Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fadil SHYTI,

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fadil SHYTI, - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fadil SHYTI,   Fadil SHYTI, - Faqe 3 EmptySat Mar 29, 2008 2:19 am

Fadil SHYTI

DËNOJE TRADHTINË

(O njerëz , kështu duhet dënuar tradhtia!)

Tradhtarit ia kisha futë çizmen e pistë,
Thellë në gojë, deri në gju,
Jo, jo, se kisha vrarë!...
Jo pse më dhimbset, por sepse
Do t´i thosha më parë:
Çohu, të ma lëpish çizmen,
Me gjuhën tënde të ndyrë!
Sepse, çka ka vjellë, ndyrësira
Gjuha jote e keqe:
Nuk ka shkelë me qëllim,
Çizmja ime e mirë!

Suedi, 02 .08.2006
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fadil SHYTI, - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fadil SHYTI,   Fadil SHYTI, - Faqe 3 EmptySat Mar 29, 2008 3:28 am

Fadil SHYTI

PSE PO VONOHET LIRIA?!

Po na vonohet liria sepse:
Ende po kalëron, sundon:
Padituria, pabesia...
Po na vonohet liria sepse:
Po sulmon interesi, verbëria...
Po sundon liderizmi, servilizmi!
Po na vonohet me vite e vite,
Sepse, horra dhe qorra politikë:
Pa turp e frikë:
Po dialogjojnë, zezojnë,
Me të huajt dhe me armik!
Po na vonohet liria,
Sepse, deri sot nuk po i dihet vlera:
Janë bërë bashkë rosa e derra...
Nuk po rriten lulet nën ferra!
Po na vonohet kështu liria,
Prandaj, po heq si mos më keq.
E jona Shqipëria!

Suedi, 14.08.2006
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fadil SHYTI, - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fadil SHYTI,   Fadil SHYTI, - Faqe 3 EmptySat Mar 29, 2008 3:29 am

Fadil SHYTI

NDARJE TRAGJIKE

(Tragjedia hapi kthetrat, nga vitet 1878-2007)
Lokemadhja Shqipëri,
I mati me sy bijat veta:
Çamërinë dhe Kosovën,
I vështroi cila më shumë qenka rritur,
E pa se Çamëria më shumë kish hedhur shtat,
Kosova po e zbukuronte tokën,
Çamëria dhe Ulqini detin!
Ulqini po e vështronte Lokemadhen
Nga prehri i përgjakur...
Zoti, apo djalli u hidhëruan?!
Kësaj, nuk i dihet!
Stuhitë morën valë...
Rrufetë s´kishin të ndalë!
U bë si tërmet, u tundën fusha e male,
Papritur, ulërimat ,ujqërve u dëgjuan:
Të ardhur nga Karpatet me bekimin e Evropës,
Ata, pamëshirë ia ndanë Lokemadhes Shqipëri,
Fëmijët prej dore,...
Sokëllimat e shqiponjave shkrepave,
Bënin kërdinë!...
Përgjakeshin, përflakeshin me tragjeditë shekullore!
Dhe, shekujt kanë kaluar...
Lufta për ribashkim, kurrë s´ka pushuar!
Dhe shekuj të tjerë do vinë:
Luftën kurrë s´do ta ndalë Lokemadhja,
Ta bëjë të RIBASHKUAR, Shqipërinë!

Suedi, 10.04.2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fadil SHYTI, - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fadil SHYTI,   Fadil SHYTI, - Faqe 3 EmptySat Mar 29, 2008 3:29 am

Fadil SHYTI

PAKETË RAKETË!

(Kushtuar, Paketës ogurzezë të Ahtisarit)

Qëndron si kusi e zezë mbi zjarre,
Qëndron si lubi sarkofagu për varre,
Mbi trojet shqiptare po sillet zvarrë,
As në tokë as në qiell,
E mbetur pa hënë, e mbetur pa diell!
Toka shqiptare se donë,
As qielli ynë se pranon!
Botën me cinizëm po e tmerron,
Pret të ndizet herët a vonë!
Ka mbetur e tretur pis,
Në xhepat e diplomatëve -pushtetarëve!
Kjo Paketë Raketë!
Fatkeqësi e shqiptarëve!
E quajnë Paketë,
Por, është sherre Raketë!
I thonë paqësore,
Por është gjakësore!
Thonë, brenda ka lule,
Por, është me barot,
Do të digjen nesër,
Edhe ata,
Me ide hata!
Që s´po e shohin sot!
Shënstefani, Versaja , Berlini e Londra,
Që na prenë trojet dikur:
Aty zgërdhihen, dhe po ngrenë flamuj!
Mbi këtë Paketë Shkretë,
Po firmosen tradhti he medet!
Po ricopëtohet Shqipëria Kosovë!
Popujve ballkanik, po u sillet tufani,
Evropa plakë po krihet, mallkon!
Se shqiptarët dot s´i qetëson!
Dhe, nën hundët e pista të saj,
Po, përqurret Rambuja,
Kalëron nëpër botë e thotë:
Politikanëve, kosovarë ua hodha karremin.
Tash ua dërgoj peshqeshet:
T´i paqësojnë,
Ushtritë dhe diplomacitë tona…
Dhelprat premtojnë!
Ujqërit po i mprehin dhëmbët!
Qentë kockat po i lëpijnë!
Delet po blegërijnë,
Po vrapojnë pas tyre…
Bishtat e lagur përpjetë…
Jetën e shqiptarëve,
E kanë futur në Paktë…
Ardhmërinë e shqiptarëve,
Po e nxijnë!...
Kjo është vallja e djajve:
As, zoti nuk po donë me na parë!
Jo, zoti nuk punon, vetëm për shqiptarë!
Ay, ishte është dhe do të jetë:
Për ata që luftojnë dhe veprojnë:
Për ata që kurrë të pabesëve,
Nuk ju besojnë!
…Kurrë, ardhmërinë e vet se shkelin,
…Dhe, nuk lejojnë:
Frytet e tyre të jetës:
Pasuritë e shpirtit,
Pasuritë e truallit,
Të huajt t´ jua vjelin!

Suedi, më 21 maj 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fadil SHYTI, - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fadil SHYTI,   Fadil SHYTI, - Faqe 3 EmptySat Mar 29, 2008 3:30 am

MONËS ATDHETARE

Pyet Shqipëria, me mallëngjim,
Po ku është Elena Gjika,
A thua po tretet gjaku im!...
Të stuhishme këto kohë të liga!

Mbahu moj nënë me krenari
Ajo, ka ndërruar jetë!
Por, geni i saj, u rilindë përsëri!
Gjaku i saj është Mona vetë.

Mendjendritur -kjo margaritare!
Flakadanja e lirisë,
Kjo, bijë e vërtetë çlirimtare!
Rreze i jep gjithë shqiptarisë.

Si fenikse e përtërirë,
Nga gjaku i lashtë shqiptar!
Sfidon, andej, nga Rumania!
Lufton me penë, armiq e tradhtarë!

Ajo, është përherë e zgjuar...
Dhe betohet tek drejtësia:
Djersën dhe gjakun – thotë e derdhi lum,
Që të bëhet një Shqipëria!

Sa herë atdheut i nxihet qielli,
Dhe mbi të bie rrufeja,
Për Shqipërinë gjithmonë do rilindin
Elena Gjika të reja!

Fadil SHYTI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Fadil SHYTI, - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fadil SHYTI,   Fadil SHYTI, - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fadil SHYTI,
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» Përsëri në këmbë nga Ligor Shyti, Përmet
» KUSH ESHTE FADIL DEMAKU?
» MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA
» MULLA FADIL RASHITI (1975-1998)
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: