|
| Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës | |
|
+80detektivi Driniiiii ...... rrimtaf Tatoo BashKom Drini_ku haxhiu xhiti xhema Agrone Qerim Klmendi Muja e Halili Medalim Eklips klodian ngadhenjimi Hamitmatjani dezertori Tigrina sela-mi ramadan mekaniku Mirushe Blerti_Gashi martin rinesa Martina Labinot Drenica feratkoca Delia comeback Eva0506 anila katunariplak Gjura Nezir Myrta ELIE Luki Ibrahim Rugova Driola Kushtrimi86 Mergimtari Mysafir Pirro i Epirit Euridika blerim istogalia stabili Ademi85 njonidrenica Arizona paioni Riki30 malesorja e Kosoves MUHAMETII Mister metiii fina luan mreti zeriatdheut voglushja murturi petritkola loredana xhavo_ USHTARILIRIS E_Bukura Guximi Xili rolling albin dibra fi2a1 rroni Ago Muji Kosovarja Tetovari Sofra Leka i Madh Beton Orfe@ 84 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sat Oct 11, 2008 4:24 am | |
| Shqipëtaret e Kosoves formalisht kishin institucionet e tyre,madje kishin edhe te drejten e vetos ne federaten jugosllave,kishin kuvendin(por kush ishin ata qe ishin ne at kuvend),kishin kushtetuten,por ne te vertet kishin,asgjë ,sepse ishin rob nen thundren e shkaut. E drejta jon ishte per tu vrar,per tu rrahur ,per tu përndjekur,për tu shtypur...per tu denuar dhe përsekutuar.Keto te drejta de fakto kishin shqipetaret te cilet e konsideronin jugosllavin si mish te eger qe ua kishte coptuar atdheun dhe ua kishte nderruar emrin ne jugosllav.
Peerriudhë e tmerrshme ishte ajo,ku me mija shqipetar u likuiduan,me qindra mija u debuan ne shkretirat e Anadollit,por edhe me mija te tjerë anekend botes,nga Siria,egjipti Europa,Sh.B.A e deri ne Australinë e larget. Burgjet jugosllave ishin perher perplot Shqipetar ku trajtoheshin mizorisht.
Pra keto jan faktet qe flasin me gjuhen e realitetit,per te kaluaren ton te hidhur dhe te dhimshme.
Me duhet ta pranoj se kishte nga ata qe jetonin mir, duke i sherbyer politikes shfarosëse antikombetare ,duke u bër vegel ne sherbim te shovinizmit serbomadh,te tillet kan ënde nostalgji per ato kohëra te shkuara,sepse per ta vertet ishte mirë,sepse e kishin shpirtin e shitur tek Milosheviqi dhe kure u digjeshin zonat e luftes krimineli buzqeshte ne zyre e mesuesit te ty duke i thene qe ja misione kopjuata per kolonat e popullit duke u drejtuar kufirit shqiptare qe krimineli Rugova e perfaqesonte me politiken e ti elastike dhe shfarosese pacifiste
Ta mbrosh te kaluaren nen roberin serbe ,do te thot ose te jesh i çmendur ose te mbashë barren e turpit nga e kaluar e ndytë ne sherbim te djallit te quajtur serbi.
Për fat te keq ënde sillen verdall mbeturina te tilla te cilet me fanatizem perpiqen ta arsyetojn te kaluaren e tyre.
Turpi ka rën mbi ta. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sun Oct 12, 2008 3:11 pm | |
| EKSKLUSIVE
Analiza politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës ( 18 ) Cilat ishin akuzat e Ibrahim Rugovës në adresë të UÇK-së?!
Shkruan: Sheradin Berisha ______________________ Çka i thotë Ibrahim Rugova, presidentit Klinton, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?! Ndonëse takimi i Ibrahim Rugovës me varrmihësin e shqiptarëve Sllobodan Millosheviq futi huti dhe shkaktoi indinjatë të thellë te populli shqiptar në Kosovë e gjetiu, diplomacia amerikane për ta relaksuar këtë gjendje të krijuar, bëri një hap diplomatik në favor të Rugovës. Cili ishte ky hap “relaksues” diplomatik? Ambasadori Richard Holbrook, pas takimit të Ibrahim Rugovës me Sllobodan Millosheviqin në Beograd (më 15 maj 1998, dhe takimit të radhës Prishtinë - Beograd më 22 maj në Prishtinë), më 29 maj 1998, Rugovës ia kishte aranzhuar një takim me presidentin amerikan Bill Klinton në Washington. · Foto: Takimi i famshëm Rugova-Millosheviq në Beograd, më 15.05.98 · Foto: Biseda e ngrohtë Rugova-Millosheviq më 15 maj në Beograd· Foto nga: Takimi serbo-shqiptarë në selinë e LDK-së, më 22.05.1998 Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Klinton pret një delegacion nga Kosova të përbërë nga Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Bujar Bukoshi dhe Veton Surroi. Në këtë takim, Ibrahim Rugova para presidentit Klinton bën një varg akuzash në adresë të Qeverisë së Shqipërisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rugova me këtë rast z. Klinton i thotë se Qeveria e shqipërisë „është krejtësisht në krahun e grupeve të armatosura (UÇK-së - vërejtja ime). Ajo edhe mund të jetë frymëzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore.“ Ndërsa për UÇK-në thotë se janë: „Grupet e armatosura në Kosovë”,”kanë pikëpamje të majta“ dhe „drejtohen nga njerëz që edhe sot e kësaj dite kanë nostalgji për ish figura të njohura komuniste. Si për shembull për Enver Hoxhën, i cili ka qenë diktator i madh komunist“. Për më tepër, ky njeri që veten e quante ”president” të Republikës së Kosovës, para presidentit Klinton, e akuzon Shqipërinë edhe për radikalizimin e gjendjes në Kosovë!“Nga Shqipëria janë futur armë edhe mjete të tjera. Futen njerëz, futet gjithçka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund të shkojë edhe më tutje drejt eskalimit.“ i ka thënë me mburrje Ibrahim Rugova, presidentit amerikan. Dhe këto akuza ndjellakeqe Rugova po i bënte pikërisht në kohën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës po fuqizohej me ushtarë të rinjë e armatim të sjellur nga Shqipëria, duke kaluar me rreziqe të mëdha nëpër kufirin shqiptaro - shqiptar. Më 2 shkurt 1999, Agjencia Shtetërore Informative “Kosovapres”, duke iu referuar Drejtorisë së Shërbimit Informativ të UÇK-së, ka publikuar një pjesë të bisedës Rugova-Klinton, të zvilluar në datë 29 maj 1998 në Shtëpinë e Bardhë në Washnigton. Vijon | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sun Oct 12, 2008 3:12 pm | |
| ( Washington - 29.05.98 ) Pjesë nga biseda Klinton - Rugova Prishtinë, 2 Shkurt (Kosovapress), Nga Drejtoria e Shërbimit Informativ e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na erdhi ky lajm të cilin po e botojmë në tërësi. · Foto: Takimi Ibrahim Rugova - Bill Klinton Klinton: Unë do të dëshiroja të dija edhe mendimin tuaj rreth konceptit të Shqipërisë për problemin për të cilin flasim. Ne mendojmë se është koncept modern dhe si të tillë e përkrahim. Rugova: Në Kosovë, qeveria e tashme shqiptare, flas në mesin e popullit të Kosovës nuk gëzon respekt. Janë shumë shkaqe, por populli mendon se ajo bën punë të papastra, pikërisht në krahun serb. Ndërsa e vërteta, për mendimin tonë, është krejt tjetër. Klinton: Si është tjetër? Pra është në krah të kundërt me qëndrimin serb dhe unë këtë e gjej të mirë. Rugova: Qeveria e Shqipërisë, pra kjo qeveri që është sot, mendoj unë, por edhe shokët e mi kështu mendojnë, është krejtësisht në krahun e grupeve të armatosura. Ajo edhe mund të jetë frymëzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore. Klinton: Përse e keni këtë mendim? Të dhënat tona dhe burimet e tjera nuk e tregojnë këtë. Rugova: Ka lidhje kohore mes gjithçkaje që po ndodh sot në Kosovë dhe në Shqipëri. Kur në pushtetin shqiptar ishin forcat e djathta, me të cilët ne kemi bashkëpunuar që nga fillimi, edhe në Kosovë kishte gjendje tjetër. Grupe të armatosura në Kosovë, përgjithësisht kanë pikëpamje të majta, pra janë nga ata që kanë patur ide të majta, drejtohen nga njerëz që edhe sot e kësaj dite kanë nostalgji për ish figura të njohura komuniste. Si për shembull për Enver Hoxhën, i cili ka qenë diktator i madh komunist. Ka tani një lidhje, sepse grupe të armatosura shpërthyen pikërisht me shumicë kur socialistët erdhën në pushtet në Shqipëri. Klinton: Nuk ka shkaqe të tjera të gjendjes? Rugova: Ka edhe të tjera, por qeveria e Shqipërisë, zoti Nano, lojën e ka jo të pastër. Prandaj edhe marrëdhëniet tona me të, marrëdhëniet e mia me të, janë ngrirë. Nga Shqipëria janë futur armë edhe mjete të tjera. Futen njerëz, futet gjithçka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund të shkojë edhe më tutje drejt eskalimit. Klinton: Ne kemi mendimin se në Shqipëri po punohet mirë, për problemin e Kosovës. Ata nuk po ndezin nga zjarri i vogël një zjarr të madh. Bukoshi: Nuk duhet me pas besim të madh tek qeveria shqiptare. Unë kam pas takime me to fill pas takimit të Nanos me Milosheviçin në Kretë, takim që është pritë me indinjatë në Kosovë. Klinton: Mendimi është se kanë bërë mirë që janë takuar. Të jetosh në Ballkan dhe të mos flasësh me njeri - tjetrin, qoftë dhe për diç të zakonshme, është kundër rrjedhave. Vlerat demokratike nuk mbrohen me izolim. Edhe mendimi civilizues nuk ecën me ngrirje. Bukoshi: Unë kam marrë takim me ta pas takimit në Kretë. Kreta ishte alibi për Nanon për faktin se ai ka lidhje të forta, të hershme, me ata që po realizojnë luftën në Kosovë. Lidhjet e tij datojnë prej disa vitesh. Surroi: Veshja e jashtme e politikës së Nanos është moderne, thelbi është nacionalist. Klinton: Ju duhet të takoheni me Nanon. Nëse qeveria e tanishme në Shqipëri ndihmon aktivisht në luftën që zhvillohet në Kosovë, nuk bën mirë, por mundësitë e saj janë të pakta për gjendjen që është atje. Mendoj për mundësitë që kanë ata për të marrë veten pas ngjarjeve të një viti më parë. Ata kanë problemet e tyre, por nuk duhet tu shtojmë edhe të tjera, ato tonat. Ne do t’i përkrahim ata, sidomos për vizionin e qartë për problemin e Kosovës. Rugova: Zoti president, unë kam biseduar me zonjën Ollbrajt, edhe zotit Gelbart ia kam thënë se Nano nuk bën lojë të pastër, por kontaktet do t’i kemi më të rregullta. Klinton: Do të ishte mirë të veprohej kështu. Të mos krijohen probleme të tjera në Shqipëri. Rugova: Nga ana jonë do të mundohemi. Por në Kosovë, rikthimi i Berishës në drejtimin e Shqipërisë do të pritej mirë. Klinton: Ujrat nuk kalojnë dy herë në të njëjtat brigje. Do të isha po ashtu i interesuar të di se çfarë proporcionesh keni në marrëdhëniet me shqiptarët në Maqedoni dhe me institucionet e shtetit Maqedonas…(…) Lexo një pjesë të dokumentit nga kjo bisedë: ( KËTU ) Vijon | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sun Oct 12, 2008 3:12 pm | |
| Pas përfundimit të takimeve në SHBA “presidenti” Ibrahim Rugova, gjatë kthimit për në Kosovë është ndalur në Itali, ku është takuar me Ministrin e Jashtëm italian Lamberto Dini, por agjenda e takimit të tyre nuk është bërë publike asnjëherë. Sa për ilustrim, Lamberto Dini ishte njëri nga miqtë e Sllobodan Millosheviqit, të implikuar në aferën e Telekomit serb, përkundër faktit, që ndaj Serbisë ishte në fuqi muri i jashtëm i sanksioneve ndërkombëtare. Këtë aferë italiano-serbe e ka bërë të njohur gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica” (shkurt 2001) · Lexo këtu: gazetën “La Reupublicca, për aferën e telekomit serb Për shkak të interesave financiare, politike etj, diplomacia italiane në krye me Lamberto Dinin e mbronte dhe mbështeste Serbinë në qendrat vendimmarrëse ndërkombëtare. Për më tepër, gjatë kohës kur NATO e bombardonte Serbinë (mars-qershor 1999), shefi i diplomacisë italiane L.Dini, Millosheviqit do t’ia jepte (paraprakisht) të gjitha planet sekrete të NATO-s, se cilat caqe serbe do të bombardoheshin nga aeroplanët e aleancës. Madje, gjatë kësaj kohe përmes kryeministrit italian Massimo D’Alema dhe ministri të jashtëm Lamberto Dinit, qeveria italiane, bëri presione të dukshme për një armëpushim të bombardimeve kundër Serbisë gjatë periudhës që koincidonte me Pashkët e vitit 1999 (!!!) Duke pasur parasysh këto raporte Serbi - Itali, nuk ishte e rastësishme as marrëveshja interne e qeverisë italiane me Sllobodan Millosheviqin për “lirimin” e Ibrahim Rugovës nga “arresti shtëpiak” ( maj 1999) dhe shkuarja e tij me aeroplan special( të siguruar nga qeveria italiane) nga Beogradi për në Itali. (Për këtë çështje do të bëjmë fjalë në një kapitull të veçantë) · Foto: Nga takimi L.Dini, I.Rugova dhe M.D’Alema Çfarë akuzash thurte Ibrahim Rugova në adresë të UÇK-së?! Vetë fakti që Ibrahim Rugova në takimin e tij me presidentin amerikan Klinton, më 29 maj 1999 në Washnigton, njësitë e UÇK-së i ka cilësuar si “grupe të armatosura” që “kanë pikëpamje të majta”, pra janë nga ata që kanë patur “ide të majta” dhe se ”drejtohen nga njerëz që edhe sot e kësaj dite kanë nostalgji…për Enver Hoxhën…”, flet qartë se “presidenti”i Republikës së Kosovës ka qenë shumë mirë i informuar, se në krye të UÇK-së janë njerëzit e sakrificës, janë pikërisht ata burra të cilët në periudhën e Titos kishin vuajtur nëpër burgjet jugosllave, ndërkohë që ai personalisht (Rugova) i gëzonte të gjitha privilegjet politike, intelektuale etj., po nga ky sistem i egër antishqiptar. Përkundër faktit që Ibrahim Rugova, dinte gjithçka për UÇK’në, ai shpeshherë e mohonte ekzistimin e saj, dhe duke e bërë inekzistent UÇK’në, nuk hezitonte ta akuzonte këtë ushtri çlirimtare edhe me lloj-lloj kualifikimesh e epitetesh të çuditshme. Për të argumentuar këtë gjë, po i referohem disa deklaratave të tij, të botuara në shtypin e kohës. Më 22. 06. 1996, në gazetën „Rilindja“ Ibrahim Rugova deklaron: “Mendoj se nuk ekziston UÇK-ja“. Meqë ato ditë njësitet e UÇK-së kishin vrarë një polic serbë dhe ajo e kishte marrë përgjegjësinë për këtë atentat, Rugova përpara gazetarëve thotë: “Ne nuk kemi informata se ekziston një organizatë e tillë dhe letrat që dërgohen (aludonte në ato për marrjen e përgjegjësisë) janë pa kurrfarë identiteti dhe pa kurrfarë rëndësie, pos që ta rëndojnë situatën në Kosovë dhe të pengojnë zgjidhjen politike të çështjes në Kosovë. Unë mendoj se nuk ekziston një organizatë e tillë“. · Foto: Tre pjesëtarë të maskuar të UÇK’së, të dalur atëherë kur Rugova deklaronte se UÇK’ja nuk ekziston! Në një konferencë për shtyp të mbajtur më 1 nëntor 1996, në pyetjen e gazetarit, për marrjen e përgjegjësisë nga UÇK’ja, të një vrasjeje në Surkish të Podujevës, Ibrahim Rugova përgjigjet: ”Ne nuk jemi në dijeni se në Kosovë veprojnë forca të tilla, por ata kanë për qëllim të keqësojnë edhe më shumë gjendjen në Kosovë dhe të krijojnë tensione të reja”. (Lexo “Bota Sot” 2 nëntor 1996) Ibrahim Rugova duket se ka gënjyer, kur deklaronte se “nuk ekziston UÇK-ja” për faktin sepse ai ka pasur shumë informata për ekzistencën dhe aksionet e UÇK-së. Se Rugova e ka ditur, se, kush po i kryente këto arsione, këtë gjë e pohon edhe znj.Edita Tahiri njëra nga bashkëpunëtoret e tij. Në një intervistë të botuar në librin „Libri i lirisë“, fq.224, në pyetjen për aksionet e sinkronizuara të UÇK-së dhe se çfarë është biseduar për këtë gjë në Kryesinë e LDK-së, Edita Tahiri përgjigjet (po citoi): “…ne e kemi ditur se nga vijnë këto arsione. Kemi pasur kontakte me Sali Çekun, i cili ka qenë udhëheqës i aksioneve që janë zhvilluar në pjesën e Dukagjinit. Pastaj me kontaktet e pjesëve të tjera të Kosovës, kemi qenë të njoftuar për aksionet që zhvilloheshin në Drenicë, Llap dhe në pjesë të tjera, si dhe është ditur për Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e për figura të tjera që kanë qenë bartës të këtyre aksioneve…” - përfundon citati. Rrena thonë i ka këmbët e shkurta! Kah mesi i janarit 1997 kur UÇK’ja kreu një atentat kundër rektorit famëkeq të UP-së Radivoje Papoviq, në konferencën me gazetarë, të mbajtur më 24.01.1997, Ibrahim Rugova lidhur me këtë rast deklaron (po citoi): „Ne nuk kemi informacione se ekziston Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe në emër të saj mund të paraqiten shërbime të ndryshme, pasi ende nuk është paraqitur askush i kësaj UÇK’je. Dënojmë edhe njëherë shpërthimin terrorist të autobombës në Prishtinë, si moment i rrezikshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe kërkojmë që këtë rast ta hulumtojë FBI dhe INTERPOL-i, të shihet se çfarë ishte ai shpërthim mjaft i sofistikuar. Po ashtu dënojmë edhe rastet e vrasjet që po bëhen me pretekst të kolaboracionizmit dhe kërkojmë ndërprerjen e tyre“ - përfundon citati. (Lexo: Gazeta “Rilindja”, 25. 01. 1997) Të gjjthë me indinjatë i kujtojmë ato ditë, pas 24 janarit 1997, kur UDB’a serbe ndërmori një fushatë të egër burgosjesh, e cila rezultoi me vrasjen e tre luftëtarëve të UÇK-së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës, në 31janar 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë. Në një intervistë që u botua më 9 shtator 1997 në gazetën „Frankfurter Rundshau“, ( në të njejtën ditë e publikoi edhe QIK-u), në pyetjen e gazetarit mbi UÇK-në, e cila që nga prilli i vitit 1996 kreu disa atentate ndaj policisë serbe, Ibrahim Rugova do të përgjigjet, se: ”Nuk di se kush është prapa asaj lëvizjeje. Mund të jetë që këtë ta kryejnë shërbimet serbe me qëllim që në këtë mënyrë ta diskreditojnë çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve në mënyrë „që të duket se shqiptarët janë terroristë“. Madje në një gazetë tjetër gjermane “Faz”, Ibrahim Rugova, pa hezitim thotë se: ”Krahas UÇK’së, serbët kanë sajuar edhe frontin e çlirimit kombëtar dhe një lëvizje për çlirimin e Kosovës” (!!!) ( Lexo: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (Dokumente dhe artikuj), botimi dytë, prill 1998, faqe 181) Disa spekulime flasin për krijimin e saj (UÇK-së) nga shërbimet sekrete serbe - thotë Rugova Më 1 dhjetor 1997 Ibrahim Rugova gjatë qëndrimit të tij në Bruksel dha një intervistë për gazetën belge “Le Soire” dhe në pyetjen e gazetarit Eduard Van Velthem, lidhur me sulmet kundër policisë serbe në Kosovë, siç thotë ai „të një ushtrie misterioze e quajtur UÇK“, Ibrahim Rugova thekson me bindje, se “nuk ka asnjë informacion për ekzistimin e një organizate të tillë. Disa spekulime flasin për krijimin e saj (UÇK-së) nga shërbimet sekrete serbe, për të pasur pretekst për një intervenim brutal dhe për të diskredituar imixhin tonë joviolent.” No coment !!! Në një tjetër intervistë dhënë të përjavshmes zvicrane „Facts“ (botuar edhe në gazetën „Rilindja“, më 15. 12. 1997), në pyetjen e gazetarit: “Që nga viti 1996 u paraqitën disa sulme të armatosura në stacionet policore dhe përgjegjësinë për këto sulme e merr UÇK- ja. A paraqet kjo një faktor të ri politik?”, Ibrahim Rugova përgjigjet: “Ne nuk kemi kurrfarë informatash lidhur me një organizate të tillë. Sipas të gjitha gjasave është fjala për disa individë të frustruar. Parimisht është i pamundur konstituimi i një organizate të tillë, ngase ne jemi të kontrolluar rigorozisht në çdo rrafsh njerëzor. Në shtëpitë shqiptare nuk ka armë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mund t’i shërbejë regjimit serb si pretekst për një fushatë të re represive në Kosovë. Elementet me papërgjegjësi shoqërore regjimi serb i përdorë për qëllimet e veta.” * * * Ibrahim Rugova përveç baltosjes së UÇK-së në mënyrat më të ulëta njerëzore, nuk hezitonte që të jap edhe mesazhe me karakter friksues në popull. Ja një shembull. Më 5 - 7 mars 1998, gjatë kohës kur po vazhdonte operacioni i përgjakshëm i ushtrisë e policisë serbe në Prekaz të Drenicës, (me ç’rast u vranë barbarisht tërë familja e Shaban Jasharit në krye me komandantin legjendar Adem Jashari), në një emision të radios “Deutche Wele”, (datë 07. 03. 1998) u emitua një intervistë e Ibrahim Rugovës dhënë gazetës gjermane ”Der Spiegel”. Në pyetjen e gazetarit: ”A mund të ndalohet fillimi i një lufte në Kosovë?” Rugova përgjigjet: ”Një luftë normale nuk do të ketë, - dhe vijon - “mund të ketë vetëm masakër. Për nga këndvështrimi ushtarak, ne nuk do të kishim kurrfarë shansi, për dy ditë do të mund të na shkatërronin të gjithëve.“ · Foto: Lexoni e shikoni masakrat e regjimit fashist të Millosheviqit, në Prekaz, Likoshan, Çirez etj Në pyetjen tjetër se “edhe shqiptarët po kryejnë akte terroriste?” “- Nuk e përjashtoj ekzistencën e një grupi shqiptarësh të mllefosur. Mirëpo, njëkohësisht jam i bindur që spekulimet lidhur me një ushtri çlirimtare dhe veprat e kryera prej saj janë ireale, përgjigjet Rugova, - duke shtuar se ai është i bindur për inolvimin e shërbimit sekret serb në këtë çështje se vetë e marrin UÇK-në si pretekst për vrasjet mbi popullatën shqiptare.” (Lexo: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (Dokumente dhe artikuj), botimi dytë, prill 1998, faqe 239/240) Në këtë prononcim lidhur me UÇK-në Rugova theksoi: “Sa i përket këtij grupi unë ende po bëj hulumtime për të zbuluar se kush janë ata dhe nëse ekzistojnë, por kjo mund të jetë lojë serbe”. (Lexo Nikë Xheloshi-Kosova 1999…Tiranë 2002, fq.146-147) | |
| | | Kushtrimi86 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 172 Age : 38 Vendi : Prishtine Registration date : 29/08/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sun Oct 12, 2008 5:52 pm | |
| Kam nje pytje per ata te cilet e perkrahin Rugoven.Pytja eshte ku i ka dajte ai spiun? | |
| | | Ademi85 Përjashtuar
Numri i postimeve : 316 Age : 39 Vendi : StreetGameZerIstogCity Registration date : 14/09/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sun Oct 12, 2008 11:21 pm | |
| Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën Fjala. Mandej, për afro dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e vet shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë. Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë. Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe n zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004. Dr. Ibrahim Rugova vdiq më 21 kallnor 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës. Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”. Ibrahim Rugova ka botuar këto vepra: - Prekje lirike, Rilindja, Prishtinë, 1971, - Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978, - Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën), - Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me Sabri Hamitin), - Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980 - Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinë, 1982, - Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986 - Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987, - Pavarësia dhe demokracia, Fjala, Prishtinë, 1991, - Çështja e Kosovës, Dukagjini, Pejë, 1994, - Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, Faik Konica, Prishtinë, 2005 Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë të Ibrahim Rugovës: - Më 1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë. - Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë. - Më 1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian. - Në vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia. - Në vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë. - Në vitin 2004 Dr. Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi. - U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. - Më 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës. | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 12:32 am | |
| oooo ademo mos na trego se kur ka lind ky qyqar por na thuaj se si vdiq? nese nuk te kujtohet se si vdiq ky hori i pa bes idhulli i juaj dr. Coftina qe çuditi boten ne momentet e fundit te jetes se ti. Mendo pak dhe thua se pse e be ne kete hall ky zotri zuzar Rugova, Po ja te them une se pse ete e mallkoj gjaku i derdhur gjaku i atyre djemve te liris mundi e tjetve qe i dergoj ne gjygjin e hages po edhe i shum jetimeve qe ne kuriz te tine thurke lavdi per valanin e tij te dashur ( Repobliken e Valanis ) se vetem per kete luftoj ky faqe zi. me respekte nga Gjura | |
| | | Ademi85 Përjashtuar
Numri i postimeve : 316 Age : 39 Vendi : StreetGameZerIstogCity Registration date : 14/09/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 1:21 am | |
| Jo i nderuar gabim e ki Semundja nuk te pyet qfar personi je OK ti e mendon te keqen dhe vetem te keqen per Rugoven Rugova e kishte semundjen e kancerit kete semundje e fitoj per shkak se ishte shpirtmire dhe eshte veshtir ta shikosh popullin tend duke u masakruar duke u vrare duke u larguar nga shtepite e tyre nga pastrimi etnik qe beri shkau i mallkuar mbi popullaten shqiptaret per mua Rugova ka qene ,eshte,dhe do mbetet gjithmon ne zemren time si nje "LIDER SHPIRTEROR" per popullin shqiptar te Kosoven .NJe njeri i urt ,shpirtmadh si mund ti bente te keqe popullit te vet te cillin e deshti aq shum dhe gjithe jeten e vet ja kushtoj keti populli sepse ja deshiroj cdo te mir. Edhe diqka i nderuari GJura nese e ke semundjen e kancerit ,duhet te mendoj qe je njeri i keq? tung klm | |
| | | Luki Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 664 Age : 47 Vendi : Prishtinë Registration date : 03/10/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 1:32 am | |
| Zoti Rugova ishte lider i pazavendesushem dhe do te jete i shqiptareve, ata qe e quajn veten shqiptar. Rugova ka qene dhe do te mbetet ne historin e popullit shqiptar. Zoti Rugova ka qen dhe eshte i gjalle dhe ai kurr nuk vdes. Zt. Adem keta ishin vella kunder popullit tone, keta po mireshin me propagandat serbe. Le te mendojn qka te dojn se historia flet me fakte dhe argumente e jo me shpifje te armikut. | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 1:48 am | |
| sot ne radion "kosova e lire" eshte folur pak per Rugoven dhe eshte treguar shume mire se cka ehste puna e tij se cfare qedrismesh i ka pasur ai ndaj UCK-se.
e kam te incizuar dhe do ta postoj ne forum me vone | |
| | | stabili Anëtar
Numri i postimeve : 459 Age : 66 Vendi : Kosove Registration date : 10/05/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 9:41 am | |
| O milet , mos jini shpirtmirë se do të sëmuheni nga kanceri ! | |
| | | Luki Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 664 Age : 47 Vendi : Prishtinë Registration date : 03/10/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 9:50 am | |
| Zt. Rolling shuem mire e di populli kush eshte Dr. Rugova dhe qfar ka bere ai per Kosoven dhe qfar vepra ka. A mundemi te besojm nje radio ose nej personi qe flet kunder nej personi tjeter, pa kurfar argumente dhe baze. Zotri ju po ja beni si kur nje person X me fol per nje person tjeter Y gjoja se personi Y eshte tradhtar, i shitur, shpiun etj etj. tash a duhet ne te besojm a. Kur krejt populli shqiptar e din mire se kush eshte DR. Rugova. Flet historia ne te ardhmen. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 10:17 am | |
| Ademi85, Luki dhe te tjere qe jane perkrahes te rugoves, ju kisha kerkuar qe te na tregoni qarte se qfare konkretisht beri rugova per Kosoven. Luki, si mendon se rugova ishte lider i pazevendesueshem, besa tash me bere edhe mua te mendoj keshtu, nejse jo bash si ju,... deshira ime do te kishte qene pjeserisht sikurse e juaja, qe rugova te mbetej lider i pazevendesueshem, sepse politiken e tij nuk ka pse ta zevendesoj askush, sepse ka qene e tmerrshme. Por ja qe nuk po na del ashtu, sepse tash Hashimi eshte duke e zevendesuar bajagi si mire. Prap jemi shqiptare, nuk ben te hidherohemi,... nuk duhet te lidhemi per individe, sepse individi gabon, ne duhet te kapemi per litarin e Shqiperise se Bashkuar. Me t'mira | |
| | | Luki Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 664 Age : 47 Vendi : Prishtinë Registration date : 03/10/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 10:26 am | |
| Nuk thash per Zt.Thaqi asgje,sepse ai ka meritat e veta dhe eshte mjaft atdhetar dhe ka kontribuar shuem per Kosoven, kam respekt ndaj atij. Por mendova qe nuk eshte mire ti ja humbim vleren, veprat, kontributet edhe te Dr. Rugoves, gjate kohes se Rugoves ky ishte njeriu qe e beri ta njoh Kosoven krejt BOTA. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 10:30 am | |
| O Luki, tregona konkretisht se qfare beri rugova te na njohe ne bota, po lere o zoteri, se rugova nuk ka dite tjeter po konferencave per shtyp. Po mos te fillonte lufta, qe ky aq shume e urrente dhe sabotonte, nuk do te njihte bota as per se afermi. Pse nje person ka luftuar e kontribuar per atdhe, atij nuk i jepet e drejta qe me pastaj te shkell mbi gjakun e deshmoreve! | |
| | | Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 10:32 am | |
| Cilat janë ato vepra ore Luki , sjelli ato vepra që t'i shohim dhe t'i mësojm edhe ne? Mos e ke fjalën për veprat e tradhtive , spiunimeve , akuzave ndaj uçk-së , bisedimeve me serbët , etj etj që mund t'i gjesh në këtë temë nga faqja e parë tek faqja e fundit ? | |
| | | Kushtrimi86 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 172 Age : 38 Vendi : Prishtine Registration date : 29/08/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 10:33 am | |
| Pytjen te cilen e kam bere me pare se ku i ka dajt Rugova (nga cili vend eshte Nena e tij) nuk mu pergjigj askush, perveq Ademit i cili foli per jeten e tij, por jo edhe per dajt e tij. Mirpo meq askush nuk u pergjigj, atehere jam i detyruar te pergjigjem une dhe tu tregoj atyre qe e perkrahin se perveq gjerave te tmerrshme qe i ka bere ky fare presidenti (qe dihen boterisht), edhe gjaku i ketij njeriu eshte i perzier me gjak serbi, pse them keshtu do ta shpjegoj ne vijim. Nena e I.Rugoves quhej Savka Radulloviq nga Prie Polje e Malit te zi e cila ishte serbe, ndersa e therrisnin Nana Sof. Ndersa sa i perket Babait te tij Ukes ai eshte vrare ne shtepin e tij dhe ate duke ju bajtur kasht kafshve, pra ai nuk eshte vrare duke luftuar sepse e shoqja e tij ka qen serbe ashtu siq e kam theksuar me larte, gje qe nenkupton se ai fare presidenti i ka pasur dajt serb. Tash mundemi me kuptu se pse ky njeri i kapasur punt mire me Serbine, gjithashtu duhet te them se ky fare njeri nuk ishte tradhtar (ashtu siq e kam cek ne disa postime paraprake), por ishte Spiun i Serbise.
Me respekt Kushtrimi | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 10:36 am | |
| Kushtrimi86, te falenderojme per keto informta, une personalisht nuk e disha pergjigjen e pyetjes tende prandaj edhe nuk flisja. Por shume mire qe na e sollet ju. Te pershendes, vazhdim te mire... | |
| | | Luki Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 664 Age : 47 Vendi : Prishtinë Registration date : 03/10/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 10:57 am | |
| Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:
- Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
- Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.
- Më 1998, Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).
- Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguera", në Barcelonë, Spanjë.
- Në vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Çmimin e Evropës për vitin 2004. Bartës të mëhershëm të Çmimit të Evropës janë:
- Mbreti i Spanjës Huan Karlos, - Helmut Kol, - Ronald Regan-i, - Oto fon Habsburg dhe - Emil Konstantinesku.
- Në vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it Lindja, i cili ishte për një vizitë lamtumirëse te Presidenti i Kosovës ditën e hënë më 16 shkurt 2004, ia dorëzoi Dr. Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, znj. Kethrinë Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll).
“...Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t'ju shpreh lavdatë për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t'ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara.” (znj. Kethrinë Bejkër Noll) - Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar të hënën më 2 shkurt 2004, pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më eminente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.
"Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".
"Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjëherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet". (Z. Oto fon Habsburg)
- Më 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.
- Më 20 nëntor 2005, Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij politike frymëzuese. - Më 21 janar 2006, pushon së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
| |
| | | katunariplak Anëtar i ri
Numri i postimeve : 115 Registration date : 23/06/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 11:01 am | |
| medet medet cfare snn njeri, Zot shpetoje shypetarin nga e keqja qe e ka kapelu | |
| | | Luki Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 664 Age : 47 Vendi : Prishtinë Registration date : 03/10/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 11:11 am | |
| Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.
Autor i dhjetë librave (shih më poshtë), Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë. Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera. Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992. LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit. Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.
| |
| | | stabili Anëtar
Numri i postimeve : 459 Age : 66 Vendi : Kosove Registration date : 10/05/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 11:43 am | |
| Keni harru te cekni se me 1998 i paf fitu votat e l... 100% ! | |
| | | Luki Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 664 Age : 47 Vendi : Prishtinë Registration date : 03/10/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 12:48 pm | |
| Cilat vota i fitoje o stabil djali me cetnik si puna e juaj turp te permendish votat e 1998 turp te kesh po ti nuk ke turp se je cetnik hup- ja qka ka thene ZERI edhe askush prej ADMIN ju e perjashton dhe nuk ja terhek vertejen. Shih a ka ketu rregulla, doni kaloni me injorime dhe me forc ketu, doni ti largoheni krejt anetaret. Kjo vlen per ADMIN | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 1:24 pm | |
| Ashtu eshte luki dergoja ADMINEVE sepse nuke eshte fyerje por eshte realitet sepse ketu permenden votat e 1998 kure nje popull u digjete flake ne lufte e dikushe ngrente dolli e nese ko hahe mundish ty me e pertype jo une i nderuar se ue e dije se si jemi ndjere ne vijat e flakes kure u ngrenin dolli se fitoje votimet rugoviqi andaj ty dergoje jo tek ADINAT por edhe ku te duashe NE HAGE DERGOJE nuk me interesone mua vetem me interesone ajo qe e shofe qe shkilet mbi vlerat e lufte dhe po i kundershtoje kure nuk dote pranje gjera qe dikushe mundohet qe ne ti hjeme tani ke te drejte vazhdojeni dhe analizoje bashke me stafin | |
| | | stabili Anëtar
Numri i postimeve : 459 Age : 66 Vendi : Kosove Registration date : 10/05/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 13, 2008 2:03 pm | |
| Satira dhe ironia jane art ! Ofendimet,meqe ne ket rast jane pasoje e keqkuptimit nuk po i permendi - por lexojeni me me kujdes ate qe shkrova ! Po e perserise nje pjese te asaj qe shkrova me larte ... votat e l ( L e vogel e shtypit = demek me ndere me thane, "leshit",per te mos thene ndonje shprehje me te rende) ! Besoj se tani po kuptohemi ! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës | |
| |
| | | | Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |