Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Stilistika e Lirisë" e poetes Majlinda Shabani ( Aleksandra

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Stilistika e Lirisë" e poetes Majlinda Shabani ( Aleksandra Empty
MesazhTitulli: "Stilistika e Lirisë" e poetes Majlinda Shabani ( Aleksandra   "Stilistika e Lirisë" e poetes Majlinda Shabani ( Aleksandra EmptySun Mar 20, 2016 5:43 pm


“Trajtë dhe dimension në lirizmin e shpirtit”
Recensë për librin "Stilistika e Lirisë" të poetes Majlinda Shabani ( Aleksandra).
Nga Bashkim ABAZI, studiues dhe shkrimtar, filozof
Brenda formave ekzistenciale gjuhësore, mozaiku dhe ikona e poezisë rendin burimore drejt etjes së panjohur të lirisë së shpirtit. Më besoni, të nderuar këtu në sallë, kështu mendova, pasi e përfundova librin e Majlindës. E kam të vështirë me poezinë dhe ngatërrestare mbetet filozofia. Midis "një gjë"-je dhe "gjithçka"-je, endet magjia e mendimit dhe meditimit. Ka gjëra, të cilat i vlejnë një çasti, një periudhe, por ka vlera, që u rezistojnë kohërave. Vargu poetik i Majlinda Shabanit është i tillë. Ajo ka ngurtësuar kohën me të gjithë ngjyrat e saj, duke i dhënë gjuhës, kulturës dhe shoqërisë një etyd lirik dhe pedagogjik për jetën.
E ngjashme me një shekspiriane, ajo i ka prezantuar me kurajë risi të formave dhe strukturave gramatikore, duke përcjellë te lexuesi fjalë dhe numerologji të reja; në kundërshti me rregullin dhe në përputhje me dramën dhe tragjikomiken e të përditëshmes, ka dhënë kontribut të prekshëm në standartizimin e drejtshkrimit dhe gramatikës së gjuhës së pasur shqipe. Në veprën "Stilistika e Lirisë", autorja Majlinda (Aleksandra) kapërcen përtej gjuhës dhe vetvetes. Fjalët, subjektet, personazhet dhe trillet e shpirtit të saj të frymëzojnë dhe të mërmërisin lehtësisht në brendësi dhe ekstreme lirie. E ngjashme me Kate Tempest tek vepra "Shekspiri im", Majlinda Shabani lodron midis një realiteti të tjerrur butësisht dhe e rrok të padukshmen dhe të përjetshmen në çdo çast të vetmuar, në çdo fjalë të përshpëritur xhelozie, në çdo shpirt nanuritës, që nuk gjen prehje në marrëzi dashurie për qenien dhe mosqenien, ekzistencën dhe jo ekzistencën, për idealen dhe materialen, për gjithçka qiellore dhe Universale.
Sinqerisht, gjatë leximit jam ndjerë i dyzuar, i tradhtuar, i mikluar dhe i lumtur. Dimensionet e vargut poetik të Aleksandrës janë të shumta. Më lejoni, në një model modest dhe të pritshëm të rradhis:
Majlinda Shabani prezanton profil të kompletuar në formimin e saj krijues. Pa e tepëruar, do ta konsideroja një profil euridit, të stratifikuar - pas ndjenjës dhe kuptimit të dukurive dhe fenomeneve përtej tokësores dhe qiellores në një kolanë me njohuri shkencore dhe multidisiplinare. Kjo prurje e moshës dhe e maturimit të saj intelektual i ka shpalosur bindshëm kapacitetin e saj edukues një tendencë mikluese dhe egoizmi klasik; vargjet e prodhuara jo vetëm tek "Stilistika e Lirisë" të imponojnë dëshirën për më tej në përmirësimin etik dhe estetik të gjuhës poetike dhe të rrisin besueshmërinë selektive dhe krahasuese të dijes.
Trajta emocionale, meditative dhe krijuese e vargut të Majlndës (Aleksandrës) e ruan deri në fund ndikimin e saj të qëndrueshëm, herë — herë të rreptë, urdhërues dhe herë — herë të zbutur, dinak, joshës. Shprehjet dhe fjalët "...më zhvish, prekëm, kundro, puthmë, mos u ndal... apo trajtat dëshirore "...ah, eh, si dua të vdes sërish..." i kapërcejnë pritjet lakuriqe, lodhjet përbetuese dhe frymëmarrjet me shushurima dashurie dhe rendin te vorbullat e eres së shpirtit të saj lirik.
Si një talent krijues, autorja endet e zbavitur në fushat e pashkelura e të fshehura të shpirtit poetik. Eshtë i dukshëm dimensioni frymëzues i gjithë kolanës poetike të Majlindës(Aleksandrës). Telajot e dashurisë, misticizmi numerologjik, dashuria e madhe për trendin gjuhësor, tkurrjet dhe shfrimet ndaj tragjedive të mëdha të një kohe të largët dhe afërt historike...dhe jo vetëm këto...por edhe prezantimet shkencore apo përjetime të një rregullimi tërësor të energjisë shpirtërore me dritën, errësirën, mjegullën, enigmën e pashkruar, çastin e pathënë...mbushin kullën e shpirtit.
"...brenda ekuacionit të një pike/me pikën më të ëmbël të puthem/me giurmën e saj kërkoj të dehem/ta bashkoj me veten atë prekje ta vendos, si një unazë në shpirt, Asaj pikës sime të lumturisë..." fq.8
Një imagjinatë riprodhuese dhe e pakufizuar, një instikt i brendshëm krijues për jetën dhe njeriun, mjedisin dhe botën shtazore, elementët astrologjik dhe të kozmosit ...dhe mjaft të tjera...të fusin në një botë përfshirëse dashurie, të ngjashme dhe të dallueshme me të gjitha kohërat e njerëzores. Autorja, në një panoramikë dancimi lirik i ka renditur distancës së jetës dhe vdekjes njëzet e nëntë etiketa engjëllore, magjike, pa kufij dhe kohë, me ngjyra, endërrimtare, planetare, eklipsore, misterioze, humnerë...lumturi etj, duke e quajtur atë jeta dhe vdekja ime.
Nuk jam ekspert i analizës kritike të prozës. Arkivi i pamasë poetik ruan, ngjason dhe dallon tipologji të diferencuara. Në rastin e poetes Majlinda Shabani do të shfaqem modest dhe i paqëm me vijueshmërinë e lekturës leksikologjike, psikologjike dhe numerologjike.
"...si një presje e shtangur, e rrokullis veten time në numërim/ një pikë, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë pika...Pafund pika…/Përmalluar shikimin/ ta thelloj brenda pikave.../ I pres prej qiellit/prej botës tjetër t'i shkëput/ në kërcimin tim jetësor!...". Fq.7
Jashtë formës, që për mua është jo e rëndësishme , dhe brenda thelbit, në kuptimin e përmbajtjes dhe jo të lëndës, autorja i rreket informacionit sintetik - shkencor, me bazë ligjësitë e disiplinave ngjizëse me magjinë e numrave, të simboleve, ngjyrave dhe konvencioneve të fjalës.
" ...E kuqe në kornizë, Femër e bardhë në natyrë,/ Fëmijë/ e gjelbër në qelizat e frymëmarrjeve transparente,/ Mashkull/e zezë në të bukurën e mundshme,/ moshë e artë në rininë e përjetëshme...". Fq.85
Ikona e Universit dhe e Qiellit i jepet lexuesit në kapërcim gjigand nga një kohë e pafjetur, e pajetuar në një ndërvarësi shpirti me gjysmëbotën. Djallëzisht, poetja e fsheh pjesën tjetër për ta kalëruar të purpurtë në pentagrame dashurie dhe simbioza antropoIogjike, mjedisore dhe jetësore.
...Frymë e mbytur… Shshsh…/ Numëroj 1,2,3/ hesht…./ mekem pa fjalë… Ndaloj...belbëzoj… qetësi… Kaloj pështymën…/rrokullisje… bërtas.../Më në fund, fjala më puth…/ dua të dal jashtë me gjithë frymë "fq.44
Hartografia e shenjave të drejtshkrimit gjuhësor u kacavirren ndenjave, instikteve dhe shpërthimeve erotike, që në sfondin tërësor të autores sfidojnë Tek "Kurora e pronorit" ajo e trajton si "...portret, rrahje, idil, ngjyrëunike, diamant zemre, gërmë e dashurisë, flutur e qendisur , kumbim timbrash meridianesh, legjendë e endur notave të patretura, melodi e pakufizuar me sinjal koncerteve të zemrës, diell i paperënduar në shikim të shpirtit, romancë e paanshme vërtitur në liritë e lisharëseve , hije e artë , ardhje, përqafim i munguar,një lule bore e përjetësuar , çast i lindur I rastësisë, tingull I lartë , shkëndijë moshe , orakull i dëshirave , kurorë, rrezesh e stër, rebel I pamposhtur, zot I dritës , syri I një dimri të përlotur, akrep i një ore të pandalur,mbret I dashurisë kurorëzuar me lule Narcisius, e shenjtë puthje e paprekur , qiell I pagërvishtur gjurmëve të ëndrrës së pafjetur ..." fq.76-79.
Majlinda (Aleksandra) niset nga pika deri tek numri shtatë , i cilësuar numri i krijuesit dhe kundër traditës tipologjike të vargut nga katër shpërthen zhurmueshëm në tridhjetë e një. Të jepet ideja e një loje midis vetvetes dhe fatit, duke e valëzuar fatalitetin e qenieve dhe gjallesave, të formëzimeve të fonemave gjuhësore midis qiellit dhe universit ekzistencial. Shprehjet "...po kërkoj ylberin brenda vetes; dua të dhuroj më shumë buzëqeshje; zhurma është adrenalina ime..., " i zmadhojnë dimensionet e karakterit dhe personalitetit dhe hapin shtrat lirie. Si një paraepilog në pavetëdije, autorja vrapon drejt epilogut të Stilistikës së lirisë. "...brenda një ylberi jetësor, dilema e nuancave mrekulluar, ekuacioni ngjyror...plot fat habitet...". Fq.85
Si një gjuhë me shumë kuptime, e plotësuar si kriptogramë, alfabet krahasimesh, antitezë, simbolikë, personifikim, kontrast, hiperbolë, metaforë, retorikë, të gjitha këto të vendosura në një paralelizëm ideal të qenies me mosqenies, libri "Stilistika e lirisë" i poetes Majlinda Shabani ( Aleksandra) meriton rezonancë të arsyes logjike si dhe privilegjin e endjes dhe qendistarisë së poezisë, si një etje e pashuar drejt lirisë.
Urime autores në rrugëtimet shpirtërore të fjalës dhe shkrimit.
Tiranë, janar 2016
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"Stilistika e Lirisë" e poetes Majlinda Shabani ( Aleksandra
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga poetja Majlinda Shabani (Aleksandra)
» Aftesia perzgjedhje e ushqimit,Majlinda Shabani (Aleksandra)
» Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)
» Pika ime Lumturi shpirtëzuar në sytë e mi Aleksandra Shabani
» MAJLINDA SHABANI AN ALBANIAN POETESS by Teresinka Pereira

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: