Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Poezi nga poetja Majlinda Shabani (Aleksandra) Sun May 21, 2023 6:15 pm | |
| ***
Me valixhen e jetës në dorë, si një prej syresh, përjetimtarët e nocioneve të kundërta, të largëta, të ndryshme, përhumbës deri në vetëdije aktive, mbi rrahjet e ndërgjegjjes së qetë, në mes hapash të ndjekura, të ikura, të ardhura, shije ëmbël apo hidhur, thartë apo kripur.... (Sipari i shijes....)
**** Nëpër kufij të rrjedhshëm antitezash, nëpër kulme të stinëve, në mes të frymëmarrjeve, mbi zgjime të diellta apo gri, midis rrugëtimesh përplasur nga çastet e hedhura, zgjedhjet e kapura si mundësi apo probabilitet, mbi rastësi apo planifikime të stisura, zgjidhjet nëpër ujëra të rrëmbyera, midis gjendjesh, apo ecjesh mbi eter,.... nëpër brigje të njohura nëpër shtigje të papritura, vijëzuar refleksionet mbi "gërvishtjet" e thellësishme të lëkurës së kohës...!
( Germa "i" mbi horizont, dielli në agoni...)
*** Koha i lëvizi të gjitha thelbet e kapura nëpër receptorët e ndjesive, në përshkim venash, nyjesh limfatike, në fushën e vetë gravitacionale....
Këndet e miqësive tjetërsuar, të vërtetat i "poqën" frytet çdo vit mbi damarët e kohës...!
Këndet e dashurive u ngushtuan deri në 0 gradë.., Germa "i" fanitur, si emblemë mbi qenien, çelur kryefjalë mbi ekzistencat e disa prej syresh...! Sa zgjat kjo "prezencë" me afat të përcaktuar, e bukur në dukje, "therrëse" e pikante në zhdukje...!
Muzgu afron, pas shpinës së një perëndimi flakërues...!
Kush e pyet dhe sot shitësin e fruta-perimeve: "I nderuar, sa kushton një matës pulsi për germën "i"?
Edhe jetës iu rendën çastet e shpejta, nga koleksionistët e germës "i".... Trend rritës apo fenomen bashkëkohor...?! (Tragjedi-komedia po luhet mbi kurriz të saj...)
Rreshur mbi lutje dhe shpresë: "Gërma "i" mos të prodhojë deri në pafundësinë e të qenurit vetëm interes apo kriza të forta drite në shpirt, në mendjen, në boshtin e të ekzistuarit, në disa prej syresh...!"
@20.05.2023 | |
|