Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP - Faqe 2 EmptyWed Apr 16, 2008 10:17 pm

LETËR NGA SILKE - LIRIA BLUMBACH

Gjermani

Jam një njeri midis botëve -
një femër në mes botëve të fjalëve...!

Unë Silke - Liria Blumbach e lindur më 13 dhjetor 1970 në Gottingen, Gjermani.
Emigrova 32 vjet më vonë në Ballkanin Shqiptar,
sëpari në Kosovë, pastaj në Sarandë, Shqipëri ku jetoj.

Jam përkthyese dhe interpretuese. Ndërtoj ura gjuhësore midis kulturave të ndryshme.

Qëllimi i jetës sime është të themeloj në Sarandë një qendër dhe një bashkësi spirituale.Një pjesë e rëndësishme do të jetë ndikimi shërues i artit dhe kriimtarisë, sidomos të shkrimit krijimtar.

Në Gjermani isha anëtare aktive e shoqatës letrare ''LitOff'' (Ofansiva letrare ) në Heidelberg. Botova tregime dhe poezi në antologji dhe revista dhe mbajta dy recitime pesonale.

Në botën shqiptare kam botuar dy vëllime me poezi :

Dyzet vdekje në Sarandë, Tiranë, Naim Frashëri , 1999 dhe
Karavela e fundosur , Tetovë, Ditët e Naimit, 2002

jam i vetmi anëtar i huaj i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Jam nderuar me shpërblimet :

2001 - Çmimi '' Qiriri i Naimit '' nga Festivali i poezisë '' Ditët e Naimit'', Tetovë,
2003 - Çmimi '' Flaka e Janarit '', Gjilan, Kosovë
2005 - Çmimi i krijimtarisë '' Naji Naaman'' në Liban.

Shkruaj në të gjitha gjuhët që flas dhe mësoj sidomos në shqip dhe gjermanisht.
Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP - Faqe 2 User_offline
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP - Faqe 2 EmptyWed Apr 16, 2008 11:00 pm

Po feneri,me pelqejnë temat që ju i iniconi dhe më vjen shumë mirë që shkruani për miken time SILKE BLUMBACH;për miq dhe krijues të tillë duhet të shkruajmë më shpesh.Më duket sikur e kam lexuar këtë shkrim tuajin edhe diku tjetër dhe ju jam mirënjohës përkëtë.Ajo është mike e imja(por edhemike e shqiptarëve)Kam pasur kontakte me të dhe kemi bashkëpunuar në gazetën "Emigranti shqiptar" dhe revistën"Doruntina".Ajo tani më mungon dhe kam njoftime që tani punon dhe jeton në Kosovë.Mikja Silke është e çmuar dhe meriton të lexohet.
fLM; dhe përgëzime për këtë shkrim të bukur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP - Faqe 2 EmptyThu Apr 17, 2008 12:24 am

shaban cakolli shkruajti:
Po feneri,me pelqejnë temat që ju i iniconi dhe më vjen shumë mirë që shkruani për miken time SILKE BLUMBACH;për miq dhe krijues të tillë duhet të shkruajmë më shpesh.Më duket sikur e kam lexuar këtë shkrim tuajin edhe diku tjetër dhe ju jam mirënjohës përkëtë.Ajo është mike e imja(por edhemike e shqiptarëve)Kam pasur kontakte me të dhe kemi bashkëpunuar në gazetën "Emigranti shqiptar" dhe revistën"Doruntina".Ajo tani më mungon dhe kam njoftime që tani punon dhe jeton në Kosovë.Mikja Silke është e çmuar dhe meriton të lexohet.
fLM; dhe përgëzime për këtë shkrim të bukur.

Po të njoftoj Shaban se Silke ndjek studimet në Hadelberg ! Jemi takuar ca herë kur vizitoja atë qendër universitare për specializim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP - Faqe 2 EmptySat Apr 19, 2008 4:42 pm

po këtë e di znj.eri M,por Silke tani ndodhë që është kthyar,por sipas njoftimeve që kam është punësuar në Kosovë,dhe nxjerr një gazetë atje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Liria
Fillestar/e
Fillestar/e
Liria


Female
Numri i postimeve : 2
Age : 53
Vendi : Heidelberg, Gjermani - dikur Prizreni dhe Saranda
Registration date : 06/10/2008

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP - Faqe 2 EmptyTue Oct 07, 2008 12:07 am

Pershendetje, te dashur miq,
jam Silke Liria Blumbach dhe rastesisht e zbulova kete faqe, ku keni derguar poezite e mia dhe komentet tuaja dashamirese. Me besoni qe jam shume e prekur dhe e emocionuar. Faleminderit shume.
Sot para 10 vjetesh u zgjova per here te pare ne Tiranen time te dashur dhe kalova diten e pare te plote ne trojet shqiptare!
Ne fakt ju te gjithe keni te drejte: kam bashkepunuar me "Emigrantin shqiptar" (pershendetje, Shaban!), kam jetuar ne Prizren ne vitin 2003, ku kam punuar per KFOR-in si gazetare per revisten "Dritarja"; pastaj jetova ne Sarande per tre vjet duke realizuar endrren time per te jetuar ne qytetin e endrrave. Perjetova shume mrekulli dhe zbulova gjithashtu derrat e famshem te pyllit. Ndersa tani jam kthyer ne Heidelberg, qe para 2 vjetesh. Si ne Sarande, punoj si perkthyese private, dhe ndjek ligjerata ne universitet, sidomos per psikologji.
Ju ftoj ne listen time "vizione":
http://groups.yahoo.com/group/vizione/join
Me biseden tuaj rreth meje dhe poezise sime me keni treguar qe qendrimi im ne Kosove dhe ne Shqiperi nuk ka qene i kote, qe ka mbetur dicka qe vazhdon te zhvillohet... Kjo eshte shume, shume e rendesishme per mua, dhe ju falenderoj edhe nje here!
Juaja Silke Liria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Liria
Fillestar/e
Fillestar/e
Liria


Female
Numri i postimeve : 2
Age : 53
Vendi : Heidelberg, Gjermani - dikur Prizreni dhe Saranda
Registration date : 06/10/2008

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP - Faqe 2 EmptyTue Oct 07, 2008 12:08 am

Nga ditari im para 10 vjetesh:

IA KAM ARRITUR.

FLUTUROJ PËR NË SHQIPËRI.

Është
si në ëndërr. Ia kam dalë vërtetë, në të vërtetë, jam duke plotësuar
dëshirën time më të madhe pasi dhashë gjithçka për të dhe luftova aq
gjatë për të me gjakun e zemrës sime.



Frankfurt, moti ishte gri dhe i ftohtë dhe me shi. U ngritëm nga dheu,
u shkëputëm nga kjo botë e vjetër dhe për një kohë të gjatë nuk pamë
gjë përveç mjegullës, e cila u bë gjithmonë e më e ndritur, dhe pastaj
i kishim kapërcyer edhe retë, dhe u bë DRITË.


Një dritë që të vret sytë, siç thuhet shqip.

Nuk
kisha zemrën për të vjedhur takëmet dhe enët nga “Albanian
Airlines”-it; do të më dukej sikur t’ia kisha vjedhur Yllit dhe
Feliksit personalisht. Atëherë e pyeta stjuardesën me flokët e lyera
bjonde dhe fjongo, e cila ishte çuditur kur e kisha përshëndetur me “Mirëdita”, se a mund të mbaja lugën si kujtim (nëse jo, do të kisha marrë diçka me vetë në kthim). Po. Po filxhanin? Posi jo, gjithçka me mbishkrimin “Albanian Airlines” dhe yllin me pesë cepa.



Tiranë do të rri në familjen e njëfarë Flamuri Xhemali. Kur fluturova
nga Lisbona në Bruksel, kisha bagazhe shumë të rënda dhe prandaj thirra
Besnik Sharrën, i cili më priti në aeroport dhe më çoi ditën tjetër me
makinë deri në Niederwürzbach. Më këshilloi që të rri te miku i tij më
i mirë Flamuri, të cilin e mori menjëherë në telefon. Mexhiti nga ana
tjetër kishte gjetur për mua një banesë në Bulevardin “Dëshmorët e
Kombit” në afërsi të muzeut të Moikomit, të cilën do ta kisha ndarë me
një shkodrane. Prindërit, gjyshërit, Pjerini ishin të mendimit që do të
ishte më mirë dhe më korrekte të rrija tek ajo familje. Atëherë (së
paku) Mexhiti dhe Flamuri do të më presin në aeroport; edhe Ylli donte
të më priste, që të mos paguaj taksën e aeroportit.


Mezi
pres derisa të hapet mbulesa e reve përsëri dhe të shoh poshtë meje
SHQIPËRINË time të dashur. Shikimi i parë. Shqipëria më është
njëkohësisht e huaj dhe familjare. Ç’do të mbizotërojë, aspekti i huaj
apo ai familjar? Aspekti i huaj gjatë qëndrimit tim a do të bëhet
gradualisht familjar?




O SHQIPËRI.

Shqipëria ime, Shqipëria ime e dashur. Jam kthyer në shtëpi. Kam gjetur vendin tim. Kurrë më s’dua të iki këtej.

Kisha
shoqëri aq të mirë në avion! Një grua me një vajzë dhe një djalë, pranë
të cilit isha e ulur, Ramadani; i kisha fotografuar para sportelit
“check-in” me mbishkrimin “Tirana”. Një çift të vjetër. Edhe një grua
tjetër të moshuar. Një grua e vjetër me rroba të zeza dhe flokë të
zeza. Një burrë të ri bjond me mjekër nga Regensburgu apo Ravensburgu.
Një burrë të ri me flokë të zeza, i cili është i martuar me një
gjermane. Tre burra të rinj me rroba të varfra, që dëboheshin. Njëri,
me flokë të gjata dhe i hollësuar, ishte lëshuar sot nga burgu. Tre
vjet për shkak tregtie drogash. Çun simpatik. Tha që nga ndalimi për të
punuar, shumë azilkërkues shtyhen në kriminalitet. Ky nuk është
shfajësim – në fund të fundit ka njerëz që megjithatë mbeten të pastër
–, por një shpjegim. Kur konsiderohet dhe sidomos kur gjykohet
kriminaliteti, duhet të merret parasysh gjithë konteksti. Një tjetër
kishte kaluar një vit në burg dëbimi. Fate shqiptare.


Shërbimi
dhe ushqimi në avion ishin të shkëlqyeshëm, më mirë se tek Sabena, gjë
që më vonë ia rrëfeva Yllit me lavdërim. Gjellë ballkanike me djathë
deleje dhe djathë të freskët me hudhër, feta të mbushura mishi dhe një
gjysmë pjeshke nga kanaçja.


O,
dhe pastaj mund të shihej Shqipëria! Shumë, shumë më e bukur sesa e
kisha përfytyruar. Rrafshi i bregdetit i përshkuar nga kodra, pastaj
male, bashkudhëtarët e mi më shpjeguan gjithçka, unë harrova gjithçka
dhe dashurova gjithçka. Sa paqësore dukej vendi nga perspektiva e
shqiponjës! “Të këndosh në gjumë” do të thotë në shqip “nanuris”. Nanua
nuk arriti dot ta qetësonte Shqipërinë dridhëse, që përpëlitej në
ngërçe.


Pastaj
erdhi Tirana, qyteti i madh me kombinatin dhe fabrikat e Koka-Kolës,
fluturuam gjithnjë e më poshtë, malet u rritën drejt nesh. Tirana
gjendet në një luginë të gjerë, e rrethuar nga male piktoreske me një
bukuri të papërshkrueshme. “Më i larti është Mali i Dajtit”, m’u tha,
por cili ishte? Të gjitha malet më dukeshin me lartësi të njëjtë.


Avioni
u ul. U përgatitëm për të dalë. Shqipëria. “Më në fund kam gjetur
kurajon për të blerë një biletë, më në fund jam këtu. Përsëri këtu.”
(“Saranda, qytet shqiponje me dy krerë”) Përkundër pritjes sime nuk
qava, por zemra më rrihte deri në fyt.


Poshtë
pranë avionit më priti Ylli. Më ndihmoi me formalitetet, më dorëzoi dy
fotografi, njërën prej të cilave me Fatos Nanon, gjë që më vuri në
siklet para të gjithëve, dhe më luti për ta marrë prapë në telefon
nesër apo pasnesër, isha e ftuar te zonja Nano.


Pastaj
më përshëndetën Pandi dhe Ivona, që menjëherë më dukeshin shumë
simpatikë. Pastaj, për gëzimin tim, e pashë Mexhitin, i cili kishte
ardhur me bashkëpunëtorin e tij Adem nga Drenica. Pastaj më zbuloi edhe
Flamuri. Në Frankfurt isha përpjekur kot të merrja në telefon Ivonën
dhe sindikatën. Vetëm Bujarit dhe Ititës ua kisha paralajmëruar ardhjen
time. Mexhiti pagoi taksën time të aeroportit. Në Rinas nuk ka shirit
transportues për bagazhet, të gjitha valixhet ishin të renditura në një
radhë pas sporteleve të pasaportave.


U
ndava nga Sheshminët dhe u premtova që do t’i vizitoja. Mexhiti futi
bagazhet e mia në mercedesin e tij, unë hipa me zonjën Xhemile, Albën e
vogël dhe shoferin Ilir në mercedesin e Flamurit, dhe kështu shkuam në
konvoj deri në banesën e Flamurit.


Një
pejsazh me bukuri të papërshkrueshme me bunkerë të rrumbullaktë të
mëdhenj dhe të vegjël, mbresat e Shqipërisë nga sëmundja e rëndë që e
kishte munduar për një gjysmë shekulli. Lopë të dobëta, autobuse të
stërlashta dhe të tejmbushura, një bankë islamo-arabike pranë një
xhamie, ndërtesa gjysmë të përfunduara dhe autobuse të zbrazura, në të
cilat banonin njerëz. Shumë biçikleta, disa karroca me gomarë. Kudo
njerëz që vërtiteshin, të papunë, varfanjakë. Moti më i ngrohtë se në
Portugali. Shitës rruge dhe dyqane të vockla, të arnuara vetë. Lufta e
përditshme heroike për mbijetesë.


Tirana,
tirane që më thirri dhe tërhoqi derisa u bëra e saja, e joshur prej saj
që shumë më herët, kur ende nuk kisha parë asnjë sy nga fytyra e saj e
dyfishtë. E joshur nga një qytet që kalbet, qyteti i degjenëruar i
ëndrrave të mia, kryeqyteti i grumbullit tim të dashur muti.
Ambivalencë në mes të një dashurie që përfshin tërë ambivalencën.
Tiranë, moj Tiranë, e jotja jam, kurrë më s’dua të largohem nga
rrënojat e tua mikpritëse.


Silke Liria Blumbach, 5 tetor 1998
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» KËNGË KRISMASH LIRIE
» DREJTSHKRIMI LUMTURI NDJEN KUR E SHKRUAN BUKUR GJUHEN
» AUTORET ANTIKE QE SHKRUAN PER ILIRET
» AUTORET ANTIK QE SHKRUAN PER ILIRET, VAZHDIM
» HISTORIANET MODERN QE SHKRUAN PER ANTIKEN DHE ILIRET

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: