|
| Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës | |
|
+80detektivi Driniiiii ...... rrimtaf Tatoo BashKom Drini_ku haxhiu xhiti xhema Agrone Qerim Klmendi Muja e Halili Medalim Eklips klodian ngadhenjimi Hamitmatjani dezertori Tigrina sela-mi ramadan mekaniku Mirushe Blerti_Gashi martin rinesa Martina Labinot Drenica feratkoca Delia comeback Eva0506 anila katunariplak Gjura Nezir Myrta ELIE Luki Ibrahim Rugova Driola Kushtrimi86 Mergimtari Mysafir Pirro i Epirit Euridika blerim istogalia stabili Ademi85 njonidrenica Arizona paioni Riki30 malesorja e Kosoves MUHAMETII Mister metiii fina luan mreti zeriatdheut voglushja murturi petritkola loredana xhavo_ USHTARILIRIS E_Bukura Guximi Xili rolling albin dibra fi2a1 rroni Ago Muji Kosovarja Tetovari Sofra Leka i Madh Beton Orfe@ 84 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sun Nov 30, 2008 2:49 pm | |
| hahahahahahaha , këta "komunistat" që po i përmend i kapën armët dhe luftuan kundër forcave sllavo-serbe në Kosovë dhe në Preshevë-Medvegjë-Bujanoc dhe atyre makobullgare në Iliridë.
Kush ka abuzu me fondin "Vendlindja Thërret" ? LDK-ja apo jo ? Hajt mos ki frikë ti se të gjitha pisllëqet e LDK-së në një të ardhme të afërt do të demaskohen.
Afro 2000 dëshmorë të Lirisë na paskan qenë frikacakë që i kanë kapë armët dhe kanë luftu.
Ndërsa ky idhulli yt, qëndroi në Kosovë deri sa e mbajti Slloba, më pastaj iki në Itali.
Kush na qenka frikacak në këtë rast ? | |
| | | fina Anëtar i ri
Numri i postimeve : 83 Registration date : 19/06/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sun Nov 30, 2008 4:13 pm | |
| veq ti je nje frikacak, se deshmoret qe dhane jeten per Kosoven ate jane demokratë te cilet e luftuan komunizimin i cili mbreteroi ne Kosove per nje kohe dhe ishin deshmoret qe luftuan për "liri dhe demokraci", keshtu ishte motoja e tyre nese nuk e di. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sun Nov 30, 2008 4:15 pm | |
| TY deshmore i quan tahir zemaj e amet krasniqin e qelbaniket e tyre si rugova me gjithe klanin e sllobos | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sun Nov 30, 2008 4:22 pm | |
| Auuuu Fana Sot me duket se te paska ik truri krejt, mos ja fut kot bijo, ec e mere veten me te mir e mos trego gjepura. Dil nga ai tunel qe jua ka kufizuar shikimin dhe menduarit me koken tuaj. Dil ne hapesire dhe shiqo rreth e rrotull se nuk mendojne te gjithe si verberia juaj. Kte mos e mer per fyerje, por mere per keshille.
Revolucioni eshte afer. | |
| | | ramadan mekaniku Fillestar/e
Numri i postimeve : 45 Age : 55 Vendi : ketu Registration date : 30/10/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sun Nov 30, 2008 11:20 pm | |
| Të flasësh për figurën e Gandit dhe të Dr. Rugovës duhet hyrë thellë në analiza të ndryshme politike, por edhe të kohës kur vepronte Gandi dhe kur vepron Dr. Rugova.
Dr. Rugova është një figurë që ka në veten e tij shumë më shumë veprime se sa Gandi i Indisë, i cili edhe ai njihet si njeri që Indinë e bëri shtet të lirë nga kolonizimi shumë vjeçar anglez.
Historiku i Dr. Rugovës është si i Mesisë dhe veprimet e tij që nga bankat e shkollës e deri tani janë shumë të renditura në rrugën e drejtë për një pavarësi të merituar të Kosovës.
Që të shkruhen të gjitha për Arkitektin e Pavarsisë së Kosovës, Dr. Rugovën, duhet një ekip i madh njerzish dhe një kohë disa vjeçare.
Historiku i emrit të Dr. Rugovës në publik daton që nga vitet e gjashtëdhjeta kur hartimet e tija të shkrura në bankat shkollore lexoheshin pa ndërprë në emisionet e bukura për fëmijë të Radio Prishtinës. Pengesat ishin të mëdha sepse Rugova cilësohej armik junior, me babë e babgjysh të ekzekutuar pa gjyq nga hordhitë serbe e komuniste të kohës.
Tregojnë shokët dhe farefisi se Rugova qysh atëherë kishte një dëshirë të zjarrtë për atdheun dhe gjithë herë në xhepat e tij mbante nga një pjesë dhé të Kosovës. Kjo donte të thoshte se Ai kishte lindur ta bënte Kosovën siç është sot. Për këtë arsye sot poetët shkruajnë, ndërsa këngetarët i kendojnë:
Kah u nise me nji grusht dhe,
Për liri e për atedhe!
Në ato vite jo vetëm në Dukagjin por edhe në tërë Kosovën ishin bërë të njohur dy emra: Jusuf Gervalla dhe Ibrahim Rugova të njohur njëri për artet e bukura e tjetri për letërsi.
Ibrahim Rugova si student do të tregohej edhe më i vendosur për t’i realizuar ëndërrat e të parëve. Ai emrohet redaktor pergjegjës i gazetës së studentëve "Bota e re" dhe me punën e tij theu shabllonin e shkrimeve pa alternativë të kohës. Ky qysh atëherë thoshte se Kosova nuk mund të ishte Kosovë pa trojet etnike që e rrethojnë dhe për këtë arsye në stafin e "Botës së Re" ofron afër vetës Rexhep Ismailin nga Presheva, Eqrem Bashën nga Dibra, Hajrullah Koloiqin nga Kraja e shumë studentë tjerë nga viset tona etnike.
Duhet cekur se qysh atëherë gazetat e ndryshme të kulturës Ibrahim Rugovës i rezervonin faqe të tëra për punimet e tija.
Me titullin Dr. në vitet e tetëdhjëta vëhet në krye të Shoqatës së Shkrimtarëvë të Kosovës ndërsa në tubimin e shkrimtarëve të tërë Jugosllavisë në Novi Sad në fjalën e rastit nder të tjera tha: "Unë jam këtu për ta mbrojtur popullin tim, idealet e tija fisnike të lirisë".
Përsonaliteti i Dr. Rugovës tani jo vetëm tek shqiptarët por edhe tek bota ndërkombtare shënonte rritje, ndërsa interesimin e kishte edhe fitimtarja kundër komunizmit, Amerika e cila ia dha vendin e nderit në Shtëpine e Bardhe, ndërsa qyteti i Nju Jorkut e shpall Qytetar Nderi, sepse Dr. Rugova me shokë formoi partinë e parë me program demokratik. Rugova e dinte se shansin e pluralizmit duhet shfrytezuar, andaj edhe u hodh në punë të palodheshme. Më 23 dhjetor 1989 Dr. Rugova u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës që drejtëperdrejt e sfidoi regjimin komunist të Beogradit. Falë Dr. Rugovës LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit edhepse në ndërkohe shfaqen edhe parti e forca tjera politike.
Duhet ta dimë se historikisht Kosova ka pasë burra të fortë dhe trima, por asnjë nga ata nuk ka ditë sikurse Dr. Rugova ta harmonizon trimërinë dhe mençurinç me urtesinë. Vendimet e marra historike ishin udhërrëfyese për tërë një popull i cili synonte lirinë dhe demokracinë dhe flakjen e robërisë shekullore.
Bota tani po çuditej se si një njeri mund ta formonte një qeveri paralele duke mos përfill pushtetin dhunues serb, e që njëherit ishte një pushtet faktik i shqiptarëvë të Kosovës. Ky në fakt ishte pushteti moral dhe unik për të gjitha kohrat në hapsirat botërore. Politika e Dr. Rugovës ishte politikë reale dhe shumë e përgjegjëshme për rrethanat. Andaj për Dr. Rugovën rënditeshin shpërblime e mirënjohje deri të titujt Doctor Cauza (Doktor Nderi) në shumë Univerzitete botërore, duke filluar që nga Univerziteti i Parisit e deri te ai i Tiranes. | |
| | | ramadan mekaniku Fillestar/e
Numri i postimeve : 45 Age : 55 Vendi : ketu Registration date : 30/10/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sun Nov 30, 2008 11:21 pm | |
| Pos tjerash ai merr Çmimin për paqë i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë më 1995;
-Më 1998 iu dha Çmimi Saharov i Parlamentit të Evropës;
-Më 1999 Dr. Rugovës i jepet Çmimi për paqe i qytetit të Münsterit në Gjermani;
-Në vitin 2000 për merita të luftës dhe paqes Katalonia e Spanjës i jep Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguera” në Barcelonë dhe shumë tituj e Çmime tjera. Pos tjerash Dr. Rugova shpallet edhe Qytetar Nderi i shume qyteteve, si Venedikut, Milanos, Breshias, Nju Jorkut e shumë të tjërë.
Por, falsifikatorët e ndryshëm që nuk janë të paktë e akuzojnë për një politikë dhe rezistetncë kinse pasive, të cilët synojnë denigrimin me qëllim të figurës më të madhe që pati kombi ynë. Askund nga analistët e mëdhenj botërorë nuk mund ta quanin politikën e Dr. Rugovës „politikë paqsore“ kur edhe vetë Serbia e dinte se politika e Dr. Rugovës ishte luftë e hapur kundër Serbisë dhe politikës kolonizuese të saj.
Veprimet e politikës ”paqësore” të Dr. Rugovës jo vetëm që nuk pranoheshin nga qarqe shqiptare, por duke u solidarizuar me serbët mundoheshin ta stagnonin e bile edhe ta luftonin me fjalë e me zjarr. Ata i filluan edhe vrasjet kundër aktivistëve më të devotshëm të LDK-së, vetëm e vetëm që Dr. Rugovën ta friksonin. Por Mesia i shqiptarëve nuk frikësohej, sepse e dinte se është duke ecur me hapa të sigurt në rrugën e popullit dhe të lirisë së tij.
Çka mund t’u thuhet veprimeve të menduara mirë të Dr. Rugovës, kur bëri planet më të ndritura për mbrojtjën e Kosovës ? Dhe stalinistët Kosovarë akoma nuk pranin por mundoheshin që me ndihmën e Fatos Nanos dhe klyshëve tjerë të Stalinit ta degradonin edhe punën e mundimshme të popullit dhe të Rugovës (populli dhe Dr. Rugova kishin një shpirt e një frymë) që do ta shënojmë me sa vijon:
1.-Dr. Rugova organizoi mbrojtjen territoriale me kuadro profesioniste dhe me tërë popullin;
2.-E formoi ministrinë e mbrojtjës dhe Shërbimin Informativ të Kosovës;
3.-Dërgoi djem vullnetarë në përgaditjet ushtarake në Shqipëri;
4.-Jo njëherë jua tërhoqi vërejtjen Serbisë dhe BN se shqiptarët mund t’i radikalizojnë veprimet për mbrojtjen e tyre;
5.-Mori nismën për Deklaratën kushtetuese të 2 Korrikut (2 Korrik 1990) ku Kosova shpallet Republikë;
6.-Nismën për shpalljen dhe miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut 7 Shtator 1990;
7.-Referendumi popullor për pavarsinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991;
8.-Mbajti zgjedhje presidenciale të Republikës së Kosovës më 24 maj 1992 që ishte shenja e parë nga shkëputja totale nga okupimi serb e shumë e shumë veprime tjera të cilat janë të njohura për shqiptarët.
Për t’i shënuar të gjitha veprimet atdhetare të Dr. Rugovës, nuk do të mjaftonin as numrat, ngase ne nuk mund t’i dimë të gjitha politikat e larta e sekrete
Fillimi i luftës së pritshme e gjeti Kosovësn të gatshme për rezistencë dhe të armatosur, por duhej maturi dhe veprime të matura taktike e strategjike, sepse raporti i forcave ishte shumë i pabarabartë. Lufta filloi dhe Dr. Rugova e parkrahu fuqimisht këtë luftë. Dërgimi i Deputetëve në Drenicë këtë e tregonte haptazi. Por çka ndodhi atje? Ata që thirren si bërës të luftës, i burgosën, i torturuan e pastaj të sharë, të rrahur e të poshtëruar i lëshuan. Ky ishte sabotimi i parë i luftës së drejtë që Kosova bënte kundër një okpatori shekullor. Sabotimet tjera vinin radhazi e sidomos me vrasjen e Ministrit të Mbrijtjes Kolonel Ahmet Krasniqit e shumë të tjerëve gjatë dhe pas kohës së pasluftës.
Por një gjë dihet botërisht se tani së fundi kanë filluar që edhe komandantët e së majtës të pranojnë se "të gjithë luftëtarët na vinin nga radhët e LDK-së" dhe së "luftën e bëri populli" e dihet fare mirë se shumica e popullit ishte LDK, ishe Dr. Rugovë.
Luftërat e zhvilluara në Dukagjin dhe në Koshare janë dëshmia më e fuqishme se lufta institucionale ishte shumë më e suksesëshme se sa lufta guerile që udhëhiqej nga Vilat e Enver Hoxhës në Tiranë.
Dëshminë që pati në gjyqin e Hagës Dr. Rugova kundër vrastarit të Ballkanit, ishte përgënjeshtrim i bindshëm për të gjithë shpifarakët stalinistë në Kosovë, në Shqipëri e në Mërgatë, që me dinjitetin dhe bindjen e tij i la të turpëruar gojëkëqinjët e sojit komunist, të cilët as që ishin pjesë e luftës por që u iponuan dhe imponohen dhunëshëm gjatë dhe pas luftës. Mediat vendore dhe botërore raportonin, “Ndodhi ballafaqimi i shumëpritur: Presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, dëshmon kundër kriminelit Millosheviq në Gjykatën e Hagës”. Ai pos tjerash deklaroi: „Beogradi vendosi ta shkatrrojë Kosovën me luftë dhe me dhunë“. | |
| | | ramadan mekaniku Fillestar/e
Numri i postimeve : 45 Age : 55 Vendi : ketu Registration date : 30/10/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Sun Nov 30, 2008 11:22 pm | |
| Për të gjitha meritat e Dr. Rugovës tregon sot populli i Kosoves dhe e mbarë bota e qytetëruar demokratike që atë e rendit shumë para Gandit dhe që e tejkalon Gandin urtak.
Vdekja e Dr. Rugovës ishte vdekje e hershme dhe humbje e madhe për popullin e Kosovës dhe LDK-në si parti më e madhe në trojet tona. Turmat qindramijëshe që i shkonin në nderim të këtij Kolosi tregonin fort fuqishëm dashurinë që kishte arritur ta mbillte tek ne dhe në ne. Edhe në temperaturat nordike të atij dimri, gra, pleq, fëmijë e plaka, intelektualë e fshatarë me dhembje në shpirt qëndronin me orë të tëra me qëllim të një përkulje falenderimi pranë arkovilit të më të Madhit njeri që pati historia e re e shqiptarëve. Varrimi i tij ishte varrim i një burrështatasi që bota demokratike dhe ajo përparimtare ia njifnin rolin dhe meritat që ai i kishte në luftën e drejtë për liri e pavarësi të Kosovës.
Por tani pas vdekje ngrihen në këmbë dallkaukët, falsifikatorët, inatçorët, kurrkushët e kush jo tjetër, duke i bashkuar forcat për denigrimin e kësaj figure historike, që populli shqiptar pati fatin ta ketë në gjiun e tij. Filluan pastrimet brenda partisë së LDK-së, dalin në shesh fraksionet e ndryshme, ndarjet në LDK-istë e Rugovistë, krejt me qëllim të përfitimeve vetanake dhe marrjes së pushtetit nga ata që më së paku e meritojnë. Disa OJQ që janë bërë si pulat e këqija që kokrrat i hanë në oborrin e vet ndërsa vezët ia bëjnë fqiut, nuk zgjedhin mjete jo vetëm për ta diskredituar figurën madhore të Dr. Rugovës, por synojnë haptas shkatrrimin e LDK-së si parti e cila nën udhëheqjen e Strategut tonë, Kosovës ia solli lirinë e ëndërruar me shekuj.
Por Dr. Rugova ishte njeriu që mbolli farën e dashurisë njerzore. Ajo farë akoma është në zemrat tona dhe na mbanë të fortë që ta ndjekim rrugën e Tij. Akoma ka forca LDK-ja që dinë ta shporrin urrejtjen dhe atë ta shndërrojnë në dashuri, që ndarjet t’i kurorëzojnë me bashkim, që hubjet t’i bëjnë fitore. LDK-ja duhet të gjallojë për hir të popullit dhe lirisë së Kosovës, duhet të gjallojë pë hir të kujtimit për njeriun që perëndia na e dhuroi pas shumë vuajtjeve shekullore.
Kjo dhuratë e ka vetëm një emër: Dr Ibrahim Rugova Presidenti i parë i Kosovës dhe Strategu i Pavarsisë!
Ky emër ka diçka që e bën më të madh se Gandin urtak, ka diçka mitike dhe Clemetiane që Kosova dhe populli shqiptar jetuan në kohën e Tij. | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Dec 01, 2008 12:05 am | |
| Lexoj po te njejtat gjera qe gjithmon i kemi lexuar tek "Bota Sot" organ i LDK-se.
Ke degjuar ndonjehere shprehjen e njohur shqipetare. -A doni me per Belulin? | |
| | | Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Dec 01, 2008 12:37 am | |
| Mirë se ke ardh ramadan mekaniku, ato që i ke postu shkelin rregullorën në dy pika.
Pika e parë ; janë të cekura më herët , në brendësi të temës mundesh me i gjet ato fjalë miradie që i ke postu. Pika e dytë ; postimet copy/paste nuk lejohen , përveç disa rasteve speciale. Ky rasti yt nuk është aspak special , sepse këto shkrime i gjen në çdo faqe të internetit.
Edhe pse shkel rregullorën vendosa të ndërlidhem paksa me këto që ke sjell ; të gjitha ato çmime Evropa ja ka dhënë apo jo ? Pse ? Sepse Evropa nderon veglat e saj , një ndër ta ishte edhe I.R. më thuaj vallë përse lufta heroike e UÇK-së nuk nderohet nga të huajtë ? Përse nuk nderohet , por kur flitet për UÇK-në bazohen në fakte sllavo-serbe , përse nuk flitet për heronjët e UÇK-së , përse nuk flitet për familjen Jashari ? Sepse UÇK-ja , dëshmorët e kombit dhe të gjithë ata që kanë luftuar për liri dhe bashkim nuk kanë qenë vegla të Evropës dhe kurrën e kurrës ata që do punojnë dhe veprojnë për çështjen kombëtare nuk do lavdërohen nga Evropa. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Mon Dec 01, 2008 1:04 am | |
| Mallkoj diten qe ka lindur ky tradhetar... |
| | | fina Anëtar i ri
Numri i postimeve : 83 Registration date : 19/06/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Tue Dec 02, 2008 11:34 pm | |
| me pelqeu elaborimi qe kishte bere dikush me lart per krahasimin e Rugoves me Mahatma Gandin, njeriu i paqes, edhe ajo eshte kryesorja qe populli i Kosoves eshte ai qe beri vlersimin final per Dr. Rugoven, neser te gjithe do te krenohemi qe kemi pasur nji njeri te tille dhe se Kosova do te identifikohet me emrin e Ibrahim Rugoves, njeriu me i madhe i te gjitha koherave per Kosoven. | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Tue Dec 02, 2008 11:51 pm | |
| Auuuuu Fana, na paske munguar moj zemer, qe te na e tregosh prallen para gjumit, flm! Kto pralla dhe laborate, nuk ju shiten ktu, kot e keni mos u mundoheni fare.
Rugova ishte nje hiç, jetoj per hiç, dhe vdiq po per hiç.
Kto elaborate jan te gjitha vargje nga korri i LDK Titiste asgje nuk eshte reale edhe as e vertet.
Po ku ka turp me te medhe se kur te dekorojn te huajt dhe te mallkone populli yt. Rugova ishte nje sabotues, nje perçares, nje injorant,nje pianec, nje sherbetor dhe se fundi nje kryetradhetar i kombit. Pershendetje Revolucionare nga Gjura. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Dec 03, 2008 1:02 am | |
| Une nuk mendoj se ia vlene qe ende te flitet per nje figure te deshtuar sic ka qene rugova. Kte energji qe e shpenzojme duke e kritikuar te kaluaren e tij, te e shpenzojme ne nje drejtim qe do te ndikonte tek pasardhesit tane nje gje, qe ata mos te kene nevojne te komentojne historite e tradhetareve shqiptar, por te mendojne vetem per progeresin e Shqiperise etnike! Me t'mira | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Dec 03, 2008 1:50 am | |
| - MUHAMETII shkruajti:
- Une nuk mendoj se ia vlene qe ende te flitet per nje figure te deshtuar sic ka qene rugova.
Kte energji qe e shpenzojme duke e kritikuar te kaluaren e tij, te e shpenzojme ne nje drejtim qe do te ndikonte tek pasardhesit tane nje gje, qe ata mos te kene nevojne te komentojne historite e tradhetareve shqiptar, por te mendojne vetem per progeresin e Shqiperise etnike!
Me t'mira Muhameti jo vetem se pajtohem me mendimin tuaj, por edhe e mbeshtes ne qdo pike e presje, dhe s'kemi pse diskutojme me shume per kete njeri, ne kohen qe kemi pune shume dhe me te rendesishme per te bere. Koha do e vertetoje me mire se kush ka qen, qfar ka bere etj ky njeri! Respekt. |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Dec 03, 2008 1:37 pm | |
| Analiza politike - historike
Realpolitika e Ibrahim Rugovës ( 19 ) Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova
· “Gjatë kohës së luftës, unë kam marrë një herë një gjysmë miratimi për të kontaktuar me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Kam qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që kam shkuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe jam përpjekur për të vënë një kontakt, që të bëjmë një proces unifikimi dhe e them me përgjegjësi se fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova. Këtë e them jo se e kam dëgjuar, por e them se kam qenë palë në mes”. ( Milazim Krasniqi, ish-bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës, Kosovapress 16. 06. 2000 )
P ë r m b a j t j a
· Ofensiva serbe dhe aktiviteti diplomatik ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes dialogut;
· Milazim Krasniqi: Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova;
· Vizita e Richard Holbrookut në Junik;
· Hollbrook: “Zotëri President - Ju duhet të takoheni me zotin Demaçi”;
· Adem Demaçi: „Ibrahim Rugova politikan i dështuar, duhet të tërhiqet nga skena politike…“;
· Jakup Krasniqi: „Ibrahim Rugova që moti i ka shkëputur lidhjet me popullin…“;
· Fehmi Lladrovci: „Politika e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, nuk solli gjë konkrete…“;
· Richard Holbrook: „Ne e mbështesim presidentin Rugova, i cili është për një zgjidhje paqësore dhe pa dhunë…“;
· Kush e riciklonte përçarjen brenda faktorit politikë e ushtarak shqiptarë?!
· Konstituimi i Kuvendit - synim për defaktorizimin e UÇK’së;
· SHP i UÇK’së: UÇK është në krijimin e institucioneve, për kushtet dhe rrethanat e luftës.
Shkruan: Sheradin Berisha
|
==================================== Ofensiva serbe dhe aktiviteti diplomatik ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes dialogut Atë ditë kur delegacioni i Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën ishte në takimin gjysëm orësh me presidentin Klinton në Washington, satrapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviç intensifikon operacionet ushtarake në Kosovë. Forcat ushtarake-policore serbe gjatë ofensivës së re në rajonin e Dukagjinit ka përdorë gjithë arsenalin ushtarak dhe artilerinë e rëndë me qëllim të shkatërrimit të UÇK’së, dhe të shpërnguljes së popullatës shqiptare nga fshatrat që shtrihen përgjatë aksit rrugorë Gjakovë - Deçan - Pejë, i cili mbahej vazhdimisht nën kontrollin e njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ofensivë gjithëpërfshirëse ka bërë që takimi i radhës që ishte paraparë të mbahet më 5 qershor 1998, në Prishtinë, ( pas takimit të 22 majit) midis negociatorëve të Rugovës dhe Millosheviqit, të anulohet. · Foto: Takimi serbo-shqiptarë në selinë e LDK-së, më 22.05.1998 Për shkak të situatës së krijuar në Kosovë, më 6 qershor në Prishtinë do të vijë diplomati gjerman Wolfgang Ischinger - Drejtor Politik në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë. z. Ischinger gjatë takimit me Ibrahim Rugovën dhe grupin e tij negociator, bëri të qartë qëndrimin se ”negociatat me Serbinë duhet të vazhdojnë pas qetësimit të gjendjes në Dukagjin dhe në Drenicë”, ndërsa Ibrahim Rugova si gjithmonë shprehu gatishmërinë për rifillimin e negociatave me Beogradin, pa i kushtëzuar ato negociata! Në gjysmën e parë të qershorit 1998 do të intensifikohet aktiviteti i diplomacisë ndërkombëtare për Kosovën. Kështu, më 8 qershor do të mblidhet Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian, tri ditë më vonë, më 11 qershor do të mbahet takimi në nivelin më të lartë i shteteve anëtare të Paktit NATO, dhe më 12 qershor do të mblidhet Grupi i Kontaktit. Në vendimet e dala nga këto takime, nuk mund të nxjerrish as një formulë të qartë që përcakton mënyrën se si duhet ndalur lufta në Kosovë, ndërsa sa i përket statusit të Kosovës, saktësohet qartë, Kosovës duhet t´i kthehet autonomia, të cilën e kishte deri në vitin 1989. Në të vërtet nga këto mbledhje iu dërgua një mesazh Serbisë. Për t’ia tërhequr vërejtjen Sllobodan Millosheviqit për “përdorimin e tepruar të dhunës” ndaj shqiptarëve, më 15 qershor 1998 forca veriatlantike e NATO’s organizoi një manovër katër orëshe mbi hapësirën ajrore të Shqipërisë e të Maqedonisë, ku morën pjesë 13 shtete anëtare të kësaj aleance ushtarake. Kjo manovër u mbajt pikërisht në ditën kur Millosheviqi kishte arritur për vizitë në Moskë me ftesë të presidentit rus Boris Jelcin, (të dakorduar paraprakisht edhe me Kancelarin gjerman Helmut Kohl), ndërsa në të njëjtën kohë Ibrahim Rugova po qëndronte për vizitë në Angli dhe Francë! Më 8 qershor, pikërisht në ditën kur në Bruksel do të mblidhet Këshilli i Ministrave të BE-së për të diskutuar lidhur me gjendjen e re në Kosovë, në Prishtinë vjen ambasadori amerikan në Shkup, Chrisofer Hill. Për t´u njohur nga afër me situatën në teren, ambasadori Hill udhëton në zonën e Dukagjinit ku ato ditë ishin zhvilluar luftimet të përgjakshme. Në këtë udhëtim z.Hill i shoqëruar nga dr.Fehmi Agani…, viziton Gjakovën, Deçanin, Prejlepin, Junikun etj., dhe sheh nga afër shtëpitë e djegura e të shkrumbuara si dhe shpërnguljen e popullatës shqiptare nga vendbanimet e tyre. Me vizitën e tij në një zonë luftarake, z.Hill ka bërë të qartë se tashmë është ndëmjetësues amerikan për çështjen e Kosovës, duke zavendësuar ambasadorin Robert Gelbard. Kjo vizitë duket se ka ndikuar dukshëm tek ambasadori Hill në qartësimin e gjendjes reale në zonat e luftës dhe me këtë rast ka kuptuar se pa riorganizimin e faktorit politik shqiptar, në pajtim me rrethanat e reja, nuk do të ketë negociata të suksesshme me Beogradin. Milazim Krasniqi: Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova Gjatë muajve të verës 1998 diplomacia amerikane do të bëjë përpjekje të unifikojë faktorin relevantë politik shqiptar në Prishtinë, Lidhjen Demokratike të Kosovës, me partitë tjera që konsideroheshin të afërt me UÇK-në, në radhë të parë me Partinë Parlamentare të Kosovës që drejtohej nga Adem Demaçi dhe me drejtuesit e Lëvizjes Demokratike Shqiptare, akademik Rexhep Qosjen, Hydajet Hysenin dhe Mehmet Hajrizin, dhe personalitete tjera, që mund të ishin të frytshëm në procesin negociator me Serbinë. Derisa faktori ndërkombëtar përpiqej t’i bashkojë partitë shqiptare në Prishtinë, për të krijuar një trup të përbashkët shqiptare për vazhdimin e dialogut me Serbinë, prej kohësh Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) dhe Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) angazhoheshin për bashkimin e gjithë faktorit politik e ushtarak, në një Front për Çlirimin e Kosovës. Mirëpo, „lufta“ e pakompromis në mes faktorëve politik e ushtarak shqiptarë për të qenë i parë ( në krye të piramidës), ka bërë që të mos arrihet kurrë një bashkim i mirëfillt, dhe kjo gjendje duket se është reflektuar negativisht edhe në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Milazim Krasniqi, njëri nga themeluesit e LDK-së dhe bashkëpunëtor më i afërt i Ibrahim Rugovës, për mosunitetin e faktorit shqiptar e bën përgjegjës pikërisht z. Rugova. “Gjatë kohës së luftës, unë kam marrë njëherë një gjysmë miratimi për të kontaktuar me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Kam qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që kam shkuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe jam përpjekur për të vënë një kontakt, që të bëjmë një proces unifikimi dhe e them me përgjegjësi se fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova. Këtë e them jo se e kam dëgjuar, por e them se kam qenë palë në mes”, ka thënë shkrimtari dhe publicisti Milazim Krasniqi . ( Lexo: Kosovapress, 16. 06. 2000) Në këto rrethana mosuniteti të faktorit shqiptarë, SHP i UÇK-së, me qëllim të komunikimit me opinionin e gjerë, të brendshëm dhe atë të jashtëm, përmes deklaratës politike nr.3, datë 11 qershor 1998, bën të ditur se për zëdhënës të tij ka caktuar Prof.Jakup Krasniqin, nga fshati Negroc i Drenicës. Dy ditë më vonë zëdhënësi i UÇK-së Prof.Krasniqi, në paraqitjen e parë publike që u emitua në RTSH (më 15. 06. 1998), bëri të qartë qëndrimin e SHP të UÇK-së për të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe qëllimin e luftës çlirimtare. · Foto: Jakup Krasniqi, me rastin e paraqitjes së parë publike Vizita e Richard Holbrookut në Junik Më 24 qershor 1998 në Kosovë vjen diplomati amerikan Richard Holbrook. Fillimisht z.Holbrook, (së bashku me ambasadorin Hill), të shoqëruar nga dr.Fehmi Agani, Veton Surroi dhe Blerim Shala, të përcjellur nga dhjetra gazetarë vendor dhe të huaj, do të vizitoi rajonin e Dukagjinit. Holbrook e ka vizituar fshatin Junik dhe ishte hera e parë që zyrtarisht, një diplomat i lartë amerikan, takohet me njerëzit që mbanin uniformën e UÇK-së, ndërsa z.Hill, tri javë më parë (29 maj) kishte takuar njerëz të armatosur të UÇK-së, por pa uniforma. · Lexo: Takimet Holbrook-Miloshevic në Beograd dhe Holbrook-Rugova në Prishtinë, BBC News - June 23, 1998 Richard Holbrook në Junik u pritë shumë mirë nga UÇK-ja, madje në një odë të madhe të Junikut ai bëri një foto me poetin Hajdin Abazi i njohur si Lum Haxhiu, i cili ishte i veshur me uniformë ushtarake të UÇK-së dhe mbante në dorë një pushkë automatike. Kjo foto ato ditë u publikua në faqet e para të mediave më prestigjioze botërore. Takimi i Holbrookut&Hillit me përfaqësuesit e UÇK-së në Junik, ka ndikuar dukshëm në ripozicionimin e tyre karshi skenës politike shqiptare, dhe tashmë ishte i pashmangshëm kyqja e faktorit UÇK në proceset politike që po zhvilloheshin për Kosovën, në Prishtinë dhe në qendrat tjera vendimmarrëse të botës. · Foto: Richard Holbrook në Junik, së bashku me Hajdin Abazin (Lum Haxhiun) Derisa Holbrook po qëndronte në Kosovë, Ibrahim Rugova ishte për vizitë në Gjermani ( pas qëndrimit në Londër e Paris), ku u takua me ministrin e jashtëm gjerman Klaus Kinkel dhe Kancelarin Helmut Kohl. Me këtë rast Klaus Kinkel, z.Rugova ia ka përsëritur qëndrimin e Grupit të Kontaktit, për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve me Sllobodan Millosheviqin, ndërsa në takimin që pati Rugova me Kancelarin Kohl, e që e emitoi TV-ZDF’i gjerman më 25 qershor 1998, Kohl i thotë Rugovës: ”Duhet të jesh i matur dhe i qëndrueshëm në kërkesën e një autonomie të zgjeruar në kuadër të Jugosllavisë”, ndërsa Rugova në vend se t’i kundërshtonte me argumente të shumta këto qëndrime që tashmë ju kishte dalur boja (derisa Kosova po digjej e shkrumohej nga ushtria barbare e Millosheviqit), ai u shpreh pro dialogut me Millosheviqin, dhe me këtë rast zyrtarët gjerman i falënderoj për kontributin e tyre që po japin në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në këto rrjedha, më 26 qershor 1998, sipas një raporti të gazetës “New York Times”, i botuar në të përditshmen “Koha Ditore” amabasadori amerikan Gelbard ( i cili tashmë duket të ketë ndryshuar qëndrimin “negativ” që kishte në fillim të vitit 1998 ndaj UÇK-së ), në Zvicër, takohet me dy përfaqësuesit politik të UÇK-së në perëndim, Bardhyl Mahmutin dhe Ramadan Avdiun. Një ditë para se të ndodhte ky takim, James Rubin kishte deklaruar në Departamentin e Shtetit se një takim me udhëheqjen politike të UÇK-së mund të ndodhte së shpejti dhe se Millosheviqi duhet ta pranonte atë fakt. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Dec 03, 2008 1:39 pm | |
| Hollbrook: “Zotëri President - Ju duhet të takoheni me zotin Demaçi”
Po të njejtën ditë, (më 26 qershor), pas qëndrimit një ditor në Beograd, protagonisti i ashtuquajtur i “bulldozher-diplomacisë” ndërkombëtare, Holbrook vjen në Prishtinë dhe së bashku me abasadorin Hill dhe një oficer të lartë amerikan takohen fillimisht me Adem Demaçin. Ndonëse prej disa javësh qyteza e Kijevës mbahej nën rrethim të plotë të UÇK’së, Holbrook atë ditë do ta përsërisë disa herë slloganin “Kijeva është sot vendi më i rrezikshëm në Evropë” dhe prandaj në takimin e tij me Adem Demaçin ka kërkuar që të ndikojë mbi UÇK’në për të zhbllokuar këtë qytezë, (që shtrihej përskaj aksit rrugorë Prishtinë-Pejë), ku prej disa javësh mbaheshin të rrethuar rreth 200 civilë serbë dhe dhjetra policë serbë, nga njësitë e UÇK-së.Hollbrook më 26 qershor në një takim tjetër që pati me Ibrahim Rugovën do të shfaqte haptazi pakënaqësinë e tij me nivelin organizativ të shqiptarëve. “Ne nuk mund të ecim përpara pa pasur një partner serioz te ju. Duhet të organizoheni shumë më mirë… Duhet t´i lini prapa mëritë dhe inatet personale…“ i ka thënë Holbrook, Ibrahim Rugovës. „Ta zëmë, ju, zotëri President“, kur e keni thirrë për herë të fundit Demaçin për të diskutuar me të problemet në Kosovë…?“ e pyet Hollbrook, Ibrahim Rugovën. Dhe, Rugova siç e kishte zakon në këto raste përgjigjet: “Paj, e kam thirrë dhe do ta thërras…Por, ne, këtu kemi një rend demokratik të krijuar me zgjedhje dhe duhet ta respektojmë atë…“. Ndërkaq Holbrook i thotë Rugovës: “Shikoni zotëri President… unë ju çmoj si president, edhe pse e dini mirë se as ne, e as dikush tjetër në perëndim, nuk ua ka njohur zgjedhjet…( është fjala për zgjedhjet e 22 marsit 1998 - Sh.B)…Këtu më nuk kemi kohë për të humbur…Ju duhet të takoheni me zotin Demaçi..“ ( Për më tepër lexo: B.Shala „Vitet e Kosovës 1998-1998“, Prishtinë 2000, faqe. 96-97 )· Foto: Nga takimi Rugova - Holbrook, ( Qershor 1998 )Ibrahim Rugova, ndonëse prej kohësh ishte mësuar të jetë i pari në krye të piramidës politike shqiptare, nuk dëshironte ta prishte rendin e krijuar demokratik (me ato „institucionet fiktive“ të ndërtuara, pa u penguar nga regjimi pushtues serbë), për të krijuar një organizëm të mirëfillt kombëtar. Ky „president“ duke qenë kundër unitetit politik e ushtarak me faktorët më relevantë shqiptar, vet ishte shndërruar në një faktor të mosunitetit të shqiptarëve, dhe ky veprim gjatë gjithë kohës ka dëmtuar rëndë interesat strategjike të luftës sonë çlirimtare.Për të bërë më të plotë këtë konstatim, duhet pranuar se për këto veprime të Rugova një pjesë të përgjegjësisë e mbanin padyshim edhe diplomatët amerikan dhe faktorët tjerë ndërkombëtar. Ambasadorët Hollbrook dhe Hill edhe pse këmbëngulnin në krijimin e një trupi të përbashkët „ekzekutiv“ të shqiptarëve, megjithatë ata, Ibrahim Rugovën e konsideronin si njeriun kyç në procesin e negociatave me Serbinë. Pra, thënë qartë, ata përpiqeshin ta krijonin një unitet të shqiptarëve, por, pa e eliminuar Ibrahim Rugovën nga skena politike shqiptare.Adem Demaçi: „Ibrahim Rugova politikan i dështuar, duhet të tërhiqet nga skena politike…“
Në këto përpjekje të diplomacisë amerikane etj., simboli i rezistencës shqiptare Adem Demaçi, nuk shihte organizim të mirëfillt politik e ushtarak me Ibrahim Rugovën në krye (deri sa ai e injoronte skajshmërisht faktorin UÇK), prandaj, disa herë ka kërkuar që Rugova të tërhiqet nga skena politike, për t´i lënë rrugë krijimit të një uniteti të mirëfillt nga forcat politike e ushtarake, pa e përjashtuar këtu as LDK’në si parti.· Foto: Adem Demaçi dhe Ibrahim Rugova Këtë qëndrim real, Adem Demaçi do ta artikulojë zëshëm edhe në një takim të partive politike shqiptare, të mbajtur me 1 korrik 1998, nën monitorimin e ambasadorit Hill. Mbledhja e 1 korrikut u mbajt në barakën e LDK’së, dhe duket se ky takim u thirrë nga Rugova, sa për t´iu shmangur akuzave të shumta që vinin nga diplomatët amerikan dhe nga partitë tjera shqiptare, të cilat nuk përfilleshin në asnjë mënyrë nga „presidenti“.Që në fillim të takimit Ibrahim Rugova shpërfaqi idenë e mbledhjes së Kuvendit dhe formimit të Qeverisë mbi bazën e zgjedhjeve të 22 marsit 1998, ku do të përfshiheshin edhe partitë politike, që i patën bojkotuar ato zgjedhje. Kjo ide e Rugovës nuk u pranua nga Adem Demaçi, Rexhep Qosja dhe Hydajet Hyseni, për faktin sepse zgjedhjet „parlamentare e presidenciale“ të 22 marsit ( të cilat ishin mbajtur me tolerimin e Serbisë), ndonëse ishin burim i vazhdueshëm i përçarjeve politike (tashmë disa mujore) nuk mund të merreshin si pikënisje për të krijuar një unitet të shëndosh politik shqiptar.Për më tepër, pikërisht Ibrahim Rugova me veprimet e tija skajshmërisht autoritare, kishte shpërfillur edhe vetë idenë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, sepse, tashmë, kishin kaluar njëqind ditë e ca, prej se ishin mbajtur ato zgjedhje, ndërsa brenda kësaj periudhe, ai me tarafin e tij politik ka luajtur tmerrshëm me kartën e përçarjes, duke formuar grupe negociatorësh si: G-15, G-4 e të tjera si këto, për të dialoguar me Serbinë, ndërkohë që ka shpërfillur partitë tjera politike, të cilat kërkonin një bashkim të gjerë politik, duke përfshirë këtu edhe faktorin më të rëndësishëm të kohës: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Duke pas parsysh mbështetjen që i jepnin diplomtatët amerikan, Ibrahim Rugovës, më 4 korrik në zyrën amerikane në Prishtinë, Adem Demaçi, para ambasadorëve: Richard Holbrook dhe Christopher Hill, ka shprehur hapur dyshimet e tij për insistimin e tyre, që Rugova të mbetej në çdo mënyrë lojtari kryesor i skenës politike shqiptare. Demaçi me këtë rast, diplomatëve amerikan shumë hapur ju thotë, se nuk është në interesin amerikan të përkrahet një politikan krejtësisht i dështuar, çfarë është Ibrahim Rugova.Jakup Krasniqi: „Ibrahim Rugova që moti i ka shkëputur lidhjet me popullin…“
Ato ditë, zëdhënësi i UÇK’së Jakup Krasniqi, në një intervistë ekskluzive për “BBC World” ka pohuar se ”Ibrahim Rugova dhe njerëzit që e rrethojnë kanë penguar pavarësinë e Kosovës…se politika disavjeçare e udhëhequr nga Ibrahim Rugova është politikë e dështimeve të vazhdueshme…dhe se politikën duhet ta udhëheqin dhe do ta udhëheqin forcat e reja.” Ndërkaq, në një intervistë tjetër dhënë „Zërit të Amerikës“ disa ditë më parë (më 27 qershor 1998) z.Jakup Krasniqi, deklaron, se: „Ibrahim Rugova që moti i ka shkëputur lidhjet me popullin dhe se UÇK’ja e ka pasur dhe e ka krahun politik.“ Ndërkaq në pyetjen, a do të mund Ibrahim Rugova të drejtonte UÇK’në, Krasniqi përgjigjet: “Ibrahim Rugova nuk ka krijuar kapital politik për të drejtuar UÇK’në. UÇK’në nuk mund ta kontrollojnë njerëzit që e kanë akuzuar atë. Rugova do të bënte mirë të pushonte çdo aktivitet që pengon aksionet e UÇK’së dhe përzierjet e tij rreth UÇK’së“. Fehmi Lladrovci: „Politika e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, nuk solli gjë konkrete…“
Për politikën e Ibrahim Rugovës dhe mënyrën se si duhet të zgjidhet një herë e mirë çështja e Kosovës, në mënyrë të qartë e ka thënë edhe Fehmi Lladrovci, tani dëshmorë i kombit. Në një intervistë dhënë gazetarit të njohur britanik David Loyn, që u trensmetua në kanalin televiziv BBC World, në maj 1998, ndërsa biseda ishte zhvilluar në prill të atij viti, Fehmi Lladrovci lidhur me politikën e Ibrahim Rugovës ka thënë: „Politika "paqësore" kosovare, e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, i cili tash e tetë vjet sillet nëpër zyrat e Evropës dhe të Amerikës, nuk solli gjë konkrete. Nuk ka gjë prej kësaj politike... Nuk i kemi marrë armët në dorë nga dëshira, por kjo është një domosdoshmëri. Pa një organizim të tillë askush nuk do të na dëgjojë, as Evropa, as SHBA-të. Po, për çfarë luftoni? e pyet gazetari Fehmiun, ndërsa ai përgjigjet: "Për çlirimin përfundimtar të Kosovës". „Por sot shqiptarët janë në përgatitje të ekipit negociator. Ka të ngjarë që ky ekip mund të pranojë edhe një trajtë të autonomisë në kuadër të "RFSJ"-së. Sa do të ishit të gatshëm të pranonit një gjë të tillë?“ - i drejtohet z.Loyon, Fehmi Lladrovcit. "Assesi, natyrisht. UÇK-ja nuk pajtohet me asnjë zgjidhje, përveç pavarësisë së plotë të Kosovës” - përgjigjet prerë Fehmiu. Kur gazetari Loyon, e pyet: “A synoni të merrni pjesë në bisedime?“ Fehmiu përgjigjet: "Po, jemi të gatshëm të bisedojmë me Serbinë. Por, vetëm për kufijtë. Për asgjë tjetër”. · Foto: Dëshmori i Kombit Fehmi Lladrovci Richard Holbrook: „Ne e mbështesim presidentin Rugova, i cili është për një zgjidhje paqësore dhe pa dhunë…“
Ndërsa ky ishte qëndrimi i luftëtarëve të UÇK’së, krejt qëndrim tjetër kishin diplomatët amerikanë për Ibrahim Rugovën dhe për statusin e Kosovës. Më 4 korrik 1998, pas disa takimeve që kanë pasur ambasadorët Holbrook dhe Hill me Demaçin, Qosjen dhe së fundi me Rugovën, Holbrook në paraqitjen e tij para gazetarëve në hyrje të barakës së LDK’së, i drejtohet Rugovës më këto fjalë: “Zotri Rugova, do të përpiqem të të ndihmoj edhe një herë. Sonte do të udhëtoj në Beograd për të biseduar me Millosheviqin dhe përsëri do të kthehem nesër. Amerika nuk i përkrah aksionet e UÇK’së, dhe duhet të ndërpriten menjëherë aksionet e të dy palëve…“ (!!!)· Lexo: Holbrooke meets with Milosevic, Rugova-July 4, 1998 (CNN) Disa ditë më vonë, saktësisht më 9 korrik 1998, në intervistën dhënë kanalit televiziv CNN, Richard Holbrook, përsërit qëndrimin: “Ne e mbështesim presidentin Rugova, i cili është për një zgjidhje paqësore dhe pa dhunë, mirëpo ai nuk pranohet nga të gjithë si udhëheqës i vetëm i shqiptarëve“. Gjendjen në mes të shqiptarëve në Kosovë Holbrook e cilëson si „diçka tragjike“, sepse siç thotë ai „e kemi shumë vështirë të gjejmë negociator të palës shqiptare e sidomos në palën e saj ushtarake ( Lexo - UÇK’së - Sh.B )“. Ndërkaq, sa i përket statusit të Kosovës, duke e tërhequr një diagonale mes Bosnjes dhe Kosovës, Holbrook thotë, se: „Kosova nuk është Bosnjë, nuk është një vend i pavarur dhe komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta mbështeste dëshirën e popullit të saj për të qenë i pavarur…“ “Kudo në botë,- pohonte Holbrook, - ka popuj që kërkojnë sovranitet, si për shembull Tibeti, pastaj kurdët, mirëpo historia dhe kufijtë nuk i lejojnë. Ne mendojmë,- thotë ai,- se ka rëndësi themelore të bëhet një ndryshim në statusin e Kosovës brenda kufijve ndërkombëtarë të Jugosllavisë.“ ( CNN, 9 korrik 1998 )Në këtë frymë u prononcua edhe ambasadori tjetër amerikan Robert Gelbard, gjatë vizitës së tij në Mostar të Bosnjes më 8 korrik 1998. Madje z. Gelbard, me këtë rast UÇK’së ia dërgojë një mesazh me tone kërcënuese. „Ne jemi të përgatitur dhe të aftë për të penguar të gjitha aktivitetet e UÇK’së, sidomos rrugët e tyre të furnizimit. Ne jemi të përgatitur nga kjo anë nëse ata refuzojnë të bashkëpunojnë dhe të marrin masa të tjera të nevojshme“- ka thënë z.Gelbard. Dhe kjo vërtet ka ndodhur. Ato ditë, në Zvicër do të bllokohet nga autoritetet zvicrane zhirollogaria e Fondit: “Vendlindja Thërret“, që e financonte UÇK’në, ndërsa në Shqipëri në kufirin shqiptaro-shqiptarë u shtuan masat e vëzhgimit nga shumë monitorues ndërkombëtar, ndërkohë që në pjesën tjetër të kufirit ishin dislokuar mijëra forca ushtarake serbe! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Dec 03, 2008 1:39 pm | |
| Kush e riciklonte përçarjen brenda faktorit politikë e ushtarak shqiptarë?! Derisa në Prishtinë po zhvilloheshin bisedimet intensive për „unifikimin“ e faktorit politik shqiptarë, më 5 korrik 1998 në Tiranë Kryeministri në exil Bujar Bukoshi takohet me Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin, të dy këta anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së. Ndonëse marëdhëniet qeveri e Bukoshit - SHP i UÇK’së ishin të tensionuara, në këtë takim duket se gjendja shtensionohet, sepse merren vesh për të bashkëpunuar në mes vete, mirëpo nuk do të kalojë shumë kohë, kur do të rishfaqen mosmarrëveshjet ndërmjet Bujar Bukoshit dhe SHP të UÇK-së, të cilat do të riciklohen pastaj vazhdimisht, gjatë gjithë kohës së luftës çlirimtare, deri në qershor 1999! Ky riciklim i përçarjeve brenda faktorit politik e ushtarak zhvillohej çdo kund, si brenda në Kosovë, ashtu edhe jashtë Kosovës, në Shqipëri e në vendet tjera të botës perëndimore. Mirëpo, kjo përçarje më së shumti ndikonte në Kosovë, atje ku zhvillohej lufta kundër njësive ushtarake-policore serbe, të cilat bënin kërdi mbi popullatën shqiptare, duke vrarë, ekzekutuar e masakruar, gra, pleq e fëmijë, ndërsa plaçkisnin, digjnin dhe shkretonin pamëshirshëm pasurinë e tyre. Sipas të dhënave të publikuara në një raport të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), gjatë muajit korrik 1998, në Kosovë janë vrarë, masakruar ose ekzekutuar 201 shqiptarë, janë plagosur 152, janë keqtrajtuar në mënyra të ndryshme 1566, janë marrë peng, janë kidnapuar ose janë zhdukur 185 vetë, janë arrestuar në mënyrë arbitrare 196 vetë, ndërsa janë rrahur rëndë 275 shqiptarë, 26 prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Raporti dëshmon se dhunës së regjimit pushutues serb i janë nënshtruar gratë e fëmijët. Sipas të dhënave të deritashme, 102 gra janë vrarë, janë plagosur, janë arrestuar, janë dënuar, janë keqtrajtuar ose janë zhdukur gjatë korrikut, ndërsa 12 fëmijë janë keqtrajtuar.
Sipas burimeve të KMDLNJ’së gjatë këtij muaji, forcat serbe kanë detyruar zhvendosjen e 350.000 shqiptarëve nga shtëpitë e veta, shumë prej të cilëve nuk kishin as ku të kthehen pasi shtëpitë e tyre janë plaçkitur, janë rrënuar dhe janë djegur e shkrumuar nga forcat pushtuese serbe.
· KMDLNJ: Lexo listën e shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat serbe, në periudhën janar - nëntor 1998 |
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partitë politike të afërta me te, që kishin marrë pjesë në zgjedhjet e 22 marsit 1998, akoma ushqenin iluzione, se kanë ndërtuar institucione të mirëfillta shtetërore në krye me Ibrahim Rugovën dhe duke pasur këtë besim, nuk rreshtnin të thurnin as akuza në adresë të UÇK’së, në adresë të atyre që kishin marrë armët në dorë për t’u çliruar përfundimisht nga ushtria pushtuese barbare e Sllobodan Millosheviçit, e jo siç i quanin ata njësitë dhe bartësit e kësaj ushtrie si “njerëz të frustruar“, „grupe të armatosura që mbrojnë pragun e shtëpisë“, “njerëz që luftojnë sepse u janë djegur shtëpitë e tyre“ etj.etj. Duke ju kundërvënë akuzave të tilla, zëdhënësi i UÇK’së Jakup Krasniqi, në një prononcim të botuar në gazetën „Zëri i Kosovës“, Ibrahim Rugovën e cilëson si: „pashai i kuq i barakës së vogël nga Prishtina“ që „ka për qëllim të shndërrojë UÇK’në në një karikaturë të LDK’së…, i cili asnjëherë nuk arriti në trojet e lira të vendit që ai është president“! (ZiK’u 9 korrik 1998, faqe 4 – 5) Konstituimi i Kuvendit - synim për defaktorizimin e UÇK-së Pavarësisht nga rrethanat e luftës dhe lëvizjet gjithëpër- fshirëse për unifikimin e faktorit politik e ushtarak, „presidenti“ Ibrahim Rugova kishte vendosur ta „konstituonte“ Kuvendin e Kosovës. Më 16 korrik 1998 ( pikërisht në kohën kur forcat ushtarake-policore serbe kishin marrë një ofensivë të gjerë me karakter shfarosës, në zonën e Vërrinit, në drejtim të Rahovecit, të Malishevës etj.), në ambientet e selisë së LDK-së në Prishtinë, Ibrahim Rugova ka mbajtur mbledhjen themeluese të Kuvendit të Kosovës, ku morën pjesë me 75 deputetë, 59 deputetë të LDK-së dhe 16 të partive tjera (nga 130 sa duhet të ishin - Sh.B) të dalë nga zgjedhjet e 22 marsit 1998. Kjo mbledhje konstituive po mbahet pas 115 ditëve, përkatësisht pas tre muajve, tri javëve e tri ditëve, nga dita kur u mbajtën zgjedhjet e “lira dhe demokratike” të 22 marsit 1998. Edhe pse mbajtja e Kuvendit ishte bërë i ditur dy ditë më parë, ai i zhvilloi punimet normalisht pa u penguar nga sigurimi shtetëror serb, pothuajse deri në përfundim të mbledhjes. Me propozimin e Ibrahim Rugovës, Kryetar i Kuvendit u zgjodh akademik Idriz Ajeti dhe tre nënkryetarë: Iljaz Kurteshi nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, krahu i Kaqusha Jasharit; Gjergj Dedaj, nga Partia Liberale e Kosovës dhe Zef Morina nga Partia Shqitare Demokristiane e Kosovës, ndërsa Sekretar i Kuvendit u zgjodh Fatmir Sejdiu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ( aktualisht kryetar i Republikës së Kosovës - Sh.B). Është shumë i çuditshëm fakti se, në momentin e përfundimit të mbledhjes „konstituive të Kuvendit“, në orën 13:05 para hyrjes së barakës së LDK-së ka arritur ambasadori amerikan në Beograd Nikollas Hill. Pas tij janë futur edhe një numër policësh serbë në rroba civile, ndërsa hyrja e barakës u mbush përplotë policë: dy pizgauerë, vetura civile dhe një fugon policie. Në ora 13:13 nga baraka dalin policët serbë „me dokumentacionin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës!“ Para orës 14:00 nga baraka ka dalë edhe Nikollas Hill, kurse pas tij edhe Ibrahim Rugova, i cili largohet nga baraka pa u ndaluar nga policia serbe! ( Lexo: Nikë Gjeloshi-Kosova 1999, fq.173-174) Mënyra se si është paralajmëruar për opinion mbajtja e Kuvendit, pastaj ecuria e zhvillimit të punimeve në këtë “seancë“ konstituive dhe ardhja e amasadorit amerikan bashkë me policinë serbe në ambientet e barakës së LDK-së, pikërisht në momentet kur mbledhja po përfundonte, sipërfaqëson qartë faktin se, ky Kuvend u mbajt (sa për sy e faqe) me marrëveshje paraprake në mes të qarqeve diplomatike të huaja, Ibrahim Rugovës dhe Sllobodan Millosheviqit. Konstituimi i Kuvendit nga LDK’ja bashkë me partitë e vogla që morën pjesë në zgjedhjet e 22 marsit, kishte për synim defaktorizimin e UÇK-së si faktor politik e ushtarak, dhe kjo ka ndikuar dukshëm në thellimin jazit të përçarjes brenda faktorit politik shqiptarë. Kundër mbledhjes së Kuvendit të Kosovës u deklaruan: Partia Parlamentare e Kosovës në krye me Adem Demaçin, Lëvizja Demokratike Shqiptare në krye me Rexhep Qosjen, Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, të cilat këtë veprim e cilësuan si një komplot të Ibrahim Rugovës për të mashtruar popullin me këtë Kuvend. SHP i UÇK’së: UÇK është në krijimin e institucioneve, për kushtet dhe rrethanat e luftës Një ditë pas mbajtjes së Kuvendit, ka reaguar edhe SHP i UÇK-së. Në deklaratën politike nr. 4 të datës 17 korrik 1998, SHP i UÇK-së, deklaron: “UÇK e ka thënë me kohë se nuk pranon ato zgjedhje që i shërbejnë për dekor pushtuesit dhe do të ishin farsë mashtruese për shqiptarët e Kosovës. Kemi thënë se nuk pranojmë zgjedhjet të cilat legjitimojnë ndarjet e reja territoriale të vendit tonë, që filluan me “zgjedhjet e lira” të 22 marsit 1998 - kur një pjesë e tokave lahej në gjak e në anën tjetër ngriheshin dollitë e “fitores historike” të një grupi tarafësh. Gjithashtu kemi përsëritur shumë herë deri tash se jemi për jetësimin e institucioneve të pavarura, funksionale dhe operative, që do ta siguronin çlirimin e Kosovës. UÇK, edhe më herët ka paraqitur qëndrimet e veta në raport me tendencat e një kaste politike, e cila ka për qëllim jo krijimin e institucvioneve kombëtare për avancimin e çështjes shqiptare, por frenimin dhe minimin e luftës sonë çlirimtare - mu në kohën kur ajo është gjithëpërfshirëse. Sukseset e UÇK’së në fushëbetejat e shumta e detyruan pushtetin okupator të lejojë mbajtjen formale të një parlamenti të kontestuar nga të gjithë ndërgjegja politike kombëtare. Ky parlament mbajti mbledhjen „themeluese“ vetëm pas kërkesave dhe këshillave të vazhdueshme të cilat erdhën nga miqtë tradicionalë të okupatorit tonë, nga Moska dhe Athina.
UÇK’ja ia tërheq vërejtjen autorëve të këtyre makinacioneve se kanë shkuar larg me lojërat e ndyta në dëm të kombit dhe Atdheut. UÇK’ja këtu vëren tendencën më të hapët të përçarjeve të shkaktuara nga ky klan në lëvizjen politike shqiptare, të cilat barten edhe në lëvizjen kombëtare shqiptare. Gjithashtu e këshillojmë miqësisht edhe faktorin ndërkombëtar, sidomos SHBA’të dhe vendet e demokracisë perëndimore, që të mos bien nën ndikimin e allëshverisheve ruso-greke. (…) UÇK është në krijimin e institucioneve të reja funksionale dhe kombëtare, për kushtet dhe rrethanat e luftës. Këtë duhet ta bëjmë me të gjitha ato forca politike të cilat synojnë ndershmërisht lirinë, me individë të rinj, të ngritur politikisht dhe profesionalisht, dhe, me intelektualë të dëshmuar kombëtarisht. (...) Lufta e jonë vazhdon deri në fitore. - përfundon deklarata politike nr. 4 e SHP të UÇK’së. | ( V I J O N ) | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Dec 03, 2008 1:40 pm | |
| Marrë nga www.pashtriku.org | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Dec 03, 2008 8:24 pm | |
| Ka vdekur...Per te vdekurit gjithnje flasin mire ! | |
| | | fina Anëtar i ri
Numri i postimeve : 83 Registration date : 19/06/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Dec 03, 2008 10:51 pm | |
| jo ore Gjurëju jeni veq një grup i vogel komunistesh te cilet e urrejn Rugoven, me trego per shumicen, se pakica (tirania,anarkia), si te duash quje ka vedk populli eshte ai qe jep vlersimin e fundit, keshtu qe ka pas shume si ju qe kane deshtuar tani ju jeni ne radhe. | |
| | | Blerti_Gashi Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 593 Age : 36 Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !! Registration date : 20/10/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Dec 03, 2008 11:33 pm | |
| Jeni e pa pame fare me te vertet jeni per te pasus zili . Udbash lindi, Udbash vdiq . Kaq duhet me te then ty se i "kupton" shum mir gjerat. Blerti. | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Dec 04, 2008 1:18 am | |
| Heee moj Fana e Petrit Koles_Rugoves. Ti thua qe jemi pak apo ? Gabim e ke shume, dhe kete e ke te argumentuar qe ne kohen e luftes,pa te permendur shembuj... Po te krisim ne (ata te paktet qe thua ti ) nje pushke, pas nje ore shumefishohej ne 100. Pas nje nate shumefishohej ne 1000, e ne nje muaj 50.000. Asgje s'paske mesuar nga e kaluara shume e afert, qe ne jemi si molekula kimike shumefishohemi jo vetem ne persona por ne shpirt e ne zemer, dhe kur morem flake nderruam rrjedhen e historise se kombit. Nga nenshtrimi i idhullit tuaj Rugova qe kerkonte liri me te lutura e nenshtrime,ne kontast me te u ngrit nje QENDRESE e lavdishme e pathyeshme dhe krenare me emrin e shenjte Uçk.
Tek ne asnjehere nuk llogaritet kuantiteti por kualiteti,ai kualitet qe vuri perpara ne llogoret e luftes flamurin me shqiponjen dy-krenare,kenget e kushtrimit te lirise,amanetin e komandantit legjendar Adem Jasharit,bijte e bijat me te devotshem te Kombit nga te gjitha trevat shqipetare duke mposhtur demagogjine e turpshme te 10 -vjeçarit te fundit te idhullit tuaj Petrit-Kola-Rugova.
Per mendimin tim personal do te keshilloja dil nga ai tunel qe e ke kufizuar shikimin tend per historine e kombit tone, se nuk eshte Rugova qe beri histori, por pikerish lufta e Uçk qe tronditi nje bote te tere dhe sot merr fryme lirshem zonjushe apo zonja Fana .
Lexo me thelle shkrimet e postuara nga Ago Muji.
Vdekje -tradhetareve . Liria e Kombit. Rrofte Bashkimi Kombetar. Nga:Gjura | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Dec 10, 2008 6:47 pm | |
| | |
| | | sela-mi Fillestar/e
Numri i postimeve : 20 Age : 42 Vendi : Belgjikë Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Wed Dec 10, 2008 10:23 pm | |
| te vegjelit te merren me pune te vogla perderisa te medhenjet me pune te medha mirepo, shqipfolesit dhe ata shqiptare qe llomotitin per rugoven ata jane te smute dhe te jini te sigurt se u sygjeroj te kerkoni vizite mjeksore. ti qe sjell kto shkresa , besoj se ske mundur te nenshkrush gje per kosoven ndaj fli rahat dhe pusho ne qetesi !!!! i qofte i lehte dheu dardan te madhit dhe te pavdekshmit dr.ibrahim rugova. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës Thu Dec 11, 2008 1:19 am | |
| - E_Bukura shkruajti:
- Ne kohen kur Federata Jugosllave ishte ne prage te shperberjes sikurse e kishte parashikuar shume vjete me pare Enver Hoxha, e ku do te shperthenin probleme nacionale, ne Kosove krijohet nje parti qe nuk quhej me Lidhja Komuniste, por Lidhja Demokratike, programi i te ciles angazhohej per nje Jugosllavi Demokratike dhe Socialiste, rreth se ciles u bashkua pjesa me e madhe e popullit ( fatkeqesisht). Ku ne krye te saj del nje person i quajtur Ibrahim Rugova, ish komuniste, qe i kish bere elozh Titos. Ne organizimin e saj me sa duket mplekseshin agjentura te dnryshme, te evropianeve, te serbeve, por dhe te amerikaneve nepermjet ambasadorit te tyre ne Beograd, Lorenc Igellbergrit, qe sic flitet mund te besohet se ishte dhenderr serb, po dhe nga Lordi Karington, i cili me vone me 1992, do ta ishte organizatore i KOnferences se Londres, qe e la Kosoven nen juridiksionin serb. Kjo parti do te perdorej edhe per bllokimin e Kosoves qe te mos ngrihej ne lufte, por ne kohen e duhur edhe si vegel kunder Shqiperis.
Dihet se ne planin kosovare kjo parti vuri ne themel te punes se vete pacifizmin dhe si e tille ajo do t'i bente sherbimee te medha klikos se Milloshevicit qe erdhi ne fuqi e dem kolosal popullit te vet e kombit te vet. Kesaj force pacifiste antikombetare nuk iu kundervune dot forcat perparimtare ne Kosove. Grupet ilegale marksiste-leniniste te viteve 80-ta pothuajse u ben inekzistence. Vrasja e Kadri Zekes ne Gjermani, nje komuniste i madhe i cili kishte te gjitha cilesit e nje udheheqesi revolucionar, kishte qen jo vetem nje humbjen per Kosoven, por nje humbje shume e madhe kombetare. Dihet se tok me Kadri Zeken u vra Jusuf Gervalla me vellain e tij. Jusuf Gervalla ishte gjithashtu nje shkrimtare dhe ideolog, personalitet i shkelqyer, i cili tok me Kadri Zeken po luftonte te krijohej Partia Komuniste e Kosoves, problem per te cilin i pati shkruar nje leter edhe Enver Hoxhes. Ne Kosove regjimi serb ushtroi me ligje dhune te gjitha krimet, vetem partin e Rugoves e la te qete, sepse ate e kishte nje arme te shkelqyer jo vetem per t'i kthyer shqiptaret nga rruga e rezistences aktive e per t'i percare, por edhe rezerve luftarake kunder Shqiperis. Disa intelektuar te Kosoves ( ne kete kohe) krejt te verbuar e megalloman e hodhen ne gojen e ujkut serb clirimin e Kosoves dhe krahas reaksionit shqiptar u mobilizuan te "clironin" Shqiperin nga Enverizmi, duke bere momentet me kritike per Shqiperin, deklarata te poshtera qe fyenin rende ndjenjat e shumices dermuese te popullit shqiptare. Ata shpejtuan te hedhnin gure e balte mbio Enver Hoxhen, duke harruar se Enver Hoxha ishte Enver Hoxha dhe nuk mund t'ia reshtonte Arkani vajzat ne rresht para Hotel Grand per t'i perdhunuar sic beri ne mes te Prishtines e kur keta fare burrash o ishin te veshur si gra per te ikur nga Kosova, o qendronin si Rugova duarlidhur ne Kodren e Diellit-Velani i mbrojtur nga arakanet serbe. Pikrishte ne momentin kur kish ardhur ora e shumepritur historike qe kombi shqiptare te zgjidhte padrejtesit e historise, tradhetia kombetare ne Shqiperi e Kosove i hodhi shqiptaret kunder njeri-tjetrit. Pikrishte kur duhej te lulezonte ora e Bashkimit, plasi tragjedia e percarjes. Ndersa ish republikat jugosllave u ngriten e kerkuan pavaresin dhe e fituan ate me rezistence te armatosur shqiptaret thane " poshte rezistences" e" rrofte percarja". Shqiptaret te cilet kishin qen te vetmit qe ishin ngritur ne rezistence qysh ne kohen e Titos, shqiptaret te cilet kishin qen me te diskriminuar ne kete kohe, pikrishte ne oret kur duhej te rrembenin armet nuk menduan fare per to dhe fjeten mendjen se liria dhe pavaresia e tyre do te vinte fare lehte nga Lidhja Demokratike dhe kryetari i saj, nje qenje njerezore i quajtur Ibrahim Rugova. Kosova shpalli edhe nje te ashtequajtur Republike. Serbia e toleroi ate sepse kjo e ashtequajtur Republike nuk e njihte askush ne Bote ishte ne favore te Serbise. Kjo Republike maje hurit na nxorri edhe nje te ashtequajtur qeveri. Serbia e toleroi ne Bote, por dhe pse kjo qeveri e Kosoves nuk vepronte ne Kosove, po flinte e pinte shamanje-Wiski hoteleve te kryeqyteteve te Botes. Duhet pranuar se politika serbe u tregua mjafte e afte kunder shqiptareve. Me shqiptaret ne Kosove ajo spati fare problem. Lidhja demokratike e Kosoves dhe Rugova po i sherbenin ne menyre me te shkeqlyer dhe me te pa imagjinuheshme. Serbia kurre nuk mund te imagjinonte qe ne oret e saj me te renda Kosova nuk do t'i nxirrte kurrfar telashi. Gjithsesi aftesia politike serbe nuk ishte largpamese dhe u be njesh me logjiken e turmes e britmave te saj "Na priej Sllobodan drejt Tiranes".
Shendet! Ju siper qe nuk dini as te shkruani shqip dhe lere me te mendoni shqip, te pakten lexo kete here kete shkrime me siper. Ngase jam e bindur se ju ne jeten tuaj deri me sot nuk keni lexuar jo ndonje liber apo shkrim te gjat, por as edhe nje shkrim te formatit A 4. Ju, jeni tabulla rasa, ju vetem pengoni komunikacionin dhe mbi gjitha, ju nuk jeni duke jetuar vitet reale-2008, por faktkeqesisht jetoni akoma ne vitet e 90-ta ! Shendet edhe njehere. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës | |
| |
| | | | Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |