Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!

Shko poshtë 
+7
Beton
zeriatdheut
Mergimtari
rroni
luan mreti
gjakushi
Leka i Madh
11 posters
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptyFri May 02, 2008 3:06 pm

Po e hap kete teme ne forumin tone, sepse besoj se nuk eshte problematizuar sa e si duhet. Me shume tema jane hapur per shqiptaret ne Iliride apo edhe ne Kosove, por per Malin e Zi jane hapur fare pak tema. Sepse me te rrezikuar jane shqiptaret ne Mal te Zi sesa ne Maqedoni. Perse? Sepse ne Iliride shqiptaret jane 700.000 sosh dhe nuk mund te asimilohen lehte, kurse ne Malin e Zi shqiptare jane vetem 50.000.

Cdo dite e me teper po zbrasen vatrat e shqiptareve. Plava dhe Gucia po boshnjakizohen. Rinia shqiptare ne Tuz e Rozhaje po flet ne gjuhen serbokroate. Shqiptaresia e Ulqinit po shkrin si kokrra e kripes ne uje. Tivari po rrezikohet nga monopoli rus i cili dita dites po e gelltit bregdetin e Zetes, te lakmuar qe prej shekullit XVIII.

Cka duhet te bejne shqiptaret ne kete situate jete a vdekje? Cili duhet te jete roli i Shqiperise karshi Malit te Zi? Po i Kosoves?

Te gjithe ne mbrojtje te shqiptareve ne Malin e Zi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptyThu May 08, 2008 8:31 pm

Lus te gjithe forumistet le te jene ca me aktiv ne kete teme te ndjeshme, sepse me besoni gjendja ne shqiptareve ne Mal te Zi po keqesohet or e qast. Ne ketu ku jemi ne forum nuk mund te bejme asgje per te ndryshuar situaten e tyre, por te pakten te debatojme, sepse sic ka thene Jakov Xoxa kur drunjte ferkohen njeri me tjetrin (kur fjala nxjerr fjalen, kur bisedohet burrerisht per atedhene) lind flaka e lirise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptyThu May 08, 2008 9:59 pm

luboteni shkruajti:
Po e hap kete teme ne forumin tone, sepse besoj se nuk eshte problematizuar sa e si duhet. kurse ne Malin e Zi shqiptare jane vetem 50.000.

Cito :
Cdo dite e me teper po zbrasen vatrat e shqiptareve. Plava dhe Gucia po boshnjakizohen. Rinia shqiptare ne Tuz e Rozhaje po flet ne gjuhen serbokroate. Shqiptaresia e Ulqinit po shkrin si kokrra e kripes ne uje. Tivari po rrezikohet nga monopoli rus i cili dita dites po e gelltit bregdetin e Zetes, te lakmuar qe prej shekullit XVIII.
Cito :
Cito :


Cka duhet te bejne shqiptaret ne kete situate jete a vdekje? Cili duhet te jete roli i Shqiperise karshi Malit te Zi? Po i Kosoves?

Te gjithe ne mbrojtje te shqiptareve ne Malin e Zi!

Kjo që u shfaq më lart, nuk është problem! Është Çështje !

Ata që nuk e dijnë se si rrëshqet toka nën këmbët e shqiptarëve , janë ndier rehat gjithmonë. Dhe kanë pritur një keqësim të gjendjeve që të përfitojnë!

Por ata që kanë marrë pjesë në mbrëmjen poetike të Ulqinit e kanë ndier se edhe simbolikisht shqiptarët e asaj ane janë shndërruar në krimb që vendoset në grep për ta zënënë peshkun e artë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
luan mreti
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 1007
Registration date : 15/04/2008

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptyMon Jun 16, 2008 8:37 pm

shqiptaret ne mal te zi jon te shtypun dhe skan drejta qytetare, se gjukanoviq pas pavarsije ka fillu me perdor dhun ndaj popllit shqiptar ne mal te zi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptyMon Jun 16, 2008 10:14 pm

Asimilimin e plote te Shqipetarve ne Mal te Zi e shpetoi , shkurja ne pushime verore e shqiptarve te Kosoves sidomos gjate vitete 1985 -1995 .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptyMon Jun 16, 2008 10:44 pm

I vertete eshte fakti qe jane ne nje gjendje teper te keqe dhe ne nje pozite te keqe. Shume prej tyre jane drejtuar drejt Amerikes dhe Kosoves prej shkeljes qe ju eshte bere nga serbo-malazezet.
Tani rasti kur 18 shqiptare akuzohen pa asnje prove , per kinse akte terroriste. Se pari jane akuzu si pjestare te AlKaides , tani kur e kane kuptu qe jane katolike , kane ndryshu deklaraten qe eshte e pabaze. NDERSA policia shqiptare ka bashkpunu me serbo-malazezet per arrestimin e tyre.

Rasti i fundit ndodhi edhe me peshkatarin e pafajshem , i cil eshte gjuajtur nga forcat serbo-malazeze ne lumin e Bunes , i cili po peshkonte ne anen kufitare shqiptare , ndersa dy policet serbo-malazeze e kane ftuar qe te afrohet tek ta por ky ka refuzuar dhe ata kane filluar te gjuajne me kallashnikov drejt tij. Ndersa ky rast nuk besoj qe do zbardhet dhe se ata police do te vihen para drejtesise , perkundrazi ata do te lavdrohen nga shefi i tyre.

Te gjitha keto probleme nderlidhen me DIPLOMACIN DHE POLITIKEN TONE SHQIPTARE qe nuk merziten fare per popull dhe per aspiratat kombetare dhe ne te njejten kohe jane te paafte sipas mendimit tim.


Zgjidhja ne menyre paqesore do te ishte organizimi i protestave nga shqiptaret neper europe ne shtete te ndryshme ku ka shume shqiptare. Ne Amerike veçse jane organizuar protesta te tilla por duhet vazhduar me to dhe duhet informuar publiku i gjere dhe besoj qe mediat shqiptare nuk po bejne mjaft kur behet fjale per protesta te tilla ne te mire te shqiptareve.

Ndersa zgjidhja dhe mundesia e fundit do te ishte organizimi i nje ushtrie çlirimtare qe do te bente pak rremuje ne mal te zi per ti zgjuar keta nderkombetaret qe nuk ju behet vone per shqiptaret.

Pse jo edhe zgjerim te kesaj ushtrie dhe me provu me i bashku trojet e coptuara qe i kemi ne Mal te Zi me Shqiperi ose se paku te fitohen te drejta te plota per shqiptaret ne Mal te Zi . Sikurse te drejtat qe i kane minoritet ne Kosove apo ne Shqiperi...


Poshte tradhtaret dhe bashkpunetoret e serbo-malazezve!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptyWed Jul 16, 2008 3:14 am

Me falni gjakushi leka i madh dhe mergimtari mqen se kjo teme eshte shum mir dhe ja vlen qe te flasem edhe me shume por dua te dije nje gje nga ju nese mundet te me spjegoni si mundet m ju be nje apel atyre politikaneve shqiptare atje qe ta bojkotojn ate parllament dhe si mundet me depertu me apel edhe ne popull me nje demonstrate siq bejn serbet e mitrovices edhe shqiptaret atje ta ngrene zerin per bashkim me shqiprine a mundet me pas sukses kjo qe them si mendoni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptyWed Jul 16, 2008 12:11 pm

zeriatdheut shkruajti:
Me falni gjakushi leka i madh dhe mergimtari mqen se kjo teme eshte shum mir dhe ja vlen qe te flasem edhe me shume por dua te dije nje gje nga ju nese mundet te me spjegoni si mundet m ju be nje apel atyre politikaneve shqiptare atje qe ta bojkotojn ate parllament dhe si mundet me depertu me apel edhe ne popull me nje demonstrate siq bejn serbet e mitrovices edhe shqiptaret atje ta ngrene zerin per bashkim me shqiprine a mundet me pas sukses kjo qe them si mendoni

Zeriatedheut, a mund te me thoni ju se si po ka sukses qe sall 2.1% serb e popullsise se gjithmbarshme te Kosoves me bojkotet e tyre, me demonstratat, me rrebelimet, me bllokadat, mosdegjueshmerine po arrine qe vihen ne epiqender dhe ne pike te vemendjes nga te gjithe. Perse ne qe jemi mbi 2 milione e gjysme ne Kosove themi se nuk mund te arrime as kete as ate me demonstrata por i kemi 'institucionet'?

Natyrisht, shqiptaret ne Mal te Zi mund te arrine qe permes demonstratave dhe msodegjueshmerise qytetare te zprapsin shtetin malazez nga terrori segregativ qe po ushtron ndaj tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptyWed Jul 16, 2008 12:25 pm

Shqiptaret e Maqedonis , malit te Zi,Kosova Lindore (Medvegje Presheve dhe Bujanovec ),mendoj ashtu si eshte bashku aq atrificiale para shume viteve me Serbin -Sllavo-Maqedonasit ,aq natyrale duhet edhe te bashkohen po te njejtin artificialitet qe kane done apo nuk done shtetet fqinje me ate artificialitet te flliqet duhet te kthehen ata toka qe nuk ju takon atyre .

Une pajtohem plotesishte me Leka i Madhe se permes demostratave mund te aryme .

Nuk kerkon askush me shume vetem se ajo qe na takon duhet kerkuar vetem ajo jo me shume e kjo e drejta jone te kerkohet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptyWed Jul 16, 2008 7:51 pm

SHUM lehte leka i madhe sepse te pergedhelurit e europes nuk perkrahin VETVENDOSJEN po e qyajn rebelim apo grupacione ja pse i nderuar LEKA i madhe une keshtu mendoj sepse deri sa u be shtet KOSOVA pse ministrat serb hine ne kosove kur te duane dhe mbajne mbledhje e kuvende
pse ja pse sepse kjo qeveri qe lejon dhe nuk mer vendime per samarxhiqin qe te kete vize per kosove ose me ane te raporteve diplomatike e jo ai te hije si ne bafshe te vetedhe kete ne e lejojme sepse e lejon qeveria e hajnave SHUM mire e tha nje dite ne nje intervist ALBINI zotni ne shpi teme jame une nuk ka nevoje me ardhe miku me me tregu se si ta kapi lugen me shtije ne goje por nese kane ardhe me ndimu lete ndimojn e jo qe te na drejtojn se si te jetojme kjo eshte edhe mendimi im LEKA por ne duhet te punojme te mos ndalen demostratat poe edhe ne qofte nevoja edhe me kris pse jo le ta dije evropa se ne nuk pajtohemi siq mendojn ata me pergdheljet e tyne me na e fute kjo eshte por te ngrihemi edhe me zije se ata serbe ne mitrovice
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fina
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 83
Registration date : 19/06/2008

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptyWed Jul 16, 2008 8:07 pm

oo zeriatdheut veq edhe njo ose dy qeshtu si puna jote edhe na po e nisim edhe ni luft te re,,le te del ku te del...........
Mbrapsht në krye Shko poshtë
luan mreti
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 1007
Registration date : 15/04/2008

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptyWed Jul 16, 2008 11:24 pm

un shum besoj ne bashkimin kombetar, kur te bashohemi te gjith shqiptaret ne ni shtet, dhe dote kalon ni hoh ne dote bohemi fuqi e madhe ndaj serbis dhe ka mudsi ne mej kthu krejt trojet shqptare te uzrpume prej nishi mal te zi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
luan mreti
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 1007
Registration date : 15/04/2008

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptyWed Jul 16, 2008 11:36 pm

maqedoni qameri serb, nuk asht rasisht se neve shqiptarve nakan da 1912.sen per ni arsy vetum prej frige mosmu bashku se serbet dhe rusija kan qen te vedishum se ne te bashkum ska fuqi as kush po as serbija te na coptojn trojet tona, kombi shqiptar asht ni trup si i njerijut ska munsi te na dojn trojet tona, un shum besoj se koha asht per shqiptar dhe zoti asht ne onen ton, ne shqiptart do te bashkohemi dh e doti kthejm krejt trojet tone ne ni shtet shqiptr, rroft kombi shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptyWed Jul 16, 2008 11:44 pm

pajtohem me mendimin e lekes se madhe se duhet te debatojm per shqiptaret ne Mal te Zi , po un mendoj se ata duhet shume me shume te ngriten dhe ti kerkojn drejtat e tyre se jan me te vertet shume pasiva dhe nuk merziten fort per komb ata , nuk eshte per tju zen per te madhe se regjimi serbo malezez ka qen shume racist ndaj shqiptareve , po sa do kudo nismat duhet te fillojn nga vet shqiptaret ne Mal te Zi mandej kuptohet ndimat nuk do mungojn, se ne metshin me ju ndimu diqka ne menyr institucionale dy qeverit e Shqiperis dhe Kosoves do te mbesin te kapitulluar pergjithmon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptySun Jan 18, 2009 1:57 pm

Tani malazezet po kerkojjne njohjen e 'pakices malazeze' ne Kosoves nese Kosova don te hape ambasade te saj ne Podgorice. Njiashtu edhe ne Shqiperi perreth Shkodres ka tendenca qe te njihet nje 'pakice malazeze' madje po behet njefare potere bajate mbi eshtrat e ushtareve pushtues malazez te Knjaz Nikolles qe cuditerisht paskan qene 'clrimitare te Shqiperise'.

Politika shqiptare s'reagoi por ajo vetem vazhdoi te fleje. Nderkohe shqiptaret nen Mal te Zi jane para zhdukjes se plote. Jane ne rrezik apokaliptik Plave e Guci, Rozhaja dhe Tivari. Tuzi po maltretohet e neperkembet. Ulqini po vazhdon te jete i harruar. Malesia e terrorizuar.

Nderkohe, ne po arrijme 'suksese'. PO na njohin shtete te reja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PeriiKeputur
Anëtar
Anëtar
PeriiKeputur


Male
Numri i postimeve : 342
Age : 111
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Profesioni/Hobi : ANTI-SERB
Registration date : 12/05/2008

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptyMon Jan 19, 2009 8:51 pm

Te lumte per kete teme te qelluar. Me te vertete shqiptaret e Malit te Zi jane shume te rrezikuar nga asimilimi i plote. Politika shqiptare nuk ben asgje per ata dhe duken krejtesisht te Harruar. Presidenti Sejdiu ben marrveshje me Politikanet servil te Malit te Zi vetem nese mali zi do pranonte hapjen e Ambasades se Kosoves atje kurse Mali i zi te krijonte nje pakice ne Kosove..


A nuk ju duket e tmerrshme kjo? Nuk duhet ta lejojme qe kjo te ndodhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Muja e Halili
Anëtar
Anëtar
Muja e Halili


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 29
Vendi : GalaxY
Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet
Registration date : 15/01/2009

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptyWed Jan 21, 2009 4:59 pm

Leka i Madh shkruajti:
Po e hap kete teme ne forumin tone, sepse besoj se nuk eshte problematizuar sa e si duhet. Me shume tema jane hapur per shqiptaret ne Iliride apo edhe ne Kosove, por per Malin e Zi jane hapur fare pak tema. Sepse me te rrezikuar jane shqiptaret ne Mal te Zi sesa ne Maqedoni. Perse? Sepse ne Iliride shqiptaret jane 700.000 sosh dhe nuk mund te asimilohen lehte, kurse ne Malin e Zi shqiptare jane vetem 50.000.

Cdo dite e me teper po zbrasen vatrat e shqiptareve. Plava dhe Gucia po boshnjakizohen. Rinia shqiptare ne Tuz e Rozhaje po flet ne gjuhen serbokroate. Shqiptaresia e Ulqinit po shkrin si kokrra e kripes ne uje. Tivari po rrezikohet nga monopoli rus i cili dita dites po e gelltit bregdetin e Zetes, te lakmuar qe prej shekullit XVIII.

Cka duhet te bejne shqiptaret ne kete situate jete a vdekje? Cili duhet te jete roli i Shqiperise karshi Malit te Zi? Po i Kosoves?

Te gjithe ne mbrojtje te shqiptareve ne Malin e Zi!

Fillimisht te pergezoj per kete teme mjaft me vend.

Sipas mendimit tim,edhe Kosova edhe Shqiperia duhet ti ndihmojne shqipetareve ne Mal te zi ,siq e that edhe ju Leka i Madh,shqipetaret ne mal te zi jane te paket ,jane apo sjan 50.000 shqipetare,dhe keta shqipetar po asimilohen,na takon neve dhe shqiperise sepse ata nuk jan serb,por rrenjet i kane te ne ,ne Kosove dhe ne Shqiperi...
Por sipas te gjitha gjasav ata do te jene edhe per nje kohe te gjate ne Mal te Zi,sepse me keta qeveritare qe kemi nuk do ta marrim as Mitrovicen ,qe kemi ne harte, e as qe vjen ne shprehje te marrim shqipetaret e Malit te Zi.
E dini kur ne shqipetaret do te marrim te gjitha trojet Etnike?
Ne rast se do dilte kopja e Enver Hoxhes,ose per ndryshe s'besoj se do bashkohemi.
Edhe nje here pergezime per temen mjaft me vend dhe nga une Muja e Halili ke rrespektet me te medhaja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptySun Feb 22, 2009 2:45 pm

E VËRTETA MBI SHQIPTARËT NËN MALIN E ZI


Hapja e ambasadave të Kosovës është një dardhë me bishtin prapa: po na vihen gjithfarë kushtesh vetëm për një ambasadë. Pas paralajmërimeve plot poterë në mediat malazeze të Fatmir Sejdiut për hapjen e njëfarë ambasade të Kosovës në Podgoricë reagoi menjëherë presidenti malazez Filip Vujanoviq i cili tha se hapja e ambasadës së Kosovës në Mal të Zi bëhet atëherë kur Kosova ta njohë në territorin e saj ‘pakicën malazeze’. Fatmiri më nuk e hapi gojën. Dhe heshtja e Fatmirit vërteton se malazezët nuk e kanë me hajgare këtë kushtëzim. Por ka edhe diçka tjetër në këtë mes; edhe po të çirrej me njëmijë JO e mospranime Fatmirit prapëseprapë nuk do t’i shkrepte pushka. Aq sa ka pasur ‘sukses’ në ‘ndaljen’ e 6 pikëshit, aq edhe mund të ketë ‘sukses’ në ‘ndaljen’ e kushtit malazez.
Arsyeja kryesore e Malit të Zi mbi njohjen e ‘pakicës malazeze’ në Kosovë është që të pamundësohet problematizimi (edhe ashtu i paproblematizuar) i shqiptarëve në Mal të Zi, të cilët ndodhen nën qarkun e një aparteidi politik e kulturor. Në politikë po nuk kushtëzove tjetrin, tjetri do të kushtëzojë ty. Është ky një mësim i pamësuar që nuk po e fut dot në mentalitet as politika e Shqipërisë as ajo e Kosovës. Prandaj, edhe po mbetemi përjetësisht të kushtëzuar nga të tjerët.
Shqipëria qe një ndër të parat vende që njohu pavarësinë e Malit të Zi përmes aktit normativ të 9 qershorit 2006. Njohja e Malit të Zi u bë pa kurrfarë kushti nga ana e Shqipërisë e cila ose harroi se qenëson një popull shqiptar në Mal të Zi në pozita të mjerueshme politike e shoqërore ose se sheh ëndërra syhapur se demek Mal i Zi do të europianizohet pas pavarësimit. Përkundrazi, Mali i Zi pas pavarësimit nuk është europianizuar siç pandehin disa por është malazezizuar edhe më shumë që po kushton në rrënimin e mëtutjeshëm të shqiptarëve në këtë vend. Shkurt, në Mal të Zi nuk po përvijon një politikë që do të përmisonte gjendjen e shqiptarëve por po përvijon një politikë e cila shquhet nga malezezocentrizmi. Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane për Ballkanin në një analizë të mirfilltë politike me titull ‘Çështja e papërfunduar e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi’ me 17 maj 2006 shkruante se: ‘Shqiptarët rëndom nuk e dinë faktin se shumica e zyrtarëve në Bashkimin Evropian dhe në SHBA dinë shumë pak për Malin e Zi sepse ky vend edhe pas shpërbërjes se ish-Jugosllavisë nuk është shndërruar asnjëherë në ‘pikë të nxehtë’’. Deri para pak kohësh, shqetësimet e Perëndimit për Malin e Zi janë përqëndruar kryesisht në mbajtjen e tij bashkë me Serbinë me çfarëdo çmimi dhe parandalimin e shpërthimit të krimit të organizuar dhe trafikimit të njeriut nga blloku lindor në Evropën Perëndimore’ .
Është shumë i padurueshëm dhe i paskrupullt ky keqidentifikim dhe mosnjohje e Perëndimit për Malin e Zi sepse nuk është problemi as te krimi i organizuar as te trafikimi por është realiteti i padrejtë politik brenda këtij shteti ku shqiptarët si e vetmja popullsi jo sllave gjenden para asimilimit dhe asgjësimit krejtësor. Pavarësia e Malit të Zi i veshi me pushtet të hekurt malazezët por gjendja e shqiptarëve nuk ndryshoi asnjë grimë nga ajo e mëparshmja sepse shqiptarët vazhdojnë te jetojnë të përbuzur e nëpërkëmbur si qytetarë të dorës së dytë. Edhe pse vota e shqiptarëve ishte e rëndësisë vendimtare në fitoren e referendumit për pavarësi, shqiptarëve nuk u ndryshoi aspak gjendja e tyre politike e ekonomike. Kushtetuta e re e Malit të Zi e miratuar në tetor të 2007’ës nuk mund të quhet dot barazim dhe përmirësim i popullsive në Mal të Zi; ajo më shumë është një përpjekje për t’i forcuar pozitat elementi i flashkët malazez që po lëkundet nga kërcënimi i vazhdueshëm i elementit proserb që vazhdon të qëndrojë si ‘Shpata e Damokleut’ mbi Malin e Zi. Kështu që manteli i ri kushtetues i Malit të Zi nuk ia ndryshoi aspak karakterin kundërshqiptar të këtij shteti. Edhe pse në Kushtetutën e re të Malit të Zi shqiptarët përmenden krahas serbëve, boshnjakëve e kroatëve, aty nuk saktësohet se çfarë statusi kanë shqiptarët në këtë shtet: a janë popull pakicë apo pakicë kombëtare? Dhe a është i padrejtë ligjësimi dhe madhërimi i malazezëve si ‘popull shtetformues’? Përgjigjjen e gjejmë nëse i hedhim një sy atlasit demografik të Malit të Zi ku ka mungesë të mbizotërimit të një populli shumicë dmth nuk ka popull që kapërcen 50% dhe mjafton pikërisht ky fakt që të përfundojmë se nëse malazezët njihen si komb me tipare shtetformuese, një e drejtë e tillë duhet t’u takojë edhe shqiptarëve. Sipas vetë statistikave malazeze të vitit 2003 malazez janë 40.64% (ose 273.366 banorë) kurse shqiptarët arrijnë 7.09% (47.682 banorë). Sa i përket shifrës së shqiptarëve, kjo duhet marrë me kursim sepse qarqet malazeze orvaten të japin një numër sa më të vogël të shqiptarëve. Shto kësaj edhe një numër shqiptarësh që janë të detyruar të deklarohen si malazez a boshnjak vetëm për bukën e gojës. Nuk ka sesi të mos nënvizohet fakti se popullsia shqiptare e Malit të Zi është vetëm sa gjysma e popullsisë që ishte në fund të Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët jetojnë në tërë rripin tokësor të kufirit jugor në një sipërfaqe prej afro 2.000 km² duke filluar nga Tivari, Ulqini, Kraja, Tuzi me Malësi, Gucia, Plava dhe Rozhaja. Veçmas në Tivar, Plavë e Guci dhe Rozhajë kemi të bëjmë me një situatë mizore ku po rritet elementi sllav në kurriz të zvogëlimit të shqiptarëve dhe tjetërsimit të tyre në boshnjak. Janë pikërisht trevat shqiptare me të varfërat në Mal të Zi ku nuk ka fare ekonomi a investime gjë që po ysht pandalshëm një emigrim me përmasa kanosëse e shqetësuese. Shirley Diogardi ka të drejtë kur shkruan: ‘Mali i Zi ia doli t’i detyronte shqiptarët të iknin nga tokat e tyre pa shkrepur asnjë fishek, por falë praktikave antinjerzore siç janë, fjala vjen, mohimi i shërbimeve themelore të jetesës, si mungesa e ujit të pijshëm, e rrymës, e telefonit, pastaj mungesa shumë e theksuar e shkollimit, papunësia, mospjesmarrja në jetën politike, konfiskimi i mijëra hektarëve tokë në pronësi të shqiptarëve, dhënia e dokumenteve të shumta ilegale për inkurajimin e imigrimit jashtë vendit, persekutimin dhe burgosja e disidentëve dhe akordimi i lehtësirave dhe përfitimeve të shumta për ata shqiptarë që tregoheshin të gatshëm të hiqnin dorë nga gjuha dhe historia e tyre’
Fill pas pavarësimit Mali i Zi nisi mësymjen egërshane për të shtypur shqiptarët. Aksioni famëkeq policor ‘Fluturimi i Shqiponjës’ rrjedhoi me arrestimin e 19 shqiptarëve të Tuzit dhe terrorizimin psikologjik e fizik të shqiptarëve të Malësisë (rrethina e Tuzit). Madje, zyrtarë të policisë malazeze u patën shprehur se këto arrestime ishin mbështetur edhe nga policia shqiptare. Preteksti i kësaj mësymje policore u gjet tek armët që u gjenden në shtëpitë e të arrestuarëve, ndonëse vetë shteti malazez me vetëdije u ka shprëndarë shqiptarëve e boshnjakëve armë sepse blloku pro-pavarësisë i trembej reagimit të mundshëm të ushtrisë serbe të dislokuar në Mal të Zi dhe elementëve të shumtë proserb. Çaramatimin e shqiptarëve Milo Gjukanoviq e shihte si një mundësi për të vazhduar në të ardhmen me aksione e mësymje të tilla. Të arrestuarëve iu ngritën akuza satanike për gjoja terrorizëm e çkamos tjetër, kurse popullsisë së terrorizuar të Malësisë as nuk iu kërkua falje publike as nuk iu dha dëmshpërblim. Madje, policia malazeze ka anuluar protestën e familjarëve të të arrestuarëve e paraparë të bëhej me 14 dhjetor 2006 para konsullatës amerikane në Podgoricë. Por, për dikë gjërat nuk duken kështu. Në nëntor të vitit 2008 gjatë vizitës së kryemnistrit Gjukanoviq në Shqipëri, kryeministri shqiptar Sali Berisha u shpreh me një emfazë skandaloze se: ‘Shqiptarët kanë pasur dhe kanë tek Milo Gjukanoviq një mik të çmuar dhe mik të ditëve të tyre të vështira. Ndihma e çmuar që ai personalisht dhe kombi i tij iu dhanë shqiptarëve në ditët e tyre më të vështira, njohja që qeveria dhe vendi i tij i bënë pavarësisë së Kosovës, përbëjnë një bazë për marëdhënie të shkëlqyera midis dy vendeve’.


Edituar për herë të fundit nga Leka i Madh në Sun Feb 22, 2009 2:47 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptySun Feb 22, 2009 2:46 pm

Në librin e tij objektiv publicisti Haxhi Shabani ‘Rrezikimi i gjuhës shqipe - për dygjuhësinë te shqiptarët e Ulqinit’ (studim, Toena, Tirane 2007) në sajë të anketimeve që ka bërë me 2006 në Ulqin shqipja përdoret 61 herë më pak në krahasim me vitin 1996 në po të njejtin vend. Kjo edhe më shumë qartëson faktin se shqiptarët në Mal të Zi pos pakësimit numerik po u kërcënohet edhe zhdukja e gjuhës shqipe gjë që nëse vazhdon me hapa të tillë mund të asgjësojë fatalisht ardhmërinë e tyre. Ndërkaq, shqiptarët edhe aty ku janë shumicë dërrmuese nuk kanë administratë të mirfilltë lokale si bie fjala në komunën urbane të Tuzit që nuk gëzon kompetenca të plota dhe ato që i gëzon i ka të cungosura mozamakeq meqenëse Podgorica vijon arbitrarisht ta konsiderojë Tuzin si nënkomunë të vet. Pikërisht në ditën e qytetit të Podgoricës, kryetari i komunës urbane të Tuzit Smail Çunmulaj tha: ‘Sot, kryeqyteti Podgorica kremton ditën e vet, me objekte të reja grandioze, ndërsa Malësia si nënkomunë e saj vuan për ujë të pijshëm dhe rrugë automobilistike, është zona më e pazhvilluar në shtet, por zë vendin e parë për emigrimin e shqiptarëve në vendet tejoqeanike për të siguruar mbijetesën ekonomike’. Derisa në një anë shqiptarëve nuk iu lejohet një komunë e mirfilltë në Tuz, në anën tjetër në Kosovë serbëve iu krijohen parakushte edhe për themelimin e komunave të reja panserbe, mjafton që ta përmbushin kushtin e 75% për një vendbanim prej pesë mijë banorësh. Pikërisht, në kohën kur Shqipëria rrah gjoks për përparim në MSA e marrje të ftesës për NATO, në kohën kur trumbetojnë se shqiptarët po përjetojnë më shumë liri e mirëqenie në Ballkan, në kohën kur aq shumë e përmendim interesin amerikan dhe përputhshmërinë me interesin tonë, kur aq shumë përmendim integrimin në Europë, shqiptarët nën Mal të Zi (sikundër edhe ata të Kosovës Lindore dhe Iliridës) vazhdojnë ta paguajnë haraçin e shpërfilljes së politikës shqiptare që popmpozon ‘sukseset’ e saj. Mbase, gjendja e shqiptarëve në këto treva është një demantim i llafazanërisë dhe vanitetit të politikës shqiptare. Pikërisht me 10 dhjetor 2008 me rastin e 60 vjetorit të Deklaratës së Përgjithshme të Drejtave të Njeriut, Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe ‘Martin Dreshaj’ në Pejë kanë nisur një protestë artistike duke u lidhur me litarë e duke mbajtur mbishkrime që tregonin realitetin e Malësisë. ‘Po bëjmë këtë protestë artistike sot kur në botën demokratike shënohet 60 vjetori i Deklaratës së Përgjithshme mbi të drejtat e njeriut. Po iu rikujtojmë qytetarë të dashur se në Kosovë pakicat kanë më shumë të drejta sesa që janë përcaktuar në këtë deklaratë, madje është pakica serbe në Kosovë ajo që përkëdhelet dhe i plotësohet çdo kërkesë, kurse Malësisë dhe Kosovës Lindore pushtetet e Malit të Zi e të Serbisë ua mohojnë edhe të drejtat më elementare. Malësia vazhdon të mbetet e burgosur’ iu drejtua qytetarëve zëdhënësi i Shoqatës Rrahman Jasharaj.
Ndërkohë para një muaji në takimin e sipërpërmendur midis Sali Berishës dhe Gjukanoviqit thuhej nga goja e vetë kryeminsitrit shqiptar se: ‘Në Mal të Zi jeton një pakicë shqiptare, e cila gëzon standardet europiane të lirive dhe të drejtave që u takojnë. Ata marrin pjesë aktive në konsolidimin e shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut në vendin e tyre’.
Kjo shenjëzon se në çfarë pozitë fyese është platitur shteti shqiptar. Në vend se Shqipëria politikën e saj shtetërore ta farkëtojë në bazë të interesit jetik të shqiptarëve në trevat etnike jashtë saj, asaj i është imponuar që problemin e shqiptarëve në këto treva ta shohë në prizmin e Malit të Zi, Serbisë a Maqedonisë që psallin se gjendja e shqiptarëve është e mirë. Kjo është e rrezikshme sepse u mundëson ta interiorizojnë çështjen e shqiptarëve brenda shteteve të tyre aq sa thonë: ‘është çështje jona e brendshme’. Pastaj, Shqipërisë i mbetet veç një rol në skenë: roli i zjarrfikësit – qetësuesit politik në kohën kur shqiptarët organizohen në këto treva. Me 25 maj 2007 ministrat e mbrojtjes të Maqedonisë dhe Malit të Zi Llazar Elenovski dhe Boro Vuçiniq zyrtarizuan një ‘memorandum për bashkëpunim në mbrojtje’. Syleshët do të thoshin se nuk ka gjë të keqe nga kjo marrëveshje sepse bota or’e çast po integrohet përfshirë edhe në çështjet e sigurisë! Por një vëzhgim zhbirues pikas thelbin e gjërave më ndryshe. Maqedonia dhe Mali i Zi ndonëse në të njejtin rajon gjeografikisht, nuk janë vend fqinje që kufizohen territorialisht njëra me tjetrën. Atëherë çfarë i shtyri në këtë krushqi aleance ndërsllave? Puna është se që të dyja këto shtete qelqi janë të ngrehura artificialisht në toka shqiptare që i kanë pushtuar ushtarakisht. Maqedonia mban nën sundim 700.000 shqiptarë, ndërsa Mali i Zi 50.000 shqiptarë. Kjo nuk është tjetër veçse një aleancë për fortifikimin dhe mirëmbajtjen e kolonializmit. Sprapsja e këtyre alencave kundërshqiptare nuk bëhët ashtu siç po tellallisin politikanët tanë: ‘Kur të hyjmë në BE bashkohemi të gjithë shqiptarët’. Këta që shohin këso ëndërra bëjnë mirë që t’i pyesin politikanët hungarezë në u bashkuan hungarezët pas integrimit në BE. Një pjesë e numërt hungarezësh etnik jetojnë në Rumani (Transilvani), e cila Rumani u patë bërë pjesë e BE në vitin 2007. Tregimi hungarez duhet të jetë një mësim për ne se BE nuk të bashkon kombëtarisht por vetëm ndërkombëtarisht. Është koha tani kur shteti shqiptar duhet të ndjekë një politikë koherente kombëtare me synim faktorizimin dhe konvergimin e gjithë shqiptarëve drejt një qendre të vetme politike: Tiranës!

Salih Mehmeti
17 Janar 2009
Prishtinë

Marre nga:
http://www.malesia.org/index.php?news=3278
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 40
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! EmptySun Feb 22, 2009 11:01 pm

un mendoj se shqiperija duhet te kaloj kufit e saj dhe te zej malin e zi duke perzan te gjith zllavet nga tokat malazeze
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!   Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiptaret ne Mal te Zi - Midis jetes dhe vdekjes!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kopështi midis flakëve
» » Perkujtimi i 10 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles
» A ekziston jeta pas vdekjes?
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» Cilat jan situatat kufitare te vdekjes?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: