Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  Lumturim i skajeve të shpirtit, poezi nga Sadete Metaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Lumturim i skajeve të shpirtit, poezi  nga Sadete Metaj Empty
MesazhTitulli: Lumturim i skajeve të shpirtit, poezi nga Sadete Metaj    Lumturim i skajeve të shpirtit, poezi  nga Sadete Metaj EmptySat Mar 02, 2019 7:42 pm


Lumturim i skajeve të shpirtit , cikël poetik nga Sadete Metaj

LIRIZMI I BURUAR NGA SPONTANEITETI…
NJË CIKËL POETIK NGA POETJA SADETE METAJ , NORVEGJI
Marrë nga libri në proces botimi 2019

NJË SHEMBULLL KREATIV
KRIJUESJA SADETE METAJ NË BOTIMIN SË SHPEJTI TË VËLLIMIT TË SAJ TË TRETË ME TENDENCË KRYESISHT LIRIKE …

Lirshmëri ndjenje . Buresë spontaneiteti, pa sforcime. Ndjenja të gjelbëruara, të cilat ndjehen, lexohen me ëndje dhe përsëriten në lexim, pasi shquhen edhe nga pjekuria artistike. Gjithçka e natyrshme, buronjë e një shpirti tëçiltër, të pasur kreativ …


1. Peizazhi i ndritshëm
Hapet qielli,
ikin retë.
Nis jeta plot gjallim.
Më ngazëllen cicërima e zogjve.
Vallja e tyre bukurore
trungjeve
te lisave,
Trisht asgjëkundi .

2. Galaktika ime

Si çdo njeri,
kam ëndrrat e mia,
Buzëmbrëmje mbi rërë,
e kaltër vala,
e qetë,
ndër këmbë,
vjen më lag,
dielli zbret, ngadalë,
detin përflak ...
Mbretëreshë ndjenja…

3. Ç’pret, i dashur ?…
Më duaj, zemër e çiltër,
si lulen
Po më dhuroke një lule?

Sytë e mi u pranveruan ,
Sytë t'i shijojnë ngjyrat…
E kërkoj dhurimin një buzeqeshjeje,
Të na ndizen ndritshëm fytyrat..
Më përkedhel butësisht,
Pranvera ime, Dielli im.
Dua të ngazëllej
e të emocionoj shpirtin.
Te jetoj e të lumturohem,
si stinë eçelur ,
Ne puthje të pambarimimta …
Më duaj, zemër e çiltër,
Dhuromë ndjesinë e shumëdashurisë...
Kur të iki nga kjo botë,
jo të lutem,
mos me qaj si fëmijë.
Edhe nga e përtejmja jetë
do të sjell ndërmend në kujtesë
Ditët,
ëë më ke dashur! … !


4. Qenkemi të gjithë “viktima”

Orëve të vona të natës,
Kur fshihen dashuritë.
Shmangen mëkatet.

Në sytë e fjetur të Botës,
Të solla ndër mend ty!

Dhe, kur bota është zgjuar.

E them, pa e fshehur mendjen te Ty.
Një pjesë e botës për mua je ti!
Pse, vallë, jeta qenkërka kaq e egër?!
Pse kaq e pashpirtë?!

Njerëzit duhet të vuanin,
Vetëm atëherë, kur urrehen.
Qenkemi të gjithë viktima
Të një ëndrre të quajtur "Dashuri "…

5. Ç'aromë të këndshme,
lëshoke sot!...

O trëndafil i kuq,
o trëndafil zemërgjak,
Si u lagke në ujë,
pakëz e nga pak?
Po më mirë në ujë
sesa me lot.
(Se po të lotoje ,
nuk do të pushoja dot!)
Eh,ç'aromë të këndshme,
lëshoke sot!
A mund,o trëndafilkuq,
nga Ty, të ndahem dot?!...

6. *
Ndjeva një shpirt si shëtiste
Rrugëve të dashurisë…
Lak s'bënte,
As në vapë,
as në ngricë.

7. *
Ruaji miqtë
siç ruan pikturat e rralla,
dhe vendosi ato
nën dritën më të mirë,
të qeshet pafundësisht e ARTA…

8. Lumturim i skajeve të shpirtit
Në këtë mbrëmje,
kur hëna pesëmbëdhjetshe,
rreze te florinjta derdh gjithësisë,
Desha të bënte priviligj:
Të dërgonte tufë rrezesh më shumë,
Epiqendra e saj të jesh ti.

Po i lutem, të dërgojë dhe pjesën time.
Më së shumti,
do të gëzohem nga shkëlqimi yt,
Dhe tërë energjinë po ta nis
me rrezet e florinjta.
Meriton edhe më shumë,
Gëzimi yt ,
Lumturon skajet e shpirtit tim.

9. Një portë e bukur u hap …

Qiellit të kaltër kalërova,
Mes yjesh, hëna “nusëronte”.
Kudo, si e marrë vrapoja e vrapoja,
Pa ndjerë kurfarë lodhje…
Natën zemra të kërkonte, të kërkonte…
E them çiltër,
pak e njihja atë botë.
S'lashë rrugë, s’lashë s'vend,
pa të kërkuar.
E kisha kuptuar :
Pa ty çdo gjë më dukej e kotë.

Zemërplasur natës , eci, rend.

Dikur, të gjeta një ditë,
Në skaj të botës, larg, shumë larg…
Në shpirt më dhe dritë,
S’ndjeja asnjë lodhje…
Mëkishte pushtuar pasqyra e gëzimit …
Në jetëm time një portë e bukur u hap….


10. S'e mban dot asnjë Qiell

I kërkova Hapësirës Qiellore
një yll e saj të jem...
M'u shpreh se zemra për Ty ,
gjithë yjet i djeg...
Dritat e gjithë Planeteve ,
Shuar do të jenë,
veç të rrojë dashuria,
si një globdiell përjetë.
Dhe, në daç, të dish një sekret,
po ta them urtë, butë e qetë:
“Zemrën time, veç teje,
s'e mban dot asnjë qiell…”.

11. Sikur
Sikur largësitë
t'i kisha zhdukur
e të pikturoja Ty
Në qiellin tim të bukur .
Tani vetë yll do të isha…
Në Galaktikën time dashurore,
do të ndrisje vetëm Ti…

12. Malldashuria...
Një ditë të kam parë,
Se ti kishe perënduar,
Se e kaluara ka ikur...
Diku ne dhe të huaj!
Në shpirt diçka ndjeja,
E s'mund ta kuptoja,
çfarë ishte ?!
Mundohesha ta gjeja,
Por s'kisha aftësi..ç
Kutoja vetëm se malldashuria
Më mbante “peng”…

13. Ëndrrat e mia

Si çdo njeri,
kam ëndrrat e mia,
Buzëmbrëmje mbi rërë,
e kaltër vala,
e qetë,
ndër këmbë,
vjen më lag,
dielli zbret,
ngadalë,
detin përflak ...
Mbretëreshë ndjenja,
me kurorë dafine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Lumturim i skajeve të shpirtit, poezi nga Sadete Metaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ditari : Kurora e Shpirtit
» Hajk
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Poezi e vendlindjes
» ....mia rap´s e poezi....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: