Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty
MesazhTitulli: RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama   RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama EmptyTue Feb 01, 2011 11:07 pm

RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL


… Poezia duhet të shihet si një këngë, ku çdo fjalë duhet të lëshojë dhe të rrezatojë ndjenjë, ndaj dhe shumë poezi Majlinda Ramës janë “këngë “poetike me profil vetiak ndezës dhe shkrepëtitës…

FOKUSUAR
Majlinda Rama, ANËTARE E W.P.S, një emër i njohur dhe me perspektivë letrare në Letërsinë shqipe
N/Kryetare Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Albania
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama   RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama EmptyTue Feb 01, 2011 11:08 pm

1.
Dallesa midis krijuesve të mirëfilltë dhe atyre më me pak talent vjen gjithmonë duke u përshfaqur me dinamikë. Të talentuarit ndihen, preken, kur lexon kreaturën e tyre ndien ngrohtësi, mendimin e spikatur, prezencën thelbësore të tyre…. A mund të mos impulsosh dhe të mos nxitësh një talent me të ardhme? Kjo është praktika reale, e cila ndryshon nga praktikat e meskinitetit dhe e lënies mënjanë të talenteve, në hije, me qëllim të vetëm që të mos shtohen talentet reale dhe të “bier” talenti i madh, i disave, të cilët e quajnë veten të “pushtetshëm “, “patriarkë”, “panteonistë” dhe gjithmonë kërkojnë që portretet e tyre të jenë të parët… Këto veprime nihile nuk janë në “modën” e Pegasi”-t. Talentet, pasuria e tyre kreaturiale, shpesh herë është shfrytëzuar nga ata, që sot “shquhen” për veprat e tyre të nxjerra në qarkullin, që kanë vjelur në “vjeshtë” frytet nga pema poetike e të tjerëve…
Mendësia tjetër është që talentet duhen përkrahur dhe kjo bëhet për të mirë dhe në të mirë të letërsisë shqiptare, për ecurinë e mëtejshme të saj…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama   RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama EmptyTue Feb 01, 2011 11:08 pm

2.
Një nga talentet, e cila duhet të fokusohet dhe të diskutohet për ecurinë e saj shkrimore është, pa dyshim, poetja tepelenase Majlinda Rama. Fatbardhësisht ajo sot është e pjekur, dinamike, një krijuese tashmë e profilizuar në artin krijues. Për të është bërë vetëm një cekje… Është detyra jonë që të evidentojmë ecuritë dhe diagramën poetike të kësaj krijuese të talentuar.
Pa e tepëruar është një nga poetet, që do ta kishin zili dhe trevat e tjera të Shqipërisë.
Fortësia e Majlinda Ramës qëndron te aftësia e kapjes së tematikës plot larmitet, te dalja me beftësi, dhe kjo është bukuria e figurimeve poetike, të cilat të bëjnë të ndalesh në këto lulesa , te koinciziteti i vargut, larg frazave të tepërta dhe rrëfimtare dhe përdorimit të shpjegimeve, që krijojnë dobësi poetike,… Poezia duhet të shihet si një këngë, ku çdo fjalë duhet të lëshojë dhe të rrezatojë ndjenjë, të shpërthejë lulesa, ndaj dhe shumë poezi të saj janë këngë poetike me profil vetiak ndezës dhe shkrepëtitës…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama   RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama EmptyTue Feb 01, 2011 11:20 pm

3.
Në poezi beftësia apo e papritura poetike është një force ”mitike”, që të mbërthen me arkitekturën e saj të ndriçuar. Unë poezinë e konsideroj si një shtëpizë me prezencë perëndore, qiellore dhe tokësore me shkëlqim marrarendës ngjyrimesh, me efekte dhe afekte njerëzore zjarrmore, impulsive, nxitëse dhe brenda kësaj arkitekture pasionatët e poezisë ndiejnë një “orbitë” tjerër që lëviz rrotullueshëm ndaj një shpirti kërkues i ndryshesës dhe i ecurisë, në korsi zhvillimore progresiste…. Një shpirt i madh , i cili kërkon nëpërmjet gjallimit vetiak , gjallimin edhe të të tjerëve. Kjo është një përflakje dinamike ndëzëse dhe frymëzuese…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama   RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama EmptyTue Feb 01, 2011 11:29 pm

POEZI NGA MAJLINDA RAMA

Jeta s’është lojë

Më kujtohet kur gurët stisja si bebe,
kur vrapoja që manaferrat
t’i bëja buzëkuq,
kurorë të vija ca degëza ulliri e,
në mungesë,
e thurja me luledele.
Me mall i kujtoj ato ditë,
kur djemve s’u hapja udhë në futboll
e si burrë doja të sillesha vërdallë,
kur shtrija me pëllëmbë balluket mbi ballë,
veshur me këmishën me vija të tim eti,
që më vinte gjer poshtë gjurit,
palë - palë.
Sa e sa profesione kam ndërruar e shijuar!
Kisha lodra që,
për çudi,
s’ishin aspak të djallëzuara,
liqenet, dritëhënën, yjet…
Kisha çdo gjë…
Sa vite u bënë që e vogël s’jam më?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama   RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama EmptyTue Feb 01, 2011 11:29 pm

Një poezi, që ka beftësinë e rrëfenjës poetike, që, nëpërmjet një zanafille “e vogël”, tjerrëson fenomenin me një gamë ndenjësore, ku aktrojnë ngjasi pikante të retrospektivës fëminore, ku bota jepet me prezencë mendimore, me kuadratura të hapura klimatike dhe relievore, me penelatë fantazie, me “kurthim gjinor”... Nëpërmjet proceseve volitive dhe aftësisë rritëse jepen cilësi të një feminiliteti , ku kryefjalon “pazazhit” lirik dhe e gjithë kjo “panoramë “poetike e rikthimit ka mbyllesë një pyetësi retorike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama   RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama EmptyTue Feb 01, 2011 11:30 pm

Qyteti im

Si akrep i ngecur ore -
- qyteti im.
Me sytë e thinjur
kërkon shpëtim.
Teh i ndryshkur, mbetesh pa lëvizur,
fllad, erë, shkulm Tepelene,
që si silueta më shfaqen rrugës sime.
Braktisur kjo pranverë tek ti.
Pse qan?
Ke dhimbje?
Plagë të pashëruara?
Qyteti im!
Pikëlluar në çdo qelizë
nga grahma acari
Që të gërryejnë e të rrudhin mushkëritë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama   RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama EmptyTue Feb 01, 2011 11:31 pm

Një qendrim aktiv i përligjur për një vendlindje, të cilin poetja e këndvështron brenda vetes të konturuar shpirtërisht këtë qytet, që meriton më shumë përkujdesje, vëmëndje , që ende plagon në konturin e tij kështjellor dhe të mishtë për gjallimin historik. Dy plane të shkrirëzuara në një plan...

Në spital

Si degë e kërrusur dhimbjeje
Varur mbi tim bir,
që pafajësisht më buzëqesh.
A thua është mirë?
Më trembin të bardhat bluza,
teksa djalit i kërkojnë
edhe venat më të holla…
Dikur i bëja qindra injektime
kukullës sime…
Penduar jam sot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama   RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama EmptyTue Feb 01, 2011 11:31 pm

Nëpërmjet një ”fabulizmi” bardhor, elegant dhe krahasimit të qenies gjallore me atë ”kukllore”, që vetëm bukurimin kanë ngjasim, Majlinda kontraston një element ”gjiprëmimin-injektues ” të kukllës dhe gjilpërimin- injektues të krijesës së saj dhe pendimi për aktin ” e qindra hedhjes së gjilpërës” dikur, e përjeton tashmë lotueshëm... Është një gjetje e bukur, e cila pozicionon kohë-trajtë, qenie- lodër- dhimbje- shpirt...
Dhe bie pendimi nënor, i cili fajëson vogëlushen e dikurshme të lojës dhe të posedimit kukull.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama   RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama EmptyTue Feb 01, 2011 11:32 pm


Jepi jetë jetës

Copa eshtre të skeletosura
vërtiten rreth fytyrës sate hierore.
Ti hesht…
Me ty heshtin dhe gjethet.

Më lësho

Trupi i fjalës sate i deformuar
portretizohet vështrimeve të mia…
Së largu dëgjoj klithmat e Sizifit…

Ti humbesh kujtesës

Jam një pikëz shi
Që ravijëzon xhamit
Dhe vret heshtjen që bredh syve të tu.
Jam një ëndërr vetmitare
Që zapton shpirtra
E tremb errësira ndjenjash.
Jam një rrjedhë lumi
Që ushqej jetë
Dhe shkatërroj shtirje dashurish.
…Ishe…
Sonte
marr peng
vetëm hijen tënde…


Duhet theksuar se lirizmi i moderuar shprehet në strukturën e poezive të më lartme, të cilat “plasdarmojnë” me mënyrën e tyre në hapësira shpirti, baticojnë dhe zbaticojnë… Një ardhje dallgëzuese dhe një ikje dallgëzuese… Metamorfim, krahasim dhe një mesazh për lëvizje në kahjen e duhur, ku aktrojnë mendimi, sytë, shiu, heshtja, deformimi i fjalës, rrjedhje jetësore, frikim errësirash, klithma sifiziane…


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama   RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama EmptyTue Feb 01, 2011 11:32 pm

Rendje për vetënjohje
(Pasqyrë e thyer)

Natyrat – rrudha lakuriqe,
ti – flokë livadhesh kreh,
përtej teje dëgjohen thirrje.
Pasmesnate.
Kuaj me flatra brenda
ujit të thyer,
mes zemërimit të ëndrrës
me urrejtjen e zgjimit -
- ti ecën,
edhe pse të trembin.
Lutje të bardha.
Qiejt t’i vodhën në petale
të thërrmuara, si tym vranësie…
Ti ecje.
Mjaftoheshe me atë ishull,
ndërtuar vite më parë.
Ishull i lashtë,
rrethuar me akuj vetëtimash,
me gënjeshtra qesharake…
Vazhdo të rendësh,
edhe pse është hidhur.
Ti, pikëllimtar
në mozaikët e ajrit.

Kjo poezi- dafinore, e menduar mirë ka të drejtën e një poezie skeptër, e cila shquhet për “sfilimin” disakahësh, konturin poetik magjepsës dhe ka një begati zbërthesë të individes, personalitetit në lëvizje dhe inspirues. Një krijim tepër origjinal i vizuar ndjenjësisht, i latuar e gdhendur, ku me koincizitet jepet një botë shumë dimensionale. Figurimi është i gjetur dhe ka një parukim poetik mbresëlënës….

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama   RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama EmptyTue Feb 01, 2011 11:33 pm

Kohë e pakohë

M’i hëngrën sytë këpucët e Lulit të vocërr,
ma therën zemrën.
Amebë u bëra një çast -
- i zura pusinë një tsunami.
Në dekada m’u trishtuan beharet e brishta,
mbi gërxhe lëmzake,
kur dy bletë më pickuan
shirave të ndezura…
Dritëmëngjeseve u miqësova me beduinët…


Shpërbërë

Më përndoqën klithmime llahtari
- u tremba;
mosgjëja më gllabëroi
pafundpritjet e ngushëllimta
- ika.
Si gjerdan diamantesh shpërbërja
- vdiqa.

Nën grahmat e vuajtjes

Pole prej ajri,
fletëz prej uji,
hone të mishta
dridhen mbi flakën e zbehtë të qiririt.
Farë e verdhë vjeshte mbin kudo.
Në rrjedhën e lumit,
turbulluar nga shirat,
lundrojnë e lahen
tradhtirat antike…

Plagë e pashëruar

Nga Mali i Urrejtjes
gjarpërime rrufesh përpinin
hapat e lodhura të ditëve.

Si flakë të zbehura brezash.
Zbehen netët
në zbrazëti të panumërta.
Lejleku i parë
e braktisi
çerdhen…

Prindërve të mi

Malle lashtësie bluaj në mullirin
e ëndrrave të mia.
Stërkala dashurie të paformëta,
por të fuqishme,
postoj për te shtëpiza ime.
Aty jeni ju.
Aty më prisni krahëhapur e
me heshta malli godisni largësinë.
Të dua, baba!
Të dua, nënë!
Më mungon përkëdhelja juaj
që s’kam arritur ta marr kurrë…
…Jam bërë nënë.
E dini?
Me fëmijët e mi vij ju takoj mbrëmjeve,
përpara jush ulem e falem.
Tani ju kuptoj…
Dashuri nënë!
Dhimbje prindi!

Ndajnate

Trojë e djegur,
këngë e gjallë Ilioni!
Turren drejt teje
si venduza oktapodësh,
indogjenë të pangjyrë.
Si të jem shtyllë harrese,
rrjedh fytyra prej lëndine e,
sërish mbetem
në parmak të pikut të natës.
Shtergu,
në zgjim të ditës,
në ëndrra të tejdukshme
më çon.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama   RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama EmptyTue Feb 01, 2011 11:33 pm

Metempsikozë

Këta muaj viti
si tespihe të varura në pè:
të verdha, të kuqe, fildishi;
lëng balte, nektar vjeshte,
kollë e thatë dimri.

Trazohen me perëndimin e erës.
Si kupa e Ganimedit,
perëndisht,
i rrëkëllejmë e s’dehemi.

Ndjenja të mekura

Tragë harrakate mërmërimash -
- gjëmimtare luajnë hipokrizisë së vet
e përdhunshëm cungin duart e diellit.
Gjuhë të flakta,
rrënime…
Arkivoj pakohësisë
këmbë gjatuce ajsbergu.
Trupi yt…
manastir i braktisur.

Poetika e Majlinda Ramës është një poetikë, që u hap syrin krijuesve të tjerë, jo vetëm për ato, që paratheksuam më lart, por edhe për fjalësin e përdorur, për guximtarinë poetike, për bolllëkun kualitativ të mjeteve stilistike, për “ekonomizim” poetik në pasqyrim të shpirtërores, për krijimin e dualitetit të bukur dhe shprehës mes protagonistëve jetësorë. Me të drejtë ajo është motivuar dhe si një poete e një lirike moderne, në modë sot, por me një arritje të maturuar, që, pa dyshesë, nesër do të lartësohet më tej dhe do të ngjisë shkallina… Këtë stil vetiak , këtë frymëmarrje e ka përcjellë dhe e ka ravijëzuar thekshëm edhe te proza e saj, e cila ka tonalitet poetik… dhe është shpresë…


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama   RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama EmptyTue Feb 01, 2011 11:34 pm

JETËSHKRIM:

Majlinda Rama (Nana) ka lindur në Tepelenë, më 27 maj 1980. Në vendlindje ka marrë dhe mësimet e para e ato të mesme. Më pas, gjatë viteve 1998 - 2002, ka kryer studimet e larta për letërsi dhe gjuhë shqipe, ndërsa aktualisht vijon studimet në fakultetin e dytë, në degën “Marrëdhënie Ndërkombëtare”. Ka punuar si aministratore e shërbimit social dhe mësuese e letërsisë. Prej disa vitesh jep kontributin e vet në mediat pamore dhe ato të shkruara. Aktualisht, gëzon funksionin e kryeredaktores në TV Rajonal “Apollon” në Fier dhe gazetare e gazetës “Panorama”. Ka botuar vëllimet poetike: “Merrma lotin peng” dhe “Hënë e qiellit tim” dhe sprovën në prozë “…por gjyqi vazhdon…”. Ka në proces romanin “Jasmina”. Është përfshirë në Antologjinë Poetike “KORSI E HAPUR” Autorë të Pegasit dhe nga vendi e Bota, botim i vitit 2008.
Majlinda është NçKryetare e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA, anëtare e W.P.S.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama   RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama EmptyTue Feb 01, 2011 11:34 pm

MENDIME PËR KREATURËN E POETES MAJLINDA RAMA…

“Me paraqitjen e Majlinda Ramës në skenën letrare, poezia shqipe u pasurua me lirika të një identiteti të ri në të shprehurit e radhitjes së emocioneve e tablove në to.

…vepra poetike e Majlinda Ramës është klithmë lirizmi e një intelektualeje dhe asesi elitizëm, edhe pse ndoshta aty - këtu gjejmë tendenca të tilla që vijnë në plan të parë nga kultura e gjerë që ka poetesha…

Vend të posaçëm në poezinë e Ramës zënë figurat mitologjike, me të cilat ajo krijon vargun e saj karakteristik të cunguar nga foljet, në vend të së cilave flet simbolika si element narrativ shpirtëror”.
R. M. LAÇI.



“Një ansambël i vërtetë metaforash”.
Lumo KOLLESHI, për vëllimin “Hënë e qiellit tim”


“Një prozë poetike e mirëfilltë që të kujton, për nga eleganca e për nga rrjedhshmëria, "Zgalemin" e Maksim Gorkit. Por, mbi të gjitha, kemi të bëjmë me një pastërti e pasuri të gjuhës, me një shqipe të rrallëhasur në krijimtarinë e dhjetëvjetëshave të fundit”

Kopi KYÇYKU për librin në prozë “...por gjyqi vazhdon…”


“Një prozë-poezi, do të më lejonit ta quaja krijimin tuaj me një shtrirje dramatike të shpirtit në natyrë. …Manierat postmoderniste kanë krijuar një tablo interesante dhe të sjellin një drithërimë të pakuptueshme, të befasishme”
Mihallaq QILLERI për prozën “… por gjyqi vazhdon …”

“Ti je poete e avangardës së viteve 2000 në poezinë shqipe e më pas ballkanike. Brenda poezisë, sot shoh një tragjizëm të hershëm me rrënjët tek tragjikët grekë, shoh dhimbjen (ekzistenciale), gjej atë që fshihet pas metaforave të tua të rralla, dëgjoj si dhe ti kur nuk shoh dot e ma hap poezia jote … Kam nënvizuar ndoshta një duzinë poezish që, po të mundja, do t’ia servirja lexuesit dhe elitës amerikane, sidomos për t’ju thënë se poezi të madhe bëjnë edhe popuj të vegjël, më të vegjël se një provincë. Në Shqipëri, Kadare s’ka për të mbetur i vetëm. Syno për te proza e madhe e shekullit të Kafkës dhe Buzzatit”.

Maku PONE, shkrimtar



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama   RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL    poetja Majlinda Rama Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» “RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL” Vassiliki Kalahani
» Poetja ENRIETA SINA Rrugëtim Pegasi Interancional
» Poezi nga poetja Majlinda Shabani (Aleksandra)
» PEGASI NR. 55 RRUGETIM PROFIL PETRO DUDI
» Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: