z.Krasniqi PSDK

3. Shefik Mehmeti PLK

4. Ismail Hajdari PNDSHK

5. Ilmi Ahmeti LDK



KAMENICË

Njësia zgjedh. - KAMENICË - Zona nr.1

1. Ferat Morina PSHDK

2. Mr.Hafiz Leka PSDK

3. Fatmir Redenica PLK

4. Emin Krasniqi LDK



Njësia zgjedh. - KAMENICË - Zona nr.2

1. Refik Latifi PSHDK

2. Sulejman Ajvazi PSDK

3. Skënder Kastrati PLK

4. Dr.Rashit Maliqi LDK



LIPJAN

Njësia zgjedh. - LIPJAN - Zona nr.1

1. Bekim Gashi PSHDK

2. Asllan Zymberi PRK

3. Jusuf Kelmendi PNDSH

4. Shemsi Thaqi PSDK

5. Rexhep Jusufi PLK

6. Rrahman Ratkoceri Shoqata e Juristëve të Kosovës

7. Ismail Gashi LDK



Njësia zgjedh. - LIPJAN - Zona nr.2

1. Sami Luma PRK

2. Abedin Hajrollaj PNDSH

3. Ibrahim Zogjani PSDK

4. Nexhet Haziri PLK

5. Ejup Bytyqi Shoqata e Juristëve të Kosovës

6. Naser Osmani LDK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:48 pm

KAÇANIK

Njësia zgjedh. - KAÇANIK - Zona nr.1

1. Ekrem Guri PSDK

2. Fatmir Shehu PLK

3. Rexhep Bunjaku PNDSHK

4. Salih Bajra LDK



Njësia zgjedh. - KAÇANIK - Zona nr.2

1. Sabit Jaha PSHDK

2. Deli Krivenjeva PRK

3. Dërgut Quni PLK

4. Hebib Shehu LDK



Njësia zgjedh. - KAÇANIK - Zona nr.3

1. Blerim Dema PLK

2. Mazllom Çajani LDK



LEPOSAVIQ

Njësia zgjedh. - LEPOSAVIQ - Zona nr.1

1. Jakup Ceraja PLK

2. Haki Ymeri LDK



VITI

Njësia zgjedh. - VITI - Zona nr.1

1. Prof.dr.Engjëll Sedaj PSHDK

2. Kadrush Murtezi PRK

3. Esat Kamberi PSDK

4. Dr.Ismail Bekteshi PLK

5. Jakup Jahiri LDK



Njësia zgjedh. - VITI - Zona nr.2

1. Refik Halili PSHDK

2. Abdullah Ymeri PRK

3. Zija Aliu PSDK

4. Refik Ahmeti PLK

5. Samet Dalipi LDK



NOVO BËRDË

Njësia zgjedh. - NOVO BËRDË - Zona nr.1

1. Zef Gashi PSHDK

2. Faik Novobërdaliu LDK



ZUBIN POTOK

Njësia zgjedh.- ZUBIN POTOK - ÇABËR-Zona nr.1

1. Osman Rama LDK



SHTËRPCË

Njësia zgjedh.- SHTËRPCË-FIRAJË - Zona nr.1

1. Hamdi Haliti LDK



OBILIQ

Njësia zgjedh. - OBILIQ - Zona nr.1

1. Nazmi A.Gashi PSHDK

2. Nexhmedin Hashani PSDK

3. Naim Jerliu LDK





Çka shkruajti QIK-u për bojkotuesit e zgjedhjeve të

22 marsit 1998?!



Në informatorin ditor nr.2005-E, të ditës së diel, 22 mars 1998, edicioni i pestë (ora 14:30) të Qendrës për Informim të Kosovës (QIK), akoma pa përfunduar votimet, publikohet informacioni me titull:” Disfatë e plotë e thirrjeve për bojkot”.

Ja se çka thuhet në informatën e QIK-ut për ato subjekte që i bojkotuan këto zgjedhje.



Disfatë e plotë e thirrjeve për bojkot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:48 pm

“Prishtinë, 22 mars 1998 (QIK)

Korrespondentët shqiptarë të disa radiostacioneve të huaja, gazeta "Koha ditore" dhe programi i RTSH-së, si edhe disa mediume serbe kanë pohuar dje dhe sot se zgjedhjet për Kryetar të Republikës së Kosovës dhe për deputetë të Kuvendit po i bojkotojnë shtatë parti politike. E vërtetë është se katër parti të vogla: Partia Parlamentare e Kosovës (PPK) (kryetar Adem Demaçi), Partia e Unitetit Kombëtar (UNIKOMB - me nënkryetar Afrim Morinën), Partia Socialdemokrate e Kosovës (krahu i Luljeta Pulës - Beqirit), Partia Liberale Shqiptare (kryetar Gjergj Rrapi) dhe Këshilli Koordinues i degëve të partive politike në Prishtinë kanë bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve.

Është e vërtetë se thirrje për të mos dalë në zgjedhje kanë bërë edhe drejtuesit e tri shoqatave të politizuara tejmase: udhëheqësit e Unionit të Pavarur të Studentëve (UPS) të Universitetit të Prishtinës (UP - me kryetar Bujar Dugollin), Shoqata e të Burgosurve Politikë (SHBP - me kryetar Berat Luzhën) dhe Forumi i Intelektualëve Shqiptarë (kryetar Rexhep Qosja) si edhe kryetari i BSPK-së.

Mirëpo edhe publikisht është thënë se studentët nuk e kanë përkrahur thirrjen e udhëheqësve të UPS të UP-së, ndërsa në të gjitha vendvotimet e Kosovës të rinjtë, pra edhe studentët, kanë votuar masovikisht.

Është kumtuar po ashtu publikisht se anëtarësia e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës nuk e ka përkrahur thirrjen e nënshkruar nga kryetari i BSPK-së Hajrullah Gorani, ose nënkryetari i tij Berat Luzha. Në të gjitha vendvotimet e Kosovës anëtarët e BSPK-së kanë dalë sot masovikisht në votime.

Në të gjitha vendvotimet e Kosovës ka qenë e dukshme pjesëmarrja e intelektualëve të mirëfilltë shqiptarë nga Kosova. Ndërsa mospjesëmarrja e disa dhjetëra "intelektualëve" anëtarë të forumit të Qosjes u pa se nuk ka farë rëndësie as për votimet, as për politikën e Kosovës. Me një fjalë, thirrjet për bojkot pësuan disfatë të plotë.

Në vendvotimet e Prishtinës qytetarët kanë marrë pjesë që nga orët e hershme të mëngjesit në votime, prandaj dolën të sakta pohimet se kumtesën në emër të Këshillit Koordinues të degëve të partive politike në Prishtinë për të mos dalë në zgjedhje e kishin nënshkruar vetëm Isa Kastrati dhe Fehmi Baftiu (që të dy kryetar të dy degëve të LDK-së) dhe kryetarët e degëve të partive të vogla si PPK-ja, UNIKOMB-i, PSDK-ja e PLSH-ja.

Madje edhe anëtarët e deridjeshëm të PPK-së në Fushë Kosovë, përshembull, kanë marrë pjesë në votime. Ndërsa kur është fjala për ish-të burgosurit politikë, do theksuar se në Kosovë ka dhjetëra mijëra ish-të burgosur, shumica absolute e të cilëve dolën në zgjedhje. Me një fjalë, thirrjet për bojkot, ashtu edhe siç është pritur, pësuan disfatë të plotë.” – thuhet në informatën e QIK-ut. (!!!)





Fitorja gati qind për qind e Ibrahim Rugovës në

zgjedhjet e 22 marsit!



Më 23 mars 1998, të gjitha gazetat ditore publikuan informatën e QIK-ut ku thuhet, se “Dr. Ibrahim Rugova është zgjedhur Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 22 marsit. Mbështetja e elektoratit gati qind për qind për kandidaturën e Ibrahim Rugovës në të vërtetë është shpallje e besimit dhe e mbështetjes së popullit të Kosovës për udhëheqësin e vet dhe për politikën e tij paqësore e demokratike. Votimet e djeshme në Kosovë dhe zgjedhja e dr. Ibrahim Rugovës kryetar i Republikës së Kosovës forcojnë figurën e tij të bashkuesit të vullnetit politik të popullit të Kosovës dhe konfirmojnë vendosmërinë e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në planin ndërkombëtar, zgjedhja e dr. Rugovës për kryetar të Republikës legjitimon dhe forcon pozicionin e udhëheqësit të popullit të Kosovës në negociatat që pritet të zhvillohen lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.“ thuhet në shënimin e zëdhënses mediale të LDK-së, QIK.



· Foto: “Presidenti” i zgjedhur Ibrahim Rugova



“Presidenti” i zgjedhur Ibrahim Rugova, në konferencën e parë me gazetarë më 24 mars 1998 deklaron( citoi) “Pas rezultateve definitive të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, të cilat do t’i shpallë Komisioni zgjedhor Republikan, do të bëhet konstituimi i Parlamentit dhe do të zgjedhet një qeveri efektive në Kosovë” -përfundon citati.



A ka ndodhur konstituimi i parlamentit dhe zgjedhja e qeverisë së Kosovës, nga rezultatet e dala në zgjedhjet 22 marsit 1998 ?!



Faktet historike thonë JO!

Në të vërtet deputetët e mandatuar në zgjedhjet e 22 marsit, janë tubuar një herë në ambientet e selisë së LDK-së, pas afër katër muajve nga mbajtja e zgjedhjeve, pikërisht më 16 korrik 1998, jo për të unifikuar dhe funksionalizuar politikën shqiptare, por për të degraduar e shkatërruar skajshmërisht çdo përpjekje për unifikim të faktorit politikë e ushtarak shqiptar. Ibrahim Rugova, pas këtyre zgedhjeve nuk formoi as qevei të Kosovës, ndërsa e kishte sa për sy e faqe qeverinë e Bukoshit në Exil, e cila në emër të Drenicës dhe të Pavarësisë së Kosovës, (gjatë verës 1998) mblodhi miliona Dm, Fr, $ etj. (!!!)



Për të argumentuar këtë degradim total të faktorit shqiptar nga “presidenti” Ibrahim Rugova, kërkohet një analizë e zhvillimeve politike para dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të 22 marsit 1998.



Dhe për këtë çështje duhet filluar me:

- Kuvendin e tretë të LDK-së, të mbajtur më 25 shkurt 1998, ku Ibrahim Rugova bëri spastrime gjithëpërfshirëse (largoi ish të burgosurit politik) dhe mori kontrollin total mbi të gjitha organet e partisë!

- Reflektimi negativ i spastrimeve në LDK, në radhët e degës së kësaj partie në Zvicër…;

- Improvizimi i grupeve-ekipeve negociatore nga Ibrahim Rugova, për të dialoguar me Beogradin, pa u konsultuar me faktorë tjerë shqiptarë;

- Përpjekjet e vazhdueshme të Ibrahim Rugovës për injorimin, defaktorizimin dhe satanizimin e UÇK-së, në kohën kur kjo ushtri bënte luftë çlirimitare, duke u vënë në mbrojtje të popullatës shqiptare gjatë operacionet shfarosëse të militarëve dhe paramilitarëve serbënë verën e vitit 1998;

- Takimi i Ibrahim Rugovës më Millosheviqin në Beograd, më 15 maj 1998, pa u konsultuar paraprakisht me ekipin “G15”, të cilin krejt formalisht e cilësonte si ekip konsultativ të vetin… etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:48 pm

Strukturat drejtuese të LDK-së në periudhën maj 1991 - shkurt 1998;

- Kuvendi i tretë i LDK-së, Kuvendi i turpit!

- Fillimi i kuvendit: Sharmi i protokollit;

- Shprehja kyçe e Kuvendit të Tretë ishte: "LD e IR"- Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës!

- Agani e propozoi Rugovën për kryetar partie, ndëra Rugova përmes listës i eliminoi ish-të burgosurit politikë nga LDK-ja!

- Kuvend i aklamacioneve ku decibelët e aplauzit ishin vendimtarë!

- Hydajet Hyseni: ”Asnjëri nuk ka mundur të bashkëpunojë me Rugovën për asnjë çështje të rëndësishme!”

- Fitoi Ibrahim Rugova, tash e tutje ai mund të thotë me gjithë gojën se LDK-ja është parti e tij!

- A ka fituar apo humbur Kosova në Kuvendin e Tretë të LDK-së?

- Kosova me Kuvendin e Tretë të LDK-së nuk fitoi asgjë të hajrit!

* * *

· Foto: Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që doli nga Kuvendi i tretë i kësaj partie



Spastrimet në LDK: Kuvendi i tretë e shndërroi partinë në Lidhje Demokratike të Ibrahim Rugovës!



Shkruan: Sheradin BERISHA/ 07. 06. 2008



Strukturat drejtuese të LDK-së në periudhën

maj 1991 – shkurt 1998



Strukturat drejtuese të LDK-së që dolën nga Kuvendi

i parë i partisë, më 5 maj 1991



Kuvendi i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës u mbajt më 5 maj 1991, në ambientet e Medresesë "Alaudin" në Prishtinë. Kuvendi zgjodhi dr.Ibrahim Rugovën, sërish me aklamacion kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kuvendi zgjodhi Këshillin Qendror të LDK-së, të përbërë prej 55 anëtarësh.



Përbërja e Këshillit Qendror ishte:

Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Anton Kolaj, Idriz Ajeti, Fehmi Agani, Ali Aliu, Mujë Rugova, Edi Shukriu, Sabri Hamiti, Rexhep Ismajli, Ibrahim Berisha, Rexhep Gjergji, Skënder Blakaj, Binak Kastrati, Mehmet Kraja, Jusuf Buxhovi, Fadil Hysaj, Ejup Statovci, Kadri Halimi, Zenel Kelmendi, Gani Bobi, Mensur Fejza, Shaqir Shaqiri, Adil Pireva, Mujë Krasniqi, Abdyl Krasniqi, Ibush Jonuzi, Engjëll Berisha, Agim Çavdërbasha, Selatim Novosella, Xhemail Mustafa, Isa Haxhiu, Myrvete Dreshaj, Fatmir Sejdiu, Shyhrete Malaj, Agron Dida, Milazim Krasniqi, Ismet Salihu, Nexhat Krasniqi, Basri Çapriqi, Skënder Kastrati, Arif Bozaxhi, Naip Zeka, Fadil Raka, Irfan Pashoja, Ramë Buja, Fadil Kryeziu, Simë Dobreci, Idriz Berani, Abdyl Rama, Paulina Lumezi, Faik Brestovci, Milajete Shala, Edita Tahiri dhe Mehmet Hajrizi.


Ndërkaq Këshilli Qendror në mbledhjen e vetë të mbajtur më 11 Maj 1991 zgjodhi Kryesinë e LDK-së në këtë përbërje: Ibrahim Rugova, kryetar, Anton Kolaj, Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Zenel Kelmendi, Ali Aliu, Shaqir Shaqiri, Rexhep Gjergji, Skënder Blakaj, Ismet Salihu, Fadil Hysaj, Skënder Kastrati. Nënkryetarë të LDK-së u zgjodhën Fehmi Agani e Anton Kolaj, ndërsa sekretar Bujar Bukoshi.


Më vonë Këshilli Qendror vendosi që Kryesia të ketë 15 anëtarë dhe të plotësohen vendet e zbrazëta. Anëtarë të rinj të Kryesisë u zgjodhën: Rexhep Ismajli, Fatmir Sejdiu, Naip Zeka e Ibrahim Berisha. Ndërkaq, ndonëse Dr.Bujar Bukoshi, sekretar i LDK-së ishte emëruar kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryesia, për sekretar të ri të LDK-së zgjodhi Skënder Blakajn.



Strukturat drejtuese të LDK-së që dolën nga Kuvendi

i dytë i partisë, më 14 korrik 1994


Kuvendi i Dytë i Lidhjes Demokratike të Kosovës u mbajt më 14 korrik 1994, në ambientet e restoranit "Show" në Prishtinë. Kuvendi unanimisht, për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, zgjodhi sërish dr.Ibrahim Rugovën. Delegatët e Kuvendit II zgjedhor të LDK-së zgjodhën 55 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.


Në Këshillin e Përgjithshëm u zgjodhën:

Hydajet Hyseni, Fatmir Sejdiu, Basri Musmurati, Mujë Rugova, Skënder Kastrati, Ali Lajçi, Idriz Ajeti, Mehmet Hajrizi, Fehmi Agani, Nexhat Daci, Selatin Novosella, Bardhyl Çaushi, Xhavit Ahmeti, Latif Berisha, Alush Gashi, Adil Pireva, Edi Shukriu, Simë Dobreci, Edita Tahiri, Sabri Hamiti, Skënder Blakaj, Murteza Nura, Zenel Kelmendi, Emin Kabashi, Ramë Buja, Fehmi Rexhepi, Berat Luzha, Melihate Tërmkolli, Sabile Keçmezi - Basha, Myrvete Dreshaj, Zenun Pajaziti, Abdyl Ramaj, Blerim Reka, Anton Kolaj, Rauf Dhomi, Avni Spahiu, Naip Zeka, Enver Mehmeti, Shqipe Dumoshi, Rexhep Gjergji, Agim Çavdërbasha, Binak Kastrati, Mujë Krasniqi, Rexhep Osmani, Engjëll Berisha, Gani Krasniqi, Emin Krasniqi, Zenun Gjocaj, Gani Koci, Bajram Mulaku, Nurishahe Hulaj, Shukrie Rexha, Enver Topalli, Nexhat Krasniqi.


Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në mbledhjen e mbajtur më 19 shtator 1994 zgjodhi Kryesinë e re të LDK-së:

Ibrahim Rugova - kryetar, Fehmi Agani, Hydajet Hyseni, Fatmir Sejdiu, Avni Spahiu, Basri Musmurati, Skënder Kastrati, Abdyl Ramaj, Latif Berisha, Ramë Buja, Zenel Kelmendi, Mehmet Hajrizi, Edita Tahiri, Adil Pireva, Rexhep Gjergji, Skënder Blakaj, Naip Zeka. Në këtë mbledhje këshilli për nënkryetarë zgjodhi Fehmi Aganin e Hydajet Hysenin, kurse sekretar të përgjithshëm Fatmir Sejdiun.





Kuvendi i tretë LDK-së, Kuvendi i turpit!



Më 25 shkurt 1998, (vetëm tri ditë para se të ndodhë Masakra në Likoshan e Qirez të Drenicës nga forcat policore-ushtarake serbe) në restoranin e njohur “Dora” në Prishtinë, u mbajt Kuvendi i tretë i LDK-së, i cili me të drejt u cilësua si “Kuvendi i Turpit”. U quajt i tillë, për faktin sepse kryetari i partisë Ibrahim Rugova, duke aplikuar “dorën e fortë” i qëroi hesapet me të padëgjueshmit e tij, brenda strukturave të LDK-së, nga aktivet, nëndegët, degët… deri në krye të partisë. Duket që Ibrahim Rugova me këtë rast ka përdorë logjikën e krijuar prej kohësh, që kontrolli mbi Lidhjen Demokratike të Kosovës ka domethënien e kontrollit edhe mbi popullin shqiptarë në Kosovë (!!!) Në këtë kuvend me veprimet e “super-personalitetit të fuqishëm” Ibrahim Rugova, nga LDK-ja u eliminuan ish - të burgosurit politikë, në krye me Hydajet Hysenin ( i cili deri në ditën e kuvendit ishte në pozitën e nënkryetarit të LDK-së ), të cilët, eksponentët e oborrit të Rugovës i cilësonin si “Nacional-komunist”, “Nacionalistë majtistë”, “marksist-leninist” etj. Në këtë kuvend nga kreu i partisë u manjanua edhe një pjesë e të ashtuquajturit “klani autonomist” që identifikohej me Fehmi Aganin.



· Foto: “Dora e fortë” e Ibrahim Rugovës!

· Foto: Dr.Fehmi Agani



Lidhja Demokratike e Kosovës, ndonëse ishte fraksionizuar para Kuvendit të saj të tretë (në periudhën korrik 1994 – shkurt 1998) ajo hyri në Kuvend jo për t´i bashkuar forcat e veta të brendshme, por për të diferencuar dhe stigmatizuar disa prej tyre, veçanërisht ish të burgosurit politikë. Pra, thënë troç, prej kohësh zhvillohej një luftë e ashpër diskredituese (kundër të burgosurve politikë) në të gjitha nivelet e LDK-së, e cila fillimisht bëhej koluareve dhe në qarqe të mbyllura, dhe kjo “luftë e pashpallur publikisht” do të shpërthej sheshazi në Kuvendin e tretë të saj. Shpeshherë servilët partiak të Ibrahim Rugovës&Sabri Hamitit, hapur në gazeta e nëpër tubime të ndryshme, por edhe fshehurazi, në stilin e “gjuajtjes së gurit e fshehjes së dorës”, ish të burgosurit politikë i akuzonin, se gjoja janë futur në LDK për “ta marrë kalanë nga brenda”!

A ishte ky sllogan ogurzi i vërtet?

Jo!

Të burgosurit hynë në LDK jo për „ta marrë kalanë nga brenda“, sepse ajo kala konsiderohej edhe e tyre, por, ata hynë në LDK për ta shëruar partinë nga atavistët politikë të regjimit titist, pra për ta ndihmuar atë. Madje, nënkryetari i LDK-së, Hydajet Hyseni që ishte identifikuar si udhëheqës i të burgosurve politikë brenda LDK-së, vite me radhë është përpjekur t´i minimizojë antagonizmat e krijuar në Kryesinë e partisë, dhe në një mënyrë e ka ruajtur gjendjen e përçarjes e të konfliktit si të heshtur. Dhe, kështu të burgosurit do të qëndrojnë në LDK deri në Kuvendin e tretë të saj, ndërsa Ibrahim Rugova gjatë kësaj periudhe, duket se këtë shtresë të përvuajturish politikë e ka përdorur heshturazi, për të amortizuar lëvizjen e mirëfillt kombëtare ( sa të jetë e mundur), e cila ishte formësuar, po rritet e zhvillohet me emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:49 pm

Për Kuvendin e tretë të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shkruar edhe shtypi i kohës. Ta zëmë e përditshmja “Koha ditore” zhvillimet e punimeve të kuvendit i pasqyron në shkrimin me titull: ”Kështu e përçarë Kosova shkon drejt luftës", ndërsa e përjavshmja “Zëri” rrjedhën e këtij kuvendi e pasqyron në artikullin me titull: “Kuvendi i LDK-së, Kuvendi i turpit!”, të shkruar nga publicisti ynë i njohur Mufail Limani, i cili ishte pjesmarrës në këtë kuvend.



Mufail Limani, në artikullin: ”Kuvendi i LDK-së, Kuvendi i turpit!” shkruan: “Nëse rrjedha e Kuvendit shikohet prej fundit kah fillimi, del se LDK-ja tash më nuk është lëvizje, por njëra nga partitë kosovare, ku kontrollin total e ka kryetari i saj dr. Rugova; nëse, megjithatë, shkohet me rend, del se tash kemi një personalitet super të fuqishëm, nënshkrues të fatit tonë, i cili ka hequr dorë nga shtresat më të rëndësishme politike të cilat e kanë inicuar dhe mbajtur gjallë lëvizjen gjatë nëntë vjetëve të fundit.



Të mërkurën në mëngjes ( më 25 shkurt 1998-vërejtja ime), para restorantit "Dora" ishin mbledhur grumbuj delegatësh që shihej se i kanë dhënë zor që të veshen sa më bukur; të gjithë të rruar e të krehur, me qëndrimin e njerëzve të anonimatit që e kanë pritur "dakikun" e tyre, për të qenë, bile një herë në jetën e tyre, njerëz që vendosin për diçka. Tjetër që madje edhe truprojet me kangerat e tyre të zezë dukeshin zotërinj më të rëndë. Ndërsa diçka krejt tjetër ishte kontrolli i truprojes me aparatin që duhet të zbulojë armët e fshehura. "A keni diçka?", pyeti ai. "Po", i thamë. Shikimi thoshte "çka?". Iu përgjigjëm: "një kasetofon të vogël". Natyrisht se nuk është punë e tij të kuptojë ndonjësend. Po megjithatë hyrëm brenda me ndjenjën se e kemi mashtruar dikë...



Fillimi i kuvendit: Sharmi i protokollit



Fillimi ishte fantastik: përshëndetja e dr. Rugovës, caktimi i kryesisë së punës dhe i atyre që bëjnë përcjelljen teknike të punimeve. Fill pastaj, në rend ishin përshëndetjet e mysafirëve. Sado e çuditshme të duket në shikim të parë, po pikërisht këto përshëndetje duket se shënuan fillimin e vërtetë të punimeve të këtij kuvendi. Dolën dy PSDK-të (Kaqusha Jashari e Luljeta Pula- Beqiri) dhe dy PNDSH-të (Rexhep Abdullahu dhe Qerim Ujkani), duke shfrytëzuar rastin që të tregojnë se nuk heqin dorë nga emrat e tashëm të partive të tyre; doli edhe Bajram Kosumi nga PPK i cili mbajti një fjalim ku shprehja më e shpeshtë dhe ogurzezë ishte "fatkeqësia"; pastaj foli edhe Idriz Ajeti, kryeakademiku ynë i cili kishte pengesa në leximin e tekstit të përgatitur dhe s'merrej vesh ç'donte të thoshte; doli edhe Mark Krasniqi i PSHDK-së i cili përmendi vitin kur kanë ardhur sllavët në Ballkan dhe tha që kishat ortodokse kosovare, me ndonjë përjashtim, nuk janë serbe; ishte aty edhe Hajrullah Gorani që shkurtimisht e qau hallin e punëtorisë së harruar kosovare; folën edhe dy a tre përfaqësues të partive preshevare, ndërsa fjalim të qartë klasik politik mbajti Hilmo Kandiq i boshnjakëve të Kosovës; s'bën të nënçmohet as fjala përshëndetëse e një sekretari të Ambasadës Shqiptare në Beograd, e cila ishte bërë asisoji që të mos mbahet mend me asgjë - a thua pse? Qe pse: për shkak të telegramit drejtuar këtij Kuvendi, Sali Berisha u shpërblye me aplauz shumë domethënës. Shkurt, gjatë kësaj kohe, që kalonte më ngadalë se muaji i ramazanit, ndërsa renditeshin përshëndetësit tepër të shumtë, dukej se u tha krejt çka pat për t'u thënë rreth asaj se çka duan shqiptarët dhe për çka duhet të angazhohet LDK-ja dhe cilat janë meritat e të metat e LDK- së dhe dr. Rugovës. Kryesuesit dhe delegatëve të këtij kuvendi s'u mbeti tjetër pos që të hynin drejtpërdrejtë në luftën e paralajmëruar për pushtet në parti.



Shenja për startin e kësaj lufte ishte dhënë qëmoti dhe ajo javët e fundit të vitit të kaluar duket se në të vërtetë kishte përfunduar, gjatë zgjedhjeve nëpër aktive, nëndegë e degë të LDK-së dhe se ky kuvend duhej të ishte jo më shumë se takim festiv... Se kjo luftë kishte qenë një luftë pa rregulla, u përpoq ta shpjegonte Bari Musmurati, i cili përkujtoi rastin e Degës së LDK-së së Prizrenit, ku delegatët për këtë kuvend nuk i ka zgjedhur kuvendi, porse janë emëruar nga ana e Kryesisë së degës e që ishte një shkelje e statutit, ndonëse kjo shkelje ishte bërë me pajtimin e kuvendarëve prizrenas. "Mos të merremi me cikërrima" ishte komenti i kryetarit Rugova. Ndërkaq, punë e madhe, që nuk mund të quhej cikërrimë, ishte çështja e ndërrimeve të statutit që vlente deri para këtij kuvendi. Ndoshta nuk është e tepërt të thuhet se shumica e diskutantëve e përdornin një shprehje tjetër për statutin - status. Në një mënyrë, ky nuk ishte vetëm lapsus, apo mosnjohuri elementare e termeve, sepse statuti u pa se është çështja themelore e statusit të të gjithë atyre që merrnin pjesë në këtë kuvend. Në fakt, me ndërrimet e reja statutare, ndërrohej thelbësisht statusi i Kuvendit, statusi i Këshillit të përgjithshëm, statusi i Kryesisë së LDK-së dhe i vetë kryetarit të partisë.



Shprehja kyçe e Kuvendit të Tretë ishte: "LD e IR"- Lidhja

Demokratike e Ibrahim Rugovës!



Kryetari, sipas variantit të ri të statutit të LDK-së, ka të drejtë që të propozojë 55 anëtarë (sa edhe duhet t'i ketë organi më i lartë partiak, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së) dhe, po ashtu, që në atë KP, në rol të Kryetarit, të propozojë 15 anëtarë të Kryesisë partiake (sa ka anëtarë Kryesia). Marrim vesh se varianti i parë nuk lejonte fare kandidim "ad hok" nga ana e delegatëve të Kuvendit, porse si kompromis ndaj kundërshtarëve të këtij ndërrimi të statutit u bë që Kuvendi të ketë të drejtë të kandidojë, në fillim të "pazarit" 18, e në fund 20 kandidatë tjerë.



· Foto: Kryetari Ibrahim Rugova



Rreth çështjes së ndërrimeve në statutin e LDK-së diskutuan shumë pjesëmarrës, ndërsa nga ato diskutime doli se propozues ishte "shumica e Kryesisë", ndonëse në tekstin e propozimit ishte "harruar" të shënohej se kush është autor i propozimit. Ishte e mundimshme të dëgjoje "burrat e dheut" tek flasin pa patur guxim të thonë atë që donin ta thonin. Argumentet juridike, të cilave u referoheshin kritikët e këtyre ndërrimeve statutare, u panë se nuk janë fare në lojë. Folën Selatin Novosella, Ramadan Kelmendi, Hydajet Hyseni, Kolë Staka, Fehmi Baftiu, Shkëlzen Hyseni, Bejtush Isufi e Rexhep Gjergji. Kah fundi i kësaj etape të diskutimeve, ku shihej se folësit ishin të frustruar pse nuk donin ta thonin atë që duhej thënë, ndërsa nuk mund të trusnin e të rrinin urtë, ra edhe shprehja kyçe e Kuvendit të Tretë: "LD e IR", që në përkthim të lirë do të thotë, Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës. Folën edhe Besim Kokollari, Enver Mehmeti, Musa Limani (të cilin desh e rrahën pse përmendi Zejnullah Rahmanin si personazh negativ) e Edita Tahiri, ndërsa çështja prezentohej në njërën anë si luftë për të drejtat e delegatëve, e në anën tjetër si luftë për Ibrahim Rugovën.



Në njërën nga këto beteja, kryetari Rugova iu drejtua Kryesisë me fjalët: "Çka s'keni bërë këto këtër vjet nëpër gazeta", ndërsa do të mbahet mend shprehja e tij "E unë, s'po guxoj t'ju këqyri shtrembër!", kuptohet, në fund të çdo fjale të Rugovës ose të folësve që ishin në kursin e qartë rugovist pasonin aplauzet. Nuk duhet anashkaluar faktin e turpshëm, se aplauduesit më të zhurmshëm nuk ishin fare delegatë por "personelë shërbimi", të cilët vetëm kah fundi, pasi që me siguri u është thënë se po e teprojnë, u ndalën. Por herët është të flitet për fundin...



...Në ora 15 u bë pauza. Gjatë kësaj pauze, kur duhej të drekohej, Rugova thirri takim të Kryesisë, që zgjati një orë. Dreka ishte OK, ndërsa personeli i restorantit meriton dhjetëshe për ekspeditivitet dhe mirësjellje që nuk ishte thjesht profesionale. Pas takimit të drekës, të pranishmit panë dr. Aganin tek rrinte i vetmuar në tryezën e udhëheqësisë së punimeve, gati gjysmë ore. Nuk mund t'i lexohej asgjë e mirë në fytyrë, por ndërsa "ndeshja" ende s'ishte kryer, ende kishte shpresë se nuk do të jetë aq keq sa pritej...



Agani e propozoi Rugovën për kryetar partie, ndëra

Rugova përmes listës i eliminoi ish të burgosurit

politikë nga LDK-ja!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:50 pm

Me arritjen e dr. Rugovës, Agani e mori fjalën dhe tha atë që duket se më së miri flet për fatin e tij në politikën e të nëntëdhjetave: e propozoi dr.Rugovën për kryetar partie dhe, po ashtu, për kandidat të LDK-së për kryetar të Republikës dhe, të shënojmë se në këtë kuvend, në të gjitha momentet e tij dramatike, edhe kur i përmendej emri, ai nuk e tha asnjë fjalë... Dhe, atëherë filloi stampedo: presidenti lexoi 55 emrat e favoritëve të tij për Këshill të Përgjithshëm. Duhej të ishe idiot të mos shihje se ai kishte bërë një listë të tillë që eliminonte ish-të burgosurit politikë nga LDK-ja, me gjithë mbetjen e anëtarëve të tillë të deritashëm të Kryesisë në listën e tij. U pa se në këtë përfundim erdhën edhe ish-të burgosurit politikë. Në një qetësi të pazakonshme u thirrën delegatët që të propozonin kandidatë dhe, edhe këtu, u pa se ata që do të propozonin ish-të burgosurit, mezi e merrnin fjalën. Nuk e dimë në ishin shtatë a tetë sish nga njëzet të kandiduar nga delegatët. Porosia ishte e qartë: ISH -TË BURGOSUR POLITIK , KJO NUK ËSHTË PARTIA JUAJ.



· Foto: Dr.Fehmi Agani



Atëherë fjalën e mori Hydajet Hyseni. Ai tha: "Ky kuvend vendosi si vendosi rreth procedurës zgjedhore. Pra, vendosi për të drejtën e propozimit të kryetarit, në konsultim me Kryesinë, për 55 kandidatët ..." dhe tregoi atë që ne tashmë e dinim se, në fakt, kjo listë nuk është bërë në konsultim me Kryesinë. E dinim sepse gjatë gjithë kohës u bëmë të mërzitshëm duke kërkuar nga anëtarët e Kryesisë (të krahëve të ndryshëm) këtë listë dhe të gjithë ata ose na thonin se nuk dinë asgjë për të, ose kërkesën tonë e merrnin për provokim. Në fund, Hydajet Hyseni tha se tërhiqet nga kandidatura. E tha këtë me një shqetësim të thellë, që fliste se ky njeri gjendet para eksplodimit. Dr. Rugova reagoi duke i thënë, me një intonacion që më shumë i ngjante kërcënimit, se ai, bashkë me anëtarët tjerë të Kryesisë, patjetër do të dalin në vota. Pas Hydajet Hysenit, dolën Skënder Kastrati, Ramë Buja dhe Mehmet Hajrizi, të cilët u deklaruan po ashtu se heqin dorë nga kandidimi. Por, diskutimi pasues i Basri Musmuratit ishte ai që e "theu bigën". Ai tha se nuk pranon të jetë kandidat bashkë me njerëzit që "kanë shfrytëzuar mirësinë e Rugovës e që kanë bërë marifetllëqe në dekanate e tjetërkund", ku shihej qartë se po fliste për Zejnullah Rrahmanin, këshilltarin kontraverz të dr. Rugovës. Pas tij foli Zenun Pajaziti i cili, si edhe shumë diskutantë tjerë që donin të thonin diçka që nuk pajtohej me konceptin e paraparë për rrjedhën e këtij kuvendi e nisi diskutimin me shprehjen "kërkoj falje..." dhe më në fund na tregoi se tërhiqet nga kandidatura. Folën edhe Jakup Krasniqi e Ismail Gashi. Dhe atëherë fjalën e mori edhe Xhevat Olluri, i cili tha diçka që duhet mbajtur mend: "Ende po sillemi si shqiptarë". Kështu tha, ndër tjera, Olluri dhe në fund humbi midis tryezave të mbushura të restorantit ku tashmë mezi merrej frymë nga tymi dhe nga tensionimi i jashtëzakonshëm. Në përgjithësi, citimi i asaj që kanë folur delegatët është punë edhe e mërzitshme, edhe e padobishme.



Kuvend i aklamacioneve ku decibelët e aplauzit

ishin vendimtarë !



Diskutimet mund të ndahen në dy pjesë (ose tri, nëse llogariten aplauzet!). Në ata që kritikonin mënyrën e përpilimit të listës, kandidatët e përmendur në listë dhe në ata që thonin se ja, më në fund, po shihet se kush është kundër Rugovës dhe se kush po do ta marrë kalanë nga brenda, diskutime këto që u sublimuan me shprehjen e gjakovarit Aqif Shehu i cila na shpuri në lartësi të çuditshme religjioze kur tha se "trupi dhe shpirti ynë është president", duke dashur të thoshte diçka fare tokësore: se do të votonte për propozimet e kryetarit të partisë. Ndërsa argumenti kryesor dhe i vetëm i përdorur në debat nga ana e rugovistëve ishte vetë dr. Rugova, kritikët flisnin ose aludonin në Rexhep Osmanin, Zejnullah Rrahmanin dhe Sabri Hamitin, të cilët, në skemat e intrigave të deritashme të LDK-së ka kohë që janë identifikuar si njerëzit më të besueshëm të kryetarit Rugova.



Përderisa Zejnullah Rrahmanit i përmendej dekanimi i tij në Fakultetin Filologjik, prej ku shkoi me bagazhin e parave të tretura për të cilat i akuzojnë kolegët e tij, Rexhep Osmani fiksohej si njeriu të cilit ish të burgosurit i kanë dalë krah kur ka vendosur kontrollin në arsimin fillor e të mesëm nëpërmjet nënshkrimeve të ministrit Bicaj, nënshkrime këto të cilat Osmani më nuk i njeh, e Sabri Hamiti u përmend si shkas pse nuk u konstituua Parlamenti i Kosovës, sepse, sipas asaj që morëm vesh në këtë kuvend, ai ka qenë dashur të jetë kryetar i Parlamentit, por pasi që Rugova është informuar se ai nuk do të kalonte në zgjedhje në përbërjen aktuale të Parlamentit, është stopuar vetë konstituimi i Parlamentit. Ndërsa, nga ata që kërkonin kompromisin, vlen të veçohet Binak Kastrati, i cili e luti me fjalë mjaft emotive kryetarin që të zgjerojë listën e kandidatëve, duke shtuar edhe një numër të kandidatëve të propozuar nga delegatët e Kuvendit.



Por Kompromisi (me K të madhe) nuk ishte delegat në këtë kuvend... Një nga delegatët që munguan në këtë kuvend ishte edhe Votimi (me V të madhe)...sepse ky kuvend do të mbahet mend si kuvend i aklamacioneve ku decibelët e aplauzit ishin vendimtarë. Figura qendrore e këtij kuvendi megjithatë ishte ai që me kritere të rëndomta politike do të mund të quhej si humbës më i madh në këtë kuvend, Hydajet Hyseni. Ai, dukshëm i shqetësuar, i dalur nga takti, pak para përfundimit të punimeve të këtij kuvendi mbajti një fjalim të cilin patjetër do mbajtur mend, sepse flet për rrjedhat e deltës së ardhshme politike kosovare...



Hydajet Hyseni: ”Asnjëri nuk ka mundur të bashkëpunojë me Rugovën për asnjë çështje të rëndësishme!”



Ai në fillim u ndërlidh me një diskutues i cili me tepër shumë patetikë foli për atë se edhe pse e çmon Hydajetin, do të ishte më mirë që ai të shkojë prej këtu ("bre vlla") nëse kjo i ndihmon çështjes ... Hydajet Hyseni tha:" A e ndihmon kjo çështjen? Po, nëse kuptohet drejt. Unë i kuptoj edhe kërkesat tuaja (fjalën e kishte për dashamirët e Rugovës që nuk gjenin ndonjë argument tjetër përveç tij personalisht-vër.jona). Por është një thënie e njohur të cilën unë dua ta riformuloj: E dua presidentin, por më shumë të vërtetën... Ne dëshiruam që çdo gjë të rrjedhë në mënyrë sa më të qetë, sa më normale... Ne diskutuam në fillim për shkeljet procedurale në Prizren, prej ku na vijnë delegatë të emëruar e jo të zgjedhur siç janë zgjedhur të gjithë tjerët. Është fakt se në këtë kuvend kemi dy palë përfaqësues nga e njëjta degë (fjalën e kishte për rastin e njohur të Fushë-Kosovës, prej ku kishin ardhur dy palë delegatë...vër. e jona).



· Foto: Hydajet Hyseni



Pse e gjithë kjo?

Toleranca ndaj të keqes na ka sjellë deri këtu! Kam folur diku diçka (fjalën e kishte për paraqitjet e tija në shtyp...edhe një vër. e jona), por gjithnjë në ato paraqitje kam insistuar që politika e Kosovës të bartet në institucione, si partiake ashtu edhe në ato shtetërore. Edhe Lëvizja çlirimtare, si kjo jona, duhet të mos heqë dorë nga institucionalizmi... Ne na është thënë hapur se ka synime për eliminimin politik të ish -të burgosurëve politikë. Është thënë se duhet të eliminohemi për shkak se duam ta marrim kalanë nga brenda. Dhe, ta dini, ne edhe do ta marrim, nëse kjo është një kala e spiunëve dhe e tradhtarëve! Përderisa nuk është ashtu, ajo nuk ka nevojë të merret nga brenda. Dhe, le të dihet, ne nuk do të lejojmë të na përsëriten ngjarjet si ato në vitin 1945, apo ato të vitit 1989... Ne ua kemi shtrirë dorën e pajtimit gjykatësve tanë, prokurorëve tanë, por nuk mund të pajtohemi që ata të njëjtit sërish të na diferencojnë ... Udhëheqësin nuk e dëmtojnë ata që kritikojnë, por ata që bëjnë lajka, servilët... Shikoni listën e propozuar. Kush është hequr? Kush është futur? ...Unë i kam thënë Rugovës, sa herë që kam patur rastin të bisedoj me të. Nuk e respektoj pse ban shall, apo pse ban syza... E respektoj sepse e do Republikën e Kosovës, e respektoj si president të Republikës së Kosovës... Por nëse kryetari ynë ka menduar ta bëjë republikën pa anëtarët e Kryesisë dhe nëse unë nuk kam qenë bashkëpunëtor i mirë, atëherë pse nuk ka bashkëpunuar me funksionarët tjerë të lartë, me Fehmi Aganin, me Anton Nokajn e Fatmir Sejdiun?! Qe ku janë, le të jenë një minutë të sinqertë dhe le ta pranojnë se është kështu, se asnjëri prej tyre nuk ka mundur të bashkëpunojë me Rugovën për asnjë çështje të rëndësishme!" Të shtojmë se gjatë këtij fjalimi Hyseni përmendi hijet e shokëve të tij të vrarë. "Ta them edhe këtë", tha Hyseni poentën e fjalimit të tij "se s'ka bir nëne që të më tërheqë prej luftës! As paratë e krejt botës, as kërcënimet e mafias, askush!!!" Këtë fjalim ai e përmbylli me formulën: "Për Kosovën të japim çdo gjë, por jo Kosovën".



Ky fjalim duket se e ndërroi disponimin në Kuvend. Madje, edhe disponimin e dr. Rugovës, i cili iu drejtua Hysenit me fjali ku përmendeshin fantazmat e të kaluarës dhe gjakderdhja si finale e mundshme e grindjeve të nisura në Kuvend. Dhe, atëherë ndodhën kthesat. Kryetari propozoi si shtekdalje që të gjithë të kandiduarit, 75 sish, automatikisht të zgjidhen, me aklamacion, si anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm. Kundër këtij propozimi dolën edhe pjesëtarët e fraksionit të rugovistëve, por edhe ata që ishin me ish-të burgosurit politikë. Atëherë, në një moment, Rugova shpalli pauzën për delegatë dhe thirri anëtarët e kryesisë në takim. Siç dihet, nga ky takim ai doli me propozimin që asnjëri nga anëtarët e Kryesisë së deritashme të LDK-së të mos jetë në Këshill të Përgjithshëm, me çka ata eliminohen definitivisht nga përbërja e Kryesisë së re (nëse nuk ndodh ndonjë befasi e re statutare...).



Fitoi Ibrahim Rugova, tash e tutje ai mund të thotë me

gjithë gojën se LDK-ja është parti e tij!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:50 pm

Kuvendi i Tretë nuk mund të kuptohet nëse mendohet për rrjedhën e tij prej fillimit e në fund, por anasjelltas, duhet nisur prej fundit të tij që të kuptohet e sqarohen të gjitha. Kanë rënë të dy krahët e deritashëm, edhe ai i Aganit, edhe ai i Hysenit, ndërsa në skenë pritet ardhja e njerëzve të besuesshëm të presidentit. Se a është kjo më shumë mirë se keq (ose anasjelltas), mbetet të shihet, por diçka mund të thuhet qysh tash. Mirë është pse tash e tutje nuk mund të flitet për LDK-në si lëvizje ku janë kyçur të gjithë ata që kanë dashur të merren me politikë, porse tash e tutje LDK-ja është vërtet njëra nga partitë në skenën politike të Kosovës. Me rezultatet e këtij kuvendi më i kënaquri duhet të jetë Ibrahim Rugova. Tash e tutje ai mund të thotë me gjithë gojën se LDK-ja është parti e tij. Në Këshillin e Përgjithshëm ai ka shumicën absolute (nëse jo edhe komplet përbërjen e saj definitive...), Në Kryesinë e re të LDK-së ai nuk do të ketë askë që do të mund të ndihej përafërsisht i barabartë me të, ndonëse mbetet të pritet që me kohë të artikulohen motivet fare të ndryshme të përkrahjes që ai e gëzon te favoritët e tij. Me këtë aparat ai do ta përpilojë listën e vet ideale për kandidatët e LDK-së në zgjedhjet e paralajmëruara parlamentare dhe, nëse nuk ndodh diçka e re, ai do ta ketë edhe shumicën absolute në përbërjen e Parlamentit, konstituimi i të cilit do të jetë fare jorelevant. Me atë parlament ai mund të emërojë sipas shijes së vet kryeministrin dhe Qeverinë e re. Me një fjalë, ai më nuk do të duhej të kishte probleme të brendshme politike.

Fantazi!

Si në ëndërr!

Si në gjithë Ballkanin!

Bota ka nevojë për personalitete të fuqishme në Ballkan, për aso që mund të nënshkruajnë marrëveshje e vendime, pa hamendje se çka mund t'u ndodhë nënshkruesve "te shpia", gjegjësisht dhe pa shumë formalitete procedurale! Demokratizimi dhe ndërtimi i një shoqërie civile është faza e shatëdhjetë e shtatë, për të cilën aktualisht mund vetëm të fantazojmë! Askush sot s'i jep pesë para për dokrrat e atyre që iu besojnë filmave amerikanë, madje as shumica jonë... Mund të thuhet se të burgosurit politikë janë humbës në këtë kuvend, por ata janë ende këtu, gjithkund nëpër Kosovë dhe duhet të jesh (po ashtu) idiot të pandehësh se ata do ta lënë tash politikën dhe se më nuk do të dëgjohet për ta. Se a është dëbimi i tyre evident nga LDK-ja hap më i dobishëm (për kundërshtarët e tyre) sesa mbajtja e tyre (nën kontroll) brenda LDK-së është punë e atyre që jetojnë me digitron në krye. Sidoqoftë, fakti se ata nuk ndihen humbës dhe se nuk e kanë ndër mend të shkojnë "te shpia", flet shumë.



A ka fituar apo humbur Kosova në Kuvendin

e Tretë të LDK-së?



Megjithatë, humbësit më të mëdhenj në këtë kuvend janë njerëzit e identifikuar si "klani i Aganit", ata që është ditur se janë kundërshtarë të sertë të ish të burgosurve politikë. Vetëm në skemën tashmë të vjetër të intrigave në LDK, ku Rugova ka armiq edhe "marksistët" e Hydajetit, edhe "titistët" e Aganit, gjen kuptim dëbimi i tyre nga udhëheqja e partisë. Se pse ka hyrë (me gjasë) me vetëdije të plotë Agani në argatinë kundër Hydajetit, argati kjo nga e cila ai u pa se nuk ka patur kurrnjë hajr, mbetet të kuptohet nga ana e atyre që nuk kanë ikur kurrë nga orët e matematikës.

E, Kosova?

A ka fituar apo humbur Kosova në Kuvendin e Tretë të LDK-së?

Këtë, në paçim ymër, do ta marrim vesh shumë shpejt. Por, atëherë, kur ne ta marrim vesh, kjo do të jetë një çështje e dorës së tretë, që mbase s'do t'i bie ndër mend askujt... ( “Zëri” Nr. 1653, 27 shkurt 1998)



Kush e përbënte Kryesinë dhe Këshillin e

Përgjithshëm të LDK-së


Kryesinë e LDK-së të zgjedhur pas Kuvendit të tretë e përbënin:
Kryetar:

- Ibrahim Rugova

Nënkryetarë:

- Mr. Eqrem Kryeziu,

- Kolë Berisha e

- Naim Jerliu.
Anëtarët e tjerë të Kryesisë:

- Nekibe Kelmendi, sekeretare e përgjithshme,

- Alush Gashi,

- Agim Krasniqi,

- Ali Gashi,

- Sanije Aliu,

- Melihate Tërmkolli,

- Faruk Spahia,

- Fatmir Rexhepi,

- Hajzer Krasniqi,

- Nimon Alumusaj dhe

- Aqif Shehu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:51 pm

Në Kuvendin e tretë të LDK-së të mbajtur më 25 shkurt 1998, anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së u zgjodhën:

- Idriz Ajeti,

- akademik Nexhat Daci,

- Dr. Sabri Hamiti,

- dr. Alush Gashi,

- Ymer Muhaxheri,

- mr. Eqrem Kryeziu,

- Aqif Shehu,

- dr. Bardhyl Çaushi,

- Faruk Spahia,

- Ali Sadria,

- dr. Fehmi Rexhepi,

- Haki Shatri,

- dr. Zejnullah Rrahmani,

- Hazir Krasniqi,

- Ismet Rraci,

- Enver Maloku,

- mr. Milazim Krasniqi,

- dr. Simë Dobreci,

- Fatmir Rexhepi,

- Sanije Aliu,

- mr. Rexhep Osmani,

- Sanije Zeqiraj,

- Fadil Hysaj,

- Nekibe Kelmendi,

- Shaip Surdulli,

- dr. Musli Bajraktari,

- Lutfi Haziri,

- Ibush Jonuzi,

- Ferat Hajzeraj,

- Idriz Rreci,

- Sabit Rrustemi,

- Xhevat Olluri,

- Agim Krasniqi,

- Kolë Berisha,

- Shaban Manaj,

- Ukë Bytyçi dhe

- Mark Marleti,

- Dr. Rexhep Ismajli,

- Fadil Jashari,

- Skender Blakaj,

- Adem Salihaj,

- Ali Mehmeti,

- Shasivar Sadiku,

- Shukrije Rexha,

- Mustafë Blakaj,

- Ismajl Gashi,

- Melihate Tërmkolli,

- Ali Gashi,

- Ali Lajçi,

- Nimon Alimusaj,

- Bedredin Shehu,

- Xheladin Shala dhe

- Ilir Salihu.



Siç vihet në dukje, në Kryesinë dhe në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, përveç ish të burgosurve politikë, mungojnë edhe emrat e Fehmi Aganit, Edita Tahirit etj, por megjithatë, roli i tyre e veçanërisht i z.Agani në procesin negociator me Serbinë, që do të drejtohet nga “krye-institucionalisti fiktiv” Ibrahim Rugova, gjatë vitit 1998 - do të jetë i madh.



Kosova me Kuvendin e Tretë të LDK-së

nuk fitoi asgjë të hajrit!



A fitoi apo humbi Kosova me Kuvendin e Tretë të LDK-së?!

Kjo shumë shpejt u muar vesh. Ngjarjet politike që u zhvilluan në Kosovë, pas Kuvendit të tretë të LDK-së, dëshmuan qartë se Kosova nuk fitoi asgjë të hajrit, përkundrazi skena politike shqiptare (në prag të shpërthimit të luftës çlirimtare) u përça edhe më shumë, për fajin e Kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova.



Ibrahim Rugova, si rezultat i përçarjes në Kuvendin e tretë, gjatë formulimit të listave për deputet (për zgjedhjet e 22 marsit 1998), bëri diferencime të mëdha brenda kësaj partie. Zgjedhjet e 22 marsit i mbajti pa konsensus të gjerë me faktorin politik shqiptarë, dhe këto zgjedhje si të tilla nuk rezultuan me konstituimin e parlamentit të Kosovës apo të qeverisë e re të Kosovës.



Përkundrazi, Ibrahim Rugova në vend të këtyre institucioneve, improvizoi dofarë grupe-ekipe negociatorësh për dialog me Serbinë dhe kështu ka vepruar gjatë krejt vitit 1998, në kohën kur Kosova dhe populli shqiptar ishte përfshirë nga flakët e luftës!



Përçarjet e Kuvendit të tretë të LDK-së u reflektuan negativisht edhe në degët e kësaj partie në diasporë, veçanërisht në Degën e LDK-së në Zvicër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:51 pm

Reflektimi i Kuvendit të tretë të LDK-së në përçarjen

e degës së kësaj partie në Zvicër



Shkruan:Sheradin BERISHA/ 12. 06. 2008



Reflektimi negativ i eliminimit të të burgosurve

politik nga LDK-ja



Dihet mirëfilli se, në Kuvendin e Tretë të LDK-së të mbajtur më 25. 02. 1998, Ibrahim Rugova, (duke u bazuar në nenin 24 të statutit të partisë, ku kryetarit i jepet e drejta të propozojë 55 kandidatë për Këshill të Përgjithshëm) në listën e 55 emrave të propozuar për Këshill të Përgjithshëm, kishte spikatur emrat e favoritëve të tij, duke i eliminuar kështu të gjithë ish të burgosurit politikë nga përbërja e re e këtij organi më të lart të partisë, që do ta votojë kuvendi. Me këtë veprim autoritar Ibrahim Rugova ka bërë privatizimin e plotë të Partisë deri në masën sa, ajo quhej Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës apo partia private e Rugovës.



· Foto: Ibrahim Rugova përquesi i “unitetit” artificial!



Pas largimit të të burgosurve politik nga Lidhja Demokratike e Kosovës, një pjesë e tyre, si: Jakup Krasniqi, Ramë Buja, Gani Koci e shumë të tjerë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Basri Musmurati etj., formuan një parti të re të quajtur »Lidhja e re Demokratike » e cila ndërkohë u emërtua »Lëvizja për Bashkim Demokratik - LBD » me kryetar Akademik Rexhep Qosen.



· Foto: Pamje nga gjykimi i Gani Sylës, Mehmet Hajrizit, Jakup Krasniqit etj



Eliminimi i të burgosurve politik nga strukturat e LDK-së, u reflektua negativisht në të gjitha organet e LDK-së, të FR të LDK-së, të FG të LDK-së etj. dhe ky „tërmet“ me epiqendër në Prishtinë u sipërfaqësua edhe në degët e kësaj partie jashtë Kosovës, veçanërisht në Degën e LDK-së në Zvicër. Asokohe në Zvicër Kryetar i degës së LDK-së ishte Gani Syla, ish i burgosur politik, i cili pas « Kuvendit të tretë - të turpit « , i ndërpreu të gjitha kontaktet me kryesinë qendrore të LDK-së në Prishtinë, nisi shuarjen e aktivitetit partiak, për tu përqëndruar në organizimin e mërgimtarëve tanë rreth ndihmimit të luftës çlirimtare në Kosovë.



Kryetari i degës së LDK-së z.Gani Syla, ndërprerjen e aktivitetit partiak e kishte nisur në periudhën kur Ibrahim Rugova me partitë simotra: PSHDK, PLK, PSDK etj., po bënte fushatë parazgjedhore, (pa u penguar nga forcat pushtuese serbe), për zgjedhjet « parlamentare e prersidenciale » të 22 marsit 1998, në kohën kur Ibrahim Rugova improvizonte ekipe negociatorësh për bisedime me Sebinë, e cila kulmoi me takimin Millosheviq-Rugova më 15 maj 1998 në Beograd etj.



Në këtë periudhë të defaktorizimit të LDK-së, disa përfaqësues të nëndegëve të LDK-së në Zvicër të pakënaqur me këtë gjendje, zhvilluan aktivitete revanshiste…., kundër Gani Sylës dhe të gjithë bashkëmendimtarëve të tij. Në këtë fushatë,( e cila e thelloi jazin e përçarjes në mesin e mërgimtarëve) u angazhuan njerëzit më të dëshmuar të LDK-së në Zvicër në krye me Mr. Shaip Latifin, themeluesin dhe kryetarin e parë të degës së LDK-së në Zvicër, pra u aktivizua ajo superstrukturë partiake, që për tetë vjet rresht ishte artikulluese e denjë e politikës disfatiste të Ibrahim Rugovës në Zvicër.



· Foto: Mr.Shaip Latifi-ish themeluesi i degës së LDK-së në Zvicër



Të pakënaqurit e LDK-së me margjinalizimin e partisë, në takimin e parë të bërë publike për opinion, formuan një grup pune, që do të punojë për riaktivizimin e LDK-së në Zvicër. Për të pasqyruar këtë aktivitet të mëkëmbësve të degës së LDK-së në Zvicër, po i referohem Qendrës për Informim të Kosovës - QIK.



QIK-u në një shkrim të datës 21 maj 1998 me titull: » Përfaqësuesit e nëndegëve për tejkalimin e situatës në Kryesinë e Degës së LDK-së në Zvicër » shkruan:

Prishtinë, 21 maj (QIK)

Nëndegët e LDK-së në Zvicër, të cilat janë të pakënaqura me aktivitetin e Kryesisë së Degës së LDK-së, e cila ka vënë në margjina punën dhe aktivitetin tetëvjeçar të degës së LDK-së në Zvicër, u mblodhën për të shqyrtuar situatën e krijuar në këtë kryesi. Përfaqësuesit e shumtë, kryetarë nëndegësh, koordinatorë dhe përfaqësues të FR të LDK-së, shprehën indinjatën e tyre për shkak se kryesia e Degës ka bllokuar nëndegët për shkak të qëndrimit injorues të kësaj kryesie ndaj kryesisë qendrore të LDK-së në Prishtinë, me të cilën i ka ndërprerë të gjitha kontaktet.

Ata përkujtuan se kryesia e Degës nuk është prononcuar lidhur me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Republikën e Kosovës dhe as rreth proceseve tjera në Kosovë.

Pjesëmarrësit e këtij tubimi i dhanë përkrahje të njëzëshme kryetarit Rugova dhe politikës së tij për realizimin e aspiratave për pavarësinë e Kosovës. Njëherit, ata ftuan kryetarin Rugova që të angazhohet për konstituimin sa mëtë shpejtë të Parlamentit të Republikës, në mënyrë që rrjedhat e jetës në Kosovë të drejtohen në mënyrë instiucionale.

Në tubim u theksua se aktiviteti i LDK-së në Zvicër është zbehur pothuaj plotësisht sikur në Kosovë të mos kishte ndodhur asgjë. Edhe ato pak deklarime publike më shumë kanë zbehur prestigjin dhe organizimin e LDK-së në Zvicër. Për këtë arsye përfaqësuesit e nëndegëve të LDK-së në Zvicër zgjodhën një grup pune, i cili do të veprojë për riaktivizimin e LDK-së në Zvicër.

Udhëheqës i grupit u zgjodh mr. Shaip Latifi, themelues dhe kryetar i parë i kryesisë së degës së LDK-së në Zvicër, ndërsa anëtarë të tij u zgjodhën:

- ing. Nazmi Peci,

- Jusuf Demaj,

- mr.Ismet Masurica,

- prof. Shyqri Azemi,

- Shefqet Cakiqi,

- Ahmet Kosumi,

- Tefik Sadiku dhe

- Shefqet Dibrani.

Ky grup do të vë kontakte me të gjitha nëndegët, në mënyrë që të tejkalohet bllokada e krijuar nga kryesia aktuale e degës së LDK-së në Zvicër. (Burimi: QIK-u, Informatori ditor nr.2065-C, Prishtinë 21 Maj 1998 16:00 CET)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:52 pm

Një javë më vonë i ashtuquajturi « Grupi 10 » që nënkuptonte 10 nëndegët e LDK-së në Zvicër lëshuan një Kumtesë për opinion, në të cilën përmes 5 pikave sipërfaqësohen qëndrimet lidhur me situatën e krijuar në Degën e LDK-së në Zvicër.



Kështu, QIK-u në inforamtorin ditor të datës 28 maj 1998 në artikullin me titull: “ Disa nëndegë të LDK-së nuk e njohin kryesinë e Degës së LDK-së në Zvicë”- shkruan:

“Prishtinë, 28 maj (QIK)

Disa nëndegë të LDK-së në Zvicër, të pakënaqura me udhëheqjen e degës së LDK-së, kanë krijuar kohë më parë një grup të nëndegëve i që kërkojnë riorganizimin e veprimtarisë së LDK-së në këtë shtet.

Në një kumtesë të grupit të 10 nëndegëve të LDK-së në Zvicrën Lindore, mbajti një mbledhje dhe konstatoi se gjendja në Kosovë ka eskaluar tejmase. Koordinatori i këtij grupi, Shefqet Dibrani i njoftoi anëtarët e kryesive të nëndegëve se z. Gani Syla, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër është ftuar zyrtarisht, por nuk ka ardhur dhe nuk ka dërguar asnjë anëtar të Kryesisë së Degës.



· Foto: Shefqet Dibrani-Koordinatori i „Grupit 10“



Ai kritikoi këtë veprim të z. Syla ngase sipas rrethanave të krijuara në Kosovë, aktiviteti i Degës së LDK-së në Zvicër është pasivizuar dukshëm. Grupi 10 shprehë pakënaqësinë e vet me sjelljet kaq indiferente të kreut udhëheqës në Degën e LDK-së në Zvicër.

Në gjendjen kur duhej të numroheshin rezultatet e aktivitetit nëntëvjeçar dhe kur Kosova pret më së shumti, shumë aktivistë e organizime të LDK-së në Zvicër detyrohen të mirren me çështje të tjera. Përveç dhunës fizike e ushtarake që po përdor Serbia, shqiptarët janë ndeshur edhe me një luftë të tmerrshme speciale. Për rrethanat e krijuara në kryesinë e degës së LDK-së në Zvicër grupi i 10-të doli publikisht me qëndrime të unifikuara.

Në këto qëndrime thuhet:

1. Grupi i 10-të nuk e njeh më Gani Sylën për kryetar të Degës së LDK-së në Zvicër. Deri në zgjedhje të kryetarit të ri, ky grup për kryesi do ta njohë vetëm kryesinë qendrore në Kosovë.

2. E njohim dhe e përkrahim "Grupin për zhbllokimin e situatës" me në krye mr. Shaip Latifin dhe i bashkangjitemi mendimit të tyre se dega e LDK-së në Zvicër duhet ngjallur aktivitetin.

3. Mjetet e grumbulluara nga anëtarësia do t'i dërgojmë në kryesinë qendrore në Kosovë, dhe njëherit apelojmë edhe tek nëndegët tjera që ta dërgojnë edhe ata anëtarësinë e tyre në Kosovë.

4. Grupi i 10-të përcjell me vëmendje "paçartësitë" e kryesisë së degës së LDK-së me kryesinë e FR po ashtu të LDK-së dhe tërheq vërejtjen se kundrejt të rinjëve duhet patur kujdes. Të rinjët nuk janë të ngarkuar nga hipotekat e bolshevizmit të kaluar.

5. Grupi i 10-të i nëndegëve të LDK-së i bënë apel kryetarit të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova dhe partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që urgjentisht të konstituojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që veprimi politik shtetërorë të vihet në vijë institucionale.„ ( Burimi: QIK-u, Informatori ditor nr.2072-D, Prishtinë, 28 maj 1998, 16:30 CET)



Në takimin e radhës të datës 30 maj 1998, që mbajti „Grupi 10“ gjegjësisht "Grupi për zhbllokimin e situatës” u kërkua:

- respektimi i statutit të LDK-së dhe aktet e tjera të saj,

- të mbahet lidhje me Kryesinë qendrore, me Këshillin e Përgjithshëm dhe me vetë Kryetarin e saj Ibrahim Rugova,

- u kërkua shkarkimi i Kryesisë së Degës së LDK-së në krye me Gani Sylën,

- u kërkua konstituimi sa më i shpejtë i Parlamentit të Kosovës, Qeverisë dhe i organeve të tjera shtetërore si dhe

- u vendos që t'i ndihmohet QIK-ut me një sasi të hollash për pajisjen e tij me kompjuterë…!



Ky takim publikohet në një nga informatorët e QIK-ut, (datë 30 maj 1998). Në shkrimin me titull: ” Kërkohet shkarkimi i Kyesisë së Degës së LDK-së në Zvicër” ku thuhet:

„Prishtinë, 30 maj QIK

Shtatë nëndegët e LDK-së në kuadër të Grupit të gjashtë koordinues, të pakënaqura me punën e Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër, kërkojnë shkarkimin e saj dhe mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj dege. Kështu u vendos në mbledhjen e përfaqësuesve të shtatë nëndegëve të Grupit të gjashtë koordinues e cila u mbajt në lokalin e klubit shqiptar "Muharrem Bekteshi" në Ollten, ku iu dha përkrahje e fuqishme Këshillit iniciativ për shpëtimin e LDK-së.

Në të, përveç kryetarëve të këtyre nëndegëve dhe anëtarëve të kryesive, morën pjesë edhe kryesuesi i iniciativës në fjalë, mr.Shaip Latifi, si dhe ish koordinatori i këtij grupi, Ali Nikoliqi. Mbledhjen e kryesoi koordinatori i grupit të gjashtë të nëndegëve të LDK-së Adem Sadrija.

Pasi bëri një rezyme të shkurtër punës së kësaj kryesie gjatë periudhës pas Kuvendit III zgjedhor, ai përkujtoi për një varg lëshimesh dhe veprimesh që janë në kundërshtim të plotë me Statutin dhe rregulloren e LDK-së. Edhe përkundër faktit se nga disa nëndegë tanimë i është tërheqë vërejtja Kryesisë dhe kryetarit të degës për këto veprime, nuk ka pasë përmirësime. Përkundrazi ecuritë negative janë shtuar. Kështu u përmendën disa raste konkrete, siç është mosprononcimi me rastin e zgjedhjeve partiake dhe parlamentare e presidenciale në Republikën e Kosovës.

Është edhe pakënaqësia e Kryesisë qendrore të LDK-së në Kosovë, e cila i humbi të gjitha kontaktet me Kryesinë e Degës në Zvicër, bllokimi në kryerjen e obligimeve ndaj saj ndikuan që ky grup koordinues, këto nëndegë të kërkojnë shkarkimin e saj.

Duke marrë pjesë në diksutim mr.Shaip Latifi, në cilësin e grupit iniciativ, theksoi detyrën që ka çdo anëtar i LDK-së që të respektojë Statutin dhe aktet e tjera të saj dhe të mbajë lidhje me Kryesinë qendrore, me Këshillin e Përgjithshëm dhe me vetë Kryetarin e saj. Të gjitha i munguan kësaj kryesie.

Parregullsia në mbajtjen e mbledhjeve, tendencat e zhvleftësimit të punës së gjertanishme të LDK-së, grupacionet etj. ishin veti që përcollën aktivitetin e saj.

Në fund të mbledhjes u nxorën këto konkluzione:

- Përkrahet Grupi iniciativ për shpëtimin e LDK-së, Dega në Zvicër;

- Nga Kryesia qendrore dhe Këshilli Qendrorë kërkohet shkarkimi i Kryesisë së Degës së LDK-së duke e njohur njëkohësishtë Grupin iniciativ për shpëtimin e saj dhe organizimin e kuvendit të saj;

- Të caktohet një afat sa më i shkurtër që të prononcohen të gjitha nëndegët e tjera lidhur me këtë iniciative;

- Kërkohet konstituimi sa më i shpejtë i Parlamentit të Kosovës Qeverisë dhe i organeve të tjera shtetërore.

Në fund u vendos që t'i ndihmohet QIK-ut me një sasi të hollash për pajisjen e tij me kompjuterë.„ ( Burimi: QIK-u, Informatori ditor nr. 2074-B, Prishtinë, 30 maj 1998, 15:30 CET)



Siç vihet në dukje më lartë, gjatë verës së vitit 1998, pikërisht në kohën kur në Kosovë po zhvillohej një luftë frontale midis UÇK-së dhe forcave militare e paramilitare serbe, në degën e LDK-së në Zvicër zhvillohej një luftë e ashpër propagandistike, për dominimin dhe fuqizimin e ”institucioneve fiktive” të Ibrahim Rugovës të cilat ekzistonin vetëm në letër, dhe me këto veprime ( duke pas parasysh disponimin anti-UÇK të Ibrahim Rugovës) në esencë sfidohej lufta UÇK-së, dhe dekurajimi i mërgimtarëve tanë për t´u mobilizuar në forcimin dhe financimin e kësaj lufte çlirimtare.



* * *

Ibrahim Rugova, duke qenë shef i pamposhtur i LDK-së dhe i gjithë jetës politike në Kosovë, ka krijuar një lëvizje të pashembullt pacifiste, një lëvizje të “veprimit” joaktiv, e cila tek shqiptarët ka mbjellur një optimizëm iluzor, se vetëm duke duruar, duke ndenjur urtë pa bërë agjë, do ta fitojmë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e aspiruar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:52 pm

Për më tepër kjo lëvizje skajshmërisht disfatiste, duke përjashtuar çdo alternativë tjetër të veprimit, ishte shndërruar në pengesë serioze për organizimin e mirëfillt të faktorit politikë shqiptarë, që pretendonte faktorizimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftën për çlirim nga regjimi pushtues i kryevrasësit të shqiptarëve Sllobodan Milloshjeviq.



Se Ibrahim Rugova me politikën e tij përjashtuese, të çdo faktori tjetër shqiptarë, e veçanërisht të faktorit UÇK, ishte i dëmshëm, flasin shumë argumente, të cilat do të përpiqem t´i paqyrojë në vazhdim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:52 pm

- Forcimi politik i Ibrahim Rugovës…

- Pranimi i konkluzioneve të Grupit të Kontaktit pa vërejtje nga Rugova;

- G-15´shi i Ibrahim Rugovës për dialog me Serbinë!

- Kërskea e GK-së për fillimin e dialogut Prishtinë- Beograd dhe prejudikimi i statusit të Kosovës;

- Reduktimi G-15´shit në G-4 nga Ibrahim Rugova dhe ideja për zhvillimin e negociatave me Serbinë në dy faza;

- Takimi Millosheviq-Rugova më 15 maj 1998 në Beograd;

- Vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë më 22 maj 1998 në selin e LDK-së pa ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare;

- Çfarë historie i tregoi Ibrahim Rugova ambasadorit Danelly në Velani, derisa po mbahej takimi në selinë e LDK-së?!



* * *



Roli i Ibrahim Rugovës në negociatat me Serbinë

dhe injorimi i faktorit UÇK, në vitin 1998



Shkruan: Sheradin BERISHA / 16. 06. 2008



Forcimi politik i Ibrahim Rugovës…



Janari i vitit 1998, solli me vete kumtin e fundit të paqes së rrejshme në Kosovë. Atëkohë kur UÇK-ja po bëhej gjithnjë e më shumë mbizotruese e situatës në Kosovë, u vu në lëvizje diplomacia ndërkombëtare, për të parandaluar rrjedhën e ngjarjeve që çonin pashmangshëm drejt luftës. Qasja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ndërtohej mbi qëndrimin e njohur siç ishte mospranimi i gjendjes status quo dhe kundërshtimi i aspiratave të shqiptarëve për pavarësi.



Mbi këtë bazë, gjatë vitit 1998, Grupi i Kontaktit dhe qendrat tjera ndërkombëtare të vendosjes përmes diplomacisë së ashtuquajtur lëvizëse, do të ngarendin sa në Beograd e sa në Prishtinë për të gjetur një zgjidhje politike për Kosovën, përmes negociatave. Ngjarjet më kulmore që i dhanë kahje zhvillimeve politike në Kosovë, konsiderohen vizitat e shpeshta të ambasadorit amerikan Robert Geldbard, i deleguari special i SHBA-ve për ish-Jugosllavinë, në janar-mars të vitit 1998 në Prishtinë dhe në Beograd.



· Foto: Takimi Geldbard - Rugova në vitin 1998



Robert Geldbard në një nga takimet e tij (22.02.1998) me Ibrahim Rugovën në Prishtinënë publikisht e akuzoi “UÇK-në si organizatë terroriste”, ndërsa kërkonte forcimin e lidershipit politik të moderuar në krye me Ibrahim Rugovën. Një ditë më vonë z.Geldbard gjatë një takimi me Millosheviqin, i dhuroi Beogradit lehtësitë duke deklaruar se disa nga sanksionet ekonomike do të hiqen! Ky veprim i diplomatit amerikan, skajshëmrisht akuzues për UÇK-në, në të vërtet i dha forcë shtytëse në aspektin politik Ibrahim Rugovës, ndërsa në aspektin ushtarak e trimëroi Sllobodan Millosheviqin, për të marrë një ofensivë për zhbërjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për vrasjen e shqiptarëve dhe shkatërrimin e vendbanimeve të tyre.



· Foto: Tanksat e ushtrisë serbe në ofenzivë!



Pse mendoi kështu?!

E para: Porosia e amabasadorit Robert Geldbard, për forcimin e lidershipit në Kosovë, duket se Ibrahim Rugovës, i ka dhënë edhe një arsye më shumë për të vënë kontrollin e plotë dhe fuqizimin e tij brenda strukturave të LDK-së. Dhe këtë akt z.Rugova e kryen në Kuvendin e tretë të LDK-së, që mbahet më 25 shkurt 1998. Në këtë kuvend, Ibrahim Rugova në mënyrë autoritare largon nga organet drejtuese të LDK-së, ish të burgosurit politik në krye me Hydajet Hysenin, duke i zgjedhur në Kryesi dhe në Këshillin e Përgjithshëm të partisë të gjithë ata që bënin Amin, për çdo vendim që do të merrte ai.

E dyta: Tri ditë më vonë (nga mbajtja e kuvendit të LDK-së), më 28 shkurt 1998 forcat ushtarake-policore të Millosheviqit në “emër të spastrimit të terenit nga bandat terroriste të UÇK-së“ sulmuan fshatrat Qirez dhe Likoshan, me ç´rast vranë e masakruan 24 shqiptarë, gra, fëmijë e pleq të pafajshëm në shtëpitë e tyre. Ndërkaq, një javë më vonë, më 5, 6 e 7 mars 1998, forcat barbare serbe sulmuan fshatin Prekaz, duke përdorur gjithë arsenalin ushtarak modern, kundër familjes së Shaban Jasharit. Pas një lufte tre ditore të pabarabart, çetnikët e Beogradit vranë mizorisht 56 anëtarë të familjes Jashari, në mesin e të cilëve ra për të mos vdekur kurrë edhe komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari.



· Foto-shënime: Lexoni e shikoni masakrat e regjimit fashist të Millosheviqit, në Prekaz, Likoshan, Çirez etj



Pranimi i konkluzioneve të Grupit të Kontaktit

pa vërejtje nga Ibrahim Rugova



Pas këtyre ngjarjeve, ndërhyri diplomacia ndërkombëtare, e cila kërkojë ndërprerjen e dhunës së armatosur për t´i lënë rrugë zgjidhjes së problemeve përmes dialogët në mes palëve.



Më 9 mars 1998 në Londër mbahet mbledhja e Grupit të Kontaktit, ku do të diskutohet për gjendjen e rëndë në Kosovë. Në deklaratën e Grupit të Kontaktit, kritikohet „përdorimi i tepruar i forcës“ dhe „tejkalimi i autorizimeve“ të njësive speciale të policisë serbe, „që ka sjellë për pasojë së paku 80 humbje jete“, ndërsa denohen në tërësi siç theksohet në deklaratë „aksionet terroriste të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo të çfarëdo grupi apo personi.“ Pra, Grupi i Kontaktit, operacionet shfarosëse të njësive speciale serbe kundër shqiptarëve i cilëson si përdorim i tepruar i forcës, ndërsa veprimet e UÇK-së që ishin në mbrojte të popullatës shqiptare nga forcat serbe, i cilësonte si “arsione terroriste”!!!



Grupi i Kontaktit kërkon „nga presidenti Sllobodan Milosheviq të ndërmarrë hapa të shpejtë dhe efektivë për të ndërprerë dhunën dhe të angazhohet vendosmërisht për të gjetur një zgjidhje politike të çështjes së Kosovës përmes dialogut. Në veçanti brenda 10 ditëve ai duhet: - të tërheqë njësitë e policisë speciale dhe të ndërprejë veprimet e forcave të drejtuara kundër popullsisë civile, - që të deklarohet vetë publikisht mbi fillimin e procesit të dialogut në pajtim me paragrafin 10, me udhëheqjen e komunitetit shqiptar të Kosovës.“



Në konkluzat e Grupit të Kontaktit, vijëzohet qartë kundërshtimi për pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që RSFJ-së gjegjësisht Serbisë po i ofrohej një shans shtesë për t´iu shmangur sanksioneve ekonomike të përgatitura prej kohësh.



· Lexo të plotë: Deklaratën e Grupit të Kontaktit për Kosovën



Faktori politik shqiptar në krye me Ibrahim Rugovën pa asnjë vërejtje i mbështet konkluzionet e Grupit të Kontaktit, ndërsa po atë ditë (9.03.1998) kur Grupi i Kontaktit ishte mbledhur në Londër, reagon SHQ i UÇK-së përmes Komunikatës nr.45. Në komunikatë thuhet: “Shtabi Qëndror i UÇK-së u bën me dije forcave politike në botë dhe institucioneve dhe organizmave ndërkombëtare, në veçanti Grupit të Kontaktit që takohet sot në Londër, si UE-së, OKB-së e shteteve demokratike, se UÇK dhe populli shqiptar do të vazhdojnë luftën çlirimtare, mbi bazën e vullnetit historik për pavarësi. Nga qendrat në botë kërkohet të pranojnë shtetin e Kosovës, ndërsa pushtuesin serb ta ndëshkojnë në bazë të konventave ndërkombëtare për luftën, mbasi dëshmohet lufta e tij fashiste për të zhdukur popullin shqiptar.“
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:53 pm

Në vazhdën e aktiviteteve diplomatike, më 17 mars 1998 ministria e jashtme ruse, kishte marrë nismën për një zgjidhje politike për Kosovën. “E binda Millosheviqin, në bisedën kokë më kokë, më 17 mars 1998”, pohonte ish-ministri i Jashtëm rus Primakov që “të merrte nismë lidhur me autonominë e Kosovës; të urdhëronte njësitë ushtarake të ktheheshin në kazerma; që personalisht të angazhohej për të filluar negociatat me liderin e krahut të moderuar të kosovarëve Ibrahim Rugovën dhe të pranonte vëzhguesit e OSBE-së.” (J.Primakov: Memoare, Jeta ime në politikën e lartë, fejton politik, “Zëri” 30 maj 2002, fq.9.)



G-15´shi i Ibrahim Rugovës për dialog me Serbinë!



Në frymën e qëndrimeve të Grupit të Kontaktit, më 18 mars 1998 i deleguari amerikan për çështje të Ballkanit ambasadori Geldbard, merrë pëlqimin e Ibrahim Rugovës, të këtij “kolosi të brishtë” (siç e cilësonin analistët perëndimor Rugovën) për formimin e Grupit Negociator për dialog me Serbinë, ani pse Ibrahim Rugova ato ditë bënte fushatë për zgjedhjet “presidenciale e parlamentare“ të 22 marsit 1998 !!! Më 18 mars para gazetarëve (në hyrje të selisë së LDK-së) Ibrahim Rugova deklaron: ”Në bisedë me ambasadorin amerikan Geldbard, unë rikonfirmova zotimin tim të fuqishëm për dialog, si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e problemeve të ngutshme në Kosovë.” “Për të qenë i suksesshëm dialogu”,- theksonte Rugova, “duhet të përfshihet patjetër këmbimi i hapur dhe i pakushtëzuar mes përfaqësuesve të zgjedhur të udhëheqjes së Kosovës dhe përfaqësuesve të presidentit Millosheviq, siç është bërë thirrje javën e kaluar në Londër nga ministrat e jashtëm të Grupit të Kontaktit”.



Vini re!

Më 22 mars 1998 mbahen zgjedhjet “presidenciale dhe parlamentare” në Kosovë, ndërsa të nesërmen më 23 mars në Prishtinë nga grupi 3+3( i përcaktuar qysh në marrëveshjen Millosheviq-Rugova më 1.09.1996), në mes palës serbe dhe asaj të Kosovës, nënshkruhet aneksi për normalizimin e arsimit shqip në Kosovë. Grupi 3+3 që nënshkroi aneks marrëveshjen më 23 mars ishte vazhdimësi e bisedave të mëhershme në mes të Ibrahim Rugovës me Sllobodan Millosheviqin, dhe nuk kishte të bënte drejtpërdrejt me themelimin e grupit të ri negociatorë, që do të quhet G-15, edhe pse kemi të bëjmë me të njejtit njerëz në krye të këtij grupi.



· Fotodokument: Akti i nënshkrimit të aneksit për arsim, më 23 mars 1998 në ambientet e Bibliotekës kombëtare në Prishtinë.



Më 24 mars 1998 (atë ditë kur kishte shpërthyer lufta në fshatin Gllogjan të Dukagjinit, në mes të forcave pushtuese serbe dhe UÇK-së) Ibrahim Rugova pasi shpalli rezultatin e zgjedhjeve, ku ai dhe partia e tij kishin triumfuar bindshëm në këto zgjedhje farsë, do të kumtojë listën prej 15 negociatorëve të Kosovës “G-15”, të cilët Rugova i quan si “Grup Këshilldhënësish”, për të përgatitur një platformë për bisedime me përfaqësuesit e Millosheviqit.



Në listën e G-15-shit, me sugjerimin edhe të ambasadorit Geldbard u përfshinë: Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Edita Tahiri, Bujar Bukoshi, Rexhep Ismajli, Mark Krasniqi, Pajazit Nushi, Esat Stavileci, Adem Demaçi, Veton Surroi, Mahmut Bakalli, Hydajet Hyseni, Shkëlzen Maliqi, Bujar Dugolli dhe Blerim Shala. Adem Demaçi, ndonëse nuk ishte pyetur fare për këtë punë, është prononcuar kundër pjesëmarrjes në këtë grup, duke e quajtur këtë nismë si “mashtrim të ri të Ibrahim Rugovës…”, ndërsa Hydajet Hyseni e Bujar Dugolli largohen nga ky grup me 13 maj 1998, në momentin kur merret vesh se pa dijen e “G-15” Ibrahim Rugova kishte vendosur të takohet me Millosheviqin më 15 maj në Beograd.



Blerim Shala, ish-zëdhënës i grupit G15, kujton se „sesioni i parë i G-15 që u mbajt më 25 mars, do të jetë një mbledhje e paorganizuar, pa fillim dhe pa fund, pa pasur të qartë pse jemi thirrur, çka jemi në të vërtet, këshilltarë apo negociatorë, dhe cili është misionin ynë i njëmendtë. Rugova në fillim na tha se janë disa pika të cilave duhet t´u përmbahet pala kosovare në negociata…dhe ato ashtu si ishin hedhur në letër prej tij, diheshin përmendësh prej secilit shqiptar të Kosovës. Në këtë takim të parë, ne - thotë Shala, nuk morëm vesh se çka jemi, nuk filluam fare bisedën për strategjinë negociuese dhe fare pak folëm për luftën, e cila tashmë po hynte në muajin e dytë.“( B.Shala- Vitet e Kosovës 1998-1999, Prishtinë 2000, fq.41) Një rrëmujë e tillë, e shkaktuar nga Ibrahim Rugova, do të vazhdojë deri në fund të ekzistimit të G-15, deri në korrik të vitit 1998.



· Foto: Blerim Shala, ish-zëdhënës i grupit G15



Kërskea e GK-së për fillimin e dialogut Prishtinë- Beograd

dhe prejudikimi i statusit të Kosovës



Po, më 25 mars 1998 Grupi i Kontaktit mban mbledhjen e radhës në Bon ku shqyrtohet situata në Kosovë, ndërkaq të nesërmen më 26 mars, ambasadori amerikan Robert Geldbard së bashku me Jeremy Greenstock, Drejtor politik në Foreign Office të Anglisë, vizitojnë Prishtinën për t´ja kumtuar Ibrahim Rugovës qëndrimet e Mbledhjes së Bonit. Ndonëse Grupi i Kontaktit ka kërkuar që sa më shpejt të fillojnë bisedimet Prishtinë-Beograd, në pikën 13 të konkluzioneve të Bonit theksohet se GK angazhohet për një “autonomi të gjerë dhe vetadministrim të mirëfillt të Kosovës” dhe kjo prejudikonte qartë ecurin e negociatave dhe përcaktimin e kornizës së tyre.



Edhe Këshilli i Evropës, nxori një rezolutë, sipas së cilës “kërkohej fillimi i bisedimeve të menjëhershme të Serbisë - RFJ me shqiptarët e Kosovës”. Dhe, në atë rezolutë mbështetej “vetëm një autonomi në kuadër të RFJ-së për Kosovën”. Ndërkaq, Ibrahim Rugova në një konferencë për shtyp, duke përmendur rezolutën e Këshillit të Evropës, e cila prejudikonte qartë statusin e Kosovës, deklaron: “Shpresoj se së shpejti Kosova do të bëhet anëtare e këtij asociacioni” (e Këshillit të Evropës - v. ime). Çudi! Kosova akoma pa qenë subjekt i pranuar ndërkombëtarisht, për më keq atëkohë kur bashkësia ndërkombëtare kërkonte me ngulmë autonomi për kosovën në kuadër të Serbisë, Ibrahim Rugova flet për anëtarësimin e shpejt të Kosovës në Këshillin e Evropës. Duhesh me qenë idiot dhe i pandërgjegjshëm, që ta marrësh seriozisht këtë deklarim të Ibrahim Rugovës.



Reduktimi G-15´shit në G-4 nga Ibrahim Rugova dhe ideja

për zhvillimin e negociatave me Serbinë në dy faza



Ibrahim Rugova meqë vetë vendoste e vetë vuloste për ecurin e procesit negociator brenda faktorit politik shqiptar, më 6 prill 1998 në një mbledhje të radhës të G-15 ai grupin G-15 e reduktoi në G-4 (prej katër vetash), të cilët sipas tij duhej të përbënin Grupin e mirëfillt Negociator të Kosovës.

Në G-4 ishin:

- Dr. Fehmi Agani,

- Mahmut Bakalli,

- Pajazit Nushi dhe

- Veton Surroi.

Pas këtij propozimi të Rugovës, pjestarët e mbetur të G-15, nuk e dinin se cili do të jetë roli i tyre në këtë mishmash të krijuar nga Rugova. Këto marifetllëqe politike të Ibrahim Rugovës, po zhvilloheshin në Prishtinë, pikërisht në kohën kur në shumë pjesë të Kosovës, UÇK-ja zhvillonte luftë çlirimtare kundër forcave pushtuese serbe.



Në gjysmën e dytë të muajit prill diplomatët e huaj që vizitonin shpesh Kosovën kishin hedhur idenë që negociatat me Serbinë të zhvilloheshin në dy faza. Në fazën e parë mendohej që prania ndërkombëtare të kishte një nivel të ultë diplomatik, ndërsa përmendej Shoqata “Shën Exhidio” dhe Monsinjor Paglias si ndërmjetësues kryesor në mes palës Serbe dhe asaj të Kosovës. Gjatë negociatave të fazës së parë, kur do të kuptoheshin më qartë pozicionet e palëve në bisedime, do të vijonte faza e dytë me involvimin e Grupit të Kontaktit dhe të diplomacive kryesore perëndimore.



Më 25 prill 1998, vetëm katër ditë para mbajtjes së takimit të Grupit të Kontaktit në Romë, Umberto Vattani, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Italisë qëndroi në Prishtinë dhe gjatë takimit me Ibrahim Rugovën zyrtarisht i propozoi këtij të fundit fillimin e menjëhershëm të negociatave me Beogradin, me ndërmjetësimin e shefit të Shoqatës: “Shën Exhidio”, Minsinjor Paglias.



Derisa në Prishtinë po bëheshin përgatitjet për negociata me Serbinë, lufta me shpejtësi po përhapej në shumë pjesë të Kosovës. Ushtria Çlirimitare e Kosovës, gjatë operacioneve ushtarako - policore serbe, me të gjitha njësitë e saj të organizuara ishte vënë në mbrojtje të popullatës shqiptare. Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në një deklaratë Politike të datës 27 Prill 1998 lidhur me negociatat me Serbinë deklaron, se, bisedimet janë të pranueshme “vetëm pasi të jenë larguar trupat e pushtuesit nga trojet shqiptare. Çdo lloj tjetër marrëveshjeje dhe pa praninë tonë do të jetë e pavlefshme dhe e denueshme.”



Takimi Millosheviq-Rugova më 15 maj 1998 në Beograd
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:53 pm

Më 9 maj 1998 nis një proces i ri përpjekjesh për fillimin e bisedimeve Beograd - Prishtinë. Atë ditë në Beograd, një delegacion amerikan në krye me diplomatin e njohur Riçard Holbrook, takohet me Sllobodan Millosheviqin, ndërkaq më 10 maj ky delegacion vjen në Prishtinë për tu takuar edhe me Ibrahim Rugovën. Gjatë tri ditëve në vijim ( 10 – 13 maj) Holbrook dhe Geldbard zhvilllojnë një turne diplomatik në relacionin Beograd – Tiranë – Prishtinë – Shkup dhe anasjelltas. Më 12 maj (ditë e martë) Ibrahim Rugova ka pranuar para Holbrookut që të takohet me Sllobodan Millosheviqin më 15 maj në Beograd. Një ditë më vonë, më 13 maj të gjitha agjensitë e rëndësishme botërore kanë dhënë lajmin, se: “Dr. Rugova do të takohet në Beograd, të premten, më 15 maj, me Sllobodan Millosheviqin, kryetar i RFJ-së.”



Për këtë vendim të Rugovës nuk kishte ditur as G-15, dhe këtë lajm, i cili për shumë kënd ishte fillimisht sensacional dhe i pabesueshëm, ata e morën vesh nga mediat perëndimore. Ibrahim Rugova ka pranuar të takohet me Millosheviqin pa i plotësuar kërkesat e Grupit të Kontaktit, të Mbledhjes së Londrës, të 9 marsit 1998 për tërheqjen e njësive speciale serbe nga vendbanimet shqiptare ku zhvilloheshin luftimet dhe për ndërmjetësimin e Misionit të Filipe Gonsalesit në bisedimet Beograd – Prishtinë. (B.Shala, Vitet e Kosovës 1998 – 1999, Prishtinë 2000, fq.54-60.)



Më 15 maj 1998 Ibrahim Rugova ka udhëtuar për në Beograd me grupin G-4 të përzgjedhur nga G-15, si me: Dr. Fehmi Aganin, Mahmut Bakallin, Pajazit Nushin dhe Veton Surroin. Adnan Merovci - Shef i protokollit dhe i sigurisë së Ibrahim Rugovës, thotë: se për në Beograd kemi udhëtuar me tri vetura dhe një ka qenë si përcjellje. Ne shkuam deri në hyrje të Beogradit, aty na priti një makinë e shërbimeve serbe dhe na shoqëroi gjatë tërë kohës.” – kujton z. Merovci. (Lexo Librin “Pa protokoll-Bisedë me Adnan Merovcin”, Prishtinë, 2003, fq. 78)



· Foto: Takimi i famshëm Rugova-Millosheviq në Beograd, më 15.05.98

· Foto: Rugova, Bakalli – Millosheviq, më 15 maj 1998 në Beograd

· Foto: Biseda e ngrohtë Rugova-Millosheviq më 15 maj në Beograd



Ky takim do të zhvillohet në selinë presidenciale të Millosheviqit në Beograd, pa ndërmjetësimin ndërkombëtar, pa plan të qartë, madje pa pika të rendit të ditës. Po atë ditë derisa po mbahej takimi Millosheviq – Rugova në Beograd,( ku Televizioni shtetëror serb gjatë gjithë kohës jepte pajme duke buzëqeshur Rugova me Millosheviqin) forcat serbe në Kosovë kishin ndërmarrë një operacion të gjerë luftarak dhe me këtë rast vranë e masakruan dhjetra shqiptarë të pafajshëm. Po atë ditë, (në orët e pasdites) Millosheviqi vendosi edhe një bllokadë ekonomike ndaj Kosovës që gjithësesi kishte prapavijë politike. Qeveria serbe në rrugën Nish – Prishtinë kishte ndaluar të gjithë kamionët me mallra ushqimor që ishin nisur për në Kosovë, dhe në ditët që pasuan takimin Millosheviq – Rugova në Beograd, Kosova do të përballet me probleme serioze në furnizimin me artikuj elementarë ushqimorë.



Vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë më 22 maj 1998

në selin e LDK-së pa ndërmjetësimin e

palës ndërkombëtare



Pas takimit të 15 majit filluan përgatitjet për mbajtjen e takimit të radhës Prishtinë – Beograd. Siç vihet në dukje në këtë mes, faktori UÇK ishte lënë anash, duke u injoruar plotësisht nga Ibrahim Rugova, edhe pse përhapja e luftës kishte marrë një dinamikë të përshpejtuar. Z.Rugova akoma nuk e kishte kuptuar, në të vërtet ai nuk donte ta kuptonte, se zgjerimi i luftës në Kosovë e bënte të pakuptimt dhe absurde tërë procesin e negociatave me Serbinë.



Takimi tjetër i negociatorëve shqiptarë e serbë, ishte caktuar të mbahet më 22 maj 1998 në Prishtinë. Ky takim u mbajt në ambientet e selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Palës serbe i printe Nënkryetari i Qeverisë së RFJ-së Nikola Shainoviq, i përbërë nga nënkryetari i qeverisë së Serbisë Ratko Markoviq, Nënkryetari i Partisë Radikale të Sheshelit, Tomisllav Nikoliq, Radoslav Rajkoviq dhe Leposava Miliçeviq, ndërsa palës shqiptare i printe Dr. Fehmi Agani ku bënte pjesë: Mahmut Bakalli, Pajazit Nushi, Veton Surroi, Bajram Kelmendi dhe Blerim Shala.



· Shih foton nga: Takimi serbo-shqiptarë në selinë e LDK-së, më 22.05.1998



Bajram Kelmendi dhe Blerim Shala, G-4´shit ( që ishte takuar me Millosheviqin më 15 maj në Beograd) ju bashkua më 21 maj, një ditë para mbajtjes së takimit në Prishtinë. Ishte i propozuar edhe dr.Esat Stavileci të jetë pjesë e delegacionit shqiptar, por ai nuk ka pranuar të jetë pjesë e këtij takimi të dëmshëm për Kosovën, për faktin sepse z.Stavileci ka kërkuar që të bisedohet vetëm për statusin e Kosovës, e jo për paketa sigurie, si zhbllokimi i mallrave e çështje të tjera, sipas të cilave Millosheviqi dëshironte të fitonte poena para bashkësisë ndërkombëtare.”



Për takimin e përfaqësuesve të Rugovës me ata të Millosheviqit në selinë e LDK-së në Prishtinë, ka shkruar gjerësisht edhe numri revial i gazetës “Bota Sot” e datës 24 maj 1998 faqe 5.



· Lexo të plotë këtë artikull: pjesën e parë dhe pjesën e dytë



Ky takim u mbajt pa ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare edhe pse atë ditë në Prishtinë ishte ambasadori amerikan Christopher Hill dhe Brian Donelly, ambasadori i Anglisë në Beograd. Blerim Shala, ish-zëdhënësi i grupit negociatorë të Kosovës, thotë se, ambasadori amerikan Hill, në kohën kur po zhvilloheshin bisedimet me palën serbe, ka qenë në ambientet e selisë së LDK-së, saktësisht në dhomën ku zakonisht rrinte Ibrahim Rugova, për të krijuar kështu, për palën tonë dhe mediat shqiptare, një përshtypje se, megjithatë, negociatat po zhvillohen me ndërmjetësimin e diplomacisë amerikane (!!!). Ndërsa Ibrahim Rugova gjatë katër orëve sa zgjatën bisedimet në selinë e LDK-së, ishte në rezidencën e tij në Velani së bashku me ambasadorin anglez Brian Donelly.



Çfarë historie i tregoi Ibrahim Rugova ambasadorit

Brian Danelly në Velani, derisa po mbahej takimi

në selinë e LDK-së?!



Ish-zëdhënësi i G-4 Blerim Shala, përkujton se pas përfundimit të takimit, me palën serbe, në dhomën e Ibrahim Rugovës në Selinë e LDK-së së bashku me Veton Surroin, kanë pasur një takim me ambasadorët Hill dhe Brian Donelly, të cilët i kanë njoftuar për rrjedhën dhe atmosferën e takimit me delegacionin serb. Ndërkohë, thotë z.Shala “Danelly na informoi se kishte kaluar një kohë të gjatë me dr. Rugovën, në rezidencën e tij private, në lagjen e Velanisë, duke pirë verë të zezë dhe duke ngrënë djath Sharri. “Unë e pyeta (Ibrahim Rugovën-vërejtja ime Sh.B) se cila është platforma negociatore e delegacionit tuaj dhe çka pritet të arrihet në takimin e sotëm…”, na tha Danelly. Dr. Rugova iu kishte përgjigjur se nuk ka dyshim që negociatorët kosovarë do të mbrojnë si duhet interesat e Kosovës dhe pastaj ia kishte shpjeguar, hollë-hollë, cilësinë e verës së Kosovës. (!!!) (Lexo: B.Shala: Vitet e Kosovës 1998-1999, Prishtinë 2000, faqe. 68-71.) Çdo koment për këtë veprim të Ibrahim Rugovës(në kohën kur Kosova po digjet flak) është i tepërt.



Zhvillimet dramatike në zonat e luftës, përveç që zhvlerësuan procesin e nisur negociues me takimin Millosheviq-Rugova në Beograd më 15 maj, treguan qartë se, këto bisedime nuk do t´i sillnin asgjë të mirë Kosovës. Për më tepër, vrasjet, ekzekutimet dhe masakrimet në mënyrë barbare të shqiptarëve në fshatrat e Dukagjinit dhe të Drenicës nga forcat policore-ushtarake të Millosheviqit, e mbuluan me padenjësi mundësinë e vazhdimit të negociatave me Beogradin, në formën që nisi në Prishtinë, më 22 maj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:54 pm

Cilat ishin akuzat e Ibrahim Rugovës në

adresë të UÇK-së?!


Çka i thotë Ibrahim Rugova, presidentit Klinton,

për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?!



Ndonëse takimi i Ibrahim Rugovës me varrmihësin e shqiptarëve Sllobodan Millosheviq futi huti dhe shkaktoi indinjatë të thellë te populli shqiptar në Kosovë e gjetiu, diplomacia amerikane për ta relaksuar këtë gjendje të krijuar, bëri një hap diplomatik në favor të Rugovës.



Cili ishte ky hap “relaksues” diplomatik?



Ambasadori Richard Holbrook, pas takimit të Ibrahim Rugovës me Sllobodan Millosheviqin në Beograd (më 15 maj 1998, dhe takimit të radhës Prishtinë - Beograd më 22 maj në Prishtinë), më 29 maj 1998, Rugovës ia kishte aranzhuar një takim me presidentin amerikan Bill Klinton në Washington.



· Foto: Takimi i famshëm Rugova-Millosheviq në Beograd, më 15.05.98

· Foto: Biseda e ngrohtë Rugova-Millosheviq më 15 maj në Beograd

· Foto nga: Takimi serbo-shqiptarë në selinë e LDK-së, më 22.05.1998



Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Klinton pret një delegacion nga Kosova të përbërë nga Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Bujar Bukoshi dhe Veton Surroi. Në këtë takim, Ibrahim Rugova para presidentit Klinton bën një varg akuzash në adresë të Qeverisë së Shqipërisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rugova me këtë rast z. Klinton i thotë se Qeveria e shqipërisë „është krejtësisht në krahun e grupeve të armatosura (UÇK-së - vërejtja ime). Ajo edhe mund të jetë frymëzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore.“ Ndërsa për UÇK-në thotë se janë: „Grupet e armatosura në Kosovë”,”kanë pikëpamje të majta“ dhe „drejtohen nga njerëz që edhe sot e kësaj dite kanë nostalgji për ish figura të njohura komuniste. Si për shembull për Enver Hoxhën, i cili ka qenë diktator i madh komunist“.



Për më tepër, ky njeri që veten e quante ”president” të Republikës së Kosovës, para presidentit Klinton, e akuzon Shqipërinë edhe për radikalizimin e gjendjes në Kosovë!“Nga Shqipëria janë futur armë edhe mjete të tjera. Futen njerëz, futet gjithçka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund të shkojë edhe më tutje drejt eskalimit.“ i ka thënë me mburrje Ibrahim Rugova, presidentit amerikan. Dhe këto akuza ndjellakeqe Rugova po i bënte pikërisht në kohën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës po fuqizohej me ushtarë të rinjë e armatim të sjellur nga Shqipëria, duke kaluar me rreziqe të mëdha nëpër kufirin shqiptaro - shqiptar.



Më 2 shkurt 1999, Agjencia Shtetërore Informative “Kosovapres”, duke iu referuar Drejtorisë së Shërbimit Informativ të UÇK-së, ka publikuar një pjesë të bisedës Rugova-Klinton, të zvilluar në datë 29 maj 1998 në Shtëpinë e Bardhë në Washnigton.



( Washington - 29.05.98 )

Pjesë nga biseda Klinton - Rugova



Prishtinë, 2 Shkurt (Kosovapress),

Nga Drejtoria e Shërbimit Informativ e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na erdhi ky lajm të cilin po e botojmë në tërësi.



· Foto: Takimi Ibrahim Rugova - Bill Klinton



Klinton: Unë do të dëshiroja të dija edhe mendimin tuaj rreth konceptit të Shqipërisë për problemin për të cilin flasim. Ne mendojmë se është koncept modern dhe si të tillë e përkrahim.

Rugova: Në Kosovë, qeveria e tashme shqiptare, flas në mesin e popullit të Kosovës nuk gëzon respekt. Janë shumë shkaqe, por populli mendon se ajo bën punë të papastra, pikërisht në krahun serb. Ndërsa e vërteta, për mendimin tonë, është krejt tjetër.



Klinton: Si është tjetër? Pra është në krah të kundërt me qëndrimin serb dhe unë këtë e gjej të mirë.

Rugova: Qeveria e Shqipërisë, pra kjo qeveri që është sot, mendoj unë, por edhe shokët e mi kështu mendojnë, është krejtësisht në krahun e grupeve të armatosura. Ajo edhe mund të jetë frymëzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore.



Klinton: Përse e keni këtë mendim? Të dhënat tona dhe burimet e tjera nuk e tregojnë këtë.

Rugova: Ka lidhje kohore mes gjithçkaje që po ndodh sot në Kosovë dhe në Shqipëri. Kur në pushtetin shqiptar ishin forcat e djathta, me të cilët ne kemi bashkëpunuar që nga fillimi, edhe në Kosovë kishte gjendje tjetër. Grupe të armatosura në Kosovë, përgjithësisht kanë pikëpamje të majta, pra janë nga ata që kanë patur ide të majta, drejtohen nga njerëz që edhe sot e kësaj dite kanë nostalgji për ish figura të njohura komuniste. Si për shembull për Enver Hoxhën, i cili ka qenë diktator i madh komunist. Ka tani një lidhje, sepse grupe të armatosura shpërthyen pikërisht me shumicë kur socialistët erdhën në pushtet në Shqipëri.



Klinton: Nuk ka shkaqe të tjera të gjendjes?

Rugova: Ka edhe të tjera, por qeveria e Shqipërisë, zoti Nano, lojën e ka jo të pastër. Prandaj edhe marrëdhëniet tona me të, marrëdhëniet e mia me të, janë ngrirë. Nga Shqipëria janë futur armë edhe mjete të tjera. Futen njerëz, futet gjithçka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund të shkojë edhe më tutje drejt eskalimit.



Klinton: Ne kemi mendimin se në Shqipëri po punohet mirë, për problemin e Kosovës. Ata nuk po ndezin nga zjarri i vogël një zjarr të madh.

Bukoshi: Nuk duhet me pas besim të madh tek qeveria shqiptare. Unë kam pas takime me to fill pas takimit të Nanos me Milosheviçin në Kretë, takim që është pritë me indinjatë në Kosovë.



Klinton: Mendimi është se kanë bërë mirë që janë takuar. Të jetosh në Ballkan dhe të mos flasësh me njeri - tjetrin, qoftë dhe për diç të zakonshme, është kundër rrjedhave. Vlerat demokratike nuk mbrohen me izolim. Edhe mendimi civilizues nuk ecën me ngrirje.

Bukoshi: Unë kam marrë takim me ta pas takimit në Kretë. Kreta ishte alibi për Nanon për faktin se ai ka lidhje të forta, të hershme, me ata që po realizojnë luftën në Kosovë. Lidhjet e tij datojnë prej disa vitesh.

Surroi: Veshja e jashtme e politikës së Nanos është moderne, thelbi është nacionalist.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:54 pm

Klinton: Ju duhet të takoheni me Nanon. Nëse qeveria e tanishme në Shqipëri ndihmon aktivisht në luftën që zhvillohet në Kosovë, nuk bën mirë, por mundësitë e saj janë të pakta për gjendjen që është atje. Mendoj për mundësitë që kanë ata për të marrë veten pas ngjarjeve të një viti më parë. Ata kanë problemet e tyre, por nuk duhet tu shtojmë edhe të tjera, ato tonat. Ne do t’i përkrahim ata, sidomos për vizionin e qartë për problemin e Kosovës.

Rugova: Zoti president, unë kam biseduar me zonjën Ollbrajt, edhe zotit Gelbart ia kam thënë se Nano nuk bën lojë të pastër, por kontaktet do t’i kemi më të rregullta.



Klinton: Do të ishte mirë të veprohej kështu. Të mos krijohen probleme të tjera në Shqipëri.

Rugova: Nga ana jonë do të mundohemi. Por në Kosovë, rikthimi i Berishës në drejtimin e Shqipërisë do të pritej mirë.

Klinton: Ujrat nuk kalojnë dy herë në të njëjtat brigje. Do të isha po ashtu i interesuar të di se çfarë proporcionesh keni në marrëdhëniet me shqiptarët në Maqedoni dhe me institucionet e shtetit Maqedonas…

(…)



Lexo një pjesë të dokumentit nga kjo bisedë:

( KËTU )



* * *

Pas përfundimit të takimeve në SHBA “presidenti” Ibrahim Rugova, gjatë kthimit për në Kosovë është ndalur në Itali, ku është takuar me Ministrin e Jashtëm italian Lamberto Dini, por agjenda e takimit të tyre nuk është bërë publike asnjëherë. Sa për ilustrim, Lamberto Dini ishte njëri nga miqtë e Sllobodan Millosheviqit, të implikuar në aferën e Telekomit serb, përkundër faktit, që ndaj Serbisë ishte në fuqi muri i jashtëm i sanksioneve ndërkombëtare. Këtë aferë italiano-serbe e ka bërë të njohur gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica” (shkurt 2001)



· Lexo këtu: gazetën “La Reupublicca, për aferën e telekomit serb



Për shkak të interesave financiare, politike etj, diplomacia italiane në krye me Lamberto Dinin e mbronte dhe mbështeste Serbinë në qendrat vendimmarrëse ndërkombëtare. Për më tepër, gjatë kohës kur NATO e bombardonte Serbinë (mars-qershor 1999), shefi i diplomacisë italiane L.Dini, Millosheviqit do t’ia jepte (paraprakisht) të gjitha planet sekrete të NATO-s, se cilat caqe serbe do të bombardoheshin nga aeroplanët e aleancës. Madje, gjatë kësaj kohe përmes kryeministrit italian Massimo D’Alema dhe ministri të jashtëm Lamberto Dinit, qeveria italiane, bëri presione të dukshme për një armëpushim të bombardimeve kundër Serbisë gjatë periudhës që koincidonte me Pashkët e vitit 1999 (!!!)



Duke pasur parasysh këto raporte Serbi - Itali, nuk ishte e rastësishme as marrëveshja interne e qeverisë italiane me Sllobodan Millosheviqin për “lirimin” e Ibrahim Rugovës nga “arresti shtëpiak” ( maj 1999) dhe shkuarja e tij me aeroplan special( të siguruar nga qeveria italiane) nga Beogradi për në Itali. (Për këtë çështje do të bëjmë fjalë në një kapitull të veçantë)



· Foto: Nga takimi L.Dini, I.Rugova dhe M.D’Alema



Çfarë akuzash thurte Ibrahim Rugova në

adresë të UÇK-së?!



Vetë fakti që Ibrahim Rugova në takimin e tij me presidentin amerikan Klinton, më 29 maj 1999 në Washnigton, njësitë e UÇK-së i ka cilësuar si “grupe të armatosura” që “kanë pikëpamje të majta”, pra janë nga ata që kanë patur “ide të majta” dhe se ”drejtohen nga njerëz që edhe sot e kësaj dite kanë nostalgji…për Enver Hoxhën…”, flet qartë se “presidenti”i Republikës së Kosovës ka qenë shumë mirë i informuar, se në krye të UÇK-së janë njerëzit e sakrificës, janë pikërisht ata burra të cilët në periudhën e Titos kishin vuajtur nëpër burgjet jugosllave, ndërkohë që ai personalisht (Rugova) i gëzonte të gjitha privilegjet politike, intelektuale etj., po nga ky sistem i egër antishqiptar.



Përkundër faktit që Ibrahim Rugova, dinte gjithçka për UÇK’në, ai shpeshherë e mohonte ekzistimin e saj, dhe duke e bërë inekzistent UÇK’në, nuk hezitonte ta akuzonte këtë ushtri çlirimtare edhe me lloj-lloj kualifikimesh e epitetesh të çuditshme.



Për të argumentuar këtë gjë, po i referohem disa deklaratave të tij, të botuara në shtypin e kohës.



Më 22. 06. 1996, në gazetën „Rilindja“ Ibrahim Rugova deklaron: “Mendoj se nuk ekziston UÇK-ja“. Meqë ato ditë njësitet e UÇK-së kishin vrarë një polic serbë dhe ajo e kishte marrë përgjegjësinë për këtë atentat, Rugova përpara gazetarëve thotë: “Ne nuk kemi informata se ekziston një organizatë e tillë dhe letrat që dërgohen (aludonte në ato për marrjen e përgjegjësisë) janë pa kurrfarë identiteti dhe pa kurrfarë rëndësie, pos që ta rëndojnë situatën në Kosovë dhe të pengojnë zgjidhjen politike të çështjes në Kosovë. Unë mendoj se nuk ekziston një organizatë e tillë“.



· Foto: Tre pjesëtarë të maskuar të UÇK’së, të dalur atëherë kur Rugova deklaronte se UÇK’ja nuk ekziston!



Në një konferencë për shtyp të mbajtur më 1 nëntor 1996, në pyetjen e gazetarit, për marrjen e përgjegjësisë nga UÇK’ja, të një vrasjeje në Surkish të Podujevës, Ibrahim Rugova përgjigjet: ”Ne nuk jemi në dijeni se në Kosovë veprojnë forca të tilla, por ata kanë për qëllim të keqësojnë edhe më shumë gjendjen në Kosovë dhe të krijojnë tensione të reja”. (Lexo “Bota Sot” 2 nëntor 1996)



Ibrahim Rugova duket se ka gënjyer, kur deklaronte se “nuk ekziston UÇK-ja” për faktin sepse ai ka pasur shumë informata për ekzistencën dhe aksionet e UÇK-së. Se Rugova e ka ditur, se, kush po i kryente këto arsione, këtë gjë e pohon edhe znj.Edita Tahiri njëra nga bashkëpunëtoret e tij. Në një intervistë të botuar në librin „Libri i lirisë“, fq.224, në pyetjen për aksionet e sinkronizuara të UÇK-së dhe se çfarë është biseduar për këtë gjë në Kryesinë e LDK-së, Edita Tahiri përgjigjet (po citoi): “…ne e kemi ditur se nga vijnë këto arsione. Kemi pasur kontakte me Sali Çekun, i cili ka qenë udhëheqës i aksioneve që janë zhvilluar në pjesën e Dukagjinit. Pastaj me kontaktet e pjesëve të tjera të Kosovës, kemi qenë të njoftuar për aksionet që zhvilloheshin në Drenicë, Llap dhe në pjesë të tjera, si dhe është ditur për Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e për figura të tjera që kanë qenë bartës të këtyre aksioneve…” - përfundon citati. Rrena thonë i ka këmbët e shkurta!



Kah mesi i janarit 1997 kur UÇK’ja kreu një atentat kundër rektorit famëkeq të UP-së Radivoje Papoviq, në konferencën me gazetarë, të mbajtur më 24.01.1997, Ibrahim Rugova lidhur me këtë rast deklaron (po citoi): „Ne nuk kemi informacione se ekziston Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe në emër të saj mund të paraqiten shërbime të ndryshme, pasi ende nuk është paraqitur askush i kësaj UÇK’je. Dënojmë edhe njëherë shpërthimin terrorist të autobombës në Prishtinë, si moment i rrezikshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe kërkojmë që këtë rast ta hulumtojë FBI dhe INTERPOL-i, të shihet se çfarë ishte ai shpërthim mjaft i sofistikuar. Po ashtu dënojmë edhe rastet e vrasjet që po bëhen me pretekst të kolaboracionizmit dhe kërkojmë ndërprerjen e tyre“ - përfundon citati. (Lexo: Gazeta “Rilindja”, 25. 01. 1997)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 8:54 pm

Të gjjthë me indinjatë i kujtojmë ato ditë, pas 24 janarit 1997, kur UDB’a serbe ndërmori një fushatë të egër burgosjesh, e cila rezultoi me vrasjen e tre luftëtarëve të UÇK-së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës, në 31janar 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.



Në një intervistë që u botua më 9 shtator 1997 në gazetën „Frankfurter Rundshau“, ( në të njejtën ditë e publikoi edhe QIK-u), në pyetjen e gazetarit mbi UÇK-në, e cila që nga prilli i vitit 1996 kreu disa atentate ndaj policisë serbe, Ibrahim Rugova do të përgjigjet, se: ”Nuk di se kush është prapa asaj lëvizjeje. Mund të jetë që këtë ta kryejnë shërbimet serbe me qëllim që në këtë mënyrë ta diskreditojnë çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve në mënyrë „që të duket se shqiptarët janë terroristë“. Madje në një gazetë tjetër gjermane “Faz”, Ibrahim Rugova, pa hezitim thotë se: ”Krahas UÇK’së, serbët kanë sajuar edhe frontin e çlirimit kombëtar dhe një lëvizje për çlirimin e Kosovës” (!!!) ( Lexo: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (Dokumente dhe artikuj), botimi dytë, prill 1998, faqe 181)



Disa spekulime flasin për krijimin e saj (UÇK-së)

nga shërbimet sekrete serbe - thotë Rugova



Më 1 dhjetor 1997 Ibrahim Rugova gjatë qëndrimit të tij në Bruksel dha një intervistë për gazetën belge “Le Soire” dhe në pyetjen e gazetarit Eduard Van Velthem, lidhur me sulmet kundër policisë serbe në Kosovë, siç thotë ai „të një ushtrie misterioze e quajtur UÇK“, Ibrahim Rugova thekson me bindje, se “nuk ka asnjë informacion për ekzistimin e një organizate të tillë. Disa spekulime flasin për krijimin e saj (UÇK-së) nga shërbimet sekrete serbe, për të pasur pretekst për një intervenim brutal dhe për të diskredituar imixhin tonë joviolent.” No coment !!!



Në një tjetër intervistë dhënë të përjavshmes zvicrane „Facts“ (botuar edhe në gazetën „Rilindja“, më 15. 12. 1997), në pyetjen e gazetarit: “Që nga viti 1996 u paraqitën disa sulme të armatosura në stacionet policore dhe përgjegjësinë për këto sulme e merr UÇK- ja. A paraqet kjo një faktor të ri politik?”, Ibrahim Rugova përgjigjet: “Ne nuk kemi kurrfarë informatash lidhur me një organizate të tillë. Sipas të gjitha gjasave është fjala për disa individë të frustruar. Parimisht është i pamundur konstituimi i një organizate të tillë, ngase ne jemi të kontrolluar rigorozisht në çdo rrafsh njerëzor. Në shtëpitë shqiptare nuk ka armë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mund t’i shërbejë regjimit serb si pretekst për një fushatë të re represive në Kosovë. Elementet me papërgjegjësi shoqërore regjimi serb i përdorë për qëllimet e veta.”



* * *



Ibrahim Rugova përveç baltosjes së UÇK-së në mënyrat më të ulëta njerëzore, nuk hezitonte që të jap edhe mesazhe me karakter friksues në popull.



Ja një shembull.



Më 5 - 7 mars 1998, gjatë kohës kur po vazhdonte operacioni i përgjakshëm i ushtrisë e policisë serbe në Prekaz të Drenicës, (me ç’rast u vranë barbarisht tërë familja e Shaban Jasharit në krye me komandantin legjendar Adem Jashari), në një emision të radios “Deutche Wele”, (datë 07. 03. 1998) u emitua një intervistë e Ibrahim Rugovës dhënë gazetës gjermane ”Der Spiegel”. Në pyetjen e gazetarit: ”A mund të ndalohet fillimi i një lufte në Kosovë?” Rugova përgjigjet: ”Një luftë normale nuk do të ketë, - dhe vijon - “mund të ketë vetëm masakër. Për nga këndvështrimi ushtarak, ne nuk do të kishim kurrfarë shansi, për dy ditë do të mund të na shkatërronin të gjithëve.“



· Foto: Lexoni e shikoni masakrat e regjimit fashist të Millosheviqit, në Prekaz, Likoshan, Çirez etj



Në pyetjen tjetër se “edhe shqiptarët po kryejnë akte terroriste?” “- Nuk e përjashtoj ekzistencën e një grupi shqiptarësh të mllefosur. Mirëpo, njëkohësisht jam i bindur që spekulimet lidhur me një ushtri çlirimtare dhe veprat e kryera prej saj janë ireale, përgjigjet Rugova, - duke shtuar se ai është i bindur për inolvimin e shërbimit sekret serb në këtë çështje se vetë e marrin UÇK-në si pretekst për vrasjet mbi popullatën shqiptare.” (Lexo: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (Dokumente dhe artikuj), botimi dytë, prill 1998, faqe 239/240) Në këtë prononcim lidhur me UÇK-në Rugova theksoi: “Sa i përket këtij grupi unë ende po bëj hulumtime për të zbuluar se kush janë ata dhe nëse ekzistojnë, por kjo mund të jetë lojë serbe”. (Lexo Nikë Xheloshi-Kosova 1999…Tiranë 2002, fq.146-147)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike   Analizë politike - historike - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Analizë politike - historike
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Shpalime historike
» politikë
» Video historike
» Kenget historike
» Shpalime historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: