Egsiton po si jo sipas Kuranit të madhrishën .
JETA PAS VDEKJES
Besimi në një jetë të ardhme, në një formë apo në një tjetër, është gjithashtu e përbashkët për të gjitha fetë e botës, dhe është neni i tretë themelor i besimit të muslimanit. Mirëpo misteri i jetës pas vdekjes askund nuk është zgjidhur aq qartë sa në Islam. Idea e jetës pas vdekjes ka qënë aq e errët deri vonë, deri në kohën e daljes së fesë çifute, sa që jo vetëm se nuk gjëndet shumë për këtë e shprehur në Testamentin e Vjetër, por një sekt i rëndësishëm çifut në fakt e mohonte fare ekzistencën e një gjëndjeje të tillë. Megjithate, kjo lidhet me faktin se në shfaqjet më të hershme nuk ishte hedhur shumë dritë mbi këtë. Besimi në ‘transmigracion’ (apo rimishërim i shpirtrave) kishte të bënte dhe me mendjen e pazhvilluar të njeriut që realitetet shpirtrore gabimisht i merrte për fakte fizike. Ne Islam, idea e jetës së përtejme arriti përsosmërinë e saj, siç ndodhi dhe me parime të tjera të rëndësishme e themelore të fesë. Besimi në një jetë të ardhshme nënkupton dhënien llogari të njeriut në një jetë tjetër për veprimet e bëra në këtë jetë. Besimi padyshim është një bazë shumë e vyer për ngritjen morale të botës në qoftë se kuptohet si duhet. Pikat e mëposhtëme theksohen në mënyrë të veçantë nga Kurani i Shenjtë.
Jeta pas vdekjes është vetëm një vazhdim i jetës këtu poshtë
Hendeku që përgjithësisht vihet ndërmjet kësaj jete dhe jetës pas vdekjes është pengesa më e madhe në zgjidhjen e misterit të jetës së përtejme. Islami bën që të zhduket fare ky hendek: ai bën që jeta e ardhshme të konsiderohet thjesht si vazhdim i jetës së tanishme. Për këtë pikë Kurani i Shenjtë shprehet fare qartë. Aty thuhet:
"Ne kemi bërë (pikërisht në këtë jetë) që pasojat e veprave të njeriut t’i ngjiten atij për qafe, dhe këto pasoja të fshehta Ne do t’i nxjerrim në shesh në Ditën e Ringjalljes në formën e një libri krejt të hapur" (17:13,14).
Dhe përsëri aty thuhet:
"Kushdo që është i verbër në këtë jetë, do të jetë i verbër edhe në botën e përtejme; po, dhe do të largohet gjithnjë e më shumë nga rruga e drejtë" (17:72).
Kurse në një vend tjetër kemi:
"O shpirt që je në prehje! Kthehu tek Zoti yt, se Ai është i kënaqur me ty dhe ti je i kënaqur me Atë. Pra hyr midis shërbyesve te Mi dhe hyr në Kopështin Tim" (89:27-30).
E para e këyre citimeve e bën të qartë se faktet e mëdha që do të dalin në dritë diten e Gjykimit nuk do të jenë diçka e re, por vetëm një manifestim i asaj që është fshehur këtu nga syri fizik. Prandaj jeta pas vdekjes nuk është një jetë e re, por vetëm një vazhdim i kësaj jete që nxjerr në dritë realitetet e saj të fshehura. Dy citimet tjera tregojnë se një jetë qiellore apo një jetë skëterre – të dyja fillojnë në këtë botë. Verbëria e jetës së ardhshme është skëterrë, por sipas vargjeve të cituara vetëm ata që janë të verbër këtu do të jenë të verbër dhe në jetën e përtejme, duke e bërë të qartë se verbëria shpirtrore e kësaj jete është skëterra e vërtetë, dhe që këtej ajo merret me vete në botën tjetër. Po ashtu, është pikërisht shpirti që ka gjetur paqe e prehje të përsosur ai që grishet për të hyrë në parajsë pas vdekjes, duke treguar kështu se parajsa e botës tjetër është vetëm një vazhdim i paqes e prehjes që njeriu gëzon shpirtrisht në këtë jetë. Kështu, është e qartë se, sipas Kuranit të Shenjtë, jeta e përtejme është një vazhdim i kësaj jete, dhe vdekja nuk është një ndërprerje por një hallkë lidhëse, një derë që hap realitetet e fshehura të kësaj jete.
Jeta pas vdekjes është një shembëllim i gjendjes shpirtrore në këtë jetë
Me Islamin është hedhur dritë e plotë mbi të vërtetën më kuptimplote përsa i përket jetës së përtejme. Në mësimet kristiane truporja dhe shpirtrorja shkrihen bashkë; për të qarat e vajtimet e kërcitjet e dhëmbëve dhe zjarrin e pashuar si ndëshkim për të liqtë flitet me të njejtën shtrirje si për mbretërinë e qiellit, thesaret e qiellit dhe jetën e përhershme si shpërblim për të drejtët; mirëpo nuk jepen tregues të qartë të burimeve të njerës apo të tjetrës. Nga ana tjetër, Kurani i Shenjtë e bën të qartë se gjendja pas vdekjes është një përfaqësim i plotë, një shembëllim i qartë e i plotë, i gjendjes sonë shpirtrore në këtë jetë. Këtu kushtet e mira ose të këqia të veprave ose besimeve të një njeriu janë latente (të pranishme por të padukshme) brenda tij; helmi apo ballsami i tyre lëshojnë ndikimin e vet mbi të vetëm në mënyrë të fshehtë, por në jetën e ardhshme ato do të bëhen të dukshme e të qarta si drita e diellit. Trajta që marrin veprat tona e pasojat e tyre në këtë jetë nuk është e kapshme nga syri i njeriut në këtë jetë, por në jetën e përtejme ajo do të shpaloset në tërë qartësinë e saj. Prandaj dhe kënaqësitë e vuajtjet në jetën e ardhshme, ndonëse shpirtrore në realitet, nuk do t’i fshihen syrit të zakonshëm siç ndodh me faktet shpirtrore në këtë jetë. Eshtë për këtë arsye që ndërsa, nga njëra anë, hiret e të mirat e jetës së përtejme përmenden me emra fizikë si dëshmi e shfaqjes së tyre të qartë përpara syve, nga ana tjetër ato përmenden si gjëra të cilat "syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar, as nuk ka arritur dot zemra e njeriut që t’i ndjejë a t’i provojë". Ky përshkrim i hireve e bekimeve të jetës së ardhshme është vërtet një shpjegim i dhënë nga vetë Profeti i Shenjtë për vargun e Kuranit ku thuhet se askush nuk i di hiret e gëzimet të cilat i janë mbajtur të fshehta (32:17).
Vargjet e mëposhtme të Kuranit të Shenjtë, të cilat rëndom mund të keqkuptohen, nuk i përshkruajnë fare hiret e kënaqësite qiellore si të njëllojta me gjërat e kësaj bote. Në to thuhet:
"Dhe jepi lajme të gëzuara atyre që besojnë e bëjnë vepra të lavdërueshme, se për ta janë kopështet nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet një sasi me fruta prej andej, ata do të thonë: ‘Ja nga këto na janë dhënë neve më parë,’ dhe atyre u jepen gjëra të ngjashme me ato" (2:25).
Tani frutat për të cilat të drejtët do të thonë se i kanë shijuar në këtë jetë nuk është e mundur që të jenë frutat e pemëve ose gjërat e kësaj jete. Këto vargje, në fakt, na thonë se ata që besojnë e bëjnë vepra të mira përgatisin një parajsë për vete me duart e tyre, ku frute do të jenë veprat e tyre të mira. Pikërisht nga frutet e këtij kopështi ata do të shijojnë shpirtërisht këtu, si dhe nga të njëjtat, vetëm se në një trajtë më të kapshme e të qartë, do të hanë ata në jetën tjetër. Mund të citojmë dhe një varg tjetër që vazhdon të njejtën ide: "Atë ditë ju do te shihni burrat e devotshëm dhe gratë e devotshme, me dritën që shkëlqen përpara tyre në krahun e tyre të djathtë" (57:12). Ky varg tregon se drita e besimit nga e cila ishin udhëhequr në këtë jetë burrat e gratë e drejtë e të moralshëm, dhe e cila mund të shihej këtu vetëm me syrin shpirtror, do të shihet qartë duke ndriçuar përpara besimtarëve në ditën e Ringjalljes.
Si në rastin e hirësive e kënaqësive të parajsës, edhe ndëshkimi i ferrit është një shembëllim i torturave shpirtrore të kësaj jete. Ferri thuhet se është një vend ku njeriu as nuk do të jetojë, as nuk do të vdesë (20:74).
Duhet të kujtojmë në lidhje me këtë se Kurani i përshkruan ata që bien në gabime e ligësi si të vdekur e pajetë, kurse të mirët i quan të gjallë. Sekreti i kësaj është se mjetet e jetës së atyre që e lënë pas dore Zotin, duke u dhënë vetëm pas të ngrënit e të pirit dhe kënaqjes së dëshirave të tyre fizike, do t’u ndërpriten me vdekjen e tyre. Ata nuk kanë pjesë në ushqimin shpirtror, prandaj dhe, duke iu mohuar jeta e vërtetë, ata do të ngrihen përsëri për të shijuar pasojat e këqia të veprave të tyre të liga.
Përparimi i pakufishëm në jetën pas vdekjes
Islami na mëson se njeriu është i destinuar të bëjë përparime të pakufishme në jetën pas vdekjes. Ai që e nënvizon këtë është parimi se zhvillimi i aftësive të njeriut siç ndodhë në këtë jetë nuk quhet i mbyllur me kaq, por një horizont shumë më i gjërë zhvillimi shpaloset përpara tij pas vdekjes. Ferri ka për qëllim vetëm ta pastrojë njeriun nga ‘skorjet’, mbeturinat e padobishme, që ka grumbulluar me duart e veta, me qëllim që ta bëjë të përshtatshëm për përparim shpirtror në ate jetë. Vargjet 106 e 107 të kapitullit 11 të Kuranit tregojnë qartë se ndëshkimi i ferrit nuk është i përhershëm. Ka gjithasht Thënie të Profetit të Shenjtë dhe të Shokëve të tij të cilat nuk lënë pikë dyshimi se ferri është një vend i përkohshëm për mëkatarin, qoftë musliman apo jo-musliman, dhe se ndëshkimi i rreptë i ferrit është një ilaç për të shëruar sëmundjet e tij shpirtrore dhe për t’i dhënë mundësi atij që të hyjë sërish në rrugën drejt një jete më të lartë. As parajsa nuk është një vend për kënaqësi të rëndomta; ajo në thelb është një vend për t’u ngjitur në nivele gjithnjë e më të larta (39:20). Për ata që janë në parajsë thuhet se kanë një dëshirë të pashuar për të arritur shkallë gjithnjë e më të larta përsosmërie; prandaj dhe lutja e tyre është: "Zoti ynë, bëje të përsosur për ne dritën tonë" (66:
.