Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A ekziston jeta pas vdekjes?

Shko poshtë 
+52
ELIE
**Lumi_
Fjona
gjakushi
Eva0506
Luki
Eagle Eye
shpendo
Martina
shaban cakolli
shpendkeqi
Xili
beti
Ariani
Loti
Adonisi
Mergimtari
Hana
valoni-peja
njonidrenica
Kushtrimi86
vjoooosssssssaaaa
luan mreti
lilu
Ali Baba Tepelena
tom sojer
Argent
Mister
paioni
Orfe@
loredana
Parapsikologu
**Embelsira**
Anna
murturi
rroni
katunariplak
voglushja
Euridika
MUHAMETII
rolling
echo
spirito
Guximi
xhavo_
Clarence
interesant
Beton
feneri
Kosovarja
E_Bukura
naqeta
56 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 12 ... 18  Next
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar



A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyThu Aug 28, 2008 12:45 pm

MUHAMETII shkruajti:
Kurfar fjalesh nuk kam ndryshuar. Ta kam shpjeguar ne shkrimin paraprak, sa i perket komunikimit me Zotin.

O zotri Premtimi caktimin duhet qe mos ta ngatrrojme, Zotit i jane te njohur veprat e tua e te te gjitheve qe do ti bejne, tash pse Ai kur don na merr shpirtin, ne nuk kemi te drejte qe te bejme vetevrasje apo dicka te tille.
...

Zoteri, nuk arrije te kuptoje mire ( nga ti), eshte zoti, ai i cili e caktone se kur duhet une te lind dhe te vdes apo? Poashtu, nese e caktone ai, ateher sigurisht duhet te jete me preciz qe ta caktoje si duhet te lind une, dhe poashtu si duhet te vdes. Ne kete raste nese une bej vetvrasje, atehere ju qe besoni ne zote, thoni se e ka pas te shkruar keshtu..., apo per qdo gje tjetere qe ndodhe, shpreheni ne kete menyre e jo une.

E sa i perket atyre pershkrimeve per muhamedin, se na paska qen i pa shkolle, s'paska dijtur shkrim-lexime etj, ketu edhe qendrone zbukurimi me i madhe i kesaj qeshtje. Sikur mos te ishin pershkrime te ketilla, nuk do te kishte kete sukses feja. Gjithnje, ne qdo fe ekzistojne kesi zbukurime, ne menyre qe te hutohet masa dhe te besoje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyFri Aug 29, 2008 1:04 pm

Premtimi,
edhe pas atyre shembujve nuk kuptove!!!?

O zotri Zotit i jane te njohura veprat tona, kete kuptoje njehere e pergjthmone.

Ai vetem ta ka caktuar se kur do vdesesh, ndersa njeriu eshte ai qe vendos se si do ti dale shpirti, ose faktore te tjere jashta njeriut (vetevetes se tij).

Pershkrimet qe i kam cekur per Muhamedin a.s. jane te verteta, dhe nuk i kam sajuar as une as te tjeter, dhe aspak nuk jane te zbukuruara, ju vetem jeni duke supozuar, sjellni fakte per ate qe e pohoni?

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyFri Aug 29, 2008 2:04 pm

MUHAMETII shkruajti:
Premtimi,
edhe pas atyre shembujve nuk kuptove!!!?

O zotri Zotit i jane te njohura veprat tona, kete kuptoje njehere e pergjthmone.

Ai vetem ta ka caktuar se kur do vdesesh, ndersa njeriu eshte ai qe vendos se si do ti dale shpirti, ose faktore te tjere jashta njeriut (vetevetes se tij).

Pershkrimet qe i kam cekur per Muhamedin a.s. jane te verteta, dhe nuk i kam sajuar as une as te tjeter, dhe aspak nuk jane te zbukuruara, ju vetem jeni duke supozuar, sjellni fakte per ate qe e pohoni?

Me t'mira

O zoteri, nuk po me intereson mua, nese jane apo jo te njohura veprat e mia nga zoti. Sepse, ne momentin kur te mendoj apo veproje diqka te mire, nuk e mendoje te njejten gje sikur ti apo dikush tjeter, qe te shperblehem per kete miresi ne "jeten tjeter". E kam thene 100 here, e bej sepse ashtu e shoh te arsyshme, thjeshte deri sa une i bej mire nje personi perfitoje diqka aty per aty, ndihem mire, i gezuar etj.

Nuk te thashe direkt qe i keni sajuar e zbukuruar ju, as dikush para teje, por atehere kur eshte shkruar ky liber, zbukurimet jane bere pikrishte nga ata persona...E njejta gje ndodhe edhe me krishtin, se na pasa lindur ne ate menyre...Kush mund ti besoje sot, keto marifete?

Zoteri, nese zoti e vendos se kur ( diten, oren, min.) atehere duhet ta caktoje edhe shkakun si duhet te vdes une. Kjo qe thuani ju, eshte edhe me absurde. Sipas teje i bije se, zoti i tregon qdo njeriu nje dite perpara neser ke per te vdekur, dhe ke kohe nje dite te zgjedhesh si...ahahahah.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptySun Aug 31, 2008 1:56 pm

Se a te intereson ty apo nuk te intereson se veprat e tua i jane te njohura Zotit, as mua nuk me intereson, por vetem po te tregoj se eshte e vertete. Edhe muslimanet nuk bejne mire vetem per tu shperblyer, sepse ne momente kur dikush ndodhet ne nje gjendje te veshtire dhe nje musliman i ndihmon, atij fare nuk i bie ndermend se a do te marri shperblim per kete veprim apo jo, por thjesht ky e ndihmon sepse e di se viktima ne fjale ka nevoje per ndihme, por duhet cekur se ky veprim ndoshta eshte edhe produkt i asaj qe ka mesuar me heret, dhe ne ate moment i eshte gjindur, ajo qe ka mesuar.

Jo zotri, zbukurimet nuk jane bere as nga ata persona, sepse ata kane qene analfabet, nuk kane ditur te zbukurojne.

Njeriu eshte ai i cili e cakton shkakun, ne baze te veprave qe i ka bere edhe me heret, por jo vetem me heret.
Zoti nuk i tregon askujt se kur ka per te vdekur, Ai e di se kur do te vdes, e jo njeriu.
Zoti na ka lene te lire, na ka lene mundesine e zgjedhjes, ta pasojme rrugen e drejte apo te shtremberten.
Na ka dhene dije per te kuptuar cka eshte mire e cka keq, cka eshte respekt e urtesi, cka eshte arrogance e kundershtim, por jo vetem kaq, por Ai Zoti na ka dhene edhe fuqine e zgjedhjes, ne mes alternativash, sepse perndryshe do te ishte e padrejte dhe e pakuptimt jeta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
luan mreti
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 1007
Registration date : 15/04/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptySun Aug 31, 2008 3:02 pm

zotri premtim, a beson ne ringjallje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyTue Sep 02, 2008 1:51 pm

Zoteri, njeriu mund te respektoj dike nga frika dhe nga vete deshira-natyra e personit ne fjale. Qe te dy jemi ne grupe te ndryshme, mendoj e kupton. Ti, vazhdo te thuash te njejtat fjale, por keto jane vetem bindje tuajat, asgje me shume. Qdo besimtare ( mendoje ne kuptimin e plote te fjales) gjithnje e ka mendjen tek zoti, tek shperblimi dhe denimi i dhen nga ai. Nese e ben nje veper te mire, menjehere ( me dashje pa dashje) ka me mendu per "shperblimin" e dhene nga zoti, apo nese ben nje veper te keqe, gjithashtu ka me mendu per "denimin" e dhen nga zoti. Dhe aspak nuk din ta shfrytezoje kete miresi ndaj dikujte qe te jete i lumtur per veten, apo nese ben nje veper te keq ndaj dikujte ( me ose pa hiri) te mendoje per personin ne fjale, por mendon vetem per "denimin" e dhen nga zoti. Kjo eshte ana negative. Kjo eshte me shume se e vertete, sepse e theme nga eksperienca e njerezeve te ndryshem, te cilet qdo dite e pohojne. Kurse une, nese gjendem ne njeren nga keto dy pozita, nuk me intereson, as qe mendoje per zotin, nese do me "denoje" apo "shperblej". Por ne rastin e pare ndihem keq, ngushtohem dhe e qortoj veten dhe mundohem qe personit ne fjale, t'ja beje edhe njeher me shume te mira ( kuptohet brenda mundesive). Apo ne rastin e dyte, gjithashtu s'me intereson per "shperblimet" e zotit, sepse per mu nuk ekzistone ky far zoti, dhe s'kam si te bej diqka per dike qe nuk e njoh. E bej, vetem ngaqe ndihem ashtu ne ato momente, dhe kjo me ndihmon direkt mua, me shton vetebesimin. Ky eshte shperblimi per mua.
Pikrishte ky ( qe na pasken qen analfabet) eshte zbukurimi me i madhe. Nuk kan qen aq budall ata, sa te thone se psh muhamedi ka qen i shkolluar. Kete s'do ta besonte askush sot, as edhe ti jo.
Ndoshta nuk mund ta di kur kam per te vdekur, por mund te vendos kur une dua te vdes. Sepse, nese une e marr lakin, ateher nese jo per 5 min sigurisht qe per 20 min do jem i vdekur. Si e shpjegon vetvrasjen ti, apo zoti juaj?

luan mreti, ku ke qen deri me tani? Nese ke lexu te pakten nje shkrim timin, ateher do duhej ta kuptoni pergjigjen qe prisni...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyWed Sep 03, 2008 11:53 am

Edhe me heret potencova, se nje musliman qe gjindet ne nje rast social, nuk i bie ndermend shperblimi, nese don ta kryej nje veper te mire. Por kjo sjellje e tij mund te kete ardhur si rezultat i asaj qe ka lexuar. Po ashtu nuk ka asgje te keqe te bej dic per boten e ardhshme, sepse keshtu Zoti e ka urdheruar, muslimani duke i'u permbajtur fjales se Zotit ka shperblime apo te mire te dyfishta, edhe ne kete jete nuk ka si mos ta kaloj mire, por edhe e arrine parajsen me lejen e Zotit.
Sa i perket nje veprimi qnjerezor, muslimani e kujton denimin, por edhe e brene ndergjegjja, edhe kjo ka ardhe si rezultat i asaj qe ka mesuar. Do te thote muslimani ne momentin qe po lexon dic po i kryen dy veprime, apo po i memorizon, ne njeren ane po e kupton se eshte nje veprim i caktuar ne kete rast qnjerezor, dhe ne anen tjeter po i shmanget veprimit per hir te fjales se Zotit, e cila eshte ne te miren e tij, por edhe te shoqerise.

O zotri jepni fakte se si eshte zbukuruar, ju vetem jeni duke supozuar, asgje me shume. A e din ti se Muhammedi a.s. ka vdekur pa ditur te lexoj e te shkruaj. Sepse rrethi ku ka jetuar ai ka qene i tille, dhe ky nuk ka ndejtur asnjehere me ndonje shkrimtar, poet, apo njerez te nje shtrese me te larte.
Eshte e vertete se ti mund te vendosesh se kur do te vdesesh, por vdekjen ta ka shkruar Zoti, ndersa ju e zgjidhni shkakun, kjo ndoshta mund te vije si rrjedhoje e veprave tua te mehershme.
Vetevrasja eshte e ndaluar, Zoti e ka ndaluar, gjithashtu edhe une mendoj se vetevrasja eshte nje veprim i pamenduar i individit, individi eshte ne depresjon, dhe nuk do qe te perballet me jeten, me sfidat qe e presin.

Muhamedi a.s. ne ligjeraten lamtumirese nder tjera ka thene, (ne kete kontekst):

"Njeriu eshte veper madheshtore e Allahut, mjere per ate qe e perqmon vepren e Allahut"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyWed Sep 03, 2008 8:09 pm

Zoteri, ajo qe po perpiqem te them ty dhe qdo kujte tjeter, eshte se njeriu i mire apo i keq, nuk klasifikohet ne baze te besimit. Jam shume dakort me ty, kur thua se feja islame konkretishte udhezone se si duhet te jesh i mire. Por ideja eshte se, sa u permbahen njerezit, me sakte besimtaret e kesaj feje? Une theme shume pakes, qe mos te theme hiq. U permbahen siperfaqesisht qe para te tjereve te paraqiten....Dhe jo pse u besojne aq shume, apo qe jane te bindur.Tjetra eshte se, po perjashtoj veten ne kete raste ( pasi qe kam lexuar kuranin), por ka ndodhe jo pak here qe, nje person i cili nuk ka lexuar asnjeher kuranin, e asnje liber tjeter fetare, dhe qe shume pakes ka qen i ndikuar nga te mesuarit direkt apo indirekt, por qe ne jete ka qen shume i mire me te gjithe njerezit. Shkurt ka qen nje altruiste me plote kuptimin e fjales. Ti do te thuash prap qe, e pranoj kete, mund te kete raste te ketilla. Por pyetja ime eshte se, perderisa ai, tjetri e tjetri mund te arrijne te jene njerez te mire, pa pasur nevoje te lexoje kuranin, te ndegjoje ligjerata nga ndonje hoxhe, etj etj. Pse edhe te tjeret nuk e bejne kete? Une theme per dy arsye. E para sepse u mungon vullneti. Dhe e dyta, sepse ne dallim prej te pareve, s'kan frike. Gjithqka qe bejne, e bejne sepse te atill jane dhe ajo u duket e arsyshme.
Mendimi im eshte se shumica e besimtareve pa ber dallime, e kan njefare frike dhe mundohen te jene te mire per kete arsye. NJejte sikur nje femije, i cili ia ka friken prindit te tij, dhe e ndegjone, e respekton. Ne anen tjeter, ka prej atyre femijeve, te cilet e ndegjojne dhe e respektojne prinderin e tyre, jo nga frika, por nga vete vullneti dhe arsyeshmeria e tyre.
Keto jane mendime te miat, per ty mund te jene supozime. Por s'kam si te mendoje ndryshe, kur asnje indikacion nuk me thote te mendoj ndryshe. Te thashe se nuk kan qen aq budalla, qe te thone se " Muhamedi ka qen nje djal i zgjuar qe ne femijeri...". Por pikrishte ketu fillojne zbukurimet, duke e paraqitur ( Muhamedin) si njeri analfabet, dhe te pa dalur. Ne menyre qe njerezit te cilet nuk shohin me large se hija e tyre, ti pranojne si te verteta keto.
Kur thua "vdekjen ta ka shkruar zoti..." qka ke mendu te thuash konkretisht? Sa une e kuptoje, i bie qe zoti e ka shkruajte diten se kur une kam per te vdekur apo? Por nuk ka qen aq i plotfuqishem, sa ta percaktoje edhe menyren apo shkakun si duhet te vdes! Keto dyja nuk shkojne ndaras assesi. Nese ai ( zoti) ka vendosur kur duhet te lindim, duhet te kete shkruar edhe diten edhe menyren-shkakun, si duhet te vdesim. Perndryshe jeni ne kontradite edhe kete here, i nderuar.
Per mua vetevrasja eshte guxim. Ne te shumten e rasteve te vetvrasjeve qe kam ndegju dhe kam pare, nuk kan qen njerez me hendikep, por per kundrazi. Edhe mua, shpesh me shkon mendja per vetvrasja. Kur jam ne ballkon, mendoje sikur te kercej posht etj etj. Jo pse kam probleme apo qe nuk jam i knaqur me jeten. Sepse njeriu duhet ta kuptoje se te gjithe njerezit jane te ndryshem. Dhe qdo njeri ashtu siq eshte, duhet te mundohet te luaj ate "role" qe ka ne menyren me te mire. Kete kam arritur ta kuptoje, fatmirsisht. Poashtu mendoje se qdo njeri mendon per vetvrasjen, sepse mendja eshte diqka qe smund ta ndalesh...Por e gjitha eshte tek guximi.
Muhamedi ka thene shumeqka. Ka gjera qe edhe mua me pelqejn te cilat i ka thene muhamedi. Sikur qe me pelqejn te filozofeve tjere...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyThu Sep 04, 2008 2:34 pm

Pershendetje Premtimi, komplimente per menyren e qete te te shkruarit, jo te gjithe mosbesimtaret bejne debate ne kete menyre.

Fakti se njerezit nuk ju permbahen fese, eshte pikerisht tek mosinformimi, ne kete rast mendoj se pushteti eshte fajtor, e di se ne jemi 90% dhe RTK e quan veten TV publik dhe pothuajse asgje nuk transmeton per fene islame.
Prap duhet te them qe ne menyre indirekte ka ndikuar Kur'ani, tek personat e tille, pra ka ndikuar tek rrethi ku ai jeton dhe ky personi eshte dashur ti pershtatet rrethit apo ambientit ku jeton.
Kur'ani eshte liber qe te jep shprese dhe ta shton vullnetin.
Muslimanet nuk e adhurojne Zotin vetem nga frika, te kam thene disa here, por nga respekti, dhe e gjitha ajo qe Ai u ka dhuruar, por edhe nga frika. Por frika nga Zoti ka dallime diametralisht te kunderta nga frika ndaj personit, pushtetit e cka do qofte tjeter, ne nje teme tjeter me duket se i kam bere te ditura dallimet.

Mund te kete nga ata femije qe i respektojne prinderit nga vullneti, por kjo ka ardhur si rezultat i edukimit te prinderve.
Sikurse qe e ben edhe Zoti! Zoti fillimisht kerkon nga ne ta njohim Ate, te ndjejme nevojen qe kemi per te, te kuptojme se jemi te varur dhe pastaj kerkon qe te kemi frike nga Ai.

Zoti e ka dite qe nje krijese nuk mund te kete sjellje te mira ndaj nje krijese tjeter, sikurse vete Krijuesi, Zoti.
Prandaj ne duke adhuruar Zotin i bejme dobi nje krijese te Krijuesit. Keshtu ka percaktuar Zoti, sepse Ai ka ditur se krijesat mund te pushojne se ndihmuari nje krijese tjeter kur mund te jene te stresuar dhe te pa lidhur me Zotin.
Dhe Ai ka kerkuar nga ne qe te jemi te lidhur me te, dhe ne menyre indirekte dobia t'i shkoje nevojtareve.

Ashtu eshte, Zoti e ka shkruar diten se kur do te vdesesh ti, dhe ka qene i njoftuar, por fakt se nuk e ka percaktuar (apo detyruar se ti do te besh nje veprim te caktuar, ne kete rast vetevrasje apo vrasje) shkakun se si do te vdesesh t'i, sepse kjo do te ishte e padrejte qe mepastaj ta shqiptonte denimin ty
Zoti e di se si do te vdesesh ti e une, e ka shkruar dijen e Tij se qfare do te ndodhe, do te thote ai e ka shkruar se ne do bejme nje mekat te caktuar, por Ai nuk na detyron ta bejme mekatin, por vetem e ka ditur se ne do e bejme, nderkaq ne nuk e dime se qfare ka shkruar Ai, prandaj edhe mbajme pergjegjesi per ate qe e veprojme.

Eshte e vertete se ata qe bejene vetevrasje jane te guximshem, por mendoj se jane edhe te depresionuar ne ato momente, dhe ndoshta edhe te qmendur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyThu Sep 04, 2008 3:00 pm

Gjithsesi qe ka jetë pas vdekjes!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyThu Sep 04, 2008 3:03 pm

Kushtrimi86 shkruajti:
Gjithsesi qe ka jetë pas vdekjes!

Kushtrimi 86

Ishe vdek njeher ti ,e u ringjalle perseri te na thuash se ka jete pas vdekjes .!

kesai i thuhet nga ishte njeher nje njeri, qe nuk e dime dhe nuk kemi fakte per cilin njeri po flitet !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyThu Sep 04, 2008 5:38 pm

un beoj se pas vdjekes ka ringjallje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lilu
Moderator
Moderator
lilu


Female
Numri i postimeve : 2153
Age : 45
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : agjente shitjesh
Registration date : 07/07/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyThu Sep 04, 2008 5:39 pm

Une beseoj se pas vdekjes ka riinkarnim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
spirito
Anëtar
Anëtar
spirito


Female
Numri i postimeve : 429
Vendi : graveyard
Registration date : 02/07/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyFri Sep 05, 2008 12:17 am

Besoj ne jeten pas vdekjes.
Vetem kam frike se nuk jam aq e mire per te mu hapur dyert e Parajses.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent


Male
Numri i postimeve : 244
Age : 48
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyFri Sep 05, 2008 4:00 am

Besoj ne jeten pase vdekjes,
Dhe nuke frigoem ne ringjallje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valoni-peja
Fillestar/e
Fillestar/e
valoni-peja


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 40
Vendi : peje
Registration date : 05/09/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyFri Sep 05, 2008 12:13 pm

per njerzi qe kan nje tru si lepri e qe ende mendojn se kan prejardhje prej majmunit normal qe nuk besojn jeten tjeter sepse mes zemres tyre ka nje perde te zez qe nuk mund te shofin qfar kuptimit do ket jeta ne ket bot per njeriun po mos te egzistonte bota tjeter ose qfar knaqesije ndjej njerzi qe nuk jan normal kur do ta shijojn knaqesin qe ne njerzit normal ndoshta e kemi per ata kur ka knaqesi ky mesazh per bukuroshen eshte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyFri Sep 05, 2008 12:20 pm

ringjallja do te ndodh kur allahu te thot, po i mjeri aj musliman se nuk beson ne ringjallje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyFri Sep 05, 2008 12:20 pm

Beton iu drejtua Kushtrimi86 :

"Ishe vdek njeher ti ,e u ringjalle perseri te na thuash se ka jete pas vdekjes .!"

Ndersa une te them, se mos keni vdekur ju njehere e te na tregoni se nuk ka ringjallje!?

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valoni-peja
Fillestar/e
Fillestar/e
valoni-peja


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 40
Vendi : peje
Registration date : 05/09/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyFri Sep 05, 2008 12:24 pm

falenderimi qoft mbi allahun i cili ne kuran thot ishit te vdekur e ju bera qe te jetoni prap do tju bej te vdisni dhe do tju ringjalli e te kthehni tek une
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valoni-peja
Fillestar/e
Fillestar/e
valoni-peja


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 40
Vendi : peje
Registration date : 05/09/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyFri Sep 05, 2008 12:31 pm

nuk ka gje me te leht sikur me besu ket pun sepse vetem mendoni njerzit qe jan me aftesi te kufizuar ka qe jan sakat ,pa sy,pa kemb,pa ndegjim,ka edhe qe jan pa mend fukara te pasur mendoni se kta njerz allahu ka ba pandrejtesi ndaj tyre jo eo vllezer bota tjeter egziston ska dyshim ne te po mos u mashtroni pas ksaj bote se ket bot jemi vetem kalimtare .E sa per ket termin qe po e perdorni kush eshte kthyer me na tregu njerzit qe vdesin nuk mund te ktheh po pejgamberi a.s eshte kthyer aj ka qen e ka ngrit allahu e ka pare xhenetin edhe xhehnemin edhe kur ka pare disa njerz duke qeshur ju ka then o njerz me dit qka kam pare une pak kishit qeshur e shum kishit qare e kurani famlarte e deshmon ket sepse krejt boten po emahnit mrekullija e tina edhe vet shkenctaret po e pranojn
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyFri Sep 05, 2008 1:47 pm

Pershendetje edhe per ty, Muhamet. Shpresoje edhe ju te vazhdoni me po kete menyre diskutimi, sepse pak ka rendesi se cili kemi te drejte dhe s'mundemi asnjeri nga ne qe ti japim vulen kesaj qeshtje. Thjeshte po diskutojme dhe po shprehim pikpamjet tona.
Kur thuani se pushteti eshte fajtore, deri diku keni te drejte. Por dua te shtoje edhe diqka qe eshte me e rendesishme. Ne Kosove jane 95% shqiptare, dhe qfare te mire kemi nga keto TV tona, mendoje per popullin e tyre, per historin, kulturen etj? Asgje hiq sipas meje. Perveq emisioneve degjeneruese te cilat do ti klasifikoja si te kategoris "zhgl". Me kete dua te theme se, sikur te benin diqka per kete qe theme une dhe qe eshte primare, atehere shqetesimi juaj do te ishte i pranuheshem dhe me i arsyshem. Per momentin nuk ka rendesi fare sipase meje kjo qe kerkoni ju.
Muhamet, kur flase per muslimanet nuk eshte se supozoje, apo qe veq flase ashtu ne menyre qe te kundershtoje ty me qdo kushte. Ate qe e theme, e kam nje mbeshtetje diku. Ne kete raste po nderlidhem me nje raste para disa ditesh qe ndegjova me vesht e mi. Nje x persone i moshes mesatare ( te cilin e njohe mire) me tregoi se kishte qen ne xhami nje dite dhe kishte pas mundesi ta ndegjonte hoxhen nje kohe te gjate ( para se te fal xhuman). Personi ne fjale nuk eshte se kishte shkuar per here te pare ne xhami, por kete here kishte pas mundesi te ndegjonte ligjerat me te gjate nga hoxha. Dhe ndere tjera po me thote " menyra se si tregojke hoxha per njerezit qe bejn veprime te kqija i pret xhehneti dhe qka ka thene per xhehnemin qka kish aty....fillova te dridhem dhe u frikesova aq shume sa asnjeher me pare"! E pyeta une se qka tash e tutje? Tha se prej asaj dite spo me hiqen prej mendjes ato fjale...dhe po mundona me bo diqka te mire ne menyre qe ti iki atij denimi. E mora si shembull sa per te ilustruar ate qe te kam thene disa here deri me tani. Dua te theme se personi ne fjale, dhe nuk eshte i vetmi po mendoje se shumica jane keshtu, nuk e bejn nje veprime te mire sepse ndihen ashtu, por sepse kan frike. Mora kete shembull per personat te cilet gjate rritjes dhe pjekuris se tyre s'kan pasur raste te ndegjojne nga prinderit apo dikush kesi lloj fjalesh per denimin qe i prete. Sepse, sot une e shof se ne shume familje ( edhe tek une po) ne momentin qe nje femije ben diqka jo te mire, menjehere i imponohet frika se zoti ashtu e keshtu....Me kete frike edhe rritet!
Tani ne lidhje me keto qe fola me siper, dua te bej nje pyetje ty. Nese dikush te thote per ta kryer nje pune te caktuar. Dhe te tregone se nese e mbarone me suksese do te shperblehesh me diqka te madhe, te kunderten do te denohesh rend..., per te cilat edhe te bind.Ne kete raste patjeter qe do mundoheshe ta mbarone punen me sukses, ne radhe te pare qe ti ik denimin, dhe me pas te fitone diqka nga ai shperblim. Pra, nuk te intereson puna, apo respekti per ate, por eshte ne pyetje vetem frika dhe interesi.

Muhamet shkruajti -"Zoti e di se si do te vdesesh ti e une, e ka shkruar dijen e Tij se qfare do te ndodhe, do te thote ai e ka shkruar se ne do bejme nje mekat te caktuar, por Ai nuk na detyron ta bejme mekatin, por vetem e ka ditur se ne do e bejme, nderkaq ne nuk e dime se qfare ka shkruar Ai, prandaj edhe mbajme pergjegjesi per ate qe e veprojme".

Kete rresht qe e kam hijezuar nuk arrije ta kuptoje! Diqka qe shkruhet nga zoti, thone se ka per te ndodhur patjeter ne nje apo tjeter menyre. Si ka mundesi pra njehere thua se zoti, e ka shkruar nje gje qe ne do bejme nje mekat, dhe me menjehere thua se nuk na detyrone ta bejme, dmth kemi mundesi te mos e bojme! Nga kjo kuptoje se, paskem mundesi qe qdo njeri ta prishim planet zotit, per te cilat i ka shkruar qe moti. Nese nuk eshte kontradite kjo, atehere qka?

Nuk kam ndegjuar ndonjehere qe nje i qmendur te kete bere vetvrasje, edhe pse nuk e perjashtoje kete mundesi. Perkundrazi deri me sot, gjithnje raste te ketilla ndodhin tek njerez te cilet nuk jane te hendikepum. Insistoje se njerez te ketill e kan guximin, qe jo te gjithe e kan.

Miqsisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyFri Sep 05, 2008 1:49 pm

valoni-peja shkruajti:
per njerzi qe kan nje tru si lepri e qe ende mendojn se kan prejardhje prej majmunit normal qe nuk besojn jeten tjeter sepse mes zemres tyre ka nje perde te zez qe nuk mund te shofin qfar kuptimit do ket jeta ne ket bot per njeriun po mos te egzistonte bota tjeter ose qfar knaqesije ndjej njerzi qe nuk jan normal kur do ta shijojn knaqesin qe ne njerzit normal ndoshta e kemi per ata kur ka knaqesi ky mesazh per bukuroshen eshte

Valoni-Peja, paske ber namin me keto fjale. Perderisa ne fund paske treguar se kujt u ke drejtu, spo te kunderpergjigjem. Shpresoje te mer pergjigjen e duhur. Po shihet se jeni 13-14 vjeq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
loredana
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
loredana


Numri i postimeve : 886
Registration date : 24/04/2008

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyFri Sep 05, 2008 2:36 pm

Premtimi shkruajti:
valoni-peja shkruajti:
per njerzi qe kan nje tru si lepri e qe ende mendojn se kan prejardhje prej majmunit normal qe nuk besojn jeten tjeter sepse mes zemres tyre ka nje perde te zez qe nuk mund te shofin qfar kuptimit do ket jeta ne ket bot per njeriun po mos te egzistonte bota tjeter ose qfar knaqesije ndjej njerzi qe nuk jan normal kur do ta shijojn knaqesin qe ne njerzit normal ndoshta e kemi per ata kur ka knaqesi ky mesazh per bukuroshen eshte

Valoni-Peja, paske ber namin me keto fjale. Perderisa ne fund paske treguar se kujt u ke drejtu, spo te kunderpergjigjem. Shpresoje te mer pergjigjen e duhur. Po shihet se jeni 13-14 vjeq.

luje pejon luje hahahaha... se ki bash keq jo Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyFri Sep 05, 2008 3:18 pm

MUHAMETII shkruajti:
Beton iu drejtua Kushtrimi86 :

"Ishe vdek njeher ti ,e u ringjalle perseri te na thuash se ka jete pas vdekjes .!"

Ndersa une te them, se mos keni vdekur ju njehere e te na tregoni se nuk ka ringjallje!?

Me t'mira

Muhamet, asnjeri nuk eshte rkthyer qe t'na thote se ka ose jo jete pas vdekjes. Mirepo kjo nuk dmth qe eshte 50-50. Sepse, sikur te kishte jete pas vdekjes eshte me e kapshme qe deri tash t'na kishin treguar ata qe kan vdeke. Ne te kunderten te cilen e pranoje une, qe nuk ka jete pas vdekjes, s'ka asnje mundesi qe te kthehem e tu tregoje njerezve se nuk ka jete pas vdekjes. Sepse, une pranoje se vdes dhe s'ka asgje pertej "murit". Ju qe mendoni se ka diqka pertej "murit" pse nuk eshte kthyer asnje qe t'na tregoje? Mos i ngaterro gjerat kaq lehte.

Loredana, me pas kone ne vend tendin, nuk kisha thene asgje perveq asaj buzeqeshje...Sepse nuk ka thene asgje ( ky pejoni) per ty krenuar ti apo dikush tjeter, perkundrazi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 EmptyFri Sep 05, 2008 3:35 pm

MUHAMETII shkruajti:
Beton iu drejtua Kushtrimi86 :

"Ishe vdek njeher ti ,e u ringjalle perseri te na thuash se ka jete pas vdekjes .!"

Ndersa une te them, se mos keni vdekur ju njehere e te na tregoni se nuk ka ringjallje!?

Me t'mira

I nderuar !

Nuk kam deshire te futem ne keta tema shume ,por nese e kerkon nevoia pse jo ,jo qe nuk kam njohuri por eshte e kaluar e kohes nje gje e tille te humbi kohen ,para te gjithve ishte nje pytje qe i bera kushtrimin nuk mora pergjigje ,per te vazhduar dhe te keshe kunderpergjigje ne pytje .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: A ekziston jeta pas vdekjes?   A ekziston jeta pas vdekjes? - Faqe 7 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A ekziston jeta pas vdekjes?
Mbrapsht në krye 
Faqja 7 e 18Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 12 ... 18  Next
 Similar topics
-
» A egziston jeta pas vdekjes.....
» A Ekziston Djalli ?
»  A ekziston dreqi apo jo
» Cilat jan situatat kufitare te vdekjes?
» Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shkencë-
Kërce tek: