Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ditari : Kurora e Shpirtit

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Ditari : Kurora e Shpirtit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Ditari : Kurora e Shpirtit - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 11:42 pm

Bije DANI :KURORA E SHPIRTIT


Sfondi: Peshorja e drejtësisë!

Ajo rrinte përballë dhe i ngjante kazanit të hashasë!

Ç’do të thotë drejtësia? Ç’domethënie pa kuptim në këtë dramë absurdi. Vetëm akti i shfrimit të xhelatëve ishte lustruar të dalë si mesazh mirësie. Ai akt brutal i bishave që dijnë të pijnë gjak njeriu.Që dijnë shpirtra të marrin dhe dashuri të trazojnë. E tashti në prapavi fusin kokën të mos duken!

Nëpër rrëfimin e dhembjes akti :Patetika e patërmalëve!

E atyre që ranë në ferr për të parë zezonën e tij! Dhe u trajtuan si ditën kur do të fryhet në Sur! Sikur praptuan gjithçka!

Botë tinzare! E ngritur mbi krimin! Me hipokrizitë e veta xhelatët e njerëzimit hapnin kaptinën e re të përndjekjeve! Dhe endeshin t’i bijnë në gjurmë ngatërresës!

Vallë? Gjithë ajo dhunë e derdhur pa hak! Cila ndërgjegje do ta paguaj kotësinë? Kush do të përgjigjet për krimin?

Kriminelët jo! Ata janë të pesëdhjetës! Të gjashtëdhjetës! Të shtatëdhjetës! Të nëntëdhjetës! Të...!

Ata janë që ndaluan këngët, varrimet, lindjet, emërimet! Ata janë që prishën avllitë, shtëpitë! Ata janë! Dhe duan të mbesin karakanxhollët e këtij shekulli! Damari i Sërbisë! Për të i frigohen një realiteti! Prandaj në prapavi sulmojnë! Kafshojnë gjarprinjt! Kanibalët e fisit zullu!

Përse nuk e hidhni mendimin pak më thellë dhe do të nxierrni arsyen! Pa ne ju askushët e botës do të mbetnit! Në qafë do t’u pëshurrte Nishi, Bogradi!

Dhe, kushedi çdo t’u shtronit për darkë e për drekë fëmijëve! Përse nuk e hiqni atë perde shëmtie të urrejtjes dhe ta shikoni drejtë në sy të vërtetën! Për cilin rrezik ju flisni e merrni masa? Kush ua trazoj mbrëmjet dhe agimet? Rilindi ? Dasuria ime e përjetëshme..., pëshpërisja në vetmi ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Ditari : Kurora e Shpirtit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Ditari : Kurora e Shpirtit - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 11:43 pm

Bije DANI : KURORA E SHPIRTIT

2.

Sfondi : Peshorja e drejtësisë

Varianti i ankthit me shëmtinë e ndërgjegjes përzihet.

Nga njëra anë mbrojtësit e drejtësisë flasin për flagrancën. Për gjithë atë piramidë Keopsi të ngritur nga ndjenja e djallit! Për shfrimin e mizorëve ! Për ata që kanë ushtruar dhunën e paparë! Dhe kanë imponuar frigën duke përdorur dajakun! Sharjet! Kërcënimet!

- Mesjetarët! Kanibalët!

Dhe ndeshen me viktimat e gjalla. Me njerëzit e gjymtuar deri në ekstrem! Me ata që i vunë në sprovën e djallëzisë! Me Rilindin ylli im ! Dhe me mua Laureshën që i rri në mendje : Peng i plagës mbi plagë !

Megjithatë kanë rënë nga provimi!
Një vrasje e padukshme ua shprish qëndresën!
Është ndërgjegjeja ajo!

Dhe përballen me atë hije deri në varr! Dhe më thellë!

Se janë ngritur mbi kulmin e krimit për asgjë! Të mjerët! Të mallkuarit e ardhmërisë! Edhe fëmijët e vet do t’i mallkojnë bizarët!

Thonë: Ardhmëria nuk i do kriminelët!
Faqja e lavdisë nuk shkruhet për ata!
Përjetësisht mallkimi u bie edhe në shpirt!

Sado të mbrohen nga ligjet, nenet, pikat, alinetë, sërish në thyqafje do të shkojnë! Nga hipokrizia që e kanë në shpirt! Nga urrejtja që frymojnë! Le ta bartin krimin edhe në këtë jetë edhe në varr!

Akti :Patetika e patërmalëve , sfidë kundër bishave ! Ngadhnjen...!

Lutem për shëndetin e Rilindit ! E dua !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Ditari : Kurora e Shpirtit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Ditari : Kurora e Shpirtit - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 11:43 pm

Bije DANI : KURORA E SHPIRTIT

***
***
***
Gjyqi vazhdon!

Për asnjë dukuri të këtij stili bizar nuk ka vërejtje!

Me rëndësi është që ka të pandehur!

Fajsinë në njëmijë varianta nënshtrimesh Ia kanë kurdisur! Ia kanë imponuar !

Sipas diktatit policor punon prokurori!

Po ajo qenie fine , Rilindi qëndron për vërtetimin e fajësisë! Edhe atëherë kur e marrin në pyetje !Edhe në Bangën e akuzës ! I pastër hero! I përball pandehmat e djallit ! Dhe këmbëngul :
Unë s'kam faj ! Ai është ideali i brezave ! Pa tjetër të vijë ajo ditë e pritur !

Për variantën e parë të heshtjes, përkujdesen policët:

Tek ne do të ktheheni! Në duart e kasapëve! Xhelatëve!

Megjithatë kuti i drejtësisë ka binarët e vet! Ashtu siç qëndron peshorja e drejtësisë! Aty ku matet e keqja dhe e mira! Del e përballet me gjithçka! Ashtu siç del me drejtpeshimin e humbur Rilindi ! E ndjekin të gjithë me heshtje ! Edhe unë ! S’ka rëndësi! Është realiteti ky!

Policia vepron për të mbrojtur shtetin! Qytetarët e tij!

I pandehuri Rilind idetë e ardhmërisë ! Me këmbëngulje përgjigjet! Drejtpeshimit ia shton kërkesën për liri!
- Edhe unë, edhe kombi im, edhe toka, jemi të robëruar!
- Ju gjithçka shkretuat ! Ju ! Edhe dashurinë time e ngulfatët !

- Oi, Oi, Oi ! u shkreha në vaj e dënesë ! Nuk u përmbajta dot !

Megjithatë gjyqësia dhe procedurat e saj kërkojnë rend !

Gjykatësi pret përgjigjet! Këmbëngul! Ai pret t’ia shpallë fajësinë! Në emër të ligjit vepron! Mund të bëhet vetë i tillë!, thotë, dhe vazhdon si prokuror e kurrë si gjykatës...!

Rilindi i prerë në qëndrime !

- Më gjykoni sa të duani ! Unë s'jam fajtor ! E dua lirinë e popullit tim, tokës sime ! Të dashurisë që vuan...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Ditari : Kurora e Shpirtit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Ditari : Kurora e Shpirtit - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 11:44 pm

Bije DANI : KURORA E SHPIRTIT

***
***
***

Jeta!

Ishte frymëzimi që më mbërthente të shkruaj!U ngrita ngadalë , mora lapsin dhe fletoren!Hapa fletët e saj për ta titulluar poezinë:Jeta!

Pastaj vërtita sytë rretherrotull për të shpërthyer gjithë atë lamsh të përmbledhur! Çka mund të ishte poezia e tillë e shkruar në këto çaste?! Vetëm një gjamë që më sillej vërdallë!Hija e saj më mbulonte me shëmti!Më kot ëndërrova lumturinë!Ajo perëndonte!Perëndonte!Vetëm kujtimet për të kaluarën më lëshonin një shteg drite prej nga gulonte malli!Atë që se harroja kurrë, e, kurrë nuk e ktheja dot!Ndaj i shkrova vargjet:

Jetë moj jeta ime
ike, trete ndër mendime!
Çka të mbaj diçka n'kujtesë
kur n'çdo hap më bëhesh presë!
Herë e dashur plot miklime
vjen e ik nga zemra ime!
Herë e rëndë ma zë kraharorin
e ftohtë,pa dritë, ma mbush oborrin!
Nga të të nis në rrugë të dritës
ti më vë barrë në krahë të rritës!
As të hedh as mund të të mbajë
të të uroj apo të të shajë?!
Jetë moj jeta ime
ike trete ndër mendime...!

Kur matesha t'ia vë pikën kësaj poezie dëgjova trokitjen në derë!
- Di Ana dhe Biligoa!

U dola përpara ! U përqafuam ! Fshimë sytë! dhe kuvenduam siç kuvendojnë ato që kanë halle !
Ja ! u thash në fund ! Janë vargjet e kësaj proze të ditarit : Kurora e shpirtit ?! Le t'u bëjë një vend naqeta në botime ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ditari : Kurora e Shpirtit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Ditari : Kurora e Shpirtit - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ditari : Kurora e Shpirtit
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE
» DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR
» Data 11 korrik 2012 Nga ditari i shkrimtarit
» Oltjona Selamaj " Panorama e shpirtit"
»  Lumturim i skajeve të shpirtit, poezi nga Sadete Metaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: