Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA Empty
MesazhTitulli: MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA   MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA EmptyWed Aug 20, 2008 1:24 pm

Përvjetor i Lavdisë
MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA U1_fad10
Më 25 prill 1990 militanti i çlirimit të Kosovës nga perandoria e kuqe serbosllave, Fadil Vata, pas një sëmundje të shkurtër vdiq në spitalin e Bazelit në Zvicër. Siç dihet, pas demonstratave revolucionare për Kosovën Republikë në vitin 1981, etika mjekësore në Jugosllavi ra në shifrën zero. Prandaj mjekësia dhe drejtësia ligjore ishte vu plotësisht në shërbim të gestaposë serbe në krye me UDB-ën shkatërruese. Fashizmi serb ishte ashpërsuar, prandaj të burgosurit dhe ushtarët shqiptarë i torturonte me metoda të ndryshme dhe të veçanta në fushën e kriminalistikës në botë. Një ndër ato krime dalloheshin rastet e vrasjes së Fazli Greiçevcit, Zija Shemsiut, Xhemajli Berishës, Fadil Vatës, Aziz Këlmendit dhe shumë e shumë rekrutëve tjerë, me anën e së cilës makineria serboçetnike nuk do të ndalet kurrë, për të cilën do të shprehet edhe kryevepra e burgut shumëvjeçar - Adem Demaçi se nuk ndalet Serbia pa e ndalur.

Nga torturat e njëpasnjëshme të rënda dhe qëndrimit afatgjatë në qelitë e errëta në Burgun Qendror në Beogradin e njohur me konferencat e vendeve të ashtuquajtura të painkuadruara, luftëtari i lirisë, Fadil Vata, sëmuret rëndë dhe hospitalizohet. Megjithatë, në vend se Fadili të shërohet sipas betimit të Hipokratit, me anën e rrezatimit vdekjeprurës nga ana e xhelatëve mjekë të Beogradit, fiton kancerin dhe pas disa vitesh vdes. Pa dyshim se vrasja e Fadilit ishte një nga ato vdekjet e kurdisura me sahat, që drejtohej nga UDB-a famëkeqe me kryeqendër në Beograd. Prandaj me të drejt mund të thuhet se Beogradi ishte metropol evropian për mbajtjen e konferencave ndërkombëtare, por edhe metropol i armeve kimike për helmimin masovik të nxënësve shqiptarë nëpër shkolla.
Nuk mjafton të thuhet vetëm qeli, pa përshkruar edhe qëllimin e saj fashist, që ishte krijuar për të shkatërruar të burgosurin shqiptar si në pikëpamje shpirtërore, ashtu edhe fizike. Qelia, ku mbylleshin të gjithë revolucionarët shqiptarë, ishte fjala e fundit e ekstremizmit të gestaposë jugosllave, atje rrallë çelej kapaku i derës së hekurt. Derisa në botën e qytetëruar kriminelët ishin barrë e rëndë për shoqërinë, përkundrazi në ish-Jugosllavi kriminelët serbë ushtroheshin dhe angazhoheshin për torturimin e të burgosurve shqiptarë që kërkonin KOSOVËN REPUBLIKË. Këtu e ka vendin fjala e urtë "si babai ashtu edhe i biri", që do të thotë se sipas sistemit degjenerues jugosllav prodhoheshin kriminelët dhe hajnat që e shkatërronin vendin dhe e torturonin popullin. Kuadro të tilla degjenerike kishin hyrë edhe në oligarkinë e pushtetit jugosllav. Siç dihet, qelia kishte lagështinë, ishte e errët, e ftohtë dhe pa kushte higjienike, prandaj shovinistët serbë shkonin aq larg saqë i thonin biruci i shqiptarëve. Kjo fjalë e fundit kishte depërtuar edhe në fjalorin politik të hyzmeqarëve shqiptarë, të cilët, gjithë trimave shqiptarë që kërkonin Republikën e Kosovës u kërcënoheshin me ”birën e miut”, e cila paguhej me groshën turke. Prandaj në vend se pushtetarët e mjerë shqiptarë të qanin për vëllezërit dhe motrat e tyre, për bijtë më të mirë të Kosovës, që torturoheshin dhe mbyteshin nëpër burgje të panumërta jugosllave, i këndonin marrisë serboçetnike. Nëse një epidemi përhapet, ndërmerren të gjitha masat mjekësore për mbrojtjen e banorëve, përkundrazi Lidhja Komuniste e Jugosllavisë, jo që nuk e pengoi përhapjen e reaksionit serbomadh kundër Kosovës, por e stimuloi me të gjitha mjetet për ndjekjen dhe vrasjen e qytetarëve shqiptarë që kërkonin liri dhe barazi kombëtre.

Fadil Vata ishte luftëtar i paepur për çlirimin e Kosovës nga prangat kolonialiste të Jugosllavisë serbe. Fushëbeteja e tij në luftë kundër gjakatarëve serbë dhe shërbëtorëve të tyre ishte në Prishtinë. Atje duhej hequr koka e kentaurit serbosllav, i cili për qëllime grabitqare ka hyrë në Kosovë. Janë disa shenja ndërkombëtare që të shurdhët i përdorin për komunikim, prandaj për Prishtinën përdoret shenja e hapjes së gishtave të duarve në formë të hapjes së petlave të trëndafilit. Megjithatë kjo shenjë nuk ka të bëjë fare me trëndafilin e kuq, por ka të bëjë me demonstratat tradicionale dhe të zjarrta të Prishtinës heroike. Kështu që Prishtina ishte qytet i vetëm evropian me simbolin e protestave të mëdha dhe të shpeshta kundër hordhive serbosllave. Prandaj ashtu siç e njohim ne Austrinë, të cilën në prag të Luftës së dytë Botërore e pushtoi Fashizmi Gjerman, e njohin ndërkombëtarët Kosovën, e cila qysh në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 dhe në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës në vitin 1913 iu dha serbomalezezëve. Ndarja tragjike e Kosovës nuk përfundoi me kaq, sepse një pjesë e Kosovës iu dha edhe sllavëve të Maqedonisë. Copëtimi dhe mbicopëtimi bëhej sa për ta zvogëluar rezistencën kombëtare shqiptare për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me shtetin amë - Shqiperinë.
Ato ditë në Therandë arriti redaktori i gazetës ”Shkëndija” dhe veprimtari kombëtar, Prof. Beqir Berisha. Ai kishte ardhur për t’i shprehur ngushëllime familjes Vata në Lumbardh (Sallagrazhdë). Prandaj unë e shoqërova dhe së bashku udhëtuam për Lumbardh. Sapo autobusi kaloi lumin e vrullshëm të pranverës, që vinte nga bjeshkët e larta të Sharrit krenar me dëborë, shokut tim i tregova se hymë në Lumbardh. Udha në drejtim të shtëpisë së babait të Fadilit, Nebih Vata, kishte plotë njerëz që prisnin miqtë për ngushëllime. Në krye të udhës, skaj shtëpisë, qëndronte një tavolinë e vogël me portretin e dëshmorit - Fadil Vata. Në fletoren e kujtimeve të dëshmorit, më parë shënoi Beqir Berisha, pastaj shënova edhe unë për të dytën herë. Ndërkohë që ne nderonim me ngritjen e grushtit revolucionar militantin e lirisë, Fadil Vatën, një kolonë e gjatë burrash pritnin hyrjen tonë në drejtim të odës. I tërë katundi ishte bërë odë për pritjen e miqve për ngushëllime. Lumbardhi ishte bërë kryeqendra e përkohshme e Kosovës kreshnike, sepse vinin shqiptarë nga të gjitha anët e atdheut, përveç Shqiperisë mëmë, me të cilën na ndante kufiri i dhunshëm me makinerinë e rëndë ushtarake. Kufiri i zi në mes të tokave shqiptare është vendosur me ndihmën e forcës diplomatike të Evropës, siç këndon rapsodi popullor, Dervish Shaqa, “Kjo Evropa zemër katile, Shqipnisë sonë ia bani me hile”. Prandaj populli shqiptar ende duhet derdhur gjak për heqjen e kufirit të dhunshëm. Tani Theranda ishte bërë qyteti më i rrethuar në botë, mbushur me policë e paramilitarë serbë, plotë me tanke e pizgauerë dhe me ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, pa përmendur fluturimin e aeroplanëve supersonikë të APJ-së, të cilët zhurmonin dhe gati sa nuk preknin majat e plepave të fshatit. Përgjatë udhës qëndronin kokat e ngjeshura të fashistëve serbë në formë të robotit, i ngjanin pikturës “3 Maj 1808” të piktorit spanjoll Francisko de Goja.

LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË FADIL VATËS!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA Empty
MesazhTitulli: FADIL VATA - SHËMBËLLIM I SHPIRTIT FISNIK E I KARAKTERIT BUR   MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA EmptyWed Aug 20, 2008 1:27 pm

Fadil Vata në kujtesën time
(Me rastin e 18 vjetorit të vdekjes)



Shkruan: Nezir MYRTAJ

Po të mos kishte Kosova bij si Fadil Vata, pa dyshim nuk do të mund të mbijetonte fryma e rezistencës sonë kombëtare; Pa luftëtarët e paepur si Fadil Vata, sigurisht nuk do të mund të formohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës; Pa trimat si Fadil Vata, Kosova nuk do të mund ta sfidonte pushtuesin shekullor serb e ta largonte atë që këtej; Pa bij të mençur, të vendosur e të sinqertë si Fadil Vata, Kosova nuk do të arrijë të ketë liri të plotë dhe as pavarësi normale e të pambikëqyrur; Pa idealistë si Fadil Vata, Kosova nuk do ta ketë të sigurt të ardhmen e saj.


Fadil Vata
10.01.1962 - 25.04.1990

Më 25 prill 2007 bëhen 18 vjet prej ndarjes nga ne, të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fadil Vata, i lindur më 1962 në Sallagrazhdë të Therandës. Qysh në bankat e shkollës së mesme në Therandë, Fadili me një rreth shokësh, fillon të bashkëjetojë me hallet e Kosovës e të pjesës së robëruar të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi. Demonstratat e fuqishme të pranverës së vitit 1981, atë e gjejnë në shërbimin ushtarak në Pozharevc të Serbisë. I ndodhur në këtë shërbim, më 2 maj të vitit 1981 arrestohet nga shërbimi i sigurimit shtetëror dhe pas disa muajsh hetimesh i akuzuar për veprimtari nga pozitat e “nacionalizmit” dhe “irredentizmit” shqiptar, dënohet me 7 vjet burg. Dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun famëkeq në Zabellë të Pozharevcit.

Jam i bindur se të gjithë ata që e kanë njohur nga afër Fadil Vatën, ndihen të lumtur e të privilegjuar. Njëri prej tyre jam edhe unë. Dhe, në qoftë se është e vërtetë ajo që thuhet se, më shumë se në çdo vend tjetër, njeriu në burg njeh veten dhe mikun, unë pikërisht në rrethana burgu pata fatin ta njoh Fadilin.

Ishte maji i vitit 1984, kur mua së bashku me disa shokë të prangave më larguan nga burgjet e Kosovës e më vendosën në burgun famëkeq të Pozharevcit në Serbi. Që në ditët e para të qëndrimit në regjim karantine të këtij burgu, nga disa të burgosur të nacionaliteteve të tjera kisha kuptuar se në pavijonet e ndryshme ndodheshin disa dhjetëra të burgosur shqiptarë, të dënuar për vepër politike. Natyrisht, kjo nuk ishte ndonjë informatë e jashtëzakonshme për mua, sepse atëherë nuk kishte burg në Jugosllavi ku të mos kishte shqiptarë të dënuar politikisht. Mirëpo, thënë të drejtën, pas dy vjet e gjysmë burgu të regjimit hetues, prisja me padurim takimin me shokë të rinj të idealit.

Nuk mund ta harroj kurrë çastin e parë të takimit me Fadilin, pak përtej pavijonit-karantinë, në afërsi të objektit të ngrohtores së kampit. Ishte gjysma e dytë e majit të vitit 1984. Ishte termini i shëtitjes së rregullt ditore në atë periudhë regjimi në karantinë. Meqenëse oborri i pavijonit ishte afër fushës së sportit, Fadili, sapo na vëren nga vendi ku ishte duke punuar disa punë ndërtimtarie pranë kësaj fushe dhe meqenëse ai tashmë kishte kuptuar se në burgun e Zabelës ato ditë kishin arritur disa të burgosur të tjerë politikë shqiptarë, në mënyrë të pahetueshme arrin deri në një afërsi të caktuar dhe paraqet njoftimin e tij. Ai, me shkathtësinë dhe gjallërinë që e karakterizonin jep dhe merr informacionet lidhur me numrin e të burgosurve shqiptarë në këtë burg, për gjendjen, si dhe për emrat e disa prej tyre. Ky ishte takimi im i parë me një të burgosur politik shqiptar në burgun e Pozharevcit.
Dëshira për të vënë kontaktin me ne si të burgosur të ardhur nga Kosova, informacionet e shumta e të shpejta që na i dha, si dhe interesimi i tij për të ditur sa më shumë për ne, krijuan te unë përshtypjet e para për Fadilin, si për një të ri energjik, të shkathtë, trim, i afërt e solidar. Këto përshtypje, së shpejti u bënë realitet. Pasi më nxorën nga karantina, në muajin qershor, më vendosën në pavijonin numër 5, ku ndodhej edhe Fadili. Kjo rastësi ma krijoi mundësinë që virtytet e tij njerëzore t’i njoh e t’i provoj edhe për së afërmi, ditë për ditë. Për më shumë se një vit, në këtë pavijon, unë dhe shokët e tjerë, ndamë me Fadilin, gëzimet e hidhërimet, shqetësimet e preokupimet, madje edhe ëndrrat dhe ushqimet, të cilat i merrnim nga familjet tona gjatë vizitave.

Fadili kishte një aftësi të jashtëzakonshme të depërtojë në qenien e shokut e mikut. Ai të bënte për vete me çiltërsinë e tij absolute shpirtërore, me ndjenjat e sinqerta, me harenë e përhershme, me humorin e ngrohtë e me zërin e ëmbël, me të cilin shpesh këndonte bukur pjesë të këngëve lirike e epike. Fadili kishte prirje të theksuar për këngë e humor. Në fytyrën e tij do të mund të vëreje seriozitet e krenari, por kurrë zymtësi, lodhje apo vuajtje. Në mesin e të gjithë shokëve dhe në çdo kohë e situatë, ai rrezatonte ndjenja optimizmi e dashurie vëllazërore. Këto ndjenja ka pasur fatin t’i provojë shumica e të burgosurve politikë shqiptarë të asaj kohe në burgun e Pozharevcit.

Meqenëse një pjesë e pavijonit numër 5 shërbente si vend i caktuar ku bënin pushimin vjetor të burgosurit e të gjitha pavijoneve të tjera të angazhuar në punë, për të burgosurit politikë shqiptarë të këtij pavijoni ky ishte një rast i veçantë për të kontaktuar me të burgosurit politikë të pavijoneve të tjera. Ky rast ishte i mirëseardhur, sidomos për Fadilin, i cili, në mungesë të punëve të rregullta në sektorin e ndërtimtarisë, shpesh kishte kohë të lirë, prandaj atë ua kushtonte pothuajse të tërën shokëve që vinin në dhomën e pushimit vjetor. Ai qëndronte e bisedonte me ta, lexonte e shkëmbente mendime të ndryshme, por bënte edhe plane organizimi për të ardhmen.

Fadili kishte një horizont të gjerë të njohurive, si rezultat i punës së pandërprerë intelektuale. Ai kishte një vullnet të pathyeshëm për të mësuar gjëra të reja dhe në të gjitha fushat. Atë mund ta shihje duke lexuar, sa Kapitalin dhe vepra të tjera ekonomike, sa Antidyringun e Engelsit, sa filozofinë e Hegelit, sa vepra historike, letrare e artistike. Prandaj, te ai mund të gjeje ideologun dhe intelektualin me të cilin mund të bisedoje për artin, filozofinë, historinë, shkencën... Me një fjalë, te ai gjeje njeriun e kompletuar.

Me interesim fanatik përcillte shtypin ditor dhe atë periodik, sidomos lidhur me ngjarjet në Kosovë. Atij nuk i shpëtonte asnjë cep gazete pa e lexuar dhe kishte një aftësi të jashtëzakonshme të komentimit të shkrimeve. Tërë preokupimi i Fadilit, tërë qenia e tij shpirtërore ishte në Kosovë. Në Pozharevc kishte vetëm trupin.

I kujtoj si sot momentet, kur unë me shokët e dhomës, Bejadinin, Imerin, Samiun e Skënderin, pas orarit të punës ktheheshim nga reparti në pavijon dhe aty gjenim Fadilin. Në sytë e tij lexoja kureshtjen për të na treguar ngjarje të reja politike të lexuara në shtyp. Sapo rreshtoheshim dhe niseshim për në mensë, ai më fuste dorën nën sqetull dhe fillonte të komentonte përmbajtjen e shtypit. Sidomos me kureshtje i përcillte proceset gjyqësore kundër shqiptarëve në Kosovë e kudo në ish-Jugosllavi, të cilat në atë kohë ishin pothuajse të përditshme. Me një kujdes të veçantë regjistronte në kujtesë fjalët e mbrojtjes të të akuzuarve dhe mbushej entuziazëm kur mbrohej fuqishëm kërkesa politike për republikën e Kosovës.

Fadili ishte atdhetar me ndjenja të kulluara. Ai i donte atdheun dhe popullin e tij, jo sa për formë e modë, por me pasion të kultivuar atdhedashurie. Për të nuk kishte interes më të lartë sesa interesi i atdheut, por as dashuri më të madhe se ajo për atdheun. Revolucionariteti dhe qëndrimi dinjitoz i Fadilit, nuk mund të mos tërhiqnin edhe vëmendjen e autoriteteve të burgut në Pozharevc. Këto autoritete i pengonte qëndrimi i tillë, i cili demaskonte politikën antishqiptare të shtetit të tyre. Prandaj, në korrik të vitit 1985, këto autoritete ia përgatisin Fadilit, përmes një spiuni që përgjigjej për vrasje, provokacionin për të mundësuar futjen e tij në çeli në pavijonin numër 7. Atij iu sajua akuza lidhur me motivacionin për komplot dhe po për të njëjtin motiv, atë ditë, në çeli u dërgua edhe Sami Kurteshi, i dënuar politik që ishte në të njëjtin pavijon me Fadilin. Derisa po mbanin dënimin prej 30 ditësh në çeli, Fadili e Samiu arrijnë t’i koordinojnë qëndrimet, gjatë kohës së shëtitjes në oborrin e këtij burgu, në mënyrë që pas vuajtjes së dënimit, të mos pranojnë të qëndrojnë në dhomat izoluese me të burgosurit ordinerë serbë. Në repartin e izolimit të pavijonit numër 7, po mbaheshin të burgosurit më degjenerikë që kishte prodhuar sistemi jugosllav: vrasës të pandreqshëm, kriminelë recidivistë, hajna të ushtruar... Prandaj, Fadili e Samiu kishin vendosur ta refuzonin qëndrimin në një dhomë me këta të burgosur dhe kishin planifikuar të shpallin grevë urie në qoftë se do të ndodhte një detyrim i tillë. Dhe kështu edhe ndodhi. Pasi dalin nga qelitë, ata dërgohen në dhomat e izolimit me serbë. Atë ditë ata hyjnë në grevë urie, në shenjë proteste, por edhe solidarizimi me grevën e urisë që ndërkohë kishin nisur të burgosurit politikë shqiptarë në dhomat e tjera të izolimit, për shkaqe të kushteve të rënda të vuajtjes dhe trajtimit antinjerëzor të tyre. Në këtë kështjellë mesjetare (pavijoni numër 7) po mbaheshin që prej disa vitesh rreth 20 të burgosur politikë shqiptarë. Disa muaj më parë, në atë regjim burgu ishte vendosur edhe dëshmori Afrim Zhitia, shok i afërt i Fadilit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA Empty
MesazhTitulli: Re: MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA   MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA EmptyWed Aug 20, 2008 1:29 pm

Për shkak të grevës së urisë, Fadili e Samiu dënohen përsëri edhe me nga 30 ditë vuajtjeje në çeli, pas së cilës ndalohen në regjim izolimi, po ashtu në pavijonin numër 7, ku regjimi i burgut ishte me mbikëqyrje të përforcuar. Në këtë lloj burgu mbaheshin të burgosurit të cilësuar si problematikë, por të burgosurit politikë shqiptarë në këto kushte mbaheshin, jo pse ishin problematikë, apo me qëllim të disiplinimit të tyre, por për t’iu hakmarrë qëndrimit të tyre krenar e të pathyeshëm e për t’ua dëmtuar shëndetin. Ky ishte edhe qëllimi i ndëshkimit të Fadilit, megjithëse kishte disa muaj prej që te ai ishin paraqitur shenjat e një dhembjeje të vazhdueshme.

Qysh në pranverë të vitit 1985, para se të izolohej, Fadili ankohej për dhembje në shpinë. Si pasojë e kësaj dhembjeje, ai paraqitej shpesh te mjeku dhe kërkonte të lirohej nga puna fizike. Për ne shokët e tij, këto shenja, me të vërtetë ishin brengosëse, por meqenëse shëndeti i tij ishte paksa delikat, shpresonim se ishte fjala për ndonjë pasojë ftohjeje. Me këto shenja sëmundjeje në trup, Fadili u vendos në tipin e mbyllur të burgut, kushtet e të cilit, pa dyshim do t’ia shpejtojnë zhvillimin e sëmundjes.

Në vjeshtë të vitit 1985, gjendja shëndetësore e Fadilit u rëndua, prandaj, autoritetet e burgut u detyruan ta dërgojnë në spitalin ushtarak të Beogradit, ku i nënshtrohet një operacioni të rëndë.

Ishte i papërshkrueshëm gëzimi kur disa muaj pas këtij operimi, Fadilin e pamë sërish në mesin tonë, megjithëse në kushte të njëjta burgu dhe pa mundësi takimi të drejtpërdrejtë. Gëzim i papërshkrueshëm ishte edhe për Fadilin, të jetë sërish në dhomë me Afrim Zhitinë, Halil Selimin, Sabit Veselin. Ai nuk pranon ofertën e zyrtarëve të burgut, që për shkak të gjendjes shëndetësore, të vendosej në trajtim të burgut për persona të sëmurë, vetëm që të mos ndahej prej shokëve. Parapëlqente të ishte me ta në një hapësirë të ngushtë, pa ajër e pa dritë të mjaftueshme.

Fadili i kishte të rrallë shokët me ndjenjë solidariteti si të tij. Kur në fillim të vitit 1987, të burgosurit politikë të pavijonit numër 7, refuzuan shëtitjen në shenjë proteste kundër shkeljes së të drejtës ligjore për shfrytëzimin e kësaj shëtitjeje, Fadili iu bashkua këtij bojkoti, përkundër insistimit të shokëve që të mos solidarizohej. Ai kishte vetëm edhe disa muaj burg, por dëshironte t’i bashkëjetonte me shokët deri në fund, sfidat e burgut.

Me daljen e Fadilit nga burgu, ishim të bindur se lëvizjes sonë kombëtare po i shtohej një shtyllë e fortë. Dhe kështu edhe ndodhi. Ai, bashkë me Afrim Zhitinë, i cili doli nga burgu disa muaj pas Fadilit, u bënë ndër bartësit kryesorë të veprimtarisë së organizuar kombëtare në ato vite të fundit të dekadës së nëntë të shekullit të kaluar. Të përgatitura e të kalitura në kushte burgu për ta shpënë më tej luftën për liri, këto dy kuadro të palodhshme të lëvizjes për liri, nga ky angazhim i palodhshëm, i ndau vetëm vdekja.

Pas rënies së Afrimit, në nëntor të vitit 1989, lajmi për ndarjen e Fadilit nga jeta, në pranverën e vitit 1990 ishte një tjetër goditje e rëndë për shokët e tyre në burg. Ne kishim kuptuar për gjendjen e Fadilit në spitalet e Zvicrës. Kishim kuptuar për forcën e mbinatyrshme me të cilën ai po i përballonte dhembjes, por edhe për optimizmin për të ardhmen dhe vullnetin për punë. Ai deri në minutat e fundit të jetës, nuk reshti së punuari për çështjen e atdheut, me vendosmërinë të cilën do ta shprehnin vargjet e Hygos:

Askush nga zemra ime s'ma heq këtë qëllim,
Këtë vullnet e zjarr, vrull, kushtrim, dëshirë!

Për mua, sikurse edhe për të gjithë shokët e tjerë të idealit e të vuajtjes, që e njohën, Fadil Vata ishte shëmbëllim i shpirtit fisnik e i karakterit burrëror. Ndonëse i ri në moshë, ai kishte personalitet të formësuar të një burri të fortë e të pjekur. Këtë personalitet mund ta takoje vetëm te personazhet e romaneve që tipizojnë luftëtarët e epokës së revolucioneve nacionale. Te ai mund të shihje të riun serioz e krenar, Qemal Stafa; të burgosurin e pathyeshëm, Antonio Gramshi, poetin kryengritës të revolucionit hungarez, Shandor Petëf e figura të tjera unikate.

Duke pas personalitet të kompletuar të luftëtarit të lirisë dhe shpirt të mbrujtur me ideale humane, Fadili personifikonte në mjedisin e tij, në mënyrën më të shkëlqyeshme dinjitetin e të burgosurit politik shqiptar. Këtij mjedisi, ai kishte arritur t’ia imponojë respektin për këtë të burgosur, edhe pse kundër tij po zhvillohej fushatë e egër shtetërore komprometuese. Takti i matur dhe sjelljet korrekte të Fadilit, kishin përvetësuar edhe simpatinë e të burgosurve ordinerë të dhomës së tij të burgut, në kohën para se të izolohej. Në dhomën e katit të dytë të pavijonit numër 5, ai ishte i vetmi i burgosur politik shqiptar, në mesin e vrasësve, kriminelëve, hajdutëve e të devijantëve të ndryshëm të shoqërisë së atëhershme jugosllave dhe megjithatë nuk kishte asnjë fërkim me ta. Në mesin e këtyre krijesave, do të mund të qëndronte i patrazuar vetëm ai që do të kishte aftësinë e Fadilit për të imponuar qëndrimin, autoritetin dhe respektin ndaj tij. Ai ishte i afërt e dashamirës me këta fatzinj. Komunikonte me ta, u bënte ndonjë të mirë e i këshillonte, duke mos i trajtuar si kriminelë, vrasës, hajdutër e devijantë, por si viktima të një shoqërie të kalbur.

Kanë kaluar 17 vjet qëkur Fadil Vata, fizikisht u nda nga gjiri familjar, nga shokët e idealit, nga miqtë dhe populli i tij. Shtatëmbëdhjetë vjet nuk janë pak, e sidomos në qoftë se me këto vite krahasohen ngjarjet e mëdha të cilat i ka përjetuar Kosova dhe populli i saj. Megjithatë, këto vite, sado të rënda të kenë qenë, nuk kanë arritur dot ta zvetënojnë kujtimin për birin vetëmohues të Kosovës, siç ishte Fadil Vata. Përkundrazi, emri, vepra dhe figura e tij, duke qenë mishërim i idealeve për fitoret e djeshme e të nesërme të lirisë, do të ruajnë shkëlqimin e tyre të përjetshëm. Dhe sot, mund të themi:

Po të mos kishte Kosova bij si Fadil Vata, pa dyshim nuk do të mund të mbijetonte fryma e rezistencës sonë kombëtare; Pa luftëtarët e paepur si Fadil Vata, sigurisht nuk do të mund të formohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës; Pa trimat si Fadil Vata, Kosova nuk do të mund ta sfidonte pushtuesin shekullor serb e ta largonte atë që këtej; Pa bij të mençur, të vendosur e të sinqertë si Fadil Vata, Kosova nuk do të arrijë të ketë liri të plotë dhe as pavarësi normale e të pambikëqyrur; Pa idealistë si Fadil Vata, Kosova nuk do ta ketë të sigurt të ardhmen e saj.

Fadil Vata do të jetë shembull frymëzimi për të gjithë ata që e aspirojnë lirinë dhe çmojnë frytet e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA Empty
MesazhTitulli: POPULLI KURRË NUK DO T’I HARROJË BIJTË E TIJ   MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA EmptyWed Aug 20, 2008 2:06 pm

POPULLI KURRË NUK DO T’I HARROJË BIJTË E TIJ QË I KANË DALUR ZOT

MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA Fahriu10
-Familje e dashur e dëshmorit të kombit Fadil Vata!
-Të dashura familje të dëshmorëve të kombit!
-Të nderuar invalid,veteran dhe ish-ushtarak të UÇK-së!
-Të nderuar ushtarë dhe oficerë të TMK-së!
-Të nderuar pjestarë të SHPK-së!
-Të nderuar përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale të Kosovës e të Prizerenit!
-Të nderuar të pranishëm!
Ftesa për të marrë pjesë në Akademinë përkujtimore ku nderohet njëri prej udhëheqësve më të lartë të Lëvizjes Ilegale Politike kombëtare në Kosovë e Vise,dëshmori i kombit Fadil Vata,na ka nderuar,prandaj unë në emër të anëtarëve dhe të Kryesisë së Klubit Politik “Afrim Zhitia”,ju përgëzojmë për këtë që keni bërë.
Dëshmori i kombit Fadil Vata me jetën dhe veprën e Tij të madhe në shërbim të kombit,renditet në mesin e bijëve më të mëdhenj të popullit tonë.
Fadil Vata përkrah udhëheqësve të mëdhenj e dëshmorëve të kombit Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka,Rexhep Mala e Nuhi Berisha,Afrim Zhitia e Fahri Fazliu e tjerë, i bënë nderë panteonit të kombit.
Nderimi për këtë burrë të madh të atdheut tonë,që po bëhet sot këtu në Prizerenin liridashës, është nderimi edhe për të gjithë ata që ranë në përpjekje e luftë frontale me pushtuesit serb e veglat e tyre.
Kosovë e pavarur,është edhe toka e varrit ku pushojnë eshtrat e këtij udhëheqësi të lavdishëm të luftës për liri.
Dëshmori i kombit Fadil Vata, njëri nga shokët dhe bashkëveprimtarët më të afërt të udhëheqësit e dëshmorit të kombit Afrim Zhitia, gjithmonë do të nderohet e kujtohet me respekt të madh,dhe kjo do të duhej të nodhte jo vetëm në Prizeren por edhe në Prishtinë,sepse këta kanë qenë udhëheqësit e qendrës dhe jo të krahinave apo komunave,madje këta ishintë drejtuesit Kryesorë të politikës ilegale të Kosovës dhe viseve të saja nën ish – Jugosllavi.
Populli kurrë nuk do t’i harrojë bijtë e tij që i kanë dalur zot.

Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit Fadil Vata!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA Empty
MesazhTitulli: Re: MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA   MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rruga e "Arberit"
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Fadil SHYTI,
» KUSH ESHTE FADIL DEMAKU?
» Drejt Shtgjeve te Lirise

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: