|
| Feja apo Kombi.? | |
|
+86anila Ada_Kondi Gentleman Blerti_Gashi Eva0506 Ago Muji beti Kushtrimi86 comeback Pirro i Epirit valdrini Ariani Martina MARY haxhiu malesorja e Kosoves Parapsikologu Epik Tetovari silit Mister feneri Jeetaa lilu fina stabili metiii Tesa **Embelsira** MUHAMETII mardiola Gjuetari beauty rrebelja Edonis luan mreti **Lumi_ murturi shqip0nja Kasper Mergimtari zeriatdheut Xili GocPejone rroni rolling idol a_pihet_duhani_ketu fi2a1 Leka i Madh bukla nardlushnja Lejla Kristal loredana Clarence Orfe@ interesant arbana Nezir Myrta xhavo_ Zogisti_Legalist Ballistet Albea tom sojer Urata vjollca petritkola Ani Çamshqiptar schumi Euridika Anna Hana meli Guximi leopardi besa-bese fatlum dibranja shaban cakolli STUPCAT E_Bukura Beton Sofra Kosovarja 90 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Fri Feb 22, 2008 3:11 pm | |
| Deli dhe Tom sojer pasket thene shume mire se qfar eshte Kombi. Kurse une do mundohem ta perkufizoje religjionin-fen, se qfar eshte, sipas logjikes time. E para, njeriu mund te besoje apo te mos besoje ne ate qe thote religjioni, por nuk mund te mos besoje ne ekzistencen e vete religjionit. Nder karakteristikat themelore te religjionit si forme e vetedijes dhe e shpirtesise se njeriut eshte lidhja e tij e pandashme me kultet mitike, me shenjterine dhe me Zotin, me pas me besimin dhe shpresen se ekziston nje bote e matanshme e amshuheshme, ne te cilen qdo njeri do te jete i shperblyer ose i denuar ne menyre absolutishte te drejte per gjithe ata qe ka bere ne "kete bote". Nga kjo mund te thuhet se religjioni ( feja) eshte nje bindje e mbeshtetur ne ndjenjat, imagjinaten, perfytyrimet dhe mendimet se ekziston nje "Zote", i gjithdijshem, i gjithfuqishem, i cili perveq se e ka krijuar, por edhe e drejton boten dhe qdo gje duke perfshi edhe njeriun e njerezine, bindje kjo e kushtezuar ne menyre historike, shoqerore, shpirterore. Burimi kryesore i krijimit te religjionit eshte frika nga fuqite e panjohura qe i kanoseshin njerezimit, frika nga vdekja, frika nga pushteti etj., etj.,(ishte Epikuri dhe Lukreci, nder tjere filozofe qe mendoni keshtu per religjionin). Nice nder tjera thoshte:" Feja eshte semundje e rende e shoqerise qytetare, semundje te cilen duhet sheruar...". Qe ta kuptojme me mire religjionin, ateher eshte mire t'ja leshojme nje sy vepres se Fojerbahut " Esenca e religjionit". Vazhdim te mire dhe nje pershendetje per Kosovaren dhe Uraten, tani sapo ka filluar "loja". |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Fri Feb 22, 2008 3:57 pm | |
| Gjejeni kush e ka thene: "Feja eshte opium per popullin."
Ne fakt duhet te dallojme besimin ne dicka te mire, sublime, hyjnore, universale, perfekte ... nga feja se si aplikohet, si edukohet dhe se si imponohet me dhune psikologjike, per fene dhe ne emer te fese.
Feja sot eshte aleate e pusht-etit. Shume uri, dhune, varferi, vuajtje, krime, zhdukje, semundje etj ka neper bote.
Si i behet?
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Fri Feb 22, 2008 9:15 pm | |
| Tom Sojer "Feja është opium për popullin" e ka thënë Hulusi Hako njëri ndër ateistët më të mëdhej të kohës së sotme i intervistuar nga shumë evropian pas rënjes së komunizmit në Shqipëri. Hulusi Hako edhe sot bënë shumë shkrime sidomos për gazetat italiane. Në moshën 85 vjeçare arriti nga Tirana me shumë miq të vet nga të gjitha anët e Shqipëris deri në Prishtinë në Grand Hotel për të festuar Pavarsin e Kosovës. Është shumë interesant për Hulusi Hakon se si i vogël i ishte ngulitur në kokë se nuk ka zot dmth kur e ëma e tyre shtronte Sofrën dhe nuk kishte se çka t'ju shtronte diçka të mirë për të ngrën fëmijët si fëmijë i kërkonin diçka më të mirë ... Kurse e ëma ua kthente se nesër do të na sjell zoti diçka më të mirë... dhe e ëma fliste vet me veti, ku është ai zotë që nuk po shikon vuejtjet e popujve të cilët janë të uritur anekënd botës !? Dhe këto fjalë i kishin mbetur në kokë Hulusi Hakot për të vazhduar vazhdimisht më tutje këtë kureshtje të zotit.... | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Sat Feb 23, 2008 2:51 pm | |
| Sofra, i nderuar, po kam frike se keto fjale jane ose te Marksit ose te Engelsit.
Kjo shprehje eshte futur ne shume fjalime dhe libra shume kohe me perpara 1990.
Feja opium per popullin ka qene nje broshure qe me duket e ka shkruar po ky Hulusi Hako midis viteve 60 dhe 70, nese nuk gaboj. Por shprehjen ai e ka te huazuar nga Marksi ose Engelsi. Ishalla nuk gaboj. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Mon Mar 03, 2008 10:56 pm | |
| O,Ani Djal.!!!
Kombi eshte indentiteti i individit,po qe nuk ke Kombe nuk ke Shtet,po qe nuk ke Shtet nuk ke Pasaport- leter njoftimi,ky eshte nje kod per - Identitetin personal.!!!
Po qe nuk e kemi kete Kode nuk jemi gjalle,por shpresoi te kete vend tek Varrezat per ata qe nuk ja din vleren Kombit. | |
| | | Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Mon Mar 03, 2008 11:28 pm | |
| Tomi, ate shprehjen normal qe e ka thene Marksi! - Beton shkruajti:
- O,Ani Djal.!!!
Kombi eshte indentiteti i individit,po qe nuk ke Kombe nuk ke Shtet,po qe nuk ke Shtet nuk ke Pasaport- leter njoftimi,ky eshte nje kod per - Identitetin personal.!!!
Po qe nuk e kemi kete Kode nuk jemi gjalle,por shpresoi te kete vend tek Varrezat per ata qe nuk ja din vleren Kombit. O beton, pse ngatrohesh? Po ata qe kane nenen me kombesi franzese dhe baben me kombesi gjermane, nuk kane ID? Ata torbeshet qe jetojne ne Maqedoni dhe qe njehere shprehen shqiptar, me pas maqedon dhe koheve te fundit shprehen si turqi nuk kane pasaport? Kombi eshte nje c'eshtje shume relative duam apo nuk duam ta pranojme. Dhe kjo eshte shume e vertete. Leke Dukagjini thote se vajza shqiptare qe nuk ka nder eshte e vdekur, djali qe nuk ka burrni eshte i vdekur, ndersa ai qe then besen nuk eshte shqiptar. Cdo mysafir eshte vellai tend, pavarsisht se cka te ka bere, vazhdon Leke Dukagjini per ti shpjeguar normat e shqiptareve. Kur ti gjen keto shqiptare, atehere me trego ne mp qe te flasim. Pra me trego njehere kush jane shqiptaret, te te them ai i dua shqiptaret! (kete te fundit e them ne menyre figurative, qellimi eshte te shpjegoj se kurkujt nuk i behet vone me per kombin) | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Tue Mar 04, 2008 5:04 am | |
| Tom Sojeri unë e kam lexuar nga Hulusi Hako por ka mundësi që e kanë përdor dhe thënë edhe të tjerët para Hulusi Hakos dhe mua nuk më ka rënë që ta lexojë. Për temën; Kombi është stoli mbi Parlamentin e Shqipëris, kurse greqia dhe serbia e kanë religjionin yll në parlamentin e këtyre dy vendeve. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Tue Mar 04, 2008 7:14 pm | |
| O beton, pse ngatrohesh? Po ata qe kane nenen me kombesi franzese dhe baben me kombesi gjermane, nuk kane ID? Ata torbeshet qe jetojne ne Maqedoni dhe qe njehere shprehen shqiptar, me pas maqedon dhe koheve te fundit shprehen si turqi nuk kane pasaport?Ani ai qe eshte me babe frençez e me nene gjerman po te jeton ne Franc eshte Françes se pari e po te jeton ne gjermani eshte gjerman se pari pastai fene e z'gjedh ç' don.! Kombi eshte nje c'eshtje shume relative duam apo nuk duam ta pranojme. Dhe kjo eshte shume e vertete. Leke Dukagjini thote se vajza shqiptare qe nuk ka nder eshte e vdekur, djali qe nuk ka burrni eshte i vdekur, ndersa ai qe then besen nuk eshte shqiptar. Cdo mysafir eshte vellai tend, pavarsisht se cka te ka bere, vazhdon Leke Dukagjini per ti shpjeguar normat e shqiptareve.
Kur ti gjen keto shqiptare, atehere me trego ne mp qe te flasim. Pra me trego njehere kush jane shqiptaret, te te them ai i dua shqiptaret! (kete te fundit e them ne menyre figurative, qellimi eshte te shpjegoj se kurkujt nuk i behet vone me per kombin)O.Ani Djal po nuk te mjaftoin lal nga Skenderbeu e deri tek deshmori i fundit shqiptare te nderit lexo me shume o Ani mos ja fute kote | |
| | | Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Tue Mar 04, 2008 7:41 pm | |
| O beton, se di por dukesh disi i paqarte ne idete qe hedh. Leje o burre historine se eshte prone e se kaluares, le te shikojme tani se si jane shqiptaret dhe jo kush kane qene! Sepaku nga Tetova ta permendin shpesh thenijen: "te pyesin si je, dhe jo si ke qene".
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Tue Mar 04, 2008 7:43 pm | |
| Ani;duhet te lindur per te vdekur lal.!
Po,pra une kam qen Shqiptar dhe jam Shqiptar dhe do te jem Shqiptar kjo permendet tek nga vij une. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Tue Mar 04, 2008 8:13 pm | |
| - Ani shkruajti:
Kur ti gjen keto shqiptare, atehere me trego ne mp qe te flasim. Pra me trego njehere kush jane shqiptaret, te te them ai i dua shqiptaret! (kete te fundit e them ne menyre figurative, qellimi eshte te shpjegoj se kurkujt nuk i behet vone me per kombin) Ateher, sipas juve askujt nuk i behet vone per Kombin, kurse shume me teper i behet vone per fen?!! Nese eshte keshtu, ateher lind pyetja se qfar ke ber ti si person per fen tende?? Apo, 90 % e shqiptarve te Kosoves, te besimit musliman, qfar kan ber per fen e "dashur" te tyre?? Une them asgje dhe vetem asgje. Vetem per nje arsye, sepse asnjera fe nuk eshte e jona, gjate historis i kemi nderru fet dhe per kete kurr s'kemi qen te dhen pas njeres apo tjeter fe, siq pretendoni ju. Nga 90% sa ka ne Kosove te fes muslimane, s'po percaktoj %, por mund te them se pak shume pak, bejn diqka per fen, shumica jane fallco dhe vetem i thon vetes musliman ashtu kote. Kurse per Kombin qe ju supozoni ( sepse asgje nuk eshte e vertet kjo qe thuani ju), kan ber-dhen, bejn-japin dhe do te bejn-japin gjithnje. Perndryshe, sikur te ishte vetem pak e vertet kjo qe thuani ju, ateher shume leht, sot nuk do te ekzistonim ne kete pjes te Universit, ne planetin e quajtur Toke!! |
| | | Albea Anëtar
Numri i postimeve : 213 Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Tue Mar 04, 2008 8:41 pm | |
| Se di pse keta te dy perzihen, kur kombi eshte dic qe identifikohesh me te, kurse feja eshte besimi, ne islam, krishterizem,etj psh nje njeri mund te jet shqiptar por ateist ose ka ndonje fe...ka rast te thot dikush jam gjerman por i besoj fese islame... | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Tue Mar 04, 2008 11:52 pm | |
| Së pari Kombi e pastaj vjen Feja. |
| | | Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Wed Mar 05, 2008 12:20 am | |
| Une jam shprehur me pare. Shqiptaret dhe njerezit ne pergjithesi kane zot "profitin" dhe kombi me fene jane dicka shume pa rendesi ne jeten e njerezve. Mua nuk me intereson nese ne Kosove ka "ca" apo "shume" muslimane, as nuk me intereson se stergjysherit e mi kane qene "pak" apo "aspak" muslimane. Ndjenja e Islamit eshte perfituese dhe jo trasheguese, ndersa ndjenja e kombit eshte trasheguese dhe thuajse aspak perfituese. Ndersa per mua trashegimia s'ka shume vlere! | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Wed Mar 19, 2008 3:43 pm | |
| Ndjenja e Islamit eshte perfituese dhe jo trasheguese, ndersa ndjenja e kombit eshte trasheguese dhe thuajse aspak perfituese. Ndersa per mua trashegimia s'ka shume vlere! Ani.! Gabim je ore Voc kure thua qe trashigimi s'ka shume vler! C'far kupton Ani me fjalen ''trashigim''.? | |
| | | Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Wed Mar 19, 2008 5:25 pm | |
| - Beton shkruajti:
Ani.! Gabim je ore Voc kure thua qe trashigimi s'ka shume vler! C'far kupton Ani me fjalen ''trashigim''.? Trashegimia ka vlere ne ate se mua me duhet nje dite te merrem vesht me nje shqiptar nga Maqedonia, dy dite me nje Shqiptar nga Shqiperia dhe tre dite me nje Shqiptar nga Kosova. Trashegimia ka vlere se ti respekton popullin ne te cilin ben pjese, por jo skajshmerisht. Sikur trashegimia te kishte vlere aq sa mendon ty, me trego pse shqiptaret ortodoks ne Maqedoni sot jane me anti-shqiptar se nje maqedon ne lindje? Me trego se si shqiptaret ortodoks ne Prizren u bene serbet me te keqij ne Kosove? Dhe ne fund se si katoliket e Shkupit u bene maqedon, per ndonje pozite ne karriere? Kur te vish ne Diber, do te dergojme ne nje fshat Mavrove dhe ata dine me mire se mua shqipen, mirpo nuk te flasin per shkak se jane "konvertuar" ne maqedon. Por une per inat u flas shqip, por ata nuk mbesin mbrapa...ma kthejne maqedonisht qe te behemi 1 me 1. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Wed Mar 19, 2008 6:17 pm | |
| Kur te vish ne Diber, do te dergojme ne nje fshat Mavrove dhe ata dine me mire se mua shqipen, mirpo nuk te flasin per shkak se jane "konvertuar" ne maqedon. Por une per inat u flas shqip, por ata nuk mbesin mbrapa...ma kthejne maqedonisht qe te behemi 1 me 1. Behet fjale per nje fshate, dhe jo per gjithe fshatrat ne Maqedoni, por edhe ai fshate s'mund te jete ashtu sic e pershkruani ju. Ndoshta ( Beton), rruges tek sa te dergon ne ate fshate, te thote se ne ate fshate jane disa shtepi-familje...Perderisa te thote "disa" duhet ta kuptoni se s'jane shume, ngase ai fshate duhet t'i kete rreth 30-40 shtepi dhe mundohet te nxjerr nje moster vetem nga kjo dhe t'i pergjithsoj gjerat... Te gjitha fet jane biznes apo politik, per te cilat gjithnje njeriu ka qen "gjahu" dhe vazhdon te jete edhe sot... Mirmbetesh, Ani-musliman-shqiptar! | |
| | | Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Wed Mar 19, 2008 6:54 pm | |
| E_Bukura
Pse futesh ne nje debat ku nuk ja ke haberin dhe vetem tregon injorance. Dmth mbase nuk je injorante, por tenton drejt kesaj. Sipas statistikave te vitit 2005 ne Maqedoni nuk rezulton asnje familje shqiptare ortodokse dhe kjo vlen per te gjithe vendet ne Maqedoni, por mora si shembull Mavroven se eshte vendi me i bukur ne Iliride(Maqedoni) dhe prane qytetit tim. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Wed Mar 19, 2008 7:10 pm | |
| O Voc Ani.! Ma thuaj te lutem cili shtet ne Bote prezenton veten me feje.pa qen shqiptar nuk je musliman,katolik,apo ortodokes o Voc Ani. ti ne kufi prezenton veten si fetar apo kombetar.! | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Wed Mar 19, 2008 10:46 pm | |
| Beton por para Zotit si do dalim ne diten e gjykimit? normal nese beson, ate dite do identifikohesh si shqiptare,angleze,franceze etj apo do jemi te gjithe njerzit te barabarte?Ku ne do japim gjykim para Zotit vetem per ate se kemi qene atdhetar te medhenje ndersa fene e kemi harruar? Ku dihet se te gjithe njerezit para Zotit jane te barabarte ne baza kombetare, por jo edhe fetare.
Per te mos dalur nga tema per mua peshon me shume Feja se sa Kombi edhe pse eshte nje realitet se ne kufi prezentohem si shqiptare,por ate qe kam ne zemer dhe qe i jap me shume rendesi eshte Feja,jo pse e mohoj kombin asesi mirpo Te jesh shqiptar i mire e patriot e atdhetar i mir dhe vetem i till kjo gje nuk te ndihmon asgje paraZotit (ate qe permenda me heret diten e Gjykimit) sepse te mungon besimi, feja e drejt...adhurimi i Krijuesit tend...Ndersa te jesh muslimane i mire ti automatikisht do jesh edhe kombetar i mire kujdo kombi qe ti takosh sepse feja te nxit ne vepra te drejta e ne ket veper hyn edhe atdhedashuria dhe gaditshmeira per te sakrifikuar edhe jeten per kombin. Edhe nese i takon ndonje kombi te perbuzur feja te ben te jetosh ne rahati edhe ne ket bot por rehatin do te gjesh dhe ne boten e amshuar.. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Thu Mar 20, 2008 12:34 am | |
| Po behet nje krahasim ndermjet dy gjerave jo te ndryshme, por qe nuk kan asgje te perbashket, te pakten keshtu mendoj. Keshtu qe nese me lejon kosovarja do te ja beja nje pytje: Si te erdhi ne mendje kjo tem, pse po i krahason keto dy gjera? | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Thu Mar 20, 2008 12:55 am | |
| - guximi shkruajti:
- Po behet nje krahasim ndermjet dy gjerave jo te ndryshme, por qe nuk kan asgje te perbashket, te pakten keshtu mendoj. Keshtu qe nese me lejon kosovarja do te ja beja nje pytje: Si te erdhi ne mendje kjo tem, pse po i krahason keto dy gjera?
Pasi qe nuk kane asgje te perbashket andaj te i bejm krahasimet tek mendimet e anetareve se ciles i japin me shume perparsi.....Kjo eshte arsyeja e hapjes se kesaj teme,dhe thjesht debat.. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Fri Mar 21, 2008 2:40 am | |
| Ndersa te jesh muslimane i mire ti automatikisht do jesh edhe kombetar i mire kujdo kombi qe ti takosh sepse feja te nxit ne vepra te drejta e ne ket veper hyn edhe atdhedashuria dhe gaditshmeira per te sakrifikuar edhe jeten per kombin.
Kosovarja;
Ndersa te jeshe nje Shqiptar, Katolik,Ortodoks, i mire, do te thote nuk je kombetar i mire.? | |
| | | Ballistet Fillestar/e
Numri i postimeve : 10 Vendi : VJENE Austri Registration date : 14/03/2008
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Fri Mar 21, 2008 4:33 am | |
| Feja ne teorite e njohura dhe relevante boterore eshte mjet apo instrument i cili gjate jetes individi duhet perkushtuar regullave te caktuara. Kombi eshte:vlerat e ndryshme dhe e kaluara qe secili individ identifikohet dhe te njejten e mbron deri ne extremisem me dashuri te papershkruar. Sidpqofte per ne shqiptaret eshte thene sa here: FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA
| |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? Fri Mar 21, 2008 6:46 pm | |
| - Ani shkruajti:
- E_Bukura
Pse futesh ne nje debat ku nuk ja ke haberin dhe vetem tregon injorance. Dmth mbase nuk je injorante, por tenton drejt kesaj. Sipas statistikave te vitit 2005 ne Maqedoni nuk rezulton asnje familje shqiptare ortodokse dhe kjo vlen per te gjithe vendet ne Maqedoni, por mora si shembull Mavroven se eshte vendi me i bukur ne Iliride(Maqedoni) dhe prane qytetit tim. Ani, mos ishe duke shkruar per ndonje fantazi tuajen, apo per ndonje ishull te pazbuluar, ne menyre qe mos te kem dijeni (sepse haberi-lajmin=turqishte). Ishe duke folur per dicka te zakonshme, s'kam si mos te rri e heshtur, dhe me e keqja tek ju eshte se mundoheni ti ekzagjeroni gjerat me te vetmin qellim, qe gjerat te dalin ne favorin tuaj. Kombi apo Feja? Shiko dhe lexo me poshte! Apo, tipat sikur ti, te cilet fatmirsishte nuk jane shume, do ta ndryshojne kete dhe ne vend te Kombit, do te thoni Fe, ne vend te Shekspirit, do te thoni Muhamed, ne vend qe ta kerkoni penen e Shekspirit, do te kerkoni qe permes Kur'anit te pershkruani ate qe ka perjetuar populli shqiptar ( nuk mundesh) sepse populli shqiptar ka jetuar para 622-es, apo? Ne fund, ne vend se t'i thirrni vetes vetem nje emer: Shqiptar. Pa ngurruar aspak, i thirrni vetes si: Musliman-Turqeli-Arab.... Uroj qe te dilni ti e shume te tjere, nga kjo shpelle e cila nuk po u lejon ta shihni diellin e vertete... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Feja apo Kombi.? | |
| |
| | | | Feja apo Kombi.? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |