|
| HISTORIANET MODERN QE SHKRUAN PER ANTIKEN DHE ILIRET | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Ilmi Veliu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 178 Age : 72 Vendi : Kerçove Profesioni/Hobi : Historian Registration date : 26/12/2008
| Titulli: HISTORIANET MODERN QE SHKRUAN PER ANTIKEN DHE ILIRET Mon May 03, 2010 12:28 am | |
| FRIDRIH AUGUST VVOLFF Ky historiograf i takon sh.18. Ai i vuri themelet në filologjinë moderne me veprën "Prolegomena ad Homer sive de operum Homerikorum prisca etgenu forma" në të cilën për herë të parë në shkencën moderne e parashtroi pyetjen homerike gjerësisht dhe në mënyrë detale. Kjo vepër u publikua në v.1795. Sipas metodës së gjurmimeve dhe studimeve të çështjeve dhe vënies së pyetjes homerike, kjo vepër u bë epokale. VVOLF nuk e bënte pyetjen rreth ekzistencës së Homerit por ai përkundrazi, në të ka parë këngëtarin i cili ka krijuar "Iljadën"dhe "Odisenë". Pyetja, e cila është bërë rreth ekzistencës së Homerit ka shkaktuar studime të shumta, të cilat edhe sot nuk e kanë dhënë përgjigjen definitive. BERTHOLD GEORG NIBURN (776-1831) Ka qenë themelues i drejtimit të ri mbi studimin e së kaluarës së hershme romake. Ishte djalë i një orientalisti, i lindur në Kopenhagen , kurse fëmijërinë e ka kaluar në Holshtajn. Nuk ka qenë dijetar profesional por historian praktik. Në Danimarkë ka pasur rolin e sekretarit të ministrisë për finansim dhe drejtor i bankës popullore. Në kohën e luftës me Napoleonin, është thirrur në Berlin ku ka filluar të japë mësim në universitetin e ri të Berlinit. Pas fitores mbi Napoleonin, ka qenë i dërguar në Romë dhe nga 1825 ka jetuar ne Bon të Gjermanisë ku ka dhënë mësim në universitet. Vepra kryesore e tij është "Historia e Romës"e cila ka filluar të dalë nga viti 1811.Tomi i tretë i kësaj vepre ka dalë më vonë, pas vdekjes së autorit, i cili tom ka mbetur edhe pa përfunduar dhe arrin deri në luftën e parë Punike. Nibur është themelues i metodës kritike të studimit të historisë. Lajmet e hershme ai i konsideron si jo të plota, por për dallim nga skeptikët ai nuk kufizohet vetëm në të. Nibur i kushton rëndësi shtypjes Etrure. Dy mbretërit e parë i konsideron legjendarë, kurse sa i përket tregimit për mbretin e fundit, edhepse nuk jënë aq shumë të besueshëm, përsëri ka ca ngjarje të vërteta të cilat shërbejnë si burime. Një nga një i analizon lajmet të cilat kanë të bëjnë me periudhën e republikës duke krahasuar mendimet e ndryshme dhe duke u munduar që të besueshmet ti ndajë në të pabesueshme. Në konstruksionin e tij, rol luan analogjia. I ka shfrytëzuar edhe shënimet nga historianët e Evropës. Na e cekëm edhe më lart se ky historian mori famë botërore me veprën e tij historike "Romishe geschichte" 1811. Ai aty është munduar që në mënyrë kritike ta dallojë të vërtetën historike nga legjenda. Poashtu ta sqjarojë marrëdhë nien ekonomike agrare të shoqërisë romake me analogjinë moderne. Niburn nuk e ka publikuar veprën e tij deri sa ai vetë ishte gjallë. Ai mbante ligjërata në Universitetin e Bonit për historinë e Greqisë të cilat ligjërata poashtu u publikuan më vonë me titull "Votrågeuber alte geschichte". Niburn bënë krahasimin në mes të ngjarjeve të kohës antike dhe të atyre moderne. Ky është simpatizues i Athinës kurse ndaj Spartës e sidomoos Maqedonisë ka urrejtje të madhe. Veprën e tij shumë e ka çmuar Gete. Niburn i ka ndihmuar Historiografisë Greke edhe me ate se ka publikuar përmë ledhje mbishkrimesh greke. *Fusnotat dhe literatura jënë në faqe 49 dhe fillim te librit AUGUST BOSKHE 1785-1867. Ka qenë nxënës i VVolfit dhe është bërë shumë heret profesor në universitetin e Hajderbergut. Ai është themelues i epigrafisë moderne dhe ndryshimeve të saj në gjurmimet historike. Pas mbarimit të luftës për çlirimin e Gjermanisë, Akademia e Berlinit vendosi që të botojë një përmbledhje me mbishkrimet antike, në fillim me ato greke. Në komisionin që u formua për përpilimin e kësaj përmbëledhjeje "Corpus inscriptionum graecarum" u zgjodh, përveç Niburit edhe profe sori i ri Bôckhe. Punimi në këtë vepër ishte mjaft i rëndë. Duhej që nga dorshkrimet e ndryshme të mblidheshin të gjitha mbishkrimet greke, të kontrolloheshin dhe në mënyrë kritike të komento heshin.Në atë grup që u formua, Bôsckhe i pari i botoi mbishkri met greke në v.1825 dhe me ta mori famë të madhe. Komenti met e tij nganjëherë jënë studime të vërteta. Në bazë të materijalit epigrafik ai më 1817 publikoi librin "Die statshaushaltung der Athener" duke i ja kushtuar Niburnit, i cili në të bëri fjalë për bazën ekonomike të Athinës, finansi met e saj, banorët, numrin e robërve, mëditjet, çmimet etj. Historiografia antike, për historianët modernë, është njëra nga burimet më kryesore por jo edhe nga më të besueshmet. Me Niburn dhe Bôckhe fillon epoka e re, ku historianët dinë më tepër se ata të antikës. Po ashtu shikojnë gjërat më ndryshe se ata dhe nga perspektiva historike botërore i çmojnë gjërat dhe ngjarjet më drejt. Që nga koha e Bôsckhe në Gjermani u paraqitën dy drejtime rreth studimit të antikës të cilat luftohe shin në mes veti: 1.Njëri ishte drejtimi filologjik gramatik në krye me Gotfrih Herman dhe 2.Drejtimi historik në krye me vetë Bôckhe. Ky i fundit ishte i mendimit se historia duhej të ndahej si shkencë më vete të cilën do ta studjonin historianët e jo gjuhtarët. Në fillim të sh,19 Helman dhe Majer ishin përfaqsuesit më të shquar të këtij drejtimi, deri sa Vilamovitch mendonte se antika prezenton një gjithësi dhe se e vërteta e saj më mirë mund të gjendet në veprat e këngëtarëve se sa në të historianëve. Bôckhe thotë se njohuritë origjinale për të kaluarën kanë rrjedhë nga historianët e jo nga filologët. GUSTAV DROYSEN 18O8-1884. Në gjysmën e parë të sh.19.Gjermania dha edhe një historian të shquar dhe të madh e ky ishte J.G.Droysen. Ai qe personi i cili i vuri themelet e studimit të historisë hlenistike me veprën e vet "Geschichte Aleksandres des Greseen" 1833." Para se të paraqitej ky, mendohej se historia e Greqisë mbaron me luftën te"Heroneja". Historiografia klasike para Droysenit e ka konsideruar historinë e Greqisë dhe e ka shiquar ate nëpërmes të prizmës së fjalimeve të Demostenit dhe në fitimin e Maqedonisë ka konsideruar vetëm një okupacion të Greqisë nga barbarët.. Me rëndësi, tek Draysen, është ajo që ka bërë në interes të shkencës moderne. Ai ka zbuluar një kaptinë të re të historisë botërore së cilës i ja dha emrin "Helenizëm" Duhet thënë se Niburn në kurset e veta të historisë së vjetër e ka përpunuar edhe periudhën helenistike por ligjëratat e tia jënë publikuar shumë vonë, 20 vite më vonë, 1851 . Kështuqë përparësitë për shtrirjen e helenizmit në historiogra finë moderne i jepen Drayzenit. Përveç kësaj që është shumë me rëndësi, Draysen ka edhe një shikim të ri në këtë periudhë të historisë antike. Derisa Niburn mendon se Aleksandri i Madh ka qenë luftëtar i madh , Draysen në veprën e ti thotë se Aleksandri i Madh nuk është kurrgjë tjetër vetëm se shënon fundin e një epoke të historisë botërore dhe fillimin e një epoke te re,helenistike. Tri vjet pas botimit të historisë së Aleksandrit të Madh, Droyzen boton edhe historinë e Diadohut 1836,e disa vite më vonë edhe historinë e Epigonit 1842 ku tregohet historia e Greqisë. Drojzen ishte i bindur se maqedonët kan qenë grekë dhe ka menduar se fitorja e Filipit tek Heronea ka bërë bashkimin nacional të grekve dhe kurrgjë tjetër. Në fillim të sh,19 në Angli u rrit interesi ndaj historisë së Greqisë dhe institucioneve të saja. Me rëndësi është historiani Vilijam Mitford i sh.18. Po ashtu rëndësi shumë të madhe ka edhe "History of Greece" e Coonop Thirval 1835-38. GEORGE GROTE 1794-1871. Nuk ka qenë as filolog e as historian. Ka qenë nëpunës banke dhe politikan liberal parlamentarë anglez, por ka pasur dituri të gjallë të cilën e ka fituar me anë të leximit të klasikëve, bashkëkohësve modernë dhe të ekonomistve. Interesim për ta shkruar këtë histori i ka dhënë libri i Mitford i cili ka qenë konservatist shumë i madh dhe e ka urrejtur Athinën pa masë. Pas leximit të kësaj vepre, te ai u zgjua dëshira që ta tregojë realitetin e Greqisë, dhe historisë së saj. Libri i tij "History of Greace" ne 12 tome ,1846-54, përf shin historinë greke nga periudha legjendare deri në fund të periudhës së Aleksandrit ,310 p.e.sonë. Libri i Grote ka përjetuar sukses që nuk mbahet në mend. Ai në mënyrë të zjarrtë e mbron demosin e Athinës. Në lidhje me Maqedoninë ka shikime të afërta me Niburin. Grote konsiderohet ndër historianët më të mëdhenj anglez. ERNEST CURCIUS 1814-1897.(Kurcius) Pak pas Grote doli Historia e parë greke e cila ishte me rëndësi të madhe dhe doli në Gjermani. Ajo është një tregim romantik për të kaluarën greke dhe quhet "Grieschichte geschichte." Curcius ishte nxënës i Karl Otford, shkrimtarit të monogra fisë mbi fiset greke. Ky si njeri i ri erdhi në Athinë, Peloponez dhe ujdhesat e tjera, ku u njohtua me rrethanat dhe natyrën në të cilën kanë jetuar grekët e vjetër dhe u njoh me përmendoret e tyre të cilat atë kohë kishin filluar të zbulohen nga toka me anë të gjurmimeve arkeologjike. Curcius edhe vetë iu dha arkeologjisë dhe u bë udhëheqës i gjurmimeve në Olimp. Ai në vitin 1852 u interesua për organi zimin e këtyre gjurmimeve, për të cilat ka ëndërruar edhe Vinkellman por me gjurmimet filloi në vitin 1875-1881 dhe pati rezultate fantastike. Jënë gërmuar edhe zbuluar rreth 100 statuja, mes të cilave edhe Hermesi i Praksitelit dhe Nikija i Pajonosit.Veç këtyre jënë gjetur edhe 900 mbishkrime sepse oborri i Olimpit në antikë ishte muze në të cilin me shekuj jënë ruajtur dhuratat e shteteve dhe personave privatë. Në gërmimet e Olimpit kanë marrë pjesë shumë arkeologë të njohur, epigrafë dhe arkitektë dhe materijalin e gjetur e publikoi Curcius më 1890-97. në pesë tome të quajtura "OLIMPIA" dhe u bë njëri nga figurat më të shquara të jetës publike në Gjermani, në gjysmën e dytë të sh.19. Historia e tij përjetoi shumë botime dhe është barazuar me atë të Momsenit "Historia e Romës". THEODOR MOMZEN Ka qenë i biri i një bariu dhe ka kryer fakultetin juridik në universitetin e Kilit. Ka qenë i dërguar në Itali ,ku është marrë më studimin e mbishkrimeve dhe Revolucioni i 1848 e takoi në Shlezvig ku redaktonte gazetën e shtetit të përkohshëm. Pas revolucionit mori katedrën e të drejtës romake në Lajpcig, por qe i detyruar ta lëshojë Gjermaninë. Për nja dy vite ligjëroi në Cirih. Më 1850 këthehet nga emigrimi, derisa në 1858 u vendos në universitetin e Berlinit në katedrën e historisë romake. Së shpejti u bë anëtar i shkencave të akademisë prusiane. Nga veprat e tij më të popullarizuara jënë "Historia Romake, e cila i paraqet ngjarjet deri tek lufta e "Tapsusit" 46, p.e.sonë. Ai i ndriçon të gjitha anët e jetës së Romës, por rëndësinë kryesore ia kushton historisë politike të jashtme dhe të brendshme. Pushtetin e Italisë e trajton se ka qenë bashkimi i të gjitha fiseve italiane në një shtet. Ai thotë se Republika para rënies ka treguar paaftësi që të kryejë detyra të cilat kanë qenë të vendosura para Romës. Sipas tij shpëtuesi i Romës ka qenë Cezari i cili ka dashur të ngriste kombin romak dhe ate helenistik. Kartagjena për të është Londra e kohës së vjetër. Flet për kapitalizmin dhe thotë se ka ekzistuar nga shekulli i V,p.e.sonë. Në shumë gjëra nuk pajtohet me Niburin. Thotë se fuqia dhe politika romake nuk kanë qenë njëjtë në të gjitha periudhat historike. Ai nuk ka marrë për bazë gjurmimet arkeo logjike me themelimin e Romes. Tomi i IV nuk doli në dritë nga pengesat objektive në një anë dhe nga ajo se ai u hidhërua nga sundimi gjerman për të cilin kishte luftuar. Në 1885, u paraqit tomi i V i cili sipas metodës dallohet nga të parët. Rëndësi i kushton politikës së jashtme të Romës. Vepër tjetër është "E drejta shtetërore romake" në tre tome ku i radhiste sistematikisht institucionet shtetërore romake. Poashtu nxorri në dritë "E drejta penale romake" 1899. Menjëherë pas daljes, veprat e Momzenit iu nënshtruan kritikës. Ndër kritikët më të shquar ishte Karl Niç i cili ishte përfaqsues i shkollës së Niburit.Vepra e tij "Historia e Republikës Romake" doli në dritë pas vdekjes së tij. HISTORIOGRAFIA FRANCEZE Në këtë kohë ,historisë Romake i është kushtuar kujdes i madh. Ministri i arsimit nën Napoleonin e III, Didri, i botoi që në 1844, dy tomet e para të historisë romake. Edhe pse nuk ka qenë gjurmues i mirë ai i ka njohur burimet. Në vitin 1864 u paraqit vepra e Fistel De Kullanzh "Qyteti shtet antik". Sipas Fistel De Kulanzh, fillimin e jetës qytetare në Greqi dhe Romë, e ka bërë religjioni dhe se të gjitha institu cionet shoqërore rrjedhin nga religjioni, familja, drejtësia gjygji. Kullanzh ka thënë se në kohën e re nuk ka kurgjë që i përngjan Greqisë dhe Romës dhe kurrgjë e ngjashme nuk mund të ketë as në të ardhmen. Struktura e mendimit të njeriut antik ndryshon nga e jona. Historiani feancez, Gaston Boasie ka shkruar një varg punimesh nga historia e kulturës romake. Së pari duhet të përmëndim studimin e tij nga Augusti e deri tek Antoni. Me rëndësi është se ka dashur të karakterizojë ideologjinë fetare të epokës perandorake. Edhe në shumë vepra tjera, Boasie përmend historinë perandorake dhe mundo het të tregoi se sundimi perandorak është i fortë kurse opozita ndaj atij sundimi shumë e dobët. *Fusnotat dhe literatura jënë në faqe 49 dhe fillim te librit FUSTEL DE KULANG (kulanzh) 1830-1889. Francezët në mesin e sh.19 kanë vetëm një emër të madh në fushën e studimit të Antikës.Kz është ndër më të shquarit historian francez.Në shikimet e tij është shumë origjinal sa i përket strukturës së shoqërisë njerëzore dhe zhvillimit të saj. Njëra ndër veprat kryesore të Kullanzhit i është kushtuar Antikës,"La cite antique"Shtetet antike e publikuar në 1964.Po ashtu është i prkëthyar edhe në sërbisht nga Milosavleviq në Beograd 1895. Duke punuar në burimet e kohës antike, ai ka dokumentuar se historianët duhet të jenë vetëm interpretues të atyre burimeve. Dhe se , nuk guxon historiani,të fusë në kohën antike botëkuptime të kohës bashkëkohore. Me fjalë të tjera Kulanzh ka qenë kundërshtar i modernizimit të Antikës dhe kundërshtar i mendimit se historianët bashkëkohës doemos duhet të edukohen me shembuj antikë dhe t`u përmbahen atyre. Ai thotë se duhet bërë dallimin në mes të njeriut antik dhe atij bashkëkohor, sepse ai antik ka qenë i lidhur për fisit dhe religjionit dhe nuk ka qenë i lirë ashtu si që sot njeriu bashkëkohor mund të mendojë lirisht. GEORG BUSOLT Veprimtaria e tij i takon fundit të sh.19. Atëherë u bënë zbulime të mëdha arkeologjike, epigrafike, të cilat i mundë suan Busoltit që të bëjë një përparim të madh në punimet e ti mbi njoftimin e Greqisë. Pas publikimit të "Athenon Politeja" ai u detyrua që t´i ripunojë edhe njëherë të dy veprat e tij të cilat i kishte nxjerrë më herët. Punimi i tij, "Mbi të drejtën e vjetër të shtetit Grek "Griechichte stats und rechtsaltertumer" paraqet sintezën e parë të madhe mbi të drejtat institucionale dhe shtetërore të Greqisë së vjetër. Vepra e tij ka përjetuar edhe botimin e tretë dhe ka një rëndësi mjaft të madhe për këtë fushë. Vepra e dytë e tij me rëndësi të madhe është "Historia e Greqisë" "Griechichte geschichte" e botuar më së pari në 1885 e cila më vonë u ripunua nga themeli. Botimi i ri dihet se ishte shumë më i gjerë dhe kishte tri tome kundër botimit të parë më dy tome. Busolt në vitin 1904 kësaj vepre ia shtoi edhe tomin e katërt, Luftën e peloponezit. Historia e Buzoltit, si që thotë edhe vetë ai, u është e përshtëtshmë tepër dijetarëve dhe studjuesve të thellë se sa publikut të gjërë. Ai është munduar që për çdo pyetje të mbëledhë burime epigrafike dhe letrare. Me një fjalë Historia e tij është një tekst në të cilën mund të gjenden të dhëna të tubuara dhe të kontrolluara nga burimet e shumta. Për këtë arsye libri i tij është njëri ndër më të kërkuarit kur është fjala për studimin e historisë se Greqisë. KARL JULIUS BELOH 1854-1929 U bë i njohur në botën e shkencës me monografinë e tij "Banorët e botës Grekoromake" (Die Bevôlkerung der glieschrôschen elt) 1886. në të cilën në masa të gjëra e ndryshoi metodën statistike në historinë e vjetër. Në një ligjeratë të më vonshme 1912 Beloh kthehet në të njëjtën temë. „Numri i banorëve si faktor dhe masë e zhvillimit historik." Si pas mendimit të tij, metoda statistike mund të përdoret edhe në masa më të gjëra se sa mendojnë ata të cilët në histori shohin vetëm përmbëledhje të biografive të njerëzve të mëdhenj. Vetëm me përdorimin e këtyre metodave historia mund të bëhet shkencë e vërtetë. Metodën statistike, Beloh e ka përdorur në veprat e tij duke numëruar numrin dhe lëvizjen e shtresave të ndrysh me të banorëve të ndryshëm gjatë një periudhe në një vënd të caktuar. Monografia e tij edhe sot shfrytëzohet me të madhe, sepse në të gjenden disa të dhëna të cilat vështirë mund ti gjejmë tjetërkund. Për robërit, Beloh në veprat e tij thotë se numri i tyre nuk ka qenë aq i madh ashtu siç përmendet dhe se ata nuk kanë qenë aq me rëndësi dhe nuk kanë pasur rol kryesor për shoqërinë antike. Kriticizmi dhe skepticizmi te Beloh jënë dy vija kryesore në lidhje me traditën, të cilat qartë paraqiten te "Dundja dore" e Belohit. "Die doriche vanderung" është studim interesant ku e mbron tezën e tij në historinë e Greqisë, se dyndjet dore nuk kanë eksistuar, porse tradita mbi dyndjen dore në Peloponez është fryt i diturisë së logografëve grekë dhe këngëtarëve të cilët kanë dashur të krijojnë lidhje në mes të Greqisë homerike dhe asaj klasike. E dimë dhe është e njohur se në epet nuk përmendet dyndja dore në Peloponez por vetëm ajo e ahejve dhe që të sqjarohet paraqitja e dorëve në Peloponez është menduar dyndja e tyre. Ajo është legjendë të cilën sipas Belohit e kanë krijuar mitologët grekë. Në mbrojtjen e kësaj teze Beloh përafërsisht ka mbetur i vetmuar, por ai edhe këtë tezë si edhe shumë të tjera i ka mbrojtur me këmbëngulje të madhe dhe me vetëbesim të plotë. Vepra tjetër e tij që është me shumë rëndësi, është edhe historia e Greqisë "Griechichte geschichte" 1912-1927 e cila është gjithqysh njëra ndër studimet më të mëdha dhe të arriturat më të shumta deri më tash në këtë fushë. . . Përkundrazi Buzoltit, Beloh veprën e tij nuk e kishte shkruar vetëm për specijalistët dhe dijetarët por për masën e gjërë të lexuesve. Për atë, ky për të mos e ndërprerë rrjedhshmërinë e tregimeve, shënimet dhe gjërat e ndryshme i ka shënuar në fletore të veçantë. Historia e tij ka 8 tome. Përveç periudhës klasike është e përpunuar edhe ajo helenistike deri 217, p.e.kur u bë paqa tek Naupakti në mes të Filipit dhe Grekve. Poashtu e intereson struktura klasore e shoqërisë dhe roli i disa shtresa ve në jetën politike të vendit. Nëse për ndonjë historian mund të thuhet se ka qenë origjinal, atëherë ai është Beloh. Në boti min e parë të historisë së vet e ndërroi kohën e Mikenës dhe e çoi në sh.8 p.e.sonë. Nuk e besonte dyndjen dore. Tradhëtinë e Kilonit e ka vendosur në kohën e Pizistratit. Drakonin nuk e ka konsideruar si fytyrë historike por si gjarpër i Zotit. Për Pizistratin ka dokumentuar se vetëm njëherë ka qenë i përjashtuar nga Athina, kundër dëshmive të Herodotit dhe Aristotelit. etj. etj. Ai u ngrit kundër shkollës filologjike në gjermani, duke thënë se detyra e historianit fillon prej aty ku është ndalur filologu. Deri sa filologu duhet të përpilojë tekstin e saktë të burimeve, historiani duhet që atë tekst ta interpretojë. Të dokumentojë se a është ajo që është thënë aty ndonje ngjarje ose diç e menduar. Ai me mish e me shpirtë është munduar që të tregojë se maqedonët kanë qenë grekë dhe se lufta në mes të maqedonëve dhe grekëve ka qenë luftë njëlloi si sjo e Peloponezit, në mes të Athinës dhe Spartës. Nuk ka pasur dallim në mes të etnosit grek dhe maqedon, por dallimi ka qenë në rregullimin politik. Belloh thotëe se periudha helenistike është vazhdim i historisë helene, kështu që ky kundër Drojzenit mundohet ta zvoglojë rolin e Aleksandrit për krijimin e një epoke të re Helene. EDUARD MAJER 1855-1930. Ka pasur shumë vija të përbashkëta me Beloh. Edhe ky u kushton rëndësi marrëdhënieve shoqërore-ekonomike dhe jetës së robërve në antikë, etj . Është më i matur se Beloh në kritikën e traditave antike. U dallua sidomos me qëndrimin e tij universal historik, në studimin e Greqisë. Historia e tij e kohës së vjetër "Geschichte des altertums"është në pesë tome.Tomi 2-5 përfshin historinë e Greqisë deri te Filipi i II. Botimin e dytë, i cili ishte i domosdoshëm pas zbulimeve të mëdha arkeologjike, nuk arriti ta mbaronte.Ai përpunoi vetëm periudhat më të hershme deri në sh.8. Është një vepër e cila përfshin përpjestime shumeë të gjëra. Pas Majerit nuk ka pasur njeri i cili ka mundur të dijë dhe disponojë me një numër aq të madh burimesh si të grekëve ashtu edhe të popuj ve të lindjes së vjetër. Ky ka qenë kundërshtar i madh i speciali zimit të një lëmi, sepse me këtë ai thotë se bëhet një ndarje dhe nuk mund të shkruhet as një vepër historike, nëse nuk i jepet materijalit një shikim i përgjithshëm. Filozofinë e tij historike Majeri e ka përdorur në faqet e para të tomit të parë të historisë së vet me titullin "Elementet e antropologjisë" e cila jep të kuptoimë për evolucionin e bashkësisë shoqërore. Ai thotë se nëse hedhim nji shikim në zhvillimin e përgjithshëm të njerë zimit të brendshëm dhe të jashtëm do të vëmë re tre grupe të mëdha në kundërthënie të ndryshme të ngjarjeve të jashtme. Si pas Majerit historisë nuk i intereson ajo që është e përgjith shme. Shkenca e historisë është shkencë e një lloi të veçantë, ajo nuk është as filozofike e as ekzakte dhe nuk mundet të krahasohet me shkencat e tjera. Majeri nuk e sheh progresin e përhershëm në histori.Ai është përfaqësues tipik i të ashtuquaj turës periodizim ciklik i historisë. Majeri i pari e ka vënë në përdorim terminin "Koha e mesme". Sipas tij, Athina e sh. 5-6 p.e. sonë është koha e kapitalizmit antik, kurse helenizmi i përgjigjet kësaj të sotmes. ROBERT VON PÖLMAN. E pruri historinë antike deri në kulminacion të modernizimit.Vrejtjen ia kanë tërhequr problemet shoqërore antike. Përveç një historie të Greqisë e cila është botuar në Hendbach dhe ka përjetuar pesë ribotime, ai ka shkruar edhe "Historia e socializmit dhe komu nizmit antik" e cila disa herë është ribotuar me tituj të ndryshëm. Detyra e këtij libri është që të tregojë se edhe në antikë ka pasur utopi komuniste dhe animin nga ajo, sikurse që ka qenë në kohën e Pôhlmanit.Ky ka besim dhe shumë pret nga luftërat klasore.Si përfaqsues interesant i një epoke, ai ka dhënë vepra të cilat në kohën e tij kanë qenë shumë të shquara dhe sinteza e tij mbi pyetjet shoqë rore dhe socializmin në antikë, sot na shërben si themel për kritikë. BENEDIKTUS NIESE Shumë solide dhe me rëndësi të vazhdushme është vepra e Niese "Historia e Grekëve dhe Maqedonëve pas luf tës te Heronea" në tre tome. Është e shkruar pa ambicje letrare. Si për nga stili ashtu edhe për nga koncepti është e kundërt me atë të Drojzenit. Kjo në të vërtetë është para frazë themelore e burimeve pa kritikë, pa kombinime dhe hipoteza. Në deceniet të cilat ishin në mes të paraqitjes së veprës së Drojzenit dhe Historisë së Niese u mbëlodh shumë materijal i ri letrar dhe epigrafik i cili i mbushi shprastirat e ndryshme. Shfrytzimi i këtyre materialeve e bënë veprën e Niese që edhe sot të shfytë zohet dhe të jetë e domosdoshme për secilin që merret me historinë helenistike e sidomos për periudhat nga 220-120 p.e. sonë, sepse kjo pjesë është më së paku e përpunuar. ULRICH VON VILAMOVICH MôLENDORF 1848- 1931 Është njëri ndër ata i cili me gjeneratën e vet zhvillon aktivitet të gjallë shkencor. Ky është filolog klasik i cili ka menduar se detyra e filologjisë nuk është vetëm komentimi i teksteve por edhe i ndrçimit të antikës në përgjithësi. Në punimet e tij, drejtimi historik në filologjinë klasike përjeton kulminacionin më të lartë. Ishte njohës i hatashëm i gjuhës dhe letërsisë greke dhe kjo i mundësoi që të shkruante disa vepra të mëdha të cilat janë të rëndësishme për histori anët dhe filologët. Në mesin e tyre si më të rëndësishme janë "Aristoteles und Athenes" 1893, e shkruar menjëherë pas gjetjes së veprës së Aristotelit, "Athenion Politeje" dhe sintezën "Stast und geselshaft der grieschen" 1923 (shteti dhe shoqëria e grekëve të vjetër" ku ka dhënë shikimet e veta në zhvillimin e strukturës së shoqërisë greke. Kjo edhe sot është ndër veprat më të rëndësishme për shkak të analizës së përpiktë dhe kritikës së shumë burimeve. GYSTAV GLOTZ 1862-1935. Është përfaqësues tipik i historiografisë franceze në fillim të këtij shekulli. Liberal dhe simpatizues i demokracisë athinase, me një interes të madh ndaj pyetjes sociale dhe ekono mike, por edhe për jetën e grekëve të vjetër, duke e vazhduar traditën e Fistel De kulanzh. Në fund të sh.19 publikoi gjurmime të ndryshme nga historia e ekonomisë greke "La propiete fonciere en grece jusqu a la konqete romaine." (Pasuria tokësore në Greqi deri me pushtimin e Romës dhe fuqia puntore industriale në Greqinë antike.) 1900. Monografia e Glotz, për punët në Greqinë antike "Le travaele dans la grece antikue 1920" është e shkruar në bazë të një materiali shumë të gjërë dhe në të vërtetë prezenton historinë ekonomike greke nga koha e Homerit e deri tek ajo e Romës. Shikim sistematik dhe historik, Glotz dha në "La cite Graskue" (polisi grek). Në po të njëjtin koleksion të H. Berrit ka shkruar edhe një tregim shumë të lexuar mbi kulturën egjeane, 1923. Vepra më me rëndësi e Klotz është „Historia e Greqisë" në 4 tome.Problemet jënë të shikuara në mënyrë të detajizuar dhe e ndarë në kaptina. Është e pasur me bibliografi të ndrysh me dhe me shënimet e domosdoshme mbi burimet. Studimet e tij "Solidariteti i familjes në të drejtën penale të Greqisë" dhe "Studimet nga jeta shoqërore e Greqisë antike" tregojnë se ai si fushatë kryesore ka pasur prejardhjen e shoqërisë antike , mbeturinat e hershme në strukturën shoqërore dhe instituci onale të kohës klasike. | |
| | | Ilmi Veliu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 178 Age : 72 Vendi : Kerçove Profesioni/Hobi : Historian Registration date : 26/12/2008
| Titulli: Re: HISTORIANET MODERN QE SHKRUAN PER ANTIKEN DHE ILIRET Mon May 03, 2010 12:29 am | |

| Titulli: Re: HISTORIANET MODERN QE SHKRUAN PER ANTIKEN DHE ILIRET Mon May 03, 2010 12:34 am | |
| HISTORIOGRAFIA E PERENDIMIT NE FUND SH.XIX Ideja e Marksit dhe Engelsit bëni ndikim të fortë në zhvillimin e shkencave shoqërore dhe po ashtu edhe në zhvillimin e historiografisë romake. Përkundrazi sulmeve të ashpra të disa dietarve të renesansës të cilat i sulmonin mendimet e Marksit dhe engelsit, ata përsëri patën sukses. Në vitet e 8O, 90 të sh.19 është periudha e lulzimit të historiografisë romake të renesansës, por njëkohsisht edhe fillimi i ramjes së sajë. Në veprat e gjurmuesve dhe stud juesve bëhen pyetje të reja, specijalizohen metoda të gjur mimit, zbulohen përmendore të reja arkeologjike, mbishkri met , papiruset, të cilat kanë bërë të mundur që të ndriçohen anët e jetës romake për të cilat është menduar se jënë të mëshehura dhe të pa njohura për të sotmen dhe ashtu të mbesin. Nuk duhet harruar se epoka 1871-1918 prezenton periudhën e fillimit të rënjes së kapitalizmit, kur i jepet grushti i parë kapitalizmit nga ana e komunës së Parisit dhe po ashtu rritjen e kapitalizmit të lirë në imperializëm. Por fatale për kapitalizmin ishte revolucioni i tetorit ne Rusi i cili filloi erën e re të historisë njerzore. Njëra ndër pytjet më me rendësi që diskutohej në literaturën historike ka qenë pytja e përgjithshme mbi karakterin e ekonomisë antike Ekonomisti gjerman Rod Bertus, 1805-1875 ka argu menttuar se ekonomia antike ka qenë ekonomi shtëpijake, sepse i ka plotsuar vetëm kërkesat shtëpijake dhe kërkesat e familjes. Qëllimet e Rod Bertustit i ka zhvilluar ekonomisti gjer man, Karl Bihel, 1847-1930 në veprën e tij Themelimi i ekonomisë popullore. Ai dokumenton se eksistojnë tri drejtime të zhvillimit të ekonomisë: 1. Drejtimi i ekonomisë shtëpiake të mbyllur, në të cilën gjërat hargjohen në të njejtin pronar ku edhe prodhohen,. 2. Drejtimi i ekonomisë qytetare, ku bëhet një ndërrim në mes të pronarve të cilët prodhojnë dhe atyre të cilët har gjojnë , 3, Drejtimi i ekonomisë popullore, në të cilën sendet para se të vinë tek hargjusi, kalojnë në disa duar. Kundra Karl Bihel u ngritë njeri nga historianët e shquar për kohën e vjetër, Eduard Majer 1858-1930. në broshurën "Zhvillimi ekonomik i kohës së vjetër" ai thotë se bota antike ka kaluar rreth të njejtit relacion që ka kaluar shoqëria e Evropës së sotme dhe se bota antike ka patur, shekullin e mesëm, epokën e lulzimit të kapitalizmit dhe më në fund epokën e rënjes. Kohën e hershme të perandorisë romake madje e konsideronte si epokën e kapitalizmit ,deri sa kohën e perandorisë së fundit e konsideron si zhvillim kultural dhe ekonomik të asajë periudhe dhe më në fund bota antike shkatërrohet me të cilën mbëron rrethi cilklik i botës antike. Pra Majer beson në një rreth ciklik të zhvillimit të njerëzimit. Në materijalin që e punon Majer, mbi robërit e antikës ai haptazi tregon se nuk ka dallim në mes të robit dhe puntorit të lirë, vetëm se ata dallohen tek të drejtat e tyre sociale dhe qytetare. Drejtimi modern në v.80- 90, gjen mirseardhjen në historiografinë gjermane. Ajo është karakteristike për Rob ert Pôlman 1852-1914, i cili në veprën e tij "Historia e socializmit dhe komunizmit antik" vërteton se pasuria private është si shkak i zhvillimit ekonomik social dhe i marrëdhënjeve në Greqi dhe Rome. Kjo ka sjellur deri tek paraqitja e kapitalizmit në të cilat jënë paraqitur edhe socijalizmi dhe komunizmi. Lufta klasore shkakton që shtetet antike të shkatrrohen. Shkatërrimi i kapitalizmit dmth. edhe shkatrrimi i kulturës njerzore. Kapitalizmi për Pôlmanin është edhe shkalla më e lartë e zhvillimit. Nacionalizmi dhe konzervatizmi tek Polman zbulohen në një masë më të madhe se tek Majer por punimi i tij ka patur rëndësi mjaft të madhe për mësimin e Histroiografisë romake. Pôlman ka qenë i pari ndër shkenctarët i cili ka dhënë studim sistematik të ideologjisë të disa grupeve soc ijale, para fundit të republikës. Simptomet e krizës së historisë së renesansës duken sidomos në fund të 20 viteve të sh. 19 dhe fillimit të sh, 20. Nja nga vijat e asjë krize prezenton skepticizmin i cili qon në hiper kreticizëm. Kjo paraqitje më tepar shihet në punimet e shkenctarit italjan Etore Pais. Historia e tij "Historia kritike e pesë shekujve të parë të historisë romake fillon të dalë më 1898. Në të ai këthehet në pyetjen të cilën e kan bërë Befor dhe Nibur. Pais e largon dhe nuk ka kur far besimi në traditat e ndys hme. Si pas mendimit të tij romakët nuk kanë ditur për të dhëna historike, dhe kurgjë nuk dokumentojnë se tek romakët ka patur kronika të shkruara private. Bile as ajo e cila na është e njohur mbi të dhënat romake e cila është e marrur nga burimet e sh. I p. e. të cilat nuk mund të na japin pasqyrë të plotë mbi zhvillimin e vjetër politik. Mbi traditat e hershme romake Pais thotë se në ta kanë ndikuar shumë tregimet e grekve e veç kësajë edhe dramat romake. G. FERERO Ka shkruar veprën "Madhësia dhe rrëzimi i Romës".Kjo vepër është botuar në fillim të sh, 20 dhe është paraqitur në shum gjuhë të Evropës. Autori i ka kushtuar rëndësi shumë të madhe fundit të republikës romake. Ferero ka qëndruar deri diku nën ndikimin e markësizmit. Ai flet mbi rritjen e bujqve të mëdhenjë, mbi proletarizimin e banorve, degra dimin e pasurisë në lidhje me zgjërimin e luksozit të tepërt. Por metoda dialektike për Ferero ka mbet e huaja. Historia për te është proces stihik. Ngjarjet jënë në mes vedi të lidhura por zhvillohen jashta dëshirës së pjesmarrsit në të. Ferero na jep scena shum interesante dhe të gjalla, por ka shum gjëra të cilat nuk jënë të bazuara në dokumenta.Gjat tregimeve të kaluarës romake, te ai, modernizimi vjen më tepër në shprëhje se te çdo kush shkencëtarë tjetër. HISTORIOGRAFIA RUSE (Fundi i sh.19 dhefillimi i sh.20) Në këtë kohë, Historiografia ruse ka arritur sukses të madh. Tash nuk mbahen ligjërata universitare si më herët, duke folur për të kaluarën, por tash kalohet në punë prak tike, punime në burime të ndryshme. Në këta drejtime duhet të dallojmë profesorin e universitetit të Moskës, V. I. Gerjea, 1831-1919.i cili ka shkruar shum punime nga historia e romës së vjetër "Ligjëratat e Historisë së vjetër Romake". Por puna më e madhe e Gerjea është në atë se ai gjithnjë i ka përpunuar burimet në seminaret universitare. Kështu që nxënësit e ti jënë bërë shum të njohur në këtë lëmi sikurse P. G, Vinogradov, dhe R. J. Viper. Rëndësi të madhe ka edhe veprimtaria e F. F. Sokolov 1841-1909. dhe I. V. Pomjaloski 1845-1906. F. F. SOKOLOV Ka qenë mjeshtër i analizës së dokumentave historike. Po ashtu ka qenë themelues i shkollës antike të historianve rus. Punimet e këtyre jënë botuar në mënyrë shum precize dhe kan shum rëndësi të madhe për studimin e historisë së vjetër romake. I.V.Pomjalovski Është njëri ndër njohsit më të mirë të epigrafisë latine. Këtë ai e ka preferuar në ligjëratat universitare. Në lidhje me këtë , historianët rus i kan kushtuar rëndësi studimit të qështjes agrare në historinë e romës. Që në vitin 1861 profesori i universitetit të Moskës P. M. Lontjev, ka mbajtur fjalim publik mbi fatin e klasës puntore në Romë. I.M. G R E V 1860-1941. Është njëri ndër shkencëtarët i cili ka dhënë punime të mëdha, të cilat edhe sot e kësajë dite nuk kanë humbur vlerën. Vepra e tij është "Pasqyra mbi historinë e bujqve romak",kryesisht në kohën perandorake. Në këtë vepër autori jep punim karakteristik në lidhje me këtë pytje dhe i vënë vehtes detyrë që të japë një histori agrare në formë të veqantë mbi pyetjet e "Pasqyrës psikologjike bujqsore". Autori në detaje gjurmon pytjen mbi pasurinë e Horacit i cili ka qenë banorë i shtresës së mesme në kohën e Augustit. Po ashtu edhe shënimet mbi pasurinë e Pompon Atikut, njërit ndër pasanikët më të mëdhenjë në fund të Republikës. Historisë agrare i jështë kushtuar rëndësi e madhe në punimet e ish profesorit të universitetit të Petrogradit M. I. Rostovcev,për të cilin kemi folur më herët. B.I. MODESTOV.1839-1907. Shkenctarve rus vërejtjen ua tërhiqte edhe themelimi i romës dhe e kaluara e largët e Italisë. Në këtë drejtim, famë të madhe arriti vepra e Modestovit "Hyrje në historinë romake. Historianti i literaturës romake i kushtoi shum rëndësi studimit dhe përkëthimit të Tacitit. Në periudhën e jetës së vet ai shum u interesua për historinë e Italisë së hershme. Ai filloi të shkruaj për përmendorët e kohës së paleolitit, të cilat ishin gjetur në truallin e Italisë dhe i vuri vehtes detyrë të japë histori sistematike të Italisë së hershme duke menduar që ta sjelli historinë e vet deri në fillim të historisë romake që në qytetin e Romës të mos hynte me duarët thatë,e as me tregimet mitologjike legjen dare të cilat historianët e vjetër i kan trasmetuar ose shum pjesë të tyre i kan menduar vetë, të cilat historianët modern i trajtojnë në mënyra të ndryshme. Studimi arkeologjik si pas mendimit të Modestovit është i vetmi drejtim i cili duhet studjuar mirë, dhe është rruga e vetme e cila na shpie deri te e vërteta. Vepra e tij është e përkëthyar në frengjisht dhe nga jashta u prit me simpati të madhe. Rëndësija e kësajë vepre është në ate se në përpunimin sistematik të materijalit dhe studimit special gjeneral. Autori nuk ja ka arritur qëllimit që me punimet e tia të arrijë deri në fillim të histroisë së Romës. Pjesën e dytë të veprës së tij i ia ka kushtuar, shënimeve dhe analizës mbi etrurët dhe mesapët. Shumë herë ka kontrolluar pytjen mbi banimin e popujve të ndrysh ëm në Itali. Shkenctarët rus, në vija të përgjithshme dhe gjërësisht i kan shfrytzuar shënimet në fushatën e arkeolo gjisë, epigrafisë dhe papirusologjisë. *Fusnotat dhe literatura jënë në faqe 49 dhe ne fillim të librit ZHEBELOV S.A. 1867-1914. Ka shkruar dy punime të cilat i ja ka kushtuar kohës së fundit të Greqisë. I pari nga këta i kushtohet histories së Athinës 229-231, ku studjon pytjet që jënë me rëndësi si për helenët ashtu edhe për historinë romake. Autori në të gjitha anët dhe në mënyrë detale i analizon kushtet e rënies së athinës. Ky studim i Zhebelovit ka rëndësi të madhe për studimin e jetës së provincave në kohën e Republikës. Në punimin e dytë "Ahaika" nga fushata e provincave Aheje 1903, gjurmon pytje të ndryshme të cilat rrjedhin nga historia e Greqisë në kohën e Perandorisë Romake. Nga punimet e tjera të Zhebelov të cilat kanë të bëjnë me Historine e Romës, duhet të përmendim punimin e tij mbi luftat maqedone. Përfundimet e Zhebelovit jënë të themeluara në materijale të studjuara me kujdes dhe gati të gjitha kan hyrë në shkencë si të vërteta të plota. Zhebelov ka bërë edhe disa përmirsime në disa mendime të cilat deri atëherë kan qenë si të vërteta. Ai ka përmirsuar shum gjëra në studimet e Momzenit. M.M. HVOSTOV Ky shkenctar ka ditur që materijalet papirologjike ti shfrytzoi në një mënyrë shum precize dhe të sakta , dhe në bazë të papirusëve ka dhënë dy punime me rëndësi të cilat kanë të bëjnë me ekonominë e historisë së Romës në kohën e Perandorve. Historia e tij "Historia e tregtisë lindore, e Egjyptit dhe greko romake." 1907. Prezenton studime të gjithanshme të historisë tregtare, të jetës politike, sociale dhe ekono mike të disa vendeve të lindjes. Po ashtu edhe mjesh tria tekstile e egjiptit, pastaj greko romake 1914, ku bene fjalë mbi organizimin e prodhimit tekstil. Hvostov është i pari i cili ka shkruar jetën, biografinë dhe punimin e mjeshtrit që ka vejur në vek, e ka karakterizuar pasurinë e tij dhe ka studjuar marrëdhënjet në mes të mjeshtrit dhe nxënësit të tij. E.D. GRIMAY Është historian i cili ka shkruar vepër nga historia e perandorve në dy tome, "Studimet mbi zhvillimin e sundimit perandorak romak" 1900-1901 Për kundra Momzenit i cili ka vërtetuar se organizimi dhe principet e drejtimit të shtetit mbesin gjatë gjith perandorisë romake, të pa ndryshuara. Më së tepërmi rëndësi kanë ata pjesë të tomit të dytë të veprës së tij, ku flet për zhvillimin e teorive politike dhe të mvaru rit e teoristve romak të sundimit monarhik nga para ardhsit e tyre grek. Pyetjet e përgjithshme të historisë romake, trajtohen kryesisht në lidhje me kurset universitare. Një kurs i tillë ka qenë si tregim i shkur tër i të gjith historisë romake në librin e dietarit I.B. NETUSHILA. i cili ka qenë specijalist i madh rus për pytjet e historisë së hershme romake. Vepra e ti ka qenë "Pasqyra e historisë romake dhe burimet". P.J. VIPER Pyetjen mbi jetën e romëkve në fund të shekujve të republikës dhe vitet e para të perandorisë jënë të per mendura në veprën e Viperit "Shiqimi i historisë së perandorisë romake" Nën perandorinë, në librin e tij nënkuptohet pushtimi dhe zgjërimi i shtetit të romës. Viper jep tregime të gjalla të jetës ekonomike dhe soc iale. Autori kur e shkruante këtë vepër ka qenë nën ndikimin e revolucionit të Tetorit. Në shum vende të veprës së ti, ai proteston kundra demagogjisë reaksi onare, dhe tregohet si simpatizues i principeve demok ratike. Ai me vendosmëri mbetet kundra shiqimeve të Momzenit që sundimi Perandorak në Romë ka qenë monarhi demokratike. Ajo që me autorin nuk mund të pajtohemi, është se ai ka përdorur disa nocione ku ai flet për kapitalistat romak duke përdorur termine me domethënje moderne. Pytja e Historisë sociale, ekonomike e Romës Per andorake është ndriquar ne "Shiqime mbi historinë e kohës se mesme e shoqërisë dhe shtëteve", nga akademiku Petroshevski. Në librin e tij ai ka dhënë shiqim sistematik, ekonomiko social të shoqërisë së kohës perandorake. Pasi që ka dhënë karakteristika detale të marrëdhënjeve sociale, në kohen e lulzimit të perandorisë në sh. I, dhe të II ,e .jonë, Petrushevski analizon kushte të cilat kanë sjellur deri tek dobësimi i shtetit romak dhe rënies së tij. Ai ka qenë hera e parë që të jepet konstruksioni sintetik i historisë sociale dhe ekonomike të kohës perandorake. Përpunimi i historisë romake në rusi dhe studimi i sajë në sh.20 deri tek revolucioni i madh i tëtorit,hyni nën ndikimin e historisë së Europës perëndimore. Por shkenctarët rus i ja dolën të japin përgjigje dhe studime të veqanta në çdo pyetje dhe lëmi për historinë romake. Historiografia ruse e ka në vehte ndikimin marksist, kurse historia e evropës e ka ndie më vonë. HISTORIOGRAFIA E PERËNDIMIT NË SH.XX. Karakteristikë për Historiografinë e borgjezisë të sh.20 është ajo se në të mungojnë konstruksionet origjinale. Si gjë pozitive që paraqitet, është kritika e modernizimit.Në veprën e Veberit, "Historia Agrare e shekullit të vjetër" dhe në botimin e parë të veprës së Salviolia "Kapitalizmi në botën antike" na e tërhekin vëmendjen në atë se nuk kemi shkaqe që vijat e ekonomisë antike ti shohim si ata të sotmet në moder nizëm. Kundër dokumentimeve hiperkritike të Paisit, në lidhje me traditën romake, është ngritur në rend të parë, Desanktis, i cili ka vërtetuar se festat romake edhe pse ka patur shum falsifikate, në bazat e tyre kan qenë të besuara. Zjari i Galve 387 p.e. nuk ka mundur ti zhdukë të gjitha dokumentat. Kështu që analet romake, përafërsisht kan patur në vehte disa shënime të vërteta. Pas fitimit të revolucionit të madh të tetorit, shumë aktuale ka qenë pytja e zhvillimit socialo ekonomik të historisë romake në kohën Perandorake. Nga profesori Rostovcev kemi nje vepër të cilën e ka botuar më 1946 në anglisht, e cila është e përkëthyar edhe në italisht dhe Gjermanisht.Rostovcev mundohet që historinë e ekonomisë dhe marrëdhënjeve sociale të kohës perandorake ta ndajë në disa pjesë-kaptira.Ai konsideron se sundimi i Perëndorve ka patur bazë sociale të caktuar, e cila është zgjëruar gradualisht. Në fillim perëndorët jënë mbështetur në klasat borgjeze e më vonë i mbajnë qytetet provincial borgjez.Edhe pse Rostovcev tregohet si kundërshtar i markësizmit, ai në konstrukcionet e veta, shpesh herë edhe kundra dëshirës së tij ata i shiqon me baza marksiste. Historia sociale ekonomike e botës helene nga Rostovcev është paraqitur në 1941 në tre tome,e cila i është kushtuar jetës ekonomike dhe sociale të botës helene. Autori flet për rolin e pushtimeve romake në lindje. Bën fjalë se shkatrrimi i botës helene është rezultat i disa përqarjeve të mbrendshme në Greqi, kurse pushtimet romake vetëm e kan shpejtuar atë pro ces. Punimet e Rostovcevit prezentojnë një nga proektet ku jepen punime sintetike nga historia romake në të cilën autori do të numronte disa vendba nime të romakve të vjetër dhe ti caktonte ata. Punimet e shkencëtarve borgjez, prezentojnë në të shumtën kompilime të cilat nuk kanë ndonjë rëndësi shkencore. Përafërsisht, në përgjithsi,historia romake është e trguar në veprën e GLOTZ. Drejtimi kryesorë i tij është pozitiv liberal. Rëndësi kanë disa mendime të tij, por jo edhe koleksioni i marrë në përgjithsi. Më së shumti rëndësi ka historia e vjetër e Kembrigjit. *Fusnotat dhe literatura jënë në faqe 49 dhe në fillim të librit HISTORIA E VJETËR E KEMBRIXHIT Në këtë vepër tregimi mbi historinë romëke fillon nga tomi i 7 ku ajo është e dhënun sëbashkiu me historinë e tokave helene. Plotësisht Romës i jënë kushtuar tomi i 9, 10, 11, 12. Edhe ne këtë edicion lexuesi nuk mund të gjejë një pasqyrë të veqantë, por shum pjesë jënë të shkruara nga specijalistat më të mirë dhe të themeluara nga materijalet e shumta e sidomos dallohen punimet e LEST të cilat rrjedhin nga historia romake. Në pytjen mbi besimin e tradi tave romake, Lest i cili mer për bazë edhe gjurmimet kritike dhe zbulimet arkeologjike, vendosmërisht nuk pajtohet me Etore Pais. Ky mendon se është e mundur që të folet mbi besuashmerinë e emrave të mbretërve të fundit në romë dhe ka besim të plotë mbi vërtetsinë e tyre. Jënë me rëndësi kaptirat e shkenctarit francez OLOA i cili flet mbi politikën e jashtme të Romës në sh.III, pe., fragmentet mbi Cezarin dhe më në fund shiqimi i jetës provincijale në dy temat e fundit. Botimi kolektiv "An economic survey of antik Rome" Oksford, ka dalë nën redaktimin e T. FRANCK dhe prezenton përmbëledhjet e dokument ave, si dhe studime të ndryshme mbi pytjet ekono mike të historisë romake e kryesisht në kohën e Perandorisë. Në Gjermani, pas ardhjes së fashizmit në pushtet, literaturën historike e kan vërshuar libra të ndryshme të cilat historinë e Romës së vjetër e falsifikojnë.Nuk mund të flitet për ndonjë koncepcion të sigurt të historiografisë fashiste e cila do të ishte e mbështetur në burime të sigurta.Udhëheqsit fashist e kan përdorur historinë e kohës së vjetër në shërbim të propagandës së nacizmit. Kështu që ajo ka patur për detyrë ti ripërtri planet e tyre agresive reaksionare. Shiqimi kryesorë bëhet në pyetjen e racave ku fashistët gjerman mendojnë se vetëm raca gjermane duhet të sundoi botën. Në zhvillimin e kulturës italjane , është shiquar si rezultat i kulturës së vjetar romake. Pyetjet sociale ekonomike, fashistët i kanë numruar si të klasës së dytë e disa nuk i kan marrë parasysgë fare pytjet sociale. Ata thonë se në mes të plebejve dhe patricve nuk ka patur luftë sociale, por politike dhe fisnore. Sipas kësajë i gjith interesimi fashist, nuk ka qenë i drejtuar në njohtimin e historisë por në falsifikimin e sajë. Historinë romake e kan falsifikuar edhe fashistët italjan. Ata në historinë e Italisë, kultu rën e tashme e kan konsideruar si vazhdim i kulturës së vjetër romake. HISTORIOGRAFIA SOVJETIKE. Revolucioni i madh i tetorit krijoi kushte të volitshme për zhvillimin e shkencave të ndryshme. Për historiografinë Ruse rëndësi të madhe kan mendi met të cilat i gjejmë në veprat e Leninit dhe Stalinit. Shumë gjëra të vlefshme të historianve antikë mund ti gjejmë në veprën e Leninit "mbi shtetin". Në te është dhënë definicioni i përgjithshëm i shtetit dhe trajtohet roli i shtetit në shoqërinë skllavopronare. Në punimin e tij mbi materijalizmin historik dhe dialektik, Stalini e karakterizon zhvillimin social në kushtet e shoqërisë skllavopronare. Në punimet e Stalinit, na gjejmë skjarime mbi shkaqet dhe format e kalimit të antikës në formacionet feudale. Historianët sovjetik i kanë kushtuar rëndësi të madhe pyetjes të cilës historianët borgjez as që e kan prekur: Pyetjen mbi kryengritjtn e robërve shkaqet dhe rendësia e tyre. Zbulim i vërtetë është studimi i akademikut Zhebe lov, në veprën e tij me emrin"Posjedni perisad i skit ski ustanak na Bosforu." Në bazë të burimeve epigrafike dhe numizmatike, Zhebelov ka dokumen tuar se në kohën e Romës, në fund të sh. II, p. e. në teritorin e sotëm të Rusisë, në mbretërinë e Bosforit, është shkaktuar një kryengritje e madhe e robërve, nën udhëheqjen e Seumata e cila është shuajtur me ndihmën e mbretit të Pontit Mitridatit të II eupatrid. Zhebelovit i takon studimi mbi burimet në lidhje me kryngritjet e para të robërve në Romë. Këtë punim e ka shkruar sëbashku me Kovalev të cilit i takon pjesa e kryengritjeve të robërve në Siqili dhe rëndësinë e tyre në historinë romake. Profesori A.V. Mushulin i ka kushtuar punim të veqant kryengritjes së Spartakut ku u ka dhënë përgjigje të ndryshme disa pyetjeve me rëndësi në lidhje me lëvizjen kronologjike, rrjedha e këtyre lëvizjeve dhe shkaqet e rënjes së simpatizusve të Spartakut. Musulin mendon se ajo ka qenë në lidhje të ngushtë me kryengritjet tjera të robërve. Historinë e ekonomisë italjane në fund të republikës dhe fillimit të Perandorisë, në lidhje me lëvizjet dhe shkaqet e tyre, i ka trajtuar në veprën e tij M.J. Sergijenka. S.I.Protasova ka bërë studimin e ideologjisë së lëvizjeve çlirimtare në kohën e vëllezrive Grah. N. A. Mashkin ka shkruar rrjedhimin e lëvizjeve të ndry shime , në Afriken veriore. Rëndësi të mmadhe ka tomi i parë i historise diplo matike, e cila ka dalur nën redaktimin e akademikut Pationtina 1941. Kaptirat e para të këti punimi i ka shkruar Sergejev, ku trajtohen lidhjet e jashtme politike të kohës së vjetër. Punime specijale i jënë kushtuar edhe pyetjes mbi politikën e jashtme romake në lidhje me disa vende fqinje. Akademiku M.A. Manandjan,sëpari në gjuhën jevreje e pastaj në atë ruse ka shkruar veprën "Tigran veliki"1943 ku përshkruan luftën e Jermenëve kundra romakve. Boltunova i ka kushtuar studim me rëndësi mësimit të vendeve kaukaze dhe pas kaukaze në ko hën romake. Pas Revolucionit të Tetorit jënë paraqitur shum libra, kushtuar krishtenizmit të hershëm. Që nga 1918 Viper ka botuar një libër me titull "Themelimi i krishterizmi" në të cilin pytja e historisë krishtere trajtohet në lidhje të ngushtë me historinë sociale të Romës. Në "fletushka e historisë së vjetër" Viper ka botuar një artikull i cili e përforcon mendimin e tij më të hershëm mbi prejardhjen e krishterizmit dhe karakterin e tij në kohën e hershme. Në vitin 1941 ka dalur nga shtypi punimi i A.V. Ranovitz "Pasqyra e historisë së kishës së krishterizmit të hershëm". Pas revolucionit të tetorit u paraqitën përkëthime të reja të autorëve klasikë si kurse Klaudit, Terensije, Vergilije, Apulej, Petronijev etj. Akademiku M. M. Pokrovski ka dhënë punim origjinal kushtuar pas qyrës historike të letërsisë romake. Nga veprat e përgjithshme duhet përmendur punimin e Zhebelov "Roma e vjetër", në dy pjesë e cila ka rëndësi tejet të madhe. Profesori S.I. Kovalev ka botuar në dy pjesë "Historia e shoqërisë antike". Historinë e Romës e ka shkruar në pjesën e dytë. Po ashtu rëndësi të madhe për historiografinë sovjetike ka edhe paraqitja e pasqyrës së historisë së Romës së vjetër nga Sergejev. Ai jep me mjeshtri të madhe karakteristikat e fytyrave historike. Sergejev i kushton rëndësi të madhe të ashtuqujturës "Paraimperatorë" STUDIMI I HISTORISË ROMAKE DERI NË FILLIM TË SH.XVIII Për Romën e vjetër dhe historinë antike, në Evropë, rritet interesimi në kohën e renesansës. Përfaqsuesit e lëvizjes së re kulturale kan anuar që në antikë të gjejnë mbështetje për luftën e vet kundër paragjyki meve fetare të kohës së mesme. Merita më e madhe e humanistëave është se ata kan ditur ti ruajnë nga shkatërrimi shënimet e ndryshme, ti mbëledhin dhe të botojnë një numër të madh dorshkrimesh latine dhe greke.Veprat kryesore të shkrimtarve antik jënë gjetur dhe mbëledhur kryesisht në sh, 14 dhe 16. Nga veprat të cilat jënë paraqitur në sh 16, me rëndësi është vepra e Karl Sigonit, e cila ka dalur në Bazel dhe e cila përban listën e konsujve, sipas viteve, me tregimet më të rëndësishme të cilat kan ndodhur këtë apo ate vit. Kjo vepër vuri themelin e kuptimit të mësimit modern të hronologjisë së historisë romake. Në fund të sh, 17 del veprimtaria e shkrimtarit francez Tilemonit i cili ka dhënë historinë e Perandorisë Romake, në 6 tome. Ky i ka njohur mirë veprat e shkrimtarve grek dhe romak. Historia e tij është e mbushur me ide krishtere. Tilemoni jep kryesisht histori politike. Rëndësia e veprës së tij është në punimin sistematik të tij në burimet. Në sh.16 Lorenco Vala ka shprehur dyshimin në besimin e plotë të ca shënimeve te Tit livit. Në sh,17 filologu Perizonie ka treguar gabime të ndrysh me dhe gjera jo të plota të Livit. HISTORIOGRAFIA E SH.XVIII Në fillim të sh 18, filologu italjan Gjan Batisto Viko ka dhënë mendime të thella të cilat kanë parala jmëruar supozimet e shkencës historike, të formuara në sh,19. Rëndësi ka patur vepra e Luja De Bofora, i cili ka bërë analiza sistematike të burimeve për historinë e hershme romake dhe ka ardhur në përfundim se tradita e hershme historike romake nuk është themeluar në materijal te besushëm por ajo ka qenë prodhim i pasardhsve romakë, të cilët kan dashur ti popullarizojnë të parët. Bofori nuk ka dhënë ndonjë konstrukcion pozitiv për historinë e hershme romake, por ka formuluar pyetjen mbi paplotshmërinë e historisë romake në pesë shekujt e parë. I pari i cili është munduar të gjejë rrugën e zhvillimit te historisë romake është francezi Monteskie. Ky jetoi në 1698-1755 dhe shkruajti "Shiqim mbi shkaqet e smadhimit dhe rënjes së Romës" Ky thotë se ndarja e njëjtë e pasurise, barabarsia dhe kuptimi i ligjeve i kan bërë qytetarët me vyrtyt të lartë e cila gjë i ka ngritur romakët më shum se kojshitë e tyre dhe ju ka dhënë epërsi, së pari në luftën kundër Italikve e më vonë edhe në lutërat në det. Tash pushtimet krijojnë jo barazi në pasuri dhe krijohen luftat e partive. Të gjith periudhën e Perandorisë, Monteskie e konsideron si rënie, rënie e moralit dhe politikës. Vetëm duke i falënderuar fuqisë ushtarake , romakët i ja kan arritur qëllimit që të mbrohen nga sulmet barbare, por kur ra morali politik dhe luftarak, edhe ndër ushtarë, atëherë Roma u gjunjëzua nga sulmet e barbare. Te Montes kie, në plan të parë është historia politike. Historia perandorake e Telemonit dhe vështrimi i Monteskies, i ndihmojnë paraqitjes së veprës së Gibonit, 1737-1794:"Historia e rënjes dhe shkatërrimit të Perando risë Romake". Ky e fillon veprën e vet ngha rënia e Antoninve e deri tek rënia e Konstantinopolit 1453. Historia Bizantine për atë është vazhdim i asaj të Perandorisë romak. Periudhën e Antoninve e quan ndër më të fatshmet në historinë e njerzimit. Rënia fillon nga koha eKomodit 180-192,e.re. HISTORIOGRAFIA E EVROPËS PERËNDIMORE NË MESIN E SH.XIX. Interesimi për mësimin e historisë perandorake u rrit, e si shkak ishin ngjarjet në Francë. Simpatizuesit e Bonapartës i kushtuan kujdes historisë së Cezarit, të cilin Napoleoni i I e ka konsideruar si prototip të ve tin. Ai vetë ka shkruar një vepër të vogël mbi luftat e Cezarit në Gali, deri sa pasardhsi i tij Napoleoni i 3 shkruajti biografi mjaft të gjërë mbi Jul Cezarin, ku e karakterizon udhëheqsin ushtarak romak si një ndër më të dalluarit në historinë e Botës.* _____________________________ N.A.Mashkin,"Istorija satrog Rima"Beograd,1991. V.V.Struve-D.P. Kalistov „Stara Grçka",Sarajevo, 1969. Petar Lisiçar,"Grci i Rimjani" Yagreb,1971 Mihail Rostovcev "Istorija staroga sveta" Matica srpska, Beograd 1990. .Garashanin, Problemi na M. praistoria,"Macedonia acta Archeologika" I 1975. Ferdinand Schevill, "Ballkani, historia dhe qytetërimi"(përkth shqip) 2002 Tirënë. Lubomir Domazetoviq, "Antiçka Makedonija" Beogrd. 2002 V.I.Avdiev "Istoria staroga sveta", Beograd 1956 Dr.Vidosava Nedomacki, "Arheologija Bliskog Istoka" F.Fakultet Beograd 1984. V.I.Avdiev "Istoria staroga sveta", Beograd 1956. Neritan Ceka, „Ilirët" Tiranë,2000.Aleksander Stipqevic, Iliret, Prishtine, 1984 Ali Hadri, Historia e Popullit Shqiptar, 1970, Prishtine. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: HISTORIANET MODERN QE SHKRUAN PER ANTIKEN DHE ILIRET | |
| |
| | | | HISTORIANET MODERN QE SHKRUAN PER ANTIKEN DHE ILIRET | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |