Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Oct 06, 2008 11:55 pm
Piro si te duash shkruaj lale une
Mister Anëtar
Numri i postimeve : 327 Registration date : 10/07/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Tue Oct 07, 2008 12:03 am
Kush do te kishte tru qe te analizoj trurin e gjeniut
MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Tue Oct 07, 2008 12:09 am
Nuk mendoj se ia vlene te humbim kohe duke u marre me rugoven, nje analize e shkurter dhe e qarte, racionale, objektive njeriut do i bente te ditur se rugova vetem sa i ka penguar procesin drejt lirise, prosperitetit, pavaresise etj.
Me t'mira
Mister Anëtar
Numri i postimeve : 327 Registration date : 10/07/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Tue Oct 07, 2008 12:18 am
Po muhameti,feja sigurisht qe te ka mesuar t'jesh vigjilent,me vigjilent se rugova me t'mira
Ademi85 Përjashtuar
Numri i postimeve : 316 Age : 39 Vendi : StreetGameZerIstogCity Registration date : 14/09/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Tue Oct 07, 2008 5:29 am
I Shejti Dr. Ibrahim Rugova lindi dhe u rrit nė nji familje patriotike, nacionaliste, arsimdashėse dhe bujare qė si kjo ishin tė rralla familjet nė hapsirat gjithshqiptare. Shqiptaret dhe shqiptaria e njohin DEREN E SADRI ELEZVE TE RUGOVES si derė tradicionalisht e fortė dhe patriotike qė sė paku per 10 breza u dogj e u poq , u vra e u dhunue nga pushtuesi shka e malazez por kurr nuk u gjunjzua as nuk u ligshtua. Pra I Shejti Ibrahim Ukė Rugova edhepse fėmijė i posalindur mbet pa babė , axhė dhe gjysh ky megjithate pati fatin qė tė trashėgojė nga ta pasurinė mė tė madhe qė rrallė shumė rrallė dikush nga ne shqiptaret u len pasardhsve tė vetė. Ky trashėgojė nga Baba Ukė njė bibliotek me nji fond tė librave qė rrallė kush i kishte dhe kėtu ky bonjak edhe bėri hapat e parė nė boten intelektuale dhe tė shkencės duke i lexua e studjua veprat dhe librat e rilindasve tanė tė filozofve mė eminent dhe tė klasikve grek e romak dhe meqense edhe tė tjeret antar tė familjes sė Madhe Rugova ishin arsimdashės Ibrahimi i Vogėl me inspirimin e axhes sė vetė Aliut qė nė Istog e rrethinė ishte njė nder shtyllat mė tė forta tė mbrojtjes sė interesave tė banorve shqiptarė tė Istogut dhe rrethines sepse ishte nder fakulltetlinjet e parė tė kėsaj treve , edhe Ibrahim Ukė Rugova u rrit dhe u kalit nė gjiun e familjes sė vet e jo nė kancelaritė e pushtetarve .
Nezir Myrta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 660 Age : 112 Vendi : usa Registration date : 23/03/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Tue Oct 07, 2008 9:18 am
Numri i postimeve : 327 Registration date : 10/07/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Tue Oct 07, 2008 8:23 pm
Real politika e Ibrahim rugoves do te publikohet dikur pas 20 30 viteve! Sidoqofte jemi te vegjel,shum te vegjel qe te analizojme politiken e te madhit president.
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 09, 2008 2:24 pm
Ja ku u shfaqen lidhjet Ibrahim-Sali, ja ne duart e kujt ka qene kombi.
istogalia Anëtar
Numri i postimeve : 298 Age : 41 Vendi : Istog,Kosova Profesioni/Hobi : futbollist Registration date : 31/08/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 09, 2008 2:37 pm
ketu ago muj po flitet e verteta ke sjell nje video qe na ka munguar shum falimderit te lumte
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 09, 2008 2:42 pm
Me nder qofsh, ketu shihet se si berisha arsyetohet me rastin e kundershtimit te idese se bashkimit kombetare, duke thene se ne kosove kane qene kategorikisht pro pavarsise kur ai kishterene ne kontakt, por berisha tashme u deshmua qe eshte nje sherbetor i serbise( me rastin Fazlliq) dhe keshtu ka gjetur partnerin me ide te njejta ehde ne kosove qe eshte Ibrahim Rugova, dhe bashke punuan kunder bashkimit Kombetare, duke harruar per te shikuar Betimin e 20 mije ushtareve te UCKs
istogalia Anëtar
Numri i postimeve : 298 Age : 41 Vendi : Istog,Kosova Profesioni/Hobi : futbollist Registration date : 31/08/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 09, 2008 2:46 pm
Ago Muji shkruajti:
Me nder qofsh, ketu shihet se si berisha arsyetohet me rastin e kundershtimit te idese se bashkimit kombetare, duke thene se ne kosove kane qene kategorikisht pro pavarsise kur ai kishterene ne kontakt, por berisha tashme u deshmua qe eshte nje sherbetor i serbise( me rastin Fazlliq) dhe keshtu ka gjetur partnerin me ide te njejta ehde ne kosove qe eshte Ibrahim Rugova, dhe bashke punuan kunder bashkimit Kombetare, duke harruar per te shikuar Betimin e 20 mije ushtareve te UCKs
spajtohem me ty z.ushtarak nu eshte e mundur qe dy burra te medhenje shqiptar te punojn kunder bashkimit kombetar jo bre burr mos bir nen ndikimin e armikut eshte propagand e tyre..
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 09, 2008 3:23 pm
Hahahahha lloj i ri arsyetimi ky, mos bir ne propagand te armikut, ti bre burr a ki vesh me ni e sy me lexu. Eshte dashur ta shiqosh seancen e Parlamentit Shqiptare sot ku u sjellen fakte te shumta kunder Sales, saqe jozefina topalli u nxe aq fort su u bertiste deputetve dilni jashte dhe iku dhe vet pas pak.
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 09, 2008 3:26 pm
Po sjell ca fakte te postuara nga anetari Petrit Kola
Shkëlzen Berisha, disa herë në Bosnjë me Delijorgjin dhe një botues gazete
Grada e perdoruesve-ve: / 9 I varferI mire Tuesday, 09 September 2008 Sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithëshme, në dosjen për ngjarjen e rëndë të Gërdecit është përfshirë si provë për hetim edhe lidhja e djalit të kryeministrit Sali Berisha, me një nga pjestarët e grupit të tregtisë zyrtare së armëve dhe konkretisht, me Mihal Delijorgjin, personin që gjendet prej afro 6 muajsh i prangosur për tragjedinë e shkaktuar prej shpërthimit të municioneve, ku humbën jetën 26 njerëz të pafajshëm, të cilët ishin punësuar në këtë fabrikë demontimi, të ngritur prej qeverisë shqiptare, por që kontrollohej dhe administrohej prej një sipërmarrjeje private, që drejtohej nga Mihal Delijorgji,i cili sipas hetimeve të deritanishme të bërë edhe nga SHBA, rezultoi se ushtronte trafik armësh, municionesh dhe skrapi predhash me firmën AEY, që drejtohej nga një tjetër personazh i njohur, shtetas amerikan që vepronte në bashkëpunim, në këtë tregti të pisët. Lajmi i dalë dje nga prokuroria shqiptare, që po heton dosjen "Gërdeci", konfirmon, se një nga pjestarët e familjes kryeministrore shqiptare dhe konkretisht Shkëlzen Berisha ka patur lidhje me Mihal Delijorgjin dhe kjo vërtetohet me disa udhëtime të tyre, së bashku me një botues gazete. Të tre së bashku, kanë qënë 5 herë në Bosnjë. Këto udhëtime të djalit të kryeministrit shqiptar Sali Berisha me ish-pronarin e firmës që demontonte dhe tregtonte municione e armë prej Gërdecit, janë bërë objekt hetimi prej drejtësisë dhe ky hetim, sipas burimit të informacionit, ka nisur dhe pritet të zbardhet publikisht. Drejtësia do të ketë si objekt hetimi faktin e lidhjes së djalit të kryeministrit me Mihal Delijorgjin dhe hetimin, nëse si pjetar i familjes kryeministrore ka patur, ose jo efekte ndikuese mbi këtë veprimtari në favor të Delijorgjit dhe bahskëpunëtorëve të tij, ose jo dhe për më tepër, a ka patur lidhje me Gërdecin. Hetimet do të ejnë ato që do të përcaktojnë pozicionin e Shkëlzen Berishës në çështjen Gërdeci, por ajo që ekziston si provë në dosjen e prokurorisë është fakti që ai ka patur lidhje me Delijorgjin de madje ka udhtëuar disa herë me të edhe ajshtë kufirit shqiptar e konkretisht 5 herë në Bosnjë. Deri tani nuk ka rezultuar fakt ndodnjë implikim konkret në trafik i djalit të kryeministrit Sali Berisha, por si nga gazeta amerikane "NYT", ashtu dhe nga dëshmitë e Kosta Trebickës dhe mediat shqiptare, ka rezultuar se ai ka patur lidhje të rregullta, me personat e autorizuar prej qeverisë së drejtuar prej babait të tij, të cilët zhvillonin tregëtinë e armëve, municioneve dhe skrapit të predhave, tregti e cila më pas, sipas Departmanetit të SHBA dhe Kongresit Amerikan e prej drejtësisë së SHBA, u njoftua se ishte trafik armësh. Sipas fakteve dhe dëshmive të pjestarëve të grupit të kompanisë "Meico", djali i kryeministrit shqiptar, ka patur lidhje me Mihal Delijorgjin dhe Ylli Pinarin. Burime që investigojnë tregëtinë e armëve shqiptare, që niseshin prej Gërdecit të firmës shtetërore ushtarake shqiptare "Meico" dhe përfundonin në Afganistan e Gjeorgji, raportojnë, se lidhja Shkëlzen-Delijorgj, ka funksionuar gjatë kohës kur "Meico" ushtronte aktivitetin demotues dhe tregtar të armëve dhe municioneve, madje po gjatë kësaj kohe, ka qënë pesë herë në Bosnjë, së bashku me Mihal Delijorgjin dhe me një botues gazete, pronar edhe i një makine "Q-7", njëherazi i njohur si njeri i preferuar brenda kupolës politike e qeverisëse të PD dhe pjestar i një tenderi rruge nacionale. Sipas burimeve, konfirmohet se makina "Q-7" i është dhënë këtij botuesi, si dhuratë nga bosët e grupit të Gërdecit, për ndërmjetësimin e lidhjeve të tyre me djalin e kryeministrit Sali Berisha Ne nuk e dimë, se përse kanë shkuar Shkëlzen Berisha, Mihal Delijorgji dhe botuesi i gazetës në Bosnjë, por dimë faktin, që kjo lidhje treshe "Delijorgj-djalë kryeministri-botues" ka ekzistuar dhe tashmë bëhet publike. Ky fakt rëndon së pari pozitën e kryeministrit në raport me ngjarjen e Gërdecit, për të cilën deklaroi, se "nuk kishte asnjë dijeni për Gërdecin", se "nuk kishte hedhur asnjë firmë për tregtinë e armëve, municioneve dhe skrapit të predhave", se "asnjë pjestar i familjes së tij, apo të afërm nuk kanë patur lidhje me Gërdecin". Por më pas rezultoi e kundërta, sepse një dëshmi e Kosta Trebickës, konfirmoi lidhjet e djalit të tij me grupin që drejtonte tregtinë e armëve. Dje, po kështu u publikua fakti nga drejtësia shqiptare, që djali i Berishës, jo vetëm ka patur komunikim me grupin e Gërdecit, por edhe paska bërë udhëtime të shpeshta jashtë Shqipërisë, së bashku me të prangosurin Mihal Delijorgji. Ne nuk mund të themi, se për çfarë kanë shkuar ata në Bosnjë, sepse këtë e konfirmon drejtësia gjatë hetimeve. Drejtësia e ka nisur këtë proces hetimi ndaj djalit të kryeministrit Sali Berisha, emri i të cilit del në skenë në shumë raste të tjera ku ka akzua për korrupsion. Në rastin konkret, pritet që brenda muajit shtator 2008, Shkëlzen Berisha të jetë subjekt i pyetjeve prej prokurorisë shqiptare, për lidhjet e tij me një nga tregëtarët e Gërdecit. Nëse kjo lidhje mohohet, gjithkush i interesuar mund të konfirmojë të kundërtën
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 09, 2008 3:27 pm
Ortakja e Argitës, Flutura Kola, pagoi 1,75 milionë euro nga Qipro për Damir Fazlliç
Nga Tema
Damir Fazlliç, shtetasi boshnjak i ndaluar dje në Bosnjë në prani të komandantit boshnjak të Srebrenicës, Otiç, këshilltari më konfidencial i kryeministrit, Sali Berisha, ka biznese të përbashkëta ose në bashkëdrejtim me njeriun e familjes së Lulëzim Bashës dhe ka bërë transferta të dyshimta parash nga Qipro në Tiranë me ndihmën e bashkortakes së Argita Berishës. Gazeta “TemA” do të botojë sot një dosje të plotë të këtij aktiviteti që bashkon kupolën e pushtetit në Shqipëri, me një trafikant rajonal shumë të përfolur, mbi të cilin rëndojnë shumë akuza.
Damir Fazlliç është një serb boshnjak i kontraktuar i kompanisë BG&R në Shqipëri, në mbështetje të Partisë Demokratike në fushatën elektorale të vitit 2005. Pasi mbaroi fushata, ekipi i BG&R iku. Damir Fazlliç u kujdes që shumica e ekipit të armiqësohej me Sali Berishën dhe ekipin drejtues të PD dhe mbeti i vetëm në Tiranë. I lidhur fort me Lulëzim Bashën, në atë kohë zëdhënës i fushatës elektorale të PD, Fazlliç krijoi javën e parë të pushtetit të PD brenda dy ditëve tri kompani, me statut të njëjtë, seli të njëjtë dhe administrator të njëjtë. Selia ishte shtëpia e vjehrrit të Lulëzim Bashës, statutet janë të gjitha tipike, me aktivitet të përgjithshëm tregtar dhe administrator i të gjithave është Erion Isufi, kunati i vetëm i Lulëzim Bashës. (Vëllai i gruas së tij).
Firmat e krijuara brenda dy ditësh janë si më poshtë:
Firma: “Virtu Acquisitions”, e regjistruar më 19 shtator 2005, administrator: Erion Isufi Adresa: Rr. “Shinasi Dishnica”, Pallati 2/4. Firma: “SRF Developments”, e regjistruar më 19 shtator 2005, administrator: Erion Isufi Adresa: Rr. “Shinasi Dishnica”, Pallati 2/4 Firma: “Crown Acquisitions”, e regjistruar më 20 shtator të vitit 2005, administrator: Erion Isufi (deri më 4 qershor 2007)
Pra, siç shihet, brenda dy ditësh janë formuar tri kompani, me administrator Erion Isufin, kunati i Lulëzim Bashës, pronar Damir Fazlliç, dhe seli të njëjtë te rruga “Shinasi Dishnica, që rezulton të jetë pronë e vjehrrit të Lulëzim Bashës. Ngjashmëritë vazhdojnë edhe me statutet dhe qëllimet e këtyre firmave, të cilat kanë ekzaktësisht të njëjtin grup objektivash. Kryesisht këto firma synonin operimin në tregun e pasurive të paluajtshme duke zhvilluar projekte ndërtimi dhe të zhvillimit urban, shitblerje dhe ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme, dhënien e konsulencës ekonomike, tregtare dhe financiare për ndërmarrjet, por edhe tregtimin, import-eksportin dhe magazinimin e mallrave të ndryshëm. Kësisoj, është e qartë se, ndërsa kunat kishte ministrin e Transporteve dhe Punëve Publike, Erion Isufi vendosi të bëjë administratorin e tri firmave që zhvillonin projekte ndërtimi dhe urbane, por dhe ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme. Nga të tri këto kompani, “Crown Acquisitions” ka pasur më shumë fat. Ajo mori niptin për konsulencë tregtare dhe u regjistrua në tatime. Siç shihet dhe nga faksimilet, ajo nuk ka bërë asnjë aktivitet tregtar në Shqipëri deri në vitin 2007. Ka marrë rregullisht gjoba nga sistemi i tatimeve, dhe nuk ka vrarë mendje të shkojë të bëjë ndonjë deklarim atje. Siguria e pushtetit i ka dhënë krah. Rasti fatlum është paraqitur në një periudhë shumë të dyshimtë. Në maj të vitit 2007, Damir Fazlliç vendos ta shesë këtë kompani te një kompani qipriote. Shuma është marramendëse, 1 milion e 750 mijë euro. Dhe kjo në një kohë kur kompania nuk ka asnjë kapital financiar dhe asnjë aset në formën e pasurive të paluajtshme. I vetmi ndryshim ishte se kishte ndërruar zyrat me qira nga lagjja e vjehrrit të Lulëzim Bashës te dy kullat në bulevard së bashku me kunatin e Lulëzim Bashës.
Shitja e dyshimtë e kompanisë në Qipro
Në maj të vitit 2007, pronari Fazlliç dhe administratori Erion Isufi vendosin ta shesin kompaninë te një kompani qipriote. Shitja u krye zyrtarisht më datën 9 korrik 2007, me vendim gjykate, nr. 34011/2, të gjyqtares Majlinda Doga për llogari të një firme të regjistruar në Nikozia të Qipros, e cila quhet “Altaria Research Limited”. Praktika e ndjekur për shitjen tregon se firma qipriote nuk solli ndonjë përfaqësues të sajin në Shqipëri, por autorizoi me një prokurë të posaçme avokaten Flutura Kola, bashkëpronare e studios “Kola& Malltezi”. Dokumentet tregojnë se firma qipriote e ka lëshuar prokurën e përfaqësimit që në datën 14 maj 2007 (kohë në të cilën administrator ishte z. Isufi), ndërsa avokatja Kola më datën 20 qershor 2007 firmosi kontratën e shitjes. Nga termat e kontratës del se firma “Crown Acquisitions” u shit për një vlerë prej 1 milion e 700 mijë eurosh, ndërsa në kontratë nuk përcaktohej asnjë aset i firmës. Por në tatime zbuluam se firma ende vazhdonte të ishte e regjistruar në emër të Damir Fazlliç. Madje të dhënat nga tatimet tregojnë se kjo firmë nuk ka derdhur asnjë qindarkë në arkën e shtetit. Firma nuk kishte asnjë aset dhe nuk ka paguar kurrë ndonjë detyrim tatimor, madje nuk ka paguar as 10 përqindëshin e TVSH për kontratën e shitjes Flutura Kola ka filluar të operojë në fushën e avokatisë dhe konsulencës që prej 8 tetorit të vitit 2005, datë në të cilën, zonja Kola së bashku me juristen tjetër, zonjën Argita Malltezi, regjistruan në Tiranë studion ligjore “Malltezi&Kola”. Megjithatë, praktika e kësaj studioje tregon se vetëm dy muaj pasi u themelua, dy ortaket u ndanë. Në bazë të dokumenteve zyrtare rezulton se në të njëjtën datë (15 dhjetor 2005), zonjat Flutura Kola dhe Argita Malltezi janë paraqitur tek e njëjta notere (zonja Flutura Pustina, shoqe e tyre, gruaja e Andi Tomës, drejtor i Rrugëve), për të regjistruar dy firma konsulence më vete. Për pasojë, u formuan dy firmat “Malltezi& Associates” si dhe “Kola&Associates”. Ndonëse dy ortaket filluan të operonin më vete, ato ndajnë të njëjtën zyrë që kanë deklaruar se kanë blerë bashkë, ekzaktësisht në të njëjtin apartament në adresën: “Rruga e Barrikadave”, Pall. Ndërtim Vila, Ap. 7. Akti i shitjes është depozituar në QKR, por jo në tatime. Paratë janë marrë, por tatimi nuk është paguar. Nuk dihet në ç’mënyrë është bërë pagesa, cash ose me çek, por e sigurt është se ajo është përdorur për të sjellë 1 milion e 750 mijë euro nga Qipro në Tiranë. Treshja që ka realizuar këtë ka lidhje me Lulëzim Bashën, Argita Berishën dhe Damir Fazlliç, këshilltarin konfidencial të Sali Berishës.
Hijet serbo-boshnjake mbi kompaninë qipriote
Kompania qipriote “Altaria Research Limited” vepron formalisht në Qipro, dhe ka në përbërje të saj 1200 aksione, të cilat përfaqësohen nga dy gra secila nga gjashtë aksione. Forma e aksionerëve është anonime dhe e paverifikueshme. Në mbledhjen që ka bërë kompania për të autorizuar Flutura Kolën për blerje të kompanisë së Fazlliç në Shqipëri, del se është thirrur si sekretare e mbledhjes një pronare e një kompanie tjetër “Skaysee” me Merin Janulla, e cila ka firmosur autorizimin. Dyshimet shkojnë më tej, pasi kompania që ajo përfaqëson është në listën e zezë të OKB për trafik armësh në Afrikë. Por kjo do të jenë objekt i hetimit të mëvonshëm të redaksisë sonë. Ajo që është prezente, ka të bëjë me faktin se një treshe e fortë në pushtet, Lulëzim Basha, Argita Malltezi dhe Damir Fazlliç, janë shumë të përfshirë në biznes me njëri-tjetrin. Të gjithë asistencën ligjore dhe për kompanitë e tjera Fazlliç-it ia ka dhënë studioja e Argitës. Kështu, 1 muaj pasi kishte bërë këtë shitje të rreme, më 10 shtator të vitit 2007, zoti Fazlliç autorizoi me një prokurë të posaçme avokaten Joana Qeleshi, që të regjistronte në emër të tij firmën “Alpha”. Zonja Qeleshi në këtë periudhë ka punuar si avokate në studion “Kola&Associates”, në pronësi të avokates Flutura Kola. Madje, Damir Fazlliç zgjodhi si kontabiliste për firmën “Alpha” zonjën Shpresa Breçani, e cila është mbesa e kryeministrit Berisha dhe kushërirë e parë me juristen Argita Malltezi. Më tej akoma, gjithë përkthimet dhe përkthyeset mbajnë ose mbiemrin Basha ose Isufi, që janë përkatësisht mbiemrat e Lulëzim Bashës dhe Xhaferr Isufit, vjehrrit të tij.
Kush është Damir Fazlliç
Fazlliç ka lindur në Foca të Bosnjës, më 26 shtatorin e vitit 1975, me babanë boshnjak dhe nënën serbe. Damir Fazlliç përfaqëson sot një nga biznesmenët me njohjet dhe lidhjet më të fuqishme në Ballkan. Në Bosnjë dhe Serbi zoti Fazlliç shihet si një personazh misterioz. Dy gazeta boshnjake kanë investiguar për një kohë të gjatë aktivitetin e zotit Fazlliç, ndërsa ky i fundit rezulton në disa lidhje të fuqishme biznesi dhe klanore me njerëzit më të pushtetshëm të regjimit të Millosheviçit. Sipas këtyre investigimeve, rezulton se zoti Fazlliç ka patur mbështetje të madhe nga ish-shefi i policisë sekrete (dhe numri 2 i regjimit të Millosheviçit) Jovica Stanisiç. Në fakt, e ëma e tij, Jovanka, ka qenë kushërirë e dytë me zotin Stanisiç dhe ka punuar si sekretare e tij deri nga fundi i viteve ‘80, kur familja u shpërngul dhe emigroi në Londër. Pikërisht në Londër ka marrë shkas dhe anglishtja e tij e përkryer. Në vitin 2003, ai u ndalua nga policia boshnjake dhe u mor në pyetje lidhur me relatat e tij me Milorad Ulemek (Legija). Ulemek ishte shpallur në kërkim për vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç dhe autoritetet serbe kishin të dhëna se Fazlliç e fshihte atë në Bosnjë. Në telefonin e Fazlliç u gjend si numri i Ulemek-ut, ashtu dhe ai i kryeministrit të vrarë. Fazlliç kishte një miqësi të fortë me Ulemek-un, pasi ky i fundit i kishte shpëtuar lëkurën disa vite më parë, kur bosi i kontrabandës së cigareve në Ballkan, Stanko Subotiç, donte ta eliminonte atë gjatë garës për privatizimin e një fabrike të rëndësishme duhani në Serbi. Por zoti Fazlliç është ndjekur penalisht në Bosnjë dhe Kroaci për pastrim parash dhe evazion fiskal, ndërsa investigimet e medieve boshnjake e sjellin atë në vëmendje edhe për trafikun e armëve, si pasojë e disa bashkëpunimeve të tij në Rusi dhe Serbi. Fazlliç ka një miqësi të fortë dhe me Hasan Çengiç, ish-ministër i Mbrojtjes në Bosnjë, i cili është i njohur për rrjetin e gjerë të trafikantëve të armëve, me të cilët ka konsoliduar bashkëpunimin në vite. Gazetarët boshnjakë që e kanë investiguar dhe kanë shkruar për zotin Fazlliç, e përshkruajnë atë si një mjeshtër të marrëveshjeve miliardere. Sipas tyre, Fazlliç nuk bëhet kurrë pjesë integrale e marrëveshjes, atij i pëlqen të pajtojë palët dhe të mbajë përqindjen e fitimit. Ai e ka zgjedhur lojën e tij, i pëlqen të bëjë komisionerin. Madje, Fazlliç nuk ka shumë qejf as asetet dhe pasuritë e patundshme, lekët i pëlqejnë të thata dhe shpejt e shpejt.
istogalia Anëtar
Numri i postimeve : 298 Age : 41 Vendi : Istog,Kosova Profesioni/Hobi : futbollist Registration date : 31/08/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 09, 2008 3:27 pm
ke dal nga tema zoteri totalisht
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 09, 2008 3:29 pm
Jo zoteri e kam fjalen per bashkepuntorin dhe mikun e Ibrahim Rugoves, kur the se aj eshte fgure e ndritur a diqka e tille, ore ke faktet e lidhjes se tij me beogradin te sjell edhe te tjera por seshte vendi ketu.
istogalia Anëtar
Numri i postimeve : 298 Age : 41 Vendi : Istog,Kosova Profesioni/Hobi : futbollist Registration date : 31/08/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 09, 2008 3:36 pm
sa i perket ibrahim rugoves kete deshmuar ne gjyqin e hages ku ja tha droq milloshoviqit menyren sesi dhunshem ai e ka derguar ne beograd gjoja per te biseduar me te ai haptas ka mbrojtur uqk ne tribunal a po jo mosni bre burra mos folni palidhje ju lutem
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 09, 2008 3:38 pm
kur 5 vjet mas lufte aaa, edhe shpihuni ma i madh e ka mbrojt luften masi u kry ajo
istogalia Anëtar
Numri i postimeve : 298 Age : 41 Vendi : Istog,Kosova Profesioni/Hobi : futbollist Registration date : 31/08/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 09, 2008 3:49 pm
o zoteri ket e ka dhan haptas ne tribunal
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 09, 2008 3:50 pm
po bre burr e ka thon normal ,se kerkush nuk pranon diqka qe kish me e ndyt figuren e tij, ti shoq merre gjirimin kur jon shku bashk me suroin e tjert edhe kqyre sa u kan i shqetsum e qysh e tek e lej kto far prallash me mret e me tribunal.
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 09, 2008 3:56 pm
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 09, 2008 3:56 pm
Metafor drejtuar LDKs
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Oct 09, 2008 4:02 pm
Albin Kurti ne perballje me Rugovizmin e verber
Ademi85 Përjashtuar
Numri i postimeve : 316 Age : 39 Vendi : StreetGameZerIstogCity Registration date : 14/09/2008
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sat Oct 11, 2008 12:54 am
Shkruan: Shlomo AVINIER
Ibrahim Rugova, për shumë vite udhëheqës i shqiptarëve të Kosovës, dhe që nga viti 2002 edhe president i zgjedhur i Kosovës nën protektoratin e përkohshëm të OKB-së, është krahasuar me Nelson Mandelën dhe në insistimin e tij që shqiptarët e Kosovës do të arrijnë çlirimin vetëm përmes mjeteve paqësore.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës militante, dhe nganjëherë terroriste, mendonte ndryshe, por përfundimisht politika e Rugovës mbizotëroi dhe i fitoi popullit të tij bashkëndjenjen dhe përkrahjen ndërkombëtare në vitet e serta të represionit serb nën Slobodan Milosheviqin.
Fizikisht, ai ishte pikërisht e kundërta e asaj që mund të pritet të jetë një luftëtar shqiptar i lirisë: për të mirë a keq, shqiptarët e kanë imazhin e njerëzve të egër, të pagdhendur malësorë. Rugova dukej paksa si të ishte intelektual hebre nga Varshava e kohës mes dy luftërave - gojëmbël, me sy të pikëlluar dhe të mençur, me zërin që nuk e ngrinte kurrë.
I diplomuar në Sorbonë dhe profesor i letërsisë shqiptare në Prishtinë, ai sigurisht se dukej si profesor, me sytë të mëdhenj e të rëndë, rroba që nuk i përshtateshin dhe një shall leshi që u bë simbol i tij. E megjithatë, ishte ky intelektual në dukje i butë ai që arriti sukses në mbajtjen e kontrollit të popullit të tij.
E takova Rugovën për herë të parë më 1990 në Cavtat, afër Dubrovnikut, kur Instituti Kombëtar Demokratik, me seli në Uashington, bëri njërën nga përpjekjet e fundit për të sjellë bashkë politikanët, shkrimtarët dhe intelektualët nga grupet e ndryshme etnike në Jugosllavinë që asokohe shpërbëhej me shpejtësi. U largova nga konferenca i bindur se treni tashmë ishte larguar nga stacioni dhe se grupet e ndryshme po shkonin secili në drejtimin e vet - dhe të përkushtuar që këtë ta bënin me dhunë.
Megjithatë, duke i dëgjuar zërat e ashpër të serbëve dhe të kroatëve, isha i befasuar nga butësia e Rugovës: ja ku ishte një udhëheqës i një grupi që është viktimizuar më shumë se të tjerët - e megjithatë aty nuk kishte aspak hidhërim, asnjë sharje, aspak urrejtje. Rugova po ashtu kishe arsye të mjaftueshme personale për të mos falur: edhe babai edhe gjyshi i tij ishin vrarë nga komunistët e Titos në konfliktet civile pas vitit 1945.
Me të dëgjuar se unë isha nga Izraeli, ai donte të dinte se si e mbante Izraeli sistemin demokratik në kushtet e luftës dhe rrethimit; ai ishte po ashtu i impresionuar nga historia e vendit në kombndërtim, nga shkrirja së bashku e grupeve ndryshme në një kombshtet. Ai ma dha një libër që e kishte shkruar (në shqip) rreth një filozofi shqiptar të shekullit të 17-të, Pjetër Bodgani, i cili e kishte shkruar një traktat në latinishte të quajtur Cuneus Prophetarum ("Çarja e Profetëve"), dhe ma theksoi kapitullin çër Zoharin dhe kabalistin Sephirot.
Më pas ai e shkroi, në frëngjishte, një përkushtim shpirtmirë personal për mua, duke e përfunduar atë me: "Kombet tona kanë fatin të njëjtë historik". Kur e vizitova atë kah mesi i viteve 90 në shtëpinë e tij në Prishtinë, ai më dhuroi një mineral të rrallë, të nxjerrë, siç e shpjegoi, nga "malet tona".
Kur grupet e tjera në ish-Jugosllavi po e përdornin dhunën për të formësuar shtetet e tyre kombëtare, Rugova e udhëhoqi popullin e tij në një bojkot paqësor të të gjitha institucioneve jugosllave. Në baza vullnetare, dhe i ndihmuar nga kontributet prej diasporës kosovare, Rugova e udhëhoqi popullin e tij në krijimin e institucioneve të shtetit-në-ndër-tim: një kuvend jozyrtar i zgjedhur, një sistem vullnetar i tatimit, shkolla në shqip, një rrjet spitalesh dhe klinikash. Shembulli i Yishuvit hebre në Palestinë ishte pjesë e inspirimit të tij.
Vullneti i Shteteve të Bashkuara dhe i të tjerëve që më 1999 të intervenojnë ushtarakisht në emër të shqiptarëve të Kosovës dhe të parandalojnë spastrimin etnik dhe politikat pothuaj gjenocide të Milosheviqit ia ka borxh shumë mënyrës se si Rugova ishte në gjendje të prezantojë rastin e tij para demokracive perëndimore. Në këtë, Rugova po ashtu ndihmoi në vënien e një standardi për justifikimin e intervenimeve humanitare.
Pas çlirimit nga sundimi serb, Rugova insistoi në pavarësi në bazë të vetëvendosjes. Ai i respektoi lidhjet historike serbe me Kosovën, por megjithatë ishte liria njerëzore, jo pretendimet territoriale, që ishin prioritare në mendjen e tij: me kohë, ai arriti sukses në bindjen e shumicës në bashkësinë ndërkombëtare se kosovarët - që janë më shumë se 90% në këtë rajon - e meritojnë vendin e tyre nën diell.
Duke reflektuar rreth këtij personi të pazakonshëm, patriotik dhe jo të dhunshëm, njeriu nuk mund të përmbahet nga mendimi se sa e ndryshme do të ishte skena jonë në Lindjen e Mesme po të kishin palestinezët një lider si ai. Rruga e Kosovës drejt pavarësisë ende është e shtruar me gurë, por - me disa përjashtime të pakëndshme -ajo nuk ka qenë e hapur me terrorizëm, dhunë dhe bombahedhës vetëvrasës. Populli i tij - dhe bota -duhet t'i falënderohen Ibrahim Rugovës për këtë: në butësinë e tij kishte çelik.
(Autori është profesor i Shkencave Politike në Universitetin hebraik të Jerusalemit. Ky vështrim është botuar në të përditshmen më të madhe izraelite "Ha'aretz").
zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sat Oct 11, 2008 1:07 am
IBrahim rugova ishte vetem nje tradhetare qe u printe nebale te titisteve dhe vazhdimsija e sinanhasanit asgj e tjeter vetem tradhetare i kombint ptuuuuuuuuuuuu
Sponsored content
Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës
Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës