Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës

Shko poshtë 
+80
detektivi
Driniiiii
......
rrimtaf
Tatoo
BashKom
Drini_ku
haxhiu
xhiti
xhema
Agrone
Qerim Klmendi
Muja e Halili
Medalim
Eklips
klodian
ngadhenjimi
Hamitmatjani
dezertori
Tigrina
sela-mi
ramadan mekaniku
Mirushe
Blerti_Gashi
martin
rinesa
Martina
Labinot Drenica
feratkoca
Delia
comeback
Eva0506
anila
katunariplak
Gjura
Nezir Myrta
ELIE
Luki
Ibrahim Rugova
Driola
Kushtrimi86
Mergimtari
Mysafir
Pirro i Epirit
Euridika
blerim
istogalia
stabili
Ademi85
njonidrenica
Arizona
paioni
Riki30
malesorja e Kosoves
MUHAMETII
Mister
metiii
fina
luan mreti
zeriatdheut
voglushja
murturi
petritkola
loredana
xhavo_
USHTARILIRIS
E_Bukura
Guximi
Xili
rolling
albin dibra
fi2a1
rroni
Ago Muji
Kosovarja
Tetovari
Sofra
Leka i Madh
Beton
Orfe@
84 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 15 ... 26, 27, 28 ... 32 ... 37  Next
AutoriMesazh
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptyThu Dec 11, 2008 11:11 am

Eshte nje pjese e sterholluar me pak fjale nga E_Bukura,gjithe revanshi i nje hiçi qe perfundoi ne hiç:Rugova dhe demagogjia e klikes se tij.
Kush nuk di te lexoje e kuptoje gjuhen e embel shqipe e nuk kupton as kete shkrim mjaft te qarte e thelbesor ,ku as nuk shan e as nuk fyen por tregon qarte rrjedhshmerine me fakte se si ka funksionuar Petrit -Kola-Fana-Rugova eshte per te vajtuar se si sot njerez te tille si tipi Sela-mi akoma flejne me sy hapur!!!!!!!

Fyerje me te madhe kombit shqipetar dhe mbare Kosoves, nuk i ka bere kush me shume se Rugova.

Dheu Dardan qe thoni ju as te gjalle se deshi,se kohet e fundit si kufome jetoi edhe mbi dhe,jetoi dhe mori fryme edhe ca dite, per te vulosur edhe me shume idealin dhe demagogjine e tij duke u bere egersire ndaj popullit shqiptar ,ndaj figurave legjendare,ndaj luftes se armatosur, ndaj emblemes Uçk.

Perse mori valle frike nga Adem Jashari?
Nje politikan i ashtequajtur edhe i doktorruar ne Gjuhe -Letersi fliste si mjeran edhe me leter perpara te diktuar e perpiluar nga te tjeret.
Adem Jasharit i foli zemra dhe pushka e mori jehone e u be lapidar lirie e frymezimi per mbare kombin shqipetar dhe tejkaloi kufinjte e Kosoves e gjithe bota e mori vesh vdekjen e tij heroike dhe te mbare familse se tij, edhe pa titujt e idhullit tuaj.
Mendo nje here se çfar beri Rugova per te mbrojtur familjen e tij te ngushte,shiti Kosoven dhe tregoi fytyren e vertete te nje frikacaku,nje personaliteti te zhubravitur e te shkarravitur pa pike dinjiteti.

Beje nje krahasim te ketyre dy familjeve?

Adem Jashari flijoi mbare familjen per te mos u gjunjezuar perpara fuqise te blinduar te Millosheviqit, Serbise dhe i tregoi mbare botes se cfar terrori perdorte Serbia dhe sherbetoret e tij (klika Rugoviane),njekohesisht duke u bere Flamur i pamposhtur per gjithe ata qe rroken armet dhe u bene flakadan te pashuar per historine e Kombit.

Petrit-Kola-Fana-Rugova vuri damken e turpit dhe te nenshtrimit (dhe kete e ke pare dhe vete ne mediat televizive) duke shtrenguar duart e duke u qeshur(zgerdhire) me Sllobodanin.Na tregoi edhe nje here publikisht karakterin dhe personalitetin e tij mjeran ne Gjygjin e Hages me gek- meket e tij si analfabet,tregoi injorancen e tij,paaftesine e nje politikani,paaftesine e nje presidenti(te veteashtequajtur),paaftesine per te qene nje shqipetar.

Me pak fjale, dy fjali te bera nje krahasim se nuk kam kohe,por eshte e kote te humbasesh cdo lloj tentative me shume fakte historike te ta mbushim mendjen ty sela-mi e miqeve e mikeshave te Rugoves,sepse ju jeni te dehur nga era e konjakut ,rakise,uiskit qe ka pire Rugova.
Aq shume ka pire i ngrati sa qe kush ka qendruar afer tij dhe i ka bere temena, e ka zene era e duhma si opium(droge)dhe me mire keshillojeni vehten tuaj te beni kontroll mjekesor perpara se te jete vone.Nje semundje e tille duhet kuruar ne kohen dhe masen e duhur.
Se edhe paraja ste shpeton dot.O kishte para Rugova o skishte njeri ne Kosove por.......
A e din ti ate fjalen e urte popullore.

"ME PARA MUND TE BLESH ILACE,POR JO SHENDETIN!!!!!!!!!

Kujdesu per vehten dhe shendetin tend!
Meqe paske kompiuter perderisa hyn ne forum, shfleto dhe lexo se gjen plot ne internet,them ta zgjerosh pak horizontin se Historia nuk eshte e kufizuar aq sa e ke te kufizuar mendjen ti dhe diturine.

Paç shendet.

Nga:Gjura
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tigrina
Fillestar/e
Fillestar/e
Tigrina


Female
Numri i postimeve : 57
Age : 34
Vendi : Ne hene!
Registration date : 11/12/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptyThu Dec 11, 2008 5:03 pm

Me beri pershtypje menyra se si komunikoni me njeri tjetrin - me se shumti duke iu hedhur ne qafe secilit qe nuk e flet ate qe e flisni edhe ju vete.

Rugoven do ta identifikoj me nje emer te vetem - SERVIL, me apo pa dashje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptyThu Dec 11, 2008 5:18 pm

Po pikerisht se nuk behemi dot servila kemi gjetur kete metode kamunikimi me tipat e llojit Servil siç e quani edhe ju vete Rugoven.
I bashkohem mendimit tuaj se ai ka qene servil e shkuar servilit.
Ne qafe si biem askujt une mbroj parimet e mija dhe ai tjetri X ti mbroje te vetat.

Shume mire Tigrina qe paske hyre ne forumin tone ,te shoh tani per here te pare .Te uroj mireseardhjen, ishalla me kembe te mbare......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptyThu Dec 11, 2008 7:37 pm

Degjo shoku ate marrveshje se kam nenshkru un po i "madhi profeti, shkelqesia i sterdijshmi" Ibrahim Rugova.
Fundja un jam nje gjysem historiani dhe detyr e imja eshte te sjell fakte, pa marre parasysh a i pelqen a jo ndokujt.
Ty zoteri po te drejtohem me gojen plot eja merrem dhe dergom te nje psiolog sepse mua nuk ma lejon karakteri ti qaj hallet tek dikush, sepse burrat i zgjedhin problemet e tyre vetë.
Nese per ty jam i krisur as nuk e rruaj se ti mendon ashtu un ti sjella faktet dhe per mendimin tim jane te pakundershtushme, po qe i zoti ti sjelli kunderfaktet.

Mirembetsh
Ago Muji
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptyFri Dec 12, 2008 10:33 pm

Disa herë kam shkruar në këtë FORUM që babain e Ibrahim Rugovës e kanë vrarë NDSH-istat si proserbë!
Ju ndoshta keni parë që kur flitet për BIOGRAFIN e IBRAHIm RUGOVES pak ose hiq nuk flitet për DAJTë e tij si dhe për prejardhjen e Nënës së tij,,,
A dihet boterishtë në ISTOG që;
Nëna e Ibrahim Rugoves ka qenë ' Savka Radulloviq nga Prije Polje e Malit te Zi e cila ishte serbe, ndersa e therrisnin Nana Sofë.

Për këtë mundë të pyetet cilido nga fshatarët e Cërcës dhe do ta vërtetojnë këtë gjë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptySat Dec 13, 2008 12:54 am

Po i harrojmë të gjitha të këqijat e tija , po e harrojmë Milloshin , ...

Po ndalemi tek Titoja , përderisa Tito ka qenë idhulli i tij , edhe atë duke i kushtuar libër/kërkim shkencor prej më shumë se 400 faqesh nuk mund t'a themi të kundërtën pra Rugova ka qenë Titist.

Tito ka qenë antishqiptar , serb , serbomadh si gjithë të tjerët por në një mënyrë më moderne.

Marrim të gjitha figurat më mizore jugosllave , dhe të gjitha të çojn tek Titoja , ndërlidhen me të , një ndër to ishte edhe figura e Rankoviçit!

Besoj që të gjithë e dimë se kush ishte Rankoviçi apo jo ?
Nëse jo do i koleksionoj disa shkrime këtu në forum ku flitet për të , nëse nuk janë të mjaftueshme do ju sjelli nga burime të tjera jashtë forumit.

Gjithashtu figura e Rugovës ndërlidhet me atë të Titos sepse Rugova e ka pas idhull Titon , faktet e shumta mund ti gjeni nga fillimi i temës ; një ndër faktet më të mira dhe më të forta që e qartëson këtë gjë është kërkimi shkencor për Titon nga Rugova , i cili në biografin e tij(Rugovës) nuk përmendet por anashkalohet ! Pra e shihni se si manipulohen shqiptarët ?!

Nëse Rugova e ka dashur aq shumë kombin shqiptar siç pandehin disa përkrahës të tij , pse vallë ai e ka përkrah politikën titiste ? Pse nuk i u është bashkangjitur rradhëve ilegale ? Budallë nuk ka qenë , ka pas mundësi me kontribue për Kosovë dhe për kombin shqiptar por gjaku i tij i prishur nuk e ka leju , duke u bazu në faktin që nënën dhe dajtë i ka pasur serbo-malazez.

Ndërsa nëse dëshironi të njiheni me figurën e Titos , ju sugjeroj të lexoni temën " Enver Hoxha - Te Titoja " .

Miqësisht,
Mërgimtari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptySat Dec 13, 2008 12:57 am

Verejteje...

ComeBack, Paioni, nese vazhdoni keshtu dhe nuk thuani dicka per temen, do n'a detyroni t'i fshijme te gjitha keto postime .!

Permbajuni temes ju lutem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
comeback
Anëtar i ri
Anëtar i ri
comeback


Male
Numri i postimeve : 86
Age : 44
Vendi : miami
Registration date : 10/10/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptySat Dec 13, 2008 1:18 am

Po nuk me interesojne keto gjera or burre,ai deri ne kohen e luftes ishte si nje profet i shqiptareve,ishte edhe nje idol i yti dhe i gjith shqiptareve.
Ai ishte i pari kosovar qe u fut ne shtepine e bardhe ndoshta.
Une kam nje qen qe ruan oborrin tim, dhe nuk e di se cila bushter e polli,do ti jap te hane e te pine deri sa e ruan shtepine.
Ate dite qe nuk e ruan tutje,do e shqelmoj jashte oborrit,por te mirat e se kaluares se tij nuk i harroj aq shpejt,sepse nuk jam nje bukpermysur,si e thote populli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptySat Dec 13, 2008 1:30 am

comeback-mister-idol , fol për vete dhe familjen tënde!

Mos i fut të gjithë në një thes , sepse në shtëpinë time kurrë nuk ka pasur frymë titiste , por sjell kundërfakte për ato që thash në postimin e fundit dhe shumë postime të tjera , fakte të shumta në temë të bëra nga antarë të ndryshëm që e tregojnë fytyrën e vërtetë të Rugovës.

Kjo mund të jetë replika e fundit që bëj me ty pasi që nuk kam nerva që të mirrem me njerëz shumë fytyrësh si puna jote , me njerëz që regjistrohen me disa emra në forum dhe largohen kokë-ulur , pastaj ri-kthehen me nofka të reja !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
comeback
Anëtar i ri
Anëtar i ri
comeback


Male
Numri i postimeve : 86
Age : 44
Vendi : miami
Registration date : 10/10/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptySat Dec 13, 2008 1:34 am

Mergimtari,keni probleme apo qka?qa osht kjo mister idol?
PO une nuk isha ka diskutoj me ty or burre i memedheut!!
As qe e kam lexuar postimin tend! HEHEHEHE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptySat Dec 13, 2008 1:42 am

Ketu tek ne Tetove thuhet
Gelltit diku nje luge çorbe te prishur dhe vjell gjithe jeten.


Te ajo çorba e shikoj une shperthimin e BI per te ndryshuar flamurin, hymnin, emertimin e Kosoves, shampanjen e pire kur u denuan ca djem te Uçk-se, mosardhjen ne Shqiperi per diten e flamurit, parate e pista te bankes Dardania, , gjakun e mohuar te qindra mijra kosovareve qe aspiruan per liri dhe flamur, edhe takimin e poshtire me Milloshevic-in, edhe tendencen tende per te rigritur nje figure duke luajtur me faktin qe e kane zgjedhur Kosovaret edhe sa te duash ti po deshe, por une nuk mund te humbas kohe me nje sharlatan si ty.

Ky nuk eshte forum per Rugoven por te gjithe shqiptaret qe deri tani njohin flamurin e Gjergj Kastriotit.
Apo do na thuash ndonjehere qe edhe Skenderbeu nuk eshte figure e tille qe te kete mundesi te krahasohet ne palaçon Rugov?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mirushe
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Mirushe


Female
Numri i postimeve : 149
Age : 39
Vendi : Prizren
Registration date : 17/09/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptySat Dec 13, 2008 1:53 am

comeback shkruajti:
Po nuk me interesojne keto gjera or burre,ai deri ne kohen e luftes ishte si nje profet i shqiptareve,ishte edhe nje idol i yti dhe i gjith shqiptareve.
Ai ishte i pari kosovar qe u fut ne shtepine e bardhe ndoshta.
Une kam nje qen qe ruan oborrin tim, dhe nuk e di se cila bushter e polli,do ti jap te hane e te pine deri sa e ruan shtepine.
Ate dite qe nuk e ruan tutje,do e shqelmoj jashte oborrit,por te mirat e se kaluares se tij nuk i harroj aq shpejt,sepse nuk jam nje bukpermysur,si e thote populli

Nuk ka krahasim ma te mire se si ju e keni krahasu Rugoven me qenin hallall , du vetem ta sjelli ndermend se ate qen e ka pjell bushtra Rrahman Morina si e vrane Morinen doli klyshi Rugova comeback. E ka rujt bukur mire oborrin besa ja ka fut Uiski deri ne mengjes edhe mos vet kur ka leh ose klith nga frika e ujkut kur ka uluru. Kur thu nuk ka shqiptar i cilli nuk e ka pas idol rugoven, ja ku me ke mua te paren me gjithe familjen e shume familje tjera ku une i njofi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptyTue Dec 16, 2008 2:16 pm

comeback shkruajti:
Po nuk me interesojne keto gjera or burre,ai deri ne kohen e luftes ishte si nje profet i shqiptareve,ishte edhe nje idol i yti dhe i gjith shqiptareve.
Ai ishte i pari kosovar qe u fut ne shtepine e bardhe ndoshta.
Une kam nje qen qe ruan oborrin tim, dhe nuk e di se cila bushter e polli,do ti jap te hane e te pine deri sa e ruan shtepine.
Ate dite qe nuk e ruan tutje,do e shqelmoj jashte oborrit,por te mirat e se kaluares se tij nuk i harroj aq shpejt,sepse nuk jam nje bukpermysur,si e thote populli

To comeback po ky far qe po e permen ti kurr nuk ka qene idol i imi e kurr nuk e kam dashte.
Nuk eshte e rendesishme se cili shkel i pari ne shtepine e bardhe, po cili punon mire per atdheun e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptyTue Dec 16, 2008 2:31 pm

Po pra edhe një tradhtar mund të shkel në shtëpinë bardhë , ai mund të jetë tradhtar/spiun shqipfolës që të spiunoj/përçaj/shes shqiptarët ... Pastaj dekorohet nga presidenti i ShBA-së , nga Evropa ... ndërsa ne në fund me e quajt njeri të mirë ,hero , gandi i Kosovës, etj etj ...?

Përderisa atë(në këtë rast Rugovën) kombi nuk e vlerëson për të mirë, edhe një milionë çmime me i pas fitu të ndërkombëtarët nuk do i hynin në punë në shqiptari!

Më shumë vlenë një mirënjohje nga UÇK-ja për kontribut për UÇK-në dhe Luftën në Kosovë sesa të gjitha çmimet që ai i ka fitu para të huajve.

Shikoni gjeni ndonjë "fakt-argument" tjetër ku mund të kapeni se me çmimet e fituara nga ai , kurrë nuk do arrini asgjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptyTue Dec 30, 2008 2:10 pm

Analiza politike - historike

Realpolitika e Ibrahim Rugovës
( 18 )

Cilat ishin akuzat e Ibrahim Rugovës në
adresë të UÇK-së?!


Shkruan: Sheradin Berisha
______________________

Çka i thotë Ibrahim Rugova, presidentit Klinton,
për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?!




Ndonëse takimi i Ibrahim Rugovës me varrmihësin e shqiptarëve Sllobodan Millosheviq futi huti dhe shkaktoi indinjatë të thellë te populli shqiptar në Kosovë e gjetiu, diplomacia amerikane për ta relaksuar këtë gjendje të krijuar, bëri një hap diplomatik në favor të Rugovës.



Cili ishte ky hap “relaksues” diplomatik?



Ambasadori Richard Holbrook, pas takimit të Ibrahim Rugovës me Sllobodan Millosheviqin në Beograd (më 15 maj 1998, dhe takimit të radhës Prishtinë - Beograd më 22 maj në Prishtinë), më 29 maj 1998, Rugovës ia kishte aranzhuar një takim me presidentin amerikan Bill Klinton në Washington.



· Foto: Takimi i famshëm Rugova-Millosheviq në Beograd, më 15.05.98

· Foto: Biseda e ngrohtë Rugova-Millosheviq më 15 maj në Beograd

· Foto nga: Takimi serbo-shqiptarë në selinë e LDK-së, më 22.05.1998



Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Klinton pret një delegacion nga Kosova të përbërë nga Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Bujar Bukoshi dhe Veton Surroi. Në këtë takim, Ibrahim Rugova para presidentit Klinton bën një varg akuzash në adresë të Qeverisë së Shqipërisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rugova me këtë rast z. Klinton i thotë se Qeveria e shqipërisë „është krejtësisht në krahun e grupeve të armatosura (UÇK-së - vërejtja ime). Ajo edhe mund të jetë frymëzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore.“ Ndërsa për UÇK-në thotë se janë: „Grupet e armatosura në Kosovë”,”kanë pikëpamje të majta“ dhe „drejtohen nga njerëz që edhe sot e kësaj dite kanë nostalgji për ish figura të njohura komuniste. Si për shembull për Enver Hoxhën, i cili ka qenë diktator i madh komunist“.



Për më tepër, ky njeri që veten e quante ”president” të Republikës së Kosovës, para presidentit Klinton, e akuzon Shqipërinë edhe për radikalizimin e gjendjes në Kosovë!“Nga Shqipëria janë futur armë edhe mjete të tjera. Futen njerëz, futet gjithçka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund të shkojë edhe më tutje drejt eskalimit.“ i ka thënë me mburrje Ibrahim Rugova, presidentit amerikan. Dhe këto akuza ndjellakeqe Rugova po i bënte pikërisht në kohën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës po fuqizohej me ushtarë të rinjë e armatim të sjellur nga Shqipëria, duke kaluar me rreziqe të mëdha nëpër kufirin shqiptaro - shqiptar.



Më 2 shkurt 1999, Agjencia Shtetërore Informative “Kosovapres”, duke iu referuar Drejtorisë së Shërbimit Informativ të UÇK-së, ka publikuar një pjesë të bisedës Rugova-Klinton, të zvilluar në datë 29 maj 1998 në Shtëpinë e Bardhë në Washnigton.


( Washington - 29.05.98 )
Pjesë nga biseda Klinton - Rugova



Prishtinë, 2 Shkurt (Kosovapress),

Nga Drejtoria e Shërbimit Informativ e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na erdhi ky lajm të cilin po e botojmë në tërësi.



· Foto: Takimi Ibrahim Rugova - Bill Klinton



Klinton: Unë do të dëshiroja të dija edhe mendimin tuaj rreth konceptit të Shqipërisë për problemin për të cilin flasim. Ne mendojmë se është koncept modern dhe si të tillë e përkrahim.

Rugova: Në Kosovë, qeveria e tashme shqiptare, flas në mesin e popullit të Kosovës nuk gëzon respekt. Janë shumë shkaqe, por populli mendon se ajo bën punë të papastra, pikërisht në krahun serb. Ndërsa e vërteta, për mendimin tonë, është krejt tjetër.



Klinton: Si është tjetër? Pra është në krah të kundërt me qëndrimin serb dhe unë këtë e gjej të mirë.

Rugova: Qeveria e Shqipërisë, pra kjo qeveri që është sot, mendoj unë, por edhe shokët e mi kështu mendojnë, është krejtësisht në krahun e grupeve të armatosura. Ajo edhe mund të jetë frymëzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore.



Klinton: Përse e keni këtë mendim? Të dhënat tona dhe burimet e tjera nuk e tregojnë këtë.

Rugova: Ka lidhje kohore mes gjithçkaje që po ndodh sot në Kosovë dhe në Shqipëri. Kur në pushtetin shqiptar ishin forcat e djathta, me të cilët ne kemi bashkëpunuar që nga fillimi, edhe në Kosovë kishte gjendje tjetër. Grupe të armatosura në Kosovë, përgjithësisht kanë pikëpamje të majta, pra janë nga ata që kanë patur ide të majta, drejtohen nga njerëz që edhe sot e kësaj dite kanë nostalgji për ish figura të njohura komuniste. Si për shembull për Enver Hoxhën, i cili ka qenë diktator i madh komunist. Ka tani një lidhje, sepse grupe të armatosura shpërthyen pikërisht me shumicë kur socialistët erdhën në pushtet në Shqipëri.



Klinton: Nuk ka shkaqe të tjera të gjendjes?

Rugova: Ka edhe të tjera, por qeveria e Shqipërisë, zoti Nano, lojën e ka jo të pastër. Prandaj edhe marrëdhëniet tona me të, marrëdhëniet e mia me të, janë ngrirë. Nga Shqipëria janë futur armë edhe mjete të tjera. Futen njerëz, futet gjithçka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund të shkojë edhe më tutje drejt eskalimit.



Klinton: Ne kemi mendimin se në Shqipëri po punohet mirë, për problemin e Kosovës. Ata nuk po ndezin nga zjarri i vogël një zjarr të madh.

Bukoshi: Nuk duhet me pas besim të madh tek qeveria shqiptare. Unë kam pas takime me to fill pas takimit të Nanos me Milosheviçin në Kretë, takim që është pritë me indinjatë në Kosovë.



Klinton: Mendimi është se kanë bërë mirë që janë takuar. Të jetosh në Ballkan dhe të mos flasësh me njeri - tjetrin, qoftë dhe për diç të zakonshme, është kundër rrjedhave. Vlerat demokratike nuk mbrohen me izolim. Edhe mendimi civilizues nuk ecën me ngrirje.

Bukoshi: Unë kam marrë takim me ta pas takimit në Kretë. Kreta ishte alibi për Nanon për faktin se ai ka lidhje të forta, të hershme, me ata që po realizojnë luftën në Kosovë. Lidhjet e tij datojnë prej disa vitesh.

Surroi: Veshja e jashtme e politikës së Nanos është moderne, thelbi është nacionalist.



Klinton: Ju duhet të takoheni me Nanon. Nëse qeveria e tanishme në Shqipëri ndihmon aktivisht në luftën që zhvillohet në Kosovë, nuk bën mirë, por mundësitë e saj janë të pakta për gjendjen që është atje. Mendoj për mundësitë që kanë ata për të marrë veten pas ngjarjeve të një viti më parë. Ata kanë problemet e tyre, por nuk duhet tu shtojmë edhe të tjera, ato tonat. Ne do t’i përkrahim ata, sidomos për vizionin e qartë për problemin e Kosovës.

Rugova: Zoti president, unë kam biseduar me zonjën Ollbrajt, edhe zotit Gelbart ia kam thënë se Nano nuk bën lojë të pastër, por kontaktet do t’i kemi më të rregullta.



Klinton: Do të ishte mirë të veprohej kështu. Të mos krijohen probleme të tjera në Shqipëri.

Rugova: Nga ana jonë do të mundohemi. Por në Kosovë, rikthimi i Berishës në drejtimin e Shqipërisë do të pritej mirë.

Klinton: Ujrat nuk kalojnë dy herë në të njëjtat brigje. Do të isha po ashtu i interesuar të di se çfarë proporcionesh keni në marrëdhëniet me shqiptarët në Maqedoni dhe me institucionet e shtetit Maqedonas…
(…)


Lexo një pjesë të dokumentit nga kjo bisedë:
( KËTU )


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptyTue Dec 30, 2008 2:14 pm

* * *


Pas përfundimit të takimeve në SHBA “presidenti” Ibrahim Rugova, gjatë kthimit për në Kosovë është ndalur në Itali, ku është takuar me Ministrin e Jashtëm italian Lamberto Dini, por agjenda e takimit të tyre nuk është bërë publike asnjëherë. Sa për ilustrim, Lamberto Dini ishte njëri nga miqtë e Sllobodan Millosheviqit, të implikuar në aferën e Telekomit serb, përkundër faktit, që ndaj Serbisë ishte në fuqi muri i jashtëm i sanksioneve ndërkombëtare. Këtë aferë italiano-serbe e ka bërë të njohur gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica” (shkurt 2001)



· Lexo këtu: gazetën “La Reupublicca, për aferën e telekomit serb



Për shkak të interesave financiare, politike etj, diplomacia italiane në krye me Lamberto Dinin e mbronte dhe mbështeste Serbinë në qendrat vendimmarrëse ndërkombëtare. Për më tepër, gjatë kohës kur NATO e bombardonte Serbinë (mars-qershor 1999), shefi i diplomacisë italiane L.Dini, Millosheviqit do t’ia jepte (paraprakisht) të gjitha planet sekrete të NATO-s, se cilat caqe serbe do të bombardoheshin nga aeroplanët e aleancës. Madje, gjatë kësaj kohe përmes kryeministrit italian Massimo D’Alema dhe ministri të jashtëm Lamberto Dinit, qeveria italiane, bëri presione të dukshme për një armëpushim të bombardimeve kundër Serbisë gjatë periudhës që koincidonte me Pashkët e vitit 1999 (!!!)



Duke pasur parasysh këto raporte Serbi - Itali, nuk ishte e rastësishme as marrëveshja interne e qeverisë italiane me Sllobodan Millosheviqin për “lirimin” e Ibrahim Rugovës nga “arresti shtëpiak” ( maj 1999) dhe shkuarja e tij me aeroplan special( të siguruar nga qeveria italiane) nga Beogradi për në Itali. (Për këtë çështje do të bëjmë fjalë në një kapitull të veçantë)



· Foto: Nga takimi L.Dini, I.Rugova dhe M.D’Alema

Çfarë akuzash thurte Ibrahim Rugova në
adresë të UÇK-së?!




Vetë fakti që Ibrahim Rugova në takimin e tij me presidentin amerikan Klinton, më 29 maj 1999 në Washnigton, njësitë e UÇK-së i ka cilësuar si “grupe të armatosura”kanë pikëpamje të majta”, pra janë nga ata që kanë patur “ide të majta” dhe se ”drejtohen nga njerëz që edhe sot e kësaj dite kanë nostalgji…për Enver Hoxhën…”, flet qartë se “presidenti”i Republikës së Kosovës ka qenë shumë mirë i informuar, se në krye të UÇK-së janë njerëzit e sakrificës, janë pikërisht ata burra të cilët në periudhën e Titos kishin vuajtur nëpër burgjet jugosllave, ndërkohë që ai personalisht (Rugova) i gëzonte të gjitha privilegjet politike, intelektuale etj., po nga ky sistem i egër antishqiptar.



Përkundër faktit që Ibrahim Rugova, dinte gjithçka për UÇK’në, ai shpeshherë e mohonte ekzistimin e saj, dhe duke e bërë inekzistent UÇK’në, nuk hezitonte ta akuzonte këtë ushtri çlirimtare edhe me lloj-lloj kualifikimesh e epitetesh të çuditshme.



Për të argumentuar këtë gjë, po i referohem disa deklaratave të tij, të botuara në shtypin e kohës.



Më 22. 06. 1996, në gazetën „Rilindja“ Ibrahim Rugova deklaron: “Mendoj se nuk ekziston UÇK-ja“. Meqë ato ditë njësitet e UÇK-së kishin vrarë një polic serbë dhe ajo e kishte marrë përgjegjësinë për këtë atentat, Rugova përpara gazetarëve thotë: “Ne nuk kemi informata se ekziston një organizatë e tillë dhe letrat që dërgohen (aludonte në ato për marrjen e përgjegjësisë) janë pa kurrfarë identiteti dhe pa kurrfarë rëndësie, pos që ta rëndojnë situatën në Kosovë dhe të pengojnë zgjidhjen politike të çështjes në Kosovë. Unë mendoj se nuk ekziston një organizatë e tillë“.



· Foto: Tre pjesëtarë të maskuar të UÇK’së, të dalur atëherë kur Rugova deklaronte se UÇK’ja nuk ekziston!



Në një konferencë për shtyp të mbajtur më 1 nëntor 1996, në pyetjen e gazetarit, për marrjen e përgjegjësisë nga UÇK’ja, të një vrasjeje në Surkish të Podujevës, Ibrahim Rugova përgjigjet: ”Ne nuk jemi në dijeni se në Kosovë veprojnë forca të tilla, por ata kanë për qëllim të keqësojnë edhe më shumë gjendjen në Kosovë dhe të krijojnë tensione të reja”. (Lexo “Bota Sot” 2 nëntor 1996)



Ibrahim Rugova duket se ka gënjyer, kur deklaronte se “nuk ekziston UÇK-ja” për faktin sepse ai ka pasur shumë informata për ekzistencën dhe aksionet e UÇK-së. Se Rugova e ka ditur, se, kush po i kryente këto arsione, këtë gjë e pohon edhe znj.Edita Tahiri njëra nga bashkëpunëtoret e tij. Në një intervistë të botuar në librin „Libri i lirisë“, fq.224, në pyetjen për aksionet e sinkronizuara të UÇK-së dhe se çfarë është biseduar për këtë gjë në Kryesinë e LDK-së, Edita Tahiri përgjigjet (po citoi): “…ne e kemi ditur se nga vijnë këto arsione. Kemi pasur kontakte me Sali Çekun, i cili ka qenë udhëheqës i aksioneve që janë zhvilluar në pjesën e Dukagjinit. Pastaj me kontaktet e pjesëve të tjera të Kosovës, kemi qenë të njoftuar për aksionet që zhvilloheshin në Drenicë, Llap dhe në pjesë të tjera, si dhe është ditur për Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e për figura të tjera që kanë qenë bartës të këtyre aksioneve…” - përfundon citati. Rrena thonë i ka këmbët e shkurta!



Kah mesi i janarit 1997 kur UÇK’ja kreu një atentat kundër rektorit famëkeq të UP-së Radivoje Papoviq, në konferencën me gazetarë, të mbajtur më 24.01.1997, Ibrahim Rugova lidhur me këtë rast deklaron (po citoi): „Ne nuk kemi informacione se ekziston Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe në emër të saj mund të paraqiten shërbime të ndryshme, pasi ende nuk është paraqitur askush i kësaj UÇK’je. Dënojmë edhe njëherë shpërthimin terrorist të autobombës në Prishtinë, si moment i rrezikshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe kërkojmë që këtë rast ta hulumtojë FBI dhe INTERPOL-i, të shihet se çfarë ishte ai shpërthim mjaft i sofistikuar. Po ashtu dënojmë edhe rastet e vrasjet që po bëhen me pretekst të kolaboracionizmit dhe kërkojmë ndërprerjen e tyre“ - përfundon citati. (Lexo: Gazeta “Rilindja”, 25. 01. 1997)



Të gjjthë me indinjatë i kujtojmë ato ditë, pas 24 janarit 1997, kur UDB’a serbe ndërmori një fushatë të egër burgosjesh, e cila rezultoi me vrasjen e tre luftëtarëve të UÇK-së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës, në 31janar 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.



Në një intervistë që u botua më 9 shtator 1997 në gazetën „Frankfurter Rundshau“, ( në të njejtën ditë e publikoi edhe QIK-u), në pyetjen e gazetarit mbi UÇK-në, e cila që nga prilli i vitit 1996 kreu disa atentate ndaj policisë serbe, Ibrahim Rugova do të përgjigjet, se: ”Nuk di se kush është prapa asaj lëvizjeje. Mund të jetë që këtë ta kryejnë shërbimet serbe me qëllim që në këtë mënyrë ta diskreditojnë çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve në mënyrë „që të duket se shqiptarët janë terroristë“. Madje në një gazetë tjetër gjermane “Faz”, Ibrahim Rugova, pa hezitim thotë se: ”Krahas UÇK’së, serbët kanë sajuar edhe frontin e çlirimit kombëtar dhe një lëvizje për çlirimin e Kosovës” (!!!) ( Lexo: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (Dokumente dhe artikuj), botimi dytë, prill 1998, faqe 181)

Disa spekulime flasin për krijimin e saj (UÇK-së)
nga shërbimet sekrete serbe - thotë Rugova




Më 1 dhjetor 1997 Ibrahim Rugova gjatë qëndrimit të tij në Bruksel dha një intervistë për gazetën belge “Le Soire” dhe në pyetjen e gazetarit Eduard Van Velthem, lidhur me sulmet kundër policisë serbe në Kosovë, siç thotë ai „të një ushtrie misterioze e quajtur UÇK“, Ibrahim Rugova thekson me bindje, se “nuk ka asnjë informacion për ekzistimin e një organizate të tillë. Disa spekulime flasin për krijimin e saj (UÇK-së) nga shërbimet sekrete serbe, për të pasur pretekst për një intervenim brutal dhe për të diskredituar imixhin tonë joviolent.” No coment !!!



Në një tjetër intervistë dhënë të përjavshmes zvicrane „Facts“ (botuar edhe në gazetën „Rilindja“, më 15. 12. 1997), në pyetjen e gazetarit: “Që nga viti 1996 u paraqitën disa sulme të armatosura në stacionet policore dhe përgjegjësinë për këto sulme e merr UÇK- ja. A paraqet kjo një faktor të ri politik?”, Ibrahim Rugova përgjigjet: “Ne nuk kemi kurrfarë informatash lidhur me një organizate të tillë. Sipas të gjitha gjasave është fjala për disa individë të frustruar. Parimisht është i pamundur konstituimi i një organizate të tillë, ngase ne jemi të kontrolluar rigorozisht në çdo rrafsh njerëzor. Në shtëpitë shqiptare nuk ka armë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mund t’i shërbejë regjimit serb si pretekst për një fushatë të re represive në Kosovë. Elementet me papërgjegjësi shoqërore regjimi serb i përdorë për qëllimet e veta.”

* * *



Ibrahim Rugova përveç baltosjes së UÇK-së në mënyrat më të ulëta njerëzore, nuk hezitonte që të jap edhe mesazhe me karakter friksues në popull.



Ja një shembull.



Më 5 - 7 mars 1998, gjatë kohës kur po vazhdonte operacioni i përgjakshëm i ushtrisë e policisë serbe në Prekaz të Drenicës, (me ç’rast u vranë barbarisht tërë familja e Shaban Jasharit në krye me komandantin legjendar Adem Jashari), në një emision të radios “Deutche Wele”, (datë 07. 03. 1998) u emitua një intervistë e Ibrahim Rugovës dhënë gazetës gjermane ”Der Spiegel”. Në pyetjen e gazetarit: ”A mund të ndalohet fillimi i një lufte në Kosovë?” Rugova përgjigjet: ”Një luftë normale nuk do të ketë, - dhe vijon - “mund të ketë vetëm masakër. Për nga këndvështrimi ushtarak, ne nuk do të kishim kurrfarë shansi, për dy ditë do të mund të na shkatërronin të gjithëve.“



· Foto: Lexoni e shikoni masakrat e regjimit fashist të Millosheviqit, në Prekaz, Likoshan, Çirez etj



Në pyetjen tjetër se “edhe shqiptarët po kryejnë akte terroriste?” “- Nuk e përjashtoj ekzistencën e një grupi shqiptarësh të mllefosur. Mirëpo, njëkohësisht jam i bindur që spekulimet lidhur me një ushtri çlirimtare dhe veprat e kryera prej saj janë ireale, përgjigjet Rugova, - duke shtuar se ai është i bindur për inolvimin e shërbimit sekret serb në këtë çështje se vetë e marrin UÇK-në si pretekst për vrasjet mbi popullatën shqiptare.” (Lexo: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (Dokumente dhe artikuj), botimi dytë, prill 1998, faqe 239/240) Në këtë prononcim lidhur me UÇK-në Rugova theksoi: “Sa i përket këtij grupi unë ende po bëj hulumtime për të zbuluar se kush janë ata dhe nëse ekzistojnë, por kjo mund të jetë lojë serbe”. (Lexo Nikë Xheloshi-Kosova 1999…Tiranë 2002, fq.146-147)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptyTue Dec 30, 2008 2:15 pm

Analiza politike - historike


Realpolitika e Ibrahim Rugovës ( 19 )

Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova




· “Gjatë kohës së luftës, unë kam marrë një herë një gjysmë miratimi për të kontaktuar me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Kam qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që kam shkuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe jam përpjekur për të vënë një kontakt, që të bëjmë një proces unifikimi dhe e them me përgjegjësi se fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova. Këtë e them jo se e kam dëgjuar, por e them se kam qenë palë në mes”. ( Milazim Krasniqi, ish-bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës, Kosovapress 16. 06. 2000 )

P ë r m b a j t j a


· Ofensiva serbe dhe aktiviteti diplomatik ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes dialogut;

· Milazim Krasniqi: Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova;

· Vizita e Richard Holbrookut në Junik;

· Hollbrook: “Zotëri President - Ju duhet të takoheni me zotin Demaçi”;

· Adem Demaçi: „Ibrahim Rugova politikan i dështuar, duhet të tërhiqet nga skena politike…“;

· Jakup Krasniqi: „Ibrahim Rugova që moti i ka shkëputur lidhjet me popullin…“;

· Fehmi Lladrovci:Politika e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, nuk solli gjë konkrete…“;

· Richard Holbrook: „Ne e mbështesim presidentin Rugova, i cili është për një zgjidhje paqësore dhe pa dhunë…“;

· Kush e riciklonte përçarjen brenda faktorit politikë e ushtarak shqiptarë?!

· Konstituimi i Kuvendit - synim për defaktorizimin e UÇK’së;

· SHP i UÇK’së: UÇK është në krijimin e institucioneve, për kushtet dhe rrethanat e luftës.

Shkruan: Sheradin Berisha

====================================
Ofensiva serbe dhe aktiviteti diplomatik ndërkombëtar
për zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes dialogut




Atë ditë kur delegacioni i Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën ishte në takimin gjysëm orësh me presidentin Klinton në Washington, satrapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviç intensifikon operacionet ushtarake në Kosovë. Forcat ushtarake-policore serbe gjatë ofensivës së re në rajonin e Dukagjinit ka përdorë gjithë arsenalin ushtarak dhe artilerinë e rëndë me qëllim të shkatërrimit të UÇK’së, dhe të shpërnguljes së popullatës shqiptare nga fshatrat që shtrihen përgjatë aksit rrugorë Gjakovë - Deçan - Pejë, i cili mbahej vazhdimisht nën kontrollin e njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ofensivë gjithëpërfshirëse ka bërë që takimi i radhës që ishte paraparë të mbahet më 5 qershor 1998, në Prishtinë, ( pas takimit të 22 majit) midis negociatorëve të Rugovës dhe Millosheviqit, të anulohet.



· Foto: Takimi serbo-shqiptarë në selinë e LDK-së, më 22.05.1998



Për shkak të situatës së krijuar në Kosovë, më 6 qershor në Prishtinë do të vijë diplomati gjerman Wolfgang Ischinger - Drejtor Politik në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë. z. Ischinger gjatë takimit me Ibrahim Rugovën dhe grupin e tij negociator, bëri të qartë qëndrimin se ”negociatat me Serbinë duhet të vazhdojnë pas qetësimit të gjendjes në Dukagjin dhe në Drenicë”, ndërsa Ibrahim Rugova si gjithmonë shprehu gatishmërinë për rifillimin e negociatave me Beogradin, pa i kushtëzuar ato negociata!



Në gjysmën e parë të qershorit 1998 do të intensifikohet aktiviteti i diplomacisë ndërkombëtare për Kosovën. Kështu, më 8 qershor do të mblidhet Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian, tri ditë më vonë, më 11 qershor do të mbahet takimi në nivelin më të lartë i shteteve anëtare të Paktit NATO, dhe më 12 qershor do të mblidhet Grupi i Kontaktit. Në vendimet e dala nga këto takime, nuk mund të nxjerrish as një formulë të qartë që përcakton mënyrën se si duhet ndalur lufta në Kosovë, ndërsa sa i përket statusit të Kosovës, saktësohet qartë, Kosovës duhet t´i kthehet autonomia, të cilën e kishte deri në vitin 1989.



Në të vërtet nga këto mbledhje iu dërgua një mesazh Serbisë. Për t’ia tërhequr vërejtjen Sllobodan Millosheviqit për “përdorimin e tepruar të dhunës” ndaj shqiptarëve, më 15 qershor 1998 forca veriatlantike e NATO’s organizoi një manovër katër orëshe mbi hapësirën ajrore të Shqipërisë e të Maqedonisë, ku morën pjesë 13 shtete anëtare të kësaj aleance ushtarake. Kjo manovër u mbajt pikërisht në ditën kur Millosheviqi kishte arritur për vizitë në Moskë me ftesë të presidentit rus Boris Jelcin, (të dakorduar paraprakisht edhe me Kancelarin gjerman Helmut Kohl), ndërsa në të njëjtën kohë Ibrahim Rugova po qëndronte për vizitë në Angli dhe Francë!



Më 8 qershor, pikërisht në ditën kur në Bruksel do të mblidhet Këshilli i Ministrave të BE-së për të diskutuar lidhur me gjendjen e re në Kosovë, në Prishtinë vjen ambasadori amerikan në Shkup, Chrisofer Hill. Për t´u njohur nga afër me situatën në teren, ambasadori Hill udhëton në zonën e Dukagjinit ku ato ditë ishin zhvilluar luftimet të përgjakshme. Në këtë udhëtim z.Hill i shoqëruar nga dr.Fehmi Agani…, viziton Gjakovën, Deçanin, Prejlepin, Junikun etj., dhe sheh nga afër shtëpitë e djegura e të shkrumbuara si dhe shpërnguljen e popullatës shqiptare nga vendbanimet e tyre.



Me vizitën e tij në një zonë luftarake, z.Hill ka bërë të qartë se tashmë është ndëmjetësues amerikan për çështjen e Kosovës, duke zavendësuar ambasadorin Robert Gelbard. Kjo vizitë duket se ka ndikuar dukshëm tek ambasadori Hill në qartësimin e gjendjes reale në zonat e luftës dhe me këtë rast ka kuptuar se pa riorganizimin e faktorit politik shqiptar, në pajtim me rrethanat e reja, nuk do të ketë negociata të suksesshme me Beogradin.

Milazim Krasniqi: Fajtor për mungesën e unifikimit
ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova




Gjatë muajve të verës 1998 diplomacia amerikane do të bëjë përpjekje të unifikojë faktorin relevantë politik shqiptar në Prishtinë, Lidhjen Demokratike të Kosovës, me partitë tjera që konsideroheshin të afërt me UÇK-në, në radhë të parë me Partinë Parlamentare të Kosovës që drejtohej nga Adem Demaçi dhe me drejtuesit e Lëvizjes Demokratike Shqiptare, akademik Rexhep Qosjen, Hydajet Hysenin dhe Mehmet Hajrizin, dhe personalitete tjera, që mund të ishin të frytshëm në procesin negociator me Serbinë.



Derisa faktori ndërkombëtar përpiqej t’i bashkojë partitë shqiptare në Prishtinë, për të krijuar një trup të përbashkët shqiptare për vazhdimin e dialogut me Serbinë, prej kohësh Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) dhe Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) angazhoheshin për bashkimin e gjithë faktorit politik e ushtarak, në një Front për Çlirimin e Kosovës. Mirëpo, „lufta“ e pakompromis në mes faktorëve politik e ushtarak shqiptarë për të qenë i parë ( në krye të piramidës), ka bërë që të mos arrihet kurrë një bashkim i mirëfillt, dhe kjo gjendje duket se është reflektuar negativisht edhe në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Milazim Krasniqi, njëri nga themeluesit e LDK-së dhe bashkëpunëtor më i afërt i Ibrahim Rugovës, për mosunitetin e faktorit shqiptar e bën përgjegjës pikërisht z. Rugova. “Gjatë kohës së luftës, unë kam marrë njëherë një gjysmë miratimi për të kontaktuar me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Kam qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që kam shkuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe jam përpjekur për të vënë një kontakt, që të bëjmë një proces unifikimi dhe e them me përgjegjësi se fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova. Këtë e them jo se e kam dëgjuar, por e them se kam qenë palë në mes”, ka thënë shkrimtari dhe publicisti Milazim Krasniqi . ( Lexo: Kosovapress, 16. 06. 2000)



Në këto rrethana mosuniteti të faktorit shqiptarë, SHP i UÇK-së, me qëllim të komunikimit me opinionin e gjerë, të brendshëm dhe atë të jashtëm, përmes deklaratës politike nr.3, datë 11 qershor 1998, bën të ditur se për zëdhënës të tij ka caktuar Prof.Jakup Krasniqin, nga fshati Negroc i Drenicës. Dy ditë më vonë zëdhënësi i UÇK-së Prof.Krasniqi, në paraqitjen e parë publike që u emitua në RTSH (më 15. 06. 1998), bëri të qartë qëndrimin e SHP të UÇK-së për të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe qëllimin e luftës çlirimtare.



· Foto: Jakup Krasniqi, me rastin e paraqitjes së parë publike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptyTue Dec 30, 2008 2:18 pm

Vizita e Richard Holbrookut në Junik


Më 24 qershor 1998 në Kosovë vjen diplomati amerikan Richard Holbrook. Fillimisht z.Holbrook, (së bashku me ambasadorin Hill), të shoqëruar nga dr.Fehmi Agani, Veton Surroi dhe Blerim Shala, të përcjellur nga dhjetra gazetarë vendor dhe të huaj, do të vizitoi rajonin e Dukagjinit. Holbrook e ka vizituar fshatin Junik dhe ishte hera e parë që zyrtarisht, një diplomat i lartë amerikan, takohet me njerëzit që mbanin uniformën e UÇK-së, ndërsa z.Hill, tri javë më parë (29 maj) kishte takuar njerëz të armatosur të UÇK-së, por pa uniforma.



· Lexo: Takimet Holbrook-Miloshevic në Beograd dhe Holbrook-Rugova në Prishtinë, BBC News - June 23, 1998



Richard Holbrook në Junik u pritë shumë mirë nga UÇK-ja, madje në një odë të madhe të Junikut ai bëri një foto me poetin Hajdin Abazi i njohur si Lum Haxhiu, i cili ishte i veshur me uniformë ushtarake të UÇK-së dhe mbante në dorë një pushkë automatike. Kjo foto ato ditë u publikua në faqet e para të mediave më prestigjioze botërore. Takimi i Holbrookut&Hillit me përfaqësuesit e UÇK-së në Junik, ka ndikuar dukshëm në ripozicionimin e tyre karshi skenës politike shqiptare, dhe tashmë ishte i pashmangshëm kyqja e faktorit UÇK në proceset politike që po zhvilloheshin për Kosovën, në Prishtinë dhe në qendrat tjera vendimmarrëse të botës.



· Foto: Richard Holbrook në Junik, së bashku me Hajdin Abazin (Lum Haxhiun)



Derisa Holbrook po qëndronte në Kosovë, Ibrahim Rugova ishte për vizitë në Gjermani ( pas qëndrimit në Londër e Paris), ku u takua me ministrin e jashtëm gjerman Klaus Kinkel dhe Kancelarin Helmut Kohl. Me këtë rast Klaus Kinkel, z.Rugova ia ka përsëritur qëndrimin e Grupit të Kontaktit, për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve me Sllobodan Millosheviqin, ndërsa në takimin që pati Rugova me Kancelarin Kohl, e që e emitoi TV-ZDF’i gjerman më 25 qershor 1998, Kohl i thotë Rugovës: ”Duhet të jesh i matur dhe i qëndrueshëm në kërkesën e një autonomie të zgjeruar në kuadër të Jugosllavisë”, ndërsa Rugova në vend se t’i kundërshtonte me argumente të shumta këto qëndrime që tashmë ju kishte dalur boja (derisa Kosova po digjej e shkrumohej nga ushtria barbare e Millosheviqit), ai u shpreh pro dialogut me Millosheviqin, dhe me këtë rast zyrtarët gjerman i falënderoj për kontributin e tyre që po japin në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.



Në këto rrjedha, më 26 qershor 1998, sipas një raporti të gazetës “New York Times”, i botuar në të përditshmen “Koha Ditore” amabasadori amerikan Gelbard ( i cili tashmë duket të ketë ndryshuar qëndrimin “negativ” që kishte në fillim të vitit 1998 ndaj UÇK-së ), në Zvicër, takohet me dy përfaqësuesit politik të UÇK-së në perëndim, Bardhyl Mahmutin dhe Ramadan Avdiun. Një ditë para se të ndodhte ky takim, James Rubin kishte deklaruar në Departamentin e Shtetit se një takim me udhëheqjen politike të UÇK-së mund të ndodhte së shpejti dhe se Millosheviqi duhet ta pranonte atë fakt.

Hollbrook: “Zotëri President - Ju duhet të takoheni
me zotin Demaçi”


Po të njejtën ditë, (më 26 qershor), pas qëndrimit një ditor në Beograd, protagonisti i ashtuquajtur i “bulldozher-diplomacisë” ndërkombëtare, Holbrook vjen në Prishtinë dhe së bashku me abasadorin Hill dhe një oficer të lartë amerikan takohen fillimisht me Adem Demaçin. Ndonëse prej disa javësh qyteza e Kijevës mbahej nën rrethim të plotë të UÇK’së, Holbrook atë ditë do ta përsërisë disa herë slloganin “Kijeva është sot vendi më i rrezikshëm në Evropë” dhe prandaj në takimin e tij me Adem Demaçin ka kërkuar që të ndikojë mbi UÇK’në për të zhbllokuar këtë qytezë, (që shtrihej përskaj aksit rrugorë Prishtinë-Pejë), ku prej disa javësh mbaheshin të rrethuar rreth 200 civilë serbë dhe dhjetra policë serbë, nga njësitë e UÇK-së.



Hollbrook më 26 qershor në një takim tjetër që pati me Ibrahim Rugovën do të shfaqte haptazi pakënaqësinë e tij me nivelin organizativ të shqiptarëve. “Ne nuk mund të ecim përpara pa pasur një partner serioz te ju. Duhet të organizoheni shumë më mirë… Duhet t´i lini prapa mëritë dhe inatet personale…“ i ka thënë Holbrook, Ibrahim Rugovës. „Ta zëmë, ju, zotëri President“, kur e keni thirrë për herë të fundit Demaçin për të diskutuar me të problemet në Kosovë…?“ e pyet Hollbrook, Ibrahim Rugovën.



Dhe, Rugova siç e kishte zakon në këto raste përgjigjet: “Paj, e kam thirrë dhe do ta thërras…Por, ne, këtu kemi një rend demokratik të krijuar me zgjedhje dhe duhet ta respektojmë atë…“. Ndërkaq Holbrook i thotë Rugovës: “Shikoni zotëri President… unë ju çmoj si president, edhe pse e dini mirë se as ne, e as dikush tjetër në perëndim, nuk ua ka njohur zgjedhjet…( është fjala për zgjedhjet e 22 marsit 1998 - Sh.B)…Këtu më nuk kemi kohë për të humbur…Ju duhet të takoheni me zotin Demaçi..“ ( Për më tepër lexo: B.Shala „Vitet e Kosovës 1998-1998“, Prishtinë 2000, faqe. 96-97 )



· Foto: Nga takimi Rugova - Holbrook, ( Qershor 1998 )



Ibrahim Rugova, ndonëse prej kohësh ishte mësuar të jetë i pari në krye të piramidës politike shqiptare, nuk dëshironte ta prishte rendin e krijuar demokratik (me ato „institucionet fiktive“ të ndërtuara, pa u penguar nga regjimi pushtues serbë), për të krijuar një organizëm të mirëfillt kombëtar. Ky „president“ duke qenë kundër unitetit politik e ushtarak me faktorët më relevantë shqiptar, vet ishte shndërruar në një faktor të mosunitetit të shqiptarëve, dhe ky veprim gjatë gjithë kohës ka dëmtuar rëndë interesat strategjike të luftës sonë çlirimtare.



Për të bërë më të plotë këtë konstatim, duhet pranuar se për këto veprime të Rugova një pjesë të përgjegjësisë e mbanin padyshim edhe diplomatët amerikan dhe faktorët tjerë ndërkombëtar. Ambasadorët Hollbrook dhe Hill edhe pse këmbëngulnin në krijimin e një trupi të përbashkët „ekzekutiv“ të shqiptarëve, megjithatë ata, Ibrahim Rugovën e konsideronin si njeriun kyç në procesin e negociatave me Serbinë. Pra, thënë qartë, ata përpiqeshin ta krijonin një unitet të shqiptarëve, por, pa e eliminuar Ibrahim Rugovën nga skena politike shqiptare.

Adem Demaçi: „Ibrahim Rugova politikan i dështuar,
duhet të tërhiqet nga skena politike…“


Në këto përpjekje të diplomacisë amerikane etj., simboli i rezistencës shqiptare Adem Demaçi, nuk shihte organizim të mirëfillt politik e ushtarak me Ibrahim Rugovën në krye (deri sa ai e injoronte skajshmërisht faktorin UÇK), prandaj, disa herë ka kërkuar që Rugova të tërhiqet nga skena politike, për t´i lënë rrugë krijimit të një uniteti të mirëfillt nga forcat politike e ushtarake, pa e përjashtuar këtu as LDK’në si parti.



· Foto: Adem Demaçi dhe Ibrahim Rugova



Këtë qëndrim real, Adem Demaçi do ta artikulojë zëshëm edhe në një takim të partive politike shqiptare, të mbajtur me 1 korrik 1998, nën monitorimin e ambasadorit Hill. Mbledhja e 1 korrikut u mbajt në barakën e LDK’së, dhe duket se ky takim u thirrë nga Rugova, sa për t´iu shmangur akuzave të shumta që vinin nga diplomatët amerikan dhe nga partitë tjera shqiptare, të cilat nuk përfilleshin në asnjë mënyrë nga „presidenti“.



Që në fillim të takimit Ibrahim Rugova shpërfaqi idenë e mbledhjes së Kuvendit dhe formimit të Qeverisë mbi bazën e zgjedhjeve të 22 marsit 1998, ku do të përfshiheshin edhe partitë politike, që i patën bojkotuar ato zgjedhje. Kjo ide e Rugovës nuk u pranua nga Adem Demaçi, Rexhep Qosja dhe Hydajet Hyseni, për faktin sepse zgjedhjet „parlamentare e presidenciale“ të 22 marsit ( të cilat ishin mbajtur me tolerimin e Serbisë), ndonëse ishin burim i vazhdueshëm i përçarjeve politike (tashmë disa mujore) nuk mund të merreshin si pikënisje për të krijuar një unitet të shëndosh politik shqiptar.



Për më tepër, pikërisht Ibrahim Rugova me veprimet e tija skajshmërisht autoritare, kishte shpërfillur edhe vetë idenë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, sepse, tashmë, kishin kaluar njëqind ditë e ca, prej se ishin mbajtur ato zgjedhje, ndërsa brenda kësaj periudhe, ai me tarafin e tij politik ka luajtur tmerrshëm me kartën e përçarjes, duke formuar grupe negociatorësh si: G-15, G-4 e të tjera si këto, për të dialoguar me Serbinë, ndërkohë që ka shpërfillur partitë tjera politike, të cilat kërkonin një bashkim të gjerë politik, duke përfshirë këtu edhe faktorin më të rëndësishëm të kohës: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.



Duke pas parsysh mbështetjen që i jepnin diplomtatët amerikan, Ibrahim Rugovës, më 4 korrik në zyrën amerikane në Prishtinë, Adem Demaçi, para ambasadorëve: Richard Holbrook dhe Christopher Hill, ka shprehur hapur dyshimet e tij për insistimin e tyre, që Rugova të mbetej në çdo mënyrë lojtari kryesor i skenës politike shqiptare. Demaçi me këtë rast, diplomatëve amerikan shumë hapur ju thotë, se nuk është në interesin amerikan të përkrahet një politikan krejtësisht i dështuar, çfarë është Ibrahim Rugova.

Jakup Krasniqi: „Ibrahim Rugova që moti i ka
shkëputur lidhjet me popullin…“


Ato ditë, zëdhënësi i UÇK’së Jakup Krasniqi, në një intervistë ekskluzive për “BBC World” ka pohuar se ”Ibrahim Rugova dhe njerëzit që e rrethojnë kanë penguar pavarësinë e Kosovës…se politika disavjeçare e udhëhequr nga Ibrahim Rugova është politikë e dështimeve të vazhdueshme…dhe se politikën duhet ta udhëheqin dhe do ta udhëheqin forcat e reja.” Ndërkaq, në një intervistë tjetër dhënë „Zërit të Amerikës“ disa ditë më parë (më 27 qershor 1998) z.Jakup Krasniqi, deklaron, se: „Ibrahim Rugova që moti i ka shkëputur lidhjet me popullin dhe se UÇK’ja e ka pasur dhe e ka krahun politik.“ Ndërkaq në pyetjen, a do të mund Ibrahim Rugova të drejtonte UÇK’në, Krasniqi përgjigjet: “Ibrahim Rugova nuk ka krijuar kapital politik për të drejtuar UÇK’në. UÇK’në nuk mund ta kontrollojnë njerëzit që e kanë akuzuar atë. Rugova do të bënte mirë të pushonte çdo aktivitet që pengon aksionet e UÇK’së dhe përzierjet e tij rreth UÇK’së“.

Fehmi Lladrovci:Politika e udhëhequr nga Ibrahim
Rugova, nuk solli gjë konkrete…“


Për politikën e Ibrahim Rugovës dhe mënyrën se si duhet të zgjidhet një herë e mirë çështja e Kosovës, në mënyrë të qartë e ka thënë edhe Fehmi Lladrovci, tani dëshmorë i kombit. Në një intervistë dhënë gazetarit të njohur britanik David Loyn, që u trensmetua në kanalin televiziv BBC World, në maj 1998, ndërsa biseda ishte zhvilluar në prill të atij viti, Fehmi Lladrovci lidhur me politikën e Ibrahim Rugovës ka thënë: Politika "paqësore" kosovare, e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, i cili tash e tetë vjet sillet nëpër zyrat e Evropës dhe të Amerikës, nuk solli gjë konkrete. Nuk ka gjë prej kësaj politike... Nuk i kemi marrë armët në dorë nga dëshira, por kjo është një domosdoshmëri. Pa një organizim të tillë askush nuk do të na dëgjojë, as Evropa, as SHBA-të. Po, për çfarë luftoni? e pyet gazetari Fehmiun, ndërsa ai përgjigjet: "Për çlirimin përfundimtar të Kosovës". „Por sot shqiptarët janë në përgatitje të ekipit negociator. Ka të ngjarë që ky ekip mund të pranojë edhe një trajtë të autonomisë në kuadër të "RFSJ"-së. Sa do të ishit të gatshëm të pranonit një gjë të tillë?“ - i drejtohet z.Loyon, Fehmi Lladrovcit. "Assesi, natyrisht. UÇK-ja nuk pajtohet me asnjë zgjidhje, përveç pavarësisë së plotë të Kosovës” - përgjigjet prerë Fehmiu. Kur gazetari Loyon, e pyet: “A synoni të merrni pjesë në bisedime?“ Fehmiu përgjigjet: "Po, jemi të gatshëm të bisedojmë me Serbinë. Por, vetëm për kufijtë. Për asgjë tjetër”.



· Foto: Dëshmori i Kombit Fehmi Lladrovci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptyTue Dec 30, 2008 2:20 pm

Richard Holbrook: „Ne e mbështesim presidentin Rugova,
i cili është për një zgjidhje paqësore dhe pa dhunë…“




Ndërsa ky ishte qëndrimi i luftëtarëve të UÇK’së, krejt qëndrim tjetër kishin diplomatët amerikanë për Ibrahim Rugovën dhe për statusin e Kosovës. Më 4 korrik 1998, pas disa takimeve që kanë pasur ambasadorët Holbrook dhe Hill me Demaçin, Qosjen dhe së fundi me Rugovën, Holbrook në paraqitjen e tij para gazetarëve në hyrje të barakës së LDK’së, i drejtohet Rugovës më këto fjalë: “Zotri Rugova, do të përpiqem të të ndihmoj edhe një herë. Sonte do të udhëtoj në Beograd për të biseduar me Millosheviqin dhe përsëri do të kthehem nesër. Amerika nuk i përkrah aksionet e UÇK’së, dhe duhet të ndërpriten menjëherë aksionet e të dy palëve…“ (!!!)





· Lexo: Holbrooke meets with Milosevic, Rugova-July 4, 1998 (CNN)





Disa ditë më vonë, saktësisht më 9 korrik 1998, në intervistën dhënë kanalit televiziv CNN, Richard Holbrook, përsërit qëndrimin: “Ne e mbështesim presidentin Rugova, i cili është për një zgjidhje paqësore dhe pa dhunë, mirëpo ai nuk pranohet nga të gjithë si udhëheqës i vetëm i shqiptarëve“. Gjendjen në mes të shqiptarëve në Kosovë Holbrook e cilëson si „diçka tragjike“, sepse siç thotë ai „e kemi shumë vështirë të gjejmë negociator të palës shqiptare e sidomos në palën e saj ushtarake ( Lexo - UÇK’së - Sh.B )“.Ndërkaq, sa i përket statusit të Kosovës, duke e tërhequr një diagonale mes Bosnjes dhe Kosovës, Holbrook thotë, se: „Kosova nuk është Bosnjë, nuk është një vend i pavarur dhe komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta mbështeste dëshirën e popullit të saj për të qenë i pavarur…“ “Kudo në botë,- pohonte Holbrook, - ka popuj që kërkojnë sovranitet, si për shembull Tibeti, pastaj kurdët, mirëpo historia dhe kufijtë nuk i lejojnë. Ne mendojmë,- thotë ai,- se ka rëndësi themelore të bëhet një ndryshim në statusin e Kosovës brenda kufijve ndërkombëtarë të Jugosllavisë.“ ( CNN, 9 korrik 1998 )



Në këtë frymë u prononcua edhe ambasadori tjetër amerikan Robert Gelbard, gjatë vizitës së tij në Mostar të Bosnjes më 8 korrik 1998. Madje z. Gelbard, me këtë rast UÇK’së ia dërgojë një mesazh me tone kërcënuese. „Ne jemi të përgatitur dhe të aftë për të penguar të gjitha aktivitetet e UÇK’së, sidomos rrugët e tyre të furnizimit. Ne jemi të përgatitur nga kjo anë nëse ata refuzojnë të bashkëpunojnë dhe të marrin masa të tjera të nevojshme“- ka thënë z.Gelbard. Dhe kjo vërtet ka ndodhur. Ato ditë, në Zvicër do të bllokohet nga autoritetet zvicrane zhirollogaria e Fondit: “Vendlindja Thërret“, që e financonte UÇK’në, ndërsa në Shqipëri në kufirin shqiptaro-shqiptarë u shtuan masat e vëzhgimit nga shumë monitorues ndërkombëtar, ndërkohë që në pjesën tjetër të kufirit ishin dislokuar mijëra forca ushtarake serbe!

Kush e riciklonte përçarjen brenda faktorit politikë
e ushtarak shqiptarë?!


Derisa në Prishtinë po zhvilloheshin bisedimet intensive për „unifikimin“ e faktorit politik shqiptarë, më 5 korrik 1998 në Tiranë Kryeministri në exil Bujar Bukoshi takohet me Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin, të dy këta anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së. Ndonëse marëdhëniet qeveri e Bukoshit - SHP i UÇK’së ishin të tensionuara, në këtë takim duket se gjendja shtensionohet, sepse merren vesh për të bashkëpunuar në mes vete, mirëpo nuk do të kalojë shumë kohë, kur do të rishfaqen mosmarrëveshjet ndërmjet Bujar Bukoshit dhe SHP të UÇK-së, të cilat do të riciklohen pastaj vazhdimisht, gjatë gjithë kohës së luftës çlirimtare, deri në qershor 1999!



Ky riciklim i përçarjeve brenda faktorit politik e ushtarak zhvillohej çdo kund, si brenda në Kosovë, ashtu edhe jashtë Kosovës, në Shqipëri e në vendet tjera të botës perëndimore. Mirëpo, kjo përçarje më së shumti ndikonte në Kosovë, atje ku zhvillohej lufta kundër njësive ushtarake-policore serbe, të cilat bënin kërdi mbi popullatën shqiptare, duke vrarë, ekzekutuar e masakruar, gra, pleq e fëmijë, ndërsa plaçkisnin, digjnin dhe shkretonin pamëshirshëm pasurinë e tyre.



Sipas të dhënave të publikuara në një raport të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), gjatë muajit korrik 1998, në Kosovë janë vrarë, masakruar ose ekzekutuar 201 shqiptarë, janë plagosur 152, janë keqtrajtuar në mënyra të ndryshme 1566, janë marrë peng, janë kidnapuar ose janë zhdukur 185 vetë, janë arrestuar në mënyrë arbitrare 196 vetë, ndërsa janë rrahur rëndë 275 shqiptarë, 26 prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Raporti dëshmon se dhunës së regjimit pushutues serb i janë nënshtruar gratë e fëmijët. Sipas të dhënave të deritashme, 102 gra janë vrarë, janë plagosur, janë arrestuar, janë dënuar, janë keqtrajtuar ose janë zhdukur gjatë korrikut, ndërsa 12 fëmijë janë keqtrajtuar.

Sipas burimeve të KMDLNJ’së gjatë këtij muaji, forcat serbe kanë detyruar zhvendosjen e 350.000 shqiptarëve nga shtëpitë e veta, shumë prej të cilëve nuk kishin as ku të kthehen pasi shtëpitë e tyre janë plaçkitur, janë rrënuar dhe janë djegur e shkrumuar nga forcat pushtuese serbe.



· KMDLNJ: Lexo listën e shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat serbe, në periudhën janar - nëntor 1998




Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partitë politike të afërta me te, që kishin marrë pjesë në zgjedhjet e 22 marsit 1998, akoma ushqenin iluzione, se kanë ndërtuar institucione të mirëfillta shtetërore në krye me Ibrahim Rugovën dhe duke pasur këtë besim, nuk rreshtnin të thurnin as akuza në adresë të UÇK’së, në adresë të atyre që kishin marrë armët në dorë për t’u çliruar përfundimisht nga ushtria pushtuese barbare e Sllobodan Millosheviçit, e jo siç i quanin ata njësitë dhe bartësit e kësaj ushtrie si “njerëz të frustruar“, „grupe të armatosura që mbrojnë pragun e shtëpisë“, “njerëz që luftojnë sepse u janë djegur shtëpitë e tyre“ etj.etj. Duke ju kundërvënë akuzave të tilla, zëdhënësi i UÇK’së Jakup Krasniqi, në një prononcim të botuar në gazetën „Zëri i Kosovës“, Ibrahim Rugovën e cilëson si: „pashai i kuq i barakës së vogël nga Prishtina“ që „ka për qëllim të shndërrojë UÇK’në në një karikaturë të LDK’së…, i cili asnjëherë nuk arriti në trojet e lira të vendit që ai është president“! (ZiK’u 9 korrik 1998, faqe 4 – 5)

Konstituimi i Kuvendit - synim për
defaktorizimin e UÇK-së


Pavarësisht nga rrethanat e luftës dhe lëvizjet gjithëpër- fshirëse për unifikimin e faktorit politik e ushtarak, „presidenti“ Ibrahim Rugova kishte vendosur ta „konstituonte“ Kuvendin e Kosovës.



Më 16 korrik 1998 ( pikërisht në kohën kur forcat ushtarake-policore serbe kishin marrë një ofensivë të gjerë me karakter shfarosës, në zonën e Vërrinit, në drejtim të Rahovecit, të Malishevës etj.), në ambientet e selisë së LDK-së në Prishtinë, Ibrahim Rugova ka mbajtur mbledhjen themeluese të Kuvendit të Kosovës, ku morën pjesë me 75 deputetë, 59 deputetë të LDK-së dhe 16 të partive tjera (nga 130 sa duhet të ishin - Sh.B) të dalë nga zgjedhjet e 22 marsit 1998. Kjo mbledhje konstituive po mbahet pas 115 ditëve, përkatësisht pas tre muajve, tri javëve e tri ditëve, nga dita kur u mbajtën zgjedhjet e “lira dhe demokratike” të 22 marsit 1998. Edhe pse mbajtja e Kuvendit ishte bërë i ditur dy ditë më parë, ai i zhvilloi punimet normalisht pa u penguar nga sigurimi shtetëror serb, pothuajse deri në përfundim të mbledhjes. Me propozimin e Ibrahim Rugovës, Kryetar i Kuvendit u zgjodh akademik Idriz Ajeti dhe tre nënkryetarë: Iljaz Kurteshi nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, krahu i Kaqusha Jasharit; Gjergj Dedaj, nga Partia Liberale e Kosovës dhe Zef Morina nga Partia Shqitare Demokristiane e Kosovës, ndërsa Sekretar i Kuvendit u zgjodh Fatmir Sejdiu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ( aktualisht kryetar i Republikës së Kosovës - Sh.B).



Është shumë i çuditshëm fakti se, në momentin e përfundimit të mbledhjes „konstituive të Kuvendit“, në orën 13:05 para hyrjes së barakës së LDK-së ka arritur ambasadori amerikan në Beograd Nikollas Hill. Pas tij janë futur edhe një numër policësh serbë në rroba civile, ndërsa hyrja e barakës u mbush përplotë policë: dy pizgauerë, vetura civile dhe një fugon policie. Në ora 13:13 nga baraka dalin policët serbë „me dokumentacionin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës!“ Para orës 14:00 nga baraka ka dalë edhe Nikollas Hill, kurse pas tij edhe Ibrahim Rugova, i cili largohet nga baraka pa u ndaluar nga policia serbe!( Lexo: Nikë Gjeloshi-Kosova 1999, fq.173-174)



Mënyra se si është paralajmëruar për opinion mbajtja e Kuvendit, pastaj ecuria e zhvillimit të punimeve në këtë “seancë“ konstituive dhe ardhja e amasadorit amerikan bashkë me policinë serbe në ambientet e barakës së LDK-së, pikërisht në momentet kur mbledhja po përfundonte, sipërfaqëson qartë faktin se, ky Kuvend u mbajt (sa për sy e faqe) me marrëveshje paraprake në mes të qarqeve diplomatike të huaja, Ibrahim Rugovës dhe Sllobodan Millosheviqit.



Konstituimi i Kuvendit nga LDK’ja bashkë me partitë e vogla që morën pjesë në zgjedhjet e 22 marsit, kishte për synim defaktorizimin e UÇK-së si faktor politik e ushtarak, dhe kjo ka ndikuar dukshëm në thellimin jazit të përçarjes brenda faktorit politik shqiptarë. Kundër mbledhjes së Kuvendit të Kosovës u deklaruan: Partia Parlamentare e Kosovës në krye me Adem Demaçin, Lëvizja Demokratike Shqiptare në krye me Rexhep Qosjen, Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, të cilat këtë veprim e cilësuan si një komplot të Ibrahim Rugovës për të mashtruar popullin me këtë Kuvend.

SHP i UÇK’së: UÇK është në krijimin e institucioneve,
për kushtet dhe rrethanat e luftës


Një ditë pas mbajtjes së Kuvendit, ka reaguar edhe SHP i UÇK-së. Në deklaratën politike nr. 4 të datës 17 korrik 1998, SHP i UÇK-së, deklaron:



“UÇK e ka thënë me kohë se nuk pranon ato zgjedhje që i shërbejnë për dekor pushtuesit dhe do të ishin farsë mashtruese për shqiptarët e Kosovës. Kemi thënë se nuk pranojmë zgjedhjet të cilat legjitimojnë ndarjet e reja territoriale të vendit tonë, që filluan me “zgjedhjet e lira” të 22 marsit 1998 - kur një pjesë e tokave lahej në gjak e në anën tjetër ngriheshin dollitë e “fitores historike” të një grupi tarafësh. Gjithashtu kemi përsëritur shumë herë deri tash se jemi për jetësimin e institucioneve të pavarura, funksionale dhe operative, që do ta siguronin çlirimin e Kosovës. UÇK, edhe më herët ka paraqitur qëndrimet e veta në raport me tendencat e një kaste politike, e cila ka për qëllim jo krijimin e institucvioneve kombëtare për avancimin e çështjes shqiptare, por frenimin dhe minimin e luftës sonë çlirimtare - mu në kohën kur ajo është gjithëpërfshirëse. Sukseset e UÇK’së në fushëbetejat e shumta e detyruan pushtetin okupator të lejojë mbajtjen formale të një parlamenti të kontestuar nga të gjithë ndërgjegja politike kombëtare. Ky parlament mbajti mbledhjen „themeluese“ vetëm pas kërkesave dhe këshillave të vazhdueshme të cilat erdhën nga miqtë tradicionalë të okupatorit tonë, nga Moska dhe Athina.

UÇK’ja ia tërheq vërejtjen autorëve të këtyre makinacioneve se kanë shkuar larg me lojërat e ndyta në dëm të kombit dhe Atdheut. UÇK’ja këtu vëren tendencën më të hapët të përçarjeve të shkaktuara nga ky klan në lëvizjen politike shqiptare, të cilat barten edhe në lëvizjen kombëtare shqiptare. Gjithashtu e këshillojmë miqësisht edhe faktorin ndërkombëtar, sidomos SHBA’të dhe vendet e demokracisë perëndimore, që të mos bien nën ndikimin e allëshverisheve ruso-greke. (…) UÇK është në krijimin e institucioneve të reja funksionale dhe kombëtare, për kushtet dhe rrethanat e luftës. Këtë duhet ta bëjmë me të gjitha ato forca politike të cilat synojnë ndershmërisht lirinë, me individë të rinj, të ngritur politikisht dhe profesionalisht, dhe, me intelektualë të dëshmuar kombëtarisht. (...) Lufta e jonë vazhdon deri në fitore. - përfundon deklarata politike nr. 4 e SHP të UÇK’së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dezertori
Fillestar/e
Fillestar/e
dezertori


Male
Numri i postimeve : 16
Age : 57
Vendi : Peje
Registration date : 22/12/2008

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptyMon Jan 05, 2009 2:22 pm

Per bese,me mire mos ti behen analiza fare,keti fare I.Rugoves,sepse po ju bene analiza ketij,atehere,fatkeqesishte,na ndotet Historija,na ndotet jetamna ndotet ardhmerija.Ta leme Aty,ate sterrvine,qe vetm ne letra ka figuruar si shqiptare,ndersa ne vepra,eshte shka shkuar shkau.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptySat Jan 17, 2009 4:05 am

Rugova = Berisha = Nano...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hamitmatjani
Fillestar/e
Fillestar/e
Hamitmatjani


Male
Numri i postimeve : 63
Age : 47
Vendi : Itali
Registration date : 03/01/2009

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Gandi i Kosoves IBRAHIM ROGOVA   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptySun Jan 18, 2009 5:03 pm

I gjeta te udhes ta hap nje teme per gandin Ibrahim Rugova roli i tij i pazevendesueshem ne pamvarsise se Kosoves:fla:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptySun Jan 18, 2009 5:15 pm

Cfare ke gjetur te udhes? A jeni ne toke e bukues ju? E ke den se kush ka qen Gandi? Me pershkruaje me dhjete fjale se kush ka qen Gandi, nese e ke iden? Me pas, do te theme une me dy fjale per "Gandin e Kosoves"!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptyTue Jan 20, 2009 4:04 pm

Qe nga koha e Rankoviqit e gjeri me tani cili shqiptar ka pasur guximin ta merr ndonje poste e mos te jete piun i serbit ?Pra pa u kan i lidhur me pushtetin qendror serb as nje shqiptar nuk ka pasur mundesi te punsohet as si kurur!I vvllaqita keto ndytesira!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 EmptyTue Jan 20, 2009 4:10 pm

haxhiu01 shkruajti:
Qe nga koha e Rankoviqit e gjeri me tani cili shqiptar ka pasur guximin ta merr ndonje poste e mos te jete piun i serbit ?Pra pa u kan i lidhur me pushtetin qendror serb as nje shqiptar nuk ka pasur mundesi te punsohet as si kurur!I vvllaqita keto ndytesira!

Haxhiu 01... a ka qenë i lidhur me UDB edhe Adem Demaçi, Ali Hadri, Ukshin Hoti ?

Po tekefundit haxhiu 01 për këtë lidhje që i kanë pas autonomistat në Kosovë dhe kanë punuar ngusht me serbinë që ta zhdukin popullin shqiptar në Kosovë duke i ndrruar herë flamurin her kombin etj etj populli është ngritur dhe i ka kërkuar të drejtat që i takojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës   Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës - Faqe 27 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 27 e 37Shko tek faqja : Previous  1 ... 15 ... 26, 27, 28 ... 32 ... 37  Next
 Similar topics
-
» Analizë politike - historike
» politikë
» Kenget historike
» Shpalime historike
» Video historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: