Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: "DITËT E ZOGUT TË ZI" poemth mitik nga Kristaq F. Shabani Thu Feb 01, 2024 8:38 pm | |
| POETIKA MITIKE... Kristaq F. Shabani ALBANIA
Miti aktron në akt” BLOZE”
"DITËT E ZOGUT TË ZI"
Poemth mitik
28 janar, në mbrëmje ogurzezë... 1. Sinoptika në kulm “soli”: Ngricë, akull në fuqi të gjashtë, Stalagtitet dhe stalagmitet ulur në fron skeptri akulli ... trushpëlarë ...
2 Pendëbardhi u dridhka nga temperamenti dimëror “Janar” , Eleganti zog i shpërfillur, s’e përmban dot veten nga dridhjet makabre , kuisur si kone... Një strofkë kërkon me sybukurin , teksa në kor pushton hapësirën klithma e zogjve ... Ku të mbrohet nga të ftohtit e ashpër të Kryedimrit në lebetitje “akullnore” ?! ... Dikush në qoshengrohtën harliset me flautin, Një tjetër shkrep të qeshurën me rënie violine... Një çift i "marruar” nga dashuria Në prezencë e për inat të akullit puthet... duke ofshuar : "Plas... Ne, për inat tënd, do të puthemi e do të pasputhemi... Plas!" Çfarë kontrasti të pëlqyer nga Qiejt...
3 Në sytë e tij dhimbje -lot zogu, në shpirtin e tij -zog dridhje për frikim të mosekzistencës... Pak më tutje, një kortezh përcjell dhimbjen e trullosur... Ç’fat i keq pllakosur, në këtë dramë- ngricë, ku po ngrihet perdja e akullt për nisjen e skenës së parë të aktit triditësh: “NGRICË-AKULL” “AKULL - NGRICË me personazhe tipikë dimri” dhe me regjisor tromaksës të planetit mental ... Konturohet " qyteti" i akulltë, si i zbritur nga Antarktida ...
4. Lufta ekzistenciale nis rrjedhojën, Kërkon të ruajë bardhësinë, lezetshmërinë , kryebukurinë, në kalvarin e projektuar nga Dimërimi... Sa e vështirë qenka të ruhet ekzistencialja e të mos transformohet në mosekzistencë... Të mbetet në të përpjetë, i shtrirë përtokas kujtimi....- 6...
5. Eh , Janus, e nunëzove me emrin tënd “Janarin”... O Janus, rojtar i Dyerve , Pragjeve, Portave, brohërimëpritëse, fillesë simbolike e çdo formë kalimi! Janus "Dyfytyrësh", një rast epokal për njerëzimin, (Na e mbolle dyzimin në këtë rokopujë lindjeje pazakontësie).... O Janus, perëndia e kalimit dhe e fillimeve, Pajisur me një aftësi të veçantë vizuale: Shikim dykahësh: para dhe prapa, kjo e rrjedhuar nga gjendja “dyfytyrëshe”. Një paraqitje e tillë befasuese krijesë e një mundësi potenciale: zotërim elegant njohurish për të kaluarën "e paikur", aftësi vitale parashikuese, dritë tërësisht jeshile profetike në parashikim të së ardhmes "fetus" kohe . ( Bjeri , asaj trompare, me sa fuqi ke , Të shpërngulen retë e hardisura të nxitura nga zegali Dhe qielli ta ndjejë veten QIELL... Dhe njeriu ta ndjejë aromatikën e ndenjës së ringjalljes , për të shporrur gargalitësit me parallakët... Përmastive drejt qiellit një kurorë gjigante arre... Në" ombrellën" e saj haptronditësit e valleve...
6. Janusi kundron Pendëbardhin elegant, parashikon stacionimin e tij, ndjek itinerarin rrugëtues shpëtues : Papritmas, një oxhak, teksa nxjerr tym nga të dy bulçitë, instikti e drejton tek ai ballazi ,... Pendëbardhi pa bëzajt hyn triumfator brenda në oxhak, strehë “Bloza”... Ndjen ngrohtësinë në deje zogu, Asqë do t’ia dijë për praninë e blozës, kurrsesi... Vetëm shpëtim nga e keqja e madhe e mosjetimit... , paçka ajër i bloztë.
7. Kishte Pendëbardhi ëndrrashumë, t’i zbardhonte edhe më pendët e bardha ..., t’i kthente në pendëarta!
8. Ngrica, akulli , të ftohtit merreshin vesh me fjalorin e tyre të përbashkësisë: Grupime tingujsh stuhish... Pendëbardhi mbyllte sytë i tejngrohur, s’donte t’ia dinte më për aktin: “NGRICË- AKULL, AKULL-NGRICË..." në Amfiteatrin e Rrojsisë...
9. ... Dhe në ditën e tretë Aktit dramatik i ra sipari... Pendëbardhi e nuhat ndryshimin... Erdhi çasti fatlum i daljes nga oxhaku: Priste Pendëbardhi të dilte ashtu, sikundërse kishte qenë , Por, çudia u ul këmbëkryq: Pendëbardhi në tri ditë, i shndërruar në Pendëzi... Betejën për ekzistencë e kishte fituar, Por, humbur bardhësinë ... Kryekëput dridhet një lulkë manushaqeje...
10. Ah, bloza në tri ditë arriti të ngjyrosë me ngjyrën e saj pikë të zezë pendët e bardha , (gjendjen e sinqertë), të cilat, sapo dolën në ajri, nisën të këndojnë këngën e fluturimit të zogut pendëzi!.... " Si ishe e si je?!" Ç'të ishte kjo Tromaksirë?!
11. Tri ditë në “Perandorinë e Blozës”, Tri ditë të pas njëzet e tetës së Janarit, të konsideruara ditëfundmet e tij, hodhën vulën e zgjatjes dhe tri ditë të Janarit zgjataruk... Bardhë-zezë- bardhit... Tri ditë të quajtura “DITËT E ZOGUT TË ZI”. Dhe qysh atëherë, s’ka ndryshuar asgjë, kurrsesi!... Mos ngatërrestojmë ngjyrimet?!
12 Vetëm, qysh atëhere, shprehet kaladibrançe miti: "Janari u rrit në tri ditë... Sot ishte 29, Ditë e parë e Zogut të Zi ! Nesër 30, Dita e dytë e Zogut të ZI! Pasnesër 31, Dita e tretë e Zogut të Zi... Trumba zogj të zinj do të dalin pasnesër nga oxhaqet ... Kujtohuni , mos harroni të kundroni mitin, Legjendën e Zogut të Bardhë shndërruar në Zog të Zi...
*** Janë tri ditët e Blozës , ... Kujdes, o njerëz, se Bloza qenkërka e parashikueshme: Të tualetizon me ngjyrim të Zi... Dhe qenkërka “brenda” në shtëpi! Ah , o PENDËBARDHË, I shndërruar sot në PENDËZI!... Janusi strehuar në fabul...
28 Janar 2023 Marrë nga vëllimi poetik i autorit “AKTI MANIFESTUES I QENIES” 2023 | |
|